• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2023

Presidentja Osmani në takim me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg: Lidhja e Kosovës me NATO-n, është e përjetshme

September 7, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në takim nga Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në selinë qendrore të NATO-s. Takimi trajtoi zhvillimet e sigurisë ne vend dhe çështje të ndryshme të interesit të përbashkët, si dhe nevojën për vazhdim dhe thellim të bashkëpunimit.

Në takim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s, për lirinë dhe sigurinë e popullit të Kosovës, si dhe ruajtjes së paqes në rajon. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të institucioneve të Kosovës për ta vazhduar bashkëpunimin me aleatët tanë në NATO dhe misionin e KFOR-it në përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe siguri afatgjate.

Në takim u diskutua edhe për sfidat e sigurisë me të cilat po përballet rajoni dhe kontinenti ynë si rezultat i agresionit së Rusisë kundër Ukrainës dhe popullit të saj, përfshirë këtu edhe përpjekjet destabilizuese përmes satelitëve të saj në rajonin tonë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se Kosova vazhdon të qëndrojë në anën e drejtë të historisë, duke bashkërenduar politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me aleatët e saj, dhe duke mbështetur popullin e Ukrainës.

Në lidhje me zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon, përfshirë edhe sulmet e dhunshme në veri të vendit nga grupet kriminale të mbështetura nga Beogradi kundër forcave të NATO-s, Policisë së Kosovës, qytetarëve e gazetarëve, Presidentja theksoi nevojën për përgjegjësi për këto sulme për ta parandaluar përsëritjen e tyre, ndërsa theksoi se Serbia përmes përpjekjeve të saj destabilizuese vazhdon edhe frikësimin dhe kërcënimin kundër qytetarëve serb të Kosovës, përfshirë edhe zyrtarët policor serbë të Policisë së Kosovës dhe institucioneve tjera.

Për sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe përfshirjen në Programin e Partneritetit për Paqen, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë strategjike në këtë drejtim. Ajo bëri thirrje për kreativitet dhe fleksibilitet për ta lehtësuar integrimin e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqen, si vlerë e shtuar drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

Në përfundim, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës ndaj paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit me NATO-n dhe aleatët e saj. Ajo theksoi nevojën për përpjekjet e përbashkëta për t’i adresuar sfidat e sigurisë në rajon dhe për ta siguruar një të ardhme të sigurtë për Kosovën dhe rajonin në përgjithësi.

Filed Under: Opinion

ALBANOFOBIA SERBE

September 7, 2023 by s p

Prof.Xhelal Zejneli/

Albanofobia, përkatësisht ndjenjat antishqiptare, në Serbi janë tejet të përhapura.  Urrejtja ndaj shqiptarëve më së shpeshti ndërlidhte me konfliktin serbo-shqiptar. Albanofobia manifestohet në stereotipat dhe në paragjykimet negative ndaj popullit shqiptar si dhe në diskriminimin e shqiptarëve. Po qe se ndërlidhet me bindjen se shqiptarët janë një lloj race inferiore, atëherë albanofobia merr edhe formë racizmi. Ndjenjat antishqiptare manifestohen edhe në përdorimin e emrit “shiptar – shiptari” (šiptar – šiptari), formë e sllavizuar e etnonimit shqiptar, që për shkak të konotacionit negativ në gjuhën serbe, konsiderohet ofenduese.     

Gjatë historisë, shumë intelektualë serbë kanë propozuar projekte antishqiptare të ndryshme. Midis tyre janë: Vlladan Gjorgjeviqi (1844-1930), Jovan Cvijiqi (1865-1927), Vasa Çubrilloviqi (1897-1990), Ivo Andriqi (1892-1975) e të tjerë.

*   *   *

Shkrimtari dhe analisti serb Mirko Gjorgjeviq* (1939-2014) vjen në përfundim: “Janë bërë qindra memorandume, plane për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kur t’i shfletoni këto zgjidhje, qofshin ato komuniste, shtetërore apo kishtare, lehtë do të vëreni se të gjitha planet kanë qenë – çështja e Kosovës të zgjidhet në atë mënyrë që atje të mos ketë shqiptarë”. 

Shënim: Profesori i letërsisë Mirko Gjorgjeviq kritikoi lidhjet e Kishës Ortodokse Serbe me nacionalizmin serb.       

*   *   *

  Albanofobia në Principatë e Serbisë  – Fillimet e propagandës antishqiptare datojnë kah fundi i shekullit XIX. Kjo propagandë ndërlidhet me pretendimet e shtetit serb ndaj territoreve të Perandorisë Osmane të banuara prej shqiptarëve ose më saktë – ndaj territoreve të shqiptarëve që kanë qenë nën sundimin osman. Pas luftës ruso-turke dhe zgjerimeve territoriale të Principatës së Serbisë në vitin 1878, pasojnë: dëbimi masiv i dhunshëm i shqiptarëve nga territoret e aneksuara, nga qarku i Toplicës, dikur të banuar prej shqiptarëve; si dhe djegia e fshatrave shqiptare dhe e lagjeve urbane të banuara me shqiptarë. Disa autorë këtë e kanë quajtur: Dëbim i muhaxhirëve nga Serbia. Sipas disa të dhënave, ka pasur serbë  prominentë që kanë qenë kundër dëbimit apo internimit të popullsisë shqiptare. Por, lidhur me këtë, kryetari i qeverisë serbe Millan Piroqanac (1837-1897) deklaron: “Po t’i lëmë shqiptarët këtu, do të na shkaktojnë kokëçarje”.

Shënim: Millan Piroqanac ishte shkolluar në Universitetin e Hajdelbergut (Heidelberg), në Universitetin e Parisit dhe në Beograd.      

*   *   *

Shtimi i mëtejmë i ndjenjave antishqiptare ndërlidhet me pretendimet në politikën e jashtme të Principatës së Serbisë, të përvijuara në “Naçertanien” (1844) e Ilija Garashaninit (1812-1874), që kanë të bëjnë me rajonin e Kosovës, të Maqedonisë perëndimore dhe të Shqipërisë veriore, të banuara me popullsi shqiptare apo kryesisht me popullsi shqiptare. Autorët serbë i paraqesin shqiptarët si dhunues dhe si uzurpues, duke i potencuar “krimet e tyre ndaj serbëve gjatë periudhës osmane”. Popullsinë shqiptare në Sanxhakun e Pazarit të Ri (më vonë: Novi Pazar), në Kosovë dhe në Maqedoni ata e paraqesin si një lumë vërshues që ka dalë nga shtrati i vet, të cilin Serbia do ta kthejë në kufijtë e “Shqipërisë së vërtetë” (prave Arbanije).       

   Albanofobia në kohën e Mbretërisë së Serbisë – Akademiku serb Jovan Cvijiq mbronte qëndrimin e daljes së Mbretërisë së Serbisë në det nëpër territorin e Shqipërisë, që ndodhej nën sundimin e Perandorisë Osmane. 

Në fillim të shekullit XX, albanofobia në serbi filloi të shtrihet me të madhe. Ajo ishte e ndërlidhur ngushtësisht me politikën e jashtme të Mbretërisë së Serbisë që synonte daljen në detin Adriatik, d.m.th. nëpërmjet viseve shqiptare, në portin e Durrësit. Në atë kohë, “argumente” për daljen e Serbisë në det nëpër Shqipëri paraqitnin shumë politikanë dhe intelektualë serbë. Gjeografi i njohur serbomadh Jovan Cvijiq mbronte të drejtën e Serbisë ndaj Shqipërisë veriore, përkundër faktit se në ato vise s’kishte serbë fare. Ai thotë:

           “Për shkak të pavarësisë ekonomike të vet, Serbia patjetër të ketë dalje në detin Adriatik dhe në një pjesë të bregdetit shqiptar: qoftë me marrje territoresh, qoftë duke fituar në atë rajon të drejta ekonomike dhe të drejta qarkullimi. Këtu kemi të bëjmë me marrjen e një rajoni që në pikëpamje etnografike vërtet është e huaj, por ky rajon medoemos të merret për shkak të interesave ekonomikë tejet të rëndësishëm, pikërisht për shkak të nevojës jetësore”.

Shqiptarët e Kosovës dhe të veriut të Shqipërisë Cvijiqi i përshkruan si përzierje, serbë të shqiptarizuar, përkatësisht serbë të kamufluar, të cilët vetëm me mimikri i imitojnë shqiptarët e vërtetë. Me këtë, ai e ka relativizuar përparësinë etnike të shqiptarëve dhe i ka mbështetur pretendimet e shtetit serb për rajonet e tyre. Në periudhën e viteve 1906-1918 ai krijoi një seri hartash me të cilat i arsyetonte pretendimet serbe në rritje ndaj rajoneve jugore. Hartat etnografike të Cvijiqit, këtij antishqiptari të përbetuar, të botuara në vitet 1906, 1909 dhe 1913 dallohen ndër vete dhe i kanë përcjellë nevojat e politikës së jashtme të shtetit serb. Në hartën e viti 1909, në krahasim me atë të botuar në vitin 1906, dukshëm është pakësuar prania e shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoninë perëndimore. Në hartën e viti 1913, prania e shqiptarëve është reduktuar në mënyrë dramatike, madje edhe në Shqipërinë veriore.      

      Propaganda serbe i ka dehumanizuar shqiptarët në mënyrë të vazhdueshme. I ka paraqitur si të paaftë për ta qeverisur veten. I ka paraqitur si element i egër të cilin duhet çrrënjosur. 

Në përhapjen e paragjykimeve ndaj shqiptarëve printe kryetari i atëhershëm i qeverisë serbe Dr. Vlladan Gjorgjeviqi (1844-1930). Në librin e tij “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” (Arnauti i Velike sile, Beograd, 1913), ky i konsideron shqiptarët racë inferiore. Shqiptarët i paraqet si “njerëz të egër të cilët nuk kanë histori, lëkurëkuq evropianë që flenë nëpër dru me bishtat të lidhur për degë”. I propozon Evropës që mos ta humbë rastin “për t’i ndarë këta njerëz të padisiplinuar midis Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi”.

Qeveria e Mbretërisë së Serbisë mbronte pikëpamjen se shqiptarët “nuk janë kurrfarë populli; ata janë fise të ndara dhe në gjak midis tyre, pa gjuhë, pa alfabet dhe pa fe të përbashkët”. Ideologët dhe politikanët serbomëdhenj konsideronin se “vetëm me ndikime kolonizuese, përkatësisht duke i përfshirë shqiptarët dhe territoret e tyre në shtetin serb, do të bëhej e mundur përfshirja e tyre në jetën e qytetëruar”. Shtypi serb përhapte stereotipa për shqiptarët si për “njerëz të egër, të paaftë për jetë shtetërore të pavarur”. Shumë dijetarë serbë, para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, tentonin ta dëshmojnë paaftësinë e shqiptarëve për ta krijuar shtetin e vet, duke thënë se “fiset shqiptare nuk kanë nevojë për shtet, as kanë zotësi të konstituohen në komb, ndaj atyre u nevojitet tutori”. 

Socialdemokrati serb Dimitrije Tucoviq (1881-1914), në librin e vet “Serbia dhe Shqipëria” (Srbija i Arbanija, 1914), pikëpamjen e këtillë të politikanëve serbë e sulmon në mënyrë kritike:                         

 “Balkanicus-i (Stojan Protiqi – Xh. Z.) dhe Dr. Vlladani (Vlladan Gjorgjeviqi – Xh. Z.) kanë shkruar nga një libër me synimin e qartë për ta dërmuar të mjerin popull shqiptar dhe për ta dëshmuar paaftësinë e tij për jetë të kulturuar dhe kombëtare. Për të dëshmuar se ky popull si racë nuk ka kuptim për jetë të kulturuar dhe të pavarur, këta dy, çdo gjë primitive te ky popull, e paraqesin jo si shprehje e shkallës historike në të cilën ndodhet ai dhe nëpër të cilën kanë kaluar të gjithë popujt e tjerë, por si shprehje e papërshtatshmërisë racore të tij për një zhvillim kulturor në përgjithësi… Pasioni i Balkanicus-it (Stojan Protiqit – Xh. Z.) në nënçmimin e popullit shqiptar si racë shkon deri aty saqë rolin historik të Skënderbeut ia vesh prejardhjes së tij nga Voisava e cila paskësh qenë gjoja serbe”. 

Shënim: Stojan Protiqi (1857-1923) ka qenë një prej themeluesve të Partisë Radikale Serbe; është përpjekur për krijimin e Serbisë së Madhe. Është i pari kryeministër i Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve. Historiani britanik Noel Malcolm (1956- ) u referohet kujtimeve të skulptorit kroat Ivan Meshtroviq (Vërpole, Kroaci, 1883 – South Bend, Indiana, ShBA, 1962) sipas të cilit Protiqi, si ministër në qeverinë serbe, në vitin 1917 kinse paska propozuar që problemi i myslimanëve të Bosnjës “të zgjidhet” me anë të një programi të kryqëzimit apo të kthimit në fenë e krishterë si dhe duke kryer masakër. Në kujtimet e veta Meshtroviqi e citon Protiqin: “Pasi ushtria jonë ta kalojë Drinin, do t’u japë turqve një afat prej 24 apo 48 orësh që të kthehen në gjirin e fesë të të parave të tyre. Ai që do ta refuzojë një gjë të tillë, do të masakrohet asisoj siç kemi bërë dikur në Serbi”.             

*   *   *

Në vigjilje të Luftës së Parë Ballkanike, mbreti i Mbretërisë së SKS, Petar I Karagjorgjeviq (1844-1921), më 1912 ka nxjerrë një komunikatë në të cilën thotë se ushtria e tij do t’u sjellë “liri, vëllazëri dhe barazi jo vetëm serbëve por edhe shqiptarëve”. Pas kësaj, ushtria serbe është nisur për ta pushtuar Shqipërinë, duke kryer ndaj popullsisë shqiptare krime të rënda.

Dimitrije Tucoviqi thotë se shtypi shovinist në Serbi “muaj dhe vite të tëra ka përhapur për popullin shqiptar mendime tendencioze, duke mbjellë te populli serb urrejtje ndaj ‘arnautëve të egër’ dhe duke i fshehur si gjarpri këmbët, mizoritë që i ka kryer ndaj tyre ushtria serbe”. 

Pas pushtimit të Kosovës nga Mbretëria e Serbisë, shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera jashtë Shqipërisë, u ballafaquan me politikën e serbizimit të dhunshëm. U ndalua përdorimi i gjuhës shqipe, u ndërmor kolonizimi i trojeve shqiptare dhe pastrimi etnik i tyre.

*   *   *

    Shqiptarët nën Mbretërinë e Jugosllavisë; Serbizimi, kolonizimi i Kosovës dhe dëbimi i shqiptarëve – Gjatë periudhës së Mbretërisë së Jugosllavisë, diskriminimi i shqiptarëve ka qenë politikë zyrtare e shtetit. Qeveria e Beogradit me masa të ndryshme u përpoq ta ndryshojë strukturën etnike të Kosovës. Mijëra familje shqiptare u deportuan me dhunë për në Turqi. Njëherazi, qeveria e Beogradit zbatoi një program të gjerë të kolonizimit të Kosovës, duke sjellë aty serbë dhe malazezë, sidomos ish-ushtarë ose pjesëtarë të aradheve çetnike.       

    Akademiku dhe politikani serb Vasa Çubrilloviq, propozoi dëbimin masiv të shqiptarëve. Vendbanimet e shqiptarëve i përshkruan në mënyrë të figurshme si “pykë e ngulur thellë në tokat tona”. Në vitin 1937 shkroi një memorandum për qeverinë e Millan Stojadinoviqit (Çaçak, Serbi, 1888 – Buenos-Aires, 1961) me të cilin propozon që “problemi shqiptar” të zgjidhet me pastrimin etnik total të Kosovës prej shqiptarëve. Çubrilloviqi  thotë: “Është detyrë imperative e shtetit që të mos lejojë që tokën e tij me rëndësi strategjike ta mbajë në dorë një element i huaj që për ne është armiqësor”. Ai e kritikon kolonizimin serb joefektiv të deritashëm të Kosovës dhe propozon metoda më efektive të dëbimit fizik të popullsisë shqiptare. Ky gjakpirës thotë se “gabimi themelor i faktorëve përgjegjës për zgjidhjen e problemeve etnike ka qenë fakti se në Ballkanin e trazuar dhe të përgjakshëm, kanë tentuar të zbatojnë metoda perëndimore”. Në vend të kësaj, ai thotë se problemi duhet zgjidhur në mënyrë ballkanike: “Është e pamundur që arnautët të luftohen vetëm me kolonizim të shkallëshkallshëm. E vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet është forca brutale e pushtetit të një shteti të organizuar, ku ne gjithmonë kemi qenë përmbi ta”. 

Çubrilloviqi niset nga pikëpamja se e vetmja mënyrë efikase e zgjidhjes së “çështjes shqiptare” është “shpërngulja masive e arnautëve”. Për ta realizuar dëbimin masiv të shqiptarëve, ai propozon një sërë mjetesh trysnie. Së pari, të krijohet psikoza. Për këtë duhet gjetur agjitatorë të cilët do të agjitojnë për shpërnguljen. Po ashtu, “duhet bërë për vete klerin shqiptar si dhe njerëzit me ndikim, qoftë me para, qoftë me kanosje”. Mjet tjetër është trysnia e aparatit shtetëror i cili, “për ta bërë sa më të vështirë jetesën e arnautëve te ne, duhet t’i shfrytëzojë deri në skajshmëri ligjet”. Për këtë qëllim, Çubrilloviqi i propozon qeverisë së Mbretërisë së Jugosllavisë: “gjoba, arrestime, zbatim të pamëshirshëm të të gjitha dispozitave policore, ndëshkim të kontrabandës, ndëshkim për prerjen e pyjeve, për lëshimin e qenve, angazhim në punë angarie dhe çfarëdo mjeti tjetër që mund t’i shkojë ndër mend një policie praktike”. Krahas trysnive policore, Çubrilloviqi propozon edhe presione ekonomike: “mosnjohje të tapive të vjetra, pezullim të punës në kadastër, mbledhje të pamëshirshme të tatimeve dhe të të gjitha borxheve publike dhe private, marrja e kullotave shtetërore, e kullotave komunale, suprimimi i koncesioneve, i lejeve të punës për kafenetë, për tregtitë, për zanatet, konfiskimi i lejeve monopoliste, dëbimi nga shërbimi apo puna shtetërore, private dhe vetadministruese”, etj. Propozon edhe masa sanitare, si: “zbatim të dhunshëm të të gjitha dispozitave nëpër shtëpi, prishje të mureve dhe të rrethojave të larta përreth shtëpive, zbatim rigoroz të masave veterinere me të cilat do të parandalohej nxjerrja e bagëtisë në tregje”, etj. Dr. Çubrilloviqi propozon edhe trysni fetare në formë “të prishjes së varrezave, ndalimit të poligamisë dhe zbatimit rigoroz të ligjit që vajzat detyrimisht të ndjekin shkollën”.

Përpos trysnisë shtetërore, Çubrilloviqi propozon edhe forma të tjera presioni dhe thotë: “Edhe nisma private mund të bëjë shumë. Kolonëve duhet t’u jepet armë dhe në Kosovë të fillojë aksioni i çetnikëve. Midis malazezëve dhe shqiptarëve duhet të shkaktohen dhe të inskenohen konflikte dhe rebelim lokal të cilat, me mjete sa më efektive, do të shuheshin në gjak”. 

Përpos mjeteve të sipërthëna të trysnisë mbi popullatën, Çubrilloviqi propozon edhe një mjet tjetër: “djegien e fshehtë të fshatrave dhe të lagjeve të arnautëve nëpër qytete; këtë formë trysnie Serbia e ka përdorur në mënyrë tejet praktike, pas vitit 1878”. 

*   *   *

Shkrimtari serb Ivo Andriq (Travnik, BH, 1892 – Beograd, 1975) ka qenë ambasador i Mbretërisë së Jugosllavisë në Gjermaninë naziste. Në janar të vitit 1939, me kërkesë të kryeministrit Millan Stojadinoviq hartoi një projekt për ndarjen e Shqipërisë midis Jugosllavisë dhe Italisë. Sipas këtij projekti, Serbia do të duhej ta merrte Shqipërinë veriore dhe portin e Durrësit. Elaborati i Andriqit mban datën 30.I.1939. U hartua si “doracak përkujtues” për çështjen shqiptare për përdorim të brendshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në projektin e Andriqit thuhet:        

    “Me ndarjen e Shqipërisë do të eliminohej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila, në rrethana atë reja, do të asimilohej më lehtë. Eventualisht, neve do të na shtoheshin edhe 200.000 – 300.000 shqiptarë, por shumica e tyre janë katolikë, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë kurrë s’kanë qenë të mira. Çështja e dëbimit të shqiptarëve myslimanë për në Turqi po ashtu do të realizohej në rrethana të reja, për arsye se nuk do të kishte kurrfarë rezistence të fortë që të parandalohet një gjë e tillë”. 

 Në të njëjtën kohë me projektin e Andriqit, më 3 shkurt të viti 1939 u shfaq edhe një projekt për pushtimin dhe për ndarjen e Shqipërisë. Edhe ky memorandum iu dorëzua qeverisë  së Mbretërisë së Jugosllavisë të kryeministrit Millan Stojadinoviq. Autor i këtij projekti ka qenë zyrtari i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme Ivan Vukotiq. Sipas tij, Jugosllavia dhe Italia do ta ndanin Shqipërinë nëpër vijën Strugë-Librazhd-Elbasan-Durrës. Me këtë, Serbia do të fitonte mbi 300 km të bregdetit shqiptar të Adriatikut. Në fund të referatit të vet, Vukotiqi thotë: “Më mirë të kemi një dritare italiane në Ballkan sesa një shtëpi shqiptare”.

*   *   *

Urrejtja serbe ndaj shqiptarëve gjatë Luftës II Botërore – Gjatë periudhës së luftës, urrejtja midis serbëve dhe shqiptarëve arrin kulmin. Në raportin e Komandës së Korpusit II të Çetnikëve dërguar komandantit të ushtrisë çetnike, gjeneral Dragolub (Drazha) Mihajlloviqit (1893-1946), çetnikët deklarojnë: “Do të luftojmë kundër turqve (boshnjakëve – Xh. Z.) dhe shqiptarëve deri në shfarosjen e tyre. Urrejtja ndaj shqiptarëve dhe turqve i tërheq madje edhe ithtarët e komunizmit”.

 Shumë çetnikë, pas amnistisë në gusht të vitit 1944, iu bashkuan njësive partizane, duke ruajtur ndaj shqiptarëve qëndrimin armiqësor.        

Menjëherë pas çlirimit të Beogradit, më 3 nëntor 1944 Çubrilloviqi ua paraqiti pushtetarëve komunistë projektin e vet të ri me titullin “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e re”. Këtë herë ai propozon shpërnguljen apo dëbimin nga Jugosllavia të të gjitha pakicave josllave. Kreut ushtarak dhe shtetëror më të lartë, Çubrilloviqi i propozon ekspatriimin (çatdhesimin) e miliona njerëzve. Sipas tij, kjo do ta kishte zgjidhur problemin e pakicave në Jugosllavi. Ai thotë se “Jugosllavia Federative Demokratike mund të ketë paqe dhe prosperitet vetëm kur të bëhet etnikisht e pastër dhe po qe se me zgjidhjen e çështjes së pakicave, njëherë e përgjithmonë i eliminon shkaqet e fërkimeve midis vetes dhe shteteve fqinje”. Çubrilloviqi thotë se “grupet minoritare në Jugosllavi siç janë gjermanët, hungarezët, shqiptarët, italianët, rumunët vetë kanë hequr dorë nga të drejtat e tyre qytetare, duke dalë haptas me qëndrim armiqësor ndaj shtetit në të cilin jetojnë. Për këtë arsye, ata duhet të dëbohen nga shteti ynë, ngase një gjë të tillë edhe e kanë merituar”.                

        “Me rastin e zgjidhjes së problemit të pakicave, ne duhet me çdo kusht ta pushtojmë etnikisht Baçkën dhe Kosovën e Metohinë, duke flakur me këtë rast nga vendi ynë qindra mijë hungarezë dhe arnautë”.  

Çubrilloviqi thotë: “Këto luftëra janë çasti më i përshtatshëm për zgjidhjen e këtyre problemeve. Për ta zgjidhur këtë çështje në kohë paqeje, nevojiten dekada dhe shekuj, ndërsa në kohë luftërash, çështja zgjidhet brenda ca muajve apo brenda ca vitesh”. Prandaj ai propozon: “Ushtria, qysh gjatë operacioneve luftarake, t’i pastrojë këto vise nga pakicat kombëtare, me plan dhe në mënyrë të pamëshirshme. Pas kësaj, në këto rajone do të vendosej elementi kombëtar yni”.

Sipas Çubrilloviqit, aleatët, me t’u bindur se pakicat janë fajtorë për miliona viktima jugosllavë gjatë Luftës II Botërore, do të pajtoheshin me këtë aksion. 

Po qe se shpërngulja apo dëbimi i plotë nuk realizohet me sukses, Çubrilloviqi para shikon masa plotësuese, siç janë: “suprimimi i të gjitha të drejtave, çelja e kampeve të grumbullimit, konfiskimi i pasurive të tyre, shpartallimi i inteligjencies dhe i klasave të larta”.

Çubrilloviqi është i vetëdijshëm se për këtë projekt nevojiten mjete financiare dhe njerëz të besueshëm, por edhe organizim në shkallë institucionale. Për këtë arsye, ai propozon edhe themelimin e një ministrie të posaçme apo të paktën të një komisariati pranë Ministrisë së Bujqësisë. 

Shënim: Në vitin 1987, në 90-vjetorin e lindjes, Vasa Çubrilloviqi u dekorua nga Kryesia e RSFJ-së me shpërblimin “7 Korriku”. Në cilësinë e Kryetarit të Kryesisë së RSFJ-së, shpërblimin e nënshkroi Sinan Hasani (Pozharan, Kosovë, 1922 – Beograd, 2010).                

*   *   *

         Albanofobia në Jugosllavinë komuniste – Pas rezolutës së Informbirosë të viti 1948, shqiptarët në Jugosllavi u trajtuan si element armiqësor dhe si spiunë të Shqipërisë së Enver Hoxhës (1908-1985). Qëndrim brutal ndaj shqiptarëve ka pasur sidomos Aleksandar Rankoviqi (1909-1983), i cili ishte shef i Drejtorisë Shtetërore të Sigurisë (Uprava državne bezbednosti – UDB-a).

Pas demonstratave të shqiptarëve në Kosovë në vitin 1981, në Serbi fillon një propagandë e organizuar për gjoja gjenocidin ndaj serbëve në Kosovë. Fabrikohen raporte për përdhunimin e serbeve, për shpërnguljen e serbëve etj. Shpërnguljen e serbëve nga Kosova, nacionalistët serbë e paraqesin si pasojë trysnie. Këtë e shfrytëzojnë si dëshmi se shqiptarët, serbëve që janë në shtetin e vet, u shkaktojnë padrejtësi të madhe. Kah mesi i viteve 1980, diskursi i urrejtjes në mediumet serbe, përqendrohet ndaj shqiptarëve. Kah mesi i viteve 1980, pranë emrit shqiptar përdoren fjalët: “gjenocid”, “zullum”, “grabitje”, “përdhunim”. Përmendja e shqiptarëve edhe në diskursin privat mori një konotacion negativ.

Shënim: Duhet shtuar se asnjë serb i kohës së lartpërmendur nuk është shpërngulur nga Kosova për shkak të ndonjë trysnie të kryer prej shqiptarëve. Ka pasur ndonjë serb që ka shkuar nga Kosova për t’u vendosur në Beograd apo në Vojvodinë, pra aty ku standardi jetesës ka qenë më i  lartë. E shfrytëzuar nga Serbia që nga viti 1912 e këndej, Kosova kishte mbetur rajoni më i pazhvilluar i Jugosllavisë. Si e tillë, kishte serbë që në një Kosovë të ngecur, nuk shihnin perspektivë, ndaj shkonin atje ku pandehnin se është më mirë.                    

*   *   *

Në vitin 1985 u botua vepra “Libër për Kosovën” (Knjiga o Kosovu). Autor i këtij libri është historiani serb Dimitrije Bogadanoviq (1930-1986). Teza themelore e këtij libri është “Shqiptarët zbatojnë ndaj serbëve gjenocid të planifikuar”. Në libër flitet për të kaluarën dhe për gjendjen politike në Kosovë. Libri ka një qëndrim tejet kritik ndaj politikës zyrtare të Jugosllavisë që nga fundi i viteve 1960. Në të vërtetë, autori akuzon autoritet e Kosovës – të mbizotëruar prej shqiptarëve – “për separatizëm shqiptaromadh dhe për politikën e ndjekur në dëm të popullatës serbe, e cila si pasojë po shpërngulet në Serbinë qendrore”. Libri vjen pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë. Konflikti serbo-shqiptar pas këtyre demonstratave, ka qenë çështje politike kryesore në Jugosllavinë e asaj kohe. Libri i këtij pseudohistoriani është konsideruar si një prej veprave të para që i ka formuluar tezat “për pozitën e pabarabartë të serbëve në Jugosllavinë e atëhershme”. Tezat e tilla do të përpunohen në mënyrë më të hollësishme një vit pas botimit të librit të Bogdanoviqit. Ka autorë që thonë se libri i Bogdanoviqit, për shkak të stereotipave antishqiptare, qenkësh bërë objekt kritike. 

Në vitin 1986 u botua anonim “Memorandumi” i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve. Ky memorandum, demonstratat e Kosovës të vitit 1981 i quan “agresion neofashist”. 

Pseudoakademikët serbomëdhenj, autorë të Memorandumit famëkeq, thonë: “Ndaj popullsisë serbe në Kosovë zbatohet gjenocid fizik, politik, juridik dhe kulturor”. Në këtë farë memorandumi, shqiptarët paraqiten si “zjarrvënës apo intrigantë, vrasës, përdhunues dhe nekrofilë”. Pas disa viteve, një komision ekspertësh i Kombeve të Bashkuara, këtë memorandum e vlerësoi si mjet i përhapjes së ndjenjave antishqiptare”.                     

Shënim: Demonstratat e viti 1981 në Kosovë janë një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar. Ndërkaq, sa u përket autorëve serbomëdhenj që thonë se pas vitit 1966, ndaj serbëve në Kosovë qenkësh bërë padrejtësi, trysni deri në gjenocid, kjo s’është veçse gënjeshtër e kulluar. Është pjesë e propagandës gebelsiane serbomadhe. Më 13 korrik 1966, Josip Broz Tito, në një plenum të mbajtur në ishullin Brioni, e shkarkoi nga të gjitha detyrat antishqiptarin e përbetuar Aleksandar Rankoviqin. Serbomëdhenjtë kanë dashur që rankoviqizmi të sundojë në Kosovë, me metodat çubrilloviqiane, deri në pafundësi. Serbët, barazinë e të tjerëve, e konsiderojnë pabarazi për veten. 

*   *   *

Në vitet ’80 të shekullit XX, mediumet shtetërore, e sidomos Radiotelevizioni i Serbisë, qëllimisht përhapnin dezinformata apo informata të rrejshme për gjoja dëmet ndaj serbëve në Kosovë, duke përfshirë edhe përdhunimet e serbeve. Për të përhapur pasqyrë negative për shqiptarët, këto farë mediume nuk reshtën së zhvilluari fushatë antishqiptare.      

   Albanofobia në periudhën bashkëkohore – Prej viteve ’90 të qindvjeçarit XX, në saje të propagandës së regjimit të S. Millosheviqit (1941-2006), shqiptarët bëhen “armiq” më të mëdhenj të serbëve. Për përhapjen e ndjenjave antishqiptare, ka dhënë një kontribut të madh edhe Kisha Ortodokse – fashiste – Serbe. Kjo farë kishe, shqiptarët i quan, jo “albanci”, por “shiptari” (šiptari). Kur shkruajnë për shqiptarët, autorët kishtarë kryesisht i theksojnë anët e këqija të tyre, duke i përshkruar si përdhunues dhe keqbërës. 

Gjatë viteve 1998 dhe 1999, pushtetarët serbë zbatuan fushatën e pastrimit etnik të shqiptarëve nga Kosova, të njohur si operacioni “Patkua”.        

  Në aktakuzën kundër udhëheqësve serbë për krime lufte në Kosovë, thuhet: “Policët, ushtarët dhe eprorët ushtarakë, vazhdimisht i kanë fyer shqiptarët, i kanë ofenduar si racë, i kanë nënçmuar, kanë përdorur masa fizike dhe forma të tjera të përbuzjes, të bazuara në përkatësinë racore, fetare dhe politike të tyre”.    

   Profesoresha e historisë në Fakultetin Filozofik të Beogradit Olivera Millosavleviq (1951-2015) thotë: “Intelektualët bashkëkohorë serbë për shqiptarët shkruajnë kryesisht në kuadër të stereotipave për urrejtjen ‘e lindur’ të tyre ndaj serbëve, që qenkësh produkt ‘i vetive’, ‘i primitivizmit’ dhe ‘i hajdutërisë’ së tyre”.    

*   *   *

Shkrimtari dhe akademiku serb, kryetar i RFJ-së në vitet 1992-1993, Dobrica Qosiq (1921-2014) është konsideruar pater patrieae. Nuk figuron si një prej hartuesve të Memorandumit të ASShA-së të viti 1986. Megjithëkëtë, ai është ati shpirtëror i këtij projekti. Ka të kryer shkollë të mesme bujqësore si dhe kurs për komisar në Shkollën politike “Gjuro Gjakoviq”. Në vitin 1966 iu kundërvu shkarkimit të Aleksandar Rankoviqit nga Titoja. Pushtetit të Titos iu kundërvu kah fundi i majit të vitit 1968, kur në seancën e Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë deklaroi: “Ndaj serbëve në Kosovë ushtrohet terror dhe dhunë. Këtë e bëjnë shqiptarët që marrin pjesë në pushtetin e Kosovës”. Pohimet e tij u dënuan prej Komitetit Qendror. Ai u largua vetë nga LKJ-ja dhe hiqej si disident kundër Titos.         

Sidomos pas Kushtetutës së vitit 1974 të RSFJ-së, ky dhe akademikët e tjerë serbë filluan të vajtojnë “për fatin e rëndë të serbëve në Jugosllavi”. Qosiqi tha: “Atë që serbët e fitojnë me luftë, e humbin në paqe”. 

Për shqiptarët Qosiqi ka thënë: “Kjo fundërrinë sociale, politike dhe morale e Ballkanit barbar tribal, e merr për aleat Amerikën dhe Bashkimin Evropian në luftë kundër popullit më demokratik, më të qytetëruar, më të arsimuar të Ballkanit – popullit serb”.        

*   *   *

Pas hulumtimit të kryer “Pasqyrë e raportimit për Kosovën në mediumet e  Serbisë”, Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut deklaron: “Për gjendjen në Kosovë, mediumet e shkruara raportojnë njëanshëm dhe në mënyrë jo të plotë. Me diskursin e urrejtjes,  paragjykimet ndaj shqiptarëve, edhe ashtu të mëdha, i forcojnë akoma më shumë”.    

Sipas hulumtimit të Strategjik marketing të viti 2009 për diskriminimin dhe distancën sociale në Serbi, shqiptarët, në krahasim me grupet e tjera etnike, në mënyrë konsekuente ndodhen në fund të listës.

Në Serbi, gjeneratorë të urrejtjes ndaj shqiptarëve janë edhe shoqata të ndryshme të skajshme apo ekstremiste si dhe grupet e tifozëve. Urrejtje e skajshme ndaj shqiptarëve manifestohet haptas nëpër tribunat e stadiumeve të futbollit si dhe në tubimet e organizatave profashiste, siç është Lëvizja Atdhetare Fytyra / Nderi (Otaçastveni pokret Obraz) që dalin me parullat: “Vra, ther që shqiptari të mos ekzistojë”, “Serbia serbëve, shqiptarëve sëpata”, “Vraje shqiptarin”, “Vraje kroatin që shqiptari të mos ketë vëlla” (Ubij Hrvata da Šiptar nema brata).          

*   *    *

Kah fundi i viteve ’80 të qindvjeçarit XX e më pas, rrugës së serbomëdhenjve të sipërthënë ecën Sllobodan Millosheviqi dhe Voisllav Shesheli. Rrugën e tyre po e ndjek me përpikëri pinjolli i tyre Aleksandar Vuçiqi. Politika destruktive e tyre është mbështetur fuqimisht nga Vlladimir Putini dhe Sergej Llavrovi. Ka bar për marrëzinë serbe – veçimi apo izolimi i plotë nga bota perëndimore. Edhe ashtu, Beogradi i ka sytë kah vendet e BRIKS-it.

Filed Under: Rajon

Kalendar -7 Shtator 1990: Kosova, Rapublikë me Kushtetutë drejt Lirisë e Pavarësisë

September 7, 2023 by s p

-Para 33 viteve, në 7 Shtator 1990, Kosova drejt Lirisë e Pavarësisë u shpall Republikë me Kushtetutën e miratuar nga Kuvendi i saj në një mbledhje në Kaçanik, që pasonte Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 e pasohej me Referendumin për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur të mbajtur nga 26 deri në 30 Shtator 1991 me votimin pro 99,87 për qind, si dhe nga zgjedhjet e para pluraliste parlamentare dhe presidenciale të 24 Majit 1992/

 -Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në  mesazhet e 7 Shtatorit -Viti 1998: Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 Shtator të vitit 1990 shënon aktin fundamental për shtetin e Kosovës. Viti 2005: Dhashtë Zoti që sa më shpejt ta gëzojmë njohjen direkte të pavarësisë së vendit tonë nga Shtetetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, çfarë do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Europës e të botës/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 7 Shtator 2023/  Para 33 viteve, në 7 Shtator 1990, Kosova u shpall Republikë me Kushtetutën e miratuar nga Kuvendi i saj në një mbledhje në Kaçanik, që pasonte Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, poashtu të vitit 1990, e pasohej me Referendumin për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur të mbajtur nga 26 deri në 30 Shtator 1991 me votimin pro 99,87 për qind dhe pjesëmarrjen masive 87,01%  të 1.051.357 qytetarëve me të drejtë vote.

Republika e Kosovës me Kushtetutën e vet e institucionet demokratike të zgjedhjeve parlamentare e presidenciale që pasuan, të 24 Majit 1992, atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit  të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

Në krye të Kuvendit të Kosovës në atë kohë të vendimeve e ngjarjeve historike ishte Ilaz Ramajli. Ishin këto ngjarje e zhvillime drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, gjithnjë në rrethana të rënda të okupimit e shtetrrethimit ushtarako-policor që kishte vendosur Beogradi, kur në mënyrë kundërkushtetuese dhe përgjakshëm me kushtetutën serbe të tankeve u rrënua autonomia që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 element konstituv me të drejtë vetoje i federates. Ajo Kushtetutë ishte e para në historinë kushtetuese të Kosovës, ndërsa e dyta ishte ajo e 7 Shtatorit 1990.

“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990, jo vetëm që ishin akte kushtetuese juridike, por në kohën kur u nxorën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatë e krijuar në ish Jugosllavi”, ka theksuar Ramajli në një nga intervistat që kam zhvilluar për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë.

Nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, nga elementet konstituive të federatës, mes të cilave ishte edhe Kosova që u bë shtet, shtete të reja të rajonit dolën gjithësej shtatë: Kosova, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedona, Mali i Zi dhe Serbia.

“Akti i nxjerrjes së Kushtetutës u bë pikërisht në kohën kur më nuk kishte asnjë dyshim se Jugosllavia kishte hyrë në rrugën e pakthim të shpërbërjes së sajë. Nxjerrja e Kushtetutës dhe shpallja e Republikës së Kosovës nga Kuvendi me 7 Shtator 1990 ishte dhënie e formës kushtetuese juridike të vullnetit të shprehur unanimisht nga shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës, dhe nga subjektet e atëhershme politike në Kosovë”, është shprehur Ilaz Ramajli në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar në 20 vjetorin e Referendumit për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur të mbajtur nga 26 deri më 30 Shtator 1991.

Ndërsa në 30 vjetorin e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, Ramajli për median kosovare theksonte se ndonëse për shkak të rrethanave Kushtetuta e Kaçanikut nuk ka pasur mundësi të që të zbatohet plotësisht në territorin e Kosovës, ajo ka qenë njëra ndër aktet më të përparuara në regjion.

“Deklarata e Pavarësisë e 2 korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e shpallur më 7 shtator 1990 u shndërruan me kohë në busullë të lëvizjes sonë paqësore politike dhe besoj se po këto akte kanë qenë edhe pikënisje e të gjitha sakrificave. Mbështetur në Kushtetutën e Kaçanikut u organizua komplet jeta në Kosovë jashtë sistemit të Serbisë dhe mundësoi që shqiptarët e Kosovës dhe popujt e tjerë joserbë të organizojnë rezistencën e tyre jo të dhunshme e më vonë edhe luftën çlirimtare”, ka thënë Ramajli.

Në Kosovën e lirë nga qershori 1990, prej vitit 2001 deri para 15 viteve, Kosova ka pasur një Kornizë Kushtetuese, e miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë de fakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.

Kosova para 15 viteve miratoi Kushtetën e Republikës, e cila në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.  Ishte viti 2008 kur nga Kuvendi i Kosovës u miratua Kushtetuta – akti më i lartë  juridik i shtetit në ditën e 9 Prillit, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik, ndërsa ka hyrë në fuqi në 15 Qershor.

Atëherë, dekretimi i 41 ligjeve, të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës.

Zhvillimet më të rëndësishme brenda 15 viteve ishin në 2012-tën, kur Kuvendi, në 7 Shtator që ishte ditë e përvjetorit të Kushtetutës së vitit 1990,  ka miratuar amendamentimin e  Kushtetutës së Republikës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes  ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa në 10 Shtator pasoi vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i mbledhur në Prishtinë, për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare.

“Përmbyllja e mbikëqyrjes është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar, që i është bërë shtetit të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”, u vlerësua atëherë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të shtetit të ri, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin.

Kosova e pavarur e shpallur para më shumë se 15 viteve në 17 Shkurt 2008 deri tani është njohur nga 117 shtete anëtare të OKB-së dhe njohja më e re është nga Izraeli, për të cilën delegacioni i Kosovës u njoftua derisa ishte në Uashington në Shtëpinë e Bardhë në 4 Shtator 2020.

PRESIDENTI HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA: 7 SHTATORI 1990, THEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS

 -Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 Shtator të vitit 1990 shënon aktin fundamental për shtetin e Kosovës/

Presidenti historik i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, vlerësonte se miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në 7 Shtator të vitit 1990 shënonte aktin fundamental për shtetin e Kosovës. Po risjellim dy mesazhe të Presidentit Rugova për 7 Shtatorin, të vitit të luftës 1998 dhe të vitit të lirisë 2005 – të fundit të Presidentit historik për ditën historike të Kushtetutës së Republikës së Kosovës:

 VITI  1998: DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA ME RASTIN E 7 SHTATORIT 

PRISHTINË, 7 Shtator 1998/ Me rastin e 7 Shtatorit – Ditës së miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës – Presidenti i  Republikës Dr. Ibrahim Rugova dha një deklaratë në të cilën thuhet:

Pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 2 korrik të vitit 1990, miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 shtator të vitit 1990 shënon aktin fundamental për shtetin e Kosovës. Kjo ngjarje e rëndësishme në historinë më të re të Kosovës, ka vënë themelet juridike e politike të shtetësisë së Kosovës.

Sot, tetë vjet pas miramitit të këtij akti të lartë, populli i Kosovës edhe pse në gjendje okupimi dhe i ballafaquar me ofensivat e egra të forcave serbe, me një vullnet të fortë po ndërton shoqërinë demokratike e civile në Kosovë. Dhe, përkundër vuajtjeve nëpër të cilat po kalon, ai është i përcaktuar që me mjete politike ta realizojë pavarësinë e Kosovës.

Në këto çaste të vështira që po përjeton, populli i Kosovës me përkrahjen dhe ndihmën e botës demokratike e sidomos të SHBA-ve dhe Unionit Evropian, do të dijë ta kapërcejë këtë gjendje të rëndë.

Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!

VITI 2005: PRESIDENTI RUGOVA U DREJTOI NJË MASAZH QYTETARËVE TË KOSOVËS ME RASTIN E 7 SHATORIT


PRISHTINË, 7 Shtator 2005/ Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës me rastin e 7 Shtatorit, ditës kur para 15 vjetësh u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës në Kaçanik.

  
Në mesazhin e Presidentit Rugova thuhet:


Me rastin e 7 Shtatorit, në 15 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ju shpreh urimet e mia të përzemërta.


Dita e 7 Shtatorit e vitit 1990 është një ditë e rëndësishme në historinë tonë të re, sepse u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u bë pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë në korrik të po atij viti.

Kjo i vuri themelet e shtetit të Kosovës, që u vërtetua me Referendumin për pavarësi dhe hapi perspektiva për ndërtimin e jetës shtetërore demokratike.

Dhashtë Zoti që sa më shpejt ta gëzojmë njohjen direkte të pavarësisë së vendit tonë nga Shtetetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, çfarë do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Europës e të botës.

Filed Under: Analiza

Dr. Ferid Murad, in memoriam

September 7, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

Dr. Ferid Murad, Nobel Prize Laureate, physician and researcher has died at the age of 87. His death was announced by his friends on social media on September 4. He is the co-winner of the 1998 Nobel in Physiology or Medicine for the discovery that nitric oxide (NO) acts as a signaling molecule in the cardiovascular system. The research work of Murad and two scientists uncovered an entirely new mechanism for how blood vessels work in the body. He was optimistic about future and potential uses of NO in scientific discoveries for Alzheimer’s and other diseases.

He called himself “a researcher of Albanian descent”. Dr. Murad credited his upbringing and the opportunities afforded to him in this country for instilling in him the virtue of being fair and right.

Dr. Murad was born in Whiting Indiana on September 14, 1936. Being of Albanian descent from his father’s side, he was grateful for chosing the right path in life. His father, a Muslim Albanian, migrated to the United States, and fell in love with a Presbyterian American, Dr. Murad said. “My parents expected me to become a practitioner physician and had high hopes for me because even, back that time, few people went to college after high school graduation. I may have disappointed them by choosing the path of scientific research. It was not the easier road, nor the most profitable. But somehow I felt that that was the right path for me.”

Recognizing that he wanted to make a change, the 1998 Laureate spoke of hoping “that with some luck, my research could influence the lives of people.”

On his 80th birthday, the National Library of Medicine curated a special issue in his honor. He is the recipient of numerous awards and a member of prestigious academies across the globe.
The issue states that the importance of a gas like nitric oxide functioning as a hormone and act as a mediator goes beyond physiology and pathophysiology in the cardiovascular, and virtually all other biological, systems. The number of studies that was generated in the 30 years after the discovery is evidence of the groundbreaking research work, although the most known application is the area of impotence. “As he turns 80 this year, Dr. Murad can look back on a rich career filled with extraordinarily impactful molecular discovery and translation of those insights into novel therapeutic paradigms for individual patients and populations. His gift was to see something that everyone else had seen, the activity of nitrovasodilators, and then to doggedly pursue the underlying biology to define previously unknown molecular mechanisms which proved to be paradigm shifting and field-opening,” states the National Library of Medicine.

Being fair dhe right was a driving principle that Dr. Murad embraced. He recognized both the competitiveness and collaboration of research with colleagues, the complexities of involving a lot of people, funding, and close cooperation within the country and often, strong collaboration outside the country.

Importantly, Dr. Murad was an advocate of Albanian issues. Through various interviews with international press and Albanian media, he made the case for Kosova’s UNESCO membership. Just like in research, setting the right frame for him provides a good start of “freedom, access, and opportunities.” “I am a researcher of Albanian background. I’ve been to Kosovo and seen the amazing progress and the potential of youth and students there. I see the same eagerness to succeed as I had in my young years. I was lucky enough to be born in the land of opportunities. It hurts me when I see frustration in their eyes; they live in the most isolated country in the Balkans and Europe due to a visa restriction regime. They can’t travel freely for studies, leisure or work. Their access to different programs and grants is limited. I send them my full support. They have chosen the right direction, that of integration and cooperation. Accessing diverse scientific programs helps. Scientific research is a safe bet: even simple ideas could have far-reaching consequences.”

Dr. Murad’s legacy in scientific discovery and integrity driven by virtue will be missed. “It is noble to change the life of someone, to recognize his or her effort. But first of all, we have the obligation to be fair. By offering full membership to Kosovo, member countries will do what is right and what is fair.”

Filed Under: Komunitet

CINEMONDE (1937) / RRËFIMI I GEO KELBER MBI XHIRIMET E FILMIT DOKUMENTAR NË SHQIPËRI

September 7, 2023 by s p


Geo Kelber, operatori i tij dhe dragomani i tij shqiptar në Shkodër — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Geo Kelber, operatori i tij dhe dragomani i tij shqiptar në Shkodër — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Shtator 2023

Revista “Cinémonde” ka botuar, të enjten e 7 tetorit 1937, në faqen n°8, rrëfimin e gazetarit francez Geo Kelber mbi xhirimet e filmit dokumentar në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Kamera në mes të plumbave të Shqipërisë ku mbërriti në mes të revolucionit

Geo Kelber, gjuetar i palodhur i imazheve, solli një fill të sinqertë, të gjallë dhe me interesin më të lartë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Geo Kelber është një gazetar i ri. Ish-redaktor në një të përditshme të madhe të mbrëmjes, ai ka disa vite që interesohet për kinemanë. Me dëshirën për të mësuar teknikën, ai fillimisht vëzhgoi për një kohë të gjatë dhe studioi me kujdes, pastaj kur gjykoi se dinte mjaftueshëm, mori guximin të prodhojë. Duke dashur të mbetet reporter, ai filmoi dokumentarë si “Kina 37”, të cilin mund ta shohim aktualisht dhe tema e të cilit është një aktualitet i nxehtë, dhe “Andorra”, që do të publikohet së shpejti në Paris. Këto janë suksese të përsosura.

— Filmi dokumentar duhet të realizohet sipas koncepteve gazetareske, na thotë Geo Kelber. Ose një gazetar duhet të bashkëpunojë me operatorin e kamerës, ose drejtori (regjisori) duhet të jetë gjithashtu reporter. Deri më tani, producentët e dokumentarëve e konsideronin këtë lloj filmi vetëm nga këndvështrimi reklamues dhe me subvencionin e marrë dërgonin një kameraman që aty-këtu bënte një xhirim, pa ditur nëse filmimi i tërë do t’i përgjigjej qëllimit të dëshiruar.

“Sot dokumentari ka evoluar. Regjisorët e mëdhenj si Léon Poirier, Van Dyke, Robert Flaherty, nuk besonin se po dështonin duke u marrë me të; eksploruesit e famshëm e kuptuan vlerën e kinemasë, gazetat ranë dakord të bashkëpunonin në prodhimin e reportazheve kryesore të filmuara dhe të huazonin yjet e ekipit të tyre editorial për këtë. Për më tepër, iniciativat origjinale, si La Marche du Temps – Marshi i Kohës, kanë qenë një stimul pozitiv dhe kanë tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut ndaj reportazhit të filmuar, i cili më në fund po gëzon suksesin e merituar.

Sapo kam realizuar dy filma të pablikuar më parë, njëri për Republikën e vogël të Andorrës, tjetri për Shtetin e ri të Shqipërisë. I dyti, i cili është mjaft i rëndësishëm duke qenë se ne impresionuam pothuajse 4000 metra, kërkoi më shumë se katër muaj përpjekje dhe durim.

Majin e kaluar, kur isha në Lozanë, më kërkuan të shkoja në Shqipëri për të filmuar një dokumentar atje. Pasi mblodha dokumentacionin e mjaftueshëm dhe realizova një projekt-skenar, sepse unë nuk jam aspak adhurues i improvizimit në vend, u nisa me operatorin tim, Georges Alexath, me qëllimin për të bërë një punë të mirë.

Sapo mbërritëm në Durrës, dikur rezidenca e Princ Vidit, u detyruam të qëndronim në vend (palëvizur) për tre javë, të ndaluar të filmonim asgjë. Shqipëria ishte atëherë në mes të një revolucioni. Et’hem Toto, ish-ministër i Brendshëm, sapo ishte ngritur kundër Zogut I, mbretit aktual dhe kishte pushtuar qytetin e Gjirokastrës. Të monitoruar natë e ditë, Alexath, Victor Rich, producenti im, drejtori ynë i produksionit dhe unë pritëm derisa të kthehej qetësia. Ndërkohë, qeveria shqiptare po kryente një hetim të dyfishtë në Paris dhe Lozanë dhe informacionet që ajo mori ishin të kënaqshme, ne mundëm që kur kryengritja u vu më në fund nën kontroll, të punonim si të donim.

Të shoqëruar nga Avni Bej Delvina dhe Rexhai (Reks) Kosturi, përfaqësuesë të zotit Musa Juka, ministër i Brendshëm, u nisëm për në malet e veriut, ku banojnë fiset mirditore dhe dukagjinase. Ata jetojnë sipas traditave të malit, duke ndjekur një kod nderi shumë të rreptë, duke zbatuar në mënyrë të paepur hakmarrjen dhe duke ju pritur në mënyrë madhështore, siç kërkohet nga ligjet stërgjyshore të mikpritjes.

Jugu ka pësuar dominimin e grekëve që ishin zotërit e tij pas Luftës Ballkanike. Nga ana tjetër, ka gjurmë të shumta të Hellasit (Helladës), veçanërisht rreth detit Jon. Kështu në Butrint, një mision arkeologjik francez po ndërmerr gërmime shumë të rëndësishme. Bregdeti i Himarës, ku majat e maleve mbeten vazhdimisht nën re, ka një notë kurioze misterioze dhe pa dyshim që nga ky rajon ka nisur historia fantastike e Kimerës. Vlora duhet cilësuar si Gjibraltari i Adriatikut. Është një pikë e rëndësishme strategjike që italianët e lakmojnë dhe që shqiptarët e ruajnë (mbrojnë) me xhelozi.

Shqiptarët që për 400 vjet ishin nën dominimin e osmanllinjve dhe që megjithatë ruajtën dashurinë për atdheun e tyre, me shumë mundësi janë arianë të pastër. Ata praktikojnë tre besime fetare. Ata janë : katolikë, myslimanë, ortodoksë. Ajo që është kurioze është se ata janë shumë tolerantë. Pra, katolikët shkojnë në festat myslimane dhe ortodokse dhe anasjelltas.

Në Shkodër, duke pasur nevojë për ndihmën e ushtrisë, sepse pjesa e parë e filmit tim është një retrospektivë e shpejtë historike, shkova te komandanti i garnizonit, kolonel Ullagaj. Ky ish-oficer rus i bardhë pothuajse u bë zot i Moskës në kohën e Revolucionit të Kuq dhe më vonë mori pjesë në grushtin e shtetit të Zogut I që rezultoi në paqësimin e Shqipërisë. Ullagaj më priti shumë mirë dhe më dha gjithçka që kisha nevojë. Të nesërmen, rreth njëqind burra, të cilëve u ishin shpërndarë armë dhe gëzhoja bosh, sulmuan qytetin dhe qëndruan para aparatit tim gjatë gjithë ditës. Popullsia, e pa paralajmëruar, me të shtënën e parë u vërsul drejt kalasë, në panik. Jo pa vështirësi ia dolëm që të kuptojë se bëhej fjalë vetëm për kinemanë. Komandanti i garnizonit më autorizoi të përdor mitralozë, por më kërkoi që të mos përdorja topat, sepse nuk duhet t’i shqetësoja jugosllavët, kufiri i të cilëve ishte vetëm dymbëdhjetë kilometra larg.

Pasi mbaruan xhirimet, ne patëm shumë vështirësi për të rimarrë armët tona, shqiptarët donin me çdo kusht të gjuanin të gjitha gëzhojat bosh që u kishim shpërndarë.

Një herë tjetër gati sa nuk patëm një incident të lehtë. Për qëllimet e një skene, unë udhëzova një shqiptar të gjuante me pushkë nga maja e murit të një fortese të lashtë. I rekomandova që të mbante shenjestër në drejtim të një varreze të vogël ku nuk kishte njeri. Kështu bëri. U dëgjua një shpërthim, i ndjekur nga një britmë e dhunshme. Ne nxituam. Plumbi kishte kaluar afër një gruaje të moshuar që falej, pranë një varri dhe për pak centimetra mund ta kishte prekur.

Shqiptarët, ju thashë tashmë, janë shumë mikpritës. Për ta, vizitori, veçanërisht i huaji është i shenjtë. Asgjë nuk është shumë e mirë për të dhe gjithçka duhet të vihet në dispozicion të tij.

Një nga përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme, që na shoqëronte, na tha se mund të shkonim kudo pa frikë se do të na sulmojnë apo grabitin.

Një mbrëmje, teksa hoqi tunikën përpara nesh, pashë të varur në brez, një revolver mbresëlënës. Ndërsa i tregova habinë time, ai u përgjigj :

— Ju jeni i huaj, nuk duhet të keni frikë, por për mua nuk është e njëjta gjë, unë jam vendas.

A nuk është e bukur ?

Kështu, pata mundësinë, jo pa rrezik, pasi, teksa qëndronim në një vend moçalor, më kapi një lloj malarie, për të xhiruar atje një film që shpresoj të jetë interesant. Unë kam sjellë disqe të muzikës shqiptare që do të frymëzojnë shoqëruesin muzikor dhe shpresoj që publiku të ketë në filmin tim një vështrim të sinqertë të asaj që është Shqipëria, një vend plot sharm dhe poezi.”

— Projekte të tjera ?

— Po. Unë jam duke përgatitur një reportazh shumë të madh, i cili do të marrë shumë muaj për ta përfunduar dhe për të cilin do të shoqërohem nga një koleg gazetar, i cili krahas filmit do të shkruajë një seri artikujsh për një të përditshme të madhe në Paris. Pra, do të jetë njëqind për qind reportazh.

Le të urojmë që Geo Kelber të mos ndalet me kaq. Ai ka besimin dhe entuziazmin e të rinjve. Ai ka gjithçka për të pasur sukses dhe duhet të japë një kontribut të vlefshëm dhe të dobishëm në filmin dokumentar.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT