Nga Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” SHBA/
Anëtaret e Organizatës se Gruas “Shpresë & Paqe” në SHBA u takuan sëbashku për të dhënë opinionet e tyre rreth krimit që ndodhi në familjen shqiptare, ku bashkëshorti vrau gruan e tij me pagesë në sy të fëmijëve të mitur. Ajo që lëndon është se edhe një 14 vjeçare nga Maqedonia, Liridona Ademaj 30 vjeç dhe një 22 vjeçare nga Italia që u vranë nga familjarët apo partnerët e tyre u varrosën në një ditë.
Sa i përket medias, mendojmë se sensibilizimi që media i bën këtyre fenomeneve ka ndikim pozitiv. Ishte një mision i munguar i medias, mënyra më e mirë për të parandaluar krimet e dhunën. Duhet të ndihemi të falenderuar nëse edhe mediat në Kosovë do të veprojnë me të njëjtin ritëm, pasi jemi një komb, një gjuhë, paçka se dy shtete e hallet së pari duhet ti “qajmë” e ti zgjidhim sëbashku. Dhunë ndaj grave ka patur edhe gjatë viteve në komunizëm por media ka qenë nën çensurë, sot media është e lirë dhe e pavarur.
Një term tjetër që kemi hasur është feminicidi që nënkupton përgjegjësinë që kanë institucionet shtetërore dhe shoqërore. Sipas raportit më të fundit të UNODC vetëm në vitin 2022 janë regjistruar 89000 femicide në mbarë botën.
Ilir Havolli psikolog në Kosovë gjatë një interviste thotë: “Kur një individ kryen një krim plotëson kënaqësinë e tij psikologjike, rrit adrenalinën e tij dhe jeton me të…Ai është një person keqdashës i pasigurtë për shoqërinë”…
Ja si e përshkruan dhunën fizike një nga anëtaret e organizatës: “Dhunimet deri në vrasje janë mos edukim i mirë i fëmijëve që në start nga prindërit e tyre e pastaj nga shoqëria. Po qe se do të rriteshin ata fëmijë me dashuri, respekt e kulturë nuk do të kishin ardh deri te këto gjëra të pa pëlqyeshme që po ndodhin në shoqërinë tonë. Duhet që në çdo institucion arsimor të ketë psikolog që ata të punojnë me fëmijët që rriten në një familje ku ka dhunë e mos respekt në çift”. Më poshtë kemi opinionet tona dhe përkrahëseve të kësaj kauze, disa prej të cilave biseduan online në Zoom.
Ing. Merita Shkupi aktiviste, bashkëthemeluese e Organizatës së Gruas “Shpresë & Paqe” SHBA: “Kjo ngjarje i indinjoi të gjithë si gratë ashtu edhe burrat sepse nuk kish ndodhur kurrë një vrasje e tillë e kurdisur aq poshtërsisht në sy të fëmijëve të mitur. Arsyet e vërteta akoma nuk po dalin qartë por fakti që krimi është bërë me aq gjak të ftohtë na dëften se ky njeri është pervers. Këto dhunime kaq të egra e të përsëritura ndaj grave në shekullin 21 tregojnë se drejtësia deri më sot ka qenë shumë e butë ndaj dhunuesve. Ata meritojnë varjen në litar”.
Flora Selfo aktiviste, SHBA. Ish e persekutuar politike nga regjimi komunist në Shqipëri, dekoruar nga Senatorja Nathalia Fernandez në New York: “Jam shumë dakort me parafolëset. Solidarizohem totalisht me kërkesën e tyre që vrasësi i Liridonës të ndëshkohet me dënim kapital. Dhe jo vetëm vrasësit e Liridonës por të gjithë burrat që vrasin gratë e tyre të marin dënimin kapital”.
Lindita Zoraqi një nënë, një motër në SHBA: “Eshtë e tmerrshme, shumë keq. Po nuk u ndërgjegjësuan njerëzit për veten e tyre është e vështirë…. Shoqëria bën punën e saj, por është gjithçka e programuar”.
Sanije Vojka aktiviste, SHBA. Ish e persekutuar politike nga regjimi komunist në Shqipëri, gëzon titullin Presidencial Shqiptar “Pishtar i Demokracisë”, dekoruar nga Senatorja Nathalia Fernandez në New York: “Si mund të dhunosh e të vrasësh një nënë, nga një nënë që je krijuar, nga ajo që ke marë jetë…Dhunimi i grave duhet urgjentisht të marë fund. Shteti duhet urgjentisht të veprojë me ligje dhe të vendosë drejtësi për dhunën ndaj grave”. Z. Balla aktiviste SHBA, unë me tim vëlla u rritëm me prindër të divorcuar. Babai ishte i dhunshëm. Vrasja e Liridonës dhe mbetja e fëmijëve të tyre jetim më pikoi në shpirt. Unë bashkohem me parafolësen kur thotë, se nëpër shkolla duhet të vendosen psikologë. Sa për dënimin bashkohem me Znj. Merita Shkupi. Etj…