• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2023

Mark Gjonaj rizgjidhet Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës

December 23, 2023 by s p

diasporashqiptare.al/

Këshilli i ri Koordinues i Diasporës pati mbledhjen e tij të parë më datë 18 Dhjetor 2023. Gjatë këtij takimi u zgjodhën strukturat e reja të këtij këshilli si dhe u prezantuan anëtaret e rinj pas përfundimit të mandatit të parë. Për këtë mandat të dytë, rizgjidhet kryetar Mark Gjonaj, përfaqësues i komunitetit shqiptar në SHBA, nën kryetare Anxhela Paparizo, përfaqësuese e komunitetit shqiptar në Kanada dhe sekretare Ira Londo përfaqësuese e komunitetit shqiptar në Greqi

***

Deklaratë e plotë për Shtyp e KKD

Dita Kombëtare e Diasporës mbledh Këshillin Koordinues të Diasporës me kryesi të re

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve më 18 dhjetor, u zhvillua mbledhja e Këshillit Koordinues të Diasporës, ku këtë herë ka përkuar edhe me mandatin e dytë të këtij këshilli.

Me pjesëmarrje nga qeveria shqiptare dhe institucionet mbështetëse, diskutimet e gjata janë mbyllur me shumë pozitivitet e vullnet të palëkundur për rienergjizimin e organeve të Diasporës, me zgjidhjen dhe realizimin e çështjeve të rëndësishme.

Mbledhja u hap nga Kryetari i Këshillit, z. Mark Gjonaj, i cili duke i uruar suksese anëtarëve të zgjedhur për herë të parë, u ndal tek rëndësia e diasporës shqiptare në fusha të ndryshme të vendit dhe angazhimin që duhet të kenë anëtarët e këtij Këshilli në forcimin e marrëdhënieve të Diasporës me institucionet shtetërore shqiptare.

Të pranishëm në mbledhje Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, zv/ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Artemis Malo dhe Zv/ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Besart Kadia. Ministri Igli Hasani ka falënderuar anëtarët duke theksuar se “Këshilli synon mbrojtjen dhe forcimin e marrëdhënieve me diasporën shqiptare si dhe i siguroi ata për mbështetjen e plotë në veprimtarinë e tyre”.

Ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti, në fjalën e saj prezantoi projektet dhe angazhimin që ka kjo ministri për diasporën shqiptare.

Lavdrim Krrashi, Kryetar i Nënkomisionit për Diasporën dhe Migracionin, ndër të tjera u ndal në të drejtën e votës duke theksuar se ndryshimet e Kodit Zgjedhor kanë parashikuar të drejtën e diasporës për të votuar dhe si ligjvënës janë angazhuar në dhënien e kontributit në drejtim të mundësimit dhe përmirësimeve ligjore që i shërbejnë interesit të diasporës sa i takon votimit nga jashtë vendit.

Gjithashtu, pjesë e takimit ishte edhe z.Ilirian Celibashi, i cili në fjalën e tij siguroi bashkëpunimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të realizuar votën e diasporës.

Znj. Romina Kuko theksoi rëndësinë e regjistrimit të adresave të diasporës shqiptare dhe punën që po bën Ministria e Brendshme për të thjeshtuar procedurat e regjistrimit nëpërmjet portalit e-Albania.

Në pjesën e dytë anëtarët u njohën me aktivitetet e institucioneve shtetërore të diasporës si dhe diskutuan për ecurinë e mëtejshme të punës dhe funksionimin e këtij Këshilli, me qëllim krijimin e një bashkëpunimi më të afërt mes institucioneve shtetërore me komunitetet shqiptare kudo në botë.

Në pjesën e fundit janë miratuar ndryshime të rëndësishme në Rregulloren e Këshillit dhe janë zhvilluar zgjedhjet për mandatin e ri të kryesisë. Anëtarët zgjodhën si kryetar z. Mark Gjonaj, nënkryetare znj. Angela Paparizo si dhe sekretare znj. Ira Londo.

Këshilli Koordinues për Diasporën falenderon njëzëri të gjithë anëtarët dhe kryesinë e mandatit të mëparshëm për kontributin e tyre.

Anëtarët e Këshillit Koordinues për mandatin 2023-2027 janë si më poshtë:

Mark Gjonaj – Kryetar – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Anxhela Paparizo – Nënkryetare – Kanada

Ira Londo – Sekretare – Greqi

Anila Hyka Smorgrav – Francë

Ardian Lekaj – Holandë

Besmir Rrjolli – Itali

Brikena Muharremi – Britani e Madhe

Drita Gjongecaj – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Emina Cunmulaj – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ermal Sulaj – Greqi

Lazim Destani – Gjermani

Mirela Mezani- Zvicër

Rosario Peta – Itali

Sezar Jakupi – Australi

Vaxhid Sejdiu – Zvicër

Mbledhja vjetore e Këshillit Koordinues të Diasporës: Perspektiva Dhe Bilanci I Një Mandati Të Vështirë

Si çdo vit më 18 dhjetor ditën kombëtare të Diasporës, Këshilli Kombëtar i Diasporë ka zhvilluar mbledhjen vjetore. Një moment bilanci ky për punën e bërë gjatë këtij viti, por edhe për rizgjedhjen e kandidatëve të rinj. Mandati i 15 të zgjedhurve të parë përfundoi. Një mandat në kohë të vështirë, tërmeti i nëntorit 2019, dy vite pandemi, shkrirja e institucionit tw ministrit tw Shtetit pwr Diasporën, pezulli administrativ dhe në fund mbyllja e mandatit. 2/3 e Këshillit të parë nuk janë më, pjesë e tij janë emra të rinj, profesionistë e aktivistë të komuniteteve që përfaqësojnë. Emra ti rinj, frymë e re, prej tyre pritet shumë!!!

Mbledhja u hap nga Kryetari i Këshillit, z. Mark Gjonaj, i cili në fjalën e tij, falenderoi anëtarët e mëparshëm të Këshillit për kontributin e tyre.

Duke i uruar mirëseardhjen anëtareve të rinj Gjonaj theksoi se Diaspora luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit shqiptar dhe nuk e ka harruar borxhin që e ka për tokën amë e për gjithë trojet shqiptare.

“Ajo jep kontributin në fushat e kulturës, ekonomisë dhe jetës sociale që mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për atdheun dhe për shtetet që jetojnë tani. Diaspora nuk është eksperiment as talking points (temë diskutimi). Është një resurs që nuk është shfrytëzuar siç duhet. Ka ardhur koha që Shqipëria ta konsiderojë Diasporën si partner dhe asset. Minimumi Shqipëria duhet ti japi të drejtën e votës Diasporës që është një e drejtë themelore” tha ndër të tjera në fjalën e tij Gjonaj.

Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, z. Igli Hasani falënderoi anëtarët duke theksuar se Këshilli synon mbrojtjen dhe forcimin e marrëdhënieve me diasporën shqiptare si dhe i siguroi ata për mbështetjen e plotë në veprimtarinë e tyre.

“KKD-ja është instrumenti më i rëndësishëm që ka shteti shqiptar për të komunikuar dhe për të ndërtuar ura lidhëse me Diasporën dhe unë jam besimplotë që ekipi që jeni formuar aty do të dijë ta çojë përpara misionin e vet në mënyrën më të mirë.

Kjo mbledhje vjetore vjen pak jave pas samitit të diasporës i cili ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të shkëmbyer ide konkrete mbi mënyrat se si duhet të punojmë së bashku në çdo fushë për të zgjedhuar dhe konsoliduar bashkëpunimin mes nesh” tha ai duke shtuar se “ Mesazhi që unë mora nga samiti është që Sfida qe keni përpara është vërtet e madhe sepse pavarësisht punës së madhe e shumë të mirë që është bërë në vite nga të gjithë ju në kuadër të këshillit apo në mënyrë të pavarur ne vetëm sapo kemi gërvishtur sipërfaqen e një potenciali të jashtëzakonshem dhe them se vetëm sapo kemi hedhur themelet e bashkëpunimit me Diasporën”.

Ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti, në fjalën e saj prezantoi projektet dhe angazhimin që ka kjo ministri për diasporën shqiptare.

Z. Lavdrim Krrashi, Kryetar i Nënkomisionit për Diasporën dhe Migracionin, ndër të tjera u ndal në të drejtën e votës duke theksuar se ndryshimet e Kodit Zgjedhor kanë parashikuar të drejtën e diasporës për të votuar dhe si ligjëvënës janë angazhuar në dhënien e kontributit në drejtim të mundësimit dhe përmirësimeve ligjore që i shërbejnë interesit të diasporës sa i takon votimit nga jashtë vendit.

Gjithashtu, pjesë e takimit ishte edhe z.Ilirian Celibashi, i cili në fjalën e tij siguroi bashkëpunimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të realizuar votën e diasporës.

Znj. Romina Kuko theksoi rëndësinë e regjistrimit të adresave të diasporës shqiptare dhe punën që po bën Ministria e Brëndshme për të thjeshtuar procedurat e regjistrimit nëpërmjet portalit e-Albania.

Në pjesën e dytë anëtarët u njohën me aktivitetet e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe Qendrës së Studimeve dhe publikimeve për Arbëreshët.

Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës kanë ndjekur me kujdes prezantimin e gazetës Diaspora Shqiptare, punën, sfidat dhe zhvillimin e saj, si dhe impaktin që ka pasuar në Diasporë. Gazeta ka trajtuar me sukses historitë dhe çështjet e komunitetit shqiptar në botë.

Me rëndësi, nga kjo mbledhje ishte miratimi i ndryshimeve në Rregulloren e Këshillit dhe zgjedhja e drejtuesve të tij. Anëtarët zgjodhën si kryetar z. Mark Gjonaj, nënkryetare znj. Angela Paparizo si dhe sekretare znj. Ira Londo.

Fjala e plotë e kryetarit të KKD Mark Gjonaj.

Gëzuar ditën e Diasporës

Kanë kaluar 4 vjet që kur është formuar KKD. Gjatë kësaj kohe kemi kaluar më të vështirat, dy vjet të paimagjinueshëm të pandemisë, një tërmet dhe ndryshimet e strukturave të KKD-së. Një periudhë që ka pikëpyetje dhe është çudi që ekziston akoma KKD sot. Po marr këtë minutë që të nderoj ish antarët themelues të KKD-së. Po e filloj me ish kryeministrin dhe ministrin e Diasporës z. Pandeli Majko, Ardian Radovicka, Adriana Bejko, Bashkim Beqiri, Endri Hatillari, Gazmend Kapllani, Namik Shabani, Visar Tasimi, Sokrat Sina. Një falenderim i madh për shërbimin e tyre dhe ditët e panumërta që kanë dedikuar për çështjen e KKD-së. Për vullnetin e tyre që e kanë mbajtur KKD-në me zor. Që kanë qenë zëri i lartë për diasporën. Kanë bërë sakrifica dhe kanë dhënë kontribut vetëm për interes të mërgimtarëve dhe fëmijët e tyre që kanë lindur në tokë të huaj. Një falenderim për Anila Hykën, Brikena Muharremi, Ardian Lekaj, Rosario Petën dhe Lazim Destanin që po vazhdojnë mandatin e dytë në KKD. Do të përshëndes anëtarët e rinj të KKD-së. Familja është shtuar. Emina Çunmulaj nga SHBA, Drita Gjongecaj nga SHBA, Sezar Jakupi nga Australia, Ira Londo dhe Ermal Sulaj nga Greqia, Mirela Mezani nga Zvicra, Anxhela Paparizo nga Kanadaja, Besmir Rrjolli nga Italia, Vaxhid Sejdiu nga Zvicra. I falenderoj sepse për një muaj është e dyta herë që po vijnë në tokën amë që po i lënë familjet, kohën e punën që të japin kontributin e tyre të jashtëzakonshëm. Falenderimet më të mëdha për meritat e tyre.

Historia e Shqipërisë është shqiptari vet që përfaqëson shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, në Kosovë në Mal të Zi në Maqedoninë e Veriut, Çamëri, Luginën e Preshevës edhe vet Diasporë.

Edhe pse gjeografia na ndan edhe kufijtë na ndajnë nëpër shtete është kultura, historia, gjuha dhe dashuria për kombin tonë që na bashkon, e që gjithë zemrat e shqiptarëve rrahin njëlloj kudo që janë në botë.

Diaspora luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit shqiptar dhe nuk e ka harruar borxhin që e ka për tokën amë e për gjithë trojet shqiptare. Që jep kontributin në fushat e kulturës, ekonomisë dhe jetës sociale që mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për atdheun dhe për shtetet që jetojnë tani. Diaspora nuk është eksperiment as talking points (temë diskutimi).

Është një resurs që nuk është shfrytëzuar siç duhet.

Ka ardhur koha që Shqipëria ta konsiderojë diasporën si partner dhe aset.

Shteti ynë duhet të mbrojë, të investojë në Diasporë në të drejtat e tyre. Jo vetëm me fjalë por me vepra. Minimumi Shqipëria duhet ti japi të drejtën e votës Diasporës që është një e drejtë themelore.

Jam mëse i gëzuar dhe i kënaqur me anëtarët e KKD-së dhe me ministrin Hasani bashke me institucionet që plotësojnë KKD-në. Jemi partnerë, kemi një energji, një vullnet që është një urë lidhëse me diasporën dhe me linjën tonë. Dhe që kemi punuar për të mirën e kombit tonë. Ai që nuk e do kombin nuk e do as zotin as vetveten. Le të përveshim mëngët sepse puna qe pret ta bëjmë së bashku do të flasë vet. FALEMINDERIT

Filed Under: Politike

Në përvjetorin e themelimit të LDK-së

December 23, 2023 by s p

PËRCAKTUES I NDRYSHIMEVE TË MËDHA POLITIKE

Jusuf Buxhovi, “KTHESA HISTORIKE 1”, Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së, kujtime, botoi Sh.B. “FAIK KONICA”, Prishtinë 2008, faqe 352. ISBN 978-9951-06-225-1

FILLIMI…

Jusuf Buxhovi, gazetar, publicist, shkrimtar dhe historian, është figura më qëndrore për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Përveç librave të historiografisë, trilogjia “KTHESA HISTORIKE”, është dokumenti më origjinal, në të cilat janë shpjeguar zhvillimet shoqërore e politike të viteve të nëntëdhjeta. Kjo lëvizje politike, është organizatë e papërseritshme kombëtare, që i ndryshoi konceptet ideologjike në vitet e nëntëdhjeta, në të cilat, Jusuf Buxhovi, bashkë me Elitën Intelektuale, arritën me sukses të mobilizojnë dhe të emancipojnë spektrin politik, duke iu dhënë proceseve kahe demokratike, në të cilat shqiptarët e Kosovës, do të shndërrohen në avangardë të ndryshimeve në tërë kampin e Lindjes. Shqiptarët e Kosovës, u bënë popull largëpamës, vizionar duke pasur rolin prijetar në tërë hapësirën shqiptare në ish Jugosllavi. Kjo lëvizje e cila mori hov, pa shmangshëm ndikoi edhe në ndryshimet politike në Shqipëri, vend ky që po dilte nga diktatura e egër komuniste.

Jusuf Buxhovi, në fushën politike dhe në zhvillimin e proceseve të atyre viteve e ka ndikimin e pashmangshëm. Pikërisht me emrin e tij lidhen epokat që ndryshuan Kosovën. Ky konstatim nuk është i panjohur, por pse hezitojmë ta pranojmë është çështje krejtësisht tjetër. Paradoksi i mentalitetit shqiptarë shkon deri atje, sa intelektuali duhet të vdes dhe të mos jetojë në mesin tonë, që pastaj për t’ia pranuar meritat. Të paktën Jusuf Buxhovi, meriton ta përjetojë vlerësimin për angazhimin e tij, nga shoqëria dhe komuniteti politik, për të gjallë të tij.

Në shkatërrimin e Jugosllavisë, drejtpërdrejt ka ndikuar Kosova, dhe në ndryshimet e koncepteve politike në këto hapësira rol themelor, rol specifik, dhe rol të veçantë, pa dyshim ka luajtur Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse strukturat e tanishme politike të LDK-së, duhet ta pranojnë, edhe rolin dhe ndikimin e Jusuf Buxhovit në këto procese, (madje qysh në embrionin e tyre), si ideator e qoftë si kreator i atyre proceseve, të cilat pashmangshëm ndikuan në të gjitha zhvillimet e më pastajme në Kosovë dhe përgjithësisht në hapësirën shqiptare në ish Jugosllavi.

Këto elemente, ku më shumë e ku më pak, shfaqen në tërë historiografinë krijuese, veçmas në librin e parë të trilogjisë “KTHESA HISTORIKE”, përkatësisht te libri “Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së”, në të cilin autori sjell argumente konkrete për zhvillimet e asaj kohe. Pastaj Jusuf Buxhovi, ka vazhduar me libra studimor nga fusha e historiografisë, dhe në saje të tij, janë vendosur edhe konturet e shkencës së historisë kosovare.

Nga libri “Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së”, del në pah roli i madh i autorit, në krijimin, themelimin dhe zhvillimin e LDK-së, dhe jo vetëm të LDK-së. Këtë pohim, nuk besoj se mund ta mohojnë as “Kolona e Pestë që ka pushtuar pa meritueshëm LDK-në ?!”, të cilët e kanë devijuar angazhimet historike të LDK-së, madje nuk kanë hezituar për ta shembur edhe “Epokën e Madhe të LDK-së”, epokë për të cilën ka shkruar me kompetencë Jusuf Buxhovi.

Për fat të mirë, kjo Kolonë e Pestë, nuk arriti as të tjetërsojë LDK-në në “LIDHJA?!” Kurse ardhësit me mision, (edhe përmes shantazhit dhe diferencimeve klasike), kanë arritur për t’i eliminuar tërësisht Themeluesit e LDK-së, dhe quditërisht kanë fobi edhe kundër gjithë Elitës Intelektuale, të cilëve nuk ua pranojnë meritat. E gjitha po ndodhë, para syve tanë, para syve të botës dhe krejtsisht sipas recetave të një kohë tashmë të harruar.

Askush nuk mundet me mohuar se LDK-ja, ishte strumbullari i lëvizjeve të mëdha ku do t’i bie edhe merita për shembjen e epokës së errët të komunizmit jugosllav, pra edhe në hapësirën tonë, përkatësisht LDK-së i bie merita specifike pse e trandi marksizëm – leninizmin dhe stalinizmin shqiptar, ku pa asnjë mëdyshje, “Epoka e LDK-së”, ishte vendimtare për kahen e Kosovës drejt proceseve Euro-Amerikane, pa të cilën vendi ynë, Kosova jonë, kurrë nuk do të vinte në të tashmen e ëndërruar. Ndërsa, Jusuf Buxhovi, i mësuar të bëjë “Epoka të mira”, me studimet në fushën e historiografisë, është bërë historiani i parë, i cili bëri “Epokën e Historisë Shkencore”, ashtu sikurse në fushën e politikës që mban vulën për Ndryshime të Mëdha Politike e Strategjike!…

Siç e kemi theksuar më lartë, Jusuf Buxhovi, për vite të tëra ka jetuar në Gjermaninë Federale, në cilësinë e korrospondentit të akredituar nga gazeta “RILINDJA”, prandaj ka pasur fatin e kontakteve me Elitën e Politikës Evropiane dhe asaj botërore, e cila ka ndikuar në formimin e personalitetit të tij politik, dhe me kalimin e kohës veprimtaria e tij politike është bërë ndikuese, veçmas brenda LDK-së, ndërsa krijimtaria letrare e historiografike e pëlqyeshme dhe e pranueshme edhe më tej!

“Njohja e meritave”, është kod i demokracisë politike dhe institucionale, prandaj është edhe obligim i shoqërisë, t’ia njoh meritat dhe ta pranojë kontributin e Jusuf Buxhovit, në fushën e letërsisë e të historiografisë, shkencës dhe përgjithësisht në ndryshimet e mëdha politike. Pranimi i meritave “Si ideolog!” është domosdoshmëri qytetare, pasi ndikimi i tij në ndryshimet e mëdha gjeostrategjike ishte ndikues dhe përcaktues, sikurse edhe në ndryshimet e koncepteve ideologjike, për ta orientuar Kosovën drejt vlerave Euro-Atlantike!

Mund të përfundojmë se të gjitha ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Kosovë, e kanë një datë historike që lidhet me themelimin e LDK-së, më “23 dhjetor 1989”, por ajo datë historike mban edhe nënshkrimin e Jusuf Buxhovit!

Shefqet Dibrani

May be an image of map and text

Filed Under: Sociale

Gra mos heshtni

December 23, 2023 by s p

Nga Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” SHBA/

Anëtaret e Organizatës se Gruas “Shpresë & Paqe” në SHBA u takuan sëbashku për të dhënë opinionet e tyre rreth krimit që ndodhi në familjen shqiptare, ku bashkëshorti vrau gruan e tij me pagesë në sy të fëmijëve të mitur. Ajo që lëndon është se edhe një 14 vjeçare nga Maqedonia, Liridona Ademaj 30 vjeç dhe një 22 vjeçare nga Italia që u vranë nga familjarët apo partnerët e tyre u varrosën në një ditë.

Sa i përket medias, mendojmë se sensibilizimi që media i bën këtyre fenomeneve ka ndikim pozitiv. Ishte një mision i munguar i medias, mënyra më e mirë për të parandaluar krimet e dhunën. Duhet të ndihemi të falenderuar nëse edhe mediat në Kosovë do të veprojnë me të njëjtin ritëm, pasi jemi një komb, një gjuhë, paçka se dy shtete e hallet së pari duhet ti “qajmë” e ti zgjidhim sëbashku. Dhunë ndaj grave ka patur edhe gjatë viteve në komunizëm por media ka qenë nën çensurë, sot media është e lirë dhe e pavarur.

Një term tjetër që kemi hasur është feminicidi që nënkupton përgjegjësinë që kanë institucionet shtetërore dhe shoqërore. Sipas raportit më të fundit të UNODC vetëm në vitin 2022 janë regjistruar 89000 femicide në mbarë botën.

Ilir Havolli psikolog në Kosovë gjatë një interviste thotë: “Kur një individ kryen një krim plotëson kënaqësinë e tij psikologjike, rrit adrenalinën e tij dhe jeton me të…Ai është një person keqdashës i pasigurtë për shoqërinë”…

Ja si e përshkruan dhunën fizike një nga anëtaret e organizatës: “Dhunimet deri në vrasje janë mos edukim i mirë i fëmijëve që në start nga prindërit e tyre e pastaj nga shoqëria. Po qe se do të rriteshin ata fëmijë me dashuri, respekt e kulturë nuk do të kishin ardh deri te këto gjëra të pa pëlqyeshme që po ndodhin në shoqërinë tonë. Duhet që në çdo institucion arsimor të ketë psikolog që ata të punojnë me fëmijët që rriten në një familje ku ka dhunë e mos respekt në çift”. Më poshtë kemi opinionet tona dhe përkrahëseve të kësaj kauze, disa prej të cilave biseduan online në Zoom.

Ing. Merita Shkupi aktiviste, bashkëthemeluese e Organizatës së Gruas “Shpresë & Paqe” SHBA: “Kjo ngjarje i indinjoi të gjithë si gratë ashtu edhe burrat sepse nuk kish ndodhur kurrë një vrasje e tillë e kurdisur aq poshtërsisht në sy të fëmijëve të mitur. Arsyet e vërteta akoma nuk po dalin qartë por fakti që krimi është bërë me aq gjak të ftohtë na dëften se ky njeri është pervers. Këto dhunime kaq të egra e të përsëritura ndaj grave në shekullin 21 tregojnë se drejtësia deri më sot ka qenë shumë e butë ndaj dhunuesve. Ata meritojnë varjen në litar”.

Flora Selfo aktiviste, SHBA. Ish e persekutuar politike nga regjimi komunist në Shqipëri, dekoruar nga Senatorja Nathalia Fernandez në New York: “Jam shumë dakort me parafolëset. Solidarizohem totalisht me kërkesën e tyre që vrasësi i Liridonës të ndëshkohet me dënim kapital. Dhe jo vetëm vrasësit e Liridonës por të gjithë burrat që vrasin gratë e tyre të marin dënimin kapital”.

Lindita Zoraqi një nënë, një motër në SHBA: “Eshtë e tmerrshme, shumë keq. Po nuk u ndërgjegjësuan njerëzit për veten e tyre është e vështirë…. Shoqëria bën punën e saj, por është gjithçka e programuar”.

Sanije Vojka aktiviste, SHBA. Ish e persekutuar politike nga regjimi komunist në Shqipëri, gëzon titullin Presidencial Shqiptar “Pishtar i Demokracisë”, dekoruar nga Senatorja Nathalia Fernandez në New York: “Si mund të dhunosh e të vrasësh një nënë, nga një nënë që je krijuar, nga ajo që ke marë jetë…Dhunimi i grave duhet urgjentisht të marë fund. Shteti duhet urgjentisht të veprojë me ligje dhe të vendosë drejtësi për dhunën ndaj grave”. Z. Balla aktiviste SHBA, unë me tim vëlla u rritëm me prindër të divorcuar. Babai ishte i dhunshëm. Vrasja e Liridonës dhe mbetja e fëmijëve të tyre jetim më pikoi në shpirt. Unë bashkohem me parafolësen kur thotë, se nëpër shkolla duhet të vendosen psikologë. Sa për dënimin bashkohem me Znj. Merita Shkupi. Etj…

Filed Under: Analiza

Revista LIFE në Nju Jork

December 23, 2023 by s p

Kriza shpirtërore e Nënë Terezës sipas sociologut Gëzim Alpion

Arben Çokaj

Frankfurt am Main

11 dhjetor 2023

Ne korrik 2020, Bloomsbury Academic botoi në gjuhën angleze në Indi, Angli, Amerikë dhe Australi monografinë e Gëzim Alpion Mother Teresa: The Saint and Her Nation (Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj). Edicioni i dyte i librit doli në 2022 and i treti më 10 Tetor 2023, që përkoi me përvjetorin e lindjes së autorit. Libri është botuar me kopertinë standarde, speciale dhe si eBook dhe reçensuar në dhjetra revista shkencore dhe gazeta prestigjioze.

Në qershor të këtij viti, libri u vlerësua në Amerikë me ‘Çmimin e Ekselencës në Botime’ për vitin 2023 në kategorinë e ‘biografisë’ nga Shoqata e Botuesve Katolikë (Association of Catholic Publishers – ACP). Për këtë vepër Alpion ka folur në Amerikë në Nju Jork dhe në universitetet e Harvardit dhe Georgetown. Në maj 2024, pas një turneu ligjëratash në Azi, do të jetë i ftuar në Tiranë.

Dr Alpion është diplomuar në Universitetet e Kajros dhe Durham. Aktualisht ai është Profesor i Asociuar i Socologjisë në Universitetin e Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar.

Që nga viti 2013 Alpion po lobon për ndërtimin e Rrugës së Arbërit, ndërsa në vitin 2014 filloi lobimin për shenjtërimin e Nënë Terezës. Në vitin 2019, Kryeministri i Shqipërisë i akordoi Alpion çmimin ‘Ambasador i Kombit’. Ndërsa në 2021 ai u nderua nga Presidenti i Shqipërisë me ‘Medaljen Nënë Tereza’ në shenjë mirënjohje për “kontributin e tij të çmuar akademik në studimin e plotë të jetës dhe veprës së Shën Nënë Terezës, si dhe promovimin e saj si përfaqësuese e vlerave të kombit shqiptar”.

Libri i fundit i Alpion tërhoqi menjëherë vëmendjen e studiuesve dhe mediave, perfshirë revistës së mirënjohur katolike THE TABLET në Londër, që e ftoi Alpion para se të botohej libri të shkruante një artikull të posaçëm. Që monografia dhe shkrimi i Alpion u vlerësuan nga revista duket edhe nga fakti që për kopertinën e datës 8 gusht 2020 u zgjodh portreti i Nënë Terezës i shoqëruara me këto fjalë: ‘Mother Teresa’s lost childhood – Gëzim Alpion’ (Fëmijëria e humbur e Nënë Terezës).

Shkrimi i Alpion në këtë revistë ngalli interesimin e studiuesve, përfshirë edhe të gazetarit amerikan David Van Biema, autori i librit ‘Mother Teresa: The Life and Works of a Modern Saint’ (Nënë Tereza: Jeta dhe Veprat e Një Shenjtore Moderne). Van Biema ishte kryeredaktori i fesë në revistën TIME nga 1998-2008.

Në mesazhin që Van Biema i dërgoi Alpion, po më 8 gusht 2020, theksoi se ai e kishte lexuar shkrimin e tij në THE TABLET “me shumë interes”, dhe se në bazë të tij kishte konkluduar se libri i ri i Alpion “duket si kontributi i parë madhor prej disa kohësh në literaturën e besueshme” rreth jetës së Nënë Terezës. Në të njëjtin mesazh, Van Biema e ftoi Alpion për të zhvilluar një intervistë.

Intervista e parë që Van Biema zhvilloi me Alpion në gusht 2020 u pasua nga 5 intervista të tjera në Zoom, dhjetra telefonata e qindra emaile gjatë një periudhe dy veçare. Gjatë kësaj kohe, Van Biema u njoh me të gjithë librat dhe studimet e Alpion në revista shkencore dhe ndoqi ligjëratat e tij në Zoom me audienca në Nju Delhi, Londër dhe Melburn. Van Biema gjithashtu komunikoi edhe me disa studiues që kanë shkruar për monografinë e Alpion Mother Teresa: Saint or Celebrity? (Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?), botuar në gjuhën angleze nga Routledge në vitin 2007 dhe italiane nga Salerno Editrice ne 2008, si dhe reçensues të librit të botuar nga Bloomsbury.

Van Biema i kushtoi studimeve prej dy dekadash të Alpion për Nënë Terezën dhe veçanërisht librit të tij të fundit, shkrimin e titulluar ‘Shenjtore për çdo kohë’ (A Saint Forever), që revista LIFE në Nju Jorkut e përfshiu në numrin special të gushtit 2022 dedikuar shenjtores në përvjetorin e njëzetë e pestë të vdekjes.

Kjo është hera e parë që shkrimi i gazetarit Van Biema për veprën e Alpion botohet i përkthyer në gjuhën shqipe.

LIFE Magazine

Shenjtore për çdo kohë

David Van Biema,

Nju Jork, 19 gusht 2022

Kërkimet e fundit zbulojnë një të vërtetë më të errët për historinë e Nënë Terezës. Por janë pikërisht shqetësimet e saj të hershme që mund të sigurojnë rezonancën e saj në një botë që po përballet me fatkeqësi të ngjashme.

Askush nuk ka vënë në dyshim ndonjëherë se Gonxhe Agnes Bojaxhiu, Nënë Tereza, ishte një grua e jashtëzakonshme. Nje studim i ri skrupuloz, që përqëndrohet në vitet e saj të trazuara të formimit, dëshmon se ajo ishte edhe më e veçantë nga sa mendonim.

Jeta e gruas se re ishte e mbushur me ankth dhe humbje. Kur ajo ishte dy vjeçe, armiqtë e popullit të saj pushtuan Shkupin, qytetin e saj të lindjes, çarmatosën popullsinë, vranë qindra njerëz dhe vendosën një regjim armiqësor. Kur ajo ishte nëntë vjeçe, u dërgua për të gjetur një prift që t’i krynte ritet e fundit babait e saj të ri, i cili vdiq nga dhimbje të tmerrshme një ditë më vonë. Në moshën 12 vjeçe, jeta e saj shpesh ishte një rrëke lotësh. Në atë kohë, përveç babait, ajo kishte humbur edhe shtatë njerëz shumë të afërt të familjes. Jeta e saj e hershme u dominua nga varrime njerëzish të dashur që humbën jetën për shkaqe në dukje palidhje.

Vitet e hershme të Nënë Terezës mund të kenë qenë shumë më të errëta se c‘kemi ditur.

Në vitin 2011, Gëzim Alpion, sociolog dhe studiues i Terezës në Universitetin Birminghamit në Britani mori një ftesë të rrallë për të takuar Rosa Çuni-Kuka, vajzën e motrës së bijësuar të Terezës. Siç tregon ai në librin e tij të fundit Mother Teresa: The Saint and Her Nation (Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj), Kuka i rrëfeu atij një kapitull të çuditshëm dhe të pazbuluar më parë të rinisë së shenjtores në qytetin ballkanik të Shkupit. Nga viti 1919 deri në vitin 1922, kur ajo ishte nga mosha 9 deri në 12 vjeçe, përveç babait, Tereza humbi edhe dajën e saj të vetëm, bashkëshorten e tij, pesë anëtare të familjes së dajës si dhe nënëdajën, njëri pas tjerit, për shkaqe të ndryshme që përfshinin meningjitin dhe ajo, që Kuka e përshkruan si “thyerje zemre”. E vetmja që mbijetoi nga ajo familja ishte e ëma e Kukës (Filomena), të cilën e bejësoi familja Terezës.

Pas takimeve me Kukën në Melburn në vitin 2011 dhe 2013, Alpion e shikoi të domosdoshme të vizitonte Shkupin përsëri. I lindur në Shqipëri, ai flet gjuhën e komunitetit të fëmijërisë së Shën Terezës, që ende përbën 21 për qind të popullsisë së qytetit. Për arsyje që shpjegohen në libër, Alpion nuk mundi të gjente dokumenta përse familja e Filomenës u shua pothuajse plotësisht. Por ai arriti në një teori të besueshme. Sipas tij, kur Gripi Spanjoll – që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën – mbërriti në Ballkan, nëse jo të gjithë, disa anëtarë të kësaj familje u bënë viktima të epidemisë.

Alpion thekson se kjo paradë e kobshme erdhi menjëherë pas humbjes më të madhe (të përmendur shpesh) që Tereza kishte përjetuar disa muaj më parë: vdekjen e papritur të babait, Nikollë Bojaxhiu, një biznesmen i shquar, ndoshta nga helmimi. Si pasojë, ai i kaloi momentet e fundit të jetës në agoni të tmerrshme.

Mund të thuhet se Tereza e rritur me siguri nuk do t‘i kishte kushtuar vëmendje zbulimeve të Alpion. “Familja ime ishte shumë e lumur”, ajo i tha nje biografi. “Kam një vëlla dhe një motër por nuk dua të bisedoj për ta. E rëndësishme është të ndjekësh rrugën e Zotit.”

Shumica e kronikanëve kanë ndjekur këshillën e saj në lidhje me këtë, duke e portretizuar atë si një vajzë të devotshme, duke prekur vetëm shkurt vdekjen e Nikollës, përpara se të trajtojnë momentin kur Tereza 18-vjeçare, duke vepruar sipas ‘thirrjes’ së Zotit, që ajo ndjeu për herë të parë në moshën 12-vjeçare, u nis drejt fatit te saj në Indi. Ky ishte vendi ku ajo filloi aktivitetin për të cilin njihet më shumë – përkujdesjen për më të vobektit dhe njerëzit e injoruar nga shoqëria.

Megjithatë, magjepsja e sociologut britanik me vitet e saj të formimit vazhdoi. Përveç vdekjeve që Tereza përjetoi në vitet e hershme, Alpion filloi të analizonte edhe stresin e vazhdueshëm që me siguri përjetonte çdo qytetar shqiptar në Shkupi në atë kohë, dhe veçanërisht Tereza si fëmija e një drejtuesi të komunitetit si Nikolla. Gjatë kësaj periudhe, qyteti ishte vazhdimisht objekt sulmesh. Kur Tereza banonte në Shkup dhe pas largimit të saj, qyteti i lindjes përjetoi dy luftëra ballkanike, dy luftëra botërore, dhe tre pushtime të huaja: nga Franca, Bullgaria dhe Serbia. Milicët dhe ushtria serbe kryen mizori të shumta mbi popullatën shqiptarë para se ta vinin nën kontroll Shkupin dhe Maqedoninë.

Në dekadat në vijim, serbët përdorën represionin kulturor dhe shpërnguljen e detyruar për të realizuar planin e tyre për të zëvendësuar popullsinë shqiptare dhe turke me kolonë sllavë. Justin Elliott, student post doktorature pranë Fondacionin Shoah në Universitetin të Kalifornisë Jugore, që studion formimin e identitetit kombëtar shqiptar, thotë: “Të rriteshe si shqiptar në Shkup në atë kohë duhet të ketë qenë një stres i jashtëzakonshëm.”

Po qe se dikush do t’i kujtonte Terezës së rritur realitetin e hidhur që kishte përjetuar në Shkup, ka shumë mundësi që ajo do ta trajtonte këtë temë si një devijim jo të mirëpritur. Fundja, përse duhet zbehur mesazhi i saj për të bërë punën e Zoti me histori të dhimbshme betejash për mbijetesë etnike që ajo i kishte lënë pas? Megjithatë, Alpion beson se ‘trauma’ që përjetoi Tereza e re ishte farka ku u formua shenjtorja. “Stresi i vazhdueshëm që përjtonte, të qënit dëshmitare e agonisë që i ati i saj kaloi në momentet e fundit dhe efekti që pati te ajo humbja e kaq shumë njerëzve të dashur nga epidemia spanjolle”, thekson Alpion, “së bashku, bënë që te Tereza të zgjohej një dëshirë e thellë për të ndihmuar njerëzit për të cilët nuk kishte asnjë shpresë shpëtimi, për t’u ofruar atyre sado pak rehati, edhe pse në orët e fundit të jetës së tyre”. Tereza përjetoi ‘thirrjen e parë’ si misionare, thekson Alpion, kur ishte 12 vjeçe në 1922, menjëherë pas humbjes së nënëdajës, që ishte edhe vdekja e fundit e dhimbshme në familje.

Për Alpion, këto trauma të hershme hodhën themelet e fenomenit më të dhimbshëm që ajo do të përjetonte më vonë: ‘natën e errët të shpirtit’, nga e cila ajo vuajti për 50 vjet. Kjo gjë u bë e njohur me zbulimin e letrave dhe shkrimeve të Terezës dy vite pas vdekjes së saj në 1997. Si rezultat i krizës shpirtërore, Tereza shpesh ndihej sikur Jezusi e kishte braktisur plotësisht. Perceptimi i saj i braktisjen hyjnore, sugjeron Alpion, është pjesë e përjetimit të humbjes së babait të saj dhe pyetjes së vështirë pa pergjigje: “Ç’kuptim ka të jetosh kur njerëzit më të dashur zhduken papritur?” Tereza e gjeti ‘rrugëzgjidhje’ në misionin e saj fetar. Megjithatë, ajo vazhdoi ta përjetonte rregullisht boshllëkun që lanë tek ajo vdekjet e lartpërmenduara nëpërmjet ‘natës së errët’ që, në rastin e saj, nuk u fashit kurrë.

Në pamje të parë, kjo lloj shkakësi (causality), që propozon Alpion, mund të duket pavend. Që një tronditje e mbajtur kyçur që në fëmijëri mund të rishfaqet për të thyer – dhe/ose fisnikëruar – zemrat tona si të rritur, nuk është më një ide e re: trauma dhe çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) kaluan shumë kohë më parë nga literature psikiatrike në përdorim të zakonshëm dhe në filma me superheronj. Megjithatë, trauma dhe çrregullime të tilla vazhdojnë të konsiderohen disi të pazakonta kur bëhet fjalë për jetën e shenjtorëve, ku tendeca është për të shikuar Zotin, dhe jo teorinë frojdiane apo forca konfliktuese historishë jo personale, si shkaku krysor për çdo rezulat.

Alpion, që e konsideron veten si ‘racionalist shpirtëror’ (spiritual rationalist), e shikon të nevojshme të theksojë: “Nuk kam asgjë kundër atyre që mendojnë se çfarë ndodhi me Terezën ishte ‘ndërhyrje hyjnore’. Por si studiues i shkencave sociale, është e natyrshme që të jap mendimet e mia në mënyrë që aspekte të tjera të mos injorohen.”

Atyre që u pëlqejnë që shenjtorët e tyre të jenë ‘jo të ndërlikuar’ mund të zgjedhin të mos i kushtojnë vëmendje Alpion. Por Nënë Tereza ka kohë që nuk ka qenë një qënie e ‘pa ndërlikuar’. Dhe At James Martin, një jezuit që shkruan shpesh për Terezën, vëren se katolicizmi pranon idenë se mirësia rrjedh nga një bazë. “Le të marrim një shembull nga familja”, thotë ai. “Nëse dikush është keqtrajtuar si fëmijë, ai person kur të rritet mund të jetë më i predispozuar t’i kuptoj fëmijët e keqtrajtuar. Zoti i përdorë këto përvoja dhe mund t’i transformojë ato, duke i bërë objekte mirësie për njerëzit e tjerë.”

Kjo do të ishte me vlerë të kihet parasysh ndërsa më shumë boshllëqe vazhdojnë të plotësohen në jetën e hershme të Terezës. Alpion do t’i vazhdojë hulumtimet. Dhe Ati Brian Kolodiejchuk, postulatori i Kishës, që grumbulloi një dosje të madhe në mbështetje të shenjterimit të saj, pritet të botojë një biografi.

Zbulimet e reja që do të pasojnë, edhe pse mund të interpretohen nga dikush si ‘zbehje’ e shenjtërisë së saj, në fund të fundit, me siguri do të nxjerrin më mirë në pah një Terezë edhe më të ndërlikuar, nën efektin e faktorëve historikë – etnikë, politikë dhe epidemologjikë – dhe që për pasojë e influencuan atë në mënyrë të dukshme apo të padukshme. Kjo ka vlerën e saj.

Ndërsa po lexojmë këtë shkrim – bota e madhe vazhdon të rrotullohet duke mbetur në thelb e njëjtë – mijëra refugjatëve të rinj u ka therur në palcë humbja e të dashurve nga pandemia apo janë detyruar të largohen nga vendet e tyre, për të shpëtuar nga tiranët e kohës tonë. Të kapur në kurthin e historisë, secili përpiqet të gjejë kuptim dhe shpresë.

Aktualisht, shumica në këtë grup të veçantë jenë të krishterët ortodoksë e jo katolikët romakë. Megjithatë, shumë nga admiruesit e Terezës, kur ajo ishte gjallë, nuk ishin katolikë. Për ta, ajo ishte një shenjtore me ‘S’ të vogël. Në këtë kontekst, siç shprehet At Martin, Tereza “mund të jetë shenjtorja e momentit”.

Ashtu si më parë!

Përktheu Arben Çokaj

Filed Under: Analiza

Pse interneti nuk mund të vrasë kartolinat e festave

December 23, 2023 by s p

Nga Rafael Floqi/

Kartolina e letrës vazhdon e tregon një histori për familjen tuaj në një mënyrë që një tekst nuk mund ta zëvendësojë kurrë.

Projektuesi i kartolinës së parë të Krishtlindjeve të prodhuar në masë ua dërgoi atë 1000 njerëzve, përfshirë edhe gjyshen e tij. Ajo paraqiste një vizatim të një familjeje duke bërë dolli, për mbajtësin e kartës poshtë një shënim utilitar ” To:____”. Kartolina u konceptua si një zbulim i kohës – korrespodenca personale ishte bërë një sektor në rritje, i mundësuar nga ardhja e postave të lira dhe londinezët viktorianë mezi prisnin që përshëndetjet e stinës së tyre të kishin një përgjigje. Pse të mos u përgjigjeshim të gjithëve?

Ilustrimi ishte një prekje e bukur. Krijuesi i kartës, Sër Henry Cole, porositi një mik që të skiconte skenën në kokën e tij; familja që ai imagjinonte që dukej e lumtur dhe e pasur dhe ndoshta argëtuese. (Një vajzë e vogël në plan të parë ul një gotë verë që nëna e saj duket se e heq.) Më shumë se 150 vjet më vonë, njerëzit ende duan të projektojnë një version të asaj familjeje të pasur. Amerikanët postojnë 1.6 miliardë kartolina festash në vit; Përshëndetjet e personalizuara dhe urimet gjenerike të ngrohta nuk kanë ndryshuar, por tani fotot e familjes janë reale.

Prindërit e mi i përkasin sigurisht atyre që i merrnin seriozisht kartolinat e Vitit të Ri kur unë isha fëmijë. I dërgonim pothuajse çdo vit, dhe kartolinat si përgjigje grumbulloheshin si këmbim, ato i ruanim në një shportë të vogël të fluturuar nga një dhomë tjetër. Më të bukurat ishin ato të kushërinjve që vinin nga Amerika. Unë do të ulesha në divan, dhe do t’i shqyrtoja ato një nga një, duke dalluar fytyra të njohura mes një deti zbukurimesh. Koreografia dhe imazhi e një fotografie të kartolinës së Vitit të Ri asokohe është hapur për debat. Santa i zhveshur nga çdo domethënie Krishtlindjesh, emrin e kishte marrë Plaku i Vitit të Ri apo Babadimri, por imazhi ishte gjithnjë e njëjtë. Të gjithë ishim të vetëdijshëm për dekorin. Dhe sistemi më ateist në botë nuk e shmangte dot frymën e Krishtlindjes.

Vigjilja e Vitit të Ri ishte një prej festave më të mëdha popullore gjatë komunizmit, kryesisht për shkak se Shqipëria, nën sundimin e Enver Hoxhës, ndaloi çdo festë fetare. Që prej ringjalljes së festimeve për Krishtlindje, në Shqipëri, Festa e Vitit të Ri ka humbur disi shkëlqimin e dikurshëm.

Pas ardhjes së komunizmit kartolinat u bënë standarde, ku shihej “Shqipëria socialiste”, gra dhe vajza “të lumtura” apo imazhe të partisë në pushtet e të udhëheqësit të kohës. Përpos vështirësive të kohës e veçanta qëndronte te veprimtaria krijuese në prag të Vitit të Ri, që shpenzohej duke sfiduar rrethanat e vështira financiare.

Një tjetër kartolinë e veçantë është ajo e 1973, ku një baba i uronte festat djalit të vet. Ajo që bie në sy është pamja e kartolinës, ku duket një nga personazhet e famshme të filmave për fëmijë si Jerry. Ai shfaqet duke tërhequr një karrocë ku është ngarkuar pema e vitit të ri dhe poshtë tyre urimi tradicional “Gëzuar vitin e ri”. Në pjesën e pasme të kartolinës, lexohet N.SH.BOTIME NAIM FRASHËRI TIRANË. Pra, për fëmijët duket se regjimi bënte një përjashtim, edhe pse çdo gjë amerikane konsiderohej “e mallkuar”.

Sot partnerët romantikë priren të kalojnë e të dalin nga rekordi i familjes, duke bërë filma të gëzueshëm (ose shaka) në albumet dhe burimet tona në Instagram, duke na kujtuar se kush ishim dhe duke na kërkuar llogari. Por kartolinat e festave ftojnë një nivel shqyrtimi që rrallëherë e bëjnë sinqertët. Prindëritt e familjes mund t’i përgjigjen presionit duke mbajtur një kontroll të ngushtë në frerët – duke propozuar të shkrepni disa foto të “vetëm ne” përpara se t’i bëni shenjë të dashurit tuaj prej gjashtë muajsh të Universitetit. Vetëm kështu që ka disa opsione kur është koha e kësaj loje.

Natyrisht, të huajt bëhen të brendshëm. Njerëzit martohen, kanë fëmijë, rriten. Ata mund ose nuk mund të heqin dorë nga kartolinat e tyre të pushimeve. (Opinionet ndryshojnë për qëndrueshmërinë afatgjatë të industrisë, por mijëvjeçarët kënaqen me prekjen e postës së vërtetë.) Pasi të shihni atë zbukurim kadifeje në kartolinat e vjehrrit tuaj, praktika duket rishtazi tërheqëse – madje legjitime. Një kartolinë Krishtlindjesh e parë nga njëqind të njohur është shumë më e prekshme se një certifikatë martese në dosje në gjykatë. Është një regjistër formal që i bën lidhjet familjare më të lexueshme. Dhe përditësohet vit pas viti. Gjë e cila ngre një pyetje: Çfarë ndodh kur ato lidhje prishen?

Muajin e kaluar, gjatë fundjavës së Falënderimeve, familjet e gjera u mblodhën dhe bashkërisht ndezën makinën e kartolinave të Krishtlindjeve. Të gjithë të dyshuarit e zakonshëm ishin atje – përveç atyre që nuk ishin. Ata, mungesa e të cilëve sjell një ndryshim më të përhershëm: një zhvendosje, ose shpërbërje, ose divorc, ose diçka më tragjike. Përfundimisht, vështirësitë familjare duhet të thuhen me zë të lartë. Por ndonjëherë një kartolinë e Krishtlindjeve i shpreh ato me zë të lartë nga sa do të donim.

Kjo është fuqia dhe anakronizmi i kartolinës së Krishtlindjes, e cila gërvisht një klik që iPhone-ët duhet ta kishin ndrequr deri tani. Në fund të fundit, autoportretet janë një mall i zhvlerësuar. Përafërsisht 85 për qind e botës kontrollon mjetet e prodhimit të selfie-ve. Nuk kushton asgjë për të ndarë një foto familjare me miqtë, fqinjët dhe internetin. Por edhe kur krijojmë portrete të pafundme për konsum të jashtëm, identitetet tona priren të bashkohen rreth disa imazheve kryesore. Ato shfaqen jo vetëm në prurjet sociale, por edhe në aplikacionet e takimeve, takimet e Zoom, udhëtimet me shpërndarje dhe super llogaritë digjitale që hapen duke pyetur, në fakt, “Ky jeni ju?” Bota na has kryesisht si avatarë, fotografi të profilit, foto profesionale të kokës – njësi të atomizuara në një bazë të dhënave jashtëzakonisht të madhe. Portretet tanë tregojnë se i përkasim një sistemi më të madh.

Kartolina e parë shqiptare ka dalë për herë të parë në vitin 1913. Ishte një pikturë e cila më pas u shndërrua në kartolinë. Ishte momenti kur Ismail Qemali lajmëron për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas ngre Flamurin e Skënderbeut, nga ballkoni i shtëpisë së Flamurit, në Vlorë. Autori i kësaj pikture ka mbetur anonim, por ajo kartolinë është punimi i parë dhe i vetëm që tregon momentin e ngritjes së Flamurit në 28 Nëntor të vitit 1912. Sipas studiuesit, Fahri Shaska, që e ka bërë publike këtë kartolinë, për herë të parë, kartolina është prodhuar vetëm një vit pas shpalljes së pavarësisë. Momenti i ngritjes së Flamuri Kuq e Zi, mbulon një pjesë të ballkonit ndërsa element i dytë i kësaj kartoline është edhe Ismail Qemali.

Sot dërgohen kartolina virtuale që, po ta mendosh thellë nuk janë asgjë tjetër, veçse versioni më i modernizuar i atyre kartolinave prej letre që ne shkëmbenim një herë e një kohë. Kuptohet, me dallimet përkatëse.

Nëse një herë tekstet e kartolinave të festave, siç përmenda më lart, i mbushnim me ato formula pa fantazi, të ftohta e të homologuara, njëlloj për të gjithë – natyrisht kishte edhe përjashtime, kishte dhe nga ata kreativët që shquheshin, që i personalizonin ato me urimet personale por, flas për cliché-në, për shumicën “aplikuese formulash” e që përfaqësonte gati-gati, “një rregull” – sot, një kartolinë virtuale, përveç faktit që me një “tagg” ia dërgon të njëjtin urim një liste të tërë miqsh në rrjetet sociale apo ia përcjell miqve në whatsapp njëkohësisht, nuk pretendon fundja as një shumëllojshmëri kushedi se çfarë idesh apo urimesh ajo kartolinë. Mbetet diçka e pa ndier, diçka thjesht formale, ose siç thotë populli: “Sa për qokë!”

Ajo është e efektit të menjëhershëm, mbërrin në çast e njeriu i bie shkurt madje, ndihet edhe i stresuar në një farë mënyre nëse harron dikë pa e uruar, pasi numri i miqve virtualë e kalon në mënyrë të shumëfishuar numrin e miqve realë dhe aktivizimi i kësaj poste festive, kërkon pse jo, kohë e dedikim të veçantë.

Edhe kartolina prej letre nga vendet ku jemi me pushime, ndryshe nga më parë, sot dërgohen pak, pasi nga ai vend pushimesh, madje në kohë reale, njerëzit postojnë e shkëmbejnë fotografi – selfie me panoramën e lokalitetit turistik në sfond nuk mungon – ndër miq, nëpër rrjetet sociale apo me mesazhe e video të çdo lloji, me sms, mms nëpër smartphone, pc etj. Kartolinat prej letre nga lokalitetet turistike sot i poston vetëm një në njëzet persona.

Sot Kartolinat e Krishtlindjeve/ Vitit të Ri na heqin nga ata serverë dhe na rikthejnë në Tokë, përsëri në të vetmin sistem që ndonjëherë kishte vërtet rëndësi, i përbërë nga të vetmit njerëz që na rregullojnë vërtet në kohë dhe hapësirë. Natyrisht, marrëdhëniet tona me ata njerëz do të ndryshojnë. Kartolinat e Krishtlindjeve nuk kanë aftësi parashikuese; ata janë vetëm një totem tjetër, si grupe dasmash apo peshqirët me monogram. Ata nuk bëjnë asnjë premtim dhe rishkruhen çdo vit. Në një mënyrë apo tjetër, subjektet e tyre vijnë e shkojnë. Si një fotografi e familjes, kartolina e Krishtlindjes është kalimtare. Por ne mund të krenohemi me mesazhin e tij të thjeshtë e të pakundërshtueshëm: “Këta ishim ne asokohe.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT