• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2023

Lironi heroin dhe luftetarin Dritan Goxhaj sa me pare!

August 30, 2023 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Arrestimi i koleget tone Dritan Goxhaj per interes te gjyqtareve te huaj antishqiptare eshte nje gabim i madh i radhes.

Dritani se bashku me babain e tij komandantin Dilaver Goxhaj ish zv/ Shef i Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se ju bashkuan luftes per çlirim dhe pavaresi kunder okupatorit serb.

Ata rrezikuan jeten e tyre babe e bir duke bere krenar te gjithe shqiptaret kudo ne bote dhe duke kontribuar drejte perdrejte ne fushat e luftimit.

Te gjitha qeverite Shqiptare duhet te kishin bere me shume per te vleresuar si duhet kete kontribut kaq madhor , por ne menyre te veçante qeveria e sotme nuk duhej te dorezonte per interes te spiuneve te Serbise luftetarin e shquar dhe heroin Dritan Goxhaj.

Personalisht edhe une e mbeshtes me zemer protesten qe do te zhvillohet neser ne Presidence ne oren 18:00, me shpresen se ketij tubimi paqesor do ti bashkohen te gjithe patriotet Shqiptare.

Filed Under: Sociale

Për Amerikën, Përjeta është Mirënjohëse

August 30, 2023 by s p

Vargje te Shtatoret nga Behlul Jashari/

Në ditëmirën e Kosovës përshëndes me mirëmëngjes
Si në sheti në histori me Amerikën eci nëpër Prishtinë
Nëpër Bulevardin Xhorxh Bush te Katedrajla Shën Nënë Tereza
Shkoj te Shtatorja e Bill Klinton në Sheshin me emrin e tij në Dardani
E aty pranë te Shtatorja e Robert Doll që çeli mëngjesin e parë
Dhe rrugës me emrin e tij shkoj te Shtatorja e Medlin Olbrajt
Në Sheshin me emrin e saj te Newborn Simbol i shtetit të ri
Shtrëngoj duart me Shtatoret
E Njerëzve Simbole
Të Lirisë e Pavarësisë së Kosovës
Flas dhe falënderoj shumë e shqip
Shkruaj dhe në vjershë vargje vijnë fjalët
Zemra falënderon
Përjeta është mirënjohëse
Për Amerikën

Prishtinë, 31 Gusht 2020

SHËNIM I SOTËM-30 GUSHT 2023: PRISHTINA ME TRE SHTATORE TË PERSONALITETEVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

PRISHTINË, 30 Gusht 2023- Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

Këto vargje i shkruajta në mëngjesin e parë pas ditës nga e cila në Prishtinë Senatori Amerikan Bob Dole është edhe Shtatore, e përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht 2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo është shtatorja e tretë e personaliteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kryeqytetin e Republikës së Kosovës.
Në Prishtinë në 1 Nëtor 2009 është përuruar Shtatorja e Presidentit Amerikan Bill Clinton në bulevardin me emrin e tij, ndërsa në 12 Qershor 2019 në festimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës u bë edhe përurimi i Shtatores së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj.
Në Kryeqytetin e Kosovës është edhe Bulevardi me emrin e Presidentit Amerikan George Bush, te Katedralja Shën Nëna Terezë…

Filed Under: Reportazh

Varret e hapura në Kosovë presin të vërtetën

August 30, 2023 by s p

Albin Kurti/

Pesha e mungesës rëndon mbi familjet e 1617 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Nënat presin ditën kur do të vendosin nga një lule në kujtim të më të dashurve të tyre. Atyre që u rrëmbyen e zhdukën me dhunë nga autoritetet e Serbisë urdhërdhënëse dhe ekzekutore.

Pas rënies së Millosheviqit, në Serbi u zbuluan pesë varreza të mëdha masive, me gjithsej 950 njerëz tonë të rrëmbyer e të vrarë, të vrarë e të rrëmbyer, në Batajnicë, Peruqac, Petrovo Selo, Rudnicë e Kizhevak. Serbia ende vazhdon të qëndrojë mbi varre masive teksa i mohon ato.

Sot e gjithnjë u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta rrisin presionin mbi Serbinë, si përgjegjëse për zhdukjen e qytetarëve tonë, për të zbardhur fatin e tyre dhe për të vënë drejtësi duke dënuar përgjegjësit politikë ushtarakë e policorë për këto krime.

Me angazhimin institucional për adresimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës, ne po vazhdojmë punën duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve.

Si zotim i yni ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi, po themelojmë Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Me ndryshimet që kemi bërë në legjislacionin përkatës, institucionet tona të drejtësisë mund të ndjekin dhe të dënojnë kryerësit e krimeve të luftës në mungesë, kudo që ata janë.

Për të rritur kapacitetet për të trajtuar krimet e luftës, kemi shtuar buxhetin për 50 pozita për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Ndërsa në Policinë e Kosovës, nga një sektor, kemi ngritur Drejtorinë e Hetimit të Krimeve të Luftës që do të ketë 41 hetues.

Në korrik shënuam hapin përfundimtar për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Shteti ynë, Qeveria e Republikës së Kosovës, janë të përkushtuar dhe po angazhohen për të vërtetën, për të gjitha zhdukjet me dhunë që kanë ndodhur në Kosovë.

Në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë, nderojmë të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Nuk do të ndalemi kurrë, derisa të dihet fati i tyre.

Të gjithëve na mungojnë.

Filed Under: Ekonomi

Lamtumirë bija e Vatranit në Amerikë, Hamit Veis Mezhgoranit!

August 30, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Një telefonatë nga simotra ime Natasha Gaba nga Dolestown, Filadelfia për dhënien e lajmit të ndarjes nga kjo botë të mamit të saj dhe të hallës sime më hidhëroi pamasë.  

Halla ime e shtrenjtë ishte shenja e vetme që kishte ngelur nga motrat dhe vëllezërit e babait. 

Ajo ishte bija e Vatranit në Amerikë, Hamit Veis Mezhgoranit, emri i të cilit është në Kalendarin e Vatrës të motit 1918, Kalendar që e botoi Federata Panshqiptare “Vatra” e Amerikës dhe e editoi At Fan S. Noli.

E sjell këtë fakt dhe për arsyen se emrin e bukur që mbante me lulen e Zymbyles 

(The Hyacinth) që e kishte pagëzuar i Ati e trashëgonte me krenari dhe për të gjithë që e kanë njohur emërues të përbashkët kishin se ishte lule e mirësisë, dashurisë dhe urtësisë.  

Babai më tregonte shpesh se kur i Ati ishte në Amerikë kishte parë shumë lule zymbylash në lulishte, anës rrugëve dhe kishin një bukuri të veçantë, ndaj që atje e kishte vendosur të pagëzonte një vajzë me këtë emër.  Ta vendosa këtë emër i thoshte i Ati, sepse është simbol si lulja e Perëndisë së Diellit Apollon, simbol i paqes, përkushtimit dhe bukurisë, por edhe i fuqisë dhe krenarisë.

Unë vazhdoja të mësoja dhe të mahnitesha nga memorja dhe virtytet e saj.  Në Tiranë e kishja si një nënë të dytë ngase shtëpia e saj ishte gjithmonë e hapur, mikpritëse si ajo dhe me një dashuri të jashtëzakonshme.  Edhe kur martoi djalin e vetëm, ne vinim si tek halla jonë përsëri, ngase nusja që erdhi ishte një ëngjëllore e vërtetë me emrin: Dritë Perëndie, Loka.  

Qemali iu thoshte shpesh: Epo ju tërheq dera! 

Ata ishin një çift bujar së bashku me bashkëshortin e saj fisnik Agimin dhe më tregonin histori të vyera deri sa ajo dha frymën e fundit në moshën 89 vjeçare.  Natyrisht hallat duhen shumë, sepse është gjaku, vatra, trungu, por zemra pasurohet edhe më shumë, kur hallën e ke nënë të dytë, por edhe si shoqe.  

Çfarë dashurie na fale o Lule e bukur e mirësisë, çfarë kujtimesh i le familjes sime dy vajzave të mia që nuk i ndaje nga nipërit dhe mbesat e tua, por dhe Qemalin e trajtuat si birin tuaj.  

Jam shumë krenare me ty hallë, për familjen e mrekullueshme që krijove!  Ti udhëhoqe me shembullin tënd të paqes dhe urtësisë.  Ju si çift edukuat tre fëmijë të mrekullueshëm, Artën një nxënëse e jashtëzakonshme, pedagoge e anglishtes në Universitet, Deputete e Kuvendit, gruan e parë ministre të Puneve të Jashtme të Republikes së Shqipërisë, prezantuesen e Festivalit në RTSH, ndonëse politika nuk të pëlqente kurrë, por ju ishit mendje hapur.   

Sa e lidhur ishje me djalin simpatik dhe të mençur Çikun (Shyqyriun) dhe Tashën intelektualë të integruar plot kulturë kudo ku kanë punuar. 

Une pashë tek ju nje lidhje hyjnore midis jush dhe Atit tim si motër e vëlla që mezi prisnit të pinit kafetë dhe të ndanit të mirën dhe të keqen së bashku.  Çfarë shembulli vital jeni për ne të gjithë, fisnin Gjoni!  

Ju patët rastin të shërbenit me dekada në punë të thjeshta në Tiranë, ndërkohë kam pasur fatin të takoj shumë shkrimtarë, artistë në Diasporë, veçanërisht nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë ku ju nga dyqani shtetëror në banakun tuaj ju servirnit kafenë shkrimtarëve dhe krijuesve me vite me radhë. Po sjell një detaj nga biseda me të ndjerin, shkrimtarin e shquar Naum Prifti i cili kishte pirë kafenë nga duart e florinjta të Zymbyles vite me radhë.  Ai më thoshte shpesh se: “Dita fillonte dhe më e bukur kur pija kafenë nga Zymbylja.  Shumë kolegë të mi vinin me vite atje, sepse sjellja e saj, kultura në shërbim, thjeshtësia e tejskajshme e tërhiqte klientin.  Do të desha vazhdonte penarti që ajo t’i trainonte shumë kamerjerë që të shërbejnë me kulturë, pastërti dhe mikpritje…”

Unë do të jetoj me kujtimet e vyera të arta që na le!

Të qofte i lehtë dheu i Tiranës!

Dritë të pastë shpirti në parajsë atje ku e ka vendin soji juaj i mirësisë, ndershmërisë!

Lamtumirë halla ime e shtrenjtë Zymbyle Dade!

Lamtumirë Lule e Mirësisë!

29 Gusht, 2023

Staten Island, New York

Filed Under: Kronike

Presidentja Osmani bashkë me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup mbollën bredhin e Nënë Terezës në oborrin e Presidencës së Kosovës

August 30, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Nënë Terezës”, bashkë me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup, Skënder Asani dhe biografin e Nënës Terezë, Dom Lush Gjergji, sot në oborrin e Presidencës së Kosovës, në kujtim të Shën Terezës, mbollën bredhin me farat e bredhit të shkatërruar të Nënë Terezës.

“Ky bredh, i mbjellë sot, simbolizon dëshminë e veprës së Nënë Terezës në shërbim të njerëzimit, vullnetin e saj për t’i shërbyer atij. Nënë Tereza gjeti gjithmonë forcë që dhimbjen e saj, të popullit të saj dhe të të gjithë të vuajturve ta kthejë në dashuri për njerëzimin, në vepër të përvuajtur në shërbim të të varfërve, madje, sikur thoshte vetë, në shërbim të më të varfërve ndër të varfrit”, tha presidentja Osmani

Ndërkaq, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, Skënder Asani, tha se bredhi dedikuar Nënë Terezës simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve. Shembulli i saj në shërbim të njerëzimit është modeli më i vyer, të cilin ne mund ta njohim.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT