• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2024

“SPAK”, institucioni më i besueshëm i shtetit shqiptar

May 17, 2024 by s p

Ajet Delaj/

“SPAK”- u është institucioni më i besueshëm i shtetit shqiptar z . Dumani institucioni juaj është institucioni më kredibel pa mohuar vlerat tuaja njerëzore e profesionale kredibiliteti i institucionit tuaj ne sytë e shqiptarëve vjen se SPAK-u është ideuar, krijuar, financuar e mbeshtetur publikisht nga Administratat Amerikane që nga Presidenti Obama deri tek Presenti Baiden. Fjala më me inflacion ne fjalorin politik, juridik e gazetaresk sot ne Shqipëri është fjala “Inceneratori i Tiranës”. Gjëja më komike e tragjike në tërë këtë histori është se ajo çfarë politika institucionet e drejtësisë e media në Shqipëri është fakti se incenerator në Tirane nuk ka. Pra nuk egziston asgjë në terren që të thirret inceneratori i Tiranes. Kjo është si ti vëmë emrin askushit ose asgjesë. Për këtë asgjenë gjer tani jane paguar $135 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Pyetjet më të thjeshta për këtë rast janë:

-Kush ka pasur detyrimin ligjor për ta ndërtuar atë që thuhet , inceneratorin e Tiranës?

-Kush ka pasur detyrimin ligjor për të kontrolluar punimet e raportuar ecurinë e tyre?

-Kush i ka paguar paratë e shqiptarëve në hava për nje objekt që nuk egziston?

Zotërinj të SPAK-ut e z.Dumani po Ju drejtohem se bashku e ndaras pasi e di ligjin e funksionimit te SPAK-ut që nuk po ndalem pasi nuk i intereson kujt ligji juaj funksional por puna juaj.

Jeni të lutur ti shpjegoni taksa paguasve shqiptarë e amerikanë që çfarë ka ketu per te hetuar kur objekti qe duhej te ishte “inceneratori i Tiranës “ nuk egziston e parate e shqiptareve $135miljon jane vjedhur.

Pa dashur te bej drejtesine popullore deshiroj tju pyes juve si profesioniste tani qe keni bere me se pakti 4 vjet hetime për kete mega hajni se a do duhej të ishin ne burg ata qe e kane pasur per detyre ta ndertonin inceneratorin e Tiranes kur parate i kane marre?

Gjithashtu a duhej te ishin ne burg ata qe sipas ligjit te shtetit e konçensionit kishin për detyre të monitoronin ecurine e punimeve e raportimin ne ministrine e financave qe mbi baze e ketyre situacioneve te paguanin parate?

Si kane vazhduar te paguajne parate e shqiptareve ministria e financave e bashkia e Tiranës për nje objekt qe nuk egziston dhe a do duhej te ishin ne burg përgjegjësit?

Të nderuar zoterinj të SPAK-ut kredibiliteti juaj nuk është i garantuar dhe i përjetshëm por garantohet me punen tuaj.

Nëse vazhdoni to deklaroni se për asgjenë qe e therisni inceneratori i Tiranës po vazhdoni të hetoni të jeni të bindur se kështu fyeni inteligjencën e çdo shqiptari edhe të atij me pak te interesuar ne fund të botës.

Nëse nuk do shoh e degjoj përgjigje konkrete për këtë jani të paturp në dritë të diellit si taksa pagues Amerikan do bej me dije të gjitha institucionet e rëndësishme amerikane që kane kontribuar e paguar per te ngritur institucionin e SPAK-ut në Shqipëri.

Jam i bindur se keto pyetje e kerkesa i ben cdo shqiptar qe ka degjuar edhe perciptas historine e asgjese qe ka kushtuar $135 milion por qe e therrasin inceneratori i Tiranës.

Koha është për drejtësi dhe çdo minut që kalon ju shtyn tek drejtësia e vonuar dhe e harruar që gjithçka mund të jetë por drejtësi JO.

Filed Under: Analiza

Gjergj Kastrioti Street Fair

May 17, 2024 by s p

Dear friends,

Looking forward to seeing you @ 3rd Annual Gjergj Kastrioti Street Fair this Sunday, May 19th.

*GKS STREET FAIR DOMINO CONTEST!*

*GRAND PRIZE WINNER🏆*

Click the link below to register NOW:

https://forms.gle/NJRi1ty1oNao46ei8

Please share the flyer on all social media platforms.

Respectfully,

Mark Gjonaj

#GKSStreetFair🎡🎠

#ProudtoBeAlbanian🇦🇱🦅

Filed Under: Komunitet

Organizata për moshat e treta në Toronto, një befasi e bukur e komunitetit

May 17, 2024 by s p

Shani Pnishi/

Një organizatë e re jofitimprurëse e quajtur “Meshan Coni for Graceful Aging”, e themeluar në Nëntor të vitit të kaluar, që edhe pse shumëprej anetarëve janë së bashku prej vitesh, një numër i mirë i tyre janë të rinj, dhe po rritet nga takimi në takim.

Dikur këto zonja, së bashku me zonjë Meshan Cini, emrin e së cilës mban me krenari kjo organizatë mblidheshin nën ombrellën e “Northwood Neighbourhood Services” në Toronto së bashku me anëtarë të etniteteve të shumta të metropolit kanadez, ku zonja të njohura të komunitetit tonë kanë punuar ose shkuar vullnetarisht, si Diana Lika, Minire Omeri dhe Silva Tafaj. Por dëshira e frekuentuesve ishte të kishin grupin e tyre vetëm me shqiptare. Për ta mbajtur gjallë emrin e së ndjerës zonjës Meshan, e dashur dhe e nderuar nga të gjithë, e bija e saj Edlira Cini e bën të mundur dëshirën e tyre dhe themeloi këtë organizatë ku çdo të Martë mbledh këtë grupmoshë të tretë, dhe organizon aktivitete të ndryshme. Organizmet përfshinë gjimnastikë, vizatime, piktura, pyrography, vallëzime, shkëmbime recetash e librash, seminare nga te ftuar të ndryshëm etj. Një qëllim shumë i rëndësishëm që ka kjo organizatë është të angazhojë rininë përmes nismave mentoruese, duke përdorur rrjetet sociale dhe teknologjinë si urë kalimi për të kapërcyer hapësirën e gjeneratave dhe për të përmirësuar komunikimin. Duke promovuar këtë lidhje të rëndësishme, të rinjtë dhe të moshuarit mund të përfitojnë reciprokisht dhe të kontribuojnë në mirëqenien e njëri-tjetrit.

Si organizatë jofitimprurese, fondet janë të pakta. Qiraja javore e sallës paguhet nga vetë anëtarët dhe organizatorja, po s’kanë munguar dhe donatorët miq e familjarë.

Dje grupi kish më shumë arsye për të festuar; dy zonja të ardhura vizitore në familjet e tyre për disa muaj, do të kthehen në Shqipëri. Përveç dashurisë që morën nga familjet e tyre, ato në këtë grup krijuan një shoqëri të re, por dhe takuan mike të vjetra që kishin vite pa u parë. Dje të përlotura dhanë përshëndetjet e fundit për këtë vit me premtimin që do të shihen sërish.

Një zonjë tjetër, e re në grup, festoi ditëlindjen. Ishte një ditë e hareshme, mbushur me kujtime të bukura të stampuara me kujdes nëpërmjet videove dhe fotove të shumta.

Çfarë bije dukshëm në sy nëpërmjet fotografive dhe videove të postuara në faqen e tyre në Facebook është lumturia e ndjerë e anëtarëve në këto orë të bukura mesjavorshe. Dhe kjo lumturi e tyre, kalon çdo pengesë monetare. “Ku është dëshira, është edhe mundësia”- shprehet Edlira për gazetën “Dielli”, duke folur me krenari për organizatën e saj të re, si kujtim i bukur për nënën e saj.

Filed Under: Sociale

“Bukuria e Vasiliqisë”

May 17, 2024 by s p

Aleksandër Çipa/

Mbrëmë në teatrin ” Migjeni” të Shkodrës disa qindra artdashës të qytetit dhe të ardhur nga Tirana, me ëndje përcollën, të gjitha minutat e premierës së teatrit poetik: ” Mall për vendlindjen” me regji të Justina Aliaj dhe interpretime nga aktorët:

Justina Aliaj, Merita Smaja, Rajmonda Marku, Jozef Shiroka, Simon Shkreli, Astrit Fani, Fritz Selmani me pjesëmarrjen e Korit ” Prenk Jakova” dhe drejtues muzike Gjon Shllaku.

Një rast i veçantë për të parë se si teatri poetik me një zanafillë që në antikitet e ruan fuqinë e ndikimit artistik dhe magjinë tërheqëse për shkak të artit të fjalës dhe interpretimit të saj.

Me një kujdes sqimatar, regjisorja kishte zgjedhur përfshirjen e dy koreve në një, duke i dhënë ciklit të poezive të zgjedhura nga poetët e tërëkohshëm shqiptarë një plotësim artistik si konceptualisht ashtu edhe efektues.

Me regjistër të veçantë rrezatues në interpretimet e veta të gjithë artistët. Ndërkohë që artistja e paepshme e skenës, diva sfidante Justina Aliaj, jo vetëm që shpalos energjinë e pashtershme, por solli në këtë mbrëmje një art të lartësishëm fjale, interpretimi dhe muzikaliteti. Madje, në mënyrë të përveçëm, të mveshur edhe me efektin nostalgjik dhe mallin vetiak për vendlindjen e saj Shkodrën. Në ciklin e interpretimeve të saj nga Dritero Agolli dhe autorë të tjerë, solli edhe baladën “Bukuria e Vasiliqisë” me autor Lefter Çipa. Vërtet një moment kulmor dhe me ndikim shtangës për sallën e mbushur të teatrit.

Filed Under: Kulture

Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu

May 17, 2024 by s p

Glauk Konjufca/

Në 25 vjetorin e zhdukjes me dhunë të intelektualit të shquar dhe atdhetarit Ukshin Hoti nga ana e aparatit shtetëror të Serbisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjuca e cilësoi atë njeri të pathyeshëm, që me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu dhe si luftohet për të deri në çlirim.

Në shtëpinë-muze në Krushë të Madhe të Rahovecit, kryetari Konjufca tha se Ukshin Hoti atdhedashurinë e kishte të rrënjosur thellë në zemër. Ai tha se Hoti ishte prej intelektualëve të rrallë që popullin e donte ashtu siç i ka hije çdo atdhetari, përderisa edhe fatin e ndau bashkë me atdheun.

I pari i Kuvendit theksoi se Ukshin Hoti e ngriti një popull në këmbë, për të kërkuar liri e republikë, duke qenë i pari në protesta, i pari në demostrata.

“Jemi këtu sot për të kujtuar jetën dhe veprën e njërit prej patriotëve dhe intelektualëve tanë të rrallë, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës, por edhe i cili ka lënë trashëgimi të jashtëzakonshme intelektuale, konceptuale dhe teorike për popullin tonë”, theksoi kryetari Konjufca, duke shtuar se Ukshin Hoti i përmbledh virtytet më të larta që i nevojiten një personaliteti për t’u konsideruar figurë e kompletuar intelektuale dhe kombëtare.

Duke lartësuar figurën dhe kontributin e Ukshin Hotit, kryetari Konjufca tha se vepra e tij është busulla jonë, udhërrëfyesi që do frymëzojë të gjithë ata që janë pjesë e proceseve politike e shoqërore, jo vetëm të Kosovës, por të kombit shqiptar në tërësi.

Në këtë ceremoni nderimi e përkujtimi nga një fjalë rasti mbajtën edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe i biri i Ukshin Hotit, Andin Hoti.

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT