• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2023

Një libër i ri për lirinë, shpresën dhe të ardhmen, Beqir Sina sjell “Rob – Një biografi për dy kohë”

March 2, 2023 by s p

Një libër i ri për lirinë, shpresën dhe të ardhmen, Beqir Sina sjell “Rob – Një biografi për dy kohë” – Fedatata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA të promovojë më 5 Mars ora 2 pm në Royal Regency Hotel – Yonkers NY 165 Tuckahoe Rd 10710- librin e Gazetarit Beqir Sina “Rob – Një biografi për dy kohë”, me parathënie të Ilir Ikonomit , redaktor Ilirjan Agolli .Libri prej më shumë se 400 faqesh, botim i “Tirana Times”, paraqet jetën e autorit nën komunizëm dhe lirinë që ai gjeti në Amerikë.Autori lindi në internim, në Savër të Lushnjes në vitin 1957 dhe fati i tij ishte i vulosur që nga ai çast. Në mënyrë sureale, pa lindur mirë, atij i ishin mohuar të gjitha të drejtat njerëzore dhe duhej që jetën ta kalonte në mjerim.Autori Sina përshkruan brutalitetin e regjimit, por këtë e jep në një formë të re. Ai sjell një rrëfim të pa sforcuar, flet me vetpërmbajtje dhe me të njëjtin durim që ai dhe familja e tij treguan në vitet e gjata të vuajtjeve në Savër.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Beqir Sina

In Memoriam Sejfulla Malëshova (March 2, 1901 – June 9, 1971)

March 2, 2023 by s p

Sejfulla Malëshova ende na thotë si ta duam Shqipërinë

Naum Prifti/

Poema e Sejfulla Malëshovës Unë e dua Shqipërinë është një himn lirik atdhedashurije ngjashëm me poezinë Bagëti e Bujqësi e poetit tonë kombëtar Naim Frashëri. Vargjet aq të ndjera dhe me muzikalitet të rrallë recitoheshin nga populli edhe në kohën kur autori i tyre ishte anatemuar si armik nga regjimi komunist shqiptar. Poezinë “Unë e dua Shqipërinë” e lexova për herë të parë në antologjinë e klasës së I të shkollës unike. I magjepsur prej bukurisë së saj e mësova menjëherë përmendësh dhe nuk e harrova kurrë. Sot e kësaj dite unë dhe vajzat e mia e recitojmë së bashku poemthin që është një nga perlat e letërsisë shqiptare si edhe nga pjesët më të dashura të repertorit të familjes Prifti. Në përmbledhjen e kujtimeve të mia për profesorin kam shkruar për një episod që ngjau gjatë një stërvitje ushtarake në vitet ’70 kur një oficer nisi të recitonte vargjet:“Këmbëkryq përmbi selishte Po nis këngën pleqërishte,Ndez çibukun dhe kujtojDjalërinë që më shkoj.”I nxitur nga kureshtje e pata pyetur oficerin nëse e dinte se të kujt ishin vargjet.-Nuk e di, – më tha,- por më pëlqejnë.Nuk ia zbulova emrin teksa buzëqesha me ironinë se atij autori që sistemi po orvatej t’ia shuante emrin po jetësohej në vargje të përcjella gojarisht edhe nga një oficer që i shërbente po atij regjimi. Poezitë e Sejfulla Malëshovës të shkruara në prag dhe gjatë viteve të luftës dhe të mbledhura në vëllimin “Vjersha” më 1945 çelën shtegun drejt metodës së realizmit socialist pavarësisht se më vonë kjo metodë u bë gangrena e letërsisë. Veç kësaj, një nga paradokset ose më mirë absurditetet e komunizmit shqiptar manifestohej para ekraneve tona atëherë kur në mbyllje të çdo kongresi të PPSH-së, Byroja Politike edhe delegatët këndonin bashkarisht “Internacionalen” e poetit francez Eugjen Potje përkthyer shqip nga ‘liberal-oportunisti’ Sejfulla Malëshova.Një prijës i Platformës KombëtareShkrimet publicistike të Malëshovës ishin orientim për platformën kombëtare. Faik Konica dhe Fan Noli e konsideronin “poetin rebel” Lame Kodra si dishepullin e tyre si edhe bashkëpunëtor të rangut të parë. Në botimet e Federatës “Vatra” në Amerikë dhe në publikime të tjera shqiptare dëshmohet veprimtaria, inteligjenca dhe patriotizmi i Sejfulla Malëshovës. Fan Noli, i cili ia njihte zotësitë intelektuale dhe atdhetare, e mori në kabinetin e tij qeveritar në 1924. Malëshova ishte një nga veprimtarët e KONARE-së (Komiteti i Çlirimit Nacional) e krijuar në Vjenë nga emigrantët e majtë. Përveç studimeve filozofike e politike-ushtarake, Sejfulla Malëshova kishte mbrojtur disa grada shkencore dhe ishte njohës i disa gjuhëve. Si bashkëpunëtor shkencor në Akademinë e Shkencave të Moskës, Sejfulla Malëshova në koordinim me shumë patriotë atdhedashës shqiptarë ishte në krye të lëvizjes për një Shqipëri të lirë. Ai ishte aktivist me përvojë revolucionare dhe konsiderohej prijës i përpjekjeve të emigracionit shqiptar për çlirimin e vendit. Parashikimi i Sejfulla Malëshovës për Partinë Komuniste shqiptareKompleksi i inferioritetit të Enver Hoxhës u shpërblye nga akti i përjashtimit të Profesorit Sejfulla Malëshova. Në të vërtetë Malëshova ishte intelektuali i parë i përndjekur sepse pas tij të gjithë ata që guxuan ta kritikonin Enverin në Plenumin e Beratit e pësuan dhe u eliminuan njëri pas tjetrit nga mjeshtri i prapaskenave. Në tetor 1944 Sejfulla Malëshova e demaskoi Enver Hoxhën në mbledhjen e Pleniumit të Beratit për lëkundje të vijës së partisë midis dy ekstremeve, oportunizëm dhe sektarizëm. Vrasjet e kundërshtarëve politikë nga njësitet guerile dhe nga atentatorët, në rrugë dhe lokale, të kryera me urdhër të Partisë, ai i cilësoi akte terroriste. Në mënyrë të veçantë ai vërejti se deklarata e vrasjeve “në emër të popullit” nuk kishte asnjë bazë ligjore. Malëshova paralajmëroi se po të vazhdohej në këtë rrugë, partia do të katandisej në një bandë me vrasës e kriminelë, parashikim i cili u vërtetua plotësisht brenda pak viteve. Profesor Malëshova bëri një gabim të pafalshëm taktik kur propozoi krijimin e postit të kryetarit të Partisë. Nuk kishte kandidat më të kualifikuar që i përmbushte të gjitha premisat e mundshme veç Sejfullait. Bagazhi i tij veç të tjerave përmbante aktivitet të gjatë patriotik krahas shumë figurave të shquara kombëtare. Propozimi për kryetar në mbledhjen e Beratit ishte sfidues për Enver Hoxhën sepse detyrimisht sekretari do të spostohej në plan të dytë, prandaj e hodhi poshtë si të panevojshëm dhe të parakohshëm. Do përmend shkurtimisht se për politikën e jashme Sejfullai udhëzonte të mbahej distancë e njëjtë si ndaj Bashkimit Sovjetik, ashtu edhe ndaj Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Por vënia e Aleatëve në të njëjtin plan sfidonte Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik, çka i dha rast Enver Hoxhës ta damkoste si oportunist; ndër programet e politikës së brendshme Malëshova kërkonte përkrahje shtetërore për ngritjen e tregut privat, gjë që ju mjaftoi partiakëve për ta etiketuar si liberal. Për mënjanimin e Malëshovës, Enver Hoxha kërkoi mbështetjen e Koçi Xoxes, Pandi Kristos, Tuk Jakovës, Kristo Themelkos, Gogo Nushit, Hysni Kapos. Të partishmit me arsim të kufizuar e hoqën qafe me një ndjenjë lehtësimi profesorin erudit, dijenitë dhe horizonti i të cilit zbulonte defiçitet e tyre. Në vitin 1947 Sejfulla Malëshova u përjashtua nga Byroja Politike, i akuzuar si oportunist dhe properëndimor. Pas përjashtimit, filloi e tatëpjesta e pafund e profesor Malëshovës. E shkarkuan nga posti i Ministrit të Arsimit, madje nuk e lanë as kryetar të Lidhjes së Shkrimtarëve. Në gusht 1947 u provokua Konferenca III e Lidhjes së Shkrimtarëve. Doktor Dishnicës iu kërkua të bënte autokritikë për parathënien e tij në librin “Vjersha” të Sejfulla Malëshovës ku ai i jepte atribute të çmuara autorit si poet e mendimtar. Ndryshe nga ç’pritej, Dr. Ymer Dishnica deklaroi se nuk i hiqte asnjë presje parathënies që kishte shkruar. Kjo i zemëroi autoritetet dhe si pasojë Sejfulla Malëshova, Ymer Dishnica dhe Skënder Luarasi u përjashtuan nga Lidhja dhe u shkarkuan nga detyrat që kishin. Sejfulla Malëshovën e degdisën në Patos me detyrën e magazinierit të një depoje, Ministrin e Shëndetësisë Doktor Dishnicën e dërguan mjek të thjeshtë në Spitalin e Tiranës, pastaj e “transferuan” në Berat, ndërsa Luarasin e hoqën nga Drejtoria e Teksteve pranë Ministrisë së Arsimit dhe e emëruan mësues në Shkollën Pedagogjike. Internimi Malëshova u internua në Patos përpara se të transferohej në Fier. Në periudhat e shkurtëra të zbutjes së luftës së klasave, Sejfullai vinte në Tiranë për punë personale, sigurisht duke marrë leje nga Dega e Brendshme e Fierit. Zbutjet ishin si pranvera të parakohshme, të cilat pasoheshin gjithmonë nga acare dimri më të hidhura. Gjatë internimit, Malëshova duhej të paraqitej në Degë për të vërtetuar që ishte aty. Dy herë ditën, në mëngjes e mbrëmje, vendasit e kureshtarët e shihnin profesorin të kalonte para sportelit të dezhurnit të Degës së Brendshme, duke ngritur dorën lart, si t’i thoshte: “Jam këtu!” ritual që vazhdoi deri në ditët e fundit të jetës më 1971. Lame Kodra Shqipëruesi i Shumë Veprave KlasikeLame Kodra (pseudonimi letrar i Sejfulla Malëshovës) është përkthyesi i shumë poezive të zgjedhura dhe veprave me famë botërore, midis të cilave: “Ançari” i Pushkinit, “Punëtorët e Avlemendit” i Heinrik Haines, “Mbreti i Tulës” nga Gëte, cikël me poezi nga Nekrasovi, prozë nga Bokaçio dhe F. Argondica, “Kopshti i qershive” i Çehovit, prozat poetike të periudhës romantike të Gorkit “Zgalemi” dhe “Stuhija”. Stili mjeshtëror i përkthimeve është i dallueshëm edhe për nga mënyra e ruajtjes së kadencës dhe ritmit pa disonancë të origjinalit si tek “Zgalemi”: “Mbi të thinjin shesh të detit, era fryn dhe mblidhen retë. Midis detit edhe reve, kryelartë shkon Zgalemi si e zezë vetëtimë. Prek me krahë ai valët, si shigjetë ngritet reve, dhe këthet dhe retë gjegjin gazin-kthimë të asaj shprese.”Në periudhën e zbutjes së tensionit politik, në kohën e miqësisë me Krushovin, Malëshovës iu lutën të përkthente nga origjinali dramën e Çehovit “Kopshti i qershive”. Ai e përktheu, por u zhgënjye kur nuk e pa emrin e përkthyesit në frontespic. Protestoi te drejtoria e shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” se e kishin mashtruar, se nuk ishte e drejtë të mos figuronte emri i tij, por ankesa nuk u përfill. Duket se urdhri për t’ia fshirë emrin kishte ardhur nga lart. Shtëpia Botuese iu lut të përkthente edhe vepra të tjera, me kusht që të mos i vihej emri, por Lame Kodra, edhe pse kishte nevoja të ngushtshme të kompensonte rrogën e tij qesharake si magazinier, nuk pranoi. Për të, dinjiteti personal kishte më shumë vlerë se shpërblimi material.Paradoksi i Demokratit të AnatemuarShpesh kam dëgjuar pyetjen: Si shpëtoi Sejfullai? Si ngjau që Enver Hoxha nuk e pushkatoi apo nuk e burgosi atë ndërsa figura të tjera më pak të njohura dhe me më pak peshë i capërleu? Mendoj se Enver Hoxha nuk shihte kurrfarë rreziku prej tij, as imediat, as potencial, mbasi Sejfullai ishte tip meditativ, i mbyllur në vetvete, njeri i letrave, pa shokë, pa shoqëri, i vetmuar si asket. Partia e eliminoi Sejfulla Malëshovën duke e dënuar me vdekje civile të ngadaltë, të mënjanuar, i lënë për tu harruar. Por Sejfulla Malëshova ishte vizionar atdhedashës, demokrat dhe erudit emrin e të cilit nuk arritën ta shuajnë dot kurrë. Me krijimtarinë e tij letrare “poeti rebel Lame Kodra”, siç e quanin atë Noli dhe Konica, solli një prurje të re në letërsinë dhe kulturën shqipe.2 mars – Përvjetori i LindjesNë ditën e përvjetorit të lindjes së Profesorit Sejfulla Malëshova, unë ju ftoj të themi të gjithë së bashku vargjet e pavdekshme të poemthit të tij Unë e dua Shqipërinë: S’kam çiflig e s’kam pallate,S’kam dyqan me katër kate,Po e dua ShqipërinëPër një stan në Trebeshinë,Për një shkarp e për një gur,Për një gardh e për një mur,Për kasollen mbi Selishtë,Për dy ara në Zallishtë,Për një lopë e për një gomar,Për një Balo, një manar.Unë e dua ShqipërinëSi bari dhe si fshatar.Unë e dua Shqipërinë,Për tërfilin mbi lëndinë,Për një vajzë gjeraqinë,Dhe për ujët që buronNga një shkëmb e gurgullonNëpër lisa gjetheshumë,Edhe zbret përposh në lumë.Unë e dua ShqipërinëPër një lule trëndelinë,Për një zog që fluturon,Për bilbilin që këndonNë ato ferra në ato hijeKëngë malli e dashurie,Këngë shpirti të helmuar.Unë e dua ShqipërinëSi poet i dhemshuruar.Unë e dua ShqipërinëQë nga Korça e Vraninë,Ku del bujku që me natëMe parmendë dhe me shatë,Mbjell e korr me djell, me hënëDhe s’ka bukë për të ngrënë,Ku nallbani dhe samarxhiuMjeshtri, kallfa e kallajxhiu,Krrusen ditë e krrusen natë,që të hanë bukë thatë,Ku hamalli nëpër skelaNgarkon hekur dhe varela,Këmbë zbathur, brekë çjerrëPunon vetëm për të tjerë.Unë e dua ShqipërinëQë nga Shkupi e Janinë,Ku një popull derëziHeq e vuan robëriPo ka shpirtin luftëtar.Unë e dua ShqipërinëSi shqiptar e bir shqiptar.Foto: Sejfulla Malëshova gjatë një fjalimi. Fotoreporteri i panjohur, Arkivi Qendror i Shtetit (Public Domain) WikimediaNaum Prifti, fotografuar nga Roland Tasho

Filed Under: ESSE Tagged With: Naum Prifti

Marrëveshja Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një hap të rëndësishëm…

March 2, 2023 by s p

Albin Kurti

Të nderuar deputetë të Kuvendit,

Të dashur qytetarë të Republikës,

Jam sot para jush për t’ju informuar e raportuar për takimin e fundit të nivelit të lartë në kuadër të Dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, e që siç e dimë u mbajt të hënën e kësaj jave, pra me 27 shkurt. Takimi ishte ftuar zyrtarisht nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell me dy pika të agjendës. E para, formalizimin e pranimit të Marrëveshjes Bazë të propozuar nga Bashkimi Evropian, e të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe, e dyta, fillimin e diskutimeve për planin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Më lejoni të theksoj që shpeshherë ka një keqkuptim sa i përket këtyre dy dokumenteve. BE-ja e ka propozuar zyrtarisht vetëm një dokument, Marrëveshjen Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Plani i zbatimit do të duhet të negociohet, dhe negociatat për të nuk kanë filluar ende.

Në takimin e nivelit të lartë të datës 27 shkurt, isha pjesëmarrës në dy lloj takimeve. Fillimisht, bilateral, me Përfaqësuesin Borrell dhe Lehtësuesin Lajçak, dhe, pas kësaj, në takimin trilateral ku prezent ishte edhe presidenti i Serbisë, Vuçiq. Në takimin trilateral, unë i ofrova Bashkimit Evropian nënshkrimin zyrtar si kryeministër i Republikës të Marrëveshjes Bazike, të cilën do të duhej ta nënshkruante edhe Përfaqësuesi Borrell edhe presidenti Vuçiq dhe e njëjta të miratohej në një samit të Këshillit Evropian. Propozimin tim për ta nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen e refuzoi menjëherë presidenti i Serbisë. Refuzimi i tij ishte i natyrës kategorike, gjë që e bëri publike edhe ai vet pas daljes nga takimi. Më lejoni të sqaroj që qëndrimi i Përfaqësuesit Borrell, siç u tha edhe në deklarimin e tij për media, është që ky dokument nuk do të diskutohet më; pra, ka një format të finalizuar dhe për këtë arsye ai është shpallur në ueb-sajtin zyrtar të Bashkimit Evropian. Të dy palët janë pajtuar me një pozicion të tillë, por kjo nuk nënkupton që palët e kanë pranuar zyrtarisht marrëveshjen. Pranimi bëhet vetëm përmes nënshkrimit të të dy palëve, fillimisht, sipas procedurës së kontraktimit ndërkombëtar të shteteve. Refuzimi për ta nënshkruar nga ana e Serbisë është tregues që ata nuk janë dakord me përmbajtjen, rrjedhimisht nuk kanë gatishmëri për t’i dhënë formë obligative juridike e ndërkombëtare marrëveshjes së tillë.

Më lejoni ta ripërsëris që ka një dallim të madh ndërmjet, në njërën anë, pranimit të një teksti të një marrëveshjeje si një dimension simbolik, dhe në anën tjetër, pranimit për t’i ndërmarrë obligimet juridike ndërkombëtare të saj. E para është pa asnjë pasojë juridike e politike dhe ka natyrë simbolike. E dyta ka pasoja juridike dhe politike, të gjitha në nivelin ndërkombëtar të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Serbisë e ka refuzuar të dytën, pra po refuzon ta pranojë marrëveshjen si kuadër i detyrimeve ndërkombëtare të obligueshme për palët në të drejtën ndërkombëtare. Arsyet e refuzimit të tij nuk meritojnë komentim nga ana ime, por, natyrisht, do të duhej të ishin një pikënisje mbi vlerësimin racional e utilitar të pyetjes se për kë është e favorshme një marrëveshje e tillë e për kë jo. Unë ju sugjeroj që të mos prodhoni argumente në diskursin publik që janë sa të pakuptimta edhe të dëmshme e në linjë me ata që e kundërshtojnë marrëveshjen në shtetin fqinj tonë verior. Ata që thonë që kjo marrëveshje nuk ka njohje de facto e kanë barrën e provës të faktojnë se pse atëherë atë e refuzoi me nënshkrim zyrtar të saj presidenti i Serbisë; ata që thonë që kjo marrëveshje nuk është e përqendruar në rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve të pavarura, duhet të mendojnë se pse atëherë presidenti i Serbisë e konsideron nënshkrimin e saj si shkelje e ‘vijave të tij të kuqe’?!

Më lejoni të ju them që Marrëveshja Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një hap të rëndësishëm në rregullimin e marrëdhënieve të jashtme, ndërkombëtare ndërmjet dy shteteve të pavarura. Ajo bazohet në parimin e barazisë së sovranëve, respektin për integritetin territorial, pavarësinë, heqjen dorë nga pengesat për anëtarësim të Republikës sonë në organizata ndërkombëtare, shkëmbimin e misioneve diplomatike përmes ambasadorëve të rangut të plotëfuqishëm, njohjen e simboleve shtetërore, të pasaportave, e kështu me radhë. Marrëveshja mundëson një projekt paqeje e cila e sekuencon në kohë dhe e shndërron në një obligim ligjor arritjen e një marrëveshjeje finale. Marrëveshja i hap rrugë Republikës sonë për anëtarësim në shumë organizata ndërkombëtare, me e rëndësishmja përmes pranimit të kapacitetit ligjor për t’u anëtarësuar në NATO dhe nënshkrimin e një Partneriteti për Paqe me NATO-n ku për herë të parë Ushtria e Kosovës shndërrohet në aleat, partner shtetëror të NATO-s, anëtarësimin në dhjetëra konventa ndërkombëtare, statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, e kështu me radhë.

Në anën tjetër kam vërejtur që ka edhe shumë keqkuptime e informacione të pavërteta në lidhje me disa nga pikat e marrëveshjes. Më lejoni të ritheksoj që premisa bazë e imja si kryeministër është që nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me sistemin kushtetues e ligjor të Republikës, apo diçka që synon territorializimin, mono-etnicitetin apo krijimin e urave për ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës. Asnjë nga këto, asnjëherë. Gabimet politike, historike të qeverive të kaluara nuk do të përsëriten asnjëherë, përkundrazi do të bëj përpjekje maksimale që ato gabime politike, historike të qeverive të kaluara t’i eliminoj, apo së paku t’i reduktoj substancialisht që të mos jenë pengesë për karakterin e qëndrueshëm demokratik e unitar të Republikës sonë. Shumë detaje nuk mund t’i them, por mendja e shëndoshë e ka të lehtë t’i kuptojë ato nga një lexim i thjeshtë i veprimeve dhe teksteve që i kam pranuar.

Në këtë pikë, psh. me lejoni të theksoj që i vetmi nen ku ka një problem në këtë Marrëveshje është ajo që lidhet me obligimet e trashëguara, e për të cilat ka një konsesus ndërkombëtar që ato duhen zbatuar. Ajo është pika 10 e Marrëveshjes, neni 10 i Marrëveshjes, në fjalinë e fundit të tij, e cila e përmban normën që ‘të gjitha’ marrëveshjet e Brukselit duhet zbatuar.

Megjithatë, këtë ju duhet ta kuptoni si një detyrim ndaj tërësisë, dhe paqartësisë që e shoqëron tërësinë, e jo si diçka të veçantë ndaj një elementi të një marrëveshjeje, natyrisht që e kam fjalën këtu për marrëveshjen Thaçi-Daçiq të vitit 19 prillit 2013, të ratifikuar në këtë Kuvend me mbi 80 vota, e të zgjeruar me marrëveshjen Mustafa-Vuçiq të 25 gushtit 2015 mbi Asociacionin. Pra, Marrëveshja Bazë nuk i veçon elementet por i vendos ato në një normë të tipit ‘kategori’; dmth unë e kam pranuar që ekziston një ‘thes me marrëveshje’, dhe për t’i zbatuar rreth 40 marrëveshje njëherë duhet të sigurohemi që ato do të zbatohen sipas rrjedhjes së tyre kohore, e gjithashtu, vetëm ato për të cilat ka një autorizim kushtetues e ligjor në Republikën tonë për t’i zbatuar. Prandaj edhe kur thuhet që duhet të zbatohen lexojeni fjalinë deri në fund sepse nuk thotë që vetëm duhet të zbatohen. Nëse më pyesni a duhet zbatuar ato që i gjithë komuniteti ndërkombëtar i aleatëve pret që të zbatohen sepse janë ratifikuar e miratuar nga qeveritë e legjislaturat e mëhershme, përgjigjja ime është PO POR vetëm nëse zbatohen të gjitha dhe në përputhje me përcaktimet kushtetuese e ligjore të Republikës sonë, duke respektuar demokracinë, barazinë, të drejtat e njeriut e simetrinë. Nuk lejoj përjashtime, veçime apo fokusime në një. Kaq mund të them për këtë pikë tash për tash.

Më lejoni t’ju garantoj gjithashtu që asgjë e re, e cila nuk ka qenë e pranuar katërcipërisht në marrëveshjet e kaluara nuk do të pranohej, nuk është negociuar, dhe nuk është përfshirë në Marrëveshjen Bazike. Të gjithë ata që thonë se ne paskemi pranuar një element të ri në Marrëveshjen Bazike janë të keqinformuar, ose ju mungon racionaliteti në vlerësim. Nëse do të flisja më shumë do ta dëmtoja pozicionin negociator të Qeverisë sonë.

Për fund, më lejoni të theksoj që Qeveria ime është e gatshme të shkojë në çdo takim të nivelit të lartë të ftuar nga Përfaqësuesi Borrell, dhe një gjë të tillë do ta bëjë edhe për takimin e radhës në qytetin e Ohrit ku, për koincidencë, ka një marrëveshje për pajtim që bazohet në standardet dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian e mbi të cilën premisë mbase në gjashtë shtetet në Ballkanin Perëndimor edhe do të mund e do të duhej të krijonim reciprocitet.

Po i adresoj edhe dy gjëra të rëndësishme që edhe sot këtu, por edhe këto ditë janë ngritur.

Sa i përket qëndrimit që ‘overcome the past’ është falje e krimeve të Serbisë, ose është braktisje e ballafaqimit më të kaluarën. Më lejoni të theksoj që ky qëndrim është i pasaktë, i padrejtë, i pavërtetë. Një ndër insistimet kryesore të mia ka qenë që një marrëveshje bazike pa elementin e drejtësisë tranzicionale nuk mund e as nuk guxon të bëhet. Nocioni ‘overcome the past’ përbën, përkundrazi, një detyrim për palët që të adresojnë të kaluarën e jo ta harrojnë atë. Përndryshe, do të titullohej ‘forget the past’ ose ‘disregard the past’. Nocioni ‘overcome the past’ është konceptualisht dhe literalisht, në origjinal, i quajtur gjermanisht ‘vergangenheitsbewältigung’ e i cili përbën metodën gjermane të të adresuarit të drejtësisë tranzicionale pas luftës së dytë botërore. Ky është koncepti. Ai bazohet në një sistem të drejtësisë tranzicionale që ka për qëllim ta thotë të vërtetën për të kaluarën, ta luftojë revizionizmin e së vërtetës, dhe t’i ndjekë e t’i dënojë ata që kishin përgjegjësi për të kaluarën. Pra, jo që Marrëveshja Bazike nuk amniston e as nuk fal asgjë, por, përkundrazi, ka për qëllim të adresojë të kaluarën përmes mjeteve të civilizuara që kanë për qëllim luftën ndaj kriminelëve që kanë kryer krime lufte, theksimin e së vërtetës, mbrojtjen e narracionit të viktimave, dhe edukimin e brezave të rinj mbi bazën e drejtësisë për të kaluarën. Kjo jo që nuk është harresë, e as tejkalim i së kaluarës, por theksim i saj dhe ndërtim i së ardhmes duke e adresuar të kaluarën përmes përgjegjësisë shtetërore-juridike, morale e kulturore. Dhe, le ta ritheksoj që tekstet që i kemi tash për tash janë vetëm në anglisht edhe atyre do të ju përmbahemi. Tekstet do të përkthehen në fund, njëherë dakordohemi për tekstet në anglisht siç janë. Pra, kjo është sa i përket ballafaqimit me të kaluarën.

Tjetra, është keqleximi sa i përket çështjes së statusit. E dëgjova deputetin Abdixhiku, ai tha që është hapur çështja e statusit ose që është neutrale. Së pari më lejoni të ua tregoj kontekstin dhe çfarë saktësisht po shkruan se duhet të lexoni me përpikëri. Para katër vjetëve ish Presidenti Trump i ka dërguar letër ish Presidentit Thaçi ku e ka përdorur togfjalëshin “njohje reciproke“. Para dy vjetëve, këtë e ka bërë Presidenti aktual Biden, “njohje reciproke“. Shtrohet pyetja pse ata nuk kanë thënë njohja e Kosovës nga Serbia por “njohja reciproke“? Sepse në thelb nuk mund ta njohësh një shtet që nuk të njeh pa u nënshtruar në riokupim. Rrjedhimisht, të dy Presidentët neve na kanë treguar që aktualisht e kemi gjendjen e një mosnjohje reciproke, dhe nga mosnjohja reciproke ne duhet të kalojmë në njohje reciproke. Përndryshe, ata do të shkruanin duke thënë Serbia ta njeh Kosovën dhe kaq. Dhe, këtu nëse e vëreni në fjalinë e katërt të preambulës thuhet “including on the status questions”, çështjet jo çështjen siç tha deputeti Abdixhiku. Çështjet, pse? Sepse qysh në takimin e parë kur kam qenë në Bruksel me Presidentin Vuçiq te zyra e Borrelit, në mes të qershorit të vitit 2021, unë kam thënë “Republika e Kosovës nuk e njeh Serbinë”, qysh në fillim. Ai tha Serbia nuk e njeh Kosovën. Unë thashë “Republika e Kosovës nuk e njeh Serbinë”, në përputhje me dy letrat e dy presidentëve amerikanë, mosnjohja reciproke. Tash këtu keni “status questions”, a e dini pse? Faktorët ndërkombëtarë e dinë shumë mirë që nuk është në pyetje pavarësia e Kosovës , por në thelb kushtetuta konfliktuoze është ajo e Serbisë. Nëse ka ndonjë shtet në Ballkanin Perëndimor që e ka statusin e pacaktuar është pikërisht Serbia. Unë atë Kushtetutë se pranoj dot, sepse në fjalinë e dytë të premabulës Kushtetuta e Serbisë thotë që “Kosova është pjesë integrale e Serbisë“. Unë nuk mund ta pranoj atë. Pra, nga mosnjohja reciproke duhet të kalojmë në njohjen reciproke. Ata e kanë dëgjuar Serbinë duke thënë që se njeh Kosovën por e kanë dëgjuar edhe Kosovën duke thënë që nuk e njeh Serbinë. Prandaj e keni “status questions”, plural, shumës deputeti Abdixhiku. Mos thuaj çështja, çështjet, pyetjet. Është shumës. Nuk është “status question”.

Dhe, çështja e fundit është sa i përket nenit 7.

Nga pikëpamja ime, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe si marrëveshje e trashëguar nga vitet 2013 dhe 2015 është në nenin 10. Në nenin 7 flitet për komunitetin serb, i cili nëse nuk jam gabim përmendet mbi 10 herë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pra, komuniteti serb nuk janë komunat me shumicë serbe kategorikisht janë dy gjëra të ndryshme. Komuniteti serb ekziston edhe në Planin e Ahtisarit, edhe një duzinë herësh përmendet në Kushtetutën e Republikës.

Marrëveshja parasheh që të drejtat e komunitetit serb në Kosovë duhet garantuar “në përputhje”, po e ritheksoj, “në përputhje“ me konventat e Këshillit të Evropës. E vetmja konventë e Këshillit të Evropës që rregullon aspekte të të drejtave të komuniteteve jo-shumicë është Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave, e cila tashmë është pjesë e Kushtetutës së Kosovës (neni 22). Nuk ka konventë tjetër. Pra, maksimumi që do të mund të nënkuptonte një vetë-menaxhim i tillë është ajo që tashmë Kushtetuta e parasheh në nenin 22 të saj. Propozimi kryesor nuk ka asnjë referencë specifike se çfarë do të nënkuptojë një vetë-menaxhim i tillë, përderisa tavani i lartë është Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës. E kjo pra nënkupton që rezultati duhet të jetë një format i i respektit për të drejtat individuale (joterritoriale) të pakicave, që bazohet në individin me të drejta edhe sipas përkatësisë e jo në institucionet a monopolin territorializues të tyre. Pra, këtu nuk kam dhënë asgjë: ajo që kam premtuar e pranuar është që komuniteti serb në Kosovë të trajtohet sipas nenit 22 të Kushtetutës, e cila e ka pjesë të saj Konventën Kornizë. Kushdo që thotë që kjo është një përbërës shtesë, apo që nënkupton diçka shtesë, e ka gabim ose kështu rezonojnë në fqinjin tonë verior armik. Një komunitet siç është ai serb – e komuniteti serb është komunitet që njihet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës – nënkupton një dimension social, jo-territorial, jo-institucional dhe jo-politik, të një tërësie të individëve. Nuk ka komunitet pa individ, por individët mund të bëhen komunitet social, jo-territorial, jo-institucional, jo-politik. Konventa Kornizë ka subjekt individët, që janë pjesë e grupeve minoritare, dhe ashtu është kuptimi edhe i nenit 7 të Marrëveshjes Bazike. Pra, nuk ka asgjë më shumë sesa që tashmë ekziston: do me thënë, neni 22 i Kushtetutës dhe e gjithë ajo që është pjesë e nenit 22 të Kushtetutës është referencë për të drejtat individuale të pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve, e njëri prej tyre është natyrisht edhe ai serb. Do me thënë njohje të të drejtave të njeriut që janë të natyrshme në një demokraci liberale, siç është e drejta në gjuhë, në arsim në gjuhën e tij/saj, e drejta për t’u punësuar pa diskriminim, e të tjera, për anëtarët e komunitetit serb, gjë që është tashmë garancion kushtetues e ligjor në shtetin tonë.

Filed Under: Politike

Pergameni i Amerikës

March 2, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Në një gjetje mahnitëse, punëtorët e ndërtimit që bënin restaurim në Memorialin e Lincolnit zbuluan një kuti prej kallaji të varrosur poshtë ndërtesës, që përmbante një pergamenë të mbështjellë me një tregim të themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dokumenti, i titulluar përkohësisht “Rrotulla e Amerikës”, sqaron shumë detaje të shekullit të parë të kombit dhe si rezultat i botimit të tij, tekstet shkollore do të duhet të rishikojnë atë që mësojnë për historinë e shenjtë të Amerikës.
Ndërsa emri i autorit nuk i është bashkangjitur dokumentit, vendosja e tij nën Memorialin e Lincolnit sugjeron se ai është shkruar nga vetë Abraham Lincolni. Studiuesit kanë punuar gjatë muajve të fundit për të deshifruar, modifikuar dhe komentuar këtë dokument.
Rrotulla Amerikane u gjet në kutinë e saj origjinale, dhe shkruar me thikë, duke përdorur bojë nga trungjet e djegura të një kasolleje. Teksti, shkruar me një stil biblik, tregon botëkuptimin amerikan si një popull i lirë dhe i vendosur nga Zoti në tokën e premtuar.
Teksti i plotë i “America Scroll”, i cili u ble nga familje Lindenbaum, është si më poshtë:

Uashingtoni
Ishte një njeri me emrin Xhorxh, i cili jetonte në një fshat të vogël anglez dhe që bashkëfshatarët e njihnin si Uashington. Një ditë, Zoti iu shfaq Uashingtonit dhe i tha: “Lëre shtëpinë dhe fermën tënde dhe shko në vendin që do të të tregoj. Atje do të të bëj një komb të madh”.
Kështu Uashingtoni ndërtoi një anije të madhe, të cilën e quajti Mayflower, dhe e mbuloi me katranë nga çdo anë. Uashingtoni lundroi në tokën e premtuar dhe mbërriti në Plymouth Rock ku gjeti atje vendas që ishin atëherë në tokë.
Dhe Zoti i tha Xhorxhit: “Udhëtoni vendin në perëndim dhe lindje, veri dhe jug, sepse e gjithë kjo do të jetë e juaja dhe e pasardhësve tuaj.” ku ndërtoi qytetin Washington D.C., dhe kullën me kokën në qiell, të cilën e quajti Monumenti i Uashingtonit.
Dhe Zoti i tha Uashingtonit: “Po, siç ke bërë atë që është e pëlqyeshme në sytë e mi, nuk do të quhesh më Uashington, por emri yt do të jetë Amerika.” Dhe kjo është arsyeja pse edhe sot e kësaj dite, pasardhësit e Xhorxh Uashingtonit quhen “Amerikanë”.
Dhe Uashingtoni, i cili quhej Amerikë, i tha Zotit: “Zoti im, jam mirënjohës për bujarinë tënde, por nuk mund të them një gënjeshtër, jam jashtëzakonisht i mërzitur, madje deri në vdekje, sepse jam plak dhe i shtyrë në moshë, por nuk kam trashëgimtar”. Pastaj Zoti tha: “Dil jashtë dhe shiko yjet në qiell; kështu do të jenë pasardhësit e tu”. Uashingtoni i besoi Zotit dhe ia tregoi lajmin gruas së tij Betsy Ross, kështu që ajo qepi një flamur me 50 yje, që është flamuri i Amerikës sot.

Djemtë e Uashingtonit
Dhe Xhorxhi e njohu gruan e tij dhe ajo i lindi tre djem: Aleksandrin, i cili quhej “Hamilton”, Thomas, që quhej “Xheferson” dhe Abrahamin, i cili quhej “Lincoln”. Hamiltoni ishte njeriu i parë që shpiku monedhë , por ai bëri atë që ishte faj në sytë e Zotit, dhe në zemërimin e tij, Zoti dërgoi engjëllin e tij gllabërues, Aaron Burr, për ta goditur.
Dy djemtë e mbetur morën gra. Lincolni mori Yankeen, vajzën e Doodle Dandys, dhe ajo i lindi tetë djem: më i madhi i tij, Massachusetts, pastaj Delaware, Rhode Island, Connecticut dhe Pennsylvania, dhe një grup trenjakësh që ai i quajti Nju Jork, Nju Xhersi dhe New Hampshire. Xhefersoni mori Diksin, vajzën e Winnit, dhe ajo gjithashtu lindi djem, më të madhin, Virxhinia, pastaj Xhorxhia, Maryland, dhe binjakët, Karolinën e Veriut dhe të Jugut.
Dhe Uashingtoni që quhej Amerikë vdiq dhe u varros në këmbët e Monumentit të Uashingtonit nga dy djemtë e tij, në një arkivol të bërë nga druri i vetë qershisë që ai e kishte prerë kur ishte i ri.

Xhefersoni
Dhe Xhefersoni rrinte në plantacionin e tij, duke kryer të gjitha format e ligësisë dhe të paudhësisë. Dhe Zoti i tha Xhefersonit: “Meqenëse ke bërë atë që është mëkat në sytë e mi, je i dëbuar nga ky vend dhe në jug do të mbillni pambuk dhe duhan dhe do ta korrni me djersën e ballit tuaj. Dhe nuk do të njiheni më si Thomas Jefferson, por Jefferson Davis do të jetë emri juaj. Dhe fëmijët tuaj nuk do të quhen më Bij të Amerikës, por Bij të Konfederatës, sepse ju nuk keni ecur në rrugët e babait tuaj, Uashingtonit”.
Dhe Xhefersoni mori gruan e tij Dixie dhe pesë djemtë e tyre, Virxhinia, Xhorxhia, Maryland dhe dy Karolinat, dhe ata u larguan nga Monticello, duke u endur në jug, u vendosën në Montgomery dhe ndërtuan plantacione. Por Bijtë e Konfederatës nuk donin të punonin në plantacionet e tyre, kështu që morën për vete skllevër nga vende që nuk i njihnin, dhe Zoti u zemërua shumë.

Lincolni dhe Bijtë e Konfederatës
Ndodhi një ditë, ndërsa Abraham Linkoln po kulloste delet e zotërisë së tij, ai dëgjoi një gjarpër zile që tundte zhurmën e tij, por pa që ai nuk po sulmonte. Dhe Lincoln tha me vete: “Më lejoni të kthehem dhe të shikoj këtë vend të mrekullueshëm; pse nuk po kafshon gjarpri?” Kur Linkolni iu afrua gjarprit, ai dëgjoi zërin e Zotit që vinte nga gjarpri duke thënë: “Abraham, Abraham.” Dhe Linkolni tha: “Ja ku jam.”
Dhe Zoti i tha Linkolnit: “Ti ke shenjtëruar emrin tim duke shpallur lirinë në të gjithë vendin verior, por vëllai yt ka mëkatuar kundër meje, sepse ka skllavëruar njerëz nga vende që nuk i njeh dhe i ka vënë për të punuar në plantacionet e tij. Tani, shko te vëllai yt Xheferson Dejvis dhe thuaji: ‘Lëre popullin tim të shkojë”.
Dhe Lincoln shkoi në Montgomery, Alabama, që njihet gjithashtu si Richmond Virginia, dhe solli me vete shërbëtorin e tij të ri, Ulysses S. Grant, dhe shtatëdhjetë senatorët e amerikanëve, dhe ai i tha mesazhin e Zotit Xhefersonit: “Kështu tha Zoti i ushtrive: “Lëre popullin tim të shkojë”. Por Xhefersoni nuk pranoi të linte popullin e skllavëruar.
Kështu Abrahami mori shkopin e tij të ecjes, i cili ishte gdhendur në mënyrë dekorative nga gishti i të Plotfuqishmit – a nuk është në koleksionin e Henry Ford në Dearborn, Michigan?! – dhe Abrahami goditi liqenin Lanier, duke bërë që ujërat të shpërthenin dhe të bëheshin çaj. Dhe Sons of Confederate nuk mund të pinin asgjë përveç çajit për një javë të tërë. Kështu ata e quajtën Liqeni i Kripur i Madh, i cili quhet edhe sot e kësaj dite. Por Jefferson Davis e ngurtësoi zemrën e tij kundër mesazhit të Zotit dhe nuk e la popullin e skllavëruar të ikte.
Atëherë Zoti i tha Abrahamit: “Mblidh senatorët e amerikanëve dhe popullin e skllavëruar dhe u thuaj atyre që më katër korrik të therin çdo familje nga një lopë, të bëjnë hot dog, të pinë birrë. Ata nuk duhet të largohen nga shtëpitë e tyre ose të shkojnë të flenë, sepse në këtë natë unë do të godas të parëlindurit e çdo familjeje konfederate, dhe ata do të pranojnë që unë, Zoti, kam ardhur për të çliruar popullin tim nga robëria dhe për të sjellë qetësi në vendin që i kam premtuar atit tuaj Uashington.”
Dhe populli iu bind dhe secila familje këndoi psalmet, po edhe Yankee Doodle Dandy; dhe të gjithë amerikanët, jugorë dhe veriorë, vazhdojnë këtë praktikë çdo 4 korrik që atëherë.
Atë natë, Zoti goditi të parëlindurit e çdo familjeje konfederate dhe në çdo plantacion dëgjohej një klithmë. Dhe Jefferson Davis thirri Abraham Lincolnin dhe i tha: “Ik! Të mos ta shoh më fytyrën tënde me mjekër e pa mustaqe!” Në kujtim të kësaj fyerjeje, amerikanët edhe sot e kësaj dite nuk mbajnë mjekër pa mustaqe.
Kështu Abrahami, Ulissi dhe senatorët i çuan të skllavëruarit e mëparshëm nga Konfederata në agim të mëngjesit tjetër. Meqenëse nuk kishin kohë për të përgatitur mëngjesin, ata sollën me vete mish viçi dhe Twinkies, ushqime ende të njohura në mesin e amerikanëve udhëtues.

Eksodi Civil
Të nesërmen, Konfederata ishte e shqetësuar nga ideja se do t’u duhej të zgjidhnin pambukun e tyre dhe të korrnin duhanin e tyre, “Pse i lamë skllevërit të shkonin?” ata qanin. Dhe Jefferson Davis mblodhi trupat e tij, madje edhe luftëtarët e tij më të mëdhenj Robert E. Lee, Andrew Jackson dhe Judah Benjamin, dhe ata u ndoqën dhe u kapën nga Lincolni dhe njerëzit e tij në lumin Delaware, që është tani i njohur si Misisipi.
Dhe Zoti i tha Linkolnit: “Zgjate krahun dhe mbaje bastunin tënd mbi lumë dhe thuaji popullit ta kalojë”. Dhe Lincoln bëri kështu, dhe lumi u nda në dysh, secila anë ishte si një mur, dhe njerëzit kaluan midis anëve.
Dhe Jefferson Davis e pa këtë dhe i urdhëroi luftëtarët e tij t’i ndiqnin. Dhe Zoti i tha Linkolnit: “Abraham, shtrije krahun dhe mbaje bastunin tënd mbi lumë dhe ai do të kthehet në rrjedhën e tij normale”. Lincoln e bëri këtë, dhe lumi u kthye në rrjedhën e tij, dhe e gjithë Ushtria e Konfederatës u mbyt dhe vetëm Jefferson Davis mbeti.
Dhe Harriet Tubman, motra e Abraham Linkolnit, mori një banxho në gjunjë dhe i udhëhoqi njerëzit me himnin Star-Spangle Banner
“Oh thuaj, a mund të shohësh
Ju jeni një flamur i vjetër i madh
Dhe përgjithmonë në paqe
Për valët qelibar të grurit
nga drita e hershme e agimit
ju jeni një flamur i lartë.”
Pastaj Jefferson Davis iu dorëzua Linkolnit dhe bëri një betim të detyrueshëm se të gjithë popujt në Amerikë, pavarësisht se nga vijnë, do të ishin të lirë përgjithmonë dhe se Bijtë e Konfederatës do të bashkohen me Bijtë e Amerikës dhe të dy së ​​bashku do të jenë përsëri si një komb dhe të quhen amerikanë. Vendi në të cilin ai bëri këtë betim quhej Gjykata e Appomattox, e cila njihet gjithashtu si Përkujtimi i Lincoln-it dhe qëndron sot në Uashington DC. Pas kësaj, Linkolni vdiq (u mblodh me paraardhësit e tij); sytë e tij ishin të pashuar dhe fuqia e tij e paepur. Dhe kurrë nuk ka pasur më një njeri aq të madh apo aq afër Zotit sa Abraham Lincolni për gjithë fuqinë e madhe që shfaqi para syve të të gjithë amerikanëve.

Filed Under: Opinion Tagged With: Astrit Lulushi

VATRA FTON SHQIPTARËT TË MBËSHTESIN “FORUMIN SHQIPTAR” NË TUZ

March 1, 2023 by s p

New York, 1 Mars 2023 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA fton të gjithë shqiptarët që të mbështesin “Forumin Shqiptar” në zgjedhjet e 5 Marsit 2023 për Komunën e Tuzit. Fitorja dhe bashkimi i shqiptarëve është në interes të komunitetit dhe kombit tonë. Pesha e shqiptarëve në Ballkan po rritet gjithnjë e më shumë. Vatra e ndjek me shumë interes dhe shpreh falenderim për punën e progresin e Tuzit falë drejtimit të shqiptarëve. Vatra e ndjek me vëmendje këtë situatë zgjedhore dhe ka dërguar Dr. Pashko Camaj si të deleguar zyrtar për të përkrahur procesin zgjedhor dhe demokratik në Tuz.

Me bindje në fitoren e shqiptarëve në Tuz,

Me nderime

Kryetari i Vatrës

Elmi Berisha

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT