• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2023

DITA E TË GJITHË SHENJTORËVE

November 2, 2023 by s p

Ndue Bacaj/

Prej shekujsh Kristianizmi ka fiksuar datën një nëntor si ditën e të gjithë SHENJËTOREVE. Në këtë datë Kisha Kristiane Katolike perkujton Shenjetorët e Martirët e saj që në themelet e besimit kristian kanë vendosur pa droje , shpirtin, mendjen , trupin dhe gjakun tyre… Pa këtë vetmohim njerzor e hyjnorë vështirë se Europa dhe Bota perendimore do të ishin kështu në besim dhe mbi të gjitha në qytetrim e zhvillim. Vargu i Shenjëtoreve dhe Martirëve të Kristianizmit është i pambarimtë dhe kanë një shtrirje thuajse në të gjithë Boten , por per racen tonë Iliro-Shqiptare , kjo do të thotë shumë , pasi ne perqafuam ndër të parët dhe pa mendyshje fjalen e Mesisë -Jezu Krishtit , që vetë Shen Pali e perhapi në trojet Ilire në vitet 56-59. (Kurse në trojet Ilire të Dardanisë Shën Mateu). Besimi Kristian në atë kohë ishte i ndaluar nga perandoria pagane Romake, e cila ndëshkonte pa mëshirë të gjithë ata që guxuan e zgjodhen këtë rrugë besimi për te Zoti që është një e vetëm një. Vlen të theksohet se martiret e shenjetorët e parë të Kristianizmit në “Ballkanin” e kohës e më gjërë janë DY Ilirët Dardan (Kosovarë) Flori dhe Lauri, të cilet u martirizuan në fundin e shekullit parë e fillimin e shekullit dytë , në Ulpiana (në afersi të Prishtines sotme ). Këta dy shenjëtorë edhe sot kanë kishen e tyre dhe diten e kremtimit 18 gushtin… Vargu i shenjëtorve dhe martirve nga raca jonë është mjaftë i madh , ku sipas shkrimeve kishtarë ai e kalon numrin 600, por unë per ketë ditë të lumnueme mendova te kujtoj fare pakë .. Po e fillojmë me Shen Kostandinin e Madh (273- 337), i cili ishte perandori Ilirë i Romës që me Ediktin e tij të Milanos të vitit 313, beri që Besimi Kristian dhe objektet e kultit të dalin nga katakombet, ku i kishte “varrosur” paganizmi , në driten e diellit , nga ku shkelqejnë edhe sot e në përjetsi si besim e qytetrim… Vepra e këtij Iliro-Shqiptarit prej Nishit të Kosoves, nuk mbaron këtu , pasi Shen Kostandini në vitin 315 miraton dekretin e mbrojtjes të femijëve jetim dhe grave të veja, per të vijuar me dekretin e tij historik të vitit 321 kur të shtunden hebraike e zevendeson si ditë pushimi , festimi e adhurimi me diten e diel kristiane që e kemi edhe sot . 21 Maji është dita e tij… Iliri tjetër i shenjtëruar është Niket Dardani (shek.IV) nga Kosova , është autori i kryehymnit botrore të Kishes Katolike TE DEUM LAUDAMUS, (Ty Hyj të Lavdrojmë ) , dita e tij festive është 7 janari.. Shen Jeronimi (347-420) shenjëtori Ilir i cili perktheu (Vulgaten) Biblen e Shenjtë nga hebraishtja në gjuhen Latine… Data 30 shtator është dita që i kushtohet ketij shenjëtori.. Kesaj plejade lavdiplotë i perkasin edhe shumë Shenjetorë të cilet adhurohen dhe u janë kushtuar tempuj e ditë kremtimi në vende të ndryshme të Europes, ku Shenjetoret shqiptarë perhapen besimin Kristian , edhe duke “perseritë” mrekullitë e Jezu Krishtit , si Shën Martini në Francë e Portugali, Shën Marini e Shën Luani që themeluan qytetin (sot shtetin e San Marinos) , pa harruar katër Papet me origjinë të pastër Iliro-shqiptare ; Shën Eluteri , Shën Kaji , Shën Gjoni dhe Papa Klementi -XI e deri te Shenjëtorja më e re, por më sinjifikative, Shën Nënë Tereza , Gjë që tregon se jemi kombë Shenjtnish , ndose shpesh i jemi “falë apo janë munduar t’na falin djallit”…Shpresojmë tash e mbrapa kurrë ma…ndaj u lutemi në këte ditë të madhe të gjithë Shenjëtorve e veçanarisht atyre që i perkasin races sonë Iliro-Shqiptare, të luten për ne…

Foto: Jeta e Krishterë.

Filed Under: Histori

Vatra Michigan fton të gjithë shqiptarët në Festën e Flamurit

November 2, 2023 by s p

Vatra Michigan fton të gjithë shqiptarët në Festën e Flamurit.

Filed Under: Vatra

Kryeministri Kurti priti në takim drejtoren rajonale të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Ariane Bauer

November 2, 2023 by s p

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim z.Ariane Bauer, drejtoren rajonale për Evropë dhe Azi Qendrore të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC).

Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës i jep prioritet çështjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, në respekt të së drejtës së familjarëve për të ditur të vërtetën për më të dashurit e tyre.

U tha se mungesa e informacioneve të besueshme nga Serbia për fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur me forcë, si dhe mosbashkëpunimi i Serbisë, përbëjnë pengesa të mëdha në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur.

Kryeministri Kurti veçoi rëndësinë e hapjes së arkivave shtetërore të Serbisë, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti serb.

Në takimin e përbashkët me Kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, u vlerësua angazhimi i përbashkët dhe mbështetja e vazhdueshme nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. U bisedua edhe për mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin me qëllimin e përbashkët për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Filed Under: Uncategorized

Autokratët si produkt apo fatkeqësia jonë?

November 1, 2023 by s p

Artan Nati/

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat” është shprehja më sintetizuese e George Orwell në veprën e tij alegorike “Ferma e kafshëve”. Ky citat ilustron se si derrat, të cilët fillimisht drejtuan revolucionin me premtimin e barazisë dhe lirisë, përfundojnë duke u bërë po aq shtypës dhe tiranë sa njerëzit që përmbysën.Mesazhi këtu është se pushteti mund të korruptojë edhe ata që e nisin me qëllimet më të mira, dhe shërben si një koment për situatën e krijuar në Shqipërinë e pas diktaturës, ku liderat që udhëhoqën revolucionin e përmbysjes së komunizmit u shndërruan po aq të korruptuar sa paraardhësit e tyre dhe vazhdojnë edhe pas 33 vitesh të qëndrojnë në krye.
Vepra e Orwell-it shërben si një kritikë më e gjerë e çdo sistemi politik ku pushteti është i përqendruar dhe i pakontrolluar, dhe është një paralajmërim kundër ndjekjes verbërisht të liderëve karizmatikë dhe lejimit të tyre për të manipuluar dhe kontrolluar narrativën. Ai gjithashtu thekson rëndësinë e të qenit vigjilent dhe të mbajtjes përgjegjës të atyre që janë në pushtet për të parandaluar gërryerjen e parimeve mbi të cilat është themeluar një shoqëri.
Duket sikur Orwell e ka parashikuar në vitin 1945 se çfarë do të ndodhte në Shqipërinë e pas viteve 90-të. Në fillim të viteve 1990, Shqipëria më në fund hyri në rrugën e demokracisë dhe dukej se ditët e zeza kishin mbetur pas dhe më në fund do të bashkoheshim me familjen europiane. Në fakt kohët e mira nuk zgjatën dhe historia po kthehet drejt barbarisë dhe Shqipëria kurrë nuk ndërtoi një demokraci, por një autokraci, fakt të cilin e provon edhe numri i pafund i skandaleve në qeverinë e sotme, por edhe në qeveritë e kaluara. Është e vështirë të dallosh kush është ëngjëlli e kush është djalli. Korrupsioni është ngjitësi që mban sistemin tonë të bashkuar. Pasuria e të gjithëve është e ndotur qëllimisht, kështu që Rama apo gjithë liderët tanë të mëparshëm kanë pasur fuqinë të akuzojnë këdo për korrupsion dhe të largojnë këdo në çdo kohë. Pyetja më legjitime që bëjnë gjithë Shqiptarët është: Çfarë dreqin ndodhi? Pse nuk u realizuan shpresat e viteve 1990? Cili është faktori kyç që e ka bërë shekullin 21 kaq të errët, regresiv dhe të rrezikshëm?
Gjëja normale për të thënë është se rendi demokratik në Shqipëri është në krizë më të thellë se kurrë. Por vetëm duke thënë këtë nuk shpjegohet pse. Pse ne Shqiptarët e refuzojnë demokracinë? Çfarë dobësie në sistemin tonë të ashtuquajtur demokratik po shfrytëzojnë armiqtë e tij? Çfarë është në rrënjë të këtij 30 e ca vjeçari të errët postdiktatorial?
Kundërshtari me të cilin përballemi nuk janë thjesht dinosaurët politikë të trancizionit 30 vjeçar por mendësia dhe trashëgimia e tyre. Armiku ynë është natyra njerëzore. Ky nuk është një kundërshtar i vogël, por tani ne kemi një kuptim më të mirë të problemit me të cilin përballemi. Pikërisht këtu qëndron gjenialiteti i Orwell-it, që pa e njohur Shqipërinë të parashikonte se këta liderat tanë intelektualë , patriotë dhe idealistë, të shndërroheshin si derrat te vepra e tij “Ferma e kafshëve”, Liberalizmi është një mënyrë jetese e ndërtuar mbi respektimin e dinjitetit të çdo individi. Krijuesit e sistemit demokratik perëndimor e strukturuan sistemin liberal demokratik ashtu siç bënë pikërisht sepse i kuptuan instinktet më pak se demokratike të natyrës njerëzore. Çdo qenie njerëzore ka të drejta të caktuara që rrjedhin nga natyra e njeriut dhe jo nga qeveria ose ligjet e saj.
Kanti besonte se qeniet njerëzore kanë natyrshëm një prirje për të qenë të këqij. Ai e shpjegon të keqen radikale si korrupsion që pushton tërësisht një qenie njerëzore dhe çon në dëshira që veprojnë kundër ligjit moral universal.
Mendja jonë është një betejë e vazhdueshme – edhe nëse nuk e vërejmë atë. Siç shkroi Aleksandr Solzhenitsyn, “Vija e betejës midis së mirës dhe së keqes kalon nëpër zemrën e çdo njeriu”. Shumë nga themeluesit e Amerikës ishin besimtarë të zjarrtë të demokracisë liberale deri në një pikë. Ata kishin një respekt të thellë për virtytin individual, por edhe dobësinë individuale dhe besonin se ambiciet dhe epshi për pushtet ishin pasionet mbizotëruese në mendjet e shumicës së njerëzve. Gjithashtu ata besonin në “shthurjen e natyrës njerëzore” dhe se njerëzve “u mungon informacioni dhe vazhdimisht mund të mashtrohen”.
Themeluesit e kombit Amerikan ishin të vetëdijshëm se shumica drejtohen lehtësisht nga demagogë ambiciozë. Kështu, themeluesit e Amerikës ndërtuan një sistem që respektonte opinionin popullor dhe rregullin e shumicës, ndërsa përpiqeshin të ndërtonin parmakë për të kontrolluar pasionin dhe paragjykimet popullore. Themeluesit e ndanë pushtetin midis degëve. Ata ndërtuan një sërë kontrollesh, në mënyrë që demagogët dhe çmenduritë populiste të mos mbulonin vendin.
Ne nuk jemi aq të virtytshëm sa mendojmë se jemi. Shqiptarët nuk janë më të mirë se askush tjetër. Përkundrazi kombi jonë dhe gjithë ballkani ka jetuar në errësirë në periudhën e transformimeve të mëdhaja në europën perëndimore. Kjo duhet të na bëjë më të përulur e skeptik për gjykimet e nxituara tendecioze ndaj politikës amerikane dhe asaj europiane. Demokracia nuk është e natyrshme; është një arritje artificiale që kërkon punë të madhe.
Pastaj ne duhet të forcojmë institucionet që supozohet tu mësojnë qytetarëve se si të aplikojnë dhe bëhen pjesë integrale e demokracisë perëndimore: si të peshojmë provat dhe të angazhohemi për të vërtetën; si të korrigjojmë verbimet tona partizane dhe të mësojmë të dyshojmë në opinionet tona; si të respektojmë njerëzit me të cilët nuk jeni dakord; si të shmangim katastrofizmin, konspiracionin dhe mendimi apokaliptik; si të shmangim mbështetjen e demagogëve; si të krijojmë kompromise komplekse.
Demokratët nuk lindin; ato janë bërë. Nëse shekulli i 21-të do të bëhet më i ndritshëm për ne Shqiptarët në mbarë rajonin , ne duhet të bëhemi shumë më të mirë në vëzhgimin e sistemit tonë dhe liderëve tanë me skepticizëm dhe raciionalizëm. Ne nuk duhet të shqetësohemi vetëm për njerëzit që shkatërrojnë demokracinë. Duhet të shqetësohemi se kush e ndërton atë.

Filed Under: Ekonomi

Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha u takua me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut z.Talat Xhaferri

November 1, 2023 by s p

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha u prit në takim nga Kryeparlamentari i Republikës së Maqedonisë së Veriut z.Talat Xhaferri. Në faqen zyrtare në Fb z.Xhaferri shkroi: “Në takimin me kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA”, Elmi Berisha, i shoqëruar nga Naim Dedushaj, bisedonim për çështjet politike, koordinimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”.

_______________

На средбата со претседателот на Пан – Албанската федерација на Америка „ВАТРА“, Елми Бериша, во придружба на Наим Дедушај, разговаравме за политичките прашања, координацијата и продлабочувањето на соработката меѓу Собранието и Пан – Албанската федерација на Америка „ВАТРА“.

________________

At the Meeting with the President of the Pan-Albanian Federation of America VATRA, Mr. Elmi Berisha, accompanied by Mr. Naim Dedushaj, we discussed the political affairs, coordination and deepening of cooperation between the Assemblyand the Pan-Albanian Federation of America “VATRA”.

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT