• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2023

´´Këta janë Mjekët shqiptarë me Misionin e ngritjes së shëndetësisë shqiptare: Kontributi shkencor vullnetar i Federatës´´

June 2, 2023 by s p

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë e Realizoi me Plotë Sukses Konferencën e XVIII europiane në Kosovë

Dossier

Shkruan Hajriz Mamaj 

Prishtinë/Berlin 

“Ta ndihmosh atdheun vetëm me fjalë nuk është asgjë! 

Ta ndihmosh me punë dhe sakrificë është nder dhe mburrje” 

                                                                                    “Kini” 

Javën që e lamë pas e karakterizojnë dy ngjarje me rëndësi të shqiptarëve mërgimtarë. Me këtë rast duhet thënë me plotë mburrje se mërgata për ditë e më tepër po tregon gatishmëri që  njohurit e fituara në diasporë sa më parë ti aplikojnë në fusha dhe lami të caktuara. Në “ Hotelin Sirius” u mblodhën mjekë nga shumë qytete evropian për ti shpalosur njohurit e tyre para kolegëve shqiptarë në Kosovë dhe anasjelltas ata Kosovarë  paraqiten punime e tyre shkencore që me përkushtim i kishin   përgatitur  nergut për këtë Konferencë. Në anën tjetër në Klan Arena Shoqata  “ Germin” në bashkëpunim edhe me shoqata tjera simotra  kishin ftuar shumë mërgimtarë me moton” Diaspora flet” .

Albin Kurti në bisedë me delegacionin e federatës

Duke parë rëndësinë e këtij takimi  Kryesia e federatës së bashku me Bordin Internacional të Federatës të kryesuar nga Kryetarja e kësaj federate zonja Dr. Aurora Dollenberg ne shoqërim të Kryetares së Degës së kësaj federate për Kosovën, zonjën  Dr. Edita Sadriu si dhe  Dr. Negjip Sopa dhe   Dr. Bernarda  Radonqiq dhe Gjergj Pashaj ,nga bordi Ndërkombëtar i Federatës vendosën që në këtë datë të organizojnë Konferencën e  XVIII me radhë pasi interesimi ishte tejet i madh. Gjatë paradites të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua në Klan Arena edhe Kryeministri i republikës së Kosovës zotëri Albin Kurti si dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës zonja Liza Gashi.

Delegacionin e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë e vizitoi në këndin e kësaj Federate edhe Kryeministri Kurti ,ku për pak qaste morri informacione për aktivitetin e federatës nga Kryetarja Dr. Aurora Dollenberg e cila e njoftoi kryeministrin për rrolin dhe aktivitetet që ka zhvilluar kjo federatë në të gjitha vendet shqipfolëse dhe në shumë qendra evropiane , ku kjo federatë ka degët e saja.  Edhe pse  kryeministri ishte me agjent të ngjeshur prezantimi i aktivitetit të federatës nga ana e zonjës Dollenberg e bëri të dëgjoj me vëmendje dhe e ftoi për bashkëpunim dhe gjetjen e rrugëve që diaspora shqiptare të jetë e pranishme me kontribut në Kosovë me veprime konkrete  dhe këshilla profesionale në fusha të mjekësisë.  Zonja Dollenberg pa pritur asnjë minutë e njoftoj kryeministrin se sot pasdite në “Hotel Sirius” fillon punimet Konferenca e XVIII e  Federatës së Mjekëve Shqiptarë  në Evropë ku punimet e tyre do i prezantojnë shumë mjekë nga Diaspora dhe shumë mjekë nga Kosova ,anëtarë të federatës sonë. Zoti Kurti e përshëndeti këtë aktivitet dhe nëpërmjet zonjës Dollenberg i përshëndeti të gjithë mjekët pjesëmarrës në konferencë dhe atyre iu uroi punë të mbarë. Përderisa paraditen e 18 majit e shoqëronte motoja 

Dr.Arben Vitia Ministër i Shenderësisë së Kosovës përshendet pjesëmarrësit

 “ Diaspora flet” pasditen do e shoqëroj  slogani “Mjekësia evropiane flet shqip”  që për temë qendrore kanë “Sëmundjet post Covid”. Sa herë që Federata organizon konferenca të tilla interesimi është tejet i madhe nga ana e mjekëve dhe studenteve të Fakultetit të mjekësisë. Nga 1000 të paraqitur për ti ndjekur punimet e konferencës vetëm  300 prej tyre iu është konfirmuar pjesëmarrja pasi salla ku do mbahet konferenca ka vetëm 300 ulëse. Kështu pohoi Dr. Edita  Sadriu,  kryetare e degës së Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë për Kosovë. 

Si zakonisht pjesa e parë i takon fjalëve përshëndetëse që këtë herë pjesëmarrësit u nderuan me nga një fjalë rasti nga Kryetarja e degës Zonja Dr.Edita Sadriu dhe Kryetarja e Federatës zonja Dollenberg për ti ftuar në foltore më pas dy personalitete të shquara  në fushën e mjekësisë zotëri Dr. Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës dhe Princeshën e Luksemburgut Zonjën Tessy  Antony de Nassau , Specialiste e Mjekësisë Alternative, nene e katër princërve dhe Kapitene Ushtarake. Ne fjalën përshëndetëse ministri Vitia  vlerësoj lart kontributin e federatës dhe zonjës Dollenberg e cila me një përkushtim të jashtëzakonshëm po përpiqet ti bëjë bashkë ekspertet e mjekësisë në diasporë dhe për të tretën herë në Kosovë po i bashkon mjekët dhe studentët për të diskutuar dhe këmbyer përvojat në fushën e mjekësisë. Edhe Princesha nga Luksemburgu në fjalën përshëndetëse e falënderoj zonjën Dollenberg për ftesën që sot ajo të jetë në mesin e mjekëve shqiptarë në Prishtinë dhe të këmbejnë përvojat me të tjerët në fushën e mjekësisë. Me një respekt të veçantë e përgëzoj ministrin Vitia dhe i uroj atij me të gjithë popujt e botës të cilët gëzojnë një mbrojtje shëndetësore nga shteti e kosovarët edhe pas 15 vite shtet formim nuk e gëzojnë këtë të drejtë.  Punimet e Konferencës i përshëndeten dhe i uruan  punë të mbar edhe , Fatmire Kollqaku, Kryetare e Komisionit Parlamentar  për shëndetësi në Parlamentin e Kosovës, Profesor Pranvera Selmani, prorektorë në Universitetit i Prishtinës, Edmond  Hajrizi, Rektor i Universitetit  UBT në Prishtinë, dhe Erdi Rexha , anëtar i bordit të studentëve vullnetarë në degën e federatës në Kosovë.

Përshëndetjet dhe motivimi për punë sikur i dhanë forcë mjekëve pjesëmarrës që sa më parë të kalojnë tek fillimi i pjesës së dytë ku mjekët do paraqesin punimet e tyre të përgatitura për prezantim në këtë Konferencë. Pjesën e dytë të konferencës e nisi  Dr. Negjip Sopa, Specialist i Gjinekologjisë nga Danimarka i cili prezantoi studimin e tij: 

 “ Trajtimi i Infertilitetit dhe parandalimi i kancerit të gjirit” ,studimi i bërë në Danimarkë e që në konferencë zgjoi interesim tek pjesëmarrësit të cilët shtruan pyetje të ndryshme rreth studimit të Dr. Negjip Sopaj. Pytjet dhe përgjigjet e marra tregojnë që ky punim u mirëprit nga të pranishmit.  Gjatë konferencës nuk munguan as lidhjet direkt nëpërmjet Zoomit që e bëri konferencën të jetë sa më e plotë me ekspert nga vende të ndryshme ku federata ka degët e veta. Nga Norvegjia u paraqit DR. Gazmend Berisha,Anestezist/ Reanimacion Palliativ dhe Urgjences në Norvegji: Doktorr Berisha shpalosi  punimin e tij   me temën : 

” Parandalimi i PTSD Perinatale për gratë shtatzëna”, ndërsa nga Akademia e Shkencave të Lidershipit në  Zvicër u paraqit Prof. Dr. Fadil Çitaku me temën Modeli i kompetencave të lidershipit/ Drenica. Tema që trajtoj Profesor Çitaku ishte  e mirëseardhur për të pranishmit dhe u plotësua me shumë pyetje dhe përgjigje që morën të pranishmit në Konferencë.

Dr. Bujar Gjikolli.Dr.Afrim Shabani dhe Dr. Negjip Sopa drejtues të konferencës shkencore

Kosova për tema të tilla natyrisht se po dhe atë sa më ma parë ngase ligjërata të tilla mungojnë.  Një temë që zgjoi interesim tek të pranishmit ishte ajo që prezantoi Dr. Bujar Gjikolli, Specialist i Radiologjisë dhe njëherë Dekan në Kolegjin ABC. Si çdo herë Doktor Gjikolli  në çdo konferencë sjellë para të pranishmëve më të rejat në fushën e radiologjisë. Të interesuarve në pyetjet e shtruara iu përgjigj me argumentim të saktë shkencor. 

Znj. Tessy Antony de Nassau, Princesha e Luksemburgut përshendet Konferencën në Prishtinë

A ka nevojë Punimi i   Dr. Mehmet  Gjihollaj specialist i mjekësisë interne nga dega e AMFE në Gjermanin Jugore, e që u realizua nëpërmjet Video Linkut me temën: “ Sigurimi Shëndetësor i diasporës për shërbimet ambulatore dhe spitalore në institucionet spitalore” . Kjo temë u mirëprite, dhe që zgjoi interesim nga të pranishmit pasi në Kosovë ,mërgimtarët hasin në shumë pengesa në realizimin e të drejtës së sigurimeve shëndetësore nga vendet prej nga ata vinë. 

Dr. Arben Vitia, Dr. Famire Kollcaku, Dr. Aurora Dollenberg, Dr. Edita Sadriu dhe Erdi Rexha

Dr. Ekrem  Hyseni ,Specialist i Onkologjisë u prezantua me punimin “ Sëmundjet nga COVID dhe Kanceri në Kosovë” Dr. Hyseni  në studimin e tij solli shumë të reja nga fusha e onkologjisë të bëra në periudhën post COVID, punim ky i bërë me përkushtim dhe që për studiuesit në këtë fushë dhe studentet paraqet një literaturë shtesë për studime të mëtejshme. Nga Shqipëria me një punim  tejet frytdhënës u paraqit Gjergj Pashaj, Specialist i Shëndetit Publik i cili për temë kishte zgjedhur “ Sfidat e shëndetit publik në parandalimin e sëmundjeve. Konferencën e XVIII shkencore e përmbylli Dr. Edona Sopaj, specialiste e Radiologjisë në Spitalin “Oliva” dhe ligjëruese në  Kolegjin AAB në Prishtinë e cila në punimin e saj “ Diagnoza MRI e neuropatisë  paraneoplastike  trigeminale dhe rehabilitimi” e bëri shumë të kapshëm për të pranishmit duke e konkretizuar fjalën dhe hulumtimin e saj me foto dhe sllajde konkretizuese që për të pranishmit u qartësua në detale. Duhet shtuar se Dr. Sopaj është anëtarja më e re e Federatës dhe punimi i saj u mirëprite nga mjekët dhe studentët e mjekësisë.

Pas temave nga fusha e mjekësisë organizatori i kësaj konference dega e federatës në Prishtinë dhe dega qendrore në Gjermani për të pranishmit  kishin menduar një moment relaksimi duke e sjellë para mjekëve ,gazetaren dhe moderatorën e Televizionit të Kosovës zonjën  Alketa Gashi  Fazliu me Librin më të ri “ Ato Gdhendin Dhimbjen” Ky libër ngjalli emocione  tek mjekët dhe në momente i përfshiu në lot ngase autorja në libër kishte mbledhur  15 rrëfime të nënave që kishin humbur më të dashurit e tyre në Luftën  për çlirimin e Kosovës.

Në mbrëmje kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë zonja Dollenberg shtroi një darkë për stafin organizativ dhe studentët që ndihmuan organizimin e kësaj konference. Gjatë darkës u diskutuan e dhe format e organizimit dhe të financimit të aktiviteteve të federatës.

Dr.Aurora Dollenberg

Zonja Dollenberg ua bëri të ditur të gjithëve se aktiviteti ynë është vullnetar dhe financimi bëhet në baza vullnetare. Në perëndim e sidomos në Gjermani çdo pronar firme apo Ordinance e ka të drejtën e Sponzorimit. Këtë të drejtë po e praktikoj edhe unë dhe natyrisht se për një vendim të tillë duhet bazuar në vullnetin e mirë, qëllimin dhe sakrificën.

Dr.Aurora Dollenberg me Znj. Liza Gashi zëvendësministre për punë të jashtme/diasporë dhe Znj. Sihana Bejtullahu Drejtoreshë e GERMIN

Unë këto i kam ber bashkë dhe ja sot po e përmbyllim Konferencën e XVIII me radhe në këto baza. Ka edhe të atillë që nuk e shohin suksesin apo mundohen ta ndalin, apo suksesi i të tjerëve i pengon. Ajo çka unë mund të them se Federata është e hapur për të gjithë që dëshirojnë të realizojnë projektet e tyre në ndihmë pacientëve janë të mirëseardhur në çdo kohë dhe nga cili do vend që vjen.

Dr.Armend Agolli, specialist i neurokirurgjisë

Federata është e hapur për punë vullnetare për të gjithë. Ata që në shpirt e kanë fitimin dhe biznesin le të kërkojnë rrugë të tjera. Me këtë dolli përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë që pa asnjë interes e kanë lartësuar emrin e federatës me punën e tyre të deritashme. Faleminderit!  

Filed Under: Sociale

Presidentja Osmani takoi Presidentin Macron, Kancelarin Scholz dhe përfaqësuesin e lartë Borrell

June 2, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kishinau të Moldavisë, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës franceze, Emmanuel Macron, Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon. Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova është e përkushtuar për ta vazhduar koordinimin me partnerët ndërkombëtarë për proceset në nëpër të cilat po kalon vendi.

Presidentja ka potencuar se përpjekjet e Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veriun e vendit po sfidohen nga struktura ilegale serbe të mbështetura nga Vuçiqi dhe të shndërruara në banda kriminale, të cilat kanë sulmuar Policinë e Kosovës, KFOR-in, teksa po vazhdojnë me sulme ndaj gazetarëve dhe qytetarëve.

Tutje, Presidentja Osmani ka thënë se veprimet e tilla synojnë destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duke theksuar se duhet një qëndrim unik kundërshtues nga ana e shteteve të BE-së kundrejt tendencave që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në takim me presidentin Macron dhe Kancelarin Scholz, Presidentja Osmani ka rikonfirmuar qëndrimin parimor të Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër në tërësinë e tyre.

Filed Under: Rajon

SINTAGMA “ZBRITJE NGA MALET”

June 2, 2023 by s p

(Paradigma formë sistemore – argumentimi apo edhe përgënjeshtrimi – në trajtime shkencore)

Shkruan: Prof. dr. Shefki SEJDIU

Hyrje: Lëvizjet, tërheqjet, ngritjet e zbritjet, shpërnguljet dhe (i)migrimet dihet se nuk janë gjithherë të vullnetshme por, megjithatë, ato ndodhin në çdo kohë, hapësirë e shoqëri, ndërsa ardhjet, dyndjet, depërtimet, invadimet, pushtimet e shtrirjet janë më të motivuara, të vullnetshme e të organizuara dhe bëhen në rrethana të caktuara, e, më shpesh me qëllime pushtimi e ekspansioni. Në anën tjetër, popullsia vendore detyrohet të vetëmbrohet dhe të gjejë forma mbijetese, duke bërë lëvizje, tërheqje në vende ku do të mbrohej e ruhej më lehtë qenia e saj njerëzore, gjenetike, gjuhësore, kulturore apo kombëtare. Por, me krijimin e kushteve më të favorshme (e edhe mbi bazë të instiktit dhe të nostalgjisë) një pjesë e asaj popullate mund të ketë bërë zbritje e rikthim(e) në trajtat e veta të mëhershme.

TEKSTI I PLOTE

0. ENCIKLOPEDIA (Eγκυκλοπαίδєіα) është vepër që jep një pasqyrë sistematike dhe metodike e bazuar mbi parime të qëndrueshme të dijes njerëzore ku ekspozohen njohuritë dhe rezultatet shkencore në formë të sintetizuar e të përgjithësuar. Pra, enciklopedia është ndërmarrje serioze intelektuale që merr shumë kohë, që do shumë punë, dije dhe akribi shkencore.

E para enciklopedi është e redaktuar nga anglezi Chambers (e vitit 1729) që e motivoi Dideron t’i afrojë Volterin e Rusonë, Monteskiën e Turgonë, Helveciusin e Holbahun e edhe 150 dijetarë, filozofë e specialistë që gjatë 21 vjetëve (1751-1772) redaktoi veprën madhore Enciclopédie ou Dictionnaire raisoné des sciences, des arts et des métiers.

0.1. Sa është Enciklopedia maqedonase vepër (e një pune dhe) e hartuar mbi bazë të kritereve që u cekën më sipër, duket nga reagimet e individëve dhe institucioneve të niveleve të ndryshme. Sidomos ka shkaktuar indinjatë dhe reagime sintagma, tepër intencionale, tendencioze e aspak reale e realiste zbritje nga malet, përmes së cilës akademia maqedonase përpiqet ta mohojë autoktoninë e (proto)shqiptarëve në ultësira dhe në lokalitete urbane të Maqedonisë. Pra, autoktonia e banorëve shqiptarë të kësaj hapësire përmes kësaj sintagme është vënë në sprovë, duke harruar se (jo)autoktonia e banorëve të hapësirave të ndryshme të mbarë globit tokësor (janë) është dukuri universale, probleme komplekse e edhe koncepte relative, ku nënkuptohet edhe kronologjia që përmban edhe konceptin rend në kohë dhe të tjerë faktorë e rrethana që janë në raporte kauzaliteti.

0.2. Siç shihet, problemi është kompleks, nga se, lëvizje – vendosje e zhvendosje natyrash të ndryshme e të shumta, ka pasur dhe ka në botë e edhe në gadishullin tonë. Shënime, ndonëse të pakta dhe jo aq të përcaktuara, hasen edhe në shkrimet e autorëve antikë dhe të periudhave të mëvonshme, por jo edhe të tilla sa të sillen konkluzione aq të thjeshtëzuara e të prera si të Enciklopedisë maqedonase rreth autoktonisë apo joautoktonisë të akëcilit entitet etnik në hapësirën e Maqedonisë së sotme të përbërë edhe nga pjesë të Peonisë dhe Dardanisë iliro-arbërore.

Për ta hulumtuar një problem apo një dukuri të një natyre të shtrirë në hapësirë dhe në thellësinë e kohës, e me evidenca të shkruara modeste, është e nevojshme të vihet në veprim jo vetëm intuita dhe cytës të ndryshëm, por të shfrytëzohen edhe shenjat që hasen a që shfaqen si indicie forme materiale apo mendore e memorieje, e që, do të mund të përfshiheshin në arkikonceptin “shenja apo gjurmë jete(se) e mbijetese”. Për të arritur objektin që synohet të shqyrtohet, së pari duhet (para)supozuar, hetuar e vërejtur indiciet, e pastaj gjurmët, për t’u hetuar në sisteme kontekstesh valide shkencore, e, edhe të përzgjidhen format (metodologjike) të trajtimit.

Për çështjen konkrete, forma dominante, argumentimi e edhe përgënjeshtrimi do të jenë seritë paradigmatike. Këto seri paraqiten si vargje konceptesh, formash, fushash e disiplinash hulumtuese që konvergjojnë me problemin në funksion të shtimit të shkallës së probabilitetit, për njohjen dhe ndriçimin e të vërtetës shkencore, andaj edhe termin paradigmë (nga gr. paradigma që do të thotë, shembull; lat. exemplum) e kemi vënë në ballë të titullit të kësaj trajtese.

Termin paradigmë gjatë spekulimeve tona e kemi përdorur edhe në kuptim të modelit, të regjistrit, të vargut, të serisë, të lidhjes, të vijës, të aksit, të rendit a klasës, të aksit të zonës me tipar të përbashkët e që funksionojnë në sistem si komplementare, here-herë, edhe si kundërvënës të një paradigme tjetër (në funksion) krahasimi, argumentimi e edhe përgënjeshtrimi.

Një paradigmë mund t’i takojë edhe një seri dijesh a disiplinash që konvergjojnë dhe marrin pjesë në ndriçimin e ndonjë problemi kompleks si ky që e kemi në trajtim e ku, paradigmatikisht (pra në sistem), do të merrnin pjesë gjeografia e historia, arkeologjia, biologjia e antropologjia, etnologjia, etnopsikologjia e linguistika me disiplinat e saj, etj. Pra, edhe këtu paradigma del si një formë zinxhiri që bashkon elemente strukturore, nënsisteme e sisteme në kuadër të një makrosistemi më të gjerë njohës. Në këtë sens mund të gjejmë p.sh. në brigjet e fushat e Mar(a)gusit (Maravës) e të Bardariumit (Vardarit), në Naissus (Nish), në Scupi (Shkup) a në Astibos (Shtip) forma paradigmash arkeologjike (enë origjinash të ndryshme: lugë, pjata, vegësh, etj.), forma antropologjike (flokë, kafka, dhëmbë, duar, këmbë, shpatulla, etj.) që do të mund ta përcaktonin specien, racën, tipin e origjinës që tregojnë, nëse ato gjetje (gjurmë) janë autoktone mediterane, indoeuropiane (iliride, nordide) apo aziatike (hune, avare, etj.), që, me metodat e reja (si karboni 14, ADN, etj) do të mund të përcaktohej edhe mosha e tyre, e, të gjitha këto tok me paradigmat gjuhësore, do të ndihmonin në përcaktimin e tipologjisë dhe të (jo)autoktonisë së gjurmëve.

1. Trajtesën do ta vazhdonim me një vështrim të sekuencës zbritje nga malet që në enciklopedinë maqedonase del edhe si një lloj teze e konkludimi implicit se elementi etnik shqiptar në hapësirat fushore dhe urbane të Maqedonisë së sotme nuk paska qenë, meqë paska zbritur nga malet! Kjo “zbritje…” ka qenë shtysë që çështjen e autoktonisë në këto hapësira ta trajtojmë më me vëmendje e seriozisht.

Andaj, mendojmë, kjo zbritje është vetëm njëri nga termat që do të mund të përfshihej në gjenerikun arkileksemë LËVIZJE nga e cila do të mund të ndërtohej një paradigmë edhe semantikisht e segmentueshme si në skemën (1):

1. lëvizje : 1. ardhje

2. tërheqje : 2. dyndje

3. zbritje : 3. invadim

4. tkurrje : 4. ngulitje

5. (e)megrim(e) : 5. shtrirje

Kjo paradigmë prej dhjetë termash e konceptesh mund të sistemohet në dy bashkësi serike, në serinë A (1-5) dhe në serine B (1-5) që për çështjen ne shqyrtim do të korrespondonin me lëvizje të elementit autokton iliro – arbëroro – shqiptar (A) dhe atij sllav (B) të ardhur në Gadishullin ilirik shumë shekuj më vonë; (A) korrespondon me konceptin restrikcion a tkurrje, kurse (B) me ekspansionin apo shtrirjen.

Lëvizjet, tërheqjet, ngritjet e zbritjet, shpërnguljet dhe (i)migrimet dihet se nuk janë gjithherë të vullnetshme por, megjithatë, ato ndodhin në çdo kohë, hapësirë e shoqëri, ndërsa ardhjet, dyndjet, depërtimet, invadimet, pushtimet e shtrirjet janë më të motivuara, të vullnetshme e të organizuara dhe bëhen në rrethana të caktuara, e, më shpesh me qëllime pushtimi e ekspansioni. Në anën tjetër, popullsia vendore detyrohet të vetëmbrohet dhe të gjejë forma mbijetese, duke bërë lëvizje, tërheqje në vende ku do të mbrohej e ruhej më lehtë qenia e saj njerëzore, gjenetike, gjuhësore, kulturore apo kombëtare. Por, me krijimin e kushteve më të favorshme (e edhe mbi bazë të instiktit dhe të nostalgjisë) një pjesë e asaj popullate mund të ketë bërë zbritje e rikthim(e) në trajtat e veta të mëhershme.

Ndjenja e vetëmbrojtjes së autoktonëve vërehet edhe në organizimin e jetës dhe jetesës: familjet shumanëtarëshe, vendbanimet rrëzë maleve dhe grykave, bri lumenjve dhe shtëpitë e “fortifikuara” e me lëndë ndëritmore prej guri siç janë kullat (karakteristike) shqiptare.

Pra, është fjala për një histori komplekse, sepse Gadishulli Ilirik (Poeninsula Ilyrica) shekuj me radhë ka qenë “provincë” e Perandorisë romake, greko-bizantine, sllave e turke, andaj redaktuesit e veprave, siç janë enciklopeditë, duhet vënë (prore) marrëdhënie me të vërtetën objektive, duke i marrë në konsiderim të gjitha rrethanat hapësinore e kohore, gjeo-klimatike, historiko-strategjike, socio-kulturore, administrative, gjuhësore madje edhe biogjenetike, sepse çdo lloj reduktimi lëndon dhe e margjinilizon të vërtetën.

Ky realitet, kjo e vërtetë, këto lëvizje e ardhje-shkuarje, këto kontakte të dëshirueshme (a të dëshiruara) apo të imponueshme (a të imponuara) kanë lënë gjurmë natyre interferenciale të ndryshme antropo dhe etnokulturore, etnopsikologjike, gjuhësore e civilizuese, që, tek (proto)shqiptarët vërehen të jenë shtresuar që nga kontaktet e para me paraindoeuropianët e hapësirave të Mesdheut juglindor, e pastaj, edhe nga kontaktet me helenë, romakë, keltë e gjermanikë, por ruhen gjurmë edhe nga kontaktet e periudhave të depërtimeve, invadimeve dhe pushtimeve barbare, sllave, turke, etj.

Të gjitha këto dëshmojnë prezencën katër – pesë – mijëvjeçare të (para – dhe) protoshqiptarëve në male dhe fusha, në katunde e fshatra, në polise e oppida, në qyteza e qytete sipas stadeve të zhvillimit të shoqërisë; edhe emrat shtëpi (< hospitium), kështjellë (< lat. castellum), qytet (< civitatem), janë gjurmë jete (edhe) urbane e iliro-arbërorëve.

Në Ilirikun Juglindor, në Peoninë dhe Dardaninë antike, pjesë të të cilave i takojnë Maqedonisë aktuale, (ende) hasen gjurmë prezence e jete të iliro-arbëroro-shqiptarëve, edhe në Luginën Moravo-Vardare, në Luginat e Drinit (të Zi dhe të Bardhë) e edhe në Luginat e Ibrit dhe të Llapit, etj., që ruajnë gjurmë të çmueshme për çështje të autoktonisë, gjurmë këto edhe arkeologjike, edhe gjuhësore; i gjejmë në fusha e male, në brigje e gryka, e bri lumenjve dhe, madje, edhe në vetë emrat e tyre; mund të sillen edhe të tjera të dhëna edhe më të prekshme që do të vinin në sprovë përgënjeshtrimi sintagmën zbritje nga malet.

Por, duhet kuptuar se termi autoktoni është koncept relativ si edhe joautoktonia si koncept kundërvënës i saj e që edhe koncepti kronologji gjithherë u gjendet pranë, andaj që të tria duhet vënë e studiuar në kontekste adekuate, si u tha, jo vetëm në kohë e hapësirë, por edhe në kontekste të tjera, aq më parë kur dihet se, si shumëkund edhe në Ilirik(um) e në drejtim të tij ka pasur lëvizje grupesh, fisesh e popujsh gjatë periudhave të ndryshme parahistorike e historike, ka pasur vajtje-ardhje, edhe ardhje-shkuarje, edhe inkursione dhe depërtime të hershme dhe të vonshme si ato të fiseve e popujve indoeuropianë dhe ato të pastajme, sidomos pas dobësimit të Perandorisë romake, kur filluan të depërtojnë popujt barbarë (hunë e avarë, sllavë e turq) andaj konceptet autoktoni, joautoktoni dhe kronologji nuk duhet marrë në mënyrë të thjeshtëzuar e të izoluar, por në sistem dhe qark raportesh kompleksesh kauzalisht të ndërthurura.

Pjesa tjetër e këtij vështrimi është konceptuar si kundërvënie ideve dhe mesazhit që kjo sekuencë zbritje nga malet sjell me vete. Këtyre ideve do t`u kundërvihemi me lëndë argumentuese të vëna në sistem ku paradigma do të jetë formë dominante përgënjeshtrimi, sepse paradigma si strukturë me komplekse sistemore i eviton më mirë rastësitë e improvizimet dhe vë në sprovë inkompatibilen. Vetëm kur argumentet inkuadrohen (dhe ballafaqohen) në paradigmë, e kjo konvergjueshëm e kompatibilisht funksionon në sistem, sprova arrin qëllimin e duhur (objektiv)

2. Problemi i autoktonisë të popujve hulumtohet dhe sqarohet mirë vetëm nëse shfrytëzojmë mundësitë që shfrytëzojnë disiplinat shkencore konvergjuese (me problemin) siç janë gjeografia fizike (e historike), historia e përgjithshme dhe societale (e popujve, e kulturave, e civilizimeve etj.), arkeologjia, antropologjia, etnologjia, etnopsikologjia, gjuhësia dhe të tjerat dije që e kundrojnë problemin nga aspekti interdisiplinar diakronik dhe sinkronik.

Ka mjaft shënime, shkrime e udhëpërshkrime që nga Homeri, Herodoti…, Plini deri te Prokopi i Cezaresë e historianë e udhëpërshkrues të Mesjetës dhe të Kohës së re; janë me vlerë edhe të dhënat që i ofron arkeologjia, në dukje neutrale dhe e papërcaktuar. Por, sipas mendjes sonë, antropologjia, sa i përket çështjes së autoktonisë apo joautoktonisë na duket më afër problemit, përqendrohet më tepër tek objekti (qenia) njeri, tek evoluimi dhe zhvillimi i këtij në kohë dhe hapësirë deri tek tipizimi i tij në nivele të ndryshme, (habitusi, ngjyra, etj).

Të dhënat që sjell antropologjia rreth tipologjisë të popujve të Gadishullit Ilirik na duken shumë valide për çështjen që po e shqyrtojmë; do ta përdorim, ndoshta, tepër shpesh, termin Gadishull ilirik (Paeninsula Illyrica), sepse ky term ka gjalluar deri në shekullin XIX, kur u zëvendësua me termin Gadishull ballkanik. Përcaktuesi Ilirik na duket më i markuar dhe më adekuat; edhe antropologjia somatike e ka krijuar mbi këtë bazë termin (tipi antropologjik) Ilirid apo dinarid, ky i fundit sipas malit Dinara të Dalmacisë ilire.

Rreth këtij tipi dhe tipave të tjerë antropologjikë kanë diskutuar antropologë të huaj dhe vendorë, të Ballkanit dhe jashtë tij: E. Pittard, M. Boldrini, B. Bataglia, L. C. Gobineau, I. Seidetzky, J. Milaj, A. Dhima, P. Borch – Gimpera, Dr. V. L. Thalloczy, etj., dhe mbi bazë të hulumtimeve dhe rezultateve të tyre, J. Milaj sjell një tabelë matjesh somatike dhe kraniometrike shumë domethënëse për katër popuj dominantë të Ballkanit: shqiptarë, grekë dhe sllavë (bullgarë e serbë):

Popujt T I P E T

Brakicefalë

BC Mezocefalë

MC Delikocefalë

DC

1. Shqiptarët 79.5% 11.60% 8.90%

2. Grekët 48.97% 17.24% 33.70%

3. Sllavët Bullgarët 24 % 22% 24%

Serbët 29.8% 30.70% 39.20%

Skema 2.

Siç shihet nga tabela, brakicefalia është shumë e lartë te shqiptarët, është e lartë te grekët, e ulët te bullgarët dhe është edhe më e ulët te serbët. Këtu përqindjet te bullgarët janë nxjerrë mbi bazë të matjeve mbi 70 individë e jo mbi 100 individë si tek popujt tjerë (shqiptarët, grekët, serbët). Antropologu gjerman L. Sweidetzky mendon që, sidomos tek alpidet dhe dinaridet (keltët dhe ilirët) ka pasur një kalim nga delikocefalia në brakicefali.

Cefalometria diakronike mund të japë interpretime më kompetente përkitazi me procesin e dedolikocefalizmit të keltëve dhe ilirëve (tani shqiptarëve) si dhe për rrethanat gjeoklimatike që e kanë favorizuar këtë proces, por edhe kohën dhe hapësirën kur dhe ku është zhvilluar ky proces dedolikocefalizimi. Nëse faktori klimë ka qenë shkak i brakicefalizimit, atëherë rezulton që keltët dhe ilirët indoevropianë, pas lëvizjevae dhe vendosjes në hapësirat me temperaturë të moderuar dhe (më) të ngrohët siç është Mesdheu, janë transformuar tipologjikisht nga tipi nordid dolikocefalë në alpid e dinarid me predominencë brakicefalike. Rreth periudhës (kohore) të vendosjes së këtyre popujve (keltëve dhe ilirëve) në hapësira të moderuara a të ngrohta, ndoshta mund të ndihmonte edhe Rregulla e Bergmanit (por edhe ajo e karbonit 14 si dhe ADN-ja). Sipas kësaj Rregulle të Bergmanit qenieve të gjalla (pra edhe njeriut) për të mbijetuar në vendet e ftohta (veriore e nordike) u nevojitet një masë (e madhe) trupore (koka, trupi).

Nga të gjitha këto që u thanë, mund të konkludohet se brakicefalia iliro-shqiptare indikon për largimin e hershëm të ilirëve nga hapësirat e ftohta dhe vendosjen (e hershme) të tyre në Gadishull përpara grekëve dhe sllavëve.

Duke u bazuar në paradigmën tipo-cefalike, cefalometrike dhe shkallët e përqindjeve mund të supozojmë se vendosja e këtyre popujve në Gadishull është bërë sipas këtij rendi kronologjik: (proto)shqiptarët, grekët, sllavo-bullgarët dhe serbët.

3.0. Që në titull të kësaj trajtese vërehet se qëllimi ynë ishte kundërvënia dhe përgënjeshtrimi i idesë, që, përmes sintagmës ZBRITJE NGA MALET, lansohet në Enciklopedinë maqedonase rreth (jo-)autoktonisë së shqiptarëve në hapësirat fushore e urbane të Maqedonisë së sotme, andaj, ne përdorëm paradigmën si formë solide e efektive argumentimi, por edhe përgënjeshtrimi; edhe sintagma Zbritje…, edhe paradigma Naissus, Scupi, Astibos, ishin spiritus movens i kësaj kundërvënieje dhe qasjeje metodologjike.

Problemi i autoktonisë së popujve të Ilirikut dhe Mediteranit është kompleks, ngase në këto hapësira kanë jetuar popuj mediteranë pindoeuropinë, pastaj, depërtuan dhe u vendosën fise indoeuropiane, ndër të cilat u dalluan katër grupe të mëdha që dominuan dhe mbijetuan epokat: Iliro-arbërorët, greko-bizantinët, latino-romanët dhe sllavo-jugorët. Këto entitete etnogjenetike, etnokulturore e gjuhësore i shënjuam me emra sintagmatikë bikomponencialë nga se, ata, (popuj) evoluan, u zhvilluan dhe u individualizuan në saje të disa tipareve dalluese, sidomos në gjuhë; këta popuj jetuan pranë njëri-tjetrit, e edhe me njëri-tjetrin, herë si pushtues, herë si të pushtuar apo edhe si bashkëjetues, duke dhënë e marrë nga njëri-tjetri elemente kulturore e gjuhësore .

3.0. 1. Derisa në pjesën e parë të kësaj trajtese koncepti Zbritje (nga malet) përmbante elemente semike substrukturore të arkisemantemës LËVIZJE që u zbërthye në seri e klasë kundërvënëse A/B (si tek skema 1.), në pjesën e dytë u sollën shembuj që ishin të natyrës antroposomatike, përkatësisht cefalike, ku edhe tipologjikisht, nga aspekti kroniometrik, shqiptarët, grekët, bullgarët e serbët tregojnë (sipas këtij rendi që u dha) dallime të ndjeshme (skema 2). Në pjesën e tretë të analizave tona do të ofrojmë shembuj kundërvënieje nga fushat e gjuhësisë, gjithnjë, duke u bazuar në evidencat onomastike që i kanë lënë historianët e gjeografët (hartografë), arkeologët dhe antropologët si dhe gjuhëtarët onomastë të periudhave të ndryshme kohore.

Në këtë tërësi dijesh njohëse janë shumë të vlefshme, sidomos, evidencat e shkruara që i referohen hapësirës së Ilirikut dhe disa pjesëve të tij; janë me vlerë shënimet e tyre rreth popujve që banonin në Ilirik, shënimet rreth emrave të fiseve, të maleve, të liqeneve e lumenjve, të vendbanimeve dhe madje, edhe të emrave të njerëzve, që gjuhësia me sukses i sistemon dhe i interpreton.

Kur vështrohet me kujdes gjeografia onomastike e Ilirikut, që nga alpet austriake deri te jugu grek, vërehen gjurmë onomastike që u kanë mbijetuar epokave e që dëshmojnë lëvizje, ngulitje, vendosje, interferenca, ndikime, presione, mbivënie e (pre)dominime të ndryshme (etno-gjenetike, kulturore, civilizimi e, gjithsesi edhe gjuhësore). Në tërë hapësirën e Ilirikut mund të ndërtohen, mbi baza gjurmësh të tilla seri paradigmash, sidomos të atyre onomastike, por në këtë rast do të përqëndrohemi vetëm në arealin e Ilirikut juglindor, përkatësisht në Peoni dhe Dardani e në pjesët limitrofe gjeografike e gjuhësore të tyre.

3.1. Duke hulumtuar gjurmë dhe argumente për prezencën iliro-arbërore në hapësirat e Ilirikut juglindor hasim në vargun ojkonimik Naissus, Scupi, Astibus (Astibos) që e kishin vërejtur ballkanologët P. Skok, H. Barić dhe R. Katičić. Ky shembull u kishte shërbyer për t’i diskutuar disa probleme të gjuhësisë diakronike ballkanike. Këta gjuhëtarë trajtat autoktone apo të latinizuara, apo të greqizuara, Naissus, Scupi, Astibus (Astibos) i shohin të evoluara në të sotmet Nish, Shkup, Shtip vetëm përmes ligjeve fonetike të shqipes. Këtë mendim të tyre e aprovon edhe njohësi më i madh i gjuhësisë diakronike shqipe Eqrem Çabej. Sigurisht, që arsyetimet e konkludimit të tyre, këta gjuhëtarë i kanë mbështetur tek veçantia e disa zhvillimeve në sistemet konsonantike të gjuhëve të Ballkanit, e sidomos të shqipes, duke pasur (vë)mendjen tek fërkimoret, e në veçanti tek fërkimorja alveolare /s/, por edhe tek evoluimi i saj në /sh/ tek Naissus, Scupi dhe Astibus… Sistemin e konsonanteve të shqipes në përgjithësi, sidomos të fërkimoreve, e ka trajtuar dhe shpjeguar (edhe diakronikisht), mirë e qartë, gjuhëtari K. Topalli në monografinë Fonetika historike e gjuhës shqipe.

U pa nga shembulli i paradigmës Naissus, Scupi, Astibus se veçantia e fërkimoreve në trajtimin e çështjeve gjuhësore (në diakroni) ka rëndësi të dorës së parë, ngase ajo jo vetëm që shënonte (dhe shenjonte) një periudhë kohore dhe zhvillimore gjuhësore, një dukuri dhe një proces si ky i qiellzorizimit të fërkimores aleveolare /s/ në fërkimore alveolare qiellzore /sh/ që në iliro-arbërishte kishte vepruar gjatë tërë mileniumit të parë të erës sonë. Kjo dukuri qiellzorizimi kishte bërë që të dallohen sistemet fonologjike të fërkimoreve midis atij të shqipes në njërën anë dhe të latinishtes, greqishtes e prasllavishtes në anën tjetër, që nuk i kishte prekur dukuria e qiellzorizimit të fërkimores alveolare /s/.

Kjo veçanti e (proto)shqipes është bërë një saxum ponens mbi të cilin kemi ndërtuar një korpus topo-onomash dhe një skemë zonash dhe aksesh të shtrira në hapësirën e Ilirikut dhe zonat limitrofe të veriut e të jugut të tij, zonat që kishin rënë nën trysninë sllave (në veri) apo që akoma kishin mbetur nën supremacinë gjuhësore e kulturore greke (në jug):

A. 1. Siscia Sisak

2. Patissus Tissa

:

B.a. 3. Lissus Lesh Lezh

4. (Rascia) (Rash(k)a

5. Naissus Nish

:

b. 6. Isamnus) Ishëm

7. Scardus Sharr

8. Scupi Shkupi

:

c. 9. Scampinus Shkumbin

10. Episcopia Peshkopi

11. Astibos Shtip

:

12. Stobi Stobi

13. Strymon Struma

Ky korpus toponimesh është i renditur në paradigma zonash e aksesh që shtrihen përgjatë Ilirikut nga brigjet e lumenjve Savus (Sava) dhe Ister (Danub a Dunav) deri në jugun e Peonisë antike, nga brigjet e Adriatikut – në perëndim, deri në brigjet e lumenjve Mar(a)gus (Morava) dhe Bardarium (Vardar) a Axios – në lindje.

Korpusi përmban shembuj të sistemuar në tri zona dhe pesë tipa paradigmatikë sipas disa tipareve (në nuanca) përcaktues:

1. Zona A, në veri, me shembujt (1-2), ku prototipi i fërkimores indoeuropiane /s/ kishte mbijetuar nën ndikimin e keltishtes dhe pastaj të sllavishtes;

2. Zona B apo qendrore (Ilyrii proprie dicti) , me shembujt e serive paradigmatike a: 3-4-5, b: 6-7-8 dhe c: 9-10-11, ku shtrihen evidenca onomastike që në strukturën e tyre formale përmbajnë fërkimore alveolare /s/ por që, nën ndikimin e dukurisë së qiellzorizimit (palatalizimit) që ishte shfaqur (në rrethana që duhet hulumtuar) në iliro-arbërishte, kjo fërkimore alveolare e origjinës indoeuropiane, në këta shembuj autoktonë ose të huazuar, është shndërruar në fërkimore alveolare qillzore /sh/;

2. Te zona C, në jug, me shembujt (12-13) ku, mbi bazë të prestigjit të greqishtes e pastaj edhe të sllavo-bullgarishtes, është ruajtur alveolarja /s/:

Skema 3

3. 2. Që nga Thalesi, konceptet tokë, ujë, ajër e zjarr konsiderohen substanca bazë për ekzistencën dhe zhvillimin e qenieve të gjalla. Edhe specia homo evoluoi dhe u zhvillua në to. Nëse u lind në tokë, njeriu jetoi me ujin, ajrin dhe me zjarrin, e, në tokën mëmë, ndërtoi vendbanime në male e gryka, në ultësira e fusha gjithherë pranë ujërave që, në tërësinë e Universit, ujërat janë kategori e markuar, nga se ata janë në tokë dhe në sipërfaqe të saj, rrjedhin në të dhe krijojnë rrjedha, subsisteme e sisteme ujore që njomin dhe mbajnë në jetë botën e gjallë. Vetëm në hapësirën e Ilirikut gjenden tri sisteme të mëdha rrjedhash që derdhen në tre pellgje detesh (Adriatik, Egje dhe Det të Zi apo Pontus); edhe në Ilirikun juglindor rrjedhat ujore derdhen në të njëjtat dete.

Ndoshta (edhe) për shkak të vlerave utilitare e të natyrës së markuar në raport me substancat tokë, ajër e zjarr, lumenjtë mund të kenë qenë ndër të parat objekte që njeriu i kishte emërtuar.

Emra ujërash, pellgjesh, rrjedhash, lumenjsh hasen në shkrimet e autorëve antikë që nga Homeri e Herodoti deri tek Tit – Livi e Plini; sidomos kanë qenë evidencuar emrat e lumenjve të mëdhenj. Midis emrave të lumenjve të hapësirës së Ilirikut tek shumë autorë dalin hidronimet Dravus, Savus, Patissus, Danubius (Ister), Urpanus, Basanus, Drinus (Drilo), Mar(a)gus, Axius (Bardarius), Scampinus, etj. Siç shihet nga këto forma hidronimike, edhe në format aktuale të tyre Drava, Sava, Tisa, Dunav, Vrbas, Bosna, Drina e Drin, Morava, Vardar, Shkumbin, etj., ruhet tema e formave që u shënuan nga autorët antikë dhe, me të drejtë, mendohet se hidronimet (sidomos emrat e lumenjve të mëdhenj) janë relikte onomastike që, më së miri i kanë mbijetuar epokat dhe janë treguar rezistentë ndaj trysnive sistemore e kategoriale të gjuhëve të popujve të ardhur më vonë. Këtë mendim e arsyeton prezenca e gjuhëve paraindoevropiane tek emrat e lumenjve Buenë, Ibër, Llap dhe Mar(a)gus, por edhe tek ato hidronime të origjinës ilire, si tek emrat e lumenjve Drava, Sava, Drina, Drin, Drilon etj.

U përmend më sipër rezistenca e emrave të lumenjve të mëdhenj në plan sistemor dhe kategorial, andaj një paralele midis trajtave të hidronimeve të periudhës të parainvazioneve të popujve barbarë të Mesjetës së hershme dhe të trajtave të sotme të emrave të këtyre lumenjve, do të sillte dëshmi valide në favor të karakterit konservator në ruajtjen e disa elementeve të gjuhës burimore të këtyre hidronimeve.

Në studimet komparative në fushë të hidronimisë rëndësi të veçantë ka kategoria e gjinisë, ku gjinia e gjenerikut (gn), ka rol determinues në konceptimin dhe përcaktimin e gjinisë (m.,f.) të specifikut të hidronimit “individual”, emrit të lumit. Në latinishte gjeneriku (pak më i përcaktuar) për rrjedhat fluvius është i gjinisë mashkullore (M) po sikur i shqipes lumë (M), kurse në sllavishtet është reka i gjinisë femërore (F), prandaj edhe gjinia e hidronimeve (t`i quajmë emra individualë), që shenjojnë sidomos lumenj të mëdhenj, në latinishte e në shqipe (në shumicë) i takojnë kategorisë masculina që tek sllavishtet është e kundërta, i takojnë kategorisë feminina të emrave. Në këtë sens kemi ndërtuar katër skema ekuacionale:

a) lat. : M: m = shq.: M:m

lat. alb.

FLUVIUS (M) Drinus (m) = LUMI (M) Drin (m)

Bardarius (m) = Vardar (m)

*Ibar (m) = Ibër (m)

*Lab (m) = Llap (m)

Në këtë seri paradigmatike latinishtja me shqipen përkojnë në gjini si në nivel të gjenerikut ashtu edhe në atë të specifikut.

a) at.: M: m = sll.: F : m

lat sll.

FLAVIUS (M) Drinus (m) = REKA (F) Drin (m)

Bordarius (m) = Vardar (m)

*Ibar (m) = Ibar (m)

*Lab (m) = Lab (m)

Në këtë seri paradigmatike kemi “mospërputhje” te sllavishtet në gjini midis gjenerikut dhe specifikut, ku gjeneriku reka është në gjininë femërore por specifiku është i gjinisë mashkullore që ne e konsiderojmë gjurmë arbroro – shqiptare.

c) lat.: M: m = sll.: F : m

lat. shq.

FLUVIUS (M) Dravus(m) = REKA (F) Drava (f)

Savus (m) = Sava (f)

Drinus (m) = Drina (f)

Mar(a)gus (m) = Morava (f)

Kjo seri është e ndërtuar konform rregullave sistemore të secilës gjuhë.

d) lat.: M : m = shq.: M : f

Lat. shq.

FLAVIUS(M) Dravus(m)=LUMI(M) Dravë apo Drava(f)

Savus (m) = Savë apo Sava (f)

Drinus (m) = Drinë apo Drina (f)

Mar(a)gus (m) = Moravë apo Morava (f)

Te kjo seri latinishtja është konform sistemit të vet, por tek shqipja specifiku nuk e përcjell gjininë e gjenerikut; specifiku është nën ndikimin e sllavishteve.

Pas këtyre paraleleve paradigmatike, mund të konkludohet se latinishtja dhe shqipja në a), b) , c) dhe d) përkojnë në gjini në rrafsh të gjenerikut, por në rrafsh të specifikut përkojnë vetëm tek a). Specifiku i shqipes, pra emri i lumit tek d) është i gjinisë femërore nën ndikimin e sllavishteve, por specifiku te b) i sllavishteve është i gjinisë mashkullore nën ndikimin e protoshqipes. Ky rast, pra gjinia mashkullore e specifikut të trajtave janë marrë nga shqipja, e hidronimeve Drin (m), Ibar (m), Lab(m) dhe Vardar(m) është gjurmë kategoriale iliro-arbërore, që dëshmon se iliro-arbërishtja në këto hapësira të Dardanisë antike ka qenë gjuhë parësore (primare), dominuese dhe me prestigj me të madh në raport me sllavishtet.

*

Antikiteti dhe Mesjeta e hershme dhe e vonë kanë lënë evidenca antroponimike që dëshmojnë prezencë të fuqishme etnike, kulturore e gjuhësore iliro-dardane dhe iliro-peone në Ilirikun Juglindor. Shënimet për mbretërit iliro-dardanë e peon tek autorët antikë dhe tek ata në kapërcyell të dy epokave (antikitetit dhe mesjetës) janë të shumta, por këtu do të përmendja të dhënën rreth origjinës etnike iliro-dardane të perandorëve Justin e Justinian, që e sjell Prokopi i Cezaresë në veprat De Aedificiis dhe Historia arcana .

Në fushë të antroponimisë iliro-dardane punë të madhe kanë bërë Radosllav Katičić dhe Zef Mirdita, por edhe disa medievistë Muhamet Tërrnava e Jahja Drançolli, si dhe osmanologu Ilaz Rexha. Lëndë të vlefshme onomastike (ojkonimike e antroponimike) haset edhe në Krisobulat dhe Povelat e Deçanit e të Graçanicës, si dhe ne defterë të periudhës turke.

Në studimin monografik Onomastika mesjetare arbane në arealin e Dardanisë, të Iljas Rexhës gjejmë forma të shumta ojkonimike dhe antroponimike të ndërtuara sidomos mbi bazat arban- dhe bard-, të cilat hasen që nga veriu i Dardanisë (Nishi) deri në jug të Peonisë në rrethinat e Shtipit.

a) Mbi bazën arban – janë ndërtuar emra lokalitetesh e fshatrash, si :

Arbanash, te Nishi

Arbanash, te Prokupla

Arbanash, te Kurshumlia

Arbanashik, te Vranja

Arbanashka, te Kumanova

Arbanas, te Shkupi

Arbanasa, te Prilepi

Arbanasinofc, te Prilepi

Arbanas, te Kërçova

Arbanashki, te Kërçova

Arbanas, te Krusheva

Arbanas, te Manastiri

Arbanas, te Shtipi

Arbanashki, te Shtipi

Edhe në krisobula e defterë dendur ndeshim forma etnikësh si arbanas, arnaut, arnavud.

b) Edhe mbi bazën bard-, hasen emra lokalitetesh e fshatrash që shtrihen që nga aksi: Rozhajë – Tutin – Nish (në veri) deri në Dibër – Shkup – Shtip (në jug):

Bardon, te Rozhaja

Barllovi, te Tutini

Bardiç, te Nishi

Bardin, te Prokupla

Barllovo, te Kurshumlia

Barduz, në Llap

Bardovci, te Shkupi

Barduz, te Dibra

Bardovci, te Shtipi

Emri, antroponimi Bardo, në Krisobulen e Deçanit del më tepër se njëzet (20) herë.

Rezyme

Në këtë studim vërehet se ka pasur shtysa dhe motiv(im)e për ta shtruar problemin e autoktonisë që del nga sintagma zbritje nga malet. Kjo sintagmë ka qenë spiritus movens për të reaguar kundër mesazhit që kjo bart. Kjo “zbritje” është kundruar nga aspekti semantik që në fillim të trajtesës.

Pasi që çështja e autoktonisë është problem kompleks, na është imponuar qasja interdisiplinare; andaj, në pjesën e dytë çështja është kundruar nga aspekti antropologjik e tipologjik. Siç shihet edhe te skema 2, këtu janë radhitur katër popuj dominantë të Ballkanit (shqiptarët, grekët, bullgarët e serbët), që tek dy të parët predominon brakicefalia, kurse tek të dytët dolikocefalia, elemente dalluese me rëndësi për hulumtimin e autoktonisë së ndonjë entiteti etnik në këto hapësira të Mediteranit.

Pjesët vijuese të këtij studimi i janë kushtuar konkordancave, por edhe dallimeve kundërvënëse në fushë të onomastikës me përqëndrim të veçantë tek gjinia e gjenerikut të emrave të lumenjve, cilësi kjo dalluese e gjuhës shqipe edhe kundërvënëse në raport me gjuhët sllave.

Por vëmendje të veçantë u është kushtuar disa çështjeve të domenit të fonologjisë diakronike, përkatësisht evoluimit të fërkimores (frikativit) /s/ në /sh/ në protoshqipe.

Këto fërkimore u kanë shërbyer shumë gjuhëtarëve që nga Skoku, Bariqi e Çabeji, t`i trajtojnë etimologjitë e disa toponimeve (ojkonime e oronime) si tek seria Naissus, Scupi, Astibos, Lychnidus, Scardus, të cilat në saje të ligjeve fonetike të shqipes kanë evoluar në të sotmet (forma): Nish, Shkup, Shtip, Ohër dhe Sharr.

Ky fenomen evolutiv ka bërë që protoshqipja të dallojë nga greqishtja, latinishtja dhe prasllavishtja dhe të ndihmojë në diskutimin rreth autoktonisë së elementit etnik shqiptar në këto hapësira dhe lokalitete urbane.

Kalimi i fërkimores alveolare /s/ në /sh/ u ka shërbyer shumë gjuhëtarëve të huaj e të vendit ta shikojnë në sistem zingjirin ojkonomik Nish – Shkup – Shtip – Sharr, që rrjedhin nga trajtat Naissus – Scupi – Astibos – Scardus, ku fërkimorja alveolare /s/, sipas mendimit të Skokut, Bariqit e Çabejit ka evoluar në fërkimore alveolare qiellëzore /sh/ vetëm mbi bazë të ligjeve fonetike të shqipes.

Se ky arsyetim ka bazë solide shkencore po e përforcojmë me mendimin e njërit ndër linguistët më kompetentë të kësaj fushe linguistike, filologut klasik, indoeuropianistit dhe profesorit të universiteteve të Zagrebit dhe Vjenës Radosllav Katičić:

“On the other hand Niš from Nαϊσσόs, Štip freom Ασστίβοs, Šar from Scardus, and Ohrid from Lychnidus presuppose the sound development characteristic for Albanian”.

Bibliografia e përzgjedhur

Ceka, N. Ilirët, Tiranë, 2004

Çabej, E. Hyrje në indoeuropianistikë, Tiranë, 2008

Çabej, E. Kontributi i shqipes në formimin e lidhjes gjuhësore ballkanike, “Përparimi”, nr. 3. Prishtinë, 1972

Demiraj, Sh. Gjuhësi ballkanike. Shkup, 1994

Demiraj, Sh. Epiri, pellazgët dhe shqiptarët, Tiranë, 2008

Hagège, C. La structure des langues. P. U. F. Que sais-je” Paris, 1999

Hadžibegić et alt., Oblast Brankovića. Opširi katastarski popis iz 1455. I. Sarajevo, 1972

Hamm, J. Staroslavenska gramatika. Zagreb, 1958

Ilirët dhe Iliria te autorët, I. Tiranë, 1965.

Jireček, K. Romani u gradovima Dalmacije. Zbornik. I. Beograd, 1962

Katičić, R. Ancient langues of the Balkans. Mouton, The Hague – Paris, 1976

Luka, D. Studime gjuhësore V. Shkodër 1999

Meje, A. Uvod u indoevropsko proučavanje indoevropskih jezika. Beograd, 1965

Milaj, J. Raca shqiptare, Tiranë, 1944

Milošević, M. Dečanska Krisovula. Glasnik srpskog učenog društva, II. Beograd, 1880

Mirdita, Z. Antroponimia e Dardanisë në kohën romake, Prishtinë, 1981

Patch, K. Ilirët, Tiranë, 2004

Procopius Caesarensis, Historia arcana. Editi O Academiae Reipublicae Socialis Romaniae, 1972

Pulaha, S. Defter i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, Tiranë, 1975

Raduman, Teorije organske i evolucije. Beograd, 1971

Rexha, I., Onomastika mesjetare arbane në arealin e Dardanisë, Prishtinë, 2005

Rostaing, Ch., Les noms des lieux. P. U. F. Que sais-je? Paris 1997

Sejdiu, Sh., Sprova etimologjike. Prishtinë, 2002

Simeon, R. Enciklopedijski rječnik lingvističkih izraza, I, II, Zagreb, 1969

Skok, P., Etimologijski rječnik hrvatskog ili srpskoga jezika I., II. III. Zagreb, 1971, 1972, 1973

Tërnava, M., Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV – XVI, Prishtinë 1995

Thalloczy, V. L., Vëzhgime iliro-shqiptare. Shkodër 2004

Topalli, K., Fonetika historike e gjuhës shqipe. Dituria, Tiranë 2007

Filed Under: LETERSI

Romanca e Aleksandrit

June 2, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Një monedhë e lashtë tregon Aleksandrin e Madh me dy brirë në kokë. Nga kjo lindi “Dhul-Karnejn” (dy brirë) që njihet gjerësisht si Legjenda siriane e Aleksandrit. Sipas saj, Aleksandri udhëtoi në skajet e botës dhe më pas ndërtoi një mur në malet e Kaukazit për të mbajtur Gogun dhe Magogun jashtë tokave të qytetëruara.

Disa argumentojnë se forma e këtij tregimi në Legjendën siriane të Aleksandrit daton midis viteve 629 dhe 636 të erës sonë dhe kështu duhet marrë me rezerva. Megjithatë, Legjenda siriane ka marrë një sërë datash nga studiues të ndryshëm, që supozojnë se legjenda ka ekzistuar në vitet 300 të erës sonë.

Sidney Griffith argumenton se historia e thjeshtë e gjetur në Legjendën siriane të Aleksandrit ka shumë të ngjarë të ketë qenë aktuale gojarisht përpara se të përpilohej me shkrim në një nga tekstet siriane, dhe është e mundur që ishte ky version që u kujtua në mjedisin islam.

Aleksandri i Madh ishte një figurë jashtëzakonisht popullore në kulturat klasike dhe post-klasike të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme. Pothuajse menjëherë pas vdekjes së tij në 323 p.e.s., filloi të grumbullohej një trup legjendash për bëmat dhe jetën e tij, të cilat, me kalimin e shekujve, u bënë gjithnjë e më fantastike dhe alegorike. Kolektivisht kjo traditë njihet si “Romanca e Aleksandrit” dhe disa recensione paraqesin episode të tilla si Aleksandri që ngjitet në Parajsë, duke udhëtuar në fund të detit në një flluskë xhami dhe nëpër Tokën e Errësirës në kërkim të Ujit të Jetës. (Shatërvani i Rinisë). Dorëshkrimet më të hershme të Romancës së Aleksandrit, siç kanë mbijetuar, tregojnë se ajo u kompozua në Aleksandri në shekullin III p.e.s. Teksti origjinal humbi, por mbeti burimi i rreth tetëdhjetë versioneve të ndryshme të shkruara në njëzet e katër gjuhë të ndryshme. Ndërsa romanca e Aleksandrit vazhdoi të tregohej gojë më gojë gjatë shekujve, ajo u muar nga popuj të ndryshëm. Me rëndësi të veçantë ishte përfshirja në traditat legjendare hebraike dhe më vonë të krishtera. Në traditën hebraike Aleksandri fillimisht ishte një figurë satire, duke përfaqësuar sundimtarin lakmues që është injorant i të vërtetave më të mëdha shpirtërore. Megjithatë besimi i tyre në një Zot të drejtë e të gjithëfuqishëm i detyroi interpretuesit hebrenj të traditës së Aleksandrit të pajtoheshin me suksesin e pamohueshëm të përkohshëm të tij. Pse një Perëndi i drejtë dhe i gjithëfuqishëm do t’i tregonte një favor të tillë një sundimtari të padrejtë? Kjo nevojë teologjike, plus akulturimi ndaj helenizmit, çuan në një interpretim më pozitiv hebre të trashëgimisë së Aleksandrit. Në formën e saj më neutrale, kjo u karakterizua duke bërë që Aleksandri të tregonte respekt ndaj popullit hebre ose ndaj simboleve të besimit të tyre. Duke pranuar kështu të vërtetën thelbësore të traditave fetare, intelektuale ose etike të pushtuesit të madh, prestigji i Aleksandrit u përdor për kauzën e etnocentrizmit hebre. Përfundimisht, shkrimtarët hebrenj do ta zgjidhnin pothuajse plotësisht Aleksandrin, duke e përshkruar atë si një johebre të drejtë apo edhe një monoteist besimtar.

Popujt e kristianizuar të Lindjes së Afërt, trashëgimtarë të fillesave judaike të romancës së Aleksandrit, e teologjizuan më tej Aleksandrin derisa në disa tregime ai u përshkrua si një shenjt. Legjendat e krishtera e kthyen pushtuesin e lashtë Aleksandër në Aleksandrin “Mbreti Besimtar”, duke lënë të kuptohet se ai ishte një besimtar i monoteizmit. Përfundimisht, elementët e romancës së Aleksandrit u kombinuan me legjendat biblike si Gog dhe Magog.

Gjatë periudhës kur u shkrua romanca e Aleksandrit, dihej pak për Aleksandrin e Madh historik të vërtetë, pasi pjesa më e madhe e historisë së pushtimeve të tij ishte ruajtur në formën e folklorit dhe legjendave. Vetëm në Rilindjen (1300–1600) historia e vërtetë e Aleksandrit u rizbulua: Që nga vdekja e Aleksandrit të Madh në vitin 323 p.e.s., nuk ka pasur asnjë epokë në histori, qoftë në Perëndim apo në Lindje, në të cilën emri dhe bëmat e tij nuk kanë qenë të njohura. E megjithatë jo vetëm që kanë humbur të gjitha të dhënat bashkëkohore, por edhe vepra e bazuar në ato shënime, megjithëse shkruar rreth katër shekuj e gjysmë pas vdekjes së tij, Anabasis e Arrianit, ishte krejtësisht e panjohur për shkrimtarët e Mesjetës dhe vepra u bë e disponueshme për Perëndimin vetëm me Rilindjen. Përjetësimi i famës së Aleksandrit në shumë epoka dhe në mesin e kaq shumë popujve është kryesisisht për shkak të një vepre të njohur si Romanca Aleksandër, shkruar nga Kalistenes, i cili shoqëroi Aleksandrin e Madh gjatë ekspeditës aziatike. Nëna e tij Hero ishte mbesa e Aristotelit, gjë që e bën Callistenin stërnipin e Aristotelit.

Nëpërmjet ndikimit të xhaxhait të tij filozof, Callistheni u emërua më vonë për të marrë pjesë në ekspeditën aziatike të Aleksandrit si historian zyrtar. Gjatë viteve të para të fushatës së Aleksandrit në Azi, Kallistheni bëri lavdërime. Megjithatë, ndërsa mbreti dhe ushtria depërtonin më tej në Azi, toni i tij filloi të ndryshojë, dhe filloi të kritikonte ashpër adoptimin e zakoneve persiane nga ana e Aleksandrit. Vdekja e Kallisthenit u implikua nga ish-nxënësi i tij, Hermoalus në një komplot për të vrarë Aleksandrin. Ai u fut në burg ku vdiq shtatë muaj më vonë, nga torturat ose nga sëmundjet. Kjo ngjarje i mbylli marrëdhëniet e Aleksandrit me Aristotelin.

Megjithatë, ka disa histori të ndryshme se si ai vdiq ose u ekzekutua. Kryqëzimi është metoda e sugjeruar nga Ptolemeu, por Chares nga Mytilene dhe Aristobulus i Cassandreias të dy pretendojnë se ai vdiq nga shkaqe natyrore ndërsa ishte në burg. Callistheni shkroi një rrëfim të ekspeditës së Aleksandrit deri në kohën e ekzekutimit të tij, dhe vepra të tjera, të cilat të gjitha janë zhdukur. Megjithatë, tregimi i tij për ekspeditën e Aleksandrit u ruajt mjaftueshëm për t’u nxjerrë si burim i drejtpërdrejtë ose i tërthortë për histori të tjera që kanë mbijetuar. Polibi qorton Kallisthenin për përshkrimet e tij të dobëta të betejave të Aleksandrit. Një sasi e materialit më legjendar u bashkua në një tekst të njohur si Romanca e Aleksandrit, baza e të gjitha legjendave që e kanë origjinën gjatë kohës së Ptolemenjve, por në formën e tij aktuale i përket shekullit të III-të të erës sonë. Autori i tij zakonisht njihet si Pseudo-Kallisthenes. Ekzistojnë gjithashtu versione siriane, armene dhe sllave, përveç katër versioneve greke (dy në prozë dhe dy në vargje).

Filed Under: Histori Tagged With: Astrit Lulushi

Milicia fashiste që sulmon Kosovën*…

June 2, 2023 by s p

Albin Kurti/

Pas dorëheqjes në formë të organizuar të katër kryetarëve të komunave në veri të Mitrovicës, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, me 5 nëntor të vitit të kaluar, u patën shpallur zgjedhjet e reja të parakohshme për datën 18 dhjetor. Mirëpo, më datën 10 dhjetor, pra 8 ditë paraprakisht, me ftesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së saj, znj. Vjosa Osmani, ne morëm pjesë në një takim të përbashkët si kryetarë të subjekteve politike, për ta diskutuar shtyrjen e këtyre zgjedhjeve me rekomandimin edhe të partnerëve e miqve tanë ndërkombëtarë, për shkak të sigurisë së cenuar në Kosovë.

Asokohe, mbi bazën e vlerësimeve të institucioneve të sigurisë për situatën në terren dhe në konsultim e në koordinim me faktorët ndërkombëtarë, me 10 dhjetor pra në Ditën Ndërkombëtarë të Drejtave të Njeriut, zgjedhjet u shtyn për 23 prill të këtij viti. Pra, për katër muaj.

Shteteve aleate të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian ua pranuam kërkesën dhe vendimin për shtyrje të cilin e dakorduam bashkërisht në një mbledhje me kryetarët e partive. Pra, ishte një rekomandim me të cilin pajtoheshim duke pasur parasysh vlerësimin e organeve të sigurisë të Republikës së Kosovës.

Po atë ditë, pra me 10 dhjetor të vitit të kaluar me urdhër të Presidentit të Serbisë, 16 barrikada u vendosën në rrugët në veri të vendit të cilët patrulloheshin e udhëhiqeshin nga njerëz të sanksionuar edhe nga Thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe nga Zyra e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe.

Ishte e qartë tashmë që plani për dorëheqje i Listës Serbe, në komunat në veri përfshinte qëllimin e destabilizimit të Kosovës përmes ngritjes së barrikadave.

Në vitin e kaluar i patëm mbyllur 16 rrugë ilegale në veri, edhe mbylljes së 16 rrugëve ilegale iu përgjigjen me 16 barrikada.

Zgjedhjet duhej të mbaheshin. Njëherë u shtyn nuk mund të shtyheshin sërish.

Më 7 prill unë i kam bërë thirrje komuniteti serb në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhje. Më 19 prill Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Gabriel Escobar, deklaroi se ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t’i njohin rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, edhe pse serbët do t’i bojkotojnë ato dhe u bëri thirrje serbëve që të kthehen në institucione. Qeveria e Kosovës ka obligim kushtetues. Do të ketë zgjedhje dhe ne do t’i njohim rezultatet dhe shpresojmë që serbët të kthehen në një moment’.

Njihej procesi, njihej rezultati, njihej betimi, njihen kryetarët e komunave.

Më 20 prill Presidenti i Serbisë deklaroi se komuniteti serb nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, dhe bën thirrje për bojkot.

Më 21 prill Lista Serbe bën thirrje për bojkot të zgjedhjeve. Në këtë ditë poashtu lideri i Partisë të Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, tërhiqet nga gara. Po të mos tërhiqej ai do të ishte sot kryetar i Leposaviqit. Mirëpo, dy ditë para zgjedhjeve u tërhoq.

Më 23 prill mbahen zgjedhjet, asnjë incident. Organizim i shkëlqyeshëm i Komisionit Qendror Zgjedhor.

Më 19 maj bëhet betimi i kryetarit të ri, në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq, asnjë incident.

Më 25 maj bëhet betimi i tre kryetarëve të rinj në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Asnjë incident.

Më 26 maj, ditën kur kryetarët e rinj në tri komuna fillojnë ditën e parë të punës, ata përballen me pengesa nga protestues, të cilët sulmojnë Policinë e Kosovës dhe pjesëtarë të KFOR-it. Në këtë pikë, më duhet të theksoj se shoqërimi i kryetarëve të rinj me forcat e sigurisë, është vlerësim i institucioneve të sigurisë, të cilët vlerësojnë shkallën e rrezikshmërisë, pra nuk është vendim politik, por unë si kryeministër e mbështes këtë. Edhe atëherë edhe sot. Kanë vlerësuar drejt dhe në ditët në vijim u dëshmua që kanë vlerësuar drejt. Përndryshe, po të mos ishte ashtu, ne do të kishim kryetarë të komunave, të cilët goditen nga ato bandat kriminale, sepse do të ishin të ekspozuar ndaj sulmit, i cili ishte i parapërgatitur dhe kërkonte pretekst.

Po e them këtë, sepse të shumtë janë ata, të cilët praninë e forcave të policisë e kanë quajtur si hyrje me forcë në ndërtesë. Nuk ka nevojë ta quajmë hyrje me forcë në ndërtesë, sepse ajo ndërtesë është e Republikës së Kosovës. Nuk hyn policia me forcë në ndërtesë të vet. Nuk hyn Kryetari i Komunës me forcë në ndërtesë të vet. Ajo është zyra e tij. Nuk ka pasur asnjë arsye që të hyhet me forcë në ndërtesë, por ata që e shohin vetëm fotografinë e policisë në sekondën kur hyn Kryetari, sikur ndërtesa të mos ishte e rrethuar me njerëz, të cilët pasi që e kishin blinduar portën dhe derën, nuk dëshironin të hynte askush.

Më lejoni me këtë rast t’ju njoftoj. Lista Serbe i ka braktisur institucionet në veri dhe Parlamentin këtu, përveç kur duhet ardhur për tu nënshkruar për me marrë pagën. Kjo braktisje e institucioneve është pasuar me braktisje të procesit zgjedhor dhe njëkohësisht me braktisje të ndërtesave.

Kur kanë hyrë kryetarët e komunave në ndërtesa, ndërtesat kanë qenë të zbrazëta, por të blinduara. Ata i kanë braktisur ndërtesat. Ata e dinë që nuk janë të tyret. Ndërtesat janë të Republikës, por në momentin kur po hyn Kryetari, ata po shkaktojnë pengesa. Pra, ata nuk po i duan ndërtesat. Ata po dëshirojnë që as ne të mos i duam ato. Ata i kanë braktisur ndërtesat.

Unë kam pasur hall, që kur vjen puna me hy Kryetari i Komunës në Leposaviq, në Zveçan ose në Zubin Potok, çka do të bëjnë serbët, që janë administratë brenda? Por, ata i kishin braktisur ndërtesat. Ndërtesat kanë qenë të zbrazëta dhe natyrisht që aty hyn Kryetari i Komunës, po kush tjetër?

Strukturat paralele nuk i donë as ndërtesat zyrtare. Pastaj, fakti që ka pasur pengesë në hyrje të ndërtesës së komunës, ku është vendi zyrtar i kryetarëve të rinj të zgjedhur, prezenca e policisë ka qenë e justifikuar, pasi është dashur që të sigurohet hyrja e tyre e pa penguar dhe nëse e vëreni diskutimin që ka polici i Republikës së Kosovës, Komandanti i Njësisë me protestuesit, e sqaron gjithçka. Kemi nevojë për korridor për qasje. Ne duam të punojmë. Ne duam të funksionojmë. Mirëpo, kur nuk krijohet mundësia për korridor për qasje, natyrisht që na duhet ndërtesa. Dhe, Policia e Republikës së Kosovës këtë aset të Republikës së Kosovës e merr nën kontroll. Një aset të braktisur prej atyre, që shtiren se zgjedhjet ishin ilegale apo jolegjitime.

Mandej, kemi datën 29 maj, ditën e hënë të kësaj jave, ku një pjesë e mirë e bandave kriminale, të cilët ishin me gjasë në tubimin e presidentit të Serbisë, me 26 maj, u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën. Tanimë kemi pamje të mjaftueshme, me video e me foto, të cilat dëshmojnë se eskalimi i situatës me 29 maj ishte i planifikuar, ishte mirë i organizuar dhe kishte autorë.

Autor është Beogradi zyrtar, i cili është kujdesur që shqetësimet e shprehura nga zëra të ndryshëm të cilët paralajmëronin eskalim të situatës nëse policia nuk tërhiqet, nëse kryetarët nuk shkojnë në punë, që këto shqetësime t’i kthej në realitet.

Pra, ngritja e shqetësimeve të shumta për eskalim të situatës bëri që Serbia të mobilizoj grupet kriminale që vërtetë ta eskalojnë situatën. E kundërta duhej të ndodhte. Pas deklaratave mbështetëse për mbajtjen e zgjedhjeve dhe njohjen e rezultatit zgjedhor, çdoherë duke ditur bojkotin e komunitetit serb, duhej të mbështeteshin kryetarët e ri që të punojnë në vendin e tyre të punës.

Pra, ajo që mungonte me 25 maj, pas betimit të kryetarëve, e që po mungon ende është deklarata se në përputhje me procesin, të cilin porsa e përmenda, të mos pengohet puna e kryetarëve të ri deri në zgjedhjet e reja. Kjo është deklarata e munguar. Deklarata e munguar, e shoqëruar me shqetësimet e tepruara nuk i ka ndihmuar situatës.

Kjo kronologji e ngjarjeve është me rëndësi pasi që tregon se institucionet e Kosovës kanë bërë detyrat e tyre. Ne kemi vepruar në përputhje me obligimet kushtetuese dhe interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Por, kjo kronologji tregon gjithashtu që ka pasur jo vetëm konsultim, por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtar. Pra, nuk ka pasur asnjë befasi, pasi ky ka qenë një proces me shumë hallka, e ku hallka e fundit e ishte shkuarja e kryetarit me çantë në vendin e tij të punës.

Ajo që duhet të kuptohet, e më duhet ta përsëris që të jem sa më i qartë, është se pasuria e objektet publike të Kosovës i takojnë Republikës së Kosovës e republika është e qytetarëve. Republika është forma e shtetit tonë. Shteti është sovran, populli është burimi i sovranitetit.

Përdorimi i tyre rregullohet me ligj në këtë kuvend ku është i përfaqësuar populli dhe mbrojtja e tyre po ashtu rregullohet me legjislacion e ku organet e sigurisë janë të thirrura të zbatojnë atë sipas mandatit të tyre.

Unë nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale të llojit fashist-paramilitar kërcënojnë rendin kushtetues e ligjor të Republikës. Jam i vetëdijshëm që jo të gjithë ata që po marrin pjesë në grumbullimet përpara objekteve janë pjesë e grupeve të tilla, por, fatkeqësisht, shumë qytetarë serb për shkak të presionit e kërcënimit të Beogradit zyrtar janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulmet e grupeve të tilla kriminale.

Dhe aty janë tri kategori: kategoria e parë janë këta kriminelët e mbrojtjes civile. Këta janë kategoria e parë. Këta janë ajo pjesa ekstremiste, shoveniste, nacionaliste, e cila e admiron Millosheviqin edhe Putinin edhe merr pjesë në protesta të dhunshme. Kategoria e dytë janë ata nga administrata publike, të cilët po nuk dolën në protesta humbin pagën, se vendin e punës nuk e di a e kanë. Dhe kategoria e tretë, janë kompanitë e Radojçiqave dhe Veselinoviçave të cilët ju jepin ditë pushimi punëtorëve me kusht që me shku në protesta të dhunshme. Pra, ua kushtëzojnë vendin e punës me protestë të dhunshme edhe kur shkojnë në protestë të dhunshme ua shkruajnë ditë pushimi. Këto janë tri kategori.

Nëse vëreni me kujdes, në Zveçan mblidhen disa qindra, në Leposaviq edhe në Zubin Potok disa dhjetëra, nganjëherë disa qindra, por në ballë të tyre janë përgjithësisht këta të mbrojtjes civile.

Në shqiptarët kemi shumë përvojë historike në organizim të protestave e demonstratave ku shprehim pakënaqësinë. Protestat vijnë prej poshtë. Këto nuk janë protesta prej poshtë. Këtë janë protesta nga lartë. Që do të thotë se nuk janë protesta.

Nuk ka asgjë autentike në ato protesta. Nuk është vullnet i popullit ai. Është direktivë e Beogradit. Dhe mua më vjen keq për qytetarët serb të cilët detyrohen të dalin në këto protesta, sepse unë mendoj se ata sot janë njerëzit më të pa lirë në Republikën e Kosovës. Pikërisht ai qytetari serb që duket që po e shpreh një vullnet aty para Komunës atij i mungon më së shumti liria, po jo për shkak të Prishtinës, po për shkak të Beogradit. Ata duhet të çlirohen nga kjo milici fashiste dhe Republika e Kosovës me policinë e saj dhe organet e saj po e bënë pikërisht këtë gjë. Sot nuk është në pyetje çlirimi i Kosovës, sot është në pyetje çlirimi i komunitetit serb nga milicia fashiste dhe ne duhet t’i ndihmojnë serbëve që të çlirohen nga milicia fashiste, jo të dorëzohemi përballë tyre.

Unë ndjej keqardhje maksimale për sulmet që ndodhën dhe po ndodhin ndaj anëtarëve të policisë tonë, ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve dhe e shpreh falënderimin tim për të gjithë, për kurajon e për sakrificën, në veçanti për anëtarët e policisë sonë që në mënyrë të dinjitetshme, patriotike e të përgjegjshme po e mbrojnë Kushtetutën dhe ligjin në shtetin e tyre të pavarur të cilët i shërbejnë me përkushtim.

Unë besoj se ka shumë gjëra ku mund të mos pajtohemi, të gjithë i kemi opinionet dhe mendimet tona, ama është Republika, ligji Kushtetutshmëria ato të cilat na bashkojnë.

Për vite me radhë nga partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtar na është thënë që kërcënimi më i madh për Kosovën është shkalla e lartë e korrupsionit dhe krimit të organizuar që na i pengon sukseset e Kosovës. Ne i kemi dëshmuar se jemi partnerë të denjë të miqve tanë ndërkombëtar me avancimin demokratik e ekonomik të Kosovës. Ajo që i bënë bashkë partnerët tanë ndërkombëtarë janë vlerat e përbashkëta dhe besimi se këto janë universale që duhet të mbrohen me çdo kusht. Qëllimet, vizionet, vlerat, interesat i kemi të përbashkëta.

Qeveria ime beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian, e më gjerë. Ne jemi thelbësisht transatlantik. Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, bashkë me njëra tjetrën dhe bashkë me neve.

Por qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njëjtë. Serbia është vend autokratik. Serbia nuk është vend demokratik. Në Serbi shtypen liritë dhe të drejtat e njeriut, shtypet opozita dhe Rusia e ka qendrën e saj rajonale.

Ju e shihni ne shqiptarët që jemi 93% në Kosovë, sa shumë parti politike kemi. Atje në kolonën e mesme e në rreshtin e fundit i kemi pakicat jo serbe i kemi romët, egjiptianët, ashkalinjtë, i kemi boshnjakët i kemi turqit. Secila pakicë kombëtare i ka disa parti mirëpo në vendin tonë të dashur deputetë ekziston një komunitet që nuk po lejon më shumë së një parti për shkak të Beogradit, vetëm Lista serbe dhe asnjë tjetër. Kosova sot nuk është demokratike në veri sepse Beogradi nuk lejon më shumë se një parti. Beogradi dëshiron një shtet, një parti, një udhëheqës, një kishë. Por nuk ka demokraci pa pluralizëm politik, komuniteti serb ka nevojë për pluralizëm politik dhe unë ju ftoj secilën e secilin prej jush që ta ndihmojmë komunitetin serb të ketë pluralizëm politik. Ata kanë nevojë për më shumë parti, andaj unë ju lutem që të bëni gjithçka që është e mundur që t’i ndihmojmë të çlirohen, të jenë të lirë sikurse ne të tjerët dhe njëra ndër mekanizmat kryesor është pluralizmi politik. Ne kemi dhjetëra parti secila pakicë kombëtare ka disa parti, vetëm komuniteti serb i cili është i shtypur vetëm një parti, ky është thelbi i problemit. Serbia po shfaqë agresion të hapur ndaj Kosovës edhe përbën kërcënim për rajonin pikërisht sepse nuk ndan vlera të përbashkëta me partnerët e miqtë tanë ndërkombëtarë, demokratizimi i Serbisë është i nevojshëm por Kosova nuk mund të paguajë për demokratizimin e saj. Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë demokratizimin e Serbisë po jo të paguajmë për demokratizimin e Serbisë.

Kosova nuk mund ta kompensojë Serbinë për mosndëshkimin e Rusisë dhe as për humbjen e luftës në Kosovë. Unë dëshiroj që të gjitha të drejtat e serbëve të jenë të plotësuara dhe të gjitha kërkesat e tyre të jenë të dëgjuara. Prandaj edhe jam kryeministër i të gjithëve. Mirëpo, nuk mund ta kompensoj Beogradin pse regjimi i Millosheviqit që bëri gjenocid ua humbi luftën edhe sipas pikëpamjes tonë, por territorin vetëm sipas pikëpamjes së tyre, se ky territor kurrë nuk ka qenë i tyre. Ky territor ka qenë i shtypur prej tyre, jo i tyre.

Andaj është tejet e rëndësishme që këtë t’ua bëjmë të qartë të gjithëve. Duam ta ndihmojmë demokratizimin dhe evropianizimin e Serbisë, po nuk paguajmë çmim si shtet e si territor për këtë.

Tash Parlamenti Evropian në raportin për Kosovën muajin që lamë pas, tek pjesa e demokracisë dhe sundimit të ligjit, pika 29, na u tha që është i shqetësuar për rritjen e ndërhyrjeve të huaja keqdashëse në formën e fushatave të dezinformimit dhe keqinformimit të organizuara nga disa aktorë, veçanërisht nga Rusia dhe Kina.

Andaj të gjithë qytetarët e Republikës, të gjithë zyrtarët e shtetit, të gjithë përfaqësuesit e popullit i lus të kenë kujdes se ku, kur dhe si informohen. Përcjellni komunikatat e Policisë së Republikës, aty e keni të vërtetën. Për gjendjen në teren, deklaratat që lëshohen nga organet e sigurisë janë ato që janë edhe të sakta edhe të vërteta.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,

Rolin kryesor në organizimin e protestuesve ne terren janë duke e kryer anëtarët e formacionit ilegal të së ashtuquajtur Mbrojtje Civile dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës ku është parë prezencë e madhe e tyre në teren. Këto protesta me gjithë dashakeqësinë e tyre neve na kanë shërbyer që të bëjmë identifikime të vlefshme.

-Millorad Jevtiq është njëri nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal. Shtëpia e tij në Zveçan është shndërruar në “bazë qëndrimi” të drejtuesve të kësaj strukture ilegale. Gjithashtu, ka prezencë të madhe të përfaqësuesve politik të Listës Serbe në atë shtëpi. Ata janë duke punuar në mobilizimin e strukturave atje për prezencë sa më të madhe para objekteve komunale dhe duke orkestruar sulme të ardhshme.

-Miqko Jeftiq, pjesëtar i formacionit ilegal të ashtuquajtur “Mbrojtje Civile” në Zveçan.

-Bashkë me të Rajko Jeftiq, ish këshilltar i Listës Serbe në Zveçan dhe ish drejtor në komunën e Zveçanit, babai i Miqko Jeftiq.

-Danilo Josifovic, i njohur me nofkën “Prki”, gjithashtu pjesëtar i formacionit ilegal të ashtuquajtur “Mbrojtje Civile”.

-Liljana Aksentijeviq, zëvendësuese e kryetarit të ashtuquajtur “Organ i Përkohshëm” në Zveçan, ka urdhëruar të gjithë punëtorët e komunës ilegale të Zveçanit që në 06:30 të dalin para komunës.

Personat që po i shohim të maskuar në video dhe nëpër fotografi janë të udhëhequr nga ish-kapiteni i Policisë së Kosovës Aleksandër Filipoviq, që shtirej se është i integruar në shtetin tonë. Ky është personi kryesor që po drejton ata. Me 29 maj të këtij viti, ka rrahur një qytetar serb në Leposaviq, pasi që ai ka qenë duke e incizuar me telefon.

Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë:

– Nikolla Adžiq, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan, dhe është pjesëtar i organizatës kriminale serbe “Severna Brigada”.

– Milan Zhivkoviq, po ashtu pjesëtar i të njëjtës organizatë.

– Danilo Krivokapiq;

– Jovica Lazoviq;

– Nikola Radomiroviq;

– vëllezërit Stefan dhe Dejan Nedeljkoviq.

Kjo organizatë kriminale, në rrjetet sociale, ka postuar lajm që pjesëtarë të grupit mercenar rus “Wagner” kanë arritur në Kosovë. Po ashtu i njohur për lidhjet e tij me këtë grup paramilitar rus është edhe Damjan Knezheviq, i cili drejton organizatën djathtiste “Patrollat e Popullit-Nardona Patrola”. Edhe ky ka paralajmëruar ardhjen e një grupi prej 50 personave nga Serbia në Kosovë. Damjan Knezheviq, dhe organizata e tij, organizuan protestën e 18 dhjetorit të vitit të kaluar në afërsi të pikës kufitare në Jarinje, me ç’rast u patën identifikuar një numër i konsiderueshëm personash me simbole ekstremiste ruso-serbe.

Persona tjerë të përfshirë në sulm ndaj KFOR-it se është mirë që edhe vendorët dhe ndërkombëtarët t’i dinë këta emra se nuk i ka sulmuar populli serbë, i ka sulmuar milicia fashiste.

– Vlladimir Radivojeviq, i cili ka njohje të drejtpërdrejtë me presidentin Vuçiq;

– Daniel Gjukiq, bashkë me një grup personash, kanë gjuajtur shok bomba. Këta janë pjesë e grupit të Milan Radoiçiqit, të njohur për ndikim dhe veprimtari kriminale;

– Millosh Gjukiq, vëllau i Danielit. Këta dy vëllezër kanë raporte shoqërore me djalin e presidentit Vuçiq;

– Millan (Jugosllav) Tomiq, i lindur në Obiliq e me banim në komunën veriore të Mitrovicës, ka marrë pjesë në shpimin e gomave të autoblindave të Policisë së Kosovës;

– Millan Joviq, pjesëtar i formacionit ilegal të ashtuquajtur “Mbrojtje Civile”. Me 31 mars, bashkë me një grup ka shkuar për trajnim në përdorimin e armës në Rashkë të Serbisë; më tej:

– Petar Millosheviq;

– Dejan Jevtiq;

– Nikolla Baldini;

– Millan Zhivkoviq;

– Vuk Brankoviq;

– Luka Vlaskoviq;

– Bozhidar Todoroviq dhe

– Radisha Denoviq.

Fotografia qe mori vëmendjen e rrjeteve sociale ishte ajo e Danijel Shmigiq, i cili ka qenë e mbase edhe tash është shofer dhe truproje i nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq. Danijel Shmigiq ka ushtruar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Përveç pjesëtarëve të grupit ekstremist “Severna Brigada”, Brigada Veriore, ka qenë prezent edhe tifo-grupi “Delije”, i Cvrena Zvezdës të cilët kanë qenë të përgatitur për sulm ndaj KFOR-it. Ne kemi panumër dëshmi evidencë materiale për këtë gjë.

Pas eskalimit të situatës dhe lëndimit të dhjetëra ushtarëve të KFOR-it janë arrestuar Nebojsha Elezoviq (i cili e ka shoqëruar Goran Rakiqin gjatë udhëtimit të tij në Beograd me datë 23 mars 2022 për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë), Radosh Mitroviq dhe Zhivojko Milentijeviq. Këta janë arrestuar.

Me 31 maj, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas serbë, Ivan Sekulic dhe Sinisha Jevtic. Ata kanë poseduar materiale të dyshimta përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, kartelë të veteranëve të luftës dhe të akademisë për siguri të Serbisë, shufër metalike, disa thika, substanca narkotike, sprej të ndryshëm, sfera metalike, dhe një çekan.

A e kuptoni pra se me çfarë kemi të bëjmë. Me Milici fashiste dhe për këtë përballje, këtë përballje, Policisë së Kosovës i duhet Qeveria e Republikës së Kosovës. E ka. Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Republikës, ju tregoni a e ka! Policisë së Kosovës i nevojitet populli i Kosovës. E ka. Pra është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetutshmëri. Policia jonë ka nevojë për mbështetje. Jepjani këtë mbështetje. Jepjani këtë mbështetje Policisë së Republikës e cila është në vijë fronti me milicinë fashiste. Nuk jemi kundër serbëve. I kemi ftuar të kthehen në institucione, ju kemi thënë merrni pjesë në proces demokratikë mirëpo gabimin kardinal të Listës Serbe që i bojkotojë zgjedhjet, që i braktisi institucionet, nuk duhet ta paguajë Republika jonë or Lista Serbe. Ai është vendim politik i tyre, pasojat e të cilëve duhet t’i marrin ata vetë.

*Adresimi i Kryeministrit Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës pas zhvillimeve të fundit në komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT