• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2024

Presidentja Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

April 18, 2024 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi me Çmimin e Evropës për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët euroatlantikë, si dhe përkushtimin ndaj orientimit pro-evropian, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Në njoftimin e publikuar nga Fondacioni, Presidentja Osmani është vlerësuar për qëndrimin politik dhe orientimin e saj të qartë evropian, duke e mbrojtur atë me përkushtim, pavarësisht situatës delikate të sigurisë në rajon dhe kërcënimit të vazhdueshëm nga Serbia.

Mëtej, në njoftimin e publikuar nga Fondacioni Pan-Evropian, Presidentja Osmani është vlerësuar edhe për punën dhe përkushtimin e saj për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Tutje, në njoftim, Presidentja vlerësohet për qëndrimin e saj politik të ndjekur me bindje të plotë ndaj rëndësisë së marrëdhënieve transatlantike, e cila në angazhimin e saj mbështet filozofinë e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, presidentit dr. Ibrahim Rugova, i cili u nderua me po këtë çmim, 20 vjet më parë.

Laureatët e këtij çmimi përfshijnë personalitete të ndryshme botërore, përfshirë edhe: ish-Kancelaren Angela Merkel, ish-Presidentin amerikan Ronald Reagan dhe Presidentin historik të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova.

Më poshtë gjeni të bashkëngjitur njoftimin nga Fondacioni për ndarjen e çmimit.

Filed Under: Ekonomi

KOSOVO IN THE COUNCIL OF EUROPE

April 18, 2024 by s p

The Council of Albanian Ambassadors cordially welcomes yesterday’s decision of the Parliamentary Assembly of the Council of Europe, for the deserved admission of Kosova to this very important Organization for the preservation and strengthening of democracy and human rights on our continent.

This is the penultimate step towards the full admission of Kosova to the Council of Europe, as we are fully convinced that the Council of Ministers at the meeting in mid-May will vote for the full admission of Kosovo to the Council of Europe, based on precisely on the merits and achievements of Kosova in the field of law enforcement and respect for human rights.

Council of Albanian Ambassadors estimates that yesterday’s positive vote and the statements of the representatives of various countries in favor of Kosova, is one of the most important political and diplomatic achievements of Kosova since the declaration of its independence.

The unity of representatives of the parliament of Kosova and the comprehensive coordination of affairs is also a good example that together we can achieve everything.

Council of Albanian Ambassadors highly appreciates the rise of Kosovo’s status in the NATO Parliamentary Assembly, where for many years Kosova had the status of an observer member and is now an Associate Member of the NATO Parliamentary Assembly, a decision which will be formalized by a vote in the Parliamentary Assembly of NATO in the spring session of the Assembly, which will be held on May 27 in Sofia, Bulgaria.

The Council of Albanian Ambassadors is extremely happy with all the diplomatic achievements and Kosovo’s membership in important international organizations and institutions, but it especially appreciates the intra-Albanian unity and cooperation, both in politics, diplomacy, economy and in every field other part of life.

Filed Under: Politike

DRAMA LINDORE E MIQËSISË PERANDORAKE

April 18, 2024 by s p

Kosta Nake/

Fati i grave të ish-kampit socialist që u martuan me burra të huaj është temë e njohur jo vetëm në letërsinë shqiptare, por edhe brenda Veprës së Kadaresë. E reja qëndron në gjininë letrare që ka zgjedhur ta bëjë këtë, një miksim i skenarit të filmit me dramën. Vendosja e fatit të Ljuba Marinovës në tri kohë: në fillim viteve ’60 kur dashuria e sjell nga Moska në Tiranë: në vitin 1968 kur ndodhej në burg dhe vitet pas ndryshimit të sitemit politik, ka bërë që të përdoret thyerja kompozicionale me alternime të shpeshta të skenave të ngjarjes, me një shkrirje të kufijve mes ëndrrës dhe zgjëndrrës.

Ljuba është vajza ruse që, për shkak të moshës dhe mjedisit propogandistik, kthehet në një flutur që vjen nga dimri rus në një vend të ngrohtë, me portokalle dhe afër kufirit me Perëndimin. Vajza që humb shumë nga Moska për të marrë diçka nga Tirana, kthehet në një zog të lirë që gjen ngrohtësi jo vetëm nga mjedisi natyror, por edhe ai shoqëror. Por ajo vjen në Shqipëri në kohën më të papërshtatshme për të vjelë kokrrat në pemën e dashurisë, pasi shumë shpejt fillon acarimi i marrëdhënieve mes dy shteteve që zgjerohet si ftohje e Shqipërisë me gjithë kampin socialist. Ka vetëm dy zgjidhje, të dyja të dhimbshme: ndarja si çift me fëmijët që mbeten pa një krah ose ruajtja e familjes së vogël dhe ndarja pa kthim me familjen e madhe.

Bashkudhëtare në fatin e përzishëm të ndarjes ka dhe gra të tjera, si Nadja, Kristina, kontesha, etj. që rritin përmasat e rolit represiv të shtetit. Po faqja e butë e dashurisë së pastër e të paqme të Ljubës mbështetet mbi faqen e ftohtë të aviatorit Arian Shkreli, i cili, për shkak të raportit të veçantë që ka me tokën poshtë tij, është dhe mbetet një atdhetar i palëkundur. Ai humb vendin e punës sepse është martuar me një të huaj, nga ana tjetër është i gatshëm ta sakrifikojë dashurinë, t’i vërë zemrës një gur dhe ta lejojë Ljubën të kthehet në Bashkimin Sovjetik.

Ajo që ndodh përcillet fillimisht midis grave përmes grimcave të dyshimit dhe shikimit të filxhanëve, pastaj vjen një ditë që dielli nuk mund të mbulohet me shoshë. “S’ka më flamuj sovjetikë. S’dëgjohen më këngë ruse.” (f.560)

Përmasat e dramave familjare bëhen tronditëse sepse barra kryesore vihet mbi shpatullat e brishta të grave, e shprehur në fjalët e Nadja Gracovës, bashkëshortes së Rudianit: “Jemi të pambrojtura midis kthetrave të tyre… Do të na shqyejnë.” (f.562)

Që në titullin e figurshëm të veprës autori e ka bërë këtë veçim, por do ta rimarrë në fjalët që vendos në gojën e diplomatit të parë: “Kjo botë që ne e quajmë Lindje dhe me të drejtë quhet mbretëria e së keqes dhe e mërzisë, ka një thesar që ende nuk njihet: gratë.” (f.552) Duke qenë student në Moskë, duke njohur vajzat ruse, diplomati bëhet zëdhënës i Kadaresë dhe metafora e sorkadhes shpreh jo vetëm delikatesë, por edhe dhimbshuri për fatin e tyre tragjik.

Ndryshe nga romani “Dimri i vetmisë së madhe”, këtu tregohet represioni e shtetit ndaj të vetëve dhe shtetasve të huaj, duke krijuar një hapësirë që sa vjen e shtohet, madje ftohet për të hyrë në lojë edhe “Pallati i ëndrrave” me fjalët e shefit të kundërzbulimit: “Dyshoj se po fillon ajo që i trembem më shumë: zona e errët e paranojës.” (f.572)

Sofika e filxhanëve, dhe jo vetëm, futet në mekanizmin e egër të zbulimit të komploteve për vrasjen e udhëheqësit. Qytetarët e zakonshëm dhe ata të piramidës së lartë të shtetit përfundojnë në hetuesi, ulen në fron me peshën e fajësisë vetjake të paracaktuar, por duhet medoemos të tregojnë dhe bashkëpunëtorët. Në një mbledhje në ministri, një nëpunës i lartë thotë: “Autokritika e shokut ministër është e pamjaftueshme. Thellohu, shoku ministër. Lehtëso veten. Ndihmoje Partinë.” (f.580) Këgo janë formulime të njohura që kanë dalë në dritë pas hapjes së pjesshme të arkivave.

Një karakter mjaft i realizuar, edhe pse në plan të dytë, është Blendi, vëllai i Arianit, që bëhet mik i vërtetë për Ljubën, me atë inskenimin e errësirës për të parë RAI-n dhe me deklaratën e rrezikshme: “Shqipëria do të bëhet vend perëndimor.” (f.532) Figura e tij merr një përndritje të re duke i dalë për zot Ljubës në çastin e arrestimit. “S’e prekni dot! Jam kunati i saj.” (f.581)

Tension të lartë dhe intesitet të veçantë, frymëmarrje të pezulllt kanë orët e largimit të Ljubës drejt aeroportit; madje as hipja në avion nuk mjafton për të shpëtuar nga hetuesia dhe burgu.

Natyra e kësaj zgjedhjeje e kufizon ndërhyrjen e autorit, por ai është romancier dhe, ashtu si në jetë dhe në krijimtari, i thyen trinat kufizuese për të bërë atë që e ndjen së brendshmi dhe s’mund ta mbajë vetëm për vete. Kur Ljuba paraqitet për të filluar punë në uzinë, ajo bëhet pre e “vështrimit dyshimtaro-kureshtaro-epshor të shefit të kuadrit.” (f.527) Ka një prezantim të pazakonshëm të një personazhi në sfond: “pusht Lefteri, horri i njohur i uzinës.” (f.529) Një ndalesë më të gjatë si autor bën te tabloja e gjahut: “Si një tufë sorkadhesh të kapura në një rrjetë-kurth, ato ia kaluan njëra-tjetrës panikun, ndërsa rendnin sa në një drejtim në tjetrin, për t’i shpëtuar rrethimit. Kështu provonin të gjenin një të çarë, një dalje nga ajo rrethojë, nëpër porta ambasadash të ndryshme: çeke, hungareze, polake, rumune, e sidomos sovjetike. Por pengesat ishin kudo… (f.562)

Prej vitit 2019 është shkruar për një film ruso-shqiptar që merrte shtysë nga ky skenar.

E vendosur në fund Veprës 20, e paraprirë nga dy refleksionet e gjata “Nga një dhjetor në tjetrin” dhe “Pesha e kryqit”, vepra ka fatin e madh të ketë një parathënie të gjatë nga vetë autori.

(Ismail Kadare “Sorkadhet e trembura”, Synops për një tjetër art,

Vepra 20, f.517)

Filed Under: Opinion

Rama, mes Fanarit Ndriçues e Delirit Diplomatik

April 18, 2024 by s p

Satirë nga Rafael Floqi/

Në një intervistë që duket më shumë si një performancë teatri politik, Edi Rama, lideri i përgjysmuar i Shqipërisë, ka shndërruar të qenit ish-emigrant në një epope për shpëtimin e vendit nga errësira ekonomike. Duke qëndruar në “fanarin ndriçues”, siç e quan ai veten, Rama është në përpjekje për të bërë Shqipërinë të ndriçojë në skenën botërore. Por a është ky “ndriçuesi” më shumë se një spektakël vetë-kënaqësie?

Me një shkallë të vetë-konsideratës që shkon përtej harkut të egër të pretencave, Rama nxjerr veten si një guru i diplomacisë, duke u përpjekur të bindë publikun se ai është këshilltari i lartë i liderëve botërorë. Ndërkohë, shfaqet euforik në faktin se tani është ai që konsultohet, jo i shqetësuar se cilat janë arsyet për këtë konsultim.

Duke u lëshuar në një valë modestie të përhershme, ai hedh poshtë akuzat për të qenur një “refugjat me thonj paprerë”, duke pretenduar se është emigrant me stil dhe qasje. Me një dozë të shfrenuar vetë-idealizimi, ai shfaqet si një hero që ka shpëtuar dinjitetin e kombit me politikën e tij të jashtme, duke përbuzur kujtimet e “emigrantëve poshtë urave”.

Megjithatë, kjo ndjenjë e triumfit mund të jetë më shumë një iluzion se sa realitet. Ndërsa Rama po përshkruan vendin si në një epokë të artë të ndryshimeve dhe respektit ndërkombëtar, shumica e qytetarëve shqiptarë vazhdojnë të ndjejnë varfërinë dhe pengesat e përditshme. A është ky ndriçuesi realitet apo vetëm një shfaqje drite e ndritshme që shkëlqen përtej realitetit?

Dhe ky ndryshim niveli sipas tij ka ndodhur në periudhën e rilindjes sepse më parë, paraardhësin e tij nuk e priste njeri dhe se kur mori ai kryesimin e qeverisë: “Të ishte kryeministër i Shqipërisë në ato fillime, ishte pothuajse si të ishe qytetar i Shqipërisë nëpër areoporte”.

Duke e flakur tej modestinë kryeministri ynë theksoi se pritja e presidentit Makron nuk do të ishte kjo e tanishmja nëse ai nuk do ia kishte dalë në misionin e tij për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë tek francezët. Ai nuk harroi të përmendë edhe një tjetër mrekulli diplomatike mardhënien e tij speciale me kryeministren italiane Meloni, të cilën një pjesë e evropës e shikonin si “djallin e zi që po shkonte drejt pushtetit. Por me “një parti që ne s’kishim asnjë marëdhënie sot kemi mardhenien më të mirë që kemi pasur ndonjëherë dhe mardhenia ime me Melonin është e shkëlqyer”.

Dhe si për ti vënë pikën kësaj ligjërate të tipit “a doni më për Belulin” Rama u shpreh i shqetësuar se mos vallë ky imazh i mrekullueshmë i vendit mos riprishet kur ai mos jetë më në pushtet. “Kam një merak që ky rol i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare mos lidhet vetëm me qëndrimin tim në detyrë dhe të zhbëhet më pas” .

Këtë sukses ai e e sheh tek qëndrimi i medive të huaja, të ardhja e turistëve dhe tek roli që Shqqipëria ka pasur në drejtimin e këshillit të sigurimit, të OKB-së, apo OSBE-së.

Kush dëgjonte Elisa Spiropalin të thoshte në fjalim gjatë një kongresi partie, se Shqipëria po mbushet me turistë falë qëndrimit dinjotoz që Edi Rama mbajti përballë ambasadorit rus në Kombet e Bashkuara, me siguri që ka gabuar para kohe. Adhuruesja e Skënderbeut nuk ka bërë një lajthitje personale, si pasojë e një eksesi dashurie. Tani teza e “fanarit ndriçues” është një politikë zyrtare. Nga Parisi e shpalli vetë udhëheqësi me gojën e tij.

Nëse “fanari ndriçues” është vetëm një politikë e përkëdhelur, atëherë pas humbjes së pushtetit, Shqipëria mund të kthehet në një errësirë të thellë. Mos u mjaftoni me dritën e jashtme, por rri në vëmendje për atë që ndodh brenda shtëpisë. Sepse ndoshta, në fund të fundit, Shqipëria ka nevojë më shumë për ndriçues që shndërrojnë realitetin, jo vetë-mburrës, që largohen nga një areoport dhe afrohen te populli i tyre.

Filed Under: Emigracion

Emër i lashtë sot

April 18, 2024 by s p

Astrit Lulushi/

“Pirro” është i popullarizuar tek shqiptarët dhe jo tek grekët apo italianët. Grekët thonë se emri Pirro vjen nga fjala “pir” që do të thotë zjarr. Pyre në anglisht na dha edhe fjalët pirolis, piroteknik, dhe të tjera.

Emri femër është Pira, dhe në mitologji, ajo ishte gruaja e Deukalionit, i lidhur me përmbytjen e madhe që përkon me përmbytjen biblike të Noeut. Në shqip do të thotë Dheunkalon (kalon në tokë, udhëtar).

Kishte disa të tjerë me të njëjtin emër Pirro, si djali i parë i mbretit Minos të Kretës dhe gjithashtu mbreti Pirro i Molosëve që jetonte në Epër (malësi) Epir.

Ndoshta keni hasur në termin fitore pirrike. Ajo vjen nga fitorja e tij ndaj romakëve. Pirro mundi legjionet romake, por pësoi një humbje kaq të madhe sa që ishte një fitore pa përfitim të vërtetë.

Pirro është një emër i zakonshëm midis banorëve në Epir dhe në Shqipërinë e Jugut. Pirro, mbreti i lashtë që luftoi romakët.

Filed Under: Sofra Poetike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 61
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT