• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2023

Durrësi si qendër e qytetërimit evropian 

July 17, 2023 by s p

Nga Rafael Floqi/

Mbretëria e Shqipërisë (shqip: Mbretëria e Arbërisë, latinisht: Regnum Albaniae) u krijua nga Karli i Anzhuit në territoret shqiptare që ai pushtoi nga Perandoria Bizantine në 1271, me ndihmën e fisnikërisë vendase shqiptare. Mbretëria e Shqipërisë u shpall në fund të shkurtit 1272. Mbretëria shtrihej nga rajoni i Durazzo-s (Dyrrachium, Durrësi modern) në jug përgjatë bregdetit deri në Butrint. 

Kjo atëherë ishte zyrtarisht Mbretëria e parë e Shqipërisë, sipas emërtimit të miratuar tashmë në traktatin e famshëm të Viterbos të vitit 1267, kur, pasi ishte dakorduar që Karli I të ishte përgjegjës për pjesën e tretë të pushtimeve që do të bëheshin në Perandorinë Bizantine, ai vendosi se në këtë pjesë do të caktoheshin Mbretëritë e Selanikut, Serbisë dhe Shqipërisë. 

Në muajin shkurt 1272, ai pranoi kurorën e ofruar nga banorët e Shqipërisë. Papët e kursyen dhe ia  kishin frikën. Nikolla III iu afrua më shumë perandorit të Habsburgut dhe u përpoq të kundërbalanconte, nëpërmjet ndikimit të këtij personazhi, mbizotërimin gjithnjë në rritje të princit Angjevin, i cili, për të shmangur stuhinë, pranoi të hiqte dorë nga Italia e Epërme dhe të përgatiste një ekspeditë kundër Konstandinopojës.

Në vend, angjevinët vendosin një numër të madh burrash, ushtarësh dhe administratorësh, të cilët vendosen nën autoritetin e një kapiteni të përgjithshëm dhe të viçarit të jashtëzakonshëm në Rumania, funksionet e të cilit në fakt janë të ngjashme me ato të një zëvendës-mbreti. Çdo fortesë (që nga Durrësi, Vlora, ​​Sopoti, Butrinti) u caktohet një kapiten, ndonjëherë një arkëtar. Nëse rreth dyzet emra dalin shumë shpesh, fakti mbetet se ne mund të identifikojmë të paktën dyqind burra të dërguar përgjithmonë në mbretëri. Në të njëjtën kohë, angjevinët u dhanë shqiptarëve emërimin e një vikari ose kapiteni të shqiptarëve (capitaneus Albanorum) me origjinë shqiptare. Megjithatë, në aktet e kancelarisë gjejmë shumë përmendje të zotërve shqiptarë të mbajtur peng në mbretërinë e Siçilisë, me udhëzime megjithatë të sakta për trajtimin e mirë të tyre. Vëmë re qarkullimin e peticioneve për lirimin e këtyre pengjeve.

Në këtë kohë titujve të tij të shumtë, Angjevini i parë shton atë të Mbretit të Shqipërisë, edhe nëse me këtë titull ruhet vetëm një privilegj, ai i 25 shkurtit 1272, me të cilin pushteti i plotë i jepej Vikarit të Përgjithshëm Gazo Chinardo. 

Një roman kalorësiak me qendër Durrësin

Le ta ilustrojmë përmes një shembulli që është i njohur prej kohësh për qarqet e ngushta akademike dhe studiuesve por që ka nevojë të ritheksohet e të trajtohet për tu bërë pjesë e vetëdijes së opinionit publik shkruan me të drejtë Dr Dorian Koçi tek Dielli, ai citon historianin Aleks Buda kur i ben kritikë mendimit historik romantik evropian të rrënjosur thellë për shqiptarët që i konsiderojnë si popull barinjsh” thotë se dokumentat flasin për një shoqëri të diferencuar feudale me origjinë shqiptare, siç janë arhondët e Arbërit që mbajnë titujt e lartë të hierarkisë feudale bizantine si panhypersevastë, ata “nobli viri”, kontë, baronë, prelatë, burgjencë, ato bashkësi fshatare të cilat sundimtarët bizantinë, anzhuinë etj, i cilësojnë si “burra fisnikë shqiptarë” me emrat e tyre etnikë karekteristikë.

Territoret shqiptare me Durrësin si një kryeqendër e botës mesdhetare, kaq i famshëm deri në mesjetën e vonshme ku bie në duart e osmanëve është vendi ku zhvillohen ngjarjet e një romani kalorsiak të shekullit të XII, të shkruar në frëngjisht e të quajtur “Romani i Florimontit”. Është paksa enigmatik fakti se përse Turoldus ( autori i romanit) që nga Franca e largët zgjodhi Durrësin si objekt kryesor të rrëfimit të tij, por besoj se më i rëndësishëm është fakti që e planetizon rëndësinë e qytetit pasi e vë në kryeqëndër të veprimit të heroit kryesor, Florimontit.1 Në roman Florimonti lëviz në të gjitha kryeqendrat e qytërimit mesdhetar dhe Durrësi shfaqet gjithandej si qyteti i tij, i cili mesa duket është pjesë e rëndësishme e materies dhe shpirtit të qytetërimit evropian. Ka dy vepra kushtuar Florimontit si stërnip i Aleksandrit të madh.

Ndërsa Florimont i Aimon de Varenne, i kompozuar në 1188, mund të tregojë ndikim të vërtetë bizantin – nga burimet përfundimtare orientale ose shqiptare. Ndoshta Varennes është ai afër Châlon-sur-Saone (Rom LXI, 369). Alfred Risop në Abhandl. Herrn Prof. Dr. Tobler (Halle, 1895, fq. 430-463) mbështet fuqishëm besimin se Aimon dinte burimet greke. J. Psichari (Mélanges G. Paris, f. 507) pohon të kundërtën, se ajo që Aimon dinte për greqishten vinte nëpërmjet latinishtes. Në çdo rast Aimoni e shkroi romancën në Francë në dialektin françes. Florimont përmendet si stërnip   i Aleksandrit të Madh dhe poema rrëfen aventurat e tij rinore. Ai ndihmon Philippus Macemus në një luftë kundër bullgarëve dhe përfundimisht fiton vajzën e mbretit, Romadanopojën. Gjatë aventurave të tij, Florimont vret një përbindësh dhe bie në dashuri – përkohësisht – me një zanë.

Ndërsa Turoldus, qoftë ai poet apo xhongler, është një figurë misterioze. Ai njihet si autor edhe i Këngëve të Rolandit Në tapiceri Bayeux ka një paraqitje të një xhuxhi që quhet kështu, dhe të theksohet se individë të tjerë rrallë përmenden në tapiceri. Tavernier, në Vorgeschichte des altfranzösischen Rolandslieds (Berlin, 1898) e identifikon Turoldus-in me Thorold të Envermcu-s, një murg i Abacisë së Becit dhe në një kohë peshkop i Bayeux. Profesor Jenkins u pajtua me këtë në botimin e tij të poemës. Në këtë rast, Chanson de Roland do të ishte vepër e një xhongleri injorant, por e një kleriku të kultivuar norman, vesi më i madh i të cilit, ndoshta, ishte bota e tij. Në këtë mënyrë nuk është e rastësishme që Durrësi dhe territoret mesdhetare shqiptare shfaqen gjithandej nëpër letërsinë, historinë e gjeografinë shpirtërore të Evropës, ndaj Shqipëria pasaportën evropiane e ka që në gjenezë të saj

Në roman tregohet se Admirali i Kartagjenës sulmoi territorin e Durrësit, shkatërroi qytetet, dogji kështjellat, Florimont nuk u përpoq ta kundërshtonte sesa mbërriti në  shkëmbin e Durrësit. Për fat të mirë Flocart nuk donte të braktiste familjen e trishtuar; shpresa i mbeti; ai besonte në përfitimet e kohës. Një ditë, pasi e çoi nxënësin e tij në breg të detit, ai i dha atij një predikim të gjatë mbi llojet e ndryshme të gjellëve; siç sapo kishte përfunduar, një anije u shfaq në det, duke lundruar drejt Durrësit. Ai mbërriti, u mësua se ishte hipur Risus, mbret i Kalabrisë dhe i tokës së Punës. I varfëri i humbur përparoi drejt të huajve dhe e kishte çuar veten para princit: Princat i thanë me të drejtë: Vështirë se i përkiste një pronari të thjeshtë të trajtonte të huajt me këtë ton.

Universitate apo universitet ?

Dihet se me një diplomë të datës 21 shkurt 1272, Mbreti Karli I i Napolit deklaroi se ai pranoi zgjedhjen si Mbret të Shqipërisë, për personin e tij (dhe në trashëgimtarët e tij) kontë dhe baronë, ushtarë dhe borgjezë dhe  universitete dhe ai i mirëpret ata nën mbrojtjen e tij, duke premtuar, ndër të tjera, për të respektuar privilegjet e tyre të lashta. ( Vini re fjalën Universitete) .    Kjo më shtyhu nga mos njohja e sistemit feudal italian të kohës të barazoja fjalën  “Universitates” me konceptin e sotëm pedagogjik për institucionin arsimor, dhe thashë me vete “Eureka” . Kjo është e shkruar e zezë mbi të bardhë. Megjithatë zhgënjim. Universitates është diçka nëse në fakt përbëhet nga një ose më shumë se një njësi që trajtohet si një tërësi e pandashme nga ligji. Ajo ishte një komunë komunitet i pavaruar por në varësi të mbretit.

Koincidencë në prodhimin normativ midis kufijve të veprimit të universiteteve (komuniteteve) në varësi të mbretit dhe shkallës së autonomisë së Komunave, që ishin realitete të pavarura. koincidencë në prodhimin normativ midis kufijve të veprimit të universiteteve (komuniteteve) në varësi të mbretit dhe shkallës së autonomisë së Bashkive, që ishin realitete të pavarura. Një çelës i dobishëm për të kuptuar temën e analizës do të jetë pikërisht komplementariteti, sipas roleve të ndryshme, ndërmjet pushtetit sovran dhe atij vendor në prodhimin e legjislacionit. Studimi i fisnikërisë feudale të krijuar nga Karli I në Siçili, i destinuar për të ndikuar kryesisht në regjimin e tokës dhe transaksionet tregtare, ka bërë të mundur hartimin e një harte të tokave, çifligjeve, kështjellave dhe fshatrave. 

Mbreti Karl më 20 shkurt 1272 njofton se, pasi qyteti i Durazzo-s dhe qytetarët treguan dëshirën për t’iu nënshtruar sundimit të tij integral qe perfekt, për sa kohë që ata përmbushin vullnetin e tyre pa vonesë, ai premton t’i marrë ata nën mbrojtjen e tij të tillë , “dhe për ta të gjitha privilegjet e Perandorëve të lashtë të Romës, dhe përdorimet e tyre të mira, dhe liritë dhe ekskluzivitetet e mira që ata kanë gëzuar deri tani. deri tani nga ne dhe trashëgimtarët tanë konfirmojmë autoritetin mbretëror etj”  

Mbretëria e Shqipërisë ishte një entitet i dallueshëm nga Mbretëria e Napolit. Mbretëria kishte natyrën e një strukture politike me orientim ushtarak. Kishte strukturën dhe organet e veta të qeverisjes që ndodheshin në Durrës. Në krye të këtij organi qeveritar ishte kapiteni i përgjithshëm i cili kishte statusin e mëkëmbësit. Këta persona zakonisht kishin titullin capitaneus et vicarius generalis dhe ishin gjithashtu kreu i ushtrisë, ndërsa forcat vendase komandoheshin nga persona që mbanin titullin marescallus in partibus Albaniae. 

Kështu duket për të bindur Durrsakët ndaj mbretit. Më 18 maj 1272, Inocent of Barletta, me banim në Durrës, i cili ndoshta ishte një tregtar i pasur nga Barletta, i vendosur atje për arsye tregtare, u emërua protontino i Durazzo-s, një nga portet më të rëndësishme të Shqipërisë. Prandaj, ai ishte në krye të detyrës që i ishte besuar nga mbreti, i cili ia komunikoi emërimin  në Universitate të Durrësit  i cili i pat dhënë më parë miratimin e tij . 

Durrësi me universitet në shekullin e 13 -të

Ka një dëshmi  Universiteti i Dyrrachium (latinisht: Universitas Studiorum Dyrrhachium, shqip: Universiteti i Studimeve të Durrёsit  ishte një universitet teologjik venecian (Studium generale) në Durrës (Dyrrhachium), Venecia, më pas Republika e Venedikut.  Universiteti u themelua rreth vitit 1380, dhe më pas u transferua në Zadar në 1396, mes kërcënimeve në rritje turke në Evropën Juglindore, duke u bërë kështu Universiteti i Zarës. Por ka shumë rëndësi të mos injorojmë faktin dhe pavarësisht se Universiteti është universiteti më i vjetër me origjinë nga Venecia historike dhe është një nga universitetet më të vjetra evropiane.

Prof. Jahja Drançolli shkuarte ne gazetën Telegraf argumentone shkrimin e tij studimor “Në fillim të viteve ‘90-të, në shtypin ditor të Kosovës si dhe në revistën “Buletini” të Fakultetit Filozofik (1993), kishte parë dritën një studim imi me titullin, “Universiteti i Durrësit” (së bashku me burime e literaturë referente), që ishte rezultat i punës së gjatë hulumtuese jo vetëm në arkiva publike italiane dhe kroate, por edhe në ato kishtare të urdhrit Dominikan, urdhër ky që kishte themeluar Universitetin e Durrësit rreth vitit 1380. Rezultati është pritur jashtëzakonisht mirë në botë. 

Këtej, në Kroaci, nga mjetet e Kuvendit të Kroacisë janë ndarë rreth 10 mijë euro që studimi në fjalë, i shoqëruar me rezultate të tjera, të shohin dritën në librin monumental, “Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë Mesjetës” (Arbers between West and East during Middle Ages, Zagreb, 2008). Libri është distribuuar kryesisht në librari evropiane. Arsyeja e parë është se Universiteti i Zarës, kohë më parë, në ueb-faqen universitare (anglisht dhe kroatisht) ka postuar historikun e universitetit, që përputhet plotësisht me rezultatet shkencore të cilat provojnë fuqishëm ekzistimin e Universitetit të Durrësit për të parin e këtij lloji në Ballkan. 

Për të parë zhvillimin historik të Universitetit të Durrësit (rreth vitit 1380), i cili për shkaqe të sulmeve osmane ishte tërhequr në Zarë për të themeluar atje ose Universitetin e Zarës me Rektor të Parë, Gjon Durrësakun (1396), , duhet shikuar për verifikim ueb-faqen e Universitetit të Zarës, të postuar në anglisht dhe kroatisht.

Albanie Rex, mbret i Arbërisë- vetëm si titull feudal

Pas kësaj, periudhe këtë titull do ta mbanin vetëm sovranët sllavë, si Uroshi II në 1309, Stefani Urosh III në 1328, Stefani Dushani në 1333, Stefano Turtko mbret i Bosnjës në 1385, por formula e Mbretërisë Shqiptare, e cila do të ekzistojë edhe nën pasardhësit e Karlit I, Madje, madje në fakt, në vitin 1292, kur pjesa më e madhe të atij rajoni, ai e humbi dhe vetëm qyteti i Durrësit dhe disa toka të tjera mbetën me Karlin II, sovranët e Napolit. gjithmonë u jepnin atyre titullin e Mbretërisë dhe si të tillë Angjevini i dytë ia dha djalit të tij Filipit, Princit të Tarantos , që edhe nëse ai nuk e merrte titullin mbretëror, fillimisht qe titulluar përgjithësisht si Despot dhe më pas, nga viti 1306 e në vijim, “Regni Albaniae Dominus”.  

Titull i cili u mor natyrshëm identik nga Giovanni Anjou-Gravina, pastaj Anjou-Durraso, kur në 1332 ai mori sundimin nga dega Anzhu e Tarantos në këmbim të Principatës së Akajas.  Hera e fundit kur flitet ende për një Mbretëri të Shqipërisë qe në vitin 1393, kur mbreti Vladislaus i Napolit i deklaron se ato si domene, – atëherë inekzistente, -që i përkisnin, pasi kishte vdekur tashmë dukesha e fundit e Durazzo-s, Giovanna, tezja e nënës së saj Mbretëreshës Margherita dhe motrës së saj, së ardhme Joana II. 

Prandaj synimet e angjevinëve në rajon shkuan në ndryshimin e madhësisë së ndikimit të tyre, edhe për shkak të hyrjes në veprim të një agjenti tjetër: mbretërisë serbe, e cila kontestoi territorin, tashmë të shqyer në vetvete, si nga angjevinët ashtu edhe nga bizantinët, zotër të lashtë të atyre tokave. Arbëria u bë pra një fushë beteje mes këtyre tre fuqive, një teatër konfliktesh që shpeshherë ishin shkak i shpërnguljeve të fshatarëve shqiptarë në Greqinë veriore, të cilat kanë lënë gjurmë të alternuara në dokumentacionin e kohës. 

Por ky sundim fillimisht shumë i shquar, pastaj i reduktuar e pastaj vetëm si titull feudal , të cilit i atribuohej si emërtim solemn i drejtimit, përbënte juridikisht një shtet më vete, apo një dominim të madh feudal që i nënshtrohej Mbretërisë së Siçilisë?

Filed Under: Histori Tagged With: Rafael Floqi

KËNDSHIKIMI YNË PËR ZHVILLIMET NË KOSOVË

July 17, 2023 by s p

GJENERAL ASLLAN BUSHATI/

Për të shkuar tek përceptimet e së ardhmes e për të ndërtuar ide e mundësi të reja, përvoja na mëson se duhet të nisemi nga e shkuara. Ne tashmë e dimë se cfarë shtypjesh kryen serbet mbi Dardaninë për më shumë se një shekull. E dimë se cfarë gjenocidi ka hequr populli shqiptar atje në trojet e veta mijra vjecare nga ata barbarë. Por liria, shtetformimi dhe paqa nuk erdhën vetvetiu e as nga lëshimet serbe. Përkundrazi, erdhën nga fryma kombëtare e atdhetare nga brenda Kosovës me në krye liderin e madh Ibrahim Rugova dhe ndihmesa e diasporës në ballë të së cilës ishte ajo shqiptaro- amerikane. Kjo e fundit, drejtuar nga intelektualët atdhetar shqiptar, nga ish kongresmeni Joseph DioGuardi, Liga , Vatra, LDK-ja, shoqatat, e bizmesmenët, bëri që mbarë komuniteti të ngrihej në këmbë dhe të protestonte qindra herë para OKB-së, ambasadës Jugosllave, para Parlamentit dhe Shtëpisë Bardhë. Këto protesta të mirorganizuara vecanërisht në NY, e ngritën lart stegën e kërkesave për Dardaninë, në Departamentin e Shtetit, Kongres, Senat e deri tek Presidenti i SHBA-së. Kjo mundësoi që komunitetit ti hapej rruga të organizonte fondmbledhje për luftën dhe të ngrinte e të stërviste (brenda SHBA) edhe Batalionin Atllantiku (një prej të cilëve jam edhe unë).

Ishte fat i madh për shqiptarët që në krye të SHBA-së ishte Presidenti Bill Klinton, i cili me një lëvizje të beftë strategjike e ndolli NATO-n në transhenë e shqiptarve, fitoi luftën kundër Serbisë dhe hapi rrugën e shtetformimit, konsolidimit e sovranitetit të Dardanisë. Ndihmesë në këtë luftë dhanë edhe: rezistenca mbarpopullore kosovare, Ushtria Clirimtare e Kosovës (UCK) dhe Forcat e Armatosura të Republikës Kosovës (FARK). Fati i keq është se këto formacione ushtarake shqiptare nuk ishin firmëtare të marrveshjes së Kumanovës.

Pas fitores mbi pushtuesit serb, filloi lufta për paqen, shtetformimin, sovranitetin e konsolidimin e pavarsisë. Si hap i parë Dardanisë ju imponu e ashtuquajtura Kushtetutë e Ahtisarit, e cila në thelb ishte një gurë i rëndë në qafën e Dardanisë, sepse si në asnjë shtet tjetër të botës, u quajt vend multietnik kur 93% e popullatës ishte shqiptare, 4% serbe dhe 3% boshnjake, ashkali etj. Po ashtu me këtë kushtetutë, jashtë cdo të vërtete historike ju dhanë hapsira të mëdha të tokave të shqiptarve, kishës ortodokse serbe.

Krijimi i shtetit të ri të Kosovës, që në fillim u ballafaqu me një llojë mosbindje (të formave të ndryshme), të popullatës në katër komunat veriore. Kjo mosbindje vazhdon edhe sot me zikzaket e saj në raport me zhvillimet në Serbi e Rusi. Krijimi i të ashtuquajturave Bashkësia e Komunave Serbe (sipas modelit të Republikës Sërbskaja të Bosnjes – dëshirë kjo e Beogradit) dhe e papranueshme nga populli dhe institucionet e Kosovës, jo pak herë ka ngritur tensionet deri në prag konflikti. E tillë është edhe situata aktuale prej gati dy muajsh.

Por le të shohim më në brendi, se cfarë përbëjnë në vetvete këto katër komuna në veri të Dardanisë? Mund të themi se dukshëm brenda tyre ka të dhëna se veprojnë njerëz të sherbimit sekret rus e serb, ka forca paramilitare serbe të strukturuara, stërvitura e të armatosura nga Serbia. Ka segmente të mafias rajonale, trafikantë drogash, armësh e refugjatësh etj. Ka një mosbindje totale për të mos paguar energjinë elektrike, taksat, doganat e detyrimet ndaj shtetit etj.

Po ashtu, në këtë rajon ka edhe tre element të rëndësishëm strategjik si: miniera e Trepces , ujmbledhësi i Ujmanit dhe strukturat e fryera ushtarake serbe në një distancë të afërt nga kufiri me Kosovën e jo sipas dokumentit të Kumanovës .

Interesi i përhershëm Rusisë është që situata në veri të Kosovës të mbahet si konflikt i ngrirë dhe të ndizet kur i intereson asaj dhe Serbisë. Në kuadrin e dokumentit 1244 të OKB-së, këtyre dy vendeve ju intereson që debatet të bëhet në OKB, ku Kosova ka dy vota kundra.

Interesi amerikan është që konflikti të zgjidhet sa më parë me njohjen reciproke të dy vendeve, të ulet niveli i pragkonfliktit, të shtyhen të dy vendet drejt integrimit në BE, madje ndoshta edhe në NATO. Si dhe niveli i bisedimeve të mos shkojë në OKB, ku Kosova ka vota kundra, por të jetë në nivel ekspertësh dhe drejtuesish të të dy shteteve. Ky është edhe interesi i Kosovës dhe gjithë shqiptarve në rajon, sepse ne shqiptarët nuk kemi mundësinë të jemi faktor strategjik dhe të bëjmë zgjidhje të këtij niveli sic ka aleati ynë strategjik SHBA. Kosova si shtet është “pjellë amerikane”. Por në qoftë se Kosova e humbet SHBA-në, ajo ka kryer vetvrasje. Amerika bën politikat e saj globale, ku gjen mbështetje edhe Kosova, por ne shqiptarët nuk duhet të mendojmë se jemi qendra e botës dhe SHBA–ja do të bëjë vetëm politika proshqiptare. Jo. Në kohë e hapsira të caktuara mund të ketë edhe vendime e taktika që nuk na pëlqejnë tërësisht, por e rëndësishme është ceshtaja fundore (strategjike) ku ne shqiptarët me SHBA-në nuk jemi kurrë të humbur.

Qeveritë në Dardani përgjithësisht kanë punuar në përshtatje të plotë me politikat amerikane, por kohët e fundit ka patur carje, moskoordinim deri në përplasje. Kjo bëri që qeveria e Vetvendodsjes të merrte dy-tri shuplaka të forta si: ndalimi i pjesmarrjes në stërvitjet e NATO-s, ndërprerja e fondeve dhe e kontakteve të nivelit të lartë. Shtojmë këtu edhe skandalin e dhunshëm në Parlamentin e Kosovës, të cilat lenë një shije të hidhur e jo prokosovare.

Parë nga shumë këndshikime, pyetja më e rëndësishme tashmë shtrohet se: a do të gjendet ndonjë zgjidhje për veriun e Kosovës? Për këtë mund të ketë shumë hamendësime, por njera prej tyre mund të jetë: zgjidhje do të ketë, por jo një zgjidhje casti. Zhvillimet e ardhëshme gjeopolitike do të krijojnë hapsira të reja pas mbarimit të luftës në Ukrahinë, ku Rusia do të dalë e humbur dhe e dobësuar e Serbia një ishull në rrethimin politik perendimor.Pra mendohet se koha e së ardhmes së afërt do të jetë me ne e për ne nën ombrellën e SHBA-së, BE, e NATO-s. Dosja e Kosovës tashmë është në tryezat e personaliteteve më të larta të politikës botërore. Lëvizjet shqiptare lypset të jenë të matura dhe të përqasura me SHBA.

Këtu në Amerikë kohët e fundit pati dy zhvillime politike të qënësishme që e sollën problemin e veriut të Kosovës në fokus. Ata ishin takimi me shqiptarët në Departamentin e jashtëm të Senatit nga senatori Joe Menendez dhe sygjerimi i tetë senatorve republikan për Presidentin Biden që të merret me konfliktin në veriun e Kosovës. Ne si komunitet mund të bëjmë ndonjë deklaratë në mbeshtetje të së drejtës Kosovës për të vendosur sundimin e ligjit në të gjithë teritorin e saj. Po ashtu mund të kërkonim një takim me kryetarin e Senatit Chuck Schumer i cili është edhe senator i NY. Në se situata eskalon për keq atëherë lypset si komunitet të cohemi në këmbë në mbrojtje të Kosovës duke mos u bërë as avanturier e as servilë.

Filed Under: Komente Tagged With: asllan Bushati

Gjenocidi shekullor ndaj shqiptareve një plagë që kullon edhe sot

July 17, 2023 by s p

Mehill Velaj/

Kryetar i Shoqatës se Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikan

Rrustem Berisha/ Një jetë kushtuar zbardhjës se masakrave ndaj shqiptarëve

Një vepër studimore dhe hulumtuese ka peshën e saj kur i ofron shkencës dhe kulturës fakte te cilat me parë nuk janë njohur për opinionin e gjerë, po edhe atë shkencor e kerkimor. Perpos fuqisë së fakteve dhe dokumentimeve me peshë vepra tre vëllimshme – Gjenocidi serbo – malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800 – 1999 I, II, III, e autorit Rrustem R. Berisha botuar nga shtepia botuese Faik Konica në Prishtinë, me fuqinë e fakteve dhe forcen e argumenteve na shpalosë historinë dy shekullore apo gjenocidin shekullor të cilit i mbijetoj kombi shqiptarë. Është rast i rrallë në historinë njerëzore kur një popull i cili ju ka nënshtruar një gjenocidi shekullor të mos shuhet terësisht. Faktet që na prezenton libri në tri pjesë me rreth 2000 faqe dhe me një përmbledhje të qindra dokumenteve historike, hartave dhe fakteve arkivore është një pasuri e çmuar në fushën e literaturës sonë historike e dokumentare. Për herë te parë historiografisë sonë i prezentohet një vepër në këto përmasa. Në një vepër ku kemi të deshmuar dhe te argumentuar shumë dokumente historike që nga fillimi i shekullit XIX, dhe në vazhdimësi duke vazhduar të gjitha periudhat historike nepër të cilat kombi shqiptarë u perballë me programet dhe elaboratet shfarosese serbe. Na ofrohen në menyrë shkencore deshmitë nga shumë arkiva te ndryshme po edhe shumë autor botërorë të cilët kanë shkruar për gjenocidin që përjetuan shqiptarët ne histori. I ndarë në tri vëllime ky liber na ofron materien qe s’mund ta lëmë anash pa e shfletuar nga asnjë studiues i cili bie në kontakt me ketë libër. Vëllimi i parë përmban një numër të rendësishem autoresh botëror te cilët kanë shkruar dhe kanë dokumentuar krimet dhe gjenocidin që është ushtruar mbi kombin shqiptarë. Në ketë vellim kemi te dokumentuara edhe shumë dokumente që na tregojnë shtrirjen dhe territoret shqiptare që janë pushtuar me gjenocid nga serbet dhe malazezet. Poashtu deshmitë e Leo Frendling, deshmitë e Edit Durham, Leon Trockit dhe shumë gazetarëve që ishin deshmitarë të gjenocidit shfarosës gjatë viteve 1912 -1913, dhe në vitet në vazhdim të cilët shkruan per krimet mbi shqiptarët. Ne menyrë shkencore autori analizon edhe gjenocidin në kuptimin juridik e shkencor po edhe ne kuptimin biologjik, human e historik. Sipas autorit nuk ka komb tjeter në botë qe gjatë historisë është përballë per 200 vjet me gjenocid shfarosës. Shumë diplomatë dhe gazetar e studiues botëror ne periudha te ndryshme te historisë kanë deshmuar per ketë gjenocid. Per herë të parë ne kemi dokumentuar me qindra fotografi te qetnikëve serb, kemi qindra harta historike dhe qindra dokumente që deshmojnë gjenocidin shekullor serb mbi popullin shqiptarë. Menyra kronologjike e ofrimit te argumenteve që fillon nga viti 1800 vazhdon nga faqja në faqe e ketij libri, pra nga vëllimi 1 në atë ne vazhdim, për të vazhduar në vëllimin 3 që paraqet dëshmi të shumta të shtypit te huaj për masakrat mbi shqiptarët. Veçanti e ketij libri poashtu është dokumentimi i mijëra personave te vrarë që nga viti 1800 e këndej duke përfshirë edhe të paret e autorit te vrarë me 1830 ne Arzhanicë. Shfletimi faqe pas faqe na prezenton gjenocidin shekullor që nuk ka pushuar asnjëherë por në vazhdimësi është ushtruar mbi kombin shqiptarë duke na paraqitur para një dileme e cila është si ka shpëtuar ky komb pa u shuar fare. Kjo është një dilemë që kerkon hulumtime të vazhdueshme shkencore. Autori poashtu analizon edhe hegjemonizmin shekullor serb duke u perpjekur në menyrë shkencore ti analizojë faktorët që ketë popull nuk e lejojnë te ndryshojë nga kjo mendësi. Kjo hegjemoni nuk ka te ndalur dhe sot e kësaj dite por vazhdon me aspiratat e semura per te pushtuar prapë trojet shqiptare, duke mos u ngopur me trojet që mban te pushtuara tani e mbi 100 vjet. Te gjitha hartat historike nga arkivat botërore që janë te botuara ne ketë liber tregojnë hapesirën territorial te kombit shqiptarë e cila është e pushtuar edhe sot e kësaj dite nga vendet fqinjë. Serbia mban sot te pushtuara 21 000 km katrorë troje shqiptare, por edhe sot ajo me hegjemoninë e saj pretendon te pushton veriun e Kosovës. Poashtu ne ketë veper deshmohet se nga te gjitha arkivat dhe dokumentet Evropiane dhe boterore Serbia si vend është pranuar me territor prej 34 000 km katrorë, ndersa sot ajo nuk ka kufij te definuar apo te percaktuar ndërkombetarisht, apo ashtu siq pretendon ajo ka kufijë aty ku perfundon hegjemonia e saj apo aty ku mund te ndalet kjo hegjemoni. Për ketë arsye mendoj se ky liber duhet te përkthehet dhe t’i ofrohet opinionit te gjerë në gjuhë te ndryshme jo vetëm atë angleze, po edhe në gjuhët tjera si atë franceze, gjermane, italiane etj. ——–do përkthim i ketij libri do kishte një rol te madh në sensibilizimin e te vertetës historike te kombit shqiptarë. Është një punë kolosale dhe botimi para opinionit ndërkombetarë do te nxiste kurreshtjen e shumë studiuesve dhe hulumtuesve botërorë për te njohur të verteten reale te historisë sonë. Deri me sot nuk është punuar aq sa duhet në prezentimin e te vërtetës historike para opinionit boteror. Ky kontribut mbetet i manget nese nuk përkthehet në gjuhet me te fuqishme botërore.

Po te shohim vetem burimet e hulumtuara dhe literaturen e studiuar per ketë veper voluminoze, padyshim se kemi te bejmë me nje punë titanike dhe me rendesi te veçantë per historiografinë tonë. Burimet dhe literatura e përdorur ia shtojnë fuqinë dokumentare veprës që kemi në duar. Kjo duhet ti ofrojë opinionit ndërkombetarë natyrisht nëse përkthehet një dokumentim me peshë për historinë tonë.

Mehill Velaj

Kryetar i Shoqatës se Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikan

Filed Under: ESSE Tagged With: Mhill velaj

ATDHEU DHE TOKA E BEKUEME – (SERGIO BITICI DHE JOHN BITICI )

July 17, 2023 by s p

Idriz Lamaj/

Dy vjet më parë (2021) doli në qarkullim libri: “Atdheu dhe toka e bekueme” e vëllzërve Sergio dhe John Bitici (Sejdi dhe Sabit Bytyçi). Megjithëse në mbulesen e librit cilësohen si përshkrimet e jetës dhe aktivitetet e familjes, mbrënda 260 faqeve të librit, nëpërmes kujtimeve familjare, përshkruhen në detaje edhe përiudhat historike të gjëndjes nën regjimin e egër komunist të Shqipërisë dhe vuajtjet e mërgatës politike nacionalite të arratisur në Jugosllavi. Në përshkrimin e jetës tyre familjare, lexuesi njihet me vuajtjet, traditatat atdhetare, largimin nga atdheu, internimet nëpër katundet e Serbisë deri në afërsi të Beogrdit dhe nëpër katunde të ndryshme të Kosovës, dhe në fund, me emigrimin në Shetetet e Bashkuera të Ameriksë, si dhe me sukseset e pa imagjinuara të familjes tyre në këtë vënd që ata me plotë të drejtë e quajnë: Tokë e bekueme.

Në vënd të parathënjes të librit, Sergio Bitici shkruan ndër tjera:

“Asht knaqësi me shkrue për nji temë subjektive që fjalët dalin nga zemra dhe pasioni me lehtësi të rrjedhëshme, pa nevojë me shtrydh trunin pa e angazhue fantazinë për të shpikë ngjarje dhe skena të krijueme dhe pa preokupime se ç’do të mendoj kritika për këtë rrëfim real e të vërtetë… Krejt baza e kësaj kronike asht me mbrojtë të pambrojtunin e drejtë dhe me evitue, që punët dhe përjetimet tona familjare edhe kombëtare, të mos i mbulojë pluhni i harresës, por t’i lamë të shkrueme… Ky libër edhe pse asht shkrue në veten e parë njajës prej vllait të madh, asht vepër e përbashkët e të dy vllazënve, Sergio dhe John, sepse gjithë teksti fjali për fjali u kontrollue prej ne të dyve” .

Në 70-të faqet e para të librit, me shenime të shkurta si nën kapituj, radhitën përshkrime të përmbledhta të mbështetura në të dhëna të dokumetuara dhe në kujtime të kohës, të cilat kanë vler të veçantë për njohjen e sakrificave e sukseseve të familjes tyre, dhe për njohjen e realitetit historik të mërgatës politike nacionaliste shqiptare. Në fillim të librit, vetëm me këta nëntituj të thjeshtë, lexuesit i jepet një pasqyrë e qartë e gjëndjes të emigracionit politik shqiptar:

1). Ndërhymja e sabotimi i agjentëve të Sigurimit të Tiranës. 2). Diaspora Nacionaliste. 3). Rinija Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë. 4). Informatori që bani 2000 km rrugë me demonstruesit dhe intriga e ndërhymje tjera. 5). Grevat e studentëve në Tiranë, Dhetor 1990, 6). Kongresi i 2-të në mërgim i Organizatës Lidhja Prizrenit, 7). Shqiptarët emigrantë politik shpërngulen nëpër Serbi, rikthimi në Kosovë. 😎. Largimi prej Kosove në Itali, 9). Në New York City JFK, 28 Nëndor 1967. 10). Elizabeth, N. J. 1968. 11). Allen Street, Manhattan. 12). Mineta Tavern. 13). Profesori Joe Gould dhe Fan Noli, etj.

Në kapitullin: Rrugtimi i nji jete krenare, shihet se Adulla Avdia (1911-1976), babai i Sergio Biticit, arratiset nga Shqipnia me 6 dhjetor 1948. Ai i lë lamtumirën përgjithmon vëndlindjes në fund të një viti të egër, ku përveç borës dhe cegmës, përditë e më shumë forcohej regjimi komunist dhe zbehej qëndresa e rezistencës të forcave naciaonaliste në malet e Shqipërisë. Ndërsa në Kosovë dhe viste tjera të banuara me shqiptar nën Jugosllavinë kumuniste, po përfundonte faza e parë e gjenociditë të tmershëm kundër shqiptarëve. As sot nuk dihen emrat e varret e mijëra shqiptarëve të pushkatuar dhe mijëra të vdekurëve të tjerë nëpër burgjet e tmerrshme të atij vendi në vitetet 1945, 1946 dhe 1947-të.

Adulla Avdia me familje doli në Kosovë nëpër Qafë të Prushit kur Sergio ishte 6 vjeç, ndërsa vëllai i tij Mike (Musftafa) ishte 2 vjeç. Pasi dorëzohen në Juggosllavi, autoritetet e shtetit e vendosin në nji Kishë në afërsi të Gjakovës, në të cilën ishte edhe familja e Shpend Halitit Nezaj. Në fillim të vitit 1949 përsëri i internojnë në katundin Ravna Rekë, ku kishte edhe famjlje të tjera emigrantësh të arratisur nga Shqipëria. Në dhjetor të vitit 1949, një vit pas arratisjes, Adulla Avdia me familje transferohet në veri të Serbisë, në fshatin Ovça, 50 kilometra afër Beogradit. Një vit më vonë, bashk me shumë emigrantë të tjerë shqiptar transferohen përsëri në Ravna Rek, dhe në Shumadi të Serbisë. Tranferimet kryheshin në mënyrën më çnjerëzore nga ministria e mbrendëshme jugosllave. Transferimi i i emigrantëve shqiptar nga një vënd në tjetrin – nga Kosova në Serbi e Serbia në Kosovë, përshkruhen realishtë dhe në mënyrë të dhimbëshme nga autori i librit në fjalë. Në ato transferime lexuesi sheh si në skena të filmuara, vuajtjet gjatë udhtimeve, fjetjen e refugjatëve të gjorë nëpër sacione të trenave dhe atutobusëve dhe shpërndarjen e tyre nëpër familje të panjohura shqiptare të Kosovës. Në shenimet e autorëve shihet edhe si ato familje i i nderonin dhe i ndihmonin emigrantët shqiptar. Përshkrimi i mjerimeve dhe varfërisë i gjëndjes të emigrantëve politik shqiptar në Jugosllavi gjatë asaj përiudhe shihet qartë në këtë paragrtaf të librit:

“…Më kujtohet kazerma njikatshe, prej drrasash, e gjatë me koridorin, që kishte familjarët në anën e majtë, ndërsa ata që ishin të vetëm, si i quejshin beqarët, në të djathtë të korridorit. Shumica e jonë njoheshim ose prej fame ose simbas familjeve, sepse të gjithë ishin prej Hasit, Mirdite, Pukë, Lumë, Gashi, Krasniqe Bytyçi , etj. Dhomat ishin shumë të mëdha, sa që në nji dhomë ishim 5-6 familje me gra e fëmij. Secila familje ndau “dhomat” me batanije të varuna rreth shtretenve. Baba ynë sajoi tepsinë dhe saçën prej copash llamarine të vjetra, me të cilat gratë gatuejshin për jashta bukë, flija, laknorë e gjellna, tue hy e dalë, mbas shtëpisë nëpër dritaret e mëdha…” (Atdheu dhe toka e bekueme, fq. 46).

Vuajtjet e refugjatëve poltik të Shqipërisë në Jugosllavi janë një histori e dhimbëshme dhe e pa shkruar sipas realitetit historik deri me sot. Lidhur me këtë çështje, çdo gjë është deformuar nga indoktrinimi politik pas viteve 70-të në Kosovë dhe afrimit me regjimin komunist të Tiranës. Për këtë dëshmojnë dosjet e këtij emigracioni që gjënden në arkivat e Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe raportet e qeverisë amerikane me të dhëna në detaje gjatë viteteve 1050-1970. Këtu sjellim si shembull një paragraf të një raporti të Ambasadës Amerikane në Beograd, dërguar ministrisë Jashtme amerikane në Washongton (zyrës Albanian Desk, IL), i cili ruhet në arkivat e Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”:

“…Çdo shqiptar që arratiset në Jugosllavi, detyrohet ti bashkohet Lidhjes së Prizreni (Komiteti i emigrantëve politik të Shqipërisë, theme -luar dhe drejtuar përsonalisht nga Dushan Mugosha). Nëse ai refuzon ta bëjë këtë, i refuzohet dhënia e kartës jugosllave të identitetit si dhe dhënia e racioneve të ushqimit. Nëse ai është mbi moshën 15 vjeçare dhe nën 60 vjetësh, dërgohet në kampin e përqendrimit ku aplikohen edhe denime fizike. Në rastin e grave dhe fëmijëve dhe më të vjetërve, ata që refuzojnë të regjistrohen në Lidhje, lihen të qetë, por pa ushqim dhe strehim. Prandaj të gjithë ata që nuk duan të vdesin nga vuajtjet detyrohen të bëhën pjes e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, drejtimi i së cilës është i gjith në kontroll të sherbimeve sekrete të inteligjencës – UDB, nën drejtimin përsonal të Dushan Mugoshës. Emri i Komitetit të Refugjatëve është i till me qellim që ai të identifikohet me levizje të shkuara patriotike, siç është mbledhja historike e Lidhjes së Prizrenit e Vtit 1878 në qytetin kosovar. Dhe faktikisht zyrat kryesore të lidhjes së refugjatëve shqiptar gjëndën në Prishtinë…”. (Raport i Nëntorit, 1954).

Deri në fillim të vitit 1970-të emigrantët e arratisur nga Shqipëria u mirëpritën, respektuan dhe ndihmuan nga shqiptarët në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Mbas fillimit të marrëdhënieve misid Tiranës e Beogradit (në vitet 70-të), çdo gjë ndryshoi. Sherbimet sekrete të UDB-s jugosllave dhe të Sigurimit të regjimit komunist të Shqipërisë, përpiluan një strategji të re bashkëpunimi midis tyre. Në atë strategji bashkëpunimi të shumanshëm midis tyre, krijuan edhe një urrejtje të thell kundër mërgatës politike shqiptare në Jugosllavi. Urrejtjen e dhimbëshme e mbollën tek “intelektualët” dhe rinia e asaj kohe, të cilët masivisht brohoritnin për Partinë e Punës të Shqipërisë dhe për Enver Hoxhën, ndërsa regjimi jugosllav nuk merrte asnjë masë kundër tyre. Turmat e gjëra të indoktrinuara, gjëja antijugosllave, Beogradi jo vetëm nuk i frenonte, por i inkurajonte të zhvillonin propagand kundër emigracionit nacionalist shqiptar dhe kapitalizmit amerikan. Lidhur me këtë çështje, përshkrimet në librin Sergio Biticit janë reale. Ai këtë problem e ka trajtuar në hollësi edhe në studimin e tij vëllimore, në librin: KOSOVO PATH TO FREEDOM, botuar në New York disa vite më parë.

Ky studim vëllimor i Sergio Biticit është i vetmi dokumentar në të cilin pasqyrohet aktiviteti dhe sakrificat e për çështjen e Kosovës për më shumë se 25 vjet (1967-1993) nga oragnizata, Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë. Ajo organizatë nacionaliste në mërgim e drejtuar nga Tahir Kërnaja dhe i riu Maliq Arifaj, në realitet është formuar në saje të organizimit dhe të financimit nga vëllëzrit Bitici. Përveç mbulimit të shepnzimeve të gjithanëshme nga vëllazritë Bitici, për atë organizat të mirënjohur, Sergio Bitici vazhdimisht shkruante trakte dhe analiza të ndryshme për përsekutimet e shqiptarëve në Jugosllavi, raporte dhe memorandume të cilat botoheshin, shpërndaheshin nëpër demonstrata të vazhdueshme, dërgoheshin institucioneve dhe ministrive të ndryshme amerikane dhe europiane dhe Organizatës të Kombeve të Bashkuara. Pa shikimin me seriozitet të këtij botimi të Sergio Bitiçit, të dokumentuar në tërsi nga lënda origjinale e kohës, nuk mund të shkruhet asnjë lloj studimi serioz për çështje të Kosovës, të paktën për ato më shumë se dy dekada.

Në librin Atdheu dhe toka e bekueme sjellen shenime për kontributin e vllëzërve Bitici në FEDERATËN VATRA. Ata për më shumë se 50-të vite ishin ndër vatranët më të përkushtuar në të gjithë diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontributet financiare dhe rolet e tyre pozitive në këtë organizat të njohur, shihet në gazetën Dielli dhe në dokumentat e kohës. Sergio Bititici bënë një krahasim prekës, duke vu në dukje një realitet të hidhur. Ai shkruan se dikur kishte vetëm 35 mijë emigrantë shqitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vatra kishte mbi 5000 mijë antarë, kurse sot ka më shumë se 850.000 dhe nuk ka më shumë se 500 antarë. Vënë në dukje ferkimet serioze poltike të kohëve dhe kontributet e parreshtura të dhëna në Vatër për më shumë se 50 vjet. Sergio, sjell në librin e tij dokumente dhe fotografi të shumta të cilat provojnë se ai është antarësuar në në Vatër ditët e para që ka ardh në SHBA. Ai dhe vllai tij John, kanë kontribuar dhe luajtur role me rëndsësi të veçantë për mbarvajtjen e Vatrës. Me dhimbje venë në dukje edhe reklamat negative të kohës sotme, mos angazhimin e serioz për shtimin e antarëve në Vatër, dhe mosmbajtjen e një qendrimi të fort e të palëkundshëm nacionalist, të kësaj organizate historike, gjë që do ta largonte nga infektimet e politikës të qeverisë të korruptuar socialiste të Tiranës. Sergio i mbyll mendimet e tij lidhur me Vatrën me këtë shenim të shkurtë, ku shifet se është ndikuar thell nga lleximi i librit të Refat Gurrazezit:

“Leximi i librit të Gurrazezit (Refat Gurrazezin, ish editor i njohur i gazetës Dielli, IL.) të mbush me dashni e respekt për emigrantët e vjetër dhe atdhetarizmin e tyne, i cili u mungun emigrantëve të sotëm, të cilët janë punëtor shumë të mirë, por janë indiferentë ndaj shoqnisë Vatra e shoqnive të tjera sepse udhëhiqen nga parimi egoist: Shiko prej pragu e mbrenda, pra me pa vetëm hallet e shtëpisë sat”

Në kapitujtë më të dukshëm të këtij botimi me kujtime familjare vëhen në dukje edhe përpjekjet dhe puna e palodhur e vllazërve Bitiçi: Sergio, Mike, John dhe Joe dhe arritjet e tyre me suksese mahnitëse në fushën e bizneseve të restauranteve më të njohura në zemër të qytetit të New Yorkut, në Manhattan, dhe në shtetin New Jersey. Sukseset e tyre në këtë fushë janë një histori të shkelqyer e komunutetit shqiptaro – amerikan. Në ato restaurante me emra të nohur në SHBA, vëllazrit Bitici për më shumë se një gjysëm shekullit, kanë zhvilluar, dhe sot zhvillojnë, aktivitete të ndryshme kombëtare. Sergio, Mike, John dhe Joe Bitici kanë qenë në përfaqësimet më të larta të lobimeve për çështje të Kosovës. Problemet tona kombëtare në atdheun etnik i kanë diskutuar në restaurantet e tyre, me senator e kongresmen, me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardh dhe me përsonalitete të njohura të ministrisë Jashtme amerikane. Vëllëzrit Bitici, në basshkëpunim me organizatatë tjera nacionaliste shqiptare në mërgim, çështjetë kombëtare i mbrojtën me këmbëngulje e vëndosmëri, duke ndërhyr pranë zyrave më të larta amerikane në Washington. Veprimtaria dhe kontributet kombëtare e humaniste të vllazrve Bitici, gjënden të dokumentaura me dokumente dhe fotografi, në këtë botim të thjeshtë dhe të veçantë.

Kujtimet përshkruhen me modesti edhe me rastin e pranisë të Sergio Biticit në momentin historik, me rastin e firmosjes të rivendosjes të marrëdhënieve midis Shqipërisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas rënies të regjimit komunist. Në këtë libër shihet se si vëllazrit Bitici kanë pritur me bujari tradicionale përsonalitete të ndryshme të qeverisë amerikane, biznismen, artist, figura të njohura të komuniteteve fetare, dhe shkrimtar e piktor me famë botërore. Nëpërmes sjelljes së tyre të zhdërvjelltë dhe njerzore, vazhdimisht kanë sjellur para tyre çështjen e Kosovës nën pushtimin jugosllav dhe gjëndjen e tmershme të popullit shqiptar nën regjimin sllavo-komunist në Shqipëri.

Kryelartësia e prejardhjes, filluar nga trungu familjar, krahinor, traditat atdhetare, vuajtjet nën komunizëm, në Shqipëri e në Jugosllavi, pasqyrohen nëpërmes dokumenteve origjinale të kohës. Dashuria e autorëve Sergio dhe John Bitici dhe dy vëllazrve të tyre Mike dhe Joe, ndaj krahinës legjendare të Malsisë Gjakovës dhe atdheut tyre etnik, e shprehur në këtë botim shumë të thjeshtë, nuk ka si mos të ndikoj edhe të lexuesi dhe studiuesi serioz. Libri: ATDHEU DHE TOKA E BEKUEME e këthen lexuesin në një kohë historike, e cila ka lënë gjurmë të thella në në historinë e Shqiptarëve të Amerikës. Për secilin paragraf të këtij libri mund të shkruhen vëllime studimesh për rolin e mërgatës nacionaliste shqiptare, dhe për kontributetet e veçanta të vëllazërve Bitici gjatë 60-të viteve në SHBA. Studimi i kësaj vepre heq pluhurin e harreses ndaj në pjese të lavdishme të historisë tonë kombëtare.

Filed Under: Opinion Tagged With: SERGIO BITICI DHE JOHN BITICI

ZBRAZJA E TROJEVE SHQIPTARE SOT DHE RREZIKU I BRENDSHËM AKTUAL

July 15, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli/

(Me rastin e promovimit të librit të Z. Rrustem R. Berisha — “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”, mbajtur në sallën “Nënë Tereza”, pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork).

Përshëndetjet e mia autorit të Rrustem R. Berisha për veprën, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” dhe Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, “Skenderbej” për organizimin e këtij tubimi, pikërisht, këtu në sallën “Nënë Tereza”, pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork.

Të nderuar pjesëmarrës – Pres me kënaqësi që të lexoj librin – them librin, por në të vërtetë është vepër tre vëllimesh – mbi këtë subjekt jashtzakonisht të rëndësishëm për historinë e Kombit shqiptar – jo vetëm nga përspektiva historike – sado e hidhët që është ajo. Por edhe për nga gjëndja aktuale në trojet shqiptare.

Trajtimi i zbrazjes së trojeve – me forcë ose vullnetarisht, është edhe një subjekt aktual që ka të bëjë me largimin në masë sot nga trojet shqiptare, një gjëndje reale dhe e rrezikshme që kjo zbrazje, aktualisht, përben për të tashmen dhe për të ardhmen e Kombit shqiptar.

Titulli i veprës së Rrustem Berishës është, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”. Një periudhë kjo që për më shumë se një shekull ka sjellur në trojet shqiptare tragjedi dhe gjenocid – me pasoja të tmershme për racën shqiptare — jo vetëm sa i përket dëbimit të shqiptarëve nga trojet e veta, por edhe për efektet që politikat serbo-malazeze kanë patur dhe kanë në zhdukjen eventuale të identitetit kombëtar të shqiptarëve nga ai rajon i Evropës – të cilit sot i referohemi si Ballkani Përendimor.

Në mungesë të leximit të kësaj vepre, paraprakisht, unë do kufizohem vetëm në një diskutim të përgjithshëm të këtij fenomeni fatkeq historik për Kombin shqiptar edhe në ditët e sotëme. Për më shumë se një shekull, kanë vazhduar shpërnguljet me forcë të shqiptarëve nga trojet e veta — që autori me të drejtë e cilëson si gjenocid serbo-malazez, shpesh në bashkpunim dhe marrëveshje edhe me Turqinë e asaj kohe.

Por sot, largimin në masë të shqiptarëve nga Shqipëria dhe nga Kosova e cilësojmë si “zbrazje” të tokave shqiptare. Një term pak më i “butë” ndoshta se fjala “gjenocid” – për kohën e sotëme “moderne” të lëvizjes së lirë të njerëzve, se sa dëbimi me forcë i shqiptarëve nga regjimet serbo-malazeze, gjatë dekadave.

Ta quajmë si të duam: përfundimi, fatkeqsisht, për shqiptarët, është i njëjti: trojet shqiptare, në të kaluarën janë boshatisur, detyrimisht, dhe me forcë e kërcënime, si pjesë e politikave të regjimeve nacionaliste-fashiste-komuniste, gjenocidale serbo-malazeze, por edhe greke.

Mos të harrojmë Çamërinë martire!

Sot, shqiptarët me dy shtete të tyre, nuk kanë qenë kurrë më të lirë dhe nuk kanë gëzuar asnjëherë më shumë të drejta se sa gëzojnë sot, anë e mbanë Ballkanit Perëndimor. Atëherë çka po ndodhë dhe pse po zbrazen sot trojet shqiptare?! Fakti është se gjatë viteve të fundit, Shqipëria prinë me largime masive shqiptarësh drejtë Evropës Përendimore dhe Amerikës, e ndjekur nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e tjera.

Është një fenomen që më ka shqetësuar për një kohë të gjatë. Për pothuaj një dekadë, jam munduar, në mënyrën time, me disa shkrime modeste, të shprehi shqetësimet e mia për largimin masiv të shqiptarëve nga trojet shqiptare, sidomos nga Shqipëria dhe nga Kosova, por jo vetëm. Kam shprehur shqetësim, jo vetëm për numrin e madh të largimeve të shqiptarëve gjatë viteve të fundit, një fakt i provuar edhe nga anketat e botuara vitet e fundit nga agjenci ndërkombëtare, sipas të cilave shqiptarët anë e mbanë trojeve tona — shprehen se po të kishin mundësi do të largoheshin aty për aty, me një përqindje marramendëse nga vendlindja.

Vetëm si një pasqyrim, për të treguar se sa serioz dhe i rrezikshëm është ky fenomen sot – zbrazja, pra e tokave shqiptare në Evropën jug-lindore. Sipas raporteve të ndryshme ndërkombëtare, që botohen nga koha në kohë, Shqipëria zë vendin e tretë në botë për numrin më të madh të qytetarëve të saj që dëshirojnë të emigrojnë duke përmendur një shifër marramendse mbi 56% e popullsisë shqiptare, po të kishte mundësi të largohej. Sot, kjo shifër mund të jetë edhe më e madhe për Shqipërinë, (bazuar në lajmet e fundit në lidhje me këtë subjekt. Mjafton të lexoni kryeartikujt e kohëve të fundit në median shqiptare: “Shifrat e Eurostat për largimin e 700 mijë shqiptarëve në dekadën e fundit…”, “Shqipëria e katërta në botë, rekord për largimin e të arsimuarve…”, “Shqetësim largimi i të rinjve shqiptarë”, e tjera si këto.

Ndërsa, nuk besoj që as Kosova të jetë në një gjëndje më të favorshme sa i përket emigrimit, ndërsa ente të njëjta ndërkombëtare kanë cituar shifra nga 35% e më lartë të shqiptarëve të Republikës së Kosovës që do dëshironin të iknin nga vendi, po tu jepej rasti. Pak a shumë, të njëjtat shifra shqetësuese shënohen edhe sa i përket largimit masiv të shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi, Preshëvë, e tjera.

Përball kësaj situate të krijuar sot, mund të thuhet se kemi të bëjmë me një tragjedi kombëtare në rritje, të përmasave të pa para ndonjëherë: zbrazjen e trojeve shqiptare në kohë paqeje – hiç më pak e rrezikshme se ç’ishte gjenocidi serbo-malazez gjatë shekullit të kaluar që përshkruet në veprën e Z. Rrustem Berisha, ndërkohë që, siç duket, askush nga autoritetet e larta në Prishtinë dhe Tiranë, nuk e çajnë kokën për këtë tragjedi kombëtare.

Sot, ne falënderojmë dhe përgëzojmë autorin Rrustem Berishën për veprën historike voluminoze, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”.

Emigrimi masiv i shqiptarëve sot është një pasqyrim i pakënaqsive masive të shqiptarëve me qeveritë e tyre dhe një paralajmërim serioz për klasën politike shqiptare, në të gjitha trojet shqiptare, e cila ka dështuar mizorisht të merret me këtë problem mbarëkombëtar, para se të jetë tepër vonë. Në asnjë rast, me ndonjë përjashtim aty këtu, nuk është diskutuar seriozisht ky fenomen i tmershëm për të ardhmen e shoqërisë shqiptare dhe të Kombit. Jo vetëm politikanët e karrierës, të cilët janë shkaku kryesor i këtij fenomeni dhe i kësaj gjëndjeje tragjike, por as media vizive as ajo e shkruar — pjesëtarë aleancash të ndryshme politike në pushtet — nuk e gjejnë të arsyeshme që, nga koha në kohë, të programojnë debate serioze publik në lidhje me këtë çeshtje.

Historia e emigrimit të detyruar të shqiptarëve gjatë shekullit të kaluar, për të cilën shkruan autori Rrustem Berisha, në veprën e tij, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”. njeh, fatkeqsisht, shumë shpërngulje tragjike të detyruara me forcë të shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia në bazë të marrveshjeve midis Serbisë e Turqisë, por edhe nga trojet e tjera, pa harruar, natyrisht, as shpërnguljen me forcë të shqiptarëve nga Çamëria, si pjesë e politikës gjenocidale greke për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Çamëria e zona të tjera.

Për fat të keq, sot duket sikur planet e kaluara gjenocidale anti-shqiptare serbo-malazeze të Çubrilloviqit dhe më vonë të Millosheviçit për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e veta, me dashje ose pa dashje, po i zbatojnë vetë shqiptarët me politikat e tyre anti-kombëtare. Ndryshimi është se për këtë fenomen tepër shqetsues për Kombin, shqiptarët nuk mund të fajësojnë komunizmin, as serbo-malazezët, as grekun, e as turkun, por vetëm politikat e tyre çkombëtarizuese.

Po t’i detyronte dikush tjetër shqiptarët që të largoheshin sot nga trojet e veta, siç bënin serbo-malazezët më heret, të gjithë shqiptarët e Amerikës do ishim rrugëve të qyteteve amerikane dhe të Evropës, por dhe korridoreve të kancelarive perëndimore për të kërkuar drejtësi për shqiptarët dhe për t’i thënë stop shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre, me forcë ose me detyrim.

Sot, shqiptarët jetojnë në paqë, në dy shtete që e quajnë veten demokratike dhe kontrollojnë fatin e tyre si kurrë më parë. Shqipëria, anëtare e NATO-s me shpresë për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe Republika e Kosovës, gjithashtu me ambicje për t’iu bashkuar një ditë integrimeve euro-atlantike.

Atëherë ku tjetër dhe si të kërkojmë drejtësi dhe zgjidhje për ndalimin e zbrazjes së trojeve shqiptare përveç – në Tiranën e Prishtinën zyrtare. Pikërisht, sot atje duhet të kërkohet drejtësia dhe përgjegjësia për këtë pakënaqsi të theksuar të një numri kaq të madh të shqiptarëve me jetën e tyre në vendlindje – e të cilët si të vetmen zgjidhje për një jetë më të mirë për veten dhe familjen, konsiderojnë marrjen e rrugës për në mërgim.

Trojet shqiptare, sot për sot, nuk përballen me konflikte e trazira si në disa pjesë të botës, ku lufta, uria, tragjeditë natyrore, shpërnguljet e detyruara dhe sëmundjet, e bëjnë jetën e njerzëve tepër të vështirë dhe të pamundur që të vazhdojnë të jetojnë në vendet e tyre.

Ata që sot janë në krye të Kombit shqiptar – nëqoftse ndonjëri prej tyre ndjenë ndonjë përgjegjësi sado pak të vogël politike, morale e kombëtare — duhet të pyesi veten se çka i shtynë shqiptarët që të largohen nga trojet e veta në një numër aqë të madh, në rritje e sipër dhe njëherazi të kërkojnë zgjidhje politike mbarë kombëtare për ngadalësimin e shpërnguljës së shqiptarëve, në përmasa kombëtare që rrallë herë janë parë në të kaluarën.

Zbrazja e trojeve shqiptare është një problem mbarë kombëtar dhe si i tillë, nevojitë zgjidhje mbarëkombëtare. Por, për fat të keq, shqiptarët kudo, janë të zhgënjyer me klasën politike të tre dekadave të tranzicionit “post-komunist” – dhe kjo është një prej arsyeve që shqiptarët, pa dallim, po largohen masivisht nga trojet e veta për një jetë më mirë dhe për një drejtësi dhe për mundësi më të mira jetese për veten e familjet, në botën perëndimore. Shqiptarët janë të qartë me atë që duan për veten dhe për familjet e tyre. Ata duan të jetojnë e të rrisin familjet e tyre në një shoqëri të lirë e demokratike të llojit perëndimor – larg trashëgimisë sllavo-komuniste majtiste gjysëm shekullore, fryma e të cilës dallohet kudo në shoqërinë dhe në zhvillimet politike shqiptare — si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Është e qartë se nëqoftse liderët aktualë shqiptarë nuk do të sigurojnë drejtësi, të drejtat bazë të njeriut — lirinë e demokracinë e vërtetë në trojet shqiptare, shqiptarët e të gjitha trojeve do t’i kërkojnë diku tjetër këto të drejta dhe mundësi për një jetë më të mirë, qoftë edhe me largimin e përhershëm nga trojet stërgjyshore.

Interesat personale dhe partiake të elitës politike shqiptare – “një pjesë e dobët e Kombit që kembëngul në pushtet”, siç e cilësoi atë kolegu i im Astrit Lulushi, në një shkrim të ditëve të fundit, por edhe konfliktet politike sot po shkatërrojnë harmoninë e brendshme shoqërore të botës shqiptare, në përgjithësi, dhe po nxisin armiqtë e Kombit që të peshkojnë në ujërat e turbullta shqiptare kurdoherë që shohin një rast të volitshëm dhe derën e hapur pej vet shqiptarëve, për realizimin e qëllimeve të tyre djallëzore kundër interesave mbarë-shqiptare.

“Rreziku i përmbrendshëm”, do ta quante At Gjergj Fishta. Gjëndja aktuale politike, mosmarrveshjet dhe konfliktet në radhët e politikës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, përbëjnë rrezikun më të madh që i kanoset sot Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, pasojë e të cilit është edhe zbrazja masive e trojeve shqiptare të viteve të fundit. Rrezik më të madh afatgjatë– të brendshëm ose të jashtëm për Kombin, sot për sot — nuk ka se zbrazja e trojeve shqiptare – shkaktuar nga vet politika shqiptare.

Dallimet e theksuara shoqërore në fushën politike dhe ekonomike, ku një segment i vogël i shoqërisë që kontrollon politikën dhe ekonominë, favorizohet mbi të tjerët – sidomos në një shoqëri të varfër siç është bota shqiptare – përbëjnë një rrezik për të ardhmen e shqiptarëve, jo vetëm brenda trojeve shqiptare, por dhe në marrëdhënie me të tjerët. Ndërsa me një harmoni të brendshme politike dhe ekonomike, kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve, sado serioze qofshin ato, do të mund të përballen më lehtë me bashkimin e shqiptarëve rreth një platforme të përbashkët interesash kombëtare, që do duhej të qëndronin mbi të gjitha interesat e tjera politike, partiake dhe ekonomike. Ky është edhe hapi i parë drejtë kufizimit dhe kontrollimit të zbrazjes së trojeve shqiptare në Ballkan.

Problemet e mëdha politike, sidomos grindjet dhe mosmarrveshjet në radhët e klasës politike “post-komuniste” shqiptare, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, korrupsioni në nivelet më të larta qeveritare që po lulëzon anë e mbanë trojeve shqiptare, sfidat e mëdha ekonomike dhe shoqërore – politikat çkombëtarizuese si një trashëgimi e doktrinës kriminale komuniste sllavo-enveriste prej gjysëm shekulli, të gjitha këto së bashku paralajmërojnë një rrezik të brendshëm, me pasoja aq të këqia për të ardhmen e Kombit shqiptar – përfshir zbrazjen masive të shqiptarëve nga trojet stërgjyshore.

“Shqiptarët, të ndrydhun nën nji zgjedhë robnie pesëqindvjeçe, të rrejtun prej të huajve, të tradhtuem prej të mëdhenjve, deri shpresën e kishin bjerrë shqyptarët, se shofin kurrë atdheun e vet të lirë e të pamverme”, do të shkruante At Gjergj Fishta 100-vjetë më parë. Sot, ndonëse të lirë me dy shtete të pavarura, shqiptarët për fat të keq, në përgjithësi, kanë humbur shpresën për një jetë më të mirë, të lirë e demokratike në trojet e veta dhe janë të zhgënjyer, thellësisht, nga klasa aktuale politike shqiptare, anë e mbanë trojeve shqiptare.

Nëse dikush është kureshtar e pyet se ç’do të thonte Fishta me “rrezik të përmbrendshëm”, që i kanoset Shqipërisë, Kosovës e shqiptarëve, shikoni zhvillimet e ditës së enjtë në parlamentet shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, një shpërthim grushtat e shtyrjesh njëkohësisht, sikur dikush të jepte urdhër: tani!, si dhe (mos)-komunikimet midis dy kryeministrave shqiptarë më heret. Aty e gjeni përgjigjen. Politika shqiptare dhe marrëdhëniet ndër-shqiptare janë, pikërisht, aty ku i do armiku, ka thënë At Gjergj Fishta: të ndarë e të përçarë. Çoroditjet ndër-shqiptare, si ato të javës së kaluar, midis dy shteteve shqiptare, vetëm kënaqin Beogradin e Moskën. Kjo është edhe një arsye shtesë që shqiptarët po largohen, masivisht, nga trojet e veta. Nevojitet, pra, një reflektim serioz mbarë-kombëtar mbi këtë urgjencë kombëtare, para se të jetë tepër vonë!

Zhvillimet politike deshtake, konfliktet dhe mosmarrveshjet ndërshqiptare të tre-dakadave të ashtuquajturit “tranzicion politik, post-komunist”, në Shqipëri dhe në Kosovë, e kanë tronditur aq thellë ndërgjegjen kombëtare, sa që një shumicë dërmuese e shqiptarëve – të zhgënjyer nga politikat aktuale anti-kombëtare të liderëve të sotëm shqiptarë — me dhëmbje në zemër dhe me lotë në sy — kanë vendosur, më në fund, të marrin rrugët e botës për një jetë më të mirë e më të lirë, për një jetë normale. Duke refuzuar t’i nënshtrohen pushtetit – të një pjesë e dobët e Kombit që këmbëngul në pushtet”, e që po shkatërron trojet shqiptare me korrupcion dhe me politika çkombtarizuese – shqiptarët të lodhur nga politikat shkatërruese kombëtare, sot po braktisin trojet e të parëve, drejtë Evropës dhe Amerikës. Për fat të keq, ky është një problem i vjetër për Kombin shqiptar – siç sugjeron edhe titulli i veprës së Z. Rrustem R. Berishës, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare, 1800-1999” – por është një problem aktual që kërkon dhe që duhet të zgjidhet nga vetë shqiptarët sot në nivel mbarë-kombëtar, me vetdije identiteti kombëtar, për hir të mbijetesës në trojet e veta historike të këtij kombi të lashtë e krenar – iliro-arbëror.

Zoti qoftë me Kombin shqiptar në këto kohë të vështira!

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT