• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2024

Artistja e shquar Dëshira Ahmeti Krliu vlerësohet si gruaja e vitit nga organizata e gruas “Zëri Ynë”

March 22, 2024 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo

Photo by: TV Alba Life/

Në mjediset e Catering Hall “Grand Marquis” në New Jersey qindra gra u mblodhën së bashku për të festuar ditën ndërkombëtare të gruas. Organizata e gruas “Zëri Ynë” me presidente të saj znj.Leunora Abdulai zhvilluan aktivitetin e bukur për të festuar këtë ditë të rëndësishme në jetën e gruas.

Edhe natyra duket sikur merr pjesë në këto festa shqiptarësh, veçanërisht në festat e grave ngase bëhet në harmoni të plotë me bekimin e nënave dhe bukurinë qiellore. Degët e pemëve vallëzonin nga çuçurima e zogjve dhe midis sallës elegante brenda pistës së vallëzimit dhe pendëve të mëndafshta të pulëbardhave pranë oqeanit krijohet një simfoni e madhërishme si vetë zemra e gruas në botë…

Gratë, gjyshet, nënat, vajzat uleshin së bashku nëpër tavolinat e tyre dhe tringëllinin gotat e kristalta duke uruar njera tjetrën: “Gëzuar festat!” Ndonëse të gjitha kemi lënë Atdheun mëmë dhe kemi emigruar dherave të huaj, përsëri organizimet, shoqatat, klubet kanë të mirën e përbashkët, sepse mblidhemi së bashku si motra dhe vëllezër të një gjaku.

Është Gjuha Shqipe, Ashti I Kombit që na bashkon si dhe largësia nga toka mëmë na bëjnë dhe më të lidhur me njeri tjetrin.

Përshëndetjen në emër të kryesisë së organizates “Zeri Ynë” e solli znj.Leunora Abdulai e cila iu uroi të gjitha zonjave dhe zonjusheve mirëseardhjen dhe iu uroi atyre “Gëzuar festat”. Ajo tha se është bukur që mblidhemi së bashku dhe festojmë festat tona të bukura shqiptare.

Në emër të kryesise ajo vlerësoi si grua të vitit artisten e shquar të Kombit sopranon e mirënjohur Dëshira Ahmeti Kërliu si dhe disa grave iu dha nga një buqetë me lule në shenjë mirënjohjeje. Znj.Abdulai tha se Dëshira Ahmeti Kerliu është një artiste e shquar dhe ne ndihemi krenar si organizatë dhe si gra shqiptare.

Dëshira Ahmeti Kërliu ndihej e emocionuar që u vleresua si gruaja e vitit nga organizata e gruas “Zëri Ynë”, ngase shumica dërrmuese e tyre janë prej Dibrës së Madhe nga e ka dhe origjinën vetë artistja.

Ajo tha se artist nuk bëhesh, por lind dhe këto dhunti nëse i zhvillon me vullnet dhe dëshirë patjetër që një ditë do të arrish atje ku duhet. Kariera ime nuk ka qenë e lehtë, ajo ka qenë me mundime, vështirësi, por dhe plot kënaqësi. Jam e nderuar që jam sopranoja e parë shqiptare në teatrin e Shkupit të Maqedonisësi dhe kam dhënë koncerte në disa skena në Europë dhe në Amerikë. Në New York do të vlerësoja koncertin me divën botërore të artit Inva Mula si dhe me artistë shqiptare, koncert qe e realizuam vitin e kaluar ne Manhattan. Së shpejti në muajin Maj nëManhattan, do të kemi koncertin e radhës me artistin virtuoz botëror Shkelzen Doli dhe kjo më bën të ndihem krenare. Me emocion solli dashurinë e ngrohtë të familjes së saj që e rritën dhe e edukuan në Dibër, por veçanërisht ajo falënderoi gjyshen që e mori qysh fëmijë në gjirin e saj, pasi mamaja i kishte vdekur në moshë shumë të re. Gjyshja e Dëshirës, Nënë Çeka siç e thërrasin të gjithë, është një nënë fisnike, flokët e bardha të saj si bora e bjeshkëve ndrijnë ashtu si sytë e saj që shkëlqenin nga gëzimi i madh kur dëgjonte fjalë miradie nga miqësia, shoqëria, por sidomos mirënjohjen që i shprehte mbesa para publikut. Shkolla Shqipe “Alba Life” është krenare që ka në staffin e saj një artiste të këtij kalibri dhe ndërkohë është dhe drejtore e programit artistik.

Fjala e artistes së shquar u mirëprit me duartrokitje çka tregonin respektin dhe krenarinë për sopranon nga qyteti i Dibrës së Madhe.

TV “Alba Life” gjatë aktivitetit intervistoi artisten Dëshira Ahmeti Kerliu si grua e vitit, znj.Leunora Abdulai si presidente të organizatës “Zëri Ynë” me qendër në Staten Island si dhe nxënësja e Shkollës Shqipe Dea Kerliu recitoi poezinë kushtuar nënës.

Pjesëmarrësit u argëtuan nën tingujt e DJ nga Besar Dika.

Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life” me producent dhe themelues z.Qemal Zylo dhe TV “Dibra” me producent Përparim Papraniku.

Aktiviteti do të transemtohet së shpejti nga TV “Alba Life” në kanalin 30 në paketën digitale “TV Alb”.

10 Mars, 2018

New Jersey

Filed Under: Komunitet

Gëzuar Sulltan Nevruzin

March 22, 2024 by s p

Baba Eliton Pashaj/

Vëllezër dhe motra

Bashkë me lutjen e rastit më lejoni t’u kujtoj të gjithëve se dita e Novruzit na thërret për tu afruar dhe vëllazëruar më shumë me njeri-tjetrin. Mësimet e ardhura prej Profetit Muhamed a.s imam Aliut, prej imamëve të tjerë, prej të shtrenjtit Murshidin tonë Baba Rexheb na përcjellin në mënyrë të sinqertë, idenë se nuk e ploteson dashurin kundrejt krijuesit nëse nuk do dhe e respekton vëllanë tënd. Devotshmëria e besimtarit nuk matet me fjalët që ai thotë devotshmëria e besimtarit varet nga mënyra se si flak dhe i përbuz thashethemet, intrigat, egozimat, për t’iu afruar Kroit të Haxhi Bektash Veliut.

Një nga festat më të mëdha të Bektashizmit eshtë ajo e Novruzit. Në përkujtim të ditëlindjes së të Madhit Ali i cili lindi në Mekë më 22 Mars të vitit 600, i Madhi Ali është shtylla më e fortë e Botës Islame, pas Profetit Muhammed. Aliu është gjithashtu njeriu më i cilësuar i Botës

Mistike, si simbol i burrerisë, trimërisë, përuljes, karakterit, zemërbardhësisë dhe mëshirës,

mistikës bektashiane. Gëzuar Sulltan Nevruzin për një Pranverë të begatë, plot shendete e bekime pafund për ju edhe familjen tuaj!

Zoti e ruajtë Atdheun tonë të dashur Shqipërinë, Kosovën nga çdo e keqe dhe e drejtoftë në rrugën e vendeve të qytetëruar dhe të zhvilluara.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë vend të begatë që na mundëson demonstrimin e fesë e kulturës dhe traditës sonë.

Happy Sulltan Nowruz!

Filed Under: Komente

REKTORI I UBT PROF.DR. EDMOND HAJRIZI VIZITOI VATRËN

March 22, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 22 Mars 2024 – Prof. Dr. Edmond Hajrizi themeluesi dhe rektori i institucionit privat të arsimit të lartë në Kosovë, UBT (University for Business and Technology) zhvilloi një vizitë zyrtare në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Prof.Hajrizi u prit nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, anëtari i kryesisë z.Ilir Cubi, anëtari i këshillit të Vatrës z.Anton Raja, z.Dritan Haxhia, Editori i Diellit dhe gazetari Halil Mula. Në takim mori pjesë dhe z.Naim Dedushaj kryetari i rrjetit të bizneseve të diasporës. Në fjalën e mirëseardhjes kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha vlerësoi punën e shkëlqyer të Prof.Hajrizit, të stafit akademik në Universitetin UBT, kërkimin shkencor, metodat inovative të mësimdhënies dhe infrastrukturën moderne në kampuset universitare. “Nga UBT ka përfituar e gjithë Kosova. UBT është një universitet i shkëlqyer në të gjithë hapsirën shqipfolëse në Ballkanin Perëndimor. Ju jam mirënjohës për bashkëpunimin e veçantë në festimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe sidomos respektin ndaj legjendës së shqiptarizmës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Jim Xhema. Vatra është satelit i kombit dhe i të mirës së shqiptarëve në Amerikë” tha ndër të tjera z.Berisha. Më tej ai ekspozoi punën e Vatrës në Uashington dhe përpjekjet për transmetimin e atdhetarizëm te gjeneratat e reja shqiptare në Amerikë. Në fjalën e tij Prof.Hajrizi falenderoi Vatrën për bashkëpunimin dhe pritjen e ngrohtë dhe bashkëorganizimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Prishtinë: “Pa Vatrën e diasporën shqiptare në Amerikë ne sdo e kishim lirinë. UBT ka interes për ndërtimin e qendrës për studimet shqiptare-amerikane për të njohur kontributin politik, ekonomik dhe patriotik të diasporës shqiptare në Amerikë dhe kontributorëve të tjerë. Synojmë gjithashtu të themelojmë një qëndër serioze për studimet amerikane për të njohur aspekte të thelluara aspekte politike, ekonomike kulturore e diplomatike” tha ndër të tjera Prof.dr. Edmond Hajrizi. Gjatë takimit të ngrohtë e vëllazëror u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit me diasporën shqiptare në Amerikë ku Vatra ka rolin kryesor në të gjitha proceset patriotike në mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Politike

#SiSot, më 22 mars të vitit 1890, u nda nga jeta veprimtari i Zgjimit Kombëtar, Thimi Mitko

March 22, 2024 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

Një prej produkteve më madhore në jetëshkrimin e tij qe agregati i folklorit shqiptar, i cili përmbante këngë, tregime dhe thënie popullore të krahinave jugore. U lind në Korçë në vitin 1820. Mësimet e para i ndoqi në vendlindje.

Në vitin 1866, mërgoi drejt Egjiptit, ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare. Gjatë qëndrimit në Aleksandri, arriti të hartonte dhe të përgatiste për botim veprën më të spikatur në krijimtarinë e tij, “Bleta Shqiptare” (1878). Ky punim do të ribotohej i rishkruar në vitin 1924 nga Gjergj Pekmezi në Vjenë, nën titullin “Bleta shqypëtare e Thimi Mitkos”.

Mitko qe edhe autor i një sërë shkrimesh të publikuara në shtypin evropian të kohës në mbështetje të çështjes shqiptare. Në këtë drejtim, i jepte rëndësi parësore ekspozimit të të dhënave mbi kulturën shqiptare, që sipas tij do të mund t’i vinte në ndihmë bashkësive shqiptare në mërgatë.

#ThimiMitko

#ArkivatFrymëzojnë

#ArkivatKujtojnë

Filed Under: Emigracion

Sot, në 22 mars përkujtojmë mbajtjen e Meshës së parë në gjuhën shqipe dhe themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston

March 22, 2024 by s p

Muzeu Historik Kombëtar/

Mesha e parë në gjuhën shqipe u mbajt më 22 mars 1908, prej atë Theofan Nolit në sallën e “Kalorësve të Nderit”, në Boston të SH.B.A. Liturgjia Hyjnore e përkthyer nga Fan Noli, tingëllonte shumë bukur në gjuhën shqipe dhe kuptohej nga besimtarët e pranishëm. Po atë ditë shqiptarët u mblodhën në sallën “Feniks” dhe themeluan Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit. Kryekisha e Shën Gjergjit në Boston është themeluar më 22 mars të vitit 1908 dhe është kisha e parë ortodokse shqiptare në Amerikë. Grupi nismëtar për themelimin e kryekishës së Shën Gjergjit përbëhej nga patriotë shqiptarë me ideale të larta ardhedashurie. Disa prej tyre qenë: Nikolas Kristofer, arkëtar, Xhorxh Toli, sekretar, Filip Vasili, ndihmëssekretar, Misto Millona, Harri Kaçka, Xhon Kozma, Kosta Racka etj. Klerikët që kanë meshuar në gjuhën shqipe në këtë kishë kanë qenë: Atë Theofan Noli, Atë Naum Çere, Atë Damian Angjeli, Atë Stath Melani, Atë Nikolas Kristofor, Atë Dhosi Katundi, Atë Thimi Theodhosi, Atë Vangjel Çamçe, Atë Vani Çani, Atë Krist Elli, Atë Artur Liolin, etj.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 58
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT