• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2023

“Eposi i Kreshnikëve” dhe një përkujtim për Prof. Arshi Pipën e Prof. Stavro Skendin

March 31, 2023 by s p

Idriz Lamaj*

*Fjala e mbajtur në emër të Federatës Vatra në mikpritjen e Prof.Dr. Zymer Ujkan Nezirit në Selinë e Vatrës.

Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, i shpreh mirëseardhjen Prof. Zymer Nezirit, i cili do të mbajë ligjeratën: “Eposi i kreshnikëve – thesar monumental i trashëgimisë kulturore shqiptare “. Prania e Prof. Nezirit, sonte në selinë e Vatrës, është një nderim i veçantë për vatranët, dhe shqiptarët e Amerikës, sepse ligjerata e tij shkencore, do të na kthejë edhe në kujtesë, studiuesit e njohur amerikan si Prof. Miliam Pary dhe Prof. Albert Lord, të cilët shekullin e kaluar bënë gjurmime serioze për epiken homerike në Ballkan dhe në studimet e tyre shkencore shkruan edhe për këngët tona kreshnike. Ligjerata juaj Profesor Neziri, do na rikujtojë sot edhe dy ikona të njohura të kulturës tonë kombëtare, Prof. Arshi Pipen dhe Prof. Stavro Skendin, të cilët studiuan me përkushtim epiken tonë kreshnike. Prof. Pipa dhe prof. Skendi për vite me radhë dhanë mësim në universitete të njohura amerikane. Më në fund, vdiqen në mërgim, dhe lanë shumë studime të tyre të përhapura në publicistikën shkencore amerikane. Profesor Neziri unë jam rrit me këngët e kreshnikëve dhe kam pas fatin të njoh në person dy prej rapsodëve më të njohur të këngëve tona kreshnike: Selman Shpendin e Vuthajve nga krahina e Plavës dhe Gucisë dhe Gjergj Pllumin e Shalës së Dukagjinit, për të cilët kanë shkruar dikur Anton Çetta në Prishtinë dhe Ernest Koliqi në Romë. Për këngët tona kreshnike kam pas fatin të bëj dy-tre intervista me Profesorin Albert Lord, natyrisht me ndërmjetësimin e Prof. Pipës. Intervistat janë transmetuar në emisionin e gjuhës shqipe në Zërin e Amerikës. Mirënjohje dhe mirë se keni ardhur Profesor Zymer Neziri.

Filed Under: ESSE Tagged With: Idriz Lamaj

“Columbia University Albanian Society,” organizon ekspozitën muzeale “Fëmijët e së Nesërmes”

March 31, 2023 by s p

Më 14 Prill 2023 nga ora 18:00 deri në 22:00 organizohet ekspozita muzeale dhe artistike me titullin “Fëmijët e së Nesërmes.” Në këtë ekspozitë do shfaqen sende, artefakte, dokumentacione, fotografi, e kështu me rradhë, të ndërlidhura me sistemet në Shqipërinë komuniste dhe shqiptarët ish-Jugosllavi. Thirrje e hapur për çdokënd që të dërgoje objekte (të cilat do kthehen pas ekspozitës) me histori familjare të lidhura me ato ditë, e të shoqeruara me një përshkrim. Për arsye të rregullave të brendshme të shkollës, vetëm ata që do dërgojnë të tilla objekte e artefakte do lejohen të futen në ekspozitë për ta parë në 14 prill. Për shembuj të artefakteve, për të aplikuar e për më informacion më të zgjeruar plotësoni formën: https://forms.gle/PMW29V3Xvr4MoUAG6. Për pyetje që mund të keni, kontaktoni Presidentin e “Columbia University Albanian Society,” Bekim Bruka nëpërmjet bb3056@columbia.edu, ose Sekretarin Altrim Mamuti nëpërmjet am5740@columbia.edu.

Filed Under: Komunitet

VATRA VIZITOI “ZËRIN E AMERIKËS”

March 31, 2023 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA vizitoi “Zërin e Amerikës “. Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit Dr.Pashko Camaj dhe ish-drejtori i VOA-s për Auro-Azinë z.Frank Shkreli mik i Vatrës, u mikpritën vëllazërisht nga Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Drejtorisë së VOA-s për Euro-Azinë. Në takimin e ngrohtë e vëllazëror, kryetari i Vatrës z.Berisha i shprehu vlerësimet më të larta Drejtorit Dr.Biberaj për punën e shkëlqyer në mbi 4 dekada në “Zërin e Amerikës”. Në takim u fol për rolin e Zërit të Amerikës në 80 vite histori, u shkëmbyen mendime rreth gjendjes aktuale të shqiptarëve të trojet e tyre etnike dhe mërgatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Opinion

Mary Camaj: Celebrating Albanian Heritage through Dance and Advocacy

March 31, 2023 by s p

Albanian Heritage/

Mary Camaj is a young Albanian-American dancer and advocate who has been working to share the beauty and significance of her cultural heritage with the world. Born and raised in New York, Mary’s parents come from Malësia e Madhe, with her father from Hoti and her mother from Kastrati. Growing up, Mary was instilled with a deep appreciation for her family’s Albanian roots, and as she got older, she became increasingly interested in exploring and understanding what her Albanian identity meant to her. It was through dance that Mary found a passion for sharing her culture with others and discovered the joy of celebrating Albanian heritage.For the past seven years, Mary has been a dancer for Grupi Rozafati at Our Lady of Shkodra Church, under the guidance of Angjelina Nika, where she has honed her skills and deepened her understanding of Albanian dance and music. Her dedication to her craft and her love for Albanian culture inspired her to start sharing traditional dance videos on social media in the hopes of spreading awareness and appreciation for her cultural heritage. In addition to her dance work, Mary has also become an active advocate for Albanian-American youth. She has worked with various Albanian-American organizations, serving as a representative for young people and helping to organize events that celebrate Albanian culture throughout New York. Through her work, Mary hopes to provide a perspective from a younger generation that seeks to connect with their roots and celebrate their heritage.Mary’s passion for Albanian culture extends beyond her dance and advocacy work. She is currently finishing her Bachelor’s degree in International Studies and Political Science at Manhattan College, where she is minoring in Business and Spanish. In the fall, she will be pursuing a Master’s degree in Political Science at Columbia University, where she hopes to continue exploring her interests in international relations and public policy. For Mary, celebrating her Albanian heritage is not just a personal passion, but also a way to honor her family and her community. Through her dance and advocacy work, she hopes to inspire others to embrace and appreciate their own cultural heritage, and to foster greater understanding and appreciation among people from all walks of life.

Filed Under: Kulture

KRESHNIKË, LEGJENDA DHE MUZIKË…

March 31, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 30 Mars 2023 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA organizoi një mbrëmje kulturore kushtuar tërësisht Eposit të Kreshnikëve e muzikës folklorike shqiptare. Vatra si identiteti më i fuqishëm kulturor, historik e kombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, organizoi një mbrëmje madhështore dedikuar historisë, folklorit, trashëgimisë së shkëlqyer kulturore e muzikës së pastër shqiptare. Me pjesëmarrjen e veprimtarëve të shquar të komunitetit shqiptar në New York e më gjërë, në Selinë Qëndrore të Vatrës, Prof.Dr. Zymer Neziri mbajti ligjëratën me temë: “Eposi i Kreshnikëve – thesar monumental i trashëgimisë kulturore shqiptare”. Ky prezantim para Vatranëve e shqiptarëve të Amerikës erdhi në kuadrin e prezantimit të folkorit shqiptar nga Prof.Neziri në Universitetin e Harvardit dhe në Universitetin Columbia. Nën prezantimin brilant të kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë z.Mëhill Velaj, pas leximit të jetëshkrimit të Prof. Nezirit, në emër të Federatës Vatra përshëndeti studiuesi z.Idriz Lamaj i cili ndër të tjera tha se “Ligjerata juaj Profesor Neziri, do na rikujtojë sot edhe dy ikona të njohura të kulturës tonë kombëtare, Prof. Arshi Pipën dhe Prof. Stavro Skendin, të cilët studiuan me përkushtim epiken tonë kreshnike. Prof. Pipa dhe prof. Skendi për vite me radhë dhanë mësim në universitete të njohura amerikane”. Prof. Dr. Zymer Neziri në fjalën e tij para të pranishmëve ndër të tjera theksoi se Eposi i Kreshnikëve është kryevlerë poetike e folklorit shqiptar. I takon edhe vendi te kryevlerat në UNESCO. Është vijimësi e këndimit epik ilir-arbëror dhe cikël me fill historik nga koha e ardhjes së fiseve sllave në Gadishullin Ilirik. Eposi i Kreshnikëve bashkëjeton me ciklet epike heroike historike, nga Beteja I e Kosovës, 1389, e deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare, 1997-2001. Eposi të Kreshnikëve i takon një vend i rëndësishëm edhe në folklorin botëror. Eposi i Kreshnikëve duhet të konsiderohet i madh ndër më të mëdhenjtë e botës- citoi ai. Sipas Prof.Nezirit nga materialet e Projektit E5 të Eposit të Kreshnikëve mund të shkruhen studime e disertacione, nga aspekti epikologogjik, etnomuzikologjik, dialektologjik, fonetik, leksikologjik, morfologjik, sintaksologjik, etnokulturor, etnopsikologjik, etnosociologjik, etnojuridik e fusha të tjera” përfundoi ai. Sekretari i Këshillit të Vatrës z.Ramiz Mujaj, vatran e veprimtar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej 34 vitesh në mesazhin dërguar për këtë manifestim kulturor është shprehur: “Vendasin tim Prof.Zymer Nezirin e përshëndes për punën e madhe që po bën dhe ka bërë në dekada të tëra në lëmin e historisë, shtjellimit të folklorit shqiptar dhe këngëve kreshnike kryesisht të trevës së Rugovës”. Dr. Bexhet Asani në fjalën e tij tha se Prof. Neziri është njohësi më i mirë i epikës jo vetem shqiptare por edhe në Ballkan. Në nder të organizimit dhe vlerësimit për punën patriotike dhe kulturore të Vatrës, Prof. Neziri i dhuroi Federatës Vatra librin: “Eposi i Kreshnikëve në Ballkan”. Në këtë aktivitet të larmishëm kulturor z.Isa Breçani recitoi vargje për Prof. Nezirin ndërsa z.Isë Muriqi i ra lahutës e me z.Shaban Lajqi kënduan së bashkë duke emocionuar pa masë të pranishmit. Rreth Eposit të Kreshnikëve, Prof. Neziri u pyet me kërshëri nga të pranishmit z.Ramadan Gashi, z.Pal Ndrecaj, z.Nikollë Junçaj etj të cilët shprehën edhe vlerësimet e tyre për botimin. Prof. Zymer Neziri në promovim ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij. Ai u shpreh shumë i lumtur për pritjen në Vatër dhe vlerësoi veprimtarinë kombëtare të Federatës Vatra në shërbim të çështjes kombëtare. Ky takim e promovim kulturor tregoi pasurinë tonë kombëtare në fushën e folklorit, muzikës dhe trashëgimisë kulturore etnografike shqiptare. Me aktivitete të shumta në shërbim të kulturës kombëtare, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA është shndërruar në promotoren më të fuqishme të kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar në mërgatën e Amerikës.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT