• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2023

Sot, përkujtojmë 76-vjetorin e ndarjes nga jeta të Asdrenit

December 11, 2023 by s p

Muzeu Historik Kombëtar/

Më 11 dhjetor të vitit 1947 u nda nga jeta në Bukuresht, Aleks Stavre Drenova, Asdreni. Emri artistik Asdreni përdorej nga vetë ai për të firmosur poezitë të cilat publikoheshin në gazetat më të njohura si “Kalendari Kombëtar”, “Albania” dhe “Drita”. Asdreni lindi më 11 prill të vitit 1872 në Drenovë të Korçës. Shkollimin e mesëm e nisi në gjimnazin e qytetit. I mbetur jetim mërgoi në Rumani në 1885, por u rikthye në atdhe në vitet 1889, 1914, 1937. Kreu Akademinë Tregtare të Bukureshtit dhe më pas u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të atjeshëm, të cilin nuk arriti ta përfundonte. Asdreni ka qenë veprimtar i shquar i kolonisë shqiptare të Rumanisë dhe sekretar i saj për një periudhë mes viteve 1913-1925, ndërsa në periudhën 1922-1934 shërbeu, me disa ndërprerje, si sekretar i Konsullatës Shqiptare të Bukureshtit. Asdreni mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit të 5 nëntorit 1912, në të cilën u vendos të shpallet pavarësia e Shqipërisë. “Betimi mbi flamur” e vjersha të tjera me frymëzim atdhetar luajtën një rol të shënuar në forcimin e ndërgjegjes kombëtare në prag e pas Shpalljes së Pavarësisë dhe në periudhën e konsolidimit të shtetit shqiptar.

Filed Under: Histori

PATRIOTI ENDRI FILIPI DHUROI 500 USD PËR VATRËN

December 11, 2023 by s p

Patrioti Endri Filipi dhuroi 500 usd për Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Nënkryetari i Vatrës në Tampa Bay Florida z.Filipi është ndër vatranët më kontributorë në Federatë. Çdo vit, për çdo fushatë të Vatrës z.Filipi kontribuon bujarisht duke qenë ndër patriotët më shembullorë në Vatër dhe komunitetin shqiptar në Tampa. Fisnikëria e Endrit dhe shqiptarëve që japin për Vatrën e bëjnë Federatën dhe misionin e saj në shërbim të çështjes kombëtare, të përjetshëm dhe të pavdekshëm. Federata Vatra përulësisht falënderon çdo patriot që kontribuon për Vatrën dhe mëshiron çdo individ që sulmon, njollos, proteston e baltos Vatrën. Sulmi mbi Vatrën është sulm mbi kombin shqiptar, mbi veprën, kontributin dhe historinë e lavdishme të shqiptarëve të Amerikës. Vatra është e shenjtë, ajo do të jetojë përgjithmonë.

Mirënjohje për bujarinë dhe fisnikërinë Endri Filipi.

Filed Under: Politike

𝐕𝐨𝐭𝐚 𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐬 ë𝐬𝐡𝐭ë çë𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞 𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫!

December 11, 2023 by s p

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë/

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë i prezantoi publikut më datë 08.09.2023 draftin e përpiluar nga ajo me ndryshimet e sugjeruara të Kodit Zgjedhor për të përmbushur boshllëkun ligjor të konstatuar nga Gjykata Kushtetuese për Votës së Diasporës.

Pas një periudhe diskutimi me aktorët e përfshirë në proçes, lëvizja e dorëzoi këtë draft më datë 10.10.2023 pranë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla dhe për dijeninë e të gjitha palëve politike duke e protokolluar me Nr. 3060.

Sot Diaspora për Shqipërinë e Lirë e fut këtë draft në proçesin legjislativ! Me mbështetjen e një grupi deputetësh propozues, ajo i propozon Kuvendit të Shqipërisë nisjen e proçedurave parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji.

Deputetët propozues janë:

1. Z. Fatmir Mediu

2. Z. Gazment Bardhi

3. Z. Agron Gjekmarkaj

4. Z. Agron Duka

5. Znj. Jorida Tabaku

6. Znj. Emilia Koliqi

7. Znj. Dhurata Çupi Tyli.

Duke falenderuar deputetët propozues, i bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mbështesin këtë projektligj të ardhur nga përfaqësues të Diasporës, të mos shikojnë interesat e ngushta politike të momentit, por të bashkohen për ti mundësuar të gjithë Shqiptarëve kudo që janë të drejtën e Votës dhe mundësinë e përfaqësimit politik si dhe atë të ndikimit në qeverisjen e vendit siç ndodh në çdo vend demokratik.

𝐕𝐨𝐭𝐚 𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐬 ë𝐬𝐡𝐭ë çë𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞 𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫!

Filed Under: Ekonomi

Edita Shkreli betohet si Gjykatëse pranë Gjykatës Civile të shtetit të New York-ut

December 11, 2023 by s p

Edita Shkreli fitoi zgjedhjet e përgjithshme si Gjykatëse pranë Gjykatës Civile të shtetit të New York-ut më 7 nëntor 2023, ndërsa sot është zhvilluar Ceremonia e betimit të saj. Ajo do të fillojë punë si gjykatëse në 2 janar 2024, duke u bërë gjykatësja e parë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.🇺🇸🇦🇱 Kozeta Turishta

Filed Under: Emigracion

MIRUSH KABASHI DHE…NDERET E TJERA TË KOMBIT

December 11, 2023 by s p

Frano Kulli/

Me Mirush Kabashin, në përvjetorin e 100- të të Konferencës së Paqes, 2019 në një aktivitet përnderues për Fishtën, patëm shkëmbyer këtë bisedë:

– Qysh kur e mban Fishta titullin “Nderi i Kombit”,- më pyet Mirushi.

– Nga 2002-shi-i përgjigjem unë… Mirushi ishte aty e do të recitonte njërën prej poezive të Fishtës, fort të pëlqyer prej tij, “I d’buemi”. Po përpara se të fillonte, iu drejtua pjesëmarrësve në atë veprimtari:

-A e dini se tani së voni i është dhënë titulli “Nderi i Kombit” këtij burri – dhe bëri me dorë nga shtatorja e Poetit Kombëtar, aty pranë.- Po të njëjtin titull si ky burri mbaj edhe unë. Edhe pse e di veten me njëfarë kontributi në këtë vend… s’di se si ndihem … nderi i kombit unë e nderi i kombit ky burri…, – e përmbylli parafjalën e tij atëhere Mirush Kabashi.

Më erdhi në kujtesë ky rrëfim i shkurtë i Mjeshtrit të madh, në ditën e fundit jetës së tij këtu, atëhere kur po përcillej për në botën e qiellit….

Pas veprimtarisë drekuam së bashku, vetë i treti, me Tonin Çobanin. Edhe aty, në tavolinë, te “Diella” në Kune e rimorëm përsëri në bisedë Fishten:

– Gjergj Fishta ka nga të huajt 4 dekorata të larta: “Mearif, kl. II, 1912”, akorduar prej qeverisë osmane, “Ritterkreuz, 1912” prej Austro-Hungarisë, prej Papa Piut XI “Medaglia di Benemerenza, 1925” dhe prej Mbretit të Greqisë “Phoenix”, 1931, të cilat figurojnë në jakën e zhgunit të fratit, në një foto të vitit 1932, është edhe një tjetër, që pak është e njohur dhe rrallë përmendet…

I dinte edhe Mirushi këto, po prap ai e ngacmonte biseden .

-Përpos katër dekoratave shumë të larta ka edhe disa dhurata simbolike për t’u shënuar. Një tufë atdhetarësh të qytetit të Beratit i kushtojnë një pendë ari, në shenjë nderimi e mirënjohjeje si shkrimtar e atdhetar (viti 1918). Po ka një dhuratë të shtrenjtë prej Krajl Nikollës së Malit të Zi: një teste (komplet prej 12 copësh) lugë, pirunj e thika prej ari, që Fishta e mbante në një vend të dukshëm të dhomës së tij në Kuvendin e Gjuhadolit dhe kishte dëshirë t’ua tregonte miqve, duke shtuar, jo pa ironi, se “këto janë punë krajlash”… -Kurse më e larta medalje nderuese prej kombit të vet, të cilit i dha emër si pakkush ndër shqiptarë, i akordohet vonë, shumë vonë. Në vitin 2002, pra.- rithekson me pezm Mirushi…

Nuk e di a e mbajnë këtë titull, më të lartin titull zyrtar nderimi ata baballarët e vërtetë të kombit, emër për emër ata, që historia jonë i ka shënuar si të tillë. Të gjithëpranuar e të pakontestuar… Ata, që në historitë e kombeve të qytetëruara kanë zënë vend në tempuj…

Atë ditë, unë edhe Tonini mësuam prej tij atë kumtin e trishtë të sëmundjes. Sapo ishte kthyer nga Turqia, i diagnostikuar me të keqen, por jo me shpresa të humbura…

Në prillin e sivjetëm ishim prapë së bashku në Namur (Belgjikë), të ftuar të Shoqatës “Nënë Tereza” atje, prej Arjan Bajraktarit, stërnip i Çun Mulës emërmadh të Hotit. Për Fishtën… Për “Gjuha shqype” tash, e për të tjera poezi që Mirushi i kishte për zemër. Me mjeshtrínë e rrallë që ai kishte e me pasionin e pashterrshëm…deri në frymën e fundit.

Pastë dritë, Mirushi i mirë !

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT