• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2024

Vatra dhe komuniteti shqiptar në Chicago u takuan me Konsullin e Kosovës në Iowa z.Fatmir Rrahmanaj

May 15, 2024 by s p

Në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, Sekretari i Parë në Misionin Konsullor të RKS-së në Iowa SHBA z.Fatmir Rrahmanaj, ka vizituar komunitetin shqiptar në Chicago/Illinois, ku të pranishëm ishin dhe kryesia e Vatrës Chicago, e cila do të japë ndihmën e saj të mundshme në këtë nismë të rëndësishme. Me këtë rast ai u bëri thirrje gjithë shtetasve kosovarë të bëjnë regjistrimin e tyre dhe familjarëve në platformën e-Diaspora! 🇽🇰🇱🇷

Konsulli Rrahmanaj tha në takim: “Të nderuar bashkatdhetarë. Republika e Kosovës që nga data 5 prill 2024 e deri më 17 maj 2024, do të realizojë procesin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave – ReKos 2024. Ky është një proces statistikor për grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave për popullsinë, ekonomitë familjare dhe banesat në Kosovë sipas standardeve ndërkombëtare, me qëllim të krahasueshmërisë së të dhënave.

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë si proces udhëhiqet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), si dhe përfshinë regjistrimin e popullsisë rezidente (qytetarët me shtetësi kosovare që jetojnë në Kosovë) dhe regjistrimin e popullsisë jo rezidente (që përfshinë të gjithë qytetarët që kanë lidhje me Kosovën, nënshtetësi apo origjinë nga Kosova, por që jetojnë jashtë saj), pra regjistrimin e Diasporës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) po e mbështet Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në procesin e regjistrimit të pjesëtareve të Diasporës, duke e integruar ReKos 2024 në kuadër të platformës e-Diaspora, e cila paraqet një ndër iniciativat e MPJD-së për digjitalizimin e shërbimeve për Diasporën dhe njëkohësisht shënon herën e parë të regjistrimit të pjesëtarëve të Diasporës në formë digjitale.

Objektivi

Plani i komunikimit dhe informimit për regjistrimin e pjesëtarëve të Diasporës në kuadër të procesit të regjistrimit – ReKos 2024, ka për synim:

⮚ të rrit ndërgjegjësimin e pjesëtarëve të Diasporës për rëndësinë e pjesëmarrjes në regjistrimin dhe njëherësh

⮚ të inkurajojë ata që të marrin pjesë në këtë proces që synon planifikim më të mirëfilltë qeveritar, formulim të politikave dhe strategjive dhe alokim më të përgjegjshëm të burimeve për të mirën e qytetarëve pa dallim, përfshirë pjesëtarët e Diasporës.

Bashkëpunimi me organizatat/asociacionet e Diasporës

Me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të pjesëtareve të Diasporës, MDK-jane në kontakt me asociacionet, shoqatat, organizatat kulturore dhe bizneset e Diasporës shqiptare nëpër botë, dhe kemi shpërnda një pako të dizajnuar informative rreth regjistrimit të pjesëtareve të Diasporës në kuadër të ReKos 2024 si dhe mënyrës së përdorimit të platformës e-Diaspora për këtë qëllim, me inkurajimin e shpërndarjes së informatave nëpër komunitetet lokale.

Andaj nga këtu ju bejm thirrje, që përmes platformes e-Diaspora, të bëni regjistrimin tuaj dhe familjarve të cilët janë shtetas të Repiblikës së Kosovës” përfundoi ai.

Filed Under: Politike

SHKOLLA E FISEVE SI PËRPJEKJE PËR PARANDALIMIN E ZHVILLIMEVE NACIONALISTE TE SHQIPTARËT

May 15, 2024 by s p

Dr. Nikollë Loka/

Pas krijimit të shteteve kombëtare dhe zhvillimit të nacionalizmit te popujt e krishterë, filloi të zhvillohet nacionalizmi edhe te popujt myslimanë të Perandorisë Osmane. Shteti osman bëri disa përpjekje dhe realizoi disa projekte për të parandaluar nacionalizmin te myslimanët joturq. Abdyl Hamidi II qëllimisht dhe me vetëdije u përpoq të krijonte një perandori uniforme, të përbërë nga myslimanë, të cilët duhet të ishin të bashkuar në synimet e tyre dhe në besnikërinë ndaj Sulltanit si Kalif. Në shërbim të këtij synimi ishte themelimi i shkollës së fiseve për fëmijët e krerëve dhe integrimin tyre në strukturat administrative të shtetit, si pjesë e një elite fisnore me vlera islamike osmane dhe moderniste. Sulltani përdori të gjitha mjetet për të penguar bashkimin e shqiptarëve dhe u tregua shumë i vëmendshëm në zvarritjen dhe kundërshtimin e të gjithë kërkesave të tyre me karakter etnonacionalist. Shteti osman e pa arsimin si pjesë të pandashme të përpjekjeve për të theksuar përkatësinë e përbashkët fetare të shqiptarëve me turqit dhe thellimin e ndasive në mes shqiptarëve me fe të ndryshme, me qëllim parandalimin e zhvillimit të etnonacionalizmit shqiptar.

Hyrje

Gjatë sundimit të Abdyl Hamidit II, panislamizmi i mbështetur nga shteti ofroi një mundësi të madhe për të rindërtuar një identitet që mund të riparonte krenarinë e thyer të muslimanëve dhe u përdor si një ideologji që do të bashkonte arabët, kurdët, shqiptarët dhe myslimanë të tjerë, të cilët kishin filluar të shfaqnin tendenca separatiste. Në interes të Perandorisë, Sulltani e kishte bërë të detyrueshëm arsimimin në gjuhën turke ose arabe te myslimanët, pavarësisht nga prejardhja e tyre kombëtare. Shpresohej se një frymë e njëtrajtshme feje dhe gjuhe shtetërore do të mund të krijonte një barrierë ndërmjet elementëve të krishterë e myslimanë. Duke pasur parasysh strukturën dhe gjeografinë komplekse shoqërore, prezantimi i otomanizmit si identiteti kryesor për komunitetet e ndryshme të Perandorisë, shumë prej të cilave kërkonin autonomi të shtuar dhe madje sovranitet territorial, ishte një masë e llogaritur që shteti osman qe i detyruar të ndërmerrte. Qeveria osmane jo vetëm u ndesh me rebelimin e krishterë, por pakënaqësia u shtua dhe brenda shoqërisë myslimane.

Përballë separatizmave etnonacionaliste dhe kërkesave rajonale për autonomi, reformatorët brenda shtetit dhe më gjerë e panë arsimin e centralizuar si një mjet për të izoluar dhe çrrënjosur fenomenet e rezistencës etnonacionale dhe fetare dhe për të integruar komunitete të ndryshme në një shoqëri të përbashkët, shumëkombëshe ose kozmopolite, moderne osmane. Në fillim të viteve 1860, Ahmed Xhevdet Pasha kishte kërkuar krijimin e xhamive dhe të shkollave kuranike me qëllim të civilizohej popullsia dhe të përforcohej respekti ndaj parimeve të islamit. Për të penguar zhvillimet e pritëshme nacionaliste, Porta e Lartë dërgoi në vilajetet shqiptare, në vitin 1898, zyrtarë nga Ministria e Arsimit Publik si dhe “ulema” të zgjedhur nga Zyra e Sheh-ul Islamit. Fakti që “ulematë” iu bashkuan kësaj sipërmarrje tregon përdorimin e arsimit fetar si mjet “shkombëtarizimi” ose rëndësinë që shteti osman po tregonte për transmetimin e islamit dhe formimin e besnikërisë ndaj shtetit osman. Sulltan Abdyl Hamiti II u angazhua që me anë të arsimimit t’i integrojë në shtet fëmijët e elitave myslimane joturke, për t’i bërë ata nënshtetas besnikë të Perandorisë. Shpresohej se një frymë e njëtrajtshme feje dhe gjuhe shtetërore do të mund të krijonte një barrierë ndërmjet elementëve të krishterëve e myslimanë.

Ekziston një varg arsyesh sociale ekonomike e politike të forta që nuk lejonin të flitet për një përputhje të interesave të masave të gjëra të popullsisë me ato të rretheve sunduese osmane. Kryengritjet e viteve ’30-’40 shërbyen si tharm për zgjimin e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, që shpuri në lëvizjen kulturore dhe politike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në këtë periudhë, në shoqërinë shqiptare po ndodhnin ndryshime. Elita myslimane shqiptare, e cila kishte përfituar shumë nga regjimi i Abdyl Hamidit në këmbim të besnikërisë së saj, u zëvendësua nga një elitë e re intelektuale-nacionaliste shqiptare, e cila bëri thirrje për reforma në dobi të gjithë shqiptarëve. Emiddio Licursi e përshkruan nacionalizmin shqiptar si të “shumëzëshëm”, ndryshe nga lëvizjet e tjera nacionaliste në Ballkan.

Pas vitit 1878, qëllimi kryesor i Abdyl Hamidit II ishte që ta ruante integritetin territorial të shtetit osman. Duke e kuptuar se arritja e këtij qëllimi kërkonte unitet të brendshëm, Sulltani kërkoi të krijonte një ndjenjë të re të solidaritetit politik të bazuar mbi fenë e përbashkët të myslimanëve. Ai e shfrytëzoi autoritetin qendror të tij, dhe e përdori fenë si një vegël ideologjike për ta bashkuar dhe për ta shndërruar komunitetin fetar në një komunitet politik – domethënë në një entitet mysliman osman. Humbja e territoreve pas Traktatit të Berlinit të vitit 1878 bëri që etnia shqiptare të bëhej grupi më i rëndësishëm mysliman në Ballkanin osman dhe shqiptarët të fitonin një vend të veçantë në politikën osmane.

Copëtimi ndërmjet vilajeteve të ndryshme ua mohonte trojeve shqiptare karakterin e tyre etnik shqiptar dhe i mbante shqiptarët të varur dhe në lidhje me Perandorinë Osmane. Stambolli nuk e pranonte ekzistencën e shqiptarëve si komb, por duhet thënë se në këto pozicione qëndronin edhe disa qarqe nga paria e shqiptarëve që ishin të lidhur me interesa të shumëfishta me Portën. Aristokracia shqiptare ishte mbyllur në gëzhojën e vet të vilajetit dhe nuk kishte arritur në homogjenizimin e saj politiko-kombëtar. Ajo mbeti tradicionale brenda sferave të interesave të veta, duke mos e kapërcyer murin e pashallëkut.

Sipas George Walter Gawrych, duket se Abdyl Hamiti II u mbështet mbi disa familje shqiptare me influencë, siç ishin ato Toptani dhe Vlora, si edhe te krerët lokalë të vilajetit të Kosoves. Ai u mundua të zhvillonte rrjetin e xhamive dhe të shkollave. Ne fakt, në vitet 1880, iu dha një mbështetje e veçantë financiare zhvillimit të arsimit fillor në vilajetin e Kosovës dhe të Shkodrës. Në administratën osmane, ngritja e shkollave publike vlerësohej si njëri prej çelësave për të ruajtur rendin dhe sigurinë në vilajetin e Kosovës, po aq i rëndësishem sa edhe vendosja e njësive ushtarake dhe ndërtimi i rrugeve. Abdyl Hamidi II arriti të influencojë në krijimin e një fraksioni religjioz dhe konservativ të shqiptarëve muslimanë, i cili nuk e mirëpriste idenë e bashkimit të Shqipërisë në një provincë të vetme që kishte propozuar Abdyl Frashëri. Porta e Lartë nuk mund të përballonte shfaqjen e një zhvillimi kulturor kombëtar dhe laik midis shqiptarëve myslimanë, duke krijuar bashkësi me shqiptarët e krishterë dhe, si rrjedhojë, shfaqjen e një interesi të veçantë kombëtar. Mbështetur në sistemin e mileteve, në çështjen e arsimit në gjuhën amtare, Perandoria Osmane i trajtoi shqiptarët ndryshe nga popujt e tjerë. Shqiptarët myslimanë i konsideronte si një nga komponentët e saj, ndërsa shqiptarët e krishterë si “pakica ortodokse dhe katolike”. Gjuha e mësimit në shkollat e hapura nga shteti, që frekuentoheshin kryesisht nga myslimanët, ishte turqishtja.

Por, me rritjen e vetëdijes së tyre për veten, shqiptarët kërkuan të diferencohen nga bashkëfetarët dhe të lidheshin me bashkëkombasit e tyre. Ky proces u bë nën ndikimin e ideve rilindëse, që hodhën bazat e kombit tonë shumëfetar. Gjuha thuri unitetin e brendshëm shqiptar dhe përforcoi një identitet shqiptar të dallueshëm nga osmanët dhe fqinjët e tyre sllav dhe grek. Shqiptarët ishin mbledhur dhe kishin krijuar një Komitet Shqiptar të Reformave, i cili i dërgoi një memorandum Vezirit të Madh në korrik të 1896-s, në emër të krishterëve dhe të myslimanëve, duke protestuar kundër ndarjeve që ekzistonin në Perandorinë Turke, sipas të cilit të krishterët ortodoksë shqiptarë konsideroheshin si grekë ose sllavë, sipas vendit ku kishin lindur: në jug apo në veri myslimanët konsideroheshin si turq dhe katolikët si latinë. Edhe përkundër asaj se myslimanët e Ballkanit u përkasin tri grupeve të mëdha dhe disa më të vogla gjuhësore e etnike, ata politikisht janë konsideruar si një komb mysliman unik.

Sistemi fisnor te shqiptarët.

Toskëria dhe Gegëria kishin përjetuar kushte të ndryshme zhvillimi. Shoqërisë toske i mungonte organizimi fisnor, ishte më e integruar në sistemin perandorak dhe më e lidhur me botën e jashtme. Një numër i vogël familjesh të pasura myslimane formuan gurin e themelit të sundimit osman në Shqipërinë e Jugut, pasi dhanë më shumë njerëz për elitat otomane. Ndërsa shoqëria gege ishte e përbërë nga fise, disa prej të cilëve ishin fetarisht të përzierë, katolikë dhe myslimanë. Kjo përzierje i çoi zyrtarët otomanë në përfundimin se besnikëria fisnore në mes malësorëve shqiptarë dominon mbi përkatësinë fetare.

Pjesa më e madhe e rrjeteve të solidaritetit dhe të pushtetit ndërtoheshin rreth personazheve, “krerëve” që ia dilnin mbanë të kishin ndikim në shoqëri, duke përdorur lidhjet farefisnore, por edhe lidhjet në bazë fshati dhe krahine. Ata ishin të pasur dhe influenca e tyre matej me numrin e “pushkëve” që ata mund të nxirrnin, do të thotë me numrin e njerëzve që ishin të gatshëm t’u shkonin pas. Nëpër kuvende ishin ata që i merrnin të gjitha vendimet.

Në kohën e Sulltan Abdyl Hamidit II krerët e malësive veriore nuk kishin edhe aq frikë, se mos qeveria osmane ndërmerrte kundërveprime, aq më tepër që secili prej tyre kishte ndonjë lidhje në gardën personale shqiptare të Sulltanit. Një pjese të madhe të këtyre krerëve, Sulltani u kishte dhënë çifligje në pjesë të ndryshme të Perandorisë, tituj, ofiqe etj. duke i lidhur me interesa të shumëfishta me shtetin osman. Në ato kushte, forcat progresive shqiptare të kohës ishin të detyruara të vepronin në dy drejtime: Të zhvillonin luftë në nivel politik kundër shtetarëve osmanë dhe të zhvillonin luftë në nivel lokal kundër krerëve të fiseve, të cilët, më shumë se për unitetin dhe tërësinë territoriale kombëtare, ishin për ruajtjen e interesave fisnore në rajonet ku ishte e fortë tradita fisnore e organizimit, si dhe mbështetjen e çdo politike perandorake që nuk kërcënonte interesat e tyre. Abdyl Hamidi II dhënien e privilegjeve për krerët e rëndësishëm shqiptarë e kishte pjesë të politikës së tij për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike në trevat shqiptare, që po përballeshin me kërcënimet e shovinistëve fqinj. Qëndrimi i butë dhe dhënia e privilegjeve, bënë që mjaft krerë, sidomos në Kosovë, të mbeteshin për shumë kohë besnikë ndaj tij, megjithëse Sulltani nuk pranoi asnjë nga kërkesat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Këta krerë kishin vënë në plan të parë interesat e veta dhe pastaj ato të kombit që i përkisnin.

Shqiptarët ishin të integruar në sistemin otoman, por disa drejtues të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare po shikonin për një strategji shkëputjeje, pasi po e shikonin kolapsin e Perandorisë si të afërt. Ata ishin kombi i parë me shumicë myslimane që kërkuan autonomi ose pavarësi, ndërkohë që hapësira etnike shqiptare në brendësi të Perandorisë Osmane ishte pa ndonjë status të veçantë, të drejta autonome, privilegje etnopolitike etj. Kundër programit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, turqit përdorën arsimin, duke mos lejuar mësimin e gjuhës shqipe në shkolla, pasi kështu sipas tyre shqiptarët do të orientoheshin në identitete të veçanta, në themel të të cilave do të ishte feja. Në një periudhë afatgjatë shqiptarët myslimanë, pa të drejta mësimi në gjuhën e tyre do të asimiloheshin në turq. Shqiptaret do të shihen si një shtyllë mbajtese e Perandorisë Osmane në këtë pjesë të Evropës.

Në shtetin osman, si në të gjitha vendet në modernizim gjatë shekullit të 19-të, zhvillimet politike shfaqen si një proces i ndërthurur me zhvillimet në fushën e arsimit. Historia e arsimit u përjetua pothuajse si një nëntitull i historisë politike, pasi ndryshimet që ndodhën në fushën politike nuk vonuan të reflektojnë mbi arsimin dhe institucionet arsimore, të cilat u shndërruan në vende ku transferohen dhe adoptohen ideologjitë kombëtare, përtej të qenit thjesht vende për socializim, marrje njohurish dhe përvetësim aftësish. Në funksion të përpjekjeve për të penguar rritjen e vetëdijes kombëtare te pjesa myslimane e shoqërisë shqiptare, Abdyl Hamidi II i pranoi shqiptarët në shkollën (Aşiret Mektebi), që fillimisht ai e kishte ngritur për shkollimin e bijëve të krerëve fisnorë arabë. Ky institucion intrigues solli fëmijët e udhëheqësve fisnorë me ndikim nga periferitë në qendrën perandorake, në Stamboll, për t’i edukuar ata dhe më pas për t’i integruar në strukturat e shtetit osman. Përmes kësaj shkolle, edhe djemtë e krerëve shqiptarë do të shkolloheshin dhe do të forconin ndjenjën e besnikërisë ndaj shtetit, si dhe do të fitonin poste, grada, tituj dhe privilegje. Sulltani preferoi t’i afronte shqiptarët, të cilët ai i konsideronte një forcë besnike dhe të besueshme, absolutisht e nevojshme për mbarëvajtjen e sundimit osman në provincat evropiane.

Pranimi i nxënësve shqiptarë në Shkollën e fiseve (Ashiret Mektebi)

Ndonëse shkolla fisnore u hap për fëmijët e fiseve arabe, pas një kohe të shkurtër në shkollë u pranuan edhe fëmijët kurdë. Kjo ngriti edhe çështjen e përfshirjes së fëmijëve shqiptarë. Më 12 korrik 1898, në një propozim të dorëzuar Abdyl Hamidit II vihej në dukje se Shqipëria e Veriut kishte nevojë për reforma dhe ishin bërë sugjerime të ndryshme për reformat që do të kryheshin. Pranimi i djemëve të krerëve shqiptarë në shkollën e fiseve (Ashiret Mektebi) tregoi mënyra të reja bashkëpunimi të autoriteteve osmane me këta krerë. Sulltan Abdyl Hamiti II ishte plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë gjeopolitike në rritje të vilajeteve shqiptare për mbijetesën e Perandorisë dhe, duke ndjekur shembullin e reformatorëve të mëparshëm, donte që përfitimet e arsimit publik të arrinin në të gjitha territoret.

Valiu i Kosovës kishte kërkuar që kuota e dhjetë studentëve për krahinën e tij të rritet së paku në dymbëdhjetë. Në gusht, Ministri i Brendshëm informoi Vezirin e Madh se krahinës së Manastirit iu caktua një kuotë prej katër studentësh, dy për Dibrën dhe dy të tjerë për Elbasanin, por kërkesat ishin për më shumë. Mytesarifi i Dibrës kishte informuar në Stamboll se pesëmbëdhjetë krerët e fiseve kishin kërkuar që djemve të tyre t’u jepej privilegji për të ndjekur shkollën.

Dokumenti më i vjetër që mund të identifikohet në lidhje me pranimin e nxënësve shqiptarë në shkollën e fiseve është i datës qershor 1902. Në shkresën e dërguar nga Serkâtib-i Hazret-i Şehiryârî Tahsin Pasha nga Zyra Kryesuese e Bibliotekës së Pallatit Yıldız, thuhej se regjistrimi i fëmijëve të fiseve shqiptare ishte parë i përshtatshëm me dekretin e Sulltanit dhe këtë vit do të pranoheshin 20 studentë. Kjo shkresë e Tahsin Pashës paralajmëronte hapjen e dyerve të Shkollës së siseve për fëmijët shqiptarë.

Në dokumentin e datës 14 korrik 1902, të Ministrisë së Arsimit ishte bërë shpërndarja e 20 nxënësve shqiptarë që do të regjistroheshin në atë shkollë sipas madhësisë dhe rëndësisë së krahinave: 10 nga Kosova, 4 nga Shkodra, 4 nga Manastiri dhe 2 nga Janina. U dhanë udhëzime që nxënësit shqiptarë, duhet të ishin në Stamboll në fillim të gushtit. Shpenzimet e udhëtimit, ushqimit dhe të gjitha shpenzimet e tjera të nxënësve që vinin nga vilajetet shqiptare ishin të diferencuara: nxënësve që vinin nga Kosova do t’i jepeshin 685 kurushë; nxënësve nga Shkodra 890 kurushë; nxënësve nga Manastiri 570 kurushë dhe nxënësve që vinin nga Janina 650 kurushë.

Gjatë procesit të regjistrimit të kandidatëve u ishte premtuar atyre se “do të marrin grada të larta dhe shpërblime të mëdha; do të kishin shenja të ndritshme në rrobat e tyre; do të dërgohen në vendlindjet e tyre një herë në vit”. Gjatë procesit të përzgjedhjes, ishte bërë dhe kontrolli mjekësor i studentëve, për të përcaktuar ata që janë të prirur për mësim dhe stërvitje; ata që janë fizikisht rezistent ndaj ndryshimeve të motit; ata që janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj tuberkulozit dhe sëmundjeve të tjera, të cilët duhet të pajisen me dokumentet mjekësore përkatëse.

Dokumentet arkivore tregojnë se shqiptarët treguan interes për Shkollën e fiseve. Gjatë vitit 1902 ishin bërë kërkesa për pranimin e djemëve të Mahmut Xhelaldin Efendiut dhe Xhejlan Sefedin Agës; të djemëve Ismail, Faik, Hajredin dhe Ferid të Shefki Gjilanit; Rashid e Tahir të Mahmud Agës; regjistrimi i katër kandidatëve nga Elbasani dhe Dibra në vilajetin e Manastirit. Në shkurt të vitit 1905 u kërkua regjistrimi i djemëve të Ali Zyberit nga Gjakova; të Haxhi Ali Agës nga Mitrovica; dy kandidatëve nga Shkodra; të Ahmetit dhe Hamzait, përkatësisht djalit dhe nipit të Haxhi Ali Agës nga Mitrovica; të Mahmud Sali Efendiut, nipi i Gosmir Hoxhës nga Gjakova. Ndërsa në vitin 1907 ishte kërkuar regjistrimi i gjashtë djemëve nga Plava dhe Gucia; regjistrimi i Abdylhamitit dhe Xhevdetit, djem të Sulejman Bej Gjylbegut nga Shkodra; regjistrimi i Jahja Bejzade Neshetit nga Janina; të Adil Efendiut, djalit të Shukri Beut nga Dibra etj. Duket theksuar se asnjëri nuk ishte pranuar, me të njëjtin argument se ishte plotësuar plani prej 20 vetësh për vilajetet shqiptare.

Pavarësisht nga këto refuzime, duket se një grup i dytë shqiptarësh ishte pranuar në atë shkollë në vitin 1904. Po kështu, më 17 dhjetor 1906, Veziri i Madh Ferid Pashë Vlora, i shkroi Sulltanit, që djali i njërit prej të njohurve të tij nga Janina të lejohej të ndiqte shkollën, e cila u miratua nga Pallati më 9 prill 1907. Nga shënimet në amzën e shkollës del se në vitin 1902 u pranuan 32 shqiptarë; në vitin 1905-20 studentë shqiptarë dhe në vitin 1906-1 student, gjithsejt 53 studentë shqiptarë nga të katër vilajetet.

Ndër problemet e tjera që lindën në shkollë përmendet bashkekzistenca e studentëve arabë, kurdë dhe shqiptarë në shkollë, që kishte krijuar probleme me sigurinë në shkollë. Në fakt, herë pas here shpërthyen përleshje në mes të studentëve, prandaj për sigurinë e shkollës u vendosën forca të ruajtjes së rendit: një oficer, katërmbëdhjetë ushtarë, një komisar policie dhe tre xhandarë, që qëndronin vazhdimisht brenda shkollës. Megjithëse shkolla duhet t’i dërgonte studentët në shtëpi çdo vit, pas vitit 1894, pushimet jepeshin çdo dy vjet. Për të ulur shpenzimet dhe për të thjeshtuar procesin, studentët kthehen nga pushimet bashkë me kandidatët e sapo regjistruar nga krahinat e tyre.

Shkolla e fiseve i pranoi shqiptarët në vitet e zhvillimeve të vrullëshme, kur territoret shqiptare po rrezikoheshin nga shovinistët fqinje, prandaj shqiptarët, të bindur në dobësimë e Perandorisë Osmane, kërkuan t’i marrin vetë në dorë fatet e tyre. Përballë rrezikut, shqiptarët u bashkuan në mbrojtje të trojeve kombëtare, duke forcuar bashkëpunimin e tyre, çfarë nuk u prit mirë nga Stambolli, i cili vazhdoi me politikën e kulaçit e të kërbaçit, duke kombinuar dhënien e privilegjeve për krerët me përdorimin e dhunës kundër forcave kryengritëse shqiptare.

Filed Under: Komente

SOT NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË FAMILJES

May 15, 2024 by s p

Albert Vataj/

Familja, shpërblimi hyjnor dhe lufta e vështirë e betejave sfiduese.

A ka familje të lumtur?

Po, ka familje të lumtur dhe këtë nuk e luan topi!

Si është e mundur kjo, do të pyeste një grua që ka mbetur e vetme në sfidat familjare, një grua që punon dhe rropatet për të rritur dhe edukuar fëmijët që nuk i binden, për t’i shërbyer dhe ushqyer një burrë dembel dhe pijanec, i cili shpesh ka edhe arsye të ngre dorë.

Po, ka familje të lumtur!

A është e mundur kjo do të thoshte një baba që e akuzojnë se nuk është për asgjë tjetër, vetëm për punë e për atë muhabetin, një baba që toleron një grua që bën ç’farë t’i shkrepet në mendje dhe shamatohet kot me fëmijët që nuk duan t’ia dinë për asgjë.

Po, ka familje të lumtur!

Ekziston vërtetë një mundësi e tillë, pyet e shqetësuar një vajzë, e cila bën makismumin, por pamjaftueshëm që prindërit e saj ta vlerësojnë dhe ta konsiderojnë.

Po, ka familje të lumtur!

Futja kot, do të thoshte një djal, të cilit i duhet të jetë gjithnjë mes prindërve që zihen për gjëra koti dhe i bëjnë naftën problemeve, prindërve që as se duan t’ia dinë se ai ka dëshira dhe ëndrra.

Po, ka familje të lumtur!

Të gënjejmë, siç bëjmë me një foto që hedhim në rrjetet sociale apo me mënyrën se si shpërfaqemi jashtë shtëpisë, aty ku duhet të ruhesh se mos rrëshket edhe pse je me hundthyer, aty ku të duhet me doemos të tregosh më të mirën tënde edhe pse fytyrëvrerosur.

Po, ka familje të lumtur!

Ka dhe duhet të ketë, momente të bukura që e mbushin me dritë lumturimi një familje, momentet zakonisht janë kohëgjatë sa shkëndia e një rrufeje apo blici i një aparati fotografik, ndoshta diçka më gjatë.

Po, ka familje të lumtur!

Përtej formalizmave dhe mekanizmave të shtirjes, armatës së moralizmave dhe një ngrehine të lartë përçartjesh dhe maksimave që e idealizojnë të vërtetën, duke e zhbërë thellësisht atë, si një tentativë për ta mbrojtur familjen pa i mësuar më parë asaj alfabetin e komunikimit dhe zejen ndeshjes, qëndron e vërteta. Duke e mbështjellë me fasadën e një manipulimit të gënjeshtërt, e ekspozojnë hapur këtë krijesë të brishtë ndaj kushtet e paqëndrueshme atmosferike dhe një terreni gjithnjë e më të ashpër.

Realistët dhe disfatistët janë të në një mëndje, p’JO.

Idealistët kanë argumente bindës për të kundërtën, por jo gjithmonë dëshirat dhe ëndrrat, apo ajo që duhet promovuar si normë për konsum publik, janë fakte. Ato janë një përpjekje për të besuar atë që thoshte një fabul e gomarit, të cilin e kishte kafshuar ujku, ndërsa ai pushonte, dhe thoshte me vete, bëje Zot ëndërr.

Nëse ne e kuptomë familjen si një makineri, një instrument i kalkuluar në perfeksion, ndoshta na mbetet të besojmë se gjithçka do të shkojë për mrekulli. Por jo, nuk mund, sepse familja është një organizëm i gjallë, i përbërë nga disa individë, që kanë vetëm familjen të përbashkët, asgjë tjetër. Ata kanë interesa të ndryshme, janë karaktere dhe personalitete gjithashtu të ndryshme, përkatësi gjinore dhe moshe të ndryshe, kanë aspirata dhe ëndrra thellësisht personale, ku ndahen mes tyre.

Megjithatë ata i përkasin një familje dhe secili në mënyrën e vet përpiqet ta kuptojë dhe të kontribuojë për këtë, por pa mundur dot të heqin dorë nga ajo çfarë ata i përfaqëson dhe çfarë për ta është e rëndësisë prioritare.

Marrëdhënia mes bashkëshortëve dhe mënyra se si ata rrugëzgjidhin problemet dhe ekspozohen në familje kryesisht, është pak a shumë ajo që do të jenë fëmijët, si gjymtyrë e këtij trupi. Që ata të funksionojnë si një identitet, atyre u duhet të vlerësojnë dhe të konsiderojnë si të kësaj njësie.

A është gjithçka siç duhet në mes marrëdhënies së bashkëshortëve, prindërve me fëmijët? Edhe nëse rrimë shtrembër, duhet të flasim drejtë, ndoshta për t’i kuptuar dhe pranuar situatat dhe zhvillimet siç janë. Sepse vetëm duke qenë të sinqertë dhe të vërtetë, mirëkuptues dhe tolerant, zgjidhja e probleme është më e mundur dhe harmonia gjen më shumë mundësi të shprehet si një rol përcaktues.

Avokatët e djallit këshillojnë se ndoshta edhe një sy qorr dhe një vesh shurdh, i jep zgjidhje një ngërçi shumë më mirë se çdo formulë, kod zakonor apo autoritarizëm. Pra të bëjmë sikur, por edhe të përpiqemi të jemi të vërtetë në kompromis, “për një plesht nuk digjet jorgani”.

Duhet edhe pse nuk duam, kokëmushkësia vetëm vickla dhe shqelma sjellë. Nuk ka, por edhe nëse duhet të ketë gjëra për të cilat pendohemi, i’a vlen për një gjë të lartë, për familjen.

Askush nga ne, në prioritetet e jetës, nuk ka gjë më prioritare se sa familjen. Ajo është arsye dhe motivim thelbësor i jetës.

Ne, prindërit, duke qenë se i përkasim një kohe tjetër, gjithmonë e kemi patur të vështirësi në ndërtimin e marrëdhënies me fëmijët, dhe vetë fëmijët akoma më shumë e kanë të pamundur të kapërcejnë, “Prindërit nuk na kuptojnë”. Sepse ne realisht kuptojmë atë që mundemi ne, në pamundësi për të rrokur të zotëruarit të atij kuptimi që na mban më afër fëmijëve. Atëherë ne si prindër, vuajmë pak edhe nga e drejta për të patur gjithmonë të drejtë, dhe kjo fëmijët tanë i acaron, në rastin më të mirë e thellon hendekun ndarës me ta. Ne shqetësohemi pse ata nuk hapen, ata acarohen se ne nuk i kuptojmë. Gjithsesi kjo është familja, këto kanë qenë, janë dhe do të jenë hallet dhe dertet e familjes. Dhe sekreti për ta kthyer këtë mision të mundimshëm në një sipërmarrje sfidash, është të kuptojmë pikërisht këtë mospërputhshmërinë të asaj që fëmijët kuptojnë dhe atë që ne pranojmë, pak a shumë, “t’hiq e mos këput”.

Na duhet të jemi vetja dhe të vërtetë, edhe…

Ndoshta e vërteta nuk e kthen lumturinë në familje, por përmes saj dhe vetëm përmes saj, shkojmë te zgjidhja e problemeve që kthen lumturinë në familje.

Filed Under: Kulture

Madhështia dhe përjetësia e shën Nënë Terezës së Kalkutës, dr. Martin Luter King Jr. etj., në tematikën e veprave të skulptorit të talentuar Vasil Rakaj

May 15, 2024 by s p

“Personaliteti i tij artistik është formuar në Shqipëri dhe shumë subjekte të skulpturave lidhen me heronjtë kombëtarë, ku spikasin Nana Terezë dhe Skënderbeu, të cilët në ditët tona i përkasin botës mbarë. Skulptori shqiptar Vasil Rakaj, jeton me familjen e tij në Connecticut dhe në rrugët e tij ecën çdo ditë. Njëra prej tyre e çon në studion e vet, në hapësirën e së cilës qëndrojnë vepra të përfunduara, punime në proçes, vizatime dhe skicë ide për veprat e ardhshme, fotografi dhe objekte të ndryshme, të cilët së bashku krijojnë atmosferën intime të një artisti. Vasil Rakaj, ka një krijimtari të pasur dhe kjo e bënë të jetë një nga skulptorët e talentuar bashkëkohës shqiptar, që emigroi në SHBA.” – Suzana Varvarica Kuka

“Ka kaluar më shumë se një gjysmë shekulli nga viti 1963, kur në Uashington D.C., dr. Martin Luther King Jr. mbajti fjalimin historik, që do të shndërronte përgjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Unë kam një ëndërr” (I have a dream). Skulptori i njohur, Vasil Rakaj, asokohe ishte vetëm 10 vjeç, në moshën kur ëndrrat kanë vetëm dimensione fëmijërore. Ëndrra e lirisë, ëndrra e barazisë dhe të tjera ëndrra të guximshme do të lindnin e do të bëheshin realitet vite më vonë. Tashmë, Rakaj prej dy dekadash punon dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autori i monumentit të shenjtores Nënë Tereza dhe i shumë veprave të tjera, fitues i disa çmimeve, është përzgjedhur për të realizuar bustin kushtuar aktivistit të famshëm për të drejtat e njeriut, dr. Martin Luther King Jr.” – Tom Therçaj, gazetar, Tiranë, Albania

Klajd Kapinova

Ai flet esencialisht dhe pak fjalë për artin e tij

“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, është Ai Heroi Kombëtar, që mbeti përgjithëmonë Kalorësi i Lirisë së popullit tonë dhe i gjithë Europës. Eshtë mbrojtësi i Krishtërimit në Mesjetë. Eshtë pishtari i identitetit tonë kombëtar. Ne jemi bijtë e Skënderbeut, i cili na frymëzon e na shtyn të ecim përpara për liri, zhvillim dhe përparim. Figura e Tij i hypur në kalë e me shpatën e çveshur, është imazhi i çdo shqiptari, në çdo kohë e në çdo vend të trojeve shqiptare, në Ballkan dhe në Europë. Me punën time, që po paraqes në skupturë, pak a shumë këto desha të them me krenari, për figurën e Skënderbeut.” – Vasil Rakaj, skuptor, Ansonia city, Connecticut, SHBA

Dihet, se dhuratat më të rëndësishme dhe më të bukurat, në jetën e pasur dhe të përditshme artistike, është e mpleksur vazhdimisht me atë të zakonshme njerëzore, shpesh bien nga energjitë qiellore, të cilat zbresin natyrshëm në trupin e njeriut artist.

Vitet kalojnë me shpejtësinë e erës, si pa e ndierë dhe nëse pyesni sot historianët e artit, se cilët janë artistët më të mëdhenj pamor të të gjitha kohërave, do të kishim në listën e historisë artistike një mori emrash nga shtete dhe kontinente të ndryshme të botës.

Në ditët tona, sigurisht, ka disa standarte, me të cilat mund të masim, se cilët janë artistët më të mirë dhe përkushtuar skulpturës shqiptare ndër vite.

Bota e magjishme e artit, historikisht në trojet etnike shqiptare dhe në dekadat e fundit në diasporë, ka qenë e dominuar nga artistët e shquar burra, mbasi puna e tyre krijuese është gjithashtu e një cilësie të lartë dhe të qëndrueshme në standarte shumë të mira, sepse ato kanë arritur sukses në kohën e tyre, pavarësisht pengesave të mëdha të rendit politiko-shoqërorë dje dhe sot.

Ndikimi i bërë ndër vite nga një artist te bashkëkohësit e tij, është një faktor tjetër e cila shpreh në këto portrete vlerat e larta artistike, gjatë dekadave të fundit, duke u dalluar kjartë vërtetësia dhe psikologjia e figurave të ndryshme të mirënjohura historike, të realizuara me një plastikë të natyrshme dhe delikate.

Në punimet e mjeshtrit shqiptaro-amerikan Vasil Rakajt, ndihet pulsi i një artisti të fuqishëm, që ka ditur të ndërtojë figura të vrullshme në lëvizje, po aq sa të krijojë me një delikatesë magjike figurat femërore, ku shihet ndikimi i skulpturës bashkëkohore dhe asaj klasike. Skulpturat e trimave të lirisë së shekullit të kaluar si vëllezërve Gjeto e Dedë Cokut etj., është shembulli më tipik i shpirtit të tij krijues delikat.

Fuqia brenda veprave të tij artistike, ishte ndër dekada dhe është ende sot në ditët tona në Ansonia city, në shtetin Connecticut të SHBA-së e bashkuar me shkathtësinë, shpirtin dhe guximi i tij, të cilat ishin gjithnjë në lartësinë e kohës cilësore deri në ditët tona.

Ai, kurrë nuk hoqi dorë nga skicat dhe relievet, sepse ato shpalosnin esencën dhe imagjinatën e tij më shumë se gjithçka tjetër. Dhe jo vetëm që e ushtroi këtë profesion, por gjithçka që kishte të bënte me skulpturën në studion e tij, në Ansonia, ku ai punon rregullisht dhe pa u lodhur çdo ditë.

Skuptori duar-artë Rakaj dhe skupturat në bronz të patriotëve të shquar vëllezerit Gjeto dhe Ded Coku

Gazetarja amerikane Lauresha Xhihani, në kronikën e saj për gazetën amerikane The Sunday Republican, ndër të tjera shkruan, se: “Skulptori shqiptar Vasil Rakaj, është ngarkuar të krijojë skulpturat e patriotëve shqiptarë vëllezër Gjeto dhe Ded Coku, që do të derdhen në bronz dhe do të vendosen në qytetin shqiptar të Lezhës, për nder të tyre. Rakaj tha se do ti nevojitet një sasi e madhe argjilë me bazë vaji në veprën origjinale (plasteline). Bob Falcetti republikan-amerikan pau foton e Gjeto dhe Ded Coku të stolisur me medaljen e dhënë nga austriakët. Nga gishtat e durëve të arta të Vasil Rakajt, tashmë po i kthehet dinjiteti dy prijësve dhe patriotëve të shquar shqiptarë. Skulptori me origjinë shqiptare, po krijon statuja artistike të Gjeto dhe Ded Cokut, dy lidera shqiptarë, në luftën e vendit për pavarësi. Gjeto e Deda, ishin guvernatorë të parë dhe lider karizmatik të Lezhës.”

Kujtojmë nga burimet historike shqiptare të shekullit XX, se patriotët vëllezër Gjeto dhe Ded Coku, asokohe ishin luftëtarë dhe politikanë trima, të cilët vazdimisht luftonin pa u trembur, gjatë gjithë jetën së tyre për pavarësinë e Shqipërisë.

Nacionalisti antikomunist Ded Coku, më pas fatkeqsisht u ekzekutua mizorisht dhe pa të drejtë nga diktatura totalitare ateiste dhe fashiste-komuniste (1944-1990), në vitin e zi 1945.

Në vitin 2010, qeveria e përkohshme në Lezhë i dha vëllezërve Gjeto dhe Ded Cokut titullin: “Nderin e Qarkut të Lezhës”, ndërsa Presidenti i Shqipërisë, prof. Bamir Topi, i dha Gjeto dhe Ded Cokut titullin: “Medaljen e Shqiponjës së Artë” (Tiranë, 2012), me motivacionin, “Për luftën e tij për pavarësinë e Shqipërisë dhe kauzat shqiptare”.

Ai u barbarizua fatkeqsisht me plumba nga një skuadër e turpshme pushkatimi në qytetin e Lezhës, në një kohë qe ai si nacionalist i madh, vite më parë me dashuri dhe krenari kishte arritur të ngrinte flamurin kuq e zi shqiptar në vitin 1912, vit kur Shqipëria shpalli Pavarësinë e plotë (më 28 Nëntor 1912) nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane.

Në vijim të reportazhit të saj, gazetarja amerikane përshkruan me detaje për lexuesit amerikanë historinë e vëllezëve nacionalistë Gjeto dhe Ded Coku të paharruar për popullin e Lezhës dhe më gjërë. Gjithashtu nga shkrimi i saj, aty mësojmë se, nacionalisti Ded Coku do të qëndroj sërish në Lezhë, me sytë e tij shqiponjë, që vështrojnë tokat e dashura, për të cilat luftoi për dekada të tëra.

Duke shfletuar faqet e historisë, kujtojmë se Ded Coku asokohe ishte njeriu me personalitet të madh, i cili vizitoi mbretërit e kohës dhe Atin e Shejt, Papën në Selinë e Shejt në Vatikan, (Romë, Itali).

Rakaj, do të marrë muaj për të përfunduar dy statujat, duke përdorur balte për secilën. Statujat prej e kthyer nga balta ne allçi u dërguan në Shqipëri, ku dhe u derdhen në bronz. Rakaj, gjithashtu kishte udhëtuar në Shqipëri, për t’u siguruar që statujat në fjalë të jenë ashtu siç i kishte parashikuar dhe për të parë inagurimin (zbulimin) ose sikurse quhet ndryshe në Shqipëri organizimi i ceremonisë e përurimit të tyre.

Ai vazhdimisht ndjehet edhe sot krenar, se kishte privilegjin dhe përgjegjësinë e veçantë për skulpturat e vëllezërve patriotë Coku. Ndërsa Rakaj punonte asokohe, dy të ftuar specialë e shikojnë – djali 87-vjeçar i Cokut Sokol dhe nipi i tij Eduardi.

Artisti ynë, ka një natyrë të qetë, vështrim meditues dhe reflektues, tek flet esencialisht dhe me pak fjalë për artin e tij dhe të bind, se gjenitë e mëdhenj arrijnë më shumë kur punojnë esencialisht dhe cilësi, sepse bashkëbisedojnë me trurin e tyre vazhdimisht, për risitë dhe formojnë ato ide perfekte, të cilat gradualisht më pas i shprehin artistikisht me gishtat e duarëve të arta dhe riprodhojnë vlera brilante artistike, atë që mendja e tyre apo e mjeshtrit tonë Rakaj, tashmë ka konceptuar.

Shën Nënë Tereza dhe skuptori Rakaj

“Nëse do t’i referohem fatit, ia dedikoj Nënë Terezës, të cilën e ndiej si engjëllin tim mbrojtës. Nuk harroj në asnjë çast të shprehem me zemër se Ajo më ka ndryshuar jetën. Është më shumë se një mrekulli, që një artist shqiptar, i cili në rininë e vet është edukuar nga sistemi komunist me urrejtjen ndaj fesë dhe social imperializmit, të bëhet qytetar amerikan dhe autor i personaliteteve të shquara si shën Nënë Tereza dhe dr. Martin Luther King Jr.”– Vasil Rakaj, skulptor, SHBA

Artisti dhe veprimtari humanist Rakaj, për shembull tek bamirsja e madhe botërore shën Nënë Tereza e Kalkutës, kërkonte një model tokësor dhe njëkohsisht asokohe as nuk mund të imagjinonte se fantasia artistike mund të kapte këte bukuri dhe hirin qiellor, që do të ishte ai i mishërimit rrezatues hyjnor, tek bota dhe shpirti i Saj madh i fisnik.

Nga historia e vitëve të shkuara mësojmë, se gjatë një interviste dhënë nga meshtari i shquar patër Pashko Gojçaj o.f.m., në Tuz, ai (frati) deklaron hapur, se skuptori shqiptar Vasil Rakaj, është i pari skuptor në botë, që i bën momentin në skupturë kushtuar personalitetit të shquar Nënë Terezës, në të gjallë të Saj dhe një muaj mbasi Ajo kaloi në amshim u inagurua kjo vepër arti, e cila ende sot ndodhet në Tuz.

Vasil Rakaj, ka skalitur prej dekadash art në skulpturë. Një nga subjektet e tij më të preferuara është shën Nënë Tereza (1910-2007), shqiptarja më e famshme në botë. Ajo me madhështinë e Saj fisnike, ishte një pikë e dobët e skulptorit tonë.

Studiuesja dhe kritikja e artit bashkëkohor Suzana Varvarica Kuka, në një shkrim të saj botuar në gazetën “Dielli” (Tetor 2019 dhe ribotuar nga redaksia këtu në New York, në Numërin Special me shumë faqe në muajit nëntor 2019, e cila i kushtohet tërësisht Pavarësisë së Shqipërisë) të komunitetit tonë shqiptaro-amerikanë, ndër të tjera vlerëson kështu: “Në studio, Vasil Rakaj modelon argjilën e bronzin, gdhend drurin e gurin. Jeta e tij artistike nuk ndahet nga jeta e tij sociale dhe të dyja bashkë zenë vend në dy periudha të rëndësishme. Periudha e parë i përket jetës së tij në Shqipëri, gjatë kohës komuniste dhe krijimtarisë së tij nën diktatin e qeverisjes së sistemit monopartiak. Në këtë periudhë deri në 1990, Vasil Rakaj u edukua me nocionin: “Se atdheu, është familja” dhe kjo moto e bëri një individ të ndërgjegjshëm në jetën e tij artistike. Ai u rrit si skulptor realist, punoi si mësues dhe metodist i edukimit figurativ; jetoi në Kurbin dhe krijoi punime arti, të cilat lidhen me temat, subjektet dhe personazhet që sugjeronte arti dhe propaganda e asaj kohe në Shqipëri. Pas rënies së komunizmit, Vasil Rakaj bashkë me familjen e tij, u largua drejt ShBA dhe nisi një jetë të ndryshme nga ajo e atdheut, por duke mos e humbur mallin për të. Në ShBA, në Conneticut fillon periudha e dytë të jetës, ku zhvillon krijimtarinë duke mos e harruar shprehjen e Volterit: “O njeri! Kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut”.

Duke ndjekur nga afër jetën dhe aktivitetin e pasur artistik të mikut tim, mjeshtërit duar-artë Vasil Rakaj, studiuesja Kuka vijon rrëfimin e saj, se: “Në ShBA ai vlerësoi personalitetitin e Martin Luther King-ut dhe e modeloi potretin e tij në stil realist.

Më pas modeloi një bazament me formë shumë të veçantë dhe portreti – kokë mbi bazamentin e harkuar qëndrojnë në harmoni të plotë. Kjo vepër ruan vlera estetike dhe cilësi të lartë të ekzekutimit artistik.

Këto dy cilësi i kanë dhuruar nderim skulptorit ndër personalitetet e vendit ku jeton dhe në komunitetin e përbashkët, që respekton figurën e shquar të Martin Luther King-ut, si lider në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Në këtë periudhë skulptori ka vlerësuar ndjesi dhe përjetime të fenomeneve njerëzore në përshtatje me jetën dhe filozofinë jetësore.

Ai krijoi dhe krijon portrete, figura femërore alegorike dhe portrete të njerëzve nga jeta e përditshme.

Gjatë procesit krijues skulptori Rakaj nuk e anashkalon subjektin figurativ të një vepre, madje e pasuron me një mendim të vetin.

Në mënyrë ekskluzive, në të gjithë krijimtarinë e Vasil Rakaj dallon arti i tij për të pasqyruar në disa forma figurën madhore të Nënë Terezës. Ajo duket se zë një vend kryesor.

Ai e adhuron figurën dhe personalitetin e Nënë Terezës. Ai e respekton dhe është krenar për ekzistencën e saj.

Kjo ka sjelle një krijimtari të shumtë rreth personalitetit të saj. Në studion e tij në ShBA, në ekspozita dhe në evente përkujtimore që lidhen me atdheun, figura e saj në skulpturën e tij zë një vend të rëndësishëm.

Ai e ka gdhendur figurën e saj si shtatore, si bust, si reliev dhe si portret, por edhe si kompozim të skulpturës urbane dhe monumentale. I ka dhënë ngjashmëri në pamjen e jashtme, butësinë psikologjike, karakterin fetar përmes pasqyrimit të ndjesisë së shërbesës dhe të përulësisë.

Ai e punoi figurën e saj në Shqipëri dhe ShBA dhe e ka ekspozuar skulpturat e titulluara “Nënë Tereza”, në dhjetra ekspozita e me sukses në Shqipëri e ShBA.

Në Kosovë, skulptura e tij statuja “Nëna Terezë”, e cila është një figurë që shpreh personalitetin e shënjtores, e cila mban me ngrohtësi dhe ngjeshur në trupin e saj një djalë-fëmi, është vendosur në rrugën – pedonale dhe shumë pak metra më në jug se sheshi ku gjendet ekuestri “Skënderbeu mbi kalë” i skulptorit Janaq Paço.

Skulptori e ka punuar figurën e saj edhe në formën e objektit të llojit dhuratë dhe, si të tillë i është dhuruar disa fondacioneve, disa personaliteteve të njohur, të huaj dhe shqiptarë.”

Në punimet e mjeshtrit Rakajt, ndihet pulsi i një artisti të fuqishëm

Skulptori i talentuar shqiptaro amerikan Vasil Rakaj (1954), ka lindur në fshatin historik Petrelë, jo shumë larg kryeqytetit Tiranë. Ai është me origjinë nga Boga e Malësisë së Madhe, e cila ndodhet në Shqipërinë Veriore.

Jeta e tij është interesante, që nga fëmijëria dhe deri në ditët tona. Shkollën fillore ai e ka mbaruar në Brojë (pranë dajave të tij në Malësi), kurse klasën e pestë në katundin Kastrat (Bratosh) tek tezja e vet, ndërsa klasën e gjashtë dhe shtatë në Milot dhe klasën e tetë e përfundon në qytetin Laç të Kurbinit.

Pasioni dhe prirja për skulpturën, bën që i riu Rakaj shkollën e mesme t’a përfundoj në Tiranë, pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” në vitin 1973, ndërsa më 1977 kryen me sukses studimet e larta në Institutin e Arteve të Bukura, po në kryeqytetin e Shqipërisë.

Në vitet 1977-1978, skulptori i ri Rakaj, emërohet si kuadër tek Ndërmarrja Artistike e qytetit heroik të Krujës.

Skulptori, filloj punën si mësues në shkollën “Dan Bajrami” në Gjorm të Kurbinit. Duke qenë mësues, ai njëkohsisht për 8 vjet kryesoj grupin e metodistëve për lëndën e vizatimit deri në vitin 1990. Si skulptor krijues, ka qenë antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë prej vitit 1982 deri sa ndryshoi sistemi politik në Shqipëri në vitin 1991.

Ardhja e demokracisë e gjen skulptorin në aktivitet të lirë artistik, misionin fisnik të cilin e vijon edhe sot në Amerikë (Conneticut). Artisti, gjatë jetës së tij krijuese kaloi gëzime dhe meditime plot frymëzime në punën artistike, ku me daltë gdhendi mjeshtërisht në dru e material të ndryshme dhjetra tematika, që i realizonte me pasion dhe dashuri.

Mbi të gjitha temat, më e preferuar e skulptorit është portreti asokohe i Të Lumes Nënë Tëreza (sot shën Tereza e Kalkutës), me të cilat ka hapur ekspozita në disa shtete të Amerikës.

Puna krijuese e artistit malësor, është e shtrirë me vite deri në ditët tona. Ai ka marrë pjesë pothuaj në të gjithë ekspozitat kombëtare e lokale, ku ka paraqitur punimet e veta.

Të tilla mund të përmendim portretet artistike, si:

“Nëna heroinë”, “Fshatarja”,

“Malësori”, “Kok Malçi” (figurë e urtësisë popullore, i cili, për atë kohë ishte këshilltar i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit (punim në gur)), portrete fëmijësh:

“Punim me shtiza”, “Kodra e Ksulave” dhe kompozimet: “Gdhendësi popullor krutan” “Puthja”, “Besa”, “Piskama-portret me duar” etj.

Falë punës pasionante krijuese, ai realizon me mjeshtëri të lartë artistike punimin në dru të titulluar: “Loja e fëmijëve” (symbylltas), ku asokohe skulptori gdhendës, Vasil Rakaj ka fituar Çmimin e Dytë Kombëtar në Shqipëri në vitin 1984. Ai ishte i caktuar për të ekspozuar traditën e kulturës popullore krutane, krahas ekspozimeve të autorëve të ndryshëm nga rrethe të tjera në qytetin e Shkodrës, që asokohe ishte kthyer në një traditë konkuruese popullore mbarëkombëtare.

Kultura dhe tradita e lashtë popullore, kanë qenë dhe mbetën edhe sot temat e preferuara të autorit artist Rakaj, një pasuri dhe vlerë e pashtërshme në frymëzimet e mëvonshme, që u bënë shkak për krijimin e veprave të reja.

Punime të tjera të gdhendur në dru, me dimensione më të mëdha, mbajnë firmën e artistit Rakaj në kafen popullore krutane, brënda në kështjellën historike të Kastriotëve, trekëndshi i gdhendur në dru në hyrje tek Pazari i Vjetër, në qytetin historik të Krujës etj.

Skulpturat kushtuar Të Lumes Nënë Terezës në Shqipëri, janë nderuar me disa çmime nderi. Kështu me veprën “Portret në dru”, në konkursin kombëtar kushtuar humanistës së madhe ndërkombëtare, skulptori duarartë Rakaj është nderuar me Çmimin e Tretë në Tiranë në vitin 1996. Sërisht po me veprën “Portret në dru” (2009), në qytetin Conneticut të Amerikës fiton Çmim të Parë, në ekspozitën e artit modern amerikan.

Ekspozita të rregullta personale skulptori Rakaj, ka hapur në 100-vjetorin e Të Lumes Nënë Tereza, më 20 shtator 2010 në Worcester Mass., në Stamford CT. (28 Shtator 2010), në restorantin italiano-amerikan “Eastwood Manor” (29 Gusht 2010), Bronx, New York etj.

Ajo që të bie në sy është se tematika e shën Nënë Terezës, zë një vend të rëndësishëm edhe në monumentet e ngritura në sheshet dhe ambientet e ndryshme publike në natyrë.

Kështu punimet e patriotit dhe skulpturit të talentuar Vasil Rakaj, gjenden të vendosura në Tuz (Mal të Zi), qysh nga 18 tetori i vitit 1997 (me nënshkrimin e skalitur Vasil Gj. (Iniciali Gj., do të thotë Gjelosh, që është emri i babait të tij) Rakaj, i cili është edhe punimi i parë i tij); në oborrin e kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale, New York (inaguruar më 10 shtator të vitit 2000); në Sheshin Qendror të Prishtinës (Kosovë, inaguruar më 2 korrik 2002, i cili përbën punimin e tretë të tij); në kishën katolike shqiptare “Zoja Pajtore e Shqiptarëve”, në qytetin e madh industrial Detroit, Michigan, e cila përbën skulpturën e katërt të inaguruar atje, më 16 tetor të vitit 2003.

Skulpturën shumë të mirënjohur “Nënë Tereza me fëmijë”, mjeshtri Rakaj e zvogëloi dhe e përpunoi, duke i dhënë një vlerë të re artistike, të cilën ia bëri dhuratë vëllezërve Gojçaj në New York në vitin 1998, në 1-vjetorin e kalimit në amshim të Të Lumes Nënë Tereza.

Vëllezërit zemërbujarë Lekë Gojçaj (1939-2000) dhe Pashko Gojçaj (1941-2018), më vonë i mundësuan, që nga një kopje të veprës artistike t’a kenë si suvenir shumë përsonalitete të botës, si: shën papa Gjon Pali II, Presidenti demokrat amerikan Bill Clinton, Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elisabetha II, Presidenti republikan amerikan George W. Bush, Gjeneralit amerikan Wesley Clark, kongresistit Tom Lantosh, ambasadorit amerikan në Prishtinë Walker, dom Anton Kçirës meshtar në kishën katolike shqiptare shën Pali dhe shën Pjetrit në Detroit, Michigan, SHBA, Presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, Presidenti dhe ish Kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha etj. Ky i fundit veprën e skulptorit Vasil Rakaj, ia dhuroi Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza”, me qendër në Tiranë, Albania.

Po ashtu skulptori i talentuar dhe i palodhur Rakaj, me modesti tregon se në 100-vjetorin e lindjes së figurës së shquar ndërkombëtare Nënë Tereza, ai ka marrë pjesë në ekspozitën shëtitëse të hapur nën kujdesin e presidentes së Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza” zj. Liri Berisha, pranë Selinë e OKB-së në New York, sikurse më vonë në Washington D.C., dhe Itali, duke u paraqitur gjithashtu me dy punime.

Nga fondi i ekspozitave personale, autori zemërbujar i ka bërë dhuratë disa vepra me portretin e Nënë Terezës si personalitetit të shquar të komunitetit tonë, meshtarit të nderuar shqiptaro amerikanë don Pjetër Popaj, famullitar i përkushtuar pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, personalitetit dhe biografit të shquar Nënë Terezës shkrimtarit mons. dr. Lush Gjergjit (dhuruar nga vëllezërit patriotë malesorë Gojçaj), kishës katedrale katolike, që i dedikohet shën Nënë Terezës në Prishtinë të Republikës së re të Kosovës, sikurse edhe ish Presidentit të vendit zotit Fatmir Sejdiu etj.

Ashtu sikurse quhet mons. dr. Lush Gjergji biografi i shquar shën Nënë Terezës me shkrime dhe libra, me plot të drejtë mund t’a quajmë artistin e talentuar shqiptaro amerikanë Vasil Rakaj si skulptorin e parë brilant dedikuar artistikisht Nënë Terezës.

Skulptori V. Rakaj dhe busti kushtuar dr. Martin Luther King Jr., përballë Bashkisë në Ansonia city, Connecticut

Busti i modeluar bultësisht në baltë nga skulptori Vasil Rakaj dhe i derdhur në bronz qëndron në majë të një piedestali prej graniti të zi të sjellë nga shteti Vermont.

City of Ansonia. Duke e shëtitur në këmbë dhe në disa zona piktoreke buzë ujit me makinë e kupton se ai ështe një nga qytetet apo Bashkia më e vogël e shtetit Connecticut. Ky komuniteti më së shumti i njerëzve me ngjyrë, me dinjitet dhe respekt nderoj martirin Martin Luther King Jr. përmes një busti të madh të derdhur në bronz dhe që sot ndodhet përballë bashkisë së tij.

Skulptori Rakaj, rrëfen për lexuesit shqiptar në vendlindje, momentin kur catohet nga komuniteti i qytetit dhe vetë kryetari i Bashkisë se qytetit të vogël Ansonia, që të realizoi në skulpturë figurën e personalitetit të madh amerikanë dhe botërorë dr. Martin Luther King Jr.

Ai, në një intrevistë ekskluzive, dhënë gazetarit lezhian Tom Therçaj, kujton: “Brenda pak ditësh më trokitën në studio një grup prej 10 vetash, ku bënte pjesë edhe kryetari i bashkisë së qytetit ku jetoj, Ansonia, Konektikat, David Cassetti. Të tjerët ishin përfaqësues të komunitetit, organizatorë për realizimin e veprës që do të vendoset pranë bashkisë së qytetit të Ansonias. Aty m’u dha edhe lajmi i mirë që isha përzgjedhur unë. Ishim të gjithë të gëzuar e nuk di se kush më shumë, unë si autor, apo ata që kishin trokitur në studion e duhur.”

Busti i lartë, ndodhet i vendosur dukshëm në një bazë graniti të zi përpara Bashkisë. Ai është: “një testament bashkëpunimi, në një botë me kaq shumë konfuzion, diversitet dhe urrejtje, kjo tregon se një komunitet mund të lërë mënjanë dallimet e tij dhe të punojë së bashku duke respektuar njëri-tjetrin, për të mirën e të gjithëve,” tha David Gatison, kryetari i Ministrisë së Dhjakut në Kishën Baptiste të Maqedonisë dhe një nga anëtarët e Komitetit MLK Bust.

Busti i ri, është ideuar dhe krijuar nga duart e arta të skuptorit të talentuar dhe me përvoj shqiptaro-amerikanit Vasil Rakaj, i cili sot njihet si skulptor i Këshillit të Arteve të Luginës.

Gazetarët e ndryshëm amerikanë në këto media marramendëse, kanë ritheksuar vazhdimisht se veprat artistike të autorit Vasil Rakaj, janë ekspozuar në Shtëpinë e Bardhë, Washington D.C., Buckingham Palace të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, në shtetin e Vatikanit në Itali, Shqipëri, Kosovë etj.

Perveç bustit të realizuar artistikisht në bronz, kushtuar dr. King Jr., në Bashkinë Ansonia, artisti shqiptar, ka menduar edhe për vendosjen e veprës në një piedestal prej graniti të zi. Sikurse thotë skuptori Rakaj, vepra e re dhe piedestali krijojnë një hark, që shërbejnë për të ngritur apo krijuar idene e dr. Martin Luther King Jr. në qiell. Ky hark, shihet për herë të parë si kompozim skulpturor.

Sot çdo vit përballë bustit të ri zhvillohet një ceremoni tradicionale vjetore përkujtimore, për nder të mbretit (MLK) çdo 4 prill, pikërisht në përvjetorin e vrasjes së tij në qytetin Memphis, të shtetit Tennessee.

Busti, prej kohësh thuhet se ishte një ëndërr, më pas u bë një sugjerim dhe më në fund u shndërrua në realitet. Pas tre vitesh mbledhje fondesh, skulpturimi dhe planifikimi, qëllimi i bustit në fjalë u arrit të realizohej nga duart e arta të skulptorit shqiptaro-amerikan Vasil Gjelosh Rakaj.

Por, historia apo ëndrra e vendosjes së këtij busti me famë amerikane dhe botërore e përsonalitetit të shquar amerikan është shumë e thjeshtë dhe njëkohsisht shumë interesante. Mësojmë se 5 vite më parë busti i luftëtarit të vendosur për lirië dhe të drejtave të njeriut dhe në veçanti për komunitetin me ngjyrë në SHBA dr. Martin Luther King Jr., ishte rekomanduar nga Brandon Richards, një ish-nxënës i shkollës së mesme. Ai ia shpreh këtë dëshirë (ëndërr) shokëve të klasës së tij në shkollë. Ai kërkonte asokohe, sikur të kishim një bust dinjitoz të MLK në qytetin tonë.

Me këtë ide dhe qëllim në mendje, ata së bashku nisen tek kisha baptiste në qytetin Ansonia. Pastori gëzohet për këtë ide dhe bie dakord. Ai thoshte se duhet të marret miratimi nga Bashkia se qytetit Ansonia. Këshilli Bashkiak e miraton kërkesën e këtij djaloshi fisnik e cila bëhet realitet me vendosjen e veprës monumentale përkujtimore MLK në skupturë reralizuar mjeshtërisht nga skulptori shqiptar Rakaj.

“Uau,” vuri në dukje senatori i shtetit George Logan, R-Ansonia. “Kjo është e mrekullueshme. Çfarë feste. Si një komunitet për ne, që të bashkohemi kështu – është diçka e veçantë. … Kjo është arsyeja, pse mbjellja e farave të duhura në rininë tone, është kaq e rëndësishme. Kjo ide erdhi nga një fëmijë i vogël.”

Asokohe publiku pjesëmarrës në inagurimin e bustit, dëgjoi lexime nga nxënës të shkollave të mesme, u interpretua muzikë nga kori i shkollës së mesme Ansonia dhe fjalime nga politikanë si Logan, përfaqësuesja e shtetit Kara Rochelle, D-Ansonia dhe kryebashkiaku David Cassetti.

Duke shfletuar online arkivin e shtypit të kohës, lexojmë mbresa dhe përshtypje të ndryshme për realizimin artistik të bustit asokoke nga skulptori shqiptar Rakaj.

“Ky bust më kujton bustet në Romën e lashtë të senatorëve dhe udhëheqësve të tyre të rëndësishëm. Martin Luther King Jr. ishte një udhëheqës i madh, që nxiti të bashkohemi në një kohë të përçarjes kombëtare, dhe busti i Vasilit tregon kësisoj një udhëheqës të komunitetit.” tha Rev. Edward Young, meshtar i Kishës Katolike Greke ukrainase të shën Pjetrit dhe shën Palit.

Busti MLK, para 5 viteve ishte një ëndërr e komunitetit të qytetit Ansonia, me rastin e 50-vjetorit të vrasjës së dr. King, përpara Bashkisë së Ansonias, për të përkujtuar trashëgiminë transformuese të Rev. Dr. Martin Luther King, Jr., dhe për të frymëzuar komunitetin Ansonia dhe komunitetet përreth Luginës me dashuri, barazi, drejtësi dhe dhembshuri, për të gjithë banorët e Luginës.

Kjo është koha më e bukur për një reflektim të tillë. Kur Amerika jonë e dashur dhe e ndarë fatkeqsisht në mënyrë të pakuptimtë në rrafshin politik, sot më shumë se kurrë, mendoj se ka nevojë për të dëshmuar një shpirt të ripërtërirë paqeje dhe uniteti, për të ngritur lart madhështinë tonë në rënie këto vitet e fundit.

Rev. Dr. Martin Luther King, Jr. ishte një avokat dhe shpesh fliste në tubimet masive për barazi dhe drejtësi, për të gjithë njerëzit pa dallim ngjyre dhe bindjeve politike.

Trashëgimia e tij e qëndrueshme prek jetën e të gjithë amerikanëve sot. Njerëzit e Luginës dhe komuniteteve përreth janë të nderuar të përfaqësojnë idealet e një Amerika të bashkuar.

Shënim: Shkrimi është shkëputur nga libri voluminoz: “Dritë dhe hije historike në New York” (Shënime & Refleksione), New York, 2024, me autor Klajd Kapinova, i cili shumë shpejt pritet të botohet online nga kompanitë e medha amerikane dhe botërore në Amazon, Barnes and Noble etj.

Filed Under: Histori

A ishte Bubulina e revolucionit grek shqiptare?

May 15, 2024 by s p

Dr. Eugent Kllapi/

Pikë së pari do shpjeguar se çfarë quajmë identitet kombëtar, komb sipas kuptimit të sotëm dhe të djeshëm në revolucionin grek dhe pas tij.

Kuptimi jonë i sotëm i shtet kombit lind pas shek 18 kur e gjithë bota po formësohej në komb-shtete në disa modele.

Modeli i parë ishte ai gjerman që nga romantizmi gjerman besonte se kombshteti shprehte hapësirën territoriale deri aty ku kishte gjermane të shpërndarë, gjë e fituar kjo nga udhëheqesit e mesjetës.

Modeli i dytë, modeli francez pak më shumë bashkohor mendonte se kombshteti ishte një hapësirë territoriale institucionale ku të gjithë shtetasit pa dallim ishin francezë, i bashkonte ligji.

Modeli i tretë, zviceran është në bazë të bashkimit të etnive. Te gjitha ato etni bashkuese brenda vetes qe formonin shtetin angazhoheshin te beheshin nje komb brenda nje ligjesie, pra multikulturor, multietnik. Njesoj pothuajse edhe SHBA po me shume ata ngrejne lart aspektin multikulturor e ligjor meqe jane nja 200 etni bashke.

Kuptimi dhe dilema(ose jo) nese Bubulina ishte shqiptare apo jo, meqe perfaqesonte etnine arberore te asaj kohe, lind me modelin lindor te te berit shtet.

Nqs Franca e ndau fene nga shteti ne koncept qe me Rishelje(i pari Jezusi qe tha jepi Cezarit cfare i takon Cezarit, Zotit cka eshte e Zotit), nje kardinal afer mbretit qe besonte se mbreteria mund te udhehiqej me mire pa nderhyrjen e fese, dhe me pas me Revolucionin Francez u nda me thike shteti nga feja, dhe nqs kete koncept, te ndarjes se fese nga shteti, (feja kishte shpirteroren dhe nuk nderhynte ne aspektet drejtuese te shtetit) e ndoqen edhe shtetet e tjera perendimore, ne krahun tjeter sidomos ne Lindjen e Mesme ky koncept nuk kuptohej ose u kuptua vone. Ne modelin lindor, feja ishte shteti, nuk e pranojne laicizmin(dhe shekullarizmin e lindur Turqi) ose bejne sikur e pranojne pasi eshte model shteti i importuar jo si ata duan(psh Sheriati).

Ky model mbizoterues qe pengonte kuptimin e kombshtetit, ose e zbehte ate ne qender te shtetit ve aspektin shpirteror te fese. Kuptohet kjo dhe nga roli i fuqishem i fese qe ka pasur ne mesjete edhe ne politike, kulture, arsim, ekonomi etj.

Para se te krijohej Greqia elementi i identitetit etnik dhe kombetar me aq sa kuptohej kombi ishte fetar. Ne etnine greke qe nga koha kur lindi krishterimi, feja ishte elementi kryesor identitar e me pas ajo ndikonte ne te gjitha elementet e tjera. I fetarizonte nga pak, si gjuhen, zakonet etj. Njesoj si Turqi(perandori Osmane) e tutje. Po te ishte i krishtere ne ate zone ishe helen ose grek edhe po te ishe nga Republika Dominikane apo nga Sudani. Kjo mbizoteronte dhe i kundervihej muslimaniznit perballe. Nga ana etnike feja ishte perbashkuese dhe per ngjizjen e kombshtetit. U futen aty grumbull zakonesh e traditash si shqiptare, rumune, cifute, serbe, bullgare edhe ndonje kongolez. Te gjithe keta u quajten greke me pahir.

Por me lindjen e kombshtetit grek me modelin francez dhe misherimit te modelit gjerman te kombshtetit(Ideja e VorioEpirit, Megalidea) u pa e udhes te mbahej akoma i fuqishem elementi fetar per ta instrumentalizuar pilitikisht. Duket si e menjanuar por feja eshte shume e fuqishme per qellimet politike. Njesoj eshte modeli edhe ne Serbi(po i meshohet shume edhe ne Kosove, te ngrihet me shume identiteti fetar sesa kombetar ne media, dhe me ne Maqedonine e Veriut nga shqiptatet ka nje zell te shtuar te identitetit fetar sesa kombetar) Pra nga nje ane ‘de juro’ kane model perendimor edhe si misherim i demokracise, nga ana tjeter sillen sikur fetarizmi duhet te kete rol qendror.

Ne anen e kundert per te shpjeguar Bubulinen element perbashkues i identitetit kombetar shqiptar me modelin francez te kombshtetit nuk ka qene feja por gjuha dhe zakonet. Madje vete fetaret te shume feve kane ndikuar fuqimisht per te bere gjuhen dhe zakonet, shtetin me shume se populli te udhehiqej nga feja po nuk i fetarizoi. Shqiptari e nderroi fene shume here qe nga paganizmi por e respekton ate. E ka te rendesishme po jo me shume se identiteti i tij kombetar. Kush ishte shqiptar ishte shqiptar e nuk ishte turk se ishte musliman apo italian pse ishte katolik.

Para se te ngjizej kombshteti shqiptar kjo etni/komb i bashkonte gjuha, zakonet, fete. Arberit dhe arvanitet, arbereshet apo i fundit ne Zelande te Re e quanin veten shqiptar.

Kur Bubulina e quan veten shqiptare, cdo Greqia e sotme, qe u krijua si ide e Rusise e djeshme per krishterimin bashke me fuqite e tjera te medha pas luftes me Perandorine osmane, per ta quajtur ate greke? Pike se pari nuk ka greke te paster sipas identitetit kombetar grek(ye ardhur nga helenet, greke te vjeter) dhe Bubulina perfshihej ne kete territor,(modeli francez) dhe nuk ka figura historike te pastra greke te mesjetes, arrijne deri aty sa dikur edhe Skenderbeun e Kostandinin e madh ta bejne grek.

Ne radhe te dyte ajo ishte ne ate kohe shqiptare-arnaute-arvanite pasi identiteti i saj nuk jepet pas revolucionit, ajo e kishte nje identitet si te tille qe kur u lind e u rrit.

Ajo ishte shqiptare qe ndikoi si shume figura te tjera per ndertimin e shtet-kombit grek per t’u shkeputur nga Perandoria Osmane.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT