• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2023

Harresa vjen në shumë forma!

September 19, 2023 by s p

Nga Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D,

Health Education & Neuroshkence/

Edhe pse mund të mendojmë se harresa është një problem, dhe shpesh është, ajo mund të jetë një tipar i trurit dhe jo një shqetesim. Një numër në rritje i kërkimeve në neuroshkencë po shqyrton idenë se harresa është më shumë adaptive sesa kufizuese. Të gjithëve u ka rënë rasti të shkojnë në market për të marrë “patate” dhe blejnë “domate”. Kjo nuk do të thotë që vuajnë nga “amnesia apo harresa”.

Harresa e përditshme është ndryshe. Nëse harroni se ku e keni parkuar makinën tuaj, askush nuk e quan atë amnezi. Këto raste përfaqësojnë një formë të harresës ku nuk keni një kuptim të gatshëm të kujtimeve të dëshiruara për atë kontekst. Ka shumë faktorë përgjatë aktivitetit neural në tru që ndikojnë për organizimin, kuptimin, re-organizim, krijim, mendim…

Harresa natyrore besohet se ndodh për shumë arsye. Kujtimet thjesht mund të zbehen me kalimin e kohës. Por harresa mund të shkaktohet edhe nga “ndërhyrja retroaktive”, e cila është kur përjetoni dy ngjarje që janë mjaft të ngjashme në kohë. Kujtimi i njërit ndërhyn me tjetrin.

Truri është i ndryshëm para dhe pas marrjes së informacionit. Ky ndryshim shkaktohet nga ndryshimet fizike ose kimike në strukturën e trurit.

Sipas studimeve, dy teori rreth funksionimit të mendjes, njëra që thotë se mendja është manipuluese e simboleve dhe një tjetër që thotë se mendja është një rrjet i madh neuronesh që punojnë së bashku paralelisht. E folura gjuhësore mban në këtë rast nivelin më të lartë të njohjes pasi gjuha përshkruhet dhe si simbol-manipulim. Studimet më të fundit sugjerojnë që aktiviteti neural mund të jetë një nga faktorët. Si?

Aktiviteti neural network ndryshon nga individi në individë.

Ndërveprimi mes rajoneve të ndryshme të trurit.

Aktivizimi i pjesëve të trurit:

Disa individe rekrutojnë pjesë të panevojshme neurale të trurit.

Disa individe tentojnë ta kufizojnë aktivitetin e tyre neural vetëm në pjesët nevojshme të trurit.

Me fjalë të thjeshta: truri i disa individeve përdor një rrjet të shkurtër të shpejtë, ndërsa disa individë marrin kohë më të gjatë të rrjetit duke aktivuar më shumë pjesë të trurit.

*Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D. është studiuese / autore e shumë shkrimeve dhe ka studiuar Neuroshkencë & Health Education në Columbia University, në New York. #fatjonalubonja

Filed Under: ESSE Tagged With: Fatjona Lubonja

Elegji për njeriun që ikën

September 18, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Në mes të rrugëtimit të jetës, njeriu e gjen veten në pyll të errët, humbet rrugën, ecën udhë pa udhë. Sa e vështirë të përshkruhet ky pyll i zymtë, kujtimi i të cilit kthen frikën. Aq e hidhur është frika, sa vdekja është më pak e frikshme. Me të vërtetë, nuk e di se si hyri në pyll, sepse ishte aq përgjumur.

Pasi arriti rrëzë një mali, ku mbaronte lugina që i kishte ngrirë zemrën, hodhi një vështrim lart dhe pa majën e malit të ndriçuar nga ato rreze dielli që të çojnë në rrugën përgjatë çdo rruge.

Pastaj tmerri u zbut disi, i cili në thellësi të zemrës kishte zgjatur gjithë natën që kishte duruar aq mjerisht. Ashtu si ai që, pa frymë, del nga deti në breg dhe kthehet për të parë ujërat e rrezikshme, po ashtu edhe shpirti, po ikte nga ai shqetësim. U kthye për të parë përsëri kalimin nga i cili kurrë nuk doli njeri i gjallë. Pastaj pushoi trupin e lodhur, ndërsa shpirti rifilloi udhëtimin në shpatin e pjerrët të malit të lartë pafund.

Filed Under: Ekonomi

VËLLEZRIT MARK, GJON DHE PJETËR LUCAJ -Sofra malsore në Amerikën e largët – shembull i vëlladashurisë dhe dashurisë për komb e atdhe të vet

September 18, 2023 by s p

Fikret Lulanaj/

Malesia historikisht njihet si vater e burrërisë, nderit, mikpritjes dhe beses së dhënë. Po ashtu Malesia ka rritur burra të cilët Zoti i kish pajisur me dituri urtesi dhe dashuri për komb dhe atdhe të vet. Nëse degjojmë historitë e trashiguera të të vjetërve malsor, padushim se familje e dalluar në krejtë Malësi në këtë pikpamje eshtë edhe familja e Nikolle Gjon Gjekës Lucaj. Familja Lucaj është familje e cila përveç karakteristikave të cekura më lart, karakterizohet edhe më dashurinë e madhe që kishte për arsim. Siç kam degjuar, dhe siç është dokumentuar Gjon Gjekaj Lucaj ka dhënë mësim në gjuhen shqipe në Triesh ne vitin 1917 dhe është iniciatori kryesor i hapjes së shkollës së parë shqipe në Malësi, saktësishtë në Dinoshë në vitin 1929. Gjoni shetiti shume vende Ballkanike dhe Evropiane. Ishte në kontakte me Andon Zako Çajupin, George Pekmezin, Bajram Currin, Nikollë Ivanaj e shume të tjerë. Për aktivitetin e vet patriotik, arsimor, dhe për emrtimin e shkolles në Triesh me emrin Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, ish Kryetari i Shqipërisë Gjonin, mbas vdekjes e dekoron me titullin ” Kalorës i Urdherit të Skënderbeut “.Prej kesaj familje janë edhe intelektual të cilët ngriten lart dinjitetin e Malësise….

Pasardhes të kësaj familje janë edhe vëllezrit Gjon, Mark dhe Pjetër Lucaj, të cilët marrin rruget e gyrbetit si shumica e bijve të kësaj toke arbnore.Dy të parët në fund të shekullit të kaluar, më i riu në fillim të shekullit tonë. Me veti mbajtën cilësit më të mira që i trashiguan nga të parët e vet, posaçerisht dashurinë për vendlindje, komb dhe atdhe të vet. Gjithkund ku ndodhen në mergate siellen dashuri, nder, respekt, njerzillëk, dashamirësi, pa dallim se prej cilës krahine ishte shoqeria dhe cilit besim fetar i takonte….

Mbas nje pune të madhe, tre vëllezrit hapen së bashku restorantin e vet të quajtur TESORO DITALIA Së shpejti ky vend u ba qendër e bujarisë dhe mikprtjes malsore. Në sofrën bujare të ketyrë vellezërve u ftuan kryetar shtetesh shqiptare, kryetar komunash, akademikë, intelektual nga e mbarë treva shqiptare që vizitonin New Yorkun. Në sofren e vëllezërve Lucaj u organizuan aktivitete kulturore që promovonin shpirtin shqiptar. Shpeshëhere në tavolinat e restorantit të Tyre organizohen aktivitete humanitare për të ndertuar rrugë, shkolla, ndihma për skamnorët, ndihma për studentë dhe për organizime kulturore, historike, arsimore në Malësi. Janë ndër organizuesit kryesor të manifestimit kombtar në New York, ,, Rënjët Tona”.

Me gjithëse me trup në Amerikë, vellezrit Lucaj me shpirt e zemër jetojnë dhe veprojnë për Malësi dhe popull të Saj. Ata çdo atom të unit të vet e vunë në shërbim të nevojave të komunitetit shqiptar në mërgim, e posaçerishtë në ndihmë dhe përkrahje të vendlindjes dhe popullit të vet në Malësi.

Bujarinë dhe shpirtin e Tyre fisnik malsor,, vellezrit Gjoni, Marku dhe Pjetri Lucaj e kane deshmuar duke mirpritur miq të tillë si Presidentin Bill Kllinton me bashkëshorte, shkrimtarin James Potterson dhe me qindra të tjerë.

Vellezrit Lucaj jane përkrahës, mbështetës dhe organizator të aktiviteteve të komunitetit ku kane restorantin e vet, prandaj janë shperblyer edhe nga organet më të larta administrative të atijj vendi.

Vëllezrit Lucaj simbolizojnë shkuesin se si duhet të jenë shqiptarët ne mes veti. Simbolizojnë shpirtin e Nënës Tereze dhe gjakut kombtar të Saj për humanizëm dhe respekt. Simbolizojne faktin se si duhet vendlindja, populli dhe toka arbnore.

Vellezrit Lucaj jane të martuar me bija sojnike malsore dhe me krenari pasardhesve ju përciellin dashurine se si duhet kombi, atdheu dhe si pasurohet shpirti duke ndihmuar dhe duke përkrahur të tjerët.

Filed Under: Komunitet

Presidentja e Bashkisë në Bronx Vanessa L. Gibson organizoi Ceremoni Madhështore në nderim të viktimave të 11 Shtatorit 2001 në New York

September 18, 2023 by s p

Nga Mimoza Dajçi

Shtator 2023/

Kaluan 22 vite dhe çdo qytetar në SHBA kujton me dhimbje 11 Shtatorin e vitit 2001, si dhe viktimat në njerëz që humbën jetën gjatë asaj tragjedie, kur terroristët islamikë rrëmbyen avionët dhe përflakën hapësirën amerikane duke goditur Pentagonin dhe World Trade Center. 

Çdo kush që e do jetën lirinë, paqen pyet me të drejtë: Kur do të marrë fund terrorizmi?

Edhe unë si dëshmimtare okulare e asaj ngjarje që tronditi botën, bashkohem me dhimbjen e madhe që shkaktoi ajo katastrofë, e njëherësh nëpërmjet këtij shkrimi, hedh dritë mbi një fakt që deri më sot nuk e kam lexuar në faqet e shtypit shqiptar.  

Së pari po ndalem tek Ceremonia Përkujtimore që organizoi për të dytin vit Presidentja e Bashkisë në Bronx Vanessa L. Gibson me qytetarët, politikanët dhe organizatat e ndryshme jo qeveritare në nderim të afro 3000 heronjve që humbën jetën gjatë atij sulmi terrorist. Tubimi u mbajt më datë 13 shtator 2023 pranë Bashkisë në Bronx, nën moderimin e drejtorit të “Teatrit për Fëmjië në Riverdale” Derek Woods. Si fillim u mbajt një minutë heshtje, më pas “Hymni Amerikan” u këndua nga sopranoja Diane Arroya, lutjet fetare u mbajtën nga Kleri katolik, mysliman etj dhe nga Rabbai i Institutit hebre ne Riverdale. Banda frymore “Pipes & Drums” e shtetit të New Yorkut ekzekutoi muzikë të zgjedhur si homazh për të rënët e 11 shtatorit 2001.    

Fjala e hapjes ju rezervua Presidentes së Bashkisë në Bronx Vanessa L. Gibson, eventin gjithashtu e përshëndetën gjykatësja supreme e Gjykatës Civile në New York Hon. Doris Gonzales, politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. 

Një ftesë për këtë ceremoni mbërriti edhe në postën time elektronike, ku pata rast të takohem me Presidenten Vanessa L. Gibson, nëpunësen e lartë të Bashkisë në Bronx Cecilia Hernandez, Anëtaren e Këshillit Bashkiak të New Yorkut Pierina Ana Sanchez etj. Afër podiumit pranë Flamurit Amerikan dhe Flamurit të Bashkisë në Bronx ishte vendosur edhe një Flamur në Nderim të 3000 heronjve që humbën jetën në atë tragjedi, ku me gërma të bardha kapitale shkruhej “Ne kurrë nuk ju harrojmë” si dhe një kurorë me lule të freskëta.

*** 

Mëngjesin e datës 11 Shtator 2001 ndodhesha brenda Trenit Nr. 4 kur u shemb tyneli Chamber Street në Manhattan, New York, pas kolapsit që ju bë dy kullave binjake të World Trade Center nga bombardimi i dy avionëve rrëmbyer nga terroristët. Nga shembja e tynelit rruga e trenit Nr. 4 për në Brooklyn ishte bllokuar, treni nuk udhëtonte dot më tej. Paniku i madh pushtoi frymën dhe zemrat e pasagjerëve, të cilëve po i rrezikohej jeta….Unë ishta nisur nga rruga Jerome Avenue në Bronx, adresë ku jetoja atë kohë për të shkuar drejt Brooklynit.

Pak muaj kisha në SHBA, e sapo kisha fituar statusin si azilante politike, dhe si e papunë mu aprovua ndihma ekonomike, por për të përfunduar këtë proçes duhej të jepja edhe shenjën e gishtave. Kështu më 11 shtator 2001 u nisa për një takim në Brooklyn, në Zyrën e ndihmës ekonomike për shenjën e gishtave për të përfunduar e përfituar kështu ndihmën ekonomike. Takimi ishte në ora 10 AM. Pas asaj tragjedie zyrat në Brooklyn ishin mbyllur dhe nuk munda të takoja asnjë nga punonjësit e atij institucioni. Situata ishte jashtë kontrollit, tepër e rënduar si gjendje lufte dhe askush nuk ishte në zyrë atë moment. Ashtu siç isha e traumatizuar e pluhurosur me tym e pluhura nga shpërthimet e dy kullave, e dërmuar shpirtërisht, fizikisht e mendërisht arrita të gjej ku ishte Zyra e Ndihmës ekonomke në Brooklyn, por asnjë nënpunës nuk ndodhej aty. Rastësisht pyeta një punonjës policie, ai më tha: Jo moj zonjë këtu nuk punon askush pas kësaj tragjedie.

Për çudi pas disa ditësh më vjen një letër nga Zyra e Ndihmës ekonomike në Brooklyn në banesën e atëhershme në Bronx, ku shkruhej se kisha humbur përfitimin e ndihmës ekonomike, pasi nuk isha paraqitur në takim për shenjën e gishtave në Brooklyn më datë 11 shtator 2001, ora 10 AM. Ndihmën ekonomike arrita ta fitoj pasi këtë çështje e paraqita në gjykatë, pasi që ishte e vërtetë që atë ditë kisha udhëtuar nga Bronxi në Brooklyn, për tek zyrat e ndihmës ekonomike, pasi isha pa punë, pa asnjë të ardhur ekonomike dhe nuk kisha me se të paguaja qeranë e garsonierës në Bronx. Këtë histori e kam publikuar më të zgjeruar e titulluar “Kur do të marrë fund terrorizmi” edhe në librin “Nënës” botuar në vitin 2007 nga “Bota e Gruas Shqiptare” në Amerikë. Vlen të përmendet se ky Libër ka për autore femrat shkrimtare nga e gjithë bota, sigurisht përfshirë edhe SHBA. Ideatore e këtij libri është Merita Bajraktari McCormack. Promovimi i tij u realizua me inisitivën time tek Selia e Federatës “Vatra” në Bronx, nën moderimin e poetes Ilirjana Sulkuqi. Mbaj mend se po atë ditë unë dhe disa gra të tjera u pranuam anëtare të “Vatrës”. Kryetar i “Vatrës” atë kohë ishte i ndjeri Ing. Agim Karagjozi. E kam pas dërguar për botim edhe në anglisht tek gazeta “New York Times” por nuk kam dijeni nëse është botuar apo jo. Pra prezencën time më datë 11 shtator 2001 e kam bërë të njohur për opinionin publik qysh atë kohë. 

Përkujtimi i 9/11/2001 tashmë është kthyer në traditë e vlerë historike nga Bashkia në Bronx edhe për brezat e rinj, ku mes viktimave që humbën jetën në krye të detyrës ishin edhe tre shqiptaro – amerikanët Mon Gjonbalaj, Roko Camaj dhe i riu Simon Dedevukaj, të cilët punonin si mirëmbajtës tek Kullat Binjake 110 katëshe në Manhattan.

Presidentja e Bashkisë në Bronx Vanessa L. Gibson, e cila mbështet fort të gjithë komunitetet në Bronx, pasi falenderoi organizatorët e kësaj ceremonie, forcat e rendit, policinë dhe të pranishmit në sallë i ftoi të gjithë pjesëmarrësit në koktejin e shtruar enkas për këtë event. 

Filed Under: Emigracion

Shkolla shqipe “Mëso Shqip” hapë dyert për mbi 200 nxënës në Staten Island

September 18, 2023 by s p

Venera Gjenashaj/

Shkolla “Mëso Shqip” e themeluar dhe e mbikqyr nga Shoqatat Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini tashë dy vite eshtë shendruar në një kështjellë kombëtare të ruajtjes së identitetit tonë kombëtar.

I tërë komuniteti ynë në Staten Island krenohet me punën e një stafi mësuesish dhe koordiantorësh të përkushtuar, energjikë dhe shumë të kualifikuar, të cilët edukojnë fëmitë tanë dhe pergadisin breza të rijë që do të vazhdojnë misionin fisnik të ruajtjes së gjuhës shqipe.

Misioni i shkollës dhe i mësuesve Linda Sukaliqi dhe Merita Gjokaj është të ju ofrojnë mundësi mësimi cilësor për çdo student që dëshironë të mësojë gjuhën shqipe por edhe duke mbeshtetur programe kulturore siç është programi i Vallzimit i udhëhequr nga Nadia Hoxha

Ky model i edukimit është mirëpritur shumë nga kumuniteti shqiptarë në Staten Island duke i ofruar mbeshtetje të vazhdueshme morale edhe financiare.

Falë mbështetjes se komunitetit i cili u galvanizu reth ktyre projekteve shpejt ra në sy edhe të zyrtarve lokal që ofruan mbeshtetje institucionale nga komuna e Staten Island.

Si rezultat i punës sonë departmneti i arsimit i New York-ut ofroj abmbijetet e ahkollës falas për programmer tona. Falë këti gjesti, sivjet regjistrimi I fëmive do të jetë falas pra me zero kosto për të gjith prindërit.

Shoqatat Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini janë gjithmonë mirnjohës komunitetit tonë që gjithmonë ka qenë mbështetës i pa rezervë i projekteve tona duke na shty dhe motivu qe të punojmë edhe më shumë për mirëqenëjen e komunitetit tonë në New York!

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT