• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2023

VATRA MIAMI FTON TË GJITHË SHQIPTARËT NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR

November 4, 2023 by s p

Të dashur miq!

Emina Cunmulaj Nazarian dhe Vatra Miami ju ftojnë të festojmë së bashku ditën që bashkon të gjithë shqiptarët kudo janë, ditën më të madhe të shqiptarëve – 28 Nëntorin. Miami i ngrohtë dhe me diell do të bëhet edhe më i zjarrtë nga vallja dhe kënga shqiptare! Ju mirëpresim, kudo ndodheni !

p.s: Cilido është i ftuar ta shpërndajë këtë ftesë!

eminashand.org

Filed Under: Vatra

KLASA E GJUHËS SHQIPE NË KISHËN E SHEN PALIT, ROCHESTER HILLS, MICHIGAN, IDENTITETI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE TË AMERIKËS

November 4, 2023 by s p

“Të veçantat e vitit mësimor 2023-2024”, Vera Ivanaj, mësuese e gjuhës shqipe në klasën e gjuhës shqipe që zhvillohet në Kishën e Shën Palit, Rochester Hills, Michigan, në një rrëfim për Diellin e Vatrës në New York, dhënë Editorit Sokol Paja, shpjegon për lexuesit: përpjekjet për mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe në mërgatë, gjuhën shqipe si pasuri kombëtare dhe identitare, rolin e mësimit shqip te rritja e ndjenjës patriotike te fëmijët.

PËRPJEKJET PËR MBAJTJEN GJALLË TË GJUHËS SHQIPE NË MËRGATË

Si çdo vit të ri shkollor, emocionet dhe ndjesitë janë tepër pozitive, si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit, por në të njëjtën kohë është edhe ndjenja e përgjegjësisë për të arritur maksimumin në procesin e mësim dhënies, si nga ana e mësuesit, ashtu dhe të nxënit nga ana e fëmijëve. Synimet janë të mëdha nga të dyja anët, e mësuesve dhe nxënësve, por çelësi për arritjen e tyre, në radhë të parë, është vullneti dhe puna sistematike e nxënësve për të mësuar dhe praktikuar gjuhën shqipe, jo vetëm në klasë por edhe në familjet e tyre. Gjuha larg trojeve amtare është si bima, nëse nuk e ushqen dhe nuk e ujit vazhdimisht, ajo do të thahet. Mbajtja hapur e klasës së gjuhës shqipe pranë kishës së Shën Palit, tregon se është një përpjekje e vazhdueshme për ta mbajtur gjallë gjuhën tonë. Procesi i mësimit është i njëjtë më atë të viteve të kaluara. Teksti bazë për nivelin fillestar është Abetarja dhe libri i ushtrimeve, ndërsa për nivelin e dytë, janë përzgjedhur pjesë nga gjuha shqipe e klasës së dytë.

EKSPERIENCA, ARRITJET KRYESORE, EFEKTI TE FËMIJËT

Pa dyshim që është një eksperiencë shumë e bukur. Ajo që vlerësoj më shumë gjatë këtyre viteve, është dëshira e madhe e një pjese të mirë të fëmijëve, për të mësuar gjuhën e bukur shqipe. Më kanë mbetur në kujtesë shumë fëmijë që mezi prisnin të vinin në klasë. Në sytë e tyre pasqyrohej etja e madhe për të thithur çdo fjalë të re. Ndrojtja e fëmijëve në fillim të vitit, ngadalë dhe pa u kuptuar vjen e tretet dhe ata çlirohen krejtësisht, aq sa mezi presin tu vijë rralla që të flasin e të lexojnë. Arritja kryesore është që fëmijët të përvetësojnë gjuhën shqipe, gjë që nuk është e lehtë të arrihet kur jeton në vend të huaj, por me vullnet e punë çdo gjë arrihet. Gëzohem shumë, kur prindërit më thonë se fëmija i tyre shkruan mesazhe apo flet në gjuhën shqipe me kushërinjtë që ka në Shqipëri, Kosovë, Malësi apo kudo që ata jetojnë.

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE RRIT NDJENJËN E KRENARISË KOMBËTARE

Vetë prania e tyre në klasën e mësimit të gjuhës shqipe, tregon se ndjenja e patriotizmit dhe atdhedashurisë është e fortë brenda tyre. Mësimi i gjuhës e rrit edhe më shumë ndjenjën e krenarisë kombëtare dhe dëshirën për të vizituar gjithnjë e më shpesh tokën amtare, për ta njohur historinë e Shqipërisë edhe më mirë.

GJUHA SHQIPE SI FORMË E RUAJTJES SË TRASHËGIMISË GJUHËSORE E KULTURORE KOMBËTARE

Një popull që nuk ruan gjuhën e tij, është i destinuar të zhduket. Faktori kryesor i ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kulturor të çdo kombi, është gjuha. Një nga vlerat më të mëdha që ne gëzojmë si komb, është ruajtja e gjuhës dhe përcjellja e saj ndër breza. Është pikërisht gjuha ajo, që shpalos vlerat kombëtare si historinë, kulturën dhe traditat e çdo vendi. Vendi ynë ka një pasuri të jashtëzakonshmë të trashëgimisë kulturore jo vetëm materiale por edhe shpirtërore, si folklori, gjuha e pasur, traditat, njohuritë tradicionale, etj. Nëpërmjet gjuhës janë përcjellë ndër breza gojëdhënat, legjendat, këngët, historia e hershme e të parëve tanë dhe vendit tonë.

THIRRJE PRINDËRVE: SILLNI FËMIJËT TE KLASAT E GJUHËS SHQIPE

Në bazë të statistikave që publikohen, thuhet se numri i shqiptarëve në emigrim, është më i madh se i atyre që jetojnë në trojet amtare shqiptare. Rreziku i asimilimit të këtyre familjeve shqiptare është përherë i pranishëm. Janë prindërit, që kanë peshën kryesore për ta shmangur këtë rrezik, t’iu mësojnë fëmijëve gjuhën, duke kumunikuar shqip dhe vetëm shqip në familje. Vizitoni sa më shpesh të jetë e mundur vendlindjen bashkë me fëmijët tuaj, mundësisht që ata ti kalojnë atje pushimet e verës me kushërinjtë dhe të afërmit e tyre, kjo i ndihmon jo vetëm të mësojnë gjuhën, por të duan edhe më shumë vendin dhe të afërmit e tyre. Të gjithë ne që jetojmë jashtë trojeve amtare, e dimë shumë mirë se sa e shpejtë është e përditshmja, vetë jeta, sa e paktë është koha që kalon me familjen, por pavarësisht kësaj, me aq sa të mundeni, mos u dorëzoni duke e lënë pas dore gjuhën tonë shqipe. Në çdo vend të botës ku jetoni, nëse keni afër një shkollë ku mësohet shqip, mos hezitoni t’i dërgoni fëmijët tuaj aty sepse është investim me vlerë për të ardhmen e fëmijës tuaj, i formimit të tij dhe ruajtjes së identitetit tone kombëtar.

Filed Under: Opinion Tagged With: Sokol Paja, vera ivanaj

Shkodër, 4 nëntor 1990, kremtimi i Eukaristisë që sfidoi diktaturën, Simon Jubani çon meshën e besimit

November 4, 2023 by s p

Nga Albert Vataj/

Më 4 nëntor të vitit 1990, në Kapelën e varreve katolike në Rrëmaj, Shkodër, dom Simon Jubani do të çonte t’parën mesh që prej kobit që shteti ateist i shpalli fesë dhe besimit, arsyes së hyut dhe sublimes së krijuesit më 1967. Mbi rrënajat e një persekutimi kohëgjatë dhe martirizues, fjala e Zotit rierdhi për të ringritur tempullin e lartë të komunikimit shpirtëror, të qasjes sonë eterne, për ngrohur zemrat e krisura dimrave të gjaksorit të kuq… dhe për të sfiduar diktaturën. Askush nuk do ta besonte, por ajo ndodhi kaq papritur dhe shpërtheu kaq fuqishëm, siç ngjajnë të gjithë mrekullitë e potencialeve eksploduese të shpirtit. Një kurajo prej martirësh ngrihet vullnetlirë për të kumtuar ngjalljen. Shkodra, një qytet i persekutuar do të bëhej shtegu prejnga do të riniste udhën e shëlbimit fjala e Zotit dhe vullneti hyjnor.

Ndodhi kaq papritur. Shpërtheu si një zjarr që ndrydhej e zatetej gjithë trazim në skutat e drojes. Fluturuan bashkë me erën e ftohtë të atij nëntori shpirtrat e mbajtur për 23 vjet të kyçur në kafazet e hekurt të ndalimit. Peshë u ngritën zemrat e atij ngazëllimi të beftë. U shndritën sytë, e lot u pikuan, kur dëgjuan fjalën e ringjalljes, kumtimin e shpresës, zërin e kushtrimeve.

Ndërmendje

Java e të shumëve, ose ditët e purgatorit. Shkodër 4 nëntor 1990. Është e shtunë, ora 9:00, shoferi Mark Morana trokiti në derën e dom Simon Jubanit dhe i tha këto fjalë: “Dom Simon, populli asht mbledhë nder vorreza dhe po të pret për meshë!.., dëshmon meshtari në një ndërmendëse të asaj kohe. “Bana gadi shpejt çka i kishte shpëtue kontrolleve dhe sekuestrimeve në shtëpinë teme, gjatë 26 vjetëve: Mesharin latinisht, nji stolë, nji kelk, nji purifikues, nji korpiral dhe nji kryq. Kur mbrrijta ndër vorre, Marku solli nji tavolinë të zakonshme e nji shtroje mbi të cilën vendosa çka nevojitej për Meshë e improvizuar. Para 300 vetve të ndodhun nder varreza, për nji Meshë të pasigurtë, ma tepër për lutje e divocjone personale, tue pastrue barna e tue përkdhelë banesën prej dheut, nga ku do të ngjallemi nji ditë me të dashtunit dhe të paret tonë”, vijon dom Simon Jubani në “ Meshët e mia” për atë ditë.

Ishte java e t’shumëve

Plot 29 vjet më parë, banorët e Shkodrës, kah kishte mbërrit zani e kah amaneti i të parëve i ftonte ata në këtë javë të shumëve, për me u bashku me devocion e mirënjohje. Gjithkush guxoi, morën pjesë në ringritjen e Kapelës, në varrezat katolike të këtij qyteti, ku edhe u mbajt mesha e pare, e udhëhequr nga dom Simon Jubani. Kjo meshë shënon rifitimin e lirive fetare në Shqipëri, ringjalljen e besimit, të cilin diktatura e shtypi me zjarr e me hekur. Në themelet e kësaj kurajoje shënohet fundi i një kapitulli turpi, me të cilën komunizmi ndëshkoi jo Zotin, as fenë, por gjithë atë traditë dhe kulturë të kahershme fetare, gjithë atë përpjekje ngadhnjyese të klerikëve për dijen dhe arsimin, gjuhën dhe atdheun. Në këtë shkëndi të parë të shpresës, ndezën besimin dhe guxuan ti luten Zotit, jo ma si deri atëherë, duke u fshehur prej syve të botës.

Për famulltarinë e Shkodrës dhe të gjithë besimtarët, 4 nëntori i vitit 1990 është rikujtim i atij guximi që mundet me e jetësu vetë besimi në Zot. Kjo datë është një detyresë mirënjohjeje për të gjitha ata, që u bënë shëmbëllim i një akt solemn. Kjo meshë, shënon një veçanti më së shumti për kohën në të cilën u mbajt. Bisha e përbindshme e diktaturës po zvarrej në agoninë e vet. Në këtë cak të grahmave mund të ishte më e rrezikshme se kurrë. Por Zoti ishte me guximtarët. Kremtimi i kësaj Meshe shënoi fillimin e rënies së regjimit të diktaturës ateiste, rifitimin e lirisë fetare. Të drejtën për të besuar dhe për tu lutur pa patur droje se për këtë do të ndëshkohesh, se për këtë do duhej të paguaje një çmim të shtrenjtë.

Kush ishte dom Simon Jubani?

Po kush ishte dom Simon Jubani, ai që guxoi kaq shumë, ai që rizgjoi në vullnetet e besimtarëve Krishtin. Kalvari i gjatë i kacafytjes me komunizmin për dom Simonin fillon në vitin 1963 kur ai do të dënohej. Ai ka vuajt 26 vjet burg në Burrel, si antikomunist. Ka kaluar ditë dhe muaj në një birucë që mbante edhe emrin e tij. Ma shumë se katër vite është dergjur pa shtroje dhe mbulojë, pa ushqim dhe cigare. Vetëm me bukë thatë dhe me një racion ujë në tre vakte ai do të mbahej në jetë. Mbas ardhjes së Jozef Shtraus, me kërkesën e Tij për “lirimin e të burgosurve politik…” edhe don Simoni, është liruar nga burgu i Burrelit, më 13 Prill 1989.

Dom Simon Jubani, lindi më 8 mars të vitit 1927 në Shkodër prej një familje të devotshme katolike, e cila i fali Kishës e Atdheut dy meshtarë: martirin e intelektualin dom Lazër Jubani, i cili u helmua me arsenik nga policia sekrete komuniste në vitin 1982, dhe të guximshmin dom Simon Jubani. Me 4 maj të vitit 1958, Dom Simoni shugurohet meshtar nga Imzot Ernest Çoba, dhe dërgohet të shërbejë në Abacinë e Mirditës.

Mbas veprës Madhështore të Meshës së Parë, më 4 dhe 11 Nëndor 1990, dom Simon Jubani është i pari klerik katolik shqiptar, që është thirrur në Vatikan në një audiencë me Papën Gjon Pali II.

Për kontributin e çmueshëm mbarëkombëtar që Zoti i besoi, Universiteti i San Franciskos në Kaliforni në vitin 1991 i akordoi diplomën “ Doctor Honoris Causa” në shkenca humane me motivacion: “Protagonist i një epoke të re në Shqipëri”. Shteti i Miçiganit e ka nderuar gjithashtu dom Simonin me një “Special Tribute”. Pas rënies së komunizmit shërben për disa vite përsëri në malet e Mirditës dhe dekadën e fundit me përkushtim të madh dhe besnikëri shërbeu në përvujtërinë e rrëfyestores së Katedrales së Shkodrës.

Pas një hemorragjie cerebrale, në moshën 84-vjeçare, dom Simon Jubani mbylli sytë në orët e para të mëngjesit të 12 korrikut 2011 në Spitalin Rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve, gjithnjë duke besuar se vetëm tek Zoti ka me pasë drejtësi dhe shpërblim.

Don Simon Jubani ka shkruar: “Ateizmi në Shqipni gjoja e kishte gjetë supernjeriun, Enver Hoxhen, dhe ky donte të fitonte me gjak e terror ç’ka Kisha e kishte fitue me lutje, zotësi, mund e djersë. Dhe si të gjithë tiranët që skllavnuen Popullin e Perëndisë, edhe ky mori mallkimin e Popullit të Zotit, u shtyp si miza dhe perfundoi në koshin e plehut të historisë, e megjithkëtë, salvuesit nuk kanë mësue nga historia!..

Ditët që pasuan 4 nëntorin

Me datën 6 Nëntor 1990, dom Simoni u thirrur në Degën e Brendshme të Shkodrës nga kryetari i asokohshëm, Çapajev Taçi dhe shefi policisë Dilaver Papare, të cilët e kërcënuan për të mos me thanë me datën 11 Nëntor, Meshën që kishte paralajmëruar popullin e Shkodrës me datën 4.

Dom Simoni ishte përgjigjur: “Doni a nuk doni ju, unë Meshën me 11 do ta them!” Dhe ashtu ndodhi.

Frika se mund të kishte trazira ishte e madhe ndërmendin dëshmitarët e 29 viteve më parë. Dom Gjergj Simoni dëshmonte për disa ngjarje të pazbardhura ende, që çuan deri në kremtimin e meshës solemne në Rrmaj. “Një javë përpara se t’u thote mesha e parë e 4 nëntorit 1990, në universitetin Luigj Gurakuqi kishte ardh kryeministri i atëhershëm Adil Çarçani. Duke biseduar me universitarët dhe profesorat e kishte lëshu një fjalë që në popull u duk çudi, se mund të hapen edhe kishat. Ato ditë, pas kësaj që u përhap edhe në popull kanë shkuar disa të rinj tek dom Simon Jubani. I kanë thënë a e kremtojmë një meshë tek varrezat?! Dom Simoni i ka thënë po. “Unë jam dëshmitar okular se i kam ndjekur të gjitha këto ngjarje dhe duke shkuar tek varrezat aty në afërsi ku sot është rruga “Lin Delia” mbi tarraca kam parë ngado automatikë e mitralozë. Po ashtu gjatë javës nga data 4 deri me 11, sigurimi ka thirrur shumë meshtarë të dalun prej burgjeve. Thirrën Padër Aleks Bashlin, Leon Kabashin, Gjergj Vatën e tjerë e tjerë. Ndër to, ka qenë edhe vëllai im monsinjor Zef Simoni që e kam shoqëruar deri në hetuesi tek ish-dega. Unë e kam shoqëruar dhe kam qëndruar jashtë duke e pritur për nja 2 orë.

Kur doli nga ish-dega e shoqëron deri jashtë një ish-hetues, i cili kishte shtëpinë afër nesh në një apartament. Ky ish-hetuesi nis e bisedon për meshën që pritej të kremtohej se mos të ndodhin turbullira. Nuk kanë si me ndodh turbullira i them unë, sepse në kishë nuk është vrarë kush ndonjëherë. Nëse ju i trazoni ato të rinjtë, atëherë mundet me ndodh ndonjë problem, por nëse ju i lini të qetë gjithçka ka për të shkuar përsmarit. Në të vërtetë ashtu ndodhi. Kërkush nuk i ngacmoi. Gjatë meshës dhe pas meshës unë kam parë njerëz duke qarë me lot në sy”.

4 nëntori 1990, mbeti e paharruar në mendjen e zemrën e shkodranëve dhe të të gjithë shqiptarëve, që nuk e kishin harruar Zotin, që nuk kishin mohuar fenë pas një gjysmë shekulli ateizmi e terrori shtetëror, torturash çnjerëzore, persekutimi, burgosjesh dhe pushkatimesh. 4 nëntori 1990, kremtimi i Eukaristisë që sfidoi diktaturën do të përkujtohet gjithmonë si një ditë e shënuar. Në atë datë shënon fundi i ateizmit në Shqipëri. Në këtë datë nis një erë e re për besimtarët, për klerin, për tempullin e fjalës së shenjtë. Gjithçka mbetet pas. Nata e gjatë e persekutimit, jep shpirt. Udha shërbestarëve, udha e shpresës, e devocionit rinis, për të bashkëjetuar me shtegun e çdo besimtari, për të sjellë dritën e shpresës në vatrën e çdo shëmbëllimi që krijuesi skaliti në ne.

Filed Under: Histori

BALLKANI SHQETËSON EVROPËN

November 4, 2023 by s p

Nga FRANCESCA BASSO – “Corriere della Sera”, 30 tetor 2023 – Përktheu: Eugjen Merlika

Nuk janë vetëm Lindja e Mesme dhe Ukraina që shqetësojnë Evropën, por edhe tensionet në rritje ndërmjet Sërbisë e Kosovës, të ashpërsuar nga ndeshja e zjarrit e 24 shtatorit, kur serbë t’armatosur në autoblinda janë futur në një fshat të veriut të Kosovës. në Banjska dhe kanë përballuar policinë duke u ngujuar në një monastir. Një nga episodet më të këqija të dhunës të njëzet viteve të fundit.

Qëndrueshmëria e rajonit është themelore për BE. Kjo gjëndje  ndërlikon pritshmërinë e hyrjes në Bashkim të Sërbisë, e angazhuar në bisedime prej gati dhjetë vitesh, por edhe të Kosovës, që ka bërë kërkesë hyrjeje në dhjetor 2022. Përpjekja evropiane për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy Vëndeve nuk po ka përfundime. T’enjten e kaluar orvatja e ndërmjetësimit e çuar përpara nga udhëheqësit e Italisë, Francës e Gjermanisë – Meloni, Macron e Scholz – me presidentin e Këshillit evropian Michel dhe shefin e diplomacisë së BE Borrel, mbas samitit të BE, nuk ka funksionuar. Kanë takuar veçmas kryeministrin e Kosovës Kurti dhe presidentin sërb Vuçiç, por të dy palët nuk kanë pranuar marrëveshjen që i kërkonte Prishtinës të fillonte proçedurën për krijimin e Asociacionit të Komunave sërbe dhe Beogradit të proçedonte në njohjen faktike të Kosovës.

Dje presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen shkoi në Prishtinë, ku ka pohuar se është qenësor normalizimi me Beogradin. Është një etapë e  një vizite prej katër ditësh në Ballkanin perëndimor, e filluar të djelën në Maqedoninë e Veriut e që do të ndalohet edhe në Malin e Zi, në Sërbi e në Bosnjë-Hercegovinë. Pritet për në 8 nëndor raporti për Komisionin mbi kandidatët  për hyrje në BE dhe Ballkani perëndimor ndruan se do të kalohet  nga Ukraina dhe Moldavia.

“Corriere della Sera”, 30 tetor 2023 – Përktheu: Eugjen Merlika

Filed Under: Rajon

Ekrem Bardha, gjiganti i heshtur…

November 4, 2023 by s p

Alfons Grishaj/

Dashuria për atdheun është vlerë e paçmuar e cila qendron tek atdhetari jo si luks, por si detyrë. Sa më tepër atdhetari përkushtohet ndaj kombit te vet aq më shumë ndihet debitor. E kunderta ndodh me pseudo-atdhetarin, i cili detyren e quan akt heroik dhe per kundrejt saj shpërblimin duke e quajtur atdheun debitor. Historia na meson thelbin dhe rolin e Unit dhe Kolektivit, karakterin real dhe falls. Ne shohim personazhin që vjen nga asgjekundi dhe kerkon per tu berë i famshem me rastësinë e dyshimtë, dhe shqiptarin e vërtetë, që gjaku i tij që pikon nuk duket ne flamurin e kuq se ka të njëjten ngjyrë.

Siç dihet nga të gjithë ne, diktatura komuniste u mundua në të gjitha format për të shkelur gjakun e derdhur të nacionalistëve që mbajten flamurin e pastër. Atyre u krijuan dosjet, ku dhe sot pas 25 vitesh, të përsekutuarit gjykohen në bazë të këtyre dosjeve fallso e të turpshme. Pra, përsëri patrioti quhet spiun e tradhëtarë, dhe komunisti tradhëtar e spiun. Metastazat e komunizmit kanë një puthje satanike si Black Mamba, që dhe anti-toda e përendimit nganjëherë është e pafuqishme prej atij helmi.…Megjithatë, heronjtë janë heronj! Duke pasur si mburojë aktin tyre patriotik nuk kanë nevojë për anti-todë as për këmbana, por vetem për respect dhe drejtësi!

Sot, unë do të trajtoj një nga këto figura patriotike pragmatiste që vijnë rrallë në histori. Aktet politike që i kanë shërbyer kombeve nuk vijnë nga llafe boshe, apo retorika televizive , por politikë tipike diplomatike. Heroi që i kushtohet shkrimi punoi ne kete menyrë, prandaj pa frikë do ta quaj, Gjigandi i Heshtur, i cili bëri të njohur për herë të parë çështjen e Shqiptarve të Dardanisë pranë Kongresit Amerikan, çështjen e shqipëtarëve të shtypur nën regjimin serb.…Mjafton të lexosh 79 faqet e “ HEARING AND BRIEFING”, BEFORE THE SUBCOMMITTEE ON HUMAN RIGHTS AND INTERNATIONAL ORGANIZATIONS, OF THE COMMITTEE ON FOREING AFFAIRS HOUSE OF REPRESENTATIVES.
NINETY-NINTH CONGRES,SECOND SESSION,OCTOBER 2 AND 8,1986. Kjo broshure e botuar nga zyra e qeverise amerikane, me 79 faqe, me titullin: “PERSECUTION OF THE ALBANIAN MINORITY IN YOGOSLLAVIA”, ka një shtytes, një iniciator, një çelës të artë, një patriot të madh, i cili quhet Ekrem Bardha.

Dikush mund të bej pyetje, si është e mundur që një biznesmen, njeri i thjeshtë, i pa diplomuar në shkencat politike, por në stilistikë, të jetë aq largpamës sa të levizë shtetin më të fuqishem në botë për të bërë faktor popullin shqipëtar?! Pyetjet janë të kuptueshme , gjithashtu xhelozia dhe cmira, por inati dhe balta janë të pajustifikueshme.…Pas baballarve të kombit, z. Bardha krijoi zërin më të fuqishëm në historinë e shqiptareve në perëndim. Ai nuk ishte dhe nuk është llafollog për të debatuar dhe tërhequr mendiat që të krijojë “UNIN” në ndërkombtarizim si DioGuardi, por ishte dhe është një punëtorë patriot me energji të pashterrshme për të punuar per çështjen e madhe të kombit shqipëtar. Ekremi, për lobim përdori zgjuarsinë dhe intuiten e lindur ,duke e gershetuar me financë. Ai nuk lobonte me pagesë ,përkundrazi paguante për lobim. Një ditë me tha: “Sikur të kerkoja para për të lobuar për shqipërinë, do më dukej vetja si një i punësuar për të bërë punen, dhe jo si një shqiptarë që ti sherbeja kombit tim”. Kjo thënje të lë pa gojë…Lobimi i tij ishte leva e Arkimedit, që tronditi themelet e shtetit Jugosllav dhe ndryshoj përgjithmonë raportet në favor të popullit shqiptar.
Kongressman Bill Broomfield, njihej si miku i ngushtë i Z. Ekrem Bardha, i cili i frymzuar dhe i shtyrë nga Ekremi, loboi në Kongres me një fanatizem të pashoq për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve nen rregjimin Serb. Broomfield, çeshtjen Ivezaj e përdori si nismë për të shpërthyer vullkanin Amerikan ndaj Jugosllvisë. Ai tregon hapur para Kongresit , se Ekrem Bardha, i dha shtytjen që të njihte dhe të trajtonte vuajtjet e shqiptarëve si prioritet nga shtetit Amerikan. Vlen për t’u theksuar se deri në atë kohë Jugosllavia gëzonte reputacionin absolut tek Amerika dhe kishte “Statusin e Kombit të Favorizuar”, problemi i Dardanisë (Kosova ), pothuajse ishte i panjohur në shtetin më të fuqishem në botë. Patriotet shqipëtarë punonin ne forma të ndryshme për komb, me shkrime, me intervista me takime të niveleve të ndryshme, por kurrë më parë nuk paten një arritje të tillë që të depononin para Kongresit Amerikan me perfaqesues e vet:
Kongressman Bill Broomfield, Ekrem Bardha dhe Joseph DioGuardi, Sami Rrepishti , qe me daten 8 Tetor 1986, ne oren 9:30 do të fillonin “sulmin” ndaj Jugosllavisë…

Nuk do të ripërseris çfare u tha aty prej shumë Kongresmenëve, të cilët ishin në unison,por dua të perseris disa gjëra që për mua ishin alfa dhe omega e takimit…Kongresmeni Broomfield, do të mbronte shqiptarët si një kalorës i madh shqiptar, por me gjuhen diplomatike të sofistikuar:
“I think this has gone so far we are not only talking about one young man from Detroit, because he apparently participated in a demonstration in 1981, 5 years ago, and being thrown in jail for 7 years, and of course, these other two. I think its time now that we show the Yugoslav Government that we respect United States citizenship, I say it is time to cut off their water, and when I talk about their water, I mean trade with United States. I appreciate this opportunity to give this statement before I introduce Mr.Bardha from Detroit.” (Kujdes …Ai permend Mr. Bardha dhe jo tjetër emër të pranishem në deshmi),
Mr. Yatron thank you very much.Thank you Mr. Broomfield(P-18)

Our first witness today is the honorable Joseph DioGuardi, a Member of Congress from the state of New York. We welcome you here today, Joe, and look forward to hearing your statement.(P-21,22)

STATEMENT OF HON. JOSEPH DioGUARDI, A REPRESENTATIVE IN CONGRESS FROM THE STATE OF NEW YORK.

Mr. DioGuardi. Thank you.
Mr. Chairman, first, I would like to thank you and the House Subcommittee on Human Rights and International Organizations for your efforts in preparing for this briefing. In addition, I would like to give special thanks to Congressman Dante Fascell, the chairman of the House Committee on Foreign Affairs, for his part in making this briefing in making this briefing possible.
Many Americans take great pride in tracing their roots to the countries of their ancestors. I am no exception. I am proud to tell you that I have traced my roots through Italy to Albania. It is my ancestral link to Albania, 400 years ago, that has heightened my concern for the ethnic Albanian community in Yugoslavia. In any case, Americans stand for a worldwide standard of morality when it comes to people’s human, civil, and economic rights, whether they be Jews in the Soviet Union, Catholics in Northern Ireland, blacks in South Africa, or yes, ethnic Albanians in Yugoslavia.
Today, we will hear from three gentlemen who are authorities on the repressive policies of the Government of the Socialist Republic of Yugoslavia against ethnic Albanians. I believe that this briefing will shed considerable light upon the current situation in Yugoslavia and should move Congress and the administration to take the appropriate action to bring an end to this treatment of ethnic Albanians by the Government of Yugoslavia. Senator Dole and I are sponsors of concurrent resolutions condemning the repression of ethnic Albanians in Yugoslavia. While the Senator could not be with us this morning, I am pleased to submit his statement for the record.
Mr.Yatron. Without objection.
[The prepared statement of Senator Dole follows:]
Jozef DioGuardi, lexon Statementin e Senatorit Doll, duke e përfaqesuar Atë , i cili kish qenë i zenë atë ditë. Satementi (F-23-24)

Mr. Broomfield, e merr fjalen perseri ,duke prezentuar Z. Ekrem Bardha. Iniciatori i ketij takimi Broomfield, e quante me shumë rëndesi prezantimin e zotit Bardha, pikërisht se ai qe dhe çelsi i takimit historic Mr. Broomfield drejtohet para Kongresit me keto fjalë:
Mr. Chairman, before all the excitement this morning. I was prepared just hopefully to say that we were very happy about the results of the trail, but as you know, things didn’t work out that way and ! wanted to say that.
I want to welcome the distinguished group of experts here this morning. I also want to commend you for your leadership in making this important briefing possible. All of us here today share a deep interest in the issue of ethnic Albanian in Yugoslavia and human rights problem in that country.
Allow me to introduce Mr. Ekrem Bardha, the chairman of the Albanian American Republican Clubs of American. Ekrem is a constituent of mine from Michigan. He is a successful businessman who has distinguished himself in serving the Michigan community. Ekrem was born in Albania and escaped from that American and escaped from that country with his brothers. He reached out for the freedom America offers. By any standard he is an expert on the issue of ethnic Albanians in Yugoslavia. He knows of the sufferings of that group. I want to commend him for his excellent work in calling the attention of all Americans to the plight of that suppressed community. Mr.Bardha has been invaluable in calling my attention to the case of Pjeter Ivezaj, a young Michigan resident who is being illegally imprisoned in Yugoslavia. He and other naturalized Americans are today being detained and imprisoned in tat country. Obviously, Yugoslavia cannot continue to violate the human rights of innocent American visitors in this clearly illegal fashion. I believe that the subcommittee must continue to follow this critical humanitarian issue. On that note, let me present Mr.Bardha, the chairman of the Albanian-American Republican Clubs of America. (P-34,35,36)

STATEMENT OF EKREM BARDHA, CHAIRMAN, ALBANIAN-AMERICAN REPUBLICAN CLUBS OF AMERICA.

Mr.Bardha. Thank you for the opportunity to talk with you this morning about the tragic case of Pjeter Ivezaj, an American citizen who has been illegally imprisoned in Yugoslavia. I want to commend Congressmen Yatron for his interest in this case and his leadership in making this session possible. I am especially proud of the Honorable William Broomfield, from my own region of Michigan. He has shown much dedication and leadership in recently informing the American people and the people of the free world, the injustice of the imprisonment of Mr. Pjeter Ivezaj. I also wish to thank my government, the Department of State, and Senators Don Riegle and Carl Levin for their support in this matter, and we must not forget the Honorable DioGuardi from New York. As chairman of the Albanian-American Republican Clubs of America, I am very concerned. Pjeter Ivezaj is a naturalized United States citizen, standing trial in Yugoslavia for participating in a peaceful anti-Yugoslavia demonstration in 1981 in Washington, DC. Ivezaj had joined other Albanian-Americans in a protest against the Yugoslav Government’s repression of the 3 million Albanians in Kosovo and other regions under Yugoslav rule. He was arrested while on a family visit to his native land for his participation in this demonstration.
As a state department spokesman said on October 3, Ivezaj was just exercising his constitutional rights, which includes participation in political demonstrations in the United States.
Can the United States, the leader of the free world, permit a foreign Communist country to dictate to American citizens which of their constitutional rights they can or cannot exercise?
Ivezaj, like thousands of his compatriots, left his native land because of government repression. As a member of the ethnic Albanian minority in Yugoslavia, Pjeter could not freely exercise his human or national rights. He emigrated from Yugoslavia in search or freedom.
The illegal detention and physical and mental torture of Ivezaj testified that the Yugoslav Communist regime, which has received substantial economic and military assistance from the United States, is no different from other communist regimes; It is a repressive, totalitarian, and immoral regime, which systematically violates human rights, especially with regard to ethnic Albanians, irrespective of having signed the Helsinki Act and other human rights international agreements.
Since 1981 alone, 1,500 Albanians were sentenced to up to 15 years of hard labor and more than 6,000 others were sentenced on misdemeanor charges, according to Yugoslav sources. Western press reports and human rights organizations indicate as many as 30,000 Albanians were imprisoned. As in the case of Ivezaj, Albanians an political prisoners are subjected to physical and mental torture, electric shocks and neuroleptic drugs.
We protest in the strongest possible terms the illegal detention and trial of Ivezaj, and the continued repression of the ethnic Albanians in Yugoslavia.
We call on the U.S. Government to do the utmost to ensure the release and safe return of Ivezaj to the United States, here he can resume a normal life.
The integrity of our Nation, its leadership and political parties will remain unquestionable as long as we stand and defend the rights of every individual citizen, regardless of importance or stature.
Mr. Yatron: Thank you very much, Mr. Bardha, for your statement.
Ne takimin në fjalë folen dhe Sami Repishti, Pedro Ramet…
Profesor Repishi , bëri një përmbledhje serioze të fakteve të persekutimit të popullit shqiptar nën regjimin Serb ,por herë -herë me tonacione zbutese në menyrë pedagogjike …, kur kemi parasysh thenjen e tij ; “I would like to say that I cannot go so far as to say they (Jugoslavia ,shenim i imi), that they are trying to eradicate a culture but they are tyrying to limit the progress of Albania education and culture in Kosovo.”

Zotin Bardha, ne e shohim përsëri të fuqishëm dhe të qartë në kërkesat e tija, paasnjë mendyshje jo duke berë histori familjare dhe jo duke folur me nentekste, me teza e ati-teza , por duke venë doren në plagë e kombit të ndarë që vuante nën makinen e ushtrisë së Serbisë.…Ai e mbyll takimin me fjalet e një politikani të pjekur që nuk ben compromise e lojë fjalësh:
“What I would like to say is that why we are here the issue is very clear, that we are here, that three American United States citizens are in jail or sentenced by the Yugoslav Government, and this is issue here. I think that we are asking the American Government, you, the Senators, Congressmen, to solve this problem, this serious, tragic problem, to bring those men, American citizens, and they belongs in this country.
Resolving the serious matters as Nick Dniloff said, one human being really does matter. I think that is why we are here and I recommended as the rest did (Congressmen, shenimi im) to cut off aid to Yugosllavia and we need some results.
Thank You.

Mr. Yatron , i cili ishte dhe kryetari, e falemnderon Z. Bardha, duke u drejtuar Kongresit dhe duke ju përgjigjur Z. Bardha: “ The fact that we are holding this hearing is an indication that we want to do something and we are going to do something”.

Kam lexuar, degjuar, pare emisione televizive për heronj qe kanë punuar për Dardani si Xhimi Xhema etj, po kurrë nuk e kanë mberritur nivelin e këtij momenti historik që mbërriti Z. Bardha. Ai qe grushti i parë kundër Jugosllavisë ! Të tjerat do të vinin prapa.

P.S . Ky shkrim u shkrojt nga unë për librin e dytë të Ekrem Bardha, “E vërteta : Pavarësia e Kosovës, Amerika dhe diaspora”, ku fatkeqësisht, redaktori e cungoi jo profesionalisht.

Filed Under: Politike Tagged With: alfons Grishaj, Ekrem bardha

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT