• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2023

Skaner diplomatik pas samitit

October 17, 2023 by s p

Shaban Murati/

-Një pyetje njëmilion dollarëshe po qarkullon në qarqet diplomatike në Tiranë: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e priti në Tiranë presidentin e Francës Emanuel Makron si shtetas i Shqipërisë apo si shtetas i Francës?

-Presidenti i Serbisë Vuçiç në 16 tetor i bëri një top të madh BE dhe Ramës. Midis BE nga njera anë dhe Rusisë e Kinës nga ana tjetër, Vuçiç zgjodhi të shkojë në Pekin, ku është edhe Putini, sepse Rusia dhe Kina janë aleatë strategjikë për të, jo BE. BE bën sikur nuk e sheh dhe sikur nuk e ndjen shuplakën serbe ndaj saj, siç bëri edhe për sulmin ushtarak terrorist serb të 24 shtatorit kundër Kosovës. Vuçiç flen për natë në shtratin e Putinit, kurse Brukseli qetëson veten me iluzionin se me letra e ka grua Serbinë.

Kurse Tirana bën sikur nuk kupton asgjë, sepse rajai ia fal gjithmonë përçmimet e agait.

– Nuk dihet pse në Tiranë i dhanë rëndësi nxirjes teatrale në fytyrë të kryeministres serbe Bernabiç në samit. Me atë nxirje surrati ajo u përpoq t’i jepte rëndësi vetes të dukej tamam burrë, sepse fuqi nuk ka, sepse ajo është e katërta apo e pesta në hierarkinë e pushtetit në Beograd. Vlera e saj është vetëm se me Bernabiçin si përfaqësuese e LGBT, Serbia i quan të plotësuara standartet e BE për anëtarësim.

-Në Tiranë nuk e bëjnë aspak pyetjen diplomatike pse Makron neglizhoi samitin e Procesit të Berlinit në drekë dhe vjen po atë ditë mbasdreke për vizitë në Tiranë. Nuk e bëjnë, sepse Tirana është e para që e tradhëtoi “Procesin e Berlinit” kur iu bashkua projektit të Vuçiçit të “Ballkanit të Hapur”.

-Çudia diplomatike shqiptare është që presidenti i Francës Makron vjen zyrtarisht për vizitë shtetërore presidenciale në Shqipëri dhe darkën zyrtare dhe dekoratën zyrtare ia jep kryeministri dhe konferencën e përbashkët të shtypit e mban me kryeministrin e Shqipërisë. Të paktën të ndryshojnë përcaktimin dhe ta quajnë vizitë kryeministrore e presidentit të Francës në Tiranë.

(Ndoshta ju ndihmon për gjetjen e përgjigjes së pyetjes së fillimit).

Filed Under: Fejton

“S&A Unified Home Care”, 8 vite shërbim komunitetit në Bronx

October 16, 2023 by s p

Sokol Paja

“S&A Unified Home Care” festoi 8 vjetorin në Bronx. Një veprimtari festive dhe komunitare për të nderuar dhe lartësuar shërbime cilësore ndaj komunitetit shqiptar dhe komuniteteve të tjera që gjenden në vështirësi.

Vera Markaj, menaxhere për Bronx, bashke me stafin e saj po bejne nje pune te shkelqyer ditë pas dite ne ndihme te komunitetit shqiptar dhe komuniteteve te tjera që marrin mbështetjedhe vëmëndje. “S&A Unified Home Care” është një Agjenci e Licencuar e Shërbimeve të Kujdesit në Shtëpi ofron shërbime të Ndihmësve të Shëndetit në Shtëpi dhe Ndihmësve të Kujdesit Personal për të gjithë anëtarët që kanë nevojë për ndihmë për të menaxhuar nevojat themelore fizike të dikujt. Zyrat në qarqet Bronx, Brooklyn, Queens, Manhattan, Staten Island, Nassau dhe Suffolk do të jenë në gjendje t’ju gjejnë ju ose të dashurit tuaj kujdesin më të mirë të mundshëm për licencë! S&A Unified Home Care jepet nga DOH si ndërmjetës kryesor fiskal (FI) dhe miratohet për të ofruar shërbime CPPAP në zonën e NYS. S&A Unified Home Care ofron shërbime të kujdesit në shtëpi për anëtarët në komoditetin e shtëpive të tyre. Si anëtarë të ekipit të kujdesit të pacientit, e kuptojnë rëndësinë e ofrimit të shërbimeve të shkëlqyera për klientët. Kjo është arsyeja pse kjo kompani ndjek drejtpërdrejt planet e kujdesit të pacientëve.

Kateri Charles, Compliance and Marketing at S&A Unified Home Care, mbajti fjalën kryesore përshëndetëse. Ndër të tjera ajo tha: “I am so pleased to see all of these familiar faces. We are thrilled to announce our 8th year services and our grand opening in this new location in the Bronx. Our success would not be what it is without our dedicated partners and incredibly vendors. This event is a small token of our appreciation to our vendors and community.

At S&A Unified Home Care, we understand the importance of accessibility and convenience for our members, and this expansion is a testament to our commitment to serving you better.

With our new office in the Bronx, patients, aides and personal assistants (PAs) can now access these essential services right in their own community.

One of the key advantages of our Bronx location is the availability representatives who are ready to assist members with the enrollment process. Whether you’re looking to participate in our PCA (Personal Care Aide), CDPAP (Consumer Directed Personal Assistance Program), or NHTD (Nursing Home Transition and Diversion) programs, our friendly and knowledgeable team is here to guide you every step of the way.

We take pride in being a diverse and inclusive organization. Language should never be a barrier to receiving the care and support you need.

Here’s a quick overview of the programs we offer at our Bronx office:

1. PCA (Personal Care Aide): Our PCA program provides personal assistance to individuals who require help with daily activities, ensuring they can live independently and comfortably.

2. CDPAP (Consumer Directed Personal Assistance Program): This unique program allows you to choose and manage your own caregiver, giving you greater control over your care plan.

3. NHTD (Nursing Home Transition and Diversion): NHTD helps individuals transition from nursing homes to community-based settings, promoting independence and improved quality of life.

We are excited to become a part of the Staten Island community and look forward to serving you in this new location. Our commitment to quality care, convenience, and accessibility remains unwavering.

Visit us at the Bronx location to learn more about our services, meet our dedicated team, and begin your journey to better health and support. S&A Unified Home Care is here for you, and now, we’re even closer!

Thank you for your trust in us, and we can’t wait to welcome you to our Bronx office”.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Vera Markaj

Pas sulmit terrorist të Banjskës, Kosova të rikapitalizojë partneritetin euroatlantik

October 16, 2023 by s p

Akri Çipa/

Ngjarjet e 24 shtatorit në veri të Kosovës rikthyen në zemër të Ballkanit fantazma që lidhen sa me të shkuarën e patejkaluar plotësisht, aq edhe me të ardhmen e pasigurt. Agresioni i strukturave paramilitare serbe në Banjskë tregoi dhe një herë brishtësinë e arkitekturës së sigurisë në Ballkan, veçanërisht në vazhdën e politikës dhe kërcënimit që buron nga irredentizmi dhe hegjemonia serbe.

Në të njëjtën kohë, sulmi që rezultoi në vdekjen tragjike të rreshterit të policisë, Afrim Bunjaku, dhe plagosjen e një polici tjetër, shfaqi boshësinë e retorikës dhe mungesën e veprimit politik që ka karakterizuar dialogun Kosovë-Serbi dhe qasjen inerte të BE-së. Mirëpo, sulmi në Banjskë mund të prodhojë një ndryshim paradigmik.

Së pari, ngjarjet e 24 shtatorit rrëzuan ngrehinën logjike të së ashtuquajturave “masa” të ndërmarra ndaj Kosovës nga BE-ja. Absurditeti i tyre doli në pah pikërisht pas trazirave në veri të Kosovës.

Kosova – pavarësisht gabimeve dhe kokëfortësisë së rastit – është afruar drejt dialogut me vullnet të mirë dhe propozime konkrete. Nga ana tjetër, Serbia jo vetëm është ulur gjithmonë në tryezë me predispozita penguese, por tashmë edhe frymëzon struktura kriminale dhe grupime paraushtarake terroriste në territorin e palës tjetër. Pavarësisht kësaj, masa deri më sot kemi për të parën dhe jo për të dytën.

Së dyti, qëndrimi i Beogradit për të strehuar politikisht dhe garantuar lirinë e Milan Radoiçiqit, liderit të sulmit të 24 shtatorit, dhe militantëve të tjerë të përfshirë, çjerr maskën e kuruar me kujdes të lidershipit serb. Presidenti serb Vuçiq tejkaloi vetveten, fillimisht duke gënjyer se fajtori për sulmin në Banjskë është kryeministri Kurti, pastaj duke glorifikuar terroristët dhe duke shpallur zi zyrtare për nder të tyre.

Pavarësisht përpjekjes për të përdorur mjetet e zakonshme të propagandës, si dhe konsulentët e tij nga të dy anët e oqeanit, kësaj radhe pak gjë mund ta rikrijojë imazhin e një lideri dhe partneri të besueshëm për perëndimin.

Së treti, sulmi i Banjskës shpalosi shterpësinë e lentes me të cilën janë parë nga interlokutorët perëndimorë zhvillimet në veri të vendit, që nga braktisja e institucioneve nga serbët e Kosovës, nën dirigjimin e drejtpërdrejtë të Beogradit. Presioni ndërkombëtar për të detyruar zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe duket sot paradoksal kur mendon se rrjedhoja e zgjedhjeve të reja do të ishte sjellja në krye të institucioneve lokale e përfaqësuesve të Listës Serbe.

Kjo e fundit, një strukturë politike e varur që në gjenezë nga Beogradi, e ka sot një nga drejtuesit më të rëndësishëm të saj në krye të ekstremistëve që ngritën armët kundër forcave ligjzbatuese të Republikës së Kosovës. Edhe më keq se aq, Lista Serbe nuk u distancua nga Radoiçiqi dhe sulmi terrorist, por i shpalli martirë vrasësit që humbën jetën gjatë agresionit.

Në saje të këtyre elementeve, Lista Serbe mund të krahasohet sot me organizata të tilla si Hamasi apo Hezbollahu, të listuara si organizata terroriste nga Perëndimi.

Serbia zyrtare, nëpërmjet qasjes dhe strehimit që u ka bërë terroristëve, ka minuar plotësisht themelet e mirëbesimit dhe të gatishmërisë për të qenë palë aktive dhe konstruktive në dialog. E vetmja mënyrë nëpërmjet së cilës mund të ulet në tryezë është nëpërmjet masave dhe presionit të shtuar të komunitetit ndërkombëtar. Përndryshe, veçse do të vazhdojë të bllokojë çdo lloj përpjekjeje për ta përfunduar dialogun.

Përpara këtyre miteve dhe pretendimeve që u zhbënë, çfarë duhet të bëjë Qeveria e Kosovës dhe, më gjerë, të gjithë ata që janë të angazhuar për të garantuar një Ballkan të qëndrueshëm dhe të paqtë në planin afatgjatë?

Pas sulmit të Banjskës, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një fushatë për të bindur BE-në që t’i vendosë sanksione Serbisë. Madje, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, së fundmi deklaroi se nëse BE-ja nuk imponon sanksione ndaj Serbisë, Kosova nuk do të kthehet në tryezën e bisedimeve.

Në fakt, sanksionet janë jo vetëm të merituara, por edhe të nevojshme, për ta detyruar Beogradin që të ndryshojë qëndrimin dhe të adoptojë një qasje më konstruktive ndaj dialogut dhe vetë Kosovës. Madje, duhet që jo vetëm të ketë një tërheqje të tyre prej BE-së, por të realizohet dhe një analizë për efektin katërcipërisht negativ që ato patën si kundrejt Kosovës, ashtu edhe kundrejt të gjitha dinamikave rajonale.

Megjithatë, nuk gjykoj se i takon vetë Prishtinës të shpenzojë energji ose kapital politik në fushatën për të kërkuar sanksionimin e Serbisë. Në fakt, më shumë sesa sanksionimi i Serbisë, një veprim i cili në fund të ditës nuk varet as në planin e ngushtë dhe as në atë të gjerë nga Prishtina, lidershipi i Kosovës duhet të realizojë një fushatë për të kërkuar zhbërjen e masave që u ndërmorën ndaj vetë Kosovës.

Dialogu ndërmjet palëve duhet rifilluar, megjithatë ai nuk mund dhe nuk duhet të jetë më si më parë. U takon ndërmjetësuesve dhe partnerëve ndërkombëtarë ta bëjnë të qartë se nuk ekzistojnë premisat për të këmbëngulur në lojërat politike të Beogradit dhe të tolerojnë vonesa të mëtejshme.

Në këtë pikë, kjo nuk mund të realizohet përveçse me përfshirjen e drejtpërdrejtë në proces të përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara. Nuk mjafton prania vetëm si vëzhgues ose palë mbështetëse e këtyre të fundit, por nevojitet dhe një aktivizëm i ri i tyre brenda një kornize të re dialoguese.

Përfaqësuesit e BE-së u treguan të paaftë të ndihmonin dialogun të ecë përpara dhe madje kontribuuan në denatyrimin e procesit. Edhe në këtë pikë, Kosova duhet të jetë e qartë dhe e jo-ekuivoke.

Së fundmi, ajo çfarë del në pah më shumë se kurrë është fakti se nuk ekziston asnjë premisë për Asociacion ose Bashkësi të Komunave me Shumicë Serbe që mund të ketë kompetenca të zgjeruara. Që sot, kur përmendet asociacioni sipas kërkesave të Beogradit, nuk bëhet më fjalë vetëm për një entitet që mund të shndërrohet në gangrenë politike si Republika Serbe në Bosnjë-Hercegovinë.

Më keq se aq, ky entitet do të ishte një zonë e lirë për krimin dhe një strehë për strukturat paraushtarake dhe terroriste si ajo që pamë në Banjskë, duke u shndërruar në një burim rreziku jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin.

Duke qenë se substanca e dëshirave të Beogradit duhet demaskuar si e tillë – si dhe objektivat malinjë – lidershipi i Kosovës mund dhe duhet të paraqesë një version alternativ. Koha është e duhur për të paraqitur një propozim për një bashkësi komunash që nuk tejkalon konturat e një organizate joqeveritare mjaft bujare.

Duke ardhur nëpërmjet një koordinimi me Uashingtonin, sikurse duken gjasat dhe janë krijuar konditat, ajo duhet të paraqitet si një propozim i plotë dhe i pandryshueshëm, jo i hapur për negocim, por vetëm për pranim ose refuzim nga pala serbe. Në të njëjtën kohë, ajo duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare dhe kurrsesi të materializohet si një marrëveshje e mëvetësishme ose e ndërmjetme.

Vetëm ndryshimi i formatit dhe ritheksimi i parametrave themelorë të normalizimit të plotë të marrëdhënieve mund të garantojë një rezultat pozitiv.

Marrë nga: sbunker.net

Filed Under: Sofra Poetike

S’ka- Ndal!-  Ra kjo ndeshje dhe s’u pamë 

October 16, 2023 by s p

Satirë nga Rafael Floqi

Njëherë e një kohë në fushën e Diplomacisë panvllazërore, në Air Albania, ku ajri ishte i mbushur  me patriotizëm futbollistik, dy liderë të fuqishëm shqiptarësh, kryeministri kokëshkëmb i Albanisë dhe kryeministri kryemushkë i Dardanisë e gjetën veten të ngatërruar në rrjetën e ndërlikuar të heshtjes para turmave të plisave që frymonin e brohorisnin kuq e zi. 

Në stadiumin madhështor të Air Albania, ajri ishte i ngarkuar me pritje, ndërsa skuadra vendase, e kombëtares, me më shumë lojtarë dardanë se albanë, përgatitej të përballej me rivalët e tyre Çekinë. Mes detit të fansave, dy mbështetës të përkushtuar, zotërinjtë Rama dhe Kurti u gjendën në një situatë kurioze. Pavarësisht se kishin një dashuri të palëkundur për Kuq e Zinjtë fati i kishte vendosur në tribuna të ndryshme në dy kate të ndryshme të një stadiumit. A thua ishte punë fati apo inati?!

Ndërsa bilbili i arbitrit ra, duke sinjalizuar fillimin e ndeshjes, ata u hodhën në këmbë në unison, me sytë e tyre të mbërthyer në spektaklin elektrizues që shpalosej në fushë. Kuqezinjtë po bënin një shtytje të jashtëzakonshme sulmuese dhe turma shpërtheu në një zhurmë harmonike që jehoi nëpër gjithë stadium.

Por bota e mbajti frymën e saj teksa u shpalos saga e madhe e kokëfortësisë së tyre, duke i lënë qytetarët të pyesin veten nëse ishin dëshmitarë të një bllokimi diplomatik të një ndeshje apo një produksioni të heshtur teatri pa zë, në një fushë të mbushur me plisa dhe parrulla kombëtare dhe vuvuzela.

Zanafilla e kësaj sage të heshtur qëndronte në një mosmarrëveshje “të parëndësishme” mbi ndarjen e hapësirave ndërkombëtare të assosacionit në veri të Dardanisë në kufi me Shkjeninë. Bota shqiptare i pa me mosbesim teksa dy liderët, të dy të njohur për vullnetet e tyre të hekurta, refuzuan të shprehnin aq shumë as sa për një ‘përshëndetje’ për njëri-tjetrin. Valët e transmetimit televiziv që zakonisht gumëzhinin nga muhabetet zhurmat e tifozave, tani u bënin jehonë me heshtjen e sikletshme të dy liderëve të mbyllur në një betejë supremacie të heshtur në tribunat e stadiumit. Kush të ishte i pari ndër shqiptarë, vëllai i madh apo i vogël.

Kryeministri Kokëshkëmb mendonte me vete. Njerëzit mendojnë se jam i fortë. Unë nuk jam i fortë. Ekziston një ndryshim midis një personi të fortë dhe një personi kokëfortë, i cili thjesht nuk do ta ulë shpatën. Unë jam ky i fundit. Përsëri dhe përsëri dhe përsëri … e marr shpatën, e marr shpatën, e mbaj lart nuk e ul as atë as hundën… Ndërsa kryeministi Kryemushkë mendonte unë e kam drejt, unë vetëvendos, unë e sjell fitoren edhe unë sot me çunat e mij, po jua jap fitoren… 

Entuziasmi i golave të Jasir Asanit dhe Taulant Seferit kundër çekëve që bashkuan shqiptarët nga e gjithë bota javen e kaluar, por jo kryeministrat tanë. Nuk i tundën dot kryeneçët. Një dashamirës sporti tha se dy kryeministrat shqiptarë mund ta kishin kursyer shfaqjen e papëlqyeshme që dhanë në stadium, teksa qëndronin të ndarë në dy katet e tribunës në Air Albania, por asnjëri, as tjetri duket se nuk e tejkaloi dot inatin e mahisur prej vitesh dhe që tashmë ka infektuar marrëdhënien personale. Secili këmbëgulte me nje inat kokëderri.

Në tribunën VIP, kryeministri i Albanisë bënte tifo familiare ai kishte pranë tij bashkëshorten e tij, Lindën, vajzën e saj Rea dhe djalin e vogël, Zahon. Në krahun e tij të djathtë ishte ulur presidenti i FSHF-së, Armando Duka. Kryeministri i Dardanisë bënte tifo patriotike me djalin e Adem Jasharit, Lulëzim Jasharin dhe të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Zveçla dhe dhe për ta zbutur Rama i kishte dërguar zv.kryeministren Belinda Balluku.  Të dy në distancë, larg njëri-tjetrit, atje ku nuk kishin as mundësinë e një përshëndetjeje apo shtrëngimi duarsh. Dhe kjo nuk ishte rastësi. Ishte krijuar një “No mans land” heshtjeje… 

Po djali i Adem Jasharit çfarë mesazhi përcillte. Ndoshta patriot më i madh është ai që do të kishte djalin e heroit më pranë pat menduar Kryemushka. Po të ishte kaq e lehtë? 

Në një konferencë të rrallë për shtyp, kryeministri Kokëshkëmb pat deklaruar: “Unë nuk do të ulem për t’u përfshirë në shkëmbime verbale me dikë që nuk e kupton qartë rëndësinë e Asosacionit. Kjo është një çështje krenarie kombëtare!” Po të cilit komb ? Ai kryqëzoi krahët, duke marrë një pozë, domethënese. Ndërsa plisat brohorisnin në fushë “Oh sa mir me ken shqiptar” Ohe ..ohe!

Për të mos u zgjatur, kryeministri Dardan u përgjigj me një vendosmëri stoike të tij. “Nëse kryeministri Kokëshkëmb që beson se ai thjesht mund ta quajë ngjarjen e Banjës një incident që zgjidhet me asosacion e ka gabim.  Unë nuk do ta thyej heshtjen time derisa drejtësia të vihet në vend!”  

Disa orë para ndeshjes, Kurti pat publikuar një foto në rrjetet sociale për të paralajmëruar se do ta ndiqte ndeshjen e kuqezinjve nga Air Albania. Pyetja, nëse e kishte njoftuar më parë Ramën për mbërritjen e tij në Tiranë e zbuloi deputeti i PS, Petro Koçi. “Mendoj se Albini duhet të telefononte Ramën dhe t’i thoshte se po vinte” tha Koçi, duke ia lënë mikut nga Kosova përgjegjësinë për takimin e munguar. Kjo nuk do të thotë se Rama nuk ishte i informuar për vizitën e Kurtit në Tiranë. Afërmendsh, ai zgjodhi të bënte indiferentin, duke përgënjeshtruar në fakt atë që kishte thënë disa orë më parë në parlament se “Albinin e kam mik” apo se me “Albinin s’kam pasur kurrë asnjë problem personal, madje në nivelin personal e kam kënaqësi çdo bisedë me të”.

Në një gjykim të parë, mund të duket se i takonte Ramës si mikpritës në Tiranë të bënte hapin e parë për një ftesë ndaj Kurtit në tribunë. Por këtu duhet llogaritur se disa muaj më parë, ishte Rama që shkoi pa ftuar në Dardani dhe atje u përball me të njëjtën kokëfortësi nga Kurti. Në Korrik, kryeministri i Albanisë udhëtoi drejt Dardanisë për një takim me Albin Kurtin, pak pasi kishte anuluar mbledhjen e përbashkët të qeverive në Gjakovë. Dhe Kurti refuzoi ta presë në takim. Dhe ashtu bëri. Rama u takua me të gjithë kryetarët e partive të Kosovës dhe me presidenten Vjosa Osmani, por jo me të.

Pasi dështoi me vizitën në Dardani ai u kthye në Tiranë. Por më parë ia përshkroi në këtë mënyrë gazetarëve ngërçin në komunikimin me Kurtin: “Unë flas, ai dëgjon por nuk flet. Rrallë ma kthen por s’ka lidhje, është çështje komunikimi ose vazhdimisht e përsërit mesazhin e tij”.

Kjo rrëmujë mes liderëve po ngatërron dy vendet dhe u duk dhe nga rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë që bashkoi socialistë dhe demokratë për sulmin terrorist të Banjskës, e që pritej që të mbështetej pa asnjë kompleks rezoluta që miratoi parlamenti i Kosovës në datën 28 Shtator, për të njëjtën ngjarje. Kjo mbështetje është e shkruar tekstualisht në një paragraf të dokumentit, por serish nuk mund të thuhet se parlamenti i Shqipërisë ishte i qartë në qëndrimin për vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

Sepse në rezolutën e Kosovës atë që ndodhi në 24 shtator i referohet si “sulm terrorist, i organizuar nga Republika e Shkjenisë”, ndërsa parlamenti i Albanisë e quan “sulm të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh shkje”.

Ky detaj, i vogël në dukje është shprehje e dy qasjeve të ndryshme të Dardanisë dhe të Albanisë në raport me rolin e Shkjenisë mbi aktin terrorist. Por shprehja më e mirë e kësaj diference mes dy parlamenteve ishte fjalimi që kryeministri Kokëshkëmb në kuvend. Për 1 ore e gjysëm, alla Kastro.  Rama foli per amanetin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit, varrin e Ibrahim Rugovës, burgosjen e Hashim Thaçit, heroizmat e Ramush Haradinajt dhe viktimat e Millosheviçit dhe të Enver Hoxhës, kaloi madje edhe ne krahasimet e konfliktit mes palestinezeve dhe izraelitevem por iu përvodh dënimit të aktit terrorist nga Shkjenia. Në vend të kësaj u mor me opozitën në Albani, me qeverinë në Dardani dhe me opinionin publik që nuk bie dakort për marrëveshjet e tij me Shkjeninë dhe sinkronizimin qe shfaq me Ujkiçin.

Opozitës shqiptare iu referua si “planeti non grata”, ndërsa qeverinë e Dardanisë e akuzoi se vrasjen e policit Afrim Bunjaku e shfrytëzoi për përfitime elektorale, duke u shprehur se “nuk ka asnjë shans” që Albania “t’u mbajë iso” kryeministrave të Dardanisë. 

Qytetarët e Shqiptarisë, fillimisht të hutuar nga absurditeti i situatës, shumë shpejt u gjendën të kapur në zjarrin e kryqëzuar të kësaj përplasjeje epike në stadium. Diplomatët nga e gjithë bota u përpoqën të ndërmjetësonin, por përpjekjet e tyre u ndeshën me shkëlqime të akullta dhe një angazhim të palëkundur ndaj heshtjes dhe në zhurmën e ndeshjes. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar vëzhgoi me një përzierje dëfrimi dhe shqetësimi. Shkjenia fërkonte duart. 

Memet qarkulluan në mediat sociale, duke përshkruar Kryeministrin Kokëshkëmb dhe Kryeministrin Kokëmushkë të përfshirë në një lojë të heshtur shahu, secili lider duke pritur me kokëfortësi që tjetri të bënte lëvizjen e parë. Në meme madje thuhej se kryeministri Kokëmushkë ishte fat sjellës.  Secili prej tyre justifikohej “Unë nuk jam kokëfortë. Mënyra ime është thjesht më e mirë.”

Dhe kafiqet mbetën të heshtura, aty klientët dhe tifozat komunikonin përmes pantomimave të përpunuara dhe ngritjes ekspresive të vetullave. Sikur e kishin me turp atë brohoritjen. O sa mirë me qen shqiptar, Ohee, Ohhe. Himni kombëtar u zëvendësua me një interpretim bezdisshëm të “4’33” të John Cage, një pjesë e famshme e përbërë nga katër minuta e tridhjetë e tre sekonda heshtje të plotë. Sikur mos mjaftonte që hymni i Dardanisë është memec. Heshjta sikur të përcillte vargun e madh të poetit “Ra kjo gjëmë dhe u pamë” e përkthyer me sportivitet “ Ra kjo ndeshje dhe s’u pamë”.

Dhe kështu, vazhdoi saga e Kryeministrit Kokëshkëmb dhe kryeministrit Kryemushkë, një përrallë paralajmëruese për brezat e shqiptarëve rreth rreziqeve të kokëfortësisë dhe absurditetit që rrjedh kur liderët të një kombi zgjedhin heshtjen në vend të dialogut. Bota sheh, duke pyetur veten nëse të dy liderët do të thyenin ndonjëherë heshtjen e tyre apo nëse Diplomacia do të kapej përgjithmonë në jehonat e fjalëve të pathëna apo do perseriste “refrenin të gjitha problemet e mia përkulen para kokëfortësisë sime.” “Është një fatkeqësi që mençuria të ndalon të jesh i kënaqur me veten dhe të largon gjithmonë të pakënaqur dhe të frikësuar, ndërsa kokëfortësia dhe marrëzia i mbushin ushtritë e tyre me gëzim dhe siguri.” shkruante – shkruante dikur Michel de Montaigne.

Liderët e Evropit, si dhe ata të shteteve të rajonit do të mblidhen të hënën në Tiranë, në Samitin e Procesit të Berlinit. Tashmë është raportuar se pjesëmarrës do të jenë edhe kryeministri i Dardanisë dhe presidenti i Shkjenisë, Ujkiç. Në një intervistë të vonë për “Euronews Albania”, kryeministri i Kokëshkëmb,  pat thënë se nuk është planifikuar ndonjë takim mes dy liderëve, por megjithatë, “mund të ndodhë gjithçka”. Mund të ndodhë!!! Kjo i çoi turmat e bastexhinjëve në ekstazë që po plotësojnë skedinat, 1 – x -2.  Takohen  s’takohen. A takohet më parë kryeministri Kokëshkëmb me atë Kryemushkë, apo kryeministri i Dardanisë dhe presidenti i Shkjenisë?

Gjithsesi, distanca që mbajtën dy kryeministrat në stadium, nuk kaloi pa komente në rrjete sociale dhe në media. Ohe, ohe. !!1

Por ndoshta komenti më i mirë, për kokëfortësinë e të dyve, ishte një banderolë që tifo-grupi “Plisat” kishin bërë gati qysh para ndeshjes, siç tregon edhe fotoja. “Mallkue qoftë kush s’na do bashkë “ . Aha po me kë e kishin?

Filed Under: Komente Tagged With: Rafael Floqi

Fjala e Kryeministrit Kurti në sesionin e parë të Samitit të Procesit të Berlinit

October 16, 2023 by s p

Tiranë, 16 tetor 2023/

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në sesionin e parë të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, me temën “Integrimi i rajonit në Tregun Unik dhe përmirësimi i konvergjencës me BE”:

I dashur Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama,

I dashur Kancelari Scholz,

E dashur Presidente e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

I dashur President i Këshillit Evropian, Charles Michel

Kolegë kryeministra dhe presidentë,

Është më vend që Samiti i Procesit të Berlinit, i themeluar për të rritur bashkëpunimin dhe për të krijuar marrëdhënie të mira fqinjësore mes shteteve të Ballkanit Perëndimor – po mbahet në Tiranë. Falënderoj kryeministrin Rama dhe kancelarin Scholz për organizimin e këtij samiti.

Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë.

Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar.

Të dashur miq,

Qytetarët në Ballkanin Perëndimor sot nuk duhet të jetojnë nën frikën e një konflikti nesër, por të punojnë për një të ardhme së bashku. Ne si udhëheqës të tyre kemi përgjegjësinë për të ndërtuar atë të ardhme të përbashkët. Dhe si udhëheqës, ne duhet të përfshihemi në atë proces me mirëbesim. Kërkohet një angazhim me mirëbesim për të garantuar efektivitetin afatgjatë të marrëveshjeve tona dhe respektimin e të gjitha palëve të investuara në proces.

Vitin e kaluar, ne nënshkruam tre marrëveshje mobiliteti, një hap i rëndësishëm drejt rezultateve të prekshme. Përderisa që e vlerësoj progresin, ai do mund të ishte edhe më i shpejtë. Fatkeqësisht, mospërfillja e një marrëveshjeje kyçe për lirinë e lëvizjes nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës do të thotë se vazhdon kushti për viza ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës.

E mirëpres marrëveshjen e re për profesionet e reja për infermierët, kirurgët veterinarë, mamitë dhe farmacistët, dhe mirëpres marrëveshjet e ardhshme që zgjerojnë edhe më tej gamën e profesioneve të përfshira.

Ne mbështesim “Planin me katër hapa” të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor nga Presidentja e Komisionit Evropian. BE-ja mund të reformohet dhe të zgjerohet. Unë gjithashtu besoj se përfitimet e Tregut Unik të BE-së duhet të lidhen me reformat ekonomike dhe demokratike. Nuk duhet të ketë përfitime të BE-së dhe as fonde të BE-së, pa vlerat të BE-së.

Ne jemi të vetëdijshëm për hendekun thelbësor të standardeve të jetesës me BE-në, i cili do të kërkojë kohë për t’u mbyllur. Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të punojmë drejt rritjes së qëndrueshme për rajonin tonë. Kosova, një demokraci e gjallë, është e përgatitur të përballet me sfida të reja dhe të përqafojë një të ardhme më të ndritshme. Në këtë drejtim, ne jemi të kënaqur që kemi krijuar Observatorin e Konvergjencës.

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT