• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2022

JO VETËM ARTIST, POR EDHE NJERI, ME BUTËSINË E VENDLINDJES

December 20, 2022 by s p

Rreth librit të Ndini Bardhi “274 portrete grafike të shkrimtarve shqiptarë”, Tiranë 2022

C:\Users\User\Documents\download (1).jpg

Nga Enver Memishaj

Këto ditë piktori i njohur Ndini Bardhi ka nxjerrë në qarkullim veprën e tij të gjashtëmbëdhjetë me 274 portrete shkrimtarësh nga Shqipëria, Kosava dhe Mali i Zi , po kështu titullohet edhe libri “274 portrete grafike të shkrimtarve shqiptarë”.

Ndini Bardhi ka lindur në Bubullimë të Lushnjës në vitin 1950 ku u rrit dhe u bë burrë, u diplomua si artist në Akademinë e Arteve të Bukura, në Rumani,  por mbeti baltë e butë shqiptare e Bubullimës, siç thoshte Agolli.

Ëndërrat e tij lindën në Bubulimë, u përseritën në Rumani ku u diplomua dhe të përsëritura e rispësëritura në proçesin e kujtimeve gjejnë së fundi shprehjen dhe pasqyrimin në 16 vepra të botuara dhe në pikturë.

Me një egoizëm prej artisti të lindur, me një dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarët ai ka arritur kulmet e ëndërruara. “Piktori, shkruan Ndini Bardhi, është në kërkim të përhershëm dhe ambicioz për të arritur në kulmin e gjinisë portretiste si shkalla më e lartë e artit figurative” 

Në 16 librat e botuar, veçanërisht në pikturë Ndini Bardhi ka shkrirë jetën e tij, shpirtin human të tij. 

 Krijimtaria e tij artistike është shfaqur për publikun shqiptar dhe të huaj në 26 ekspozita personale, por ai është bërë i njohur dhe është vlerësuar edhe si artist i portretit. Portretet e Ndini Bardhit janë shprehje e gjallë e botës së brendshme të personazhit që ai pikturon, portreti duket sikur bisedon sikur të flet, sikur të pyet, sikur është njeriu i gjallë, që qëndron para teje, kjo shpreh artin dhe talentin e piktorit. 

Kështu piktori krahas veprës së tij në pikturë dhe veprave të botuara ai shpesh i kthehet portretit dhe  portretet e tij janë vepra që mbi të gjitha të kujtojnë ndjenjat njerzore. E tillë është edhe vepra e tij e fundit që sapo ka dalë në qarkullim: “274 portrete grafike të shkrimtarve shqiptarë”. Në këtë vepër piktori ka përfshirë shkrimtarë dhe personalitete të territoreve të banuara nga shqiptarët.

Në portretet e tij e shohim herë me ndjenja nacioanliste e herë me ndjenja qytetare e njerzore.

”Në numurin e madh të portreteve të realizuara me shumë dashuri në fondin e krijimtarisë sime zë vend portreti i njerëzve me vlera individuale e shoqërore të tij. Në të kam derdhur dashurinë për ta, pasionin dhe punën e madhe, të cilët duke i takuar drejtpërdrejt në çdo moment, janë bërë pjesë e jetës sime. 

Portretet e tyre, janë tepër individual në tip, karaktere, botën dhe psikologjinë e veçantë që ata kanë. Ata refelektojnë intimitet, dashuri, vlera artistike dhe shoqërore duke konfirmuar veten e tyre si një personalitet njerëzor”, shkruan Ndini Bardhi, f. 23

Me veprën e tij ai ashtu siç ka mbiemrin ka zbardhur e zbukuruar veten dhe artin e pikturën shqiptare. Me veprën e tij ai i ka dhënë udhë të mirës së njeriut që i duhet kaq shumë shoqërisë shqiptare.  Ndini Bardhi në pikturën shqiptare është një shkëmb i lartë, por për shoqërinë një vend ku mund të mbështetesh. 

Në ditët e sotme për arsye historike por edhe shoqërore e qeveritare na ka ndarë emigracioni, por Ndini Bardhi me vepën e autoritetin e tij ka punuar gjithë kohën për të bashkuar njerëzit me artin e tij. 

Në qënien e piktorit dallohet lehtë humanizmi , humanizën që nëprmjet veprës tij të botuar dhe pikturës e ka përcjellë tek shoqëria. Arti jonë ka nevojë për personalitete si Ndini Bardhi.

Falnderime të pa fundme që në veprën e tij prej 274 portretesh ka përfshirë dhe të nënshkruarin dhe vëllanë e tij Luan Memishaj. 

Me respekt e nderime e urojmë të vazhdojë udhën e suksesit dhe lavdisë.

% % %

    C:\Users\User\AppData\Local\Microsoft\Windows\Temporary Internet Files\Content.Word\100_2332.jpg      C:\Users\User\AppData\Local\Microsoft\Windows\Temporary Internet Files\Content.Word\100_2333.jpg

Filed Under: Mergata

Insekte dhe instinkte

December 20, 2022 by s p

Astrit Lulushi/

Insektet, si edhe njerëzit, tërhiqen nga drita për t’u ndriçuar, ngrohur dhe disa për t’u djegur. Sjellja e tyre është pothuajse tërësisht instinktive; e kanë të pamundur të veprojnë ndryshe në rrethana të pazakonta. Insektet kanë kaluar miliona vjet në këto kushte (tani duhet të merren edhe me dritat artificiale). Njerëzit kanë gjithashtu më pak kohë për të evoluar në sjelljen e duhur, edhe pse preçedencat nuk u mungojnë. Që në shekullin e 19-të, Naim Frashëri në “Fjalët e Qiririt” u bënte thirrje shqiptarëve:

“Qasju pak kësaj flake!

Mbase krahët t’i përvëlon,

Por dhe shpirtin ta shënjtëron”.

Richard Dawkins, në librin e tij The God Delusion (Bantam Press, 2006), sjell qasje tjetër. Ai paraqet problemin e insekteve të tërhequra nga flakët e qirit. Zgjidhja e tij është shpjegimi i vjetër se insektet përpiqen të përdorin flakën si orientim, duke gabuar. Për të shkuar lart ose larg, duhet ndeshur me alternativën e tretë; djegien e pashmangshme.

Shumica e specieve nuk migrojnë fare. Për më tepër, ato shfaqin të njëjtën sjellje; pengohen në dritë, ose bien në kurthin e saj; shkojnë drejt të kaluarês pa devijuar asnjë pikë. Të tjerë qëndrojnë pa lëvizur, kurse ata më të ndjeshmit vendosen më lart e më larg.

Ata që fluturojnë drejt dritës shpesh e bëjnë këtë në një mënyrë të egër dhe të hutuar, Instinkti i thotë se që të shpëtojnë nga hapësira e mbyllur dhe pamundësitë, duhet të fluturojë atje ku jeta ështe më e lehtë, normale, madje edhe natën.

Vetëm ai që sheh reflektimin e dritës në dritaren e dhomës nuk është në gjendje të dallojë midis një burimi të shndritshëm dhe hapësirës së hapur; fjalët dhe flakët, që ndriçojnë dhe djegin kur nuk ndryshon. Naimi në vargje thotë:

“Edhe unë kam ndryshuar

Pa jam bërë shumë herë

Zjar e uj’ e balt’ e erë…

Dua shumë fjalë t’u them,

E ku shkruhenë në kartë

Fjalët’ e gjuhës së zjarrtë?”

Filed Under: Fejton

Brief Glimpses of 2022

December 20, 2022 by s p

Rafaela Prifti/

The emergence of the Coronavirus disease set in motion major economic and humanitarian crises testing society’s capacities to respond while generating far reaching and still evolving consequences. Nearly three years since the start of the pandemic, glimpses into the public health sector, the job market, finance and housing, war in Ukraine, climate, unions reveal the vulnerabilities of the year 2022. The pandemic has irreversibly changed Americans’ relationship with work causing widening ripple effects economically and culturally. In the financial sector, the tech stocks that flourished when Americans were staying home and were plugged in online have come back down to earth. High prices and growing interest rates have impacted the home buying market. The prices of some electric vehicle have declined. As demand ramps up, industry experts say EVs and gas-powered cars will cost about the same by 2025. As even more EVs are manufactured, they will become less expensive to produce, with some experts claiming they will be even cheaper than their gas-powered counterparts in just a few years.

Office occupancy is at less than half what it was pre-pandemic. The remote work revolution taught many office workers — and their employers — that office space wasn’t essential to work. It is a trend that is expected to last, according to researchers. On one hand the reduction of real estate space lowers the office footprint of the firms while it impacts the pay of janitorial services of union and nonunion members. Since the pandemic upended the world in 2020 the industries that have made a comeback include leisure and hospitality industry. At the end of November US hotel occupancy was at the same level it was in 2019. Despite the major changes inflicted on the restaurant industry as a result of the Covid-19 pandemic, reports indicate that, along with fast causal and quick service, dining out improved significantly this quarter. Event industry leaders are optimistic as the attendance at sporting events has bounced back to pre-pandemic levels with concert sales lagging a little behind.

The Great Resignation

Job resignation rates remain high across the board. While the fallout from the pandemic and current trends of an aging workforce continue, thecomposition of the resignations has shifted to include higher paid workers increasingly in management roles. Even as high interest rates, high-profile layoffs, and a potential recession batter the job market, Americans have continued to quit their jobs at elevated rates. Some analysts think that the tight job market is partially a factor since it supplies better opportunities. The October report by the Bureau of Labor Statistics states that there were 10.3 million job openings in the US, or 6.3 percent of employment.

Inflation, Wages Up

The Federal Reserve is the government body that adjusts federal funds with the aim of achieving conditions that satisfy its dual mandate, as set by Congress: Keep prices stable and maximize employment. Therefore, the Fed raises interest rates when the economy starts overheating, high inflation, and cuts rates when the economy looks weak, high unemployment. The feds raised the interest rates several times this year signaling more to come. While down from its peak of 9 percent in June, inflation is still high. Prices for all goods are up 7.7 percent on average nationally compared with a year earlier. While the job market keeps adding jobs and raising wages, the rise in inflation cuts into the increase in earnings. While actual wages are up about 5 per cent over year, workers end up having less buying power due to inflation.

Record high Flu season

The last week of November saw more positive flu test results than any week on record going back to 1997. According to experts, the flu has also spread earlier and at a quicker pace than it has in previous years. Part of the explanation is the increased levels of testing. Hospitalization rates are four times as high as they typically are at this time of year. But the main reason is that the population has low levels of flu antibodies since many Americans didn’t get the flu in the past two years, while adhering to preventive measures like masks and quarantining. To protect against seasonal flu, infectious disease specialist recommend vaccination and other measures, including mask-wearing, hand-washing, social-distancing and quarantining when you feel sick.

Dobbs v. Jackson

New data from the Society of Family Planning shows that the number of clinician-provided abortions in nearly half of the US has plummeted in the wake of Dobbs v. Jackson decision by the Supreme Court effectively overturning the half-century-old Roe v. Wade. Notable, the data indicates a rise in the number of procedures in states surrounding those where abortion is illegal. The jumps show up in nationwide figures. Traveling for medical care to another state involves costs that are hard to cover by people with fewer means.

Home ownership

According to data gathered from S & P Dow Jones Indices existing single-family home prices went up just 8 percent through September this year. On a monthly basis, prices have actually come down for three consecutive months yet they remain high without any clear forecast on coming down in a meaningful way. Meanwhile, rising interest rates have made buying a home even more expensive. Home ownership affordability data shows that this category is currently the worst on record. The threshold is considered to be 30 percent of income, after which housing is considered “unaffordable”.

Remote Work

A full 79 percent of Americans who can work from home are doing so, either in a hybrid or fully remote setting, according to Gallup reporting. Considering some 56 percent of full-time workers, or more than 70 million Americans, are in remote-capable jobs, that has big impacts on the future of work in and out office space.

Unions Comeback

According to data from Bloomberg Law, preliminary numbers show that more than 1,000 unions have won elections in 2022— the most since 2015. Unions are also popping up in industries previously thought ununionizable, like retail. Retail name brands like Apple, Starbucks, Amazon, Trader Joe’s, and REI all saw successful union drives this year, despite a difficult unionization process in the US. The number of strikes from nurses to rail workers so far this year was up nearly 50 percent from last year, according to data from Cornell’s ILR Labor Action Tracker. Data also shows American approval of unions is at its highest level since the 1960s, countering the decades-long decline in union membership.

Big Social Media Platforms

According to Similarweb, Facebook ranks third in a list of the most visited websites in the world following Google and YouTube. Rival social platform Twitter ranked in fourth place and Instagram, another social app owned by Facebook, ranked fifth on the list. In April, owner Elon Musk, CEO of both Tesla and SpaceX, bought Twitter, a social media company, a decision that has invited even more controversy causing concern and consternation for the consumers as well as investors.

Tech Market

As tech companies have matured, in terms of rapid growth being able to generate incredibly high profits, the revenue is still growing for most of the major companies, but not as fast as it previously did. Companies like Apple, Meta, Amazon, Alphabet, and Microsoft combined have lost more than $3 trillion in market cap this year. It has translated into hiring freezes and even mass layoffs, both moves that once were unheard of in Silicon Valley. In addition these companies have had to cut down on some of their more innovative projects. Although the big tech companies remain strong, they have shown that they are not immune from vulnerability.

Crypto

Cryptocurrencies and affiliated technologies like NFTs and Web3 were dominant in 2021 but have gone bust in 2022. Last month the spectacular fall of crypto exchange FTX caused much of the rest of the crypto industry to tumble. The collapse of FTX has been the biggest shock to crypto in years. FTX was the world’s second largest exchange, the entry point for millions of people to get into crypto. It was seen as one of the most trusted platforms, but collapsed into bankruptcy in days after its finances were revealed to be unstable. It remains to be seen if the implosion of FTX spells doom for crypto or another drop in its long-chaotic ride. Either way it reinforce the need to put in place a regulatory framework.

The War in Ukraine

The war in Ukraine began in February when Russia invaded its neighbor. Since then Europe and the US have escalated sanctions against Russia while Ukrainians continue to endure missile strikes, blackouts and loss of life. The war has also become a source of growing international tensions. The Board of Governors of the Federal Reserve System published a report stating that the global geopolitical risks have soared since Russia’s invasion of Ukraine. A direct way to measure US involvement is its military aid. While the EU and the US continue to provide support for Ukraine, the expectations by investors, market participants, and policymakers is that a prolonged war has exerted a drag on the global economy, pushed up inflation, with a sharp increase in uncertainty and risks of severe adverse outcomes.

Supply Chain

The supply chain issues have eased up this year due in part to slowing demand, which in turn caused a decrease inthe cost of goods and delivery, along with shipping time. In order to deal with international supply chain problems, the Biden administration has made efforts to crack down on high shipping industry prices and moving more manufacturing to the US.

Electric Vehicles

The most well known electric carmaker Tesla is facing a number of issues stemming from a tightening economy to increased competition. This was a big year for electric vehicles, thanks to high gas prices, more affordable models, and government investment including a revamped tax credit. EVs made up nearly 6 percent of all new vehicle registrations in the third quarter, even as the industry grappled with supply chain issues. The figure represents a minority of total auto sales, yet it is three times the rate of two years ago, and a big step toward moving Americans away from dependence on fossil fuels. As companies like Ford and GM enter the market, Tesla’s share of new electric vehicle registrations dropped from 71 percent at the start of the year to 61 percent in the third quarter of 2022, according to data from S&P Global Mobility, showing even stronger growth of sales on a global level.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Rafaela Prifti

Si Krishtlindja u bë një traditë e festave amerikane

December 20, 2022 by s p

Nga Rafael Floqi/

Krishtlindjet u popullarizuan në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile Amerikane, kur gazeta  Harper’s Weekly shfaqi imazhin e Santa Claus duke vizituar Ushtrinë e Unionit në faqen e saj të parë.

Tradita pagane e festimit të solsticit të dimrit me zjarre më 21 dhjetor frymëzoi festimet e hershme të krishtera të Krishtlindjeve.

Çdo stinë, të festimim të Krishtlindjeve ka liderë fetarë dhe konservatorë që ankohen publikisht për komercializimin e festës dhe mungesën në rritje të ndjenjës së krishterë. Shumë njerëz duket se besojnë se dikur ka pasur një mënyrë për të festuar lindjen e Krishtit në një mënyrë më shpirtërore.

Megjithatë, perceptime të tilla për festimet e Krishtlindjeve kanë pak bazë në histori. Si studiues i historisë transnacionale dhe globale, kam studiuar shfaqjen e festimeve të Krishtlindjeve në qytetet gjermane rreth vitit 1800 dhe përhapjen globale të këtij rituali feste.

Historia gjermane e pemës së Krishtlindjeve

Ndërsa evropianët morën pjesë në shërbimet e kishës dhe ceremonitë fetare për të festuar lindjen e Jezusit për shekuj me radhë, ata nuk e përkujtuan atë si ne sot. Pemët e Krishtlindjeve dhe dhënia e dhuratave më 24 dhjetor në Gjermani nuk u përhapën në kulturat e tjera të krishtera evropiane deri në fund të shekullit të 18-të dhe nuk erdhën në Amerikën e Veriut deri në vitet 1830.

Charles Haswell, një inxhinier dhe kronist i jetës së përditshme në qytetin e Nju Jorkut, shkroi në “Kujtimet e një oktoganari” se në vitet 1830 se familjet gjermane që jetonin në Brooklyn i vishnin pemët e Krishtlindjeve me drita dhe zbukurime. Haswell ishte aq kurioz për këtë zakon të ri, saqë shkoi në Bruklin në një natë shumë të stuhishme dhe të lagësht vetëm për të parë këto pemë Krishtlindjesh përmes dritareve të shtëpive private.

Vetëm në fund të viteve 1790 u shfaq në Gjermani zakoni i ri i vendosjes së një peme të Krishtlindjeve të zbukuruar me qirinj dhe stoli dylli dhe shkëmbimi i dhuratave. Kjo praktikë e re e festës ishte krejtësisht jashtë dhe e pavarur nga praktikat fetare të krishtera.

Ideja për të vendosur qirinj dylli në një gjelbërim të përhershëm u frymëzua nga tradita pagane e festimit të solsticit të dimrit me zjarre më 21 dhjetor. Këto zjarre në ditën më të errët të vitit kishin për qëllim të kujtonin diellin dhe t’i tregonin atij rrugën për në shtëpi. Pema e Krishtlindjeve e ndezur ishte në thelb një version i zbutur i këtyre zjarreve.

Poeti anglez Samuel Taylor Coleridge dha përshkrimin e parë të një peme të dekoruar Krishtlindjesh në një familje gjermane kur raportoi në 1799 se kishte parë një pemë të tillë në një shtëpi private në Ratzeburg në Gjermaninë veriperëndimore. Më 1816 poeti gjerman E.T.A. Hoffmann publikoi tregimin e tij të famshëm “Arrëthyesi dhe mbreti i miut”. Ky tregim përmban regjistrimin e parë letrar të një peme Krishtlindjesh të zbukuruar me mollë, ëmbëlsira dhe drita.

Qysh nga fillimi, të gjithë anëtarët e familjes, përfshirë fëmijët, pritej të merrnin pjesë në dhënien e dhuratave. Dhuratat nuk u sollën nga një figurë mistike, por u shkëmbyen hapur mes anëtarëve të familjes – duke simbolizuar kulturën e re të klasës së mesme të egalitarizmit.

Nga rrënjët gjermane në tokën amerikane

Vizitorët amerikanë në Gjermani në gjysmën e parë të shekullit të 19-të kuptuan potencialin e kësaj feste për ndërtimin e kombit. Në 1835, profesori i Harvardit, George Ticknor, ishte i pari amerikan që vëzhgoi dhe mori pjesë në këtë lloj festimi të Krishtlindjeve dhe vlerësoi dobinë e tij për krijimin e një kulture kombëtare. Atë vit, Ticknor dhe vajza e tij 12-vjeçare Anna u bashkuan me familjen e kontit von Ungern-Sternberg në Dresden për një festë të paharrueshme të Krishtlindjeve.

Vizitorë të tjerë amerikanë në Gjermani – si Charles Loring Brace, i cili dëshmoi një festë Krishtlindjesh në Berlin gati 20 vjet më vonë – e konsideruan atë një festival specifik gjerman me potencialin për të tërhequr njerëzit së bashku.

Si për Ticknor ashtu edhe për Brace, kjo traditë festash siguronte ngjitësin emocional që mund të bashkonte familjet dhe anëtarët e një kombi. Në 1843, Ticknor ftoi disa miq të shquar për t’u bashkuar me të në një festë Krishtlindjesh me një pemë të Krishtlindjes dhe dhënien e dhuratave në shtëpinë e tij në Boston.

Festa e festës së Ticknor nuk ishte festimi i parë i Krishtlindjeve në Shtetet e Bashkuara që paraqiste një pemë të Krishtlindjes. Familjet gjermano-amerikane kishin sjellë zakonin me vete dhe kishin vendosur pemët e Krishtlindjeve më parë. Sidoqoftë, ishte ndikimi shoqëror i Ticknor-it që siguroi përhapjen dhe pranimin shoqëror të zakonit të huaj për të vendosur një pemë të Krishtlindjes dhe për të shkëmbyer dhurata në shoqërinë amerikane.

Prezantimi i Santa Claus

Për pjesën më të madhe të shekullit të 19-të, festimi i Krishtlindjeve me pemët e Krishtlindjeve dhe dhënien e dhuratave mbeti një fenomen margjinal në shoqërinë amerikane. Shumica e amerikanëve mbetën skeptikë për këtë zakon të ri. Disa mendonin se duhej të zgjidhnin mes stilit të vjetër anglez om si varja e çorapeve për dhurata në oxhak dhe pema e Krishtlindjes si hapësira e duhur për vendosjen e dhuratave. Ishte gjithashtu e vështirë për të gjetur përbërësit e nevojshëm për këtë zakon gjerman. Fillimisht duhej të krijoheshin fermat e pemës së Krishtlindjes. Dhe duheshin prodhuar stolitë.

Hapat më domethënës drejt integrimit të Krishtlindjeve në kulturën popullore amerikane erdhën në kontekstin e Luftës Civile Amerikane. Në janar 1863, Harper’s Weekly publikoi në faqen e saj të parë imazhin e Santa Claus-it duke vizituar Ushtrinë e Unionit në 1862. Ky imazh, i prodhuar nga karikaturisti gjermano-amerikan Thomas Nast, përfaqëson imazhin e parë të Santa Claus.

 Në vitet në vijim, Nast zhvilloi imazhin e Santa Claus-it në një plak gazmor me një bark të madh dhe mjekër të gjatë të bardhë siç e njohim ne sot. Në 1866 Nast prodhoi “Santa Claus and His Works”, një vizatim i përpunuar i detyrave të Santa Claus, nga bërja e dhuratave deri te regjistrimi i sjelljes së fëmijëve. Ky skicë prezantoi gjithashtu idenë se Santa Claus udhëtoi me një sajë të tërhequr nga renat.

Shpallja e Krishtlindjes një festë federale dhe vendosja e pemës së parë të Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë shënoi hapat e fundit për ta bërë Krishtlindjen një festë amerikane. Më 28 qershor 1870, Kongresi miratoi ligjin që e ktheu ditën e Krishtlindjeve, Vitin e Ri, Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Falënderimeve në festa për punonjësit federalë.

Dhe në dhjetor 1889 Presidenti Benjamin Harrison filloi traditën e ngritjes së një peme Krishtlindjesh në Shtëpinë e Bardhë.

Krishtlindjet më në fund ishin bërë një traditë festash amerikane.

man dressed as Santa in a cozy living room decked out in holiday decor
illustration of santa surrounded by men
old illustrations of st nick

‘Santa Claus and His Works,’ from Harper’s Weekly, Dec. 25, 1866. Artist Thomas Nast, HarpWeek

Filed Under: Kronike Tagged With: Rafael Floqi

Historiku i drejtshkrimit të gjuhës shqipe

December 20, 2022 by s p

Valdete Cenalia/

Arkivi më i pasur i botës, që çdo gjë e argumenton me fakte, është gjuha dhe tradita e popullit shqiptar përmes të cilës dëshmohet lashtësia, autoktonia dhe zhvillimi i traditës dhe kulturës së atij mjedisi nëpër etapa.

Jo pa qëllim po e filloj fjalimin me thënien e babait tim, Sejdi Dida, sepse edhe ai ishte gjuhëtar siç mund të jeni këtu pjesa më e madhe në këtë sallë.

Të gjithë organizatorët e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe kanë merita të veçanta që e bënë të mundur organizimin, por nismëtarët ishin Rilindasit Shqiptare: Ndre Mjeda, Andon Zako Çajupi, vëllezrit Frashëri, Jeronim de Rada, Jani Vreto, Asdreni të cilët kishin bërë të pamundurën për krijimin e gjuhës letrare të unisuar, edhe pse ishin në emigrim, siç jemi edhe ne.

Edhe ne, si ata, po mundohemi të përçojmë gjuhën shqipe, ta trashëgojmë te fëmijët tanë, nipërit edhe mbesat …

Edhe këta shkrimtarë Rilindës, disa fjalë që ishin të reja në shkrimet e tyre të shkruanin këto fjalë edhe në gegnisht. Pra, të gjithë këta shkrimtarë mendonin të flisnin dhe të shkruanin në një gjuhë që kuptohej nga të gjithë .

Duke qenë historiane, kam studiuar ngjarje të rëndësishme që i kanë paraprirë më parë këtij Kongresi Drejtshkrimor që ishin:

– Kongresi I Manastirit 1908

– Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës 1916-1918,

që kishin vendosur bazamentin e Alfabetit Shqip dhe të drejtshkrimit të përbashkët të gjuhës shqipe.

Më pas pasuan ngjarje të tjera kombëtare si:

Kongresi i Lushnjës 1920

Dekreti i mbretit Zog në vitin 1923 ku vendosi elbasanishten si gjuhë zyrtare për administratën dhe instuticionet shtetërore deri në vitin 1952;

Kongresi i vitit 1972, nëpërmjet të cilit u bë e mundur një gjuhë e unisuar (unifikuar) dhe me standard në drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Njëkohësisht u bë një gjuhë e përbashkët letrare, tashmë jo vetëm për Shqipërinë por për të gjitha viset ku jetonin shqitarët. U bë e mundur për të gjithë shkrimtarët, akademikët e fushave të ndryshme, historianë që shkrimet e tyre të kuptoheshin pa problem në të dyja dialektet, gegnisht dhe toskërisht.

Ky Kongres shënon një ngjarje të rëndësishme për gjuhën, kulturën dhe mbarë kombin shqiptar, sepse vendosja e standardit i tregoi botës se ne jemi një komb dhe kemi një gjuhë kudo që ndodhemi, ku ranë dakord që shqipja të kishte një normë të vetme drejtshkrimore. Ideja që do të kishim një gjuhë stadarte, një gjuhë letrare të unifikuar, u mbështet edhe nga shqiptarët brenda trojeve AMË, gjithashtu në Kosovë, Maqedoninë Veriore, Malin e Zi, tek Arbëreshët e Italisë dhe mbarë Diaspora Shqiptare.

Në fakt çfarë po ndodh me rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, me fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe?

Të gjitha rregullat e drejtshkrimit po copëtohen, po ndodh diçka e trishtueshme ku gjuha shqipe nuk po respektohet. Nganjëherë të vjen keq kur sheh dhe dëgjon shkurtimet e fjalëve që bëhen nga të rinjt, nga fjalët e huaja që përdoren nga të gjithë nga mosnjohësit e saj, të cilët edhe pse politikanë, zyrtarë nënpunës shteti, mësues, gazetarë nuk e shkruajnë dhe nuk e flasin gjuhën standarte shqipe saktë.

Shumë politikanë, gazetarë bëjnë shumë gabime në të shkruar, në të folur, duke përdorur shumë fjalë të huaja, t’i dhënë vetes më shumë autoritet vetes që të duken më të zgjuar, që flasin më shumë gjuhë të huaja. Këto janë duke copëtuar gjuhën shqipe në qindra copëzash e nuk quhesh i qytetëruar se po flet gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e saktë të gjuhës shqipe.

Shikoni se si po flitet dhe shkruhet shqipja sot

E mjera gjuhë shqipe ç’i punojnë e s’ka gjuhë të ankohet.

Baba, tani së bashku me shumë gjuhëtarë edhe profesorë të fushës së gjuhësisë siç ishe edhe ti, të themi nga Amerika e largët të gjithë së bashku “zini eshtrat rehat” tani pasi unë , bija jote, po të përçoj, përcjell disa cifla të mendimeve të tua në këtë ligjeratë të mbajtur sot, për gjuhën standarte shqipe që e deshe fort dhe i ndenje strikt deri në vdekje.

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT