• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2023

Një përurim i shkëlqyer për veprën që i kushtohet Heroit, Xhavit Haziri

April 1, 2023 by s p

SHKRUAN: Isuf Ismaili

Isuf Ismaili: Një përurim i shkëlqyer për veprën që i kushtohet Heroit, Xhavit Haziri

Para pak ditësh u bë përurimi i veprës jetëshkruese “Atdhetari i shtigjeve të lirisë – Xhavit Haziri”   në praninë e rreth 200 pjesëmarrësve, në një sallë të madhe, në Achen të Gjermanisë, ku erdhën familjarët, shokët e heroit Xhavit Haziri, studiues e veprimtarë, si dhe bashkatdhetarë, të cilët shfaqën nderimet  e dëgjuan shumë dëshmi të dhëna, përshkrime ngjarjesh e idesh pikërisht për Xhavit Hazirin, si shëmbëlltyra më mirë e vazhdimësisë shqiptare dhe veprimtarisë atdhetare.

Përurimi i veprave dhe vlerave të mirëfillta kulturore, shoqërore e atdhetare ka një rëndësi të madhe, jo vetëm për pjesëmarrësit e një tubimi të tillë, por mbi të gjitha ka rëndësi edhe për vetë rrugën që duhet shtruar mirë,  në të cilën brezat e rinj e nisin jetën e vazhdojnë përpjekjen dhe veprimtarinë për të qenë edhe ata pjesë e rrënjëve dhe shpirtit atdhetar të etereve e stërgjyshërve të tyre. Njëkohësisht, veprat të cilat përshkruajnë jetën e veprimtarinë e dëshmorëve, heronjve e njerëzve të përkushtuar në rrugën e lirisë, pavarësisë, emancipimit, të humanizmit e atdhedashurisë, janë e do të jenë gjithmonë shkëlqimi më i mirë për vetë njerëzit që kanë qenë bashkëkohës të dëshmorëve e  heronjve, për njerëzit që janë dashamirës e për vetë brezat e së ardhmes. Vepra e poetit dhe veprimtarit Mustafë Krasniqi për heroin e popullit dhe të atdheut Xhavit Haziri, është një vepër ku shquhet jo vetëm përshkrimi për ta paraqitur  jetën dhe veprën së këtij heroi, por ajo së bashku me vepra të tjera për heronjtë e dëshmorët e atdheut janë edhe  porosi që e thërrasin ndërgjegjen shqiptare.  Kështu jeta e lavdishme dhe veprimtaria heroike e bijve e bijave më të mirë të atdheut, që dhanë çdo gjë, pra edhe jetën e tyre,  duhet të jetë një lidhje e natyrshme e vazhdimësisë  me brezat e popullit shqiptar, duke shprehur gjallërinë jetës  së tyre e duke pasur si busull drejtimi veprën e jetën pikërisht të këtyre heronjve e dëshmorëve si heroi Xhavit Haziri. Pikërisht, këtu është një moment për të dalë edhe te përurimi i veprës : “ Atdhetari i shtigjeve të lirisë – Xhavit Haziri “. Nuk ka kënaqësi më të madhe se kur vepra e dëshmorëve e heronjve përkujtohet e shënohet e përurohet nga brezat e rinj. Në këtë kuptim organizimi për përurimin e veprës për heroin Xhavit Haziri, nga familjarët e tij nga shoqëria e tij që u bë në Achen të Gjermanisë është një nga veprimtaritë e shkëlqyera atdhetare e shoqërore. 

Programin e këtij përurimi e udhëhoqi mësuesja e shkollës shqipe Elizabeta Statovci. Ajo pasi përshëndeti dhe uroi mirëseardhjen e të pranishmëve, pasi foli për rëndësinë e librit dhe heroit Xhavit Haziri ia dha fjalën menjëherë, shokut të idealeve të veprimtarisë e të burgut të Heroit Xhavit Haziri, bashkatdhetarit tonë, Binak Berisha. Ai në fillim tha:

─ Jam shumë krenar e i lumtur që shoh shumë njerëz në këtë mbrëmje për përurimin e e veprës së shokut tonë, Xhavit Haziri. Kjo më bën të ndjehem mirë, meqë shoh se mundi, sakrifica, veprimtaria dhe gjithçka që ka bërë Xhavit Haziri dhe shokët e tij ka dhënë frytet e çlirimit, lirisë e bashkimit të Atdheut! Dua ta falënderoj Mustafën e Arbenin të gjitha ata që dhanë ndihmesën e tyre në këtë mbrëmje përurimi, por arsyeja e vërtetë pse jemi këtu është heroi Xhavit Haziri. Për këtë hero, po ta kishin një të tillë popujt të tjerë, do të kishin bërë dhjetëra libra e filma.

Dua që në fillim ta bëj një vërejtje, për sa i takon titullit të veprës: “Atdhetari i shtigjeve të lirisë – Xhavit Haziri” më duket se do të ishte mirë të thuhej  “Atdhetari udhës së madhe të lirisë”, sepse unë, Mustafa e disa shokë të Xhavitit, kemi mbetur në shtigje, ndërsa Xhavit Haziri e shtroi udhën e madhe të lirisë, udhë kjo në të cilën ka mundur të hyjë secili shqiptar. Megjithëkëtë, e falënderoj, Mustafë Krasniqin, sepse e ka bërë një vepër shumë të mirë për shokun tonë e heroin Xhavit Haziri. 

Xhavitin pata rastin e njoha në ditët e kohërat e vështira, kur vepronim ilegalisht për çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nga Jugosllavia pushtuese. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm, vetë pamja e tij tregonte: mirësi, bujari, dashuri, atdhetarizëm, sakrificë etj., me ato syze që na shëmbëllente si heroi Qemal Stafa. Unë mund të flas edhe për kohë kur qemë në burgje. Ai qe stoik dhe nuk i trembej syri kurrë. Ai vepronte edhe në burgje dhe arrinte t’i bashkonte shokët, por edhe kurrë nuk u dorëzua gjatë torturave çnjerëzore që i bënte armiku dhe kurrë nuk gjunjëzua.

Më pas fjalën e mori Arbër Haziri, njëri nga pjesëtarët e familjes së Heroit Xhavit Haziri, ndër të tjera tha:

─ Jam shumë krenar, që sot keni ardhur për përurimin e kësaj vepre. Jeni shumë të nderuar të gjithë, por disa i falënderoj në mënyrë të veçantë, se kanë bërë qindra kilometra për të ardhur këtu, për ta nderuar Heroin Xhavit Haziri, për të na nderuar ne. Ju falënderoj nga zemra dhe unë nuk dua ta zgjas më shumë fjalën time, sepse studiuesit e veprimtarët para publikut do t’i thonë ato që kanë përgatitur. 

Ein Bild, das Decke, Person, Im Haus, Boden enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Mësuese Elisabeta sipas programit e ftoi profesor dr. Vaxhid Sejdiun. 

Profesor Vaxhidi e nisi fjalën e tij me përgëzimet për veprën e Mustafë Krasniqit, foli edhe për atë se kurrë nuk mund të thuhen të gjitha ato të dhëna, ngjarje  e veprimtari që i ka bërë një dëshmor, një hero, siç është Xhavit Haziri. Profesor Vaxhidi, duke bërë një punë të shkëlqyer sistematike e me përkushtim, analizën për veprën e kishte ndarë në disa nëntituj dhe ndër të tjera tha:

─ Nuk ka titull më të lartë, se titulli hero. Xhavit Haziri është hero, ai dha gjithçka për ne, për lirinë, për Atdheun, për të gjithë shqiptarët, për të gjithë Shqipërinë. Ne kemi nevojë të mësojmë, studiojmë e ta nderojmë veprën e tij e të dëshmorëve e heronjve të tjerë. Ne kemi nevojë të ecim sipas mësimeve e veprimtarisë që ata e bënë.

Si mund të përkufizohet, përpjekja, organizimi e veprimtaria e heroit Xhavit Haziri? Si mund t’i themi disa fjali të përmbledhura për punën, veprimtarinë, përkushtimin, sakrificat e tij e të shokëve të tij, gjeneratës së tij, të cilët qenë në shërbim të Atdheut?

Mund të themi me plot gojën, se ideali i tyre që i ka shtyrë, që ua ka mbushur shpirtin, që i ka  udhëhequr është gjuha, trojet shqiptare, Shqipëria, bashkimi i tërësisë së saj, flamuri shqiptar e motivet e shkëlqyera njerëzore.

Kështu, vijmë edhe te edukimi i Heroit dhe bashkëveprimtarëve, bashkëluftëtarëve, bashkëvuajtësve të tij, duke theksuar, se pikërisht ato që u cekën më sipër, ato ideale e motive që fëmijë e të rinj janë ushqimi i tyre shpirtëror, edukativ. Për ta, pra gjuha, kultura e Atdheu janë një e të pandara. Ky pra është mësimi më i mirë edhe për të gjithë ne. Të gjitha këto që u thanë lidhen pa u ndarë me atdhedashurinë.

Ndër të tjera profesor Vaxhidi tha se liria që e gëzon Kosova, si shteti i dytë shqiptar, për të cilin vepruan shqiptarët e të gjitha trevave shqiptare, kurrë nuk do të dilte në dritë, kurrë nuk do të vinte, pa sakrificën e veprimtarinë e heroit Xhavit Haziri e të shokëve të tij, bashkëveprimtarëve të tij, të cilët përkushtimin e veprimtarinë e kulmuan me krijimin e UÇK – së heroike dhe fitoren e çlirimin e Kosovës.

Profesor Vaxhidi, aty nga fundi tha:

─ Heroi ynë Xhavit Haziri dhe bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët e tij ditën të bashkohen jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trevat shqiptare, sepse vetëm bashkimi i shqiptarëve  dhe i të gjitha trevave të tona shqiptare sjell forcë, përparim kombëtar e shoqëror.

Më pas ma dhanë fjalën edhe mua edhe si redaktor i librit. Unë të them të drejtën fola për disa ngjarje e për rëndësinë e librit. Shokët që kanë shkruar më parë siç janë: profesor Vaxhid Sejdiu, e Mustafë Krasniqi e kanë përfshirë në shkrimet e tyre edhe atë që thashë unë, por edhe në librin “Atdhetari i shtigjeve të lirisë – Xhavit Haziri” e kam vështrimin tim, prandaj nuk do të doja t’ i përsërisja ato që kam shkruar e thënë, por dua të theksoj një moment kur e shfrytëzova pas recitimeve të nxënësve e fjalimeve të kumtuesve. Në atë rast thashë se është vështirë, madje e pamundur të përfshihen të gjitha ngjarjet e të dhënat në një libër të vetëm për heroin, prandaj do të doja që kushdo që ka të dhëna t’i mbledhë ato dhe t’i dërgojë te autori ose te njerëzit që mund të shkruajnë për heronjtë e dëshmorët dhe të botohen edhe libra të tjerë. Por, unë e shfrytëzova edhe këtë rast për të folur për arsimin, për gjuhën shqipe, për shkollat e nxënësit në diasporë, për rëndësinë që ka shkolla shqipe, për shqetësimet tona, sepse një pjesë e madhe e njerëzve tanë  po e bjerrin, po e humbasin gjuhën, kulturën e rrjedhimisht edhe shqiptarësinë tonë, prandaj me dhembje të madhe dhe emocione të fuqishme thashë:

─ Unë kam vënë re se një pjesë e madhe e fëmijëve nuk dinë shqip, nuk i dërgojnë prindërit  e tyre në shkollat shqipe, kjo është shumë e dëmshme, sepse gjuha është çelësi më i mirë që i hap dyert, të cilat i mbyll harresa, i mbyllin ndikimet e zhvillimet e dëmshme në vendet e huaja. Gjuha na e ruan zanafillën tonë, kulturën e shqiptarësinë.

Më pas, gati me lot në sy, thashë se edhe dëshmorët e heronjtë si Xhavit Haziri, vepruan, e derdhën gjakun për lirinë, pavarësinë e bashkimin e atdheut, por u flijuan edhe për ne në mërgim, për fëmijët tanë që të mos shuhen këtej në vendet e huaja, por ta ruajnë gjuhën e përkatësinë shqiptare, prandaj dërgoni fëmijët në shkollat shqipe e t’i mësoni të flasin shqip! Por, uroj që të mos shkojë dëm edhe puna e vepra jonë, si mësimdhënës!

Edhe vetë autori Mustafë Krasniqi, foli e i falënderoj pjesëmarrësit, foli me admirim për heroin Xhavit Hziri etj. Në këtë linjë foli edhe poeti Hasan Qyqalla.

Më pas me emocione e me nderim të thellë përshëndeti të pranishmit edhe Arsim Haziri, vëlla i Heroit Xhavit Haziri, i cili tha:

─ Të dashur bashkatdhetarë ju përshëndes në emër të familjes Haziri, në emër të shoqes e të dy djemve të Xhavit Hazirit! Kjo është një ditë plot mall e kujtime, por edhe gëzime se po shoh kaq shumë njerëz, shokë të Xhavit Hazirit, bashkëveprimtarë të tij e studiues për jetën e veprën e vëllait tonë.

Ai përshëndeti mysafirët nga Zvicra e Italia, njerëzit e afërm e të gjithë të pranishmit që e nderuan jetën e veprën e heroit Xhavit Haziri.

Nxënësit  e shkollës shqipe të mësueses së nderuar  Elizabeta Statovci, të cilët ajo i kishte përgatitur mrekullisht e të cilët mbanin veshur edhe kostumet kombëtare shqiptare, recituan vjersha për heroin Xhavit Haziri, por edhe disa krijime që vetë Heroit që i kishte shkruar.

Në fund po e theksojmë nderimin dhe respektin për Arsim Hazirin, Arbërin e për të afërmit e tyre të cilët na u gjetën pranë e na nderuan, na pritën e na përcollën me dashuri e përkushtim të madh vëllazëror. Nderime pa fud!

Lavdi të përjetshme Heroit Xhavit Haziri!

Ein Bild, das Decke, Person, Im Haus, Wand enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Filed Under: Emigracion

PRESIDENTI SIPAS VULLNETIT TË QYTETARËVE

April 1, 2023 by s p

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi të cilat do të mbahen me 2 prill konkurojnë dy kandidatë me profil të ndryshëm politik, njëri me përvojë politike 34 vjeçare, ndersa tjetri nga një parti jashtë parlamentare, dukuri e panjohur deri tash në pluralizëm, por me mundësi të mëdha të zgjidhet president sepse ka mbeshtetje nga partitë tjera, të cilat janë pjesë përbërëse te shumicës parlamentare nga zgjedhjet e mbajtura me 30 gusht 2020.

Nail Draga

Në zgjedhjet presidenciale të cilat u mbajtën me 19 mars, ku morën pjesë 7 kandidatë, sipas KSHZ në xhiron e dytë do të garojnë presidenti aktual M.Gjukanoviq (DPS) i cili fitoi 119.673 vota (35.37%) dhe J.Millatoviq(Evropa tash) 97.858( 28.92%). Ndërsa kandidatët tjerë fituan: A.Mandiq(DF) 65.386 vota(19.32%), A.Beçiq (DMZ) 37.562(11.10%), D.Vuksanoviq-Stankoviq(SDP) 10.669(3.15%), G.Daniloviq(UCG) 4.652(1.38%) dhe kandidati i pavarur J.Raduloviq 2.574(0.76%).
Të drejtë votimi kanë pasur 542.154 qytetarë, ndërsa në zgjedhje kanë marrë pjesë 350.231(64.06%). Të dhënat e tilla dëshmojnë se kemi rritje për 2%, në krahasim me vitin 2018 sepse atëherë në zgjedhje kanë marrë pjesë 62% e qytetarëve me të drejtë vote.

Dilema për kandidatin e dytë

Në sajë të parashikimeve për zgjedhjet presidenciale nga shtatë kandidatët konkurent se kush do të jetë kandidati i parë ishte e qartë se ai do të jetë presidenti aktual M.Gjukanoviqi, por dilema ishte kush do të jetë kndidati i dytë i cili do të jetë rival në xhiron e dytë e cila do të mbahet me 2 prill. Dhe një dilemë e tillë u hoq pasi u shpallën rezultati i votimit, ku në vend të parë ishte M.Gjukanoviqi me 35,3 % të votave, ndërsa i dyti ishte J.Millatoviqi me 28.9 %. Ishte kjo një befasi sepse analistë të ndryshëm përparësi i kanë dhënë A.Mandiqit, duke marrë parasysh përvojen politike dhe infrastrukturën partiake, ndërsa nuk është nënvlerësuar as A.Beçiqi. Ishin këto tre kandidatët me të mundshëm për vendin e dytë, pasi pothuaj çdo kush e kishte te qartë se vendi i parë ishte rezervuar për M.Gjukanoviqin. Madje ka pasur edhe deklarime se ai mund të fitojë shumicën e nevojshme në xhiron e parë të zgjedhjeve, duke harruar se në skenën politike në Mal të Zi, kemi evoluime nga zgjedhjet parlamentare te 30 gushtit 2020.
Zgjedhjet presidenciale dëshmuan se kemi pasur zgjedhje të lira si vendet demokratike, që është një mesazh i qartë për të gjithë qytetarët qe kanë vendosur lishëm se për cilin kandidtë të votojnë. Një veprim i tillë siç duket është rezultat i zgjedhjeve të 30 gushtit 2020 kur për të parën herë u ndërru pushteti në Mal të Zi.
Kryeqyteti barometër i fitorës
Në çdo vend demokratik si për zgjedhjet lokale, parlamentare e ato presidenciale rol të veçantë luan procesi i votimeve në kryeqytet.Me këtë rast cekim se sipas të dhënave të publikuara nga KKZ për kryeqytetin në Podgoricë, ku të drejtë vote kanë pasur 143.608 qytetarë, më tepër është votuar për Milatoviqin 37.743 vota, ndërsa për M.Gjukanoviqin 30.447 vota, nga del se J.Milatoviqi ka fituar 7.300 vota më tepër së M.Gjukanoviqi. Ndërsa kandidatlt tjerë kanë marrë këto vota: A,Mandiq 16.117 vota, A.Beçiq 10.232, D.Vuksanoviq-Stankoviq 2.686, G.Daniloviq 1.482 dhe J.Raduloviq 717 vota.

Shqiptarët dhe boshnjakët ishin të pa motivuar

Të dhënat për daljen e qytetarëve në votime sipas komunave me 19 mars, del qartë se në ato mjedise ku popujt pakicë janë shumicë kanë pasur dalje të ulët në votime. Fjala është kryesisht për shqiptarët dhe boshnjakët, ku të dhënat sipas komunave e dëshmojnë një konstatim të tillë. Kështu në Ulqin në zgjedhje kanë dalur 36.48%,të qytetarëve më të drejtë vote, Guci 30.12% , Petnjicë 37.71%, ndërsa përjashtim bën komuna e Tuzit me 49.94%.
Një veprim i tillë mund të shpjegohet nga mungesa e motivimit personal të qytetarëve por edhe çështje tjera qe kanë ndikuar në refuzimin në votim, duke marrë parasysh se roli dhe funksioni i presidentit nuk ka qenë vendimtar në të kaluarën në çështjet zhvillimore në mjediset përkatëse, andaj një pjesë e tyre atë ditë kanë qendruar në shtëpi, ndërsa pjesëmarrja në votim me 2 prill sipas të gjitha gjasave do të jetë më e lartë.
.
Presidenti nga partia jashtëparlamentare(!)

Nuk ishte befasi mbeshtetja e J.Milatoviqit sepse ata përfaqësojnë një forcë të re politike pa komplekse dhe pa hipoteka nga e kaluara. Ata iu kanë premtuar qytetarëve paga dhe pensione më të mëdha, ku një veprim i tillë ka pasur jehonë pozitive të qytetarët. Dhe një jehonë e tillë ndikoi në reflektimin pozitiv të qytetarët, sepse për tridhjetë vite kanë qenë peng nga politika autokratike e një individi dhe një partie politike(DPS). Pikërisht një qasje e tillë është kapital politik për J.Milatoviqin, në zgjedhjet e 2 prillit që do të mbeshtetët edhe nga subjektët dhe koalicionet tjera politike, qe janë deklaruar publikisht.. Nëse analizojmë të dhënat numërike të 19 marsit del qartë se J.Milatoviqi . ka përparësi të madhe për të qenë presidenti i ardhshëm i Malit të Zi, sepse ka mbeshtetje nga pjesëtarët e koalicionit nga shumica parlamentare e vitit 2020 të cilëst së bashku kanë fituar 60% e votave.
President apo në pension politik
Nga ana tjetër presidenti aktual i Malit të Zi, M.Gjukanoviqi, ndonës ka përparësi prej 6%, ndaj kundërkandidatit, ai do ta ketë të vështirë të realizojë objektivat sepse kemi të bëjmë me një diferncë të madhe votash. Por, nga ana e DPS-it llogarisin në votat e atyre qytetarëve qe kësaj here nuk kanë votuar, e në veçanti të shqiptarët dhe boshnjakët por edhe të diasporës. Sidoqoftë do të kemi një ditë zgjedhore dinamike, e cila do të vendosë për kryetarin e ardhshëm të Malit të Zi, ku ka gjasa qe për të parën herë kryetari të mos jetë nga partia parlamentare(DPS), por nga ajo jashtë parlamentare(Evropa tash).
Nëse partitë politike mbajnë qendrimin se në xhiron e dytë do ta mbeshtesin J.Milatoviqin si dhe duke marrë parasysh animozitetin e tyre ndaj M.Gjukanoviqit atëherë fitorja e tij nuk mund të vëhet në dyshim.
Nga ana tjetër edhe presidenti aktual M.Gjukanoviqi shpreson se do të arrijë për të përmbysur rezultatin, pavarësisht se kundërkandidati ka mbeshtetje nga partitë tjera parlamentare të cilat janë pjesë e shumicës parlamentare të dala nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Por, ne politikë mund të ndodhin edhe përmbysje të tilla ndonse janë të rralla, andaj mbetet të pritet dita e votimit përkatësisht shpallja e rezultateve, ku nëse presidenti aktual humb zgjedhjet ate e pret pensionimi politik.

Test për zgjedhjet parlamentare

Në sajë të ingerencave kushtetuese presidenti i vendit M.Gjukanoviqi me 16 mars me dekret shpërndau parlamentin dhe një ditë me pas caktoi daten e zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen me 11 qershor të këtij viti. Një veprim i tillë ishte i imponuar sepse shumica aktuale parlamentare edhe pas 90-të ditëve nuk arriti të formojë qeverinë nga ana e M.Lekiqit, andaj vendosi të dekretojë shpërndarjen e parlamentit. Një veprim i tillë ishte befasi për disa parti parlamentare e në veçanti për qeverinë, sepse kanë menduar se në këtë amulli politike do të vazhdojnë të funksionojnë pavarësisht se ishte qeveri në detyrë, e cila ka humbur votbesimin nga muaji gusht i vitit të kaluar.
Por, janë pikërisht zgjedhjet presidenciale ata qe do të definojnë shumë çka në skenën politike në Mal të Zi, ku Lëvizja politike “Evropa tash” siç duket do të jetë risi, duke sjellur një frymë të re e cila do të dekompozojë skenën politike. Themelimi i tyre para një viti dhe rezultati i papritur në zgjedhjet lokale me 23 tetor 2022 duke fituar pushtetin lokal në kryeqytet(Podgoricë) dhe tash në zgjedhjet presidenciale, ku kanë arritur të marri rreth njëqindëmijë vota paraqet rast të panjohur në kohën e pluralizmit në Mal të Zi.
Nuk ka dilemë se pas zgjedhjeve presidenciale me 2 prill, do të kemi të qartë shumë çka sa iu përket edhe parashikimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
(Mars 2023)

Filed Under: Rajon

Plumba ndaj Top-it, apo kur realiteti bëhet “Big Brother”

April 1, 2023 by s p

Koment nga Rafael Floqi

Në emër të medias të lirë!

Për ditë në Shqipëri shohim skena me vrasje. Shohim biznesmenë të vrarë, hakmarrje ndaj bandave në rrugë, shohim policë që i shmangen mediave, shohim madje një notere qe merr peng një gazetare, dhe shohim një kryeministër si z. Rama që pasi rrëzon biznese të kompanive mediatike me tritol, e pasi i gjobit dhe i mbyll mediat kundër tij, i akuzon si ‘kazanë” madje, dhe pasi i bën taksa paguesit të paguajnë gjobat e marrëzive të tij, si rasti Beketti ,“fshihet pas hijes, dhe thotë se unë nuk bëj presion ndaj mediave, madje edhe kur DASH e përmend shembjen e Prestige Resort si një presion klasik, të kësaj distopie shtetërore që e quajmë Shqipëria mediatike e kohës së Big Brother. Sulmi i fundit tregon se media, qoftë dhe me emrin a nofkën ‘Top” nuk është imune ndaj realitetit të inkriminuar, se sot u qëllua me plumba e nesër “larg qoftë” mund të qëllohet me top.
Një shoqëri që i intereson më shumë idiotësitë apo veprimet e pa vlerë të Luizit në Big brother, një shoqëri që s’prodhon gjë, por lan sytë dhe qan më shumë për daljen nga Big Brother të Kiaras, sesa të qajnë për vrasjen e rojës së shkretë, Pal Kola , të duket se s’meriton më shumë.

Pista hetimi dhe shpërblimi

Edhe pse bëhet e ditur se hetuesit që kërkojnë të vërtetën mbi të shtënat me armë drejt Top Channel, Nga veprimet e deritanishme duket se ende nuk ka siguri për pistën kryesore të hetimeve, mbi vrasjen e rojës së televizionit, Pal Kola.
Edhe shpërblimi prej 100 mijë eurosh që iu premtua qytetarëve tregon mungesën e të dhënave për hetuesit, që kanë kryer disa lëvizje njëherësh për gjetjen e autorëve. Policia ndaloi në Vlorë dy persona të dyshuar për ngjarjen, Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj. Ndalimi i tyre ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës nga një postobllok policor pak orë pas vrasjes. Roberto Papçi ka qenë bashkëshorti i vajzës së Pal Kolës, por prej dy vitesh ata ishin ndarë. Ndaj dy personave janë kryer teste të gjurmës së barutit, apo marrjes së gjurmëve të gishtërinjve. Pasi u morën në pyetje në Tiranë ata u lanë të lirë. Kjo piste ne saj të sinjaleve te antenave telefonike doli e pavërtetë ndaj u liruan.
Siç tregoi policia në njoftimin e fundit, mjeti tip Range Rover me të cilin lëviznin autorët e krimit u gjet rreth orës 00.55 të së hënës në autostradën Durrës-Rrogozhinë. Policia ka bërë përpjekje për të gjetur autorët e krimit përmes mjetit që u dogj pranë Rrogozhinës. Ka rezultuar se Range Rover i përket një shtetasi nga Kosova, të cilit i ishte vjedhur disa vite më parë në një hotel në Tale të Lezhës. Ramadan Makolli, pronari i makinës “Range Rover” tregoi se mjeti iu vodh në verën e vitit 2020 në Lezhë. Pavarësisht përpjekjeve të tij, policia e Lezhës nuk ka arritur të zbulojë se kush ia ka vjedhur mjetin.

“Big Brother”, një shplarje trush kolektive

A të jetë kjo kaq e thjeshtë apo një mjet presioni publik? Kjo është çështja. A është kjo është një metodë mafioze? E nëse media e tillë si Top Channel ka qenë e lidhur për shumë kohë me pushtetin dhe i ka shërbyer interesave të tij, dhe në për hapjen e drogës morale dhe shoqërore me emrin “Big Brother”, një shplarje trush kolektive që i lë dorë të lirë qeverisë dhe qarqeve të biznesmenëve mediatikë të fitojnë e duke mbyllur gjithë shqiptarët pas Big Brother në shtëpi, me vullnet, madje, dhe pa ndonjë urdhër si pandemia.
A mund të kenë qenë të shtënat me armë një mesazh për pronarët e Top Channel? Po pse jo> Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, anëtaret e familjes Hoxha u morë në pyetje nëse janë ndjerë të kërcënuar më herët, apo nëse kanë ndonjë të dyshuar për ngjarjen. Asnjë prej tyre nuk ka dhënë një shkak të qenësishëm për ta ndjekur më tej këtë pistë. Disa ditë para sulmit me armë, në media doli lajmi se Top Channel ishte shitur drejt një kompanie në Belize për 9 milion dollarë. Shitja ishte kryer drejt “Western Media Conglomerate Investments LTD” në datën 14 Janar të këtij viti. A është kjo realitet apo duket si një fake news i sajuar nga kundërshtarët, pasi mendo se vlera e Top Channel nuk mund të jetë vetëm 9 milionë dollarë.
Nëse është kjo e vërtetë atëherë cilat interesa të cilit aksionar ka shqetësuar ky transaksion. Siç raportoi më herët media, transaksioni mund të ishte një siguresë para vendimit të Gjykatës së Apelit për mosmarrëveshjet e pronësisë, ku janë përfshirë pronarët e Top Channel. Kjo tregon se media edhe ajo më e madhe sot nuk është imune jo vetëm nga presioni i politikës, por edhe ai i krimit. Ne fakt Politiko.al e botoi atë dokument.
“Ndër të gjitha pistat e mundshme për ngjarjen tronditëse në Top Channel, vetëm për një jam i sigurt: nuk ka gisht Sali Berisha! , shkruante këto ditë Alfred Lela. Doktorin, në ndoshta minutat e reminishencave, mund ta kapësh beft duke menduar për veten thënien brilante të Giulio Andreotit ‘më kanë akuzuar për çdo gjë në këtë vend… që nga Luftrat Punike”. Nëse vrojton Gardën Mediatike afër Ramës, thuajse shqiptojnë akuzën se, në mos e bëri, Berisha e frymëzoi atentatin në Top Channel. Ndërkohë, madje, një drejtues emisioni në RTSH, shkonte aq larg sa përpiqej të bënte përqasime me djegjen e gazetës “Koha Jonë në 1997. O tempa. o mores!

S’na intereson shtëpia, por seç bën komshija

Përmasat e spektaklit “Big Brother” këtë vit dolën jashtë çdo parashikimi. Ajo është shndërruar në një “peep show” kolektiv, jo vetëm në Shqipëri por me induksion edhe këtu në SHBA, ku ka një masë të madhe njerëzish që shprehin pakënaqësi, se konkurenti më i votuar i “reality show”, Luiz Ejlli po penalizohet nga produksioni. Pra deri këtu kemi shkuar?! (Unë nuk kam gjë me Luizin ai është pjesë e lojës. Ai luan për vete dhe jo pa sukses).
Ka disa faktorë psikologjikë që lidhen me perceptimin, emocionet dhe sjelljen e njerëzve në shoqëri si e jona i bëjnë këta njerëz trushplarë, dhe ky shërbimi më i mirë që këto media i bëjnë pushtetit.
“Reality TV u ofron shikuesve një ndjenjë lidhjeje me pjesëmarrësit, gjë që mund të krijojë një ndjenjë përkatësie shoqërore dhe vlefshmërie. Mund të shkaktojë gjithashtu ndjenja zilie, konkurrence dhe dëshirë për t’u parë si të suksesshëm dhe të dëshirueshëm.” shkruan Shira Gabriel, një psikologe sociale amerikane.
Big Brother TV shpesh mbështetet në manipulimin e emocioneve dhe dinamikave ndërpersonale për të krijuar dramë dhe argëtim. Kjo mund të çojë në shfrytëzimin dhe keqtrajtimin e pjesëmarrësve dhe gjithashtu mund të kontribuojë në qëndrime dhe sjellje negative midis shikuesve. Por edhe ajo që në shoqëri të pazhvilluar si e jona ka shumë ndjellje, jo ajo që ndodh brenda shtëpisë, por ajo që bën komshija. Ne si shqiptarë në çdo kohë kemi pasur dikë në lagje që interesonte jo shtëpia e tija por seç bënte komshija, apo jo?

Gosip apo gazep?

Miq të tij kanë thënë se Ejlli u detyrua të firmosë një kontratë me Top Channel në kushtet kur qëndron i izoluar prej 90 ditësh për të drejtat e imazhit. Familjarët u detyruan të ndryshojnë profilin e tij në rrjetet sociale për shkak të kësaj kontrate. Në përkrahje të Luiz Ejllit janë zhvilluar edhe protesta, kryesisht nga të rinj të pakënaqur me Top Channel.
A mund të ketë shkuar deri në këtë pikë marrëzia e një shfaqjeje televizive? Pse jo kur u keq fëmijëve lojën e shpëlarjes të trurit gjithçka mund të ndodhë dhe kallashnikovi në mes të natës. Është ende herët për ta pohuar këtë, megjithatë policia po konsideron çdo indicie. RENEA kreu kontrolle në shtëpinë e reperit Kleviol Ahmetaj pas ngjarjes. Ky i fundit prej ditësh ndodhej në Itali dhe ka sqaruar se nuk kishte gisht në vrasjen e rojës.
Kjo nuk ishte hera e parë që pranë Top Channel qëllohet me armë. Në rrjetet sociale qarkullojnë filmime ku duken banorët e Big Brother, teksa flasin për të shtënat me armë që dëgjohen pranë tyre, disa ditë para sulmit ku mbeti i vrarë roja. Produksioni i “Big Brother VIP” i informoi banorët për sulmin terrorist të ndodhur ndaj Top Channel. Por synimi nuk ishte vetëm tu tregonin realitetin por të tregonin lajmin, se Luizi ka treguar se e njihte personalisht viktimën Pal Kola dhe se është përlotur.
“Unë e kam njohur dhe prej emrit rojën. Ndihem shumë keq. Jam i sigurt që kjo shtëpi është më e sigurt se çdo ambasadë. Është një masakër. Kur goditet fjala e lirë, nuk gjej emër ti vë këtij akti terrorist, tha ai. Kështu dhe kjo vrasje e një fatkeqi u bë një puntatë tjetër e Big Brother.

Big Brother, një orë psikologjie vëzhguese

Miliona njerëz në mbarë botën janë të sintonizuar në shfaqjet e realitetit dhe kanë ndjekur për dekada. Ajo që filloi si një eksperiment është kthyer në programim të zakonshëm dhe si kulturë, ne nuk mund të ngopen prej tyre. Por a ka ndonjë kosto personale apo shoqërore për magjepsjen tonë të vazhdueshme me shfaqjet e realiteti TV?
Ndërsa mendimet sigurisht ndryshojnë për këtë temë, kjo varet nga disa faktorë: lakueshmëria e vlerave tuaja dhe angazhimi juaj për t’u sjellë në mënyra që pasqyrojnë vlerat tuaja Televizioni dhe të gjitha format e tjera të medias kanë ndikim në mendimet, opinionet dhe sjelljet tuaja. Nuk ka dyshim se ajo që marrim për argëtim dhe informacion ndikon në mënyrën se si mendojmë për botën përreth nesh. Mendjet tona janë krijuar për të sintetizuar një mori informacionesh çdo ditë, nga ndërveprimet tona me të tjerët te librat që lexojmë dhe argëtimi që kërkojmë. Ne e kuptojmë botën përmes këtyre pjesëve të informacionit që mbledhim dhe kjo ndikon në mënyrën se si e jetojmë jetën tonë çdo ditë. Përtej informacionit të përditshëm që thithim, ne jemi të ndikuar edhe nga përvojat tona të mëparshme të jetës, familja jonë e origjinës, mjedisi ku jemi rritur dhe një mori faktorësh të tjerë kulturorë dhe gjenetikë. Këto ndikime ndër personale dhe të drejtpërdrejta kanë më shumë gjasa të ndikojnë në vlerat dhe sjelljet tona sesa tregon realiteti.
A do të thotë kjo se ne nuk duhet të shqetësohemi për mënyrat në të cilat trendet e Reality Show-t ndikojnë tek ne? Jo, patjetër duhet t’u kushtojmë vëmendje mesazheve themelore në këto shfaqje dhe të eksplorojmë pse tërheqin kaq shumë.
Pse tërheqin shfaqjet e realitetit? Pse Reality show i bën njerëzit të rikthehen javë pas jave. Është pse ne duam të dimë se kush i tha kë kujt, cili person tradhtoi një tjetër ose kush komprometoi aleancat e tyre ose mori një vendim të dyshimtë që ndikoi te njerëzit e tjerë. Gjithçka ka të bëjë me sjelljen më të mirë dhe më të keqe njerëzore; është një orë e psikologjisë vëzhguese pa leksione apo provime.
Shpesh shfaqjet e realitetit na bëjnë të reflektojmë se çfarë mund të bëjmë në një situatë të ngjashme, gjë që mund të jetë një ushtrim i mirë në eksplorimin e vlerave Këto tema të sjelljeve të mira dhe të këqija, tradhtisë, konkurrencës dhe lidhjes janë të njohura për ne; ne marrim vendime të ngjashme çdo ditë, pa kamerat, skenarët artificialë dhe publicitetin. Na thërret sepse në një nivel shumë themelor, ne e duam dramën njerëzore dhe lidhemi me vendime të vështira. Pavarësisht nëse është një konkurs për dashuri, para, famë apo famë, ne kënaqemi duke parë luftën.
Ndërsa kënaqemi në shfaqjet tona të preferuara të realitetit, mund të pyesim veten: Çfarë më pëlqen në këtë shfaqje dhe çfarë emocionesh shkakton? Çfarë më tërheq mua për këta personazhe dhe rolin e tyre në shfaqje? A do të bëja zgjedhje të ndryshme nga këta personazhe? Nëse po, pse? Çfarë vlerash përqafoj në jetën time që ose respektohen ose braktisen në këtë shfaqje?
Reality show emërtohen me ironi sepse shpesh janë larg skenarëve realistë. Edhe pse këto programe janë kënaqësi fajtore për shumë njerëz, ne mund t’i përdorim ato si fillime të mira bisedash me miqtë dhe si ushqim për të menduar në mendjen tonë, ndërsa marrim parasysh vlerat tona dhe si të jetojmë në mënyra që demonstrojnë ato vlera.

Rama dhe PR-in i Gebëlsit – “Kazan, kazan, kazan”

Por ti kthehemi sulmit mbi Top Channel, kjo e shtënë në mes të natës dhe vrasja e atij rojës fatkeq është si një faqe tjetër e realitetit të inkriminuar shqiptar, të medias ku mediat lidhen jo vetëm me partitë politike, por edhe me grupe kriminale, gjersa edhe veprimet e shitjes, nëse është e vërtetë apo jo i kryejnë off shore. Kjo tregon se dhe media e madhe, po nuk qe politikisht dhe ideologjikisht dhe financiarisht e pavarur mund te behet rastësisht ne vend te pasqyrës se lajmit, objekt i lajmit që këtë rast ka dhe viktimën fatkeqe familjes së të cilit i shprehim ngushëllimet tona.
Ndërsa kryeministri Rama një dishepull i stilit propagandistik të Gëbelsit, përsërit, përsërit se diçka ngelet “Nuk kam ndryshuar mendim për kazanin, kam përdorur një shprehje për raste flagrante të dy gazetarëve paedukatë. E treta është që unë nuk vë gjoba ndaj mediave”. Vërtet?
Krahasoni parimin e propagandës të Gëbelsit , me stilin e fjalimeve të Ramës. “Parimi themelor i të gjithë propagandës”, deklaronte ai, ishte “përsëritja e argumenteve efektive”; por ato argumente nuk duhet të jenë shumë të rafinuara – nuk kishte kuptim të kërkonim të konvertonim intelektualët. Sepse intelektualët nuk do të konvertoheshin kurrë dhe gjithsesi do t’i dorëzoheshin më të fortëve, “dhe ky do të jetë gjithmonë njeriu i rrugës”. Prandaj, argumentet duhet të jenë të vrazhda, të qarta dhe të forta, dhe t’u drejtohen emocioneve dhe instinkteve, jo intelektit. “Krahasoni, Kazan, kazan ,kazan”

Në emër të medias të lirë !

Unë edhe pse nuk mbështes linjat editoriale të Top Channel, i bëjmë apel shoqërisë shqiptare të ndalojë dhunën kundër mediave dhe ndaj gazetarëve. Sulmi me armë është një akt i neveritshëm dhe i papranueshëm që nuk ka vend në shoqërinë tonë. Ne si gazetarë kemi detyrimin dhe dëshirën pavarësisht mangësive për të informuar publikun dhe kjo është e pamundur pa një mjedis të sigurt dhe paqësor për të punuar.
Reality TV mund t’i bëjë njerëzit të varur sepse ofron një burim të vazhdueshëm stimulimi dhe argëtimi, dhe mund të përdorë dëshirat tona themelore njerëzore për dramë, konflikt dhe zgjidhje. Por ai është fake Reality, është i Rrenë -Reality.
“Megjithatë, është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për efektet e mundshme negative dhe të balancojmë Reality TV si konsum me aktivitete dhe marrëdhënie të tjera të shëndetshme.” – shkruan Jennifer Harman, një psikologe dhe autore amerikane.
Ndaj ju lutem organeve kompetente shtetërore të ndihmojnë, në ndalimin e dhunës dhe në mbrojtjen e lirive të gazetarisë dhe të shtypit!. Kjo është një shprehje e solidaritetit njerëzor dhe profesional në mes të mediave.
Ndal dalldisë idiote qoftë dhe masive të Big Brother! Koha sot është të mendojmë më thellë për fatin e shtyllës të katërt të demokracisë në Shqipëri, që ajo mos jetë vulnerabile, të mos jetë objekt shitje- blerjesh ekonomike, e preh e presioneve politike, e një mjet tru-shpëlarës për shoqërinë shqiptare, pasi big-brother-i vërtetë, kryeministri Edi Rama, i cili rri e kundron Shqipërinë, si fermën e Kafshëve të Orwellit.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Rafael Floqi

DEMOKRATIZIMI I INSTITUCIONEVE DOMOSDOSHMËRI PËR SHOQËRINË DHE KOMBIN!

April 1, 2023 by s p

Besim Ndregjoni/

Mbas 2 viteve që i  ka mbaruar mandati Avokatit të Popullit, komisioni i ligjeve të parlamenti thirri në séance dëgjimore kanditatët për të paraqitur performacën e tyre për tu zgjedhur në at institucjon kushtetues. Në mes kanditatëve për dy vite rrjesht kanditoi dhe unë si përfaqësues i 100.000 familjeve të mbijetuarve të diktaturës dhe i mbështetur nga shoqëria civile dhe tre komuniteteve fetare në vend. Sigurish kanditonin ish Z/Kryeministra, ish titullarë të lartë të institucjoneve kushtetuese , ku fatkeqësisht mbahen mend nga shoqëria si dështak por që mbroheshin nga partia, sepse ishin me biografi të mire dhe i përkisnin regjimit totalitar që kishte dhunuar të drejtatat dhe liritë e njeriut, në regjimin e diktatorit Enver Hoxha. Për lexuesit po ju paraqes fjalën time që mbajta në komisionin e ligjeve për ti shërbyer sadopak të vertetës se si parlamenti shqiptar e përdor formalizmin për fuksionimin e kushtetutës, kurse vendimet i merr me vendime partie në kundërshtim me kushtetutën e vendit.  

E para : I përkas një familje fisnike shqiptare që ka përballuar tre diktatura, fashiste, Naziste, dhe Komuniste, për CV time jua a kan ba presence Shoqëria civile , tre komunitetet fetare si dhe personalitete të larta të artit kulturës, por mbi të gjitha thirrja që ju ka drejtuar ish e burgosura politike bashkëshortja e poetit martir Havzi Nela, Lavdie Nela drejtuar Kryetares Kuvendit, dhe juve të gjithve Antarë të Komisionit të ligjeve. Thirrja e saj u ndesh me heshtjen dhe mospërgjigjen e antarve të kuvendit, zgjodhën heshtjen dhe vendimin e partisë për të ju përgjigjur një armike siç është heroina e burgjeve dhe bashkëshortja e poetit martir. Bazuar në ligjin për Avokatin e popullit neni 2 citohet se mbron të drejtat dhe liritë edhe interesat e ligjshëm të individit nga veprimet e mosveprimet e paligjshëm e të parregullta të organeve e administrates publike si dhe të tretëve  që veprojnë për llogari të saj. Avokati i Popullit udhëhiqet nga parimet e pansisë, konfidecialitetit, profesionalizmit dhe pamvarsisë , ushtron veprimtarinë në mbrotje të drejtave dhe lirive të njeriut të parishikuar në dispozitat kushtetuese  dhe në ligje. E kush më shumë se ne që na  janë dhunuar të drejtat e liritë , me ndalimin e arsimit, me luftën e klasave  për punën etj, e ka sensibilitetin  ti mbrojë këto të drejta, e ta krye me nder atë detyrë kushtetuese. Neni 12 i këtij ligji përcakton të drejtat për tu ankuar në at institucjon , bazuar në kët nen ti përgjigjem qytetarit ashtu siç e përcakton ligji dhe në ruajtjen e sekretit të qytetarit. Gjithashtu neni 13, 17  18  19  19/1dhe 21 i japin të drejtën e fuksionimit dhe shqyrtimit të ankesave dhe të drejtave të qytetarve .Neni 22/1 i jep të drejtën avokatit për sanksione ndaj administrates që ka shkelur ligjet për  qytetarin.

 I përkas asaj pjese të popullsisë që e kan vadit tokën shqiptare me gjak martirësh nga jugu në veri dhe kam tridhjetedy që komunitei që përfaqësoi ka tre dekada që presim të mësojnë të verteten e asaj çfar ka ndodhur dhe si janë dhunuar të drejtat e shqiptarve gjatë periudhës komuniste dhe si jan krijuar dosjet e tyre.. Hetimi dhe denimi i krimeve të komunizmit  janë të lidhura ngushtë me sigurinë kombëtare të shqiptarve në kontekstin strategjik. Dhe besoi më shumë se ky institucjon nuk mund të japin kontribut ndonjë institucjon tjetër që i shërben politikës partisë  dhe jo shtetit të së drejtës që ka 32 vite që nuk po e ndërtojmë.

Kush ka frike nga e verteta,  hetimi, zbulimi dhe denimi i krimeve komuniste në Shqiperi?

Përgjigja është e qartë nga e vërteta ka frikë politika shqiptare që për 32 vite jo që nuk kërkoi falje, por nderoi xhelatët e krimit dhe përbuzi viktimat dhe të mbijetuarit e diktaturës, duke përfituar nga paqja që përcollën ky komunitet fisnik  ndaj politikës. Ndaj këtyre padrjtsive dhe shkelje të drejtave dhe lirive të njeriut që ka përdorun politika për 32 vite fatkeqësishtm dhe Avokati i Popullit heshti. Prandaj kanditoi që ta denojmë heshtjen ndaj krimit.ta denojmë pushtetin dhunues ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut. Njohja dhe demaskimi i krimeve te kryeme, dhe paralelisht me ata  edhe respekti per viktimet e pafajshme te ketyne krimeve jane dy aspekte të së njëjtes monedhe: natyra dhe pesha e përgjegjsise sonë, si deshmitare të kesaj tragjedie thellesisht njerezore dhe rranjesisht kombetare, ashte nji problem ekzistencial per te gjithe njerezimin e ndershem, problem që ka karakter politik e personal- dhe fetar per ata qe besojne! Prandaj kanditoi që institucjoni i avokatit të popullit të jetë në shërbim të shoqërisë dhe jo politikës

    Pavaresisht nga përpjekjet e “propagandisteve” të pakurueshem që nuk pranojne këte fakt të qarte si drita e diellit, e që nuk tregojnë asnji interesim me deshmue  rrjedhimet shkatërruese të atij rregjimi gjakatar që perjetojme edhe sot, duhet pranue se shkalla e krimeve komuniste ka arritë në pikën ku mund të cilesohen si “krime kunder njerezimit” të denueshme nga legjislacioni ndërkombetar , dhe heshtet nga legjislacioni kombetar. Këto perpjekje të “propagandisteve”, nuk kane qellim tjeter veçse me largue vemendjen e popullsise shqiptare nga e kaluemja, sa ma  gjate që të jete e mundun…. derisa t’i mbuloje harresa. Me nji zhvillim te këtill ndergjegjet tona do të mbeten të njollosuna; si rrjedhim, pamundesohet integrimi i jone ne Boten e Lire, si qytetare të lire, që na synojme.

Ky zhvillim duhet te sherbeje dhe per  zbulimin e nji aspekti te vendit tone, ne nji kohe te caktueme…!Si ashte e mundun qe i kemi lejue vetes, si shoqeni shqiptare, me  zbrite kaq poshte? Dhe kjo ndodh që institucjonet nuk veprojne por imitojne regullore e privilegje për drejtuesit e deputetët. Deputetët  janë mandatuar për të dhanë ligje dhe barazi për qytarët jo për ti kthyer institucjonet në vende pune për miq partiak siç ndodhi në dhjetor ku mazhorance dhe opozita kacafyteshin në parlament për të zgjedhur Avokat Populli mikun , klientin, dhe aspak nuk mernin në konsideratë përfaqësuesuesin  e shoqërisë civile, dhe të 100.000 familjeve shqiptare që i mbijetuan diktaturës, duke mos kursyer dhe jetën. Zotrinj deputet të ligjeve, Institucjonet në shtetin e të drejtës nuk janë krijuar për politikanë  e familjare të tyre , por me kushtetutë janë prone e qytetarve shqiptarë që japin kontributete e tyre që të ndërtojmë shtetin e së drejtës, votohet dhe kundërshtari politik, kështu fuksionon demokracia zotrinj nuk fuksionn me vendime politike partie kundra kudërshtarve politike. Me lejoni të ju sjell ndermend thënjen e socialdemokrates disdidentes Musine Kokalari që ju drejtue xhelatve në sallë e gjygjit: Ju po më denoni se nuk jam komuniste , por Shqipërine e dua më shume se Ju. Atëhere shtrohet pyetja përse Ju ligjvënës luftoni që mos të zgjidhet një antikomunist por vetëm në qoftëse ka lidhje me diktaturën.

Kam 32 vite që kam kontribuar në rehabilitimin e qytetarve që kan kaluar trauma dhe tortura nga regjimi totalitar komunist, në bashkëpunim me shoqërinë civile, Qendrën e traumës dhe tortures dhe në bashkëpunim të plotë me Avokatin e Popullit të Danimarkës bazuar në konventat ndërkombëtare prej një periudhe 15 vjeçare, duke rehabilituar shum qytetar nga traumat që kishin pësuar. Si misionar i ngritjes së Parcelës Kombëtare të Kujtesës në nderim të mbi 6000 të pushkatuarve dhe të zhdukur kufomat nga ky institucjon do të i shërbej qetsimit shpirtëror të mbi 6000 familjeve që përballen me heshtjen e politikës dhe shtetit. A ju shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut këtyre 6000 shqiptarve që nuk kan një varr dhe një ditë kujtese për ti nderuar martirët që u vranë pa faj. Shoqëria shqiptare është e ndarë, në të privilugjumit e diktaturës dhë në të mbijetuarit e diktaturës, ku të parët,  kan marrë të gjitha benifitet e sistemit, dhe pjesa tjetër e shqiptarve që e vaditi me gjak çdo pjese të Shqiprise duke e kundërshtuar diktaturën dhe u përball me murin klasor politik dhe përçmimin e pushtetit dhe politikës të ndërtuar gjatë këtyre tre dekadave. Ka 32  vite që asnjë innstitucjon të shtetit nuk lejohen të drejtojnë ata që kundërshtuan diktaturën,  kush ashte ai ose ajo force politike që nuk turpërohet që në institucjonet e vendit nuk ka asnji  personalitet drejtues  që nuk kan lidhje me diktaturën.Gjatë këtyre 32 viteve politika sunduese ka krijuar disnivel në pjesët e shoqërisë shembull është të mbijetuarit e diktaturës, kan pensione qesharake, kurse  xhelatët që kryen krime ndaj kësaj pjese popullsisë kan pensione marramendse, A nuk është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut zotrinj paralmentar. Shqipëria dhe shteti janë prone e shqiptarve dhe jo vetëm të priviligjuemeve të komunizmit siç ka ndodhur gjatë këtyre tre dekadave. Kanditoi për avokat populli që institucjonet kushtetuese të mos politizohen nga ushtarë të partisë  apo të zgjedhurit e kryetarve të partis. Por ti drejtojnë ata që bahen ushtarë të ligjit dhe kushtetutes dhe aspak pazarve të drejtuesve të pozitës dhe opozitës. Kurre gjatë 32 viteve unë dhe shtresa që përfaqësoi nuk kemi urryer, ju zotrinj politikan si majtas dhe djathtas përse urreni ata që nuk janë ushtarë të partive tuaja. Pse  urreni kanditaturat e të përndjekurve politikë zotrinj parlamentarë, përse nuk i kthyet pergjigje heroines Lavdie Nela sidomos ju gra deputete e cila jua cilsonte në emër të nenave që ngelen pa fëmijë nga torturat siç ka ngelur heroin Nela, a nuk ju vrau kjo thenje juve që jeni nëna gra.

     Dhe kjo  sjellje e juaj zonja dhe zotrinj deputetë mjafton qe vendi i jone te mos ngrihet kurre ne kambe me nji shoqeni civile të ndërgjegjshme për rolin e saj: nji shoqenie njerezishme, tolerante, e permbi të gjitha jo e dhuneshme: “qytetarin”pjesemarres e “qytetarine”! Koncepti i qytetarit përmban pjesemarrjen koshiente në jetën shoqënore e politike të vendit; pjesemarrja ashte pengesa kryesore në luften kunder diktatures dhe ideologjive totalitare. Pjesemarrja koshiente lufton sundimtaret e këqij dhe sherbetorët e tyne me pagese, lufton atmosferen ku ata mashtrojne veten Amundet të na mashtrojne dhe të mos shqetesohemi? Si do te dalim nga kjo gjendje?….Si do të zhdukim anormalitetitn e politikes? Si t’iu kthejme njerezve shpresen për të ardhmen    Ky ashte ndergjegjsimi, hapi i pare i zgjidhjes. Njeriu duhet te jete koshient dhe i bindun per drejtesine e kauzes qe mbron para se te aktivizohet…qe ashte hapi i dyte.

Kthimi i institucjoneve në shërbim të qytetarve është primarrja e një sistemi demokratik. Dhe thirrja  ime  përpara jush zotrinj ligjëvënës është ta shembeni murin e urretjes që keni ndërtuar nga 32 vite me pushtet imitues më të pështirë të diktaturës, Lejoni dhe votoni kanditaturat e atyre qytetarve që kaluan e përballuan terrorin komunist, dhe u ndeshën për tre dekada me heshtjen dhe luftën e ftohtë politike të pushtetve postkomuniste në Shqipëri. Votoni që institucjonet të demokratizohen jo të politizohen. Demokratizimi i institucjoneve demokratizon shoqërine kombin.Sot keni në dorë ta shembnin murin e urretjes dhe të ndërtojmë murin e paqes të dashurisë dhe të shtetit të së drejtës. Nqs bani të kundërtën historia do të ju denoi. Bëhuni paqëdashës si ne ne të mbijetuarit e diktaturës që nuk urrejmë por përçojmë paqe duke ja lënë drejtsisë denimin e urretjes. 

Kthejani institucjonet shqiptarve, dhe ndertoni shtetin e së drejtës, dhe jo shtetin politik siç eshte tani.

Filed Under: ESSE Tagged With: Besim Ndregjoni

Gjurmëve të qytetit të Damastionit në trevat e Dardanisë qendrore

April 1, 2023 by s p

Dr. Sc. Qazim Namani

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë

qazimnamani@hotmail.com

Prof. Ass. Dr. Pajazit Hajzeri,

UBT – University for Business and Technology, Prishtinë, Kosovë

phajzeri@gmail.com

pajazit.hajzeri@ubt-uni.net

Gjurmëve të qytetit të Damastionit në trevat e Dardanisë qendrore

Abstrakt:

Të ndjekësh gjurmët e qytetërimeve të lashta nuk është aspak e lehtë. Gjithmon duhet nisur nga të dhënat më të vjetra, duke kaluar në iteneraret e udhëpërshkruasve, gojdhënave, legjendave, krahasimeve, gërmimeve arkeologjike, supozimeve dhe hipotezave të dhëna nga autor të ndryshëm.

Treva e dardanisë, ishte dhe është një trevë shumë e pasur me miniera dhe minerare të ndryshme dhe shumë të çmuara, andaj edhe të kërkosh një qytet dhe qytetrim shumë të pasur i cili njihet më së tepërmi nga monedhat e tij, është kogja sfidues por edhe leht përcaktues. Sipas të dhënave dhe gjetjeve të monedhave nga ky qytet shohim se kemi të bëjmë me shtrirjen e monopolit të këtyre monedhave në gjithë Gadishullin Ilirik, duke përfshir edhe Bullgarinë, Greqinë, Malin e Zi, Maqedonin Veriore, Shqipërin dhe Kosovën gjithashtu.

Prandaj qytetin e Damastionit duhet ta kërkojmë gjithmon në arealin e Dardanisë antike, pasi që kjo zonë ishte përveçse e pasur por edhe me ndikim në mbarë rajonin.

Fjalët kyqe: Damastion, qytetrim, monedha, minerare, dardan, ilir.

  1. Qyteti i Damastionit 

Damastioni ishte qendër e madhe xehëtare me rëndësi në Iliri, ku që nga shekulli i IV p.e.s, preheshin monedha prej argjendi. Në simbolet e përdorura mbi monedha është çekani i minatorit, që dëshmon se qyteti ishte qendër e një treve të pasur me miniera të arit dhe argjendit.

Damastioni është njëri nga qytet e rëndësishme ilire i cili ende nuk është zbuluar se në cilën hapësirë territoriale ilire ishte ngritur. Bazuar nga burimet antike ky qytet ishte bërë i njohur për përpunimin e arit dhe argjendit. 

Minierat për rreth, dhe përpunimi i metaleve fisnike në këtë qytet kishin një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, të jetës sociale e kulturore të asaj treve. 

Gjurmët e vendndodhjes së këtij qyteti ende nuk janë të përcaktuara qartë, lidhur me këtë çështje janë ngritur shumë hipoteza, por nga mungesa e hulumtimeve në terren, nuk është vërtetuar, ku kanë ekzistuar gjithë ato miniera, dhe ku ka lulëzuar ky qytetërim. 

Hipotezat e ngritura deri më tani dallojnë shumë mes veti, duke e kërkuar në disa qytete dhe vendbanime të ndryshme nëpër trevat e Ilirisë dhe Dardanisë antike në veçanti. 

Shumë studiues për këtë qytet dhanë mendime të ndryshme, duke e kërkuar nga viset jugore të Shqipërisë, në Republikën e Maqedonisë Veriore, në Kosovë dhe në Serbinë e sotme. 

Nga burimet e më hershme mësojmë se në këtë qytet përveç përpunimit të metaleve fisnike, u prenë edhe monedha me emër të qytetit dhe çekanin e minatorit, të cilat sot hasen në shume vendbanime të Gadishullit Ballkanik.

Nëse bazohemi në shkrimet e studiuesve antik, por edhe në mendimet e studiuesve tanë nga Kosova si: Zef Mirditës, Edi Shukriut etj, të cilët mendojnë se qytetin ilir Demastionin duhet kërkuar në Dardani, e pikërisht në lokalitetet e përpunimit të metaleve në rrethinën e Artanës, dhe bazuar në gjurmët arkeologjike dhe minerare, mund të konstatohet se kjo trevë, patjetër duhet të ketë qenë qendër primare për ekonominë dardane.

Përveç shumë lokaliteteve tjera arkeologjike, monedha të Damastionit janë gjetur edhe në Kështjellen e Veletinit afër Janjevës. Është me rëndësi të ceket se rreth 3 km, në juglindje të Veletinit, pikërisht në hyrje të Janjevës, përball kodrinës Grab, ku janë zbuluar galeri të minierave është Gradina e Janjevës. Në anën veriore rreth 100 m. nga muret rrethuese të gradinës, janë zbuluar themelet e dy objekteve dhe disa monedha të antikitetit nga arkeologët serb, andaj edhe këtë lokalitet arkeologjike duhet marrë si të rëndësishëm në Dardaninë antike.

Ndër gjetjet e hershme arkeologjike, me rëndësi shumë të madhe është edhe reliefi i Dhemetrws. Në këtë relief, në qendër të tij është paraqitur Mitra duke e vrarë demin.

Dy bylyzyk prej materialit  të bronzit, të zbuluara në Janjevë, i përkasin periudhës dardane. Njëra që u zbulua në vitin 1934, ruhet në Muzeun Popullor të Beogradit, ndërsa tjetra gjendet në Muzeun nacional të Vjenës. Këto gjetje datojnë që nga shekulli VIII-VII, para lindjes së Krishtit.

Rëndësia e këtij territori të Dardanisë dëshmohet edhe nga ekzistimi i shumë kështjellave dhe gradinave pranë galeriveve minerare që sot i hasim në terren.

Mbarimi i kulturës së bronzit që në malësinë e Galabit, dëshmohet me nekropolet e zbuluara në fshatin Bërnicë të poshtme, Grashticë e Keqekollë, afër Prishtinës, filloj një kulturë e re ajo e hekurit. 

Mbi fshatin Bërnicë, ngrihet kështjella e Siçevës, në Grashticë është fortifikata dhe vendbanimi antik i shtrirë ne disa hektarë. Në fshatin Keqekollë, ekziston një fortifikat që mendohet të jëtë Kështjella e Kekollës. Qytetrimi dardanë në këtë trevë dëshmohet me një numër të madh të fortifikimeve dhe monumenteve të zbuluara.

Në periudhën e hekurit, në këto treva jetonin dardanët, të cilët ishin bartës të qytetrimit të ri, duke dëshmuar kontinuitet qytetrimi që nga parahistoria.

Kjo periudhë e qytetrimit dardanë dëshmohet me vendbanimet e fortifikuara (qytezat), të cilat sot i gjejmë në tërë territorin e Kosovës së sotme e më gjërë. 

Vendbanimet e tipit të fortifikatave në territorin e Kosovës, na shfaqen që nga mbarimi i periudhës së neolitit. Kultura materiale e zbuluar në fshatin Damarocë, pranë lumit Morava Jugore, dhe në fshatin Vlashnje afër Prizrenit, i përkasin grupit: Iodertaro-humusor. Supozohet se këto fortifikime të ngritura në epokat e hershme të historisë, kanë vijuar zhvillimin e tyre gjatë tërë epokës së bronzit, në mënyrë që në epoken e hekurit të bëhen si vëndbanime dominuese në zonat për rreth ku shtriheshin.

Në trevën e burimit të Moravës Jugore, mund ta kërkojmë qendrën kryesore të qytetrimit në këtë zonë, dhe se zbulimet e kulturës materiale të epokës së hekurit, në këto anë ju përkasin dardanëve.

Duhet theksuar se xeheroret e Kosovës janë shfrytëzuar që nga periudhat e hershme të metaleve, dhe kjo dëshmohet në tërë territorin e Kosovës. 

Xehetaria si degë e rëndësishme ekonomike gjatë Mbretërisë së Dardanisë gjatë shekullit IV-III para erës sonë, ishte zhvilluar edhe jashtë kufijve verilindor të Kosovës së sotme. Minierat në rrethinë e Leskocit, Medvegjës, Vrajës, Bujanocit, Preshevës dhe Kumnovës, ishin degë kryesore të ekonomisë që ndikuan në zhvillimin e qyteteve në këto anë, gjatë periudhës helenistike, në antikitetin e vonë dhe mesjetës. 

Emil Çershkov: gjatë hulumtimeve në terren ka shkruar se, në territorin mes Gjilanit dhe Bujanocit janë ruajtur gjurmët e xehetarisë së vjetër antike e mesjetare, të cilat me vështirësi dallohen, sepse gropat dhe galeritë janë shembur që moti dhe mezi mund të shihen në terren.

Për minierat e kësaj treve kemi të dhëna edhe nga autorët antik. Shkrimtari romak Straboni, i cili jetoi ne shekullin e parë para erës sonë, në librin e tij VII, ka shkruar se, dardan janë dhe Galabrët tek të cilët …..(mungesë në test), është një qytet i vjetër …. këta pra banojnë në thellësi të vendit.

Është një fakt se Straboni e dinte për atë qytet, dhe e gjeti të udhës ta citonte me epitetin Arhaia e kjo tregon se nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë fortesë të zakonshme.

Dardanët kanë qenë të organizuar në jetën politike, ekonomike dhe sociale prandaj si duket ky polis Arhaia ka qenë qendër e rëndësishme e fisit dardan Galabroi.

Edi Shukriu, për ekzistimin e qyteteve në Dardani shkruan: Sipas burimeve antike në Dardani kishte qytete, kështu në shek. I p.e.re, autori antik Tit Livi bënë dallim midis vendbanimeve, duke i quajtur disa prej tyre me nacionin urbus, përderisa Straboni përmend një qytet të vjetër tek Galabrët dardan, pra një qytet që në shekullin e I p.e.re ishte i vjetër.

C:\Users\Pc\Desktop\Fisi dardan galabroi.png

Fig. 1. Hatat që tregojnë shtrirjen e fisit të lashtë dardan Galabri

Dardanët kishin zhvilluar njësi minerare të ashtuquajtura fines, njësi këto që posedonin njësine administrative të quajtur vicus metallic.

Monedha të prera dhe të prodhuara në qytetin e Damastionit, përveç Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, janë gjetur edhe në shumë lokacione të tjera, si: tetradrahma në Kulinë (ndërmjet Nishit dhe Leskovcit).

Autori Petar Popović paraqet tri monedha të zbuluara ne Kërshevice, ndër të cilat një e prerë në Damastion kurse dy në Pelagia.

Siç thamë më lart, monedhat e Damastionit u zbuluan në Dalmaci, Bosnje dhe Hercegovinë, në Shqipëri, përveç Shkodrës që u zbuluan 3 monedha, monedhat e Damastionit u zbuluan edhe në zonën e Elbasanit.

Sipas Imhoof-Blumer, monedhat e Damastionit u gjetën, afër Stobit, Shkupit, Vranjës, Kumanovës dhe Karatovës perëndimore. Paraqitja e monedhave Damastion u dëshmua në Janjevë, Prizren, Gjakovë dhe Pejë. Krahas lumit Morava në veri-lindje nga Vranja dhe Kumanova, konkretisht në Kulinë, afër Leskovcit në vitin 1923 u zbulua një grumbull i madh me monedha Damastion. Duke shkuar më tutje në lindje, gjenden 11 monedha të Damasionit në Muzeun Kombëtar të Sofjes në Bullgari. Të gjitha ato 11 monedha janë zbuluar në territorin e Bullgarisë. Edhe në Rumani u zbuluan monedhat e Damastionit. Në Dalmaci në Sinj, rreth 25 km afër Splitit, u zbuluan 30 monedha, në Risan (Rhizoni i lashtë), në Bocche di Cattarro, u zbulua një grumbull me monedha të Damastionit. Në disa monedha të Damastionit është shfaqur çekiçi i minatorit, i cili dëshmon se qyteti ishte qendra e një rajoni të pasur me minerale argjendi. Përderisa monedhat e Damastionit janë kryesisht monedha ari dhe argjendi, atëherë lirisht mund të pohojmë se Damastioni gjendej afër minierave të arit dhe argjendit, gjë që dëshmohet nga gjurmët e minierave që gjenden edhe sot në miniera të ndryshme, lumenj edhe të rajonit të Kosovës.

Rreth vendndoshjes së qytetit të Damastionit, në mungesë të materialit tjetër të shkruar arkeologjik, janë shprehur disa mendime të kundërta, lokalizimi i këtij qyteti është përcaktuar në saje të monedhave të gjetura që janë prerë në shek. IV-III p.e.re. Sipas tipit, stilit dhe emrit të monedhës, Imhoof-Blumers dhe Gaebleres “Zeitshrift fur numismatic I“ 1874/99 ss dhe “Zeitshrift fur numismatic 37“ 1927 pag 245 ss, kanë menduar se ky qytet duhet të jetë diku afër Peonisë, madje Dyestoi sipas Gaeblerit, Dinastet do të jenë Peon. Më vonë Imhoof-Blumes e lypin diku në jug të Shqipërisë te Antigoneja respektivisht te vendi Dames nja 10 km në veri të Tepelenës, te lumi Vjosa. Philipson është i mendimit se Damastioni mund të identifikohet me Gjirokastrën e sotme.

Karl Paçi po ashtu mendon se duhet të gjendet në jug të Shqipërisë. V. Tomashek këtë qytet e lypë diku në trevën e Pirustëve, respektivisht në Mirditë, ku ka qenë i njohur aktiviteti i xehetarisë. Të njejtin mendim por më specifik e ka edhe R.L.Beau Mond, sipas të cilit Damastioni duhet të lypet diku në Mirditë ose në Dukagjin. 

Megjithatë duhet theksuar, që me sa dihet deri me tani, në Shqipëri janë gjetur vetëm një numer i vogël monedha të Damastionit, gjë që është e pa kuptueshme të pranohet hipoteza e vendndodhjes të këtij vendbanimi, kudo qoftë në Shqipëri. 

Vetë fakti se lokalizimi i këtij vendbanimi ka nxitur interes të madh, dhe mendimet për shtrirjen e tij, prej një vendi në një vend tjetër, tregon jo vetëm rëndësinë por dhe vështirësinë e kësaj qasje. Kështu Konstantin Jeriqeku mendon se vendndodhjen i tij duhet të lypet diku në veri të Dibrës. Mendimeve të K. Jeriqekut, ju afrohet dhe A. Majeri i cili këtë e lyp në veri të qytetit të Ohrit.

Me gjithë mendimet e kundërta rreth vendndodhjes së këtij qyteti duke ndjekur metodën e rrahur deri më tani, bazuar në gjurmët e eksploatimit të xeheve dhe fortifikimeve, mendojmë se Damastionin duhet ta lypim në trevën qendrore të Dardanisë, respektivisht në trevën e sotme të Kosovës, Serbisë jugore dhe Maqedonisë perëndimore. 

Në vitin 1961 në jugperëndim të Janjevës në vendin e quajtur “toka e bardhë” janë zbuluar mbeturinat e një vendbanimi antik, kjo trevë me Artanën (Novo Brdo), dhe minierat e Kishnicës janë të njohura si vende të pasura me minerale. 

Është me rëndësi të dihet, se në këtë trevë janë gjetur më së shumti monedha të Damastionit, kurse si Straboni ashtu edhe Palimpsesti i Vatikanit i përmendin xeheroret e argjendit të cilat gjendeshin në afërsi të Damastionit. Pikërisht këto të dhëna e bëjnë ta kërkojmë këtë qytet në afërsi të Kishnicës respektivisht Janjevës apo të Prishtinës shkruan Zef Mirdita. Nga ky shkrim shihet se Zef Mirditës i kanë munguar hulumtimet në terren, në fshatrat tjera të kësaj treve.

Mendoj se mendimi i Zef Mirdites për vendndoshja e Demastionit në pjesën qendrore të Kosovës, e pikërisht në malet e Galabit, është i qëlluar, duke u bazuar te gjurmët xehetarie të cekura më lartë në rrethinën e Janjevës, Artanës dhe të Prishtinës. Është me rëndësi të shtohet edhe fakti se trevat verilindore dhe jugëperëndimore të Artanës janë shumë të pasur me lokalitete xehetarie, dhe gjurmë të lashta nga antikiteti për të cilat nuk është shkruar nga autorët bashkëkohor, pasi nuk janë bërë hulumtime të duhura në këto treva.

M. Suici mendon se ky polis ishte qendër e një bashkësie territoriale. Identifikimin dhe vendndodhjen e kësaj qendre e ka dhënë edhe Ivan Mikulcici duke e lokalizuar me kalanë e Shkupit, e që me rezervë këtë mendim e merr edhe Fanula Papazoglu.

Mendojmë se Ivan Mikulcici dhe studiuesit tjerë të cekur më lartë, për vendndodhja e këtij qyteti kanë ndjekur rrugën e gabuar, sepse duhet besuar se fisi i njohur dardan, Galabroi ka jetuar në territorin e Galabit të sotëm, pra në thellësi të Dardanisë antike, kurse qyteti i Shkupit nuk shtrihet në territorin e malësisë së Galabit, e as në pjesën qendrore të Dardanisë antike dhe kjo bie ndesh me të dhënat e Strabonit. 

Bazuar në rezultatet e terrenit mendojmë se në të ardhmen këtë qytet duhet kërkuar në rrethinën e Artanës e pikërisht në Malësinë e Galabit.

Në bazë të burimeve të mbledhura nga terreni, del se edhe ana veriore e Prishtinës, nuk ka qenë mbrapa për nga zhvillimi i xehetarisë, krahasuar me anën përendimore, ku mund ti cekim gjurmët xehëtare dhe fortifikimet në fshatrat: Samaderxhë, Barilevë, Lupçë të ulët, Besi Tenezhdoll, Majac (Kështjella dhe Gradina), Popovë, Patok, Kacanoll, Llapashticë, Pakashticë, Zhiti, Marincë, Murgullë, Bollostenë etj.

Gjatë hulumtimeve në terren në malësinë e Galabit, kemi hasur në mjaftë toponime që në njëfarë mënyre lidhen me minierat e argjendit, arit dhe qytetin e parë dardan Aria. 

Është me rëndësi të ceket se lugu i “Gjytetit të Rimit” në fshatin Prapashticë sot quhet lugu i Arushës, ku tek banorët e kësaj ane nuk mbahet në mendje të jetë parë ndonjëherë ari në këtë lokalitet, kësaj duhet shtuar se në anën jugperëndimore të këtij lokaliteti fillon territori i fshatit Keqekollë ku kroi i këtij fshati quhet Kroi i Kikollit (Kroi i Gjytetit). 

Në këtë fshat është zbuluar një kështjellë që mendohet të jete Kështjella e Kekollës, e cila gjendet në listën e rindërtimeve nga perandori Justinian.

Në fshatin Keqekollë rreth 1km në anën jugore nga kroi i qytetit, një hyrje e galerisë nga popullata quhet “Shpella e Argjentit”. Në këtë fshatë janë regjistruar gjashtë vende, ku ishin tubuar skoriet (zgjyra e metaleve ose samakova), nga përpunimi i xeheve. Sasia e grumbulluar e skorieve në Keqekollë, Ballaban, Brainë, Herticë, Prapashticë, Dabishec, Hajkobillë, Kremenatë, Strezoc, Bugjenicë, Gjyrishec, Kronidel, Krilevë, Marec dhe fshatrave në rrethinën e Janjevës e Gjilanit, është bartur dhe dërguar në shkritoren e Trepçës në vitet pesëdhjeta të shekullit XX.

Në Prapashticë ekzistojnë gërmadha të vendbanimit të lashtë, themelet e disa kishave, zgjyrë xehesh, varreza me trup vendosje dhe tumulare, kurse në hyrje të këtij lokaliteti një luginë quhet “Lugut të Arushës” ku është evidentuar rruga që ka ekzistuar që në kohët e lashta. 

Në anën juglindore në fshatin Marec jo larg këtij lokaliteti gjendet lokaliteti arkeologjik i quajtur gradinë. Një mikrotoponim i ngjashëm e gjejmë edhe në fshatin Mramur, me emrin “Fusha e Arushës”. Në këtë fshat janë gjetur gjurmët e një qytetërimi antik, që vetëm e përforcon mendimin se qyteti Aria duhet kërkuar në vargun e mikrotoponimeve të ruajtura për “Gjytete (Qytete)”, në këtë trevë, që dëshmojnë një zhvillim të pa kontestueshëm në lashtësi, duke filluar prej Gjytetit të Istrinës (Grashticës), pikërisht lokalitetit arkeologjik që shtrihet dhe në territorin e fshatit Mramur.

Një fortesë e rindërtuar në Dardani nga mbreti Justinian quhej ARIA, që mendojmë se duhet lokalizuar me ndonjërën nga kalatë që ngritën mbi Gradinën e fshatit Siarinë. 

Në fshatrat rreth Siarinës, pothuaj se në çdo fshat edhe sot vërehen gjurmët e përpunimit të metaleve, dhe gjatë rrjedhës së ujit në këto anë, kudo hasen skorie të mbetura nga përpunimi i metaleve. Në këtë zonë është e njohur miniera në fshatin Lece.

Pranë Gradinës së Siarinës në fshatin Sfircë, janë ruajtur toponimet “Birat e Arisë”, në fshatin Zajçec edhe sot ruhet toponimi “Bashqja e Arisë”, mikrotoponime këto që e përforcojnë mendimin tonë. Në fshatin Marec, është gradina, lokalitet ky i rrethuar me shumë fortifikime dhe miniera. Pranë kësaj gradine ka sasi të madhe të mbetjeve të përpunimt të metaleve.

Në fshatin Gjyrishec, Velegllavë në kufi me fshatin Marocë, një vend shkrirje e mineraleve quhet “Shpella e Argjendit”, në këtë vend vërehen gjurmët e një galerie. 

Pranë gradinës së Siarinës, një kështjellë sot quhet “Quka e Dukatit”, që mendojmë se emrin dukat (ari), kjo kështjellë e mori pas pushtimit Osman, duke lënë të kuptohet se më parë është quajtur “Quka e Arit”. Në Siarinë sot ruhen toponiet, Gurra e Dukatit, Përroi i Dukatit, Kodra e Gropave (minierave) në Sfircë, Në Tupallë, Trojet, Përroi i Samakovës, Gomure, kisha, manastire e fortifikime për rreth, andaj kemi të bëjmë me një vendbanim të rëndësishëm arkeologjikë.

Fshati Siarinë është lokalitet i njohur arkeologjik dhe i vetmi vendbanim i lashtësisë që karakterizohet me gejzerin me ujë shërues. Gradishta e këtij fshati që nga kohët e antikitetit dëshmon për një vendbanim të lashtë, që e kishte edhe banjën shëruese, prandaj deri më sot janë ruajtur emërtimet e fshatrave ‘’Banja e Vjetër’’ dhe ‘’Romabaja’’. Të dyja këto fshatra, duke i përfshirë edhe fshatrat përreth Siarinës, janë të njohura si vendbanime minerare të antikitetit.

C:\Users\Pc\Desktop\Malet e argjendit.png

Fig. 2. Nga shumë harta të botuara gjatë shekullit XIX, dëshmohet se malet e rrethinës së Artanës (Novo Brdës), janë quajtur Malet e Argjendit

Vërehet se edhe në përshkrimet e Ptolomeut për katër qytete urbane në Dardani Aribantioni është i renditur në relacionin rrugorë mes Naissusit (Nishi i sotëm), dhe Ulpianës pranë Prishtinës, çka i përgjigjet lokalitetit “Quka e Dukatit”.   

Mita Rakiqi, në librin e tij “Iz Nove Serbije”, Malësinë e Galabit, nganjëherë e quante edhe Gulab i cili thekson se në bjeshkët e Galabit, duke e pasur parasysh trevën e Jabllanicës, jetonte elementi shqiptarë, ose siç ai e quante elementi arnaut. Prania e dardanëve në rrethinën e Medvegjës është vërtetuar me gërmimet arkeologjike në tumat e kësaj treve, që kronologjikisht janë të kohës së mbarimit të periudhës së bronzit. M. V. Garashanin thotë se rajonin e Lebanit të Leskocit e kanë banuar pa dyshim dardanët.  Në vitin 1858 disa fshatra të “Pustarekës” dhe të “Jabllanicës” i ka vizituar edhe Johann Georg Von Hahn. Hahni duke u bazuar në shënimet e Strabonit, thotë se në viset e Galabit ishte një qytet shumë i rëndësishëm antik, ai Artanën e quajti “E ëma e të gjitha qyteteve”. Hahni në Malësinë e Galabit qëndroi disa ditë, dhe vizitoi shumë fshatra. Në bazë të këtyre të dhënave mundë të pohojmë se Hahni duke u bazuar në shënimet e Strabonit është nisur në kërkim të qytetit Arhaia (Aria) dhe Damastionin.

Mendojmë se në kërkim të Damastionit, nuk duhet anashkaluar fortifikimet dhe në fshatrat e pasura me minerale në “Mailin e Zi” të Shkupit, në fshatrat e Komunës së Kumanovës, Preshevës, Gjilanit e Vitisë. Në këto fshatra janë zbuluar gjurmë të eksploatimit të mineraleve. Në këtë zonë një numër i fortifikatave kanë dëshmuar për gjurmë të qytetërimit të hershëm. Në fshatin Llojan, Likovë janë gjurmët e minierave të vjetra. Në Vllanishtë afër Kështjellës së Brecës, janë gjurmët e një miniere. Në Dumanoc, ka gjurmë të qytetrimit, ky fshat shtrihet në mes tre fortifikimeve, Likovës, Patlishanit dhe e Brecës. Llojani po ashtu është afër me Keshtjellen e Stanecit në komunën e Preshevës. Në Rahavicë të Preshëvës janë zbuluar monedha të shekullit të katër para erës sonë. Në këto male në territorin e Kosovës gjenden disa fortifikime si: Kështjella e Pogragjës, Zhegrës, Vërbocit, Binçës, Gërnçarit etj. Pranë këtyre kështjellave në rrjedhat e ujit hasen mbetje të zgjyrës nga përpunimi i metaleve.

Bazuar në numrin e madh të fortifikimeve të identifikuara dhe atyre që janë bërë gërmime arkeologjike deri me tani, mund të supozojmë se në trevën e Mbretërisë së Dardanisë, të ketë pasur disa dhjetëra qytete, e të cilat për kah zhvillimi kulturor e urban nuk qëndronin prapa qyteteve të zhvilluar të kohës në Greqinë antike, Turqi së sotme, Shqipëri, Maqedoni, Bullgari e Rumuni.

Kohëve të fundit, në lindje të Bujanocit, përkatësisht në kështjellën e Kërshevicës gërmimet arkeologjike, kanë dëshmuar material mjaftë të pasur arkeologjikë, andaj në bazë të zbulimeve, shumë arkeologë këtë qytetërim e lidhen me qendrën e Damastionit. Përveç arkitekturës dhe themeleve të zbuluara të kësaj kështjelle, atje është gjetur edhe një monedhë e Damastionit, qeramikë dhe enë luksoze të kohës.

Qyteti antik mes Bujanocit dhe Vranjës, ku u zbuluan mbetjet e një vendbanimi urban të shekullit të IV para Krishtit. Njihet në literaturën arkeologjike që nga viti 1966 dhe është hulumtuar që nga viti 2001 e deri në vitin 2011. Sipas rezultateve të deritanishme, vendbanimi mbulonte rreth pesë hektarë dhe ndodhej në një vend dominues pranë rrugës së rëndësishme që lidh Evropën Qendrore me Greqinë përmes luginës Moravë-Vardar.

C:\Users\Pc\Desktop\monedha dhe ene damastioni.png

Fig. 3. Monedha e Damastionit dhe enë të zbuluara në Kështjellën e Kërshevicës.

Popullsia gjatë asaj kohe përdori të gjitha arritjet moderne të mënyrës së jetesës. Ata jetonin sipas parimeve që ishin përcaktuar tashmë në qytetet e Egjeut dhe Jonit. Të njëjtën gjë e thot edhe Këshilltari në Muzeun Kombëtar në Vranjë, Goran Mitroviq.

Pas fillimit të gërmimeve në vitin 2001, arkeologët serbë, për këtë qytet dardan, dhanë opinionet e tyre duke u munduar ta nxjerrin si qytetërim grekë, maqedonas e keltë. Këto pretendime të tyre, binin ndeshë edhe me të dhënat e autorëve antik të cilët Damastionin e quajtën qytet ilirë. 

Nuk ka dyshim se në atë periudhë, në mes të poliseve të Mesdheut dhe dardanëve kishte shkëmbime të mallrave, andaj gjurmë të kulturës helenistike janë hasur në tërë territorin e Kosovës së sotme. Emil Çerskov, ndër të tjera shkruan se në kështjellen e Tenezhdollit, në mes të Prishtinës dhe Podujevës, dhe në Gumnishtën e arit (Zlatno gumno), në lindje të kështjellës së Artanës (Novo Bërdës), janë zbuluar gjurmë të kulturës material nga periudha helenistike. Kjo nuk e vënë aspak në dyshim se qytetërimi në kështjellën e Kërshevicës afër Bujanocit, të jetë qytetërim që ka lulëzuar në kohën e mbretërisë së Dardanisë.

Gjithnjë e më shumë ka dëshmi se qyteti ka shumë të ngjarë të jetë Damastioni i lashtë, tha, Nenad Radojçiq, këshilltar i Muzeut Kombëtar në Beograd. Sipas tij, një nga zbulimet më të mëdha që dëshmon për aftësinë e ndërtuesve të tij, është një cisternë me fuçi dhe qemer të harkuar që supozohet se është përdorur për furnizim me ujë të qytetit. Qyteti kishte të paktën tre mijë banorë dhe vendbanim që i mbulonte katër ose pesë hektarë. Ai deklaroi se aty jetonte një popullsi autoktone që nuk mund të quhej barbare, por një popullsi me një kulturë dhe mënyrë jetese aristokrate, tha Radojçiq.

Ajo popullsi shumë e pasur kishte arsye për ta ndërtuan një vendbanim të fortifikuar në atë vend që dominon zonën e pellgun e Vranjës.

Sipas rezultateve të deritanishme, vendbanimi ndodhej në një vend dominues, pranë rrugës së rëndësishme që e lidhë Evropën Qendrore me Greqinë përmes luginës së Moravës dhe të Vardarit. Ka gjithnjë e më shumë arsye për të supozuar se Damastioni ndodhej në luginën e Moravës Jugore, në vendin e Kalesë në Kërshevicë, por vetëm gërmimet e mëtejshme do të japin përgjigjen përfundimtare pohojnë arkeologët. 

Bazuar në zbulimet arkeologjike të deri tanishme në Dardani dhe rezultate, por edhe numrin e madh të fortifikimeve dhe gradinave të evidentuara, vërehet qartë se qytetërimi dardan nuk qëndronte mbrapa qytetërimit mesdhetar. Po ashtu zbulimet arkeologjike në territorin e Bullgarisë dhe të Rumunisë, dëshmojnë bindshëm se dardanët, dakët dhe traket, kishin qytetërime shumë të avancuara, andaj nuk qëndrojnë hipotezat se këta popuj ishin mbrapa qytetërimeve me poliset greke.

Përkundër rezultateve arkeologjike në Kështjellën e Kërshevicës afër Bujanocit, është vertetuar se Kërshevica si kështjellë, është njëra ndër fortifikimet e zhvilluara të asaj periudhe, por bazuar në numrin e madh të fortifikimeve në veriperëndim të kësaj kështjelle, pozitës gjeografike dhe strategjike të fortifikimeve tjera, mendojmë se Damastionin duhet kërkuar në pjesën më të thellë të maleve në Malësinë e Galabit. 

Shumë studiues dhe arkeologë tjerë, e kanë shprehur mendimin e tyre, se qyteti i Damastionit, duhet të ketë qenë Artana (Novo Brda) e sotme, duke u bazuar në disa gjetje arkeologjike në lokalitetin Gumnishtë, rreth 3 km në lindje të Kështjellës së Novo Brdës.

Mendojmë se ka plotë arsye të mendojmë se Damastionin, duhet kërkuar në ndonjë lokalitet tjetër. 

Damastioni nuk është lokaliteti arkeologjikë në Gumnishtë, pranë Artanës, sepse zbulimet arkeologjike që janë bërë në këtë lokalitet, nuk kanë dhënë dëshmi të mjaftueshme se kemi të bëjmë me një qytetërim të zhvilluar në këtë lokalitet në krahasim me lokalitetet tjera arkeologjike për rreth.

Kur bëhet fjalë për lulëzimin e Damastionit, në periudhën e Mbretërisë së Dardane, shekullin IV-III para erës sonë, qytetërim më të zhvilluar se Novo Brda, dëshmojnë dhjetëra fortifikime dhe lokalitete arkeologjike në këtë rajon. Mendojmë se Kështjella e Novo Brdës dhe ajo e Cassovës, rreth 10 km në verilindje të Prishtinës, filluan të zhvillohen pas dyndjeve barbare që ndodhën në antikitetin e vonë, dhe shkatërrimin e qytetërimit në Justiniana Primë afër Medvegjës, Justiniana Secondës (Ulpianës afër Prishtinës) dhe Vendenisit afër Podujevës së sotme. 

Një rrugë që e lidhte qytetin e Nishit me Shkupin, kalonte nëpër një vijë fortifikimesh e lokaliteteve arkeologjike në Malësinë e Gollakut (Galabit), e cila degëzohej në trevat e burimit të Moravës së Jugut, duke u bashkuar në afërsi të vendbanimit antik Statio Vectigalis, në fshatin Runjevë, me rrugën që vinte nga drejtimi i Ulpianës dhe qonte në qytetin e Shkupit.

Duke i pasur për bazë gjurmët e xehetarisë në anën jugore, të Artanës, duke filluar që nga kështjella e Veletonit, Vogoçincës, Vërbicës, Gadimës, Gadishit, Kishnopoles (Fusha e Kishës), Terpezës, dhe kështjellat tjera në fshatrat e komunës së Gjilani, Vitisë, Preshevës e Kumanovës, nuk përjashtohet mundësia që ky qytet të kërkohet edhe në këtë zonë. 

Gjurmët e minierave në rrethinën e Medvegjës së sotme, vendet e cekura më lartë në anën verilindore të Janjevës dhe Prishtinës, si dhe gjetjen e monedhave të Damastionit në rrethinën e Artanës, kemi arsye të plotë që ky qytet Ilir të kërkohet në Kosovën e sotme, pikërisht në fshatin Domarocë, që shtrihet rreth 15 km në lindje të Artanës (Novo Brdës). 

Duke mos i lënë anash fshatrat tjera të cekura më lartë, për ta zbuluar vendndodhjen e qytetit të Damastionit vëmendja e arkeologëve duhet të përqendrohet në vijën e rrjedhës së lumit Morava Jugore, e pikërisht në fshatin Domarocë.

Në fshatin Domarocë janë dy gradina, të cilat kanë distancë mes veti më pak se 100 m., ku njëra prej tyre sot njihet si Gradeci i Topanicës. Këto gradina janë ngritur pranë tarracave të lumenjve, Morava e Kamenicës dhe Hodonocit.

Duke qenë pranë, lumenjve, tokave pjellore dhe të rrethuara prej kodrinave të pasura me minerale, kanë krijuar parakushte për tu zhvilluar si vendbanim i hershëm.

foto gradinat e domorocit

Fig. 4. Fotot e dy gradinave në fshatin Domarocë që sot njohen: Foto 1. Gradeci i Topanicës dhe Foto 2. Gradina e Domarocit

Hulumtimet arkeologjike dhe gjetjet e rastit që janë zbuluar deri me tani, kanë dëshmuar se ndërtimi i gradinave në trevën e Dardanisë, daton që nga koha e neolitit. Emil Çerskov, në mesin e gradinave në Kosovën e sotme e përmend edhe Gradinën e Domarocit, i cili shkruan se bënë pjesë në grupin e atyre që ka vijimësi kulturore, të Bubanj-Humit, Hallshtatit, dhe ato të më vonshme.

C:\Users\Pc\Desktop\fshati Domarocw.png

Fig. 5. Pozita gjeografike e fshatit Domarocë, mes Kështjellave, minierave, tokës pjellore dhe lumenjve

Këto dy gradina pranë njëra tjetrës, gjenden në një pikë strategjike, ku pranë tyre në një distancë prej rreth 200 m. bashkohen, dy degët e burimit të Lumit Morava, ajo që vjen prej Malit të Zi të Shkupit (Morava e Binçës), dhe ajo që vjen prej Malësisë së Galabit (Morava e Kamenicës).

domoroci dy ngjyra

Fig. 6. Fartifikimet në anën veri-perëndimore rreth Gradinës dhe Gradecit (Kështjellës), në fshatrat Domaroc e Topanicë

Siç shihet nga harta e paraqitur më lartë, vetëm në anën veriperëndimore, në drejtim të Artanës (Novo Bërdës) dhe Kamenicës, në një distancë, prej rreth 15 km, gradinën e Domarocit e rrethojnë më shumë se dhjetëra fortifikata. Sistem i ngjashëm i fortifikimeve rreth Domarocit është edhe në anën jugore e lindore, andaj duke u bazuar edhe në gjetjet arkeologjike që i ka përshkruar Çerskovi, kemi shumë arsye që vëmendjen ta përqendrojmë në këtë lokalitet arkeologjikë.

Domaroci, si vendbanim shtrihet në distancë prej rreth 15 km, në lindje të kështjellës së Artanës (Novo Brdës), rreth 5 km në jugë të Kulinës së Kamenicës, rreth 3 km në perëndim të Kështjellës së Konçulit, dhe rreth 5 km në verilindje të Kështjellës së Pogragjës, lokalitete këto, që kanë dhënë dëshmi për një qytetërim të zhvilluar në këtë zone, këto gradina mund të kenë qenë qendër që i bashkon fortifikimet tjera për rreth. 

Duke ju bërë një vështrim gradinave dhe gjurmëve arkeologjike, onomastike, gjeografike e strategjike mendojmë se Gradinat në fshatin Domoroc, ofrojnë më shumë argumente për të menduar se pikërisht këtu ishte Damastioni si qendër e minierave në Malësinë e Galabit dhe Malit të Zi të Shkupit. Kjo e dhënë dëshmohet edhe nga disa harta të publikuara gjatë shekullit XIX, në të cilat vërehet qartë se këto, quheshin Damantza, që në aspektin etimologjikë i përafrohet shumë emrit të Damastionit si dhe gradinave në fshatin Domarocë, (shih fotot).

1 malet damantza

Fig. 7. Në hartat e publikuara nga disa gjeografë gjatë shekullit XIX, malet në verilindje të Prishtinës dhe Artanës (Novo Brdës), i gjejmë të shënuara edhe si malet Domantza-Domacza, që lënë hapësirë të supozojmë se kemi të bëjmë me qytetin ilir Damastion

Për të dëshmuar gjurmët e qytetërimit të zhvilluar në lokalitetet arkeologjike për rreth gradinave në fshatin Domarocë, po ofrojmë disa nga gjetjet e rastit në rajonin e Moravës Jugore, që dëshmojnë civilizim të lartë para dhe pas pushtimit romak.

Këto zbulime të rastit janë edhe një arsye shtesë për të menduar se në këto dy gradina, duhet bërë gërmime arkeologjike për të zbuluar nivelin e zhvillimit të qytetërimit dardan.

Figura 8. Foto1,2,3 nga rajoni Kamenicë, Fotot 4,4,6,7,8 nga rajoni i Preshevës, Foto 9 nga rajoni i Kumanovës, Foto 10, 11 nga rajoni i Vitisë. Fotot nga rajoni i Preshevës publikohen për herë të parë, dhe janë të njohura për autorin e fotografive dhe autorin e shkrimit.

Konkluzion:

Si konkluzion mund të themi se qytetin ilirë Damastionin duhet kërkuar në territorin e Dardanisë qendrore, e pikërisht në dy gradinat e fshatit Domarocë.

Gjurmët arkeologjike kanë dëshmuar se kemi të bëjmë me një vendbanim të hershëm, me kulturë material që nga periudha e neolitit, bronzit, hekurit e antikitetit.

Pozita gjeografike, dëshmitë arkeologjike, e minerare, numri i madh i fortifikimeve dhe galerive të minierave për rreth, burimet etimologjike dhe së fundmi edhe ato hartografike e përforcojnë mendimin se gradinat e Domarocit duhet të jenë qendra minerare ne Dardaninë qendrore.

Këto dy gradina, të ngritura pranë lumenjve, dhe tokave pjellore, në të dy degëzimet e burimit të Moravës Jugore, si dhe përpunimi i metaleve në atë zonë, janë parakushte që plotësohen tërësisht, për të menduar se kemi të bëjmë me qytetin e Damastionit.

Burimet dhe literatura:

  • Çerskov, Emil. (1969). Kosovo i Metohija u rimsko doba, Beograd;
  • Çerskov, Emil. (1973). Romakët në Kosovë dhe municipiumi D.D. te Soçanica, përkthyar nga Gani Luboteni, Prishtinë;
  • Duśanić, Slobodan. (2003). Roman mining in Illyricum, Historical Aspects, Belgrad;
  • Ilirët dhe Iliria te autorët antik, (1979). Prishtinë;
  • Mirdita, Zef. (1979). Studime Dardane, Prishtinë;
  • Namani, Qazim. (2003). Arkivi i Kosovës, “Vjetari XXIX-XXX”, Lashtësia Iliro-shqiptare në Malësinë e Galabit, Prishtinë;
  • Namani, Qazim. (2016). “Disertacioni i doktoratës”, Trashëgimia Kulturore dhe Historike e Kosovës gjatë shekujve XIX, XX, XXI, Tiranë;
  • Papazoglu, Fanula. (1969). Srjednoballkanska Plemena u predrimsko doba, Sarajevë;
  • Prendi, F. Ceka, H. Islami, S. Anamali, S. Ilirët dhe Iliria te autorët antik, (1965). Tiranë;
  • Popović, Petar. (2007). Numismatic finds of th 4th – 3rd centuries BC from Kale at Krševica (southeastern Serbia), Arheološki vestnik 58;
  • Rakic, Mita. (1987). Iz Nove Serbije, Leskoc;
  • Shukriu, Edi. (2002). “Arkivi i Kosovës”, “Vjetari XXVII-XXVIII”, Gradina e Gushicës dhe municipiumi Labutza, Prishtinë;
  • Shukriu, Edi. (2004). Kosova Antike, Prishtinë;
  • Thompson, M. Morkholm, O. Kraay, M. Colin. (1973). An Inventory of Greek Coin Hoards, New York;
  • Uka, Sabit. (1990). Materiale nga sesioni shkencor i mbajtur në Prishtinë me 7-8 dhjetor 1989, Prishtinë;
  • Grbić, Miodrag. (1937). NOUVEAUX MONUMENTS MITHRIAQUES DE LA YOUGOSLAVIE, Source: Revue Archéologique, Sixième Série, T. 10 (JUILLET-DÉCEMBRE);

Published by: Presses Universitaires de France Stable URL: https://www.jstor.org/stable/41728020 Accessed: 31-10-2019 19:39 UTC;

  • Srpska Akademija Nauka i Umetnosti & Muzej u Pristini:Arheolosko blago Kosava i Metohije, Od neolita do ranog veka, drugi deo, Beograd; 

Burime nga internet:

https://www.blic.rs/kultura/vesti/izgubljeni-gradovi-u-srbiji-damastion-aleksandra-velikog/fezdzx7
http://www.zemrashqiptare.net/news/54116/qazim-namani-gjurmet-arkeologjike-dhe-historike-ne-rrethinen-e-janjeves.html

Filed Under: Kulture Tagged With: pajazit hajzeri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT