• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2023

Përjetë mirënjohës Presidentit historik Doktor Ibrahim Rugova

December 2, 2023 by s p

Elmi Berisha/

Sot më 2 Dhjetor para 79 viteve lindi Presidenti i parë dhe historik i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Ai ishte ideatori, arkitekti dhe themeluesi i shtetit modern të Kosovës. Intelektual, dijetar urtak, filozof i mendimit politik i cili me vizionin dhe politikën unike na udhëhoqi duke ndriçuar rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. E ndërkombtarizoi çështjen e Kosovës, ndërtoi ura miqësie me shtetet më të fuqishme të planetit, me paqe dhe urtësi, vizion e mençuri, falë largpamësisë së tij, sot Kosova gëzon lirinë dhe shtetësinë.

Përjetësisht mirënjohës President, krenar që punuam me Ju dhe jetuam në epokën e Ibrahim Rugovës.

Filed Under: Analiza

STAMBOUL (1913) / APELI I EQREM BEJ VLORËS, HAIREDIN DIBRËS DHE AHMET DAKLIT NDAJ KOMBEVE TË QYTETËRUARA PËR TË SHPËTUAR SHQIPTARËT NGA SERBËT DHE GREKËT

December 2, 2023 by s p


Ahmet Dakli - Eqrem Bej Vlora
Ahmet Dakli – Eqrem Bej Vlora

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Dhjetor 2023

“Stamboul” ka botuar, të martën e 30 shtatorit 1913, në ballinë, apelin e Eqrem Bej Vlorës, Hairedin Dibrës dhe Ahmet Daklit ndaj kombeve të qytetëruara për të shpëtuar asokohe shqiptarët nga serbët dhe grekët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një apel nga shqiptarët

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vlorë, 29 shtator.

Disa fisnikë shqiptarë, duke përfshirë Eqrem bej Vlorën, Hairedin Dibrën dhe Ahmet Daklin, në emër të njerëzimit, u kanë drejtuar një apel kombeve të qytetëruara duke u kërkuar atyre që të ndërhyjnë pranë Fuqive të Mëdha, që të mos lejojnë që popullsia shqiptare të asgjësohet nga serbët dhe grekët.

Veprat çnjerëzore, thuhet në apel, të kryera nga ata që duan të shfarosin shqiptarët, i kanë acaruar këta të fundit dhe i kanë detyruar që për t’i shpëtuar vuajtjes së tyre të tmerrshme, të kërkojnë vdekjen çlirimtare në fushën e betejës. — (A.C.)

Filed Under: Mergata

88-VJETORI I LINDJES SË ETNOLOGUT TË SHQUAR DHE PROFESORIT MARK TIRTA

December 2, 2023 by s p

Zymer Ujkan Neziri/

Mark Tirta u lind më 21 maj të vitit 1935 në Orosh të Mirditës, nga e ëma, Mrikë, mbesë e Prengë Pjetër Gjergjit, bajraktar i Kryezezit, Mirditë, dhe i ati, Nikollë, familje me traditë brez pas brezi në Orosh. Marku ka pasur 5 vëllezër: Pjetri, gjeolog; Gjoni, ushtarak, kolonel; Prenga, blegtor; Lleshi, punonjës në rezervat shtetërore; si dhe Ndoi, bujk, që ende jeton. 

Edukimi parauniversitar. – Fëmijërinë e kaloi në Mirditë, ku edhe vijoi mësimet e parafillores te prifti i fshatit, filloren e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e Mesme Pedagogjike e kreu në Durrës e Tiranë, më 1957. 

Edukimi universitar. – Kreu studimet e larta në Institutin Pedagogjik, Shkodër, më 1957-1959, Dega e Historisë dhe e Gjuhësisë. Studimet i vazhdoi në Universitetin e Tiranës, më 1959-1961, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë. 

Edukimi pasuniversitar. – Gradën Kandidat i shkencave e mori më 1978, me temën ’’Mitologji e besime ndër shqiptarë: dëshmi të shek. XIX deri në vitet ‘70 të shek. XX’’, Instituti i Historisë, Akademia e Shkencave, Tiranë. 

Në vitin 1983 mori titullin Bashkëpunëtor i vjetër shkencor, me temën ’’Migrime të shqiptarëve të brendshme e të jashtme në vitet ’40 të shek. XIX-vitet ’95 të shek. XX.’’ Instituti i Kulturës Popullore, Akademia e Shkencave, Tiranë. 

Në vitin 1989 mori gradën Doktor i shkencave me temën  ’’Migrime të shqiptarëve të brendshme e të jashtme në vitet ’40 të shek. XIX-vitet ’95 të shek. XX.’’ Instituti i Kulturës Popullore, Akademia e Shkencave, Tiranë. 

Ka titullin Profesor Doktor nga viti 1994, Instituti i Kulturës Popullore, Akademia e Shkencave, Tiranë. Nga viti 2008 është edhe Akademik i Asociuar, kurse Akademik, nga viti 2018, Akademia e Shkencave, Tiranë.

Puna në arsim dhe puna kërkimore shkencore. – Deri në vitin 1968 punoi në arsim, në Mirditë: mësues historie në Orosh (1955-‘57), drejtor shkolle në Shënpal (1961-‘71), inspektor arsimi në Rrëshen (1964-‘67), drejtor shkolle në Rrëshen (1967). 

Më 1968, filloi punën në dhjetor, etnolog, në Degën e Etnografisë të Institutit të 

 Historisë e të Gjuhësisë, Universiteti i Tiranës. Përkundër punës, të cilën e kryente me përkushtim, ka pasur edhe probleme serioze, të natyrës politike, por që kanë përfunduar pa pasoja, me përkrahjen sidomos të Profesor Çabejt. 

Në Institutin e Kulturës Popullore, Akademia e Shkencave, u pranua më 1979, në korrik, etnolog, ku punoi deri në pensionim, më 2008. 

             VEPRIMTARIA KËRKIMORE – SHKENCORE DHE ARSIMORE

                                                           Etnologjia

Etnologjia e përgjithshme. – Një përpjekje shumë e suksesshme e akad. prof. dr. Mark Tirtës, ishte hartimi i tekstit të etnologjisë së përgjithshme për studentët e historisë, të filozofisë dhe të sociologjisë, ku përmend nevojën që edhe në Tiranë të ketë fakultet të etnologjisë ose degë të saj në fakultete. Aty ka shtruar me kujdes objektin e saj, synimet, terminologjinë, lidhjet me shkencat e afërta; fillet e saj, burime lashtësie, të Mesjetës dhe të së sotmes. Ka zbërthyer po ashtu me kujdes të veçantat e teorive dhe të shkollave në etnologjinë e përgjithshme: evolucionizmi, shkolla kulturore-historike, difuzionizmi, funksionalizmi e strukturalizmi. 

Ka paraqitur edhe klasifikimin i popujve, nga aspekti gjuhësor, antropologjik dhe etnokulturor. Libri përmbyllet me çështjen bashkësive primitive dhe me njerëzimin e sotëm, si dhe me etnitë dhe proceset etnike: gjuha, territori, klasat sociale, kultura, vetëdija. 

Një vepër me shumë vlerë, që e nderon autorin për përkushtimin e tij të madh në fushën e etnologjisë dhe një hyrje, siç thotë ai, për të hyrë në të fshehtat e visareve të etnokulturës shqiptare. (Shihni: Etnologjia e Përgjithshme, 2001, Etnologjia e Përgjithshme, 2008). 

Etnologjia e Shqiptarëve. – Edhe një përpjekje e madhe e etnologut Mark Tirta për etnologjinë e shqiptarëve dhe për periodizimin e saj në shtatë pjesë: lashtësia, Mesjeta, periudha osmane, periudha e shtetpashallëqeve shqiptare, periudha e Rilindjes Kombëtare, periudha e Pavarësisë, periudha pas Luftës së Dytë Botërore, me librin Etnologjia e Shqiptarëve (2003, 2006). 

Një pasqyrë e gjatë e me shumë vlerë pason për kërkimet dhe rezultatet e autorëve të etnologjisë së shqiptarëve: J. de Rada, D. D’Istria, H. Tahsini, P. Vasa, S. Frashëri, Sh. Gjeçovi, E. Vlora, M. Frashëri, F. Konica, B. Palaj, Rr. Zojzi, A. Stipçeviq, S. Pupovci, Onuzi, A. Bido, I. Elezi, K. Fashëri, A. Uçi, A. Gjergji, K. Halimi, Q. Haxhihasani, F. Ilia, Ll. Mitrushi, A. Muka, Y. Selimi, R. Sokoli, F. Sulejmani, S. Shkurti, A. Dojaka, K. Ulqini, si dhe J. G. von Hahn, M. Hasluck, B. Nopça, E. Durham, G. Castelleti, E. Cozzi, A. Degrand, E. Durham, N. Todorov, A. Velkov, H. Hequard, S, Villari, M. Shuflaj, P. H. Stahl, J. A. Ducellier etj. 

Autori ka shqyrtime të hollësishme edhe për etnokulturën: funksionet, karakteri etnik, etnointegrues, etnoveçues, etnondërgjegjësues. Historia etnike e shqiptarëve të sotëm, lëvizjet migruese dhe mjediset e banimit, janë tri njësi të mëdha, të trajtuara në hollësi. Tërheq vëmendjen përkushtimi i madh për të paraqitur familjen shqiptare me veçoritë e saja patriarkore, me të zotin e shtëpisë dhe me zonjën  e shtëpisë, deri te ndarja e sendeve të lëvizshme dhe te pleqnia në ndarjen e familjes. 

Pjesë e rëndësishme e studimeve të tij është edhe martesa ndër shqiptarë, nga fejesa, krushqit, nusja, dhëndëri e lindja, si dhe rite të vdekjes; etnopsikologjia dhe kushtet historike të psikës shqiptare, morali besa, harmonia ndërfetare, mikpritja; e drejta dokësore: kuptimi i Kanunit, parimet etnopsikologjike, normat dokësore; mitet e besimet popullore, kultet dhe demonologjia; arti popullor: letërsia popullore, veshja, poçeria, gdhendjet etj. në këtë vepër monumentale në fushën e etnologjisë sonë. ’’Besojmë se me këtë libër përmbushet një mangësi e ndjerë në dijet universitare për etnologjinë e këtij kombi,’’ thotë prof. Tirta. (Shihni: Etnologjia e Shqiptarëve, 2003, Etnologjia e Shqiptarëve,2006)

                                                        E drejta dokësore

Akad. prof. dr. Mark Tirta mbron konstatimin se themelorja për saktësimin e shkallës së zhvillimit të bashkësive njerëzore është mënyra e organizimit shoqëror dhe thekson se Ilirët-Arbërit-Shqiptarët nuk kanë pasur vetëm organizim fisnor, por më tepër kanë pasur bashkësi krahinore; përkrah mendimin e dijetarit A. Buda, ashtu si edhe atë të Rr. Zojzit, I. Elezit, S. Pupovcit, afërsisht edhe të G. Valentinit, S. Vilarit, G. Kasteletit. 

Shtron çështjen e lidhjeve të mirëkuptimit, sipas normave etike-morale dhe të ligjeve detyruese dokësore, që shoqërohen edhe me ndëshkime; konstaton se këto lidhje, norma e ligje detyruese duhet të quhen ‘’E drejta dokësore shqiptare’’, e, që sipas popullit, janë: Kanuni i Maleve, Kanuni i Lekë Dukagjinit etj., deri te Kanuni i Pirit, ku bëjnë pjesë edhe Venomet, Doket, Zakonet, Sullet, Shartet, Adetet etj. 

Mbron unitetin e kësaj të drejte dokësore dhe pohon se ajo është një dhe u nda si shqipja në dialekte e të folme. Pohon se historikisht vërtetohet se ka njëjtësi mbarëshqiptare të dukurive më themelore të së drejtës sonë dokësore, e përmendur edhe nga Straboni, 20 shekuj më parë. Flet për dëshmi të njëjtësisë te ilirët, për qeverisjen me pleqësi, si dhe në vijimësi deri më sot. 

Dallon rolin e madh të Hanit dhe popullarizimin e kësaj të drejte shqiptare në Evropë, pa ndikime të huaja, por me ngjashmëri me të drejtën e lashtë gjermane; bazë për studimin e së drejtës krahasuese dhe të mitologjisë krahasuese indo-evropiane.

Veçon studiuesen E. Durham për besimin e pamatshëm të shqiptarëve në të drejtën dokësore, sepse, sipas saj, Shqiptarët besojnë e respektojnë me shumë ligjet e Lekë Dukagjinit sesa Dhjetë Urdhëresat e Zotit nga Bibla. 

Për studimin e strukturës etike të Kanunit të Lekë Dukagjinit, klasifikimin e dukurive juridike dhe të kategorive etike, zbërthimin e tyre, ndriçim me shembuj konkretë, e quan meritor studiuesin japonez Kazuhiko Jamamoto. Konceptet e Kanunit: Betimi, Besa, Gjaku, Nderi, Miku, Ushqimi, Hakmarrja, i konsideron se janë zbërthime etike me interes shkencor, me përmbajtje psikologjike e sociale në bashkësi. Por, profesor Tirta tërheq vëmendjen se normat kanunore dalin më shumë si tradita morale, kurse ato janë ligje detyruese; se për të vdekurin, ritet e adetet si të ishte ai një qenie hyjnore, nëse nuk kryhen, ai kthehet në fatkeqësi për të afërmit e tij, mirëpo, duhet shtuar se sot ka ndryshime; betimi në Zotin pagan, po, por detyrimet kanë edhe natyrë laike, pra duhet zbërthim pa romantizëm, shton prof. Tirta. 

Shton se e drejta dokësore nuk është mbledhur e tëra, disa njësi nuk janë në përdorim, e autori japonez nuk i ka pasur parasysh; dokësorja dhe tradita e autonomisë krahinore janë të lidhura, madje nga koha nën romakët deri më 395, koha e Bizantit deri në shek. IX, koha bullgare e shek. IX-XIII, koha nën serbët e shek. XIII-XIV; Ora e Zana, gabim janë krahasuar me Djallin dhe Kotodamën japoneze, thotë ai; dyshon në shtresime të njëjta mes popujve të largët, po edhe me kohën e Homerit; e kritikon pse nuk i ka shikuar edhe Hanin, Hekardin, Ipenin, Degrandin, Nopçën, Kocin, Valentinin, Koliqin, Zojzin, Villarin etj., po edhe as të drejtat dokësore: malazeze, serbe, rumune, bullgare, greke. 

Prof. Tirta e kosideron ligjin dokësor një univers, normat e të cilit shfaqeshin deri në fillim të shekullit XX; puna e Gjeçovit dhe popullarizimi i tij në botë i së drejtës dokësore; puna studimore e Zef Valentinit në studimin e së drejtës kanunore shqiptare. 

Ai thotë se e drejta dokësore është dëshmi e aftësive krijuese të shqiptarëve në fushën juridike; rregull dhe braspeshë sociale me veti kombëtare; ligje popullore për t’u vetëqeverisur; njohje për njohjen e mbijetesës në shekuj; njohje për njohjen e lidhjes për mbrojtjen e kulturës etnike; njohje për njohjen e burimeve të energjive për përparim shoqëror dhe kombëtar; rregullim i normave dokësore të bashkëjetesës dhe të marrëdhënieve sociale e pronësore në mes të banorëve. 

Shtron edhe problemin e shtresimeve të reja, që bashkëtojnë me të vjetrat; kode administrative pushtuesish, po edhe kode fetate krishtere dhe të islamit, që studiues të ndryshëm nuk i kanë vërejtur. Bërthama të origjinalitetit i konsideron ato norma juridike, morale, psikologjike, kultike, me burim të lashtë, si arketipe të vetorganizimit të bashkësive me të drejta e detyra krejtësisht të barabarta, nga kryepari e deri vogjlia. Vëren te disa botime, kur kryeparët dalin si autoritete absolute, të veshur me pushtet shtetëror, e duhej të ishin si të parët në mes të të barabartëve, në kuvende, që kanë natyrë tepër demokratike. 

Trajton pabarazinë e femrës dhe mbrojtjen e saj: e drejta e mohuar e trashëgimisë së pronës; e drejta e virgjëreshave për të hyrë në kuvende; në luftë edhe gratë ishin; femra mbrohej me dinjitet nga ligji dokësor; ajo ishte e mbrojtur kudo nga përdhunimi; cënimi i nderit të saj ndëshkohej rëndë, deri në grimje (vrasje); e drejta e ndores së gruas; autoriteti i saj i shenjtëruar, me prejardhje të lashtë; egzogamia dhe koha e lashtë e paganizmit.

Shqyrton edhe ndalesat e veçanta në ligjin dokësor: prona është e shenjtë, e kufiri nuk luhet ashtu si eshtrat e varrit; ndalimi i fyerjeve; respektimi i kufomës së të vrarit; besa e betimi dhe sanksionet e shkeljes; beja mbi gur e ligjit popullor dhe mungesa e shtetit kombëtar.

Në përfundim, profesor Tirta thotë se ligji dokësor është dëshmi e aftësive krijuese në fushën juridike, ka veçori të rralla: barazia, liria, atdhetarizmi, nderi, burrëria, besa, mikpritja, ndihma, ka vlerë etnokulturore për luftë kundër pushtuesve dhe keqbërësve, është pjesë e luftës për mbrojtjen e kulturës etnike, është pjesë e historisë së qytetrimit shqiptar dhe është monument kulture për studiuesit. (Shihni: Etnokultura shqiptare. Ligji dokësor, 2016).

                                                           Mitologjia

Akad. prof. dr. Mark Tirta ka shtruar dhe ka analizuar gjerësisht çështje që kanë të bëjnë me arealin kulturor, sidomos me mitologjinë, me fillimet e besimit, ritet e magjitë, mitin e religjionin, teoritë – evemerizmi, simbolizmi, teoria filologjike dhe teoria natyrore, si dhe kërkime në dy shekujt e fundit në fushën e mitologjisë.

Ka shqyrtuar me përkushtim edhe kultet e natyrës, kultin e gurit, kultin e shpellave, kultin e qenieve mitike dhe të demonëve, kultin e gjarprit. Gjerësisht ka trajtuar edhe kultet e bujqësisë e të blegtorisë, duke përfunduar me ritet kalendarike, kultet në mjeshtëri e zeje dhe për kultin e numrave ndër shqiptarë.

Veçohen analizat e kulteve kozmike: kulti i diellit, kulti i hënës, kulti i yjeve; kultet tokësore: kulti i gurit, kulti shkëmbejve, kulti i shpellave; kulte të jetës familjare: nëna e vatrës, ora e shtëpisë, ora e njeriut; kultet e natyrës: kulti i lisave, kulti i mrizeve, kulti i burimeve, kulti rrugëve, kulti i vendpushimeve, kultet e gjallesave, kulti i bletës, kulti i buklës, kulti i bushit të kënetës, kulti i dhive të egra, kulti i kaprollit, kulti i shqiponjës, kulti i ujkut, kulti i numrave 3,7,9,12,40.

Nga fusha e demonologjisë, ka trajtuar figurat më kryesore të besimeve popullore, qeniet mitike, Zana, Bariu i Shenjtë, Dragoi, Kuçedra, Ora, Gjiganti, Herri, Syqeni, Lugati, Vampiri, Ksheta etj. Ai ka trajtuar edhe heronjtë mitikë të kulturës popullore: Çeto Bashe Muji, Sokol Halil Aga, Gjergj Elez Alia, që janë me interes jashtëzakonisht të madh për folkloristikën shqiptare, sidomos për epikologjinë. Ashtu edhe toponimet mitike janë trajtuar gjerësisht. 

Veçohet trajtimi i gjarprit në mitologji, zotërues i tokës e i nëntokës, nga tradita e hershme ilire, mbrojtës i familjes e i shtëpisë, fatsjellës e me veti shëruse, në zbukurime popullore, në topopime e në antroponime, në prozë e në poezi popullore.

Ritet kalendarike, buzmi, bimësia, bimët bujqësore, rite e besime në truallin e ri, flijime në themel, sakrifica njerëzore në themele, rite e besime në vdekje, gjëma e burrave, vajet e grave, simbolika e gjëmës dhe e vajit, shpirti i të vdekurit, kulti i varreve, që i lidhën me traditën nga thellësitë e shekujve, dhe pasqyrë e historisë etnike e kulturore.

Studiuesi Mark Tirta ka zbatuar metodën e përgjithshme etnologjike të shqyrtimit të faktografisë së bollshme në dy shekujt e fundit, ndërlidhjet e saj me kohët e vona e të hërshme, në rrafshin sinkronik e diakronik, në kuadër të etnokulturës shqiptare, por edhe në rrafshin krahasues me kulturat e popujve fqinj dhe të popujve të tjerë. Vepra ’’Mitologjia ndër shqiptarë’’, 2004,  është kurorëzim i punës së tij të gjatë rreth dyzet vjet në lëmin e etnologjisë dhe të studimeve të mitologjisë ndër shqiptarë. Synimin e ka realizuar me shumë sukses. Ai ka hartuar monografinë e parë të këtij lloji ndër shqiptarë.

                                                            Migrimet

Kontributi i akad. prof. dr. Mark Tirtës për migrimet shqiptare në shekuj është pjesë po ashtu shumë e rëndësishme e veprimtarisë së tij, madje  ndër më të rëndësishmet, një analizë e pashoqe për studimet albanologjike, në aspektin etnologjik, për migrimet gjatë njëqind vjetëve, nga vitet e para të Rilindjes e deri në vitet ‘40 të Luftës së Dytë Botërore.

Ai ka shqyrtuar hollësisht migrimet në botë dhe dukurinë e tyre, është marrë me klasifikimin e migrimeve, me motivet që përcaktojnë shkakun e migrimeve, duke veçuar sidomos ato psikologjike dhe etnosociale. Ka prekur migrimet në kohë të hershme, nga Greqia e Vjetër dhe Roma, sidomos migrimet e pavullnetshme ose të dhunshme, si dhe ka shkruar edhe për shpërguljet me dhunë të ciganëve nga India në Evropë dhe të skllevërve nga Afrika në Amerikë. Gjithsesi, shpërnguljet shqiptare mbesin në qendër të vëmendjes së tij, madje edhe ato nga koha e pushtimit romak, koha e Bizantit, koha e sundimit sllav dhe sllavizimi, koha e pushtimit turk etj.

Studiuesi Mark Tirta, duke trajtuar edhe dukuritë e vështira për zbërthim, sidomos ato etnosociale në Mesjetë, si dhe formimin e zhvillimin e kombësisë shqiptare, flet për paraardhësit, popullsinë ilire në kohën e Skymnit, gjeograf grek, e shtrirë nga Ambrakia e deri në Panoni, ku kanë jetuar rreth dy milionë ilirë, aq sa ishin arbërorët në Mesjetën e përfundimit të pushtimeve osmane, pra, për përgjysmimin apo tretimin e kësaj popullsie nga lufta, masakrat, sëmundjet e shpërnguljet 1389-1497, nga Beteja e Kosovës deri te pushtimi i Shkodrës. 

Mbështetur në S. Pulahën e A.Velkovin, thotë se edhe pas rënies së Shkodrës jetonin edhe rreth dy milionë shqiptarë në Shqipëri, shifër kjo bukur e lartë në hartën demografike të Evropës së asaj kohe. Autori shtron edhe pyetjen e shumëpërsëritshme se pse edhe pas rreth 4 shekujsh, më 1912, gjendja mbeti e njëjtë, duke theksuar shkakun e rrudhjes së trojeve, asimilimin, luftën e migrimin, ndonëse shqipja, megjithatë, mbijtoi, thotë ai.

 Duke u ndalur në migrimet e viteve 1840-1940, ai ka shtruar kushtet historike të lëvizjeve migruese, shpërnguljet: nga mali e kodrina në lugina e fusha, toka dhe mbjellja e misrit; copëtimi i pronave dhe hapja e tokave të reja, fshati në kryqëzim të rrugëve; antroponimi qytetesh, toponimi fshatrash e krahinash; rrethanat e dyndjeve, shpërndarja e popullsisë së dëbuar nga viset e pushtuara nga Serbia e Mali i Zi; migrimet në qytete, kryesisht në Shkodër, Krujë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Prizren, Pejë, Prishtinë, Tetovë, Konicë, Janinë, Prevezë etj. Me interes janë edhe shqyrtimet për kushtet historike të migrimeve, ku autori sjell fakte e të dhëna për prejardhjen, kohën e vendosjes, motivet, reaksionet, nga Shkodra e deri në Konispol. 

Dallohet interesimi i tij për mbiemrat toponimikë të popullsisë së vendosur në qendra urbane, ku merr shembull Shkodrën dhe mbiemrat Kelmendi, Hoti, Gruda, Podgorica, Kraja, Anamali, Tivari, Ulqini. Bien në sy edhe edhe mbiemrat e vendeve të mërgimtarëve, si Turqia, Venetia, Selaniku, Stambolli etj.           

Edhe migrimet e jashtme: ngulimet, dendësimi i migrimeve, mërgimi në kushtet konkrete, njohja, tradita, krahinat e mërgimit, dendësia, mjeshtëritë e mërgimtarëve, jeta e tyre dhe atdheu, lidhjet ekonomike e politike me atdheun, mërgimi e proceset sociale në viset shqiptare, janë shtruar me shumë përkushtim. 

Tërheqin vëmendjen sidomos analizat e hollësishme për migrimet me përdhunë, në Greqi e Itali, në vitet 1400, ato nga Sanxhaku i Nishit i Vilajetit të Kosovës, rreth 300 mijë, 1875-1878, 1880-1885, ndjekjet nga viset e pushtuara  nga Mali i Zi, 300 mijë të shpërngulur në Turqi më 1912 -1927, terrori grek në Çamëri 1944-45 etj.

Studiuesi Mark Tirta, i dalluar për përkushtim të rrallë në punën kërkimore-shkencore, pos punës hulumtuese në terren, ku dallohet me përpjekjet e saktësimit të terminologjisë së hartuar nga brumi popullor, si dhe punës në arkiva, për migrimet është mbeshtetur edhe te autorët tanë e të huaj: M. Lik, P. Pukvil, A. Bue, J. G. Han, J. Fallmerajer, D. Distria, V. Berard, A. Galanti, R. Pinon, F. Gilbert, J. S. Rucek, A. Baldaci, si dhe Z. Shkodra, K. Kamsi, E. Çabej, A. Hadri, H. Bajrami, M. Krasniqi, H. Islami, S. Uka, G. Hoxha etj.

Përfundimet e tij se lëvizjet migruese krijuan komunikim shoqëror ndërkrahinor, ndihmuan përgjithësimin kombëtar të shumë elementëve kulturorë tradicionalë e krahinorë; ato u bënë mbështetje e fuqishme e zhvillimit të procesit historik kombëtar; por, migrimet e jashtme sollën edhe ngushtim etnik të trojeve shqiptare, çrregullime demografike, dëmtime të forcave njerëzore, të traditave kulturore, kombëtare e krahinore; ato sollën shkëputje përgjithmonë nga trualli amëtar, të shpërndarë në Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi, Egjipt, Amerikë, Argjentinë, Australi, Meksikë, Brazil, Ukrainë, Rusi; ndonëse shifra të sakta nuk ka, dihet se qyteti me më shumë shqiptarë ka qenë Stambolli, kurse Turqia kishte numrin më të madh të tyre. Dy botimet e profesor Tirtës për migrimet, Migrime të Shqiptarëve te brendshme dhe jashte atdheut (1999) dhe Lëvizje migruese të brendshme të popullsisë shqiptare (2009), zënë vend shumë të rëndësishëm në studimet shqiptare, sepse kishte munguar një sintezë mbarëshqiptare për migrimet në aspektin etnologjik.   

                                                  Veshjet popullore

Ndihmesa e Profesorit Tirta për kërkimet në terren të veshjeve popullore të grave e të burrave, të veçorive të tyre krahinore, të elementeve të lashta, të traditës së veshjes si vijimësi e historisë etnokulturore nga ilirët e arbërit mesjetarë e deri te shqiptarët e sotëm, të tipareve etnike, janë po ashtu me rëndësi të madhe për ndriçimin e identitetit tonë kulturor dhe kombëtar ndër shekuj. 

                                                            Vepra  

Botime veprash. – Mitologji e besime ndër shqiptarë (1973), Mirdita, njohuri për vendlindjen (bashkautor), (1999), Migrime të Shqiptarëve te brendshme dhe jashte atdheut (1999), Veshjet popullore shqiptare, 1,  (bashkautor), (1998), Veshjet popullore shqiptare, 2, bashkautor, (2001), Veshjet popullore shqiptare, 4, bashkautor, (2009), Etnologjia e Përgjithshme (2001), Etnologjia e Përgjithshme (2008), Etnologjia e Shqiptarëve (2003), Etnologjia e Shqiptarëve (2006), Mitologjia ndër Shqiptarë (2004), Mjeshtëria e kërkimit shkencor në etnologji (2006), Panteoni e simbolika, doke e kode (2007), Lëvizje migruese të brendshme të popullsisë shqiptare (2009), Etnokultura shqiptare. Ligji dokësor (2016), Mirdita, almanah, në proces, kryeredaktor, ka punuar 167 zëra.

Dorëshkrime veprash. –  Dukuri të pantenonit rrënjës mesjetar shqiptar (1991), Hasi në traditë, popullsia, migrimet (2004), Etnologjia e Mirditës, Fjalori i mitologjisë shqiptare, Etnologjia e Ballkanit dhe e Mesdheut.

Botime punimesh. – Në revista e në vëllime përmbledhjesh ka botuar mbi 400 njësi bibliografike, brenda e jashtë vendit, nga fushat: etnologji e përgjithshme, etnologji e Mesdheut, etnologji e Ballkanit, etnologji e shqiptarëve, mitologji, demonologji, rite, doke, e drejtë dokësore, migrime, demografi, veshje popullore, folkloristikë, epikologji, histori, akreologji, kulturë ilire, gjuhësi, onomastikë, teknikë dhe metodologji e kërkimit shkencor etj. 

     Ekspedita kërkimore-shkencore. – Ka marrë pjesë në ekspedita kërkimore-shkencore, ekipore dhe individuale, nga lëmi i etnokulturës, në të gjitha viset shqiptare në Ballkan: nga fushat etnografi: rite, doke, e drejtë dokësore, mite, kulte, demonologji; veshje popullore të krahinave të ndryshme; folklor e gjuhësi, sidomos në mbledhjen e fjalëve të rralla, të toponimeve e të antroponimeve, si dhe në fushën e historisë e të arkeologjisë, duke gjurmuar vendbanime të vjetra, varre e mbishkrime. 

                                              Profesor universitar dhe kumtues

Profesor universitar. Profesor i lëndëve: Etnologjia, Etnologjia e Ballkanit dhe Etnologjia e Mesdheut, në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin e Prishtinës. 

Autor i tekstit shumë të nevojshëm për studentë dhe të tjerë: Mjeshtëria e kërkimit shkencor në etnologji (2006).

Kumtues në konferenca shkencore dhe specializime. – Ka kumtuar në vendet: Kosovë, Maqedoni, Greqi, Rumani, Hungari, Spanjë etj., Më 1971, mars-qershor, ishte në specializim në muzeologji, akordim nga UNESCO, në Institutin e Etnografisë dhe të Folklorit, Bukuresht, si dhe në Soprintendenca e Muzeve, Romë.

                                                               Vlerësime 

I vlerësuar nga studiuesit. – E kanë vlerësuar studiuesit: Agron Xhagolli, Ajete Zogaj, Andromaqi Gjergji, Bashkim Lajçi, Begzad Baliu, Ben Andoni, Drita Halimi – Statovci, Elsa Demo, Florika Bushi, Fran Gjoka, Fran Lleshi, Gerda Dalipaj, Haxhi Mihali, Nebi Bardhoshi, Ndue Deda, Nikollë Loka, Korab Lecaj, Luan Malltezi, Oliverta Lila, Pal Nikolla, Sali Bytyçi, Skender Demaliaj, Ylldije Sulka, Zymer Neziri etj. 

Vlerësues i studiuesve. – Ka vlerësuar studiues të brendshëm e të jashtëm: Abaz Dojaka, Afërdita Onuzi, Ali Muka, Andromaqi Gjergji, Franz Nopcsa, Johan von Georg Hahn, Shtjefën Gjeçovi, Oksana Budima, Qemal Haxhihasani, Stavro Th. Frashëri, Margaret Hasluck, Julia Ivanova, Kazihuko Jamamoto, Rrok Zojzi, Yllka Selimi, Kahreman Ulqini, Zef Valentini, Zymer Neziri etj.  

Korespondencë me studiues të jashtëm. – Ka mbajtut korespondencë me studiues të jashtëm: Aleksandër Stipçeviq, (Zagreb), Dagmar Burckhart (Hamburg), Julia Ivanova (Moskë), Klaus Bajtle (Vjenë), Leszek Kosinjski, (Kanada), Martin Kajzer (Florida), Marius Aleksianus (Bukuresht), Peter Bartl (Munhen), Pol H. Stahl (Paris), Vitalio Vulkanesku (Bukuresht), etj. 

                                                    PĒRFUNDIM

-Hulumtuesi i njohur Mark Tirta është ndër të rrallët e albanologjisë që mbi gjashtë dekada mori 

pjesë në ekspedita kërkimore-shkencore, ekipore dhe individuale në të gjitha viset shqiptare në Ballkan: nga fushat etnografi: rite, doke, e drejtë dokësore, mite, kulte, demonologji; veshje popullore të krahinave të ndryshme; folklor e gjuhësi, sidomos në mbledhjen e fjalëve të rralla, të toponimeve e të antroponimeve, si dhe në fushën e historisë e të arkeologjisë, duke gjurmuar vendbanime të vjetra, varre e mbishkrime. 

-Etnologu Mark Tirta është studiuesi ynë i madh që hartoi etnologjinë e përgjithshme, shkroi etnologjinë e shqiptarëve me te gjitha veçoritë kombëtare dhe projektoi periodizimin e saj, që nga lashtësia ilire, Mesjeta, periudha osmane, periudha e shtetpashallëqeve shqiptare, periudha e Rilindjes Kombëtare, periudha e Pavarësisë, si dhe periudha pas Luftës së Dytë Botërore. 

-Mitologu Mark Tirta ka kurorëzuar punën e tij të gjatë mbi gjysmë shekulli në lëmin mitologjisë ndër shqiptarë, si trashëgimi nga të parët, vijimësi e traditës ilire për mitet, vlerë e madhe me tipare etnike, pasuri etnokulturore e popullit shqiptar. Ai ka hartuar monografinë e parë të këtij lloji ndër ne, ku ka shqyrtuar me përkushtim të madh sidomos mitet, ritet, kultet, po edhe qeniet mitike, demonët, si dhe heronjtë legjendarë të kulturës popullore: Çeto Bashe Muji, Sokol Halil Aga, Gjergj Elez Alia, si edhe toponimet mitike, që janë me interes jashtëzakonisht të madh për folkloristikën shqiptare, sidomos për epikologjinë. 

Studiuesi Mark Tirta solli për herë të parë në studimet albanologjike një sintezë mbarëshqiptare për migrimet në aspektin etnologjik, duke përfunduar se lëvizjet migruese krijuan komunikim shoqëror ndërkrahinor, ndihmuan përgjithësimin kombëtar të shumë elementëve kulturorë tradicionalë e krahinorë, u bënë mbështetje e fuqishme e zhvillimit të procesit historik kombëtar, por migrimet e jashtme sollën  ngushtim etnik të trojeve shqiptare, çrregullime demografike, dëmtime të forcave njerëzore, të traditave kulturore, kombëtare e krahinore, shkëputje përgjithmonë nga trualli amëtar, të shpërndarë në Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi, Egjipt, Amerikë, Argjentinë, Australi, Meksikë, Brazil, Ukrainë, Rusi, e sidomos në Turqi. 

Dijetari Mark Tirta sintetizoi ligjin dokësor shqiptar, duke e cilësuar si dëshmi e aftësive krijuese kombëtare në fushën juridike, me veçori të rralla, siç janë : barazia, liria, atdhetarizmi, nderi, burrëria, besa, mikpritja, ndihma, vlera etnokulturore për luftë kundër pushtuesve dhe keqbërësve, për mbrojtjen e kulturës etnike, si pjesë e historisë së qytetrimit shqiptar dhe monument kulture për studiuesit. 

Profesori universitar Mark Tirta ligjëroi me shumë sukses lëndët mësimore: Etnologjia, Etnologjia e Ballkanit dhe Etnologjia e Mesdheut, në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin e Prishtinës, duke dëshmuar profesionalizëm të shkallës së lartë të një pedagogu me veti të jashtëzakonshme përafruese me studentët e tij, ashtu edhe me kolegët e punës. 

Kumtuesi akad. prof. dr. Mark Trita nderoi me dinjitet të madh shkencor e kombëtar albanologjinë dhe studimet albanologjike, sidomos jashtë vendit, me kumtesa në simpoziume, konferenca e kongrese ndërkombëtare, duke e shpalosur dijen e tij të çmuar albanologjike dhe duke e mbrojtur me guxim e krenari të vërtetën dhe vlerat e mëdha të etnokulturës shqiptare.

Autori Mark Tirta ka botuar mbi 400 njësi bibliografike, brenda e jashtë vendit, nga fushat: etnologji e përgjithshme, etnologji e Mesdheut, etnologji e Ballkanit, etnologji e shqiptarëve, mitologji, demonologji, rite, doke, e drejtë dokësore, migrime, demografi, veshje popullore, folkloristikë, epikologji, histori, akreologji, kulturë ilire, gjuhësi, onomastikë, teknikë dhe metodologji e kërkimit shkencor etj.

-Me veprat e botuara, ai ka ngritur një monument të lartë për etnokulturën shqiptare: Mitologji e besime ndër shqiptarë (1973), Mirdita, njohuri për vendlindjen (bashkautor), (1999), Migrime të Shqiptarëve te brendshme dhe jashte atdheut (1999), Veshjet popullore shqiptare, 1,  (bashkautor), (1998), Veshjet popullore shqiptare, 2, bashkautor, (2001), Veshjet popullore shqiptare, 4, bashkautor, (2009), Etnologjia e Përgjithshme (2001), Etnologjia e Përgjithshme (2008), Etnologjia e Shqiptarëve (2003), Etnologjia e Shqiptarëve (2006), Mitologjia ndër Shqiptarë (2004), Mjeshtëria e kërkimit shkencor në etnologji (2006), Panteoni e simbolika, doke e kode (2007), Lëvizje migruese të brendshme të popullsisë shqiptare (2009), Etnokultura shqiptare. Ligji dokësor (2016).

(Shënim: Ky tekst është hartuar në prill 2021, për 86 – vjetorin e lindjes së akademikut prof. dr. Mark Tirta, propozim për dekorimin e tij nga dy presidentët tanë, në Tiranë e në Prishtinë. Tirana tashmë ia ka dorëzuar dekoratën për merita dhe pritet që ashtu do të veprojë edhe Prishtina. Propozimin e kanë përkrahur disa studiues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të Institutit Albanologjik të Prishtinës, të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe të Studimit të Artit, Tiranë, si dhe  të  disa institucioneve të tjera nga Tirana, Shkupi, Durrësi e Ulqini).

Filed Under: Fejton

Pozita shoqërore politike e shqiptarëve dhe organizimi i tyre kundër Perandorisë Osmane gjatë reformave të Tanzimatit 1826-1856

December 2, 2023 by s p

Dr. Sc. Qazim Namani, Arkeologji/Trashëgimi Kulturore

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë

PJESA 1:

Në fund të shekullit XVIII, dhe në fillim të shekullit XIX, Qeveria ruse në Ballkan shpërndante para dhe kishte dërguar priftërinj rus, për ta zhvilluar propagandën kundër Austrisë dhe Turqisë.

Me marrëveshjen në Campo Fermio 1797, më vone edhe me marrëveshjen e Vjenës 1815, Austria nga Vatikani mori përsipër mbrojtjen e katolikëve (pra edhe të shqiptarëve), të cilët ishin nën pushtimin Osman. Ipeshkvi i Shkodrës, Albertini e konfirmon këtë marrëveshje me Qeverinë Austriake në Vjenë në vitin 1837.

Në këtë periudhë në Parisë, themelohet klubi pan sllavist polakë, në të cilin u bënë mjaft aktiv, dhe gjermano verioret (Habzburgët), që frymëzuan popujt e krishterë të Gadishullit Ilirik, me idetë pan sllaviste, në luftë kundër P. Osmane. 

Disa nga studentët që studionin në Austri dhe shtetet evropiane, të frymëzuar nga idetë pan sllaviste dhe revolucioni borgjez francez, filluan të botojnë libra për historinë ë popujve të Evropës lindore. Jovan Rajic, i frymëzuar nga kjo lëvizje në vitin 1793, e botojë në Vjenë librin: Historia e shkurtër e Serbisë, Rasisë dhe Bosnjës. Më pas u botuan edhe disa libra tjerë, për historinë e bullgarëve, dhe filluan të shfaqën, idetë për programet pan sllaviste, të popujve të ndryshëm, që përkraheshin nga Rusia cariste. 

Këto lëvizje pan sllaviste, dhe revolucioni në Francë, ndikuan për fillimin e kryengritjeve të armatosura për dëbimin e P. Osmane nga tokat e pushtuara në Evropë. 

Në Evropë, pas revolucionit borgjez francez, duke e parë dobësimin e Perandorisë Osmane, në vitin 1804 shpërtheu kryengritja, nën udhëheqjen e Karagjorgje Petroviqit. 

Bazuar në librin e Milorad Boshnjakut dhe Sllobodan Jakovijevic, “Karagjorgjevici Sakrivena Istorija”, shkruajnë se, bazuar në burimet e arkivit të Serbisë, emri i gjyshit të Karagjorgje Petrovicit, ishte Gjin Marash Kelmendi, i fisit shqiptar nga Shkodra, vërtetuar edhe nga burimet latine dhe burime tjera.

Të inspiruar nga propaganda ruse, në këtë kohë Sava Tekelia dhe mitropoli i Karllovcit Stratimirovici, kishin shprehur aspiratat e tyre, për tu liruar nga P. Osmane, dhe për ta themeluar një perandori sllave në Ballkan.

Karagjorgje është me origjinë Kelmendas, pra është një shqiptar Katolik: Djordje Petrovic Karadjordje, prijësi i Kryengritjes së Parë Serbe, është me origjinë katolike shqiptare nga fisi Kelmend. Në vitin 1739, rreth 300 familje katolike nga fisi Kelmendas, u larguan nga Kosova për të kërkuar strehim. Shumica e tyre u zhvendosën në fshatrat Nikinci dhe Hrtkovci, por disa u vendosën nën Malin Rudnik në Shumadi, dhe në mesin e tyre, ishte edhe gjyshi i Karagjorgjit.

Në vitin 1811, për shuarjen e kësaj kryengritje, u dërguan Mahmut beu nga Kumanova, Ahmeti nga Vushtrria, Rexhep pasha nga Tetova, dhe Hrushit pasha nga Rumelia, të cilit ju bashkua edhe pasha i Shkupit, Mustafa Pasha nga Gjakova, Numan Pasha nga Peja, Ibrahim beu i Shkupit, Kara Fejziu nga Prizreni, dhe Jusuf beu nga Dibra. Siç shihet, këtu kemi luftë mes pashallarëve shqiptar, që i mbronin interesat e P. Osmane, dhe ortodoksëve shqiptar nën udhëheqjen e Karagjorgje Petrovicit, i cili në këtë kryengritje e kishte përkrahjen e Rusisë. 

Në vitin 1806 filloi lufta turko-ruse, që zgjati 6 vite. Kjo luftë përfundoi në vitin 1812, me marrëveshjen e arritur në traktatin e Bukureshtit. Sipas nenit 8 të këtij traktati serbëve ju njiheshin disa privilegje. 

Në vitin 1808, u propozua projekti për ndarjen e territoreve të Evropës jug-lindore, ndërmjet Rusisë, Francës dhe Austrisë.

Oto Dubislavi, një ushtarak nga familja e Habsburgëve, në vitin 1829, e kishte shkruar librin e tij, në të cilin shkruan disa të dhëna të rëndësishme, se si janë zhvilluar ngjarjet, në fillim të shekullit XIX, në trevat e Ballkanit qendror. 

Në vijim ofrojmë faksimile nga libri i tij, ku shkruan se 3000 ushtarë rusë në vitin 1911, luftonin përkrah Karagjorgjevicit, kundër ushtrisë osmane. Kujtojmë se edhe në kuadër të ushtrisë osmane, kryesisht ushtarët ishin shqiptar, andaj në këto luftime që zhvilloheshin në terren, viktima ishin shqiptarët duke luftuar mes veti, si ishte rasti i Gjergjit të Zi dhe Demë Ahmetit (nga folklori ynë burimor).

C:\Users\Pc\Desktop\#000 ruse 1811 ndihme serbeve.pngShih: faksimilen nga libri i Oto Dubislavit, ku shkruan se në vitin 1811, Rusia i kishte shti 3000 ushtar të luftojnë përkrah kryengritësve të Karagjorgje Petrovicit kundër ushtrisë osmane

Pas disfatës së Napoleon Bonapartës me 1814, me inicimin e Rusisë, u themelua Aleanca e Shenjtë, në kongresin e Vjenës 1815, ku qëllimi i saj ishte për ti shuar dhe kontrolluar lëvizjet e popujve për pavarësi që kishin filluar në Evropë. Në këtë kohë Turqisë ju krijuan kushte të volitshme, që ti shuajë pashallëqet shqiptare. 

Në vitin 1815, doli ne skenë Millosh Obrenoviqi, i cili i nxitur nga Rusia e vazhdoi kryengritjen. 

Në vitin 1815, si udhëheqës i kryengritësve ortodoks në vend të Karagjorgje Petroviqit, u caktua Millosh Obrenoviqi.

Më vitin 1817 duke e parë situatën e volitshme për të vazhduar me kryengritje në Beograd, Karagjorgje Petroviqi dhe 16 bashkëpunëtoret e tij vendosën që të kthehen nga Austria. Me të arritur në hyrje të Beogradit këta i ndali Millosh Obrenoviqi me grupin e tij. Pasi i kontrolluan, të gjithëve jua prenë kokën, dhe kokat e tyre ja dërgoi valiut, i cili i dërgojë si trofe në Stamboll te sulltani. Pas kësaj ngjarje Millosh Obrenoviqi fillojë që ti vrasë të gjithë përkrahësit e Karagjorgje Petroviqit dhe ta merr në dorë udhëheqjen e kryengritjes serbe.

Në vitin 1824 Milloshi shpërnguli një numër të madh të shqiptarëve nga Aleksinci.

Rusia e shfrytëzojë situatën dhe përveç priftërinjve tani dërgojë edhe mercenarë të armatosur për të luftuar, kundër ushtrisë së P. Osmane. Rusia e përkrahte edhe me ushtarë kryengritjen e Karagjorgje Petrovicit, me origjinë shqiptare i cili kishte filluar kryengritjen e armatosur kundër ushtrisë osmane, që po ashtu kryesisht ishin shqiptar të besimit islam. Në këto rrethana shqiptarët pasi që nuk kishin krijuar një unitet kombëtare fetar, vriteshin mes veti për interesa të fuqive të mëdha.

Pa dyshim se prapa këtij projekti, fuqishëm qëndronte Rusia, sepse kjo iniciativë ishte në përputhje të plotë me interesat e saj në gadishullin tonë.

Në klubin polak të Parisit, linden edhe idetë dhe projektet e para për fuqizimin e interesave ruse ne Gadishullin Ilirik. Në bazë të këtyre ideve filloi fushata për ndryshimin e toponimeve dhe zgjerimin e përhapjes së gjuhëve sllave në raport me gjuhët e grupeve tjera nacionale. 

Në vitin 1808, me propozim të gjermanëve emri i Gadishullit Ilirik, fillojë të quhet Gadishulli Ballkanik. 

Anëtarët e klubit pan sllavist polak që vepronin në Parisë, në fund të shekullit XVIII, hartuan edhe platformën për krijimin e një gjuhe sllave kishtare, shumë të thjeshtë dhe të lehtë, për tu mësuar, më qëllim që përmes klerikëve ortodoks të përhapet shpejt në mesin e ortodoksëve dhe të tjerëve që dëshironin për ta mësuar në Gadishullin Ilirik. Këtë gjuhë ata e quajtën “Gjuha serbe”, në mënyrë që kjo gjuhë të identifikohet me vonë si gjuhë e rajës së krishterë nën sundimin e P. Osmane.

Në fillim të shekullit XIX, përmes studentëve që shkolloheshin në shtetet evropiane, kjo gjuhë fillojë që merr formimin e një gjuhe të re, dhe të konsoliduar ashtu si u përhap gjuha italiane dhe ajo franceze gjatë shekullit XIX.

Për ta realizuar këtë projekt me sukses rusët e kishin zgjedhur Vuk Karagjicin, të cilin e financonin dhe e përdornin për të mbajtur lidhjet me Vjenën.

Njëri ndër studentët e Vjenës Vuk Karagjici, i cili njihej si i afërm me Karagjorgje Petrovicin, në vitin 1814 e botoi në qytetin e Vjenës Gramatiken serbe. Vuk Karagjici i cili ishte shkolluar në Universitetin e Vjenës, me përkrahjen e madhe që i kishte bërë Karagjorgje Petrovici, shumë shpejt bëhet edhe ithtar dhe zbatues i politikave ruse ne Evropën lindore. 

Duke i pasur parasysh këto burime të shkruara, mund të pohojmë se gjuha serbe është gjuhë e re, pa traditë dhe e krijuar nga Vuk Karagjici. Nga burimet e shkruara kuptojmë se Petar Petrovic Njegoshi, Vuk Karagjici dhe Simo Sarajlia, në fillim të shekullit XIX, e krijuan ndërgjegje jen kombëtare serbe, duke i asimiluar ortodoksët shqiptar dhe vlleh. Sarajlia më 28 qershor 1828. mbante korrespodencë nga Lajbcigu me Vuk Karagjicin, dhe Millosh Obrenovicin, ku në letrat e tij ai e përdori fjalën serbë. 

Fjala Serbi është inkorporuar në ndërgjegjen e Vuk Karagjiqit e  Njegoshit, të cilën e vazhdon Simo Sarajlia. Serbia edhe si fjalë edhe si ideologji nacionale politike, e klubit pan sllavist polak, dhe e shkollës sllaviste të Vjenës, të cilën fjalë e përhapi Sima Sarajlin në Cetinje, kur erdhi i pa ftuar në vitin 1827. 

Në vijim ofrojmë edhe dëshmi nga libri i  botuar në vitin 1829, nga Oto Dubislavi, anëtar i familjes së Habsburgëve.

Gjuha serbe, për kah zhvillimi i saj zyrtar, zë vendin në mesin e gjuhëve sllave, ashtu sikurse gjuha italiane që zë vendin në mesin e gjuhëve tjera romane. Ajo, është si gjuha italiane, dhe u krijua për poezi dhe këngë. Për sa i përket fjalëve dhe krijimit të saj, ajo ka më shumë ngjashmëri me gjuhën ruse, sesa me gjuhën polake, dhe në realitet, ajo tashmë ka të njëjtat shkronja dhe tinguj. Gramatika serbe është shumë më e lehtë se sa gramatika ruse, dhe tani mund të përdoret për të mësuar gjuhen serbe, që tani ndër gjuhët sllave, është gjuha më e lehtë për ta mësuar.

Filed Under: Ekonomi

ISMAIL QEMALI DHE ISA BOLETINI

December 2, 2023 by s p

(DHE NJË INTERVISTË E PANJOHUR E ISMAIL QEMALIT PËR GAZETËN “IL PICCOLO DELLA SERA”)

Nga Evarist Beqiri*

*Autor i librit “Themeluesi-Lidershipi i Ismail Qemalit”

Kjo intervistë e Ismail Qemalit publikohet për herë të parë në Shqipëri. Intervista është realizuar për gazetën italiane “IL PICCOLO DELLA SERA”, Trieste, më 19 qershor 1914. Ismail Qemali flet nga Brindisi, pak para rikthimit të tij në Shqipëri. Pas dorëheqjes nga drejtimi i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, në janar 1914, ai u largua për pak muaj jashtë Shqipërisë, për t’u rikthyer sërish në qershor 1914, për t’u përballur sërish me situatën jashtëzakonshme ku gjendej vendi.

Në këtë intervistë Ismail Qemali flet për gjendjen e vështirë në të cilën gjendej Shqipëria dhe në mënyrë figurative dhe kuptimplotë shprehet se: “Kush ndjell erën, nuk mund të pres veçse furtunën.” Ai thotë se, “unë që e kam përballuar rrezikun me shpirtin e qetë dhe jam urryer nga Turqia, si edhe për të mirën e atdheut, nuk pranova kryesimin e qeverisë, u akuzova si bashkëpunëtor i xhonturqve në Shqipëri. Akuzë më qesharake dhe më të pabazë nuk mund të gjesh.”

Ismail Qemali vijon më tej intervistën duke analizuar shkaqet e anarkisë në të cilën gjendej vendi, pas veprimeve të KNK-së, Princ Vidit, Esat Toptanit dhe zhvillimit të lëvizjes dumbabiste: “Shqipëria e kishte një qeveri. Nuk e deshën, por preferuan t’ia linin në dorë atyre që duan ta zhvasin dhe të kënaqin ambiciet e tyre të shfrenuara. Koha është mësuesi më i mirë dhe i tregon njerëzit. Rikthehem në Vlorën time me shpirtin e qetë, sepse kam punuar përherë për të mirën e vendit tim. Shpifjet që më kanë prekur, nuk e kanë dëmtuar dot nderin tim, të cilin do ta ruaj të paprekur deri në vdekje.”

Në saj të karakterit të tij të fortë, integriteti i Ismail Qemalit mbeti kurdoherë i pacenueshëm. Ismail Qemali me gjithë fuqinë e shpirtit të tij fisnik, nuk rreshti asnjë ditë së punuari për Shqipërinë. Ai ishte shpëtimtari i Shqipërisë në momentin më vendimtar të historisë së saj. Ai ishte lloji i liderit, që atë që thoshte e kishte gjithmonë të bashkërenduara me atë që bënte. Ky ka qenë perceptimi i djeshëm, ky është perceptimi i sotshëm dhe ky do të vazhdojë të jetë edhe perceptimi i nesërm i udhëheqjes së Ismail Qemalit. Ja si e kujton, Tafil Boletini, nip i Isa Boletinit dhe bashkëpunëtor i tij i ngushtë: “Ismail Qemali axhën Isa e ka dashtë shumë dhe ia kishte besimin, por edhe ky i ka qendrue besnik deri në fund duke e vlerësuar si faktorin kryesor që e shpëtoi Shqipninë në momentin ma kritik. Kurse të tjerëve, që ma vonë byrykateshin për pozita, në atë kohë nuk iu ra ndërmend nji gja e tillë si ngritja e flamurit…

Ismail Qemali, me falenderime e lavdëroi axhën Isa për ndihmën që ka pasë në lamën politike prej luftave të tij të pakëputuna dhe i propozoi postin e ministrit të Luftës. Po axha Isa tha: “Jo, nuk asht ai vend për mua, pse edhe ktu e mrapa kam shumë detyra” dhe ia rekomandoi Mehmet pashë Dërallën…”

Tafil Boletini dëshmon se: “Ismail Qemali ishte jo vetëm diplomat, po edhe trim. Si pa gja të keqe thoshte, “kushdo që të na sulmojë na në kala të Kaninës do të vdesim”.”

Isa Boletini, Bajram Curri etj., ishin emisarët e fshehtë të Qeverisë së Vlorës, sepse në ato momente nuk ishte e volitshme angazhimi zyrtar i shtetit të ri shqiptar në organizimin e kryengritjes. Prandaj në fshehtësi ata së bashku me muhaxhirët kosovarë që ishin mbledhur në Vlorë, ishin duke organizuar lëvizjen çlirimtare në krahinat shqiptare të pushtuara nga serbët e malazezët.

Një tjetër moment domethënës, i cili shpalos udhëheqjen dhe karakterin burrëror të këtyre shqiptarëve të mëdhenj, është mënyra sesi Ismail Qemali dhe Isa Boletini, e pritën vizitën propagandistike të Sulltanit në Kosovë në vitin 1911. Kjo vizite synonte paqtimin e shqiptarëve pas reprezaljeve të dhunshme që turqit kishin kryer ndaj shqiptarëve kryengritës.

Xhonturqit menduan të ndryshonin taktikë me shqiptarët dhe të shfrytëzonin rastin e realizimit të vizitës së sulltanit plak Mehmet Reshatit V në Shqipëri. Në delegacionin që do të shoqëronte sulltanin, ata menduan të përfshinin Ismail Qemalin dhe disa deputetë të tjerë shqiptarë. Por, Ismail Qemali e refuzoi kategorikisht pjesëmarrjen në një delegacion të tillë dhe e denoncoi këtë udhëtim në opinionin publik si qesharak dhe të padobishëm.

Tafil Boletini shkruan se, “në verën e 1911, Sulltani do mbërrinte në Kosovë në tyrben e Sulltan Muratit. Ceremonia ishte edhe një propagandë e madhe për të gjithë ata që ende besonin në Perandorinë Osmane. Isa Boletini ishte ndër të parët në listën e atyre që do prisnin “Hazretin”, porse ai refuzoi.” Si pasojë e qëndrimit të palëkundur të këtyre dy burrave, vizita e Sulltanit në qershor të vitit 1911, u shoqërua me ftohtësi dhe nuk i përmbushi synimet demagogjike të xhonturqve.

Porta e Lartë ndiqte taktikën e shkopit dhe karotës, duke tentuar hera-herës që t’i joshte me poste dhe privilegje shqiptarët e shquar. Megjithatë zonat malore të Shqipërisë nuk iu nënshtruan kurrë ligjit islamik (sharia) dhe vijuan të zbatonin kodin e tyre zakonor. Tafili Boletini kujton se, “Hasan Prishtina në qershorin e vitit 1909, mbërrin në Mitrovicë, si i dërguar i posaçëm i Hysen Hilmi Pashës, Kryeministër i kohës. Hasan Prishtina, në emër të Stambollit, i premtoi Isës shpërblime dhe paqe nëse ky do të hiqte dorë nga kryengritjet e tij të herëpashershme. Baca refuzoi.” Ismail Qemali dhe Isa Boletini do ta vazhdonin betejën e tyre për Shqipërinë deri ditën që mbyllën sytë.

Ismail Qemali gjatë qëndrimit të tij në Francë, ku u vendos pas largimit nga Italia në prill të 1915, refuzoi një kërkesë të qeverisë franceze për të përfshirë territorin shqiptar në luftë, të cilën ia paraqiti burrështetasi i shquar francez Aristid Briand (11 herë kryeministër i Francës) dhe disa parlamentar të tjerë francez. Në një koktej të shtruar për nder të tij në vitin 1916, ata i kërkuan atij ndihmë për të përdorur territorin e Jugut të Shqipërisë, si mbështetje logjistike në ndërmarrjen e një aksioni të madh të aleatëve në Luftën e Parë Botërore.

Pas këtij refuzimi, Ismail Qemali, u detyrua të largohej nga Franca, së bashku me familjen e tij. Në maj 1918, ai u nis nga Parisi për në Barcelonë. Ndërkohë, qeveria italiane nuk e lejonte të kthehej në Itali ose të shkonte në Zvicër, sepse i ruheshin influencës së tij në komunitetin shqiptar aty. Kështu që ai shkoi në Spanjë, për të komunikuar më me lehtësi nëpërmjet ambasadës amerikane në Madrid, me shqiptarët e Amerikës, që e kishin caktuar ndërkohë si përfaqësues të tyre në Konferencën e Paqes që pritej të mblidhej në Paris. Më 20 dhjetor 1918, ai vjen nga Barcelona në Xhenova dhe niset drejt Peruxhias, për të koordinuar me qeverinë italiane strategjinë e tij të mbrojtjes së çështjes shqiptare në Konferencën e Parisit. Aty, ai do të mbyllte sytë me brengën e tij të madhe për fatin e Shqipërisë…

Ismail Qemali ishte kurdoherë i gatshëm për të mbajtur qëndrimin e duhur kundrejt së mirës dhe së keqes. Ai ishte i përgatitur për të sakrifikuar interesin vetjak dhe për të vuajtur pasojat që vinin nga mbajtja e qëndrimit të drejtë dhe të palëkundur. Ai i mbronte kurdoherë të dobëtit dhe të braktisurit që përballeshin me padrejtësi. Ai bënte atë që thoshte. Dhe nuk kishte asnjë forcë në tokë që mund t’a trembte.

Ka kategorizime të ndryshme për politikanët. Ka njerëz që mbahen mend si udhëheqës të mëdhenj, si burrështetas. Por, ka edhe të tjerë që shkojnë përtej këtyre kategorizimeve dhe populli iu hedh mbi krye petkun e profetit. Kjo për shkak të trashëgimisë së tyre sublime. Ismail Qemali hynte tek kategorizimi i fundit, të cilin e ka shprehur madhërisht në vargjet e tij kushtuar Ismail Qemalit, poeti i madh Ali Asllani:

“Ish Profit dhe mbet Profit;

Dhe qëndron ashtu si ishë;

Do mbaj emrin si e kishë;

Emr’i tija i vërtetë;

Esht Nëntor njëzet’ e tetë.”

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT