• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2023

Shqipëria gati për ndeshjen e madhe ndaj Çekisë

October 6, 2023 by s p

Kombëtarja shqiptare do rikthehet në aksion në muajin tetor, pasi ka në program ndeshjen kualifikuese të “Euro 2024” ndaj Çekisë dhe miqësoren me Bullgarinë. Ditën e sotme trajneri Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur edhe listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion.

Në listën e përbërë nga 25 futbollistë ka ndryshime të pakta në krahasim me sfidat ndaj Çekisë dhe Polonisë në shtator. Rikthehet me Kombëtaren sulmuesi Armando Broja, i cili e ka lënë pas dëmtimin në gju dhe së fundmi edhe ka luajtur me Celsin në Premier Ligë. Këtë herë do të mungojë Odise Roshi, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve janë konfirmuar nga ana e trajnerit brazilian të Kombëtares.

Shqipëria do të nisë zyrtarisht përgatitjet të hënën, më 9 tetor, në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtarët do të grumbullohen në kryeqytet, ndërkohë që është programuar që trajneri Sylvinho të dalë në konferencë për mediat ditën e shtunë prej orës 11:00 në sallën e konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”.

Kombëtarja kuqezi do t’i luajë në “Air Albania” të dyja ndeshjet e tetorit. Fillimisht Shqipëria përballet me Çekinë më 12 tetor, prej orës 20:45, ndërsa më pas në program është miqësorja me Bullgarinë më 17 tetor, ora 18:00.

Fshf.org

Filed Under: Sport

ME RASTIN E NDARJES NGA JETA TË SHEFQET BUÇAJT KOMANDANT-MËSUESIT

October 6, 2023 by s p

SHEMBULL I LUFTËTARIT FRYMËZUES TË LIRISË

Shkruan: Nuhi Bytyçi

Gjatë punës sime si gazetar në periudhën e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam pasë rastin dhe nderin që të takoj shumë luftëtarë dhe komandantë, të cilët iu kishin bashkëngjitur jo rastësisht kësaj ushtrie vullnetare e përbërë nga të gjitha shtresat e popullit tonë. Njëri ndër ta ishte edhe Shefqet Buçaj, me nofkën e luftës Komandant Mësuesi. Ai ishte vërtetë me profesion mësues i dalluar i shumë brezave në shkollën e fshatit të lindjes në Lladrovc të Malishevës dhe kështu edhe u bë Komandant i famshëm, duke iu dhënë moral të lartë të gjithë luftëtarëve të lirisë, sidomos atyre që ishin më të ri dhe pa përvojë ushtarake.

Nnë qershor të vitit 1998, bashkë me Zenel Kastratin shkuam për të kontaktuar me luftëtarët e Njësitt Pëllumbi, udhëhequr nga Ferat Shala për të realizuar paraqitjen e parë publike të Zëdhënësit të Ushtruisë Çlirimtare të Kosovës Jakup Krasniqit. Nga bregorja e Grykës së Llapushnikut me kamerën e Abazë Zekës kemi xhiruar pamje të disa fshatrave të Drenasit. Aty kemi takuar Shefqet Buçajn-Komandant “Mësuesin” nga Lladrovci dhe Shani Sokol Hotin nga Carralluka e Malishevës. Të dytë i njihsha mirë, sepse Shefqet Buçajn-Komandant Mësuesin e kisha familjar të miqve të vëllait tim Njaziut. Ndërsa, Shaniun e kam djalë të dajës së babait. Komandant Mësuesi u gëzua shumë kur më pa mua si gazetar që isha angazhuar për të raportuar për zhvillimet e hovshme në zonat e luftës dhe për herozmin e luftëtarëve të UÇK-së. Herën tjetër Komandant Mësuesin e kam takuar në malet e Kleçkës dhe në Luzhnicë, ku ishte i angazhuar komandant për moral në kuadër të Njësitit “Çeliku” dhe më vonë të Brigadës 121 të UÇK-së Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Më kujtohet përkushtimi i tij i veçantë për të këshilluar luftëtarët e rinj nga të gjitha viset etnike shqiptare, përmes afërsisë së tij si prind, si edukator, frymëzues dhe si prijës luftarak. Me rastin e përgatitjeve për xhirimin e dokumentarit të parë kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Luzhnicë, Bajrak të Luzhnicës dhe në Kleçkë në qershor të vitit 1998, Shefqet Buçaj ishte në krye të bashkëluftëtarëve të tij, duke kontribuar që dokumentari të reralizohet sa më mirë dhe për të sensibilizuar opinionin kombëtar dhe atë ndërkombëtar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai bashkëpunonte ngushtë me Komandant Fatmir Limajn, me Ismet Jasharin-Komandant Kumanovën, Haxhi Shalën-Komandant Topin, Komandant Agim Çeljan-Colin, Sadik Shalën, Habib Zogajn-Arbërin, Nuhi Mazrrekun, Ibrahim Mazrrekun, Refki Mazrrekun, Ajet Kastratin, Nexhmi Krasniqin, Skënder Hotin, Naser Hoxhën, Çerkin Dukollin, Naser Shalën, Valbona Morinën, Shkëndije Zogajn, Shefkije Zogajn, Velvetije Krasniqin, Naser Krasniqin, Januz Mazrekun dhe luftëtarë të tjerë. Ishte përherë i hareshëm dhe ju jepte kurajo të gjithë luftëtarëve të lirisë se lufta e UÇK-së do të triumfojë dhe një ditë Kosova do të çlirohet nga Serbia. Në këtë kuadër Shefqet Buçaj u angazhua me vullnet të posaçëm në realizimin e suksesshëm të xhiirmit të betimit të parë të UÇK-së në Luzhnicë dhe në Kleçkë më 25 dhe 26 qershor 1998.

Kam shumë kujtime nga periudha e luftës me Komandant Mësuesin. Ndër to po veçopj edhe atë me rastin e shënimit të 28 Nëntorit të vitit 1998 në malet e Divjakës, afër Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, duke e udhëhequr manifestimin solemn, parakalimin e njësive elite të Zonës operative të Pashtrikut dhe të SHP të UÇK-së. Ai këtu bashkë me Haxhi Shalën e ngrisin flamurin kombëtar, duke qenë i bindur se festën tjetër kombëatre do ta festojmë në liri. Po ashtu do të veçoj edhe vizitën që ia bëmë luftëtarëve të Brigadës 121 të UÇK-së natëne vitit të ri 1999 bashkë me Abaz Zekën dhe djalin tim Arianitin. Me këtë rast bashkë me drejtuesit e SHP të UÇK-së dhe të Brigadës 121, Fatmir Limajn, Rexhep Selimin, Haxhi Shalën, Shefqet Buçajn-Mësuesin dhe luftëtarët e tjerë vizituam familjet e dëshmorëve Habib Zogaj, Ali Zogaj, Afrim Buçaj, Avni Buçaj dhe Nuhi Mazrreku, si dhe Batalionit të UÇK-së “Sadik Shala në Javur dhe Batalionit të UÇK-së në Terpezë dhe Banjë të Malishevës. Komandant Mësuesi ishte ai që krijonte atmosferën pozitive te luftëtarët e lirisë, duke iu shprehur ngushëllimenë mënyrë të veçantë familjarëve të dëshmorëve se “gjaku i tyre do të jetë bazament ni fuqishëm për lirinë e Kosovës”. Optimizmi i tij për përfundimin e luftës me fitoren e UÇK-së, ishte gjithmonë frymëzim për vashat, djemtë dhe mabrë popullin shqiptar të rajonit të Llapushës dhe të mbarë Kosovës.

Pas përfundimit të luftë dhe realizimit të ëndrrës shumëshekullore – çllirtimit të Kosovës dhe largimit përfundi8mtar të forcave serbe dhe të administratës serbe nga Kosova, Shefqet Buçaj-Mësuesi ishte i angazhuar me përkushtim në udhëheqjen e manifestimeve përkujtimore në territorin e Kllapushës. Mbaj mend udhëheqjen, konferancën nga Shefqet Buçaj me shumë emocione të manifestimit përkujtimor më 25 gusht të vitit 1999 në Kleçkë me rastin e shënimit të 1-vjetorit të parë të rëneis së dëshmorëve të Brigadës 121 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Ismet Jashari”. Ai me konferancën e tij në këtë manifestim e bëri edhe më amdhështor atë, duke sjellë emocione të veçante te pjesëmarrësit e shumtë, sidomos te famuiljarët e dëshmorëve të lriisë dhe të bashkëluftëtarët e tij. Bashkëpunimi i tij me regjisorët e manifestimit Sadedin Prekazin dhe Çerkin Dukollin, si dhe me luftëtarët e tjerë, që kishin prirje artistike, bëri që ky manifestim të jetë vërtetë madhështor, si kurorëzim i suksesit të luftës së UÇK-së ndaj Serbisë dhe hapejs së një kaptine të re për popullin shqiptar të Kosovës. Ai ka udhëhequr edhe shumë manifestime tjera përjkujtimore pas çlirmit të Kosovës për dëshmorët në komunën e Malishevës. E mbaj mend në mënyrë të posaçme edhe pjesëmarrjen e Komandant Mësuesit në promovimin e memoareve të mia si gazetar të publikuara në “LIBRIN E LUFTËS”, më 4 mars trë vitit 2019 në Hotel Grand Prishtina. Kur e pa këtë libër ai më përgëzoi përzemërsisht dhe më inkurajoi që të punoj edhe më shumë në pasqyrimin e sakrificës së popullit tonë në rrugëtimin e tij drejt lirisë dhe pavarësisë, sidonos në prezentimin e kontributit të dëshmorëve të lirisë.

Lajmi për vdekjen e Shefqet Buçajt-Komandant Mësuesit për mua, si mik i tij, por edhe si bashkëluftëtar i tij në periudhën e luftës, ishte ndër lajmet më tronditëse. Me shkuarjen e tij në amshim, Kosdova humbi njërin prej edukatorëve, luftëtarëve dhe komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe njërit prej kontribuesve të mëdhenj të ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës. Do ti duhej shumë edhe sot Kosovës një persdonalitet si Shefqet Buçaj. Vepra e tij do të përkujtohetn përherë me pietet të lartë nga familja, nga bashkëluftëtarët dhe miqtë e shumtë që kishte ai në Llapushë dhe në mbarë Kosovën dhe në viset e tjera etnike shqiptare. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Komandant Mësusi!

Filed Under: Kronike

Bruno Selimaj dhe Restoranti “Club A Steakhouse” 45 vjet në shërbim si Ambasadë Kombëtare

October 6, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Personalitete të shquara, Përfaqësues të njohur në Komunitet, milionerë, bankierë, media ishin të ftuarit e nderit të Biznesmenit të shquar, atdhetarit zemërzjarr Bruno Selimaj.

Bruno Selimaj mban titullin: “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”, Çertifikatë mirënjohje, për kontributin e tij për Liri, 16 prill 2019 nga Fatmir Limaj e shumë të tjera.

Z. Selimaj dallohet si njëri ndër donatorët më të mëdhenj në Amerikë, me mjete financiare, në lobimin për çështjen e Kosovës në Shtepinë e Bardhë dhe në Senat, për ndihmën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ne Restorantin e tij u mblodhen gati 2. 000 000 dollar.

Në mjedise tejet komode me ngjyrat kuq e zi, dekore klasike, shohim midis shqiptarëve dhe turistë të shumtë që kërkojnë t’i shpëtojnë “kaosit” në Times Square dhe të shijojnë ushqimet e shijshme në këtë restorant.

Në Restorantin e famshëm Club A Steakhouse të mirëprisnin Bruno Selimaj dhe familja e tij e mrekullueshme autoktone shqiptare. Në sfond dëgjoheshin tingujt e kitaristit Adam Moezinia, apo zëri i bukur I artistes simpatike Arianna Neikag që debutonin enkas për këtë 45–vjetor. Muri i famës është i mbushur plot e përplot me takime me njerëz të shquar si Bill Clinton, Hillari Clinton, Bob Dole dhe shumë senatorë të tjerë amerikanë. Si shqiptarë janë Ibrahim Rugova, njerëz të penës, bizenesmen dhe politikanë të shquar, si Ismail Kadare, Rexhep Mejdani, Jim Jema, Harry Bajraktari, Vehbi Bajrami, Gena Bajrami, Richard Luka, Cafo Boga e shumë të tjerë që është e pamundur t’i sjellim të gjithë këtu.

Shërbimet klasi nga stafi që ishin në shërbim në natën magjike e bënin dhe më të ngrohtë natyrisht këtë atmosferë gëzimi. Ajo që më bëri përshtypje ishte shërbimi i verës “The Prisoner” në nderim të burgosurve politikë.

Bruno Selimaj një djalosh i ri 18-vjeçar ardhur nga Plavë dhe Gucia, Nokshiqi, vend me histori dhe përpjekje të pashoqe për të mbrojtur tokat realizoi ëndrrën amerikane në këtë vend të bekuar, saktësisht në zemër të Manhattanit kryeqendrën e botës.

Të gjithë pjesëmarrësit që i intervistuam flisnin fjalë miradie për atdhetarin Bruno Selimaj. Psh. Z. Cafo Boga tha se për Brunon ka qenë shqiptari i parë që e ka takuar dhe pastaj e kanë vazhduar miqësinë e sinqertë gjithë kohën me këtë humanist të madh.

Në ceremoninë madhështore për 45 vjetorin Club A Steakhouse përshëndeti i biri Agron Selimaj njëherazi dhe bashkëpronar. Ai përshëndeti gjithë të pranishmit dhe përmes duartrokitjeve që mori tregoi historinë e krijimit të restorantit, bashkëpunimin familjar, punën e jashtëzakonshme për lidhjet me Atdheun, Kosovën, UÇK-në dhe natyrisht të gjithë këto arritje kanë qenë përmes një pune të vështirë, të durueshme dhe shumë profesionale. Ai foli për familjen e madhe Selimaj ardhur nga Plavë e Guci ku me dhimbje lane vendlindjen sepse kushtet ekonomike i detyruan forcërisht të largoheshin. Z. Agron Selimaj tha me humor se kur e kishte pyetur gjyshin pse kishte lindur 10 fëmijë, gjyshi i ishte përgjigjur se më duheshin për punë dhe Atdhe. Në Amerikë Bruno Selimaj mbërriti në vitin 1971.

Në këtë ceremoni përshëndeti dhe solli një resume të plotë rreth jetës dhe aktivitetit të Bruno Selimaj aktivisti i njohur z. Jack Kuka i cili ndër të tjera tha: “Për Restorantin e Brunos dhe pronarin Bruno Selimaj më se miri flasin mirënjohjet dhe dekoratat qe i janë dhanë Bruno Selimajt. Për mirësinë e Brunos janë qindra letra të dërguara në adresë të tij nga burrështetas dhe intelektual të profileve të ndryshme të kombit tonë.

Restorantin Bruno e bëri vatër shqiptarësh, restorani është biznis i Brunos, por në të njejtën kohë edhe vend takimesh dhe vendimesh të shumta për aktivitetet e komunitetit shqiptar për kombin në përgjithësi e për Kosovën në veçanti.

Bruno Selimaj dhe familja e tije e mrekullueshme bujarinë, mikëpritjen dhe dashurinë për Atdheun e kanë traditë nga të parët e tyre Nokshiqan të cilët u shkrinë dhe u dogjën për Atdheun sa heë që ishte nevoja. Të paktë janë ata shqiptarë që jetojë në New York, ose që kanë ardhur në New York e që nuke e kanë shijuar mikëpritjen dhe bujarinë e Brunos, mu këtu në kë restorant.

Këtu në këtë Restorant qindra mërgimtarë hallemëdhenj janë punësuar, kanë marë zanatin dhe shumë prej tyre kanë hapur restorantet e veta. Këtë mundësi jua dha Bruno.

Mbas demonstratave të vitit 1981 një grup veprimtarësh patriot të komunitetit e panë si obligim moral e kombëtar themelimin e një organizate/klubi që do të mbështeste Kosovën, dhe kush tjetër pos Bruno Selimaj propozoi që kjo organizaë ta mbaj emrin e Jusuf Gërvallës. Ashtu edhe u bë. Klubi i ri mori emrin e të lavdishmit Jusuf Gërvalla.

Që nga themelimi i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Bruno ishte anëtar i bordit. Jo rrallë herë Brunoja rentoi e pagoj autobusa që t’i merrte bashkatedhetarët nga Brooklyni, Bronxi e Saten Island për t’i çuar gratis në Washington që të merrnin pjesë në demonstrata, ku kërkohej ndihma e Amerikës për Kosovën.

Bruno kurrë, ama bash kurrë nuk bëri dallime krahinore. Këtu në këtë restorant Burno priti intelektual e udheheqës politik nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Duke e njohur Brunon dhe punën e tij për Kombin e Atdheun e kuptoj fjalën zemra e shqiptarit.

Ja pra ku e keni zemrën e shqiptarit – Bruno Selimaj!

Me duartrokitje u mirëpriten dhe pershëndetjet nga personalitete të shquara të Kombit si Harry Bajraktari “Nder I Kombit”, Richard Lukaj, “Nder I Kombit, Cafo Boga aktivist businessman i shquar, Lumi Hadri-Devine, një aktiviste e mirënjohur e Diasporës si dhe e bija e akademikut Ali Hadri, i cili gjithë jetën ia kushtoi Kosovës dhe popullit të tij.

Zotërinjtë e nderuar e uruan dhe vlerësuan lart punën, humanizmin, luftën për çështjen kombëtare. Ne jemi krenar të ndodhemi sot dhe ta përgëzojmë për këto arrijte të jashtëzakonshme të Bruno Selimaj dhe familjes së tij aq patriote thanë parafolësit midis të tjerash.

Sipas traditës në fund u nda torta për 45-Vjetorin e Restorantit Club A Steakhouse ku midis duartrokitjesh të përzmërta gjithë familja e tij u rreshtua rreth tryezës. Respekti, dashuria dhe mirënjohja nga të gjithë të pranishmit ishte kryefjala e kësaj ceremonie elegante, e bukur dhe vëllazërore.

Të gjithë të pranishmit kaluan një mbrëmje të bukur dhe u larguan me urimin e ngrohtë: Shekullofshi dhe e paçi përjetësisht brez pas brezi këtë restorant që tashmë është kthyer në një Ambasadë Kombëtare.

Filed Under: Reportazh

Afrim Bunjaku, hero i Kosovës

October 6, 2023 by s p

Elton Shametaj Chairman American Albanian Law Enforcement Association/

Tensionet në veri të Kosovës dhe sulmi ndaj patrullës së policisë kosovare në fshatin Bajskë ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u

plagos rëndë dhe një koleg tjetër i tij, ishin një akt i mirëmenduar kriminal sërb ndaj republikës së Kosovës. Rrjedha e këtyre situatave dëshmon se pas

këtyre ngjarjesh dhe veprimtarisë të përgjakshme dhe kriminale janë besnikët famëkeq të sërbit Vuçiç. Ç’është kjo kishë e zymët, kjo bazë armatimi

vandalësh që nëpërkëmb imazhin e kishës për veprime të errta dhe aspak fetare. Duhet të jemi të bindur që ç’nuk mund të presësh nga sërbomëdhenjtë, të

cilët me mënyra të ndyra e akte faqezinjësh duan të nënështrojnë Republikën e pamvarur të Kosovës. Shteti i Kosovës duhet të krenohet me këto efektiva

policie dhe besoj në të ardhmen do shikoj me rigorozitet mundësinë e shtimit të tyre, si dhe pajisjen e pagat e tyre. “Problemi Veri” duhet të ngjallë neveri

për këta organizatorë të ndyrë, kriminel që përdorin edhe objekte kulti për realizime monstruoze. Shumë indinjuese ishte përcjellja dhe nderimet që ju

benë efektivave paramilitare sërbe të rënë në këte krim, ç’ka tregon fytyrën e vërtetë të organizatorëve, të Beogradit. Radojçiçi, ky kriminel me të kaluar

plotësisht të errët, mbështetës i idesë të okupimit të Kosovës duhet të gjykohet dhe të marrë dënimin që meritojnë kriminelët. Afrimi ra në krye të detyres prandaj shteti Kosovës do të krenohet, por edhe familja e Afrimit duhet të ndiejë respektin dhe të jetojë kryelartë sepse trimat për lirinë e atdheut edhe

jetëve një simbol që bien në fushën e betejës. Afrimi do të jetë në jetë të ndiçues, për të gjithë ata që duan familjen, shoqërinë dhe shtetin. Ai do të kujtohet si luan që bje në fushën e nderit, që lirinë e kanë gjënë më të shenjtë.

Filed Under: Rajon

VAZHDOJNE TE SHPALLEN FITUESIT E ÇMIMIT NOBEL 2023

October 6, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

STOCKHOLM – Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave po shpall fituesit e çmimit Nobel duke filluar ditën e parë më 2 tetor me kategorinë Fiziologji/ Mjekësi dhe me radhë në Fizik, Kimi, Letërsi, Paqe dhe Shkencat Ekonomike. Ashtu siç ishte lajmëruar, njoftimet jepen gjatë javës së parë të muajit tetor, respektivisht nga data 2 deri në 9 tetor. Deri tani fituesit janë:

– Nobelistet në mjekësi janë dy shkencëtare Katalin Karikó dhe Drew Weissman, hulumtimet e të cil çuan në zbulimin e vaksinës së mRNA Covid-19. Shpallja e emrave të nobelistes Katalin Karikó ngjalli reagim tek disa grupe meqë Universiteti i Pensilvanisë ku ajo ishte e angazhuar me hulumtime e shkarkoi atë në vitin 1995. Njoftimi për shtyp nga Universiteti nuk e përmendte këtë fakt.

– Tre shkencëtarë Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier janë fituesit e çmimit Nobel të vitit 2023 në fizik. Ata kanë zhvilluar medoda eksperimentale që japin pulsime drite të shkallës një miliard të një miliardit të sekondës për të parë studimin e elektroneve në materie.” Zbulimi do të bëjë të mundur hartimin e një atlasi të detajuar molekular me aplikime apo zbatime jetësore me shumë rëndësi.

– Moungi Bawendi, Louis Brus dhe Aleksey Ekimov janë laureatët e këtij viti në kimi. Ata kanë zbuluar dhe zhvilluar pika kuantike të cilat janë në gjendje të shfaqin fragmente të ndryshimeve në brendësi të atomit, që potencialisht çojnë në ecjen përpara në nanoteknologji dhe hetime më të hershme të sëmundjeve në mjekësi si edhe do të ndihmojë kirurgët të shohin brenda vazave të gjakut të tumoreve. Zbulimi i ‘sekreteve’ të sjelljes brenda atomit mendohej se ishte i pamundur të ndiqej deri tani. “Aftësia për të gjeneruar pulse drite ka hapur derën në një shkallë mikroskopike që çon drejt botës së elektroneve,” tha Eva Olsson, anëtare e jurisë përzgjedhëse e Çmimit Nobel. “

– Sot shkrimtari norvegjez Jon Fosse u shpall Nobelisti i vitit 2023 për Letërsinë. Vepra e tij masive përfshin një sërë zhanresh ku përfshihen një mori me drama, romane, koleksione me poezi, ese, libra për fëmijë dhe përkthime. “Ai është një nga dramaturgët më në zë në botë dhe prozator me shumë influencë,” thuhet në njoftimin e Akademisë Suedeze. Sipas Booker Prize, dramat e tij janë vënë në skenë mbi një mijë herë në mbarë botën dhe në 50 gjuhë të ndryshme. Opusi më i madh letrar i Fosse është Septologjia botuar në tri vëllime Emri Tjetër, Unë jam një Tjetër dhe Një emër i Ri botuar nga 2019-2021. Fosse është quajtur mjeshtër i teatrit bashkëkohor dhe është përshkruar nga Le Monde si “Beketi i shekullit 21”.

Nesër do njoftohet çmimi Nobel për Paqe dhe ditën e hënë shpallet emri apo emrat e nobelistëve të fushës ekonomike.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave është organizatë e pavarur e krijuar në vitin 1739. Synimi i Akademisë është nxitja e përparimeve në shkencë dhe thellimi i ndikimit të saj në shoqëri.

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT