• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2023

Për sa kohë që ka robërues të popullit si Enver Hoxha, do të ketë viganë të lirisë si Abdulla Rami

May 31, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

E them me ndershmëri se ndoshta nuk do kisha pasur rast t’a lexoja librin nëse nuk do të isha pjesëmarrëse në takimin përurues për librin. Natyrisht nuk arrijmë të lexojmë çdo monografi por pasi e njeh se kush ishte Abdulla Rami atëherë e çmon më shumë rëndësinë e librit. Në jetë mund të takojë të mos njohësh shumë njerëz dhe mos kesh humbur asgjë, por mund të shpëtoj rasti për të njohur dikë dhe ke humbur shumë. Këtë ndjesi më dha libri. Unë po them njohur sepse autorja vërtet të njeh jo vetëm me data e të dhëna biografike por më së shumti me intelektin mendor dhe brendinë shpirtërore të Ramit. Këtë e arrin një autore që ka dhunti rrëfimi, ka kulturë të gjerë dhe e ka hulumtuar imtësisht subjektin por edhe një autore të cilës i rrjedh në damarë trashëgimia atdhetare dhe mjeshtëria gjuhësore e Abdulla Ramit. Pra si mbesë, Ermira ka shkruar historinë e gjyshit te saj. Si autore, Xhomaqi ka shkruar një monografi për Abdulla Ramin; i lindur në Tatzat të Labërisë, i shkolluar nga Egjypti në Liceun e Korçës, diplomuar nga katedra e jurisprudencës së Universitetit të Montpellier, gjykatës paqtues në Gjilan 1942-1944, Përmet, Konispol, i arrestuar menjëherë pas çlirimit – i dënuar me 30 vjet burgim, prej të cilave vuajti 18 në burgje famëkeqe si ai i Burrelit, dhe pas tyre, kur doli bëri punë të detyruar në internim.

Siç thotë Jozef Radi në parathënie, libri është takim me krejt gjeneratën e artë të rinisë shqiptare të viteve ‘30. Historia dhe fati i tij janë edhe ato të një brezi të tërë sepse Rami ishte pjesë e intelektualëve që ishin elita shqiptare. Sikur historia e Luftës së Dytë Botërore të mos përfundonte me rënien e vendeve të Evropës lindore në duart e regjimeve komuniste, Abdullai Rami dhe bashkëkohësit e tij do kishin qenë shtetas të një vendi të lirë e të begatë ashtu siç e kishin ëndërruar ata Shqipërinë. Kjo nuk ndodhi atëherë. Ç’është më e keqja, historia edhe sot e kësaj dite ka prirje për përsëritje.

Përtej Harrimit qëmton fakte historike dhe paraqitet momente jetësore të Ramit herë pas here në paralele me jetët e bashkëliceistëve dhe diplomantëve të tjerë shqiptarë, por edhe të ndërthurura me figura të Revolucionit Francez apo figura letrare si Invictus te poezitë e përkthyera prej tij, duke dhënë atë që është thelbësore. Ai thotë ndër të tjera se njerëzit vijnë e shkojnë nga kjo jetë, se qytetërimet lulëzojnë e shuhen, se mbretëritë madje edhe perandoritë janë të përkohshme por librat janë të përjetshëm. Dhe Abdulla Rami lindi për të jetuar në libra. Ai erdhi në jetë në Tatzat të Labërisë, u shkollua në shumë qytete e shkolla prestigjioze, u martua e krijoi familje, u dënua me privim lirie dhe kur doli prej andej në moshën 54 vjeçare kishte qenë një të tretën e jetës së tij në burg dhe pjesën tjetër ishte i detyruar të bënte punë të rëndë fizike që nga hekurthyes, ndërtimtari dhe bujqësi. Në secilin prej atyre momenteve jeta në një regjim të egër komunist mund të merrte një kthesë të parashikueshme, por jo librat, ato ishin e qëndrueshmja konstante. Kujtoj rrëfimin e familjares që ka sjell Ermira në libër. Pasi ai ndërroi jetë, familja i mori librat e tij me karrocë dhe të frikësuar prej arrestimeve e bastisjeve që mund të ndodhnin papritmas dhe në cdo kohë, i fshehën në një sënduk poshtë jorganeve. Dhe vërtet kur erdhën forcat e rendit të arrestonin një anëtar të familjes, librat dhe dorëshkrimet e Ramit shpëtuan ngaqë operativët nuk hynë në dhomën e gjumit. Jeta e tij ishte përkohshmëria, librat ishin përjetësia.

Ky është përurmi i parë i librit Përtej Harrimit në Amerikë. Prej këtej mund të nisë një cikël i prezantimit të librit në bashkësitë shqiptare nga një cep i Amerikës në tjetrin, madje edhe në shkolla dhe komunitete frankofone. E them këtë sepse libri i Ermirës i bie një këmbane alarmi për të tatëpjetën që ka marrë Shqipëria, është një sinjal se koha që krijoi Enver Hoxhën nuk ka perënduar, dhe sesa kohë që ka diktatorë dhe grabitës të lirisë si Enver Hoxha, do ketë edhe antikomunistë dhe viganë të mendimit si Abdulla Rami.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Rafaela Prifti

Vatra Queens feston 10 vjetorin e themelimit më 3 Qershor 2023 ora 4 pm

May 31, 2023 by s p

Vatra Queens NY më datë 3 Qershor 2023 ora 4 pm, organizon një takim festiv me rastin e 10 vjetorit të themelimit të degës Vatra Queens NY, degë e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Programin festiv e udhëheq artistja e mirënjohur e kombit tonë Dëshira Ahmeti me grupin e saj artistik. Organizimi festiv do përmbajë: muzike, senduiçe, pije, kafe ëmbëlsira. Programi fillon me Fjalimin përshëndetës të kryetarit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha. Editori i gazetës Dielli 2009-2021Dalip Greca që ndërroi jetë më 16 Maj vitin e kaluar do nderohet e përkujtohet veprimtaria e tij e cila ishte e mishëruar me tërë veprimtarinë e degës sonë. Ai në këtë takim do të shpallet kryetar i përjetshëm i degës së Vatrës në Queens.

Veprimtaria 10 vjeçare e degës do të prezentohet nga kryetari i degës Dr.Skender Murtezani. Më pas do të jetë Panel i hapur: Diskutime rreth kërkesës për riatdhesimin e At Nolit në Shqipëri. Aktivitetin do ta vazhdojë editori i gazetës Dielli z.Sokol Paja mbi planet e Federatës Vatra në të ardhmen e afërt. Programi fillon dhe mbyllet me muzikë.

VATRA QUEENS NY 10-th ANNIVERSARY:

3 Qershor 2023 at 4 pm – 6 pm.

Immaculate Conception Center, 7200 Douglaston Parkway, Queens, United States

Filed Under: Vatra

THE MISSIONARY HERALD (1894) / GJERASIM QIRIAZI, PREDIKUESI I PARË PROTESTANT SHQIPTAR

May 31, 2023 by s p


Pastor Gjerasim D. Qiriazi (1858 – 1894)
Pastor Gjerasim D. Qiriazi (1858 – 1894)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Maj 2023

“The Missionary Herald” ka botuar, në maj të 1894, në faqen n°199, një shkrim homazh për Gjerasim Qiriazin, predikuesin e parë protestant shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Predikuesi i parë protestant shqiptar

Nga J. W. Baird, pastor i Manastirit

Burimi : The Missionary Herald, maj 1894, faqe n°199
Burimi : The Missionary Herald, maj 1894, faqe n°199

Pastor Gjerasim D. Qiriazi, predikuesi i parë protestant shqiptar, lindi në Turnovë, afër Manastirit, më 1858; por së shpejti me prindërit e tij u largua në Manastir dhe ndoqi shkollën greke të atij vendi deri në moshën e duhur për të mësuar një zanat, kur ai u bë praktikant tek një këpucar. Kur misionarët amerikanë shkuan në atë qytet, më 1873, ai ndonjëherë ndiqte shërbesat pjesërisht nga kurioziteti dhe pjesërisht nga dashuria për ligësinë. Duke u interesuar, ai shpejt pranoi dhe ndoqi të vërtetën, ndonëse hasi në kundërshtime të konsiderueshme. Shpejt ai filloi të ndiente se Zoti e kishte thirrur për të qenë predikues dhe, pasi dha prova të mira të devotshmërisë së thellë dhe aftësisë së mirë, ai u prit në shkollën e misionit në Samokov, ku, në vitin 1882, mbaroi kursin, duke lënë një reputacion të shkëlqyer për diturinë, aftësinë, besnikërinë, energjinë, gjenialitetin dhe devotshmërinë.

Ndërsa predikonte në bullgarisht, në Shkup, ai u thirr në mbikëqyrjen e librave të Shoqërisë Biblike Britanike dhe të Huaj në Maqedoni dhe Shqipëri. Duke parë këtu një hapje pune mes bashkatdhetarëve të tij, të lënë pas dore shpirtërisht prej shekujsh, ai hyri dhe iu përkushtua ungjillëzimit të shqiptarëve, duke përkthyer, duke shpërndarë libra në shtyp, duke shkruar himne dhe duke predikuar ungjillin. Gjatë një prej turneve të tij, në nëntor 1884, ai u kap rob nga banditë dhe u mbajt peng për gjashtë muaj, duke vuajtur sprova intensive dhe të zgjatura. Ishte një mrekulli që edhe përbërja e tij e fortë kishte duruar një sforcim të tillë. Pasi u lirua, ai rifilloi punën e tij me një zell të ri, jo vetëm duke predikuar, por veçanërisht duke biseduar me njerëzit për gjërat shpirtërore dhe duke nxitur mbi ta pretendimet e Perëndisë. Për këtë punë të fundit ai kishte një talent të veçantë. Ai planifikoi një shkollë për vajza dhe, pas shugurimit të tij si ungjilltar, në vitin 1890, u vendos përgjithmonë në Korçë dhe me ndihmën e së motrës filloi shkollën, e cila, megjithë kundërshtimin e ashpër të klerikëve grekë, u rrit shpejt. Ai pati sukses në marrjen e fondeve për të blerë një vend për një shkollë dhe kishë. Kjo është ndoshta e vetmja shkollë shqiptare për vajza që është hapur. Kisha greke, së cilës i përkasin të gjithë shqiptarët e jugut që nuk janë bërë myslimanë, është përmbajtur kategorikisht të mbështesë shkollat shqipe, të inkurajojë çdo libër fetar apo përdorimin e gjuhës shqipe në kisha, kështu që deri më sot ajo nuk u ka dhënë atyre qoftë dhe një faqe lexim në gjuhën e tyre amtare dhe tani me kënaqësi do të pengonte këdo që të përdorte gjuhën shqipe. Meqenëse shtypja e trakteve nuk ishte e mundur, z. Qiriazi u shkroi shumë letra të njohurve për tema fetare. I rraskapitur nga puna, e kapi një ftohje e madhe dhe ndonëse kërkoi ndihmë në Manastir, vdiq në këtë qytet të konsumit, më 2 janar 1894. Ditët e fundit të tij ishin të qeta.

Z. Qiriazi ishte një udhëheqës i lindur, një punëtor i palodhur, një predikues tërheqës dhe mbresëlënës dhe një njeri me mendje shpirtërore. Ku është njeriu ose njerëzit që do të marrin përsipër punën për të cilën Zoti e ka thirrur këtë ungjilltar pionier?

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

Nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin

May 31, 2023 by s p

Albin Kurti/

Të dashur qytetarë,

Kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër daljes së ultë në zgjedhje për shkak të bojkotit të diktuar dhe detyruar mbi serbët e Kosovës, megjithatë janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve.

Prandaj, ata kanë mbështetjen tonë të plotë, të pakushtëzuar dhe të pandërprerë.

Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, assesi kërcënim apo rrezikim.

Republika e Kosovës është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Me institucione qeverisëse dhe të sigurisë të cilat trajnimet profesionale dhe orientimin vleror e kanë nga dhe kah shoqëritë perëndimore.

E dje, na u dëshmua përfundimisht dhe të gjithëve, se kë kemi përballë: grupe të së djathtës ekstreme me maska, që vandalizojnë, sulmojnë, djegin çdo gjë që nuk e konsiderojnë serbe, e që lartësojnë simbole nacionaliste dhe shoviniste, si kryqi me katër S-ja dhe Z-ja e agresionit rus në Ukrainë.

Ekstremistët dhe milicët kanë emra të veçantë. Ata nuk janë populli. Komuniteti serb duhet të çlirohet prej tyre. Ne i kemi identifikuar shumicën e tyre dje dhe sot. Nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin e më të fuqishëm se shteti.

Të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq. Ata janë pronarë të mëdhenj të bizneseve e të kontrabandës, që i kushtëzojnë punëtorët e varfër të tyre, të dalin në protesta të dhunshme. Në fakt, kjo është mënyra e vetë shefave të tyre urdhërdhënës në Beograd ndaj administratës publike: mënyra e Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiq.

Unë e di të dashur qytetarë që në grumbullimet dje dhe sot ka pasur edhe protestues paqësor. Por protestat dje e sot nuk ishin paqësore. Një protestë që sulmon policinë e cila e ruan rendin dhe zbaton ligjin, pjesëtarët e KFOR-it që e ruajnë qetësinë dhe stabilitetin, dhe gazetarët të cilët raportojnë mbi ngjarjet nga terreni, nuk janë protestë për komunën, por për pushtet. Në Kosovë, pushteti mund të merret vetëm përmes zgjedhjeve. Jo me dhunë dhe krim.

Policia jonë dhe KFOR-i atje janë kufiri ndërmjet ekstremistëve të dhunshëm dhe institucioneve paqësore.

Orëve të fundit, institucionet tona kanë shtuar edhe më shumë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë, sepse qetësimin e situatës e kemi qëllim të përbashkët. Por përveç shqetësimeve dhe brengave, dje na u dëshmua para syve se edhe kërcënimet dhe rreziqet i kemi të përbashkëta.

Dhjetëra të lënduarve ju dëshiroj shërim të plotë dhe të shpejtë. Falënderoj kryetarët e komunave që përkundër vështirësive kanë shfaqur vullnetin e sinqertë për t’u shërbyer qytetarëve i cili dëshmohet edhe në këto situata. Falënderoj policët e Kosovës, që përkundër tensioneve dhe sulmeve, kanë kryer detyrat e tyre me profesionalizmin më të lartë. Falënderoj pjesëtarët e KFOR-it që përkundër synimeve të huaja për destablizim, po ruajnë paqen dhe sigurinë. Falënderoj gazetarët dhe mediat që përkundër rreziqeve dhe pasigurisë, na sollën me zë dhe figurë fytyrën e vërtetë të protestave të milicëve të dhunshëm. E falënderoj veçanërisht qytetarët e Republikës sonë për mirëbesimin dhe mbështetjen.

Filed Under: Editorial

NAT0 deploys 700 additional troops in Kosovo after clashes in Serb-majority North

May 31, 2023 by s p

Secretary General Jens Stoltenberg told reporters in Oslo that the decision had been made to send 700 more troops to Kosova and to place an additional battalion on high alert in case it needs to be deployed. NATO has some 4,000 troops currently in Kosova.

The NATO-led peacekeeping force said on Monday that 25 of its troops were injured in clashes with ethnic Serbs in northern Kosovo as they tried to block the newly elected Albanian mayors from accessing the municipal offices. “Several soldiers of the Italian and Hungarian KFOR contingent were the subject of unprovoked attacks and sustained trauma wounds with fractures and burns due to the explosion of incendiary devices,” the NATO peacekeepers statement said.

The ethnic Serbs clashed with NATO troops and Kosovo police in the municipality of Zvecan, 45 kilometers (28 miles) north of the capital. The soldiers fired tear gas and stun grenades to protect the Kosovar officers and disperse protesters, according to witnesses. The Serb protestors responded by throwing rocks and other hard objects at them, AP news reported.

The United States and the European Union have stepped up efforts to mediate the Kosovo-Serbia dispute, fearing further instability in Europe as Russia’s war rages in Ukraine. Serbia has put its military on high alert. Russian Foreign Minister Sergei Lavrov wasted no time in laying blame on the US and NATO. EU foreign policy chief Josep Borrell urged the leaders of Kosovo and Serbia to immediately de-escalate tensions, saying the clashes were “absolutely unacceptable”. US Ambassador Jeff Hovenier met with Kosova President Vjosa Osmani. Together they held meetings with the ambassadors of the U.S., France, Italy, Germany and the UK.

On Monday, Kosovar police and the NATO-led Kosovo Force, (KFOR) were seen protecting the municipal buildings in Zvecan, Leposavic, Zubin Potok and Mitrovica, four municipalities in the north that held early elections last month, AP news reports. The votes were largely boycotted by ethnic Serbs, who form the majority in those areas. Only ethnic Albanian or other smaller minority representatives were elected to the mayoral posts and assemblies. The protests started on Friday, which was the first day of work for the newly elected mayors, when dozens of citizens and policemen were injured. Kosovo police fired tear gas to disperse the crowd and let the new officials into the offices, before the NATO-led peacekeepers intervened.

In the capital, Pristina, the new mayors of Zvecan, Ilir Peci, and of Zubin Potok, Izmir Zeqiri, met the EU Ambassador in Kosovo, Tomas Szunyog, and US Ambassador, Jeffrey Hovenier.

Reports say that journalists were targeted by Serbs in Northern Kosova and their vehicles were damaged and sprayed with Serb nationalist symbols. The Association of Journalists of Kosovo registered around 18 attacks on media crews on Friday, Monday and Tuesday.

Source: AP News, Reuters Reporting

Filed Under: Kronike Tagged With: Rafaela Prifti

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT