• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2022

KUJT I DHEMB SOT PËR ATDHEUN

December 17, 2022 by s p

A KA NEVOJ TË MBROHET ATDHEU SOT ?

Rreth librave të Gëzim Ziles “Shkrime të zgjedhura” dhe  “Këpucari i lumtur”, Tiranë 2022

Nga Enver Memishaj

Gëzim Zilja: Beteja për Vlorën, Bujar Leskaj kundër Edi Ramës | Gazeta  Telegraf

Sapo kanë dalë në qarkullim dy libra të Gëzim Ziles: “Shkrime të zgjedhura” dhe “Këpucari i lumtur”

Gëzim Zilja është i njohur sot në botën shqiptare. Atë e kujtojnë si mësues, pra me profesionin më fisnik nën diell. Isuf Luzaj e ngre figurën e mësuesit drejt profetit , ndërsa sipas librave të fesë njerëzit e ditur janë profetët që Zoti i dërgon mbi tokë për të ndrequr e udhëhequr botën. 

Gëzim Zilen e njohin edhe si drejtor të gjimnazit të Vlorës, profesor në Akademinë e Marinës, kryetar i Bashkisë së Vlorës, deputet e së fundi drejtor në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Ai njihet edhe si publicist e gazetar, që trajton problemet e shoqërisë sonë, por edhe si krijues me tregime dhe skica dhe botues i 11 librave. Botimet tërësore të tij përshkohen fund e krye nga dhimbja për problemet e shoqërisë sonë, që synon të forcojë e të ngrejë më lart ndjenjat e dashurisë ndaj popullit e vendit të tij, për të zgjuar shoqërinë në zhurmat e globalizmit dhe udhës europiane. Kështu dhimbjen për atdheun  e gjejmë jo vetëm në publicistikë por edhe në analiza kritike të veprave historike dhe letrare si dhe në krijimtarinë artistike

Gëzim Zilja ka qenë i pari që përshkroi në mënyrë realiste pranverën e përgjakut të ’97-tës, në artikuj në shtypin e përditshëm dhe me tre libra të botuar. Ai është i pari që përmblodhi e botoi në një libër voluminos dokumente të vitit 1997, duke i bërë historisë sonë një shërbim të vlefshëm. 

Gëzim Zilja me artikujt e tij ka qenë i pari që vuri alarmin për shitjen e portit të Durrësit me argumente të pa kundërshtueshme, i pari që denoncoi shkatërrimin e portit të Vlorës, i pari që denoncoi tecet lundruese si lubi që do të shkatërrojnë gjirin e Vlorës, i pari që denoncoi shkatërrimin e kujtimeve e monumenteve historike si Sheshin e Flamurit në Vlorë,  lagjen Skelë të Vlorës ku është shtëpia e Pavarësisë etj.  

Në një nga librat e tij ai shpreh devizën që e udhëheq në punën e tij: “Nuk kam menduar dhe nuk mendoj se ky libër me dokumente do të ndryshojë ndërgjegjen e shqiptarëve. Po unë nuk mund të rri i qetë, kur është çështja për ndërgjegjen e një populli: kur ata që e vrasin atdheun vihen në krye të tij dhe bëjnë pastaj rolin e shpëtimtarit”. (Skaner 1997)    

Është e vërtetë se shoqëria jonë sot ecën shumë shpejt përpara në një udhë ku mendimet, idetë, globalizmi dhe Europa e bashkuar kanë ndikimin e pa shmangshëm në mendimet dhe gjykimet tona, por një gjë mbetet e pa ndryshuar: vlerësimi, respekti dhe nderimi ndaj prindërve tanë, ndaj babait dhe nënës, po kështu mbeten të pa ndryshuara edhe qëndrimi ndaj dheut të babës, atdheut dhe dheut të mëmës, mëmmdheut. Vetëm kthjelltësia ndaj këtij problemi i sjellin shërbime të çmuara atdheut, si shembulli i Gëzim Ziles në veprat e tij. 

Por disa shpirtëra të prishur arrinë deri atje sa të kërkojnë e gjejnë skuta e vrima apo njolla të zeza që ka çdo popull dhe e entuzjazmojnë e gëzojnë dhe i publikojnë me komente të një mëndje të deformuar, pra duket se atë qëndrim çnjerzor kanë mbajtur edhe ndaj prindërve të tyre. Me këtë shfaqje merret Gëzim Zilja në librat që marrin në analizë.

Kufijtë e një artikulli të vetëm nuk na lejojmë të bëjmë një biografi të plotë të këtij qytetari vizionar,  por do të shfaq mendimet e mia për dy librat e fundit që kanë dalë në qarkullim këto ditë.

Libri “Shkrime të zgjedhura”, përmbledh analiza kritike për 21 vepra të autorëve të ndryshëm nga të cilat 6 janë vepra historike dhe 15 krijimtari letrare në poezi dhe prozë.

Analizat përshkohen nga ndjenja e qëndrimit ndaj historisë, atdheut dhe shoqërisë shqiptare, kështu p.sh. autori kritikon me rreptësi Mustafa Nanon për devijime historike, po kështu për autorin turk Mehmet Maksudoglu, për Blendi Fevziun, për Fatos Lubonjën, vlerëson Bujar Leskaj për analizën e shkrimeve për të burgosurit e të persekutuarit politik, vlerësime jep për veprën e Astrit Xhaferit, Bedri Çokut, Bedri Myftarit, Theodhori Prokos, Reshta Agajt e Pëllumb Velos.  

*

Libri “Shkrime të zgjedhura”, hapet me analizën kritike që Gëzim Zilja i bën librit të Mustafa Nanos “Sanduiç”, por më tepër, kritikë për vetë Mustafa Nanon.  Mustafa Nano me librin e tij “Sanduiç”, na parqet një platformë me prirje antishqiptare, sipas tij shqiptarët nuk qenkan ashtu si i paraqet historia mijëra vjeçare, por ashtu si i paraqet radakja e Mustafa Nanos.

Libëri për historinë e shqiptarve titullohet me një fjalë të huaj Sanduiç, i vetmi shembull në historinë tonë. A nuk gjeti ky njeri një fjalë të bukur shqipe? A e di ky njeri se poeti kombëtar Naim Frashëri ka thënë se fjala e huaj është si derri ndër dhën, apo për të, këto janë vjetërsira?

Kështu historinë e shqiptarve Mustafa Nano na perifrazon me emrin e një kumarxhiu të pa ndreqshëm anglez, Sanduiç, i cili nuk ngrihej nga tavolina e kumarit dhe kuzhinieri tij shpiku këtë mënyrë të ushqyeri feta buke me mish e sallam që t’i krijonte të zotit mundësinë të hante diçka pa u larguar nga tryeza ku luante bixhoz, pra historinë e shqiptarve Nano na e paraqet me nje titull fyes. 

Sipas llogjikës perverse të Nanos shqiptarët janë ashtu si i përcaktojnë armiqëtë e tyre apo veprat armiqësore kundër tyre. Gëzim Zilja lë të kuptohet qartësisht se ky është një libër me frymë dyshuese për vendin dhe njerëzit e tij të origjinës, që quhen shqiptarë. 

Merita e Gëzimit në këtë analizë është fakti se ai i vë emrat e vërtetë veprimtarisë antishqiptare të fqinjve tanë apo të Fuqive të Mëdha si Gjermania, kur shkruan: “Kongresi i Berlinit ishte një Pazar i madhë ku shiteshin e bliheshin njerëzit e territoret, e duhet thënë se Bismarku e të tjerë luajtën rolin e kasapit”, pra jo ashtu siç pretendon Nano se shqiptarët nuk pasakam të drejtë qe e cilësojnë Bismarkun si antishqiptar!!!

Dyshimi për Nanon duket në avokatinë që ai bën për “Megali-Idea”, që shqiptarët të gjithë në të gjitha kohët e kanë denoncuar si një ide antishqiptare e konkretizuar me veprimtari armiqësore greke ndaj shqiptarve, ndërsa Mustafa Nano, synon t’i hedhë poshtë të gjithë studjuesit e historianët!!!

Kur vjen fjala për Lidhjen e Prizërenit Nano paska “zbuluar” se shqiptarët qenkan mbledhur atje për të mbrojtur kufijtë e Perandorisë Turke. Gëzim Zilja e analizon librin e Nanos, për çdo fjali, e për çdo fjalë. Kështu p.sh. Nano habitet se shqiptarët qenkan mbledhur në një xhami! Po ku të mblidheshin? Ndofta në Këndin e Kuq ku mblidheshim ne njerëzit e rinj të Partisë së Punës? 

Gëzim Zilja mendon e shkruan krejtësisht ndryshe, nga ato që bluan  rradakja e Nanos, e që shkruan libra, që nuk vlejnë as për karton e për këtë Gëzim Zilja thërret në ndihmë historianë me emër si Misha Glenny, George Gavrych e shumë të tjerë, shqiptarë apo të huaj që e cilësojnë Lidhjen e Prizërenit, Lidhjen e shqiptarëve për mbrojtjen e trojeve të tyre. 

Ajo që hedh poshtë tezat antishqiptare të Nanos janë luftërat që bënë shqiptarët të frymëzuar e organizuar nga Lidhja e Prizërenit, gjaku i derdhur për mbrojtjen e trojeve të tyre dhe tradhëtia që pësuan nga ata të Kongresit të Berlinit e Bismarku Nanos. 

Gëzim Zilja thekson gjithashtu se “Të gjithë figurat kryesore të Lidhjes, u dënuan pa gjyq, u internuan ose u burgosën nga Perandoria Turke”, megjithëse “kishin mbrojtur kufijtë e Perandorisë Turek!!!”, sipas Nanos.

Është tepër absurde, për të  besuar Nanon, me veprën e tij ai bëhet shumë primitiv e qesharak që me një mëndjelehtësi prej adoleshenti, mbuluar me megallomani e madhështi, deklaron se shqiptarë nuk qenkan ashtu si i paraqet historia mijëra vjeçare, por ashtu si i paraqet radakja  e Mustafa Nanos

Më tutje Gëzim Zilja merr në analizë mendimin e Nanos se shqiptarët pas 400 vjetëve nën Turqinë do të jenë shqiptarë apo turq? Po mirë a e di kjo koka e madhe e Nanos se Perandoria Turke ishte e shtrirë në tre kontinente Europë, Azi dhe Afrikë? Atëhere sipas mëndjes e logjikës perverse të Nanos, banorët e këtyre tre kontinenteve janë ashtu si janë sot apo janë turq?

Nga ana tjetër Nano a e di devizën e shqiptarve se “Feja e shqiptarëve është shqiptaria?

Për këtë kapitull Gëzim Zilja thërret në ndimë Ismail Kadarenë: “Së pari, thotë Kadareja, nuk është e vërtetë, së dyti sepse të lakmosh një cilësim të tillë është njëlloj si të vetshpallesh “gjysmak” që në shqip midis të tjerash do të thotë “torollok”. 

Pra Kadareja na thotë se mendimet e Nanos qenkan mendimet e një torollaku, që Gëzimi nuk e thotë me gojën e tij por e lë ta kuptojë vetë lexuesi. 

Projekti sllav “Naçertanie”,  sipas të cilit dhe sipas Mustafa Nanos, tokat ku banonin boshnjakët, malazestë e shqiptarët historikisht janë toka serbe dhe sipas Nanos ato duhet t’u kthehen të zotërve!!!

Një politikë armiqësore e vitit 1844 që është hedhur poshtë që në atë kohë e në vazhdim, shkruan Gëzim Zilja, mirëpo sot del një argat i Beogradit dhe e mbron këtë ide, sa turp!!!

Në fund Zilja hedh poshtë edhe mendimin e Nanos se epika historike qenka mollë sherri midis shqiptarve dhe serbëve. Në këtë kapitull Zilja qëndron më pak pasi dihet historikisht se epika historike vjen e fundit ne kontraditat ndërmjet serbëve dhe shqiptarve. Në se e nxierr në plan të parë kët fakt historik Nano nuk flet më për histori, por për folklor. 

Si përfundim do të thoshim se Gëzim Zilja në kritikën e tij shumë vlerëse na e ka bërë të qartë se librat e Mustafa Nanos do të keni fatin e veprave të babës, sepse:

Ky njeri mendon se do të zgjidhë problemet e sotme rreth e rrotull nesh, me  një libër denigrues që përshkohet nga sharlatanizmi provincial.

Ai pa dokumente historike del kundër prindërve të tij: Atdheut dhe Mëmëdheut. Fëmija nuk e ka në dorë të zgjedhë prindin, por ka në dorë ta nderojë atë. 

Në këtë mënyrë Nano bëhet bishti i sqeparit serb, ata serbë që i kanë bërë shqiptarët me bisht!

Këto mëndje perverse si e Fitim Caushit që është e vetmja qënie e gjallë që deklaron se mirë ua bëri poetëve që i pushkatoi Enver Hoxha, hedhin poshtë traktet e botës së qytetëruar për atdheun: Atdheu quhet toka, ku më ka rënur koka. 

Sokrati i Greqisë së Vjetër i lënduar, lëngon: Sa gjë e çuditshme, o qytetarë të Athinës! Ne shohim perënditë, idetë, ëndrrat, ngjarje të së kaluarës e të së ardhmes e vetëm hundën tonë s’mund ta shohim mirë. Unë tani po e kuptoj, si një e një që bëjnë dy, se me të vërtetë i ditur është ai njeri, që do të mundë të shohë hundën e tij…

Gëzim Zilja foli me kritikën e tij dhe për këtë duhet vlerësuar sepse më në fund do të mbajmë mend jo fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve tanë. 

*

Në kritikën që Zilja i bën librit “Historia osmane  dhe Institucionet” të prof. dr. Mehmet Maksudoglu, botim i vitit 2013, merr jo pa sukses detyrat dhe kompetencat e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Për këtë Gëzim Zilja duhet vlerësuar e nderuar nga të gjithë ne, pasi është vigjilent ndaj atyre që shtrëmbërojnë historinë dhe poshtërojën popullin tonë, kështu ai bëhet avokat i pathyeshëm i popullit të tij. 

Themi kështu pasi libri i profesorit turk ka shtrëmbëruar faktet, pra e ka kthyer historinë në folklor e në dobi të popullit të tij turk, pra ka një qëndrim armiqësor ndaj popullit shqiptar , prandaj ishte detyre e Institutit të Historisë t’i përgjigjej. Gëzim Ziles i dhemb shpirti dhe në shkrimin e tij hedh poshtë me fakte historike dhe vepra historike të cilave ai iu referohet me saktësi. Për këto arsye nga njerëzit e ditur të vendit tonë me pozita zyrtare duhet te kishte pasur të paktën një zë që të thoshte: bravo Gëzim na nderove te gjithëve.

Heshtja është miratim, pra, ai pranojnë studjuesit dhe historianët tanë tezat e Mehmet Maksudoglu? Po shqiptarët? Po përkthyesi dhe botuesi i këtij libri antishqiptar ç’qëllime kanë pasur që kanë përkthyer dhe hedhur në qarkullin një vepër të tillë antishqiptare?

Kështu Gëzim Zilja që i dhemb shpirti për atdheun dhe popullin e tij, ngre zerin e tij të fuqishëm. Nderime dhe vlerësimë për drejtorin e gazetës “Telegraf” Ëngjëll Musai që ka hapur faqet e gazetës për publicist të tillë dhe shkrime të tilla. 

Në kundërshtimet dhe mendimet e tij Gëzim Zilja vë përballë Mehmet Maksudoglu, autorë me emër shqiptarë dhe të huaj si Gjon Muzakën vepra “Memorie”, që do të thotë se Zilja e njeh me themel historinë tonë dhe prandaj merr guximin që të hedhë poshtë mendimet e një historian të njohur turk. 

Profesori turk bëhet qesharak kur shkruan: “Ushtria osmane ishte tepër e kujdesëshne për të mos i shkakëtuar dëmtime të panevojëshme popullit dhe pronës së tyre” dhe Gëzim Zilja i vë përpara profesorit fakte e prova të pa kundërshtueshme të kronikanit turk Tursun Beut: “Çdo çadër ishte mbushur me plaçkë të rrëmbyer. Atëhere u dha urdhër të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe … Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tremijë, katërmijë, shtatmijë, nga të pafetë…”

Më tutje Gëzim Zilja ndalet të xhihadi turk ose lufta e shenjtë e cila mbyti në gjak dhe lot shumë vende e popuj që ishin nën pushtimin osman, vepra mizore që Mehmet Maksudoglu i quan të shenjta dhe të dobishme! “Gjithçka e shkruar nga profesori turk, shkruan Zilja më ngjason mjaft me tezat  e ekspasionit të fesë islame nga grupimet radikale në ditët e sotme… Nëse pushtimet islame …, do të merreshin si vullnet i Zotit, kjo jo vetëm nuk është e vërtetë, por është një teori mjaft e rrezikshme. Asnjë kombi nuk mund t’i imponosh me shpatë dhe ta konsiderosh “të pafe” thjesht se nuk është i fesë myslimane”.

*

Analiza kritike që Gëzim Zilja i bën romanit të Blendi Fevziut është një model se si duhet analizuar e vlerësuar një vepër letrare, pasi duket qartësisht kompetenca e nje studjuesi që nuk lë  kapitull e detej pa analizuar, vlerësuar apo kritikuar. 

Fillimisht autori me pak fjalë paraqet përmbajtjen e romanit: dashuria e pa shprehur e dy të rinjëve që marrin udhët e mërgimit, dhe pastaj hidhet në analizën romanit, ku zbulon lidhjen e brendisë së romanit me folklorin, ballada e Ago Ymerit, dhe fushën e folklorit Gëzimi e njeh dhe interpreton si akush tjetër. Gëzimi bën edhe vrejtje e sugjerime autorit të romanit lidhur me përshkrimin e brezit të të rinjve të viteve ’80-të. 

“Romani në tërësinë e tij …, thotë Zilja, lexohet me dëshirë për informacionin e bollshëm dhe fatin e shqiptarve të ikur në ato vite të paharruara”. 

*

Në analizën që Gëzim Zilja i bën librit “Nëntëdhjetë e shtata –apokalipsi i rremë” të Fatos Lubonjës, e shqetëson me të drejtë fakti se tek ata që udhëhoqën djegien e Shqipërisë në vitin 1997  “nuk ka pendesë ose ndonjë lloj brejtje të ndërgjegjes, përkundrazi me aq sa unë kuptoj nga faqet e librit të Lubonjës kërkon ta mbulojë me lavdi dhe me merita që nuk u takojnë”

Për pranverën e përgjakur të vitit 1997 Gëzim Zilja është i pari që si askush tjetër u bëri atyre ngjarjeve një përshkrim dhe analizë realiste në tre libra: “Unë e pash kush e dogji Vlorën” , 2000, “Vrasës dhe shpëtimtarë”, 2002 dhe “Skaner 1997”, 2009.

Të tre këto vepra që shkruara prej një autori që i jetoi dhe i vuajti ato ngjarje me rëndësi të veçantë për historinë e Shqipërisë na japim pamjen e qartë se si bandat komuniste për të marrë pushtetin me grykën e pushkës si baballarët e tyre, dogjën Shqipërinë, duke gjetur si shkak humbjen e parave në firmat piramidale dhe duke përfituar nga një qeveri e pafatë. 

Veçanërisht “Skaner 1997”, një vepër voluminoze mbi 600 faqe me dokumente të asaj kohe që do ti shërbejë historisë sonë sot dhe më shumë në të ardhmen, kur historianët gjakftohtë do shkruajnë historinë e atij viti dhe atyre viteve që dogjën e shkatërruan Shqipërinë. 

Pra Gëzim Zilja është personaliteti kopetent që si askush tjetër mund të gjykojë ato vepra si kjo e Fatos Lubonjës që flet për vititn e mbrapshtë ’97. 

Gëzim Zila me të drejtë vë re kotsinë e “Forumit për Demokraci” të udhëhequr nga Fatos Lubonja, Daut Gumeni dhe Kurt Kola “ që edhe pse ishin djegur e shkrumbuar institucionet shtetërore në disa qytete të Jugut, ishin vrarë policë dhe kishte një tedencë në rritje të dhunës kundër institucioneve dhe forcave të rendit, “Forumi” as që i përmëndëte këto fakte”.

Më tutje autori ndalet në datën 10 shkurt 1997, dhe te Komiteti i Shpëtimit Publik, ku hedh poshtë me faktet e ndodhura, përfundimet e arritura nga Fatos Lubonja edhe pse intelektual me emër. 

*

Në kritikën që gëzim Zila i bën librit “Shqipëria nga anarkia në një identitet ballkanik “ të 

Miranda Vikers dhe James Pettifer, ndalet gjatë të ngjarjet e vitit 1997 e më tej  duke e përcaktuar këtë libër me të drejtë me pak të vërteta dhe me pasaktësi historike. 

Gëzim Zilja me zëmrim dhe indinjatë të vërtetë si atdhetar që i dhemb shpirti për atdheun e tij thekon për këtë libër: “Të arrish në përfundimin se nuk qenë as Mafia e as kriza e piramidave shkaqet që rrëzuan shtetin sipas Miranda Vikers dhe James Pettifer, por “qejfi” apo tradita, që populli i Jugut kishte për të mbajtur armë dhe urrjtja, që ata kishin për veriorët është jo vetëm e pasaktë por edhe e turpshme dhe shumë e rrezikshme… Teprimet në këtë libër nuk mendoj se janë bërë nga padituria apo mungesa e fakteve”.  

Më tutje Zilja ndalet gjatë për ngjarjet e atij viti të mbrapshtë që ai si askush tjetër i njeh ato ngjarje dhe shkakun e tyre, i ka përshkruar, analizuar e botuar. Zila ndalet tek pasaktësitë, më saktë  te gënjeshtërat që sikundër thotë Zilja janë bërë me qëllim të keq, antishqiptar.

Ai e ilustron artikullin kritik me fakte, prova dhe dokumente si krimet e ndodhura gjatë vitit 1997, lista e policëve të vrarë, raporte të policisë, etj. Një artikull me vlera të shumta që duhet të lexohet nga çdo shqiptar. 

*

Jashtë vëmëndjes së qytetarit dhe mësuesit Gëzim Zilja nuk ka mbetur edhe letërsia e burgut që “Në jo pak raste ato përbëjnë edhe vepra të mirëfillta letraro – artistike nga gjuha e pasur, figurave letrare, mënyra e paraqitjes së veprës etj siç është “Klithma e shpirtit” e Luan Burimit.

Poezitë e këtij vëllimi janë krijuar gjatë dhe pas periudhës së burgut. “Ende i parritur Luani është dëshmitari vrasjes së babait dhe xhaxhait të vet”

“Në poezitë e Luan Burimit, nuk ka urrejtje , nuk kërkohet shpagim. Ai denoncon, ai dëshmon, ai thërret “këlthet” e tregon që kështu ka ngjarë dhe do që njerëzit ta marrin vesh, ta kuptojnë se mungesa e lirisë e ligjit dhe gjuha e urrejtjes i kthen ata në ujq, në egërsira, në mekanizma e qënie pa shpirt”. 

*

Shkrimin e Gëzim Ziles për “Pashai i Elbasanit”, libri i shokut dhe mikut tonë të paharruar Bari Myftari që u nda shpejt nga jeta unë e lexova me emocione të veçanta, pasi më kujtoi atë mik e shkrimtar të vlerësuar që kur punonte për librin “Pashai i Elbasanit” diskutonim me të, aty te kafe “Opera”, në shoqëri të pandarë nga miku tjetër Serxhio Mazreku, bashkautor i librit. 

Gëzimi di të ndalet në atë që është kryesore dhe që autorët kanë ditur ta paraqesin artistikisht atë burrin e madh e personalitetine shquar të historisë sonë Aqf Pashë Elbasanin, që shkëlqu me veprimtarinë atdhetare sikundër e përcakton Ismail Qemali. 

“Tregimet letrare për figurën e Aqif Pashës në të vërtetë janë një gjetje e bukur e autorëve… që të bashkuara në një të tërë na japin për herë të parë në letërsi shqipe figurën e Pashait të Madh të Elbasanit si njeri të mirë të ditur, patriot e luftëtar”, shkruan Gëzim Zilja. 

*

Në librin “Shkrime të zgjedhura”,  nga 21 shkrime gjithësej, 11 prej tyre janë analiza kritike për veprat e autorve vlonjatë: Bujar Leskaj për librin “Muzat”, Kujtim Murati, libri  “Pa emër”, Astrit Xhaferi “Rrëfime për njerëzit dhe lulet”,  Reshat Agaj “Vëllai i pengut”, Enver Memishaj “Ahmet Lepenica”, “Hysni Lepenica dhe “Uan Filipi”, Theodhori Proko, Proletar Zilja, Pëllumb Velaj dhe Zhaneta Barxhaj. Përse autorët vlonjatë zënë gjysmën e krijimtarisë së Gëzim Ziles në këtë libër? Kjo vjen se autorit i dhemb për vendlindjen e tij, se i vlerëson krijuesit vlonjat, se kërkon të krenohet me Vlorën e tij dhe se do të lartësojë ata që me krijimtarinë e tyre kanë lartësuar Vlorën dhe atdheun e tyre, kështu që Zilja do t’i publikojë veprat e tyre, krijimtarinë e tyre dhe publikimi i veprës, njohja nga publiku i gjerë, është po kaq i rëndësishëm sa edhe krijimi.  

Libri “Muzat e qëndresës” i doktor Bujar Leskaj është një libër i veçantë dhe me vlera. Them i veçantë se në një libër voluminoz autori ka përmbledhur e analizuar veprat e 26 autorëve, veprim i paparë ky në letërsinë shqipe, përsa i përket strukturës dhe sasisë së librave të analizuar brenda një libri”, shkruan Gëzim Zilja në librin e tij “Shkrime të zgjedhura”.

“Autori i librit, shkruan ai për Bujar Leskajn, me durimin e një gurëgdhendësi interesin e një intelektuali të vëmëndshëm, me këmbënguljen e një patrioti dhe sidomos me dashurinë e madhe për njerëzit dhe tokën ku jeton e krijon na shpalos…jetën dhe vuajtjet e njerëzve në diktaturë duke i ilustruar me shumbuj të shumtë…”.

Me aftësinë dhe korektesën e nje studjuesi Gëzim Zilja ka paraqitur të plotë vlerat e veprës së Bujar Leskajt “Muzat e Qëndresës”.

Mendimet për poezinë e Kujtim Muratit, Zilja i përfundon me kushtimin që bija e Kujtimit i bën babait: “Të falnderoj baba që forca jote e hekurt i rezistoi kohës! Sepse ti kurrë nuk ke dashur të përcjellësh tek ne rininë tëndë të pa frymë, pa liri dhe pa dritë! Të falnderoj baba për modelin dhe aspiratat që më ke dhënë në jetë… Unë e kam pasur një hero në jetën time…”

Ndërsa librin me tregime të Astrit Xhaferit autori e përfundon me fjalët: “Lexojeni këtë libër. Të jeni të sigurt që paskëtaj do të bëheni pakëz më të mirë”

Pas veprave të autorve vlonjatë autori ka shkruar e botuar edhe për veprat e autorve të njohur në botën shqiptare, Bedri Çokut e Sherif Balit.

                                                   *      *      *

Libri i dytë i Gëzim Zilës “Këpucari i Lumtur”  përmledh 35 skica e tregime artistike. Libri hapet me analizën “Musine Kokalari dhe dasma gjirokastrite”. Në ditët e sotme Gëzim Zilja është ndofta i vetmi që i është drejtuar folklorit, veçanërisht duhet përmëndur vepra e tij “Stërgjushërit tanë në epikën historike”, 2018, që është vlerësuar dhe ka tërhequr vëmëndjen e studjuesve dhe lexuesve. Kështu që e përshkruan dasmën gjiroastrite me kompetencë dhe pasion atdhetar, duke ngritur lartë figurën e Musine Kokalarit. 

Në libër përshkruhen personazhe historikë si Mirash Ivanaj, Petro Marko, Ali Asllani, Fatos Mero Rrapaj dhe personazhe të ditëve tona me emër real si Teki Gjonzeneli, Avni Delvina, Koço Devole, Skënder Kamberi, Bradhyl Londo, Ylli Xhelili etj. 

Tregimet e skicat na paraqesin talentin e Gëzim Ziles, syrin e tij vrojtues e vigjilent që kapin e trajtojnë temat e ditëve tona, hallet e brengat e shqiptarve, emigracionin , varfërinë, ëndërrat e pa realizuara etj. 

Kur lexojmë tregimin “Këpucari Sadik Mehmeti”, që është ndofta tregimi më i mirë i librit, të duket sikur po lexon një tregim të Balzakut apo Hygoit, ky është modeli i krijimit. Ai përshkruan këpucarin e lagjes së tij me nota që të lënë mbresa të thella, për rolin që lozin këta personazhe të thjeshtë, për shembullin qytetar që rrezatojnë, në shoqërinë tonë. 

“Maria” është një tregim tjetër që të mbush me emocione por edhe me urrejtje për kohën e shkuar kur dashuri e dy të rinjëve goditet ashpërsisht.  

Gëzim Zilja i përshkruan ambjentet, fshatin dhe qytetin dhe personazhet e tregimeve, apo personazhet historikë aq bukur sa të duket sikur i njeh dhe sikur bisedon me ata, e kjo vjen se shkrimtari Gëzim Zilja e ndien thellë vuajtjen dhe jeton me hallet e njerëzve që përshkruan. Kjo flet për shpirtin e ndieshëm dhe ndjenjat e holla njerëzore që karakterizojnë Gëzim Zilen.   

Përse vepra e Gëzim Ziles do t’i rezistoi kohës.

Vepra e Gëzim Ziles, historike, letrare dhe publicistike do t’i rezistoi kohës, pasi prej fillimit deri në fund duket një zemër që rreh për atdheun një shpirt që vuan për hallet e popullit të tij.  

Analizat kritike për libra autorve të ndryshëm, po ashtu edhe në  analizën e ngjarjeve të ditëve që jetojmë, në artikujt publicistikë, ai nuk synon të bëjë  përshkrime por kërkon t’i lerë trashëgimi shoqërisë sonë në fushën e dijes, kjo është vlera themelore e veprave të tij.  

Vepra e tij është vlerësuar prej personaliteteve të shquara të dijes që në kohën e botimit, kështu p.sh. mund të përmendim shkrimtarin Lazër Stani, prof. Agron Tufën i cili e quan “enciklopedi makabre” librin  “Unë e pash kush e dogji Vlorës”, dhe më tutje prof. Tufa shkruan: “Libri “Skaner 1997”, … është pikërisht akti i qytetarit me ndërgjegje prore e pangushëllueshme, pasi askush nuk i dha përgjigje, askush nuk guxoi t’i rikthehej më 97-tës askush nuk deshi ta kundrojë… nuk deshi t’ia dijë për këtë episod të turpshëm të historisë sonë… Ky është një libër fondamental për çdokënd …, me interesa historike, sociologjike, politike e shumë më gjerë – për çdo interes antropologjik”. 

I shangem çdo komenti të gjykimeve të profesor Tufës, por theksoj e se e gjithë vepra e Gëzim Ziles përshkohet nga këto ide e prandaj ajo do t’i rezistoi kohës. Le të përmendim p.sh. “Stërgjyshërit tanë në epikën historike”, një model i tregimit të historisë nëpërmjet folklorit.       

Vepra “Shkrime të zgjedhura” nuk do të harrohen sepse tema e dhimbjes dhe mbrojtjes së atdheut mbetet e përjetëshme. 

Shkrimet e Gëzim Ziles dallohen nga korektesa shkencore. Ai i parashtron mendimet e tij mbi faktet historike dhe therret në ndihmë të ideve të tij autoritete të historisë dhe kulturës duke shënuar saktësisht burimin që i referohet, si dhe sjell citate prej veprës që i drejtohet, kështu ai bëhet i pakritikueshëm.

Ajo që bie në sy në veprën e Gëzim Ziles, prej fillimit deri në fund edhe atje ku ai duhet të ngrinte zërin e tu drejtohej autorve që kritikonte me cilësorve pexhorativ, autori flte me gjuhën e nje intelektuali me vizion europian. 

Ne të gjithë duhet të bëjmë pjesën e detyrës tonë ndaj atdheut, sepse vetëm atëhere kemi bërë detyrën tonë, na thotë Gëzim Zilja.

Sikur të kishte më shumë njerës si Gëzim Zilja, fytyra e shoqërisë sonë do të ishte krejt ndryshe.

  • Fund   –
C:\Users\User\AppData\Local\Microsoft\Windows\Temporary Internet Files\Content.Word\100_2329.jpg
C:\Users\User\AppData\Local\Microsoft\Windows\Temporary Internet Files\Content.Word\100_2330.jpg
Gëzim Zilja: Beteja për Vlorën, Bujar Leskaj kundër Edi Ramës | Gazeta  Telegraf

Filed Under: Interviste

NË PËRKUJTIM TË EKONOMISTIT ISMAIL KASTRATI

December 17, 2022 by s p

PËRHERË NË SHËRBIM TË INTERESAVE MADHORE TË POPULLIT

Shkruan: Nuhi Bytyçi

Lajmi për vdekjen e intelektualit, ekonomistit të shquar, ish-kryetarit të Këshillit Qendror për Financim të Kosovës, të Odës Ekonomike të Kosovës dhe ish-Zëvëndësministrit të ekonomisë dhe financave në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, Ismail Kastratit, ka jehuar me dhembje të madhe në Kosovë dhe në mbarë hapësirën etnike shqiptare. Ismaili mbahet mend si ekonomist i zoti dhe drejtues i disa institucioneve ekonomike e financiare në Kosovë me rëndësi para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.                                                                                                                  Si gazetar kam pasë rastin që me Ismail Kastratin të takohem, të realizoj disa intervista për Televizionin Shqiptar dhe Radiotelevizionin e Kosovës. Përherë ishte i gatshëm që të ofronte informacione profesionale, të qëndrueshme dhe optimiste për mbështetjen  – financimin e institucioneve arsimore, shëndetësore, kulturore, informative dhe të institucioneve tjera paralele që vepronin në Kosovë, në rrethana të ekupimit serb. Më kujtohet kur me mbështetjen e Ismailit kam realizuar disa emisione për funksionimin e arsimit shqip në Kosovë, të Këshillit Qendror për Financim dhe të disa emisioneve tjera televizive për Televizionin Shqiptar në Tiranë në vitet 90-ta, pra para luftës.                                                                                         Ndërkaq, gjatë periudhës më të vështirë, asaj të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave ushtarake dhe policore serbe, Ismail Kastrati ishte në krye të Këshillit për Financim të Kosovës, që faktkisht ishte një lloj ministrie e ekonomisë dhe financave, ai me bashkëpunëtorët e tij ishin në mbështetje të plotë të luftëtarëve të lirisë, sidomos të popullatës civile në zonat e luftës. Mbështetja ishte  përmes Këshillit të Emergjencës të Kosovës, i cili ishte formuar pas shpërthimit të luftës frontale në mars të vitit 1998 dhe që drejtohej nga Selatin Novosella, duke siguruar mjete financiare për mbijetesën e popullatës civile në zonat e luftës në mbarë Kosovën. Në këtë drejtim kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë edhe djali i vëllait të Ismailit – Kryetari i Këshillit të Emergjencës për Komunën e  Prishtinës,  veprimtari i shquar dhe eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmori i lirisë Prof. Isa Kastrati.                                                                                            Ismail Krastrati  ka ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare tlë Kosovës në forma të ndryshme. Kam qenë dëshmitar i një takimi dhe i iniciativës së Kastratit për të siguruar edhe uniforma për UÇK-në nga shoku i tij dhe afaristi preshevar Selajdin Mustafa. Ismaili si njeri i sinqert, serioz, i vendosur dhe atdhetar, kishte përkushtim të veçantë për mbështetjen konkrete logjistike të luftëtarëve të lirisë dhe të institucioneve humanitare që vepronin në Kosovën e trazuar. 

Mbështetja e ekipit televiziv në zonat e luftës nga Ismail Kastrati 

Gjatë periudhës së luftës 1998-1999, kur Kosova ishte në shtetrrethim të plotë nga ushtria dhe policia serbe, disa herë jam takuar dhe kam bashkëpunuar me Ismail Kastratin, i cili në atë kohë ishte në krye të Këshillit Qendror për Financim të Kosovës. Pas formimit të ekipit televiziv për të raportuar nga zonat e luftës, fillimisht në Drenicë, e pastaj edhe në Llapushë, Ana Drini, Dukagjin, Llap, Shalë, Neredime dhe zona tjera, për të sjellur imazhe në Televizionin Shqiptar dhe në mediat botërore të luftëtarëve të lirisë – UÇK-së dhe të mbijetesës së popullatës civile në këto zona, një ditë marsi të vitit 1998 takohem me Ismailin në zyren e tij në afërsi të bllokut të parë të banesave në Prishtinë. I tregoj për nismën time që si gazetar, fillimisht bashkë me kameramanin Sadik Shabanin  e pastaj deri në fund të luftës me kameramanin Abaz Zekën të shkojmë në Drenicë dhe në zonat e tjera për të realizuar emisione televizive për të vetmen dritare të informimit në atë kohë – Programin Satelitor të Televizionit Shqiptar në Tiranë. I kërkoj mbështetjen e tij dhe të Këshillit Qendror për Financim të Kosovës për mbulimin e shpenzimeve për blerjen e kasetave profesionale dhe të disa shpenzimeve elementare të ekipit televiziv me rastin e realizimit të emisioneve për TV Shqiptar. Ismaili pa asnjë hezitim shprehu gatishmërinë e plotë të tij dhe të anëtarëve të KQ për Financim për mbulimin e shpenzimeve të domosdoshme dhe për funksionimin e ekipit televiziv gjatë periudhës së luftës. Ai kërkonte që çdo kërkesë të jetë zyrtare, me shkrim dhe të kaloj nëpër procedurat e rregullta të Këshillit Qendror për Financim. Kështu edhe vepruam dhe arritëm që të sigurojmë mbështetjen e parezervë të KQFK-së dhe kështu të krijohen kushtet elementare për funksionimin e ekipit tonë televiziv.        Një mbështetje e tillë, sidomos e Ismail Kastratit për mua dhe kolegët e mi, Migjen Kelmendin, Abaz Zekën, Ergyn dhe Ekran Dobërçani dhe anëtarët e tjerë  të angazhuar herpëpashere, padyshim ishte kurajo edhe më e madhe që të shkojmë në zonat e luftës dhe të montojmë dhe transmetojmë në ekranin e TV Shqiptar  të gjitha ato imazhe, kronika dhe emisioen televizive nga lufta frontale e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave pushtuese serbe, takimet e drejtuesve politikë dhe ushtarak të UÇK-së me diplomatët amerikanë e evropianë, mbijetesën e popullatës civile në malet e Kosovës, solidaritetin humanitar të shoqatave dhe institucioneve tjera humanitare ndërkombëtare, masakrat mbi popullatën civile shqiptare, si dhe zhvillimet e tjera në zonat e luftës në mbarë Kosovën. Mund të them lirisht se pa mbështetjen e Ismail Kastratit ishte i pamundur realizimi i misionit tonë tejet të rëndësishëm për informimin e opinionit shqiptar dhe atij botëror lidhur me luftën e lavdishme të UÇK-së për liri e pavarësi. Mbaj mend fjalët e Ismailit: „Nuhi, ju përgëzoj për punën që po e bëni me kolegët tu. Vetëm punoni, sepse do ta keni mbështetjen time të plotë për këtë!“ Ai më tregonte se kishte mbështetje edhe nga anëtarët e tjerë të Këshillit Qendror për Financim, sidomos të Marte Palokajt, Bedri Prishtinës, Shaip Krasniqit, Selajdin Nuhiut, Eset Mazrrekajt dhe të anëtarëve të tjerë. Nuk duhet harruar as mbështetjen e Qeverisë Bukoshi, të ministrit të informacionit Xhafer Shatrit dhe të Komisionit për Financa të Kuvendit të atëhershëm të pa konstituuar të Kosovës, udhëhequr nga Naip Zeka dhe Fatmir Rexhepi, me bashkëpunëtoren e tyre, Mavlyde Mahmuti-Ajeti. 

Bashkëpunimi me Ismail Kastratin pas çlirimit të Kosovës

Kur  pas çlirimit të Kosovës jam takuar me Ismail Kastratin në lagjen Velania në Prishtinë, ku fillimisht ishte selia e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, kur ai ishte zgjedhur Zëvëndësministër i Ekonomisë dhe Financave të kësaj qeverie, e kam përgëzuar për këtë detyrë të merituar dhe njëherësh e kam falënderuar për mbështetjen konrete të tij ekipit tim televiziv me qëllim të realizimit të suksesshëm të misionit tonë në interes të publikut të gjerë gjatë luftës sonë çlirimtare. Ai me modestinë e tij më tha: „Faleminderit Nuhi. Unë jam krenar që e kam kryer  obligimin tim për të mbështetur ekipin tënd dhe ju e keni merituar këtë mbështetje, e cila ka qenë shumë e vogël në krahasim me punën e jashtëzakonshme që keni bërë gjatë luftës në informimin profesional të opinionit.“                                                                  Derisa ishte kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, në maj të vitit 2000, kur unë dhe Abaz Zeka filluam të angazhohemi në Radiotelevizionin publik të Kosovës, Ismail Kastrati na ftoi që të përcjellim vizitën e parë zyrtare të delegacionit të Odës Ekonomike të Kosovës në Kroaci dhe Slloveni. Ftesën e zotri Kastrati e pranuam me kënaqësi dhe ishim krenarë që tani në rrethana krejtësisht tjera, në liri të bashkëpunojmë dhe ta mbështesim veprimtarinë e Odës Ekonomike të Kosovës dhe të projekteve të saj për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës së shkatërrruar në luftë nga forcat serbe. Gjatë kësaj vizite Ismail Kastrati është angazhuar për një bashkëpunim konkret të ndërmarrjeve ekonomike të Kosovës me  ndërmarrjet ekonomike të Kroacisë dhe të Sllovenisë me qëllim të rimbëkëmjes së ekonomisë sonë të re.                                                                                                                                        Kur në mars të vitit 2019 botova memoaret e mia me titull „Libri i luftës“, takohem me mikun tim të kohëve të vështira – Ismail Kastratin në restoranin „Bukatore“ në Breg të diellit dhe me kënaqësi ia dhuroj një ekzemplar të tij. Natyrisht se ai ishte një nga personazhet e memoareve të mjia dhe i erdhi shumë mirë që edhe në këtë libër kisha prezantuar punën time si gazetar dhe mbështetjen që ma kishte dhënë në mënyrë të veçantë Ismaili në rrethana lufte. Edhe Ismaili mi dhuroi disa libra të tij nga fusha e ekonomisë dhe e financave në Kosovë. Kështu, si miqë të vjetër, këmbyem disa kujtime të veçanta nga koha e bashkëpunimit në rrethana okupimi, të cilat dëshmojnë shembullin më të mirë se çfarë efektesh mund të japë kur njerëzit profesionistë, të përgjegjshëm dhe atdhetarë dinë kur duhet të mbështesin projektet me interes të përgjithshëm.                                                                                           Mund të them se për Ismail Kastrati ruaj kujtimet më të mira të mundshme si ekonomist, intelektual dhe veprimtar i dalluar i çështjes sonë kombëtare.                           Ai përherë ishte në nivel të detyrës, i përkushtuar, i vendosur, i ndershëm dhe në shërbim të ineteresave madhore të popullit. Familja Kastrati duhet të jetë krenare me veprimtarinë e tij në të gjitha periudhat, e sidomos të asaj të rezistencës së armatosur për liri e pavarësi.                                                                                                         Faleminderit miku im Ismail. Lavdi!

Filed Under: Mergata

E SËMURA E BALLKANIT – SERBIA – KFOR-i – E VETMJA FORCË USHTARAKE E ARMATOSUR E LEJUAR NË KOSOVË REZOLUTA 1244 KA KOHË QË KA VDEKUR

December 17, 2022 by s p

Prof. Xhelal Zejneli/

Sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, përkatësisht Marrëveshjes së Kumanovës, e vetmja forcë ushtarake e armatosur e lejuar në Kosovë është KFOR-i, i cili si mision i NATO-s në kuptimin ushtarak, është i ngarkuar për sigurinë në Kosovë.
Në pikën 4 të Rezolutës parashikohet që “një numri të dakorduar të personelit ushtarak dhe policor jugosllav dhe serb, t’i lejohet kthimi në Kosovë, për të kryer detyra në përputhje me aneksin dy”, ndërsa në pikën 6 të këtij aneksi thuhet se “ky personel do të mbajë lidhje me UNMIK-un dhe me KFOR-in, do t’i shënojë dhe do t’i pastrojë fushat e minuara dhe do të jetë e pranishme në vendet e trashëgimisë kulturore serbe si dhe në vendkalimet kufitare kryesore.
Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, e qershorit të vitit 1999, me të cilën u kërkua fundi i konflikteve luftarake në Kosovë dhe tërheqja nga Kosova e ushtrisë dhe e policisë së RF të Jugosllavisë së atëhershme, jep mundësinë që në kushte të posaçme një pjesë e personelit të mundë të kthehet, “me mbikëqyrjen e pranisë ndërkombëtare të sigurisë, e pikërisht në masë të kufizuar të darkorduar (qindra vetë dhe jo mijëra vetë”.
* * *
E ashtuquajtura rezolutë 1244 ka vdekur qëmoti. Pas kësaj rezolute:
– Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj;
– Kosovën e kanë njohur 117 shtete të botës;
– Kosova e ka krijuar policinë e vet;
– Kosova e ka ndërtuar ushtrinë e vet;
– Policia e Kosovës ruan rendin edhe në veri të Kosovës;
– Policia e Kosovës kontrollon edhe disa pika kufitare midis kufirit Kosovë – Serbi.

Kërkesa e Beogradit për të vendosur në Kosovë një numër të caktuar ushtarësh të Serbisë, është bizare, groteske dhe absurde. Vetë kryetari i Serbisë – Vuçiqi, ka deklaruar: “E di se kjo kërkesë do të refuzohet nga KFOR-i”.
Kjo kërkesë e Vuçiqit dëshmon për qëndrimin destruktiv të Serbisë ndaj Kosovës dhe ndaj mbarë rajonit. Kjo kërkesë groteske e tij, nuk është veçse një ëndërr e parealizueshme për të ripushtuar Kosovën.
Një numër policësh serbë që ishin pjesë e policisë së Kosovës, luanin rolin e kalit të Trojës. Ata, në vend që të ruani rendin dhe rregullin në Kosovë apo në veri të saj, punonin për Serbinë. S’ka shtet në botë që e lejon një destruksion të tillë. Të hash bukën e Kosovës dhe të punosh për Serbinë.
Barrikadat në veri të Kosovës janë të orkestruara nga Beogradi dhe nga Vuçiqi. Këto farë barrikadash mbështeten vetëm nga Vladimir Putini si dhe nga bashkëmendimtarët e tij – Lukashenko dhe Kim Jong-un.
Kosova ka paraqitur kërkesë për t’u bërë anëtare e BE-së, Beogradi ndërkaq paraqet kërkesë për rikolonizimin e Kosovës. Kjo tregon se ora e Serbisë është ndalur në mes të shekullit XIX, në kohën e Garashaninit. Sikur akademikët dhe politikanët serbë të ishin racionalë dhe të shkonin në hap me kohën, aplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e familjes demokratike, do ta përshëndetnin. Kosova në BE është interes i të gjithë qytetarëve të saj, po edhe i rajonit. Sikur Serbia nuk është në Evropë, sikur nuk është në shekullin XXI. Politika serbe është metaforë e konfliktit, e konfliktit me të gjithë – me Kosovën, me shqiptarët, me kroatët, me malazeztë, me boshnjakët, me bullgarët. Ata ende mendojnë se kundër tyre na qenkëshin: CIA, Vatikani, Berlini dhe Vjena.
A ka inteligjencie kjo Serbi?! Turp!
Evropë, Amerikë! Serbia s’mbushte dot me mend pa ia bërë me dije në mënyrë të prerë se kolonializmi serb në Kosovë ka marrë fund sot e mot.
Ka zgjidhje për marrëzinë serbe: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës, në BE dhe në NATO, ndërsa Serbisë t’i mbyllen të gjitha dyert e kancelarive perëndimore. Le t’i mbeten të hapura dyert e Kremlinit, të Bjellorusisë dhe të Koresë së Veriut.
Serbia është shndërruar në të sëmurën e Ballkanit. E sëmurë për mend. Si ajo komedia e Molierit “I ligu për mend”. Gjithë Ballkani shikojnë para, serbët shikojnë Putinin dhe Sergej Lavrovin.
Para ca ditësh, ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock deklaroi: “S’ka hyrje të trupave ushtarake serbe në Kosovë”.

Prof. Xhelal Zejneli

Filed Under: Analiza

Dënimi i Salih Mustafës indinjues

December 17, 2022 by s p

Lufta e çdo populli kundër pushtuesve e okupatorëve është e drejtë universale

Albin Kurti

Masakruesi i familjes Bogujevci, Duriqi e Llugaliu, i cili vrau 16 civilë shqiptarë të papërfshirë në luftë, anëtari i njësitit famkeq që mori pjesë edhe në Masakrën e Srebrenicës ‘’Shkorpjonët’’, Sasha Cvjetani, u pat dënuar me vetëm 20 vite. Ai madje ishte liruar në vitin 2018, 3 vite e gjysmë para përfundimit të dënimit për siç thuhej “sjellje të mirë’’, edhe pse ka vrarë fëmijë që kanë qenë duke fjetur. Sasha Cvjetani ka qenë pjesë e rezervistëve të Serbisë, që u angazhuan për gjenocid në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Ndërkohë vetëm dje e kuptuam që ai para ca ditësh është arrestuar në Athinë të Greqisë si pjesë e një karteli të drogës.

Ndërkohë ka mijëra vrasës nga Serbia që kurrë nuk janë dënuar e as gjykuar për mizoritë që i kanë bërë në Ballkan. Vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë. I bie që secili prej të dënuarve serbë mesatarisht të ketë vrarë mbi 462 shqiptarë dhe të ketë dhunuar 770 syresh.

E megjithatë ata kanë marrë dënime shumë më të lehta se ai që iu dha sot Salih Mustafës, i cili ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për të çliruar vendin e vet.

Ky verdikt është indinjues. Cili është mesazhi që i jep ky verdikt ukrainasve që sot luftojnë kundër agresorit?

Mbetem me shpresën se institucionet e pavarura të drejtësisë do ta kuptojnë padrejtësinë dhe do të reflektojnë në shkallët e tjera të gjykimit.

Lufta e çdo populli kundër pushtuesve e okupatorëve është e drejtë universale. Është e papranueshme kur çlirimtarin na e gjykojnë më rëndë se agresorin gjenocidal. Sot e gjithmonë jemi solidarë me luftëtarët dhe me UÇK-në tonë.

Filed Under: Rajon

“Serbia e vetëRrezikuar nga riciklimi i luftës me NATO-n”

December 17, 2022 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Bota mbarë po ndjek me zemër të ngrirë luftimet e dimrit të përgjakur në Ukrainë. Kancelaritë perëndimore, Institutet dhe komuniteti i sigurisë/kolegë në Washington, Bruksel, Berlin,  Londër, Paris, sigurisht në Prishtinë, Tiranë, Podgoricë, Sarajevë dhe Shkup po vleresojmë (të zhgënjyer nga z. Vučić) me shqetësim kërcënimet e Beogradit Zyrtar mbi: “ri-kthimin e ushtrisë së Serbisë në kufijtë e sovranitetit të Kosovës të vendosur mbas fitores së fuqisë ushtarake të Aleancës Euroatlantike (NATO/SHBA), mbas rezolutës së OKB-1244 si dhe Marrëveshjes Ushtarake të Kumanovës”!

Gjithësesi, kam heshtur me vetëdije të bëhem pjesë e “tallavasë mediatike” me Pushtetarë dhe Kuvendarë “të emëruar për tu (sh) përdoruar nga superKryetarët e radhës”; me opinionist të gjithëditur apo rambo-strategë të (de) graduar duke e shpjeguar “luftën, pra marrëzinë e agresioneve ushtarake në kohët moderne me konceptet dhe parimet e luftës së II-të botërore, në mos edhe më herët”! 

Gjithësesi për të vijuar në linjë me ndoshta 100-ra analiza gjatë 30 viteve të para/pas luftës Ballkanike si dhe duke besuar se opinioni mbarëKombëtar ka nevojë kritike për arsye racionale, pse jo dhe optimiste, në vijim po paraqes një analizë strategjike me 8 kërcënimet e Beogradit Zyrtar (kryesisht të ekspozuara pëgjatë vitit 2022),  në radhë të parë ndaj vetëvetes, por edhe ndaj paqes,  stabilitetit demokratik si dhe axhendës së integrimit në BE të 6 vendeve ballkanike:

Rreziku nr 1, paranoja e rikthimit me lavdi në vendin e krimeve kundër njerëzimit, si dhe riciklimi i opsionit të luftës edhe mbas humbjes turpëruese (23 vjet dhe 6 muaj më parë), duke kërcënuar zyrtarisht me ndërhyrje të trupave ushtarake ndaj tëresisë teritoriale të Republikës se Kosovës, për më saktë në kufijtë që mbeten nën përgjësinë e KFOR-it qysh prej nënëshkrimit të Marrëveshjes Ushtarake të Kumanovës (09 Qershor 1999) mes palësës fituese/NATO dhe palës humbëse/Serbisë.

Rreziku nr 2, përpjekjet cinike të Beogradit Zyrtar për të testuar kohezionin mes 30 vendeve të NATO-s, të cilat si përgjigje edhe në këtë rast, konfirmuan se: “kur kërcënohet paqa, kufijtë e rendit demokratik dhe interesat Euroatlatike nuk bëjnë kompromise, pavarësisht konstumit perëndimor që është përpjekur të veshë në 10 vitet e fundit z. Vučiç ish-Ministri i Millosheviçit dhe i përkëdheluri i Kremlinit. 

Gjithësesi, besoj z. Vučič e kujton në vetë të parë nga “sytë e gjakosur të Millosheviçit” shpresën dhe zhgënjimin për të bllokuar vendimarrjen nga 2 vende të NATO, kur në mesnatën e 23 duke gdhirë 24 Marsi 1999, nga frengjitë e bunkerit presidencial pa produktet e marrëzisë së Tij gjakatare: “Makinerinë kriminale të gjunjëzuar nga fuqia e pakonkurueshme Ajrore e SHBA dhe e Aleancës së Atlantikut të Veriut”. Nga pikpamja ushtarake, shtoj se ZERO kapacitete, jo vetëm kundërajrore,  përfshi Mig-29, etj reaguan në vitin 1999. Po ashtu edhe pse vitet e fundit Serbia shpenzon rreth një Miliarda € për mbrojtjen, ka ZERO këllqe të sfidojë fuqinë ushtarake të NATO-s. 

Rreziku 3, reagimi delekuent  i Beogradit (nën ispektimin diskretitues të Ambasadorit Rus!)  ndaj një detashmenti policor për reciprocitetin e targave dhe standartet e sigurisë publike në gjithë territorin, duke ekspozuar  80 % të kapaciteteve ushtarake në kufi të Kosovës si dhe përballë trupave të NATO-s. Prandaj, si rrezik e çmoj edhe bojkotimin nga lista Serbe të Kuvendit, policisë dhe zyrtarëve të angazhuar në institucionet e Republikës së Kosovës, pasi edhe kjo ndërrmarrje “çorri maskën e axhendës perëndimore” të Beogradit dhe në terren u provua si një aventurë e dështuar. Për edhr më keq shërbeu si fuçi me karburant në dobi të krimit të organizuar, kontrabandistëve dhe axhendës së ultranacionalistëve jo vetëm në Serbi. 

Rrreziku Nr. 4, fatmirësisht vetë-diskretitimi i Beogradit që pas çdo riciklimi të tensionit në veri të Kosovës akuzon qeverinë e Prishtinës se po kërcënojnë “ekzistencën e pakicës Serbe” si dhe ultranacionalistët shqiptarë si “Fitili i fuçisë së luftës ballkanike“, krejt të ngjashme me ato që Rusia përdori në 2014 e Krime si dhe mbas shkurtit 2022 ndaj sovranitetit të Ukrahinës! Por ashtu si edhe Millosheviçi në 1999, Beogradi zyrtar mori “mesazhe të forta”  nga Washingtoni & Brukseli duke konfirmuar se: “kurrësesi nuk do të tolerohet  një ndërhyjë me trupa ushtarake brenda terësisë teritoriale të Kosovës“ e cila siç e përmendëm, prej Qershorit 1999 mbetet nën përgjegjësinë e NATO-s.

Rreziku Nr. 5,  armatosia  deri në dhëmbë dhe prishja e balancave të fuqisë ushtarake rrezikon paqen si dhe kërcënon interesat e SHBA-ve dhe NATO-s në Rajon. Kjo pasi Serbia shpenzon rreth 1 miliard € çdo vit (ose 2 herë më shumë se 5 vende, RSh, MV, RK, MZ, B&H të marra së bashku) për tu armatosur (kryesisht nga Rusia por edhe Kina) me Tanke, Mig-29, Helikopter luftimi Mi-35, raketa Pantsir-S dhe FK-3, etj ndërsa asnjë nga vendet që ndajnë kufij shtetërore nuk ka pretendime teritoriale ndaj Serbisë!

Megjithatë më duhet ta përmend, që vetëm  SHBA ka demostruar vëmendje të shtuar, duke dërguar në terren përfaqësues të Senatit për: “të ndalur modernizimin e MIG-29, Raketave Pantsir-S, etj” por Beogradi nuk e ka përmbushur duke përfituar edhe nga “burokracia pa timon” e Brukselit.

Rreziku Nr. 6, shpërdorimi konstant nga Moska për të shmangur vëmendjen strategjike nga Ukrahina duke nxitur Beogradin për të hapur një front të ri konflikti. Rasti flagrant ishte mbas humbjes turpëruese në Kherson, të vetmin kryeqytet të pushtuar dhe të shpallur “si pjesë të Mëmës Rusi”. Kështu, nuk mbetet më asnjë pikpyetje nëse po përpiqet Kremlini ta manipulojë Beogradin për qëllimet e saj gjeopolitike në Rajon dhe Mesdhe, si e kapur në “në borxh” për bllokimin e Kosovës në OKB, varësia energjitike, linjat e gazit, etj. 

Rreziku Nr 7, z. Vučić e kaloi vijën e kuqe të besimit me marrëveshjen e partneritetit strategjik me Rusinë (të nënëshkruar cinikisht në New York) duke e diskretituar Serbinë krah 5 shteteve terroriste. Prandaj, pa u tharë ende boja e kësaj Marrëveshje, si përgjigje morri rezolutën e Parlamentit Europian: “BE të vijojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm NËSE ky vend u përmbahet sanksioneve kundër Rusisë”. Megjithëse duhet ta pranojmë që 10 vitet e fundit z. Vučić ja ka dalë me sukses që: “mbi jelekun antiplumb të Millosheviçit të veshi kostumin e perëndimorit duke dominuar deri diku axhendën personale, Kombëtare dhe ndërkombëtare”. Për rrjedhojë Serbia u ka rrëshqitur përgjegjësive të  krimeve të pushtuesit dhe të bëjë edhe viktimën duke ngritur pikpyetje kritike për aftësitë shtetformuese të Kosovës. 

Rreziku Nr. 8, përpjekjet delirante të z. Vučić, për ta shitur dhe imponuar vetëveten para perëndimit si faktor i vetëm i moderuar përkundër “rivaleve ektremistë” në Beograd, për stabilitetin demokratik dhe të ardhmen europiane të Serbisë. Po ashtu përpjekjen e Tij për “të pirë” nga dy nëna (Moska & Brukseli), si dhe për të luajtur me disa porta ose vende jo-miqësore me NATO-n, të tilla si marrëveshja me Kinën edhe në fushën ushtarake për raketat e gjeneratës së fundit (FK-3), etj. Por edhe kjo qasje është e destinuar të dështojë me turp, ashtu si Millosheviçi mbas Marrëveshjes së Dejtonit. 

Në përmbledhje, e përsëris më fortë se: “për sa përsa kohë ka dhe do vijojë të ketë prezencë të SHBA në Kosovë, agresioni ushtarak kundër tërësisë teritoriale, e cila në të njëjtën kohē është nën përgjegjësinë e NATO-s, përveçse aventurë vetëvrasëse e Serbisë mbetet një mision tërësisht i pamundur”.

Po ashtu oshilacionet e Z. Vučić mbi: “Kufijtë e rinj shtetëror dhe trimërimin pas lufte për (mos) njohjet e Kosovës”, kurrësesi nuk mundet ta trembin fuqinë e sprovuar (1999!) të NATO-s, por vetëm rrezikojnë axhendën e integrimit të Serbisë drejt BE. 

Thënë këto, rreshtimin i Beogradit Zyrtar si kërcënim ndaj vetëvetes, paqes dhe stabilitetit demokratik ne vendet e Rajonit, si dhe interesave të NATO-s, SHBA & BE, i gjej si një oportunitet strategjik ndaj interesave kombëtare.  

Si e tillë, përkundër riciklimit të luftës barbare besoj edhe me fort se paqja mbetet opsion dhe misioni i vetëm, në mënyrë që siguria të perceptohet dhe konsumohet përtej historisë së përgjakshme, në interes të sigurisë së jetës, pronës, prosperitetit të qytetareve, interesave të shoqërive edhe në 6 vendet e Ballkanit ende të pa integruara në BE.

Në shtesë, historia e pas-konflikteve na tregojnë, se marrëveshje Paqe & Stabiliteti (me çdo lloj emërtimi) nuk kanë për të funksionuar, pa shtruar themelet e mirëbesimit reciprok. Krimea, është shëmbull i gjallë, ku arritjet nga Marrëveshja e Paqes-2014, po shpaguhen me gjakun e qytetarëve Ukrainas dhe Rusë.  

Me kapacitetin e një eksperti, me eksperiencë në çështjet e sigurisë kombëtare, Rajonit, NATO-s etj, do sygjeroja aktorët dhe strategjistët/kolegët në Washington dhe Bruksel që perspektivën e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ta para-kushtëzojnë me vetëm dy Masa të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave Beogradi dhe Prishtina Zyrtare të “imponohen” se : (1) do të ruajnë balancat e fuqisë ushtarake (me kapacitete ushtarake, Mig, Raketa, etj deri në nivelin që reciprokisht të mos kërcënojnë integritetin teritorial); (2) nuk do të vendosin instalime dhe aktivitete ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësorë), në kufijtë shtetërore mes dy vendeve sovrane si dhe këto dy kushte të monitohen nga USA/NATO/BE, të cilat mbeten faktor kritik për paqen dhe axhendën e integrimit në Rajon.  

Nga ana tjetër, do t’i këshilloja vllazërisht faktorët politik të Prishtinës që: “kërcënimet e Beogradit ndaj integritetit të Kosovës, ndaj prezencës së NATO-s, SHBA dhe vlereve perëndimore”, kurrësesi të mos i konsiderojnë me triumfalizëm populist si vetëm si një rrethanë të favorshme por mbi të gjitha një sfidë shtetërore dhe përgjegjësi fisnike për të projektuar dhe ndertuar Kosovën moderne përtej prezencës së NATO-s (që sigurisht nuk mundet të jetë e përjetshme…) ku mbi të qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të ndihen të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin të rolit të Saj nga konsumatore në kontribuese për paqen, stabilitetin demokrartik dhe për integrimin në NATO dhe BE! 

Në të njejtën kohë, do të ri-sygjeroja faktorët institucional në Tiranë dhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe përgjegjësive shtetërore duke jetësuar një Patformë Strategjike: “Dy Shtete një Komb” dhe atij “Smart/mënçur” mbi sovranitetin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, duke garantuar SHBA dhe NATO se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon por do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjatë ndërmjet vendeve të rajonit.

Së fundmi, më duhet të konfirmoj, se ashtu si në të gjitha angazhimet në mbi 30 vjet në fushën e sigurisë kombëtare, Rajonit & NATO-s: “mbetem ushtar i Atdheut, më i përkushtuar, më i përulur dhe më i përgjegjshëm  për të kontribuar me experiencë dhe eskpertizë strategjike në mbrojtjen si dhe zhvillimin e interesave Kombëtare në Rajon, Mesdhe dhe më gjerë” !

* Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO,

Zv/Pesident i Këshillit të Atlantikut, dhe Ish:

Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT