• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2022

Plani pesëvjeçar i shtetit shqiptar për zhvillimin e propagandës kombëtare në kolonitë shqiptare (1934-1939)

December 6, 2022 by s p

Dr.Hasan BELLO

Në fillim të shek. XX si rezultat i rrethanave të vështira ekonomike me të cilat u përball populli shqiptar, një pjesë e popullsisë u detyrua të emigronte drejt ShBA, Europës dhe vendeve të tjera ballkanike. Sigurisht që vala e emigrimit ka filluar më herët, por është pikërisht kjo periudhë kur krijohet një raport i çuditshëm lidhur me anën sasiore. Kështu, vihet re se në disa shtete të ndryshme numri i shqiptarëve arriti të ishte aq i madh saqë ia kaloi edhe disa qyteteve të Shqipërisë. Një rast tipik është Stambolli në të cilin në vitet 20-të banonin rreth 20.000 shqiptarë. Cili qytet i Shqipërisë kishte një numër kaq të madh banorësh në këtë periudhë? Edhe në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë që jetonte brenda vendit, numri i shqiptarëve që jetonte në emigracion ishte disa fish më i madh.

E vetmja fatkeqsi për diasporën shqiptare ishte përkujdesja e shtetit amë. Megjithatë nuk mund të thuhet se interesi ndaj kolonive shqiptare ishte krejtësisht zero. Gjithmonë shteti shqiptar është përpjekur që, pavarësisht kushteve të vështira në të cilat ndodhej herë pas here ta hidhte vështrimin edhe tek këto koloni. Për ta ilustruar këtë me një rast konkret do të sjellim si shembull një plan pesëvjeçar për vitet 1934-1939, i cili kishte si synim kryesor zhvillimin e propagandës kombëtare në kolonitë shqiptare, duke hapur dhe financuar disa shkolla e kurse të gjuhës shqipe.

Në raport fillimisht arsyetohej dhe argumentohej se përse ishte e domosdoshme hartimi i këtij plani të detajuar. Ai niste me faktin e dhimbshëm duke konstatuar se mjerisht shqiptarët e kolonive po shkombtarizoheshin dita ditës, duke u asimiluar, si nga gjuha ashtu dhe nga zakonet, karakteri apo ndjenjat. Procesi i shkombtarizimit tek shqiptarët e vendosur familjarisht nëpër shtete të huaja ishte duke shkuar paralelisht me zhvillimin e kulturës dhe qytetërimit ndër këta shqiptarë. E kundërta vihej re tek disa koloni ku shqiptarët kishin mbetur më pak të zhvilluar nga pikëpamja kulturore, tek këta të fundit shihej një konservim më i mirë i gjuhës dhe i karakterit kombëtar. Kurse në kolonitë ku ndodheshin shqiptar më të qytetëruar, sidomos tek ata më të kulturuarit procesi i shkombtarizimit zhvillohej në mënyrë të shpejtë dhe përfundimtar. Nga kjo kategori, sigurisht që më i prekur ishte brezi i ri, i cili ishte lindur dhe rritur në emigracion. Nëse nuk merreshin masa të menjëhershme nga shteti shqiptar, ky brez sipas raportit në fjalë ishte kryekëput i humbur. Kjo sepse fuqia konservative e emigrantëve nuk mund ta përballonte fuqinë asimiluese të kulturave të huaja. Sidomos shkollat nëpër të cilat studionin fëmijët shqiptar nga mosha e vogël deri në ciklin universitar do të ndikonin që, ata kur të dilnin në jetë ta kishin humbur krejtësisht vetëdijen kombëtare. Si shembull, sillej rasti i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, nga cila megjithëse kishin dalë vazhdimisht intelektualë dhe patriot të njohur, fëmijët e tyre gradualisht ishin duke u shkombtarizuar. Prandaj, nëse nuk ndërhyej brenda dy-tre brezash rrezikohej që të zhdukej e gjithë pjesa e emigruar e kombit shqiptar. Por ky proces shkombtarizimi, sipas raportit, nuk zhvillohej njësoj edhe për kolonitë e tjera, si tek kombësia greke, armene, hebreje etj. Përkundrazi, të gjitha këto koloni në pjesën dërrmuese të tyre vazhdonin ta ruanin gjuhën dhe karakterin e tyre kombëtar, ndonëse kishin emigruar shumë kohë përpara shqiptarëve. Shkaku kryesor ishte se në ndryshim me kolonitë shqiptare, atyre nuk i kishin munguar shkollat dhe organizatat kombëtare. Prandaj, nga kjo pikëpamje ishte e nevojshme që shteti ynë të ndërhynte seriozisht për t`u ardhur në ndihmë shqiptarëve të emigruar. Por, hapja e shkollave dhe e instituteve kombëtare që do të merreshin me përhapjen e gjuhës dhe kulturës në kolonitë shqiptare ishte një barrë e rëndë për arkën e varfër të shtetit. Nga ana tjetër, raporti konstatonte se edhe nëse hapeshin këto shkolla, nuk mund të thuhej se do të sillnin përfundimin e duhur, për këto arsye:

  1. Pamundësia për të hapur më shumë se nga një shkollë fillore në çdo qendër kolonie (Bukuresht, Sofje, Stamboll, Kajro etj) do ta bënte të pamundur që në këto shkolla të studionin të gjithë fëmijët e emigrantëve shqiptar që jetonin në qytete të ndryshme.
  2. Pas përfundimit të këtyre shkollave kombëtare, fëmijëve shqiptar do t`u kufizohej mundësia për të vazhduar studimet në shkollat e ciklit të mesëm apo universitar, mundësi e cila u ishte siguruar në rast se studionin në shkollat vendase që kishin lidhje kontinuiteti me njëra-tjetrën.

Për këto arsye, në raport vihej theksi tek gjetja e një formule të mesme, e cila do të siguronte minimumin e shpenzimeve dhe maksimumin e rezultatit, në mënyrë të tillë që të shpëtoheshin të gjitha brezat e shqiptarëve nga procesi i shkombtarizimit dhe duke mos ia mbyllur atyre rrugën e një zhvillimi të plotë kulturor. Kjo gjë, mund të realizohej duke krijuar në të gjitha qendrat e kolonive shqiptare shkolla speciale për adoleshentët. Qëllimi i këtyre shkollave nga pikëpamja kombëtare do të ishte të plotësonin kulturën e përgjithshme që të rinjtë shqiptar merrnin në shkollat vendëse. Një aspekt tjetër ishte edhe mbledhja e të rinjve shqiptar në shoqata kulturore e sportive me ngjyrim kombëtar. Këto shkolla speciale, meqenëse do të frekuentoheshin nga nxënës pak a shumë të rritur dhe të përgatitur në shkollat vendase, programi i tyre duhej të ishte sa më i përgjithshëm. Prandaj, sipas raportit, çdo shkollë e tillë duhet të kishte dy seksione:

  1. Seksionin e gjuhës shqipe;
  2. Seksionin e literaturës, historisë, gjeografisë si dhe njoftime të përgjithshme shqiptare.

Seksioni i parë planifikohej të ishte një shkollë nate, e cila do të kishte si qëllim që t`u mësonte nxënësve shqiptar të flisnin, të lexonin dhe të shkruanin gjuhën shqipe. Nxënësit do të ndaheshin në dy-tre grupe ose dhe më shumë sipas rastit dhe mësimet për seicilin grup do të jepeshin së paku tre herë në javë. 

Seksioni i dytë, i cili do të mblidhte nxënës më të rritur ose studentë që dinin ta shkruanin dhe ta lexonin gjuhën amtare, mund ta zhvillonte programin e vet sipas rrethanave, natën, në fundjavë ose në kohën e pushimeve shkollore. Programi i këtij seksioni do të zhvillohej në trajtën e konferencave me karakter të përgjithshëm, që duheshin përgatitur paraprakisht. Konferenca të tilla duhej të organizoheshin periodikisht edhe për publikun. Në mbarim të çdo seksioni, nxënësit do t`i nënshtroheshin një provimi përfundimtar dhe më pas do të paijseshin me çertifikata të posaçme. Këto çertifikata do të kishin peshën e duhur për të ekuivalentuar diplomat që këta nxënës kishin fituar në shkollat e huaja në vendet përkatëse. Kjo bëhej me qëllim që nëse dëshironin të përfitonin bursa ose të shërbenin në administratën shqiptare ata t`i kishin rrugët e hapura si të gjithë shqiptarët që jetonin brenda shtetit amë. Kjo do ta favorizonte tej mase forcimin e arsimit kombëtar tek kolonitë shqiptare dhe do t`i shtynte të gjith prindërit për t`u siguruar më shumë avantazhe fëmijëve të tyre.

Për të përmbushur këtë plan konkret u hartua një preventiv i detajuar lidhur me hapjen e shkollave dhe kurseve të gjuhës shqipe në Bukuresht, Stamboll, Kajro, Sofje, Selanik, Kostancë etj. Në këtë preventiv parashikohej një buxhet pesë vjeçar për mësuesit, qeratë, mobiljet, energjinë elektrike etj., çka tregonte për seriozitetin e kësaj nisme.

Filed Under: Rajon Tagged With: hasan bello

SHPËRFYTYRIMI, RRËNIMI DHE GROPOSJA E  SIMBOLEVE  KOMBËTARE NË VLORË

December 6, 2022 by s p

Para shumë vjetësh, pa rënë shumë në sy, vjen në Vlorë ambasadori me origjinë hebraike, Uidhers, dhe vendos një pllakë përkujtimore tek rrugica që vlonjatët e vjetër e quanin “Rruga e çifutëve”. E po mirë thanë vlonjatët, në këtë rrugicë, bashkë me vlonjatët kanë banuar edhe çifutët. Por mjeshtrat e metodizmit me këtë pllakë përkujtimore ngulën “gozhdën e nastradinit”, gozhdë që do t’ju ngulet kaq thellë vlonjatëve, sa që pas disa kohësh ata do të harojnë se kush janë dhe do të thonë që ne jemi me origjine hebraike.

C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI I FLAMURIT\IMG_20221123_113556 - Copy.jpg

Rrugica e çifutëve sot, ku kanë pasur pallatet e tyre edhe tregtarët vlonjatë. Rruga dhe sheshi para saj në proces meremetimi. Foto 22.11.2022.

C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI I FLAMURIT\IMG_20221123_113433.jpgDhe ja     

        Udhëtojmë më tej. Në vazhdim të nguljes së gozhdes së nastradinit është edhe ngritja e një muzeu hebraik kombëtar në qëndër të qytetit të Vlorës, pranë kullës së sahatit dhe godinës së bashkisë së parë të Vlorës të ndërtuara nga i madhi Ali Asllani. Më datë 17 maj 2022, ditë të marte (nuk ka më ters) ditën e LGBT-ve, muzeu filloi të materializohet, dhe, kuptohet, u pëlqen apo nuk u pëlqen vlonjatëve, qeveria dhe bashkia u ka dhuruar izraelitëve sheshin më të mirë të qytetit dhe në qëndër të tij. 

ATSH njofton: Projekti fitues për muzeun, vendndodhja e të cilit do të jetë në Vlorë, u prezantua sot në prag të ditës ndërkombëtare të muzeve, nga studio e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects”. Në ceremoninë e prezantimit të projektit fitues të Muzeut Hebraik Shqiptar, ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan per Zhvillim, Michael Granoff, ambasadorja Juri Kim, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, etj.

Në fjalën e tij Kryeministri Rama theksoi se “është një nga gjërat më të munguara në gjithë hapësirën e territorit të vendit tonë një muze i një historie e të jashtëzakonshme dhe mbase i një prej faqeve më të arta të historisë së shqiptarëve, që është historia e shpëtimit të hebrenjve për të cilën në këtë vend nuk ka asnjë adresë akoma…Jam realisht i kënaqur që sot hedhim një tjetër hap drejt krijimit të adresës së parë të kësaj historie, një muze hebraik në Vlorë ku ka pasur një komunitet të rëndësishëm hebre dhe ku është mundësia të ngrihet një strukturë e tillë në lagjen ku ishte i përqendruar komuniteti hebre i Vlorës”, nënvizoi Rama.

        Pra qehajaj i Sorrosit e gjeti adresën e shpërfaqjes së memorjes hebraike pikërisht në qytetin e Vlorës, pikërisht në qytetin simbol të pavarësisë së shqiptarëve, për t’ju ngulur një thikë në zemër të kujtesës së tyre historike. Sipas tij, faqet e arta të historisë së shqiptarëve nuk janë përkujtimi me muze dhe statuja i Bardhylit, Agronit, Teutës, Glaukut, Monunit, Pirros së Epirit, Aleksandrit të Madh, etj. Për vlonjatët nuk është Gjergj Araniti, Zenel Gjoleka, Sali Vranishti, Ali Asllani, etj. Përkujtimi me muze dhe memoriale i genocidit sërb në vitet 1880-1881, 1912-1920, 1944-1945,1980-1981 deri në 1998-1999. Përkujtimi me muze dhe memoriale i genocidit grek në vitet 1878-1880, 1912-1914, 1944-1945, etj.

        Në 100 vjetorin  Luftës së Vlorës një epope legjendare, më 5 qershor 2020, ky qehaja që ka zaptuar me dredhi, mashtrim dhe djallëzi postin e  kryeministrit, as që denjoi të vinte në Vlorë, ashtu si nuk shkoi as në 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes në 20 janar 2020. Pasi ai nuk i ka në axhendë ngjarjet historike që përbëjnë memorjen historike kombëtare të vlonjatëve dhe shqiptarëve. Jo të gjitha këto duhen të fshihen nga memorja e shqiptarëve dhe vlonjatëve, dhe ata duhet të mbajnë mend vetëm çifutët, faqen më të artë të historisë atë të shpëtimit të tyre nga nga nazisti me gjak hebre, Adolf Hitler; tek ata duhet krijuar me çdo kusht dhe me çdo mjet memorja hebraike.

        12 prill 2022

       Para pak kohësh, në një shkrim të mëparshëm në këtë datë, kemi përmendur se si qehajaj i Sorrosit, i  rrënoi të gjitha simbolet kombëtare në Vlorë, vetëm e vetëm që të shuajë memorjen historike të vlonjatëve. Ndjekim këtë shkrim: 

        …Para dy vjetësh, 24 shkurt 2020, në një shkrim: “Vlora-Qëndër Historike e Pavarësisë së Shqiptarëve, apo, Qëndër Historike e Hebrenjve”, ngrija shqetësimin për një sulm të mirë organizuar kundër identitetit të qytetit të Vlorës si simboli Pavarësisë së Shqipëtarëve. Dhe atëhere, në atë shkrim, thoshja: Do zoti që nuk është një ëndërr e keqe, se ëndërrat e këqia bëjnë vaki dhe dalin. Zogjtë e çelur nga vezët sorosiane janë shpëndarë si zogjtë e korbit kudo në Shqipëri: në politikë (pozitë-opozitë), administratë, art, kulturë, bashki dhe qeveri, etj. 

        Menjëherë pas këtij pohimi, vazhdoja: Tani shtrohen disa pyetje: A do ta gëlltisin këtë vlonjatët? A ka mbetur tek vlonjatët, këshilli bashkiak i Vlorës, ndopak ndjenjë atdhedashurie, ndjenjë identiteti dhe krenarie kombëtare; apo do të ulin kokën dhe çorbëngrësit e çorbave të huaja do të bëjnë çfarë të duan me Vlorën, Tempullin dhe Hieroren e Pavarësisë Kombëtare, qytetin simbol të flamurit dhe identitetit kombëtar, të cilin, ata që ja kanë shitur shpirtin djallit, duan ta kthejnë në qytet simbol të hebraizmit?!!!

        Pas dy vjetësh, ato që në vitin 2020 ishin vetëm pandehma tani janë bërë realitet. Së pari, u fillua më rrënimin dhe groposjen e Sheshit Pavarësia në Skelë. Për t’ju hedhur hi në sy qytetarëve vlonjatë kjo filloi si një restaurim i tij. Dy vjet vazhdoi ky “restaurim”. Por tani, me përfundimin e tij, mund të themi: Se Sheshi Pavarësia humbi, u zhduk pa nam dhe nishan, dhe me plot gojën mund të themi se ai ka vdekur. Për t’u bindur për këtë do të shikoni që bashkia e Vlorës, pas vdekjes së tij, emrin e këtij sheshi ja ka vendosur rrethrrotullimit të Skelës, që vlonjatët e quajnë “kulaçi”. Nuk ka cinizëm më të madh. Nuk ka përdhosje më të madhe. Nuk ka përbuzje dhe zdërhallje më të madhe me këtë shesh historik. Por nuk ka edhe një përqeshje tallëse më të madhe me qytetarët e Vlorës. Tabelën e këtij sheshi historik bashkia  dhe vetë myteberi i saj, mavri kryetari, e ka vendosur tek rrotullamja (shih foton). Ku është sheshi zoti kryetar?!!!

C:\Users\Besniku\Desktop\VLORA\IMG_20220411_091047.jpg

Tabela e “Sheshit Pavarësia” vendosur tek rrethrrotullimi nga bashkia.

C:\Users\Besniku\Desktop\VLORA\IMG_20220412_095842.jpg

Muzeu i Pavarësisë i eklipsuar nga ndërtimi satanik.

        Sot në vend të këtij sheshi kemi një minipyll, shtylla betoni, mure, “breshka” betoni, rrotullame pa fund, një rezervuar të madh uji sikur do të vadisim tokat e koperativës bujqësore dhe një mullar të madh me baltë 20-25 metra të lartë, të cilët si antropofagë prej balte e betoni e kanë rrethuar Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, i cili jo vetëm nuk duket më, por para tyre ngjan si një xhuxh i vogël, që rastësisht ndodhet aty, dhe, që për më shumë nuk e ka vendin aty. Pasi vendin e tij e kanë zënë antropofagët prej balte e dheu. Urojmë, që një ditë këta antropofagë mos të hanë edhe qytetarët e Vlorës, pasi arkitektura e tyre është shumë e dyshimtë. Astrofizikantët duhet të vijnë dhe t’i shikojnë këto struktura sataniste të projektuara nga vetë djalli.

        Godinën e muzeut e rrethon një rrotullame e madhe pa pikë hijeshie dhe e shëmtuar e mbushur me rërë deti, dhe, për turp e faqe e zeze, kabinetin e Ismail Qemalit, bustet e tyre, i kanë shpërndarë në të gjitha skajet e këtij rrethi me rërë që të kujton shkretëtirat e ku kanë udhëtuar nomadët hebrenj në lashtësi. Largqoftë, ndonjë ditë përkujtimore të 28 Nëntorit, të fryjë juga nga deti dhe të ngrihet rëra dhe t’u përplaset vizitorëve dhe personaliteteve në fytyrë, sikur të jenë në në shkretëtirë. Zoti kryeministër Mavia: Vlora nuk ndodhet në shkretëtirë; delegatët që shpallën pavarësinë nuk udhëtuan si çifutët nëpër shkretëtirë. Por udhëtuan në malet dhe lëndinat e bukura të gjelbëruara dhe lulëzuara të Shqipërisë etnike. 

       Së dyti, pasi pa se qytetarët e Vlorës nuk u ndien për rrënimin e Sheshit të Pavarësisë, dhe e kapërdinë këtë dhunim, pas një viti, vegla qorre e Jorgo Sorrosit, avancoi në planet e tij ogurzeza, për rrënimin dhe groposjen e simbolit më të madh të të gjithë shqiptarëve: Sheshit të Flamurit. Për këtë fillimisht, shkatërroi podiumin madhështor mbi të cilin ngrihej Monumenti i Pavarësisë, duke e shkurtuar nga këmbët atë dhe i gjithë monumenti duket si një gjatosh i shëmtuar dhe pa vlerë, siç është vetë ai ideatori ogurzi i rrënimit të këtij sheshi. Skulptori i shquar Muntaz Dhrami tregoi  se ky dhumin që ju bë monumentit jo vetëm që i hoqi madhështinë, bukurinë dhe dinjitetin, por dhe e shëmtoi atë. Ky ishte një poshtërim që ju bë monumentit si simbol i atyre burrave shqiptarë që shpallën pavarësinë.

        Pastaj, pasi pa që vlonjatët përsëri nuk u ndien, vazhdoi me shkatërrimin e katër topave dhe shatërvanit historik në mes të Sheshit të Flamurit. Prishi lulishten historike të gjelbëruar për ta mbushur me beton, gurë dhe kanale me ujë të qelbur. Por e keqja nuk përfundoi këtu. Kryeministri ogurzi në urrejtjen e tij ndaj çdo simboli kombëtar zhduku vetë sheshin historik, pasi në mes të tij ngriti struktura prej betoni që të nxjerrin mallin e hangarëve të koperativave bujqësore, apo haneve të kohëve mesjetare. Këto hangare e ndajnë sheshin më dysh, dhe nga pjesa lindore e sheshit monumenti i Pavarësisë nuk duket më. Shesh të Flamurit nuk ka më. Ai vdiq. Shqiptarët vërtet do t’u duhet të bredhin si çifutët në shkretëtirë për të gjetur sheshin e tyre historik, por nuk do ta gjejnë më.

C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI I FLAMURIT + SHESHI  PAVARESIA\IMG_20220526_091634.jpg

Sheshi i Flamurit, para se satanai ta prishte (pikturë).

C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI I FLAMURIT + SHESHI  PAVARESIA\IMG_20221130_105041.jpg

Vulgariteti, shëmtia: ja se çfarë mund të pjellë një mendje satanike.

        Tani rradhën e ka vetë monumenti i Shtizës së Flamurit e projektuar dhe ndërtuar nga i madhi Ali Asllani; dhe pas saj, vetë varri i Ismail Qemalit me monumentin e Ushtarit të Panjohur të Odhise Paskalit…. 

Pas shtatë muajsh, 26 nëntor 2022…

Para katër vjetësh, 2018, ditën e flamurit, ai erdhi me qillota, madje pa u skuqur dhe pa u zverdhur, edhe para varrit të Ismail Qemalit; me qëllimin e vetëm për të poshtëruar ditën më të shenjtë, sheshin më të shenjtë, qytetin më të shenjtë të shqiptarëve dhe për t’u tallur me vlonjatët dhe përbuzur shenjtorin e pavarësisë. Shtatorja e Ismail Qemalit në Skelë, si ndonjë figurë historike pa vlerë është mbuluar nga kollonat, shkurret dhe pemët, si e futur në një pyll shkurrnaje, dhe vlonjatët nuk ndihen. 

C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI  PAVARESIA dt. 24 Nentor  2022\IMG_20221124_092059.jpg

Shtatorja e Ismali Qemalit prapa shkurnajave e kollonadave. Fot. dt.24.11.22

C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI  PAVARESIA dt. 24 Nentor  2022\IMG_20221124_091145.jpg

Rrethnaja me rërë si në një shkretëtirë arabike te Muzeu i Pavarësisë, Skelë, Vlorë, ku janë vendosur bustet dhe pllakat në rërë me emrat e firmëtarëve të pavarësisë. (Foto dt.24.11.2022)

       Muzeu i Pavarësisë në Skelë është rrethuar me një pjesë shkretëtire arabike me rërë, si për t’u kujtuar vlonjatëve, por edhe të gjithë shqiptarëve, se ata e kanë origjinën nga shkretëtirat arabike dhe gjithashtu kjo tokë është një tokë arabo-hebraike. Por mynxyra më e madhe është ajo që ky përbindësh antishqiptar, pa ju dridhur syri, i shkel me këmbë atdhetarët shqiptarë. Fytyrat e firmëtarëve të pavarësisë, në ca pllakëza metalike, i ka hedhur në shesh në këtë rrethnajë prej rëre, që njerzit t’i shkelin me këmbë. Turpërim dhe poshtërim më të madh për ata burra të mëdhenj të kombit shqiptar nuk do të ketë. Dhe vlonjatët rrinë, dhe e shikojnë sarakaçanin tradhëtar si shpëtimtarin e tyre. Në Vlorë ka disa shoqata kulturore-atdhetare, me emra të mëdhenj. Kur shkojnë në Kosovë, Prishtinë apo Prizren e gjetkë, rrahin gjoksin si patriot. Me demek vijnë nga Vlora e Pavarësisë. Sikur e bënë ata Shqipërinë të mosvarme. Por tani kur atdhetarët e vërtetë, shokët e Ismail Qemalit, Is Boletinit, Luigj Gurakuqit, etj, po shkelën me këmbë në baltën e sheshit të muzeut, ata nuk pipëtijnë apo nuk bzajnë, pasi kanë frikë nga uzurpatori.

C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI  PAVARESIA dt. 24 Nentor  2022\IMG_20221124_091337.jpg

Emrat  e firmëtarëve të pavarësisë në tokë, në rërë. Poshtërsi, dhunim.

C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI  PAVARESIA dt. 24 Nentor  2022\IMG_20221124_091406.jpg

       Vetëm busti i Ismail Qemalit ka emrin, bustet e tjera, që të gjithë, janë pa emra, anonimë. Poshtërsi, dhunim, tradhëti. Madje dhe Luigj Gurakuqi nuk e ka emrin tek busti i vet. Emrat e të gjithë firmëtarëve të pavarësisë janë në tokë, në rërë, që të shkelen me këmbë. Bustet pa emër mbeten anonim, të humbur, që të mos njihen nga rinia dhe as të mos kujtohen ndonjëherë. Zhdukje tradhëtare e kujtesës historike.

C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI  PAVARESIA dt. 24 Nentor  2022\IMG_20221124_091315.jpg
C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI  PAVARESIA dt. 24 Nentor  2022\IMG_20221124_091453.jpg

Busti i Luigj Gurakuqit pa emër. Turp, poshtërsi, ligësi, tradhëti.

C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI  PAVARESIA dt. 24 Nentor  2022\IMG_20221124_091723.jpg

Bust pa emër. Anonim. I humbur. I zhdukur nga memorja e popullit.

C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI  PAVARESIA dt. 24 Nentor  2022\IMG_20221124_091726.jpg

Firmëtarët e pavarësisë në tokë si zogjtë e korbit, jo në piedestale si shqiponja.

C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI I FLAMURIT\IMG_20221123_112135.jpg

Hani i Stavros apo Hierore e Pavaresisë.

        Sheshi i Flamurit, kjo hierore, ky tempull i shenjtë për shqiptaret, jo vetëm që është ndryshuar dhe rrënuar, jo vetëm është shpërfytyruar dhe shëmtuar në mënyrën më vulgare; por ai është kthyer në qëndër biznesi si një treg fshatar në zotërim të sarafit kryeministër dhe (kjo nuk përbën ndonjë secret për vlonjatët) një politikani bizmenen nga Kosova.

        Dikur, nga mezi i shekullit të kaluar, kur ishte festuar edhe 50 vjetori i shpalljes së pavarësisë, Vlora kishte një han jashtë qytetit në kodrat e Qafës së Koçiut, që vlonjatët e vjetër e njohin me emrin “Bregu i Orizit”. Fshatarët që zbrisnin në Vlorë linin kuajt dhe mushkat në këtë han, pasi Vlora, megjithëse ishte me rrugë më kalldrëm, përjashtuar bulevardin kryesor nga bashkia në Ujin e Ftohtë dhe disa pak rrugë të qytetit, rrugën Trans-Ballkanike, që ishin të asfaltuara, pjesa tjetër ishte me rrugë dhe trotuarë me kalldrëm. Por ajo ishte një qytet dinjitoz dhe i pastër. 

        Por pas 70 vjetësh sarafi kryeministër e solli këtë han në Sheshin e Flamurit. Tani nuk ka më kuaj dhe mushka, por autovetura, të cilat më dhjetra dhe qindra, gjatë gjithë ditës së pazarit, i parkojnë në trotuarët e gjërë dhjetra metra të shtruara më asfalt dhe bitum të zi, pasi ky që do bënte një spektakël në këtë shesh, e ka mbuluar të gjithin me serë të zezë dhe bitum të zi.

C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI I FLAMURIT\IMG_20221123_112309.jpg
C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI I FLAMURIT\IMG_20221123_112131.jpg
C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI I FLAMURIT\IMG_20221123_112405.jpg

Hani i sulltan brekushes dhe  Behxhet Patushes.

C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI I FLAMURIT\IMG_20221123_112419.jpg

Sheshi i Flamurit që nxin nga bitumi i zi dhe zifti. Shëmtira ka vetëm këtë pamje.

        Pra Sheshi i Flamurit, ky shesh i shenjtë është kthyer në një  treg fshatar; ashtu si Sheshi Skënderbej në Tiranë, edhe ai një shesh i shenjtëruar, është kthyer nga Veli Beu dhe Naltëmadhnia saraf në një treg fshatar. Atje jo vetëm piqen qofte dhe pihet birrë, por, së fundmi, sarafi i bashkisë e ka kthyer në një treg fshatar të vërtetë ku shiten prodhime bujqësore dhe blegtorale, gjoja bën panaire, se nuk u del Pazari i Ri apo parqe dhe sheshe jashtë kryeqytetit ku mund t’i organizojnë ato. Dhe heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, këta dy sarafë e kanë poshtëruar aq shumë, sa që ai duket më shumë si një roje i tregut se sa një luftëtar madhështor. Kur kanë poshtëruar Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, çfarë mund të bëjnë më shumë këta antishqiptarë, pa fe dhe atdhe, me figurat e tjera patriotike dhe kombëtare të shqiptarëve?!!!!

C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI I FLAMURIT\IMG_20221123_112258.jpg

Hani i kuajve të motorizuar para varrit të Ismail Qemalit.

C:\Users\Besniku\Desktop\SHESHI I FLAMURIT\IMG_20221123_112607.jpg

Hani i kuajve të motorizuar para varrit të Ismail Qemalit.

        Vlora është qyteti simbol i pavarësisë  së shqiptarëve. Ky tradhëtar e nxiu, e dhunoi, e poshtëroi, e shpërfytyroi, e shndërroi në një shëmtirë hebraike këtë hierore, këtë tempull ku vijnë dhe falen të gjithë shqiptarët. Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për mbrojtjen e këtij tempulli: Atë që bëri Jezu Krishti që më kamzhik përzuri sarafët nga tempulli i fesë. T’i përzerë nga pushteti hienat sorosjane, kudo që janë: Kryeministri, Kuvend, ministri, bashki, qarqe, administratë, institucione ligjzbatuese, media, shoqëria civile, etj etj. T’a çrrënjosë dhe pastrojë këtë bar të helmuar nga toka jonë e shenjtë.

Kjo na kujton vargjet e Nolit:

Në kështjell t’atdheut, në tempull të fesë

Janë shtruar sarafët pa shpirt e pa besë,

Tregtojn’ e gënjejnë, rrëmbejn’ e shfrytëzojnë, thonë ashtu (Shqipërinë) e mbrojnë e shpëtojnë.

Shtrëmbërojnë kanunet, i marrin në dorë,

Dhe shkëlqejnë në kish’  në fron me kurorë,

Vegjëlia për ta batërdisen dhe vriten

Dhe kështu parasitët gjakpirës po rriten.

Në 12 prill 2022 kam shkruajtur:

      Tani po ju drejtohem shqiptarëve që ndodhen jashtë kësaj Shqipërie të mjerë: Sheshi i Pavarësisë, Muzeu i Pavarësisë, Rruga Ismail Qemali, dhe, vet Sheshi historik i Flamurit nuk janë më, ata kanë vdekur, simbolet kombëtare janë dhunuar nga kuislingët në pushtet. Vlora, qyteti që mban titullin e lartë “Heroi i Popullit”, marrë në vitin 1962 me rastin e 50 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ka vdekur. Vlonjatët, siç duket, janë të vdekur dhe të pakallur. Ju shqiptarët e diasporës, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shteteve të Europës, do ju duhet të bridhni si çifutët në shkretërirë për të gjetur Vlorën Tuaj, qytetin simbol të Pavarësisë së Shqipërisë. Por nuk keni për ta gjetur. Ajo ka për të qënë një imazh në shkretëtirë, gjithmonë e pakapshme. Vlora vdiq. Ju mund të vini vetëm për të “shtatat” dhe “të dyzetat” e saj. Na ishte dikur një Vlorë.

Zoti e mbroftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Besnik Imeri,  30 nëntor 2022. 

Filed Under: Fejton

Imzot Pjetër BOGDANI, njeri i Zotit dhe Popullit (1625 – 1689)

December 6, 2022 by s p

(Profili shpirtëror dhe kulturor)/

Imzot Pjetër Bogdani lindi në “Guri ndë Hasit” në vitin 1625 dhe vdiq në Prishtinë në vitin 1689. Ishte meshtar, ipeshkëv, veprimtar i dalluar, atdhetar i kulluar, luftëtar për liri, shkrimtar i shquar, raportues i vëmendshëm dhe i saktë nga viset e ndryshme shqiptare, me një fjalë Njeri i Zotit dhe Popullit shqiptar.

Vendlindja nuk dihet sot ku gjendet, në Breg të Drinit, në Gjonaj apo diku gjetiu, disa thonë ndoshta në Zym apo në Zhur.  “Guri i Hasit” përmendet qysh në vitin 1330, sot Shëngjeçi, afër Mazrekut, apo Guri, afër Zymit të sotëm.  

Nipi i tij Don Gjon Bogdani jep informata që Pjetrin e kishte rritur dhe edukuar  qysh në fëmijëri dhe në rini arqipeshkvi Andre Bogdani (1600-1683),  ungji apo axha i tij, së pari në kolegjin françeskan të Cipovecit (Bullgari), pastaj në Kolegjin ”Illiricum” në Loreto, afro 9 vite, ku edhe ishte shuguruar meshtar në vitin 1649. Më vonë ka vazhduar studimet në “Propaganda Fide”, ku kishte doktoruar filozofinë dhe teologjinë (1655).  Pas shugurimit meshtarak ka shërbye në ipeshkvinë e Pultit, diku gjatë viteve 1651 – 1656. 

Në vitin 1656 emërohet arqipeshkëv i Shkodrës, me shërbim 20 vjeçar, pastaj në Tivar në vitin 1677, afro 10 vite , së fundi arqipeshkëv i Shkupi në vitin 1677, për 12 vite, si dhe administrator apostolik i Serbisë dhe Bullgarisë, gati i gjithë Ballkanit.

Jeta dhe vepra madhore e Imzot Pjetër Bogdanit nuk mund të kuptohet, edhe më pak të interpretohet, pa dimensionin e thellë të fesë apo besimit në dy drejtime: me Zotin, Krijuesin dhe Shëlbuesin e botës, si dhe me Popullin ilir, arbëror dhe shqiptar, ideale këto që ishin gjithnjë frymëzim i pashtershëm për jetën dhe veprimtarinë e tij në rrethana tejet të vështira, gati të pamundshme.

Feja dhe jeta me Zotin dëshmohet bindshëm edhe me edukimin  e tij familjar, thirrja e tij  për jetën dhe shërbimin meshtarak, më vonë ipeshkvor, me zellin e tij të jashtëzakonshëm baritor për grigjën e besuar, me përgatitjen e shkëlqyeshme filozofike, teologjike, shpirtërore dhe kulturore të nivelit më të lartë të asaj kohe.

Për shërbimin e tij baritor imzot Pjetër Bogdani pati këto synime:

  • Ruajtjen dhe mbrojtjen e popullit shqiptar nga ndikimet dhe sundimet e huaja;
  • Zhvillimin fetar, shpirtëror dhe kulturor të popullit shqiptar;
  • Çlirimin e tij nga robëria e dyfishtë: injoranca, terri, primitivizmi, nëpërmjet zgjimit fetar dhe kombëtar, si parakusht për vetëdijesim dhe çlirim nga sundimi shekullor turko-otoman;
  • Kjo mund të bëhet vetëm me fuqinë e fesë, ngritjen e kulturës, por edhe me luftë të armatosur, vëllazërisht dhe së bashku me aleatët dhe miqtë, sidomos Austro-Hungaria dhe gjenerali Piccolomini.

Mu për këtë Imzot Pjetër Bogdani jetoi me Zotin dhe për Zotin, si njeri i kushtuar, meshtar dhe arqipeshkëv, me Popullin dhe për Popullin, me identifikimin e tij shembullor dhe ungjillor: Fati i Popullit tim është fati im.

Shpresa e tij ishte e mbështetur në fe, në Zotin, dhe në Popullin. Ai ia besonte shpresës këtë mision: çlirimin nga herezitë dhe apostazitë, si dhe sigurinë se binomi fe dhe atdhe, që për të konkretizohen në Zoti dhe Populli, ishte lidhje e pathyeshme, si vetëdije historike, skenderbegiane, por edhe aktuale, kthimin në krishterim dhe në kulturën dhe qytetërimin evropian, ku ishim me shekuj, që nga zanafilla e krishterimit, për të tashmen dhe të ardhmen tonë sa më të mirë.

Feja dhe shpreso do të ishin të mangëta, deri diku edhe abstrakte, pa zbatimin e dashurisë. Imzot Pjetër Bogdani ishte qenësisht, thellësisht dhe tërësisht i njësuar, bashkuar dhe dashuruar në Zotin dhe në Popullin tonë. Kjo dashuri, me krahët e fesë dhe shpresës, e bënte atë njeri të Zotit dhe të Popullit, veprimtar të shquar dhe te dalluar të kulturës, përpilues të kryeveprës “Çeta e Profetëve”, të shumë letrave, shkrimeve, relacioneve, shënimeve,  dërguar Selisë Shenjte, gati nga të gjitha viset dhe trojet tona, diku 128 relacione dhe 308 letër-shkrime.

Pa jetën dhe veprën e frytshme dhe të gjithanshme të arqipeshkvit Pjetër Bogdani, shekulli XVII  për ne do të ishte i errët, pasi që raportet apo relacionet janë kryesisht turko-otomane apo greko sllave, dhe si të tilla shpesh të njëanshme dhe të magëta me informata të rëndësishme  për njohjen e kontekstit fetar, kombëtar, kulturor dhe shoqëror të asaj kohe.

Dashuria e shtynte atë në veprim si meshtar, famullitar, më vonë si arqipeshkëv dhe delegat apostolik në vende të ndryshme Tivar, Shkodër, Shkup, Bullgari dhe Serbi, gjithnjë në kërkim të besimtarëve të krishterë, në lëvizje dhe në veprim, si një lloj “lypësi i Zotit” dhe “endacaku i Popullit”.

Për mua Imzot Pjetër Bogdani ishte dhe mbetet Gjergj Kastrioti – Skënderbeu i dytë, njeri i cili në mënyrën më të mirë të mundshme e kishte kuptuar dhe interpretuar historinë tonë, kishte krijuar një “hallkë” për t’u lidhur me të kaluarën tonë të lavdishme, por pa harruar kurrë edhe lidhjen me të tashmen dhe projektimin e së ardhmes tonë fetare dhe kombëtare.

Kjo e bënte atë filozof, teolog, biblicist, katekist, gjuhëtar, atdhedashës, veprimtar, vizionar të rrallë. Arqipeshkvi Pjetër Bogdani e shkriu jetën, punën, dijen, zemrën për Zotin dhe për Popullin, si paraardhës i largët i iluminizmit dhe rilindësve, duke u munduar që të na bënte të ngjashëm dhe të barabartë me popujt tjerë evropian.

Pa imzot Pjetër Bogdanin do të rrezikonim shkrirjen e dyfishtë, fetare dhe kombëtare, dhe si të tillë do të ishim pa ndonjë identitet dhe personalitet, një popull masë, grumbull, turm dhe asgjë tjetër.

Në çdo shkrim, letër, relacion, vazhdimisht flitet për Zotin tonë Jezu Krishtin, për Virgjërën Mari, për Kishën Katolike, për Popullin Shqiptar, për shëlbimin apo shpëtimin tonë. Këto tema janë boshti i jetës dhe shkrimeve, veprimtarive të tija pothuaj në vazhdimësi.

Mendja e tij ndriçohej, ndërsa zemra e tij frymëzohej, për shërbim dhe flijim për Zotin dhe për Popullin.

Ai si rrallë kush e  ka gjetur lidhjen dhe përplotësimin e hyjnores, njerëzores dhe kombëtares, dhe atë në rrethana kur çdo gjë ishte e rrezikuar.

Bashkëpunimi me kardinalin  Gregorio Barbarigo (1625 -1697),  me të cilin ishte njohur dhe i kishte shërbye në Romë, ishte frytdhënës. Ai ishte përgjegjës i Kishës katolike për çështje lindore, dhe si i tillë kishte hapur një shtypshkronjë të veçantë në Padovë, “Tipografia del Seminario”, për botime në gjuhën hebraishte, aramaishte dhe arbërishte. Gregorio Barbarigon  ishte mik dhe përkrahës i Pjetër Bogdanit, me këtë edhe i Kishës dhe Popullit tonë, si dhe njeri me erudicion dhe mirësi të madhe, bamirësi, përshpirtëri dhe shenjtëri të dalluar. Mu për këto veçori dhe karakteristika, Papa Shën Gjoni XXIII e ka shpallur shenjt në vitin 1958.

Prej vitit 1686 e tutje arqipeshkvi Pjetër Bogdani merrej intenzivisht me idenë e kryengritjes së armatosur kundër sundimit osman,  në bashkëpunim me gjeneralin Giovanni Norberto  Piccolomini (1650-1689),  me kontributin e pjesëmarrësve tanë.  Në këtë lëmi pati sukses në çlirimin e Prishtinës, por në Prizren mori sëmundjen e mortajës, nga e cila edhe vdiq më 6 dhjetor 1689, ndërsa para disa kohe kishte vdekur edhe gjenerali Piccolomini. Imzot Pjetër Bogdani nuk e kishte lënë të vetmuar Gjeneralin në sëmundje,  por e kishte shoqëruar në Prizren, ia kishte ndarë sakramentet, para vdekjes, në shenjë besnikërie dhe bashkëpunimi. Me vdekjen e këtyre dy kolosëve, Piccolomit dhe Bogdanit, vdiq edhe ideja  dhe organizimi i kryengritjes së armatosur.

Motivet e shkrimit dhe botimit të Çetës së profetëve

  1. Atdheu dhe Populli po digjej në robëri të errësirës, i verbuar me dy mjegulla të zeza mbi faqe, që janë mëkati dhe mosdija, si pasojë e kësaj edhe robëria. “Pjetër Bogdani shpreh shqetësimin e përhershëm: lufta me “errësirën e paditurisë” si rrezik më i madh për shpirtërat”.
  2. Motivi i dytë nuk ishte lavdia e tij, “por për dobi të shntës fe”.
  3. Për të dhënë një kontribut të madh historik, gjuhësor, patriotik, për vlera të krishtera dhe evropiane, të vërtetat themelore të fesë së krishterë. Vetëdija e tij e lartë fetare, e krishterë, dhe kombëtare, arbërore – shqiptare, e frymëzonin atë për jetë dhe veprim të angazhuar në shumë lëmi. 

Arqipeshkvi Pjetër Bogdani  ishte klerik, atdhetar, gjuhëtar, dijetar, filozof, teolog,  prozator, poet, luftëtar për liri në të gjitha trojet shqiptare për afro 40 vite.  Mbi të gjitha bari i kujdesshëm për grigjën e besuar, për t’ia mësuar “doktrinën e krishterë”, për t’i mbrojtur nga ortodoksizmi dhe islamizmi. Ai si njeri i “vijës së parë”, pati shumë armiq dhe kundërshtarë, mbi të gjitha osmanët dhe Patrikanën serbo – ortodokse të Pejës. Ishte një vizionar i jashtëzakonshëm pan – ballkanik  për liri, me qëndresë dhe luftë me fuqinë e fesë dhe përkrahjen e atdhedashurisë, që konkretisht domethënë me kulturë dhe qytetërim,  tematikë që edhe sot  është aktuale, për kërkimin dhe në gjetjen e ndonjë zgjedhjeje fatlume dhe përfundimtare për Ballkanin e trazuar.

Vuajtjen e popullit Shqiptar e krahasonte me vuajtjen e vetë Jezu Krishtit dhe të Virgjërës Mari, duke paraparë fitoren, ngjalljen. Ishte thellë i vetëdijshëm për rrënjët dhe prejardhjen ilire dhe arbërore, duke u kujdesur për pastërtinë shpirtërore dhe gjuhësore, apo pastërtinë e zemrës dhe të shpirtit të Shën Marisë Virgjër, që i krahasonte me pamjet e bukura gjeografike dhe historike të trojeve tona. 

Ishte një lloj “shtegtari” apo njeriu në ikje dhe në lëvizje, si detyra e bariut për grigjën e besuar, për t’i njohur, parë dhe përkrahur personalisht, por edhe nga përndjekjet e ndryshme turko – otomane.

Në një bisedë me Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin e parë të Kosovës, studiuesin e njohur të Pjetër Bogdanite, e pyeta kështu: Për kë e ka shkruar ai librin Çeta e Profetëve, në një kohë të errët për Popullin tonë, kur nuk kishte shkolla, institucione,  populli pothuaj ishte analfabet? Ai më dha këtë përgjigje: edhe atëherë ishte një lloj elite, aristokracie, pra, njerëz të ngritur. Pastaj Bogdani ka dashur ta ngrite nivelin shpirtëror, kulturor dhe gjuhësor të popullit tonë. Mu për këtë ai e ka shkruar dhe botuar këtë libër.

Porosia e jetës dhe veprës së tij

1. Imzot Pjetër Bogdani doli si pishtar i madh në një periudhë të errët dhe shumë të rrezikshme për shuarjen e vetëdijes kombëtare, me këtë edhe të gjuhës, traditës, kulturës, fesë së krishterë, qytetërimit tonë evropian. 

2. Fjalës së shkruar, librit, botimi, dijes,  ia beson detyrën për ta luftuar errësirën, mëkatin, të keqen, robërinë, që të jenë “çeta” që do të luftojnë deri te arritja e lirisë së vërtetë nga e keqja, sundimi i huaj, tjetërsimi, harresa, shkrirja në popull anonim, pa identitet dhe personalitet.

3. Përshkrimet e gjendjes së mjerë ndoshta më së miri mund t’i përmbledhin këto fjalë: “gjithkund vdekje, gjithkund vajë, gjithkund shkretim, gjithkund përndjekje, gjithkund hidhërim…kishat e mbyllura, meshtarët e shpërndarë, populli në ikje… Jam i rrethuar në të gjitha anët dhe është një mrekulli që jam gjallë (1687)”.  

Atëherë Imzot Pjetër Bogdani ishte i vetmi arqipeshkëv katolik në Ballkan, shkruante ai, dhe tinëzisht kishte hyrë në Prishtinë të Enjten e Madhe, për shugurimin e vajrave të shenjtë, por nuk e di kush dhe si do t’i shpërndajë dhe përdoroi.

4.Për t’iu ikur kontrollimeve dhe identifikimeve turke, ai vishej si “lypës”, “tevdil” apo si katundar, kremtonte meshën dhe ndante sakramentet në shtëpia private, ishte vazhdimisht aty ku mundej dhe ku kërkohej. Figura e tij në popull ka mbetur si legjendë, me shumë emërtime të shpellave dhe vendstrehimeve të “Bogdanit”, ku ai fshihej dhe punonte, lutej, ndante sakramentet, gjatë natës, ndërsa  gjatë ditës, pushonte dhe planifikonte hapat dhe vizitat baritore.

Flitet në popull që natën i vizitonte të krishterët, ndërsa ditën tërhiqej në male dhe vende të pabanuara, duke u ngritur  në lisa, lidhej për të pushuar dhe për t’u mbrojtur prej bishave të egra. Disa njerëz, duke mos e njohur jetën dhe veprën e tij, ato shpella apo strehime i kanë identifikuar si serbe apo sllave.

5. “Dija dhe edukimi kishtar” ishin mjete për ta luftuar sundimin turko otoman dhe robërinë nga errësira e mosdijes, si dhe skizmën. Këtë ai i shprehte me identitetin e dyfishtë: clericus et libertas, klerik dhe liri. Mu për këtë  Imzot Pjetër Bogdani “Çetën e Profetëve”  dhe kardinalin Barbarigo e konsideronte si “një krua i gjallë ku mendja dhe shpirti do të gjejnë kënaqësi dhe shqetësim intelektual , ku shumëkush mund të marrë ujë, e s’ do të shterret lehtë..”; “Varkë e Noes, strehim i sigurt për çdo njeri të pikëlluar, në të cilin unë vet, i trazuar nga uji i furishëm i persekutimeve otomane, gjeta hyrje të sigurt”, apo “ky libër do të jetë një kontribut në arsimimin e njerëzve nga i cili shenjat e shtypit, sikur rrezet e dritës, do t’u përhapin njohuritë e fshehtësive të fesë tonë të shenjt”,  6  gjithsesi  ogurmirë për Fe dhe Komb.

7. Imzot Pjetër Bogdani ishte besimtar dhe atdhetar i kulluar dhe shumë i dalluar, gjithnjë i frymëzuar dhe në veprim. Ideja e tij për bashkëpunim dhe solidaritet mes popujve, sidomos në luftë kundër robërisë dhe në kërkim të lirisë dhe pavarësisë, kishte nevojë për një organizim panballkanik, si parakusht për të arritur deri te 

Motoja e Çetës së profetëve “Salva nos Domine, perimus” – Na shpëto, o Zot, u zhdukëm, (krh.. Mt 8, 23 – 27; Mk 4, 35-41; Lk 8, 22-25), mbetet klithje feje dhe shprese, dëshmi dashurie, gjithnjë në emër të Kishës dhe Popullit, drejtuar Zotit, pra, si e tillë aktuale për të gjithë ne.

Stubëll, 21. 09. 2019                                                              Don Lush GJERGJI

6 Pjetër Bogdani, Çeta e Profetëve, I, Rilindja, Redaksia e Botimeve, Prishtinë. 1989. F. 55¸67¸69.

 Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore në Shkup,                                                                      5 dhjetor 2022

Filed Under: Histori

Për një hapësirë publike bashkëkohore, që rikujton rezistencën  për liri

December 6, 2022 by s p

Hapësira publike e gjithë bulevardit “Nënë Tereza” nga fillimi në fund, duke përfshirë edhe hapësirën publike të kampusit universitar duhet të trajtohet në mënyrë gjithëpërfshirëse përmes një konkursi të mirëfilltë ndërkombëtar arkitektonik. Përmes një detyre projektuese të përgatitur në mënyrë profesionale, që do të ishte bazë e shpalljes së konkursit arkitektonik e urbanistik të hapësirës publike qendrore të kryeqytetit, ky konkurs do të duhej të trajtonte: dizajnin urban të gjithë bulvardit, arkitekturën e peizazhit dhe në mënyrë të veçantë të kaluarën historike të rezistencës për liri. Brenda detyrës projektuese të konkursit të parashihet edhe kërkesa për projektimin e sheshit të memorialit të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, anëtarëve tjerë të familjes Jashari dhe bashkëluftëtarëve të rënë në Epopenë e UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz, kërkesa për projektimin e sheshit të memorialit të simbolit të rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi, sheshit të memorialit të udhëheqësit të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf Gërvalla dhe bashkëveprimtarëve të tij Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, sheshin e rektorit historik të Universitetit të Prishtinës Ejup Statovci dhe ngjarjeve të tjera me rëndësi historike e kulturore për Kosovën. Nga ky konkurs do të duhet të rrjedhin edhe konkurset e veçanta arkitektonike për Memorialin e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, anëtarëve tjerë të familjes Jashari dhe bashkëluftëtarëve të rënë në Epopenë e UÇK-së dhe konkurset tjera për udhëheqësit e lëvizjes sonë kombëtare, Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla, Ukshin Hoti dhe rektorin Ejup Statovci

Shkruan: Arianit Bytyçi, arkitekt

Është thënë dhe është shkruar nga shumë krijues, shkrimtarë, filozofë, arkitektë dhe njerëz të dijes se mënyra se si e trajton hapësirën publike një shoqëri, flet shumë për vlerat që përfaqëson ajo shoqëri. Për më tepër, është thënë e është shkruar poashtu një gjë edhe më e rëndësishme: mënyra se si e trajton të kaluarën historike një shoqëri, dëshmon për vizionin se si do ta ndërtojë të ardhmen ajo shoqëri. 

Mënyra se si është trajtuar hapësira publike në kryeqytetin tonë, në Prishtinë, thënë në mënyrën më të kujdesshme: lë shumë për të dëshiruar. Janë ndërtuar sheshe e bulevarde kryesisht pa koncepte të mirëfillta urbanistike e arkitektonike, madje edhe pa shpalljen e konkurseve të mirëfillta arkitektonike, të cilave do të duhej t’iu paraprinin detyra projektuese me objektiva dhe vizion të qartë arkitektonik. Si rezultat i kësaj qasjeje institucionale, këto hapësira publike janë trajtuar parcialisht, pa dizajn adekuat urban, ku mungon po ashtu trajtimi i mirëfilltë i arkitekturës së peizazhit, ku nuk ekziston ndërlidhje e dizajnit urban mes këtyre hapësirave publike dhe ku nuk  trajtohen në mënyrë adekuate edhe ndërtesat dhe përmbajtjet tjera, të cilat i rrethojnë ato hapësira publike.

Së fundmi, qeverisja e kryeqytetit ka vendosur për jetësimin e planit rregullues të një pjese të qendrës së kryeqytetit, ku parashihet që hapësira e rrugës nga ndërtesa e katedrales “Nënë Tereza” deri të sheshi “Zahir Pajaziti” të jetë shesh publik. Në këtë mënyrë, Prishtinës do t’i krijohet një hapësire publike e mirëfilltë nga ndërtesa e Katedrales e deri tek Kuvendi i Kosovës, me synimin që pas ndërtimit të rrugës nëntokësore në rrugën “Agim Ramadani”, kjo hapësirë publike të vazhdojë deri tek pjesa e qytetit të vjetër të Prishtinës. Po ashtu, do të ketë mundësi që bulevardi të vazhdojë të ndërlidhet edhe me rrugën “Garibaldi” deri tek ndërtesa e Bankës Qendore të Kosovës. Dhe, kështu bashkë me parkun e gjelbëruar të hapësirës së Kampusit Universitar dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Prishtina e ka shansin e jashtëzakonshëm të krijimit të një hapësire të mirëfilltë publike, ku do të integroheshin vlerat origjinale arkitektonike e urbanistike, arkitektura e peisazhit dhe trajtimi bashkëkohor i të kaluarës sonë historike. 

Mbi të gjitha, në hapësirat publike të kryeqytetit tonë, nuk është trajtuar në mënyrë të mirëfilltë as e kaluara jonë historike. Prishtinës, si kryeqytet i shtetit të lirë e të pavarur të Kosovës, për të cilin shtet u sakrifikua bashkë më familjen dhe bashkëvendësit e tij, edhe 23 vite pas çlirimit i mungon memoriali i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri me 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz. Ashtu siç e kam thënë në korrik të vitit të kaluar përmes një shkrimi autorial, ky memorial përveçse do të shpërfaqte figurën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, ai duhet të jetë monument gjithëpërfshirës ku duhet të paraqitet flijimi i të gjithë familjarëve të ngushtë, anëtarëve tjerë të familjes Jashari dhe bashkëluftëtarëve të rënë në Epopenë e UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz.

Madhështia e Epopesë së Jasharajve qëndron pikërisht në faktin se kanë rënë heroikisht tri gjenerata: ka rënë heroikisht komandanti legjendar, vëllai i tij, babai e nëna, bashkëshortja dhe fëmijët e tij e vëllezërve, bashkëshortet e vëllezërve, daja i komandantit, kanë rënë prindërit e luftëtarëve të orëve të para të UÇK-së, Musa e Sahit Jashari, dhe bashkëluftëtarët tjerë. Prandaj, duhet te ketë monument të të gjithë Jasharajve të flijuar për lirinë e Kosovës. Është rast unikat në histori, kur në një betejë bien heroikisht duke luftuar komandanti legjendar i një ushtrie çlirimtare bashkë me familjen e tij. Prandaj, e gjithë kjo histori e sakrificës dhe e flijimit duhet të përjetësohet ashtu siç ka ndodhur, në mënyrë të vërtetë. 

Sipas mendimit tim, memoriali i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij duhet të planifikohet e të ndërtohet në një lokacion adekuat urbanistik brenda hapësirës së bulevardit “Nënë Tereza”, në hapësirën e fillimit të këtij bulevardi. Ndërtimi i memorialit në lokacionin e përmendores së “Vëllazërim-bashkimit” nuk është aspak ide e mirë, madje ide shumë tendencioze, për arsye se ajo përmendore është dëshmi e një koncepti antihistorik në bazë të të cilit ka ndodhur edhe gjenocidi i regjimit serb në Kosovë. Përmendorja e treshtyllëshe e “vëllazërim-bashkimit” ashtu siç ka propozuar ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së e veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, duhet të shndërrohet në Përmendore të gjenocidit shtetëror serb në Kosovë. 

 Ndërtimi i memorialit të Adem Jasharit e familjes së tij në atë hapësirë publike është fyerje për historinë e sakrificës së komandantit Adem Jashari e familjes së tij, është fyerje për Kosovën. Prandaj, memoriali i Adem Jasharit duhet ndërtuar në fillim të bulevardit “Nënë Tereza”, në një vend qëndror i cili do të përcaktohet pas një analize gjithëpërfshirëse përmes një konkursi ndërkombëtar.

Për më tepër, mendoj se brenda hapësirës së bulevardit kryesor të kryeqytetit dhe hapësirës publike të kampusit universitar duhet planifikuar edhe sheshi dhe shtatorja e simbolit të rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi, memoriali i veprimtarit të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf Gërvalla dhe bashkëveprimtarëve të tij Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, shtatorja e veprimtarit të dalluar kombëtar, profesorit Ukshin Hoti, shtatorja e rektorit historik të Universitetit të Prishtinës Ejup Statovci, si dhe të evidentohen në mënyrë adekuate edhe vendndodhja e ndërtesës së gjimnazit “Xhevdet Doda” të Prishtinës, e cila është rrënuar padrejtësisht duke shembur një kujtesë kolektive të një historie të edukimit në frymën e rezistencës për çlirim, të evidentohet me pllakë rikujtimi edhe druri ku udhëheqësi i dalluar i lëvizjes sonë kombëtare, Hydajet Hyseni i është drejtuar demonstruesve të vitit 1981, të evidentohen edhe ngjarjet e mëvonshme që kanë ndodhur brenda hapësirës së bulevardit “Nënë Tereza” siç janë demonstratat e fundviteve ’80-të dhe ’90-të. Duhet potencuar, se edhe ideja e promovuar së fundmi e skulpturës së rezistencës së veçantë të z.Faik Rexhepi në hapësirën e sheshit “Zahir Pajaziti” është për t’u përshëndetur. Por, duhet të kihet kujdes në origjinalitetin e skulpturës, në mënyrë që të ndërtohet skulptura në mënyrë sa më profesionale dhe origjinale.

Si përmbledhje, dua të propozoj që hapësira publike e gjithë bulevardit “Nënë Tereza” nga fillimi në fund, duke përfshirë edhe hapësirën publike të kampusit universitar duhet të trajtohet në mënyrë gjithëpërfshirëse përmes një konkursi të mirëfilltë ndërkombëtar arkitektonik. Përmes një detyre projektuese të përgatitur në mënyrë profesionale, që do të ishte bazë e shpalljes së konkursit arkitektonik e urbanistik të hapësirës publike qendrore të kryeqytetit, ky konkurs do të duhej të trajtonte: dizajnin urban të gjithë bulevardit, arkitekturën e peizazhit dhe në mënyrë të veçantë të kaluarën historike të rezistencës për liri. Brenda detyrës projektuese të konkursit të parashihet edhe kërkesa për projektimin e sheshit të memorialit të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, anëtarëve tjerë të familjes Jashari dhe bashkëluftëtarëve të rënë në Epopenë e UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz, kërkesa për projektimin e sheshit të memorialit të simbolit të rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi, sheshit të memorialit të udhëheqësit të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf Gërvalla dhe bashkëveprimtarëve të tij Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, sheshin e rektorit historik të Universitetit të Prishtinës Ejup Statovci dhe ngjarjeve të tjera me rëndësi historike e kulturore për Kosovën.

Pas përzgjedhjes së fituesit të këtij konkursi arkitektonik dhe urbanistik të të gjithë hapësirës publike qendrore të kryeqytetit, nga ky konkurs do të duhet të rrjedhnin edhe konkurset e veçanta arkitektonike për Memorialin e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, anëtarëve tjerë të familjes Jashari dhe bashkëluftëtarëve të rënë në Epopenë e UÇK-së dhe konkurset tjera për udhëheqësit e lëvizjës sonë kombëtare, Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla, Ukshin Hoti, rektorit Ejup Statovci, etj.
Është me rëndësi të theksohet se në të gjitha konkurset për memorialët, duhet potencuar objektivi dhe vizioni për memorialë bashkëkohor, me qëllim që duke prezantuar në mënyrë sa më humane sakrificën, flijimin dhe kontributin për liri, të dizajnohen e të ndërtohen memorialë me vlera origjinale arkitektonike, artistike dhe skulpturore, të cilat do të ishin unike në historinë e arkitekturës e të skulpturës botërore, pra memorialë që do t’i mbijetonin kohës  dhe që do t’ia rrisnin vlerën dhe kuptimin hapësirës publike. Në asnjë mënyrë nuk duhet kopjuar qasja e projektit megaloman të shtatoreve të Shkupit, i cili projekt është kritikuar gjerësisht nga mediat botërore si një projekt i shtrembërimit të historisë dhe i kiçit. 

Është momenti i fundit, që Prishtina të këtë hapësirën e duhur publike me vlera të mirëfillta arkitektonike, e cila do t’ia jepte Prishtinës përfundimisht vulën e një kryeqyteti bashkëkohor.

Filed Under: ESSE

Shkolla Shqipe Zvicër/ Festë e Madhe në Bernë të Zvicrës

December 6, 2022 by s p

Të dielën me 4 dhjetor 2022,“Shkolla Shqipe” në Zvicër zhvilloi manifestimin qendror në Bernë të Zvicrës. E vogël ishte salla për t`i zënë të gjithë ata nxënës, të cilët kishin ardhur me prindërit e tyre të festojnë në manifestimin shkollor kushtuar ditëlindjes së pavarësisë së Shqipërisë.

“Shkolla Shqipe” në Zvicër edhe kësaj radhe me manifestimin shkollor në Bernë, manifestim i cili u organizua me rastin e 28 Nëntorit dëshmoi se përpjekjet dhe angazhimet e mësuesve së bashku me nxënësit janë vlerë e shtuar apo thënë më shkurt vlerë kombëtare, që kërkon më tepër kujdes për punën në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare te fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë. Edhe pse me rastin e festës ishin organizuar manifestime në të gjitha pikat shkollore ku zhvillohet mësimi “Shkolla Shqipe” në Zvicër organizoi edhe manifestimin qendror, në të cilin morën pjesë nxënësit e pikave shkollore të qytetit të Bernit, të përgatitura nga mësueset Boralda Kuçi – Leka, Shkëlzime Kurtaj dhe Majlinda Shaqirit, nxënësit  e pikës shkollore Flamat, me mësuesin Sejdi Rexhepi, ato të shkollë shqipe në Langnau me mësuese Leonora Zoto, nxënësit e pikave shkollore Grenchen, Solothurn dhe Tavannes me mësuese Mirsime Muja,  si dhe nxënësit e pikave shkollore Fällanden dhe Zyrih të mësueses Nora Macula. 

Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë znj. Elona Dushallari  dhe  asaj të Republikës së Kosovës në Bernë znj. Fexhrije Blaku.

E bukura e gjithë këtij manifestimi ishte prezantimi i shkollave shqipe njëra pas tjetrës, që nganjëherë dukej si një garë e mrekullueshme, me qëllim që secili prej tyre të prezantohet sa më mirë. U fillua me nxënësit e shkolla Shqipe në Langnau, pastaj nxënësit e shkollave shqipe në Bümplitz, Wittigkofen, të Bernës, shkollat Fällenden dhe Zyrih të kantonit të Zyrihut, shkollat Tavannes dhe Grenchen etj. 

Ajo që u pa në këtë manifestim ishte puna dhe angazhimi i mësuesve nën drejtimin e organizatores së manifestimit shkollor mësuese Boralda Kuçit, të cilët së bashku me nxënësit na dhanë një pamje të mrekullueshme organizimi. 

Në fund të programit shkollor pjesëmarrësit i përshëndeti edhe koordinatori i Shkollës Shqipe Z. Vaxhid Sejdiu, i cili përgëzoi nxënësit për punën dhe angazhimin e tyre në këtë ditë festive, mysafirët, përfaqësuesit e ambasadave tona, falënderoi prindërit për bashkëpunimin si dhe kolegët, mësuesit për punën dhe përkushtimin që “Shkolla shqipe” të bëhet shembull i sukseseve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, jo vetëm në Zvicër por edhe në mbarë mërgatën shqiptare. 

Për miqtë e “Shkollës Shqipe” shpërndau mirënjohjen për veprimtarin,  biznesmenin dhe sponsorin gjeneral, i cili në vazhdimësi ka ndihmuar shkollat shqipe z. Adem Osmanin, pastaj znj. Behide Hasanaj e cila dallohet për angazhimin e saj në shërbim të aktiviteteve kulturore, Grupin  e valleve  “Shqiponjat”, znj. Ramona Beadinin, si u falënderuan vëllezërit Alimusaj, këngëtaret Drita dhe Ndue Qokaj dhe shqipe Hasaj,  për bashkëpunimin, si dhe televizionin “Syri Tv”, i cili në vazhdimësi përcjell aktivitete e shkollës shqipe. Të gjithë së bashku sot jemi bërë forcë në shërbim të rritës së shkollave shqipe kudo ku ka shqiptarë. 

Manifestimi u mbyll me një apel te të gjithë prindërit shqiptarë në punën dhe përkushtimin tonë të përditshëm në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare në Mërgatë kemi fituar bashkudhëtarë, të cilët na u kanë bashkangjitur me qëllim që të hapim sa më shumë pika shkollore, me qëllim që fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë ta kenë mundësinë ta mësojnë gjuhën amtare. Prandaj apeloj te të gjithë prindërit që fëmijët e tyre t`i orientojnë drejt pikave shkollore ku zhvillohet mësimi në gjuhën amtare. 

Filed Under: Opinion Tagged With: vaxhid sejdiu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT