• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2023

Poezi nga Lulëzime Malaj

February 21, 2023 by s p

Pas “Madame Butterfly”

Ai, ishte një virtuoz i çmendur, violine,

Në një shesh, luante ca shkallëve lart,

Jehonin notat, si në koncert me harqe;

Aty ish’ Beethoven, Puccini e Mozart!

Ai, bëhej stuhi sa her’ kërcisnin shkallët,

Nga këpucët e një zonje me taka t’larta,

Ndoshta ajo, më të ish dashuruar, ndaj,

Ia griste akordet me këpucët e kaltra!

Ajo, seç kishte diçka, si krizantemë…

Syt’ e ëndërrt blu dhe ecte mbi taka,

Ai xhindosej, kur dëgjonte trokun e tyre,

Gati i priste telat, n’kohën dy të katërta’!..

Dhe ëndrrave i dilte, si sirenë, fluide,

Befas kërcente, sikur shembte një bot’!

Ai si i marrë, ngrihej t’i shkulte shkallët,

E kthehej jo i penduar, po s’i shkulte dot!

Kaluan ditë dhe takat s’dukeshin kund,

Violina u ça dhe perde t’kuqe, sikur ranë,

I flakën parukët e ikën Mozarti e Puccini,

Harqe e partitura, shkallëve ranë!

Se mos rendte më, pas “Madame Butterfly”?…

Atij, pas zonjës me taka këmbët i ranë!

Po ndoshta, ajo, kish’ dal nga një libret,

Dhe heshtur, u strehua në një roman!

Atdheu

Dashuri e parrëfyer më je Atdhe,

Ndër vise, në gjith’ dheun mbarë!

Metropoleve, parzmore ti më veshe,

Askund më ngroh ky diell i marrë!

Në ty lind një ditë e re me shpresë,

Agimi të kuq’n e mollës ka marrë,

Perëndimi trëndafiltë në ato vise,

Bardhësi e borës larë në ar.

Atje dimri i përngjan beharë,

Edhe dielli lind i buzëqeshur,

Edhe hëna sodit e përkorë,

Edhe qielli me të bruztë veshur…

Djepi i lindjes ku u nanurisa,

Ku mësova gjuhën e nënës,

Arave thurra ëndrra ndër plisa…

Ku zbrazen florinjtë e hënës!

Të kam dhembje, gaz e brengë,

Në strehën time bie paqe qetë,

Mokrrat vozitin magji kënge,

Përroi në koritë, luan klarinetë!

Atdheu, ku luhen fatet e popullit tim,

Ku janë tretur eshtrat e të parëve…

Gati jam, ta jap shpirtin si shpërblim,

Të mbështillem, me flamur dykrenore!

Rrëfimi

Kushtuar Personalitetit të Shquar,

At’ Gjergj Fishta

Ndrojtur, i afrohem faltores,

Në një cep, fshehtas në errësirë,

At-i, heshtur në pritje më thotë:

-Më dëfto, rr’fehu bijë, mos u mshef ,

Ma në fund, zbraze njat shpirt,

Dhe afroju do pak t’lutna,

Të të ndigjoj ma mirë!

-At jam dashuruar – i them

-Nuk asht turp dashnia! – më thotë-

Veç mos ke mëkatu,

M’kati, asht gja e keqe bija ime,

Sidoqoftë, na krejt m’katojmë,

Po Zoti, bijë, asht i madh e na,

Pastron nga paudhësinat si gjithmonë.

Mirësia e Zotit çliron këdo,

Largoji njato brenga dhe shqetësime,

E shoh qi je pendu, n’mërzi mos u myt ,

Zoti, di t’fal m’katet, Ai asht m’shirus, mos u frigo!

-At, mëkati im është i padiskutueshëm,

Kam rënë në dashuri me një Prift – Profit…

-Hëëmmm, ah bijë, të shoh ç’mund të bëj.

Nëpër kishë, humbi zëri i At-it që lutej…

-Më fal At! – e ndërpres unë;

At, unë kam rënë në dashuri me ty,

Me “Lahutën e Malcisë”…- i them sakaq…

At-i, befas, kapsalliti sytë i hutuar dhe tha:

-Don nji bekim?!

-Po! Po kënaqem me aq!

Ra zilja… gjumi u zhduk, agu u shfaq!

Filed Under: LETERSI

PËR 20- 21 SHKURTIN E VITIT 1991

February 21, 2023 by s p

ASLLAN BUSHATI/

Viti 1990 kishte shumë ngjarje (të njohura tashë për publikun), të cilat bënë që “kazani”  në Shqipëri të ishte në valim e sipër.Të marra së bashku ato, kishin ndikuar thellë në mjedisin e brendëshëm ushtarak të Shqiperisë ndoshta pak më shumë se tek qytetarët e tjerë. Këto e shumë të tjera formësuan në ndërgjegjen dhe mentalitetin e drejtuesve kryesor të ushtrisë dhe të ushtarakëve të rangjeve më të ulta, një lloje dyzimi mbi problemet madhore që kishin përpara. Ushtarakët, përvec familjes kishin parësore edhe detyrën (atëdheun) dhe patriotizmin. Por disa patriotizmin e shihnin të lidhur vetëm me detyrën ushtarake dhe familjen dhe disa të tjerë e shihnin atë të lidhur edhe me komunizmin që ishte në rrukullim për poshtë. Fryma e kolektivitetit dhe e veprimtarisë së përbashkët vecanërisht në Ministrinë e Mbrojtjes ,kishte filluar të plasaritej. Epitete me sens negative kundër njeri tjetrit, eproreve e vartësve pëshpëriteshin nën buzë jo rrallë. Në atë kohë unë mbaja postin e Zëvëndës Drejtorit të Kimisë. Kujtoj këtu një rast me një kolegun tim në fillim të shtatorit te 1990-tës, të cilin e pyeta se si mendon përse Komandanti i Përgjithshem po pyet vetëm intelektuale civilë për pluralizim dhe jo edhe ato ushtarakë ? Ai shkurt më kundër pyeti:”Po ti vërtet mendon se pluralizmi politik do të vijë edhe në Shqipëri?” I thashë se jam krejt i sigurtë se do të ta gezojmë para vitit te ri 1991. Ai me tha”Kurrë s’ka për të ardhur. Tradhëtarë”.E thashë këtë dialog të shkurtër me kolegun tim, jo per ta lënduar atë sot pas 32 vitesh, por vetëm si ilustrim të mjedisit të brendëshëm.Këto e shumë e shumë të tjera tregonin qarte se kazanin ushtark ishte ne valim para 20 dhe 21 shkurtit te 1991-shit. Ai priste vetem pretekst te cfrynte pjese nga nxehtesia e brendshme.
Rrezimin me 20 shkurt të munomentit të diktatori, në MM, shumë vetë e pritën si një gjëmë të madhe që i ndodhi kombit shqiptar, si një pabesi, poshtrim e dhunim i historisë dhe vlerave kombëtare. Disa të tjerë (përfshi edhe mu), si liri, clirim nga diktatura dhe hijet e saj, si hapsirë e re për një të ardhme më të mirë. Kjo ishte pra tablloja dyplanëshe me pak fjalë në sferat e larta të ushtrisë. Përballë njeri tjetrit, të gjithë të armatosur, të inatosur e nën trysninë e peshës së ngjarjeve shumë të vrullëshme të asaj kohe .
Në këtë klimë në mesditën e 21 shkurtit, në MM, nën drejtimin e ish ministrit Kico Mustaqi, u mblodhën kuadrot kryesore të aparatit Ministriesë dhe të Shtabit Pergjithshem. U lexuan disa komunikata operative për situatën poshtë në njësi e reparte dhe pastaj u hap debati se c’po ndodh me situatën politiko-ushtarake në tërësi. Pati arsyetime se situata është e rëndë dhe se ushtria duhet të luaj një rol parësor. Të tjerë pyesnin pse s’u mbrojt munomenti i Enver Hoxhës? Ose thjeshtë kush e tradhetoi Enver Hoxhën? Tradhëtarët të arrestohen dhe të pushkatohen po të jetë nevoja, thërrisnin disa gjysëm hapur e gjysëm kokë ulur. I ndodhur përballë këtyre pyetjeve dhe shumë të tjera të kësaj natyre të cilat bëheshin me mllef, nga vendi me leje e pa leje, ministri Kico Mustaqi u vu në pozita të vështira. Në këtë moment u kërku të lexohej deklarata e shkollave ushtarake që lajmeronte krijimin e “Komitetit Ushtarak për shpëtimin Kombëtar”, e cila i hodhi me shumë benzinë zjarrit , duke e bërë situatën shpërthyese. Kjo deklaratë kishte fragmente ultimative, ku ndër të tjera ishte ajo e marrjes së shtatores së Enver Hoxhës nga mjediset e shkollave ushtarake dhe montimi i saj në bazamentin e atij që u rrëzu. Duke mos parë rrugë dalje për këtë situatë dhe për të shkarkuar përgjegjësitë e tij, Kico Mustaqi tha se shpjegimet për të gjitha këto i kalojnë kuadrin e përgjegjësive të mija si ministër mbrojtje, prandaj qëndroni këtu sepse unë për 10-15 minuta do të sjellë para jush Komandantin e Përgjithshem që t’ju përgjigjet pyetjeve të shtruara. Edhe pas largimit të ministrit, thirrjet, bërtitjet, kërcenimet, batutat ofenduese, gjak nxehtësia, mllef deri në shperthim, vazhduan me zë të lartë disa prej të cilave i ndëgjoi edhe ish Presidenti Raniz Alia kur po ecte koridorit për të hyrë në sallën e mbledhjes i shoqëruar nga Kico Mustaqi.
Presidenti ishte i zbehtë në fytyrë sikur po vinte nga ndonje ceremoni varrimi. Ai tha se ministri Kico Mustaqi e kishte njohur me disa nga shqetësimet e të pranishmeve dhe si fillim tha se ishte shumë i tronditur nga “huliganizmi” në qendër të Tiranës me shtatoren e Enver Hoxhës  nën hundët e policisë dhe strukturave të Ministrisë Brendëshme. Ai u betu e stërbetu se nuk e kishte tradhëtuar askush veprën dhe idealin e Enver Hoxhës. Dhe në vazhdim tha se e kishte shkarkuar nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendëshem Hekuran Isain, pikërisht për të mbrojtur vepren e Enver Hoxhës e në postin e tij kam emruar –tha-Gramoz Rucin. Në këtë moment filloi të lotonte (aktronye) duke lënë të kuptonte se e ndiente thellë në shpirt ato që thoshte me fjalë. Kjo e bëri një farë efekti psikologjik mbi të pranishmit. Dhe në vazhdim shtjelloi idenë se armiku i jashtëm po vepron fort dhe i lidhur ngushtë me ate të brendëshem. Klasat e përmbysura duan të kethehen në fuqi, dhe ata nuk duan vetëm rrezimin tim nga pushteti, por dhe të gjithë sejcilit nga ju në këtë sallë. Prandaj mos u ligështoni se vetëm të bashkuar mund ta perballojmë situatën dhe të fitojmë. Kam pergatitur dhe dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtë zakonëshme (duke e drejtuar nga salla), por mendoj –tha ai-se ajo është masë ekstreme. Kam krijuar Këshillin Presidencial dhe do të krijojmë një qeveri të re me figura të reja për të përmiresuar situatën. Këto e disa sllogane të tjera parafabrikat alla komunistëshe e ulën tensionin pak,por të pranishmit duke parë se Alia kishte në plan të largonte nga detyra edhe Kico Mustaqin në mënyrë gati ultimative i thanë se s’guxon kush ta largojë atë nga detyra e ministrit të mbrojtjes. Atëhere ai la të kuptonte se do ta merrte parasyshë këtë propozim, por si kërkese tha që të përsosen elementet kryesor të gatishmërisë vecanërisht në Tiranë me njësi ushtarake të spesializuara.
Presidenti u largu, mbledhja u mbyll, por tensionet mbetën të larta. Ndërkohe filloi puna për afrimin e njësive sulmuese nga disa rrethe dhe dislokimi i tyre në pikat strategjike për rreth Tiranës. Po ashtu filloi përgatitja për cvendosjen e bustit te diktatorit nga shkollat ushtarake për në qendër të Tiranës. Për këtë me 22 shkurt u bë nje përgatitje e përbashkët e kuadrove te MM-së dhe asaj të brendëshme në poligonin e Shkollës Bashkuar në Lazaret pranë Shtish Tufines, nën drejtimin e Kico Mustaqit dhe Gramoz Rucit. Në këtë stërvitje të përbashkët nuk di se kush hodhi idenë që kur të vendoset shtatorja e diktatorit në shesh në qoftë se demostruesit tentojnë ti afrohen krahas të tjerave të perdoren edhe lende helmuese shqetësuese kloropikrinë. Për këtë u urdhëru Drejtori i Kimisë të përgatiste një sasi të domosdoshme për këtë veprimtari dhe kështu u bë ku u pergatiten 110 “granata” qelqi të mbushura me nga 200 mililitra kloropikrinë. Kundërshtova hapur se ky është një veprim i gabuar por askush nuk më dëgjoi. Duke ditur rrezikun që ato paraqisnin i kërkova takim urgjent Shefit të Shtabit Përgjithshem Halim Abazi. Ai ishte një ushtarak i zoti, i kulturuar, i matur në vendimet që merrte dhe një shtetarët serioz. Pasi dëgjoi shpiegimet dhe shqetësimet e mia, ai mori në telefon në prezencen time Presidentin Ramiz Alia. I bëri të ditur se shteti ynë nuk kishte ligj për përdorimin e lëndëve lotuese kundër demostruesve dhe aq më keq që kloropikrina është lëndë shqetesuese luftarake dhe nuk ka garanci përdorimi. Dikush mund ta përdorë ate në mjedise të mbyllura që mund të shkaktojë edhe vdekje. Alia u pajtu me sygjerimet tona dhe u shpeh prerë:”urdheroj që ky mjet të mos përdoret nga askush”.
Kur qytetarët e Tiranës moren vesh se shtatorja e diktatorit do të cvendosej nga shkollat ushtarake për në qendër të Tiranës, vunë barrikada në cdo 100 metra në Rrugën e Dibres per ta pamundësuar një gjë të tillë. Mijra vetë rrethuan shkollat ushtarake dhe hidhnin parrulla si: “poshte diktatori, rroftë demokracia, vetëm mbi trupat tona të vdekur mund të kalojë shtatorja e diktatorit” etj. Në të njejtën kohë demostruesit jashtë kontrollit filluan të qëllonin me gurë e sende të tjera të forta nga rruga për në thellësi të murit rrethues. Personeli i shkollave ushtarake i armatosur tërësish si në gjendje lufte pa autorizimin e Komandantit të Përgjithshem, filloi të hape zjarr mbi demostruesit. Kjo ishte pika më kulmore e dhimëshme sepse pati edhe të vrarë e të plagosur.
“ Komiteti Ushtarak” brenda shkollave ushtarake dhe në masmedia, filloi të deklaroje për mundesinë e vendosjes së gjendjes së shtet rrethimit në të gjithë vendin, dhe mundesinë e një qeverisje ushtarake. Këto e komplikuan akoma më shumë situatën sepse kishte formësuar elementet kryesore të një grushti shteti ushtarak. Por kunder kujt drejtohej ky grusht shteti shtrohej pyetja? E djathta ishte në opozitë dhe e pa formesuar akoma. Ramiz Alia ishte personi që Enver Hoxha i dorëzoi të gjitha pushtete para vdekjes. Sic kam marrë vesh më vonë nga i ndieri Azem Hajdari dhe Abdi Baleta, brenda ketij komiteti kishte paqartesi të shumta ideore e konceptuale se cfarë kërkonin e cfarë po bënin. Në veprimet e tyre shihej qartë një arrogancë e prepotencë e shfrenuar dhe munges llogjike deri në ekstrem. Edhe përpjekjet e disa negociatoreve të së djathtës kryesuar nga Neritan Ceka rezultuan të pa suksesëshme. Kështu qorrsokaku ku e futi veten ky komitet ushtarak me veprimet e vendimet që mori, (në një moment të vështirë për vendin) i la ushtrisë në dorë dopio gjashtën e pucit ushtarak, nje etiketim i pa merituar dhe i dënueshëm nga pikpamja kushtetuese e shoqërore. Zollumi do të kishte qenë akoma më i madh në qoftë se nuk do të ndërhynin në uljen e gjakrave e qetësimin e situates disa persanalitete te nderuar nga brenda shkollave ushtarake si ish eprorët e lartë Kostaq Karoli, Adem Copani etj. Ata ishin intelektuale me formim të qëndrueshëm, me përvoje në drejtim dhe vizionar të kulturës e mendimit ushtarak.
Atëherë si perfundim, cfarë ishte kjo marrëzi e formësuar si puc shteti ushtarak? Në gjykimin tim ishte një presion i krahut konservator komunisto-ekstremisto –enverist i Byrosë Politike te Partisë Punës ndaj Ramiz Alise, i zbritur me poshtë në MM dhe prej saj në shkollat ushtarake. Ata ndjeheshin të tradhëtuar nga veprimet e Ramiz Alisë dhe tërësisht të friksuar nga prognoza e së djathtës në formim. Ndjeheshin në një farë llahtari shpirtëror për krimet që kishin bërë gjatë rregjimit komunist dhe se ato mund t’ju këtheheshin si një ortek në stuhinë e kohës duke i lëshuar në fund të greminës politike e shoqërore.


Filed Under: Sociale Tagged With: asllan Bushati

Ceremoni solemne – 34 vjetori i grevës së minatorëve të Trepçës

February 21, 2023 by s p

-Kryeministri Kurti në 34-vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës: Minatorët janë në qendër të historisë sonë, por edhe të së tashmes e së ardhmes tonë/

MITROVICË, 20 Shkurt 2023- Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/

 Në Kosovë sot u shënua 34-vjetori i grevës së minatorëve të Trepçës. Në ceremoninë solemne, në Stantërg, të pranishëm ishin Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Duke kujtuar kontekstin dhe grevën e vitit 1989, kryeministri tha se me veprimet e tyre minatorët po e mbronin Kosovën nga politikat diskriminuese dhe shtypëse të diktatorit serb në ngritje Sllobodan Millosheviçit dhe përpjekjes për ta revokuar autonominë Kosovës. Ai shtoi se për tetë ditë, deri më 28 shkurt 1989, horizonti i tetë dhe i nëntë i zgafellës së Xeherores së Stantërgut, në rreth një mijë metra nën tokë, u kthyen në fronte politike që e dridhen gjithë Jugosllavinë.

“1300 minatorët grevistë të Trepçës ishin 1300 ushtarët e parë që e nisën luftën, e cila pas një dekade rezultoi me çlirimin e Kosovës, ndonëse konteksti historik i kohës së atëhershme ishte shumë -shumë kompleks”, deklaroi Kryeministri.

“34 vjet nga greva, 24 vjet nga lufta dhe 15 vjet nga shpallja e pavarësisë, teksa kujtojmë kapacitetet e atëhershme të saj dhe ngritjen e nivelit të punës së saj sot, sfida e të gjithëve për Trepçën dhe posaçërisht e qeverisë sonë, mbetet që nga një gjigand i cili konsiderohet i fjetur, Trepça të kthehet në një burim pasurish minerare që nga nëntoka ngrit nivelet e të gjitha stadeve të punës së kësaj ndërmarrjeje, përtej çdo kujtese a historie për këtë parajsë nëntokësore”, theksoi Kryeministri Kurti.

Gjatë dy viteve të para të mandatit,  Kryeministri theksoi se është punuar me zell që të zhvillohen ndërmarrjet publike, duke i përkrahur në luftimin e krimit e korrupsionit përbrenda, për të tejkaluar vështirësinë financiare, për ta zënë hapin në treg dhe për ta rritur performancën e për t’i ngritur pra rezultatet. Për më tepër, Qeveria e ka përkrahur Trepçën me subvencione për investime kapitale dhe për t’u përballur me krizën energjetike, 8.2 milionë euro në vitin 2021 dhe 8.3 milionë euro në vitin 2023.

E për këto dy vjet, ai tha se kemi parë përparim te Trepça.

“Udhëheqja e re e ndërmarrjes e ka rritur prodhimin dhe të hyrat, i ka ulur shpenzimet operative dhe ka vendosur rend e disiplinë në punë.  Në dy vitet e fundit, të hyrat e Trepçës janë rritur për 50% në krahasim me vitet 2018-2020. Në 2018-2020 kanë qenë 14 deri në 15 milionë euro, e tash janë 21 deri në 22 milionë euro. Vetëm gjatë vitit që shkoi, të hyrat nga koncentrati i Plumbit dhe Zinkut janë rritur për 11%, ndërsa shpenzimet operative janë ulur për 15% në krahasim me vitin paraprak. Kështu, edhe humbjet janë ulur nga 2 deri në 5 milionë euro në baza vjetore që kanë qenë me herët, në 690 mijë euro në vitin 2021, e vetëm 126 mijë euro në vitin 2022”, veçoi Kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti gjithashtu u uroi minatorëve dhe qytetarëve të Mitrovicës fitoren e mbrëmshme të klubit të basketbollit Trepca në finale e Kupës së Kosovës në basketboll. 

Filed Under: Rajon

U festua 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës në New York dhe New Jersey

February 21, 2023 by s p

Prof.Asc.Dr.Gëzim MUSTAFAJ

Presidënt i Shoqatës “Skëndërbej”

Shoqata e Ushtarakëve “Skenderbej” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, (New York dhe New Jersey), e ka kthyer në traditë festimin e ngjarjeve historike të kombit tonë.

Në 15-vjetorin e Pavarsisë së Kosovës, kësaj ngjarje historike për popullin shqipëtar të Kosovës dhe mbarë kombin tonë, më datë 19 shkurt. shoqata organizoi një aktivitet në Garfild New Jersey me pjesmarrjen e anëtarëve të shoqatës dhe të ftuar.

Në këtë aktivitet na nderuan me pjesmarrjen e tyre anëtarë dhe drejtues të UÇK-së të kryesuar nga Z.Astrit Huskaj, Kryetarë i veteranëve të UÇK-së për Amerikën, i cili foli për këtë ngjarje historike dhe për rrugën luftarake të UÇK-së. Ai solli përshendetjet e veteranëve të Luftës së Kosoves, por mbresëlënëse ishte përshendetja e drejtuesve të lartë të UÇK-së dhe udhëheqësve të Kosoves, që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Të gjithë të pranishmit uruan me zemer që kjo padrejtësi të marr fund sa më parë.

Aktivitetin e moderoi Znj.Nadire Xhakolli.

Presidenti i Shoqates Z.Gëzim Mustafaj ju uroj të pranishemve mirseardhjen dhe foli mbi rrugën luftareke të UÇK nga krijimi dhe deri në përfundimin e luftës.

Z.Mihal Jano foli mbi konrtibutin e Shqipërise ne Luftën e Kosoves dhe kryesishtë ushtarakëve shqiptarë në përgatitjen e luftëtarëve të UÇK-së.

Z.Veri Talushllari foli mbi rolin e NATO-s dhe SHBA në Luftën e Kosovës.

Z.Agim Pira solli përshendetjet e Shoqatës Bijët e Shqipes ne Philadelfia.

Përshendeten Koloneli në Rezerve Z.Shefqet Saliu, Z.Bujar Hasani President nderi i shoqates. Z. Engjell Zerdelia, Z.Sulejman Avdia, etj.

Z. Gëzim Mustafaj i dhuroi Z.Astrit Huskaj Librin e tija Lufta e Kosoves dhe NATO, një veshtrim Politiko-Ushtarak dhe Z.Engjell Zerdelia librin Kongresi i Manastirit.

Atmosferen e këtij aktiviteti e zbukuroi anetari i Shoqates Z. Agim Shiqerukaj si DJ me poezite e bukura qe solli dhe kenget nga te gjitha trevat shqipëfolese.

Një falenderim i veçantë për pronarin e lokalit dhe anëtarin e shoqatës Z.Arben Xhanbazi për organizimin e persosur të këtij aktiviteti.

Mirë u takofshim në aktivitete te tjera.

Filed Under: Reportazh

Presidentja Osmani: Presidenti Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës në ditët tona më të vështira

February 21, 2023 by s p

Fjalimi i Presidentes Osmani në inciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë

Përshëndetje të gjithëve,Good afternoon everyone, Mr. Ambassador, Dear Jeff, Të nderuar z. Mustafa dhe z. Rexhepi, Shumë të dashur nxënës të shkollës Xhemail Mustafa, çfarë kënaqësie e jashtëzakonshme të jemi sot bashkë me ju, dhe po i jepni bukuri kësaj ngjarje, me të cilën po e nderojmë Presidentin Clinton dhe kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,Duke qenë se kjo ngjarje organizohet bashkë me Shoqatës Historike e Shtëpisë së Bardhë (White House Historical Association), fjalimi do ta mbajë në anglisht, sepse këtë ngjarje, përfshirë edhe kontributin tuaj do ta përcjellim edhe tek Global Clinton Initiative, pra do ta sheh edhe vet Presidenti Clinton.Dear friends, What a beautiful day to join our friends and allies in the United States in marking Presidents’ Day. And while this is not formally a holiday here in Kosovo, due to our deep bond with the United States the waves of this celebration are being felt here in our Republic too. Our people are deeply connected to many U.S. Presidents, because in our case, they are often a synonym to our freedom and our independence.In honor of Presidents’ Day, we are gathered here today through the tradition established by the White House Historical Association. We come together here with the children of Kosovo, to celebrate an American president that heard our plea for freedom and peace. A president that truly listened to the voices of our children and our people. That is President Bill Clinton, the 42nd President of the United States of America.During his presidency, President Clinton demonstrated his unwavering commitment to promoting peace, freedom and justice, while refusing to sit idly by and watch innocent people suffer. President Clinton heard the struggle of the people of Kosovo, and he became our voice. The intervention in Kosovo was a humanitarian mission of the highest order, driven by the most fundamental human values of justice, compassion, and dignity. It is through his bold leadership and determination that countless lives were saved, and the hope of building a free and independent country was realised.President Clinton has taught us a lot, but in particular his legacy here in Kosovo has taught us to always, always, stand up against oppression and fight for justice, no matter how daunting the challenge may seem.As we gather here today, I am reminded of President Clinton’s first visit to Kosovo after the war, where he was warmly greeted in Ferizaj by a group of young people. One of the children spoke of behalf of everyone when she said: “you promised that you would bring us to our homes safe, and you kept your promise”.Mr. President, you did so much more than just keeping your promise. It is for this reason that your leadership continues to inspire us to this day as we strengthen our democracy, rule of law and our position in the global community as a contributor of peace.And we know firsthand the importance of strong and visionary leadership. The Republic of Kosovo and its people have faced many hurdles in the past, including decades of oppression and discrimination, which culminated in a genocidal war. We were able to overcome these challenges because of our unwavering resolve, led by President Rugova and liberation struggle, led by the KLA, but also deeply because of the contribution of our American friends.Dear friends,As we mark this important day of reflection, let us rededicate ourselves to the principles of democracy, freedom and justice that our two nations stand for. Let’s continue honoring the memory of those who have worked for a better world, while we build a brighter, more secure future for all of our citizens.So let us all remember and honor the legacy of President Clinton’s support for Kosovo. Let us reaffirm our commitment to the values of justice, compassion, and dignity, and let us work together to create a world where every person can live free from violence and persecution.On a final note, let us be reminded that true leadership is not just about having power, but it’s about standing up for what is right and just. Just as President Clinton stood with an oppressed people, with all of us, in 1999, President Biden today continues to show true leadership as he stands shoulder to shoulder with the people of Ukraine, even as we speak today on President’s day. Both of these examples of solidarity and support are a testament to the paramount importance of the need for the democratic world to stand united against oppression and hatred. Thank you all, and God bless the Republic of Kosovo, God bless the United States of America.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT