• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2023

Kontributi i Klubeve, Komiteteve shqiptare në megrim dhe brënda vendit për çështjen kombëtare – deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë

November 23, 2023 by s p

Prof. Ass. Dr. Pajazit Hajzeri/

Krahas dukurive të reja politike e shoqërore të kryengritjeve kundërosmane të viteve 1830/40, spikatën kërkesat për trajtim ndryshme të Shqipërisë dhe për administrimin e saj nga njerëz të vendit, për këtë lindi dhe u zhvillua në Shqipëri dhe në megrim një ideologji e re kombëtare.

Pushtimi klasik i një vendi me forca ushtarake, policore dhe administrative, është padyshim një pushtim klasik i dalë mode i cili herët a vonë do të mar kundërpërgjigjen nga masa popullore e shtypur, e shfrytëzuar, e nënqmuar dhe e rraskapitur nga pushtimi. Ndërsa, poshtimi kulturor i një vendi është edhe më i rrezikshëm sepse bëhet në heshtje edhe gradualisht ky pushtim të zhvesh popujt nga ideologjia kombëtare pa e kuptuar fare.

Trevat shqiptare ballafaqoheshin me të dy llojet e pushtimeve, nga periudha osmane e deri në ditët e sotme.

Ishin arbreshët e Italisë ata të cilët filluan të ngjallnin ndjenjen patriotike të një populli të pushtuar në një periudhë të stërzgjatur nga P. Osmane. Ata “Arbreshët” ende i mbante zgjuar ora e ndalur e shpërnguljes nga atdheu i tyre pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ndërsa popullsia e mbetur nën pushtimin osman ishte e rraskapitur nga skamja, mjerimi, terri informative, mos-shkollimi, shërbimi i detyruar ushtarak nëpër treva të ndryshme të P. Osmane, gjithmonë larg Atdheut, familjes, të kërrcënuar në çdo formë dhe me çdo mjetë, andaj edhe ndjenja atdhetare sa vinte e shuhej, por, ishin atdhetarët që punonin e vepronin jashtë trevave shqiptare që filluan të mendonin për një platëformë të unifikuar kombëtare, për të drejtat e asaj popullsie të rraskapitur në truallin arbëror dhe zgjimin e ndjenjës kombëtare për çlirim nga zgjedha turke.

Lëvizja Kombëtare Shqiptare karakterizohet në këtë mënyrë: faza e parë prej viteve ’30 – 1878; faza e dytë prej vitit 1878 – 1881; e treat prej vitit 1881 – 1908 dhe e katërta prej vitit 1908 – 1912.

Derisa, prania e Bejlerëve dhe Pashallarëve shqiptar, udhëhiqnin në pjesën më të madhe të botës arabe në kuadër të P. Osmane, si: Siri, Liban, Palestinë, Irak, etj. trevat shqiptare sa vinin e ndrydheshin nga pushtuesi, ku gjithandej kishte shkolla në gjuhën greke e serbe të hapura në këto treva e asnjë në gjuhën shqipe.

Prania e Osmanëve në Arbëri, bëri të mbyllej edhe Universiteti i Durrësit i cili në vitin 1380, për shkaqe të sulmeve osmane ishte tërhequr në Zarë për të themeluar atje Studium Generale ose Universitetin e Zarës me Rektor të Parë, Gjon Durrësakun (1396).

Për themelimin dhe Rektorin e parë të Universitetit të Zarës, flet edhe Ueb sajti i Universitetit të Zarës i cili ndër të tjera thot. Rektori i parë i Universitetit ishte Gjoni i Dyrrachium, pasi Universiteti i Përgjithshëm i Zadarit pasoi Universitetin e themeluar më parë të Dyrrachium, që u tërhoq në Zadar mes kërcënimeve në rritje Turke në Evropën Jug-Lindore.

Në kohën kur filluan hapat e parë të gjuhësisë krahasuese dhe u zbuluan lidhjet gjenealogjike të një vargu gjuhësh, studiuesi Engjëll Mashi në vitet e para të shek. XIX dhe Josif Krespi e Gjon Skiroj në vitet e 30 të shek. XIX. hodhën tezën e prejardhjes së popullit shqiptar nga pellazgët e të gjuhës së tij nga pellazgishtja, gjuhë që mendohej se ishte folur nga banorët më të lashtë të Ballkanit e të Mesdheut.

Po në këtë kohë fillon veprimtarinë e tij edhe Jeronim de Rada (1814 – 1903), nga fshati Makje i Kalabrisë i cili u bë një nga figurat më të shquara të letërsisë arbreshe dhe të lëvizjes patriotike shqiptare. Edhe studiuesi arbresh Vinçenc Dorsa, nuk mbetet mbrapa atdhetarëve të tjerë nga komunitetit Arbresh në Itali, i cili i kushtij një vepër me titull “Mbi shqiptarët, kërkime dhe mendime” në të cilën thekson se kolonitë arbreshe e ndienin veten si “pjesë të pandara të një të tërë, të kombit shqiptar.

Pas shumë vitesh njëri ndër illuministët e parë shqiptar, Naum Veqilharxhi, filloi të ngritë zërin nga mërgimi për pozitën e shqiptarëve nën zgjedhën osmane dhe arrinë në përfundim se popullit shqiptar, të zhytur në padije, i duhej patjetër arsimimi në gjuhën amtare si mjet për ngritjen e ndërgjegjes dhe përparimit shoqëror e material të tij, se pa zhvillim kulturor nuk mund të kishte çlirim politik të popullit. “Ka ardhur koha, – shkruante ai më 1846, – që t’i flakim të gjitha paragjykimet e vjetra, ka ardhur koha që të mendohemi më me pjekuri dhe më me guxim të këmbejmë udhë, duke marr këtej e tutje si shembull kombet e përparuara mbi tokë”.

Naumi e trajtoi edhe çështjen shqiptare, historinë e kombit të vet dhe detyrat që qëndronin përpara vendit. Kombi shqiptar, theksoi ai, është krijuar në të njejten kohë me kombet e tjera, zë një vend të caktuar në tokë, ka karakter të veçantë, gjuhë e zakone të veçanta, shekujt e tij mitologjik, heroikë, politikë e fetarë dhe ruan në gjirin e tij një thesar të madh kulturor. “Territori i përket kombit” thoshte Naumi Veqilharxhi në idet e tij.

Faktor vendimtar për nxjerrjen e vendit nga kjo gjendje, Naumi, mendonte se vetëm me përhapjen e arsimimit e të kulturës në gjuhën amtare, ky popull do të shohë rrugën e ndritur.

Më 1844 Naum Veqilharxhi botoi në Rumani “Evetarin” e parë në gjuhën shqipe, një abetare e vogël e poligrafuar, e ciësuar si abetarja e parë në gjuhën shqipe. Në vitin 1845 Naumi botoi nja abetare të dytë me titull “Fare i ri evetar shqip”, shumë më e plotë se e para dhe me një parathënje të gjatë.

Pas botimit të abetares së dytë Naum Veqilharxhi, me sa duket, u përpoq të krijonte një shoqëri kulturore shqiptare, e cila do të merrej me botimin në Rumani të librave në gjuhën amtare dhe me dërgimin e tyre në Shqipëri.

Mes kushteve të vështira që po kalonte popullsia shqiptare mes taksave dhe tatimeve të rënda, luftrave dhe betejave të parreshtura, në fund të viteve 60 të shek. XIX, ideologët e lëvizjes kombëtare i formuluan hapur e më gjerë kërkesat për zbatimin në Shqipëri të reformave që do t’i çelnin rrugën zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe politik të vendit.

Një ndër këta ishte Zef Jubani nga Shkodra (1818 – 1880), i cili i kritikonte ashpër ligjet e padrejta, veprimet arbitrare, taksat e rënda, angaritë dhe gjykatat osmane, që drejtoheshin nga të paditur e që shkelnin drejtësinë.

Në të njëjten kohë me Zef Jubanin, vepronin edhe Thimi Mitkoja (1820 – 1890), Preng Doçi, Elena Gjika, Konstantin Kristoforidhi, Pashko Vasa, Hasan Tahsini, Ismail Qemali, etj. të cilët kontribuonin për çështjen kombëtare nga vedet ku jetonin e vepronin.

Në grupin e atdhetarëve që vepronin në Stamboll, si: Konstandin Kristoforidhi, Pashko Vasa, Hasan Tahsini, Ismail Qemaili dhe Kristaq Zografi, në vitin 1867, në Stamboll krijuan një Organizatë, shqiptare me karakter kulturor, me emrin “Vllazëria qëndrore kulturore”, ndërsa në vitin 1871 themelohet klubi “Silogu kulturor epirot”, president i së cilës u zgjodh Kristraq Zografi.

Një veprimtari të madhe në këtë fushë zhvilloi Konstantin Kristoforidhi. Duke hyrë në shërbim të një organizate protestante angleze, të Shoqërisë Biblike, e cila botonte përkthime të ungjillit në gjuhë të ndryshme të botës për përhapjen e besimit fetar, Konstantin Kristoforidhi, mes viteve 1864 – 1872 arriti të botonte në gjuhën shqipe mbi 10 vëllime, ndërmjet të cilave edhe “Dhiaten e re” etj. Në vitin 1867 botoi edhe “Abetaren e gjuhës shqipe” toskërsisht e gegërisht. Një rol të rendësishëm si aktivist i lerërsisë artistike shqipe dhe i lëvizjes kombëtare në përgjithësi filloi të luante në këto vite Thimi Mitkoja nga Korça. I mërguar në Egjipt, ai zhvilloi një veprimtari të madhe e të frytshme për mbledhjen e folklorit shqiptar.

Në rrethanat e krijuara, dobësimi i P. Osmane, dhe hapja e frontit të luftës në disa drejtime, si nga Serbia, Mali i Zi. Greqia, të cilat kishin për synim coptimin e trevave shqiptare kinse duke e luftuar P. Osmane, qarqet atdhetare shqiptare kërkonin të formonin një qendër të vetme drejtuese, përgatitjet politiko-ushtarake dhe sigurimin e përkrahjes në arenën ndërkombëtare për një kryengritje të armatosur çlirimtare kundërosmane.

Nismën për ta vënë në jetë idenë e kryengritjes çlirimtare kundërosmane e mori Komiteti Shqiptar, që u formua në Janinë në maj të vitit 1877, në krye të të cilit u vu Abdyl Frashëri, një nga ideologët, diplomatët dhe organizatorët më të shquar të Rilindjes Kombëtare. Në këtë Komitet bënin pjesë përsonalitete, që përfaqësonin pothuajse të gjitha krahinat e vilajetit të Janinës, si: Mehmat Ali Vrioni (Berat), Mustafa Nuri Vlora (Vlorë), Sulejman Tahiri (Tepelenë), Myslim Vasjari (Kurvelesh), Sabri Gjirokastra (Gjirokastër), Mihal Harito (Zagori), Mehmet Goroshiani (Përmet), Vesel Dino (Prevezë), etj.

E një rendësie të veçantë dhe një rol shumë të madh për sensibilizimin e çështjes shqiptare mori përpara Komiteti i Stambolit. Më 18 dhjetor 1877, u miratua forumi i organizatës atdhetare revolucionare me emrin Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare ose siç u quajt shkurt Komiteti i Stambollit, me kryetar Abdyl Frashëri. Ndër emrat që njihen se ishin anëtar të Komitetit të Stambollit, janë edhe Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, Zija Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri etj.

Në programin politik të Komitetit të Stambollit përfshihej teza mbi organizimin me ngutësi të kryengritjes së armatosur kundërosmane dhe krijimin e shtetit shqiptar. Komiteti vendosi gjithashtu që të zhvillonte bisedime me Greqinë për të arritur një aleancë shqiptaro-greke sipas platëformës së parashtruar nga Abdyl Frashëri.

Gjendja e krijuar si rezultat i luftrave të ashpra që zhvilloheshin midis Rusisë dhe P. Osmane, disfatat e një pas njëshme të P. Osmane, pruri mendime dhe ide të ndryshme ku Komiteti i Stambollit bëri një program të ri, i cili përmbante ndryshime teknike por jo strategjike. Udheheqësit e Komitetit të Stambollit nuk hoqën dorë nga synimet e tyre të mëparshme, nga formimi i shtetit kombëtar shqiptar. Po tani para Shqipërisë qëndronte si detyrë e ngutshme ruajtja e tërësisë së saj tokësore.

Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën – Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane. Traktati i Shën Stefanit i shkëpuste P. Osmane rrethe 80% të zotërimeve të saj në G. Ballkanik.

Traktati i Shën Stefanit nuk e zinte fare në gojë Shqipërinë, e cila për Rusinë nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike.

Menjëherë në prill të vitit 1878, shtypi ndërkombëtar informoi për kundërshitmet e fuqive të mëdha në raport me Traktatin e Shën Stefanit. Për këtë arsye, me këmbënguljen e tyre, u vendos që kushtet e përcaktuara në Traktatin e Shën Stefanit të rishikohen nga një kongres i posaçëm i Fuqive të Mëdha, i cili, sipas vendimit që u mor më vonë, do të mbledhej në Berlin më 13 qershor 1878.

Pas krijimit të këtyre rrethanave, Komiteti i Stambollit e merr nismën për thirrjen e një Kuvendi të ri mbarkombëtar. Si qytet u zgjodh Prizreni, qyteti kryesor i Kosovës dhe një nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë, që ndodhej në afërsi të krahinave, ku do të zhvillohej qëndresa e armatosur e Lidhjes për mbrojtjen e tërësisë së atdheut.

Kuvendi Kombëtar i Prizrenit ishte deri atëher organizimi më i madh politik dhe ushtarak qysh nga vdekja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në parim ky takim lindi si nevoj imediate për t’i bërë presion më fuqishëm edhe Fuqive të Mëdha, pasi që ato nuk ndienin dhe nuk mereshin fare me një etnitet të pushtuar aty e 500 vite më par, etniteti i cili luftoi dhe u flijua që P. Osmane mos të dilte përtej Adriatikut për Europë, edhe pas gjithë këtyre sakrificave, Fuqit e Mëdha nuk e njihnin këtë popullsi si popullsi shqiptare por si popullsi osmane, veçse kjo popullsi në shumicë tashmë i takonte besimit islam të përhapur ndër shekuj.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit i takon fazes së dytë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, e cila karakterizohet për formimin dhe veprimtarin e cila udhëhoqi Lëvizjes Kombëtare dhe luftën për autonomi në periudhën 1878 – 1881.

Madhështia historike e Lidhjes së Prizrenit qëndron te veprimtaria e saj e cila mund të zbërthehet në së paku tri fushveprime kryesore: 1) bashkimi i popullit shqiptar, 2) organizimi i luftës për çlirimin nga zgjedha e huaj dhe 3) lufta për autonomin e trevave shqiptare dhe zhvillimin e lire.

E lindur si rezultat i lëvizjeve të përgjithshme shoqërore, ekonomike, politike, kulturore të popullit shqiptar dhe i kushteve politike ndërkombëtare e raporteve të tyre, Lidhja e Prizrenit si organizatë udhëheqëse e lëvizjes për autonomi, ushtroi ndikim të dukshëm në organizimin e lëvizjes mbarë kombëtare.

Lidhja shqiptare ka qenë e detyruar që menjëher prej themelimit të saj më 10 qershor 1878, të luftoj në tri fronte: kundër fqinjëve të cilët cënonin territoret shqiptare në periferi, kundër pushtetit turk në përgithësi dhe në luftë diplomatike me Fuqitë e Mëdha, duke sensibilizuar dhe duke u orvatur që përsonaliteteve përfaqësuese të këtyre Fuqive t’u shpjegohet se “ekziston një vend i quajtur Shqipëri”, “se çështja e shqiptarëve duhet zgjidhur në favor të shqiptarëve”, sepse ata kanë kombin e vet, kanë gjuhën, traditat e karakterin e përbashkët në gjithë territorin e tyre, ndonse P. Osmane është orvatur me shekuj që t’i asimiloi dhe t’i tjetërsoj përmes besimit fetar.

Program i përbashët i cili u aprovua në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit përfshinte pesë pika kryesore:

Bashkimin e të gjitha viseve të banuara me shqiptar në një Vilajet;

Njohjen e gjuhës shqipe nga nëpunësit shtetror;

Përhapjen e arsimit dhe të kulturës si dhe në shkolla të mësohej gjuha shqipe;

Të krijohet një Këshill i Përgjithshëm që do të mblidhej katër herë në vit e të hartonte ligje të dobishme për vendin, dhe

Një pjesë e të ardhurave të Vilajetit të përdorej për arsim dhe ndërtim.

Në planin nacional veprimtaria e Lidhjes së Prizrenit ushtroi ndikim të rendësishëm në zgjerimin e ndjenjës kombëtare shqiptare në masat e gjera të popullit.

Të rinjët shqiptar të Vilajetit të Kosovës dhe të Vilajeteve të tjera filluan të refuzonin kryerjen e shërbimit ushtarak në radhët e ushtrisë turke duke i ikur atij sepse asokohe detyroheshin të shërbenin në krahinat e Anadollisë, nga të cilat rrall kush kthehej i gjallë. Ata filluan vullnetarisht të paraqiteshin si pjesëmarrës aktiv në njësitë ushtarake që i formonte Lidhja e Prizrenit.

Formimi i klubeve shqiptare nuk rreshti asnjëher. Në shumë vise ku jetonin shqiptarët u formuan klubet politike menjëherë pas ngadhnjimit të Revolucionit borgjez turk të vitit 1908, që luajten rol të rendësishëm në organizimin dhe zhvillimin e Lëvizjes kombëtare shqiptare. Në këtë kohë u formuan dhe vepruan klubet politike shqiptare, u botuan rreth 30 gazeta e revista, u vu në dukje nevoja e krijimit të një alfabeti të unifikuar, filloj hapja e shkollave shqipe, etj.

Në këtë kohë u paraqit nevoja e domosdoshme e krijimit të një alfabeti të unifikuar. Përfaqësuesit e inteligjencës shqiptare u mblodhën në nëntor të vitit 1908 në Manastir, duke organizuar Kongresin e Manastirit ose thenë ndryshe Kongresin e Alfabetit shqip. Në këtë kongres morën pjesë 32 delegat. Në këtë Kongres u diskutua për disa variante të alfabeti shqiptar; ai i përdorimit të shkronjave turke ose arabe për gjuhën e shkruar shqipe, ai i Shoqërisë së Stambollit (ose i Frashërit), alfabeti i Agimit dhe alfabeti i Shoqëris Bashkimi.

Interesimi i Xhonturqëve ishte shumë i madh duke shtyrë forca të centralizimit osman, duke menduar se përdorimi i shkronjave turke nga shqiptarët mysliman do të theksonte rolin e tyre si pjesë përbërse të Perandorisë dhe njëkohësisht do të çtheksonte lidhjen e tyre etnike dhe gjuhësore ndaj shiptarëve të krishterë.

Shqiptarët atdhedashës të të gjitha religjioneve u pajtuan të përdorin shkronjat latine në alfabetin e tyre po në këtë Kongres në Manastir.

Nga ky Kongres mbeten në përdorim dy alfabete me shkronja latine, ai i Shoqërisë së Stambollit dhe ai i Shoqërisë së Bashkimit.

Alfabeti i Stambollit arriti të përhapej më së shumti deri atëher tek shqiptarët. Me të u shtypen edhe vepra të rendësishme të Naimit, Samiut e të patriotëve të tjerë, libra shkollore etj. Mirëpo, atë nuk e përvetësuan të gjitha trevat shqiptare, sidomos rrethi i klerikëve katolikë të Shkodrës. Alfabeti i Stambollit nuk pati jetë shumë të gjatë.

Alfabeti i Shoqërisë Bashkim edhe pse i kishte një përhapje më të vogël se alfabeti i Stambollit, u përdor në numrin e parë të revistës Albanisë në SHBA, alfabeti që kemi sot në përdorim, dal nga Kongresi i Manastirit plot dymbdhjet vjet më vonë.

Pas Kogresit të Manastiri, vendë të rendësishëm zuri edhe Kongresi i Elbasanit, në shtator të vitit 1909. Në këtë Kongres u vendos që të hapet Shkolla Normale në Elbasan, që kishte për detyrë të përgatisë kuadro për shkollat fillore në gjuhën shqipe. Kjo shkollë e kreu me sukses këtë detyrë, që ja shtroj Kongresi i Elbasanit.

Pas gjithë këtyre përpjekjeve të njëpasnjëshme nga ajka e inteligjencës shqiptare të organizuar në klube e shoqata të ndryshme, brenda e jashtë vendit, me përpiekjet e tyre titanike, nën trysni dhe rreziqe të pandëprprera nga njëra anë Perandoria Osmane, nga ana tjetër grekët dhe popujt sllav të përkrahur nga Rusia, popullit shqiptar nuk i mbetej tjetër veçse t’i rrokte armët dhe të hudhet në një kryengritje të armatosur siç ishte kryengritja e përgjithshme e viteve 1909 – 1912.

Në pranverën e vitit 1910 kryengritja mori hov të madh në Kosovë, mirëpo, shumë shpejt ajo u shtri nga Kosova në Shqipërinë e veriut duke përfshirë viset që tashmë gjenden nën Malin e Zi, Shqipërin e mesme, atë të jugut dhe në viset tjera të banuara me shqiptar si në Qamri dhe Maqedonin perëndimore.

Kjo kryengritje ishte derivate i përpjekjeve paqësore, përmes kuvendeve dhe kërkesave me anë të memorandumeve, duke kërkuar nga turqit të drejtat për popullin shqiptar, të cilat nuk i morën asnjëher, përkundrazi u luftuan, shtypën, u burgosën, u maltretuan deri në shfarosje të shumë vendbanimeve, u dhuruan territore të tjerëve (rasti i Ulqinit, Hotit, Grudës, Malësis, etj. Malit të Zi), Greqisë, Serbisë dhe Maqedonisë, dhe u dertyruan të shpërnguleshin gjithë andej të uritur, leckosur nga shtypja dhe varfëria e skajshme pa mbrojtje nga askush, të sulmuar nga të gjithë deri në aktin final shpërthimin e kryengritjes së armatosur 1909 – 1912, e cila u kurorzua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, në një Kuvend të mbledhur në Vlorë.

Një popull i lënë në mëshirën e fatit dhe kohës, ashtu si ishte populli shqiptar, deri në Pavarësinë e Shqipërisë, është për t’u habitur si arriti të mbijetoi dhe të zhvillohet. Derisa krerët e inteligjncës shiptare pregatiteshin për hapjen e gjuhës dhe shkollave shqipe pak para pavarësisë së Shqipërisë, kishin dilema se pas pavarësisë mbas kujt të rreshtoheshin shqiptarët. Të rreshtoheshin pas sllavëve të cilët ishin shumë më shumë në numër dhe shumë më të fuqishëm të mbështetur nga Rusia. Të rreshtoheshin mbas Grekëve të cilët nga ana tjetër coptonin me pamëshir territoret shqiptare që i kishin pranë. Adriatiku ishte një pengesë natyrore që të mbështeteshin tek Italia e cila jo shumë më vonë gjendet në Luftën e Parë Botërore edhe ajo i synonte disa territore të Shipërisë për shfrytëzim (Myzeqenë – hambarin e Shipërisë), që të bëhej një “tutore” për të.

Shfaqja e engjëllit mbrojtës për shqiptarët paraqitet për herë të parë në vitin 1918, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, atëherë kur Shqipëria rrezikon të coptohej sipas Traktatit të Fsheht të Londrës (1915), dhe kur shfaqet Presidenti Amrikan Wudro Wilson, i cili deklaron se SHBA kishte bashkuar armët me Fuqitë e Antantës për vendosjen e një paqeje të drejtë dhe se nuk do t’i njihnin traktatet e fshehta me të cilat parashikohej të coptohej Shqipëria. Presidenti W. Willson, në vitin 1920, ishte zëri i parë në mbrojtje të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ai bëri që të mbijetoj një popull i cili nuk kishta asgjë më tepër se sa truallin e vet në të cilin u paraqit qysh në organizimet e parë të shoqërive njerëzore në këtë treva. Pra, shqiptarët janë vazhdimësia e vetme e popullsisë së paraqitur në truallin e Gadishullit Ilirik, dhe të cilët mbijetuan krejt rastësisht dhe vazhdojnë edhe sot.

Burimet dhe literature:

Bevington, Geri [1981]. Alfabeti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Konferenca Shkencore e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prishtinë, 6-9 qershor 1978, II, Prishtinë;

Blaku, Murat [1981]. Rreth trajtimit të çështjes së Alfabetit të shqipes, Konferenca Shkencore e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prishtinë, 6-9 qershor 1978, II, Prishtinë;

Drançolli, Jahja [2018]. “Universiteti i Durrësit i vitit 1380 – i pari universitet në Ballkan”, https://telegrafi.com/, 24.01.2018;

Drançolli, Jahja [2008]. Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë mesjetës, Zagreb;

Glenny, Misha [2007]. Historia e Ballkanit 1804 – 1999, Nacionalizmi, Luftrat dhe Fuqitë e Mëdha, Tiranë;

Hadri, Ali [1981]. Lidhja e Prizrenit, (1878-1881), Konferenca Shkencore e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prishtinë, 6-9 qershor 1978, I, Prishtinë;

Hadri, Ali [1967]. Historia e popullit shqiptar, Prishtinë;

Historia e popullit shqipatr II, [2002]. Rilindja Kombëtare vitet 30 te shek. XIX – 1912, Grup autorësh, Tiranë;

Hyseni, Agim [1981]. Koncepti dhe koncepcioni i Naum Veqilharxhit për Kombin, Konferenca Shkencore e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prirenit, Prishtinë, 6-9 qershor 1978, I, Prishtinë;

Mufaku, Muhamed [1990]. Shqiptarët në botën arabe, Prishtinë;

Nushi, Pajazit [1981]. Lidhja e Prizrenit dhe komponentet kryesore të etnitetit të saj, Konferenca Shkencore e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prirenit, Prishtinë, 6-9 qershor 1978, I, Prishtinë;

Puto, Arben, Problemi shqiptar dhe fuqitë e mëdha në gjysmën e dytë te shekullit XIX – fillim të shekullit XX, Studime Historike, Tiranë, 3/70;

Rexha, Iliaz [1981]. Komiteti i Stambollit dhe aktivitetet e tij, Konferenca Shkencore e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prirenit, Prishtinë, 6-9 qershor 1978, I, Prishtinë;

University of Zadra, This website uses cookies, https://www.unizd.hr/eng/about-us/history.

https://www.unizd.hr/eng/about-us/history.

Foto: wikipedia.org

May be an image of 2 people

Like

Comment

Filed Under: Politike

Athanas Tashko(1863-1915) figurë e shquar e kolonisë shqiptare në Egjipt

November 23, 2023 by s p

Prof.Muhamed Mufaku/

Në verë të vitit 1979 u nisa nga Universiteti i Prishtinës për në Kajro me një bursë për të hulumtuar atje “shqiptarët e Misirit”,përkatësisht për Koloninë shqiptare në Egjitpt,e cila ishte një ptrej qendrave të Rilindjes kombëtare shqiptare. Atje kisha fat të takohem me veteranët e mbetur e asaj kolonie si Qerim Haxhiut(1920-2008) e Musa Shehut(1913-1998)që mbajtën gjallë frymën e trashigëminë e asaj kolonie dhe që më furnizuan me materiale burimore për atë koloni. Atje mësova mirë për Athanas Tashkon dhe për kontributin e tij të madh në theksimin e frymës kombëtare shqiptare me anë të mbledhjeve,shoqërive,shkrimeve dhe letrave përballë dy drejtimeve që i konsideronte rrezik për idealin kombëtar shqiptar: grekomenët dhe turkomenët.Me të kthtyer në Prishtinë e përgatita një fejton në 10 vazhdime me titull “Shqiptarët e Egjiptit” për gazetën “Rilindja”,i cili u prit si halvë në atë kohë. Kjo përthamë e botuar ishte pikënisje për shumë hulumtime dhe shkrime deri kur m’ u botua monografia për shqiptarët e Egjiptit në shqip (Prishtinë 2016 dhe Shkup 2022) dhe në arabisht (Kajro 2017),në të ciliën A.Tashko u prezentua si figurë e shquar e asaj kolonie.

A.Tashko u lindë më 1863 në Frashër të Dangëllisë dhe në moshëm 20 vjeçare u nis me dy vëllazrit për në Afrikë në kuadër të migrimit për punë që e karakterizonte jugun e Shqipërisë. Vëllazërit u ndanë në fund të shek. XIX dhe A.Tashko u vendos në Egjipt,që u bë atëherë vend tërheqës për shqiptarë të jugut sa që kolonia shqiptare u bë e pesta në Egjipt nga numri pas asaj italiane,greke,angleze dhe frenceze.

Shqiptatët u shpërndanë në shumë qendra të Egjiptit nga Aleksanderia në veri deri në Asjut në jug. A. Tashko zgjodhi të vendodset në Fajum,buzë Liqenit Karun,nja 100 km në jugperëndim të Kajros,një vend që tërhiqte turistët për bukurinë e vet. Atje,A.Tashko e hapi në fillim një kafe që i shkoi mirë,e pastaj hapi një hotel(Meoris) buzë liqenit që po ashtu i shkoi mirë me ardhjen e turistëve.Me lulzimin e punës,A. Tashko ishte tani në gjendje të merret aktivisht me çështjen kombëtare shqiptare jo vetëm në nivel të Egjiptit por edhe më gjer,në Rilindjen kombëtare që e kishte për qëllim pavarësinë shqiptare.

Në kafja,sikurse në hotel,A.Tashko u kujdes të furnizohet lokali me shtypin kombëtar që delte në Egjipt dhe në kolonitë tjera,të priste për konsultime e kuvendime figurat shqiptare .Kështu,në një foto nga 1905 para hotelit,ai shihet me Jovan Mitkon,Jani Vruhon dhe Fan Nolin.Noli kishte ardhur në Fajum më 1903 si mësues i gregishtës,por në kontak dhe me ndihëm e A.Tashkos filloi të merret me përkthime dhe shkrime,duke përfshirë veprën e Sam Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë,ç’është e ç’do të bëhët”. Këtu vlen të përmendet se në luftë me kregomenët dhe për liturgjinë në gjuhën shqipe,A.Tashko e nxiti Nolin për të shkuar në Amerikë më 1906 që ta kryejë atje misionin e vet.

Viti 1907 kishte domethënje për A.Tashkon dhe koloninë shqiptare sepse rritej diferencimi midis dy taborëve në koloni: idhëtarët e pavarësis shqiptare dhe idhëtarët e bashkëpunimit me Greqinë(kregomenët) dhe Turqinë (turkomenët). Duke ndjerë rrezikun prej kësaj ndarje A.Tashkon në bashkëpunim me Jani Vruhon (1863-1931) nxjerr në mars 1907 gazetën satarike “Shkopi”,e cila u bë tribunë kritike për ata që kishin simpati ose iluzione për bashkëpunimin me fëqinjtë,sidomos pas revolucionit kushtatues 1908 në Stamboll,kur turkomenët u paraqiten me pretendime për liri të shpallura.Duke jetuar në Egjipt ai e përdorë një metaforë vendase për ta kritikuar mentalitetin e taborrit tjetërë shqiptarë që nuk u mësua të udhëheq vetvetën drejtë pavarësisë: “Neve shqiptarëtë gjasim me gamiletë të cilat po s’u hoqnë prej kapistre nga një shtazë e huaj,nuku ecijn dot”.

Me botimin gazetës “Shkopi”,sikurse me gazetat tjera që delshin në Egjipt,problemi kyq ishte ai i alfabetit kombëtar. A.Tashko kishte marrë qendrimin e vet largëpamës duke u deklerua për alfabetin e Stambollit përkohësisht deri sa të përmirësohet ose të merret vesh për një alfabet kombëtar: “Na duket se është më mirë dhe e drejtë të ngrohemi tani në këtë oxhak,pak të shtrëmbërë,i cili na shpie tymin drejtë sesa të rimë me duar lidhur e të ngordhim nga të ftohët duke u grindur për oxhakë”. Ç’është e vërteta,shumica e shqiptarëve të Egjiptit ishin nga jugu që janë mësuar me alfabetin e Stambollit. Ndaj,edhe gazeta tjetër “Shqipëria” që e nxorri rilandasi Milo Duçi në Kajro më 1907 e përdori përkohësisht alfabetin e Stambollit.Megjithatë, në saj të qëndrimit të A.Tashko ndaj alfabetit,ai u ftua në Kongresin e Manastirit më 1908,i cili mori vendimin për përdorimine të përkohshëm të dy alfabetave,të Stambollit dhe të Bashkimit,derisa të merret vesh për një alfabet

Kolonia shqiptare kishte kontributin e vet deri më 1912,kur u shpall Pavarësia më 28 nëntor dhe u njoh Shqipëria si principatë e pavarur në krye me Princ Wiedin deri në fund 1913. Një pjesë e rilandasëve të kolonisë shqiptare në Egjipt si A.Tashko, Alelsandar Xhuvani,Sotir Koleja e të tjerë shkuar në Shqipëri për të marrë pjesë në konsoludimin e instirucioneve të reja të Shtetit kombëtar.Kështu,me ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri në mars 1914 arriti A.Tashko me entuziazëm për të parë më në fund Shqipërinë e pavarur për të cilin ka endërruar. Mirëpo,atje e pa rrezikun që e ka ndierë me kohë dhe e demaskuar vazhdimisht: turkomenët nëkrye me Haxhi Qamilin që tani u ngritën me armë në Shqipërinë e mesme për ta rrethuar Prin Vidin në Durrës. Me tërheqjen e Prin Wiedit në shtator 1914 nga Shqipëria u tërhoq i dëshpruar A.Tashko dhe u kthye përsiri te familja që mbeti në Fajum deri kur vdiq më 1915.

Duke përmenduar familjen duhet të shënohet këtu edhe një aspekt i rendësishëm i këtij rilandasi,i cili u kujdes për edukimin e fëmijëve me idealet kombëtare.Prej kësaj familje u shquau disa figura në Shqipëri e shek.XX si Koço Tashko(1899-1984),i cili e kishte mbaruar ekonominë politike në Harvard më 1921 dhe shkoi në Tiranë si sekretar i Fan Nolit ,icili ishte athër deputet si përfaqësues i “Vatrës”.Në rrugë,K.Toshko shkoi në Egjiipt për ta marrë familjen për në Tiranë. Ai më 1922 u bë përfaqësues i Shqipërisë në SHBA me vendimin e Nolit si ministër i jashtëm atëherë, kurse më vonë u bë ambasador në Moskë (1946-1947) dhe zëvendësministër i jashtëm 1947-1955,deri kur u burgos dhe u internua. Vëllai i tij Gaqo Tashko(1905-1967) kreu liceun francez në Aleksandari dhe Fakultetin e Agronomisë në Vjen,kurse kur u kthye në Tiranë u bë ministër i Bujqësisë dhe Pyejve (1950-1954) dhe deputet deri më 1967. Motra e tyre Tefte Tashko(1910-1947) u shqua në fushën e këngës dhe muzikës që nga 1926,e sidomos pasiqë u kthye prej studimeve në Francë më 1935,duke dhënë concerte në Shqipëri e jashtë saj.

Me 100 vjetorin e lindjes së A.Tashko,nipi i tij muzikologu dhe dirigjent i njohur Eno Koço e botoi librin “Athanas Tashko 1863-1915” me kujtime e foto që kishin vlerë,kurse po më 2015 u mbajt në Korçë “konferenca shkencore kushtuar jetës dhe veprës së Athanas Tashkos” me kumtesa të ndryshme që u botuan më 2016. Megjithëatë,duke marrë parasysh aspekte të ndryshme të aktivitetit të tij kombëtar dhe dalja në dritë të dokumenteve të ndryshme,mendojmë se A.Tashkos meriton t’i botohet një monografi më përshirëse që ndriçon kontributin shumëdimencional të këtij rilndasi me rastin e 110 vjetorit të lindjes.

Filed Under: Mergata

Lufta çlirimtare e Arbërve në kohën e Skënderbeut

November 23, 2023 by s p

Kalaja e Krujës: Muzeu Historik Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu – Skënderbeu (Odhise Paskali, 1939, copy)

Prof. dr. Bedri Muhadri

Instituti i historisë “ALI HADRI’, Prishtine

Hyrje

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, djali i princit arbëror Gjon Kastrioti, i shkolluar për artin ushtarak në pallatin ushtarak të sulltanit, shumë shpejtë u bë gjeneral i shquar, dhe mori titullin sanxhakbej në kudër të administratës osmane. Në vitin 1443, Skënderbeu sipas planit të bërë me shumë princër tjerë arbëror, iku nga kampi ushtarak osmanë me rastin e betejës së Maricës afër Nishit në vitin 1443 dhe bashkë me shumë ushtarë tjerë arbëror kthehet në Arbëri. Me 2 mars Skënderbeu mblodhi tërë princat arbëror në Kuvendin e Lezhës, dhe formoi frontin e gjerë të përbashkët për luftë çlirimtare kundër osmanëve. Skënderbeu u zgjodh udhëheqësi i Lidhjes Arbëror. Ai ndërmori masa organizative ushtarake e ekonomike në përgatitjet për rezistencë luftarake ndaj agresionit të mundshëm osmane. Ushtria arbëror dhe i tërë populli arbëror u bashku rreth autoritetit të Skënderbeut. Rezistenca arbërorë e kohës së Skënderbeut arriti që me shumë suksese të bëjë ballë sulmeve të vazhdueshme osmanë. Qendra e rezistencës arbërore ishte Kruja, e cila u mbrojte me suksese përballë tre sulmeve osmane (1450, 1466, 1467) me ushtri shumë të madhe e më mjete luftarake të shumta. Rezistenca arbërorë e kohës së Skënderbeut arriti që për 25 vet të jetë fitimtare ne beteja të drejtpërdrejta me ushtrinë osmane. Rezultatet e rezistencë arbërore të kohës së Skënderbeut ishin të mëdha. U çlirua vendi, u bashkuan princërit arbërore dhe u formua shteti feudal mesjetar arbërorë në një pjesë të territoreve të veta.  

Fjalë kyqe: Skënderbeu, Kuvendi i Lezhës, Kruja, Sulltan Mehmeti II, Ballaban Pasha

Lufta çlirimtare shqiptare në kohën e Skënderbeut shënon faqe të ndritshme të historisë së popullit shqiptar në mesjetë. Ajo kishte rëndësi të brendshme dhe ndërkombëtare, udhëheqësi i saj u bë personalitet ndërkombëtare. Lufta çlirimtare shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut, u bëri ballë pushtuesve të huaj osman e venedikas. Lufta shqiptare e kohës së Skënderbeut ndahet në tri faza:

–Faza e parë nga vitet 1443-1450

-Faza e dytë nga vitet 145-1461

-Faza e tretë në vitet 1462-1468

Skënderbeu në një moment të rëndësishëm zgjodhi të braktisë autoritetin e vet sundues në kuadër të administratës osmane.  Ky momenti ndodhi në vitin 1443 në betejën e Maricës në Nish, ndërmjet ushtrisë osmane në të cilën  Skënderbeu ishte pjesë e asaj dhe ushtrisë hungareze.  Me 3 nëntor 1443, hungarezët të udhëhequr nga Janosh Huniadi, vojvoda i Transilvanisë, kaluan lumin Danub dhe sulmuan me guxim ushtrinë osmane që qëndronte në bregun tjetër të Moravës në afërsi të Nishit. Ushtria hungareze korri suksese duke e shpartalluar ushtrinë osmane. Thyerja e ushtrisë osmane i dha rast Skënderbeut ta vinte në zbatim planin e tij të përgatitur prej kohësh. Së bashku me 300 kalorës arbër të repartit të tij, dhe i shoqëruar nga vëllai, Stanishi dhe nga Hamza Kastrioti, ai e braktisi frontin e luftimeve dhe kampin osmanë dhe u nisë me shpejtësi në drejtim të Dibrës. Gjatë kthimit Skënderbeu me 300 luftëtarë pas shtatë ditë rrugëtimi kah Fushë Kosova, Prishtina, Prizreni, që ishte e lirë nga osmanët dhe më tej zbriti në Dibër. Qëllimi fillestar ishte të merrej qyteti i Krujës bashkë me kalanë e saj. Skënderebu kishte dërguar forca ushtarake për t’u fshehur në pyjet dhe grykat afër Krujës  derisa ai të shtinte në dorë Krujën, pastaj do t’i fuste fshehurazi në kështjellë për të shtypur rojën e osmanëve. Skënderbeu u paraqit pranë autoriteteve osmane të Krujës si i riemëruar në detyrën e subashit të saj, funksion që e kishte ushtruar në fund të viteve 30 të shek. XV. Pasi mori në dorëzim Krujën, Skënderbu sipas të drejtës së luftës, vrau shumë veta që nuk u dorëzuan, por edhe la të lirë shumë qytetarë e ushtarët osmanë, pasë dorëzimit të largoheshin nga Arbëria, duke përfshi edhe dizdarin e kështjellës, Ballaban Pashën, i cili pas dy dhjetëvjeçarësh do të vihet në krye të trupave osmane për të rrimarrë Krujën.  

Me 28 nëntor të vitit 1443, Skënderbeu urdhëroi zëvendësimin e flamurit turk me flamurin me shqiponjën e zezë dykrenore, që ishte flamuri i Kastriotëve, i përshëndetur nga të gjithë, me thirrje të zjarrta, “Rroftë, rroftë, Princi ynë, i madhi Skenderbeg”. Popullata arbërore shprehu gatishmëri të plotë për bashkim më princin e tyre. Këtë gatishmëri e shprehu edhe vetë Skënderbeu i cili me rastin e çlirimit të Krujës me 28 nëntor, u mbajti banorëve të Krujës një fjalim të zjarrtë e plotë patos politik. Këtë fjalim dhe rrjedhën e tërsishme të historisë arbëror të kohës së Skënderbeut e shkruan biografi më i shquar Marin Barleti me veprën: Historia e jetës dhe vepravet të Skënderbeut. Sipas Barleti, Skënderbeu dukë vlerësuar lartë gatishmërinë e madhe të arbërve për të luftuar iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: “Ju, epirotët, mund të gjenit një tjetër mbrojtës të lirisë, një tjetër përkryes të qëllimeve dhe aspiratave tuaja, sepse, në këtë vend, skan munguar mendjet e ndritura…”, “… Ju, si burra aq të fortë, të rritur në liri, që qëndruat kaq kohë nën mynxyrën barbare, nuk u mërzitët derisa të më shihnit”. Se vërtet Skënderbeu e vlerësoj gatishmërinë e popullatës arbërore për të luftuar për lirin e vendit e shprehu sipas Barlecit: “Përse doni që unë të mbaj për vehte me të padrejtë emrin e çlirimtarit ? Lirinë nuk u solla, por e gjeta unë këtu”. 

  Pasi mori Krujën Skënderbeu u nis drejt në krahinat e Matit e të Dibrës, që bënin pjesë në zotërimet e Kastriotëve, ku i drejtoi popullsisë thirrjen që të ngriheshin kundër osmanëve. Në Dibër, Skënderbeu e gjeti popullsinë të gatshme për kryengritje të cilët ishin bashkuar rreth Hamza Kastriotit. Skënderbeu vendosi mëse dy mijë suhtarësh në malin e Mokrës jo largë qytetit të Sfetigradit me qëllim që këta të mbyllnin rrugën e ikjes së sundimatrëve osamnë që ishin brenda vendit, si dhe të ruanin rrugët kryesore nëpër të cilat priteshin të ishin sulmuar nga ushtria osmane.

Me forcat e armatosura që u grumbulluan me shpejtësi, Skënderbeu , duke përfituar nga përparimi i mëtejshëm i Huniadit, i cili po depërtonte thellë në gadishullin ballkanik dhe kishte hyrë në Bullgari, shtiu në dorë njërën pas tjetrës, gjatë muajit dhjetorë, kështjellat e Petrelës, Gurit të Bardhë, Stelushin dhe Tornaçat në Dibër. Luftëtarët e Skënderbeut ndërkohë kaluan në Dibëbrën e sipërme, ku në bashkëveprim me trupat e Gjergj Arianitit e të Zahir Gropës çliruan qytetin e Ohrit dhe kështjellën e Sopotnicës (Stetigradit), të ngritur në veriperëndim të Manastirit dhe që kishte një pozicion shumë strategjik për kontrollin e rrugëve që lidhnin Përlepin e Manastirin me rajonet në perëndim të tyre. Bashkë me Ohrin dhe Sopotnicën në duart e arbërve ranë edhe Struga, Kërçova, si dhe kështjella më të vogla që kontrollonin rrugët tregtare në hapësirat e Dibrës së Sipërme. Gjithashtu Skënderbeu në Jug të Shkupit mori për herë të parë në zotërim të Kastriotëve rajonin malor të Mokrës (malet Jakupice). Ai vuri nën kontroll rrugën e rëndësishme Shkup – Kërçovë, traseja e së cilës kalonte përgjatë luginës së lumit Treska.  Në këtë kohë edhe viset tjera arbërore administroheshin nga fisnikët arbër. Në Arbërin e Epërme kështjellën e Jeliçës (Jenipazarit – Pazarit të Ri) dhe atë të Zveçanit duhet t’i kenë marrë Spanët, kurse rajonin e Pejës Dukagjinët. Edhe Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi) me përkrahjen e Skënderbeut, zgjeroi kufijtë e zotërimeve të tij dhe si kryeqendër të tyre e bëri Zhabjakun. Në hapësirat arbërore që u çliruan me kryengritjen e përgjithshme të vitit 1443 gjendeshin zotërimet e shumë fisnikëve arbër. Më të rëndësishmet prej tyre i përbënte shteti i Kastriotëve, që u ngrit shumë shpejtë nën drejtimin e Skënderbeut. Ai gjendej në qendër të viseve të lira, shtrihej në vijën detare Lezhë – Durrës dhe arrinte në lindje deri në afërsi të Shkupit. 

Skënderbeue sipas planit të tij për bashkimin e princërve të Arbërisë, arriti t’i bindte krerët feudalë, të demoralizuar nga dështimet e mëparshme që t’i linin mënjanë mosmarrëveshjet midis tyre dhe të bashkoheshin në një front të vetëm luftarak kundër armikut të huaj. Ku bashkim i princërve arbëror u arrit me 2 mars 1444, në Kuvendin e Lezhës. Mbledhja u caktua të mbahej në qytetin e Lezhës, që ishte nën zotërimin e Venedikut, për të evituar pakënaqësinë e princërve arbër, që mund të shkaktohej në qoftë se mbledhja mbahej në pronat e njërit prej tyre. Në kuvend morën pjesë bujarët më të shquar shqiptarë: Gjergj Arianiti, Nikollë e Pal Dukagjini, Theodhor Korona Muzaka, Lekë Zaharia, Gjergj Stres Balsha, Pjetër Spani, Andrea Topia, Tanush Topia, Stefan Cërnojeviqi nga Mali i Zi, përfaqësues të bashkësive malësore dhe mjaft feudalë të tjerë nga Arbëria veriore dhe asaj jugore. Në Kuvend u ftuan edhe Republika e Venedikut dhe ajo e Raguzës. 

Këtu në këtë Kuvend historik u krijua Shqipëria feudale. Kuvendi shpalli Skënderbeun për kryetar të saj. U morë vendim që të formohet ushtria e përbashkët arbërore, e cila do të përbëhej nga repartet që do ti rekrutonin si Skënderbeu ashtu edhe bujarët e tjerë në zotërimet e tyre. Komandant i parë i i ushtrisë arbërore u zgjodh Skënderbeu,  me titull” Kapiten i Përgjithshëm” (Capitaneus Generalis). Në duart e Skënderbeut, i cili fitoi një prestigj dhe autoritet në masat e gjëra popullore si çlirimtar i vendit nga pushtuesit e huaj, Lidhja e Lezhës, u bë një mjet që shërbeu për bashkimin politik të mbarë popullit shqiptar në luftë kundër pushtuesve. 

  Në periudhën 1444-1450 Lidhja e Lezhës e udhëhequr nga Skënderbeu, korri suksese të shkëlqyeshme kundër ushtrisë osmane. Beteja e parë u zhvillua në fushën e Torviollit, me 29.06.1444. Sulltan Murati II dërgoi Ali Pashën me 25.000 veta për të shuar kryengritjen e arbërve. Ushtria osmane hyri Arbëri nga lugina e Drinit të Zi. Skënderbeu informohet me kohë se ushtria osmane po depërtonte në drejtim të fushës së Torviolit, prandaj e ndau ushtrinë e tij në tri pjesë dhe manovroi duke futur në kurthe ushtrinë e Ali pashës në territorin e rrethuar me bjeshkë e male në fushën e Torviollit duke mundur ushtrinë osmane dhe ajo u detyrua që të tërhiqet. Osmanët lanë në fushën e betejës 7 mijë të vrarë dhe u zunë robër 500, kurse nga ushtria arbërve ishin afërisht 3 800 të varë e të plagosur. Osmanët iu drejtuan Arbërisë me 1445, por edhe këtë radhë osmanët u mundën me 10 tetor 1445 në fushën e Mokrës. Disfatë përballë rezistencës arbërore pësuan osmanët edhe në vitin 1446 në fushën e Otrantos në Dibrën e Sipërme

Gjatë vitit 1447 nuk u zhvillua ndonjë luftë kundër ushtrisë osmane. Pikërisht atëherë në Arbëri shpërtheu anarkia feudale. Në këtë periudhë Lufta çlirimtare shqiptare zhvilloi luftë të suksesshme edhe kundër Republikës së Venedikut e cila kishte shfrytëzuar situatën politike me qytetin e Danjës dhe arriti që ta zotëronte. Lidhja shqiptare doli hapur kundër aneksimit nga ana e Venedikut dhe pa mëdyshje hyri në luftë të drejtpërdrejt. Në këtë luftë feudalët shqiptarë nuk qenë aq të bashkuar si më parë në luftëra kundër osmanëve. Një pjesë e feudalëve shqiptarë kaloi në anën e Venedikaseve e një pjesë ishte neutrale dhe sigurisht se pjesa më e madhe e feudalëve dhe e popullatës ishte me Skënderbeun. Lufta e Danjës përfundoi me marrëveshjen e 8 tetorit 1448. Marrëveshja nga ana e Skënderbeut ndërlidhet edhe me situatën e krijuar me Betejën e Dytë të Kosovës 1448.

Rezistencën e vete heroike shqiptarët e realizuan në vitin 1450 në mbrojte të qytetit të Krujës. Ushtria osmane prej 100 mijë vetash, Sulltan Murati duke pasur me veti edhe birin e tij, sulltanin e ardhshëm, Mehmetin II u nis në ditët e para të majit 1459 në drejtim të Shqipërisë me synim që përfundimisht të thyhet rezistenca shqiptare. Duke kaluar përmes Maqedonisë, ushtria osmane doli në Ohër dhe vazhdoi gjatë luginës së Shkumbinit, arriti në Krujë.  Kronisti bizantin Laonik Halkokondili shkruan: pasi mblodhi të gjithë ushtritë  e Azisë dhe të Evropës”. Skënderbeu i lajmëruar me kohë për këtë ekspeditë të madhe, mori një sër masash mbrojtëse. Epërsia e madhe e ushtrisë osmane, e bënë Skënderbeun të mos u dilte përpara ushtrisë osmane në luginën e Drinit e as në qafën Thanës, por e la ushtrinë osmane të depërtonte dhe të arrinin deri në muret e Krujës. Me 14 maj 1450 nën muret e Krujës arriti ushtria osmane. Skënderbeu brenda në Krujë kishte ushtirnë 1500 ushtarësh nën komandën e Kontit Uran, një nga komandant më të shquar. Skënderbeu me një ushtri prej 8 mijë vetash qëndroi jashtë mureve të Krujës.

Ndonëse iu premtuan shumë shpërblime e dhurata komandantit të Kalasë së Krujës Kontit Uran, për të dorëzuar Kalanë, me vendosmëri ai dha përgjigjeje negative. Qyteti i Krujës bashkë me Kalanë u bombarduan fuqishëm nga artileria osmane. Skënderbeu në krye të 8000  ushtarëve, si një lumë që vërshon siç e përshkruan Barleti, godiste ditë e natë ushtrinë osmane, ndërpriste rrugët e komunikacionit, shpartallonte detashmente ushtarake osmane. Luftimet midis osmanëve dhe shqiptarëve vazhduan prej muajit maj deri më 26 tetor të vitit 1450. Osmanët u tërhoqën nga rrethimi i Kalasë së Krujës, duke pësuar dëme të mëdha në njerëz dhe në fuqinë e vet ushtarake. Nën muret e Krujës rezistenca shqiptare triumfoi me gjakun e derdhur të disa mija vetave të rënë heroikisht në luftë. Studiuesi Falmerajeri shkruan se “këtu mbaroi akti i parë i dramës tragjike të madhe shqiptare”. Pas këtij akti të dramës shqiptarët, Skënderbeu udhëheqësi i arbërve u bë autoritet i më i admiruar në politikën aktuale te kohës. Rezistenca shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut ndikoj pozitivisht në integrimin e fisnikëve shqiptarë. Integrimi dhe forcimi i unionit të përbashkët u bë mundësia më e mirë për të ruajtur lirinë dhe pronat e tyre. Këtë bashkim e përshkruan Gjon Muzaka në Kronikën e tij,  Historia dhe Gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve tregon se Skënderbeu shtiu në dorë shumë krahina të princërve arbëror “.. shkrirja dhe aneksimi i zotërimeve të fisnikëve shqiptarë nga Skënderbeu ndodhte ngaqë ky pra (Skënderbeu) kishte në dorë ushtrinë për luftë, dhe kishin gjithnjë osmanët mbi krye…,”. Skënderbeu filloi të merrte masa të rrepta kundër feudalëve të lëkundshëm, t’i hiqte nga postet që zinin oficerët e paaftë dhe t’i zëvendësonte me oficer të rinj, të aftë dhe besnikë. Për më tepër, ai filloi t’i zhveshte kohë pas kohe bujarët e dyshimtë edhe nga zotërimet feudale të cilat ua shpërndau ushtarëve të dalluar.  Me rritjen e vazhdueshme të pushtetit të Skënderbeut, kufijtë e mëparshëm të zotërimeve të princërve arbëror u kthyen në kufij administrativ shtetëror. Kufijtë e mundshëm të shtetit mesjetar të Skënderbeut, në  kulmin e lulëzimit të vet, shtriheshin në perëndim, me brigjet shqiptare të Adriatikut, që nga Velipoja deri në Seman, me përjashtim të qyteteve të Lezhës dhe të Durrësit, në lindje ato arrinin përtej Drinit të Zi, deri në malet e Korabit, të Kërçinit e të Strogovës, së bashku me grykën e Radikës, në veri ato kufizoheshin me zotërimet e Dukagjinëve, deri te Mati, e në jug deri në afërsi të qytetit të Beratit. Kryeqytet i shtetit të bashkuar u bë Kruja. Ky bashkim ishte i favorshëm për shumë feudalë arbëror, por disa princër si Arianitët dhe Dukagjinët mbetën edhe për një kohë të pavarur në zotërimet e veta.  

Faza e dytë e rezistencës çlirimtare.

Në vitin 1452 sulltan Mehemti II dërgoi dy ekspedita ushtarake osmane me qëllim që ta thyente rezistencën arbëror. Por të dyja këto ekspedita u thyen njëra pas tjetrës, me 21 korrik në afërsi të Modricës, ku u zu rob edhe komandanti osman Hamza Pasha, dhe e dyta pak më vonë në fushën e Meçadit, ku ushtria osmane u thye plotësisht, duke lënë të vrarë edhe komandantin e saj, Talip Pashën. Humbjet ishin të mëdha nga ana osmane por edhe nga radhët e ushtrisë së arbërve pati shumë të vrarë. Në prill 1453, përsëri një ushtri osmane nën komandën e Ibrahim beut, iu afrua Arbërisë, por edhe kjo u mund nga ushtria arbërore në betejën e zhvilluar me 22 prill, në fushën e Pollogut, midis Dibrës dhe Tetovës.

Vitet që pasojën shënojnë lavdinë e heroizmi të shtetit të Skënderbeut. Rezistenca arbërorë, në vitin 1455 duke ndjekur situatën politike rajonale, konkretisht luftën e hungarezëve kundër osmanëve, ndërmori aksionin luftarak për të çliruar Beratin dhe kështjellën e Stetigradit. Në pushtimin e Beratit Skënderbeu i duheshin artileri ngase kështjella ishte e ngritur lartë. Skënderbeu mirëpriti ushtrinë e napapolit si dhe mjetet luftarake të artilerisë sipas marrëveshjes së vitit 1453. Në korrik 1455, Skënderbeu me ushtrinë ku bënin pjesë edhe 2 mijë ushtarë napolitan e rrethoi Beratin. Në fillim ushtria e Skënderbeut arriti suksese, pushtoi qytetin e Beratit, e ngushtoi rrethimin e Kalasë së Beratit. Komandanti osmanë i kërkoi Skënderbeut 15 ditë që të tërhiqej dhe ta dorëzonte kalanë e Beratit. Në pritje të këtij armëpushimi, Skënderbeu mori aksion tjetër sulmues në kështjellën e Sfetigradit të cilën e kishin pushtuar osmanët. Këtë armëpushim e shfrytëzoi ushtria osmane në Kalanë e Beratit të cilës i erdhën në ndihmë forca tjera ushtarake osmane nën udhëheqjen e Isak Bej Evernozit. Ardhjen e ushtrisë osmane e kishte mundësuar dezertimi i Mojsi Golemit i cili ishte komandant i forcave kufitare, dhe i pakënaqur me forcimin e autoritetit te madh dhe pushtetit qeverisës të Skënderbeut, dezertoi në anën osmane dhe nuk e kishte penguar ushtrinë osmane për në Berat. Luftimet tani u vështirësuan për Skënderbeun. Ushtria arbërore pësoi dëme të rënda ushtarake. Ky situatë e rëndë në kampin e Skënderbeut ndikoi edhe në keqësimin e situatës politike. Disa krerë të shquar feudal të nxitur edhe nga Venedikut, duke menduar se tashmë rezistencës arbërore i ka ardhur fundi dhe nuk mund të qëndroi më përballë stuhive të pandalshme osmane dhe pretendimeve permanente të Venedikut në dëm të qyteteve dhe porteve të rëndësishme të Arbërisë, filluan të kërkonin strehim tek shtetet tjera: Dukagjinët u prishën prapë me Skënderbeun dhe kaluan në anën e osmanëve, Mojsi Golemi, Hamza Kastrioti po ashtu kaluan në anën e osmanëve. Gjergj Arianiti kaloi në anën e Venedikaseve. 

Në vitin 1456, një ushtri e madhe osmane prej 15 mijë vetave, nën udhëheqjen e Mojsi Golemit nga Selaniku depërtoi në Dibrën e Epërme. Beteja mes ushtrisë osmane dhe arbërore u zhvillua me 18-20 maj 1456 në Oranik dhe mbaroi në mënyrë katastrofike për ushtrinë osmane dhe vetë Mojsiun. Mojsiu i përbuzur nga Sulltani për disfatën pas dy muajve u kthye në Arbëri dhe i penduar thellë iu dorëzua Skënderbeut. Skënderbeu ia fali fajin dhe ia ktheu Mojsiut të gjitha privilegjet e përparme.

Viti 1457 është një ndër vitet me të rënda që shënohen në historinë e Skënderbeut. Vdekja e Janosh Hunadit në gusht 1456, e rëndoi peshën e rezistencës arbërore. Kalimi i Hamza Kastriotit në anën osmane e rëndoi peshën e rezistencës arbërore. Në korrik të vitit 1457 Sulltan Mehmeti II, nën drejtimin e Hamza Kastriotit dhe Isak bej Evrenozit dërgoi në Arbëri  uhtri të madhe me 80 mijë vetave. Ushtria e Skënderbeut numëronte 20 mijë vetë.  Evernozi huri në luginën e Matit e depërtoi ngadalë drejt Krujës. U zhvilluan ca beteja, dhe ushtria e Skënderbeut vazhdimisht kreu një varg veprimesh ushtarake dhe tërhiqej me shpejtësi. Qëllimi ishte  për t’i bindur osmanët se ushtria e tij ishte shpartalluar. Skënderbeu shpërndau pjesën kryesor të ushytrisë së tij. Kësisoj kampi ushtarak osman mendoi se ushtria arbërore është shpartalluar. Kjo manovër duket se pati suksese, sepse edhe kapiteni venedikas i Durrësit, Marko Diedo me 31 korrik 1457 e njofton Dogjin e Republikës së Venedikut se ”forti larti Skënderbe po bredh nëpër male për të shpëtuar kokën dhe u braktisë nga të gjithë krerët kryesor të rrethit të vet, që shkuan të bashkohen me osamnët. Një përshtypje të tillë fituan edhe komandantë osman, prandaj ushtria e tyre filloj të dëfrehej e shkujdesur. Skënderbeu duke zhfrytëzuar momentin e volitshëm dhe urdhër që të sulmohej kampi ushtarak osman, që gjendej i vendosur në fushën e Albulenës pranë Milotit. Ushtria e shpërndarë osmane nuk arriti të rregullohej. Osmanët lanë në fushën e betejës 20 mijë të vrarë e 1500 të zënë robër. Midis tyre qe edhe Hamza Kastrioti, të cilin Skënderbeu e internoi në Itali.

Rëndësia e fitores së Albulenës për rezistencën arbëror ishte e madhe, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Fitorja në radhë të parë e forcoi unitetin e rezistencës arbërore, kurse në faktorin e jashtëm emri Arbëri ishte bërë i njohur dhe me shumë simpati në tërë Evropën. Vullnetarë të huaj nga vende të ndryshme erdhën në Shqipëri dhe hynë vullnetarë në radhët e ushtrisë arbërore. Skënderbeu pas vdekjes së Huniadit u bë figura kryesore evropiane e luftës kundër osmanëve. Kalorësi anglez shkruan në vitin 1457: “Invazioni i Evropës është i sigurte, sepse ska fuqi tjetër që mund ta bëjë këtë rezistencë po të bjerë kështjella arbërore”. Fitorja e forcave arbërore në betejën e Ujëbardhit (Albulenës), sikur o rikthej shpresat tek projektet papale të kryqëzatës. Papa Kalisti III me rastin e fitores në Ujëbardhë  me 23 dhjetor 1457 e emëroi  Skënderbeun me dekret pontifikal “Kapiten të përgjithshëm të Selisë së Shenjtë’ në luftë kundër osmanëve.

Pas kësaj fitore deri me 1462 në truallin e arbërve nuk pati përleshje të rëndësishme midis ushtrisë arbërore dhe asaj osmane. Në rrethanat e krijuara, në ngritjen e fuqisë ushtarake të Skënderbeut dhe sukseseve të mëdha në përballje luftarake me ushtrinë osmane, ajo ushtri e detyroi Sulltan Mehmeti II të bëjë marrëveshje armëpushimi paqe prej tri vjetësh. Gjatë këtij armëpushimi Skënderbeu i shkoi në ndihmë aleatit të tij mbretit të Napolit Ferdinandit të birin e Alfonsit V në luftën për ta ruajtur fronin mbretëror nga kryengritje e fuqishme e banorëve të Italisë së Jugut të cilët ishin bashkuar me princin francez Rene të Anzhuinëve që pretendonte fronin e mbretërisë së Napolit. Një nga kundërshtarët e Ferdinandit, Xhovani Antonio Orsini, princi i Tarantos, i shkruan një letër Skënderbeut me 31 tetor 1460, me qëllim që Skënderbeu të hiqte dorë nga ekspedita në Itali. Në letër e rekomandon Skënderbeun se kalorësia e tij e lehtë është e pasuksesshme ndaj kalorësisë së rëndë italiane, dhe se nuk do ta ndryshonte fatin e Ferdinandit. Skënderbeu, në përgjigjen që i bëri princit të Tarantos, me 31 tetor 1460, ndër të tjera i tregon edhe arsyen e ekspeditës atje duke i kujtuar atij se Mbreti Alfonsi V ka bërë angazhime dhe luftëra të drejtpërdrejta kundër ushtrisë osmane që synonte të dilte në Itali. Skënderbeu ia kujton princit të Tarantos, se: po të isha mundur unë, sigurisht Italia do ta kishte ndjerë dhe rrjedhimisht ai vend për të cilin ju thoni së është i juaj do të ishte i osmanëve”. Në këtë vështrim, Skënderbeu ia shpjegon se: “më mirë të ndihmoj ky mbret se sa banorët kryengritës dhe anzhuinët që po pretendojnë me marrë fronin mbretëror të Napolit e të cilit nuk kishin dhënë asnjë kontribut në luftë kundër osmanëve”. Më tej Skënderbe në përgjigjen në letrën drejtuar princit të Tarantos i cili kishte gjykuar se ushtria e Skënderbeut është e pa aftë në luftë në Itali, shkruan: ka ndryshuar puna, e në qoftë së kronikat tona nuk gënjejnë, ne quhemi Epirot dhe duhet ta dini se në kohë të tjera, stërgjyshet tanë kanë kaluar në vendin tuaj dhe kanë bërë me romakët luftime të mëdha dhe e dimë se më të shumtën e herës u ndamë me nder se me turp (bëhet fjala për betejat e zhvilluar të mbretit Ilir Pirro në Itali ne vitin 280)” Në gusht të vitit 1461, Skënderbeu me një ushtri prej 2500 vetash u nis për në Itali. Gjendja e mbretit Ferdinand ishte mjaftë e rëndë, kryengritësit italian kishin pushtuar e rrethuar kështjellat e rëndësishme të mbretit Ferdinand. Ushtria e Skënderbeu me aksion të suksesshme arrit që të sprapste kryengritësit në kështjellën Barleta. Skënderbeu me ushtrinë në fund të vitit 1461 arriti që të korrë suksese në kështjellën e Tranit në luftim kundër ushtrisë kryengritëse. Ishin këto fitore që i mundësuan Ferdinandit të mundë kundërshtarët e vet. Sukseset ushtarake të ushtrisë së Skënderbeut, u bënë të njohur edhe në analet e kohës. Duka i Milanos Aleksander Sforca, i shkruan Skënderbeut dhe e falënderon udhëheqësin arbëror për shërbimet e mëdha që ky i kishte bërë jo vetëm mbretërisë së Napolit, po gjithë shteteve italiane duke ndihmuar për eliminimin e ndërhyrjes së dëmshme të Francës në Itali. 

Skënderbeu u kthye në Arbëri me 1462, ku gjet një gjendje jo fotë të qetë. Gjatë këtij viti Sulltan Mehmeti II ndërmori tri ekspedita. Por ushtria e Skënderbeut u bëri pabllë me beteja e zhvilluara në Luginën e Mokrës, në fushën e Pollogut dhe e treta në fund të shtatorit në Livad afër Ohrit. 

Faza e tretë e fundit e Luftës çlirimtare arbërore në kohën e Skënderbeut

Ekspedita ushtarake osmane, thuajse tani të rëndomta për rezistencën shqiptare arritën kulmin e tyre në vitin 1465, ku u ndërmorën katër ekspedita të njëpasnjëshme të udhëhequr nga Ballaban Pasha, një nga ushtarakët më të dëgjuar të kohës të Perandorisë osmane. Ushtria e Sëndërbeut me sukses arriti që të përballet me betejën e zhvilluar në fushën e Vajkalit afër Bukqizës. Ushtria arbërorë pati humbje të mëdha në anën e saj. Shumë ushtarë u zunë robër nga ana e osmanevë bashkë me ta edhe tetë komandant të shquar të ushtrisë së Skënderbeut si: Moisi Golemi, Vlladan Jurica, Muzaka i Angjëlinëve. Në gusht të vitit 1465 në Arbëri hyri ushtria osmane në dy drejtime: njëri drejtim hyri nga Maqedonia nënë komandën e Ballabn Pashës dhe drejtimi tjetër nga Gjirokastra nën drejtimin e Jakup Arnautit . Ushtrai e Skënderbeut së pari e theu ushtrinë e Ballaban Pashës në fushën e Vajkalit, dhe pasë disa ditësh po ashtu u mposht ushtria osmane tjetër në fushën e Kasharit, ku mbet i vrarë edhe Jakup Arnauti renegat dhe i biri i feudalit të shquar arbëror Teodor Muzaka.

Sakrifica supreme e rezistencës shqiptare arrihet në vitin 1467 e cila ndaj ushtrisë shumë të madhe osmane, nën Kalanë e Krujës e mbrojti me suksese lirinë e vendit. Duke menduar se ishte momenti i volitshëm për ta shkatërruar rezistencën arbërore, Sulltan Mehemti II vendosi të vinte vetë në Arbëri. Në qershor 1466, në krye të armatës së jeniçerëve dhe të ushtrive të Anadollit dhe të Rumelisë prej mëse 150 mijë vetë, duke ardhur nga Manastri hyri në Arbëri. Kronisti osmanë Kemal Pashazade për këtë ekspeditë thonë se këtë radhë “fatihu kishte vendosur të shtypte me çdo kusht rezistencën arbërore”. Sulltani e ndau ushtrinë në dy pjesë: njëra e rrethoi kalanë e Krujës, ndërsa pjesa tjetër e ushtrisë osmane u vu në ndjekje të një pjesë të ushtrisë së Skënderbeut e cila rëndomtë rrinte jashtë mureve të kalas. Kronisti osmane Qemail Pashë Zadeja shkruan: “për shkak të dëmve të mëdha që pësuan me arbërit, ushtria osmane u tregu e tmerrshme dhe s’lanë bimë mbi tokë”.  

Për ashpërsinë e osmanëve në këtë luftë tregon kronisti osmanTaursun , i cili thotë: me urdhër të Padishahut u vra cilido që u zu i gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër”. Popullata arbërore duke e ditur për rrezikun që iu kanosej nga ushtria osmane, kësaj radhe braktisën vendbanimet në fushat dhe lugina, duke u tërhejkur në vende më të sigurta në thellësi të bjeshkëve ta mëdha. Repartet osmane të stërvitura në luftimet e maleve, i ndoqën arbrit deri në thellësi, por kudo ndeshën në rezistencë të vendosur. Kronist osmane Pashazade shkrua: “luftëtari më i dobët i tyre është nga më trimat në fushën e luftës, dhe ndonëse ai ka një hark prej druri me disa shigjeta, prapëseprapë është më i fortë se hekuri”. Me gjithë luftime të ashpëra, arbërit heroikisht kudo i bënë rezistencë armikut. Kronisti osmanë Tursuni shkruan: “arbërit janë të lindur për të kundërshtuar e për tu mos u bindur”. Kronisti bizantin Kritobuli njofton për qëndresën deri në vetëflijim të popullatës arbërorë e cila nuk bënte pjesë në repartet ushtarake duke u hedhur poshtë në humnera dhe shkëmbinj të mëdhenj, por se në çfarëdo rrethane ata nuk pranonin të binin robër tek ushtria osmane. Pjesa tjetër e ushtrisë osmane e rrethoi Krujën. Skënderbeu në Krujë kishte repartin ushtarak prej 4 mijë vetave nën komandën e Tanush Topisë, dhe vetë ai me një ushtri prej 3 mijë vetave qëndronte jashtë. Muret e Krujës u goditën fortë nga artileria osmane. Skënderbeu si edhe më parë nga jashtë, me sulmet e tija të shpeshta u shkaktonte dëme të mëdha ushtrive të panumërta të osmanëve. Për t’i siguruar një pikëmbështetje të sigurte ushtrisë osmane, Mehmeti II kishte rindërtuar qysh në Korrik kalanë e vjetër të rrënuar të Valmit, të cilës ia vuri emrin Ilbasan (vend që sundon). Sulltan Mehmeti vetë për dy muaji me radhë e drejtoi operacionin e luftimeve në Krujë. Në muajin gushte Sulltan Mehmeti II u largu nga Kruja duke e lënë për udhëheqës të ushtrisë osamne Ballaban Pashën me 80 mijë ushtarë të cilët e mbanin të rrethuar Krujën. Sulltan Mehmeti II duke u kthyer me ushtrinë e tij gjatë rrugës prej Elbasanit për në Dibër, ai rrethoi dhe e pushtoi qytezën e Çidhnës, ku ishin strehuar rreth 10 mijë gra, pleq e familje, në tentim për tu fshehur nga ushtritë osmane, dhe në shenjë hakmarrje u vranë dhe u morën robër. Ushtria osmane gjatë kohës së qëndrimit në Arbëri e kishte shkatërruar në mënyrë të pamëshirshme vendin, sa s’kishte mbetur, si thotë Qemal Pashë-Zadeja, “ Ai (Padishau-Sulltan Mehmeti II) shkatërroi vendin rreth e rrotull, rrëmbeu bagëtinë e gjallë, theu çdo pemë dhe prishi arat e mbjella”. 

Gjendja në Arbëri ishte e rëndë, Skënderbeu nuk kishte as të holla, as municion, as ushqim të mjaftueshëm për të vazhduar luftën. Kështu, Skënderbeu, iu drejtua aleatëve për ndihmë. Nëpër disa shtete dërgoi përfaqësuesit, djalin Gjonin e dërgoi në Venedik, kurse vetë ai shkoi në Romë të Papa Pali II për ti bindur për nevojat e ndihmës. Në romë Skënderbeu arrit me 12 dhjetor 1466. Qyteti i Romës e priti në mënyrë madhështore, turmat e shumta njerëzisht të pabesueshme rendën për ta parë dhe për ta nderuar. Vetë Papa Pali II organizoj pritje madhështore që gji i kishte befasuar edhe ambasadorët e Milanit, të cilët nga përshtypjet e ditës së parë në Romë, shkruanin: papa i kishte bërë nderime të mëdha duke nxjerrë për ta pritur të gjitha familjet e kardinalëve, familjen e vet, dhe shumë prelatëve dhe oborrtarëve të tjerë… për nderim dhe shoqërim ishin ftuar të gjithë ne, ambasadorët”. Me 24 dhjetor në natën e Krishtlindjes, Papa Pali II në mesin gjithë klerit të lartë të Romës dhe personaliteteve tjera u ftua edhe Skënderbeu, me qrast ai u nderu nga Papa me dhurata simbolike: një shpatë dhe kësule, si shenjë nderim për luftën e madhe duke e quajtur “Aleksandër të epirotëve”. Megjithatë Skënderbeu nuk e mori ndihmën e duhur nga Selia e Shenjtë e Papës. Selia Papale ia akordoi ndihmën prej 5 mijë dukatesh Skënderbeut krejt në fund të qëndrimit të tij në Romë. Skënderbeu ishte i pakënaqur me ndihmat që u akordua nga Selia e Shenjtë. Pakënaqësinë e Skënderbeut e dëshmojnë raporti i ambasadorëve Lorenzo de Pasaro e Agostino de Rossi drejtuar dukës së Milanit me 24 janar 1467, ku Skënderbeu ishte shprehur qartë për mos përkrahjen e Selisë së Shenjtë duke thënë: “nuk duhet luftuar kundër osmanëve, por kundër kishës”  Nga Roma Skënderbeu  shkoi në Napoli te aleati për të kërkuar ndihmën e duhur. Edhe Napoli nuk i i dha veçse ndihma të kufizuara: disa ushqime e municione dhe një mijë dukatë. 

Në fillim të prillit 1467 Skënderbeu u kthye në Arbëri, dhe iu drejtua masave popullore për të bërë sakrificën e fundit supreme ndaj atdheut. Masat popullore si kurdoherë edhe tani iu përgjigjen thirrjes së udhëheqësit të tyre. Pasi organizoi ushtrinë së bashku me repartet ushtarake të Lekë Dukagjinit, shpartalloi ushtrinë osmane që mbante të rrethuar Krujën. Vetë udhëheqësi i ushtrisë osmane Ballaban Pasha mbet i vrarë. Skënderbeu u përpoq dhe e rrethoi Elbasanin, por duke mos pasur artileri, nuk arriti që të shtinë në dorë. 

Rezistencën arbërore në muret e Krujës, Sulltan Mehmeti II e konsideronte tani si problemin kryesor të qëllimit të politikës së tij, përgatitjen e ekspeditës ushtarake për në Itali. Në korrik të viti 1467 ai, dërgoi në Arbëri një ekspeditë të madhe ushtarake për të rrethuar Krujën qendrën e rezistencës arbërore. Gjatë rrugëtimit të ushtrisë osmane në Arbëri u ndesh në shumë vende me sulme nga radhët ushtarake arbërore si në Buzursheku (në luginën e Shkumbinit). Pre e sulmeve të ushtrisë osmane ishin edhe qyteti i Durrësit dhe ai i Shkodrës, ku ushtria osmane beri plaçkitje e shkatërrime të mëdha. Ushtria e Skënderbeut u mbrojte me heroizëm të lartë në  Krujë qendrën e rezistencës arbërore. Ushtria osmane nuk arriti që ta mposhte rezistencën arbërore nën muret e Krujës. Kritobuli kronisti bizantin shkruan: “duke e parë se do të ishte e pamundur ta merrte me sul me anën e armëve”. Sulltan Mehmeti II u largu turpshëm në gusht të vitit 1467, duke e lënë një pjesë të ushtrisë së tij që ta vazhdonte rrethimin e Krujës. Mospresenca e Sulltan Mehmeti II ndikoi tek ushtria osmane e cila shumë shpejtë u shpartallua. Rezistenca arbërore me suksese të madhe arrin që të rezistoj me suksese në qytetin e Krujës. Megjithatë situata ekonomike dhe materiale në ven ishte keqësuar si pasojë e luftërave të gjata dhe shumë të mëdha të cilat kishin shpenzime të mëdha ekonomike. Ndihmat e premtuar dhe të pritura nga vendet aleate të Italisë qenë shumë të pakta. Tani në këtë kohë vetëm Venediku shfaqi interesim më të shtuar ndaj rezistencës arbërore, dhe kjo për shkake të frikës së saj për pushtimin e Vlorës dhe pjesë bregdetare arbërore që nuk ishte pushtuar ende nga osmanët. Me qëllim të riorganizimit të vendit, Skënderbeu në Janar të viti 1468 thirri Kuvendin e Lezhës ku u bënë bashkë krerët feudalë arbërore ndaj kërkesave që kërkonte koha. Në ndërkohë një ushtri osmane rreth 15 mijë vetash e ardhur nga Kosova sulmoi qytetin e Shkodrës. Ushtria arbërore korri sukses duke sprapsur ushtrinë osmane. Me 17 janar 1468, Skënderbeu i cili ishte i sëmurë vdiq i mbuluar me një lavdi të përjetshme. Ai u varros në Katedralen e Shën Kollit.     

Rezume

Rezistenca çlirimtare e ndodhur në kohën e Skënderbeut, është periudha e cila me suksese u bëri ballë sulmeve të shumta e me kapacitete të mëdha ushtarake osmane të cilat u mundën përpara qëndresës heroike arbërore, rëndësinë e së cilën do ta ndjej edhe qytetërimi evropian në atë kohë. Platformën e rezistencës për liri të vendit Skënderbeu e hartoi në Kuvendin e Lezhës të vitit 1444. Mbi bazën e kësaj platforme ushtria arbërore e kohës së Skënderbeut luftoi pa u reshtur edhe kundër Venedikut e cila synonte që ta merrte krejt bregdetin arbërorë, dhe po ashtu cenonte në vazhdimësi luftën e rezistencës arbërorë duke arrite që të vendos politikë përçarëse ndërmjet krerëve të shquar feudal arbëror. Skënderbeu në sajë të kërkesave të domosdoshme për të riorganizua dhe për ta fuqizua rezistencën arbërore mori masa tjera centralizuese feudale,  riorganizo ushtrinë me ndërrime të pozitave ushtarake e administrative të udhëheqësve, duke shpërndarë prona feudale që shkonin në drejtim të forcimit të rezistencës si dhe duke i ndalur me forcë synimet separatiste të  feudalët arbërore që shfaqeshin të pakënaqur në pikëpamjet e tyre anticentraliste të Shtetit të Skënderbeut. Skënderbeu arriti që me rezistencë të madhe me luftëra të shumta ta bashkon tërë popullin për liri dhe mbrojtje të vendit. Në këto luftëra Skënderbeu u bë një ndër strateget ushtarak më të mëdhenj të kohës, strateg i shkëlqyeshëm me aftësi të rralla për t’u gjetur kurdoherë sipas rastit. Ai arriti me suksese të mbronte qytetin e Krujës në tri përpjekjet e ushtrisë osmane e cila kishte ardhure më forca të shumta ushtarake e me armatim më të sofistikuar të kohës. Në tërësi lufta arbërorë në udhëheqjen e Skënderbeut është luftë mbrojtëse. Skënderbeu nuk ndërmori luftëra ofensive, sepse një luftë e tillë ishte jashtë fuqive dhe mundësive të popullatës arbërore e cila ekonomikisht përballje me rrethana të vështira si dhe në numër ushtarakisht ishte jo e madhe. Lufta e popullit arbërore në kohën e Skënderbeut ndonëse me rëndësi ndërkombëtare, pak ishte ndihmuar nga shtetet e huaja. Për luftën e popullit arbërore të kohës së Skënderbeut janë shkruar shumë vepra, janë bërë piktura të çmueshme në artin botëror dhe përderisa në botë të ketë përjetime dhe raporte jo të barabarta midis shtetit të madh dhe të vogël, lufta e popullit arbërore në epokën e Skënderbeut do të jetë shembull për popujt që luftojnë për liri dhe pavarësi.

Që këtej për merita ndaj jetës dhe veprës, në shumë qendra të Evropës dhe SHBA gjatë shekujve të mëvonshëm u ngritën shumë përmendore e sheshe  kushtuar kryeheroit shqiptar, u shkrua një numër shumë i madh veprash për kryetrimin tonë. Ngritja e përmendoreve të Skënderbeut në qendra të Evropës u tregon miqve tanë për qenien tonë si komb dhe fisnikërinë e vlerave tona evropiane. 

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan në vitin 2005, me rastin e 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, kishte nxjerr rezolutë, e cila lavdëron shqiptarët kudo për nderimin që i bëjnë prijësit të tyre trim, heroit dhe birit të tyre, Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe kërkon nga qeveria amerikane që të punojnë me partnerët e vet evropianë për shpejtimin e integrimit të Shqipërisë dhe të një Kosove të lirë në Bashkimin Evropian, në njohje të kontributit dhe sakrificës që dha Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe populli shqiptar në shpëtimin e Evropës Perëndimore nga dominimi otoman. Sot, Shqipëri është anëtare e NATO-së, kurse me 17 shkurt 2008 Kosova është shpallur shtet sovran i pavarur dhe demokratik.

Këtë  shkrim si prolog për shënimin e 618-vjetorit të ditëlindjes të Skënderbeut në Arbëri po e përmbyllim me Arbëreshët e Italisë të cilët në një këngë të tyre që këndohet nga koha e motit të madh- koha e Skënderbeut thonë: “Skënderbeu gëzohet dhe zbret nga qielli kur janë bashkë gjithë arbëreshët”, pra gjithë shqiptarët, edhe ne besojmë dhe shpresojmë se një ditë ai i madhi Skënderbe dhe shqiptarët të jenë të bashkuar, pra të gëzuar. 

Filed Under: Opinion

JEMI NJË KOMB I KRIJUAR NGA ALFABETI

November 23, 2023 by s p

Jemi shndërruar në model të një institucioni që arrin t’i shkrijë, unifikojë e përbrendësojë të gjitha virtytet e homo balkanikusit, duke gjetur gjuhën e komunikimi jo vetëm ndërmjet vete si shqiptarë, madje as vetëm me shqiptarët e rajonit, por edhe me bashkëqytetarët tanë të komuniteteve të tjera etnike e religjioze.

Nga Skender ASANI

U bënë saktë 115 vjet qëkur në Manastir u publikua lajmi i Komisionit të Kongresit se ata ishin dakorduar që prej atij çasti e këndej shqiptarët ta shkruajnë gjuhën e tyre me alfabetin latin. Filologët i kanë shpjegimet e tyre, se kështu u zgjidh problemi i shkrimit të shqipes në korpusin e gjuhëve indoeuropiane, politologët i kanë interpretimet e tyre, se kështu shqiptarët zgjodhën të jenë në anën perëndimore të historisë, historianët i kanë artikulimet e tyre, se kjo ishte një rrjedhojë e angazhimit të lëvizjes sonë kombëtare, sociologët i kanë trajtimet e tyre, se kështu po përvijohej nacionalizmi shqiptar, por e vërteta e të vërtetave është se ky Kongres po e unifikonte një komb, po e trajtësonte një gjuhë dhe po e lindte një kulturë.

Prandaj, shumë të nderuar pjesëmarrës të këtij solemniteti, 22 nëntori nuk është një kremte dosido për një ngjarje periferike dhe për një vendim për çështje teknike e praktike. Nëse nuk do të tingëllonte si ekzagjerim, do të pohoja se pikërisht më 22 nëntor iu vu emri kombit tonë. Kishin kaluar disa shekuj nën sundimin osman dhe ndarjet në vilajete të ndryshme, por edhe ndarjet e brendshme krahinore, dialektore e religjioze, kishin prodhuar një gjendje heterogjene të kombit. Andaj, Kongresi i Alfabetit ishte çasti i rinjohjes dhe krijimit të indit lidhor të një kombi që kriter të unitetit do ta kishte pikërisht alfabetin, rrjedhimisht gjuhën shqipe, prej së cilës edhe derivoi emri shqiptar.

E kur jemi në këtë ditë, ajo që duhet theksuar e që nuk është më pak e rëndësishme është se kjo ditë është festë shtetërore në Maqedoninë e Veriut. Madje, përveç kësaj, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndahet çmimi shtetëror “22 Nëntori” dhe kjo ditë çdo vit po shndërrohet në festën më të rëndësishme të shqiptarëve në Maqedoni. E që pesha e kësaj feste të jetë edhe më e madhe, ashtu si sivjet, secilin vit është Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ajo që në mënyrë institucionale i qaset kremtimit të saj, duke u bërë partner i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve për organizimin e manifestimit “Ditët e alfabetit”. Ndonëse qeveria kështu shpreh respektin dhe detyrimin e saj kundrejt shqiptarëve, megjithatë si drejtues i këtij institucioni do të doja t’i falënderoj për këtë bashkëpunim.

E kur jemi te mirënjohjet, ajo që dua ta vë në spikamë sot është edhe një moment shumë i rëndësishëm për ne. Sivjet, për herë të parë, në “Ditët e alfabetit” i bëmë bashkë tre akademitë e shkencave të rajonit tonë, të Maqedonisë së Veriut, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Kjo përveçse simbolikë e mirë, është edhe një ogur i mirë se cila është perspektiva jonë si shtete, si popuj dhe si klasë akademike. Duke i lënë prapa nesh ndarjet dhe paragjykimet e së kaluarës, ne në këto “Ditë të Alfabetit” u bëmë bashkë duke i folur njëri-tjetrit në gjuhën e shkencës dhe të prodhimtarisë shkencore e kulturore. Zaten, kjo është “esperantoja” e Ballkanit tonë. Natyrisht, jo më pak të rëndësishme ishin edhe institucionet e tjera që na nderuan, dhe kjo bëri që ne për disa ditë të bëhemi një fole akademike e vlerësimit dhe promovimit të veprimtarisë shkencore të ndërsjellë.

Kulminacioni dhe madhështia e ditëlindjes së alfabetit përplotësohet edhe me ditëlindjen e Institutit tonë. Në këtë 16-vjetor të themelimit, ne, pa modesti, mund themi se jemi shndërruar në model të një institucioni që arrin t’i shkrijë, unifikojë e përbrendësojë të gjitha virtytet e homo balkanikusit, duke gjetur gjuhën e komunikimi jo vetëm ndërmjet vete si shqiptarë, madje as vetëm me shqiptarët e rajonit, por edhe me bashkëqytetarët tanë të komuniteteve të tjera etnike e religjioze, ndërsa pa e tepruar do të themi se ne prijmë pikërisht në afirmimin e tolerancës, gjë që nuk i ka ikur as vlerësimit të institucioneve relevante ndërkombëtare, siç është Departamenti i Shtetit Amerikan, që për ne është mirënjohje e veçantë dhe inkurajim se në cilën rrugë duhet të ecim. Një vlerësim i tillë e ka shtuar edhe më tepër garancinë e të qenit të Instituti tonë një faktor ndërgjegjësimi qytetar, pikërisht në kohën kur nga rajone të ndryshme të botës vijnë lajme të këqija të prishjes së raporteve në mes të shteteve dhe popujve.

Prandaj, duke shënuar 115-vjetorin e festës së alfabetit, në përmbyllje të edicionit të pestë të manifestimit tonë tradicional shkencoro-kulturor “Ditët e alfabetit”, si dhe përvjetorin e 16-të të themelimit të Institutit tonë, sigurisht që kjo ngjarje nuk është vetëm solemne, por edhe një shkollë që na ligjëron përbotshëm për rëndësinë e çastit dhe vendimeve që janë marrë në Kongresin e Manastirit.

Që këtu dëshiroj t’ua uroj të gjithë shqiptarëve ditëlindjen e 115-të të alfabetit, t’ua uroj kolegëve të mi ditëlindjen e 16-të të Institutit dhe t’i falënderoj të gjithë të tjerët që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë iu bashkuan këtij edicioni të “Ditëve të alfabetit” dhe sot kësaj feste.

Rruga jonë vazhdon, sepse ne – siç e thashë në hapje të këtij edicioni – jemi një komb i krijuar nga alfabeti dhe jemi një institucion i krijuar në Ditën e Alfabetit.

(Fjalë e mbajtur në përmbyllje të edicionit të pestë të manifestimit shkencoro-kulturor “Ditët e alfabetit”, më 22 nëntor 2023)

Filed Under: Ekonomi

Nderim jetës dhe veprës së Heroit Kombëtar Hasan Prishtina

November 23, 2023 by s p

Mehmet Prishtina/

Jam i lumtur dhe me i forte se kurrë me pare sepse pikërisht në krahun e djathte kam Gjeneralin me Shajak Dibranin e madh Elez Isufi – Ndreu, ndërsa këtu bashke me mua ndodhen pasardhësit e themeltareve te Pavarësisë se Shqipërisë, pasardhës të Isa Boletinit, pasardhës të Idriz Seferit, pasardhës të Shaban Polluzhës, pasardhës të Azem Bejtes.

Jemi mbledh për një moment krejt të veçante, sot pas më shumë se 100 vite, në Dibër na bashkon Hasan Prishtina, Heroi Kombëtar i cili 100 vite më pare, do ta përfaqësonte Dibrën në Parlamentin Shqiptar. Tani ai po kthehet në Dibër i derdhur në bronz, përkrah Gjeneralit me Shajak Heroit Kombëtar Elez Isufi Ndreu, të dy së bashku nuk kursyen asgjë për çështjen kombëtare, nga sot ata do të jene bashkë në Dibrën heroike për të përçuar mesazhin e bashkimit kombëtar.

Hasan Prishtina, ishte njëri ndër ideologët kryesorë të çlirimit dhe bashkimi kombëtar të shqiptarëve. Vepra dhe tërë jeta e tij kanë qenë të lidhura me fatin e kombit e Atdheut. Me një natyrë të çiltër, tejet komunikues, i dashur dhe i përkushtuar për bashkatdhetarët e vërtetë e të devotshëm, në anën tjetër të karakterit të tij ai ishte kundërshtar i pa kompromis kundër kolaboracionistëve dhe politikanëve që bënin pazare mbi kurriz të popullit. Në luftë për të realizuar aspiratat kombëtare, ishte i vetëdijshëm se duheshin bërë sa e sa sakrifica. Ishte në shënjestër të forcave reaksionare të Perandorisë turke por edhe të shteteve grabitçare të Ballkanit. Në rrugën e tij jetësore iu kishte përmbajtur motos: “Mue n’idenë teme patriotike nuk ka mujtë as nuk do të mujë me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e tanë armiqve! Ka me më shtrue vetëm vdekja”. Kredoja e tij jetësore, trimëria dhe temperamenti tipik i shqiptarit me prejardhje nga Drenica, (zona spartane të Shqipërisë ndër shekuj), bënë që në qenien e tij të manifestoheshin vetitë më karakteristike të shqiptarit intelektual dhe luftëtar në të njëjtën kohë, demokrat dhe atdhetar ndër më të dalluarit e kohës. Qëndrimi i tij i palëkundur në zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare, bëri që jeta dhe vepra e Hasan Prishtinë të mbetet burim frymëzimi për të gjithë idealistët e kombit deri te Adem Demaçi, Adem Jashari dhe të gjithë trimat e trimëreshat e tri ushtrive tona çlirimtare. Emri i Hasan Prishtinës është emër nderi e respekti për brezat liridashës të shqiptarëve.

Hasan Prishtina mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës 1920 dhe në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Më 7 dhjetor 1921, Hasan Prishtina krijoi kabinetin qeveritar që ekzistoj për pak ditë. Në këtë kabinet morën pjesë Zija Dibra si Ministër i Luftës, Luigj Gurakuqi si Ministër i Brendshëm, Fan Noli si Ministër i Punëve të Jashtme, Hoxhë Kadriu si Ministër i Drejtësisë, Kristo Dako si Ministër i Arsimit, Ahmet Dakli si Ministër i Financave, Haki Tefiku si Ministër i Punëve Botore dhe Bajram Curri si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë. Forcat kundërshtare shfrytëzuan situatën e tensionuar me Jugosllavinë, për rrëzimin e kësaj qeverie. Shquhet si luftëtar për mbrojtjen e “Zonës neutrale” të Junikut nga forcat serbe, si udhëheqës i lëvizjes nacionalçlirimtare dhe i çetave kryengritëse në Kosovë kundër sundimit serb.

Telegrami i gjetur në Arkivin e Shtetit në Tiranë dëshmon se në janar 1921, si kryetar i Komitetit të Kosovës, Hasan Prishtina niste një letër nga Shkodra, të shkruar në frëngjisht, drejtuar Ministrisë britanike të Punëve të Jashtme, ku ai listonte disa nga krimet serbe në Kosovë, Dibër e Lumë në periudhën 1918-1920. Hasan Prishtina përshkroi vrasjen e 20.000 burrave dhe 1500 grave në Kosovë, si dhe djegien e 168 fshatrave dhe 4769 shtëpive, duke shtuar se për vetëm tri ditë të fund gushtit 1920 ishin vrarë 250 shqiptarë dhe ishin djegur 7800 shtëpi në krahinat e Dibrës dhe Lumës.

Në veprimtarinë e tij do të ketë pengesa të mëdha, si nga ana e shteteve ballkanike, Serbisë, Greqisë, Malit të Zi, Bullgarisë, të përkrahura nga Fuqitë e mëdha, sidomos nga Rusia e Franca, dhe nga shqiptarë, nga Esat Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Ceno Kryeziu, etj.

Më 13 gusht të vitit 1933 u vra në Selanik nga dora tradhtare. Në vitin 1977, në kuadër te 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Shteti Shqiptar riatdhesoj eshtrat e Hasan Prishtinë. Sot eshtrat e Heroit Kombëtar Hasan Prishtina pushojnë në Kukës, dikur Qarku i Kosovës.

Nderim jetës dhe veprës së Heroit Kombëtar Hasan Prishtina

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT