• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2023

RAMADAN M. PASMAÇIU SHKRIMTARI ME GJUHËN E BUKUR SHQIPE

October 31, 2023 by s p

Agim Xh. Dëshnica

C:\Users\Agim\Desktop\ranacani.jpg

NË PËRKUJTIM I TË SHKRIMTARIT

Ramadan M. Pasmaçiu, lindi më 26 shkurt 1938 në Berat, u nda nga jeta më 1 nëntor 2021, në Tiranë.  

Si shkrimtar ai,  u njoh ndër krijuesit  me mbi 70 vepra. Në vitin 1978, u vlerësua me çmimin  “Migjeni” për romanin “Udhëve të fëmijërisë”. Ka botuar  romanet “Shtjellat e bardha”, “Përtej kohës”, novelat “Dy shokët”, “Leka”,  vëllimin me  tregimet “Kush rron duke shpresuar”, “Serinë me  Përralla të Vërteta” për të gjitha moshat. .Ato shquhen për mjeshtërinë artistike të të shkruarit, për gjuhën e pasur e të figurshme e rëfimin  tërheqës të ngjarjeve. Ne romanin, “Ju flas me zemër të hapur” botuar më 1988, i cili fitoi çmimin e parë.Të gjitha janë tregime humoristike që hynin thellë në realitetin  e përditeshm të atyre viteve. Përshkohen nga një satirë e hollë therrëse për sistemin ekonomik, marrëdhëniet shoqërore dhe politike të pushteti socialit të asaj kohe.

Shkrimtari  Ramdan M. Pasmaçiu  u njoh në veçanti me romanin “Flaka e shpresës”, kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë.

 Për këtë vepër ai u nderua me dekoratat “Nderi i Qarkut të Beratit”, “Fisnik i qytetit të lashtë” dhe nga qyteti i Prizrenit me dekoratën “Mirënjohje”.

                     Tregim

Nga vëllimi  ‘Ju flas me zemër të hapur. “      

“…PERSONI NUK ËSHTË PARAQITUR!”                         

Sapo vura këmbën në PTT, më shpëtoi padashur një “uf!”. Në çast zbërtheva shpejt e si pakuptuar kopsat e këmishës. Me gjoksin hapur u drejtova në sportel. – Shoqe, ju lutem, merreni këtë lajmthirrje!  Pas kësaj dy gishta me manikyr u zgjatën drejt fletushkës sime dhe, duke e mbërthyer si me pinca, e bënë të më zhdukej nga sytë. … Pashë në sallë një vend të lirë te një stol, ku ishte ulur një grua plakë. U nisa ngadalë të ulesha atje… Plaka, sa më ndjeu pranë, thirri: – Of, ç’plasa! U çova menjëherë, sikur të më kishin pickuar.  “Çfarë plake!” – pëshpërita, tek u largova. – E bëri me qëllim. Ja, si qesh! Çudi e madhe!” U mbështeta pas murit. Në krah kisha një xhaxho.  – Or, po, plasëm! Na u zu fryma. Ç’është kjo kështu! – shfryu plaku. Kujtova se ia shtova unë vapën. U largova edhe nga xhaxhoja. Prapë shkova te sporteli. – Moj shoqe, më duket se po vonohet biseda ime! – Ti, or shok, s’paske punë! – m’u përgjigj sportelistja. – Një më dy e kështu thënke! Prit, s’të pritet!? Desha ta sqaroja. Me siguri po më ngatërronte me ndonjë tjetër. Vetë për herë të parë po i thoshja! Po ndërrova mendje. Ç’ta zgjasja!… Iu afrova dritares, po s’gjeta të lirë asnjë copëz parvaz. Shumë njerëz i kishin vënë gjoksin ajrit, që kërkonte të hynte me forcë nga jashtë. Bëra nja tre hapa djathtas. U gjenda pothuajse puqur me një moshatarin tim, që rrinte në kanatjere e me këmishën në dorën e majtë. Nuk di ç’dreq më shtyu dhe e pyeta: – E, ke ndonjë çikë vapë? – S’qenke në vete! – më tha. – Pse!? – ia prita i habitur. – Nuk shikon që jam bërë ujë?! Ndërkohë nga altoparlanti u dëgjua: – Azizi me Lushnjen, kabina 3! Vrapova brenda. – Alo! M’u përgjigj një zë vajze. – Kush je!? – Asambleja. – Alo! Cila Asamble!? – Asambleja jote. – Siii!? – A-sam-ble-ja jooote! More vesh? – Jo! – Fillove nga shakatë tani?  

Mendova: “Unë e kam në Lushnje një kushërirë me emrin Asamble. Mos vallë është ajo, që më flet? Po edhe në është, nga i erdhi radha të dalë në telefon me mua, kur në shtëpinë time janë dy stane njerëz!?… Po, përse ngutem? A mund të më thotë kushërira “Asambleja jote”? – Alo, dëgjo këtu! – Fol! – Ti kushërira ime je, fruta-zarzavateshitësja? – Ore, ç’po flet! Ç’është kjo fruta-zarzavateshitëse, që më zë në gojë!? Apo do që të qaj? Ndjeva se vajza e panjohur përplasi këmbët në kabinë dhe qau vërtet. – Alo! – Urdhëro! – u përgjigj si e trembur dhe duke psherëtirë. Mua më erdhi keq, ndaj ia ktheva butë: – Pse qan, moj xhane, pse qan? – Hajt, hajt, po do ta shikosh ti, do ta shikosh! – ma priti dhe u ngashërye. E, pra, me siguri ishim ngatërruar. – Nga më flet ti? – e pyeta. – Nga do ti të të flas, hë? Nga do? – Moj Asamble, po nxehesh kot, më duket. – Nexhip, shpirti im! – s’u kursye të më thoshte ajo. – Përse më mundon! Mos je zemëruar? – Po ashtu thuaj, de, që do Nexhipin! – Nexhipin, vetëm Nexhipin, sa të jetë jeta! E, a ta bëra qejfin tani? Thuamë, a më do sa të dua? – Po unë s’jam Nexhipi, moj e bekuar! – Ua! Po kush je ti, ore!? – Azizi! Ajo klithi me egërsi: – S’njoh ndonjë Aziz unë! S’kam punë me ty! Hajt, ik që andej! Zhduku! Dola nga kabina. Balli më ishte mbuluar nga djersë të ftohta. Faqet më qenë skuqur prush. M’u duk se ato të shara i kishin dëgjuar të gjithë sa qenë në sallë. Megjithatë, mora frymë thellë, si për t’u çliruar nga tërë ai mundim, dhe shkova e i thashë sportelistes së PPT- së: – Ç’është kjo kështu! S’po marr vesh se ç’ndodh! Pa pyeteni njëherë centralisten, me kë më lidhi? – Me atë që fole! – Po s’fola gjë hiç. Nuk ishte personi që kam kërkuar. Duke parë drejt në sy disa të tjerë, që ishin afruar pranë, tha me të rreptë: – Ndenji në kabinë një orë biri i botës dhe thotë s’fola! Interesant! Çfarë njerëzish ka në këtë dynja! – Dhe, si u kthye nga unë, vazhdoi: – Mos dëshiron të flasësh edhe me ndonjë direkt, or xhan? – Ju lutem, të sqarohemi më parë! – Çdo gjë e sqaruar është. Në do të flasësh me ndonjë tjetër, siç të pyeta, thuaj e mos na mbaj me muhabet, se s’ta kemi ngenë! Nuk e shikon se ç’kallaballëk është!? “Më zuri tani!” – mërmërita dhe prenotova edhe një bisedë të çastit. Pra, m’u desh të paguaja përsëri. S’kisha rrugëdalje. Zura vend në prag të derës. Ndeza një cigare dhe fillova ta pija me nervozizëm.  

– Me Asamblenë në Lushnje, kabina 4! – u dëgjua nga altoparlanti. Kaloi para meje me shpejtësi një djalosh kaçurrel e simpatik, që, siç dukej, nuk i kishte më shumë se 20 vjeç. Iu turra pas dhe e ndala, sa pa hyrë në kabinë. – Më falni, – i thashë, – por ndoshta po më thërresin mua! – Me Asamblenë!!!? – Dua të them… – S’kini ç’thoni! – vazhdoi me një ton të atillë, sikur të më kishte zënë me presh në dorë dhe shtrëngoi fort dorezën e derës së kabinës. – Është e qartë që… – More ti, djalë! – ia preva fjalën. – Më marrkeni për fëmijë, hë! Dhe u toroliskeni me mua, si ti e ajo! Po prit, prit pak aty, se ta rregulloj unë! – ma ktheu ashpër, pa respekt, dhe hyri me të shpejtë në kabinë. “Ç’m’u desh që i fola! – u hëngra me vete. – Ja, hajde dhe merru me të tani! Të rri këtu, është rrezik të dalë e të rrihet me mua. Po, po. U pa puna. I kërcyen atij…” Nisa të largohesha me çap të ngadaltë. Asgjë pse më merrte për ndonjë që i venë shtatë. Kryesore ishte të mos bëhej skandal. Forcën nuk do të tregoja unë mu në mes të PTT – së, se nuk isha kalama si ai. Punë e madhe pse s’po bisedoja dot me nënën asaj dite! Kishte ditë të tjera boll… Kur s’pata bërë dot tri hapa, ndjeva simpatikun të më thërriste: – Ej, shoko, shoko! U ktheva nga ai me mendjen top, që po të më qëllonte, do t’ia ndreqja samarin, se fundi i fundit, ç’e keqe e kishte gjetur prej meje! – Si e keni emrin ju? – më pyeti. – Emrin!? – E, pra, emrin. – Po ç’ju duhet emri im!? – Jo, po desha të di mos jeni Azizi. – Po, Azizi jam, dora vetë. Pse!? – Shkoni shpejt në kabinë, se një grua po më fliste “Aziz, Aziz!”. Sabrije e quanin. – Është nëna ime, or burrë i dheut! – iu përgjigja dhe vrapova. – Alo! – Urdhëro, nënë! – Si je, or bir? – Mirë, po ju andej, si jeni? – Ç’të jemi! Na bëre me fjalë me një cucë këtu.  – Çfarë cuce, thua!? – Eu! Ç’më pyet! Se mos e njihja unë. E pashë vetëm kur përplasi telefonin dhe kur doli nga kabina me lot në sy. Iu afrova, e shkreta, t’i qaja hallin, por e pësova si breshka te nallbani. – Alo! – Urdhëro! – Pastaj?  – Na i paskësh dalë në telefon një bagabond e po tallej me të. E pyeta, m’u thaftë gjuha, se ç’qe ai maskara!? Një Aziz, Aziz, – më tha dhe prapë qau. – Alo! – I tregova për ty. I thashë të mos sëkëlldisej, se s’kam asi djali unë, po çoç do të ketë ndodhur! Në mes të bisedës ndërhyri centralistja e krahut tim: – Ti që flet me Lushnjen, minutat mbaruan! 

– Po kur kaq shpejt, moj shoqe!? – Doni ta shtyni bisedën edhe tri minuta? – Dua. … Kur mbarova, pashë se Nexhipi po hahej me sportelisten. E tërhoqa lehtas nga krahu. – More ti, vëlla, – i fola, – nuk di në më more vesh! Unë atë çast sikur e ndjeva se do të ishte nëna ime, prandaj të dola para. – Po, mor, byrazer, po; ajo u kuptua. Veç, më fal, se u nxitova ca! – Ju lutem, ju mua! Ai më buzëqeshi. Të dy iu afruam përsëri sportelistes. I thashë asaj: – Sa më duhet të paguaj akoma? – Me kë fole ti? – Me Lushnjen. Ajo mori në dorë lapsin dhe vuri bllokun përpara. Sepse përplasi buzët, kaloi poshtë pështymën dhe më pyeti: – Emrin e plotë mundësisht, që ta shënojmë në dëftesë, Nexhip kush? Qesha paksa, siç qesh im bir kur i fërkoj kokën dhe iu përgjigja me njërën dorë në bel: – Jo, Nexhip, Aziz! Nexhipi është ky! – Dhe i tregova kaçurrelin që ishte bërë tym. – Mos më ngatërroni, ju lutem! Nga centrali kanë lajmëruar që Nexhipi duhet të paguajë, se ka folur gjashtë minuta, e jo Azizi. Më tepër s’di unë. Zgjidheni me njëri – tjetrin vetë!  Unë u gicilova. Nexhipi shqeu sytë. – Kam folur gjashtë minuta!!? Ç’thua, moj shoqe! Unë s’kam folur fare! – Këtu ka një keqkuptim! – ndërhyra, pasi u bëra serioz. – Më takon mua të paguaj! Sa bën biseda? – Si kështu! – u habit sportelistja, duke më marrë të hollat. Simpatiku kaçurrel u bë vrer. – Merrni një herë centralin, po deshët! I thoni se Nexhipi me Lushnjën pret të flasë! Shoqja e sportelit nuk e zgjati. Ngriti receptorin dhe, pasi bëri ç’i kërkuan, e uli përsëri. Por, ama, edhe në central u treguan tepër korrekt. Pa vonesë njoftuan në altoparlant: – Nexhipi me Lushnjen të mos presë! Personi nuk është paraqitur! 

Filed Under: Mergata

DURRËSI NË DY VEPRIMTARI 

October 31, 2023 by s p

Kadri Tarelli/

Art dhe letërsi bashkë

Në qytetin e Durrësit, në galerinë e artit pamor “Nikolet Vasia”, më: 17, të vjeshtës së dytë, 2023, në prani të shumë qytetarëve artdashës durrsak, u hap ekspozita e një grupi piktorësh, me simbolikën “Pëllumbat e PAQES”, ku kryesues ishte artisti i njohur Jetullah Haliti, artisti i ri Blendi Zogaj dhe tê tjerë nga hapësirat mbarë-shqiptare, të cilët na sollën tablo e punime, ku shprehej nëpërmjet ngjyrave, poezia e shpirtit, dëshira e popullit dhe e kombit shqiptar, për paqe e ringritje shpirtërore.

Një orë më pas, në sallën “Odeon”, në mjediset e Pallatit të Kulturës “A. Moisiu”, të qytetit të Durrësit, nga OBVL në bashkëpunim me Bibliotekën Publike të qytetit, u përurua libri “VUAJTJA E QYTETIT, Shkodra”, me autor Mark Zadeja, anëtar i Akademisë Evropiane

Në këtë kuvend libri, në prani të shumë qytetarëve dhe intelektualëve të Durrësit, së bashku me artistët piktorë nga Dardania, përshëndetën: Shpendi Topollaj, Fatmir Minguli, Arben Kristani, Jetullah Haliti, Merita Kuç-Thartori, Myzejen Konduri, etj.

Me këtë rast edhe unë Kadri Tarelli, munda të jap vlerësimin tim për këtë vepër të rrallë, me peshë të madhe në mendimin historik e filozofik shqiptar. 

Shkrimin tim e titullova: 

“VUAJTJA E QYTETIT, SI HISTORI, PSIKOLOGJI DHE FILOZOFI”

Kujtesa, heshtja, humori dhe e qeshura, mbajti gjallë një qytet

Në vështrim të parë, duke lexuar titullin: “Vuajtja e qytetit. Shkodra”, mendova se me këtë libër do të pasuroj dijen time me vuajtjet e qytetarëve shkodran, si rrëfime të pa njohura më parë. Madje me vete thashë: “Përsëri do të futem në përjetim të atyre ngjarjeve që kanë fillim, por jo fund, ngjarje plot vuajtje e dhimbje njerëzore, të ndodhura e të shkaktuara çuditërisht jo nga pushtuesi, por me  shqiptarët nga shqiptarët. 

Isha i gabuar. Ky libër i vogël në dukje, përcjell vuajtjet e dhimbjet njerëzore të një qyteti, jo konkretisht në formë klasike (rrëfim apo kujtim të përjetuar në kohë dhe vend, me personazh vuajtës dhe xhelat, siç jemi mësuar në të gjitha shkrimet e kësaj tematike.

Autori nuk merret me këtë lloj letërsie. Sepse sot, të gjithë i dinë këto, pasi ka 30 vjet që është shkruar dhe vazhdon të shkruhet, prandaj Marku nuk rri t`i numërojë ato. Kanë shkruar për to, pena të shquara të letrave shqipe: Arshi Pipa, At Zef Pllumi, Uran Kalakula, Visar Zhiti, Fatos Lubonja, Pjetër Arbnori, Spartak Ngjela, Maks Velo e plot të tjerë, të burgosur të ndërgjegjes ose fare pa faj, që me rrëfimet e tyre të trishta e plot dhimbje, kanë sjellë të gjallë atë pjesë të shëmtuar, të nëmur e të mallkuar të historisë shqiptare, që na dhemb, na tmerron dhe na turpëron njëherazi, duke pyetur veten: Pse…Pse pse? Pa kërkuar përgjigje, të cilën e mban gjallë heshtja dhe kujtesa. 

Autor Marku, nga ana e tij, gjen një formë të re, të pa ndeshur më parë, të paktën nga unë si lexues i hershëm. Ai bën zbërthimin shpirtëror, zbulon fenomenet që ngjasin në ndërgjegjen e tij dhe të bashkëqytetarëve, studion deri ku të çon durimi dhe si mundet që njeriu para këtyre llahtarive të mbetet përsëri njeri dhe qytetar. Ai, më konkretisht, merret me dukurinë e kujtesës individuale e kolektive, si proces mendor e më pak fizik, duke e trajtuar në ndjesitë psikologjike, më pas të përgjithësuar në mendim historik e filozofik. Diçka vërtet për t’u përgëzuar e admiruar. 

Besoj se jam i saktë, se në rastin e parë, libra të tillë vlerësohen nga mjeshtëria e shkrimtarit për të rrëfyer bukur artistikisht, ndërsa në këtë libër, duhet një njohje e thellë në fushën e psikologjisë individuale dhe kolektive, për të hyrë në thelb të çështjes. Pra një shkallë e lartë e të menduarit dhe të shkruarit, madje kërkohet edhe një nivel i lartë edhe i lexuesit. 

Kam ndjesi se duke dëgjuar këto fjalë, cilitdo nga ne i lind e drejta të mendojë e të gjykojë, se ky libër është i vështirë për t’u lexuar e kuptuar. Mendoj se gabohet, pasi është shkruar më gjuhë e fjalor të thjesht, të kuptueshëm nga të gjithë, pa fjalë të mëdha, apo të ngjeshura me fjalë “të jashtme”. I vështirë është si të rroket e përthithet mendimi në rrafshin e një analize teorike, njëherazi edhe praktike. Bie fjala: si përjetohet e përballohet vuajtja e mbarë qytetit, si durohet durimi, poshtërimi dhe mjerimi! Si përcillet dhunimi, pushkatimi, internimi, heshtja dhe pikëllimi, jo për një apo pak individë të thjeshtë apo të shumë njohur si personalitete të qytetit, jo një herë, apo një ditë, por në vazhdimësi me dekada, duke i mbështjellë me shpresën dhe zhgënjimin, jo thjesht për të mbijetuar por për të rilindur e ringritur. 

Përfundimi: Dhe, qyteti mbijetoi falë kujtesës, si fillim, heshtjes si durim dhe shkrimit në vazhdim. Ah heshtja….. Ky thesar mbrojtës i trupit dhe shpirtit. Heshtja, kujtesa dhe humori, armët më të fuqishme të qytetit dhe qytetarëve për të mbijetuar dhe rilindur. Këtu nuk them gjë të re për lexuesin, që e njeh sado pak Shkodrën dhe shkodranët, që dhimbjen e përtypnin dhe e gëlltisnin përherë me buzëqeshje, por shoqëruar me humor të hidhur, që shponte sistemin, por mbante gjallë një shpirt të trazuar e të mbushur me mllef për diktaturën dhe shërbëtorët e saj. Qyteti përqeshte dhe tallte diktaturën, që nuk ngopej me persekutimin dhe hakmarrjen ndaj një qyteti, nga më të bukurit, më të diturit, më të qeshurit, që përherë rrezatonte kulturë dhe art të mirëfilltë. Ne ende mbajmë në kujtesë barcaletat me theks politik të shkodranëve, që i përsërisim duke u gajasur së qeshuri, edhe sot pas kaq vjetësh. Çudi… të mbijetosh vetëm duke qeshur…!?

Po sjell në mendje një prej tyre: Një shkodran do të rrëfente më bukur, duke e sjellë në dialektin e vet.

Ishte koha e tollonave. Një lloj triskëtimi i të gjitha produkteve ushqimore, kafe, mish, vezë, etj, etj. Bëhet fjalë për vitet 1980, e në vijim…. Në Shkodër vjen një italian. Në mëngjes pas përshëndetjes, dëgjon: Nadja e mirë! Si ke nje…? Më pas vijonte fjala “A more?”. Po kjo fjale u bë e shenjtë, se përsëritej për çdo ditë edhe në drekë e mbrëmje. Pas 5-6 ditësh italiani u kthye në Itali dhe miqtë e tij e pyeten si doli dhe a u kënaq. Italiani iu përgjigj: Në Shkodër flitej dhe bëhej vetëm dashni. Njerëzit, madje edhe pleqtë, përshëndeteshin dhe shtonin: “Amore”, “Amore”, “Amore….!” 

Nuk është e vështirë të kuptohet, se libri fillon me “Murrin e gjakut”, pra Shkodra në prag-fundi i vitit 1944 dhe fillim i vitit 1945, kur fjala pushkatim ishte bërë e zakonshme, ndërsa vuajtja përjetohej me lot dhe heshtje. Kështu me radhë, historia vazhdon edhe me ngjarje, që kanë lënë gjurmë në historinë e qytetit dhe mbarë Shqipërisë, duke mos kursyer dukuri edhe të ditëve tona. Bie fjala “letërsia e realizmit socialist”, ose “Revolta e Spaçit”, ndërkaq edhe në ditët e sotme, korrupsioni në administratë e deri te mjeku……. Etj, etj.

Si zakon i imi, nuk merrem me analizë të përmbajtjes. Atë e lexon, e njeh dhe e gjykon vetë lexuesi. Pa përmendur poezitë, thurur nga vetë autori, si përjetim dhe përforcim i vuajtjes dhe dhimbjes: Ja disa tituj: “Mbas vorrezës”: “Kufomat ngrihen sodisin, / mbas vorrezës, te muri i gjakut…”,  “Muri i gjakut”, “Dom Ndre Zadejes”, “Luftë klasash”…….. nata kërkon të vrasë/ jetë e zhgënjyeme, luftë klasash/ prej shpirtit të hanës kullon loti…..”, “Qyteti im-Gravurë e përjetshme”, etj, etj. 

Veç dua të shtoj diçka që e vlen të thuhet: Shprehje dhe fjali që bartin mendim të ngjeshur e përgjithësues historik, psikologjik dhe filozofik. Shprehje, që duhen futur në kujtesë, për t’u përdorur në fjalime, në takime, në biseda në odat e burrave, pse jo edhe për ilustrim shkrimesh.

Po rendis disa. Gjykoni vetë për forcën dhe përmbajtjen e tyre: 

. Marrim përsëri mendimin e kohës, për kohën: qëllimi qëndron te realiteti: etja për të vërtetën krijon rrjedhojën për të shtjelluar ato çfarë ndodhën.

. Gjithnjë duhet të flasë njeriu me mendimin, pastaj vjen shkrimi. Shkrimi duhet të jetë i saktë për të dhënë atë çfarë ka ekzistuar, ndodhur, por kurrë atë çfarë ndokush aludon, fantazon apo trillon.

. Heshtja, ky element bazë i jetës sime, më ka dhuruar të domosdoshmen, “shpëtimin e qenies”.

. Historia e qytetit ishte shume më e vjetër se liria e tij.

. Shkodra ime, qytet i vuajtur, me lotët e saj bashkonte njerëzit pa asnjë dallim feje apo ideje.

. Mbijetesa e qytetit tim është një mrekulli e vërtetë…….

. Durimi është cilësi që të jep mundësinë e arritjes, por kur shpërthen, nuk dihet se çfarë ndodh.

. Duhet të njohësh çelësin e së drejtës, për të parë (vlerësuar) më mirë të vërtetën, në qoftë se ti do të arrish të krijosh.

. Burim i ndjenjës është baza (bërthama), që krijon mundësinë, lirinë shpirtërore, art, finalizim i pasqyrë e së vërtetës, me përqafimin e së drejtës.

. Krijimi për momentin nuk e percepton kahen, por instikti i ndjenjës i jep vrull, guxim, kap thelbin e saj për t’u ngjitur lart…. Vrullin për të evoluar vazhdimin, frymën, ndjenjën shpirtërore, përparësinë për të arritur…….. etj, etj.

Urime i nderuar Mark! Ke sjellë një libër të rrallë për nga forma, por të ngjeshur në mendime, vuajtje, përjetime dhe zhgënjime!

Sikur ta kishe kripur me pak humor shkodran, libri do të ishte edhe më i bukur. Do na bënte të qeshim përsëri!

Suksese në udhën e ndritur të krijimtarisë letrare dhe artistike!

Kadri Tarelli

Vjeshta e dytë. 2023.

Pushtetarët kriminelë, i varfërojnë popujt e tyre aq shumë, në mënyrë që ata të kalojnë gjithë kohën për të siguruar bukën e gojës dhe të mos u mbetet më kohë për t’u hedhur në revoltë”. Aristoteli 

Filed Under: ESSE

Delo Isufi, poeti i ndjenjave të bukura, poeti i dashurisë

October 31, 2023 by s p

 Viron KONA/

“Hëna loz me mua”  titullohet libri  me poezi  i kohëve të fundit i poetit të njohur Delo Isufi, ish-kolonel i aviacionit dhe ish-pilot i avionëve supersonikë, sot me profesion avokat. Botues i librit është shtëpia botuese ADA, recensent, poeti Sadik Bejko, kurse kopertina nga piktorja indiane, Rajashree Mohapatra. Ky libër vjen pas vëllimeve të mëparshme poetike: “Magjia e syve” (1998), ”Lulet e zemrës” (2003), ”Kur lahet hëna” (2006), ”Ëndërr e grisur” (2012), ”Tavolinë e rezervuar” (2016), ”Vajza e manaferrave” (2019) , ”Eh, kjo muza!” (2023); pas novelës “Ndiej tek ikën” (2008) dhe pas librit “Poezi indiane” – shqipërime (2021). Shohim se janë një numër i konsiderueshëm vëllimesh, veçanërisht poetike, që na e prezantojnë Delo Isufin si një poet të përkushtuar, për të cilin mund të themi se është “binjakë” me poezinë së cilës i kushtohet çdo çast e çdo ditë, duke shkruar pareshtur dhe duke shpalosur në vargje poetike  rrahjet e zemrës së tij të bukur. 

                                             Poeti i thur himne jetës, 

                  teksa godet me sarkazëm ligësitë dhe shëmtitë e botës

          Vëllimi poetik “Hëna loz me mua” përmban poezi që shprehin ndjenja të holla dashurie dhe humanizmi, mesazhe paqeje dhe mirësie, por edhe problematika social-ekonomike që shkaktojnë tek njerëzit vështirësi jetese dhe ekonomike. Deloja është realist, është i vërtetë, sepse edhe vet ka provuar në jetë detyra të vështira e me përgjegjësi, ndërkohë që  si poet i thur jetës himne poetike, teksa me një sarkazëm të mprehtë godet artistikisht ligësitë dhe shëmtitë e kësaj bote: luftërat dhe krimet që shkatërrojnë jetën e popujve apo vende të ndryshme të planetit. Ai vë në qendër të kudhrës së tij goditëse mendësitë e konflikteve dhe të luftërave, godet dhe demaskon artistikisht shkaktarët  që i nxitin ato dhe që përhapin panik e pasiguri në pjesë të ndryshme të globit. Deloja shprehet në mënyrë figurative që, në vend të armëve të fuqishme luftarake që sjellin vdekjen, të mbjellim virusin e jetës, virusin e dashurisë. Ai shkruan: “Në botën tonë të madhe  e të vogël,/Ku vdekja sillet rrotull si një hije,/T`i zhdukim bomba,  raketa, helme,/Të mbjellim kudo virus dashurie.”      

 Spikat në këtë vëllim 

                                  dashuria për atdheun dhe vendlindjen 

          Dashurinë për atdheun e vendlindjen, si dhe ndjenjat e  tij kombëtare poeti i shpreh në mënyrë figurative edhe te poezia “E pyeta për emrin”. Këtu në Shqipëri, e veçanërisht në Kosovë, që është pjesë e trupit tonë kombëtar, familjet shqiptare atje, për të ruajtur gjithnjë të paprekur dhe të pacenuar dashurinë për kombin, kurdoherë u kanë vënë dhe u vënë fëmijëve emra qytetesh, krahinash, emra historikë, gjeografikë, natyrorë etj., që i lidhin fëmijët qysh në lindje me atdheun dhe me  emrin shqiptar. Kështu, shumë emra banorësh në Kosovë mbajnë emra të qyteteve shqiptare, të maleve, deteve, lumenjve dhe krahinave  të Shqipërisë. Ne dëgjojmë shpeshherë emrat: Ilir, Teuta, Agron, Taulant, Gent, Bardhyl, Dardan, Pirro, Bato, Gjergj, Alban, Albana, Shqiptar, Shqipe; Vlora, Saranda, Elbasan, Berat, Shkodran, Dibran, Dukagjin, Labinot, Lura; Drini, Vjosa, Shkumbin; Korab, Tomor, Shkëlzen; Rozafa, Argjiro, Amantia, Antigona, Butrint…Janë të panumërt emra të tillë. Poeti ka takuar një vajzë nga Kosova me emrin “Vlora”, të cilën ai e përshkruan dhe e  përafron nga bukuria me qytetin e  tij të lindjes, Vlorën, e cila ka qenë dhe është e bukur, jo vetëm nga ana natyrore dhe peizazhet magjepsëse, por edhe sepse emri i saj zgjon përherë ndjenja të thella respekti dhe dashurie për historinë, lirinë, pavarësinë, figurat historike kombëtare. Ja se si e përshkruan poeti ynë momentin e njohjes me këtë vajzë: ”Bukuria e saj më çoroditi,/Më hutoi me vështrimin e parë,/Si zog nga qielli pranë meje zbriti,/Si një lule e bukur nga vesa larë./ E pyeta për emrin:-Vlora,- më tha,/Ish po aq e bukur sa Vlora ime,/Buzëqeshjen e dëlirë tek unë e la..”. Por poeti Delo, do shumë edhe fshatin e tij Brataj, i cili  është një fshat me histori, me njerëz të mençur, luftëtarë, por dhe krijues e poetë të mirënjohur në Shqipëri, siç janë Selim Hasani, Mato Hasani, Xhebro Gjika dhe shumë poetë e rapsodë të tjerë, sikurse këngëtarë, valltarë, folkloristë, por dhe shumë luftëtarë që kanë dhënë jetën në luftërat për liri e pavarësi….Ja sesi i këndon Deloja fshatit të tij Brataj te poezia “Vendi im”: “Atje ku lumi del nga shtrati,/Dhe përplaset në çdo kthesë,/Atje ku trim është i tërë fshati,/Atje u linda në një përdhesë.” Kurse në strofën e fundit të kësaj poezia, duke u ndjerë krenar me fshatin dhe historinë e tij, poeti shkruan: ”Ky është fshati im i lindjes,/Fshati më i bukur në botë,/Fshati i pushkës dhe i dijes,/Fshati që ka bërë epokë.”

                                            Poeti mban jetën 

                          të rinuar me vargjet për dashurinë

        Jeta vjen vetëm një herë dhe asgjë nuk kthehet prapa, me përjashtim  të kujtimeve, që shpeshherë ndodh që na kalojnë për duarsh, teksa në jetë ndodh që ato mbeten edhe si pengje. Te poezitë e Delos, këto pengje janë më shumë të natyrës së dashurisë, ato feksin me dritë dhe me fuqi magnetike, kurse në kujtesën e poetit ato shfaqen me vargje me bukuri mbresëlënëse. Te poezia “Pse ngurrova?!”, ai shkruan:  ”Veten shpesh herë e qortoj,/Ashtu më qorton edhe ajo mua,/Njoha një vajzë kurrë s`e harroj,/Pse ngurrova t`i thosha: “Të dua?!/Ajo kishte një botë të veçantë,/Të qëndisur me nur perëndie,/Zoti atë e kishte sjellë nga lart,/Si ëndërr magjepsëse dashurie.”  Te poezia “Mos…”, poeti shprehet se ndjenjat e sinqerta dashurore nuk shuhen asnjëherë, madje ato edhe në moshë të tretë e ruajnë të zjarrtë prushin, aty ai është ende i ndezur, mjaft që të zbulohet pakëz hiri. Autori shkruan: “Mua më pëlqejnë thinjat,/Rrudhat që kam në ballë,/Katër stinët janë të miat,/Jam det me dallgë e valë.” Edhe te poezia “Roman dashurie”, poeti prek ndjenja të vërteta dashurore, si  dhe kujtime nisur nga sende të thjeshta në dukje, letra apo dhurata “të vogla”, që janë të shtrenjta për njeriun dhe kësisoj nuk e humbasin kurrë shkëlqimin. Ato përbëjnë “arkivin” e jetës sepse zgjojnë kujtime dhe bëhen frymëzim krijimtarie: ”Në sirtar sa gjëra kyçim,/Letra dhe foto harruar,/Dhuratat aty i ndryshkim,/Por në mendje rrinë zgjuar.“

                                         “Sekreti” poetik i Delo Isufit

          Delo Isufi i ka kushtuar disa poezi ish-bashkëshortes së tij, Emirës, e cila fatkeqësisht u nda shpejt nga jeta, duke i krijuar atij një boshllëk të pazëvendësueshëm. Unë, duke qenë redaktor i thuajse të gjithë librave të këtij autori, më ka shkuar herë-herë mendja se, ish-bashkëshortja e Delos,  Emira, ka qenë dhe është edhe sot frymëzimi i poezive të tij, me shpirtin e saj dhe me dashurinë e pashuar. Them se te kjo dashuri e pashuar gjendet edhe sekreti poetik i Delo Isufit. Emira ka qenë dikur, por dhe mbetet edhe sot me kujtimet e saj,  frymëzuesja e poezive të tij. 

            Krahas poezisë “Unë, Emira dhe zogjtë”, të botuar te vëllimi ”Lulet e zemrës”(2003), një nga më të bukurat e atij vëllimi dhe e recituar mjeshtërisht nga artisti i madh i skenës, Reshat Arbana, edhe në këtë vëllim Deloja shkruan përsëri për  Emirën e tij të shtrenjtë, shkruan  një tjetër poezi, po  aq mbresëlënëse, të bukur e të ndjerë të titulluar “Nuses sime”. Ia dedikon Emirës në 20 – vjetorin e ndarjes së saj nga jeta: ”Si kaluan kaq shumë vite,/Dhe unë vetëm, jam pa ty,/ S`e harroj ditën që më ike,/Krishtlindja kullonte shi…/Dhe vitet rrodhën lumë,/Njëzet vite s`janë pak,/Se të desha aq shumë,/Në ëndërr vjen çdo natë./E di, të ka marrë malli,/Mua do të më kesh pranë,/Lule do të sjellë tek varri,/Se të dua, të kam xhan./Si kaluan kaq vite,/Dhe unë vetëm, jam pa ty,/S`e harroj ditën që më ike,/Krishtlindja mbytur me shi.” 

                             Sa të dashura janë gjyshet për mbesat dhe nipërit!

           Me ngjyrime poetike ylberiane, Deloja pasqyron në vargje edhe  vlera të njerëzve të njohur, e veçanërisht të më të dashurve të tij, të cilët i përshkruan me shumë ngrohtësi e dashuri. Krahas nënës dhe babait, motrave dhe vëllezërve, në vargjet poetikë të Delo Isufit shfaqet si e perëndishme gjyshja e tij, të cilën në poezinë “Gjyshja ime”, e përshkruan: “Me çitjane ish gjyshja ime,/Gruaja më e bukur në fshat,/Dallohej në valle e kërcime,/Dhe për prashitjen me shat./S` ishte as e gjatë, as e shkurtër,/Dy gërsheta i derdheshin pas,/Belin e hollë e gushën e bukur,/Vishej me mëndafsh e atllas./Na rrëfente përralla dashurie,/me atë zërin e ëmbël të qetë,/Tregimet asaj i kishin hije,/Ish grua gjithë nur dhe lezet.”  Po aq e ndjerë është dhe poezia që poeti ia ka kushtuar motrës së tij të dashur, për të cilën shpreh ndjenja të bukura të shpirtit dhe të zemrës. Te poezia “Motrës sime, Miro”, ai shkruan: “Fjala jote më shëron,/Më thua “shpirti i motrës”,/Kur më thua e përqafon,/I pushtoj malet e botës.”  “ 

     Poezitë e dashurisë, 

                              mbeten tema e parë edhe te ky vëllim

               Mund të themi se poezitë e dashurisë, si edhe në këtë vëllim, mbeten kurdoherë tema e parë për poetin. Te poezia “Më thonë”, ai shkruan: ”Të moshuarit pse e thonë,/Dashuro ti sa je gjallë,/Se njeriu kur dashuron,/E ka zemrën flak e zjarr.” Kurse në një poezi tjetër, ai shkruan: ”Do thonë mosha i kish hije,/Shkruante vargje dashurie”. 

               Ndjeshmërinë e ëmbël të dashurisë, Delo Isufi e shpreh edhe te poezitë: “Komshija”, ”Kënga jonë”, ”Ngjyeje penën me mjaltë”, ”Pse ky dimër”, ”Xhelozia”, ”Buzëpetalet”, ”Nuk e di” etj. 

                             Poeti që ka sjellë në Shqipëri shpirtin poetik indian

          Delo Isufi është poeti shqiptar që ka shkuar dy herë në Indi i ftuar nga shoqata dhe institucione shkrimore-letrare indiane. Atje ai ka paraqitur me dinjitet poezitë e tij, shqip dhe anglisht, ndërkohë që  ka dhe meritën se është poeti e përkthyesi që na ka sjellë në Shqipëri një libër të plotë me shqipërime të titulluar “Poezi indiane”, duke na dhënë mundësinë ne lexuesve shqiptarë të njohim më gjerësisht Indinë dhe shumë prej poetëve të saj. Ai shkruan me shumë respekt dhe dashuri për popullin indian, për poetët dhe poeteshat e bukura dhe të fisme, njëherazi ai shpreh edhe shpirtin e tyre poetik. Në këtë vëllim Deloja ka botuar edhe një poezi të titulluar “Indianka valltare”. Strofat e poezisë dhe vargjet e saj kanë ritëm dhe melodi, teksa përshkruajnë shpirtin, elegancën dhe aftësitë e kërcimtares, që paraqitet me bukuri të rrallë shpirtërore dhe fizike: ”Sari që kish hedhur,/Mbi trupin e bukur,/Mbi shtatin e derdhur,/Me mes të këputur./Indianka e bukur,/Me pikë në ballë,/Herë dukej flutur,/Herë dukej ngjalë.”/…Eh, këto indianet,/Synë sa një filxhan,/edhe shpirt` i vdekur,/Këtu gjen derman.” 

           Kur lexon vëllimet e Delo Isufit të mbetet peng nëse ke lënë një poezi pa lexuar, pasi tek të gjitha poezitë ai kumton ndjenja, dëshira të mira, paqe, mirësi  dhe mbi të gjitha dashuri. Vargjet poetike të Delos janë të thjeshta, por kanë ritëm dhe figuracion, melodi, emocion, shprehin fjalë dhe mendime shpirti dhe zemre, ato  vijnë ëmbël e  tingëllojnë bukur, të vjen t`i  recitosh, dëshiron që ato të kompozohen edhe këngë… 

Urime poetit tonë, Delo Isufi! 

Delo Isufi dhe Viron Kona

Filed Under: Kulture

Bilinguismi arbëresh

October 31, 2023 by s p

Ornela Radovicka 

Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga Antonio Bellusci 1980 

Parathënie: Në këto pak rreshta do të shkëputem nga ai spjegimi akademik të mbushur e të ngarkuar me fjalë popmoze, e do mundohem brënda limiteve të mija  për të dhënë sado pak një spjegim trasparent mbi çështjen së gjuhë arbëreshe në shtatë krahinat arbëreshe me pakicë minoritare historike.

Për të kuptuar bilinguism\dygjuhësin arbëresh, nuk duhet shumë. 

Unesco e ka shpallur gjuhën arbëreshe si gjuhë në rrezik zhdukje! 

Më e keqja ishte se dje nuk pranohej ky fakt nga akademikët dhe shpesh herë edhe kundërshtohej ky fakt dhe kjo gjë është një akt krimi për gjuhën arbërshe. U desh të ndërhynte Unesco për të marrë në dorë situatën! Ndoshta maja e katedrave të gjuhës dhe letërsisë shqipe  gjithë këto dekada iu është dashur ndoshta vetëm të investojnë  mbi veten e tyre.

Për ta përjetuar këtë bilinguism\ dygjuhësinë arbëreshe mjafton të shkosh e të vizitosh fshatrat arbëreshe, të zbrisni në shpirtin e njerëzve, të futeni në sokake më të thella dhe më intime, të prekni ato  skuta të ndjeshme dhe vibruese, e do shohësh se do të  kapni menjëherë nuancat e harmonive dhe dizharmonive  të atyre qosheve të gjitonisë ku dikur frymonte jeta e sot pothuajse janë bosh. Në atë heshtje që të vret do të keni kohë hetimi dhe interpretimi, doktrinën e sigurt historike, etnografike, etimologjike që do t’iu përcjellin këto territore, ku do të lëvroni me një shpejtësi  dhe me një besnikëri të reflektimeve të shpirtit  tuaj pa hequr atë dozë sinqeriteti të situatës e do gjeni e do të perceptoni se ka mbetur  fare pak nga  format  e atij arqipelagu që quajmë  Arbëria dhe  Arbëreshë të Italisë ku për rreth pesë shekuj flisnin gjuhën më të lashtë në Europë.  

Kush ishin arbëreshët?

Arbëreshët janë ajo popullsi shqipfolse ballkanike të cilët lanë vatanin e tyre,gjatë shekujt XIV-deri në 1743 dhe u vendosën në territorin Italian. 

Erdhën në këto troje për shkak të kushteve historike (Rënia e Krujës, Vdekja e Skënderbeut, Pushtimi turk)si dhe për motive ekonomike. 

Profesioni më i përhapur e tyre ishte Stratiot. 

Gjatë atyre shekujve  themeluan më tepër se 100 koloni. 

Arbëreshët mbajtën gjallë identitetin nëpërmjet zakoneve, riteve, e mbi të gjitha nëpërmjet gjuhës, ku të dhënat tregojnë se deri në vitet 1960-1970 në katundet arbëreshe,në familjet e tyre e midis tyre flitej arbërisht. Gjuhën italjane e mësonin kur shkonin në shkollë.  

Martesat i kryenin mes tyre dhe ky rit zgjati deri  rreth viteve ’50. 

Në shumë ngulime arbëreshe u ruajt Riti Bizantin që përbëne rreth 33 parrokje.     

Ngulimet arbëreshe sot numërohen rreth 52 katunde prej tyre, të cilat janë vendosur në territoret e shtatë krahinave;Abruzzo, Molise,Campania, Basilicata, Puglia, Calabria e Sicili. 

Kjo popullsi sot quhet arbëresh, dhe ngulimet ku ata janë vendosur quhet Krahina me pakicë historike territoriale.   

Arbërershin e karakterizon:

  1. Gjuha e tij më e lashtë në Europë,një gjuhë që flitet më tepër se 6000 mijë vjet. Gjuha e folur ruhet në shtatë krahina, por fatkeqësisht bilinguismi nglet vetëm një “privilegj” i pak personave. Përjashtim bënë Piana degli Albanesi ku gjuha arbërore zhvillohet në shkollë dhe është futur si përdorim edhe administartë 
  2. Eparchia\ Diogjeza e Ungrës përbëhet 30 parrokje.Shtrirë në katër krahina, 5 Provinca, dhe 26 komunitete. Liturgjia përdoret në Greqisht, italisht, arbërisht. Diogjeza është, nën juridiksionin e Papës, dhe për formacionin e saj religjios konsiderohet rasti unik në botë.Papas Giovani Paolo i dytë e ka cilësuar kishën bizantine arbëreshe si harmonia e bashkimit dhe paqes midis Lindjes dhe Perëndimit. Në shumë krahina arbëreshe, riti bizantin është asimiluar.  

Roli i arbërshëve në bashkimin e Italisë. 

Arbëreshët nuk kanë qenë një pakicë minoritare parasite apo pasive në territoret italiane. Kjo popullsi gjatë këtyre 600 vjetëve mori pjesë aktive në ndërtimin e gjitonive duke dhënë kontributin e tyre në arkitekturën e këtyre ngulimeve, dhe dhanë shembull heroik në Bashkimin e Italisë. Kujtojmë fjalët e Garibaldit drejtuar gjeneral Damis: 

“ Këta arbëreshë  janë Luanë të pa parë!”.

Arbëreshët treguan se ishin edhe njerëz inteligjent.

  1. Në Qeverinë e Garibaldit nga pesë përfaqësues, tre prej tyre ishin arbëresh. ( F. Crispi, L. Giura, P. Scura).
  2. Figurat e ndritura me origjinë arbëreshe të cilët bënë emër ishin:  Francesco Krispi, Kryetari i Këshillit të Ministrave,ministri i jashtëm e Ministër i Brendshëm i Mbretërisë së Italisë  Antonio Gramshi, deputet, Filozof, politolog, gazetar, gjuhëtar dhe kritik letrar italian, Luigi Giura Luigi Giura, inxhinier dhe arkitekt. Inspektor i Korpusit të Urave dhe Rrugëve të Mbretërisë së Dy Siçilive, ai njihet për projektimin dhe ndërtimin e urës Real Ferdinando, urës së dytë të varur në Evropë, si dhe urës së parë të varur në Evropën kontinentale. Vicenco Torelli gazetar, libretist, shkrimtar, botues, si dhe impresario i oprës,  Pasquale Scura këshilltari gjykatës së lart,  Stefano Rodota juristi  Europeo, Costandino Mortati një nga themeluesit e kushtetutës italiane, Pasquale Baffi, studiues, papirolog dhe diplomat grek me vlera të mëdha; nën republikën napolitane të vitit 1799 dhe ishte president i Komitetit të Administratës së Brendshme. Por përmendim edhe figurat si De Rada, Vicenzo Dorsa, Santori etje, që kanë shoqëruar Italinë në rrugën e saj deri më sot.
  3. Gjatë Luftës së dytë botërore Arbërshët humbën një të tretën e popullsisë. 
  4. Arbëria me arbërshët e saj  ka lenë gjurmë të vlefshme në territorin italian, ndërsa moti i saj i madh nënshkroi lavdinë.

Vitet 60 dhe mos-balancimet rajonale në territorin italian

Pas bashkimit të Italisë, dhe boom ekonomik i viteve 60, u krijua një kontest historik  që bëri dyndjen e popullsisë së Jugut drejt veriut. Shumë komunitete arbërshe u shpërngulën drejt Veriut sepse nevoiteshin krah punë për industrinë, dhe sidomos në Piemonte ku ishte industria e rëndë e makinave. Kjo shpërngulje drejt vendeve industrializuar krijoi  mosbalancimet rajonale midis Jugut dhe Veriut. 

Më vonë me projktet drejt një Europe të bashkuar rreth vitet 1990, situata nuk ndryshoi, por edhe e thelloi akoma, këtë ndarje dhe si rrjedhojë  u bë më i dukshme  disniveli ekonomik midis Jugut dhe Veriut.  Italia me një pozitë shtrirëse gjegrafike, favorizon më tepër pjesën Veriore të saj me tregjet e mëdha evropiane, kështu që Jugu, gjeografikisht periferik, u bë periferik edhe ekonomikisht”. 

Koinè, modeli së cilës krijoi kisha Bizantine në vitin 1967

Në Koncilin e dytë të Vatikanit (1962-1965) u dekretua braktisja e njëgjuhëshe e liturgjisë (greqishtja e vjetër e cila përdorej si gjuhë e shenjtë) duke i dhënë kështu mundësi  kishës arbëreshe të përdorte edhe gjuhën e saj amtare.  Shumë komuna të ritit bizantin nën Eparkinë e Ungrës morën vendimin për të krijuar një gjuhë të madhe (Koinè) bazuar në dialektet e tyre, e cila do të  përdorej  për liturgjinë e gjuhës arbërore/shqipe. Ky akt u arrit në vitin 1968, kur ende nuk ishte vendosur formimi i gjuhës standarde shqipe në Shqipëri, gjë që u arrit në vitin 1972.

Për këtë ngjarje shkroi edhe i madh Ernes Koliqi: “Është një ndërmarrje shumë e vështirë për të përgatitur një tekst liturgjik për përdorim popullor në lokalitetet italo-shqiptare, që shtrihen nga Abruzzo në Siçili. Mund të konfirmojmë se përkthyesit e kanë bërë këtë me sukses. Duke pranuar dialektet e ndryshme të karakteristikave të përbashkëta, ata përktheu tekstin liturgjik grek në një gjuhë të folur dinjitoze.”

Kontesti juridik i arbëreshëve në tutelën e shtetit italian

Arbërshët( shqiptarët e lashtë) të shtatë rajoneve të Italisë si:Sicilia, Calabria, Basilicata, Puglia, Campagna,Molise, Abbruzzo, mbrohen nga shteti italian nëpërmjet ligjit 482\99.

Lind pyetja: Derisa egziston ligji për mësimin e gjuhës arbërishte në shkolla, përse nuk janë hapur klasa që të studjohet gjuha arbërore tek arbëreshët?

  1. Ligji 482\99 për frekuentimin e gjuhës arbërishte në shkollat e krahinave arbëreshe nuk është i detyrueshëm siç egziston në ato krahina kufitare, që kanë popullsi minoritare dhe kanë  realizuar pakte ndërkombëtare midis shtetve fqinjë siç ka ndodhur mes Italisë dhe Francës apo me Gjermanisë dhe Francës, ku gjuha  e pakicës minoritare është e detyrueshme.Një pakt i tillë nuk egziston midis Shqipërisë dhe Italisë. 
  2. Ligji Italian 482\99 mbron shtatë krahinat me pakicë historike territoriale,dhe nuk ushtron autoritet  jashtë krahinave me minoranza storica territoriale siç është rasti i komuniteti i Piemontes me tepër se 10 mijë arbëreshë të pa përfshirë në ligj.
  3. Ligji 482\99 jep  mundësin e promovimit dhe sensibilizimit për gjuhën arbëreshe. 

Mjafton që prindërit e fëmijëve arbëresh të kenë vullnetin për ti rregjistruar në  klasat ku të mësojnë arbërisht dhe të paraqisin kërkesën pranë drejtorive të shkollës  sepse shkollat ushtrojnë autonominë. 

Arbëreshët e sotëm bilinguist,analfabet të gjuhës mëmë  

Pa u zgjatur shumë dua të them se dy janë faktor kryesor që ndikuan për asimilimin e gjuhës tek arbëreshët ;

  1. Mungesa e gjuhës folur në familje.

Mbi tre dekada në familjet arbëreshe në pjesë dërrmuese të familjeve arbëreshe, për mos të thënë fare nuk flitet më arbërishtja. Kjo nisi si shkak të atij theksi bilinguistik\ dygjuhësh nga pala e familjeve arbërshe të cilët kur spostoheshin drejt veriut për arsye studimi o punësimi i bënte ata të ndiheshin inferior ndaj popullsisë italiane. 

  1. Mungesa e ciklit të detyrueshëm në gjuhën arbërishte. Mungesa e një ligji për mësim të detyrueshëm. 
  2. Indiferenca për sensibilizim të gjuhës nga aparati akademik dhe forcat politike.     
  3. Shpopullimi .Politikat gjeopolitike në erën e globalizimit bënë që katundet arbëreshe të shpopulloheshin. Kur je i ri, qytezë e vogël ku je lindur,rritur, ku ke qarë e qeshur, ku ke hedhur hapat e para nuk të ofron më ëndrra dhe mundësi për një jetë më të mirë, prandaj me çdo kusht kërkon të dalësh prej atij ambjenti dhe të shkosh drejt dritave verbuese të qyteteve kosmopolitane të cilat me kthetrat e tyre të tërheqin në grackën e homologimit dhe magjinë e ashtuquajtur “Mirëqënie”. 
  4. Asnjë akord internaconal midis Shqipërisë dhe Italisë për mësimin e gjuhës shqipe. 

Bilinguizmi analfabetë ka prekur edhe kishën arbëreshe 

Prifërinjtë e dikurshëm të kishës arbëreshe mbanin titullin alabanolog, ishin  të përgatitur dhe flisnin gjuhë arbërore.Punonin shumë në parrokjet për përhapjen e gjuhës. Ka shumë për tu permendur, por po zë në gojë  At Antonio  Bellusci i cili  si në Shën Kostandino Albanese, si në Shën Sofia apo Fallconara Albanese ka mbajtur në parrokje klasa ku u mësonte abetaret, shpesh abetaret vinin edhe nga Kosova me kërkesë të tij. Edhe sot në moshën 90 vjec iu mëson arbëreshëve gjiuhën si në rastin më të freskët djaloshit 26 vjeçar Emanuele Rosanova.   

Sot, kisha Bizantine arbëreshe deri diku lëviz për të majtur gjallë kulturën dhe gjuhën nëpërmjet inisjativës së Alfabetizazzionit por  kjo është shumë pak për rolin e saj  për të mbajtur gjallë gjuhën. 

Bilinguizmi analfabetë ka prekur edhe kishën arbëreshe. Kisha arbërereshe nga 40 priftërinjë që ka, gjysmat prej tyre nuk janë arbëreshë, janë  të huaj, si rrjedhojë  mungon ai sentiment i  përfshirëjes në të njejtin etni. Priftërinjtë e huaj në kishat arbëreshe bëjnë sa munden, por  nuk janë njohës të mirë të gjuhës arbërore, kështu që komunikimi i tyre i zakonshëm është në gjuhën italiane, edhe pse meshën mund ta thonë në liturgjinë arbëreshe. 

Një problem tjetër është mungesa e organikës me priftërinjë arbëresh. 

Arbëreshët nuk zgjedhin më vokacionin si prift. 

Arbëreshët bilinguist analfabet dhe dhe kriza akademike 

Sa mësues arbëresh kanë dalë nga dyert e universitetet të katedrave të gjuhësisë dhe letërsisë  shqipe në Itali?

Me sa shohim këto katedra kanë qenë të frekuentuar pak student të cilët kanë përfunduar mësues të gjuhëve të huaj spanjisht e frengjisht. Vihet re frekuentues i një numër i madh  student e studiues të ardhur Shqipëria të cilët pasi kanë marrë formim, Tituj shkencor, kanë vazhduar karrjerat e tyre nëpër botë! 

Ka ende katedra të cilat nuk kanë patur organin e tyre ku të ballafaqohesh me kërkimet apo punët shkencore të studenteve apo studiuesve ).  

 Mund të pyesim pa rezerva ku është puna konkrete e akademikve në përpilimin e kurrukulave, për të mësuar arbërishten në sistemin e detyruar shkollor duke ditur që në Itali shkollat kanë autonominë e tyre.

(Ende arbëreshët nuk kanë të përbashkët një Fjalor,Sintaksë, Morfologji, Fonetikë, etje , etje dhenë universitete nuk ka një organ të tyre!!! 

Flitet për Rai Rejonal që do ti japi një hapsirë gjuhës arbëreshe. Ky është një lajm i mirë, dhe një hap përpara, por problemi qëndron se cilën gjuhë apo varjant do të përdoret? 

Kush e ka stabilizar deri më sot gjuhën standarte arbëreshe  në përdorim zyrtar?( rezulton vetëm Piana degli Albanesi, Sicilia që deri më sot përdor në administratë dhe shkollë gjuhën arbëreshe)

Cili varjant do të përdoret për nën titujt gjatë emisioneve?

A do ishte zgjedhja më e shpejt dhe e drejtë  të përdorej si gjuhë standarte për arbëreshët  gjuha e De Radës ? 

Shumica e komuniteteve arbëreshe nuk kërkojnë të studjojnë gjuhën standarte të shqipes së sotme, por arbërishten e tyre. Natyrisht që rruga më  është të respektohet vullneti i arbëreshëve. 

Personalisht bashkohem me mendimin se për të zgjidhur këtë Odise mbi mësimin dhe përdorimin e gjuhës arbëreshe  do të ishte shumë më mirë një koinè ku të përfshihet e folura e të gjithave krahinave arbëreshe, ku të ngrihet një komision që të spastrohet nga diglosia\dialektalizmat krahinor dhe italianizmat, dhe atje ku nuk arrin gjuha e saj të zëvëndësohet me shqipen. Me siguri është rrugë e gjatë dhe e vështirë, por jo e pa mundur! 

Për mua arbërishtja e bukur është kur e dëgjoj  ende zonjën Caterina Bellusci, Anna Stratigo, Carmelën, Agostino Giordano, Kosta Belluscio, Antonio Gioseffi, Giusi Skiro, Michele Greco e shumë e shumë të tjerë. 

Lind Pyetja do ishte mirë që të zgjidhej për arbëreshët e sotëm gjuha De Radës e Serembes, e Santorit? 

Arbëreshi viktim i situatës

Ndërsa “Pleqësia” ata të parët e fshatit, apo akademikët e fryrë nga suksesi sa ë një konferencë në tjetërn, herë si protagonist e shpesh  herë si antagonist mes tyre, herë të bashkuar e më tepër të përçarë nuk kuptojnë apo më mirë të themi se harrojnë që ,“çasti” bëhet “ditë” dhe dita bëhet “muaj” kërshtu faktori “kohë”shkon e favorizon asimilimin e arbërshëve.

Arbëreshi i sotëm bikultural\ dy kultura

Është për të ardhur keq se Arbëreshi i sotëm ka një regres mbi historikun, arkitekturën, kulturën e tij. 

Dikur arbëreshët  a)- mbajtën gjallë Kolegjin Shën Adrian, krijuar për të fabrikuar priftin arbëresh me gjuhë arbëreshe, por që pati edhe një karakter laik në studimin e materieve dhe frekuentimin e kësaj shkolle.(Kolegji e Shën Adrianos për mbretërinë e Napolit ishte aq i dëgjuar, aq sa mund të konsiderohet sot Universiteti i Bocconit). 

b)- Ishin pikërisht Arbëreshët ata që mbajtën dy Kongrese të gjuhës arbërore në Unra e Corigliano\ Kalabri, dhe krijuan një alfabet. 

c-  Letërsia shqiptare u njohë nëpër Europë nëpërmjet një arbërershi, De Radës. 

d-  Dramën e parë shqiptare “Ermira” ishte  po i një Arbëreshi, Santori. 

Është për tu ardhur keq se si arbëreshi bikulturalizëm është eklipsuar në kostume dhe folk, ku mungesa e njohjes ndaj kulturës së tij e ka çuar të kontaminohet  edhe në këto fusha. Kostumi i tyre i dikurshëm, elementet, simbolet janë reduktuar thjesht folklorike. Këngët e tyre të hershme, polifonia e tyre, rapsoditë po harrohet dhe po zëvëndësohen me këngët e valle popullor shqiptare të sjellë prej shqiptarëve emigrant. Kjo vjen për arsye  se dalëngadalë gjatë këtyre tre dekadave po humbet çdo ditë e më shumë me ritme të shpejta ajo kulture e ruajtur me fanatizëm për mbi 500 vjet. Situata në të cilën po përjetojnë dëmton identitetin, etnitetin, dhe kulturën arbëreshe e ruajtur deri më sot. 

Arbëreshi me ndjesinë e ringjalljes 

Arbërishi është fakt, dhe Cacozza do të këndonte “I them botës jam arbëresh\ Jemi një kulturë që nuk mund të vdes”, por arbëreshi është në agoninë e tij më të rëndë!

Kushdo shqiptar i çdo treve qoftë kur largohet prej asaj Arbërie me një shirit ku ka skalitur shpirtin e saj te personifikuar, i cili i ngjan një lumi i heshtur, herë herë i vrullshëm dhe herë disi i boshatisur, një shtrat hapësinor, si shpatullat e tij,të thata, por edhe të gjera, që  mbajnë  peshën e ayre gurëve,  ku fati dhe historia nuk kishin qenë aq bujar me ta.   

E ndërsa vizitoni ato troje ku tashme kanë ngelur pak  shqiponja 

Shumë të tjera do ti gjeni në alegorinë e tyre;  

të thurura ne tapetet e  kishës bizantine, 

të gdhendura në muret e shtëpive të braktisuar, 

të skalitura në dorezat e dyerve të heshtura… 

në epiatfet e varreve

Ato shqiponja do i gjeni në idiomat e komunikimit, në tabelat në gjuhën  shqip ku lexohet “Mirë se erdhët”,  por mos u entuziazmoni, se do të vini re që shumë prej këtyre folezave kanë rreshtur së kuptuar shqip. Ju lutem mos i gjykoni, por reflektoni, sensibilizohuni,ata janë sa përgjegjës por edhe aq viktima të situatave. 

Vazhdojnë të jenë atije,mes maleve të gjallë. Mos harroni kanë 600 vjet që presin. Janë mësues, student, qytetar të thejshtë, por mbi të gjitha, fëmijë që do të jenë nesër e ardhmja e asaj Arbërie. Mjaft është abuzuar me emrin Arbëresh! Ata ngelen një popull dinjitoz e çdo shqiptar  duhet t’i jetë mirënjohes atyre arbëreshëve që me shumë mundime, sakrifica, vazhdojnë për të mbijetuar. 

Një zarf i vitit 1985 kur demostronte që Msuesja Tommasina  Guarino së bashku me nxënësit e saj mbanin korrespondencë më nxënsit e Kosovës.

Filed Under: Histori

“Zhvillimet kulturore – historike te shqiptarët në Maqedoni gjatë shekujve XIX – XX”

October 31, 2023 by s p

Shkup, 31.10.2023 – Sot Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup bëri prezantimin e punës dyvjeçare hulumtuese-shkencore në kuadër të projektit me temë “Zhvillimet kulturore – historike te shqiptarët në Maqedoni gjatë shekujve XIX – XX”, të mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Ky projekt hulumtues dhe botues, është fryt i punës së palodhshme të hulumtuesve shkencorë të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, të përbërë nga drejtuesi i projektit historiani Dr. Skender Asani – këshilltar shkencor, dhe ekipi bashkë-hulumtues në projekt: Dr. Sevdail Demiri – këshilltar shkencor, Dr. Besnik Rameti – bashkëpunëtor shkencor, si dhe asistentët hulumtues Emin Azemi dhe Sali Islami.

Në përurimin  e projektit në fjalë mori pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Dr. Jeton Shaqiri, i cili theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ndaj zhvillimit të shkencës përmes dokumentimit të së kaluarës sonë historike në këto troje.

Drejtori i Institutit dhe drejtues i projektit, Dr. Skender Asani, tha se ky projekt paraqet një përpjekje serioze, që për herë të parë t’i ofrohet opinionit shkencor një pasqyrë e re dhe objektive për zhvillimet kulturore-historike të shqiptarëve që jetojnë në territorin e sotëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pa dyshim që kjo punë është konkretizuar përmes hulumtimeve të shumë arkivave shkencore, jo vetëm se në vendin tonë, por edhe në Tiranë e Prishtinë, e posaçërisht në Zagreb të Kroacisë, ku është gjetur një thesar shumë  pasur arkivor dhe dokumentar për shqiptarët, sidomos gjatë shekullit XX, u shpreh Asani.

Fryt i punës dyvjeçare të këtij projekti hulumtues shkencor janë edhe disa botime që janë bërë deri më tani në kuadër të Institutit, por në mënyrë specifike, për këtë temë flet botimi i veçantë “Zhvillimet kulturore – historike te shqiptarët në Maqedoni gjatë shekujve XIX – XX”. Në cilësinë e autorëve janë pesë hulumtuesit shkencor të projektit në fjalë, të cilët janë marrë me tema të caktuara, varësisht nga profili i tyre profesional-shkencor. Këshilltari shkencor Dr. Sevdail Demiri, tha se vepra e botuar në 500 faqe me titullin e projektit, paraqet një platformë të etabluar shkencore për shkrimin e historisë së shqiptarëve të këtyre trevave, për periudhën e vrullshme të shekujve XIX – XX. 

Në këtë tubim shkencor, përpos studiuesve dhe mysafirëve të shumtë, prezantuan edhe përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Elvana Hasanoviq – udhëheqëse e sektorit të Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik dhe Ahmed Qazimi – udhëheqës i sektorit të Arsimit të Lartë. 

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT