Satirë nga Rafael Floqi/
Në një intervistë që duket më shumë si një performancë teatri politik, Edi Rama, lideri i përgjysmuar i Shqipërisë, ka shndërruar të qenit ish-emigrant në një epope për shpëtimin e vendit nga errësira ekonomike. Duke qëndruar në “fanarin ndriçues”, siç e quan ai veten, Rama është në përpjekje për të bërë Shqipërinë të ndriçojë në skenën botërore. Por a është ky “ndriçuesi” më shumë se një spektakël vetë-kënaqësie?
Me një shkallë të vetë-konsideratës që shkon përtej harkut të egër të pretencave, Rama nxjerr veten si një guru i diplomacisë, duke u përpjekur të bindë publikun se ai është këshilltari i lartë i liderëve botërorë. Ndërkohë, shfaqet euforik në faktin se tani është ai që konsultohet, jo i shqetësuar se cilat janë arsyet për këtë konsultim.
Duke u lëshuar në një valë modestie të përhershme, ai hedh poshtë akuzat për të qenur një “refugjat me thonj paprerë”, duke pretenduar se është emigrant me stil dhe qasje. Me një dozë të shfrenuar vetë-idealizimi, ai shfaqet si një hero që ka shpëtuar dinjitetin e kombit me politikën e tij të jashtme, duke përbuzur kujtimet e “emigrantëve poshtë urave”.
Megjithatë, kjo ndjenjë e triumfit mund të jetë më shumë një iluzion se sa realitet. Ndërsa Rama po përshkruan vendin si në një epokë të artë të ndryshimeve dhe respektit ndërkombëtar, shumica e qytetarëve shqiptarë vazhdojnë të ndjejnë varfërinë dhe pengesat e përditshme. A është ky ndriçuesi realitet apo vetëm një shfaqje drite e ndritshme që shkëlqen përtej realitetit?
Dhe ky ndryshim niveli sipas tij ka ndodhur në periudhën e rilindjes sepse më parë, paraardhësin e tij nuk e priste njeri dhe se kur mori ai kryesimin e qeverisë: “Të ishte kryeministër i Shqipërisë në ato fillime, ishte pothuajse si të ishe qytetar i Shqipërisë nëpër areoporte”.
Duke e flakur tej modestinë kryeministri ynë theksoi se pritja e presidentit Makron nuk do të ishte kjo e tanishmja nëse ai nuk do ia kishte dalë në misionin e tij për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë tek francezët. Ai nuk harroi të përmendë edhe një tjetër mrekulli diplomatike mardhënien e tij speciale me kryeministren italiane Meloni, të cilën një pjesë e evropës e shikonin si “djallin e zi që po shkonte drejt pushtetit. Por me “një parti që ne s’kishim asnjë marëdhënie sot kemi mardhenien më të mirë që kemi pasur ndonjëherë dhe mardhenia ime me Melonin është e shkëlqyer”.
Dhe si për ti vënë pikën kësaj ligjërate të tipit “a doni më për Belulin” Rama u shpreh i shqetësuar se mos vallë ky imazh i mrekullueshmë i vendit mos riprishet kur ai mos jetë më në pushtet. “Kam një merak që ky rol i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare mos lidhet vetëm me qëndrimin tim në detyrë dhe të zhbëhet më pas” .
Këtë sukses ai e e sheh tek qëndrimi i medive të huaja, të ardhja e turistëve dhe tek roli që Shqqipëria ka pasur në drejtimin e këshillit të sigurimit, të OKB-së, apo OSBE-së.
Kush dëgjonte Elisa Spiropalin të thoshte në fjalim gjatë një kongresi partie, se Shqipëria po mbushet me turistë falë qëndrimit dinjotoz që Edi Rama mbajti përballë ambasadorit rus në Kombet e Bashkuara, me siguri që ka gabuar para kohe. Adhuruesja e Skënderbeut nuk ka bërë një lajthitje personale, si pasojë e një eksesi dashurie. Tani teza e “fanarit ndriçues” është një politikë zyrtare. Nga Parisi e shpalli vetë udhëheqësi me gojën e tij.
Nëse “fanari ndriçues” është vetëm një politikë e përkëdhelur, atëherë pas humbjes së pushtetit, Shqipëria mund të kthehet në një errësirë të thellë. Mos u mjaftoni me dritën e jashtme, por rri në vëmendje për atë që ndodh brenda shtëpisë. Sepse ndoshta, në fund të fundit, Shqipëria ka nevojë më shumë për ndriçues që shndërrojnë realitetin, jo vetë-mburrës, që largohen nga një areoport dhe afrohen te populli i tyre.