• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2024

PAQJA DHE STABILITETI NË BALLKAN NUK MUND TË RUHET DUKE I BËRË KONCESIONE HEGJEMONISË RUSO-SERBE

March 25, 2024 by s p

Nga Prof.dr. Skender ASANI/

Ballkani historikisht ka qenë një zonë me dridhje të vazhdueshme tektonike gjeopolitike, që ka ardhë si pasojë e ushtrimit të ndikimit rus kundrejt aspiratave të popujve për liri dhe pavarësi. Ky ndikim është shprehur në forma e metoda të ndryshme, por ka pasur një qasje konstante, duke e ushqyer politikat nacionaliste serbe dhe të të tjera, me ide hegjemoniste, që u ngritën në formë të projekteve: Serbia e Madhe (Naçetania), Bullgaria e Madhe (Shën Stefani) dhe Greqia e Madhe (Megaloidea).

Në proceset historike asgjë nuk ndodhë rastësisht, ashtu siç nuk ishin të rastësishme edhe këto projekte që zanafillën e kishin në liftërat ruso-turke të viteve 1875-1878, e njohur ndryshe edhe si Kriza eLindore, ku pas debaklit të ushtrisë osmane jetësohet projekti i Bullgarisë së Madhe që kapte gati gjithë territorin e Rumelisë së dikurshme (Maqedoni, Kosovë etj.).

Zhvillimet në Ballkan patën jehonë edhe në kancelaritë evropiane dhe për pasojë më 13 qershor 1878 u mbajt Kongresi i Berlinit, i cili i shpëtoi kufijtë e jashtëm të Perandorisë Osmane, por i bëri koncesione Serbisë dhe Rusisë në dëm të territoreve shqiptare, sidomos me Sanxhakun e Nishit ku u dëbuan dhjetra mijëra shqiptarë të cilët ishin të detyruar të vendosen në brendi të Kosovës dhe në Maqedoni (si shembull eshte edhe lagja e muhagjerëve në Shkup).

Në frymën e vendimeve të Kongresit të Berlinit, bashkësia ndërkombëtare çuditërisht e shpërbleu hegjemoninë ruso –serbe me aneksimin e Ulqinit.

Kjo hegjemoni ishte shumë aktive në terern dhe pritej momentin kur do të rrënohej Perandria Osmane dhe kjo ndodhi me krijimin e Aleancës Ballkanike e cila ishte nxitëse e luftërave Ballkanike , që kulmoi me Betejën e Kumanovës (16 tetor 1912). Edhe Lufta se Pare Boterore ishte iniciuar përmes një organizate të fshetë terroiste serbe. Fryma e kësaj organizate u shtri gjatë gjithë periudhave të historisë, duke arritur kulmin në vitin 1999, kur Serbia në Kosov shkaktoi një gjenocid të paparë. Kjo frymë madje u vërejt edhe në sulmin e fundit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku Beogradi kishte dërguar një grup të armatosur për të destabilizuar Kosovën, qëllimi i të cilit ishte aneksimi i kësaj pjese dhe bashkangjitja të ashtuqaujaturës “bota serbe”. Çuditërisht ky veprim i Serbisë ende nuk ka marrë një denim të merituar nga bashkësia ndërkombëtare.

Por të gjitha aventurat hegjemoniste serbe mori një përgjigje adekuate nga NATO në mars të vitit 1999, kur, për qëllime humanitare, u ndërmor një fushatë ajrore duke bombarduar caqet luftarake të Millosheviqit. Ndërhyrja e NATOs ia riktheu kredibilitetin e humbur të Evropës gjatë luftërave ne ish Jugosllavi, për arsye se për herë të parë po vendosej në praktikë koncepti i Presidnetit amerikan Vilson që iu jepte të drejta sovraniste edhe popujve të vegjël të Ballkanit. Ky ishte edhe një hap i guximshëm drejt hapjes së propceeseve integruese euroatlantike që shpiente ne anëtarësimin në BE dhe NATO të vendeve të Ballkanit.

Ballkani sërish është shendërruar në një arenë përplasjesh gjeopolitike. Kësaj radhe invazioni rus në Ukrainë ka ndikuar që reflektorët e BE-së, të NATO-s dhe të SHBA të fokusohen më tepër, duke u munduar që ta pengojnë shtrirjene ndikimit rus në Ballkan. Në këtë kontekst janë edhe përpjekjtet diplomatike për ta larguar Serbinë nga ky ndikim. Mirëpo kjo nuk mund të bëhet duke i lejuar asaj sërish të rikthehet në ujërat e dikurshëm të hegjemonisë ballkanike. Në të kundërtën nuk do të kishte kurrfarë kuptimi angazhimi i i NATOS, e cila megjithatë arriti të ndikojë në kosnsolidimin e shteteve me koncepte qytetare dhe tani nëse i lejohet ky luks Serbisë, atëherë këto koncepte bien dhe në shprehje vjen harta e dikurshme e përkufizimeve etnike- territoriale. Historia ka dëshmuar se sa herë që i janë bërë koncesione Rusisë, fryma e këtyre e përkufizimeve ka qenë fatale për lirinë dhe dinjitetin e popujve të Ballkanit, sidomos ata që jetojnë në Be H, Kosovë, Mal të Zi, Serbi etj.

Ombrella e sigurisë kolektive të NATO-s është garancë afatgjate e lirisë së popujve ballkanik, ndërkohë që forcat proruese punojnë pa ndërprerë që t’i shkaktojnë vrima kësaj ombrelle, duke inskenuar ngjarje destabilizuese, siç ishte sulmi ndaj ambasadës ameriakane këtu në Shkup, në vitin vitin 1999, por edhe përpjekjet e mëvonshme që u reprizuan në Mal të Zi, por edhe në Maqedoni (ngjarjet e 27 prillit 2018).

Paqja dhe stabiliteti në Ballkan nuk mund të ruhet duke i bërë koncesione hegjemonisë ruso-serbe , aq me tepër kur këto kocesione kanë pastaj efekt domino efekt që mund të rishfaqen në pjesë të ndyrshme të Ballkanit.

Filed Under: Sociale

Kallaba: Fluturimi për ta ndihmuar Kosovën, gjëja më e mrekullueshme

March 25, 2024 by s p

M.Miftari/RTKlive/

Janë bërë 25 vjet qëkur NATO ka bombarduar caqet e ushtrisë serbe, ku pas 78 ditë bombardimesh Kosova fitoi lirinë, duke u bërë kështu që 24 Marsi të renditet në mesin e datave të rëndësishme historike të Kosovës .

Në këtë përvjetor të rëndësishëm Faruza Kallaba, pilote amerikane me origjinë shqiptare, ka bombarduar për javë të tëra dhe furnizoi aeroplanët e NATO-s derisa po kryenin intervenimin mbi caqet serbe në Kosovë.

Duke folur për intervenimin e NATO-s në Kosovë, tha se sa më shumë kohë që kalon duket gjithnjë e më e veçantë ajo ngjarje.

“Secili përvjetor i jep më shumë vlerë, sepse më bën të rimendoj çdo gjë”, tha Kallaba për ngjarjen e 24 Marsit, në RTK.

Ajo më tej rrëfen për kohën e fluturimeve, që sipas saj, ka pasur raste të rëndësishme, ndonëse nganjëherë netët kalonin shpejt.

Kallaba bëri të ditur se gjatë kohës së bombardimeve ka qëndruar në Francë.

“Ne ishim të vendosur në Francë dhe fluturonim mbi zonë e ajo që është e rëndësishme është se rimbushnim aeroplanët gjatë fluturimit për të ndihmuar Kosovën dhe për mua kjo ishte gjëja më e mrekullueshme ”, tha Kallaba.

E pyetur nëse e kishte paramenduar ndonjëherë më parë se do të vinte koha që të kryente bombardime mbi Serbinë për ta çliruar Kosovën, ajo tha se nuk kam pasur parandjenjë të tillë, ndërsa shpjegoi se në cilat raste mund të bëhen aksione të tilla të forcave ajrore.

Ndryshe, Faruza Kallaba u lind në Damask të Sirisë, me 3 nëntor 1956 nga babai shqiptar, Haki Kallaba me prejardhje nga Kamenica, dhe nëna ukrainase, Ana Senkiewicz.

Ajo dhe familja e saj ishin shpërngulur nga Arabia në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe jetojnë sot.

Faruza Kallaba është e diplomuar me Akademinë Ushtarake në Universitetin e Ilinoisit me 1989 dhe ishte gruaja e parë e ekuipazhit të Gardës Nacionale të Forcave Ajrore të Ilinoisit, që nga viti 1984.

Me aeroplanin e saj bombardoi dhe fuqizoi aeroplanët e NATO-s derisa po kryenin intervenimin mbi caqet serbe në Kosovë.

Filed Under: Analiza

Revista “Lidhja e Prizrenit”, pjesë e historisë së shtypit të mërgatës shqiptare politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

March 25, 2024 by s p

Sokol Paja/

Revista “Lidhja e Prizrenit” ishte revistë e përkohshme e organizatës “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”. Botohej në qytetin Inverness, Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me editor të revistës: Shemsedin Vendresha. Organizata “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” ishte një organizatë politike, shqiptare-kosovare për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, ekonomike, industriale, kulturore, politike, kombëtare, etj të shqiptarëve kosovarë që jetonin brënda kufijve politikë të republikës federale socialiste të Jugosllavisë. Kryetar i organizatës dhe Komitetit Qendror: Ismet Berisha, nënkryetar i parë: Myrvet Muça, nënkryetar i dytë: Kolë Bajraktari, përgjegjës për shtyp e propagandë: Shemsedin Vendresha, anëtar dhe sekretar i Komitetit Qendror: Tom Mriaj, arkëtari i organizatës: Mustafa Demalija. Këshilli i Pleqësisë: Destan Berisha, Gjon Shtufaj, Aziz Mexhani, Adem Çelaj, Musa Vuçiterna, Selim Berisha, Sefedin Maxhuni, Abdyl Azizi, Bajrush Kosova, Mustafa Demalija. Anëtarët e Komitetit Qendror: Fran Sokoli, Gani Perolli, Anton Syku, Hamza Abdullaj, Jusuf Adili, Jusuf Çekiçi, Mustafa Vraniqi, Ali Gacaferi. Në numrin special që po ia paraqesim publikut, shënohet 21 vjetori i themelimit të organizatës dhe rëndësisë historike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në çdo faqe të revistës gjen shkrime politike e reagime mbi shtypjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës që gjendeshin nën shtypjen e jugosllavëve. Ismet Berisha, kryetari i organizatës “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” i dërgon një letër presidentit të SHBA-së Ronald Reaganit ku i deklaron se “jemi të zhgënjyer nga heshtja e administratës suaj për situatën e rëndë që ekziston në provincën shqiptare të Kosovës, në Jugosllavi. Krimet që janë kryer janë në kufi me gjenocidin. Niveli i shtypjes dhe i burgosjes politike është vetëm paralel me ato të Bashkimit Sovjetik në epokën e Stalinit. Ne ju nxisim, zoti President, të kërkoni lehtësim përmes qeverisë së Jugosllavisë, për vuajtjet që po ndodhin aktualisht brenda Kosovës. Mbrojtja e të drejtave të njeriut të popullit shqiptar të Kosovës është në interes të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë liridashësve në mbarë botën” thuhet në letër-ankesën ndaj presidentit të SHBA.

Revista i kushton një vend të rëndësishëm thirrjes për lirimin nga burgjet serbe të profesorëve të Universitetit të Prishtinës të arrestuar padrejtësisht: Halil Alidemaj, Ukshin Hoti, Hilmi Ratkoceri, Muhamet Ternava, Muharrem Fetiu, Nezir Halili, Shemsi Recica, Ruzhdi Sefa, Ekrem Krzeziu, Ali Kryeziu. Një shkrim shumë i rëndësishëm ka të bëjë me Kongresin e Tretë të Organizatës “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” ku pas lutjeve fetare të Imzot Zef Oroshit e Imam Hamit Barollit, personalitete të shquara të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajtën fjalime patriotike e atdhetare duke denoncuar krimet jugosllave në Kosovë si Dr. Rexhep Krasniqi, Abedin Mulosmanaj, Gjon Buçaj, Adem Hodo, Zef Mirakaj, Nderim Kupi, nënkryetari i Vatrës Tonin Mirakaj, Ismet Berisha, Shemsedin Vendresha, Adem Dervishi, Rifat Kolgjini, Remzi Barolli, Preng Gruda, Tom Mrijaj, Mustafa Vraniqi e Gani Perolli.

Një shkrim shumë i fuqishëm me autor Dritëro Agollin e Ismail Kadarenë ku kundërshtohen masat e ashpra të shovinistëve serbë ndaj kulturës e letërsisë shqipe në Kosovë. “Shovinistët synojnë zhdukjen praktikisht të letërsisë shqipe nga programet jugosllave të shkollave, gjë që do të ishte një hap serioz drejt shkombëtarizimit të shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera të Jugosllavisë” shuhet në artikullin e shkrimtarëve të mëdhenj të kombit shqiptar. Në revistën prej 106 faqesh i kushtohet një shkrim edhe burgosjes së padrejtë të Adem Demaçit e shqiptarëve të tjerë në Kosovë. Revista botohet kryesisht në anglisht me qëllim ndërgjegjësimin ndërkombëtarisht të çështjes kombëtare që trajtohet në revistën “Lidhja e Prizrenit” si organ mediatik i organizatës “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”. Duke studiuar shtypin politik të mërgatës njohim më mirë organizimin patriotik dhe veprimtarinë e ngjeshur atdhetare të shqiptarëve të mërguar përtej Atlantikut. Mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në mbajtjen gjallë të shqiptarizmës dhe çështjes kombëtare në shtetin mik e aleat të përjetshëm të kombit shqiptar.

Filed Under: Editorial

“Lulja e Vlorës”, një rrëfim për hebrenjët e Shqipërisë promovohet në Boston!

March 25, 2024 by s p

Flamur Vezaj/

Në Boston, nën organizimin e “Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit”, u promovua libri biografik “Lulja e Vlorës” i dr.Anna Kohen, një hebrenj Romaniote që lindi në Vlorë në kohën e komunizmit!

Në prani të komunitetit shqiptarë, të shumtë në numër, por jo vetëm, dr.Kohen rrëfeu historinë magjepsëse se si shqiptarët mysliman e kishin shpëtuar familjen e saj dhe shumë hebrenjë të tjerë nga nazistët gjatë luftës së dytë botërore. “Ky fakt u provua nga numri i madh i hebrenjëve që u gjetën të strehuar në Shqipëri pas luftës së dytë botërore në krahasim me numrin e tyre para luftës”-tha dr.Kohen.

Ajo rrëfeu për shpërnguljen e familjes së saj drejt Shqipërisë nga Greqia pak para fillimin të luftës së dytë botërore. Duke treguar se si prindërit e saj, ishin bashkuar me një komunitet të vogël tregtaresh greko-romanioto-hebrenj që ndodheshin në Shqipëri në atë kohë duke shitur pëlhura! Gjatë Luftës së Dytë Botërore, dr.Kohen tha se ata ishin strehuar pranë një familje myslimane shqiptare për tu fshehur nga nazistët, duke ndryshuar edhe emrat nga hebrenj në mysliman! Kjo bëri që e gjithë familja e saj të shpëtoi, ndërsa njerëzit e tjerë të familjes nga ana e nënës që mbetën në Greqi, u vranë në kampet e vdekjes!

Autorja e librit “Lulja e Vlorës” tregoi edhe detajet e tjera që ka renditur në këtë libër biografik, të jetës së tyre gjatë komunizmit në Shqipëri, largimit drejt Greqisë në vitin 1966 dhe më pas emigrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1971. Ajo tregoi edhe rikthimin në Shqipëri gjatë vitit 1989, takimin me miqt e shqiptarët në atë kohë në Tiranë e jo vetëm! Gjthashtu, dr.Kohen kujtoi me krenari dhe emocion momentin kur me ndihmën e disa organizatave hebraike, ajo kishte arritur të sillte në SHBA 37 hebrej-shqiptarë të afërm të saj, të cilëve i kishte ndihmuar edhe të integrohen këtu! Autorja e librit ju përgjigj edhe pyetjeve të moderatorit, studiuesit Agron Alibali dhe të pranishmëve në sallë. Në fund të fjalës së saj, dr.Kohen theksoi se “hebrenjët u strehuan, ndihmuan dhe u shpëtuan se ishin në BESE të shqiptarëve”.

Në këtë aktivitetin e organizuar nga “Kisha e Nolit” ishin të ftuar edhe kryesia e VATRES dega në Boston! Gjatë këtij eventi, kryetari i VATRES z.Mentor Maksutaj pati disa biseda të këndshme me autoren e librit dhe një takim të rastësishëm dhe shumë miqësor me Hirësin e tij Nikodhim Preston, Peshkopin e ri të Bostonit dhe Kryedioqezës Shqiptare në SHBA që tashmë drejton edhe “Kishën e Nolit”!

Para se të filloi aktiviteti i librit, kryesia e VATRES pati një takim shumë të ngrohtë me drejtuesen e biblotekës së Nolit pranë “Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit” në Boston znj.Neka Doko. Ku u diskutua për mënyrat e bashkëpunimit mes VATRES dega në Boston dhe biblotekës së Fan S.Nolit! Në këtë event me kryetarin Maksutaj, ishin edhe anëtarët e kryesisë Flamur Vezaj, Lindita Meçe, Subi Cako, Ervis Dhima e disa vatranë!

Dr.Anna Kohen në vitin 2004 Ju akordua Medaljen e Meritës nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu për “Kontribute të çmuara në ndihmë të shqiptarëve” gjatë krizës humanitare të Kosovës.

Filed Under: Komunitet

Shenjtorët pa sy në afresket e Manastirit të Graçanicës

March 25, 2024 by s p

Dr. Bledar Kurti/

Manastiri i Graçanicës gjendet në qendër të Graçanicës, në bregun e majtë të lumit Graçanka, në jug të Prishtinës, Kosovë.

Manastiri i sotëm është rikonstruktim i një kishe të shekullit të 14-të e ndërtuar në themelet e një bazilike më të hershme të krishterë të shekullit të 6-të.

Afresket e mrekullueshme e të rralla, të cilat datojnë në vitet 1321-1322, të mahnisin, pasi ndryshe nga stili tipik bizantin i shekullit të 14-të, kanë një atmosferë tri-dimencionale dhe novatore në kompozim. Mendohet se ishin piktorët e famshëm të asaj kohe Mihajli dhe Evtihije nga Selaniku që u thirrën për të pikturuar afresket e manastirit.

Përpos elementëve impresionues artistik e arkitekturor, ajo që të bie menjëherë në sy është se shumë prej shenjtorëve apo figurave në pjesën e ulët të afreskut u mungojnë sytë.

Mendja shkon te vandalizmi apo pushtuesit otoman, por jo, ishin vetë banorët e zonës së asaj kohe që ua fshinë sytë shenjtorëve. Të moshuarit e mesjetës, teksa u binte shikimi, që të mos verboheshin plotësisht, gërrvishnin e merrnin me thonj pigmentin e bojës nga sytë e shenjtorëve dhe pastaj preknin sytë e tyre që mos të humbisnin shikimin.

Kjo bestytëni fetare na shpalos një botëkuptim tejet tërheqës për të kuptuar natyrën e kohës dhe dëshpërimin e njeriut, ndërkohë që na tregon edhe një herë tjetër se sa idhulltare është qenia njerëzore, duke shkulur sy të pikturuar, apo si në raste të tjera të pafundme të çdo kulture apo feje, duke puthur copa druri, guri, statuja, ikona, flokë njeriu, rroba leshi e mëndafshi, etj, e duke shpresuar në mrekulli nga objektet e krijuara nga vetë dora e njeriut.

Gjithësesi, në aspektin artistik mbetet me vlera të rralla e për këtë arsye në vitin 2006 u shpall nga UNESCO si sit i trashëgimisë botërore.

Filed Under: Interviste

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 58
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT