• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2023

Emra që të kujtojnë vende

June 23, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Të udhëtosh nëpër botë është një aventurë, të mësuarit për toponimet është mënyrë për ta sjellë udhëtimin në shtëpi. Toponim është fjalë e krijuar në lidhje me emrin e një vendi. Mendoni për cilësimet e një vendi larg, ose për djathin zviceran. Këto janë mjaft të dallueshme, por disa toponime të tjera mund të mos i dimë se rrjedhin nga emrat e vendeve.

Një “eponim” është një fjalë e emërtuar pas një personi, si “sanduiç”.

Bikini

Në vitin 1945, rroba banje moderne me dy pjesë filloi të merrte shumë vëmendje. Dizajneri e quajti atë “bikini”, një emër që ai e mori nga Bikini Atoll, një ishull i bërë nga shkëmbinjtë koralorë në Oqeanin Paqësor. Ishulli kishte qenë kohët e fundit në lajme kur SHBA kryen testin e parë të armëve bërthamore në kohë paqeje atje. Dizajneri i bikinit shpresonte se krijimi i tij do të shkaktonte një “shpërthim” të ngjashëm kulturor.

Badminton

Njerëzit kishin luajtur lojëra me raketa për shekuj përpara se të vinte badmintoni, por versioni modern u zhvillua në Britani në vitet 1800. Legjenda thotë se loja u luajt për herë të parë në House Badminton, pasuria e Dukës dhe Dukeshës së Beaufort në Gloucestershire, Angli. Oficerët ushtarakë britanikë mund ta kenë marrë lojën gjatë udhëtimeve të tyre në Indi, ku njerëzit luanin një version të quajtur “poona”, një tjetër toponim i quajtur për qytetin indian të Poona (ose Pune, siç njihet sot).

Kolonjë

Krijuar nga një prodhues italian i parfumeve në 1709, eau de Cologne fjalë për fjalë do të thotë “ujë nga Këlni”. Këln, Gjermani, domethënë. Edhe pse produkti origjinal u emërua për Gjermaninë, ai kishte një aromë që të kujtonte ajrin e mëngjesit në Itali (dhe termi është francez). Sot, ne përdorim “kolonjë” për t’iu referuar aromave për meshkuj, ndërsa “parfumi” është zakonisht për zonjat.

Indigo

Kjo ngjyrë blu-vjollcë e thellë ka të ngjarë të quhet pas Indisë. Që në vitin 4000 pes, tregtarët merrnin pigmente indigo nga India. Në greqishten e lashtë, boja quhej “ngjyrë indiane”, e përshtatur më vonë në latinisht si indico.

Neandertali

Homo neanderthalensis u zbulua për herë të parë në 1856 në një pjesë të vogël të Gjermanisë të njohur si Lugina e Neandertalit. Kjo specie e hershme e njerëzve vdiq rreth 40,000 vjet më parë, por emri i tyre toponimik vazhdon të jetë i gjallë.

Spa

Për qindra vjet, njerëzit janë larë në ujë për të trajtuar sëmundjet. Në të gjithë botën, qytetet me burime të pasura minerale kujdesen për njerëzit që duan të shijojnë banjat shëruese. Një nga të parët ishte Spa, Belgjikë. Vizitorët janë dyndur atje që nga vitet 1300, duke krijuar fjalën moderne “spa”.

Smoking

Emri “smoking” e ka origjinën në lagjen Tuxedo Park në kryeqytetin e modës të Nju Jorkut. Në këtë enklavë të pasur, burrat njiheshin për xhaketat e pasura të darkës. Më vonë, këto do të kombinoheshin me pantallona të ngjashme dhe i gjithë ansambli do të quhej smoking.

Vullkan

Në veri të Siçilisë, ekziston një ishull i vogël i quajtur Vulcan. Është një masë tokësore e aftë për të nxjerrë llavë të shkrirë të nxehtë dhe është emëruar sipas perëndisë romake të zjarrit, Vulkanit. Termi “vullkan” (dhe planeti vendas i Spock-ut) është frymëzuar nga ky vend i vogël por i fuqishëm.

Filed Under: ESSE

Bamirësi shqiptare në New York

June 23, 2023 by s p

Sokol Paja/

Shqiptarët në mërgatën e Amerikën lartësojnë çdo ditë emrin, vlerat, historinë dhe krenarinë tonë kombëtare. Në veprimtarinë e tyre patriotike dhe komunitare shqiptarët gjithmonë shkëlqejnë dhe tregojnë vlerat më të çmuara si popull, si kulturë dhe si komb karshi kombeve e popujve të tjerë. Bamirësia i ka kthyer sytë e botës te shqiptarët si vazhdues të misionit e shpirtit human global të Nënë Terezës. Në kulmin e Pandemisë Globale dhe me krizën e çmimeve, shqiptarët bamirës mrekullojnë çdo ditë njerëzit në nevojë dhe pamundësi.

Shoqata Humanitare Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” në Bronx, New York, bashkë me veprimtaren e komunitetit Samantha Zherka shpërndanë ushqime për rreth 1500 persona me kombësi shqiptare, spanjolle dhe amerikane. Samanta Zherka juriste dhe veprimtate e komunitetit i sponsorizoi për veprimtarinë e bamirësisë në Boston Road në Bronx New York dhe rrugë të tjera. Shoqata Humanitare Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” në Bronx e drejtuar nga Aleksandër Nilaj dhe ekipi i vullnetarëve prej 11 vitesh është e përfshirë në aktivitete komunitare bamirësie ku vetëm në kohën e Pandemisë Covid-19 kanë shpërndarë rreth 10 mijë arka me ushqime në javë për njerëzit në nevojë. Kjo organizatë humanitare ka numëruar përmbi 100 vullnetarë shqiptarë e të huaj të angazhuar në aktivitete bamirësie. Në ditët e sotme çdo të enjte kjo organizatë ndihmon rreth 800 persona në javë, për të sëmurët dhe të pamundurit ua dërgojnë pakot ushqimore në shtëpi.

Përveç individëve në nevojë Shoqata Humanitare Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” ndihmon dhe organizata partnere bamirëse dhe subjekte religjioze. Në Shqipëri vazhdon të dërgojë edhe sot mjete motorike për persona me aftësi ndryshe, pajisje elektroshtëpiake, ndihma nga më të ndryshmet për njerëz në nevojë dhe fatkeqësi. Shqiptarë që shërbejnë, ndihmojnë e ofrojnë kapacitetet, infrastrukturën e kohën e tyre në shërbim të njerëzve në nevojë, përbëjnë një krenari kombëtare në mërgatën e Amerikës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Sokol Paja

XHEJMS BEJKERI NË SHQIPËRI: JU JENI ME NE, NE JEMI ME JU – SHQIPTARËT I SHFAQËN MIQËSI TË MADHE AMERIKËS – RAPORTONTE GAZETA E VETME SHQIPE E KOSOVËS E 23 QERSHOR 1991

June 23, 2023 by s p

-Si u raportua për vizitën historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker në Tiranë në Qershorin e vitit 1991 nga gazeta e rezistencës – e vetme shqipe në atë kohë në Kosovë, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, derisa kufiri me Shqipërinë ishte i hekurt, ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si e përshkruaja në titullin e reportazhit që e botova në Prishtinë e edhe në Tiranë në 19 Mars 1996/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, 23 Qershor 2023/ Para 32 viteve, në 22 Qershorin e vitit 1991 për të përcjellë vizitën historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker në Tiranë nga gazeta e vetme shqipe në Kosovë në atë kohë “Bujku” dërguam në Shqipëri reporterin special Avni Spahiu, si dhe ekipin në qytetin pranë kufirit të hekurt të Kosovës me Shqipërinë, në Gjakovë, atje ku mund të shihej Televizioni Shqiptar, i cili nuk mund të shihej në Prishtinë e në shumicën rajoneve kosovare. Fotot i patëm bërë nga transmetimet e Televizionit Shqiptar, nuk kishte asnjë mundësi teknike në atë kohë t’i marrim nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, me të cilën kishim nisur bashkëpunimet e para të mediave Kosovë-Shqipëri. Ishte koha kur mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si e përshkruaja në titullin e reportazhit që e botova në Prishtinë e edhe në Tiranë në 19 Mars 1996, duke thyer kufirin e hekurt me shkrimet shqip.

Në gazetën e rezistencës që dilte në Prishtinë “Bujku” në 23 Qershor 1991 kryetituj në ballinë ishin: XHEJMS BEJKERI NË SHQIPËRI: JU JENI ME NE, NE JEMI ME JU – SHQIPTARËT I SHFAQËN MIQËSI TË MADHE AMERIKËS – VIZITA E BEJKERIT NË SHQIPËRI U NDOQ ME INTERESIM NË KOSOVË.

Në ballinë paralajmëroheshin raportimet për vizitën historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë gjerësisht në faqet 8 e 9, ku kryetituj janë: SHQIPËRIA KA MBËSHTETJEN E SHBA-ve, AMERIKANËT JANË ME SHQIPTARË, SHQIPTARËT JANË ME AMERIKANË – AMERIKA PO KTHEHET NË SHQIPËRI. Janë këto citime nga fjalimet e Sekretarit Amerikan të Shtetit Xhejms Bejker. MOMENT HISTORIK PËR SHQIPËRINË, është një titull tjetër…

Po në ballinë me titull BISEDUAM SI MIQ botohej Deklarata për gazetën “Bujku” e Dr. Ibrahim Rugovës pas takimit me Xhejms Bejkerin, ku në nëntitull theksohej: Sekretarit amerikan të shtetit iu dorëzua mesazhi i partive politike shqiptare me kërkesat e tyre për zgjidhjen e krizës në Kosovë dhe në Jugosllavi. Në tekst njoftohej se takimi, ku ishin lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Adem Demaçi dhe kryetari i Partisë Parlamentare të Kosovës Veton Surroi, ishte mbajtur me 21 Qershor 1991 në një hotel në Beograd, gjatë vizitës që Bejker kishte edhe në Jugosllavi.

Në ballinë të gazetës “Bujku” paralajmërohej edhe shkrimi: SHKOLLAT SHQIPE NË MËRGATË – KUNDËR ASIMILIMIT.

Dhe, mes tjerash, një titull tjetër ishte: LUTJE PËR PAQE, QETËSI E LIRI…

“Bujku” ishte gazetë e përditëshme e rezistencës, e lëvizjes për liri e pavarësi të Kosovës, me orientim e përcaktim të fuqishëm propërëndimor euroatlantik që nisi të dalë nga 18 Janari 1991, isha themeluesi-kryeredaktori i saj në atë kohë. Ishte gazeta e vetme e përditshme shqipe në Kosovë dhe edhe sfidonte ndalimin e dhunshëm të gazetës tradiconale shqiptare kosovare Rilindja nga regjimi okupator serb.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari

POETI – NGA KOSOVA NË MEKSIKË, NGA GJAKU NË YJE…

June 22, 2023 by s p

Visar Zhiti/

U bë viti, që ke ikur në Qiell,

por me sa poezi

e ke mbushur truallin tonë

si me gjethe shpirti…

Vërtet poeti Xhevdet Bajraj mbetet një Luftëtar shpirtëror i fuqishëm, këtë mund të them që në fillim, që s’e duroi dot luftën, ku tmerrshëm vriten njerëz dhe ëndrra dhe poezia e jetës… dhe iku nga Kosova e tij, larg, sa më larg, në Meksikë, me gruan dhe fëmijët, të shpëtonte jetën sa më shumë… duke mbartur gjuhën amë dhe frymë-Zi-min… ashtu si dhimbjet mbi shpinë dhe kujtimet, që rëndojnë, rëndojnë…

E pritën si poet në Mexico City dhe tani ai ka studentët e tij që e duan atje, lexuesit e shumtë, të cilëve ua dha poezinë dhe në gjuhën spanjolle… miqtë… imazhet… hardhinë në prag…gotat me verë… sombrerot… macet… bibliotekat… kujtesa e tij është plot me Kosovë…

Poezitë i lexohen dhe në rrugë, i janë kushtuar dhe koncerte të mëdha, konferenca, takime… po përkujtohet dhe në Kosovë, në vendlindje, atje veç datëlindjen i dinë, ai është përherë poet i tyre…

Shoh si e ka gdhendur fjalën, ashtu si drurin, pak ashpër, por natyrshëm dhe sa dhemb, sa dhemb… si mishi i jetës… dhe sa dinjitoz është ai në dhembjen e tij… ndërkaq fjalë-urtë si malësorët, i madhërishëm së brendshmi… i kultivuar dhe me poezinë e madhe latine, europiane ashtu si me eposin e popullit të tij dhe befas ashtu na u përshfaq: aq sa poet tradicional, po aq dhe modern, krejt i veçantë, i ëmbël do të thosha deri në hidhësi dhe i hidhur deri në ëmbëlsi, gdhëndës i duruar dhe parak, e them sërish, gjithsesi antologjik.

E shfletoj me ëndje, larg dhe unë, librat na i dha Zonja e tij, Doktoreshë Vjollca Bajraj, muza e tij, tani e përkushtuar pas poezisë së Xhevdetit, me mision përhapjen e tyre… si gjethet nëpër erë.

S’e di pse ndal te poezia “Trëndafili”:

Jam goxha i sigurt se

kur për herë të parë

është takuar me njeriun

trëndafilit i kanë dalë gjembat.

Fërgëlloj së brendshmi. Ndjej shpuarje në lëkurë, madje dhe gjakun që rrjedh. Kështu është poezia e Xhevdet Bajrajt, që s’i trembet druajtjes, qortuese ndërkaq, metaforike, por dhe hermetike, përdryshe dhe e çiltër, e veçantë, antologjike…

Fjalë të tilla po i thosha Vjollcës, teksa ajo na shkruante përkushtimin në librat e të shoqit, hija e saj është vetë vazhdim i asaj poezie dhe, kur po shëtisnim rrugëve të Chicago-s, – Eda ime dhe unë e kishim vënë në mes, – për Xhevdetin po flisnim me adhurim dhe kur u ndezën dritat e para në muzgun e parë, ato po më dukeshin si trendafila të poezisë së tij.

Gjithë këtë vit mungese, poeti Xhevdet Bajraj e mbush po vetë me prani hyjnore, me atë poetiken…

May be an image of 2 people and text

See Insights and Ads

Create Ad

All reactions:

22

Filed Under: LETERSI Tagged With: Visar Zhiti

Eposi babilonas i krijimit

June 22, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Enuma Elish (i njohur gjithashtu si Shtatë Tabelat e Krijimit) titulli i të cilit rrjedh nga rreshtat fillestare të pjesës, “Ndodhi në Qiell”, tregon historinë e fitores së Zotit mbi forcat e kaosit dhe vendosjen e rendit në krijimin e botës.

Të gjitha pllakat që përmbajnë mitin (e njohur edhe si Enuma Elis), të gjetura në Kish në bibliotekën e rrënuar në Nineveh, dhe vende të tjera të gërmuara, datojnë në shek. 1200 pes. Megjithatë, këto janë kopje të një versioni shumë më të vjetër të mitit që daton shumë kohë përpara mbretërimit të Hamurabit të Babilonisë (1792-1750 pes), mbretit që e ngriti perëndinë Marduk në hyjninë mbrojtëse të Babilonisë. Poema në formën e saj aktuale mendohet të jetë një rishikim i një vepre edhe më të vjetër sumeriane.

Meqenëse Marduk, kampioni i perëndive të reja në luftën e tyre kundër Tiamatit, është me origjinë babilonase, sumeriani Ea/Enki mendohet të ketë luajtur rolin kryesor në versionin origjinal të tregimit. Kopja e gjetur në Kish ka perëndinë Assur në rolin kryesor siç ishte zakoni i qyteteve të Mesopotamisë (Zoti i çdo qyteti konsiderohej gjithmonë më i miri dhe më i fuqishmi). Marduk, perëndia i Babilonisë, figuron vetëm aq i dukshëm sa ai në histori, sepse shumica e kopjeve të gjetura janë nga skribët babilonas. Megjithatë, Ea/Enlil ende luan një rol të rëndësishëm në versionin babilonas të Enuma Elish duke krijuar qenien njerëzore.

Historia, një nga më të vjetrat në botë, ka të bëjë me lindjen e perëndive dhe krijimin e universit dhe të qenieve njerëzore.

Në fillim, kishte vetëm ujë që rrotullohej në kaos. Nga ky rrotullim, ujërat u ndanë në ujë të ëmbël, i njohur si perëndia Apsu, dhe ujë të hidhur, të kripur , i njohur si perëndesha Tiamat. Pasi u diferencua, nga bashkimi i këtyre dy entiteteve lindën perënditë më të rinj.

Këta perëndi të rinj, megjithatë, ishin jashtëzakonisht të zhurmshëm, duke e shqetësuar gjumin e Apsut gjatë natës dhe duke e shpërqendruar atë nga puna e tij ditën. Me këshillën e mdimësit të tij Mamu, Apsu vendos të vrasë perënditë më të rinj. Tiamat, duke dëgjuar për planin e tyre, paralajmëron djalin e saj të madh, Enkin (nganjëherë Ea) dhe ai e vë në gjumë Apsun dhe e vret. Nga mbetjet e Apsut, Enki krijoi shtëpinë e tij.

Tiamat, dikur mbështetëse e perëndive të reja, tani është e inatosur që ata i vranë shokun e saj. Ajo konsultohet me perëndinë Quingu i cili e këshillon të bëjë luftë me perënditë më të rinj. Tiamat e shpërblen Quingun me Tabelat e Fatit, të cilat legjitimojnë sundimin e një perëndie dhe kontrollojnë fatet, dhe ai i mban ato me krenari si parzmore. Me Quingun si kampionin e saj, Tiamat thërret forcat e kaosit dhe krijon njëmbëdhjetë përbindësha të tmerrshme për të shkatërruar fëmijët e saj.

Ea, Enki dhe perënditë më të rinj luftojnë kundër Tiamatit kot derisa, nga mesi i tyre, del kampioni Marduk i cili betohet se do ta mposhtë Tiamatin. Marduk mposht Quingun dhe vret Tiamat duke e gjuajtur me një shigjetë që e ndan në dysh; nga sytë e saj rrjedhin ujërat e lumenjve Tigër dhe Eufrat. Nga kufoma e Tiamatit, Marduk krijon qiejt dhe tokën, ai cakton perëndi për detyra të ndryshme dhe lidh njëmbëdhjetë krijesat e Tiamatit në këmbët e tij si trofe (për më shumë adhurim nga perënditë e tjera) përpara se të vendosë imazhet e tyre në shtëpinë e tij të re. Ai gjithashtu merr Tabelat e Fatit nga Quingu, duke legjitimuar kështu mbretërimin e tij.

Pasi perënditë kanë mbaruar së lavdëruari për fitoren e tij të madhe dhe artin e krijimit të tij, Marduk konsultohet me perëndinë Ea (zotin e mençurisë) dhe vendos të krijojë qenie njerëzore nga mbetjet e cilitdo prej perëndive që e inkurajoi Tiamatin të bënte luftë. Quingu akuzohet si fajtor dhe vritet dhe, nga gjaku i tij, Ea krijon Lullun, njeriun e parë, që të jetë një ndihmës i perëndive në detyrën e tyre të përjetshme për të ruajtur rendin dhe për të mbajtur larg kaosin.

Siç shprehet edhe poezia,

“Ea krijoi njerëzimin

të cilit i imponoi shërbimin

dhe i la të lirë perënditë”.

Pas kësaj, Marduk “organizoi botën e poshtme” dhe i shpërndau perënditë në detyrat e tyre të caktuara. Poema përfundon me lëvdata të gjata të Mardukut për arritjet e tij.

Enuma Elish do të ishte më vonë frymëzimi për skribët hebrenj që krijuan tekstin e njohur si Libri i Zanafillës.

QPara shekullit të 19-të, Bibla konsiderohej libri më i vjetër në botë dhe tregimet e saj mendohej të ishin krejtësisht origjinale. Megjithatë, në mesin e shekullit të 19-të, muzetë evropianë, si dhe institucionet akademike dhe fetare, sponsorizuan gërmime në Mesopotami për të gjetur prova fizike për vërtetimin historik të tregimeve në Bibël. Këto gërmime gjetën krejt të kundërtën, megjithatë, në atë që, pasi u përkthye kuneiforma, u kuptua se një sërë tregimesh biblike ishin me origjinë mesopotamiane.

Tregimet e famshme si Rënia e Njeriut dhe Përmbytja e Madhe fillimisht u konceptuan dhe u shkruan në Sumer, u përkthyen dhe modifikuan më vonë në Babiloni dhe u ripunuan nga asirianët përpara se të përdoreshin nga skribët hebrenj për versionet që shfaqen në Bibël. Megjithëse paradigma bazë e rrëfimeve biblike dhe tregimeve të Mesopotamisë përputhen ngushtë, ka ende dallime domethënëse.

Si Zanafilla ashtu edhe Enuma Elsih janë tekste fetare që detajojnë dhe kremtojnë origjinën kulturore: Zanafilla përshkruan origjinën dhe themelimin e popullit hebre nën drejtimin e Zotit; Enuma Elish tregon origjinën dhe themelimin e Babilonisë nën udhëheqjen e perëndisë Marduk. Në çdo vepër është një histori se si u krijuan kozmosi dhe njeriu. Çdo vepër fillon duke përshkruar kaosin me ujë dhe errësirën fillestare që dikur mbushte universin. Pastaj krijohet drita për të zëvendësuar errësirën. Më pas, bëhen qiejt dhe në to vendosen trupat qiellorë. Më në fund njeriu krijohet. Pavarësisht nga këto ngjashmëri, të dy llogaritë janë më shumë të ndryshme sesa njësoj.

Duke rishikuar historinë e krijimit të Mesopotamisë për qëllimet e tyre, skribët hebrenj e shtrënguan narrativën dhe fokusin, por ruajtën konceptin e hyjnisë së plotfuqishme që sjell rend nga kaosi.

Marduk, në Enuma Elish, vendos rendin e njohur të botës – ashtu siç bën Zoti në përrallën e Zanafillës – dhe qeniet njerëzore pritet ta njohin këtë dhuratë të madhe dhe ta nderojnë hyjninë përmes shërbimit. Në Mesopotami, në fakt, mendohej se njerëzit ishin bashkëpunëtorë me perënditë për të ruajtur dhuratën e krijimit dhe për të mbajtur larg forcat e kaosit.

Marduk fitoi rëndësi në Babiloni gjatë mbretërimit të Hamurabit dhe shpejt tejkaloi ish-hyjninë mbrojtëse, Inanna/Ishtar, në popullaritet. Gjatë mbretërimit të Hamurabit, në fakt, një numër i hyjnive femra më parë të njohura u zëvendësuan nga perëndi meshkuj. Enuma Elish, duke lavdëruar Mardukun si më të fuqishmin nga të gjithë perënditë, prandaj u bë gjithnjë e më i popullarizuar pasi vetë perëndia u ngrit në rëndësi dhe qyteti i tij i Babilonisë u rrit në fuqi.

Ngritja e kultit të Marduk është e lidhur ngushtë me ngritjen politike të Babilonisë nga qytet-shtet në kryeqytetin e një perandorie. Që nga periudha Kassite, Marduk u bë gjithnjë e më i rëndësishëm derisa autori i Eposit Babilonas të Krijimit ishte i mundur të pohonte se jo vetëm që Marduk ishte mbreti i të gjithë perëndive, por se shumë prej këtyre të fundit nuk ishin më shumë se aspekte të personalitetit të tij.

Enuma Elish u lexua dhe u recitua gjerësisht në të gjithë Mesopotaminë, por ishte veçanërisht e rëndësishme në Festivalin e Vitit të Ri në Babiloni. Gjatë këtij festivali, statuja e Mardukut do të hiqej nga tempulli dhe, në mes të argëtuesve, do të parakalohej nëpër rrugët e qytetit, jashtë portave, për të pushuar në një shtëpi të vogël të ndërtuar për këtë qëllim. Enuma Elish, veçanërisht, mendohet se këndohej gjatë këtij procesioni. Përshkrimet e një perëndie me dy koka dhe krijimi i botës nga një dragua ofrojnë dëshminë më të hershme të përbërjes së eposit.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT