• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2023

MALËSORËT VOTUAN PËR TË ARDHMËN E TYRE

March 16, 2023 by s p

Nail  Draga/

Në zgjedhjet lokale në Malësi, që u mbajten me 5 mars nuk ndodhi ndonjë befasi por u verifiku ashtu siç  pritej fitorja  absolute  e Forumit  Shqiptar duke vazhduar të udhëheqin me komunën e Tuzit edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, duke dëshmuar se komuna e pavarur arsyetoj ekzistimin e saj në çdo aspekt  që u mbeshtet nga qytetarët e Malësisë në shenjë vlerësimi për qeverisjen dhe investimet e realizuara në favor të qytetarëve të saj.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura me 5 mars, kanë marrë pjesë 4 koalicione dhe 3 parti politike, ku të drejtën e votës prej 12.387 qytetarëve e kanë shfrytëzuar  8245 qytetarë  apo 66.63% e tyre. Qytetarët kanë votuar në 30 vendvotime për të zgjedhur 32 keshilltarë në kuvendin komunal dhe ishin të dytat në komunën e pavarur të Tuzit. Sipas rezultatëve të publikuara nga KKZ subjektët konkuruese kanë fituar këto numër votash:  Forumi Shqiptar(ASH, LDSH,UNSH,LDMZ) 4.282 vota(51.83%) -18 këshllltarë, Koalcioni “Rrugës së drejtë” (PDS,BS,UDSH,SD) 2.755 vota(33.35%)-12 këshilltarë, Demokratët e Malit të Zi 417 vota(5.05%) -1 këshilltarë dhe Partia Socialdemokrate –Lëvizja për Tuz 333 vota(4.03%)- 1 këshilltarë, ndërsa pragun elektoral nuk e kanë kaluar: Koalicioni Partia Demokratike-Forca 189 vota(2.29%) SNP-160 vota(1.94%) dhe SPP-126 vota(1.53%), duke mbetur jashtë skenës së parlamentit lokal. 

Votuesit favorizuan  Forumin Shqiptar

Nëse krahasojmë votimet para katër vitësh(2019), del qartë se kemi ndryshime sasiore, sipas subjektëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Kështu atëherë Forumi Shqiptar(ASH,UDSH,LDSH) ka  fituar 3.682 vota(47.2%) dhe 16 këshilltarë, nga del se pas katër vitëve  ka pasur rritje prej 600 votash(14%). Nga ana tjetër DPS në vitin 2019 ka pasur  2.461 vota(31.80%) -10 këshilltarë, Partia Boshnjake  953 vota(12.20%)-4 këshilltarë, Socialdemokratët 357 vota (4.58%)- 1 këshilltarë, ku gjithsej ishin 15 këshilltarë. Ndërsa  Demokratët kanë  fituar 245 vota apo 1 këshilltarë. Ndërsa në vitin 2023, ndonëse  DPS-i ka dalur në zgjedhje në koalicionin e zgjeruar ai është humbësi më i madh sepse nga 10 dhjetë këshilltarë në vitin 2019, tani ka rënë  në 5 këshilltarë, ndërsa nga 3 kanë UDSH e PB, ndërsa 1 e ka SD. Rënia për tre këshilltarë  nga 15 në  12, dëshmohet edhe nga numri i votave të përgjithshme nga 3771 në 2755 më pak për 1016 apo 26.94%.  Ndonëse një koalicion i tillë ka qenë premtues se do të jetë me potent, qytetarët e Malësisë nuk e kanë mbeshtetur siç kanë parashikuar.

Malësorët  dëshmuan se dijnë të qeverisin 

Si në vitin 2019 edhe tash në zgjedhjet e dyta lokale duke vlerësuar se bashkimi i subjektëve politike ka përparësi në ruajtjen dhe mbajtjen e pushtetit lokal në komunën e Tuzit, Forumi Shqiptar ia arriti objektivave politike. Madje kësaj here edhe më shumë, sepse qytetarët e Malësisë kanë hetuar ndryshimin nga qeverisja vendore për katër vite me tepër se disa dekada kur këtu ka udhëhequr DPS-i. Dhe nuk ka si të ishte ndryshe sepse vetëm miopët dhe maleciozët mund të mohojnë të arriturat katërvjeçare.Madje, qeverisja vendore nga kuadrat vendase dëshmuan se dijnë të udhëheqin dhe të menaxhojnë sikurse komunat tjera me përvojë shumëvjeçare. Ndërsa tash qeverisjës vendore i mbetet të realizojnë ata objektiva të cilat janë nisur dhe nuk kanë pasur mundësi për ti realizuar për shkaqe të ndryshme. 

Malësia model për Ulqinin

Në sajë të angazhimit dhe rezultatëve të arritura Malësia si model mund ti shërbejë edhe Ulqinit jo vetëm në organizimin politik por edhe ne fusha të tjera. Ndërsa bashkimi i subjektëve politike shqiptare në një koalicion parazgjedhor identik si Forumi Shqiptar në Tuz garanton sukses në zgjedhje. Por, për diçka të tillë duhet vullnet politik për të vendosur në Ulqin  pa animozitete personale e partiake, duke e cilësuar Ulqinin si qendrën e shqiptarëve për të vendosur në mënyrë autonome për pushtetin lokal.  Çdo eliminim i vetvetës duke i dhënë përparësi Podgoricës, është nënshtrim politik me pasoja për identitetin politik të shqiptarëve në këtë mjedis. Mosgadishmëria për arritjen e një koalicioni për qeverisjen lokale në Ulqin nga subjektet politike shqiptare në vitin 2018, është dëshmi se të tillat kanë dështuar në skenën politike lokale në kundërshtim me vullnetin e elektoratit votues në këtë mjedis. Sepse votuesi shqiptar ata i ka mbeshtetur që të arrijnë një koalicion në mes tyre e jo ta mbeshtesin DPS-in  për të qenë pjesë e koalicionit madje edhe duke ia mundësuar për të zgjedhur kryetarin e komunës.

Diaspora vlerë kombëtare  

Kur trajtojmë diasporën pikë referuese te shqiptarët në Mal të Zi, mbeten diaspora nga Malësia e cila veçohet me organizimin dhe përkushtimin ndaj vendlindjës së vet. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse në diasporë kemi ma shumë se sa në vendlindje, madje sipas disa të dhënave  jashtë janë edhe tri Malësi tjera. Ardhja e disa qindra malësorëve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Malësi, pasoi pas suksesit në vitin 2019, ndërsa kësaj here  suksesi nuk mungoi, duke i dhënë vulën fitorës absolute të Forumit Shqiptar. Nuk ka dilemë se diaspora shqiptare ishte dhe ka mbetur ndërgjegja e kombit përkatësisht vlerë kombëtare.

Votuan për vetën 

Fitorja e pushtetit lokal në vitin 2019 dhe përseritja e tillë edhe me 5 mars 2023, dëshmon së malësorët janë vetëdijësuar se duhet të votohen partitë shqiptare e jo të tjerëve jashtë Malësisë.  Nga partitë pjesëmarrëse në zgjedhje  ndaj Forumit Shqiptar konkurent kryesor  ka qenë  koalicioni “Rruga e drejtë” e udhëhequr nga DPS-i e M.Gjukanoviqit me mbeshtetje të tre partive tjera (PB,UDSH,SD). Por, si para katër vitesh edhe kësaj here malësorët vlerësuan  me tepër  Forumin Shqiptar, sepse  mjaft kanë votuar për të tjerët. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse deri në vitin 2019, DPS-i Malësinë e ka trajtuar si rezervuar votash për të mbajtur pushtetin në Podgoricë e jo për çështje tjera, që është dëshmuar me mos investime e ngecje zhvillore e ekonomike, që  ka ndikuar në emigrim të vazhdueshëm të shqiptarëve.  Pikërisht nga  një qasje te tillë injoruese  malësorët e denuan me votën e tyre, duke dëshmuar se qeverisja lokale me kuadrat vendase në komunën e pavarur është në favor të qytetarëve të Malësisë.

(Mars  2023)

Filed Under: ESSE

TORMENT

March 16, 2023 by s p

by Alba Kepi

Translated by Rafaela Prifti

The poem titled Dhembje in Albanian was written in 2022 to mark the 200th anniversary of the iconic landmark of the capital of Albania, Tirana’s Big Clock (Sahati i Tiranes)

They call it Tower now, yet to all of us is the Big Clock forever

Since it is not about Time but about Love

The Big Clock is the Time of Love

The rendezvous of lovers before heading for their favored spot

The temple of the faithful on the way to the mosque with its namesake

The workshop of the watchmaster Tufina* where our days’ divided in chimes make sense

The table of dear friends gathered ’round to listen to uncle Kasem’s* tunes

The coffee break after lengthy studying library hours

The end of the last stroll that ushers the good-night’s kiss

The banned book smuggled in underneath a trusted friend’s shirt

The joy of the football fan celebrating the derby win of Partizoni*

The calmness of an afternoon when you feel knee-weak and gaze up to pray

The desk station of an assignment you have just been handed on

The city’s last will, the motherly smile beneath the marhamon* white as the Dajti* snow

The shaking of tata’s* head when you leave the door unlocked

The first poem by someone that’ll be a poet one day and the masterpiece of the most renowned writer

The call to rise against the system of the ultras whipping up the crowd at the steps of the stadium

The freedom against tyranny, monocracy and the mafia,

The bride’s limo blasting the beat on the streets with ear-piecing thrill

The late night party of the bachelor, in a few hours, the groom-to-be

The maiden’s dowry

The Moon, in that corner of the sky sitting above your head, whose orbit’s slightest interference throws off the laws of the earth’s body

It used to be the City’s Clock, now it is just called Tower

The Clock, never to be known by the chains and cables tightening around it

The noose, visible on its neck heavy with the sounds of our silence insidiously hastening the drawing of its last breath

Suspended up there in the air, next to the Tower, are all of us, remorseful and condemned! https://vimeo.com/808521260?utm_source=email&utm_medium=vimeo-cliptranscode-201504&utm_campaign=29220

* The installation of the clock was done by the renowned Tufina watchmakers and the Tufina’s did maintenance of the Clock from 1822 until 1973 when it was forcefully removed by the communist regime

* Kasem Halluni – local purveyor of the traditional songs of mid-Albanian specifically Tirana

* Partizoni – local spelling of the football club beloved by fans and Tirana natives

* Marhamon – white head covering worn by women and mothers, generally born and raised in Tirana, who wear them as part of their upbringing

* Dajti – a mountain and national park on the eastern edge of Tirana, Albania. In the winter season, the mountain gets snowed on and is a popular retreat for the local population of Tirana

* Tata – name for father in Tirana jargon

———————————————————————————————————————-

Notes: The author is a Rome based Albanian professional broadcast and print media journalist. Alba Kepi is a fiercely proud Tirana native. She wrote the poem Torment in 2022 to mark the 200th anniversary of a historic landmark of Albania’s capital city.It readsas an autobiography in verse. Starting in 1996, Alba, a self-described college graduate with red hair and blonde bangs, was about to start working at the Directorate General of Tirana’s Museums. As it happened, her first project was bringing to life Tirana’s first historical museum, namely the Tower Clock.

The Tower Clock is a beloved presence not only in the downtown area and the city’s urban architecture but most importantly for the history and the identity of the people whose lives revolve around it. Tirana was first declared capital of Albania in 1920 by the Lushnja Congress. The Clock structure predates that date by a hundred years since it was built in 1822 at a time when the country was part of the Ottoman Empire. The same year watchmaster Ismail Tufina assembled the Tirana clock turret. Its architect Et’hem bey Mollay, also a poet, led the project of the mosque that stands next to the Clock Tower known widely as a signature symbol of the city. Built in an Islamic style architecture, the structure was equipped with a bell brought from Venice to be rung every hour. It is 35 meters (115 ft) high and was the tallest building in the city at the time. In 1948, the Tower Clock was granted protected status by the authorities. The installation of the clock was done by the renowned Tufina watchmakers and the Tufina’s did maintenance of the Clock from 1822 until 1973 when it was forcefully removed by the communist regime. The last restoration was completed in 2016 by the Municipality. The ongoing rushed and chaotic developments in the downtown area of the capital particularly have dwarfed and suffocated this signature symbol of Tirana.

Tweets by AlbaKepi
https://www.facebook.com/alba.kepi.90/

Photo: Alba Kepi at the top deck of the Tirana Tower Clock, 1996

Filed Under: ESSE

Promovim veprash të gjenocidit serb mbi shqiptarët, në Universitetin e Gjenevës!

March 15, 2023 by s p

11 mars 2023, Gjenevë/

Në këtë mbrëmje, në shenjë nderimi për mijëra dëshmorë dhe martirë të kombit tonë, por edhe në shenjë respekti të përjetshëm të përvjetorit të demonstratave të përgjakshme studentore në Prishtinë, të 11 marsit 1981, u promovuan veprat dokumentare të autorëve: Nusret Pllana, Agim Aliçkaj e Hanëmshahe Ilazi.

Me këtë rast, përveç studentëve të këtij Universiteti, autorët e këtyre veprave me rëndësi të veçantë historike, kishin ardhur t’i nderonin edhe shumë veprimtarë të çështjes kombëtare, në mesin e të cilëve edhe shumë bashkëveprimtarë të heronjëve tanë: Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, si: Gafurr Qalaj, Ramadan Pllana, Shyqeri Ukshini, Ramadan Avdiu, Drita Kastrati, Xhafer Shatri, Xhavit Salihu, Arif Arifi e Naim Arifi.

Nga Berni kishte ardhur me shokë, për t’i nderuar autorët e këtyre veprave, miku dhe bashkëpunëtori i Profesor Pllanës, z. Erzen Rrustemi – Kampioni botëror i boksit dhe dashamirë të tjerë të librit e të filmit dokumentar, vepra këto të cilat u pritën me një interesim të jashtëzakonshëm nga të pranishmit, meqenëse bëhej fjalë për librin  Fëmijët shqiptarë të Kosovës- viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999, të autorëve: Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana, të librit të xhepit  Mos harro kurrë, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj dhe të filmit dokumentar Gjaku i nxënësit Isa Berisha – shenjë e kujtesës historike”, të autorëve: Nusret Pllana e Erza Ramuka,  i cili u përcoll edhe me lot në sy nga të pranishmit në sallë.

Një falënderim të veçantë për këtë organizim të suksesshëm dhe për këtë mbrëmje promovuese i takon veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare, z. Besmir Qalaj me shokët e tij; Lulzim Rexhepi, Leonard Ferati e Bashkim Rexhepi, për çka u jemi shumë mirënjohës!

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Nusret pllana

Kosova meriton më mirë, Kosova mundet më shumë

March 15, 2023 by s p

Lumir Abdixhiku/

Dy vjet më parë, delegatët e Kuvendit të LDK-së, më dhanë përgjegjësinë dhe njëkohësisht nderin më të madh jetësor, atë të udhëheqjes së formacionit të parë pavarësist e demokratik në Kosovë, shtëpisë së madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këtë përvjetor të dytë, u nderova nga vizita e zonjës Fana Rugova, bashkëshortes së Presidentit Rugova, dhe vajzës së tij Teutës e djalit Ukës. Ishte kjo vizita e parë e zonjës Fana në selinë qendrore të partisë.
Nga zonja Fana pranova dhe një dhuratë tejet të çmueshme e domethënëse për mua; një kristal guri; të njëjtin që Presidenti Rugova e mbante për më të veçantë, atë që e kishte dërguar tek Presidenti Klinton e Papa Gjon Pali i Dytë, si shenjë Kosove. Mes emocionesh e kujtimesh të shumta mbi gjithë historinë e familjes sonë politike, i njoftova për punët tona tani.
Dy vitet e shkuara shënuan rikthimin e madh të Lidhjes sonë. E nisëm në një moment të vështirë; dëgjuam, ndryshuam, vepruam mbarë. Qëndruam fort, ecëm drejtë e treguam përgjegjësi për vendin në çdo hap tonin. Mes nevojës së pashmangshme për hapje e reformë, gjetëm dhe unitetin e brendshëm e përfaqësimin e denjë jashtë. Nderuam të shkuarën, por vendosëm të ndërtojmë të ardhmen. Prandaj fituam zgjedhjet lokale; fituam më të rëndësishmen për ne – besimin e qytetarëve tanë.
Sot, LDK ka rigjetur veten mes njerëzve të shkëlqyeshëm të këtij vendi. Ka rigjetur veten mes veprimtarëve e veprimtareve që vazhdojnë të ndërtojnë rrugën e nisur 33 vjet më parë nga patriotë të mëdhenj të kohës. Kjo rrugë gjithsesi s’bëhet më e lehtë, e me çdo rritje tonën ajo bëhet edhe me më shumë përgjegjësi. Por kjo rrugë e jona mbetet e paalternativë. Lidhja është e fortë. Idetë tona janë të kohës. E shkuara jonë është historike. Të ardhmen do ta bëjmë vet ne. Dhe kjo e ardhme është e bukur.
Sepse Kosova meriton më mirë.
Sepse Kosova mundet më shumë.

Filed Under: ESSE

Sot, kujtojmë 148-vjetorin e lindjes së Faik Konicës (15 Mars 1875-15 Dhjetor 1942)

March 15, 2023 by s p

Muzeu Historik Kombëtar/

Shkrimtar, kritik letrar, publicist, eseist, përkthyes, një nga personalitet më të shquara të kulturës, letërsisë, e jetës politike shqiptare, një intelektual i dimensioneve europiane.‪‎Faik Konica‬ lindi më 15 mars 1875 në Konicë, në një familje të vjetër koniciote. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, ndoqi Kolegjin Jezuit Saverian të Shkodrës e më pas studimet e liceut perandorak francez të Stambollit. Pasi kreu shkollat e mesme në Francë, vazhdoi studimet në Dizhon për filologji romane dhe më pas u diplomua në universitetin e Harvardit të SH.B.A, ku mori gradën “Master of Arts”. Me 1897, në Bruksel botoi numrin e parë të revistës politike kulturore e letrare “Albania”. Pas vajtjes së tij në Boston, së bashku me Fan Nolin, themelojnë gazetën Dielli, një organ i rëndësishëm i Federatës Panshqiptare “Vatra”. Me 1912 në emër të Federatës Vatra, shkon në Londër për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Më 1921, Konica zgjidhet kryetar i Federatës Vatra dhe me rimarrjen e drejtimit të gazetës Dielli, ai shkruante në një rubrikë të tijën “Shtylla e Konitzës”.Më vitin 1926, Faik Konica emërohet Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara.Vdiq në Uashington më 15 Dhjetor 1942. Në vitin 1995, pas rënies së diktaturës komuniste, eshtrat e tij u sollën në Tiranë.Me veprën e tij letrare e me shkrimet kritike, Konica pasqyron një njohje të thellë të mendësisë shqiptare, e jetës politike shqiptare. Gjatë veprimtarisë së tij është përpjekur për një gjuhë letrare të përbashkët dhe ndihmoi në pasurimin e zhvillimit të stilit letrar dhe publicistik të shqipes së shkruar. Krijimtaria e tij ka mbetur në pjesën më të madhe e botuar në shkrime të shtypit të kohës dhe në dorëshkrime. Faik Konica mbetet një figurë qendrore dhe një pikë referimi në ecurinë e kulturës sonë moderne.

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT