• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2024

PROBLEMI I PERËNDIMIT ËSHTË PËLQIMI I PUTINIT

April 25, 2024 by s p

Nga FEDERICO RAMPINI – “Corriere della Sera”, 18 mars 2024 – Përktheu: Eugjen Merlika/

Ndërsa Vladimir Putini festonte zgjedhjen e tij të pestë, me një fitore zyrtarisht stratosferike, në Seul të Koresë së Jugut mbahej një “takim i nivelit të lartë të demokracive” në një ton të thjeshtë.
Ideja e takimit qe hedhur nga Joe Biden më 1921, pastaj mori më shumë dukshmëri e dalje në pah mbas mësymjes ruse të Ukrainës, në një periudhë , në të cilën koalicioni i liberaldemokracive dukej më i bashkuar e më luftarak.Sot qëndrimi i perandorisë ruse në terrenin ushtarak, me shtesën e ritit zgjedhor të sapofestuar e bën problematik çdo lloj “triumfalizmi” të “botës së lirë”. Kina dhe Irani, dy fuqi të tjera të boshtit kundërperëndimor, kanë regjime që nuk duken se janë nisur drejt derës së daljes, së paku në dukje. Por ka ndryshime ndërmjet këtyre kombeve. Njëra ka të bëjë pikërisht me ritin zgjedhor. Përse Putini i kërkon rusëve të votojnë, mbasi ai i mbyll rrugën çdo zgjedhjeje, i heshton apo asgjëson kundërshtarët, pra mund të vazhdojë të ushtrojë pushtetin e tij despotik, duke kursyer votimet e përgjithëshme? Përse nuk bën si miku dhe aleati i tijXi Jinping, i cili mendohet gjatë për të thirrur kinezët në votime, nuk shtiret as se ka miratimin e tyre, por pranon (tashmë prej tre mandatesh) nga një sistem i fshehtë në brendësi të partisë komuniste?
Zgjedhja ruse është dhunuar në shumë mënyra. Vdekja e Aleksej Navalnit na ka kujtuar se çfarë fundi kanë kundërshtarët e vërtetë të regjimit. Pra është e drejtë të thuhet se vendimi i kutive ruse është i tjetërsuar. Megjithatë Putini ka ndjerë nevojën të organizojë këtë vënie në skenë. Kjo sepse dhe regjimet autoritare venë para vetes pothuajse gjithmonë problemin e pëlqimit. Kufijtë ndërmjet demokracive dhe autoritarizmave nuk janë vija të kuqe të shënuara me zjarr; ka shkallëzime dhe ngjyrime, shumë kalime të ndërmjetme, sisteme politike “hibridë” që mund të përziejnë shkallë autoritarizmi e miratime popullore.
Për të marrë ngjasime historike, mund të kujtohen Mussolini, Hitleri, Stalini, Mao, të gjithë kanë gëzuar një pëlqim nga popujt e tyre, së paku në disa faza të historisë së tyre. Disa hipën në fuqi edhe në sajë të votimit të masave (Mussolini, Hitleri), të tjerë kishin një ligjësim të tipit revolucionar që kalonte nëpërmjet rolit të partisë komuniste, “pararoja e proletariatit”.
Ndërsa, për të përdorur ngjasime të sotme, ndërmjet aq ndryshesave të ndërmjetme mes demokracisë “së përsosur” (që nuk gjindet) dhe autoritarizmit, mund të kujtojmë se më një mars u votua në iran. Edhe atje një opozitë e vërtetë është shtypur dhe ndrydhur mizorisht; pakënaqësia popullore kundrejt ajatollahëve është shfaqur nëpërmjet një mosvotimi rekord (madje dhe vetë regjimi islamik ka pranuar se pjesëmarrja në votime ka qënë vetëm 40%, më e pakta që nga revolucioni komeinist i 1979). Megjithatë edhe teokracia shiite e Teheranit, si Putini, kërkon të sanksionojë ligjëshmërinë e saj duke kaluar përmjet votimeve të përgjithëshme, gjë që nuk e bëjnë as Kina komuniste, asKoreja e Veriut, por as Arabia Saudite e qeverisur nga një mbretëri absolute. Në Turqi qeveris një “Sulltan” që ka pakësuar lirinë e shprehjes dhe disa të drejta të kundërshtarëve, por të katalogohet Erdogani si një diktator do të ishte e gabuar, pëlqimi të cilin e gëzon është i vërtetë, votimet e tijkanë qënë më të lira se ata ruse.
Duke u kthyer tek Putini, fatkeqësisht ka hulumtime mjaft të besueshme që i veshin atij një popullaritet në rritje në sajë të lutës, e megjithë vuajtjet që ajo luftë i shkakton një pjese të popullit rus. Terma “demokracia” është e dyshimtë dhe mund të keqkuptohet: me që emërton “qeverinë e popullit”, a është e mjaftueshme që populli të jetë shprehur – siç ka bërë në Rusi – për t’i dhënë ligjëshmëri demokratike një drejtuesi?
Etërit kushtetues të Shteteve të Bashkuar të Amerikës – më e lashta liberal-demokraci e botës – parapëlqenin fjalën Republikë. Për ata nuk mjaftonte që qeveria të kishte miratimin e qytetarëve nëpërmjet votës. Këtij elementi të qenësishëm të demokracisë, duhej t’i shtoheshin cilësitë e një Republike: ndarja e pushteteve, liri shprehjeje, liri besimi, mbrojtje e pakicave, shkurt të gjitha ato siguri që përbëjnë Shtetin e së drejtës e që një demokraci popullore do të mund t’i shkelte me këmbë. “Rule of Laë”, terma angleze që emërton Shtetin e së drejtës, është ndjellëse: do të thotë se ai që komandon është ligji, i njëjtë për të gjithë, edhe për të fuqishmit. Kjo nuk i zbatohet sigurisht Putinit, as edhe shumë të tjerë despotëve, edhe se të veshur me pëlqimin e masës.
Në problem i Rusisë është se ai pëlqim ekziston. Sigurisht nuk do të jetë 88%, por ekziston. Duke e parë me kthjelltësi këtë përfundim, do të thotë se Perëndimi, veçanërisht Evropa, nuk ka vetëm “një problem Putin”, ka një “problem rus” të vetin e të vërtetë. Ashtu sikurse Evropa vuajti “çështjen gjermane” deri sa kultura e atij kombi ishte e nginjur me kombëtarizmin viktimist, inatçi, agresiv e paranojak, që kishte ushqyer veprimet e Rajhut më parë se sa nazizmi.
Pastaj është problemi i putinizmit në shtëpinë tonë. Që kur filloi mësyemja kriminale kundër Ukrainës kemi matur shtrirjen e simpative për Putinin, nga ato më të hapurat (veçanërisht në të djathtë: Trump, Salvini, Orban), tek ato më të maskuarat të paçifizmit të së majtës, këto të fundit të frymëzuar nga vetëm një siguri, që Perëndimi është perandoria e vërtetë e së keqes.
Putinizmat e shtëpisë sonë mund të kenë prejardhje të ndryshme. Disa djathtas shohin në Carin mbrojtësin e sistemit të vlerave tradicionale, të kërcënuara nga politikisht korrekt ose nga kultura e zgjuar e Perëndimit. Të tjerë djathtas e majtas, janë lënë të indoktrinohen nga teoria e komplotit mbi rrethimin e hamendësuar të Rusisë nga ana e një NATO-je luftënxitëse , sa që të gjithë agresionet e Putinit bëhen mbrojtje e ligjëshme.
Së fundi ka një problem mbi sfondin, ai që tejduket nga klima e trishtuar dhe e përulur në të cilën zhvillohettakimi i retë botëror i demokracive në Korenë e Veriut. Edhe popujt që kanë traditat më të hershme e më të fuqishme demokratike, nuk janë të dashuruar në mënyrë jo kritike e përjetësisht me demokracinë për arsye filozofike, vlerash. Si çdo sistem politik edhe demokracia duhet të pushtojë e të meritojë pëlqimin nëpërmjet rezultateve që jep. Është në këtë drejtim që bilanci i sotëm nuk ngazëllen, deri n’atë pikë që në shumë vende zvjerdhja e qytetarëve ndeshet jo me këtë apo atë qeveri, me këtë apo atë parti , por me vetë sistemin.
Amerika shkëlqen në shumë manifestime të një lodhjeje demokratike, e fajet nuk janë vetëm në një anë. Trump-i, nxitësi i sulmit mbi Campidoglio, është një rast skajor me rregullën e vet, simbas së cilës “ose fitoj un ose zgjedhjet janë të fallsifikuara”. Nga ana e kundërt i përgjigjen me një koncept jo më pak të rrezikshëm “O fitojmë ne, ose kjo nuk do të jetë më një demokraci”.
Më 17 shtator 1787, kujt e pyeste se çfarë sistemi politik etërit kushtetues kishin përcaktuar për Shtetet e Bashkuar t’Amerikës, Beniamin Franklini përgjigjej: “Një Republikë, nëse do të jeni në gjëndje t’a ruani”. N’atë përgjigje ishte vetëdija se asnjë sistem politik është i përsosur në përgjithësi, e asnjë nuk është përgjithmonë, nëse qytetarëtnuk kanë arsye të forta për t’a mbrojtur.

Filed Under: ESSE

Ilir Stili, një bohem i botës pikturale

April 25, 2024 by s p

Luan Rama/

(Me rastin e mbylljes së ekspozitës në Maison de l’Albanie)

—-

Ilir Stili, piktor nga Kosova, ka jo pak vite që ka ardhur në Francë dhe është arti i tij që e ka bërë të spikasë në jetën artistike franceze, veçanërisht në Normandi ku dhe jeton. Duke parë akuarelet e tij në thepisjet shkëmbore të La Manche nuk mund të mos imagjinosh atë « dehje » të tij për brigjet franceze, për detin, poetikën detare, për çka impresionistët e para një shekulli e gjysmë krijuan tablotë e tyre të mrekullueshme në Honfleur, Dauville, Trouville, Etretat, Yport apo Cabourg. Këtij piktori i pëlqen të prekë gjurmët e impresionistëve të dikurshëm, të një Claude Monet, Eugene Bodin, Gustave Courbet e shumë të tjerë. Është impresioni që e godet ndjesinë e shpirtit të tij, duke dashur ta hedhë sa më shpejt në letër apo kanavacë atë ndjesi impresionante, ti japë jetë çastit poetik të natyrës, e cila shpejt tjetërsohet, retë shkojnë, qielli mbyllet, e një orë më pas përsëri dielli që shfaqet madhërishëm duke krijuar një spektakël të dritës, gjithnjë të ndryshëm. Ja pse duhet nxituar…

Një « dehje » pikturale

Kjo ndjesi për detin është e kuptueshme për të që vjen nga Kosova të cilës deti i ka munguar edhe pse sot e ka në Shqipëri. Ja pse dhe « dehja » në brigjet normande, në « falaises » siç i quajnë francezët këto thepisje shkëmbore mbi det, është kuptimplote. Akuarele të lehta, plot dritë, ku peneli i ka fshikur si të dojë ta përkëdhelë letrën, peizazhin : barka, dallgë, bluja dhe kafja e lehtë, e bardha e letrës, një lojë ngjyrash nëpër flladin detar. Janë akuarele të shumta që ai i ka ekspozuar në qytete dhe qyteza të shumta të Normandisë, Bretanjës, për çka shtypi ka shkruar shumë. Ka një lloj entusiazmi rreth tij nga mediat dhe publiku i thjeshtë. Francezët i pëlqejnë akuarelet, ka një lloj tradite, veç asaj primare që është piktura e vajit në kanavacë. E megjithatë akuareli, guashi dhe pasteli mbeten gjithnjë të pëlqyeshme, pasi ka diçka të gëzueshme në to, diçka poetike. Megjithatë për këtë piktor akuarelet nuk janë vetëm në Normandi : janë kullat mesjetare, qytetet e vjetra karakteristike me gjurmët e historisë, është Parisi me vendet e tij mitike. Para disa ditësh, ai përfundoi dhe një akuarel të bukur për kështjellën e Shkodrës me një kompozim të mrekullueshëm dhe harmoni ngjyrash : një festë dritash. Është arti, krijimi, që i jep hire dhe frymë peizazhit, kështjellave, njerëzve, pasi dhe portretet për këtë piktor janë të dashura. E po kështu dhe nudot…

Gjeografia pikturale

Është e habitshme dëshira e këtij piktori për të qenë në një kontakt të përhershëm me natyrën, thua se është vetë bota në lëvizje që e frymëzon: ai ka dëshirën e flladit, gjallimit njerëzor, ekstazës së natyrës, frymëmarrjen e qytezave, pasi për të gjithçka është frymëmarrje, ndjesi, impresion dhe ai ka dëshirë ta kapë çastin e imazhit të bukur poetik dhe ta fiksojë menjëherë, atëherë kur drita na tregon flakërimet e një dielli në perëndim si në një peizazh të Venecies, atëherë kur drita ka magjinë e saj. Të udhëtosh 8000 km brenda një viti siç ndodhi në 2023 do të thotë të jesh një artist udhëtar, të jesh një bohem i botës pikturale, të ndjekësh udhët e gjata, bregoret, brigjet mesdhetare të Adriatikut, Dubrovnikun, brigjet e Spanjës, të mbarsesh me vizionet e ngrohta të Mesdheut si në Tossa del Mar dhe ti hedhesh vizatimet e shpejta në fletoren e udhëtimit (carnet de voyage) , të vëzhgosh dhe pastaj të marrësh penelin e të nxjerrësh nga shpirti impresionin, ndjesinë më të thellë dhe fine, atë që përmban tharmin e artit të vërtetë. Kur më telefonoi një ditë ishte në Grandville, tri ditë më vonë në Dieppe, pastaj në Trouville, në qytezat e mrekullueshme normande përmbytur nga okra e diellit, bluja e detit apo jeshilja e kodrinave të gjelbëruara. Gjithnjë në udhëtim, dhe në çdo ndalesë pikëtakon një histori pikture, rigjen gjurmët e një mjeshtri të madh, tablotë e të cilëve kanë hyrë në historinë e artit botëror. Është jeta e tyre që ende pulson, jeta në art. Duket sikur të ringjallet Courbet me kavaletin e tij në brigjet e Trouville ku pak më tutje, në një nga kafenetë, Flaubert shkruan në heshtjen e tij dhe përballë një Calvados, ndoshta historinë e « Ema Bovary ».

Ilir Stili është me origjinë nga Presheva por në vitet 60 familja e tij u shpërngul në Ferizaj të Kosovës. Që në moshën 7-8 vjeçare i pelqente të vizatonte, çka më pas u bë një pasion i vërtetë. Pas studimeve universitare për artet e bukura vazhdoi të krijonte tablo në bojë vai por ishte vendosja në Francë, fillimisht në Mulhouse e më pas në Rouen të Normandisë buzë Seine-s për të cilën Pissarro thoshte se “Rouen është po aq e bukur sa Venecia”. Aty Pissarro pikturoi tablonë e famshme “Port de Rouen – Saint Sever”. Pikërisht në këtë qytet Stili zbuloi botën e akuarelit, një teknikë jo fort e njohur në Kosovë edhe pse një nga teknikat më të vjetra të njerëzimit ku lanë gjurmët e tyre shumë artistë të mëdhenj që nga Raffaelo, piktorët japonezë, kinezë, më vonë hollandezët e mëdhenj apo Van Dyck, etj. Ishte natyra që e mrekulloi, ashtu si një shekull e gjysmë më parë kishte mahnitur impresionistët francezë. Jo, nuk mund ta anashkalonte atë botë fluide, shumëngjyrëshe, me blunë e detit, të gjelbërtën e fushave dhe kodrinave, okrën e diellit, kafen e thepisjeve, bedenave dhe mureve mesjetare. E imagjinoj atë një çast të hutuar dhe në ekstazë njëkohësisht, me nxitimin për ta kapur dhe fiksuar atë çast magjik të natyrës, atë imazh “instantané”, ku retë shfaqen, largohen dhe pas një çasti të shpejtë rivijnë sërish si në tablotë e dikurshme të plakut Baudin, mjeshtrit që adhuronte vetë Monet, i cili në vitin 1894 pikturonte katedralen e Rouen dhe që për të cilën do të shkruante: “Pata një zgjëndër. Katedralja shëmbej mbi mua. Kishte ngjyrë blu, rozë apo të verdhë…” Ishte katedralja para së cilës, që ditën e parë në Rouen, ai kishte qëndruar i mahnitur me dëshirën për ta pikturuar. Dhe të nesërmen kishte nxituar para saj me penelin në dorë. Unë i flas për kubistin George Braque dhe ai më thotë duke qeshur se pikërisht atje ku është varri dhe kisha e pikturuar prej tij, pikërisht në atë fshat ai drejton dhe një kurs për piktorët e rinj të apasionuar pas akuarelit. Dhe pamja në Varengeville-sur-Mer është e mrekullueshme. Braque donte që dhe i vdekur, nga varri i tij në varrezën shkëmbore të shikonte magjinë detare. E si mos të frymëzohesh në atë peizazh ku Braque flë në paqen e tij përqafuar me pikturën e tij të përjetshme?

Ilirit nuk i pëlqen thjesht të kopjojë apo të “fotografojë” realitetin. Ai kërkon ta shohë atë ndryshe, që arti, krijimi, fantazia ti japë një tjetër vlerë këtij realiteti, ta kthejë në një objekt arti për të zgjuar diçka më shumë tek publiku. Dhe pikërisht mbi letër nis të krijohet ajo ngjizmë mes reales dhe ireales, imazhit realist dhe modernes. Peizazhet marrin një tjetër optikë, kompozohen ndryshe, tashmë është elementi personal, vetë artisti, “uni” i tij. Mjafton të shohësh disa nga peizazhet shqiptare të tij për ta kuptuar këtë siç janë Dhërmiu, Kruja, Berati, kështjella e Rozafës, Gilani, ujvara e Mirushës në Kosovë etj., për të kuptuar këtë lloj improvizimi, këtë ngasje mjeshtërore, këtë “lëvizje” të formës së qytezës por duke ruajtur fizionominë e saj. Kështu kishte hedhur në akuarel dhe kështjellën e Petrelës me një frymë modern, jo siç kishte qenë ajo në shekullin e XII kur garnizoni bizantin e perandor Aleksi I-rë dhe shqiptarët vendas përballonin furinë normande më të tmerrshme të botës të udhëhequr nga Robert Guiscard çka përshruhet në kronikat e Ana Komnenës. Tjetër epokë, të tjera ngjyra, tjetër frymëzim.

Nganjëherë edhe ai vetë, gjatë krijimit të shpejtë nuk e kupton dorën e tij që lëviz me shpejtësi pa mundur ta komandojë. Ajo lëviz sipas impresionit, shpirtit. Është shpirti që ndjek linjën, që hedh ngjyrën, jo thjesht dora. Gjithë kjo ngjizje e bën tablonë tepër origjinale, personale çka e dallon nga një akuarelist tjetër. Akuarelet më të bukura janë në formatin 47x 50 cm mbi letrën « extra blanche” pra tepër të bardhë, punuar me bojën e llojit “Daniel Smith”.

Ilir Stili është një piktor që nuk rresht në krijimet e tij. « Dehja » e tij nuk është vetëm deti, brigjet, portretet në vaj, kompozimet. Dehja e tij duket se ështe totale dhe ku artisti e identifikon qenien e tij me artin, ngjyrën, rikrijimin poetik. Ai jeton me të… dhe në gjumë.

Filed Under: Kulture

Ja çfarë është në paketën e ndihmës së huaj për Ukrainën, Izraelin

April 25, 2024 by s p

Përktheu Rafael Floqi/

Senati miratoi një paketë ndihme të huaj të martën që përfshin para për Ukrainën, Izraelin dhe rajonin Indo-Paqësor. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi paketën e ndihmës, në formën e katër projektligjeve të veçanta, të shtunën –disa muaj pasi Senati miratoi për herë të parë legjislacionin me ndihmë për Ukrainën dhe Izraelin.

Legjislacioni i ri, i cili tani shkoi në tavolinën e Presidentit Joe Biden për nënshkrimin e tij, përfshin gjithashtu një numër prioritetesh të GOP të Dhomës së Përfaqësuesve, duke përfshirë sanksionet ndaj Iranit, sekuestrimin e aseteve sovrane të ngrira ruse dhe një masë që mund të çojë në një ndalim mbarëkombëtar të TikTok. .

Ndihma për Ukrainën, Izraelin dhe rajonin Indo-Paqësor arrin në rreth 95 miliardë dollarë – e njëjta shumë që do të kishte dhënë projektligji i mëparshëm i Senatit i miratuar në shkurt – me një rregullim që 10 miliardë dollarë në ndihmën ekonomike të Ukrainës është në formën e një hua e ripagueshme

Ja çfarë përfshihet në paketën e ndihmës së huaj, sipas përmbledhjeve të ofruara nga republikanët e Dhomës:

Gati 61 miliardë dollarë për Ukrainën

Legjislacioni përfshin një total prej afro 61 miliardë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën dhe të tjerët në rajon të luftojnë Rusinë – po aq sa ishte përfshirë në projektligjin e mëparshëm të Senatit.

Nga ky total, rreth 23 miliardë dollarë do të përdoren për të rimbushur armët, stoqet dhe objektet e SHBA-së dhe më shumë se 11 miliardë dollarë do të financojnë operacionet aktuale ushtarake të SHBA-së në rajon.

Gati 14 miliardë dollarë të përfshirë në projektligj do të ndihmonin Ukrainën të blejë sisteme të avancuara të armëve dhe pajisje të tjera mbrojtëse.

Më shumë se 26 miliardë dollarë për Izraelin

Paketa do të sigurojë 26.4 miliardë dollarë për të ndihmuar Izraelin, duke specifikuar se fondet janë për të mbështetur “përpjekjet e tij për të mbrojtur veten kundër Iranit dhe përfaqësuesve të tij, dhe për të rimbursuar operacionet ushtarake të SHBA-së në përgjigje të sulmeve të fundit”, sipas një përmbledhjeje të legjislacionit.

Financimi përfshin 4 miliardë dollarë për sistemet e mbrojtjes raketore Iron Dome dhe David’s Sling dhe 1.2 miliardë dollarë për sistemin e mbrojtjes Iron Beam, i cili kundërshton raketat me rreze të shkurtër dhe kërcënimet me mortaja.

Ai gjithashtu do të sigurojë 4.4 miliardë dollarë për të rimbushur artikujt dhe shërbimet e mbrojtjes që i ofrohen Izraelit dhe 3.5 miliardë dollarë për prokurimin e sistemeve të avancuara të armëve dhe artikujve të tjerë përmes Programit të Financimit të Huaj Ushtarak. Plus, do të ofronte fleksibilitet shtesë për transferimin e artikujve të mbrojtjes në Izrael nga stoqet e SHBA-së të mbajtura në vende të tjera dhe do të ndalonte dërgimin e fondeve për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët, ose UNRWA, e cila mbështet refugjatët palestinezë dhe është vënë nën kritika pasi Izraeli pretendoi disa nga stafi i saj ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit më 7 tetor.

Përfshihen gjithashtu 9.2 miliardë dollarë ndihmë humanitare – duke përfshirë ushqimin e urgjencës, strehimin dhe shërbimet bazë – për popullatat që vuajnë nga krizat.

Projektligji i mëparshëm i Senatit, për krahasim, do të kishte ofruar 14.1 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin, duke përfshirë fondet për sistemet e mbrojtjes raketore dhe financimin e huaj ushtarak për të ndihmuar Izraelin të rivendoste sigurinë territoriale dhe parandalimin, dhe 9.2 miliardë dollarë ndihmë humanitare.

Më shumë se 8 miliardë dollarë për sigurinë Indo-Paqësorit

Paketa përfshin 8.1 miliardë dollarë për të kundërshtuar veprimet e Kinës në rajonin Indo-Paqësor. Ai përfshin 3.3 miliardë dollarë për zhvillimin e infrastrukturës së nëndetëseve, 2 miliardë dollarë financime të huaja ushtarake për Tajvanin dhe aleatët e tjerë kryesorë dhe 1.9 miliardë dollarë për të rimbushur artikujt dhe shërbimet e mbrojtjes të ofruara për Tajvanin dhe partnerët rajonalë.

Projektligji i mëparshëm i Senatit përmbante dispozita shumë të ngjashme për të forcuar sigurinë në rajon.

Ndalimi i mundshëm i TikTok

Një dispozitë me buton të nxehtë të paketës mund të çojë në një ndalim të mundshëm mbarëkombëtar të TikTok, aplikacioni popullor i mediave sociale me lidhje me Kinën.

Një version i mëparshëm i projekt-ligjit të TikTok doli nëpër Dhoma në Mars. Duke e përfshirë atë në paketën e ndihmës, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve shpresonin të detyronin Senatin për një votim të shpejtë mbi një masë që mbështetësit thonë se është e nevojshme për të mbrojtur të dhënat personale të amerikanëve nga qeveria kineze. Kundërshtarët, duke përfshirë TikTok dhe një sërë grupesh të shoqërisë civile, argumentojnë se ligji rrezikon të shkelë të drejtat e Amendamentit të Parë të përdoruesve të TikTok.

Legjislacioni i miratuar të martën përcakton një afat kohor nëntë-mujor për prindin kinez të aplikacionit, ByteDance, për të shitur kompaninë e mediave sociale. Nëse humbet afatin, TikTok do të ndalohet nga dyqanet e aplikacioneve në SHBA. Afati kohor i propozuar është më i gjatë se afërsisht gjashtë muajt e konsideruar në legjislacionin e mëparshëm. Dhe kjo do t’i jepte presidentit mundësinë për të zgjatur afatin me 90 ditë të tjera nëse ai përcakton se ka pasur përparim drejt një shitjeje.

Ndryshimet duket se synojnë të adresojnë shqetësimet e disa senatorëve se afati fillestar prej gjashtë muajsh mund të ketë qenë shumë i shkurtër.

Sanksionet ndaj Iranit dhe asetet ruse

Tëlegjislacioni përmban gjithashtu atë që Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Michael McCaul e quan “sanksionet më gjithëpërfshirëse kundër Kongresit të Iranit që kanë kaluar në vite”.

Ai do të vendoste sanksione ndaj porteve dhe rafinerive që marrin dhe përpunojnë naftën iraniane dhe ndaj kujtdo që është i përfshirë në aktivitetin e mbuluar nga embargoja e raketave të OKB-së ndaj Iranit që skadoi vitin e kaluar ose në furnizimin ose shitjen e raketave dhe dronëve të Iranit. Ai gjithashtu do të kufizonte më tej eksportin e mallrave dhe teknologjisë me origjinë amerikane në Iran.

Plus, legjislacioni do të fuqizonte degën ekzekutive për të kapur dhe transferuar asetet e ngrira ruse të mbajtura në SHBA në Ukrainë për ta ndihmuar atë të luftojë dhe rindërtojë. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson ka thënë se ai po e konsideronte masën – e njohur si Akti REPO – si një mënyrë për të ndihmuar Ukrainën.

Zyrtarët e lartë të administratës së Biden kanë punuar gjithashtu me aleatët e G7 – të cilët përfshijnë Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian – për të eksploruar strategjinë e re për të ndihmuar Ukrainën, e cila do të kërkonte miratimin e Kongresit. Shumica dërrmuese e aseteve të bankës qendrore të Rusisë që u ngrinë nga G7 dhe BE mbahen nga BE-ja, me SHBA që mbajnë vetëm rreth 5 miliardë dollarë, thanë zyrtarët për CNN.

Përveç kësaj, paketa do të vendosë sanksione të detyrueshme ndaj Hamasit, Xhihadit Islamik Palestinez dhe grupeve të tjera terroriste palestineze.

The Science of Intuition—and How to Tune Into Your Own

Getty Images

By Emma Seppälä

April 23, 2024 8:00 AM EDT

It’s common to meet the idea of intuition with an eye roll. We tend to value reason over everything else, using expressions like “think before you act,” “think twice,” and “look before you leap.” We don’t trust intuition. In fact, we believe it’s flawed and magical thinking, either vaguely crazy or downright stupid. After all, good decisions should always be reasoned.

What we don’t realize, however, is that intuition is a form of cognition that can actually improve our decision-making.

What is intuition?

You can think of it as an instinct or gut feeling. A knowing or inner wisdom. The internal compass that guides you. Our instincts are meant to keep us away from danger and near safety in a complex world—and even save your life.

It’s an elegant, fine-tuned, and incredibly rapid form of perception. Intuition is a form of cognition meant to guide us and alert us to things we might not otherwise be able to see.

When we speak about our intuition, we often talk of it as a feeling. Something “feels” off, though we can’t necessarily explain why.

We’ve all had gut feelings that we can’t explain. Sometimes, a decision you’re making seems reasonable but doesn’t feel right. Conversely, you may be compelled to do something that seems unreasonable but feels right. The brain is always receiving, perceiving, and processing information that leads you to gain knowledge our logical mind doesn’t always understand or have access to.

The science of intuition

Joseph Mikels, professor of psychology at DePaul University, has researched intuition as an emotional process that can lead to better decision-making, especially when matters are complex. His research shows that when you’re making a complex decision with lots of information to weigh, you’re more likely to choose the right path if you consult your intuition—your feelings—rather than debating the matter solely with reason. He found this to be especially true for older adults whose cognitive faculties might not always be as sharp as younger people’s, showing that intuition is even more critical with age.

The U.S. military—always trying to find ways to maximize human performance—has been investigating intuition for decades under various names. Commander Joseph Cohn, a research psychologist at the Office of Naval Research, describes why soldiers’ experiences inspired the military to continue researching intuition: “Reports from the field often detailed a ‘sixth sense’ or ‘Spidey sense’ that alerted them to an impending attack or IED or that allowed them to respond to a novel situation without consciously analyzing the situation.” We don’t always have time for lengthy deliberation, especially in critical or life-and-death situations. We sometimes need access to information in a lightning-fast way.

Read More: For Better Well-Being, Just Breathe

There were so many accounts of soldiers returning from the Afghanistan and Iraq wars reporting how gut feelings helped them save lives that the military continues to research the phenomenon to this day. The Department of Defense has opened up several new research projects under different names, like the Navy’s “sensemaking,” to look at this phenomenon.

Intuition is nothing new, of course. “Many Indigenous communities in the Americas and in Africa have relied on intuition for survival—intuition of the environment, of the earth, of threats to humanity,” says Dr. Dena Simmons, education scholar, author, and founder of LiberatED, an organization that develops school-based resources to promote social and emotional learning, racial justice, and healing. “It’s too bad that this wisdom isn’t respected more and that we do not look to the knowledge of those before us as a guide.”

How to build your intuition

Awareness is key to sovereignty. As you start to make room for intuitive insights, you’ll find your awareness deepens further. By making time and space for intuition to arise, you’ll have greater insight into yourself and the world.

Contemplate

Think back on decisions you made in which you ignored your gut feelings. What were the consequences of those decisions? What about times in which you did follow your gut? How did you feel about it—was it scary? How did others feel about it? What were the consequences? What did you learn? Journal or reflect on these questions.

Consult your gut feelings

When you need to make decisions, make it a habit to also consult your feelings on the matter. How do you do that? When you need to make a decision between options A and B, for example, sit with your eyes closed for a moment. How do you feel about each option? You might notice one makes you tense up while the other makes you feel relaxed. This will take practice. You may not notice much at first. Try it in different situations, when you’re dealing with people, for example.

Make room for quiet

Our intuition is dimmed if we are constantly listening to news, opinions, and entertainment. Shut out the noise for a little while. Amplify time for listening to something other than the loud and raucous everyday.

Schedule idle time

Instead of always trying to be productive, having the music on, scanning your phone for news and notifications, and engaging with someone or something, make time to allow your mind to daydream, to be in an unfocused space. You don’t have to carve out special time for this. Just choose not to take calls or listen to podcasts while you’re driving Walk your dog or go grocery shopping without your phone so you have time to just be, rather than focusing on your screen. Take hikes without your technology. Allow your mind to be in a gently unfocused state that is receptive to novel ideas, insights, and innovation.

Shkenca e intuitës – dhe si të përshtateni me veten tuaj

Nga Emma Seppälä

Është e zakonshme të takosh idenë e intuitës me një rrotullim të syve. Ne priremi të vlerësojmë arsyen mbi gjithçka tjetër, duke përdorur shprehje si “mendoni para se të veproni”, “mendoni dy herë” dhe “shikoni para se të kërceni”. Ne nuk i besojmë intuitës. Në fakt, ne besojmë se është një mendim i gabuar dhe magjik, ose i çmendur në mënyrë të paqartë ose krejtësisht budalla. Në fund të fundit, vendimet e mira duhet të arsyetohen gjithmonë.

Ajo që ne nuk e kuptojmë, megjithatë, është se intuita është një formë e njohjes që në fakt mund të përmirësojë vendimmarrjen tonë.

Çfarë është intuita?

Ju mund ta mendoni atë si një instinkt ose ndjenjë të zorrëve. Një urtësi e ditur ose e brendshme. Busulla e brendshme që ju udhëheq. Instinktet tona kanë për qëllim të na mbajnë larg rrezikut dhe afër sigurisë në një botë komplekse—dhe madje të shpëtojnë jetën tuaj.

Është një formë perceptimi elegante, e rregulluar dhe tepër e shpejtë. Intuita është një formë njohjeje që synon të na udhëheqë dhe të na paralajmërojë për gjërat që përndryshe nuk do të mund t’i shihnim.

Kur flasim për intuitën tonë, ne shpesh flasim për të si një ndjenjë. Diçka “ndihet” jashtë, edhe pse ne nuk mund të shpjegojmë domosdoshmërisht pse.

Të gjithë kemi pasur ndjenja të brendshme që nuk mund t’i shpjegojmë. Ndonjëherë, një vendim që po merrni duket i arsyeshëm, por nuk ndihet i drejtë. Anasjelltas, mund të detyroheni të bëni diçka që duket e paarsyeshme, por që ndihet e drejtë. Truri është gjithmonë duke marrë, perceptuar dhe përpunuar informacione që ju çojnë të fitoni njohuri që mendja jonë logjike jo gjithmonë e kupton ose nuk ka akses në të.

Shkenca e intuitës

Joseph Mikels, profesor i psikologjisë në Universitetin DePaul, ka hulumtuar intuitën si një proces emocional që mund të çojë në një vendimmarrje më të mirë, veçanërisht kur çështjet janë komplekse. Hulumtimi i tij tregon se kur jeni duke marrë një vendim kompleks me shumë informacione për t’u peshuar, keni më shumë gjasa të zgjidhni rrugën e duhur nëse konsultoni intuitën tuaj – ndjenjat tuaja – në vend që ta debatoni këtë çështje vetëm me arsye. Ai zbuloi se kjo ishte veçanërisht e vërtetë për të moshuarit, aftësitë njohëse të të cilëve mund të mos jenë gjithmonë aq të mprehta sa të të rinjve, duke treguar se intuita është edhe më kritike me moshën.

Ushtria amerikane – duke u përpjekur gjithmonë të gjejë mënyra për të maksimizuar performancën njerëzore – ka hetuar intuitën për dekada me emra të ndryshëm. Komandanti Joseph Cohn, një psikolog hulumtues në Zyrën e Kërkimeve Detare, përshkruan pse përvojat e ushtarëve frymëzuan ushtrinë për të vazhduar kërkimin e intuitës: “Raportet nga terreni shpesh detajojnë një ‘shqisën e gjashtë’ ose ‘shqisën Spidey’ që i paralajmëroi ata për një të afërt. sulmi ose IED ose që i lejoi ata të përgjigjen ndaj një situate të re pa e analizuar me vetëdije situatën.” Ne nuk kemi gjithmonë kohë për diskutime të gjata, veçanërisht në situata kritike ose për jetë a vdekje. Ndonjëherë kemi nevojë për qasje në informacion në një mënyrë të shpejtë.

Lexo më shumë: Për një mirëqenie më të mirë, thjesht merrni frymë

Kishte kaq shumë rrëfime të ushtarëve që ktheheshin nga luftërat në Afganistan dhe Irak që raportonin se si ndjenjat e brendshme i ndihmuan ata të shpëtonin jetë, sa që ushtria vazhdon të hulumtojë fenomenin edhe sot e kësaj dite. Departamenti i Mbrojtjes ka hapur disa projekte të reja kërkimore me emra të ndryshëm, si “shqisimi” i Marinës, për të parë këtë fenomen.

Intuita nuk është asgjë e re, sigurisht. “Shumë komunitete indigjene në Amerikë dhe në Afrikë janë mbështetur në intuitën për mbijetesë – intuitën e mjedisit, të tokës, të kërcënimeve ndaj njerëzimit,” thotë Dr. Dena Simmons, studiuese e arsimit, autor dhe themelues i LiberatED, një organizatë. që zhvillon burime të bazuara në shkollë për të promovuar mësimin social dhe emocional, drejtësinë racore dhe shërimin. “Është shumë keq që kjo urtësi nuk respektohet më shumë dhe që ne nuk e shikojmë njohurinë e atyre para nesh si udhërrëfyes.”

Si të ndërtoni intuitën tuaj

Ndërgjegjësimi është çelësi i sovranitetit. Ndërsa filloni të lini vend për njohuri intuitive, do të zbuloni se ndërgjegjësimi juaj thellohet më tej. Duke i dhënë kohë dhe hapësirë që të lindë intuita, do të keni një pasqyrë më të madhe për veten dhe botën.

Mendoni

Mendoni përsëri për vendimet që keni marrë në të cilat keni injoruar ndjenjat tuaja të brendshme. Cilat ishin pasojat e atyre vendimeve? Po në lidhje me kohët në të cilat keni ndjekur zorrët tuaja? Si u ndjetë për këtë – ishte e frikshme? Si u ndjenë të tjerët për të? Cilat ishin pasojat? Çfarë mësuat? Shkruani ose reflektoni mbi këto pyetje.

Konsultohuni me ndjenjat tuaja të brendshme

Kur keni nevojë të merrni vendime, bëjeni zakon të konsultoheni edhe me ndjenjat tuaja për këtë çështje. Si e bën atë? Kur ju duhet të merrni një vendim midis opsioneve A dhe B, për shembull, uluni me sytë mbyllur për një moment. Si ndiheni për secilin opsion? Mund të vëreni se njëri ju bën të tensionoheni, ndërsa tjetri ju bën të ndiheni të relaksuar. Kjo do të kërkojë praktikë. Mund të mos vini re shumë në fillim. Provojeni në situata të ndryshme, për shembull kur keni të bëni me njerëz.

Lini vend për qetësinë

Intuita jonë zbehet nëse dëgjojmë vazhdimisht për lajmet, opinionet dhe argëtimin. Mbylle zhurmën për pak kohë. Zgjero kohën për të dëgjuar diçka tjetër përveç asaj të përditshme me zë të lartë dhe të zhurmshëm.

Programoni kohën e papunë

Në vend që të përpiqeni gjithmonë të jeni produktiv, të keni muzikën të ndezur, të skanoni telefonin tuaj për lajme dhe njoftime dhe të angazhoheni me dikë ose diçka, gjeni kohë për të lejuar mendjen tuaj të ëndërrojë me sy të hapur, të jetë në një hapësirë të pa fokusuar. Ju nuk duhet të caktoni kohë të veçantë për këtë. Thjesht zgjidhni të mos merrni telefonata ose të dëgjoni podkaste ndërsa jeni duke vozitur Ecni me qenin tuaj ose bëni pazare ushqimore pa telefonin tuaj, në mënyrë që të keni kohë vetëm për të qenë, në vend që të përqendroheni në ekranin tuaj. Bëni ecje pa teknologjinë tuaj. Lëreni mendjen tuaj të jetë në një gjendje të papërqendruar butësisht që është pranuese ndaj ideve, njohurive dhe inovacioneve të reja.

Filed Under: Ekonomi

NJË DETAJ I RI NGA KONFLIKTI HAMAS- IZRAEL

April 25, 2024 by s p

Asllan Bushati/

Masmedja izraelite (por jo vetëm) kohët e fundit, ka bërë me dije se një derivat i rrezikshëm i lëndës narkotike të grupit amfetaminë e quajtur “Captagon” është gjetur në formë tabletash tek autorët e sulmit të Hamasit të 7 tetorit 2023 kundër Izraelit. Kjo është konstatuar si tek të kapurit gjallë por edhe në gjakun e të vrarve.

“Ky narkotik njihet edhe me nofkën “kokaina e të varfërve ose edhe si kimikati i guximit të ISIS-it” sepse për disa vite rresht Captagoni ishte përhapur tek pjestarët e Shtetit Islamik kryesisht në Irak e Siri. Çmimin e ka të ulët ku llogaritet se kushton diku mes një dhe pesë dollarë dhe kostoja e ulët mund të shpjegojë konsumimin e gjerë që kjo substancë ka në mesin e të rinjve në Lindjen e Mesme,” thotë zonja Carmit Valensi nga Instituti për Studime të Sigurisë së Izraelit.

Arsyeja e përdorimit të kësaj droge të grupit lëndëve helmuese luftarake BZ (jo vrasëse) në veprimtarinë luftarake, është se ajo u jep përdoruesve përkohësisht fuqi mbinjerzore, aftësi të qëndrimit pa gjumë, qetësi e përqëndrim maksimal për disa ditë. Më pas vjen periudha e degradimit dhe e dëmeve serioze në shëndetin e përdoruesve si: ulje e presionit gjakut, marrje mendësh, përgjumje, humbje oreksi, ulje e shikimit etj. Captagoni është tregëtuar në të kaluarën si ilaç psiko-stimules, por është ndaluar në shumicën e vendeve të botës për efektet negative që ai jep në organizëm.

“E dimë që është gjetur Captagon. E dimë që është gjetur në sasi të mëdha. Dhe mund të supozojmë nga kjo se është përdorur gjerësisht nga terroristët e Hamasit për të dobësuar gjykimin e tyre moral, për të nxitur aktivitetin luftarak, për të nxitur eksitimin seksual, për të zvogëluar çfarëdo lloj kufizimi për të kryer krime,” thotë drejtori i Qendrës Mjekësore për Trajtimin Varësisë së Izraelit Shaul Levran.

Por shumë analistë ushtarakë (të Izraelit e perendimor), thonë se substanca “Captagon” nuk mund të përvecohet si faktor i vetëm për krimet që Hamasi ka kryer në Izrael. Ata thonë se përgjegjësia për brutalitetin është shumë më e madhe dhe rrjedh nga indoktrinimi dhe dehumanizimi shumëvjeçar që është bërë kundër popullit hebre.

Përdorimi i substancës Captagon thonë analistët, nuk është ceshtje vetëm në kontekstin e sulmit të Hamasit kundër Izraelit. Ai është kthyer tashmë në një produkt jashtëzakonisht fitimprurës, që prodhohet kryesisht në Siri dhe eksportohet në shtetet arabe të Lindjes së Mesme, shumë prej të cilave kanë shpallur përdorimin e tij si një urgjencë kombëtare e shëndetit publik. Luftrat e vazhdueshme duket se e kanë kthyer Lindjen e Mesme në një “parajsë” për trafikantët e drogës, të cilët po gjejnë një treg me kërkesë të lartë për të shitur “mallin” e tyre. Para disa kohësh edhe njësitë siriane te antidrogës haptas kanë njoftuar se kanë sekuestruar një sasi rekord prej 2.3 tonësh Captagon, të kësajn lende narkotike shumë të rrezikshme të familjes së amfetaminës, e ngjashme me kokainën por me cilësi më të ulët.

Ne fillim, prodhimi i kësaj droge ishte fokusuar në Liban, ku Shteti Islamik e shiste masivisht për të financuar aktivitetet e tij. Captagoni u pagëzua si “droga e Xhihadit” pasi u gjet në bazat e militantëve, përfshirë dhe atë të përdorur nga islamistët që vranë 90 vetë në teatrin Bataclan të Parisit, në vitin 2015.

Para dy vitesh edhe autoritetet italiane njoftuan se kishin kapur 14 tonë pilula amfetaminash që mbërrinin një vlerë tregu prej 1 miliardë dollarë e që vinin nga Siria. Ky u përshkrua atëherë si operacioni më i madh i këtij lloji në botë.

Detajet e më sipërme për përdorimin e Captagonit nga trupat e Hamazit, i ngarkon me përgjegjësi deri në krime lufte gjeneralët idiotë që planifikuan e udhëhoqën sulmin e 7 tetorit 2023. Sulm nga i cili u vranë 1200 e rrëmbyen 240 izraelitë, por nga ana tjetër ata i shkaktuan popullit palestinez edhe një tjerët plagosje të madhe me humbjen e mbi 34 mijë njerëzve të pafajshëm.

Po ashtu edhe Izraeli kreu jo pak veprime që janë krime lufte ku Gaza u këthye në rrënojë me spitale, shkolla, pallate e shtëpi private, rrugë, ura sheshe e objeke kulti etj.

Nga sa më sipër mund të arrijmë në përfundimin se: konfliktet e reja ushtarake janë shtuar shumë nga përplasjet gjeostrategjike duke shpërfillur marrveshjet e deri tanishme. Rreziqet që i kanosen globit si: mbi popullimi, burimet e ushqimit e të ujit, ndotja, rrezatimi, inteligjenca artificiale të marra vec e vec të gjitha prodhojnë luftë. Ndoshta ndonjë i cmendur do të provojë edhe përdorimin e armëve bërthamore se ato biologjike tashmë kanë filluar. Kjo na rikujton se vijmë nga egërsia e nuk largohemi dot prej saj.

Filed Under: Komente

AFC ju fton në Mirëseardhjen e Stinës së Verës

April 25, 2024 by s p

Summer season is upon us and that means we are going to deal with hot temperatures, heat waves and more. Whether you are going on vacation, take to the beach or plan a fun staycation at home, AFC is bringing you the latest news and relevant information to be your most radiant and healthy self. Join AFC to say Cheers to Summer 2024 and be in the know. You will listen to and even consult with our experts while enjoying an afternoon of music, elegant cuisine and the beautiful venue as you are pampered at the patio of the Marriott Hotel in Quincy June 8, 11-3pm.

Sezoni i verës po vjen dhe bashkë me të temperaturat e larta, ditët me indekse intensive të nxehtësisë etj. Sido që të keni vendosur ta kaloni verën; me pushime, në plazh apo me programin tuaj personal, AFC ju sjell lajmet dhe studimet më të fundit për tu dukur bukur dhe për të qenë të shëndetshëm!

Ejani të themi bashkë Mirëseerdhe Stina e Verës 2024! Aty ju do dëgjoni ekspertet me të cilat mund të konsultoheni, ndërsa kënaqeni me muzikë dhe drekë elegante në sallën me terracën e hapur në Hotel Marriott, Quincy, më 8 qershor, nga ora 11- 3 pm.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 61
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT