• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2023

Panamerikanizmi kosovar

October 14, 2023 by s p

Prof. Milazim Krasniqi/

Që nga riparaqitja e krizës në vitin 1989 e këndej, prezenca amerikane në Kosovë dhe lidhur me Kosovën ka qenë një element thelbësor për qetësimin e gjendjes dhe për orientimin politik të kërkesave të shqiptarëve. Deklaratat e kongresmenëve dhe të senatorëve, komentet e mediave dhe prezenca mjaft e shpeshtë e diplomatëve amerikanë në Prishtinë, krijuan një disponim të fuqishëm proamerikan në popull. Kjo ishte e lidhur edhe me proceset politike dhe ideologjike që po përshkonin Jugosllavinë. Meqë Millosheviqi ishte pozicionuar si vazhdues i ideologjisë komuniste, shqiptarët e Kosovës morën një kurs më të theksuar antikomunist. Ky kurs i ri i bashkonte me lëvizjet e mëdha antikomuniste që kishin përfshirë shumicën e shteteve të Evropës Lindore. Ndikimi më direkt vinte nga lëvizjet nacionale antikomuniste që zhvilloheshin në Slloveni dhe në Kroaci. Këto lëvizje përjetoheshin si aleanca të natyrshme në një front antiserb. Në vitet 1989-1991 kontakte dhe bashkëpunim më së shumti ka pasur ndërmjet shkrimtarëve dhe gazetarëve shqiptarë të Kosovës me shkrimtarë dhe gazetarë sllovenë e kroatë, të cilët edhe e formësuan me idetë e tyre opinionin publik. Në këto projeksione antikomuniste, si në planin lokal si në atë global, shqiptarët e ndjenin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fuqia kryesore e cila do ta mundësonte fitoren mbi “murtajën e kuqe”, e prej këndej edhe fitoren mbi politikat represive të Millosheviqit.

Në vitin 1996 në Prishtinë u hap Zyra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ishte një zyrë për kontakte dhe bashkëpunim kulturor. Mirëpo shqiptarët e përjetuan këtë zyrë si një ambasadë amerikane dhe kjo i motivoi edhe më shumë në kursin proamerikan.

Prezenca amerikane në Kosovë gjatë viteve të konfliktit të armatosur (1998-1999) ka qenë shumëplanëshe dhe i ka përcaktuar rrjedhat e zhvillimit të ngjarjeve. Ambasadori amerikan në Shkup, Kristofer Hill, ishte ndërmjetësues në kontaktet mes Prishtinës e Beogardit. Një kohë si emisar amerikan ishte Robert Gelbard, i cili u largua nën trysninë e regjimit të Beogradit. Më vonë u rikthye në skenën e përgjakshme ballkanike edhe Riçard Holbruku, i cili pati sukses në imponimin e takimit ndërmjet Rugovës e Milosheviqit në maj të vitit 1998. Roli i Holbrukut u bë përcaktues edhe në tetor të vitit 1998, kur arriti një marrëveshje armëpushimi mes palëve ndërluftuese (UÇK-së dhe forcave serbe). Ardhja e monitoruesve civilë të OSBE-së ishte rezultat i këtij angazhimi amerikan. Ndërsa roli i monitoruesve civilë të OSBE-së në janar të vitit 1999 do të jetë shumë i rëndësishëm për vlerësimin e arsyeve për intervenim ushtarak kundër caqeve ushtarake serbe. Sërish rolin kyç në këtë punë e pati një amerikan, gjenerali Uilliam Uoker. Kur ndodhi masakra mbi civilët shqiptarë në fshatin Reçak, më 15 janar 1999, gjenerali Uoker, në cilësinë e shefit të Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë, e alarmoi botën për masakrën. Vlerësimi i tij eksplicit ishte pika që shënoi ndryshimin e kursit të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Millosheviqit.

Edhe në marrjen e vendimit për intervenim ushtarak të NATO-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rolin udhëheqës. Armata amerikane ka mbajtur barrën kryesore të bombardimeve që shënuan kapitullimin e Millosheviqit në Kosovë.

Sot prezenca amerikane në Kosovë është shumëplanëshe: diplomatike, administrative dhe ushtarake. Shqiptarët e Kosovës e vlerësojnë lart këtë prezencë dhe e konsiderojnë si përcaktuese për stabilitetin dhe garanci për lirinë e Kosovës.

Filed Under: ESSE

NË MBROJTJE TË DREJTAVE TË NJERIUT: ÇMIMI NOBEL PËR PAQË, 2023 PËR TË DREJTAT DHE DINJITETIN E GRAVE, ME MOTON: FEMRA – JETA – LIRIA!

October 13, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli
A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Komisioni Nobel i Norvegjisë njoftoi të premtën që kaloi vendimin se Çmimi Nobel për Paqë për vitin 2023 do i jepet gruas iraniane, aktivistes së të drejtave të njeriut dhe gazetares, Narges Mohammadi, me motivacionin: “Për punën e saj në mbrojtje të drejtave të femrave në Iran dhe për përpjekjet e sajë në mbështetje të drejtave të njeriut dhe promovimit të lirisë, për të gjithë”, thuhet në shpalljen e vendimit të Komisionit Nobel.

Kryetarja e Komisionit Nobel të Norvegjisë, Berit Reiss-Andersen e filloi njoftimin e saj me fjalët: “Gruaja – Jeta – Liria”, që është parulla e përdorur në demonstratat e viti të kaluar të qytetarëve iranianë kundër regjimit teokratik të Teheranit.  Ky çmim, tha ajo, “është mbi të gjitha, një njohje për punën shumë të rëndësishme të një lëvizjeje të tërë në Iran, me në krye udhëheqsen e saj të padiskutueshme, Zonjën Narges Mohammadi”, shtoi Kryetarja e Komisionit Nobel.

Në njoftimin e Komisionit Nobel thuhet gjithashtu, se përpjekjet e saj guximtare në mbështetje të drejtave të grave në Iran, personalisht, asaj i kanë kushtuar shumë. Gjithsejt, regjimi iranian e ka burgosur Zonjën Mohammadi 13 herë, duke e shpallur fajtore 5 herë dhe, si përfundim, ajo është dënuar me 31 vite burgim – ku edhe gjëndet tani. Komisioni Nobel i bëri thirrje Iranit që të lirojë menjëherë nga burgu Zonjën Mohammadi, ashtuqë ajo të mund të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Nobel më 10 Dhjetor, 2023 në Norvegji.

Ndërkaq, ekspertë të pavarur të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara bënë gjithashtu thirrje të mërkurën për lirimin e menjëhershëm të Narges Mohammadi, gazetares dhe aktivistes së njohur iraniane të drejtave të njeriut — fitueses së Çmimit Nobel për Paqë për 2023, për angazhimin e saj të palëkundur, në mbrojtje të drejtave të grave në vendin e saj. Në reagimin e ekspertëve të Këshillit të Organizatës së Kombeve Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, thuhet se Zonja Mohammadi është aktualisht, në burgun Evin të Teheranit, e akuzuar “për propagandë anti-shtetërore”. 

“Ne jemi terësisht të shqetësuar se si dhe pse autoritetet iraniane vazhdojnë t’i mohojnë Zonjës Mohammadi lirinë e saj, megjithë shqetësimet e shprehura mbi përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetsore, brenda mureve të burgut dhe kundër këshillave të mjekëve — në shkelje të plotë të detyrimeve të autoriteteve, në bazë të ligjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, theksojnë ekspertët e OKB-ës për të drejtat e njeriut, në thirrjen e tyre për lirimin e saj nga burgu. “Është për të ardhur shumë keq”, shkruajnë ata, “se megjithë thirrjet e OKB-ës dhe komunitetit ndërkombëtar për lirimin e saj, autoritetet iraniane vazhdojnë të kriminalizojnë Zonjën Narges Mohammadi për veprimtarinë e sajë në mbrojtje të drejtave të njeriut.” 

Edhe organizata e njohur botërore e të drejtave të njeriut, Amnesty International bëri thirrje për lirimin e menjëherëshëm nga burgu të Zonjës Mohammadi.  Njohja e veprimtarisë së saj nga Komisioni Nobel, mbi të gjitha, në mbështetje të drejtave të grave në vendin e saj por edhe e të drejtave të njeriut në përgjithësi, lirisë dhe demokracisë në Iran, “U dërgon një mesazh të qartë autoriteteve iraniane se shtypjet dhe dhuna kundër kritikëve paqësorë dhe mbrojtësve të drejtave të njeriut (në atë vend) nuk do të mbetet pa u kundërshtuar”, nga bota, thuhet në deklaratën e Sekretares së Përgjithshme të Amnesty International, Zonjës Agnes Callamard.

“Ajo që është absolutisht e qartë, është fakti se gratë e Iranit janë një burim frymëzimi për mbarë botën. Kemi parë guximin dhe vendosmërinë e tyre përballë hakmarrjeve, frikësimeve, dhunës dhe burgimeve”, nga regjimi, është shprehur zëdhënsja e Këshillit të OKB-ës për të Drejtat e Njeriut me qendër në Gjenevë, Liz Throssell. Ajo ka shtuar se, “Guximi dhe vendosmëria e tyre (e femrave iraniane) kanë qenë dhe janë të jashtzakonshme.  Gratë e Iranit janë kritikuar dhe mposhtur nga autoritetet për rrobat që veshin ose për ato që nuk i veshin, ndërkohë që përballen me masa gjithnjë e më të ashpra ligjore, shoqërore dhe ekonomike, kundër tyre”, theksoi zëdhënsja e Këshillit të OKB-ës për të Drejtat e Njeriut, Liz Throssell.

Ndërsa, vetë Sekretari i Përgjithëshëm i OKB-ës, Antonio Guterres komentoi dhënjen e Çmimit Nobel për Paqë, Zonjës Mohammadi duke nënvijuar se, “të drejtat e grave dhe të vajzave në mbarë botën po shkelen dhe po dhunohen gjithnjë e më shumë, përfshir persekutimin e femrave që mbrojnë të drejtat e njeriut në Iran dhe gjetiu…Ky Çmim i Nobelit për Paqë është një nderim që u bëhet të gjithë atyre grave që po luftojnë për të drejtat e tyre, ndërkohë që rrezikojnë lirinë, shëndetin dhe madje edhe jetën e tyre”, tha udhëheqsi i OKB-ës, Antonio Guterres, ndërsa përshëndeti dhënjën e Çmimit Nobel për Paqë të këtij viti aktivistës së burgosur të drejtave të njeriut në Iran, Zonjës Narges Mohammedi. 

Në një deklaratë të lëshuar për median, pas njoftimit të Komisionit Nobel, vetë Zonja Mohammadi u shpreh se ajo, “Nuk do të pushojë kurrë së punuari për realizimin e demokracisë, lirisë dhe barazisë në vendin e saj…Çmimi Nobel për Paqë do të më bëjë më të vendosur, më me shpresë dhe entuziaste në këtë rrugë”, është shprehur ajo.

Natyrisht, se me vendimin për t’i dhënë Çmimin Nobel për Paqë, aktivistes dhe gazetares iraniane, Zonjës Narges Mohammadi, Komisioni Nobel nderoi, vlerësoi ate dhe veprimtarinë e saj si grua, si mbështetse e të drejtave të njeriut dhe e lirisë në vendin e saj.   Por, mesazhi ishte më i madh dhe më i gjërë dhe shkonte përtej Zonjës Mohammadi. Komisioni Nobel, me këtë vendim vlerësimi të punës së aktivistes iraniane, Zonjës Mohammadi — duke i akorduar asaj Çmimin Nobel për Paqë për 2023 — ky ent i njohur norvegjez u shpreh se Çmimi vlerëson gjithashtu punën dhe angazhimin e qindra mijëra iranianëve të tjerë të cilët, gjatë vitit të kaluar, kanë demonstruar kundër politikave diskriminuese dhe shtypëse të regjimit teokratik të Teheranit, sidomos në protestë të politikave të regjimit teokratik kundër të drejtave të grave.

Megjithëkëte mesazh të Komisionit Nobel, mbetet për tu parë nëse dhënja e Çmimit Nobel për Paqë për vitin 2023, gazetares dhe aktivistes iraniane për të drejtat e njeriut, Zonjës Narges Mohammadi do e keqësojë më tepër gjëndjen personale të Zonjës Mohammadi, por edhe të drejtave të grave, në përgjithësi, në Iran, gjatë muajve dhe viteve të ardhëshëm. Një gjë e tillë nuk do të ishte aspak në përputhje me vlerat që do të promovonte Alfred Nobel, në mbrojtje të lirisë e demokracisë dhe të drejtave të barabarta për të gjithë dhe pa dallim, gjithmonë dhe kudo në botë, përfshir Iranin!

Frank Shkreli 

Narges Mohammadi, winner of the 2023 Nobel Peace Prize.

Zonja Narges Mohammadi, gazetare dhe aktiviste iraniane e të drejtave të njeriut — fituese e Çmimit Nobelë për Paqë, 2023 –Me motivacionin: “Për punën e saj në mbrojtje të drejtave të femrave në Iran dhe për përpjekjet e sajë në mbështetje të drejtave të njeriut dhe promovimit të lirisë, për të gjithë”, thuhet në shpalljen e vendimit të Komisionit Nobel.  

Lot - Gold Nobel Peace Prize, Unissued

      Pro pace et fraternitate gentium – “Për Paqë dhe Vëllazërim të Njerëzimit”

  •  

Filed Under: Rajon Tagged With: Frank shkreli

Bregu: Parlamentet e rajonit t’i kthejnë në realitet marrëveshjet e Procesit të Berlinit

October 13, 2023 by s p



Tiranë – “Përgjegjësia finale ligjore në procesin e ratifikimit të shumicës së marrëveshjeve dhe angazhimeve rajonale i takon parlamenteve. Kjo e bën të qartë edhe një herë më shumë nevojën për një angazhim më të fortë të parlamenteve në këtë proces, jo vetëm për të shtuar zyrtarisht legjitimitetin e tij demokratik, por edhe për t’i kthyer premtimet në realitet përmes procesit të ratifikimit të marrëveshjeve rajonale dhe shtyrjes së zbatimit të tyre. Që parlamentet të jenë pjesë e Procesit të Berlinit, ka qenë një nga nismat që kam nisur, si deputete, në 2015 për të cilën sot jam e kënaqur teksa e shoh të bëhet realitet”- tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu, në Konferencën Parlamentare me temë “Roli i Parlamenteve në Procesin e Berlinit” organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me mbështetjen e nismës së Dialogut Parlamentar të Procesit të Berlinit dhe RCC sot në Tiranë.

“Ndërsa vlerësojmë arritjet e bëra në kuadër të Procesit të Berlinit dhe përcaktojmë të gjitha veprimet e nevojshme për të bërë më shumë hapa përpara me CRM 2.0 të ri dhe më transformues, ky është gjithashtu një moment kritik për parlamentet për të rritur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes tyre dhe me qeveritë përkatëse, për të luajtur plotësisht rolin e tyre në këtë kuadër të ri të bashkëpunimit rajonal, i cili krahas integrimit brenda rajonit, do të synojë një aderim më të afërt në tregun e vetëm të BE-së”, përfundoi Bregu.

Në takimin ishin të pranishëm anëtarë të parlamenteve nga Ballkani Perëndimor dhe përfaqësues të organizatave dhe komiteteve rajonale dhe ndërkombëtare, që i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit të hënën, më 16 tetor në Tiranë, ku krerët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor pritet të nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjeve të lëvizshmërisë me Marrëveshjen Rajonale për Njohjen e Ndërsjellë të Kualifikimeve Profesionale për infermierët, mamitë, farmacistët dhe kirurgët veterinarë.

Filed Under: Reportazh

Kryeministri Kurti takoi senatorët amerikanë Shaheen dhe Welch

October 13, 2023 by s p

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në zyrën e tij, dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen nga New Hampshire dhe Peter Welch nga Vermont.

Fillimisht, kryeministri Kurti falënderoi dy senatorët për vizitën e tyre, të cilët po shoqëroheshin nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe për solidaritetin e treguar me vendin dhe popullin tonë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, si dhe për mbështetjen e gjatë dhe të vazhdueshme ndaj Kosovës.

Ai nënvizoi dëshmitë e mbledhura deri më tani të cilat faktojnë në mënyrë të pamohueshme përfshirjen e shtetit të Serbisë në sulmit paramilitar të së dielës së 24 shtatorit, në mëngjesin e hershëm të së cilës ra në krye të detyrës, rreshteri i Policisë së Kosovës dhe Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku si dhe provat që dëshmojnë së sulmi ishte pjesë e një plani më të madh që synim kishte aneksimin e veriut të Kosovës.

Në deklarimin për media pas takimit, në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kryeministri Kurti u shpreh se ai nuk mund të vazhdojë sikurse të mos ketë ndodhur asgjë, dhe kapitulli i ardhshëm i dialogut për normalizim duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë dhe qëllimin e saj të ekspozuar për aneksimin e pjesës veriore të Kosovës. Që dialogu të ketë gjasa për ndonjë sukses, krahas sanksioneve ndaj Serbisë, shtoi kryeministri, është jashtëzakonisht e rëndësishme që qasja të jetë e balancuar, të respektohet dhe zbatohet Marrëveshja Bazike dhe aneksi i saj, dhe që Serbia të zbrapset nga refuzimi publik dhe faktik i pjesëve të Marrëveshjes Bazike të cilat kanë të bëjnë me njohjen de-facto të Kosovës dhe integritetit të saj territorial.

Senatorët falënderuan kryeministrin Kurti për bisedën konstruktive. Siç tha edhe në deklarimin për media pas takimit senatorja Shaheen, ata kishin plane që të vizitonin rajonin dhe kur dëgjuan për sulmin në Bansjkë të Zveçanit deshën që të vinin edhe në Kosovë për të shprehur ngushëllimet e tyre familjes së policit të vrarë. Ajo tha se është shumë e rëndësishme që ata të cilët ishin përgjegjës për sulmin të japin llogari para ligjit dhe se Serbia duhet të bashkëpunojnë në hetimet që po zhvillohen.

Senatorja Shaheen e vlerësoi si pozitive rritjen e numrin të trupave të KFOR-it dhe si të rëndësishëm në mbrojtën e kufijve të Kosovës. Ndër të tjerash, ajo tha se modeli dhe mbështetja e Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit është shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet në rajon dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndajnë po ato vlera.

Filed Under: Rajon

Hebrenjtë në Mitrovicë dhe Lufta e Dytë Botërore

October 13, 2023 by s p

Prof. Ass. Dr. Pajazit Hajzeri,

UBT – University for Business and Technology,

Prishtina, Kosova

pajazit.hajzeri@ubt-uni.net/

Përpjekjet për krijimin e një shteti të pavarur shqiptar kulmuan me luftën e përgjithshme, e cila nuk ka pushuar deri në agun e shek. XXI. Pushtimi i egër otoman për 500 vjet radhazi ua kishte lidhur lakun në fyt shqiptarëve, duke ngulfatur çdo ndjenjë të tyre për liri e pavarësi. Në fillim të shek. XX Perandoria Osmane po numëronte ditët e fundit të sundimit të saj në katër vilajetet e banuara kryesisht me shqiptarë. 

Një goditje shumë e rëndë për shqiptarët ishin dëbimet masive të popullsisë shqiptare nga Sanxhaku i Nishit në dimrin e vitit 1877-1878 dhe në verën e vitit 1878. Me këtë rast, Milan Obrenoviqi u thoshte ushtarëve të vet serbë: “Sa ma shumë të vrisni e të shpërngulni shqiptarë, aq më të mëdha do të jenë meritat e juaja ndaj atdheut!” Kjo i kushtoi popullit shqiptar, përveç humbjeve të tjera, shpopullimin e rreth 998 fshatrave dhe shpërnguljen e rreth 212.950 banorëve shqiptarë.

Kjo gjë e preku edhe qytetin e Mitrovicës ku një numër shumë i madh nga kjo popullat vendoset në qytet dhe në rrethinat e tij. Mirpo, ardhaja e hekurudhës Selanik – Shkup – Prishtinë – Mitrovicë – Beograd solli edhe një zhvillim më të hivshëm për qytetin e Mitrovicës. Me këtë rast fillojnë edhe vendosja e kolonëve serb dhe malazez në këtë pjesë. 

Edhe një komunitet i vogol hebrenjë gjeti streh po në këtë qytet rreth shek. XIX. Në mes fshatit Boletin dhe Zhazhë gjenden disa varreza të mbuluara me nga një pllakë guri vendor, e që në popull njihen si varrezat qifute. Kjo gjë e vërteton faktin se në fshatin Boletin kishte një komunitet hebre i cili ishte sjellur aty nga familja Boletini të cilët ishin në shërbim të po kësaj familje.

Familja e Isa Boletinit, kishte një ndërmarrje, e cila merrej me përpunimin e gurëve për mullinj. Isa Boletini i kishte sjellë në pronat e tij disa familje hebrenje, për të ndihmuar në udhëheqjen e ndërmarrjes së tij, për të cilët thuhet se janë të njohur në gjithë Mesdheun. Një familje herrenje, e cila merrej me ndihmës – udhëheqjen e ndërmarrjes, vendoset fare pranë shtëpisë së Isa Boletinit te vendi i quajtur Guri i Tupanit, ndërsa familjet tjera vendosen jo fort larg kësaj familje, që kryesisht janë marrë me punimin e tokës dhe ruajtjen e bagëtisë së familjes Boletini. 

Kësaj familje i mundësohet të shfrytëzojë një objekt të vogël kulti të lënë pas dore nga boletinët pasi që ky objekt ishte një kishëz e vogël të cilën boletinët e përdornin deri sa praktikonin fen krishtere, ndërsa pas rikthimit të boletinëve në pronat e tyre kjo kishëz nuk u shërbente meqenëse boletinët tashmë ishin konvertuar në mysliman.

Këtë objekt kulti boletinët ju ofruan komunitetit hebre që ta shëndrronin në sinagogë të cilët tashmë veq ishin të vendosur në këtë fshat. Studiues të tjerë mendojnë se ky objekt kulti më parë ishte një kishëz katolike, pronë e familjes Boletini para islamizimit të kësa familje, apo ndonjë objekt i vogël kulti që ndërtohet për të plotësuar kushtet e komunitetit hebre të sjellë në këtë fshat, e kurrsesi ndonjë kishë serbe e ndërtuar në shek. XIV si propagandohet nga politika ditore dhe shkenca perfide serbe.

Pas pushtimit të Kosovës nga serbët, ky komunitet hebre asimilohet dhe gradualisht serbizohet. Të njëjtin fat e përjetoi edhe familja e Avramit që e kishte shtëpinë te Guri i Tupanit. Objekti i kultit të tyre u shndërrua në kishë ortodokse, e cila, pastaj i zgjeroi pronat e saj, me konfiskimin e pronave të Isa Boletinit. Në vitin 1953, atë kishë e zgjeruan dhe e modifikuan, duke ia ndërruar edhe hyrjen dhe bashkangjitur edhe një pjesë tjetër pothuajse sa ishte kisha më parë. Se kisha ishte një objekt fare i vogël, është lehtë e kuptueshme për ata që e kanë vizituar ose e kanë analizuar nga fotografitë e lëshuara në internet. Pas kësaj periudhe u bënë investime të mëdha, u falsifikua historiku i kësaj kishëze të vogël dhe ajo u pagëzua në me emrin Manastiri i grave në Sokolicës në vitin 1956. 

Sipas statistikës turke në vitin 1911 në fondin Komiteti i Kosovës në Arkivin e Shqipërisë, dosja 27 theksohet se në Vilajetin e Kosovës jetonin 2009 hebrenj, prej tyre në Shkup 1343, në Prishtinë 547, në Kumanovë 93, në Mitrovicë 26 dhe disa persona të vetmuar në Prizren, Pejë dhe Gjakovë. Sipas statistikës së Komitetit të Kosovës të cekur më lartë dosja 22 nga viti 1913 në Shkup jetonin 567 hebrenjë, por nuk shënohen hebrenjtë tjerë në qytete tjera të Kosovës. Në regjistrin e vitit 1921 shënohet se në Prishtinë jetonin 322 hebrenjë, në Mitrovicë 104, në Prizren 1, dhe 1 në Rahovec. Në regjistrimin e vitit 1931 në Prishtinë jetonin 373 hebrenjë, në Ferizaj 3, Në Mitrovicë 110, në Prizren 11, në Gjakovë 6, dhe në Pejë 3 hebrenjë.

Sipas dokumenteve ushtarake serbe në vitin 1905 në Vilajetin e Kosovës jetonin 3000 hebrenj, më 1910 jetonin 3200, më 1915 vetëm 298 hebrenj jetonin në Vilajetin e Kosovës, çka do të thotë se të tjerët ishin shpërngulur në Turqi. Sipas të dhënave arkivore në territorin e Kosovës në vitin 1937 jetonin 506 hebrenj.

Fillimi i Luftës së Dytë Botërore – ishte një ogurzi veçanërisht për hebrenjtë. Fati i njejt i gjeti ata edhe në viset ballkanike, mirëpo, trevat shqiptare ishin streha më e sigurtë e këtij komuniteti. 

Pushtimi i Kosovës nga nazi-fashistët ishte një mundësi e mirë për shqiptart që të frymonin pak më lehtë se sa që ishin nga pushtimi serb deri në atë kohë. Megjithatë, jo se kishin shumë gjëra në dorë, sepse qeveria kuislinge serbe kontrollonte shumë çka në këtë pjesë.

Në dhjetor të vitit 1941 Hebrenjtë e Mitrovicës u mblodhën në kazermën e qytetit dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre mundi të ikte pa u burgosur në këtë kazermë. Dy djem të rinjë hebrenjë u qëlluan për vdekje duke tentuar për tu larguar nga ky burg. 

Nga shtërngimi i pozitës së tyre Hebrenjtë fillojnë dhe shpërndahen kush ku të mundet. Nëpër gjithë Kosovën gjejmë familje të cilat i strehojnë Hebrenjtë madje i mbajnë në gjirin familjar edhe me vite të tëra.

Shala e Bajgorës një rajon kodrinoro-malor, me një pozitë gjeostrategjike shumë të favorshme, ishte shpresë për strehim dhe shpëtim të shumë Hebrenjve. Nga të dhënat e marra nga terreni, mësojmë se në fshatin Vllahi kishim së paku në tri familje hebrenjë të strehuar. Në familjen e Rizah (Ejup) Hajzeri, për një periudh kohore kishim disa hebrej të strehuar, po ashtu në familjen e Hajriz Hajzerit kishim hebrenjë të strehuar.

Në vitin 1942, rrugës nga Mitrovica për në fshatin Vllahi, Emin (Hazir) Ademi po nga ky fshat në vendin e quajtur Gjelbishtë (tek kroi i njelmët), në malin me akacie takon një hebre të quajtur Semir. Në bisedë e sipër Semiri i tregon se kishte ikur nga ndjekja e serbve dhe gjermanëve, gruaja e tij kishte shkuar disa ditë më parë tek familja e vet në Gjakovë, ndërsa ai vet kishte mbetur i pastrehë. Semiri banonte në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, aty ai e kishte shtëpinë dhe një sinagogë të vogël të cilat i kishte lënë në mëshirë të fatit.

Emin Ademi i ofroi strehim në familjen e vet ku jetonin 25 anëtar të kësaj familje. Semirit për tri vjet radhazi deri në përfundim të Luftës së Dytë Botëtore. Emini, Semirin e prezantonte në fshat si nipin e tij, që lufta e kishte sjellur atje. Ndërsa Semiri merrej me punët e shtëpis sikurse 25 anëtarët e tjerë të kësaj shtëpie. Punonte tokën, ruante bagëtin, siguronte dru për ngrohje dhe ndihmonte në çdo lloj punësh që bëheshin në fshat. Mbajtja e Hebrenjve në atë kohë ishte me rrezik të madh, pasi që rrezikoheshin të gjithë familja në rast se do gjendej një hebre në cilëndo familje.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Semiri kthehet në qytetin e Mitrovicës, ku hap një biznes të tij privat, hap në Argjentari, ku shiste ari dhe argjend. Në lokalin e tij kishte një karrige që e mbante vetëm për Emin Ademin që sa herë që Emini zbriste nga fshati në qytet zakonisht dita e shtunë në Mitrovicë ishte ditë pazari, dhe fshatarër sillnin produktet e veta për t’i shitur dhe furnizuar me gjërat e nevojshme nga qyteti. Emini shkonte e vizitonte Semirin. Sa herë që ai ishte në qytet, shkonte pushonte dhe bisedonin për kohët e vështira të luftës.

Edhe djemt e Eminit ruajten kontaktin me Semirin. Ramadani deri në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar e kujton Semirin kur shkonte e vizitonte po në lokalin e tij në rrugën e Kovaqëve në Mitrovicë. 

Lufta e Dytë Botërore sillte të papritura gjithandej, më 24 prill 1942 e vizituan Mitrovicën Dr. Harolld Turner, kryeshef i Shtabit Administrativ pranë Administratës ushtarake të Serbisë dhe përfaqësues i qeverisë kuislinge serbe, Millan Aqimoviq. Komanda qarkore e rojës shtetërore serbe gjendej në Mitrovicë. Organizata “Zbor” vazhdoi të punoi dhe veproi në mënyrë të organizuar dhe pas pushtimit gjerman. Stevan Iliq, udhëheqës i rajonit organizativ të “Zborit” në Mitrovicë më 8 korrik 1941 e kishte vizituar sekretarin e përgjithshëm të “Zborit” në Beograd, dhe prej asaj kohe rregullisht ju dergonte raport atij dhe Millan Nediqit për rrethana në Kosovë. Stevan Iliq u emërua shef i Qendrës Informative për Kosovë. Stevan Iliqi bashkëpunonte gjithashtu edhe me Gestapon në Mitrovicë. 

Gjermanët dhe Millan Nediqi dërguan qysh në fillim të vitit 1942 forca të mëdha ushtarake në luginën e Ibrit për kontrollimin “mirëmbajtjen” e hekurudhës dhe rrugës. Njësitet e Nediqit ishin shpërndarë në Mitrovicë, në Rashkë, në Podjevë, Vushtërri dhe Novi Pazar. 

Disa qindra hebrenjë nga Prishtina dhe Mitrovica u depërtuan në kampin e Zemunit, e pastaj në Bergen-Belsen. Bazuar në këto të dhënë nga Muzeu i Zagrebit, në Kosovë thuhet se ka pas 550 hebrenjë, prej tyre janë vrarëë 210 ose 38,2%. Nga kjo e dhënë kuptojmë se bëhet fjalë për vrasjen e 210 Hebrenjve, shifër kjo që qarqet e ndryshme sllave u orvatën që këtë të keqe të ju veshin shqiptarëve.

Nga të dhënat e cekura më lartë mundë të pohojmë se edhe nëse është bërë kjo vrasje dhe dorëzim i Hebrenjve, këtu nuk kanë dorë shqiptarët sepse me shumë shembuj konkret dëshmohet virtyti i shqiptarëve dhe sakrifica e tyre për shpëtimin e hebrenjve. Shqiptarët e Kosovës edhe pas pushtimit të Shqipërisë nga forcat gjermane u gjenden në pozita të larta shtetërore atje dhe po të ishin vrasës dhe ndjekës të Hebrenjve këtë do ta bënin edhe në Shqipëri. Shtohet pyetja a thua fati i 210 hebrenjve ishte vepër e forcave çetnike që vepronin në Mitrovicë dhe rrethinë të cilët në atë kohë bashkëpunonin me forcat gjermane. Kjo bënë të mendohet se këta hebrenjë ishin nga Serbia të cilët u penguan që të hyjnë në Kosovë nga koloboracionistet serb, duke i kthyer prapë në Serbi-Zemun për t’i dërguar pastaj në kampin e Bergen Belzenit, sigurisht se shqiptarët nuk i dërguan në Zemun as prej Zemuni në kamp për vrasjen e tyre.

Lista e familjeve dhe personave nga komunitet Hebre në Mitrovica që u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore (në vitin 1942) në kampin e Sajmishtjes dhe kampin e Batajnicës – Beograd

FamiljaNr.Emër mbiemërViti i lindjesViti i vdekjesVjet

1
1ERMOZA ADIXHES1886194256
2SHABITAJ ADIXHES1919194223
3GJULIJA ADIXHES1923194219

2
4RAFAELO ADIXHES1890194252
5ERMOZA ADIXHES1889194253
6GJULIJANA ADIXHES1923194219
7SARINA ADIXHES1929194213

3
8ERFAJ ADIXHES1910194232
9STELA ADIXHES1916194226
10ERMOZA ADIXHES193619426
411ELIJAO ADIXHES1910194232

5
12MOSHA BAHAR1882194260
13MOZA BAHAR1890194252
14BUKICA BAHAR1914194228
15LLALLA BAHAR1917194225

6
16HAIM BIVAS1874194268
17VUKA BIVAS1882194260
18MIRJAM BIVAS1913194229
19SARINA BIVAS1917194225




7
20EFRAIM ELLAZARI1887194255
21BOHORA ELLAZARI1889194253
22MENTESH ELLAZARI1889194253
23MOJIS ELLAZARI1902194240
24JAKOV ELLAZARI1907194235
25DAVID ELLAZARI1911194231
26MIRJAN ELLAZARI1910194232
27ERMOZA ELLAZARI1914194228
28STELA ELLAZARI1917194225

8
29MOSHE ELLAZARI1879194263
30MIRJAM ELLAZARI1887194255
31SARINA ELLAZARI1912194230
32RASHELLA ELAZARI1917194225
933MIRJAM ELLAZARI1912194230

10
34AVRAM ELLAZARI1905194237
35MOSHA ELLAZARI1928194214
36MIRJAM ELLAZARI1930194212
37SARINA ELLAZARI193319429
1138JOSIF KEON1875194267
39RAJINA KEON1872194270

12
40BENVENISTO KOEN – BITO1898194244
41RAJINO KEON1882194260
42JOSIP KEON1929194213
43STELA KEON193319429

13
44GAVERLO KEON1906194236
45MIRJAM KEON1914194228
46JOSIP KEON193619426
47RAJINA KEON193819424
1448NISIM KEON1909194233



15
49MOIS PARDO1907194235
50VIDA PARDO1912194230
51JAKOV PARDO193319429
52ALBERT PARDO193719425
53STELA PARDO193519427
54JAKOV PARDO1883194259
55ESTEREJA PARDO1888194254

16
56RAHAMIN RUBENOVIQ1902194240
57LEGRA RUBENOVIQ1910194232
58BUNA RUBENOVIQ194019422
1759TAMARA RUBENOVIQ1882194260



18
60JOSIP RUBEN1885194257
61RAHELA RUBEN1888194254
62MANUEL RUBEN1917194225
63BUKICA RUBEN193619426
64STELA RUBEN1912194230
65ZLATA RUBEN1922194220

19
66ALBERT RUBEN1910194232
67RASHELLA RUBEN1916194226
68RAELLA RUBEN193819424

20
69JONAHAN RUBEN1872194270
70REGINA RUBEN1876194266
71JOSIP RUBEN1912194230
72ZLLANA RUBEN1917194225


21
73RAHAMIN RUBEN1879194263
74MIRJAM RUBEN1904194238
75JONHAN RUBEN1929194213
76ESTEREJA RUBEN193319429

22
77REGINA RUBEN1907194235
78MATILDA RUBEN1904194238


23
79BUHOR RUBEN – BUKO1897194245
80MIRJAM RUBEN1904194238
81REGINA RUBEN1929194213
82ESTEREJA RUBEN1932194210
83MATILDA RUBEN193419428
2484MOSHA ELLAZARI1925194217
2585DR. NEHEMIJA SHENFAJN1892/1886194250/56

Hebrenjt e Mitrovicës të vrarëë në vitin 1942 ishin nga 25 familje me gjithësejt 85 persona të moshave të ndryshme nga 2 deri në 70 vjeçare.

Dr. Nehemija SHENFAJN sipas dokumenteve është gjetur me dy vite të ndryshme të lindjes, njëri e jep vitin e lindjes 1892, tjetri vitin 1886.

Mosha mesatare e gjithë të ekzekutuarve të komunitetit Hebraik në vitin 1942 ishte 33.09 vjeç 

(vite gjithësejt 2836:85=33.36 vjeç mosha mesatare e Hebrenjve të vrarë)

Ne po i referohemi të dhënave që japin vitin 1892 si vit të lindjes së Dr. Nehemija Shenfajn se lindi në Ostrogh të Ukrainës. Shkollën fillore, të mesme dhe fakultetin e kreu në Ukrain në vitin 1917. Ndërsa në Kosovë erdhi në vitin 1922 pas Luftës së Parë Botërore, me ekspeditën e Kryqit të Kuq që erdhën në Ballkan, për t’i ndimuar të plagosurit në vendet e shkatrruara që kishin dale nga lufta. Në fillim doktori u vendos në Prishtinë, ndërsa pas një viti vendoset në Mitrovicë. Shumë shpejt mëson edhe gjuhën shqipe dhe komunikoj me popullatën shqiptare pa asnjë problem. 

Banorët e Shalës së Bajgorës që e mbanin mend doktorin tregonin për bujarin e tij, përveq që i vizitonte pacientët nga ky rajon ai ju japte edhe para për t’i blerë barnat e duhura.

Doktor Nehemija Shenfajn ishte i martuar me një grua zvicerane Headwing, dhe kishte dy vajza. Mendohet se familja e tij u arratis nga një kampi i përqendrimit pas vuajtjeve mizore që përjetoi, ndërsa doktori pushkatohet në vitin 1942 në Serbi bashk me 84 hebrenj të tjerë.

Shtëpia e Dr. Nehemija Shenfajn, gjendet edhe sot në qendër të qytetit të Mitrovicës, dhe është në mbrojtje të përkohshme si Monument Kulture.

Me urdhër të nazistëve, të gjithëve Hebrenjve ua vunë në krah një shirit të bardhë me shkronja të zeza ku shkruhej fjala “Jud”. Në të gjitha banesat dhe dyqanet e hebrenjve kishin vendosur nga një flamur gjerman. Në letërnjoftime na kishin shtamposur një “J” me ngjyrë të kuqe. Kur erdhën Gjermanët në Mitrovicë u kërkuan autoriteteve italiane t’u dorëzonin izraelitët e Prishtinës. Ndër izraelitet dhe popullsinë vendase u dha alarm. Shqiptarët e Prishtinës, përfshi edhe ndonjë nga autoritetet e vendit, shkuan menjëherë në komandën e karabinierisë italiane dhe iu luten që të mos i dorëzonin, por të gjenin rrugë e mundësi për t’i shpëtuar duke i nisur për në Shqipëri. Italianët që tregoheshin më humanë e tolerues e morën parasysh këtë kërkesë dhe grupe grupe i nisën në Shqipëri. 

Lista e Hebrenjve nga Mitrovica që shpëtuan në Luftën së Dytë Botërore 

FamiljaNr.Emër mbiemërViti i lindjesViti i MIGRIMIT NË IZRAELVjet

1
1Josif KOHEN1931194817
2Mosha KOHEN1933194815
3Zllata HOHEN193919489

2
4Jakov RUBEN1927194821
5Buna RUBEN1928194820
6Sella RUBEN1932194815




3
7Isak ADIXHES1900194848
8Hans ASIXHES1900194848
9Rajna ADIXHES1906194842
10Maer ADIXHES1926194822
11Albert ADIXHES1929194819
12Avram ADIXHES1929194819
13Frora ADIXHES1934194814
14Bunica ADIXHES194319485
15Isak ADIXHES194619482
416Isak PARDO194719481
517Semir …?1960

Hebrenjtë e Mitrovicës që shpëtuan dhe u shpërngulën për në Izrael në vitin 1948, deri më tani kemi të dhëna për 17 përsona, nga 5 familje, prej moshës 1 deri në moshën 48 vjeçar.

Sipas të dhënave nga një tablë e cila ndodhet në Muzeun Historik kushtuar Holokaustit në Yad Vashem në Izrael, në shqipëri janë vrarëë vetëm 200 hebrenj, pjesa më e madhe e tyre ushtar pran Ushtris Nacional Çlirimtare në luftë kundër nazi-fashistëve.

Fatin e Hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore e psuan edhe shqiptarët dhe boshnjakët në fund të shek. XX. Gjenocidi nuk e bënë asnjë errësit të paimagjinueshme, asnjë shkatrrim të pamundur. Këtë e dëshmojnë spastrimi etnik pas Holokaustit në Kosovë dhe gjenocidet në Bosnje dhe Ruandë.

Fig. 1. Lista e Hebrenjve të vrar Europë, gjatë Luftës së Dytë Botrore Yad Vashem, Holocaust History Museum

Bibliografia:

  1. Ademi, Ramadan [2023]. (76 vjeqar) intervistuar më 16/09/2023, Mitrovicë; 
  2. Destani, Bejtullah [2019]. Muhagjirët, Dosja Britanike, Spastrimi etnik i Toplicës, Nishit, Prokuples, Kurshumlisë, Leskovcit, Vranjës, 1878-1884, Prishtinë;
  3. Hajzeri, Pajazit [2021]. Përmbledhje Studimesh nga Historia I, Prishtinë;
  4. Hajzeri, Pajazit [2021]. Përmbledhje Studimesh nga Trashëgimia Kulturore II, Prishtinë;
  5. Hajzeri, Pajazit [2023]. Vizitë e realizuar në Yad Vashem, Holocaust History Museum, Izrael.
  6. Hajzeri, Shaban [2015]. (79 vjeqar), intervistuar në vitin 2015, Mitrovicë;
  7. Namani, Qazim [2023]. Në vitin 1905 në Vilajetin e Kosovës jetonin 3000 hebrenjë, https://www.izraelisot.com/2023/01/09/dr-qazim-namani-ne-vitin-1905-ne-vilajetin-e-kosoves-jetonin-3000-hebrenj/
  8. Namani, Qazim [2021]. Kontributi i shqiptarëve për shpëtimin e Hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, 

https://www.zemrashqiptare.net/news/56254/qazim-namani-kontributi-i-shqiptareve-per-shpetimin-e-hebrenjeve-gjate-luftes-se-dyteboterore. html?fbclid=IwAR0jvGBGyMsDfVsF0CAL1icE44N5DPtD72VvCky_KmKx3iUXtQaasCfkhQQ

  1. Murati, Sylejman [1983]. Monografi, Luftëtarët e rënë dhe viktimat e terrorit fashist të Mitrovicës së Titos dhe rrethinës, 1941 – 1945, Mitrovicë;
  2. Preteni, Dr. Bajram [2022]. Intervistuar në vitin 2022 në Mitrovicë;
  3. The Holocaust Chronicle, A history in Words and Pictures, [2001]. Publications International, Ltd, Illinois, USA;

Filed Under: Emigracion Tagged With: Prof. Ass. Dr. Pajazit Hajzeri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT