• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2023

Një Mini Dosier, mbi çështjen e komunitetit arbëresh në krahinën e Piemontes

October 21, 2023 by s p

Ornela Radovicka – Qëndra Albanologjike pranë Bibliotekës A. Bellusci, Frascineto\Cosenza

I nderuar President i Republikës së Shqipërisë Z. Bajram Begaj! 

Lexova axhendën tuaj mbi vizitat tek arbëreshët dhe ndjeva atë kënaqësinë  ato emozione  që përcjell ky   popull i  mbrekullueshëm, por që i lën disi në në mëshirë të fatit,  prej asaj toke që dikur ata e quanin “Mëmë”.  Nuk po zgjatem tek  çështje, nuk po shkruaj as tek tematika mbi rrezikun e zhdukjes së gjuhës tek Arbëreshët shpallur nga Unesko një problem i vështirë ku akoma akademikët nga ngelur se cilën gjuhë do përdorët për arbërshët, por ajo që më vjen spontaneo është  pyetja:  

A e dini Ju z. President se në  Piemonte janë 10 mijë arbëreshë të cilët për faji të politikës si Italiane edhe asaj shqiptare  janë kthyer të padukshëm? 

Më tepër se 10 mijë vetë të komunitetit arbëreshë në Piemonte, lanë “Katundet” e tyre në krahina të ndryshme të Arbërisë  dhe u trasferuan në Piemonte, shumica për motive ekonomike, ndërsa disa të tjerë për të përmisuar jetesën.  Ky komunitet arbëresh që prej 24 vjetësh nuk gëzon të drejta të barabarta me shtatë krahinat e tyre si; Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Calabria e Sicili  të cilët mbrohen me ligjin 482\99 Si popullsi me pakicë histroike territoriale

Nëse Europa ka reduktuar kufijtë ku qytetarët të qarkullojnë të lirë, apo bota kibernetike ka hequr kufijtë në shtetin Italin në  Piemonte  gjejmë një komunitet arbëresh, prej rreth 10 mijë arbëresh, që  ligji  për t’i mbrojtur iu kërkohen kufijtë territorial.

Me pak fjalë,  arbëreshët në Piemonte, nuk përfshihen në ligjin 482\99 , ligj në të cilën përfshihen arbëreshet e shtrirë në shtatë krahinat italiane: Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Calabria e Sicili,  për arsye se komuniteti piemontez konsiderohet prej shtetit Italian si“Popullsi me Pakicë Historike Gjuhësore jo territoriale ”

Le të kujtojmë se kush quhen arbëreshë të Italisë.

Arbëreshët e Italisë, janë një popull shqipfolës, ardhur nga Ballkani shqipfolës gjatë periudhës së pushtimit otomane në Ballkan, e jo vetëm, por disa prej tyre erdhën edhe për motive ushatarake, ekonomike, gjatë shekujt 14-15-16 -17( villa Badessa). Kjo popullsi që u vendos në shumë krahina të Italisë  themeluan dhe ripopulluan fshatra. Numëroheshin  rreth 100 koloni.

Në shekuj shumë prej tyre u asimiluan, dhe sot numërohen rreth 52 ngulime prej tyre, të cilat janë vendosur në territoret e shtatë krahinave Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Calabria e Sicili. Kjo popullsi sot quhet arbëresh dhe ngulimet ku ata janë vendosur quhet Krahina me pakcë historike territoriale. 

  • Arbërershin e karakterizon gjuha e tij më e lashtë në Europë, një gjuhë që flitet më tepër se 6000 mijë vjet.
  • Arbëreshi paraqitet me kishën e tij arbëreshe në ritin bizantin, nën juridiksionin e Papës, e cila për formacionin e saj religjios konsiderohet rasti unik në botë, pra në “ diversitetin e saj” bashkon dhe për këtë arsye Papas Giovani Paolo i dytë e ka cilësuar si harmonia e bashkimit dhe paqes midis Lindjes dhe Perëndimit.

Roli i madh i arbërshëve në bashkimin e  Italisë.

Arbëreshët nuk kanë qenë një pakicë minoritare parasite apo pasive në territoret italiane. Kjo popullsi gjatë këtyre 600 vjetëve kanë dhanë shembullin e tyre në ruajtjen e gjuhës, ritit, kostumit, folklorin të cilin e trasmetuan brez pas brezi, Morën pjesë në ndërtimin e gjitonive duke dhënë kontributin etyre në arkitekturën e këtyre ngulimeve, dhe dhanë shembull heroik në Bashkimin e Italisë. Kujtojmë fjalët e Garibaldit drejtuar gjeneral Damis: “Arbëreshët e tu janë Luanë të pa parë”.

Arbëreshët treguan se ishin edhe njerëz të penës.

  1. Në Qeverinë e Garibaldit nga pesë përfaqësues, tre prej tyre, ishin arbëresh.
  2. Figurat e ndritura me origjinë arbëreshe që bënë emër:  Francesco Krispi, Kryetari i Këshillit të Ministrave,ministri i jashtëm e Ministër i Brendshëm i Mbretërisë së Italisë  Antonio Gramshi, deputet, Filozof, politolog, gazetar, gjuhëtar dhe kritik letrar italian, Luigi Giura Luigi Giura, inxhinier dhe arkitekt. Inspektor i Korpusit të Urave dhe Rrugëve të Mbretërisë së Dy Siçilive, ai njihet për projektimin dhe ndërtimin e urës Real Ferdinando, urës së dytë të varur në Evropë, si dhe urës së parë të varur në Evropën kontinentale. Vicenco Torelli gazetar, libretist, shkrimtar, botues, si dhe impresario i oprës,  Pasquale Scura këshilltari gjykatës së lart,  Stefano Rodota juristi  Europeo, Costandino Mortati një nga themeluesit e kushtetutës italiane, Pasquale Baffi, studiues, papirolog dhe diplomat grek me vlera të mëdha; nën republikën napolitane të vitit 1799 dhe ishte president i Komitetit të Administratës së Brendshme. 
  3. Por edhe figurat si  De Rada,Vicenzo Dorsa, Santori etje, që kanë shoqëruar Italinë në rrugën e saj deri më sot .
  4. Gjatë Luftës së dytë botërore Arbërshët  humbën një të tretën e popullsisë. Arbëria me arbërshët e saj  ka lenë gjurmë të vlefshme në territorin italian, ndërsa moti i saj i madh nënshkroi lavdinë.

Vitet 60 dhe mosbalancimet rajonale

Pas bashkimit të Italisë, dhe boom ekonomik i viteve 60 krijoji dyndjen e popullsisë së Jugut drejt veriut. Shumë komunitete arbërshe u shpërngulën drejt Verriut seps eduheshin krah punë për industrinë, dhe sidomos në piemonte ku ishte industria e rëndë e makinave. Kjo shpërngulje drejt vendeve industrializuar krijoi  mosbalancimet rajonale midis jugut dhe Veriut.

Më vonë me projktet drejt një Europe të bashkuar rreth vitet 1990, situata nuk ndryshoi, por edhe e thelloi akoma, si rrjedhojë  u bë më i dukshme  disniveli ekonomik midis Jugut dhe Veriut.  Italia me një pozitë shtrirëse gjegrafike, favorizon më tepër pjesën Veriore të saj me tregjet e mëdha evropiane, kështu që Jugu, gjeografikisht periferik, u bë edhe ekonomikisht”.Me pak fjalë, një vend i varfër me dallime  rajonale. Kjo bëri që edhe një pjesë e madhe të arbëreshëve të spostoheshin nga krahinat e tyre që kishin themeluar apo populluar. Kështu që u krijuan modele të reja, antropologjike, sociale, si psh komuniteti Arbëresh në Piemonte.

Shpopullimi në erën e globalizimit

Kur je i ri, qytezë e vogël ku je lindur,rritur, ku ke qarë e qeshur, ku ke hedhur hapat e para, nuk të ofron më ëndrra dhe mundësi për një jetë më të mirë, prandaj me çdo kusht kërkon të dalësh prej atij ambjenti dhe të shkosh drejt dritave verbuese të qyteteve kosmopolitane të cilat me kthetrat e tyre të tërheqin në grackën e homologimit dhe magjinë e ashtuquajtur “Mirëqënie”.

Pikërisht për shkak të  këtyre rrethanave edhe arbëreshët krijuan një arqipelag në Veri të Italisë, ku shumica e arbëreshëve  të Basilikatës apo Kalabrisë, krijuan ishuj të rinjë me popullsi  Arbëreshe në Piemonte, të cilët bashkohen mes tyre në emër të një origjine të përbashkët si dhe nga veçoria e njëjtë gjuhësore. Këto ishuj krijuan një “territor virtual rajonale”brënda një “territori fizik rajonal”ku ata ishin ngulitur.

Kush janë arbëreshët e Piemontes ?

Këta arbëresh, të cilët jetojnë në Piemonte,  nuk janë gjë  tjetër veçse nipat dhe stërnipat e atyre arbëreshëve të ardhur 600 vjet më parë, të cilët me djersën e tyre pastruan ferrat, kthyen tokat italiane në fusha pjellore, rritën fëmijë që u bënë Juristë, ministra, kryetar qeverie, apo përpilues të kushtetutës italiane, dhe nuk harruan gjuhën dhe rrënjët e tyre. 

Arbëreshët që janë vendosur në Piemonte  lanë ato shtëpi të bëra me kallot e duarve të gjyshërve të tyre  të atyre ngulimeve 500 vjeçare që sot  shumica e tyre kanë ngelur të shpopulluara  apo fshatra fantazma, me oborre të rethuara nga krisjet e ligëta, ku  guri i zvedhur i strehve mbledh në poret e tij  mallëngjimin, e myshku u jep “butësinë” vatrave të zeza.  Në atë heshtje mallëngjyese, vrasin ajrin tingujt shekullor, e shtegu i jehonës së psherëtimave të tërthortë nyjëzuar në gjerdanin e valëve thur rrokje, frymë, zëra, ninulla,këngë, e rapsodi, të cilat  depërtojnë edhe atje ku kanë ngelur murrizat, gjineshtra, e pikon aroma e shpirtit  të atyre arbëreshëve, të cilët në shuplakat dhe falngjet e tyre fabrikonin kallot. Ata fshatra  600 vjeçare janë plot histori, art, njerëz, kulturë, folklor. Janë një epope humane!

Ligji mbi arbëreshët e komunitetit në Piemonte 

Kushtetuta e Republikës Italiane në Art. 6 parashikon;Republika mbron pakicat me rregulla specifike

gjuhësi”;Ligji 15 dhjetor 1999, nr.482;Rregulloret për mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore; parashikon ndaj artit. 3 paragrafi 3″Kur pakicat gjuhësore të përmendura në nenin 2 shpërndahen nëpër territore të ndryshme krahinore ose rajonale, ato mund të ngrenë organe koordinimi dhe propozimi, të cilat autoritetet vendore të interesuara kanë të drejtë të krijojnë njoh”.

Kur u themelua Vatra Arbéreshe 

Reth 50 familje arbëreshe të Chierit u mblodhëm dhe formuam “VATRA ARBËRESHE”, e cila u themeluar në maj 2000 si një shoqatë Kulturore e Pakicave Historike Gjuhësore të Italia, në të cilën gjejmë italianë me origjinë shqiptare që historikisht kanë qenë të pranishëm në Itali që nga ajo kohë gjysma e dytë e shekullit të 14-të, pra e njohur dhe e mbrojtur nga Ligji Kombëtar nr. 482/1999.

Fillimet e saj shoqata i kishte në qytetin e Chieri, në bazë të dy vendime të këshillit Bashkiak nr. 61, datë 17.7.2003 dhe nr. 67, datë 26.09.2003,  e cila ka i njohur Shoqatës statusin e: «… organ koordinues dhe propozim për veprimtaritë kulturore të komunitetit të pakicës gjuhësore italo-arbëreshe të Chierit dhe  zonës së Chierit, pasi është një territor i kufizuar…”

Vendimi i Provincës të Potencës  

Provinca e Potenzës, në zbatim të ligjit të sipërpërmendur, me vendim të Këshillit Krahinor nr.45, datë 29 maj.2008, i njeh Shoqatës “Vatra Arbëreshe” rolin e mëposhtëm:

“…në bazë të nenit. 3 – pika 3 – të ligjit nr. 482 datë 15.12.1999 Shoqatës Arbëreshe Vatra, me qendër në

Chieri (TO) njeh rolin e koordinimit dhe propozimit për Arbëreshët e Bazilikatës banorë në Piemonte”

– Këshilli Krahinor i Torinos ka njohur njohjen e Provincës së Potenzës me vet zgjidhjen Prot.n. 50180/2008 datë 18.11.2008 (dërguar me dokument Prot.n.871538 Struktura AA7000115 dt 16/12/2008) duke vijuar ne integrimin e shtate territoriale të provincës së Torinos.

Prandaj Shoqata Arbëreshe Vatra e Chierit është ndoshta e vetmja shoqatë e pakicë historike gjuhësore e Italisë e njohur jashtë territoreve të  origjinës, siç kërkohet me L.482/99.

Kontesti juridik i arbëreshëve në tutelën e shtetit italian

Arbërshët( shqiptarët e lashtë) të shtatë rajoneve Sicilia, Calabria, Basilicata, Puglia, Campagna,Molise, Abbruzzo, mbrohen nga shteti italian nëpërmjet ligjit 482\99.

I nderuar president, Lind Pyetja: Si mund të konsiderohet e pa dukshme, e  mos të shkoni e të takoni një popullsi me një numër të konsiderueshëm, prej 10 mijë arbëresh,  gjeneratë e parë dhe e dytë, zhvendosur në Piemonte,  të cilët për përbërjen e tyre tejkalon edhe numrin e arbëreshëve të krahinës së Molizes, Puglies, apo Campagnës dhe kanë dhënë një kontributë pune  e mbajtur gjallë çështjen arbërore më tepër se istitucionet? Mos harroni: Ku është një arbëresh aty është një Arbëri! 

Punë të mbarë në misionin tuaj!

Shënim: një Mini Dosier, mbi çështjen e komunitetit arbëresh në krahinën e Piemontes

Ornela Radovicka Qëndra albanologjike pranë Bibliotekës A. Bellusci, Frascineto\Cosenza

Filed Under: Emigracion

Presidentja Osmani priti në takim Alicia Kearns, deputete dhe kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar

October 21, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim deputeten e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, njëherësh kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar. Kearns po qëndron në një vizitë në Kosovë me ftesë të Presidentes Osmani.

Në takim, Presidentja Osmani ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për deputeten britanike, Alicia Kearns, për përkrahjen e jashtëzakonshme për Kosovën dhe popullin e saj. Ajo po ashtu shprehu mirënjohjen e thellë për angazhimin e saj të vazhdueshëm për të ngritur vetëdijën për rreziqet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova dhe tërë Ballkani Perëndimor.

Takimi me deputeten Kearns u përqendrua në zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator.

Presidentja Osmani e ka informuar deputeten britanike me sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe ka theksuar rëndësinë e përpjekjeve të unifikuara ndërkombëtare për t’iu kundërvënë akteve të tilla terroriste dhe të agresionit në funksion jo vetëm të sigurisë së qytetarëve të Kosovës, por edhe stabilitetit rajonal e më gjerë.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar se hetimet e deritanishme të kryera nga autoritetet vendore, përderisa vazhdojnë hetimet nga partnerët ndërkombëtarë, dëshmojnë se Serbia qëndron pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ndaj ka kërkuar që të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Më tej, Presidentja Osmani tha se deputetja Kearns ka treguar vazhdimisht përkushtimin e saj për ta mbështetur Kosovën në afirmimin e të vërtetës, ndaj e ka falënderuar në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Deputetja Alicia Kearns është një avokuese e shquar për Kosovën, ndaj ne presim që edhe më tej, angazhimi i saj të jetë në funksion të prezantimit të gjendjes reale këtu, duke u mbështetur në argumente e fakte, ashtu siç bën vazhdimisht ajo”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ndërkaq deputetja Kearns, falënderoi Presidenten Osmani për ftesën dhe theksoi përkushtimin e saj personal për ta vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës, por edhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të punuar ngushtë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.

Filed Under: Politike

E ARRITUR E RËNDËSISHME E LETËRSISË SONË

October 21, 2023 by s p

Jusuf Buxhovi/

Promovimi i romanit “Mendim Drini” në Tiranë.

Në kuadër të manifestimit kulturor “Tetori i librit” nën organizimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, mbrëmë në Tiranë, u promovua romani më i ri i Jusuf Buxhovit “Mendim Drini”. Për veprën folën Nazmi Rrahmani, botues i librit, prof. Anila Mullahi dhe shkrimtari Besnik Mustafaj prej nga doli vlerësimi i përbashkët se fjala është për veprën më të realizuar të autorit, që njëherësh paraqet një të arritur të rëndësishme të prozës shqipe në përgjithësi.

Sipas Nazmi Rrahmanit e veçanta e këtij romani, që e bën atë të dallueshëm si prosede, është dihomia e personazhit të njëjtë, që shfaqet në dy role (në rrethanat e politeizmit dhe ato të monoteizmit) dhe me dy karaktere brenda një kornize ideore. Si e tillë, kjo vepër, paraqet një ekspriment ku idetë letrare ndërthurën me ato filozofike.

Edhe Anila Mullahi veprën e vlerësoi frymë të re në prozën tonë, ku operimi me ide filozofike, veçmas me ato niçeane, asaj ia jep dimensionin e një meditimi kompleks rreth fenomeneve ekzistenciale në kohë dhe hapësirë.

Shkrimtari Besnik Mustafaj po ashtu tha se romani paraqet një çasje të re eseistike që nuk ka traditë në prozën tonë, gjë që atë e bën të veçantë. Autori ia ka dalë që përfytyrimin si realitet ta arrijë nëpërmes një transkribimi të shkallës së lartë të gjuhës.

Autori tha se qëllimisht e ka vu personazhin Mendim Drini në dy situata të ndryshme dhe të kundërta (politeizmin dhe monoteizmin) pët ta nxjerrë në pah dimensionin e lirisë dhe kundërlirisë, të dijës si liri, dhe të robërimit të dijës si procese historike, me ç’rast, në rrethanat e monoteizmit, ne emër të lirimit nga besimi politeist që ishte djep i filozofisë dhe krijimtarisë së lirë, lindi libri i mbyllur – fetar, që predikon nënshtrim dhe pendim dhe ai ideologjik, me konceptet e mendjeve të robëruara. Autori theksoi se Mendim Drini me manifestët e shkruara, ngrit çështjen e alkemisë midis religjionit dhe ideologjisë, që ka prodhuar një monstrum të ri politik (diktatorë, tiranë dhe vrasës madje) në rendin botëror, ku sot, e vetmja siguri e njerit të vetmuar shfaqet pasiguria.

Filed Under: LETERSI

Albanian is now taught at Penn!

October 21, 2023 by s p

I am so happy to announce that after a year-long effort of personally nudging the administration and formally requesting that Albanian be taught at Penn, the course Elementary Albanian I is now available for the upcoming Spring 2024 semester. I hope that we all recognize what a historical moment this is for us as a group on campus, and for our beautiful and unique language to be taught at the oldest American university. Elementary Albanian will now be offered amongst many other languages in the languages department and it will be accessible to all students at University of Pennsylvania. Although I have graduated this May, I am incredibly proud to witness the creation of the first class to ever solely highlight Albanians at Penn.

Our language has miraculously survived hundreds of years of foreign occupation. I wanted to see it live even more years, documented in our University’s historical archives, as a language that persists within a nation of endurance. This course will serve as a gateway for students to learn more about our language and our history, and it will serve as a vehicle for our first-generation, second-generation, and even third-generation Albanian-Americans to be able to keep speaking Albanian for generations to come. I call on all current students to take the course and leave a mark on your transcripts and your education at Penn as fighters who are doing what it takes to keep our language spoken and alive.

I hope that you all remember to never stop advocating for your people and for your language.

Ne jemi një, ne jemi shqiptarë.

Gjithë të mirat, Ballina Prishtina

Filed Under: Fejton

Misioni i (parealizuar) oficerëve austro-hungarez në Kosovë (1903-1908)

October 21, 2023 by s p

Prof. Sylë Ukshini/

Duke hulumtuat gjatë studimeve të mia për histori (2007) në Institutin për Studime të Evropë Juglindore, në mesin e miliona librave të Bibliotekës Qendrore të Universitetit gjeta një libër të botuar në vitin 1919, të botuar asokohe me leje të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Austro-Hungareze. Libri ishte i veçantë pasi deri atëherë nuk ishte i cituar nga asnjë autor vendor dhe ndërkombëtar. Përmbante 71 ilustrime e fotografi dhe 6 harta shume të vlefshme historike.

Ky libër pos që përmbyste stereotipet e studiuesve perëndimorë, që sa herë flisnin për shqiptarët i portretizonin si rebel dhe bandit, pasi këtu flitet për bandat terrorizuese serbe, bullgare dhe greke të drejtuara nga Beogradi, Sofja dhe Athina- në njërën nga hartat paraqitet edhe rajoni i Kosovës ku ishte paraparë të stacionohej misioni policor austro-hungarez. Siç shihet nga harta e më poshtme, ky mision përafërsisht kap zonën aktuale të sektorit amerikan të KFOR-it, përkatësisht sektori i misionit austro-hungarez përfshinte këtë territor duke u nisur afërisht nga pika sotme me Maqedoninë: Elez Hanin, Kaçanikun, Ferizaj, pjesën lindore të territorit të Prishtinës dhe vazhdonte deri në Podujevë dhe vazhdonte përgjatë Luginës së Preshevës dhe rajonin e Anamoravës, Gjilan dhe Viti.

Duhet përmendur se oficerët austro-hungarez në atë kohë kishin një reputacion për qëndrimin dhe disiplinën e tyre, fakt i njohur nga prezenca tyre në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kjo ndarje territoriale erdhi pas shumë betejave diplomatike në mesin të fuqive të Koncertit Evropian, përkatësisht në mes Austro-Hungarisë dhe Rusisë, të cilat përpiqeshin për vendosjes së influencës në Ballkanin Jugor. Para së gjithash, vendosja e trupave austro-hungareze në këtë rajon kyç/strategjik të Kosovës synonte të shërbente si digë mbrojtëse për Vilajetin e Kosovës nga agresioni ushtarak serb, i cili po bëhej gjithnjë më evident pas pushtimit dhe spastrimit etnik të rajonit të Toplicës me 1877/78.

Ardhja e trupave të misionit austro-hungarez në Kosovës ishte arritur me Marrëveshjen të Mürzsteg-ut të vitit 1903 ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Rusisë dhe që si qëllim kishte zbatimin e reformave në territorin e Austro-Hungarisë. Por derisa trupat italiane ishin vendosur në rajonin lindor dhe jugor të Maqedonisë, dhe ato ruse në jugperëndim të Rusisë dhe ato franceze në pjesën e skajshme juglindor, trupat austro-hungareze u vendosen në territorin e Shkupit, Kumanovës, Shtipit dhe rrethinë, politika serbe ishte e alarmuar se vendosja e shpejt e misionit austro-hungarez në territorin e Kosovës juglindore paraqiste një humbje të madhe për synimet e saj ekspansioniste në drejtim të Kosovës. Vendosja e misionit austro-hungarez konsiderohej si barriera kryesore dhe si fundosje e planeve për aneksimin e Kosovës. Prandaj, Beogradi vuri në lëvizje bandat e armatosura për të shkaktuar trazira dhe dërgoi emisar të ndryshëm fetar dhe politik për ta dezorientuar faktorin shqiptar dhe lëvizjen e tyre kombëtare. Derisa murgjit fetar, të subvencionuar edhe nga Rusia i frynin propagandës së njohur të vetëviktimizimit të komunitetit serb në Kosovës, emisarët politik përhapnin propagandën se qëllimi i vendosjes së austro-hungarezëve në Kosovë ishte rrëmbimi i tokave të shqiptarëve për qëllime ushtarake dhe ndërtimit të linjave hekurudhore. Duke shfrytëzuar këtë alibi dhe duke përdor edhe element konservator mysliman, duke i nxitur kundër elementit të krishterët, shqiptarët filluan lëvizje dhe protesta kundër një misioni të tillë. Madje propagandistët serbë arritën që vite më vonë, të cytnin shqiptarët që të marshonin në Shkup, aty ishte qendra e misionit austro-hungarez, me qëllim që të pamundësohej veprimtaria e tij dhe t’i bëhej e qartë se ishin të padëshiruar në Kosovë. Si rrjedhojë, Austro-Hungaria hoqi dorë nga vendosja në Kosovën Juglindore dhe me këtë mbeti i lirë operimi i bandave serbe, të cilat në periudhën e rënies së shtetit osman operonin pa penguar brenda manastireve dhe lokaliteteve serbe.

Për më tepër, në Beograd punohej kundër çdo reforme të Perandorisë Osmane që shkonte në interes të zgjerimit të interesave kombëtare të shqiptarëve. Në këtë kuadër, Beogradi ishte edhe kundër benefiteve që sillte marrëveshja e Mürzsteg-ut, e cila synonte që shtetin e vjetër osman në Ballkan ta shndërronte në një shtet kushtetues sipas modelit evropian.

Si rrjedhojë e këtyre rrethanave të turbullta në Ballkanin Jugor, ku përveç Serbisë synime territoriale kishin edhe Bullgaria dhe Greqia, agjentët civilë mbretëror dhe perandorak austro-hungarezë bënë përpjekje për të realizuat misionin dhe synimet e politikës vjeneze, e cila në këtë periudhë synonte të ruante status quo-në territoriale në Ballkan dhe me këtë edhe të mbronin interesat shqiptare përballë kërcënimit permanent serb. Pikërisht kjo ishte arsyeja pse politika serbe i nxiste shqiptarët që të ngriheshin kundër një reforme të tillë dhe që misioni austro-hungarez të shihej si jo mikpritëse nga popullata vendore shqiptare. Natyrisht, në këtë klimë të pafavorshme agjentët civilë shpesh u ndodhën të kërcënuar dhe përballeshin me rreziqe të personelit. Sipas dëshmive vjeneze, në atë kohë në këtë rajon ishte rritur “epshi kafshëror për vrasje përmes nxitjes së paskrupullt nën maskën e fesë ose uniteti kombëtar”

Me gjithë aktivitetin pesë vjeçar dhe këmbënguljes së personelit austro-hungarez, dobësia e shtetit osman, veprimi i bandave serbe, bullgare dhe greke, kaosit etnik, si dhe “mosleximi” i saktë i sinuatës në vend nga elita politike shqiptare, dhe përkundër qetësimit relativ të situatës në rajonin jugor të Vilajetit të Kosovës dhe të Maqedonisë së sotshme, reformat në shtetin osman nuk avancuan pasi situata vetëm sa u komplikua pas Revolucionit Xhonturk. Rrjedhimisht Misioni i oficerëve austro-hungarez përmbushi pjesërisht detyrën e tij brenda kornizës që i është caktuar, në anën tjetër, Beogradi, Cetine, Sofje dhe Athina me nxitjen dhe me mbështetjen e Rusisë i intensifikuan aktivitetet e tyre diplomatike dhe ushtarake kundër interesave të shtetit osman në Ballkan, kundër influencës austro-hungareze në rajon dhe me këtë kundër interesave shqiptare në Kosovë dhe vise tjera të shtetit osman si dhe hapën shtegun për shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike 1912/13, e cila do të ishte fatale dhe tragjike sidomos për shqiptarët e Kosovës dhe në Maqedoninë e sotme.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT