• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2022

‘’Kjo është SKANDALOZE….’’

December 5, 2022 by s p

Dr Zekri Palushi, Australi, 5 Dhjetor, 2022/

Ishte përgjigjia eparlamentaritEuropian, Rob Ross, ndaj pohimit të përfaqësueses së Pfizer-it!

Ndoshta edhe ju mund ta keni ndjekur në lajmet e kohëve të fundit, parlamentarin Europian, Rob Ross, -që me pyetjen e tijë, nëse vaksinat ishin provu më parë se t’ju bëheshin njerëzve, -e detyroj përfaqësuesen e ekzekutivit të Pfizer, të pohonte se ata,nukekishin provuar më parë,nësekëto vaksina, mund të ndalonin shpërndarjen e infeksionit covidian,-sidoqoftë, këto ‘vaksina’, që në fillim, u rreklamuan si’’të sigurta, dhe efektive’’!

 I çuditur nga ky pohim, -parlamentari Ross, i përgjigjet: ‘’Kjo është skandaloze. Miljona njerëz në të gjithë botën, u detyruan të vaksinoheshin, të bazuar në mitin e krijuar se,‘’ju e bëni këtë, për të tjerët’’. Kjo tashmë dukshëm paska qenë një gënjeshtër, që duhet ekspozuar’’.

Prandaj, unë në këtë shkrim po mundohem të informoj bashkatdhetarët e mij, duke ekspozuar sado pak, këto skandale, të lidhura me të ashtquajturat vaksina mRNA.

Në se ju kujtohet, Pfizer, Moderna, si dhe të tjerët, deklaruan se vaksinat e tyre ishin shumë efektive, ata bile dhanë edhe shifrën, -rreth 95%. Si rrezultat publiku në përgjithësi, menjëherë  e pranoj këtë si të vërtetë, dhe i besoj teknollogjisë mRNA, duke menduar se do të punonte mirë, dhe do të shpëtonte jetë njerëzish.
Kaq ju desht qeverive që të blinin këto ‘’vaksina’’, e njëherësh ata nxituan qëta përjashtonin Big-Pharmën nga përgjegjësitë ligjore (GRANTED INDEMNITY).

Kështu përfitimet e kompanive farmaceutike qenë masive, -vetëm Pfizer, deri tani ka përfituar 100 miljard dollar!

Ndërkohë, duhet të themi se publiku ishte ‘’keqkuptuar’’, -ai mendonte se shifra 95%, do të thonte se në 100 njerëz të vaksinuar, 95 prej tyre, do t’ishin plotësisht të mbrojtur nga infeksioni.
Por rrealiteti s’ishte kështu, -gjatë eksperimentimit të vaksinave, matja e reduktimit të rriskut absolut të infeksionit ishte 0.86%, -kjo do të thotë se, në 119 njerëz, një prej tyre mund ti shmangej infeksionit, -pra një ‘’keqkuptim’’që i përshtatej Pfizer, e që edhe sot efsheh këtë informacion.

Lista e efekteve anësore, (të detajuara nga vetë Pfizer, në dokumentat e dhëna nën detyrim legal) janë të shumta.

Myokarditiet, -veçanërisht në të rinjët, është një faktor që ka tërhequr vemendjen e shumicës.
TGA Australiane ka pranuar se që prej 22 Gushtit 2022, ka marrë 235 rraporte për myocardite, (inflamacion i muskulit të zemrës), dhe/ose perikardite (inflamacion i membranës që mbulon zemrën).

Një studim Tajlandez gjeti se në 301 student me moshë mesatare 13-18 vjeçare, pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, 7 prej tyre u diagnoztikuan me inflamacion të zemrës, 54 prej tyre patën ndryshime jo-normale në EKG, 29% e tyre patën palpitacione të zemrës, dhimbje gjoksi, dhe veshtërsi në frymëmarrje!

Një efekt tjetër anësor, është edhe Bell’s Palsy,– ku një pjesë, apo e gjithë faqja paralizohet, kjo gjendje mund të shoqërohet me spazma faciale, humbje të shijes, dhe Tinnitus (zhurmë në veshë).
Në lidhje me këtë komplikacion, rrevista mjekësore Lancet, në një artikull të sajëthotë sevaksinatmRNA, rrisin 3.5 – 7 herërriskunpër të pasur Bell’s Palsy.
Të njejtën gjëe gjejmë edhe në publikimin e rrevistësmjekësore BMJ (British Medical Journal), ku thuhet se ‘’Bell’s Palsy, lidhet me vaksinat Pfizer-BioTech’’.

Gjithashtu, shumë vende të botës, janë duke rraportuar një rënje të papritur në përqindjen e lindjeve të gjalla. Këtu përfshihet Gjermania, Anglia, Taivani, Hungaria, dhe Suedia.
Në këto vende, (që kanë dhe përqindjen më të lartë të vaksinimit), fertiliteti ka rënë me një mesatare prej 15.2%.

Një analizë tjetër, e publikuar kohët e fundit në rrevistën Science Advances, thuhet se 42% e femrave që më parë s’kishin patur probleme menstruale, -tani pas vaksinimit, ata kanë rraportuar të kenë cikle të çrregullta, shoqëruar me hemoragji të shumtë. Po kështu, janë shtuar dështimet, dhe lindjet me fëmijë të vdekur (stilbirths).

Në muajn Nëntor, 2021, brenda 24 orëve, (në Lions Gate Hospital të Vankuvër, Kanada), kanë lindur 13 fëmijë të vdekur, -nga nëna të vaksinuara.

Në Australi ka rraportime, dhe studime nga doktorrët se numri i dështimeve, pas vaksinimit, është shtuar deri në 75%

Në lidhje me këtë problem, vlen të kujtohet Janci Chunn Lindsay, (PhD., drejtoreshë e toksikologjisë, dhe biologjisë molekulare), -ajo, që në vitin 2021 ka theksuar evidencën që vaksinat kundra Covid, mund të hynë në veprim me syncytin dhe genet ri-prodhuese të spermës, vezoreve dhe placentës, e kështu mund të dëmtojnë rrezultatet reproductive.  Ajo vazhdon:
‘’Ne, potencionalisht mund të jemi duke sterilizuar një gjeneratë të tërë’’.

Një aspekt tjetër i mRNA, është edhe gene-editing (aftësia për të bërë ndryshime specifike në sekuencën e DNA së një qelize, apo organizmi), -pasojat e sëcilës mund të shihen më shumë në të ardhmen, -ku sipas specialistëve, (sigurisht të CENSORIZUAR), do të rritet numëri i kancereve).

Ndërsa një studim me titull ‘’The potential neurological effect of COVID-19’’, gjeti se këto vaksina mund të shkaktonin ç’rregullime neurologjike, si psh.: sëmundje demyelinizuese, ku kemi dëmtim të veshjes së fijeve nervore, që shoqërohen me një dobësim të senseve (shikimit, dëgjimit, shijes, nuhatjes, prekjes), dhe rënje të shëndetit mental.Me fjalë të tjera, kjo mund të krijojë një individ shumë të dobët, të ndëgjueshëm, të urdhërueshëm, e lehtësisht të manipulueshëm.

Më që jemi tek manipulueshmëria, ja vlen t’ju kujtoj se në 2016, -kërkuesit shkencorë, nga DNA (që është themeli fizik i jetës),zhvilluan nanobots (rroboto me një madhësi50-100 nanomicron),-me një funksion shumë specifik. Ata mund të lidhen me një ilaç dhe të injektohen tek njeriu. Pra në këtë rast, nanobots mund të komandohen nga dikush,për ta injektuar ilaçin aty ku ataduan vetë. Me fjalë të tjera, alterimi i DNA, apo alterimi i mënyrës se si punon DNA, -(pikërisht atë ç’far po bëjnë vaksinat mRNA, që përdorin nanoteknollogjinë), është aq e rrezikëshme, sa po futë të gjithë strukturën e jetës njerëzore në një qorr-sokak.

Dosje të deklasifikuara tregojnë se Departamenti i Mbrojtjes së SHBA, ka qenë aktivisht duke punuar për të krijuar viruse të modifikuara që fusin DNA brenda disa neuroneve specifike për ti bërë ata të prodhojnë proteina specifike! Prapa gjithë kësaj, opinioni i shumë specialisve mjekësor është se ‘vaksinat’ mRNA COVID-19, mund të prodhojnë rreaksione auto-imune brenda trupit që mund të qojnë në një numër të madh komplikacionesh, bile edhe vdekje.

Po ç’far mund të presimkur edheModerna, publikisht e ka krahasuar administrimin e vaksinës së sajë me instalimin e një sistemi operues (‘’installing an operating system’’), -menënkuptim,         – kontrollimine sistemit njeriut, nëpërmjet urdhërave dhe sinjaleve të jashtme.

Pra, s’kemi pse të çuditemiqë po përballohemi me kaq shumë efekte të pa-deshirueshme, nga këto ‘vaksina’, -e njëherësh, nuk duhet ti marrim si teori konspirative, të paktën, ato gjëra që vetëata na i tregojnë.

Praktika e përditshme po tregon seimuniteti i të vaksinuarve po bjen me shpejtësi, dhe se ata janë të destinuar të sëmuren vazhdimisht. Po kështu, siq shihet, vaksinat kanë influencuar në rritjen e mortalitetit të çdo origjine, në të vaksinuarit, (por jo në ata që nuk janë vaksinuar).

Me forcën e ligjit,-Pfizer është detyruar të tregojnë se, vetëm tre muaj, pas daljes, dhe marrjes së vaksinave nga njerëzit, janë rraportuar 42.086 raste serioze, përfshi edhe MULTIPLE SCLEROZËN, ç’rregullimet kromozomale, dështimet cardio-pulmonare, encefalopatiepileptike infantile, artrit reumatoid, autoimunitet testikular, paralizë të nervit vagus, etj.

Dr Robert Clancy, – profesor Australian në pathologji, në universitetin mjekësor të Newcastle,  -anëtar i Akademis së Shkencave, javën që shkoj,- shkrojti në Quandrant online:‘’Është nënvlerësuar shumëFuqia e Industrisë Farmaceutike, dhe influenca e sajë  depërtuese, në të gjitha nivelet vendim-marrësepolitike dhe mjekësore, -për ti dhënë formë pandemisë,nisur thjeshtë nga interesat imperative komerciale, deri në atë nivel, sa ka shtypur debatin shkencore’’.

Ai tregon se si i ishte drejtuar Kolegjit të Pathologjistëve, (si themelues, dhe ish-kryetar i ketij kolegji)me një propozim ku kërkonte që të bëhej një studim nacional, për të parë nëse vaksinat e covidit janë përgjegjëse për rritjen e madhe tëmortalitetit, si në Australi, dhe vende të tjera të botës, -por, sigurisht që kërkesa e tijë u rrefuzua.

Ish-editori i BMJ (British Medical Journal), Richard Smith, ka shkruar një artikull, ku vetë titulli flet shumë:Është koha që t’na e marrë mendja se kërkimet shëndetësore duhet ti konsiderojmë mashtrime,deri atëherë sa të provohet ndryshe.

Një shprehje, që e ndëgjojmë shpesh gjatë 18 muajve të fundit është: ‘’vdiq pa-pritur’’.
Në lidhje me këtë, ju rrekomandoj të shihni filmin‘Died Suddenly’, -ku dokumentohen valë të mëdha vdekjesh, pikërisht në ato vende, ku përqindja e vaksinimeve ka qenë shumë e lartë.

Sipas Zyrës Nacionale të Statistikave të Anglisë, -me një gjuhë pak si të komplikuar thuhet se: nga 1 Janari 21, deri me 31 Maj 2022,kane vdekur 14,103 vete nga Covidi brenda 60 diteve pas vaksinimit, ndersa 166,556 vete te vaksinuar kane vdekur nga semundje te ndryshme brenda 60 diteve pas vaksinimit.

Me fjalë të tjera, kjo, thjeshtë do të thotë se: Nga Janari 2021, deri në Maj 2022, në Angli kanë vdekur 180.659 njerëz, mbrenda 60 ditëve nga marrja e këtyre vaksinave.

Më duhet të them sevaksinimi me Covid mRNA po tregon se është një manipulim i marketit shëndetësor, në shkallë globale. Shëndeti i miliona njerëzëve është dëmtuar, ose vënë në rrezik, thjeshtë nga një skemë mashtruese, dhe ne hala nuk dimë mirë shtrirjen finale të përfundimeve.

Një gjë duhet ta dimë mirë të gjithë se: Monedhatautentiketë jetës janë ‘’e vërteta, dhe stabiliteti gjenetik’’. Ne, duhet që të dyja ti ri-kapim, e ti mbrojmë, ndoshta tani, sa s’jemi tepër vonë.

Edhe një detajë, që ndoshta do ta vlerësoni. -Vini re se nëetiketën e kiteve diagnoztikuese antigjenike,kanë filluar që të fusin së bashku,  ‘’COVID-19/Influenza A & B’’! -Po si ka mundësi që tash i njejti test, diagnoztikon edhe Covidin, edhe gripin (Influenzën), -dhe nëse kjo asht e mundëshme, atëherë kush vendos se cili prej të sëmurëve ka Covid, dhe cili ka grip! Krejt qesharake!

Po e mbylli me një deklaratë të ish-kandidatit presidencialtë Francës, -Jean Lassalle, -‘’Macron, dhe shumica e Antarve të Parlamentitjanë të pa vaksinuar’’, -ndërkohë, si rrezultat i marrjes së vaksinave, Jean Lassalles,ju desht ti nënshtohej katër operacioneve në zemër, që ti shpëtohej jeta.


Dr Zekri Palushi, Australi, 5 Dhjetor, 2022

Filed Under: Sociale Tagged With: Zekri Palushi

LE MATIN (1921) / DEPUTETI FRANCEZ JUSTIN GODART : LIDHJA E KOMBEVE U ZMBRAPS PARA KONFERENCËS SË AMBASADORËVE PËR MBROJTJEN E ÇËSHTJES SHQIPTARE. ÇFARË DOBËSIE!

December 5, 2022 by s p


Justin Godart (1871 – 1956)
Justin Godart (1871 – 1956)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Dhjetor 2022

“Le Matin” ka botuar, të premten e 1 korrikut 1921, në ballinë, një shkrim në lidhje me zemërimin e deptutetit francez Justin Godart ndaj Lidhjes së Kombeve si arsye e mos mbrojtjes së çështjes shqiptare, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një dobësi e Lidhjes së Kombeve

Shqipëria është viktimë e një mohimi të drejtësisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shqipëria, anëtare e Lidhjes së Kombeve, i nënshtroi kësaj të fundit, në përputhje me paktin, konfliktin serioz që ekziston mes saj, Serbisë dhe Greqisë.

Serbia ka pushtuar në fakt një pjesë të Shqipërisë. Në të gjitha qytetet e Shqipërisë pashë mijëra refugjatë në skamje të plotë.

Duke u parashtruar këto fakte, mjerisht të padiskutueshme, duke vënë në dukje nga ana tjetër cenimet dhe kërcënimet greke që prishin qetësinë e Shqipërisë së Jugut dhe tentojnë të insinuojnë një konflikt, Shqipëria i kërkoi Lidhjes së Kombeve të merret me të gjitha problemet që mund të shtrohen në lidhje me kufijtë e saj, për të vënë në një dukje pasiguritë, sigurisht dëmtuese për paqen, aty ku ajo gjendet.

Pakti e parashikon këtë rast në nenin 15 të tij. Nëse, siç thotë, lind një mosmarrëveshje që “mund të çojë në një prishje” midis anëtarëve të Lidhjes së Kombeve, ajo paraqitet para Këshillit të Lidhjes. “Për këtë, mjafton që njëri prej tyre të njoftojë Sekretarin e Përgjithshëm për këtë mosmarrëveshje, i cili do të marrë të gjitha masat për një hetim dhe shqyrtim të plotë.”

Prandaj procedura shqiptare ishte e rregullt. Çështja ka dalë para Këshillit më 25 të këtij muaji. Çfarë ka vendosur ai?

Ja :

“Këshilli i Lidhjes së Kombeve është njoftuar se Konferenca e Ambasadorëve është thirrur për çështjen shqiptare dhe se po diskuton për të në këtë moment. Në këto kushte, Këshilli i Lidhjes së Kombeve beson se nuk ka asnjë arsye për ta thirrur atë në të njëjtën kohë.”

Unë pohoj se Këshilli i Lidhjes së Kombeve është keqinformuar. Nëse është e vërtetë që një shtet ka thirrur konferencën e ambasadorëve, kjo e fundit nuk është marrë ende me shqyrtimin e çështjes shqiptare. “Ajo është duke diskutuar për këtë tani,” tha këshilli. Kjo është e pasaktë.

Është e rëndë që të formulohet një mohim (përgenjështrim) i tillë.

Por pavlefshmëria e vërtetë e vendimit të këshillit qëndron në mohimin e drejtësisë që ajo kundërshton ndaj Shqipërisë. Nuk ka dyshim se kompetenca e Konferencës së Ambasadorëve është e pasaktë, se ajo e Lidhjes së Kombeve është më formale, më e gjerë, duke shkuar, sidomos kur bëhet fjalë për një prej anëtarëve të saj, te fuqia evokuese. Dhe mohimi i drejtësisë shfaqet më i frikshëm kur e dimë se, para konferencës së ambasadorëve, Shqipëria nuk është e pranishme, se kjo konferencë merr vendime me dyer të mbyllura.

Kështu, ja një popull që e çon çështjen e tij para institucionit të lartë ndërkombëtar të cilit i përket. Ai dëshiron që fati i tij të zgjidhet në mes të ditës. Ai evokon paktin në të cilin ai u pranua t’i përmbahej. Ai dëshiron që zëri i tij të dëgjohet si ai i armiqve të tij.

Negociata dhe compromise

Ai dërgohet mbrapsht, duke përmendur një pretekst të gabuar, në një konferencë nga e cila ai është i përjashtuar, por ku ulen kundërshtarët e tij. Ai kerkonte të drejtën e tij, ai u la në negociata dhe kompromise pa publicitet. Lidhja e Kombeve e braktis atë dhe e braktis vetveten.

A nuk është pak poshtëruese, kur kishim ëndërruar që një Lidhje e Kombeve të mbante një qëndrim të qartë, të pranonte përgjegjësitë e saj, të lexonim këtë paragrafin e fundit në vendimin e këshillit :

“Këshilli shpreh dëshirën që në interes të paqësimit të përgjithshëm dhe zhvillimit normal të Shqipërisë, Konferenca e Ambasadorëve të marrë vendimin sa më shpejt të jetë e mundur.”

Mendoj se këshilli mund të kishte shkurtuar afatet duke vendosur vetë.

Shqipëria nuk mund t’i përkulet një dështimi të tillë dhe ata që punojnë me pasion për zhvillimin e Lidhjes së Kombeve nuk mund të lejojnë që një pranim i tillë dobësie nga ana e këshillit të kalojë pa protesta. Asambleja e Lidhjes së Kombeve do të jetë gjyqtare, me shpresë, sepse Shqipëria ka të drejtë ta thërrasë atë drejtpërdrejt.

Për fat të keq, këto janë ende vonesa! Kush e di se çfarë do të ndodhë për sa kohë të zgjasin shtyrjet e saj?

Suksesi i taktikës greke që rezultoi me shpërdorimin e këshillit do t’i japë popullit të Konstandinit pak më shumë paturpësi dhe do ta nxisë atë të provojë një mashtrim të keq kundër Shqipërisë. A nuk është për t’u frikësuar se grekët do të kërkojnë një fitore më të lehtë, besojnë ata, atje se gjetkë, në Shqipërinë e Jugut, ku tashmë, në vitin 1914, ata kanë grumbulluar gërmadhat.

Për këtë, do të ishte përgjegjës Këshilli i Lidhjes së Kombeve.

Ai ka qenë i vetëdijshëm për rrezikun që theksojmë, ndërsa është zmbrapsur përpara aksionit që do të ndërmerrej për largimin e tij përfundimisht.

Ai i angazhoi palët për paqe, deklaroi se i kushtoi “mbrojtjes së popullatës dhe kombit shqiptar gjithë vëmendjen e tij”. Çfarë vlejnë këto rekomandime dhe deklarata në një dokument që, nga ana tjetër, dëmton aq shumë popullin shqiptar dhe shfaq një shqetësim të tillë për të shkarkuar te të tjerët një kujdes të tillë për të zgjidhur një çështje të vështirë? A do ta ndalin Konstandinin, i cili mund të përgatisë një ofensivë të guximshme kundër disa fshatrave shqiptare për t’i dhënë pak shkëlqim armëve të tij? A do të lejojnë që 40 mijë shqiptarët e përzënë nga toka e tyre nga serbët të shkojnë e të rifillojnë punën e tyre, në tokën e të moshuarve të tyre.

Nuk do të duheshin shumë vendime si ky që sapo analizuam për të dekurajuar miqtë, jo shumë të shumtë, të Lidhjes së Kombeve.

Justin Godart,

deputet,

ish-nënsekretar i shtetit

Filed Under: ESSE Tagged With: Aurenc Bebja

XHEVAT KALLAJXHI: ABRAHAM LINKOLNI: MOS U TREMBNI NGA E VËRTETA

December 5, 2022 by s p

“Armiqësi kundër askujt, mirësi ndaj të gjithëve…”

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence
No photo description available.

                                                 “Ata që ua mohojnë lirinë të tjerëve, 

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, në bashkëpunim me Teqen Bektashiane Shqiptare në Amerikë, me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, promovuan librin, “Lincoln”, të ish-Editorit të Diellit dhe të ish-redaktorit të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, Xhevat Kallajxhi. Promovimi u bë më 3 Dhjetor 2022, ditën e Shtunë, në Selinë Qendrore të Vatrës, në Nju Jork.

             —————————————————————

Përshëndetjet e mia më të përzemërta miqëve e dashamirësve të Xhevat Kallajxhiut, ish-redaktorit të Gazetës Dielli, i cili për një kohë të gjatë – i vetëm, pa asnjë ndihmë prej askujt – mbajti gjallë gazetën Dielli.  Por u përshëndes dhe falënderoj Vatrën që së bashku me Teqenë Bektashiane Shqiptare të Amerikës, kujtoni sot edhe një ish-bashkpuntor dhe koleg timin me të cilin kam punuar në Zërin e Amerikës.

E quaj me fat njohjen dhe mundësinë që kam punuar tek Zëri i Amerikës me Xhevatin. Ai ishte një koleg si të tjerët në atë zyrë, por për mua, Xhevati ishte diçka më tepër, ishte mësuesi dhe këshilltari im – sa i përkiste gjuhës shqipe por edhe gazetarisë. Ndonëse me një ndryshim të madh moshe, kjo nuk na pengonte që të komunikonin, por edhe t’i shihnim dhe t’i gjykonim punët me të njëjtin qendrim. 

Unë kam shkruar edhe herë të tjera për Xhevatin duke theksuar respektin dhe mirënjohjen që kam gjithnjë për këtë burrë të madh të gazetarisë shqiptare dhe të Kombit, prandaj po përqëndrohem pak a shumë në subjektin specifik për të cilin jemi mbledhur sot për të biseduar – duke falënderuar nga zemra Vatrën — që më ftoi t’i bashkohem këtij kujtimi të mikut tim dhe të shumë shqiptaro-amerikanëve të brezit të kaluar por edhe të tanishëm — pa dallim feje as krahine, të ndjerit Xhevat Kallajxhi.

Xhevati ishte patriot i madh, njeri i penës dhe adhurues dhe mbrojtës i të vërtetës. Ai mishëronte, si rradhë kush, atdhedashurinë e tij me gazetarinë, duke përdorur gazetarinë në mbrojtje të Atdheut, të interesave dhe të drejtave të shqiptarëve anë e mbanë trojeve të tyre në Ballkanin Perëndimor.  Xhevati i përkiste atij brezi antikomunist, si një veteran i vërtetë i luftës së ftohtë kundër komunizmit ndërkombëtar por edhe të atij regjimi komunist të Enver Hoxhës dhe krimeve të tija anë e mbanë Shqipërisë por sidomos në Gjirokastrën e tij të dashur ku kishte lindur e ku drejtonte para Luftës së dytë Botërore gazetën e njohur të asaj kohe, “Demokracia”. 

Xhevati përveçse ishte një patriot shqiptar, ishte edhe mirënjohës i madh ndaj Amerikës, ku ai kishte gjetur strehim dhe liri, si shumë prej nesh, dekada më parë e deri në ditët e sotëme.  Dua të përmend në këtë 100-vjetor të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane se ndjenjat e Xhevatit për lirinë dhe demokracinë amerikane ishin të sinqerta dhe dashuria e tij për Amerikën ishte madhe.  Vlerat amerikane të lirisë e demokracisë e të drejtave të njeriut, Xhevati i mbronte shpesh dhe kudo, në shkrimet e tija dhe në biseda private e takime publike. Xhevati mbronte dhe ekspozonte të vërtetën në lidhje me krimet e Enver Hoxhës në emër dhe në mbrojtje të komunizmit ndërkombëtar, në punën e tij tek Zeri i Amerikës dhe në faqet e gazetës Dielli.

 Dëshiroj ta pasqyroj këtë pretendim me këtë fakt, se sa i përkushtuar ishte Xhevat Kallajxhiu ndaj përhapjes së të vërtetës – në Zërin e Amerikës dhe gazetën Dielli.  Xhevati kishte dalur në pension nga Zëri i Amerikës në fillim të 70-ave, por pasi nuk kishim staf të mjaftueshëm, drejtori i atëhershëm i VOA-s shqip, Jozef Paskali e kishte ftuar Xhevatin të këthehej e të punonte gjysëm dite për Zërin e Amerikës pasi nevoja ishte e madhe se mungonte personeli i kualifikuar. Kështuqë Xhevati vinte çdo ditë, punonte katër orë për të cilat paguhej nga qeveria, por qëndronte në zyrë 8 orë sepse detyrohej të priste kolegët e tjerë për tu këthyer në shtëpi, me të cilët kishte ardhur në punë në mengjes, se nuk kishte makinë që të këthehej vet në shtëpi. Ashtuqë nga mesdita e deri në ora 5 pas dreke, gjysmën e ditës pra tek Zeri iAmerikës, ai e përdorte për të përgatitur materialin për gazetën Dielli, pasi ishte, njëkohësisht edhe redaktor i Diellit gjatë asaj periudhe, por siç dihet pa asnjë shpërblim.

Ky, pra ishte Xhevat Kallajxhi, nuk pushonte kurrë, punonte për Amerikën e lirë e demokratike dhe për Kombin e vet të robëruar nga komunizmi – me pagesë e pa pagesë – me një kontribut voluminoz në fushën e publicistikës dhe librave madje edhe poezive.

Nga kjo veprimtari dua të veçoj tre libra të Xhevatit që tregojnë lidhjet e tija të ngushta me Shqipërinë e shqiptarët dhe me Amerikën. Libri “Skenderbeu”, libri për Presidentin Xhon Kennedy dhe vepra për të cilën jemi mbledhur sot këtu, libri Linkoln. Nuk është e rastit që Xhevati ka zgjedhur, pikërisht, këta dy ish-presidentë të Amerikës që t’ia paraqsite lexuesit shqiptarë në atë kohë dhe sot. Si adhurues i lirisë dhe i demokracisë amerikane, por edhe si nacionalist dhe demorkat i përkushtuar, me këto libra, Xhevati tregon edhe respektin e tij për vlerat e këtyre dy udhëheqësve historikë të Amerikës, kampionë të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë, jo vetëm për Amerikën – ku sot e kësaj dite konsiderohen nga amerikanët si presidentët më të mirë të këtij vendi, por të admiruar edhe anë e mbanë botës.

Ja pra, jemi këtu për të folur edhe për veprën e prpmovuar sot të Xhevatit, libri Linkoln. Presidenti Linkoln.  Për të gjithë kohërat, Presidenti Linkoln bën thirrje, jo vetëm Amerikës, pore dhe mbarë botës — që të ri-dedikohemi punës së pakryer që mbetet për tu bërë – duke bashkuar të gjitha forcat, për të siguruar se “qeveria e popullit, nga populli e për popullin” do të vazhdojë së funksionuari, anë e mbanë botës. 

Sipas Xhevat Kallajxhiut, “Lincolni mbrojti gjithnjë, në jetën e tij, me vetëmohim kauzën e lirisë. Foli për të me vendosmëri dhe besim të thellë. Ai që flet për liri në një mënyrë të tillë, flet për të gjitha kohët dhe për të gjithë njerëzimin. Ai tha në një rast këto: “Përpjekja për liri duhet të vazhdojë gjithnjë. Kauza e lirisë nuk duhet të marrë fund në mbarimin e një viti ose në mbarimin e një shekulli. Në të drejtën e tyre për të jetuar të lirë e të lumtur, të gjitha racat janë të barabarta. Zemra njerëzore është me ne… Perëndia është me ne… Gjithë njerëzimi duhet të jetë i lirë”. Këto dhe shumë fjalë të tjera të skalitura të Lincolnit drejtuar ndërgjegjes së njerëzimit, frymëzojnë kurdoherë shpirtrat e miliona vetëve për të luftuar me guxim çdo formë të tiranisë”, shkruan ndër të tjera autori.

Presidenti Linkoln udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile midis shteteve të veriut e shteteve të jugut, (Prill 12, 1861 –Maj 26, 1865), e që ishte kriza më serioze në historinë e Amerikës. Presidenti Linkoln i dha fund skllavërisë dhe luftës civile dhe në të njëjtën kohë ruajti bashkimin e vendit dhe i tregoi botës se demokracia mund dhe duhet të përbëjë një formë qeverisje të përhershme. Me një rast kur foli për demokraci, ai pat thënë se, “Unë nuk dua të jem as skllav e as pronar skllevërish”. Kjo deklaratë pasqyron qëndrimin e Linkolnit, jo vetëm karshi skllavërisë fizike, por edhe ndaj asaj politike dhe shpirtërore. “Kjo shpreh idenë time të demokracisë. Çdo gjë tjetër ndryshe nga kjo, nuk është demokraci”, ka thënë ai. Dhe me një rast tjetër, ai është shprehur se, “Duke u dhënë lirinë atyre që janë skllevër, ne sigurojmë edhe lirinë e atyre që janë të lirë”.

Gjatë inaugurimit të tij të dytë si president, Linkolni ka ri-theksuar qëndrimin e vet kundër skllavërisë duke thënë; “Armiqësi kundër askujt, mirësi ndaj të gjithëve…”. Këto fjalë të Linkolnit, sipas Xhevat Kallajxhiut, autor i librit mbi jetën e Presidentit Linkoln – “nxorën në dritë edhe një njeri të zhveshur nga pasionet politike, një njeri të lirë në trup e në shpirt, vëllain e të gjithëve, i cili si president, qëndroi mbi partitë dhe grupet e interesit dhe që foli si një përfaqësues i vërtetë i gjithë kombit. Prandaj në ditët tona”, ka shkruar Xhevati në librin e tij kushtuar Linkolnit, “Kur urrejtja, smira dhe hakmarrja, duket se janë të vetmet ndjenja që e shtyjnë njeriun të veprojë, figura dhe jeta e këtij amerikani të madh shëndrit magjishëm”, ka shkruar autori. 

Përsëri sipas Xhevatit, “për Linkolnin përdoret gjithnjë nofka “i ndershmi Abe” (Abraham), të cilën ai e fitoi prej drejtësisë dhe ndershmërisë së tij. Në librin e tij, Kallajxhiu vë në dukje gjithashtu se Linkolni, “kurrë nuk përdori mashtrimin si mjet për të arritur qëllimet e veta dhe nuk tradhtoi kurrë idealet, në funksion të përfitimit politik. Në librin e tij për jetën e Presidentit Linkoln, Xhevati thotë se Linkolni gjatë gjithë jetës, mbrojti të varfëritë e të nëpërkëmburit dhe me kurajo e vendosmëri mbrojti dhe vuri kushtet për, “respektimin e dinjitetit njerëzor, pavarësisht nga raca, gjuha apo feja”.

Këtë libër Xhevati ia kishte kushtuar: “Teqesë Bektashiane Shqiptare në Detroit, e para në Shtetet e Bashkuara, për kujtim dhe nderim të veprimtarisë së ndritur kombëtare që zhvilloi në Shqipëri dhe të shërbimit të shquar njerëzor që bën në Amerikë, këtë vepër modeste ia kushtoj me admirim”. Xhevat Kallajxhi.

Libri “Linkoln”, në të vërtetë, kishte bërë bujë në diasporën shqiptare të asaj kohe – jo vetëm në Amerikë por edhe në Evropë. Revista Shejzat e Ernest Koliqit (Viti 6, nr. 5-6, vitit 1962) ka botuar një artikull vlerësues të shkrimtarit e albanologut të njohur të asaj kohe dhe sot, Karl Gurakuqit, i cili në shkrimin e tij për librin “Linkolni”, Kallajxhiut shkruante: “Veçanërisht, lipset t’ia dijmë për nder Xhevat Kallajxhiut që na lëshoi në dorë një libër nga i cili mund të nxjerrim njoftime të mjafta mbi një ndër fytyrat ma të ndritura të historisë amerikane, por edhe ndër ma të rrallat e botës, sikurse është Abraham Linkolni”.  Gurakuqi vazhdon vlerësimin e tij të librit, Linkolni, duke thenë se, “Faqet e librit të Kallajxhiu na japin një panoramë të virtyteve që e kanë stolisë këtë bir të Amerikës demokrate, virtyte që i shohim, sidomos, kur populli e zgjodhi si president të Republikës së hyllëzueme. Në të vërejmë burrin e urtë të shtetit, aty shohim zotësinë e tij të qeverisjes. Prekim me dorë aftësinë për të tërhjekur turmat popullore, pse dijti me u dalë zot të dobëvet dhe të mjeruemve. Mësojmë se Linkolni vet kishte besim në Perendinë e në provaninë e Tij, pa dashjen e të cilit kurrgja nuk ndodh mbi tokë. “Kâ nji Perendi”, janë fjalët e Lincoln-it dhe, “Ai e urren  padrejtësinë,  mëninë e skllavëninë..” ka shkruar Karl Gurakuqi në revistën “Shejzat” të vitit 1962 duke vlerësuar librin e Xhevat Kallajxhiut.

Ata që u mohojnë lirinë të tjervet nuk e meritojnë lirinë për vete dhe drejtësija e Zotit nuk do t’i lejojë të sundojnë për të gjatë kohë.  “Prej faqeve të monografisë së Kallajxhiu del në dritë se parimet e Lincolnit në qeverisjen e vendit kanë qenë liria, drejtësia e demokracia, për të cilat sot më fort se kurrë kâ nevojë bota për të gjetë peshimin e vet të tronditur nga sistemet diktatoriale absolute.  Libri i Xhevat Kallajxhiut lexohet me ândje si nji roman, si nji histori pâ pretendime të mëdha, vazhdon Gurakuqi. “Gjuha e përdorun âshtë ajo shqipja e thjeshtë, e pastër, e rrjedhëshme, që na tingllon në veshë prej shumë kohësh.  Kallajxhiu nuk âsht i panjoftun në qarqet intelektuale shqiptare: cilido prej nesh emënin e Xhevatit e kâ ndigjue tash e parë. Duke lexuar librin e tij na del Xhevati i viteve kür ai me shkrimet e veta të urta e të matuna, zbukuronte faqet e fletores “Demokratija”, të Gjinokastrës, i së cilës ishte drejtor.  Ndoshta Xhevat Kallajxhiu do të na gëzojë  me  ndonji  botim tjetër, pse, si po ndigjojmë, kâ shumë shënime mbi ngjarjet e kohës që i paraprînë katastrofës së vjetit 1944”, ka shkruar ndër të tjera, në revistën Shejzat e Ernest Koliqit,  Karl Gurakuqi në vlerësimin e tij të librit “Linkolni”, të autorit  Xhevat Kallajxhi.

Po i përfundoj këto fjalë modeste për një burrë të madh – me vlerësimet e një personaliteti gjithashtu të madh të letrave shqipe, siç është Karl Gurakuqi, para pothuaj 65-viteve dhe me fjalët e autorit të librit Linkoln, Xhevat Kallajxhiu, i cili citon Linkolnin të ketë thenë: “Me besim të thellë ndaj Zotit dhe me ndërgjegje të pastër ndaj veprës së Tij njerëzore, Linkolni deklaroi një herë se, “Do ta mbronte të vërtetën dhe të drejtën deri në vdekje”. Dhe e mbrojti. Nuk u ndal dhe nuk u tremb kurrë.  Linkolni e kishte theksuar qartë se shoqëritë lartësohen vetëm duke u njohur të gjithë pjesëtarëve të drejtat e barabarta.” Ky është mesazhi i Linkolnit sot edhe për shqiptarët kudo,që përcillet nepëmjet librit “Linkolni”, të autorit Xhevat Kallajxhi: Mos u trembni nga e vërteta!

 Falënderimet e mia të gjithë juve për durimin dhe vëmendjen!

Frank Shkreli

See the source image

Xhevat Kallajxhi, autor e gazetar – ish-Redaktor në Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe — Kryeredaktor i gazetës më të vjetër në ekzistencë, gazetës Dielli, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra – dhe drejtor i gazetës “Demokracia” në Gjirokastër, para Luftës së Dytë Botërore. 

Udhëheqsi i Qendrës Bektashiane, Shqiptaro-Amerikane në Detroit të Shteteve të Bashkuara, i Nderuari Eliton Baba Pashaj duke folur në Vatër, 3 Dhjetor, 2022

Autori me të udhëheqsin bektashian në Amerikë, të Përndershmin Eliton Baba Pashaj në Vatër duke kujtuar shqiptarin e madh Xhevat Kallajxhiun dhe Presidentin Abraham Lincoln, ndër më të mëdhejt e Shteteve të Bashkuara — në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare

Autori në Vatër, duke kujtuar bashkpunimin me Xhevat Kallajxhiun në Zërin e Amerikës  (3 Dhjetor, 2022) 

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

XHAFER DEVA MË NDRYSHE NË NJË BOTIM TË RI HISTORI E SHKRUAR NË BAZË TË DOKUMENTEVE

December 5, 2022 by s p

Muhamed Mufaku/

Xhafer Deva (1904-1978) është një prej figurave kombëtare të shekullit XX,i cili dallohet me 3 imaxhe të ndryshe të tri gjeneratave të shek.XX dhe shek.XXI.Te gjenerata e parë ai mbahet mend si bartës i idelogjisë kombëtare,përkatësisht për bashkimin kombëtar që u paraqitë me Ligën e Dytë të Prizrenit dhe me Shqipërinë etnike më 1943,ku zuri postin e Ministrit të Brëndshëm deri kur forcat komuniste shqiptare/ jugosllave e morën pushtetin në vjeshtë 1944 dhe riprodhuan një Jugosllavi të re. Te gjnerat e dytë,si në Shqipëri ashtu në Kosovë pas Luftës II Botërore ,e në saj të qasjes tjet idelogjike të historisë,Xhafer Deva u paraqit si “kriminel” qoftë në shyp ose në tekstet shkollore dhe në “studimet shkencore” nga një “regjim kriminel” që tani po dihet në bazë të dosjeve sekrete të zbuluara ç’ krime bëri kundër figurave kombëtare dhe intelektualëve të kohës deri më 1990. Mirëpo,pas transformimeve politike e demokratike në në Shqipëri e në Kosovë figura e Xhafer Devës filloi të trajtohet më ndryshe te gjenerata e re të historianëve në bazë të burimeve të reja që u zbulluan dhe u botuan.
Duke marrë parasysh faktin se Xhafer Deva kaloi pjesën më të madhe të jetës politike në mërgim,në Itali,Siri dhe në SHBA-të,ku zhvilloi një aktivitet të madh politik dhe organizativ për bashkimin e opozitës antikomuniste në mërgim,nga kontributi i tij për formimin e komitetit “Shqipëria e lirë” si qeveri në mërgim më 1949 e deri në formimin e Lidhjes së Prizrenit në Mërgim më 1962 që e drejtoi deri në vdekje më 1978,arkivi i tij i pasur personal ishte burimi i dorës së parë për aktivistin dhe historianin Idriz Lamaj,i cili e boto në New Yorki më 2002 librin “Xhafer Deva në dritën e letrave dhe zbulesa tjera të mërgatës” .Përkundër vlerës që e kishte libri,ky botim- sikurse shumë botime në mërgim – nuk u prezentua dhe nuk u shfrytëzua sa duhet në prodhimin e ri shkencor në Kosovë pas Çlirimit më 1999. Mu për këtë botuesi kosovar “Dija” bëri mirë që e nxorri këto ditë një botim të ri të këtij libri ,me disa shtesa të reja,gjë që do të ndihmojë që të kemi një imaxh tjetër për Xhafer Deven me rastin e shënimit të 45 vjeçarit të vdekjës.
Vlera e këtij libri buron edhe nga vet autori, përkatësisht shkrimtari dhe historiani Idriz Lamaj,i cili u dëshmua më parë me disa botime origjinale qoftë në anglisht ose në shqip. Këtu vlen të përmendet se autotu u lind më 1947 në Malësi të Gjakovës në një familje me traditë “për ruajtjen e bashkimit kombëtar”, ndaj me ardhjen e partisë komuniste në pushtet xhaxhai i tij mbeti me pushkë në dorë deri më 1949 kurse i jai u detyrua të kalojë në Kosovë më 1951. Në Pejë Idrizi e kreu shkollën e mesme,por përjetoi njëkohësisht gjendjen e shqiptarëve në Kosovë në kohën e A.Rankoviqit, ndaj iku në Itali e prej atje vazhdoi rrugën në Francë e më tej në SHBA-të në fund 1967. Duke shkuar me granci të komitetit “Shqipëria e Lirë” e duke punuar në të nja njëzet vjet me figurat e njohura kombëtare (Hasan Dosti, Xhafer Deva,Rexhep Krasniqi etj) dhe duke pasur në dorë shumë dokumente në shqip e anglisht ai nxorri shumë botime shqip(Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë” 1949-1956,Xhafer Deva në dritën e letrave të veta,Vatra dhe vatranët etj) e anglisht (Albanian and Yugoslav Parti and State Relationshqip, Albanian-Montenegrian Conflict over Plava and Gucia 1879-1880).Prej këtij arkivi të pasur personal ai ia dhuroi Arkivit të Kosovës nja 15 mijë dokumente më 2019 që kanë të bëjnë me komitetin “Shqipëria e Lirë” që i solli në SHBA-të nja 15 mijë emigrantë shqiptarë, gjë që përforcoi praninë shqiptare atje me fuqi politike dhe intelktuale. Kuptohet,vitet që i kaloi I.Lamaj në Kosovës mbeten në shpirt duke përcjellë gjendjen e shqiptarëve atje , e duke afirmuarr krijimet e shkrimtarit disident Adem Demaçit “Gjarpinjt e gjakut dhe novela tjera” sa ishte në burg.
Kështu,duke qënë në lidhje të ngusht më Xhafer Devën prej se arriti në SHBA-të me 1967 e deri në vdekjen më 1978,e duke gëzuar qasjen në terë korospodencën e pasur në 7 gjuhë(shqip,anglisht,gjermanisht,italisht,frëngjisht, turqisht e serbisht),mund të mendohet ç’ risi na soli Idriz Lamaj në librin e tij.Vet Lamajit në libër i kujtohet mirë kur shkoi me drojë në takimin e parë me Devën,por kjo drojë iu thye kur Deva iu prezentua me një dozë honer: “Unë jam Xheafer Deva,kruminel i popullit!”. Kështu,në saj të lidhjës të ngushtë personale për një dekadë dhe qasjen në korospedencën e tij në disa gjuhë me figurat shqiptare nëpër botë si dhe me figurat evropiane dhe amerikane të involvuar për çëeshtjen shqiptare pas Luftë II Botërore.
Kaptina e parë “Jeta dhe veprimtaria e Xhafer Devës në mërgim” sjell risi duke ndriçuar ato “vite siriane” (1947-1948) kur u paraqit në skenën politiki “Grupi Kosovar” dhe organi i tij “Bashkimi i kombit” në Damask,si dhe ato “vite egjiptiane”((1948-1949),kur u bë kryetari i Kuvendit të Aleksanderisë që mblodhi partitë shqipptare antikomuniste për të formuar njëfarë qeveri në mërgim,gjë që u kurrorëzuar me më 1949 me formimin e Komitetit Shqiptar “Shqipëria e Lirë” në krye me Mitat Frashërin. Në këto negociate për formimin e një trupi që përfaqësonte shqiptarët në Botën e lirë,Deva kishte mandat prej “Grupit Kosovar” që Kosova me trojet tjera shqiptare në Jugosllavi të përfaqësohet drejtëpërdrejtë,pra jo me individë nëpër parti të ndrysme shqiptare që përfaqësonin Shqipërinë e 1912.Me fjalë tjera,siç konstaton I.Lamaj,Deva “ndikoi zhdrejtasi që çështja e Shqipërisë etnike të mos ndahej prej problemit të shtetit të cunguar shqiptar”(f.16). Ç’është e vërteta, Deva nuhati me kohë pasojat e konfliktit Tito-Stalin më 1948,me çka Përendimi tani në Luftën e ftohtë ishte për forcimin e jo për shkapërderdhjen e Jugosllavisë. Në këtë kontekst,kur bënë planet për një operacion të përbashkët ushtarak amerikano-biritanik gjatë 1949-1951 për nxitjen e rezistencës antikomuniste në Shqipëri,Deva insistotoi që këto plane të përfshinë Kosovën.Më gjerlsisht për këtë përpjekje autori na sjell risi në dy kaptina: “Parashutistët e Xhafer Devës hyjnë në Kosovë” dhe “Përpjekja e Xhafer Devës për krijimin e një qendre sekrete informimi në Kosovë në shërbim të amerikanëve”. Për lidhjet e Devës me me amerikanët,përkatësisht me CIA-në në Luftën e ftohë që paraqiste një shpresë për mbysjen e regjimit komunist në Shqipëri si pikënisje për një ndryshim gjeopolitik në rajon,shifet se Deva qysh gjatë qendrimit të tij në Damask 1947-1948 ishte në lidhje me amerikanët dhe për këtë mori pjesë aktive për bashkimin e forcave politike shqiptare gjatë 1948-1949,duke kaluar më vonë në Itali prej nga e përcjellte opercionin për hedhjen e parashitistëve në Shqipëri gjatë 1949-1951.Më vonë (1956),pas dështimit të operacionit, Deva kaloi në SHBAT-të ku zhvillon me të madhe aktivitinin e tij politik në mësin e mërgatës në vendin që kishte tani më qasje përmenente në elementin shqiptar gjatë Luftës së ftohetë. Në këtë kontekst,u formua në New York më 1962 Lidhja e Prizrenit në Mërgim që e drejtoi Deva deri në vdekjen e tij më 1978. Pas botimit të parë të librit më 2002, historianët e ishregjimit komunist në Shqipëri e cilësuan këtë libër si “një tentativë mjerane,dëshpëruese për të rehabilituar emrin kobzi të Xhafer Devës”(Arben Puto,2011),i cili ai mbeti për ta “kuisling” dhe “terrorist” duke aluduar për bashkëpunimin e tij me gjermanët dhe postin që e zuri si Ministër i Brëndshëm në Shqipërinë etnike gjatë 1943-1944.Mirpo,në botimin e ri kosovar të librit,I.Lamaj diskuton ndryshe këtë çështje duke nisur se Deva,sikurse shumë të tjerët,nuk ishin pronazismi por e vlersuan se gjendja e re(Shqipëria etnike) nuk ishte “kundër interesave të popullit”. Me fjalë tjera,Deva “si shumë të tjerë në atë kohë kishte bindjen se vendosja e regjimit komunist qe më i rrezikshëm për Shqipërinë se sa lufta ndaj një Gjermani naziste që po tërhiqej e mundur”(f.229). Këtë e kishin të qartë amerikanët që në atë kohë,siç del në raportin e ambasadorit amerikan në Kajro më 1944 për Xhafer Devën dhe Rrexhep Mitrovicën si “njerëz me reputacion që e kan pranuar nga zori aleancën me gjermanët”,kurse “në të vërtetë janë miq të Anglisë dhe të Amerikës”(f.229). Me këto shtesa të reja në botimin kosovar të librit na duket se tani është kohë të reflektohet më ndryshe në figurën e Xhafer Devës,duke kaluar atë imaxh për Devën se “kriminel” që e ka prodhuar një “regjim kriminel”,e duke dhënë vendin që e meriton pa glorofikime me rastin e 45 vjetorit të vdekjes.

Filed Under: Reportazh

Valencia ka edhe një histori shqiptare pak të njohur

December 5, 2022 by s p

Nga Saimir Z.  Kadiu/

Pasi u detyrua të emigronte për herë të dytë në jetën e saj, Donika Kastrioti (1428-1506), gruaja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, jetoi ditët e fundit të jetës saj në Valencia, ku eshtrat e saj prehen edhe sot.


Donika Kastrioti ka vdekur në Valencia të Spanjës, ku dhe është varrosur. 

Në një libër historik, “Periudha pas Skënderbeut”, botuar në gjuhën shqipe në Leçe të Italisë nga projekti italo-shqiptar i quajtur “Promoalba”, studiuesi i njohur i historisë, profesori i Universitetit të Salentos, Giancarlo Vallone, tregon për integrimin e familjes Kastrioti dhe të shqiptarëve të tjerë të emigruar në Itali pas vdekjes së Skënderbeut në institucionet e mbretërisë së Napolit në shekujt XV-XVII.

Dokumenti i publikuar në faqen 74 të librit na njofton se ajo merrte si të ardhura një pension prej 1.000 dukatësh nga mbreti i Napolit.


Autori pohon se e veja e Skënderbeut, e quajtur në gjuhën vendase si “Scannalibeca”, ka jetuar në mërgim kokëlart dhe mençuri aq të shquar, duke u krenuar per emrin e madh të të shoqit dhe duke e lartësuar atë.

Andronika, e cila në historinë e Shqipërisë njihet me emrin Donika, mbërriti në Itali më 23 maj të vitit 1468. 


Më 27 gusht 1468 ajo u zhvendos nga feudet që mbreti Ferdinand ia kishte dhënë të shoqit në Salento drejt Napolit, ku fillimisht nisi të banonte në shtëpinë e juristit të njohur Pietro Cola D’Alessandro, në afërsi të Santa Chiara-s.

Disa vite më vonë pas ardhjes në Napoli të gruas së dytë të Ferdinandit, Giovanna-s, pikërisht më 11 shtator 1477, në rrethana të panjohura Donika Kastrioti nisi të shërbente pranë saj, duke luajtur një rol me peshë në oborrin aragonez.


Ndërkohë që të tjera dokumente na dëshmojnë se kur në vitin 1496 u rindërtua në Castelnuovo, në rezidencën mbretërore apartamenti i Giovanna-s III-të, zonja Donika kishte një dhomë mbi të, në katin e dytë të krahut perëndimor, si edhe Madona Porfida, që ishte nga dera e Arianitëve dhe kishte lidhje gjaku me të.

Duke qenë me prestigj dhe me ndikim të përditshëm në oborr, mbreti tjetër i Napolit, Alfonsi II, i beson zyrtarisht më 20 tetor 1494 Giovanna-n III, të cilën Donika do të përpiqet ta bindë që të mos e lërë Napolin pas vdekjes së mbretit Ferdinand.


Për këto shërbime mbreti i ri i Napolit, Federiko, gjatë një ceremonie në oborr do të përqafohet me: “La mogliere de scannalibecho” (Donikën), dhe do t’i dhurojë asaj feudin e Goglianos më 1 prill të vitit 1498, për shërbimet që ajo kishte bërë në oborr.


Në një tjetër dokument na jepet letra që përfaqësuesi i legatës veneciane në Napoli, Francesco Morosini e shkruan në janar 1501, e cila na njofton për udhëtimin e zonjës Donika në Spanjë, duke shoqëruar tashmë nënën mbretëreshë Giovanna-n e III-të.


Në letër diplomati venecian shkruan se “Giovanna IV ka qëndruar në Napoli, është e veja e mbretit Ferrandino, është e ndershme dhe e kujdesshme; me të është Andronika (Donika), e veja e Skënderbeut, mike e ngushtë e Venecias.


Me sa duket në vitin 1501, kur mbërriti në Spanjë zonja Donika Kastrioti tashmë ishte 73 vjeçe dhe nuk do të ketë pasur mundësinë të kthehet më në Napoli.

Ajo duhet të ketë vdekur sipas autorit në harkun kohor midis marsit të vitit 1505 dhe shtatorit 1506. Ky fakt dëshmohet nga testamenti i Giovanna-s së III, në të cilin pohohet se Andronika është varrosur në kishën e Trinisë së Shenjtë në Valencia të Spanjës. Këtë fakt autori e vërteton edhe nga një burim tjetër.

Burimi, të cilit i referohet është libri i autorit G. A. Summote, i titulluar në italisht “Del Istoria della citta e Regno di Napoli IV”, botuar në Napoli në vitin 1675, ku në faqen 17 të tij pohohet se “gruaja e Skënderbeut ishte varrosur në kishën e Trinisë së Shenjtë në Valencia në vitin 1506”

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT