• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2022

STOP KERCENIMEVE DHE PROVOKIMEVE SLLAVE. QEVERIA E DARDANISE KA PERGJEGJESINE TE RIVENDOSE RENDIN NE VERI NE BASHKEPUNIM ME PARTNERET PERENDIMORE

December 12, 2022 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Prej disa vitesh kam denoncuar neper shkrime dhe intervista per provokimet serbe ne veriun e Dardanise, per mbeshtetjen e tyre me inteligjence, nga ana financiare, logjistike dhe me pajisje luftarake te grupeve mercenare serbe te cilat perdoren dhe urdherohen nga BIA dhe lidershipi i Serbise.

Nga ana tjeter keto provokime jane krejtesisht ne linje me politiken e jashtme ruse te mbeshtetjes se grupeve “proxy” per te destabilizuar situaten ne vendet e tyre te interesit ne menyre te fshehte, duke perdorur ato metoda qe ne rusisht sherbimi GRU dhe SVR i quan ‘maskirovka’, nepermjet kombinimit te masave aktive (aktivnyye meropriyaatiya), luftes asimetrike (asimetrichnym), konfrontimit informativ (informatsionnoye protivoborstvo), sulmeve kibernetike dhe doctrines ruse te luftes se gjenerates se re (RNGW).

Situata e sigurise ne veri vazhdon te jete e tencionuar jo vetem per shkaqet sa me larte, por edhe per fajin e qeverise se Dardanise dhe politikes jo te prere qe po ndjek BE dhe SHBA ne raport me Serbine.

Çdo dite e me shume qe kalon, sa me shume qe tolerohet Serbia te provokoje qeverine dhe popullin e Dardanise, aq me shume diplomacia perendimore genjen veten se po ti jape edhe pak kohe me shume Serbise, do te çlirohet nga Rusia dhe do te afrohet nga perendimi.

Aleksander Vuçiçi ne çdo rast me ze, figure, deklarata dhe vendime e ka treguar orientimin dhe vartesine e tij nga Putini gje te cilen e pranoi se fundi edhe gjate samitit Europian me Tirane.

Toleranca e metejshme, mosdenimi dhe marrja e masave konkrete per keto rreziqe dhe kercenime qe ben vazhdimisht presidenti i Serbise bashke me kryeministren e tij perfshire edhe kete te fundit se do fusin me Dardani 1000 ushtare serb, po krijojne nje precedent te rrezikshem nga njera ane duke krijuar idene sikur NATO e ka frike Serbine dhe nga ana tjeter sikur nuk ka interes shume te madh ne kete rajon per shkak te luftes ne Ukraine.

Gjykoj se sa me shume qe te tolerohet kjo situate, aq me shume mund krijohen kushtet qe ne nje moment te caktuar, nepermjet nje skenari per te cilat ruset dhe serbet ‘dallohen’, situata te agravoje ne nivele te frikshme.

Ketij qellimi i sherben edhe infiltrimi i mercenareve serbe dhe ruso sllave ne veri te vendit nga Grupi Wagner por jo vetem, nga shefat e tyre ne Moske te cilet gjenden atje ne pritje te nje urdheri per te ekzekutuar skenarin e percaktuar.

Kjo situate e tencionuar i intereson padyshim presidentit Putin qe te terheqe vemendjen dhe te demtoje unifikimin e aleances nga asistenca ushtarake ne Ukraine dhe te ule presionin e krijuar ne frontin e lindjes dhe ne jug.

Dardania eshte çliruar me ndihmen e Amerikes ne vitin 1999. Liria e saj është fituar me gjakun e luftetareve trime te UÇK-se dhe pavaresisht presioneve te vazhdueshme te Milosheviçeve ne pushtet sot ne Serbi, nuk mund të falet në tavolinën e bisedimeve.

Varianti i shkëmbimit të territoreve ështē një kerkese e padrejte dhe një intrigë politike e Serbisë per krijimin e “ Botës serbe”, fatkeqesisht e përkrahur nga politikanë të korruptuar dhe tradhtare shqiptarë ne te tri krahet e kufirit.

Ne gjykimin tim, Serbia nuk duhet te perkedhelet dhe te tolerohet, deri ne momentin kur qeveria e saj te pranoje genocidin historik qe ka realizuar pergjate dekadave te fundit kunder popullit Shqiptar, pa paguar gjithashtu demshperblimet per grabitjen e pasurise kombetare te Dardanise.

SHBA-te si vendi qe drejtuan fushaten kunder kriminelit te Ballkanit Sllobodan Milosheviç, si vendi qe ka ndihmuar pergjate gjithe historise vendin tone, kane forcen dhe pergjegjesine qe te na ndihmojne me tej ne forcimin e ushtrise dhe te shtetndërtimit të Dardanise.

Në kete kendveshtrim per keto arsye por edhe shumë te tjera, Serbia ne rast se nuk ndryshon qendrim vazhdon te jete armiku me i rrezikshëm i Kombit Shqiptar por edhe i sigurisë ne rajon.

Prandaj ka vetem nje zgjidhje, qe ne bashkepunim me SHBA-te, forcat e NATO-s dhe forcat e policise se Dardanise, të planifikohet dhe ekzekutohet me profesionalizem nje operacion i gjere anti-terrorist per arrestimin dhe shkaterrimin perfundimtar te strukturave paralele kriminale qe veprojne ne veri.

Ka ardhur koha qe ne Ballkanin Perendimor te mos lejohen me vatra nga ku Rusia dhe aleatet e saj ne Ballkan te kercenojne sigurine dhe te destabilizojne rendin në rajon.

Filed Under: Politike Tagged With: Dritan demiraj

Serbia kërkon të vazhdojë luftën, të cilën e humbi dhe kapitullimin e pranoi në Kumanovë më 9 qershor të vitit 1999

December 11, 2022 by s p

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti në konferencëne përbashkët për media me ministrin e Punëve të Brendshme, Sveçla

Prishtinë, 11 dhjetor 2022

Të dashur qytetarë

Të nderuar gazetarë,

Ju faleminderit që keni ardhë në këtë konferencë të jashtëzakonshme të qeverisë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.

Ajo që ne e dinim në të vërtetë gjatë gjithë kohës, u shpërfaq në  mënyrën më të egër të mundshme dhe përkundë të gjithë atyre që mendonin ndryshe.

Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës në Kosovë, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e të trupave të saj ushtarake  të cilët gati para gati çerek shekulli patën kryer gjenocid kundër popullit tonë dhe dogjën e shkatërruan pronën e pasurinë tonë.

Beogradi zyrtare sot po flet  e sillet si  para 23 viteve dhe madje udhëhiqet nga një kastë e njëjtë politikanësh me në krye ish- ministrin e informatave të Millosheviqit dhe ish zëdhënësin e partisë së Millosheviqit.

Serbia nuk po e fsheh se kërkon rikthim në Kosovë pra në esencë kërkon të vazhdojë luftën, luftën të cilën e humbi dhe kapitullimin e pranoi asokohe në Kumanovë më 9 qershor të vitit 1999.

Andaj edhe mohimi i shtetit të Kosovës dhe i pavarësisë nga ana e Serbisë përbën kërcënim të vazhdueshëm jo vetëm për shtetin tonë, por edhe për ekzistencën tonë.

Paqja në Kosovë erdhi pas rezistencës së popullit tonë dhe ndërhyrjes së aleancës më të madhe ushtarake NATO-së pra me një koalicion të demokracive më të avancuara në botë ndaj një regjimi fashist e gjenocidal siç ishte ai i Millosheviqit.

Në veri të vendit paqja mbeti përherë e brishtë. Pakoja e Ahtisaarit ishte kompromis i dhimbshëm që në mes të kundërshtimeve e protestave të mëdha popullore, u pat vendosur si solucion  përmes së cilës komuniteti serb në Kosovë fiton të drejta të garantuara, e të zgjeruara, e të rezervuara, të papara më herët jo vetëm në rajonin tonë.

Integrimi i vërtetë i veriut nuk ndodhi as pas shpalljes së Pavarësisë dhe pas më shumë se një dekade dialogu në Bruksel.

Ajo që na shpërfaqej si normalizim e integrim në veri të vendit, ishte njëfarë kompromisi me bandat kriminale të dirigjuara nga Beogradi e që në variantin e butë quheshin struktura ilegale.

Me kriminelë si Radoiçiq e Veselinoviq bëhej marrëveshje edhe për të formuar qeverinë e Kosovës edhe për të blerë qetësinë në veri të vendit ku pasi kishin nënshkruar se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të dërgohej atje, tolerohej kontrabanda, zgjedhjet e Serbisë, dinari Serb, targat ilegale të Serbisë me denominime të qyteteve të Kosovës, mos pagesa e taksave as lokale e as qendrore, mos pagesa e furnizimit me ujë me energji elektrike etj.

Në thelb kjo përbën mos ushtrim të obligimeve kushtetuese e detyrimeve ligjore.  Andaj edhe një situatë e tillë është e papranueshme për një shtet demokratik, evropian e proesperues siç është Republika e Kosovës ku sundimi i ligjit është i padiskutueshëm. Sundimi i ligjit është dëshmia që kemi Republikë mbi qeverinë dhe kemi rregull të përbashkët mbi çfarëdo politike të pjesshme.

E kemi thënë edhe nga dita e parë prej se e kemi marrë detyrën, e them edhe tash se qeveria e Kosovës është e interesuar për bashkëbisedim e bashkëpunim me komunitetin Serb në Kosovë, me të gjithë serbët të cilët kanë të drejta të rezervuara e të garantuara e të cilat ata do të duhej t’i shfrytëzojnë.

Ne jemi qeveria më demokratike dhe më progresiste në rajon. Duam që komuniteti Serb në Kosovë të marrë pozitat që u takojnë me kushtetutën tonë; të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe të ulen pranë nesh në parlament e në kabinetin qeveritar në mënyrë që bashkë të marrim vendimet për qytetarët e republikës.

Këto mesazhe i kemi dërguar çdo ditë, që nga dita e parë e qeverisjes sonë. Fatkeqësisht, Serbia, përmes grupeve kriminale dhe duke shfrytëzuar këtë ambient të mungesës së sundimit të plotë të ligjit në veri për një kohë të gjatë, ka mbajtë dhe po mban peng qytetarët serbë.

Ne duam të veprojmë me kujdes duke e kuptuar ndjeshmërinë ndaj situatës. Këtë e kemi dëshmuar gjatë gjithë kohës.

Në fakt, për shkak të brishtësisë së situatës atje dhe partneritetit me miqtë tanë,  me partnerët tanë evropianë e amerikanë kemi toleruar shtyrjet disa herë të zbatimeve të vendimeve tona. Por, çdo shtyrje edhe i skadon afati. Ne  nuk kemi hequr dorë nga asnjë vendim që kemi marrë sepse nuk mund të heqim dorë nga ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e nga obligimet që i kemi  për shkak të përgjegjësive që i kemi marrë.

Paligjshmëria nuk do të tolerohet, nuk do të durohet në asnjë pjesë të vendit tonë.

Unë ftoj të gjithë Serbët në Kosovë që të punojnë bashkë me ne. Të jetojnë bashkë me ne. Të kuvendojnë bashkë me neve, të qeverisin bashkë me neve.

Serbia dëshiron kthim në kohë të luftës kur ka kryer masakra e gjenocid në Kosovë. Ne dëshirojmë të ardhme demokratike prosperuese dhe evropiane.

Qytetarët nga komuniteti serb në Kosovë nuk duhet të pranojnë të kthehen në kohëra të shkuara. Kohërat e shkuara duhet të ngelen në të kaluarën.

Serbët  janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe duhet të distancohen nga grupet kriminale dhe nga regjimi i Vuçiqit, i cili po i financon, po i dirigjon dhe po kërkon luftë.

Ne jemi qeveri e paqes e cila dëshiron të ruaj sigurinë për të gjithë qytetarët pa dallim feje e etnie, pa dallim moshe e gjinie. Me këtë rast dua t’i falënderoj pjesëtarët e policisë së Kosovës dhe gjithë zyrtarët e shtetit tonë jo vetëm në fushën e sigurisë të cilët po e mbajnë lart edhe moralin e tyre edhe vigjilencën e tyre ndërkohë që përgatitjet i kanë të mëdha dhe shtetërore. Militarizimi ndër vite i Serbisë na ka sjell në këtë gjendje. Ata për çdo vit ndajnë rreth 3 për qind të bruto produktit vendor për ushtri dhe armatim ndërkohë që produkti vendor u rritej dhe ky militarizim i Serbisë i shoqëruar me ambiciet hegjemonike padyshim që është kërcënim për të gjithë rajonin tonë. Ata dëshirojnë ta cenojnë integritetin tonë territorial ndërkohë po duan ta destabilizojnë gjithë rajonin e Ballkanit.

Bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Sveçla dhe anëtarët e tjerë që sipas detyrës janë pjesëtar të mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë ne diskutuam së bashku dhe erdhëm në përfundimet e mira për më shumë vigjilencë dhe gatishmëri të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës me detyra të veçanta edhe të MPJ-së edhe asaj të Brendshme në mënyrë që të mundësohet vendosja e paqes, e sigurisë e ligjshmërisë dhe e Kushtetutshmërisë. Nuk jemi kundër askujt sipas përkatësisë etnike por vetëm sipas raportit, sjelljeve dhe veprimeve të tyre individuale apo grupore në raport me sundimin e ligjit në Kosovë.

Filed Under: Analiza

NJË FOTOGRAFI E RRALLË

December 11, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli/

Foto historike (siç duket e datës 1 gusht, 1936) e ish-Ambasadorit amerikan në Tiranë, Hugh G. Grant, me Baban e Bektashianëve dhe me dervishët shqiptarë. HUGH G. GRANT — Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Hugh G. Grant ka shërbyer si ambasador i Amerikës në Tiranë nga viti 1935 deri në vitin1939, në një kohë kur Mbreti Zog ishte në krye të shtetit shqiptar. Përveç fushës së tij diplomatike, Zoti Grant ishte edhe autor i shumë librave dhe artikujve. Sipas Zyrës së Historianit të Departamentit Amerikan të Shtetit, (DASH) Z. Grant është emëruar ambasador në Shqipëri më 9 Gusht, 1935. Ka paraqitur kredencialet diplomatike Mbretit Zog më 8 Nëntor, 1935, duke i dhënë fund misionit të tij në Tiranë më 8 Prill, 1939, kur forcat fashiste italiane kanë okupuar Shqipërinë, më 16 Shtator, 1939. Legata amerikane në Tiranë është mbyllur zyrtarisht më 16 Shtator, 1939 dhe Ambasadori Hugh Grant është larguar nga Shqipëria më 27 Shtator, 1939, gjithnjë sipas Zyrës së Historanit të DASH.Fotoja e rrallë më poshtë është botuar në librin “Lincoln” të Xhevat Kallajxhi, ish-editorit të Zërit të Amerikës dhe ish-redaktorit të gazetës shqiptaro-amerikane, organ i Vatrës, Dielli. Libri i promovuar kohët e fundit në Kryeqendrën e FederatësPan-Shqiptare Vatra, në Nju Jork, është botuar (botim i III) me ndihmën e Teqesë Bektashiane në Detroit, me një parathënie nga Babai aktual i Teqesë, i nderuari Eliton Baba Pashaj. Frank Shkreli/ Për Xhevat Kallajxhiun thëniet e Abraham Linkolnit: Mos u trembni nga e vërteta, “Armiqësi kundër askujt, mirësi ndaj të gjithëve”, udhërrëfyese në karrierën e tij | Gazeta Telegraf.

Filed Under: ESSE Tagged With: Frank shkreli

“Gjurmëve të Hasan Prishtinës”, një film dokumentar që rifreskon kujtesën tonë historike

December 11, 2022 by s p

Mehmet Prishtina/

Filmi dokumentar “Gjurmëve të Hasan Prishtinës” u shfaq premierë, sot, në ambientet e universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, vepër e gazetarit të RTSH-së, Genc Ymeraj. “Është zgjedhur pikërisht ky vend, ky universitet me këtë emër sinjifikativ si vazhdues i denjë i veprës së Hasan Prishtinës”, tha ndër të tjera Mehmet Prishtina. drejtori ĺ fondacionit “Hasan Prishtina”.

Figura e tribunit Hasan Prishtina në këtë dokumentar ishte vënë në spikamë në hapësira të ndryshme të Ballkanit, ku kishte vepruar Hasan Prishtina, si; Prishtinë, Shkup, Selanik, Tiranë, Vlorë, Vushtrri, etj. duke sjellë pamje e të dhëna. Pra, autori Ymeraj kishte sjellë fakte e të dhëna të reja rreth kësaj figure shumë të nderuar të shqiptarëve.

Gjithashtu, në këtë rast u folën fjalë rreth filmit dokumentar dhe figurës së Hasan Prishtinës nga: Shemsi Syla, Shefqet Hoxha, Parim Kosova, Mehmet Prishtina, Xhafer Beqiraj, etj.

Filmi është realizuar në shenjë të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast, mbi rëndësinë historike dhe artistike të këtij dokumentari, foli studiuesi dhe themeluei i Fondacionit “Hasan Prishtina” , i cili ndër të tjera tha se përmasat e një figure historike gjithmonë tejkalojnë kornizat kohore, sepse çdo kohë përpos instrumenteve të perceptimit, ka edhe kontekstin historik, që ndryshe quhet edhe momentum.

“Në historinë e popullit shqiptar pati disa figura historike që patën momentumin e tyre, prandaj është kontribut i gazetarit inventiv Genz Ymeri, që me rastin e 110 vj. e Pavarësisë, të veçojë disa segmente nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës, brenda dokumentarit “Gjurmëve të Hasan Prishtinës”, të cilat përbënin momentumin e këtij kolosi të kombit tonë. Tërësia e këtyre segmenteve që u sistemuan me një kujdes të posaçëm nga Genc Ymeri, sollën disa anë pak a shumë të panjohura të profilit të Hasan Prishtinës, që kësaj radhe ndriçohen nga disa bashkëbisedues kompetent të cilët mbi supe mbartin përvoja dhe dije që i shërbyen autorit të dokumentarit për ta ndërtuar fabulën e tij dokumentare.

Ajo çka e bën të veçantë këtë film dokumentar, është sensi i autorit për të përzgjedhur njerëzit e duhur, të cilët vinin nga fusha të ndryshme dhe secili me njohuritë që posedonte, jepte një aspekt nga veprimtaria patriotike e Hasan Prishtinës. U intervistua shumë historian dhe hasanist në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë të Veriut, e deri ne Selanik, me ç’rast profili njerëzor, politik e kombëtar i Hasan Prishtinës plotësohej me ngjyra të cilat nxirrnin në pah plasticitetin e një figure historike, i cili angazhimin e tij e kishte shpërnda në disa fusha, siç ishin mobilizimi politik, aktiviteti diplomatik, koordinimi i lëvizjes kryengritje shqiptare dhe fushëveprimi në përhapjen e diturisë dhe arsimit në hapësirën ku jetonin shqiptarët.

Është për t’u vlerësuar kontributi i historianëve, studiuesve dhe veprimtarëve Skender Asani, Shefqet Hoxha, Hasan Bello, Xhavit Lashi, të cilët secili nga këndvështrimi i tyre sollën detaje që e bënin më të plotë mozaikun e këtij dokumentari.

Për publikun që do ta shikoj për herë të parë këtë dokumentar, do të ketë edhe një sihariq që kësaj here në fotografinë familjare të Hasan Prishtinë vjen edhe një personazh, siç ishte Elma Omer Prishtina, vajza e vëllait të Hasan Prishtinë, për të cilën Fondacioni “Hasan Prishtina” u përkujdes që varri i saj të rregullohet në mënyrën më të dinjitetshme.

Kenga labe “Thërret sot Vlora dhe Kanina, mirësvjen Hasan Prishtina”, realizuar nga Ansambli virtuoz vlonjat, por edhe ceremonia e inaugurimit të shtatoreve të Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit, në Mushtisht të Suharekës, i dhanë këtij dokumentari notat solemne, gjetje këto të autorit të cilat u kompozuan shkëlqyeshëm në tërësinë fabulative të dokumentarit”, vuri në pah Mehmet Prishtina.

Filed Under: Kronike

SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO – AMERIKANË ORGANIZON: AKADEMI SOLEMNE NË NJU XHERZI “50 VJET GJUHË LETRARE (1972-2022)”

December 11, 2022 by s p

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, me rastin e 50 vjetorit të vitit jubilar të Kongresit të Drejtshkrimit, më 18 dhjetor 2022, më ora 13, në Nju Xherzi do të mbajë Akademi Solemne. Në këtë Akademi Solemne me kumtesat e tyre do të marrin pjesë: Prof. Dr. Bexhet Asani Dokt. Arjeta Ferlushkaj – Kotrri Prof. Pal Ndrecaj Profesoreshë Valdete Cenalia etj. Në Akademinë Solemne përveç Shkrimtarëve të Shoqatës do të marrin pjesë edhe figura të shquara të artit, shkencës dhe kulturës shqiptare që punojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Akademinë Solemne do të marrin pjesë shkrimtarë e studiues amerikanë. Akademinë do ta shoqërojë “Grupi X3”, me këngëtarin dhe kompozitorin Faton Krasniqin dhe instrumentistët Fadil Sahatçiu dhe Afrim Dobërdoli. Nxënësit do të recitojnë disa poezi nga autorë të ndryshëm. Akademia Solemne do të mbahet në sallën e Konferencave të Klubit “Djemtë e ilirisë” (Sons of Illyria) në këtë adresë: 22 Sherman St, Wayne, NJ 07470. Jeni të mirëseardhur! Hyrja është e lirë. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë – Kryetar Mëhill Velaj

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT