• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2023

HAJDUTI I MIRË

September 30, 2023 by s p

Ai ishte një hajdut elegant, i pandjerë, diskret, buzagaz. Nuk donte të bezdiste njeri. Të hynte në shtëpi ditën kur nuk ishe. Natën tek flije. Nuk ngiste as mizën. Nuk e ndjente as qeni. Mbaronte punë aq shpejt. Brenda pak minutash shtëpia zbrazej nga gjërat e “tepërta…”, “pa vlerë.”Sendet paketoheshin, me kujdes. Transporti priste te dera. Hidhej malli fët e fët…dhe ti nuk ndjeje asgjë. Shpëtoje pa dhimbje nga çdo gjë “e tepërt”. Si ç’shpëtojmë nga një dhëmballë e vjetër, rrangallë, hequr mjeshtërisht nga dentisti.

…Kur rastiste e burri zgjohej…zgjonte dhe gruan. Po lehtas.. .Pa u ndjerë. Me të prekur. Dhe nuk pipëtinin. As njeri e as tjetri. Fëmijët në dhomën tjetër ishin në gjumë të thellë…Pastaj fēmijë. Ku kuptonin gjē ata….Burri e gruaja, që kuptonin…prisnin në heshtje të mbaronte hajduti.

“Zot shyqyr”, thosh burri, “na ka rastisur hajdut i mirë. Nuk prek njeri me dorë( të tjerët të vrasin për plaçkë). Mbaron punë e ikën…ja ky është hajdut…I dashur, buzagaz…Jo si të tjerët…”

Atij nuk i ndahen buzagazi vërtet. Dashamirësia tek vidhte. Qeshte e vidhte. Rob Zoti. Vidhte e qeshte. Ja dallonin dhëmbët e bardhë e të bukur edhe në errësirë…”

…Ishin kohra të bukura…Kish plasur vjedhja e madhe…vjedhje mjeshtërore. Kish zënë vend ajo fjala e atij hajdutit të vogēl në kuvend burrash dikur. Drejtuar hajdutëve të një bande tjetër:” Ju nuk dini as të vidhni…”

Dhe vërtet. Banda e tij e kish përsosur vjedhjen aq mjeshtërisht, ndër vite, sa që vjedhjet e dikurit, ngjisnin më lojna kalamajsh…

…Kur hajduti ikte, burri e gruaja, çoheshin e bënin inventarin…

“E mo s’na ka vjedhur ndonjë gjë gjë të madhe…një TV, një komplet sermi…ca rroba të djalit…le të hajë edhe ai një çap bukë…”

…Dhe erdhi së fundmi ajo kohë fatlume për lagjes tona, që nuk e kish njohur lagje në botë. Në histori hyri me emrin Demokraturë…

…nuk zgjidheshin më deputetë…

Nuk kish më parlament. Çdo lagje zgjidhte hajdutin e saj. Njerëzia përpiqeshin të zgjidhnin hajdutin më të mirë, më të ndjeshëm, më njerëzor, më të buzëqeshur…mes hajdutëve. Lagjet me hajdutët më të mirë, i propozonin ata për kryehajdut. Si me thënë, thjesht për krahasim, për një biçim kryetar shteti…Popujt e lagjeve natyrisht veç propozonin. Vox popoli. Populli e kish pushtetin. Zgjedhjen e kryehajdutit e bënte një komision a juri hajdutësh zgjedhur nga vetë Çetat. Cilat çeta? Natyrisht as të Ballit, as të partizanëve…Ato i takojnë kohēve të lashta…

…Kryehajduti i zgjedhur pastaj, përcaktonte ligjet e vjedhjes. Nuk ish nevoja për parlamentas, senatorë a rrogtarë parazitë të këtij lloji…Përderisa i kish zgjedhur vetë populli, ligjet i binte ti bënte ai. Nëpërmjet çetave e kryetarit të çetês së zgjedhur

…Ishin kohra të qeta. Të lumtura. Pa turbullira. Çdo gjë e përcaktuar mirë për vite të tëra të ardhme. Nuk kish zënka. As luftra zhurmëmëdha çetash a partish. Fitonte gjithnjë me shumicë votash partia, më falni,…e njëjta çetë hajdutësh. Çeta e hajdutëve më të mirë. Për ç’arsye bindëse të provoje të kishe në krye një çetë hajdutësh të tjerë?

Popull ish bërë i mençur. Arsyetonte drejt. Popull i qetē. Popull qëngj. Popull i arsyeshëm. Për së mbari.…Popull që fle…Si ai çifti më lart.. Por popull me nuhatje

…Si pat thënë një analist,i mençur si populli: “…popull që kurrë nuk pat gabuar në zgjedhje…

www.artnet.com

Prof. Ylli Pango

Filed Under: ESSE

Nga urrejtja raciste antiarabe Netaniahu justifikon Hitlerin për holokaustin

September 30, 2023 by s p

Shaban Murati/

Gazeta e njohur ruse “Pravda” njoftonte në 28 shtator 2023 se në internet është shpërndarë një video, në të cilën kryeministri i Izraelit, Beniamin Netaniahu, në një fjalim të tij deklaron se Hitleri nuk ka faj për holokaustin në Luftën e Dytë Botërore, ku sipas të dhënave të Izraelit u vranë nga nazistët 6 milion çifutë, por e kanë fajin arabët, se ata ia kërkuan një gjë të tillë udhëheqësit nazist.

Sado paradoksale të duket, fjalimi i Netaniahut me këtë përmbajtje filohitleriane është i vërtetë dhe konfirmohet nga agjencitë më të mëdha të informacionit në të gjithë botën, përfshirë edhe vetë Izraelin. Në fjalimin e mbajtur në Kongresin Botëror Sionist në 21 tetor 2015 në Jeruzalem kryeministri i Izraelit, Netaniahu, deklaron se Hitleri nuk donte t’i zhdukte çifutët, por vetëm t’i dëbonte nga Europa, dhe ishte myftiu i Jeruzalemit që në një takim me Hitlerin në vitin 1941 e bindi atë që të bënte holokaustin. Profesor Moshe Zimmerman i Universitetit të Jeruzalemit lidhur me këtë deklaratë të kryeministrit izraelit, i deklaroi Agjencisë së madhe amerikane të lajmeve “Asoshiejted Press” se “kushdo që kërkon t’ia hedhë të tjerëve barrën e Hitlerit është formë e mohimit të holokaustit”. Politikani izraelit Itzik Shmuli deklaron për këtë fjalim: “Është turp i madh, kryeministri i Izraelit në shërbim të mohuesve të holokaustit”. Politikania izraelite Zehava Galon ironizon: “Ndoshta ata 33771 çifutë të vrarë nga nazistët në Babi Jar dy muaj para se Hitleri të takonte myftiun e Jeruzalemit duhen çvarrosur që të mësojnë se Hitleri nuk kishte ndërmend që t’i vriste ata”.

Është e qartë në planin juridik, historik dhe moral se kushdo që çfajëson Hitlerin për holokaustin bën të njejtin faj si ata, që e mohojnë holokaustin. Në disa shtete të Europës mohimi i holokaustit konsiderohet faj penal dhe dënohet me ligj. Në disa shtete të Europës janë dënuar historianë europianë, që në veprat e tyre kanë vënë në dyshim ekzistencën e holokaustit.

Nuk mund të mos habitesh që kryeministri i atëhershëm dhe i sotëm i Izraelit, ekstremisti Netaniahu, e çfajëson Hitlerin për holokaustin dhe asnjë kancelari europiane dhe perëndimore nuk e dënon. Kryeministri Netaniahu është i verbuar nga urrejtja raciste antiarabe aq shumë, sa që në çmendurinë e tij pushtetare për të fituar kuota elektorale brenda vendit tenton që urrejtjen e popullit të Izraelit ndaj Hitlerit dhe holokaustit ta devijojë kundër popujve arabë. Por nuk mund të mos shtrosh pyetjen se si Europa hesht ndaj një urrejtje raciste të kryeministrit të Izraelit, e cila njësoj si në kohën e holokaustit prodhon luftra dhe gjak.

Ai që don, e kupton përse në Lindjen e Mesme nuk ka paqe…

Filed Under: Histori

Kosova në pararojë të mbrojtjes së civilizimit perëndimor kundër bllokut Ruso – Serb

September 30, 2023 by s p

Artan Nati/

Përplasja vdekjeprurëse në veri të Kosovës të dielën po jehon shumë përtej Ballkanit. Në pamje të parë, historitë e largëta duket se po përsëriten: Lufta e Parë Botërore duke filluar në Sarajevë, gjithashtu shpërbërja e Jugosllavisë ishte ngjarja kryesore gjeopolitike e viteve 1990. Megjithatë, mund të ketë një histori tragjike që i gjithë kontinenti dhe mbarë bota po e përjeton dhe shtron një pyetje: A është konflikti në Kosovë i lidhur me luftën në Ukrainë?

Incidenti i fundit filloi me persona të armatosur serbë etnikë që bllokuan një urë me automjete të blinduara dhe hapën zjarr ndaj policëve kosovarë që po afroheshin, duke vrarë oficerin dhe heroin kosovar Afrim Bunjaku. Personat e armatosur më pas u futën në një manastir, ku të paktën tre u vranë nga zjarri snajperave. Incidenti ka përshkallëzuar tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat janë acaruar prej vitesh, por ndërkohë ka rritur unitetin e të gjithë shqiptarëve në rajon, dhe të gjithë shqiptarëve në diasporë. Ndërsa lajmi për përplasjen u përhap, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dënoi vrasjen e policit të Kosovës, por vazhdoi të nënkuptojë se përleshja ishte një rebelim i serbëve etnikë kundër “terrorit të [kryeministrit të Kosovës Albin] Kurti”. Është e qartë se Vuçiç është kapur në flagrancë dhe dështimi i përpjekjeve Ruso-Serbe ishte spektakolar e fare i qartë për perëndimin duke treguar hapur se ky akt terrorist ishte i sponsorizuar nga shteti terrorist i Serbisë. Në të vërtetë, Kosova ka akuzuar prej kohësh Serbinë për mbështetjen e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin. Beogradi ndërkohë ka pretenduar spastrim etnik të serbëve në Kosovë dhe ka refuzuar të njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, me një pjesë të retorikës që është kthyer në preludin e pushtimit rus të Ukrainës. Kuptohet se historia dhe koha që jetojmë punon kundër politikave dhe strategjive donkishoteske të Rusisë e Serbisë që fatkeqësisht shpesh ndërthuren me politikat Greke dhe ndërhyrjen e saj në punët e brendshme të Shqipërisë siç është rasti i Himarës.

A qëndron Rusia pas incidentit të fundit? Nëse situata shpërthen në Ballkan, a mund të ketë përhapje që përshkallëzon përballjen midis Moskës dhe NATO-s? Duket se Rusia është e zemëuar me vullnetin e lirë të vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në BE dhe NATO, dhe Kremlini akuzohet se po punon për të shfrytëzuar konfliktet etnike dhe fetare për të minuar këto përpjekje.

Intelegjenca Kosovare ka dhënë prova se grupi i armatosur përfshinte anëtarë të grupit serb të ekstremit të djathtë “Obraz” si dhe njerëz të veshur me uniforma të grupit mercenar rus Wagner dhe forcave speciale ruse (Spetsnaz) dhe disa muaj më parë, kishin indicie për praninë e anëtarëve të Wagner-it në territorin e tyre.

Grupi “Terror Alarm” me bazë në Izrael madje pohoi në një postim të fundit të majit në X, i njohur më parë si Twitter, se kishin informacione për praninë disave nga anëtarët e grupit Wagner që ishin dërguar në Kosovë.

Zyrtarët Rusë gjithnjë e më shumë mundohen të krijojnë një paralele mes përkeqësimit të situatës në Ukrainë dhe Kosovë duke e paraqitur këtë situatë si rezultat i politikave të ndjekura nga perëndimi . Në prill të vitit 2022, presidenti rus Vladimir Putin përmendi precedentin e Kosovës si justifikim për njohjen e paligjshme të Republikës Popullore të Donetskut dhe Luhanskut. Është provuar shkencërisht e katërcipërisht se Shqiptarët banojnë në trojet e tyre shumë përpara krijimit të perandorisë romake dhe popullsia sllave ka ardhur në ballkan pas rënies së perandorisë romake në fund të shekullit të 5-të dhe se çdo manipulim i historisë është qesharak dhe djallëzor si janë prezantuar dhe vetë Putin e Vuçiç në komunitin ndërkombëtar.

Ndonëse ndërhyrja e menjëhershme ushtarake serbe duket e pamundur, por sidoqoftë egziston rreziku që lufta në Ukrainë të përhapet edhe në Kosovë , siç tregojnë edhe ngjarjet e fundit Rusia dhe Serbia nuk do të rreshtin me provokime të ndryshme dhe të rrezikshme. Nqs konflikti do të shpërthejë , rreziku është që historia të përsëritet dhe pikërisht në këtë pjesë të botës dhe si pasojë e shovinizmit dhe aleancës ruso serbe. Sigurisht, Ballkani Perëndimor është një fushë beteje e dytë për Rusinë për sa i përket ndërhyrjes së huaj dhe manipulimit të informacionit. Ka qenë më parë, por pas Ukrainës, kjo u intensifikua në aspektin e ndërhyrjes së përgjithshme, duke përfshirë sulmet kibernetike, dhe përpjekjen për të minuar stabilitetin sepse Presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron që ata të afrohen me BE. Sulmi kibernetik i vitit të kaluar në Shqipëri si dhe ngjarjet e fundit në Himarë tregojnë qartë se aleanca Ruso-Serbe është rrezik serioz dhe mund të ketë influencuar thellë edhe në politikën Shqiptare.

Mendoj se rajoni jonë dhe sidomos Kosova nuk është zonë lufte dhe nuk do të bëhet zonë lufte për dy arsye. Disa nga vendet e rajonit janë tashmë anëtarë të NATO-s, dhe në të tjera ndodhen misione të BE-së (ushtarake dhe civile) dhe të gjitha janë në procesin e anëtarësimit në BE. Kjo siguron masa mbrojtëse të mjaftueshme parandaluese nga çdo lloj konflikti i ashpër apo i nxehtë për të shpërthyer. Koha kërkon që faktori Shqiptar të flasi me një gjuhë dhe jo të shikojnë interesat personale politike duke i maskuar shpesh si patriotizëm.

Filed Under: Komente

Përmbytet New York, 25 million njerëz preken nga koha e keqe

September 30, 2023 by s p

Përgatiti Albano Kolonjari/

Në Brooklyn: Shiu i një muaji, deri në 4.5 inç, ra në vetëm 3 orë të premten në mëngjes, sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Motit. Sipas vlerësimeve të NOAA, ky total i reshjeve prej tre orësh pritet vetëm një herë në 100 vjet në Brooklyn . * Në Manhatan: Gati 2 centimetra shi ra në një orë në Central Park, ora e dytë më e lagësht atje në 80 vjet. Aty deri tani kanë rënë më shumë se 5 centimetra shi. Shiu rekord pushtoi sistemin e kanalizimeve të Nju Jorkut të premten, duke krijuar përmbytje ne rrugë, bodrume, shkolla, metro dhe automjete në të gjithë qytetin më të populluar të vendit.

Uji u ngrit shpejt dhe i furishëm, duke i zënë në befasi udhëtarë teksa kalonin në orën e pikut të mëngjesit të së premtes. Reaguesit e parë u hodhën në veprim aty ku ishte e nevojshme, duke nxjerrë njerëzit nga makinat e bllokuara dhe bodrumet e mbushura si vaska.

Më shumë shi ra në një ditë të vetme në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy të Nju Jorkut – gati 8 inç – me shume se çdo tjetër që nga viti 1948. Shiu i një muaji ra në Brooklyn në vetëm tre orë pasi u godit nga disa prej stuhisë më intensive shkalla e reshjeve të premten në mëngjes.

Situata janë një simptomë e ndryshimit të klimës, thonë shkencëtarët, me një atmosferë më të ngrohtë që vepron si një sfungjer masiv, i aftë të thithë më shumë avuj uji dhe më pas ta shtrydhë atë në vërshime intensive, të cilat lehtë mund të mposhtin mbrojtjet e vjetruara nga përmbytjet.

“Në përgjithësi, siç e dimë, ky model i ndryshimit të motit është rezultat i ndryshimit të klimës,” tha Rohit Aggarwala, Shefi i Klimës i qytetit të Nju Jorkut në një konferencë shtypi të premten në mëngjes. “Dhe realiteti i trishtuar është se klima jonë po ndryshon më shpejt sesa mund të përgjigjet infrastruktura jonë.”

Një shi i përhapur prej 3 deri në 6 centimetra kishte rënë në të gjithë qytetin e Nju Jorkut pasdite të së premtes vonë. Më shumë shi do të bjerë gjatë mbrëmjes, por gradualisht do të zvogëlohet. Guvernatori i Nju Jorkut Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin e Nju Jorkut, Long Island dhe Luginën Hudson të premten në mëngjes si më të rëndat nga përmbytjet. Në një intervistë me WNBC-TV të Nju Jorkut, ajo u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi për shkak të kushteve të përhapura të rrezikshme të udhëtimit.

“Kjo është një ngjarje shumë sfiduese e motit,” tha Hochul. “Kjo është një ngjarje kërcënuese për jetën. Dhe unë kam nevojë që të gjithë njujorkezët t’i kushtojnë vëmendje atij paralajmërimi në mënyrë që ne t’i mbajmë ata të sigurt.” Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy gjithashtu shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shtetin e tij të premten pasdite.

Zjarrfikësit shpëtuan në gjashtë bodrume në qytetin e Nju Jorkut të përmbytur nga përrenjtë e ujit, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut.

Autoriteti Metropolitan i Transportit rivendosi plotësisht shërbimin në shtatë linja të metrosë deri të premten në mbrëmje, sipas Demetrius Crichlow, nënkryetar i lartë i Departamentit të Transitit të Metrosë në Nju Jork.

“Sot nuk ishte një ditë e lehtë për ne, por si njujorkezët, ne jemi elastik, vazhdojmë të vazhdojmë”, tha Crichlow.

Kryetari dhe CEO i MTA, Janno Lieber tha të premten në mbrëmje një nga tre linjat hekurudhore Metro-North – linja Hudson – dhe vuri në dukje se hekurudha e Long Island gjithashtu ka shërbim të mirë. MTA tha gjithashtu se po punon për të rivendosur shërbimin e kufizuar në dy linjat e mbetura të premten mbrëma.

Udhëtimi ajror nuk ishte më i drejtë. Vonesat e fluturimeve goditën të premten të tre aeroportet e zonës së Nju Jorkut. Përmbytjet brenda terminalit historik Marine Air në aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut e detyruan atë të mbyllet. Terminali është më i vogli i aeroportit dhe u shërben linjave ajrore Spirit dhe Frontier.

Një këshillë udhëtimi mbetet në fuqi për qytetin e Nju Jorkut deri në orën 6 të mëngjesit të së shtunës ET me më shumë përmbytje të mundshme.

Zona me tre shtete të Nju Jorkut po përballet me një rrezik “të moderuar” të nivelit 3 nga 4 për përmbytje të menjëhershme për pjesën tjetër të ditës të premten, paralajmëroi Shërbimi Kombëtar i Motit. Kërcënimi nga përmbytjet shtrihet përtej qytetit të Nju Jorkut dhe prek rreth 25 milionë njerëz në të gjithë verilindjen.

Shiu i dendur do të zgjerohet në veri dhe lindje dhe do të ndikojë në një zonë të gjerë të New England-it jugor deri në mbrëmjen e së premtes. Shiu më i dendur në rajon do të përqendrohet në Konektikat, ku paralajmërimet për përmbytje ishin tashmë të vendosura të premten pasdite. Reshjet prej 3 deri në 4 inç goditën pjesën jugperëndimore të shtetit më herët të premten.

Një deri në 3 inç shi është gjithashtu i mundur nga Konektikati qendror në pjesë të Rhode Island deri të premten në mbrëmje. Pjesë të Masaçusets, duke përfshirë Bostonin, mund të numërojnë totalin e reshjeve të përhapura prej 1 deri në 2 inç në kohën kur shiu më i madh të përfundojë të premten mbrëma. Rekorde shiu

Normat ekstreme të reshjeve kanë prodhuar totale pjellore:

Në Brooklyn: Shiu i një muaji, deri në 4.5 inç, ra në vetëm 3 orë të premten në mëngjes, sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Motit. Sipas vlerësimeve të NOAA, ky total i reshjeve prej tre orësh pritet vetëm një herë në 100 vjet në Brooklyn.

Në Manhatan: Gati 2 centimetra shi ra në një orë në Central Park, ora e dytë më e lagësht atje në 80 vjet. Aty deri tani kanë rënë më shumë se 5 centimetra shi.

Në Queens: Është dita më e lagësht e regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy, tregojnë të dhënat paraprake nga Shërbimi Kombëtar i Motit. Të paktën 7.88 inç shi ka rënë atje që nga mesnata. (Marre nga CNN dhe shtypi lokal)

Filed Under: Komunitet

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën

September 30, 2023 by s p

M.P / RTKlive/

Hovenier pas telefonatës me SHBA-në bën thirrje për zbatim të marrëveshjes.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka reaguar pas telefonatës mes kryeministrit Albin Kurti dhe Ndihmësi i Presidentit për Çështje të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

Në rrjetin social X, Hovenier ka thënë se kjo ka qenë një telefonatë e rëndësishme dhe se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.

“Ne po bëjmë thirrje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe e konsiderojmë zbatimin e plotë nga të dyja palët e marrëveshjeve të arritura në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja si mjet për të garantuar stabilitetin”, ka shkruar Hovenier.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT