• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2022

E KEQJA NGANJËHERË FITON  

November 30, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

“E keqja triumfon kur njerëzit e mirë nuk bëjnë asgjë”. “Gara nuk është ndërmjet nesh dhe atyre, por ndërmjet të mirës dhe të keqes, e nëse ata që do duhej të luftonin të keqen, i përvetësojnë rrugët e së keqes, atëherë fiton e keqja”. Thomas XhefersonA person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

Ja edhe sivjet, për herë të dytë, (There she goes again), Juri Kim e ambasadës amerikane në Tiranë uron “Ditën e Çilirimit të Shqipërisë me data 1944-2022. I bie 78-vjet Shqipëri e “çliruar”, e lirë, sipas saj, përfshir periudhën prej pothuaj 50-vjetësh nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Të lumtë, zonja Kim po e tregon lëkurën e vërtetë se kush je.

Dua ta bëjë të qartë prej fillimit se nuk kam ndër mend të kapem me Yuri Kim dhe interpretimin e saj të historisë së Shqipërisë, as me “diplomatët”, majtisto-liberalo-bolshevikë evropianë që e shoqëruan atë sot në Varrezat e Kombit në Tiranë. Dëshiroj të theksoj edhe njëherë ashtu siç kam reaguar edhe vitin që kaloi, me këtë rast, ndaj deklaratës së saj dhe misionit të saj diplomatik në Tiranë për të paraqitur regjimin barbar komunist të Enver Hoxhës, në një dritë më të paranueshme  se si e njeh historia.  ‘Shpërthen’ Frank Shkreli: Zonja Kim, prej sot nuk je më ambasadorja ime! | Gazeta Telegraf – “Më duhet të sqaroj që në fillim se këtu nuk bëhet fjalë për ata që luftuan për katër vjetë dhe që vdiqën në luftë për çlirimin e atdheut nga nazizmi e fashizmi, por për “çlirimin”, siç e quan përfaqsuesja Kim, që solli në pushtet një regjim komunist gjakatar, me në krye qoftëlargun, Enver Hoxhën.  Regjim i cili, përveç mijëra kundërshtarëve të tij ideologjikë, përfshirë familje të tëra, gra e fëmij e pleq — zhduku pa mëshirë edhe bashkpuntorët e vet më të ngushtë, për pothuaj një gjysëm shekulli. Ky “Çlirim”, në të vërtetë e këtheu Shqipërinë, për pothuaj 50-vjet, në një skenë krimi. E gjithë Shqipëria ishte një burg telash me gjemba. Respekt për të renët e luftës! Ata luftuan për lirinë e atdheut por jo për robërimin e shqiptarëve nga komunizmi ndërkombëtar sllavo-aziatik”, për pothuaj 50-vjetë.

Më thenë të drejtën unë kisha menduar se deklarata e Yuri Kim vitin që kalaoi, në këtë datë, mund të kishte qenë një gafë diplomatike nga ana e saj dhe se nuk do e përsëriste më, “përfaqsuesja e vlerave amerikane”, në Shqipëri. Edhe mund t’i falej, se edhe diplomatët gabojnë. Gabojnë rëndë, madje, si në këtë rast. Por kjo nuk ka të ndalur. Sivjet siç mund të shikohet nga fotot më poshtë – Zonja Kim, përveç urimit në facebook, ajo i prinë një delegacioni “diplomatësh” të huaj të pa identifikuar për ata që nuk i njohin, tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ja deklarata e Yuri Kim:

“US Embassy 5h  · 

🇦🇱 | 1944-2022 | Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri!

🇺🇸 | 1944-2022 | Albania celebrates 78 years of liberation from the Nazi occupation during World War II. This occasion is a reminder of the sacrifices of the Albanian people and an opportunity to celebrate a glorious moment in Albanian history. Happy Liberation, Albania! “
May be an image of text

Deklarata e botuar në facebukun e Ambasadës amerikane në Tiranë.

Me fol të drejtën edhe vajtja e këtyre “diplomatëve” tek Varrezat e “Nëna Shqipëri”, me Juri Kim në krye të paradës – përball e krah për krah me nostalgjikët e Enver Hoxhës aty pranë — nuk do më shqetësonte aq shumë sikur “diplomatët e çlirimit” të Shqipërisë, t’a kishin balancuar atë vizitë duke shpjeguar për publikun — të pakën me një deklaratë të shkurtër  — se pas vitit 1944, Shqipëria e çliruar”, dhe nën regjimin komunist për pothuaj një gjysëm shekulli, nuk kishte as liri as demokraci, as të drejta të njeriut – por ishte këthyer për pothuaj 50-vjet në një mjedis krimesh të para në Evropë dhe në botë. Dhe të thonin, mos tjetër, se ne po nderojmë dëshmorët e çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi dhe jo regjimin e Enbver Hoxhës që erdhi më pas dhe që robëroi Shqipërinë.

Kjo histori duket se nuk u intereson diplomatëve të “vlerave perëndimore” në Tiranë. Megjithëse Presidenti i Shtateve të Bashkuara Xho Biden dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, uruan Shqipërinë dhe shqiptarët për 28 Nentorin , Ditën e Pavarësisë – ashtu siç kanë bërë udhdëheqsit më të lartë amerikanë për pothuaj një shekull tani pa iu referuar “çlirimit”. Po, Ambasada amerikane, për të dytin vit, uron atë që ajo quan “çlirim” i Shquipërisë 1944-2022. Në emër të kujt e bën kjo, këtë deklaratë, unë nuk e di. 

Fatkeqsisht, në Shqipëri po triumfon e keqja, e mbështetur nga përfaqsuesit e vendeve perëndimore, të cilat do duhej të denonconin 

krimet e komunizmit barbar në Shqipëri dhe të mos e cilësonin vendosjen  e komunizmit në atë vend si një “çlirim”, sepse i tillë nuk ishte për shqiptarët – sidoqë ta cilësojnë sot diplomatët, përfshir Juri Kim.

“E keqja triumfon kur njerëzit e mirë nuk bëjnë asgjë”. “Gara nuk është ndërmjet nesh dhe atyre, por ndërmjet të mirës dhe të keqes, e nëse ata që do duhej të luftonin të keqen, i përvetësojnë rrugët e së keqes, atëherë fiton e keqja.”

Ambasada amerikane në Tiranë përfaqëson vendin më të dashur që kemi për zemër ne shqiptarët kudo që jemi, sidomos ne shqiptaro-amerikanët  — vendin e bekuar tonin – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kemi gjetur lirinë, demokracinë, paqën dhe të drejtat tona të mohuara nga regjimi “çlirimtar” që ju glorifikoni në këtë ditë.  Asnjë interes kombëtar i Shteteve të Bashkuara as i Evropës Perëndimore, sado i rëndësishëm të jetë përkohësisht, nuk justifikon glorifikimin e një regjimi barbar anti-njerëzor dhe mbështetsit e tij, një ish-regjimi   ndër më të egrit në botë. Edhe njëherë, turp për ju!

Ju jeni diplomatë perëndimorë, gjoja përfaqsues dhe mbrojtës të vlerave perëndimore dhe jo të anti-vlerave shtypëse të një regjimi të vdekur:  Mbrojtës të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, pa dallim dhe përjetësisht, të pakën me sa dijmë deri më sot. Na njoftoni, ju lutemi, nëqoftse bota perëndimore ka

 vendosur të heqi dorë nga këto vlera, përfshir Shqipërinë.

Me sjelljet tuaja, vizita dhe deklarata në këtë ditë të “çlirimit” sipas jush, doni a s’doni, ju po mbështetni historinë dhe krimet e një tiranie ç’njerzore, sllavo-komunisto-aziatike 50-vjeçare — që iu imponua një populli të vogël –Kombit shqiptar dikur krenar. Ju po përkujtoni dhe nderoni – qoftë edhe përfaqësisht, një tirani që për 50-vjet iu imponua shqiptarëve me dhunë e gnjeshtra. Kjo tirani vazhdon të sillet rrugëve të Tiranës me mbështetjen tuaj!  Diçka diktohet në ajër!

Ç’prej kohës së Gjergj Kastriotit Skenderbe, shqiptarët kurrë nuk kanë dashur të jenë të ndarë nga bota perëndimore, as nuk pranuan kurrë vullnetarisht komunizmin.  A e dijnë diplomatët perëndimorë në Tiranë se Shqipëria menjëherë pas atij që ata quajnë “çlirim” (1944-2022)në krahasim me vendet e tjera evropoiane – per capita — ka patur numrin më të madh të martive të tre feve të shqiptarëve – sidomos në radhët e Kishës Katolike — por edhe më shumë martirë të demokracisë së vërtetë perëndimore – asaj demokracie – sidmos asaj amerikane — që ju do duhej të glorifikonit dhe të përhapnit ndër shqiptarë, në vend që të historiografisë komuniste.  I kini kujtuar ndonjëherë këta martirë e dëshmorë anti-komunistë që dhanë jetën në mbështetje të demokracisë së vërtetë perëndimore në Shqipëri!?  

Me këto sjellje tuaja – pa ndjenja balance e bashkimi për shqiptarët nga ana e juaj – ju vazhdoni të turbulloni mendjen dhe ndërgjegjën e këtij populli shumë të vuajtur nga një regjim barbar, që ju sikur e cilësoni si “çlirimtar”.   Fatkeqsisht, jeni bërë palë me interpretimin e njëanshëm të pseudo-historianëve shqiptarë, të gnjeshtrave dhe të dhunës – për një histori të tmershme masakrash nga viti 1944 e deri në prill të vitit 1991 — që as vet shqiptarët ende nuk e kanë zgjidhur midis vetes. Ju po I mshoni një teze që shumica e shqiptarëve nuk e pranojnë.

 Jeni bërë palë e së keqës. Fatkqesisht, e keqja po fiton në Shqipëri edhe me mbështetjen ose të pakën me heshtjen e diplomatëve perëndimorë, sot dhe 30-vjet më parë, që nga fillimi i të ashtuquajturit tranzicion “demokratik” që nuk ndodhi kurrë. Kjo shpjegon edhe aktualitetin politik të Shqipërisë “pjesërisht të lirë”, si anëtare e NATO-s. Merreni me mendë!  

Fatkqesisht, e keqja nganjiherë fiton, qoftë edhe përkohësisht, sidomos kur mbështet nga të fortit!  Kjo po ndodh edhe në Shqipëri sot. Por, unë besoj se e mira ringjallet dhe përtërihet mbi të keqën, me kohë. Besoj në thënjen latine: “Victi, Vincimus!” Edhe të mundur (nga e keqja) tani për tani, atë e kemi mundur, edhe pa ndihmën e ambasadorëve!

Frank Shkreli

See the source image
See the source image

    Mons. Gaspër Thaçi (1882-1946)                Mons. Frano Gjini (1886-1947)

Overview image
A picture containing text

Description automatically generated

   Mons Vinçenc Prenushi(1885-1948)        Mons Gjergj Volaj(1904-1947)

Ndër viktimat e para të komunizmit “çlirimtar” të Enver Hoxhës, me urdhër të Stalinit:Për të shpëtuar komunizmim, zhdukeni Kishën Katolike Shqiptare – një porosi kjo dhe fushatë që është ritheksuar në atë kohë edhe nga jugosllavët – themeluesit e Partisë Komuniste të Shqipërisë.

A picture containing bed

Description automatically generated
A group of people walking on a red carpet

Description automatically generated with medium confidence
Dita e Çlirimit/ Ambasadorët e akredituar në Tiranë
Dita e Çlirimit/ Ambasadorët e akredituar në Tiranë

Fotot janë të Gazetës Telegraf

Dita e Çlirimit/ Ambasadorët e akredituar në Tiranë
Dita e Çlirimit/ Ambasadorët e akredituar në Tiranë
Dita e Çlirimit/ Ambasadorët e akredituar në Tiranë

Filed Under: Analiza

Prof. Zef Pali-një “portret” për Fishtën

November 30, 2022 by s p

Frano Kulli

C:\Users\Vitore\AppData\Local\Temp\Rar$DRa0.322\Frano_color_2.jpg

Njëri ndër dy botimet jubilare për Fishtën, “At Gjergj Fishta 1871-1940” , përgatitja e të cilit fillon në vitin  1941 prej At Benedikt Dema, hapet me shkrimin e Prof. Zef Palit.

Prof. Zef Pali, (1910-1977) njëri prej intelektualëve të spikatur shqiptarë të kohës së vet, lindi në Shkodër. Në atë qytet mori mësimet e para, në gjimanzin françeskan, të themeluar prej At Gjergj Fishtës. Më pas në shkollën Normale të Elbasanit, kurse studimet e larta i kreu  në Firence (Itali). Pas studimeve, në vitin 1937, kthehet në Shkodër dhe emrohet drejtor i shkollës “Skanderbeg”. Në vitin 1941, shkon vullnetarisht në Kosovë, përkrah rreth 200 mësuesve dërguar atje nga Shqipëria, me përkujdesjen e Ministrit të Arsimit të kohës, Ernest Koliqi. Bashkë me të shoqen Flora Pali (Lezhja) , mësuese edhe ajo, ndihmuan në hapjen e shkollave shqipe atje..

Nacionalist, në gen e në formim, në ditët e para të vitit 1939 ishte ndër të parët organizatorë të demostratave të zhvilluara në Shkodër kundër fashizmit dhe në gushtin e atij viti angazhohet me organizatën “Balli kombëtar”, në atë qytet, themeluar prej Lec Kurtit. E shumë shpejt rradhohet në krah të Mid’hat Frashërit, për realizimin e platformës së kësaj organizate nacionaliste. Nëpërmjet shtypit të saj kryesisht, të cilin e drejtoi për gati 30 vjet.

Në mbarim të luftës, largohet nga Shqipëria, përsëri në Itali, i dëbuar prej rrethanave të dhunës së pritëshme prej pushtetit të ri komunist që po vendosej. Nuk u shkëput për asnjë çast nga veprimtaria atdhetare në mërgim. Në Romë, në Paris,në Amerikë…Shkrimet e tij, kryesisht në gazetën “Flamuri”, që firmoheshin prej tij (me pseudonimin “Flaka”), shënjojnë kualitet të veçantë në memorjen atdhetare të elitës së mërgatës sonë në botë. 

Prej vitit 1955 e deri në fund të jetës, punoi në Seksionin e Gjuhës shqipe pranë Radio Vatikanit. Orator i shkëlqyer, mjeshtër i shkrimit dhe i artikulimit, një mbrojtës i dalluar i të drejtave të njeriut dhe një luftëtar i pa kompromis i lirisë. Vdiq aksidentalisht në Romë, në vitin 1977. U varros me nderime të mëdha prej Mërgatës Shqiptare, në Nju Jork (Sh.B.A) , në varrezën “Ferncliff”, pranë varrit të Mid’ had Frashërit.

FISHTA

Zef-a e thirren fshatarët camërdhokë Fishen e vogel, kur ai hillej plot gaz mbi kaçuba e rmore perciellun ambel me muzikë currilash.Neper shpate të hijesueme, mbi shkambij të thepisun u lshue me kambë të sbathuna “i vocrri i nanës”. Me ato kambë të njoma shkeli mbi ferra, me ato kambë të vogla u shtí në shpella.E ferrat therëse i rembyen “ohet” e para të jetës.Shpellat e errëshme i zbuluen çerdhet e pushkatarve, tbânat e Zanave.Nji çerdhe të nxime, atje në Fishten e papërmendun, e gjet kerkimtari edhe te votra e tymosun.Zumbarja  në ndoj vetull mali, kanga në votren e repun, ia dridhen heret zemren e mertisun.Por kur kokës iu hoq qeleshja, zemra nisi me i shperthye.Ajo buçiti me krizëm e lirë në prehnin e të Vorfnit t’Azisit.

***

Ata qi e skaliten me sy Fishten e Madh tue ngrehë zharg nji kambë, tue e mshtetë me mund mbi nji shkop, kishin qef me besue se Poeti i Fisit, nuk kishte ndërrue gjatë stinve.

Nji P. Gjergj të gjatë, të shkathët qi nget pa të vështir prej qyteti në fshat, prej fushe në mal, pak kush e ka parasysh. Nji P.Gjergj sy-kerkues, sy-hetues me nji fytyrë të hajme, me nji ball të mvrojtun, me pak musteqe të shkurta, as nuk e mendon kush mâ.

Të gjithë e ruejnë të paprekun pamjen madhështore të poetit-plak:nji burrë i bâshem, i gjatë qi bán me madhni peshen e sa vjetve. Nji trup qi mshtetet mbi nji shkop, por nuk perkulet mbi té. Si nuk u perkulen gjatë stuhis së shekujve malet e nalta.

Por ma shumë se trupi mbuluem me zhgunin e murrmë na rrin gjithnji përpara fytyra e Poetit: ball i gjanë i kufizuem mes vetullash e flokësh së thimë e të mënjanuem;sy-shqipoje, qi pa syzet e zeza të pleqnis të përmbajnë si në frigë e në nderim; gojë mezatare, vullkan i pashuem i fisit krenar.

Por në qoftëse Fishta duel si vigâ nga guri i gjallë i malit trupore, fytyra e Tij do kerkue neper shkambijt e harruem t’Arbnis, qi moti shqiptar ka zakon me i gdhenë e me i ruejt me zili.Atëherë në vend të flokëve të thimë, të mënjanuem, ka me na dalë para në nji pyll virgji i përkulun , i zbardhun nga dimni.Balli i gjanë ka me na u dukë si ndonji shpat mali i rrpinët, i çveshun, i vijosun.Veshët, syt do të na paraqiten në ket vegim shpella ku rrin në beh luftari, zgavrra ku synon i patrembun pushkatari, e goja krater i vjetër- i ri prej kah shpërthen i furishem kushtrimi. Prej kah flaka e inatit e tymi i shfrimit dalin e përzihen me lava tallje.

***

Ilirija e pashueme qiti nji ditë të papritun kangatarin – mjeshtër.E zgjodhi bri nji krepi të çveshun, mbrenda nji kulle së gurtë.E mori përdore. e zbriti në fushë.Prej këndej Poeti i lindun pau malet. Pau çerdhet qi ndryjshin me zili mijë-vjeçare shpirtin e nji populli të lirë.Gjet zanat qi ruejshin nëpër gojët- gurra nji histori të pashkrueme. E u lëshua me hov kah sheshet e luftave të harrueme.Kërkoj me të dhanun emnat e etënve të gurzuem.I çveshi nga harresa e padrejtë, u ndërtoj altarin e merituem.Marashin e vendoj si trungu i fisit të lashtë.Osos i zbuloj trimnit e Batos. Abdylit urtinë e Marashit. Ilirin e thirri Shqiptar.

Ndër katunde ku shkoi me nxanë vendin e shërbëtorit të Zotit, hetoj tipat e fisit, ndëgjoi ndonji kallzimtar, ndonji kangatar.

Me protagonistat e ri kërkoj me ngjallë kangët e pa këndueme, kërkoj me ndi, me mledhë trimnitë e këndueme prej Poetëve të panjoftun, qi qiti e përpini mali kreshnik.

Në heshtín e kuvenit të Troshanit, Arrës së Madhe,Leshit, n’ekstazin e agimit u vu me përsëritë me za e mefigurë vargun epik qi i nxori goje kryengritja e krenëria e fisit.Agimi qe shoq i Poetit.Në lindje të sa mëngjezeve, linden shumë vargje, u përsëritën shumë lufta.Kaluen nji mbas nji me zjarmi djegëse kuadret e gjalla, kuadret e naltueme ke selia e hartit.Shqiptari njohti vehten.U kujtue se nji zâ i motshëm sa shkambijt e plakun i flitëte pa e ditun mbrenda shpirtit.

Në nji dhomë të thjeshtë të mbushun me libra të vlefshëm, mbrenda të cilëve kishte këndue Homeri, Virgjili, Shakespear-i, Molier-i, u rreshtuen vargjet therëse e tallse, vargjet epike, kangët e nji shpirti të lëkundun.Të lëkundun nga dashunia e tokës, nga qindrea e rojtarit besnik, nga bukurija e gjuhës së pavdekëshme.

Shumë gojë shpërthyen nëpër nji gojë.

***

Gojën qi përdori me këndue e shtini në punë edhe më mësue.

Në nji skaj të Shqipnis u çel nji shkollë.Shkolla e Fishtës.Shkollë thjesht shqipe.Rreth mësuesit të mash u mblodhën kalamajt e lagjeve të vorfna të qytetit.U grumbulluen të çveshun, të zbathun, të lanun jashta dere. Me këta shokë të vegjël sot katërdhjetë vjet, Fishta ngjalli nevojën e mësimit.Me këta fëmijë të braktisun popullzoj kalán e parë prej kah fluturuen shqipet e reja.

Mësuesi, qi dijti me folë me gjuhën rrufè -zhgjetare, dijti me folë edhe me ambelsin e nji kërthini. U bâ i vogël e me shokët e vegjël, shokët e rij kaloj ditët mâ të kthjellëta. Në mes të këtij grumbulli i lindën në zemër ndër dimnat e akullt shpresët e ngrohta.Prandej kurr nuk u hidhënue me to.Edhe kur shkopi i tij çohej me furí për me zbritë i randë ke flaka e ndonji fajtori të vogël, thupra nuk e bante poteren e pritun.Ajo zbritëte lehtë mbi dorën dridhëse.Mësuesi e nxanësi rrijshin gjithnji shkoë.”Janë të vogjël, thonte Fishta, asht mëkat me ua kthye gazin në vaj. Kanë mjaft me qa ndër familjet e pabukë”.

Shkolla e Fishtës qe nji Shqipni e vogël. Nji Shqipni e ngjallun  mes talljes e përbuzjes.Nji shkollë e lindun mes vorfnís e padijes.Nëpër ato oda të thata të zbukurueme vetëm nga fytyra madhështore e Mësuesit u hapën avujt e parë e nji gjuhe të luftueme. U rëmuen fjalët e ndryme në harresën dinake. Zbritën nga mali pasunit e trashëgueme. Nxanësit e habitun, të pamësuem panë të mishnueme dashunin e tokës, fuqinë e besës, murrjen e nderës, zjarrmin e burrnis.

E lufta nisi, shpërthei nga zemrat e msheluna.

E lufta s’pushon.

***

Por veç Poetit, Mësuesit, nuk mund tu hiku syve njeriu Shqiptar. Nji Shqiptar qi mënín  çdo të huej; qi kërkon me qenë Zot në shtëpi të vet. E për shtëpin e vet çon zanin e shqerrun, qan me lot gjaku herojt e pashpërblyem; nget ndër kryeqytete të botës e njef tatarin e diplomacis.

Njeriu-Shqiptar i naltuem mbi tribunën e nderës e të vlerës tërhek shumë sy.Ata sy kërkojnë në kangatarin në predikatarin, në politikanin dishka të huej, dishka të përsosme.Por brumi asht poshtë e pak kush kujtohet.

Njeriu shkëputet nga grumbulli vetëm për me këndue me Lahutë, vetëm për me therë me Anza, me mrizue me Zána. E atëherë, ato poshtë (frymëzuesat e panjoftun) qajnë, qeshin, gëzohen, tronditen.Hovet e nji shpirti të naltuem shkrepën për dyert e zemravet.

Fishta i përditshëm çfaqej nji Shqiptar i thjeshtë-i madh.Petku e shkolla nuk e kishin larguem aq shumë nga votra e parë. Me bisedët e gjata alegorike mbushë me anekdota të nji përvoje së pasun , kënaqte ata qi kërkojshin me e ndie e me e pa.Buzët qi nxirrshin aq lehtas  fjalët  e rrjedhëshme, ishin gadi me shpërthye në gaz, kur gazit nuk ja zente vendin hidhnimi.Pse kur mbi fytyrën e Fishës shifesgin shenjat e shtërgatës edhe shtërgata svononte me shpërthye me fjalë që verviteshin me furi.

Shqiptari, sado i ultë, viente për Fishtën ma tepër se çdo i huej. E edhe në qoftë se  shpesh u lëshonte kundër atyne qi i a prishëshin qefin, prap mbrenda vehtes i njifte vlerët e rrethit, e dinte se me përbuzë çdo gjâ, pa e njoftë mirë, âsht gadi instinkt i pa vullnetshëm për ne.

Ajo veç qi e mundoi ma fort gjatë jetës, qe liria e vendit.Kjo ishte biseda qi nuk lëshonte goje. Kjo ishte gozhda, qi shpesh ngjarjet e njerzit i a ngulshin në vendin e shpresës.

E kur nji shkrimtare e huej, tue ja kuptue pikën qi e mundonte, e pyeti: shka kishe me bâ me pasë për të humbë Shqipnia ? 

Fishta ju vërsul: “Kishin per të plasë edhe malet t’ona”

***

Fishta na la ditën e njij dimni të vranët. Shkoj me pri vallen e kangatarëve të zhdukun. T’atyne kangatarve qi shuen zânin bri nji Flamuri të harnuem, të grisun. Bri atij Flamuri qi hetoj mâ shumë në kalá se në vorr, mâ pak në kalá se në zemër.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Frano Kulli

TRAGJEDIA E UKRAINËS NGA NJË DIKTATOR TEK TJETRI

November 30, 2022 by s p

Nga PAOLO MIELI/

Do t’ishte e padrejtë të lihej e pavërejtur ajo që Papa Françesku ka thënë në lidhje me ngjarjet e tmerrshme ukrainase të nëntëdhjetë viteve më parë, të mërkurën e shkuar, në fund të pritjes së përgjithëshme. Papa ka cituar haptazi Holodomorin, të përcaktuar prej tij pa lojra fjalësh “çfarosja nga uria e viteve 1932-1933 të shkaktuar artificialisht nga Stalini”. Ka ftuar pastaj të luten për viktimat e atij “genocidi” e në të njëjtën kohë “për shumë ukrainas, fëmijë, gra e pleq që sot vuajnë martirizimin e agresionit”. Në fakt ka këshilluar një krahasim të hapur ndërmjet zisë së bukës n’Ukrainë “të shkaktuar artificialisht” nga rusët në fillim të viteve Tridhjetë, e asaj që stërnipat e vetë atyre rusëve po shkaktojnë në ditët tona në Vëndin e Zelenskit. Për t’i mos i lënë hapësirë dyshimeve, dy ditë mbrapa, Papa Françesku ka ripropozuar krahasimin me Holodomorin në një letër publike “popullit ukrainas”, në të cilën është treguar “i admiruar” nga “zelli i madh” i atij “populli guximtar e të fuqishëm, një popull që vuan e lutet, qan edhe lutet, qëndron e shpreson…. një popull fisnik”. Dhe “martir”. Pikërisht kështu: “një popull martir”. 

“Avvenire” i ka dhënë një jehonë të gjërë letrës së Papës. Por drejtori i të përditëshmes, Marco Tarquinio, nuk është kufizuar në atë që, për Konferencën Ipeshkvnore mund të ishte quajtur një detyrë. Ka botuar gjithashtu një intervistë (të Giacomo Gambassit) Ipeshkvit latin të  Kievit, Vitali Krivicki. Ipeshkvi ka ritheksuar se ai i viteve Tridhjetë qe “një genocid i planifikuar në tavolinë”. E ka paditur Putinin se don të kryejë tani “diçka të ngjajshëm”. Strategjia e Kremlinit për të “goditur infrastrukturat energjitike”, ka mbështetur Krivicki, “thotë që agresioni rus nuk ka aqë synime ushtarake, sa njerëzit tanë: duan t’i vrasin duke përdorur raketat dhe ngricën”. Ose “t’i shtrëngojnë të ikin për të zbrazur Vëndin”.

Fjalë me shumë përgjegjësi, nëse mbahet parasysh se në një pjesë të Evropës ende sot nuk është e qartë se zija e bukës e viteve 1932-33 është dashur “nga lart” (siç ka shkruar Anne Applebaum që asaj tragjedie i ka kushtuar një studim të një dokumentimi të përsosur). Milionë ukrainas, ndoshta pesë, vdiqën nga uria e mundimet sepse kështu kishte vendosur Partia komuniste e Bashkimit Sovjetik. Gjithshka për të mbytur përfundimisht orvajtjet autonomiste që ishin të përhapura edhe ndërmjet komunistëve ukrainas. Simbas dëshmisë së shkrimtarit Vasilij Grossman, gjatë kësaj katastrofe njerëzore ishin vërtetuar deri edhe raste kanibalizmi: “i copëtonin të vdekurit dhe i piqnin, vrisnin fëmijët e tyre dhe i hanin”.

I pari që kuptoi se në fushat përqark Kievit, Kersonit, Karkivit – por edhe brënda qyteteve – kishte ndodhur diçka e përbindëshme qe Rafael Lemkin, docent i së Drejtës ndërkombëtare të Universitetit të Yale, që në 1944 – duke bërë fjalë për të – krijoi termin “genocid”. Ndërsa për të folur publikisht qe Viktor Kravçenko. një i dërguar rus në një mision tregëtar në Shtetet e Bashkuara, që në fund të luftës së Dytë botërore, braktisi Vëndin e tij dhe botoi një libër (“Kam zgjedhur lirinë”), në të cilin padiste tmerret e BRSS stalinian. Më mirë folën pesë dëshmitarë të thirrur për të dëshmuar në gjyqin që u zhvillua në Paris në vazhdim të një padije të ngritur kundër “Letërsisë franceze”, mbasi e përjavëshmja e kishte kthyer në objekt të një fushate tejet të dhunëshme, me gjasë të frymëzuar nga Partia komuniste e Maurice Thorez.

Provat e asaj ploje rrënqethëse të kryer nga rusët në fillim të viteve Tridhjetë, edhe se ende të paplota, ishin të zotërueshme tashmë mbas luftës dhe ishin themelore përsa i përket vështrimit historik sepse të dobishme për të shpjeguar (edhe se jo për të ligjësuar) qëndrimet pronaziste të një pjese të madhe të popullsisë ukrainase gjatë luftës pasuese botërore. Por u deshën të kalonin më shumë se pesëdhjetë vite që, në një libër të botuar nga Robert Conquest më 1986 (“Përmbledhje dhimbjesh”), bashkësia e historianëve perëndimorë të merrte seriozisht në konsideratë Holodomorin. Më pas një studjues italian, Andrea Graziosi, ka pranuar me guxim se ai libër i Conquest-it ka detyruar “një profesion ngurues të merret me një problem themelor”: atë të popullit ukrainas të uritur e të çfarosur me paramendim nga rusët.

Por nëse për bashkësinë e historianëve përgjegjësitë sovjetike n’atë krim të stërmadh prej kohësh janë të dhëna të njohura, në Rusi (me përjashtim të  ndonjë pendimi të erës gorbaçoviane) nuk janë aspak të tilla. Evropa politike – për trysninë e rrymave të fuqishme të favorëshme për paqëtimin me Putinin – ka patur shumë vështirësi më parë se të njohë edhe pjesërisht natyrën, përmasat e veçanërisht përgjegjësinë e atij krimi të nëntëdhjetë viteve më parë. Evropa ka vendosur një ditë për kujtesën e Holodomorit (26 nëndor). Por meqë përkujtimi binte dyzetetetë orë më parë, cilido lexues mund të kuptojë se sa i mangët ka qënë kujdesi publik e mediatik i atij kujtimi. Për fat nuk është hutuar Papa Francesco. Befasia është Gjermania, parlamenti i së cilës do të votojë këtë javë një propozim për të njohur Holodomorin si genocid. Fakti që kançelari Olaf Scholz (ose më mirë parlamenti i tij), në gjurmën e Papa Françeskut, ka vendosur në heshtje t’i veshë Putinit paditë e shprehura të ipeshkvit Krivicki, na mëson se ndoshta ata që kanë kuptuar rëndësinë e asaj që po i ndodh popullit ukrainas, janë më shumë se sa mund të kishim përfytyruar.

“Corriere della Sera”, 27 nëndor 2022      

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika

VATRA PROMOVON “LINCOLN” TË XHEVAT KALLAJXHIUT MË 3 DHJETOR 2022

November 30, 2022 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA në bashkëpunim me Teqen Bektashiane Shqiptare të Amerikës, me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të promovojnë librin “Lincoln” të ish-Editorit të Diellit Xhevat Kallajxhiu.

Promovimi zhvillohet më 3 Dhjetor 2022 ditën e Shtunë ora 11 Am në Selinë Qendrore të Federatës Vatra në adresën: 2437 Southern Blvd, The Bronx, NY 10458.

Ftohet komuniteti dhe mediat të marrin pjesë.

Filed Under: Mergata

Këshillë qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës

November 30, 2022 by s p

Shaban Murati/

E mendoj të nevojshme t’ju drejtohem me këshillën që të ndaloni së përdoruri dhe ta hiqni nga qarkullimi diplomatik dhe politik fjalinë alogjike “Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE”.

Asnjë komb dhe asnjë shtet nuk e përdor atë premtim idiot, por e përdorin vetëm zyrtarët shqiptarë. Nuk e përdorin, sepse asnjë komb nuk është bashkuar dhe as do të bashkohet në BE. Greqia dhe Qipro janë dy shtete greke, të dyja anëtare të BE, dhe nuk u bashkuan dhe as do të bashkohen dot. As Irlanda dhe Irlanda e Veriut nuk bashkuan dot në BE. Rumania nuk i thotë kurrë Moldavisë se do të bashkohemi në BE. Madje as Serbia, shtet kandidat i BE, nuk i thotë kurrë “serpska republikës” se do të bashkohemi ne BE.

Ndiqni shembullin e një shteti të mençur si Gjermania, e cila në Kushtetutën e vitit 1949, kur sapo e kishin ndarë përgjysëm, përfshiu nenin e bashkimit të kombit dhe megjithëse ishte shteti më i fuqishëm i BE, nuk foli kurrë për “bashkimin e kombit gjerman në BE” . Shteti i mençur gjerman punoi fort në heshtje për bashkimin kombëtar dhe pas 40 vjetësh e bashkoi kombin gjerman.

Mos këndoni para vaktit dhe mos u premtoni shqiptarëve lugën e floririt të “bashkimit të kombit shqiptar në BE”. Ata, që ua kanë servirur këtë slogan, janë tallur me ju.

Punoni fort sëbashku për bashkimin kombëtar që të arrihet bashkimi i kombit!

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT