• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2023

BURRAT E KOMBIT S’ HIDHEN NË HARRESË

November 16, 2023 by s p

Ismail Arsllani/

Çka i thoshin Mehmetriza Murtezanit-Gegës, inspektorët e UDB-së në Tetovë. -Kalvari i Gegës fillon në mars të vitit 1948, kur emërohet mësues në Nerasht të Tetovës, ku pas një muaji shpallet “informbyroist” dhe dërgohet për hetuesi në Beograd. -Si e zunë organet e Sigurimit Shtetëror “Mandelën tetovar”, me afishe në Shkup. -Gega ishte prijës dhe ideolog i rinisë tetovare për demonstratat e 1968-ës.

Tashmë kanë kaluar 55 vjet nga demonstratat e njohura të Tetovës të mbajtura më 22-23 dhjetor 1968, të parat në Maqedoni, në kohën e komunizmit më të egër, të ushtruar me shumë persekutime mbi popullin shqiptar në ish-Jugosllavi. Me këtë rast, me pietet të posaçëm kujtohet i pari i grupit, ideologu i këtyre demonstratave që tronditën regjimin komunist të atij shteti, i cili ishte i padrejtë me shqiptarët. Ishte ky Mehmetriza Murtezani – Gega nga Tetova, patrioti sypatrembur për çështjen kombëtare shqiptare, një atdhetar i madh, i cili sakrifikoi veten dhe familjen, për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve.

Për kauzën shqiptare ishte angazhuar që në moshën më të re, duke shndërruar jetën e tij në një “skëterrë”, prapa grilave të burgut të Idrizovës në Shkup. Veprimtarinë e tij atdhetare e vazhdoi edhe pas paraqitjes së pluralizmit partiak (1990), kur iu vu në shërbim të popullit, duke marrë pjesë në shumë tubime, protesta, shënim-data, jubile, konferenca, tryeza etj., duke ndihmuar edhe punën e partive politike shqiptare, pa u përcaktuar për asnjë parti, me të vetmin qëllim që të sendërtoheshin synimet shekullore të shqiptarëve.

Mehmetriza Gega ishte i dashur, i mirëpritur dhe i respektuar kudo ku paraqitej mes popullit. Njerëzit e afronin me respekt të veçantë, sepse e nderonin si një veprimtar të dëshmuar me kohë, si një njeri me guxim deri në fanatizëm, njeri që kishte vuajtje në shpirt dhe zemër, të cilat i bartte nga burgjet ndëshkuese komuniste. Një kohë, Gegën e njihnin edhe si “Mandela i Tetovës”, sepse shumë vite kishte kaluar në burgje, për veprimtari ilegale politike e patriotike. Inspektorët e SPB të Tetovës e këshillonin që të mos merrej me politikë: “Politika është një lavire, së cilës ia sheh sherrin!”, i thoshin sa herë që para tyre s’pranonte se është marrë me politikë. Gjithçka që bëri, ishte për të mirën e popullit të vet dhe asnjëherë nuk u tremb nga pasojat.

Shtigjet jetësore të tij ishin përplot vuajtje, persekutime e dënime të rënda me burg. Duke kujtuar fillimet e veprimit të vet atdhetar, kishte thënë: “Në mars të vitit 1948, zura punë në shkollën fillore të fshatit Nerasht të Tetovës. Ishte kohë e Informbyrosë. Vetëm një muaj më pas, pa kurrfarë shpjegimesh, më arrestojnë dhe më dërgojnë në një burg të hetuesisë në Beograd, me pretekst se jam informbyroist. Kur panë se nuk jam as informbyroist dhe as komunist, pas një muaji më lëshuan nga burgu”, kishte shpaluar autorit të këtij punimi, këto kujtime përplot me vuajtje e përndjekje, që në vitin 2005, derisa Mehmetriza Gega ishte në jetë.

Nga burgu hetues i Beogradit sërish ishte kthyer në shkollën e Nerashtit, ku me angazhimin e tij dhe të kolegëve kishte shtuar numrin e nxënësve prej 60 në 240 sish, duke përfshirë edhe shtimin e numrit të vajzave. Pas katër vjet pune të suksesshme, e transferojnë në fshatin Grupçin, ku, pas një kohe të shkurtër, Inspektorati i Arsimit e kishte pezulluar nga puna.

“Nuk e di shkakun e largimit tim nga puna, por supozoja se ishim tepër të angazhuar në përfshirjen e nxënësve shqiptarë nëpër shkolla, përderisa pushteti punonte në një kurs tjetër, për hapjen e shkollave turke, në vitet 1950-1952”, ishte shprehur Gega.

Ishte kjo një kohë e zymtë për shqiptarët, të cilët, për shkak të presioneve të shumta të pushtetit të atëhershëm, detyroheshin të shpërnguleshin për në Turqi. Arsimtarët ishin ata që pengonin këtë proces të projektuar nga pushtetarët, ndaj dhe vazhdimisht ishin të përndjekur. Sistemi i egër komunist i asaj kohe nuk lejonte veprimtari legale, andaj ata vepronin në konspiracion dhe në ilegalitet të plotë, duke përgatitur dhe duke shpërndarë afishe me këto përmbajtje: “Mos shkoni në Turqi!”, “Vendi ynë është këtu!”, “Këtu do ta gjejmë lirinë!” etj.

Një ditë, nga ato të mes-viteve të 50-ta të shekullit të kaluar, organet e sigurimit shtetëror e kishin zënë në rrugë Gegën me afishe e parulla të shkruara, që duhej t’i shpërndante në rrethinën e Shkupit, ndaj dhe e kishin arrestuar. Pasojnë pesë muaj hetime të mundimshme në Tetovë, Gostivar dhe Shkup. Ndërkaq, aktakuza e ngarkonte për diçka krejt tjetër, “për shkëputje të këtyre viseve të Jugosllavisë dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë”. Për këtë shkak, me kodin penal të legjislaturës së atëhershme, dënohet me 10 vjet heqje lirie në burgun e Idrizovës, prej të cilëve 5 vjet në izolim të plotë. Pas afër shtatë vjetësh vuajtje dënimi, me një amnisti të përgjithshme, lirohet nga burgu në mars të vitit 1962.

Pas gjashtë vjet jete jashtë grilave të burgut, menjëherë pas shpërthimit të demonstratave shqiptare në Tetovë, më 22 e 23 dhjetor të vitit 1968, organet e sigurimit shtetëror sërish e arrestojnë Mehmetriza Gegën, si ideolog kryesor.

“Kisha bërë disa vjet stazh pune në fabrikën e tekstilit “Teteks” të Tetovës, kur më 24 dhjetor, një ditë pas demonstratave në Tetovë, sërish më arrestojnë organet e sigurimit shtetëror dhe më mbyllin në Burgun e Tetovës. Pas dy javë keqtrajtimesh, ma dorëzojnë aktakuzën, në të cilën cilësohem si prijës i “demonstratave armiqësore” të vitit 1968 në Tetovë, ndërsa aty ishin radhitur edhe emrat e 14 personave të tjerë të “grupit”, në mesin e të cilëve kishte studentë, arsimtarë, punëtorë etj. Sipas aktakuzës, “kjo organizatë ka dashur që me dhunë ta bëjë shkëputjen e viseve perëndimore të Maqedonisë dhe bashkimin e tyre me Kosovën dhe Shqipërinë”.

Hetimet kishin zgjatur 5-6 muaj, deri në gjysmën e vitit 1969, kur në Gjykatën e Qarkut në Shkup kishte filluar procesi gjyqësor. “Prokurori më akuzonte për atë që kisha vënë në spikamë padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve në një shoqëri socialiste, ku të gjithë duhej të ishin të barabartë, pavarësisht nga përkatësia kombëtare”, shprehej me atë rast Gega, duke shtuar se kishte vërtetuar me argumente se ka shumë diskriminime që u bëhen shqiptarëve, përballë maqedonasve, të cilët kishin të gjitha të drejtat.

Sipas tij, gjykimi kishte qenë i inskenuar dhe kishte momente tragjike-komike, sepse dëshmitarët, të cilët ishin “përpunuar” nga policia, dilnin qesharakë gjatë seancave gjyqësore. “Ashtu siç mund të pritej nga organet e një sistemi totalitar, pas një procesi gjyqësor që zgjati një muaj, trupi gjykues më dënoi me shtatë vjet heqje lirie, të cilën e kam vuajtur në burgun e Idrizovës, prej nga, me një vit amnisti, lirohem më 24 dhjetor të vitit 1974, në përvjetorin e gjashtë të demonstratave të Tetovës”, kishte deklaruar asokohe, Mehmetriza Gega, në një bisedë me autorin e këtij shkrimi, të cilën pranoi ta bëjë, ndonëse ishte në moshë të shtyrë dhe në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Filed Under: Kronike

Më 16 nëntor 1990 falet namazi pas 23 vitesh në Xhaminë e Plumbit në Shkodër

November 16, 2023 by s p

Nga Albert Vataj/

Ishte e pabesueshme. Një atmosferë që do ta kishte të vështirë ta përshkruante çdokush. Njerëz nga të katër anët kishin vërshuar nën këmbët e kalasë legjendare të Rozafatit dhe prisnin me padurim një zë që do të ngrohte shpresat, do të ndizte flakadanin e besimit, do të rikthente shpirtin e blatuar në adhurim për Zotin, mbi rrënojat 23-vjeçare të ndalimit, perskutimit dhe shkatërrimit.

Më 16 nëntor 1990 në Shkodër, në themelet e gërmadhave më të përbinshme të ateizmit komunist, në qytetin e traditave si kulturore, qytetare ashtu dhe religjoze, një grup qytetarësh, shumica të rinj, morën nismën e guximshme për të hapur xhaminë e Plumbit, për të falur xhumanë, për të ripërtërirë fenë, për të rifituar të drejtën e ushtrimit të lirë të besimit fetar. Një rol të rëndësishëm në këtë veprimtari luajti imam, Hafiz Sabri Koçi – i burgosur për 20 vite, deri më 1986, për arsye të besimin e tij fetar. Kjo veprimtari ku morën pjesë rreth 50 mijë vetë nga Shkodra e fshatrat përreth, pasonte meshën e pak ditëve më parë, të besimtarëve katolikë shkodranë, të udhehequr nga Dom Simon Jubani, bashkëvuajtës në burg me imam Hafiz Sabri Koçin. Kjo ditë nuk erdhi rastësisht. Ishin dëshirat dhe ëndrrat e një populli, të ndrydhura e të heshtura, që u përpin me vrull. Rinia shkodrane, duke marrë bekimin e prindërve dhe të moshuarve iu përvesh punës. Do të ishte kleriku i njohur e i nderuar mysliman, 69-vjeçari Haxhi Hafiz Sabri Koçi, i burgosur për shumë vjet nga regjimi komunist, ai që do këndonte Ezanin dhe do falte xhumanë pas 23 vitesh heshtje dhe përpëlitjeje nën persekucion dhe panik për të pranuar Zotin. Në shtëpinë e familjes Myftia, u bënë shumë takime nga rinia dhe besimtarët e vjetër shkodranë, mëtojnë burimet e asokohëshme. Kjo familje me tradita të vjetra kulturore, fetare dhe atdhetare, nga gjiri i së cilës kishin dalë klerikë të nderuar të besimit mysliman, në ato ditë të vështira, kur diktatura komuniste vazhdonte krimet e saj, pa marrë parasysh rreziqet, priti me bujari Hafiz Sabri Koçin. Të rinjtë, për siguri nga ndonjë incident i organizuar apo dhe i rastit, e morën Hafizin natën, pa gdhirë, dhe e çuan në shtëpinë e familjes së nderuar Myftia, pranë xhamisë. Djemtë e kësaj familjeje e shumë qytetarë të tjerë, e përcollën përmes popullit deri në tribunën e ngritur para Xhamisë së Plumbit. Dëshmitarët e asaj kohe kujtojnë se si pak çaste para fillimit të ceremonisë, Hafiz Sabri Koçi kërkoi që një djalë i ri duhet të hapte këtë ritual dhe t’ia jepte fjalën atij. Rasim Sokoli ishte ai që mes njerëzve të mbledhur, thirri një djalë, Ardian Golemin, i nipi i Haxhi Hafiz Abaz Golemit, dhe bashkë me të dhe Hafiz Sabri Koçin, hipën në tribunë, ndërsa i gjithë sheshi para xhamisë ishte mbushur si asnjëherë. Atë ditë e gjithë Shkodra ishte në këmbë. Që në orët e para të mëngjesit, njerëzit lëviznin nga të gjitha drejtimet: nga ura e Bahçallëkut, nga ura e Bunës, nga Tophana, nga Parruca, nga Perashi, nga Tepja dhe Ajasma po grumbulloheshin në sheshin e Xhamisë së Plumbit, në oborret e shtëpive. Lajmi ishte përhapur në çdo familje, në heshtje, dhe tashmë ishte fakt i kryer. Besimtarët myslimanë dhe bashkë me to të gjithë qytetarët shkodranë pa dallim feje, do i riktheheshin riteve fetare.

Një nga nismëtarët për hapjen e Xhamisë së Plumbit në Shkodër, Mit’hat Myftia, flet për ditët që besimtarët myslimanë filluan të përgatiteshin për faljen e madhe. Më 8 nëntor 1990, në qytetin e Shkodrës u hap shpejt fjala se Xhamia e Plumbit do të ishte gati për besimtarët më 9 nëntor, që i takonte ditë e xhuma (e premte), ditë e shenjtë për myslimanët. Por kjo nuk u bë e mundur.

Edhe pse nuk u arrit të bëhej falja, besimtarët kanë punuar për ta kthyer xhaminë në kushtet optimale për të kryer faljen. Më 16 nëntor 1990, që i takonte sërish ditë e xhuma, u arrit të kryhej falja, të cilën e drejtoi Hafiz Sabri Koçi. Kur dhe si filloi puna për hapjen e Xhamisë së Plumbit? Puna për hapjen e xhamisë filloi që më datë 8 nëntor. Ishte ideja që ajo të mund të ishte gati për besimtarët më datë 9 nëntor, që i binte të ishte e xhuma (e premte). Me disa miq e shokë jemi mbledhur te xhamia më datë 8 nëntor. Xhamia ishte e gjitha e mbuluar nga ferrat, nga balta dhe dherat, pasi kur dilte Drini, ajo përmbytej duke lënë në të shumë inerte. Iniciativa jonë ishte marrë vesh në gjithë qytetin dhe më datën 9 nëntor rreth xhamisë ishte mbledhur një grumbull i madh njerëzish. Grupi ynë që kishim marrë këtë iniciativë përbëhej nga unë, nga im vëlla Abdullah Myftia, Pëllumb Sauku, Agron Dibra, Eljaz Pateriku. Po pse nuk u fillua më herët hapja e xhamisë? E ka thanë një fjalë Dom Simon Jubani, disa e kishin lepurin në bark, disa e braktisën, por ata që e kanë pasur traditë, arritën të mblidheshin për të punuar për hapjen e xhamisë. Cilat ishin pengesat kryesore në ditët kur punohej për hapjen e xhamisë? Në ato ditë, pengesë kryesore ka qenë Dega e Brendshme. Ndërsa sa i takon Sigurimit të Shtetit, sigurisht që bëri punën e vet. Fillimisht jemi thirrur në Degën e Brendshme nga shefi i policisë, Dilaver Papare. Kam qenë unë, Bash Bilali, dhe katër të tjerë. Pasi ai mbaroi me ne, na thirri dhe shefi i degës. Në korridor kam dëgjuar këtë bashkëbisedim mes zyrtarëve: “Tani merru ti me katolikët, unë po merrem me myslimanët”. Në atë moment e kuptova që në të njëjtën ndërtesë e për të njëjtën çështje ishin edhe katolikët. Ata kishin thirrur meshën më 4 nëntor dhe më 11 nëntor. Na u tha se nuk lejohet që të bëhen grumbullime, se këto grumbullime janë të paligjshme, e nga këto justifikime. I thamë se jemi të vendosur ta bëjmë dhe nuk lëvizim nga vendimi ynë. Atëherë na u tha se nëse do të bënim këto grumbullime, do na duhej leje nga Dega. Kemi bërë kërkesë me shkrim në Degën e Brendshme që të nesërmen dhe më 16 nëntor na u dha leja për të bërë faljen normale në xhami. Këtë procedurë e kemi ndjekur për tri të premte me radhë, më pas nuk morëm më leje për të bërë faljen. Nga vajtjet e ardhjet në Degën e Brendshme kemi marrë vesh se gjithçka që flitej rreth e rrotull xhamisë shkonte në veshin e Sigurimit. Prandaj vendosëm që të mos bënim më biseda përjashta, të gjitha bëheshin në shtëpinë time, që gjendet afër xhamisë, vend ku ka qëndruar dhe Hafiz Sabri Koçi. Si shkoi dita e caktuar për hapjen e xhamisë? Edhe atë ditë, pra më 16 nëntor, kur ishte caktuar hapja zyrtare e xhamisë, ka pasur disa pengesa. E para ishte informacioni se unë do të arrestohesha. Në ndërmarrjen ku kam punuar, drejtorin e kam pasur shok të ngushtë, pasi njiheshim prej vitesh. Donin të më arrestonin me të dalë nga ndërmarrja, në mënyrë që të mos isha pjesë e ceremonisë së hapjes së xhamisë. Duke qenë se informacioni më erdhi nga drejtori, atëherë unë arrita të dal nga ndërmarrja me qëllimin për të shkuar në spital, me pretendimin se isha sëmurë. Kam dalë me mjekun e ndërmarrjes për t’u drejtuar për nga spitali, i shoqëruar me një shok timin të ngushtë, Jul Darragjatin. Ata menduan se unë po shkoja në spital, prandaj nuk më ngacmuan më. Ne dolëm për nga spitali, por pastaj u kthyem në xhami. Një frikë tjetër ishte edhe ndonjë ngjarje e inskenuar në xhami. Një nga pyetjet që më ka bërë atëherë Dilaver Paparja ishte se, “nëse ndodh diçka në xhami, kush e merr përsipër përgjegjësinë”. I kam thënë se “nëse kjo gjë ndodh brenda xhamisë, atëherë përgjegjësia është e jona, nëse ndodh jashtë saj, atëherë ajo është e juaja”. A morët pjesë në meshën e parë të katolikëve, organizuar në varrezat e Rrmajit? Po, kemi qenë në meshën e parë të katolikëve, e cila u bë në varrezat e Rrmajit. Atëherë isha caktuar si sekretar, ndërsa Hafiz Sabri Koçi ishte kryetari i Komunitetit. Kemi qenë për një vizitë në shtëpinë e Dom Simon Jubanit, priftit që çoi meshën e katolikëve më 4 nëntor, më pas, më 16 nëntor ishte Dom Simon Jubani që bëri vizitë në shtëpinë e Hafiz Sabri Koçit. Ka pasur kontribute nga të dyja palët për të ndihmuar njëra-tjetrën. Suvatimin e pjesës hyrëse të Xhamisë së Plumbit e ka bërë një murator katolik. Për të gjithë këtë organizim të madh dhe të përkryer për kohën kanë kontribuuar të gjitha moshat, nuk është e vërtetë që ka qenë vetëm rinia, por të gjitha moshat kanë kontribuuar për këto ngjarje. Cili ishte mesazhi që u përcoll nga të dyja ceremonitë që u organizuan brenda një kohe të shkurtër? Mesazhi ishte se vetë feja sjell lirinë, besimin në Zot dhe në komunikimin mes njëri-tjetrit. Pavarësisht, nëse je mysliman apo kristian, të gjithë njerëzit e Zotit janë vëllezër.

Filed Under: Histori

Dom Nikollë Kaçorri, atdheu dhe kisha

November 16, 2023 by s p

Çelo Hoxha/

Në 28 nëntor 1912 nisi thurja e narrativës shtetërore shqiptare, e cila është rrëfyer e vazhdon të rrëfehet e shmangur nga boshti i krijimit origjinal. Shumë rrallë, në mos hiç, është thënë që Shqipëria nuk do të ishte krijuar, nëse pjesa dërrmuese e popullsisë do të kishte ngritur krye ndaj diskriminimit pozitiv. Kjo dëshmohet qartë nga procesverbalet e mbledhjeve të Kuvendit Kombëtar të Vlorës në lidhje me krijimin e kabinetit të parë. Për shkak të autoritetit të kryetarit dhe mirëkuptimit të delegatëve votimi për qeverinë rezultoi formal, por përfundimi ishte më i miri i të mundshmes.

Kryetari i qeverisë kishte menduar që në kabinetin e tij të përfshinte figura të njohura në Shqipëri e jashtë saj dhe, njëkohësisht, të pëlqyera nga Europa dhe Stambolli. Me këtë ide në mendje, në 3 dhjetor 1912, në mbledhjen e katërt të Kuvendit Kombëtar, Ismail Bej Vlora paraqiti përpara delegatëve gjashtë emrat që ai mendonte se i plotësonin të gjitha kushtet. Zoti Jorgji (Babë Dudë) Karbunara shprehu keqardhjen që në listën e kryetarit të qeverisë nuk gjendej asnjë i krishterë. Pandeli Cale, Dhimitër Berati, dhe Qemal bej Elbasani, u solidarizuan me shqetësimin e tij. Në mbledhjen tjetër, të nesërmen, Ismail beu propozoi një mënyrë të re për zgjedhjen e ministrave, duke thënë: “Fuqinë që e kam unë në këtë çështje j’a le kuvendit… Kuvendi le të sgjedhë tetë veta, jo shtatë siç kishim thënë, që të jenë katër të krishterë e katër musulmanë.” Dhe ashtu u bë.

Votimi respektoi këshillën e babait të Shqipërisë. Pas votimit, kabineti i parë në historinë e shtetit shqiptar kishte katër anëtarë myslimanë dhe katër të krishterë. Sipas procesverbaleve, në termin kabinet nuk përfshihej posti i kryeministrit dhe zëvendësit të tij. Dom Nikollë Kaçorri, nuk u zgjodh me votim nënkryetar i qeverisë, por ai ishte një figurë që nuk mund të lihej jashtë kabinetit në asnjë mënyrë dhe për asnjë asrye.

Dom Nikollë Kaçorri lindi në 1868, në fshatin Krej të krahinës së Lurës, në një familje laramane – një pjesë katolikë, një pjesë myslimanë. Me propozimin e abatit të Mirditës, prindërit e dërguan në shkollën e jezuitëve në Shkodër që, kur të rritej, të bëhej meshtar i kishës katolike. Pas seminarit jezuit, Nikolla shkoi në Itali për të vazhduar studimet në shkollën teologjike të propagandës Fide. Pas studimeve të larta, në 1890 u shugurua prift. Tre vjet më vonë ai u emërua famullitar në kishën katolike të Durrësit. Më vonë u emërua zëvendësarqipeshkv. Me disa ndërprerje të shkurtëra, për 24 katër vjet, derisa sa vdiq në 1917, punoi në shërbim të kishës.

Edith Durham e përshkruan “interesant” takimin me priftin katolik të Durrësit, të cilin e takoi gjatë vizitës së saj në Shqipëri, 1904, ndërsa priftin si “një njeri të errët, me sy të kthjelltë, që të gjitha energjitë e tij ia kishte kushtuar fesë së tij, ashtu siç ishte porositur nga stërgjyshërit e tij të cilët nuk do t’ia falnin fajin po të bënte lëshimin më të vogël nga rruga e drejtë.”

Durrësi i rinisë së Nikollë Kaçorrit ishte thuajse një qytet i huaj, pa asgjë shqiptare veç banorëve. Sipas historianit Hajredin Isufi, në fund të shekullit të 19-të Durrësi ishte një qytet modest me rreth 600 familje (afësisht tre mijë banorë), nga të cilat rreth 360 i përkisnin besimit mysliman, rreth 200 besimit ortodoks dhe rreth 40 besimit katolik. Në 1897, në qytetin e Durrësit kishte 5 shkolla fillore të huaja: dy turqisht, për myslimanët, dy greqisht, për ortodoksët dhe një italisht, për katolikët. Gjithashtu kishte dhe një shkollë plotore në turqisht (ruzhdie), një shkollë fetare në arabaisht dhe asnjë shkollë shqipe. Në gjithë sanxhakun e Durrësit kishte 48 shkolla turke, 2 greke dhe një italisht; gjithsej 51 shkolla, prej të cilave asnjëra në shqip.

Edit Durham jep këto statistika për Durrësin në fillim të shekullit të ri: “Prej të 1000 shtëpive që ka Durrrësi vetëm 120 janë katolikësh.”

Dom Nikollë Kaçorri u vendos në Durrës në 1893 e në këtë periudhë nis dhe veprmitaria e tij e shumfishtë: prift në kishë, mësues në shkollën e ngritur nga Austro-Hungaria dhe veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare ku mundej. Një nga nxënësit e tij në shkollën e Durrësit e kujton Dom Nikollë Kaçorrin si të parin person “që na kalli në zemër atdhedashurinë”.

Përdorimi i shqipes në shkolla nuk pengohej vetëm nga Porta e Lartë dhe Patriakana, mungesa e një alfabeti të njësuar ishte një pengesë e madhe. Shoqëri të ndryshme shqiptare ose organe të ndryshme shtypi, të cilat botoheshin kryesisht jashtë trojeve shqiptare, përdornin alfabete të ndryshme. Shoqëria e Shkronjëzave të Stambollit, Shoqëria Gjuhësore Bashkimi, dhe Shoqëria Letrare Agimi përdornin alfabete të ndryshme. Dy shoqëritë e fundit vepronin në komunitetin katolik në Shqipëri dhe kishin mosmarrëveshje me njëra-tjetrën në lidhje me alfabetin. Për të shmangur përçarjen e mundshme të komunitetit katolik shqiptar, në 30 prill-5 maj 1902 u mbajt Konferenca Gjuhësore në Shkodër, me qëllim a) caktimin e alfabetit unik të gjuhës shqipe, b) përcaktimin e drejtshkrimit të përshtatshëm dhe c) formimin e shoqërisë për përhapjen e shkrimit shqip. Nga të gjithë pjesëmarrësit, Dom Nikollë Kaçorri vlen të veçohet: ai ishte për alfabetin e Stambollit, nuk e firmosi letrën që u propozua t’i dërgohej Ministrisë së Jashtme të Austro-Hungarisë dhe ishte pjesëmarrës i padëshiruar nga organizatorët, të cilët bënë presion që ardhja e tij të anullohej. Dom Nikollë Kaçorri dëshironte një alfabet që nuk do të krijonte “përçarje me shqiptarët toskë”. Kjo çështje, në fakt, u zgjidh gjashtë vjet më vonë, kur Kongresi i Manastirit miratoi dy alfabete, të cilat më vonë u shkrinë natyrshëm në një, në alfabetin që përdorim sot: me parimin fonetik të Stambollit (toskëve), dhe parimin e Bashkimit (katolikëve) për krijimin e diftongjeve me gërma latine. Pak a shumë, gjërat u zgjidhën ashtu siç dëshironte Dom Nikollë Kaçorri, në interes të bashkimit kombëtar.

Dom Nikollë Kaçorri bëri përpjekje dhe për botimin e alfabetit të Konstadin Kristoforidhit. Nga alfabeti nuk gjenden gjurmë në shkrimin e shqipes, por është dëshmi i përpjekjeve të shqiptarëve për të shkruar gjuhën e tyre. Djemtë e rilindasit të madh, të cilët zotëronin alfabetin e babait, ia shitën atë qeverisë greke, aty nga fundi i vitit 1900, për 170 napolona flori dhe 75 ekzemplarë të veprës së botuar. Nën presionin e patriotëve shqiptarë, mes të cilëve dhe Dom Nikollë Kaçorri, Stefan Kristoforidhi e denoncoi marrëveshjen me Greqinë, por qeveria greke nuk e ktheu dorëshkrimin. Kristoforidhi u arrestua nga xhandarmëria osmane dhe mes sendeve të konsfiskuara ishin dhe disa libra shqip. Sipas raportimit të zëvendëskonsullit grek në Durrës, burimi i librave shqip ishte Dom Nikollë Kaçorri. Kështu ai hyri në listat e shtetasve të dyshimtë të Perandorisë Osmane.

Duke shfrytëzuar dashamirësinë e Vjenës për kulturën shqiptare dhe marrëdhëniet e tij të mira me konsujt e austro-hungarezë në Durrës e Shkodër, Dom Nikollë Kaçorri ishte personi kyç për futjen e librave shqip në Durrës. Ekzemplarët e gazetës Albania të Faik Konicës, e cila kishte dilte që prej 1896, mbërrinin në adresën e famullisë së Durrësit. Dom Nikollë Kaçorri bëri të pamundurën për të shtirë në dorë, sa mësoi ekzistencën e tij, një libër të titulluar Historia e Shqipërisë. Me ndihmën e Vjenës, ekzemplarët e parë të librit që “ndikonte shumë për bashkimin kombëtar, përmes traditave kombëtare që përcillte” mbërrinë në Durrës në mesin e marsit 1899.

Problemi tjetër, veç mungesës së teksteve, ishte leximi i kufizuar i tyre. Dom Nikollë Kaçorri krijoi një grup të vogël personash që dinin shkrim e këndim dhe, në mungesë të shkollave shqipe, ata filluan të bënin lexim të matrialeve shqip në grupe të vogla. Konsulli austro-hungarez në Durrës vërente se “libri shqip në Durrës shpërndahej si një trakt me rëndësi, duke kaluar dorë më dorë.” Punën e patriotëve shqiptarë, propaganda greke, me burime financiare më të bollshme, mundohej ta konkuronte me shpërndarjen e gazetave falas, siç ishte gazeta Astir, e cila dilte në shqip, por me alfabetin grek. Shqiptarët morën menjëherë masat e tyre për t’iu kundërpërgjigjur dhe bilanci i betejës gjendet në një raport të konsullit austro-hungarez në Durrës: gazeta Astir u braktis nga të gjithë lexuesit ortodoksë, katolikë apo myslimanë. Në këtë periudhë nisi të vinte në Durrës Drita e Shahin Kolonjës, e cila vinte nga deti, me varkat e ulqinakëve dhe durrsakëve, por dhe me karvanet e kuajve që bënin tregëti. Gjurmët e këtij komunikimi gjenden dhe në letrat që durrsakët dërgonin në redaksinë e gazetës në Sofje, mes të cilëve shkruante dhe vetë Dom Nikollë Kaçorri.

Dalëngadalë, veprimtaria e Dom Nikollë Kaçorrit, veç detyrës së kishës, filloi të zhvendoset gjithnjë e më shumë nga kulturore në politike. Kontakti direkt i priftit me gjendjen e vështirë ekonomike e banorëve të juridiksionit fetar të Durrësit mendohet se ka qenë nxitja kryesore e përfshirjes së Dom Nikollë Kaçorrit në politikë, megjithëse edhe veprimtaria arsinore në gjuhën shqipe kishte dimesionin e saj politik. Ekonomia shqiptare në fillim të shekullit të 20-të ishte thuajse agrare dhe mirëqenia e banorëve nuk varej krejtësisht nga përpjekjet e tyre. Për shebmull, vera e vitit 1900 u shoqërua me një thatësirë ekstreme dhe për pasojë hambarët e zahiresë mbetën bosh. Gjatë dimrit njerëzit trokitën në dyert e kishave me fëmijët për dore, të dyja palët e kishin të shkruar urinë në fytyrat e tyre thatanike. Klerikët ndodheshin në gjendje kritike dhe nuk kishin shumë mundësi për ndihmë. Kisha iu dretjua Vjenës, nën mbrojtjen e së cilës ishte, por ajo nuk pranoi të ndihmonte, me shpjegimin se nuk ishte në gjendje të përballonte shumën financiare që iu kërkua. Pa përgjigjes negative të perandorisë, Dom Nikollë Kaçorri kontaktoi kosullatën italiane në Durrës, e cila u tregua e gatshme. Kështu filloi të cilësohej si agjent i Italisë, në raportet e diplomatëve austro-hungarezë, prifti shqiptar që trokiti ku mundi për të siguruar ushqim për njerëzit e uritur.

Varfëria dhe detyrimet e taksave për t’u paguar krijuan tension mes banorëve dhe administratës osmane që rezultoi me kryengritje të shpeshta gjithë juridiksionin e Durrësit, ku mund të veçohet qëndresa e Kurbinit, e cila vazhdoi, me ulje ngritje, disa vjet. Klerikët katolikë, mes tyre Dom Nikollë Kaçorri dhe famullitari i Laçit, At Shtjefën Gjeçovi, mbajtën anën e kryengritësve, të cilët udhëhiqeshin nga paria e lokaliteteve, dhe për këtë iu desh të dilnin dhe kundër Vjenës. Administarata osmane e Durrësit kishte dijeni për veprimtarinë e Dom Nikollë Kaçorrit dhe kishte tentuar ta arrestonte që në 1903, si “kundërshtar i urdhëresave të qeveritarëve osmanë në Durrës dhe kundërshtar i sulltanit,” por pa sukses. Ndërkohë kishte nisur dhe procesi hetimor nga prokuroria osmane. Dom Nikollë Kaçorri i shmangej hetimeve duke shfrytëzuar të drejtën ekumenike që një klerik nuk mund të thirrej për hetime në një zyrë civle. Në vjeshtën e vitit 1905, ai organizoi tre kuvende në Delbnishit, me krerët e Kurbinit, i pari në vjeshtë 1905, i dyti në maj dhe i treti në gusht 1906. Kërkesat e kuvendeve ishin të karakterit lokal, me ndryshime në përshtaje me fazën në të cilën ndodhej rezistenca. Në kuvendin e dytë, për shembull, i kërkuan armë Vjenës, e cila e refuzoi kërkesën. “Shpirti i qëndresës antiosmane të Kurbinit dhe frymëzuesi i luftës së armatosur të kurbinasve”, tashmë ishte larguar nga Durrësi dhe strehohej në fshatra, kryesisht në zonën e Kurbinit. Qëndresa e kurbinasve vazhdoi, shpesh me luftime të ashpra, por në fund, të ndodhur nën presionin e Stambollit dhe të Vjenës, në 29 prill 1907, rezistenca rreth katërvjeçare mori fund me marrëveshjen e Milotit, e cila, sigurisht, nuk u respektua nga pala e administratës osmane.

Për Dom Nikollë Kaçorrin, vitet që pasuan deri në shpalljen e pavarësisë ishin të ngjeshura me veprimtari politike me format kombëtar. Në Kongresin e Manastirit, 14-22 nëntor 1908, ai shkoi me staturën e një veprimtari të rëndësishëm për lëvizjen kombëtare, i cili kishte dhënë mësime shqipeje, kishte përhapur librin shqip, kishte furnizuar kryegritësit me armë, kishte udhëhequr kryengritjet, me pak fjalë, kishte punuar për kombin në të gjitha format. Në Kongresin e Dibrës, në verën e 1909-ës, pjesëmarrja e Dom Nikollë Kaçorrit dhe delegatëve të tjerë të Durrësit u minua nga administrata osmane e qytetit, e cila e konsideroi të parregullt mbledhjen që caktoi delegatët. Dom Nikollë Kaçorri reagoi rreptë, e dorëzoi mandantin e tij në mënyrë demonstrative. Kudo që bëhej kongres atëkohë, Durrësi e kishte delegat të padiskutueshëm Dom Nikollë Kaçorrin. Në Kongresin Arsimor të Elbasanit, sipas Hajredin Isufit, atij iu bë një pritje heroi: “Kur hyri Dom Nikollë Kaçorri në sallë, tërë të pranishmit u ngritën në këmbë dhe e mirëseardhën me duartrokitje të stuhishme, që vazhduan për minuta të tëra.”

Në 1908 konsullata greke e vlerësonte priftin katolik të Durrësit si njeri me shumë ndikim jo vetëm në Durrës, por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, i cili nuk e kishte ndërprerë asnjë çast punën në dobi të çështjes shqiptare dhe bashkëpunimin me patriotët e tjerë. Në këtë kohë ai e kishte sulmuar hapur qeverinë greke, në mitingje popullore, dhe veprimtarinë e saj për greqizimin e Shqipërisë.

I armiqësuar me austro-hungarezët, osmanët dhe grekët, mbështetja e vetme e Dom Nikollë Kaçorrit në këtë kohë kishin mbetur shqiptarët e pafuqishëm ta mbronin dhe Zoti që e vuri sërish në provë. Në 17 qershor 1910, nga një kontroll në Shijak i arkave të arkipeshkvisë, të cilat ishin nisur nga Durrësi për në Delbinisht, u zbuluan tre pushkë, 180 fishekë dhe një letër që mbyllej me thirrjen “Rrofshin kosovarët!” dhe firmën e famullitarit. Dom Nikollë Kaçorri u arrestua dhe u dënua nga gjykata ushtarake me katër vjet punë të detyruar. Gjatë bastisjes që iu bë banesës së tij, prifti ishte hedhur për t’i marrë armën xhandarit, por gjykata e konsideroi këtë thjesht një akt rebelimi dhe jo kundërshtim i organeve të ruajtjes së rendit publik. Në këtë gjykim ka një shfaqje fisnikërie, Dom Nikollë Kaçorri gjykohej politikisht dhe gjykata nuk preferoi ta vulgarizonte veprimtarinë e tij. Rezultati i këtij gjyqi ishte: dhjetë muaj më vonë, kur Dom Nikolla u lirua, u shtuan vizitorët në dhomën e tij pranë famullisë.

Periudha nga lirimi prej burgut, mars 1910, deri në shpalljen e pavarësisë, 28 nëntor 1912, mund të përshkrohet si kthim i Dom Nikollë Kaçorrit në veprimtarinë e tij bazë: udhëtime në krahina të ndryshme, organizime kryengritjesh, furnizim i luftëtarëve me armë, gjithçka në shërbim të arritjes së krijimit të shtetit shqiptar. Kur mbërriti në Vlorë ai zuri vend natyrshëm në krah të Ismail beut, në odën e pavarësisë dhe në qeveri.

Me vetëdijen se anëtarët e kërij kabineti do të përmendeshin dhe më vonë Shqipëri, baronesha gjermane Marie Amelie Frein von Godin, e cila ndodhej atëkohë në Shqipëri, u bëri nga portret të shkurtër gjithë anëtarëve të qeverisë dhe i botoi në një librë. Nënkryetarit të qeverisë, Dom Nikollë Kaçorrit, i janë kushtuar rreshtat më dashamirëse prej saj. Sipas saj, Dom Nikollë Kaçorri ishte i zgjuar, i shkolluar, plot jetë, i sjellshëm, me përvojë, përfaqësuesi i vërtetë i së drejtës në Qeverinë e Përkohshme, i vetmi që ndante, në një farë mase, drejtimin e kabinetit të parë shqiptar me Ismail beun, dhe i vetmi që kishte kurajon ta kundërshtonte atë.

Në 4 mars 1913, ai i dërgoi kryetarit të qeverisë një letër ku i kërkonte shpjegime në lidhje me ankorimin e një anijeje luftarake greke në skelën e Vlorës në 27 shkurt 1913. Ai ishte i shqetësuar që anija kishte ankoruar pa kundërshtime, ekuipazhi i saj kishte lëvizur lirisht në qytet dhe në anije kishin shkuar disa shqiptarëve të cilët kishin bërë të njëjtën gjë herët e tjera që anijet greke kishin ndalur në port, si pjesë e presionit ndaj Vlorës në kohën që zhvillohej lufta për mbrotjen, nga ana e shqiptarëve, dhe marrjen, nga ana e grekëve, e Janinës. Nënkryetari i qeverisë dyshonte se kryetari punonte, dhe këtë e shpreh dhe në letër, fshehtas nga ai. Përgjigja e letrës nuk dihet, por në 30 mars 1913 Dom Nikollë Kaçorri dha dorëheqjen nga detyra. Pas Mid’hat Frashërit në 14 mars, kjo ishte dorëheqja e dytë në kabinetin parë dhe gjithë historinë qeveritare të Shqipërisë.

Një vit më vonë erdhi në Shqipëri Princ Vidi. Sekretari i tij, D. Heaton Armstrong, shkruan në kujtimet e tij se Dom Nikollë Kaçorri, “një karakter tjetër interesant”, e mirëpriti monarkun e ri dhe i dha mbështetjen e tij; “ai u bë një nga udhëheqësit e pjesës nacionaliste ose demokrate dhe laujti një rol të rëndësishëm në qytet, megjithëse ndikimi i tij nuk njihej në qarqet qeveritare.”

Ai nuk mori më asnjë detyrë qeveritare, deri në fund të jetës së tij. Në vitet 1914-17 ai iu kështua lehtësimit të halleve të Shqipërisë në luftë: duke u kujdesur për viktimat, të cilat ishin njerëz të larguar nga terrori grek apo serb, të plagosur në luftime, të internuar etj. Në ndihmën e të plagosurve, për një kohë ai bashkëpunoi dhe me Baroneshën Marie Amalie Frein von Godin dhe Edith Durhamin, të cilat ndodheshin në Durrës. Në fillim të shkurtit 1917, ai u nis për një kontroll mjekësor në Austri dhe u kthye në Shqipëri 94 vjet më vonë, një grusht eshtrash në një qese. Vdiq në 29 maj 1917.

Pamja e kthimit të eshtrave të tij në atdhe, në 2011, ishte një karikaturë e atdheut që ai e kishte patur, siç shprehet baronesha Von Godin, më afër zemrës se kisha. Eshtrat e tij u kthyen me përpjekjet e kishës dhe jo të qeverisë shqiptare.

Shënim: Për këtë artikull janë konsultuar disa libra. Në variantin origjinal të shkrimit janë specifikuar hollësisht referencat e sakta. Për natyrën eseistike të revistës, nuk janë përfshirë në këtë botim. Librat e konsultuar janë: Hajredin Isufi, Feja dhe Flamuri: Dom Nikollë Kaçorri, Pegi, Tiranë 2008; Lef Nosi, Dokumente historike 1912-1918, Shtypshkronja Nënë Tereza, Tiranë, 2007; Marie Amelie Frein von Godin, Nga Shqipëria e re, Botimet Koçi, Tiranë, 2007; Edith Durham, Brenga e Ballkanit, Argeta-LMG, Tiranë 2009; D. Heaton Armstrong, Princ Vidi, Shqipëria gjashtë muaj mbretëri, AIIS, Tiranë 2008; si dhe fondi personal i Dom Nikollë Kaçorrit në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë.

Foto: wikipedia.org

Shenja/ 2012

Filed Under: Opinion

“Thesaret Labe” me këngë në buzë në TV, Shkollat Shqipe “Alba Life” dhe nëpër Diasporë, New York

November 16, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Ka qenë ëndërr e kahershme jona si TV dhe e shkollave shqipe “Alba Life” të sillnim një grup lab nga Shqipëria dhe kjo për arsyen e thjeshtë se deri më sot nuk ka qenë i ftuar ndonjë grup lab në Diasporë.  Natyrisht nuk është e lehtë për angazhime të tille se marrin shumë energji, kohë, pasi dihet se si koha fluturon në Amerikë, por kur këto grupe sjellin histori, kulturë, traditë kombëtare sidomos për brezin e ri, ja vlen.  Grupi “Thesaret Labe” erdhi si shqiponjë nga Atdheu ynë Shqipëria dhe u mirëpritën me duartrokitje kudo ku shkuan.  Kështu në Shkollat Shqipe “Alba Life” në Brooklyn dhe në Bronx ata u mirëpritën me plot dashuri nga mësueset Fatlinda Gashi, Rozeta Daci, Kade Lajqi, Mehrije Shala, Helena Ujkaj, gjithë nxënësit dhe prindërit.  Interpretimet e tyre brilante labe magjepsën publikun duke filluar me këngën për Kosovën martire me vargjet si: 

Tungjatjeta moj Kosovë,

Vjen nga motër Labëria, 

Të bekoi Zoti me dorë,

Kemi një gjak të dyja.

Polifonia popullore shqiptare është në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO.  Me të drejtë Dr. Valbona Zylo Watkins në darkën e shtruar në shtëpinë tonë me grupin lab iu tha se për gjeneratat tona, fëmijët tanë, nxënësit e shkollave shqipe është shumë frymëzuese takimi me ju sepse ata i shikojnë direkt kostumet e traditës dhe dëgjojnë nga afër këngën e mahnitshme labe.  

“Thesaret Labe”  me anëtarë të grupit si: Viktor Aliu, Drejtor artistik dhe solist, Pëllumb Alia, poet dhe solist, Margarita Shehaj, solist, Adnand Aliu solist, Gëzim Aliu solist, Valter Aliu solist, Zylyftar Alia iso morën pjesë si të ftuar special në Festivalin e 31-t shqiptar të organizuar nga Qendra “Nënë Terezë” pranë Kishes “Zoja e Shkodrës” Harstedale, NY.  Ishte një festival madhështor me skena dhe mjedise lluksoze në Purchase University.

Grupe, artistë të ndryshëm nga gjithë Amerika si dhe nxënësit e Shkollave Shqipe “Alba Life” ne NY, Ambasador i Kombit interpretuan denjësisht në Festivalin e 31-t që iu kushtua 115 Vjetorit të Kongresit të Manastirit organizuar nga Qendra “Nënë Tereza” pranë Kishës “Zoja e Shkodrës”.  

Dukej si një bekim nga Kisha “Zoja e Shkodrës” ky institucion i shenjtë atdhetar!

Thesaret Labe ishin të ftuar në aktivitetin e mirëorganizuar me plot shqiptarë nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej” inc. ku në nderim të Ditës Flamurit u organizua promovimi i dy librave “Scanderbeg” dhe “Iskander Soldier of the Cross” me autor Halit Daci ushtarak shqiptar në pension. Në fund të performancës së tyre z. Mark Qehaja në emër të Bordit të Shoqatës “Skënderbej” vlerësoi me pllakën e mirënjohjes grupin “Thesaret Labe” me këtë motivacion: Në mirënjohje të kulturës, këngës labe dhe traditave folklorike të historisë kombëtare shqiptare. Kjo çertificatë jepet në Ditën e Flamurit dhe të promovimit të librave për Skënderbeun nga Bordi i Drejtorëve të Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc.

Çfarë krenarie dhe emocioni kemi përjetuar gjithashtu në mjediset e nje medie prestigjioze si CTV, Staten Island, New York ku ishin të ftuar grupi lab në studio nga TV “Alba Life” me themelues dhe producent Qemal Zylo.  Në këtë mbrëmje elegante, profesionale ishin të ftuar z. Amir Suka me bashkëshorten e tij simpatike Lumin.  Z. Suka është drejtor i programit të TV “Alba Life”, i vlerësuar me katër çmime “Emmy” drejtori i kompanisë së mirenjohur “Alba Pro”, tri mësueset e dashura nga Staten Island si Entela Muda, Elona Shkreta dhe Anxhela Alushaj. Çmimi i dhënë nga TV dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” u dha në një Institucion të rëndësishëm në media në Staten Island. Në këtë aktivitet elegant erdhi dhe përshëndeti patrioti dhe atdhetari i shquar Demë Balidemaj i cili gjithmonë ka mbështetur Diasporën dhe kauzën shqiptare. 

Z. Viktor Aliu dhe gjithë anëtarët e grupit shprehën mirënjohjen e pakufishme për pritjen madhështore që i është bërë grupit lab në Diasporën Shqiptare Amerikane në New York dhe për këtë ndihemi shumë krenar.  Ne vazhdoi z. Aliu kemi 80 këngë në repertorin tonë dhe këto i performojnë si brenda Shqipërisë ashtu dhe jashtë saj.  Ne kemi qenë të ftuar në të gjitha komunat e Kosovës, ja pas Nju Jorkut do të vemi në komunën e Skënderaj.  Po të më çash zemren time gjysma e saj është Kosovë.   

Z. Qemal Zylo Themelues dhe President i vlerësoi me pllakë mirënjohjeje Thesaret Labe me këtë motivacion:

TV dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, NY

iu jep Pllakë Mirënjohjeje Grupit “Thesaret Labe” Shqipëri, me anëtarë:

Viktor Aliu, Pëllumb Alia, Margarita Shehaj, Adnand Aliu, Gëzim Aliu, Valter Aliu, Zylyftar Alia.

Në mirënjohje të performancave të këngëve labe mbrojtur nga UNESCO në Festivalin e 31-t Shqiptar në Amerikë nga Kisha “Zoja e Shkodrës”, në Shkollat Shqipe “Alba Life” dhe në Ditën e Flamurit, NY.

Kjo çertificatë jepet në Staten Island Television, në studion e TV Alba Life.

Në fund të pranishmit trokëllitën gotën e verës me njeri tjetrin si vëllezër dhe motra shqiptare, sepse muzika është gjuha e shpirtit që sjellë paqe dhe carmatos luftrat.

Pas TV familja Zylo sipas zakonit i mirëpriti për darkë Thesaret Labe ku shpenzuam një kohë cilësore së bashku me shqiponjat e Labërisë së Tepelenës. 

Natyrshëm ndamë gëzimin e këngës së bashku dhe kjo është dashuri dhe respekt për traditën kombëtare, pasi aty thellë gjejmë shpirtin tonë.   

“Thesaret Labe” me këngë në buzë në TV, Shkollat Shqipe “Alba Life” dhe nëpër Diasporë, New York intepretuan “Polifoninë popullore shqiptare” që është në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit”.

15 Nëntor,

Staten Island, New York

Filed Under: Reportazh

S’ka Ndal ! ” Rama vjedh copy-right-in e “Reformës në Drejtësi”

November 16, 2023 by s p

Satirë nga Rafael Floqi/

Në një shfaqje mahnitëse të akrobacisë politike, lideri ynë i dashur, Rama, së fundmi bëri një pretendim të guximshëm që i shtyu verifikuesit e fakteve të përpiqen për arsyetimin e tyre. Sipas Ramës, partia e tij ishte arkitektja e vetme e një reforme novatore në drejtësi, një vepër kaq monumentale saqë edhe Shekspiri do të skuqej nga mungesa e hollësisë dhe nga fakti si vidhet, kështu ashiqare copy-right.

Në një konferencë shtypi që ndihej më shumë si një rutinë stand-up, Rama deklaroi me besim: “Zonja dhe zotërinj, më lejoni t’ju çoj në një udhëtim nëpër tokën fantastike të aftësive të mia politike. Ja, Reforma në Drejtësi – një kryevepër e partisë sime, PS-s. dhe unë punova me duart tona të zhveshura, të ushqyer nga forca e pastër e drejtësisë sonë!”

Ndërsa dhoma shpërtheu në duartrokitje (apo ishte e qeshura e mbytur?), Rama vazhdoi tregimin e tij të magjisë politike, duke injoruar me lehtësi të vërtetën e papërshtatshme që partitë e tjera gjithashtu kishin kontribuar në reformë. Duket se në botën e Ramës, realiteti është thjesht një shqetësim i bezdisshëm, si një mizë që gumëzhin rreth madhështisë së pretendimeve të tij.

Në një performancë që do të bënte xhelozë edhe iluzionistët më të aftë, lideri ynë i dashur Rama vazhdon të kalojë nëpër skenën politike, duke mohuar të pamohueshmen me një hir që sfidon realitetin. Akti i tij i fundit? Reforma në Drejtësi, një produksion që kishte më shumë sponsorizim amerikan dhe Soros, sesa një film i suksesshëm i Hollivudit. Në një konferencë shtypi që mund të përshkruhej vetëm si një ushtrim i amnezisë selektive, Rama me mjeshtëri hoqi dorë nga anëtarët kryesorë të kastit – Shtetet e Bashkuara dhe filantropistin famëkeq, George Soros. Duket se Rama nuk është thjesht një politikan; ai është një aktor metodik, plotësisht i përkushtuar ndaj rolit të tij si hero i vetëm i reformës në drejtësi.

“Ne i bëmë të gjitha vetë, pa asnjë ndihmë nga jashtë!” Bërtiti Rama duke përshëndetur faktet e papërshtatshme si një ndihmës magjistari që zhduket pas perdes së tymosur. Është një veprim i guximshëm, veçanërisht kur komuniteti ndërkombëtar po e shikon, duke kruar kokën me mosbesim.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Asambleja e Zgjeruar e PS-së në Pogradec se reformën në drejtësi në Shqipëri e ka sjellë Partia Socialiste dhe jo Amerika. Duke folur për reformën, kreu i qeverisë u shpreh se ka persona që thonë se drejtësinë e solli Amerika, ndërsa shtoi i prerë se e “vetmja forcë në tokë që e ka sjellë atë është Partia Socialiste”. Po pse , çfarë fshihet pas saj. Mos vallë fakti se shumë miq të tij janë pas hekurave. Mos vallë duke deklaruar se e miratoi PS-ja , atij i duket  se mund të shpwtojw vetw, se po të jenw amerikanwt ata e kanw në dorw të dwnojnw sa majtas djathtas. Aq më tepwr se po dalin dokumente se dhe kalimin e pronws të klubit Partizani e kish firmosur Rama… 

Ai shtoi më tej se në Shqipëri ka rënë miti i personit të paprekshëm. Po kushtw wshtw ai? Berisha wshtw akuzuar , Lulushi i ka shpwtuar hetimit të parave ruse , kush?

“Nga ana tjetër është patjetër drejtësia. Drejtësinë e kemi pasur ambicien tonë më të lartë dhe kemi bërë përpjekje për të bërë reformën në Drejtësi që kur ishim në opozitë. Kur kemi qenë në opozitë i kemi propozuar qeverisë asokohe” shton ai. Por raportet tregojnë se reforma në drejtësi, e cilësuar nga Rama si kulmi i karrierës së tij politike, ishte, në fakt, një përpjekje bashkëpunuese me mbështetje bujare amerikane, e ndihmuar bujarisht nga askush tjetër, veçse mashtruesi i teorive konspirative, George Soros. Por Rama, me një fytyrë të drejtë që mund të rivalizojë lojtarët më të mirë të pokerit, këmbëngul se këto pretendime nuk janë gjë tjetër veçse propagandë politike.

Duket se Rama po heq një faqe nga libri “Mohoni deri sa të vdisni”, duke injoruar me lehtësi ndihmën që derdhej si një lumë nga përtej Atlantikut. Dikush pyet veten nëse lëvizja e radhës e Ramës do të jetë mohimi i ekzistencës së gravitetit apo këmbëngulja se qielli është, me të vërtetë, rozë neoni.

Ndërkohë, George Soros duhet të qesh në strofkën e tij filantropike, i kënaqur me angazhimin e Ramës për të rishkruar skenarin. Ndoshta Rama beson se nëse e përsërit versionin e tij të historisë mjaft herë, realiteti përfundimisht do të përkulet sipas vullnetit të tij. Është një strategji që mund të funksionojë në përralla, por në botën reale, audienca priret të kërkojë pak më shumë përmbajtje.

Ndërkohë Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së Ramës se është PS ajo që bëri reformën në drejtësi. Vasili është shprehur se reforma në drejtësi është votuar nga 140 deputetë dhe jo nga 65 deputet sa kishte Rama dhe PS në atë kohë , Jo Rama por Meta thotë ai “Reforma u be nga 140 Deputete dhe jo nga 65 t Ramës, por u kap nga mafia rilindase! Edi Rama ka dalw rrugëve dhe po shpraz gënjeshtra pa pushim se gjoja Reformën në drejtësi e beri ai dhe Partia Socialiste. Ai po përpëlitet për të bërë alibinë e kapjes se drejtësisë nga ai dhe rilindja për të justifikuar pandëshkueshmërinë flagrante te tij për veprat penale qe rendojnë mbi të.

Teksa perdja mbyllet për këtë akt të veçantë mohimi, nuk mund të mos pyesim veten se çfarë bëmash të tjera fiksioni na rezervon Rama. A do të pretendojë ai më pas se ka zbuluar personalisht Atlantidën ose ka ndërmjetësuar paqen midis qytetërimeve të huaja? Vetëm koha do ta tregojë, pasi Rama vazhdon kërcimin e tij të mohimit, duke u rrotulluar nga e vërteta me një dhunti që do të bënte xhelozi edhe 

Ne Komisionin e Posaçëm Parlamentar te Reformës në Drejtësi partia socialiste kishte vetëm 4 deputetë nga 10 anëtarë gjithsej qe kishte Komisioni. Basha takime në Bruksel, paraqet nismën për vetingun në politikë dhe Reformën Zgjedhore 5.Vota e peste përcaktuese ne Komisionin e reformës, e cila çoi për votim në sallën e parlamentit Projektligjin ishte e përfaqësuesit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta qe ai që realizoi votonte Reformën në Drejtësi përmes zbatimit te Rekomandimit 88 të Opinionit Final të Komisionit të Venecias, qe ishte kërkuar nga opozita dhe ishte refuzuar nga Rama. Ahaha

Nuk mund të mos habitemi me aftësinë e pashembullt të Ramës për të rishkruar historinë. Harrojini përpjekjet bashkëpunuese, debatet dhe kompromiset që karakterizojnë çdo reformë thelbësore – Rama do që ne të besojmë se ai e ka nxjerrë i vetëm lepurin e Reformës në Drejtësi nga kapelja politike.

Por le të mos ngecim nga detajet e vogla të saktësisë; në fund të fundit, kujt i duhet e vërteta kur mund të kesh një histori të mirë? Ndoshta përralla tjetër e gjatë e Ramës do ta përfshijë atë personalisht duke zbuluar zjarrin ose negocimin e paqes mes maceve dhe qenve. Mundësitë janë po aq të pakufishme sa edhe imagjinata e tij.

“Ka disa që thonë se ne kontrollojmë drejtësinë, këtë e thonë se nuk është mësuar njeri këtu, sidomos këta që kanë pasur pushtet, që të funksionojë kështu.

Ashtu ka funksionuar kur ishin ata në pushtet, drejtësia ishte farsë, e telekomanduar, sot nuk është. Në Shqipëri ka rënë miti i personit të paprekshëm. Ka disa që thonë e solli Amerika, me ça e solli Amerika, me aeroplan? Këtë e ka sjellë vetëm një forcë në tokë, Partia Socialiste”, deklaroi Rama. 

Ndërkohë, le të përulemi të gjithë para të madhit Rama, heroit të pakënduar të reformës në drejtësi, vizionarit që e shndërroi për mrekulli një përpjekje kolektive në një shfaqje të vetme. Aftësia e tij për të endur një rrëfim më të trashë se mjegulla e rëndësisë së tij për veten është me të vërtetë një spektakël për t’u parë.

Ndaj të dashur qytetarë, gëzohuni me fantazinë që na ka tjerrë Rama. Në fund të fundit, realiteti mbivlerësohet kur ke një lider politik që mund ta kthejë një përpjekje bashkëpunuese në një përrallë njëpartiake. Është një masterklasë në artin e trillimeve politike – ose ndoshta, më saktë, fantazmave politike.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT