• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2024

POPULLATA E ÇAMËRISË PROVOI TRE GENOCIDEVE NË NJË SHEKULL

June 22, 2024 by s p

C:\Users\User\Downloads\Ahmet Xhafo, 03.jpg

Nga Ahmet Xhafo, 

ish kryetari i Shoqatës Çamëria në SHBA 

Ne kujtim te masakres se Filatit

Më 13 mars u mbushën 79 vjet nga masakra e Filatit e kryer më 1945 nga bandat shoviniste greke kundër popullsisë së pafajshme çame të Filatit me rrethe. Kjo ishte vala e dytë tragjike e genocidit të filluar në qershor të vitit1944 nga trupat fashiste të Napolon Zervës. 

Sipas dokumentave te Komitetit Antifashist te Minoritetit Çam të referuara edhe nga historiani Beqir Meta, pas shpartallimit të trupave të Zervës nga ana e ELAS-it në vjeshtë 1944, rreth 3000–5000 refugjatë çamë të shpërngulur në Shqipëri vetëm disa muaj më parë, vendosën të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Çamërinë Veriore pas disa muajsh vuajtjesh në kampet e ngritura me mjete rrethanore në fushën e Mursisë dhe Vrinë, ku dhjetëra refugjatë çamë kishin gjetur vdekjen nga kushtet e vështira higjenike, mungesa e ushqimit, sëmundjet apo moti.  Para kthimit në Çamëri ata kishin marrë sigurimë verbale madje edhe nga një mision i rëndësishëm diplomatik perëndimor në Tiranë.  Por tek punonin arat e tyre dhe mbarështronin blegtorinë në Filat, ata u bënë sërish viktimë e hiper-nacionalizmit të verbër grek.

Më 5 mars 1945 rreth 100-200 ushtarë grekë zbarkuan nga Korfuzi në Sajadhë.  “Pasi rrethuan Filatin, Shqefarin e Spatarin, – shkruan më tej historiani Meta, – nisën vrasjet e banorëve paqësorë, që sapo kishin filluar të punonin tokat e tyre.”  Vrasja makabre e 13 marsit 1945 e rreth 70 vetave në Filat dhe dhjetëra të tjerëve në Përroin e Vanarit dhe krimet e tjera rrënqethëse ndaj grave, fëmijëve, pleqëve e plakave të pafajshme e të pambrojtura çame u cilësua si një “masakër e vërtetë” nga vetë zyrtari britanik Palmer në Raportin e tij drejtuar Forin Ofisit (foreign office) për vizitën që ai bëri në terren nga 9 – 14 prill 1945.

Akti i dytë i genocidit ndaj minoritetit çam në Greqi i marsit 1945, i zbatuar në Filat shumë muaj pas largimit të pushtuesve nazistë nga Epiri apo Çamëria ku edhe në këtë rajon ishte vendosur autoriteti qeveritar grek i pas luftës, është një tjetër argument që hedh poshtë edhe një herë akuzat e pathemelta dhe propagandën mashtruese se “çamët u larguan vullnetarisht drejt Shqipërisë për t’i shpëtuar dënimit që meritonin si bashkëpunëtorë të nazizmit.”

Këtë krim rrënqethës nuk mban dot as dheu.  Urdhëruesit dhe ekzekutorët e tij ishin leitnant Kristo Kaca, major Ilia Kaca dhe kolonel Zoto.  Ata për fat të keq i shpëtuan drejtësisë.  Por frymëzuesit e vërtetë ishin qeveria e Plastiras dhe pjesa më e skajshme, raciste, intolerante, antisemite e fondamentaliste e klerit ortodoks, e ushtrisë dhe opinionit publik grek.  I takon qeverisë së sotme greke, madje do të ishte detyrim moral dhe juridik i saj, që edhe sot të hapte një hetim, të përcaktonte përgjegjësitë dhe të spastronte ndërgjegjen aq fort të ngarkuar.   Masakra e Paramithisë e 27 qershorit 1944, ajo e Filatit në shtator 1944 si dhe e Filatit e marsit 1945 apo ato të trevave të tjera në Çamëri, përbëjnë krime kundër njerëzimit, dhe si të tilla as nuk mund të parashkruhen, dhe as të harrohen. Një nga dëshmitarët e shumtë të kesaj masakre Zaije Tafil Haxhiu nga Filati, tregon se : « Tasho Çifuti e grekër të tjerë nga Filati morën përsipër të përcillnin për në kufirin shqiptar fëmijët, gratë e burrat që kishin mbetur gjallë, por në « Vanar » turmën e pambrojtur e ndalën bandat e armatosura të komanduara nga Kristo Kaco. Ata filluan vrasjet me spata e therjet me thika. Dëgjoheshin vetëm klithmat në agoni të burrave që vdisnin dhe lemeritjet e fëmijëve e të grave që kërkonin pjestarët e familjes.». 

U tmerrova, – thotë më tej dëshmitarja, – kur pashë kokën e Haki Banës që rrokullisej në tokë dhe trupin e Dalip Hamzajt nga Versela të bërë copa-copa e të futur në thes. U tmerrova kur pashë tre të rinj të lidhur, të cilëve u kishin prerë veshet, hundën, u kishin nxjerë sytë dhe rrjepur lëkurën».  

Në lidhje me masakrën e Vanarit shkruan edhe historiani grek N. Zhangu : “Nga një deshmi e një të E.D.E.S-i raportohet ekzekutimi në vendin e quajtur Vanar të 65 çamëve. Dhjetra të tjerë u hodhën në urën e Naçit. Në Thesproti u shkelën të gjitha ligjet e njerëzimit”. “Këto ishin, – shkruan historiani tjetër grek J. Shara, – përfundimet e politikës pa lavdi të Metaksajt, të politikës imperialiste italiane dhe të politikës së papërmbajtur të E.D.E.S.-it, të cilët vulosën me gjak….dhe me një fat katastrofik për të dyja popullatat, që kishin për epilog çrrënjosjen e shqiptarëve  çamë nga dheu i të parëve të tyre nga shtëpite e malli i tyre, ishte shpërthim i hakmarrjes mbi të pafajshmit dhe të pambrojturit….” 

Kujtimi i kësaj ngjarjeje të hidhur nuk mund dhe nuk duhet të provokojë ndjenja armiqësore ndaj popullit grek.  Në fakt, popullsia çame, qoftë minoriteti çam në Greqi dhe qoftë refugjatët çamë në Shqipëri, nuk kanë ushqyer kurrë ndjenja të urrejtjes ndaj shtetit dhe popullit grek.  Përkundrazi, çamët nuk kanë qenë anjëherë të interesuar për dëmtimin e marrëdhënieve greko-shqiptare.  Madje, edhe Kongresi i Minoritetit Shqiptar të Greqisë, i mbajtur në shtator të vitit 1945 në Vlorë fill pas ushtrimit të genocidit, nuk pati kurrfarë shfaqje racizmi apo armiqësie ndaj popullit grek apo minoritetit grek në Shqipëri (Reportazh nga Kongresi Çam, gazeta Bashkimi, 26 shtator 1945).

Sot, tek nderojmë kujtimin e viktimave të masakrës së Filatit, nuk mund të mos shprehim shqetësimin për mosgadishmërinë nga ana e qeverisë greke të njohjes dhe zgjidhjes së të drejtave të njeriut të minoritetit çam që jeton përkohësisht në Shqipëri apo në vende të tjera.  Shoqata për të Drejtat e Njeriut Çamëria i bën thirrje qeverisë së z. Karamanlis që të tregojë vullnetin dhe guximin e duhur për zgjidhjen dhe trajtimin njerëzor të halleve e problemeve të minoritetit çam të Greqisë, këtyre banorëve të Thesprotisë së lashtë e pasardhës të Pirros së Epirit, që kërkojnë të kthehen në shtëpitë e tyre e të jetojnë në paqe e harmoni me popullin grek, njëlloj si të gjithë shtetasit e tjerë të Greqisë apo të Bashkimit Evropian.  Greqisë moderne të z. Micotaqisdo t’i rritej shumë prestigji, autoriteti dhe respekti ndër shtetet dhe kombet e qytetëruara të botës nese do ta trajtonte problemin tonë me mendje të kthjellët, pa pasione dhe pa paragjykime.

Por ka ardhur koha që problemi i të drejtave të njeriut të minoritetit çam të gjejë vëmendjen e duhur dhe të trajtohet edhe në instancat e larta evropiane, si në Strasburg apo në Bruksel. Në Evropën e shekullit XXI nuk mund të pranohet më mungesa e vëmendjes ndaj minoriteti më të harruar dhe më të neglizhuar në kontinent », përfundon rrëfimin e tij Ahmet Xhafo..

Nuk kanë mbetur shumë dëshmitarë të atyre masakrave gjakatare të pas genocidit në fund të Luftës II Botërore që ti shohin sytë e Europës, megjithëse gjtihçka është e shkruar si e zeza mbi të bardhën e historisë së Çamërisë. Për fatin e keq, heshtja e qeverive t ënjëpasnjëshme të shtetit shqiptar për të kërkkua reciprocitetin mbi parimet e Deklaratës  Universale të të Drejtave të Njeirut, por edhe shurdhëria e qëllimshme europiane, si dhe mosfunksionimi i strukturave të komunitetit çam përmes atyre që pretendojnë se kanë merita prfaqësuese, bëjnë që Greqia të mos bëjë asnjë hap para, pore dhe bën shantazhe përmes kërkesave për të drejtat e njeriuut të minoritetit grek në Shqipëri. Në këtë rast do t ëëprdorja një shkrehje tipike që përdorej në Çamëri « Ata që na kanë borxhe (grekët), na kërkojnë edhe kaun ». 

Dergoi për botim: Hyqmet Zane                                 

Gazetar, studiues i çështjes çame

Filed Under: Komente

Akili

June 22, 2024 by s p

Astrit Lulushi/

Akili, i shpallur si më i fuqishmi nga të gjithë luftëtarët, luajti rol kryesor në Luftën e Trojës dhe si i tillë, zuri vend në Iliadën e Homerit, poema e lashtë e përqendruar në konfliktin legjendar. Ai ishte djali i nimfës së detit Thetis dhe i mbretit të kombit të lashtë Mirmidon, Peleus. Ka disa histori rreth konceptimit të Akilit, megjithëse një mit dallohet për shkak të humorit të tij. Ajo vjen në shfaqjen e Eskilit, ku nëna e Akilit, Theti e dëlirë, ndjiqej pa pushim nga shumë prej hyjnive. Hera, gruaja e Zeusit, një nga perënditë dashurore, profetizoi se fëmija që do të lindte Thetis do të ishte pafundësisht më i fortë se babai i tij dhe do të uzurponte çdo pretendim që babai i tij kishte në botë. Me të dëgjuar këtë, perëndive u lindën menjëherë idetë e tyre pushtuese dhe e detyruan Thetisin të martohej me Peleus, një mbret i vdekshëm.
Nëse nuk jemi të njohur me historitë e Akilit, sigurisht që jemi të njohur me pjesën e tij të trupit, thembrën. Thuhet se Theti, nga frika e shkatërrimit të fëmijës së saj të vetëm nga duart e hyjnive, iku në botën e Hades dhe nën sigurinë e motrës së saj Styx, në lumin e paprekshmërisë, e zhyti Akilin, duke e mbajtur nga thembra, e cila nuk iu lag. Si e tillë, thembra e Akilit mbeti i vetmi vend i prekshëm në të gjithë trupin e tij dhe është një term që ne e quajmë sot për të nënkuptuar një dobësi në një entitet ndryshe në dukje të fortë. Akili ishte figura qendrore në Luftën e Trojës, duke luftuar në anën e grekëve kundër Trojës. Na është thënë nga Homeri se Akili mbërriti në Trojë me pesëdhjetë anije mirmidon, secila mbante pesëdhjetë ushtarë të kombit të tij. Pasi u angazhuan në disa beteja me trojanët dhe heroin e tyre Hektorin, mirmidonët nën Akilin dhe mikun e tij të përjetshëm Patroklin ishin shtyrë në plazhet ku strehonin anijet e tyre, ku Patrokli veshi armaturën e Akilit dhe mblodhi trupat për një kundërsulm. Ai doli të ishte i suksesshëm, duke i detyruar trojanët të ktheheshin gjatë gjithë rrugës pas mureve të famshme të qytetit të tyre, megjithëse Patrokliu u vra në sulm dhe armatura e Akilit u vodh nga Hektori. Duke parë shokun e tij më të mirë të rrëzuar në betejë, Akili u tërbua. Ai kërkoi nga Hephaestus që t’i krijojë një armaturë të re, një mburojë të re dhe një shtizë të re dhe niset në fushën e betejës, ku me paprekshmërinë dhe aftësinë e tij hyjnore armët vrisnin çdo ushtar armik që haste në kërkim të Hektorit. Homeri shkruan se zemërimi i tij është aq i madh sa nëse perënditë nuk do të kishin ndërhyrë, ai do të kishte pushtuar i vetëm Trojën.
Në fund të fundit, Akili e gjen Hektorin dhe e ndjek atë rreth qytetit të rrethuar disa herë përpara se Hektori të shihte se fati i tij ishte i pashmangshëm. Duke pranuar vdekjen e tij, ai i lutet Akilit që ta linte trupin e tij të trajtohet me respektin e një luftëtari të rënë; Akili nuk e bëri një gjë të tillë, duke e lidhur kufomën e Hektorit në pjesën e pasme të karrocës së tij dhe duke e tërhequr zvarrë nëpër fushën e betejës përballë Trojës. Megjithatë, me frymën e tij të fundit, Hektori profetizon rënien e Akilit legjendar; më vonë gjatë luftës, shigjeta e Parisit, vëllait të Hektorit, do të sillte shkatërrimin e heroit.
Në këtë histori të shkurtër të Akilit, si në shumë prej historive të gjysmëperëndive, ajo që ne shohim është forca e njerëzimit kur frymëzohet përmes hyjnores. Në rastin e Akilit, ai ishte sjellë në një tërbim hyjnor dhe kërkonte hakmarrjen e tij, jo me ndonjë ofendim të drejtpërdrejtë ndaj tij, siç do të ishte rasti me Zeusin ose Poseidonin, për të përmendur dy, por sepse një nga miqtë e tij më të ngushtë ishte vrarë padrejtësisht. në betejë. Ne shohim se vetë perënditë duhet të ndërhynë kundër forcës së një njeriu, i cili është i shtyrë jo vetëm në vepra të mëdha në fushën e betejës, por edhe një turp i madh në përdhosjen e trupit të Hektorit. Kjo tregon se megjithëse nuk ka njeri në tokë më të fuqishëm se ky luftëtar i vetëm, gjysmë-njerëzor, ai dominohet nga ato nuanca të errëta që ndjekin të gjithë njerëzit e vdekshëm.
Nëse Akili është luftëtari më legjendar, vendi i heroit më të madh duhet t’i përkasë Herakliut. Ndoshta figura më e famshme në mitologji, tregimet e Herakliut lulëzojnë me simbolikë të pasur të forcës dhe vendosmërisë së vdekshme. Ai ishte mbrojtësi hyjnor i njerëzimit, duke vepruar si urë midis botës së vdekshme dhe malit Olimp. Është mbi supet e tij që fati i njerëzimit qëndron dhe ai është, mbi të gjitha, kampioni më i madh i tij; ne mund ta imagjinojmë atë thjesht si një Supermen të lashtë. Punët dhe pushtimet e tij kanë ndihmuar në formimin e kanunit letrar perëndimor. Mitet e tij janë thënë dhe ritreguar gjatë historisë, por gjithmonë tregojnë besimin se njerëzimi zotëron ato cilësi unike të këmbënguljes dhe forcës së brendshme që i vendosin edhe përpjekjet në dukje hyjnore, brenda mundësive të njerëzimit.

Filed Under: ESSE

Është koha për të reflektuar mbi tragjedinë çame!

June 22, 2024 by s p

Nga Alket Veliu

Drejtues i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”/

Në mëngjesin 27 Qershor 1944 ushtria greke, e drejtuar nga Napoleon Zervam, hyri në Paramithi duke zënë pikat e hyrjes dhe daljes në qytet, për të realizuar në mesditë dhe vijim projektin dhjetra vjeçar të shtetit grek ndaj shqiptarëve në Çamëri. Të çarmatosur me herët shqiptarët e Çamërisë a panë veten si në thertore, ku nuk u kursyen as fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Janë me shumë se 2900 të vrarë në harkun e 10 muajve dhe më shumë se 2700 të tjerë humbën jetën gjatë rrugës për ne Shqipëri. Por ajo që ndodhi në 1944 nuk ishte rrufe në qiell të hapur, por finalizimi i projektit dhjetra vjeçar për dëbimin e shqiptarëve nga Çamëria dhe spastrimin etnik të kësaj krahine. Masakra e Selanit në vitin 1913, masakrat e 1914-ës në jug të Shqipërisë, reformat agrare, shkëmbimi i popullsisë sipas traktatit të Lozanës(1923), mos lejimi i shkollave shqipe në Çamëri, çarmatosja dhe internimi nëpër ishuj të izoluar i burrave mbi 16 vjeç, ishin disa nga aktet e kryera më parë ndaj shqiptarëve në Çamëri, për t’i hapur rrugë genocidit dhe dëbimit final në vitet 1944-1945. Masakrat dhe spastrimi etnik, duke dëbuar dhe shpërngulur me dhunë popullsinë shqiptare myslimane të Çamërisëm, përbëjnë një ngjarje tragjike që ka lënë gjurmë të thella në historinë e kombit tonë. Kanë ndodhur krime monstruoze, qëkapërcejnë çdolloj imagjinate kriminale, krime të cilat kanë mbetur pa u ndëshkuar dhe, akoma më keq, as nuk pranohen nga pasardhësit e ekzekutorëve të këtyre krimeve. A harrohet djegia me benzinë e Sanije Nurit?! Apo therja e djalit të Fatime Pronjos, e cila paraqiti para Komisionit Hetimor Ndërkombëtar në Konispol, në vitin 1945, një tufë flokësh nga koka e djalit të saj si dëshmi? Komisioni u trondit. Njësoj si në Kosovën e këtij fillimshekullit, xhelati kërkon të kthehet në viktimë. Akuzat e shtetit grek për “bashkëpunim me nazistët” janë sajesa të atyre që ndërtuan një shtet fashist deri në vitin 1941, me në krye kryeministrin Metaxa. Qeveria pasuese kuislinge e Joanis Rallis, apo kasapi i ushtrisë greke Napoleon Zerva, janë faktuar në gjyqin e Nuremberg-ut si bashkëpunëtorë me nazistët, ndërkohë që ky kriminel nderohet si hero në Greqi edhe në ditët e sotme, me buste dhe muze. Ata që kanë kryer krimin, gjithmonë janë përpjekur ta fshehin atë. E megjithatë të vërtetat e krimeve të mëdha, tragjedive njerëzore, në forma e mënyra nga më të ndryshmet, shpejt a vonë, janë marrë vesh. Në arkivat e Shqipërisë ruhen shumë dëshmi të emigrantëve çamë lidhur me krimet e forcave zerviste. Përpara masakrës së Korrikut, forcat e EDESit kishin kryer një valë tjetër masakrash në qershor. Gjithashtu, pas verës pasoi një fushatë tjetër në Tetor të vitit 1944 e cila bëri të plotë spastrimin etnik të Çamërisë. Rezultatet e këtij spastrimi kanë qenë me të vërtetë tragjike. Nga një popullsi prej 35000 vetësh që ishte para luftës mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Autorët shqiptarë dhe të huaj, që kanë shkruar për genocidin, i referohen edhe shumë dokumentave të botuara apo botimeve historiografike të autorëve grekë, si Evangjelos Kofos, Krapsitis, Kondis, Muselimi, Jani Sharra, Nikos Zhangos, etj., të cilët flasin me realizëm për masakrat dhe ngjarjet e dhimbshme që kanë ndodhur në Çamëri, prapaskenat, që u luajtën mbi një popullsi të pafajshme dhe faktorët, që çuan në genocidin e spastrimit etnik të Çamërisë. “Nga sa munda të mbledh, mund të shikojmë fytyrën tonë në pasqyrën e historisë. Do të duhet të na vijë turp për të gjitha ato që nuk ngjajnë me krenarinë e popullit tonë dhe të krenohemi me “vepra trimërie”. Therjet e grave dhe fëmijëve nuk përputhen me zemrën e madhe të popullit të Epirit”, shkruan autori grek Niko Zhango, në librin “Imperializmi Anglez” dhe “Lufta e popullit grek për liri”, botim i vitit 1985, Athinë. Në librin “Istoria tis periohis Igumenicias 1500 -1950”, Athinë 1986, Jani Sharra shkruan: “E vetmja gjë që u mbeti çamëve ishte që t’u kërkonin mëshirë njerëzve barbarë, të cilët si egërsira donin gjak dhe plaçka. Hynin si zotër nëpër shtëpitë e tyre, dhunonin gra e vajza, vrisnin kë të donin. Krimet kapërcenin çdo kufi. Në Tesproti u shkelën të gjitha ligjet e njerëzimit dhe unë i përshkruaj ato histori që bënë kanibalët e kohës”. Por një pjesë e mirë e historiografisë greke të pasluftës, si dhe diplomacia greke gjatë periudhës së luftës së ftohtë, por edhe sot e kësaj dite, kanë mbrojtur tezën absurde se populli çam (an block) ishte bashkëpunëtor i nazistëve dhe fashistëve dhe u largua me ta për në Shqipëri në fund të luftës.Ky është një shtrembërim flagrant i të vërtetave historike, duke hedhur baltë mbi popullsinë çame, duke e kriminalizuar atë dhe duke mohuar kontributin e njohur e të padiskutueshëm të saj në Luftën Antifashiste. Është koha për të reflektuar mbi këtë kapitull të errët në historinë sonë, kërkohet reflektim nga pasardhësit e ekzekutorëve, nga shteti grek.Kërkohet reflektim nga shteti amë, i cili ka 80 vjet që hesht dhe nuk flet për Çamërinë. Shteti shqiptar e ka detyrim kushtetues të merret me çështjen çame, detyrim i cili buron nga preambula e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e cila e detyron shtetin të mbrojë interesat e shqiptarëve kudo që jetojnë, por edhe nga Rezoluta për Çamërinë, e miratuar nga parlamenti shqiptar në vitin 2004. Çështja çame duhet të jetë kryefjala e çdo takimi bilateral me palën greke. Komisioni Evropian në gojën e Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka filluar të flasë qysh në 2016 për ekzistencën e një çështjeje çame. Dhe se Çështja çame duhet zgjidhur në kuadër të një mekanizmi dypalësh të përbashkët që do të mblidhet periodikisht. Por shteti shqiptar heshti si struci pas reagimeve të shfrenuara greke dhe e humbi këtë mundësi të artë. Ne shqiptarët e Çamërisë, që me krijimin e Këshillit Antifashist Çam në vitin 1945, por edhe me krijimin e Shoqatës Patriotike Çamëria në 1991, kemi qenë të qartë dhe të pandryshueshëm në kërkesat tona, duke kërkuar rikthim në shtëpitë tona dhe dënim të autorëve për krimet e kryera. Ne nuk kërkojmë ndryshim kufijsh, por respektim të të drejtave të njeriut në bazë të çdo ligji ndërkombëtar. Ne nuk i kemi harruar rrënjët tona, kulturën tonë dhe identitetin tonë, pavarësisht përpjekjeve për t’i fshirë ato. Ndaj nuk do të rreshtim kurrë së kërkuari të drejtën tonë legjitime për t’u kthyer në shtëpi. E drejta jonë nuk duhet të shqetësojë banorët e sotëm në Çamëri, ne nuk ushqejmë asnjë armiqësi me ta, as me popullin grek. Ne i ftojmë në përgjegjshmërinë që duhet të kemi për brezat që vijnë, për mos i lënë në armiqësi me njeri – tjetrin, por në bashkëjetesë si fqinj të mire,duke zgjidhur problemet mes nesh për t’u çliruar nga pesha e së shkuarës.

Filed Under: Politike

Bota e ekuilibrave gjeopolitikë sot dhe rrisqet e 2024

June 22, 2024 by s p

Analizë nga Rafael Floqi/

Sistemi ndërkombëtar është gjithmonë në ndryshim. Zakonisht zhvendosja i një pjese në një kohë, por secila prej tyre kufizohet nga sistemi duke zbehur ndikimin – dhe kështu duke ruajtur ekuilibrin dhe stabilitetin. Shumë vite më parë, për shembull, kur Kina hyri në një periudhë të rritjes ekonomike të frikshme, ajo e bëri këtë pa investimet dhe tregtinë amerikane të nevojshme për të stabilizuar ndikimin global të rritjes së saj. Megjithatë, sistemi ndërkombëtar në tërësi mbeti i balancuar. Bota është krijuar për të menaxhuar ndërrime të veçanta dhe të kufizuara, siç dëshmohet nga dekadat që u deshën për të krijuar diçka aq të ndërlikuar si Bashkimi Evropian. Por është shumë më pak komode të menaxhosh ndërrime relativisht të papritura dhe të përhapura – që është pikërisht ajo që po ndodh tani.

Cila është domethënia e Propozimit të Putinit për paqe

Në kufijtë e Rusisë, presidenti Vladimir Putin ka paraqitur një propozim paqeje, i cili në thelb është një pranim i faktit se Rusia nuk ka fuqinë për të rimarrë të gjithë Ukrainën dhe do të kënaqej me lëshime të vogla. Kjo është, në vetvete, e dukshme. Para luftës, Rusia mendohej gjerësisht se kishte rimarrë shumë nga fuqia ushtarake dhe politike që humbi në rënien e Bashkimit Sovjetik. Propozimi i Putinit konfirmon se rimëkëmbja e Rusisë ishte një iluzion dhe, duke e bërë këtë, po informon në heshtje kombet e tjera se ata duhet të rishikojnë strategjitë e tyre ndaj Rusinë në përputhje me rrethanat. Ndërkohë, Bashkimi Evropian është në rrëmujë. BE-ja që ndihmoi në stabilizimin e një rajoni të dhënë pas luftës, duke përqafuar ideologjitë e përbashkëta liberale, duke hedhur poshtë fuqinë e saj perandorake dhe duke u rreshtuar tok me Shtetet e Bashkuara. Një botë e rregulluar për dekada nga globalizimi dhe gjeoekonomia është bërë shpejt një botë e bazuar në rrezik gjeopolitik. Goditjet e akumuluara si pandemia COVID-19 dhe konflikti Rusi-Ukrainë kanë vazhduar, duke riorganizuar ndjeshëm strukturat dhe marrëdhëniet globale në vitin 2024. Ndërsa politika e SHBA-së është të konkurrojë me përgjegjësi me superfuqitë rivale ndërsa ndjek interesat e veta, tensionet gjeopolitike po rriten.

Rreziqet kryesore gjeopolitike të vitit 2024

Energjia dhe ndryshimet klimatike vazhdojnë të jenë çështje polarizuese politikisht, me progresin global që mungon veçanërisht në tranzicionin klimatik. Megjithatë, tronditja e fundit e çmimit të energjisë në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës duhet të katalizojë përpjekjet për dekarbonizimin dhe Akti i Reduktimit të Inflacionit ofron stimuj të rëndësishëm për burimet e rinovueshme dhe mundësi investimi në SHBA.

Reagimi global ndaj COVID-19 është një tjetër temë polarizuese me pasoja të panumërta ekonomike dhe sociale. Midis këtyre pasojave është një lëvizje drejt rimendimit të globalizimit, ndërsa vendet kërkojnë të mos rrezikojnë. Sulmet kibernetike po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe të rënda dhe po përdoren gjithnjë e më shumë si një mjet për krijimin e shtetit. Ndikimi njerëzor dhe financiar i sulmeve vazhdon të rritet në përputhje me digjitalizimin në rritje të infrastrukturës kritike.

Tensionet Rusi-NATO

Konflikti Rusi-Ukrainë vazhdon të përbëjë një rrezik të konsiderueshëm gjeopolitik në vitin 2024. Ai ka nisur një krizë humanitare dhe ka shkaktuar ekspozime më të mëdha ndaj rrezikut në flukset e kapitalit, tregtisë dhe tregjeve të mallrave në mbarë botën. Tensionet gjeopolitike kanë qenë të larta midis NATO-s dhe Rusisë për disa kohë, dhe pushtimi rus i Ukrainës i ka marrëdhëniet NATO-Rusi në më të pasigurt që nga Lufta e Ftohtë. Këto marrëdhënie vazhdojnë të testohen nga sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë dhe nga mbështetja e vendeve të anëtarësimit në NATO për Ukrainën në formën e ndihmës financiare dhe ushtarake.

Me asnjërën nga palët që duket se nuk ka gjasa të prodhojë një fitore përfundimtare në një afat të afërt, dhe një armëpushim apo zgjidhje që duket e pamundur, lufta vazhdon. Ndërsa ndodh, ekziston gjithmonë rreziku i përshkallëzimit të qëllimshëm ose aksidental. Një konflikt i drejtpërdrejtë global, megjithëse nuk ka gjasa, do të kishte pasoja shkatërruese. Të gjitha palët do të përpiqen ta shmangin këtë me çdo kusht, por natyra e paparashikueshme e konfliktit dhe synimet e presidentit rus Vladimir Putin, kanë shkaktuar rrezik të madh.

Sulmet kibernetike

Sulmet kibernetike janë një rrezik gjeopolitik në rritje, duke u bërë më të mëdha, më të ndërlikuara dhe më të pamëshirshme. Ato janë një kërcënim i rëndësishëm për organizatat individuale dhe sigurinë kombëtare.

SHBA po përballet me një problem të përhapur të ransomware dhe qeveria amerikane po kërkon masa mbrojtëse më të rrepta për të ndihmuar në mbrojtjen kundër kërcënimeve të tilla. Faqja e internetit të Parlamentit Evropian u bë e paarritshme për disa orë në nëntor 2022, me një grup pro-Kremlinit që mori përgjegjësinë për sulmin kibernetik. Qeveria e Moldavisë pësoi një shkelje të të dhënave deri në janar 2023, dhe kompania e dytë më e madhe e telekomit në Australi, Optus, pësoi një shkelje të të dhënave në shtator 2022. Ndërhyrjet iraniane ne sistemet e-Albania treguan dobësinë e këtyre sistemeve.

Dixhitalizimi i infrastrukturës kritike kombëtare (CNI) do të thotë se shumë shërbime thelbësore, duke përfshirë rrjetet e energjisë, rrjetet e furnizimit me ujë dhe sistemet e transportit, janë gjithnjë e më të prekshme ndaj sulmeve kibernetike. Një sulm i suksesshëm kibernetik ndaj secilit prej këtyre sistemeve mund të ketë pasoja të rënda, duke përfshirë humbjen e jetës dhe dëmin ekonomik.

Pasojat e sulmeve të vazhdueshme kibernetike mund të kenë një ndikim të gjerë në tregjet financiare dhe ekonomi. Rrjetet qeveritare, rrjetet e sektorit privat dhe infrastruktura janë të gjitha të ndjeshme ndaj hakerave dhe spiunazhit.

Bashkëpunimi ndërkombëtar për të trajtuar në mënyrë efektive sulmet kibernetike është sfidues duke pasur parasysh marrëdhëniet komplekse gjeopolitike midis shumë vendeve. Ndërsa tensionet gjeopolitike rriten midis disa prej fuqive të mëdha të botës, si NATO-ja dhe Rusia, sulmet e mëdha kibernetike si një mjet për krijimin e shtetit bëhen gjithnjë e më të mundshme.

Ky sistem është komprometuar nga interesat kombëtare, disa prej të cilave bien ndesh me idealet liberale mbi të cilat u themelua blloku. Zgjedhjet e fundit në Evropë, të cilat rezultuan me suksesin e shumë kandidatëve të krahut të djathtë, vënë në pikëpyetje idealet e së shkuarës dhe kërcënojnë t’i lënë vendin një Evrope të re.

Zgjedhjet në SHBA

Mënyra se si zhvillohet ky proces do të ndryshojë marrëdhëniet e Evropës me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë. SHBA po përballet me një zgjedhje që do të ndryshojë realitetin e saj pavarësisht nga rezultati. Nëse Donald Trump fiton, ai do të kërkojë të ndryshojë mënyrën në të cilën merren vendimet dhe të ripërcaktojë marrëdhëniet e Amerikës me vendet e tjera. Ai ka akuzuar Evropën se ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara, duke refuzuar të financojë plotësisht detyrimet e saj ushtarake dhe ka premtuar një politikë të jashtme, më pak të interesuar për ideologjinë e brendshme dhe më shumë të interesuar për përfitimet ekonomike që ato ofrojnë për Shtetet e Bashkuara.

Nëse Joe Biden pëson një disfatë të ngushtë, demokratët ka të ngjarë të rishqyrtojnë shumë nisma ideologjike që kanë kërkuar t’i zbatojnë. Nëse ai fiton ngushtë, ata ka të ngjarë të bëjnë të njëjtën gjë, veçanërisht në lidhje me politikën e jashtme. Zgjedhjet e këtij viti do të jenë fillimi i të ardhmes dhe do të funksionojnë bazuar në mësimet e nxjerra.

Në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, emigracioni është një çështje e rëndësishme. Pavarësisht nga pakësimi i grupeve të punës dhe rënia e nivelit të lindjeve, ka dyshime të shtuara ose kundërshtim të plotë ndaj emigrantëve. Kjo ka një ndikim tek emigrantët si dhe në vendet e tyre dhe mund t’u mbyllë derën për objektivat më tërheqës të migracionit.

Konkurrenca strategjike SHBA-Kinë

Skeptikët nuk janë bindur ende se Kina ka një strategji të madhe për të zhvendosur Shtetet e Bashkuara në rajon ose globalisht; në të kundërt, besimtarët nuk kanë tentuar me të vërtetë bindjen.

Një sërë konfliktesh dhe garash të pazgjidhura do të jenë burime të rrezikut gjeopolitik në vitin 2024. Kryesuesi midis tyre është rreziku midis SHBA-së dhe Kinës kontinentale. Rritja e pranisë ushtarake të Kinës në Detin e Kinës Jugore, përparimet teknologjike dhe tensionet e vazhdueshme tregtare me SHBA-në kanë shkaktuar tensione gjeopolitike.

Pavarësisht marrëdhënieve shumëdimensionale midis SHBA-së dhe Kinës, veçanërisht në të gjithë tregtinë, zinxhirin e furnizimit dhe sferat ekonomike, marrëdhëniet SHBA-Kinë janë bërë më komplekse në vitet e fundit. Rimëkëmbja në tregti dhe marrëdhëniet tregtare midis SHBA-së dhe Kinës kontinentale ka të ngjarë të mbetet drejtimi i paracaktuar i politikës kineze në perspektivën njëvjeçare, pavarësisht nga titujt e mundshëm që shkaktojnë ndërprerje në angazhimin diplomatik. Kina dhe SHBA janë të përkushtuara për të ndjekur një politikë të konkurrimit të përgjegjshëm me njëra-tjetrën, por rreziku i forcimit të marrëdhënieve mbetet.

Tensionet tregtare u përshkallëzuan në vitin 2018 kur SHBA vendosi tarifa mbi importet kineze për të ulur deficitin tregtar me Kinën. Kjo përshpejtoi konfliktin e mëtejshëm tregtar midis dy vendeve që ka ndikuar ndjeshëm tregtinë globale. Në dhjetor 2018, SHBA dhe Kina u angazhuan në negociatat tregtare, por bisedimet u ndërprenë në maj 2019. Kombet përfundimisht nënshkruan marrëveshjen tregtare të Fazës së Parë në janar 2020. Që atëherë, SHBA-të kanë vendosur kufizime në eksportet në Kinë, veçanërisht në lidhje me teknologjinë, për shkak të ndaj shqetësimeve për pronësinë intelektuale, dhe kjo ka kontribuar në tensionet tregtare.

Tregtia në rritje e LNG midis dy vendeve ka ndikuar edhe në marrëdhëniet SHBA-Kinë. Kina është bërë një nga importuesit më të mëdhenj të LNG-së amerikane, gjë që ka ndihmuar në uljen e deficitit tregtar të SHBA-së me Kinën. Kjo ka shkaktuar shqetësim në disa qarqe, pasi i ka dhënë Kinës një sasi të konsiderueshme levash mbi sektorin e energjisë amerikane.

Kombet gjithashtu kanë zona me interesa dhe konflikte të mbivendosura. Kina ka kërcënuar të shesë bonot e thesarit të SHBA-së dhe SHBA-ja ka futur në listën e zezë disa kompani kineze të teknologjisë. Ekziston shqetësimi në rritje se tensionet tregtare SHBA-Kinë mund të përshkallëzohen në shkëputje të mëtejshme financiare. Një konflikt i tillë do të shkaktonte përçarje të konsiderueshme në tregjet financiare globale.

Një sërë faktorësh kanë shkaktuar pyetje rreth përfitimeve të rritjes së lëvizjeve ndërkombëtare të mallrave, shërbimeve, njerëzve, kapitalit, teknologjisë dhe ideve në vitet e fundit. Rritja e nacionalizmit, proteksionizmit dhe lëvizjeve populiste në vitet e fundit ka krijuar një mjedis pasigurie në rritje dhe potencialisht mund të çojë në deglobalizim – një përmbysje ose ngadalësim të globalizimit.

Pandemia e globalizmi

Pandemia e COVID-19 ekspozoi cenueshmërinë e shumë vendeve që vareshin shumë nga mallrat e importuara, me kombet në mbarë botën që zbatonin mbylljet e kufijve dhe kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare. Qeveritë janë gjithnjë e më të prirura për të diversifikuar burimet e tyre të importeve si një masë mbrojtëse për të reduktuar varësinë e tyre nga një partner i vetëm tregtar. Pavarësisht kësaj, bizneset mbeten të interesuara për angazhim ekonomik ndërkufitar. Edhe në mes të tensioneve në rritje të superfuqive, SHBA dhe Kina vazhdojnë tregtinë e tyre të fuqishme dypalëshe.

Të dhënat tregtare të S&P Global Market Intelligence tregojnë se rritja nga viti në vit në vlerën e eksporteve po ngadalësohet në shumicën e 10 ekonomive kryesore, me përjashtim të Brazilit. Kina ka parë një ngadalësim të konsiderueshëm të eksporteve, megjithëse lehtësimi i kufizimeve të COVID-19 mund ta ndryshojë këtë.

Lëvizja kundër globalizimit përbën një kërcënim për rritjen ekonomike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, por një prirje e rinovuar drejt rritjes së pragmatizmit dhe bashkëpunimit, e nxitur pjesërisht nga reagimi ndaj pushtimit rus të Ukrainës, ka filluar të shfaqet. Ky pragmatizëm i ri do të kundërshtonte lëvizjen drejt një bote më të mbyllur të ekonomive të pavarura, ku qeveritë mbrojnë industritë dhe qytetarët e tyre nga konkurrenca e huaj, p.sh., duke zbatuar subvencione dhe stimuj të tjerë që favorizojnë prodhuesit vendas mbi ata të huaj.

Rreziku i klimës është një nga temat më të polarizuara politikisht në botë dhe një nga rreziqet më të mëdha gjeopolitike të vitit 2024. Rreziku klimatik do të ketë ndikime të gjera në sigurinë kombëtare dhe stabilitetin global, dhe efektet e ndryshimeve klimatike janë tashmë të dukshme në formën e ngjarjet ekstreme të motit, zhdukja e specieve, rritja e nivelit të detit dhe varfëria në rritje në vendet në zhvillim.

Rusia, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara janë aktorët politikë më me ndikim në botë. Unë e përjashtoj Kinën këtu vetëm sepse duket shumë më pak e interesuar për ndryshimet e brendshme sesa të tjerët. Nëse kjo ndryshon, ne do të rishikojmë ndikimin e saj.

Nëse nuk ndodh, të tjerët do të përjetojnë më shumë ndryshime të tyre, të cilat do të ndikojnë në sjelljen e tyre dhe rrjedhimisht në mënyrën se si funksionon sistemi ndërkombëtar.

Filed Under: Analiza

LIGJËRATË PËR TRAGJEDINË E SHQIPTARËVE NË GREQI

June 22, 2024 by s p

Mbajtur nga Mid’hat Frashëri në Këshillin e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë

Uran Butka

Zoti Kryetar,

Vitin e shkuar, para të njëjtit Këshill, Zotri Politis, delegati i Greqisë, me finesën që e karakterizon, ka thënë:

“Romakët, që ishin një popull i urtë e praktik, kishin menduar, për t’u kursyer kohën autoriteteve të tyre, se mund të bëhej ndëshkim me ndërgjyqësi të guximshme. Shoqëria e Kombeve ende nuk ka arritur gjer në këtë finesë organizative; por Këshilli i Shoqërisë së Kombeve ka po aq urtësi sa populli romak dhe jam i sigurt se do të dëshirojë të mos nxisë ndërhyrje të pamerituara që, në vend t’i shërbejnë mirëkuptimit midis vendeve fqinje, do t’ ishin të tilla që do ta komprometonin rëndë”.

Por, nëse Shoqëria e Kombeve nuk ka arritur gjer në këtë finesë të dëshiruar nga delegati helenik, ajo, në të kundërt ka një virtyt të madh, atë të vlerësimit të jetës njerëzore me çmimin e saj të vërtetë dhe t’i trajtojë popujt me të njëjtën barazi.

Para se të filloj kumtesën time, dëshiroj të falënderoj Zotërinjtë anëtarë të Shoqërisë së Kombeve dhe raporterin e nderuar Shkëlqesinë e Tij, Zotin Quinones de Léon. Shpreh nga ana tjetër keqardhjen time, duke i kërkuar të falur Këshillit, që po i marr edhe një herë kohën për çështjen që më preokupon. Shqipëria është një vend i vogël dhe do t’ia vlente që tërë të vegjlit të flisnin sa më pak t’ ishte e mundur. Dhe të jeni të sigurt që as unë nuk do kërkoja më shumë. Për fat të keq, na detyrojnë të flasim dhe, siç do ta shihni, është pikërisht e njëjta çështje, së cilës po i rikthehemi të detyruar për dy vite radhazi.

Bëhet fjalë, Zotërinj delegatë, për shqiptarët e fesë myslimane që banojnë në Greqi, sidomos në kufijtë e krahinave të aneksuara qysh prej vitit 1912.

Kemi të bëjmë këtu me një popullsi autoktone, që banon në këto krahina prej kohësh që s’mbahen mend; pas luftës turko-ballkanike, ky element, i vlerësuar në Maqedoni dhe Epir në 90.000 mijë frymë, kishte pranuar gjendjen e re dhe nuk kërkonte veçse të jetonte në paqe si subjekte të Greqisë, duke dashur thjesht t’u respektoheshin të drejtat e tyre njerëzore; për më tepër që ishte një popullsi shumë aktive, shumë e qetë dhe fshatrat e saj mbaheshin për më të lulëzuarat e Maqedonisë dhe Epirit.

Mirëpo, ja që erdhi lufta midis Turqisë dhe Greqisë në Azinë e Vogël; turqit i dëbuan grekët nga Anadolli dhe në Konferencën e Lozanës u dha pëlqimi që të bëhej një këmbim i detyrueshëm popullsish midis Greqisë e Turqisë. Mbi bazën e kërkesës së delegatit shqiptar, dhe jam unë vetë që pata nderin të isha ky delegat, u vendos midis Greqisë e Turqisë që myslimanët shqiptarë të Greqisë dhe ortodoksët shqiptarë të Turqisë të përjashtoheshin nga ky këmbim (shih shtojcën nr.1).

Në fakt, Zotërinj delegatë, këmbimi i popullsive ishte pranuar si pasojë e një lufte midis dy vendeve, Greqisë e Turqisë dhe nuk kishte arsye për ta shtyrë drejt mynxyrave të shpërnguljes një popull, që nuk kishte të bënte me konfliktin në fjalë, domethënë shqiptarët. Ne jetojmë në shekullin XX dhe jam pothuaj i sigurt që nocionet fe e racë nuk duhet të jenë objekt konfuzioni, siç ka ndodhur në Mesjetë.

Megjithatë, meqë Shqipërisë i duhej pak më shumë siguri, ajo iu drejtua gjithashtu Shoqërisë së Kombeve, që të garantonte respektin e marrëveshjes së Lozanës përsa i përket elementit shqiptar. Pas deklaratës në Konferencën e Lozanës, kemi tani në duar një letër të datës 6 gusht 1923, që Zoti Venizellos ia drejton Shoqërisë së Kombeve, në të cilën ai konfirmon zotimet e marra në Lozanë nga ana e Greqisë (shih shtojcën nr.2).

Disa ditë më vonë, më 3 shtator 1923, Legata e Greqisë në Shqipëri i drejtonte Qeverisë së Tiranës letrën e saj nr. 611, me anë të së cilës vërtetonte edhe një herë pëlqimin e dhënë për marrëveshjen e Lozanës, të përsëritur edhe nga Z. Venizellos (shih shtojcën nr.3).

Më 17 dhjetor 1924, para po këtij Këshilli, Shkëlqesia e Tij Kaklamanos jepte garancitë më të sigurta se Greqia ishte e vendosur të respektonte zotimet e veta për të mos dëbuar kurrsesi nga trojet dhe nga vatrat e tyre shqiptarët e fesë myslimane.

Çështja dukej si krejt e zgjidhur dhe pa rreziqe. Le të shohim tani se si e kuptonin autoritetet e Greqisë respektimin e zotimeve të tyre.

Para se të fillonte viti 1924, një Komision i përbërë nga funksionarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Athinës, shkoi në Maqedoni e në Epir dhe deklaroi zyrtarisht, gjë që gazetat greke e riprodhuan me gëzim, se në të gjithë Epirin nuk kishte veçse nëntë familje, që duhej të përjashtoheshin nga këmbimi! Sepse, – thoshte Komisioni, – Greqia ishte zotuar vetëm për respektimin e shqiptarëve me origjinë nga Shqipëria e pavarur! Gjithë të tjerët duhet të shpërnguleshin dhe pasuritë e tyre të konfiskoheshin. Sa për shqiptarët e Maqedonisë, Komisioni deklaroi, përsëri zyrtarisht, se ata duheshin dëbuar të gjithë dhe pasuritë t’u konfiskoheshin, me pretekstin se deklaratat dhe zotimet synonin në radhë të parë për shqiptarët e Epirit dhe aspak për ata të Maqedonisë, edhe pse ishin nga territori i Shqipërisë së pavarur.

Përpara këtij fakti, Shqipëria bëri përpjekje – po ashtu edhe vetë të interesuarit –, pranë anëtarëve asnjanës të Komisionit Mikst, që duhej të mbikëqyrte zbatimin e klauzolave, që kishin të bënin me këmbimin.

Komisioni Mikst gëzonte një autoritet shumë të madh falë tre anëtarëve asnjanës, që ishin rekomanduar nga Shoqëria e Kombeve. Nuk po paraqes këtu ankesat lidhur me personat që përbëjnë këtë Komision, sepse është tashmë më se e njohur që Komisioni përbëhet sidomos nga njerëz të dashur e të përzemërt, të merakosur për të zgjidhur çështjet me sa më pak fërkime e përplasje, që të jetë e mundur. Një diplomat rus ka thënë me shumë të drejtë e mençuri: “Kancelaritë nuk ka pse të krijojnë probleme, kur ato në radhë të parë lypset të sheshojnë çështjet e mbetura pezull!”

Nisur nga ky parim, Komisioni Mikst do të duhej para së gjithash të kishte si preokupim zgjidhjen e çështjes së këmbimit midis të interesuarve. Dhe këta të interesuar, Zotërinj delegatë, ishin Greqia dhe Turqia; ishin këto dy vende që kishin bërë luftën dhe që kishin turbulluar me zhurmën e topave paqen botërore. Komisioni ishte, pra, faktikisht e juridikisht – komision i Turqisë dhe i Greqisë. Shqipëria në këtë mes nuk ishte veçse një intrus, një element i tepërt, i pallogaritshëm, që ia vlente të mos përfillej. Dhe kjo fjalë nuk ka pse t’ju duket pa vend. Cili ishte në fakt, meraku i Komisionit? Ai i dy milion turqve dhe grekëve, si persona dhe si pasuri. Ndërkohë që shqiptarët në Çamëri nuk ishin veçse 90.000 dhe Shqipëria nuk kishte bërë aspak luftë. A do të ishte, pra, tepër e guximshme nga ana ime të pretendoja se takti, zotësia, madje edhe detyra e Komisionit, do të thosha, e shtynin këtë t’i konsideronte shqiptarët si një sasi e shpërfillshme? Për më tepër që kush thotë Komision, nënkupton detyrimin e anëtarëve të tij për të marrë vendim vetëm me shumicë vote.

Ja, Zotërinj delegatë, që, pa dashje, unë mblodha akuza ndaj Komisionit Mikst. “Shumica e votave” është një parim që ka kontribuar jo pak në shkakun e mjerimit të elementit shqiptar: Turqia dhe Greqia e shihnin veten, si rastësisht, të kishin interesa dhe vota të përbashkëta në këtë pikë. Dhe shpjegimet këtu janë të domosdoshme:

Të dëboje shqiptarët nga vatrat e tyre do të thoshte për Greqinë të konfiskonte pasuri të mëdha, për t’ua dhënë refugjatëve të ardhur nga Azia e Vogël. Për Turqinë, gjithë pasuria e braktisur në Greqi nga shqiptarët kalonte kështu në aktivin e llogarisë, që Turqia kishte me Greqinë; dhe çdo shqiptar i shpërngulur në Azinë e Vogël shërbente për të mbushur boshllëkun e krijuar nga lufta dhe procesi i këmbimit.

Le të shohim tani se në ç’mënyrë Komisioni Mikst e ndërmerrte veprimtarinë e vet.

Në pranverë të vitit 1924, Zoti Ekstrand, delegat asnjanës, dhe Hamdi Bej, delegat i Turqisë, bënin një turne në Epir dhe Maqedoni.

Me të zbarkuar në Prevezë, Hamdi Bej u deklaronte të gjithë atyre që shkonin për ta takuar, madje edhe atyre që e shmangnin takimin me të, se gjithë shqiptarët e fesë myslimane pa asnjë dallim përfshiheshin në këmbim dhe duhej të shpërnguleshin në Turqi.

Zoti Ekstrand, nga ana e tij, u linte të kuptonte shqiptarëve se ata që pretendonin t’i shpëtonin këmbimit, duhej të paraqisnin prova të shkruara, për të vërtetuar origjinën e tyre shqiptare.

Me siguri që ju keni pasur në duar raportin që Z. Ekstrand dhe Hamdi hartuan pas këtij turneu.

Pata nderin vitin e shkuar të hedh poshtë këtë raport dhe do të gjeni në pjesën shtojcë nr.4 disa argumente, që e vënë në dyshim kuptimin e raportit të hartuar prej dy anëtarëve të Komisionit Mikst.

ZZ. Ekstrand dhe Hamdi, gjatë udhëtimit të tyre në Epir, që duhej të kishte për qëllim konstatimin e racës shqiptare, shkuan nga Preveza vetëm në Janinë, me gjithë thirrjet dhe ftesat që u bëri elementi shqiptar, i cili, bazuar tek deklaratat e Z. Kaklamanos, mbështeste karakterin e pastër shqiptar të të gjithë myslimanëve të Epirit. Në Janinë, ZZ. Ekstrand dhe Hamdi përdorën të njëjtën gjuhë si në Prevezë.

Nga Epiri, të dy anëtarët shkuan në Maqedoni, në qytetin Sorovitch. Z. Ekstrand u drejtoi një telegraf shqiptarëve të 38 fshatrave të nënprefekturës së Kastorias dhe Follorinës, që të shkonin ta takonin, për të provuar origjinën e tyre shqiptare. Shqiptarët iu përgjigjën se ishin të tillë për nga origjina dhe se i takonte Z. Ekstrand të shkonte në fshatrat e tyre për të vërtetuar faktin. Zotëria i deleguar nuk bëri asgjë. Madje, që para se të ndërmerrte këtë udhëtim, Z. Ekstrand zotëronte një listë të hollësishme të fshatrave të Maqedonisë banuar nga shqiptarët.

Në Maqedoni, Nënkomisioni Mikst, që punonte në vend, përbëhej nga delegati grek Z. Floridhi, nga delegati turk Safet Bej dhe nga delegati asnjanës Baroni Von Linden. Z. Von Linden as që e mori ndonjëherë mundimin të zhvendosej, duke parapëlqyer të kalonte këndshëm kohën e vet në Selanik dhe Sorovitch. ZZ. Floridhi dhe Safet ishin në një mendje që të shpërnguleshin tërë shqiptarët e Maqedonisë; dhe këtë ua thoshin të gjithë atyre, që shkonin për t’i takuar; dhe me t’u takuar, ata Zotërinj kërkonin prova të origjinës së tyre shqiptare.

Kam dëgjuar të thuhet, Zotërinj delegatë, madje edhe e di, se ka libra të artë ku, fisnikëria provon prejardhjen e saj kalorësiake që nga Kryqëzata e Godefroy de Bouillon apo nga Rikard Zemërluani; por do të ishte e vështirë të kërkoje pergamenë nga fshatarët shqiptarë të Maqedonisë apo të Epirit, sepse, qoftë edhe duke pranuar se ata janë pasardhës të Pirros e të Aleksandrit të Madh, do të ishte e vështirë për ta që të provonin me shkrim këtë origjinë, për arsyen e thjeshtë se pergameni ende nuk ishte shpikur në atë kohë!

Me një fjalë, si pasojë e mënyrës së punës së pranuar nga Komisioni Mikst dhe për shkak të vetë mënyrës të të parit të gjërave nga ana e ZZ. Ekstrand, Hamdi, Von Linden, Floridhi dhe Safet, u zbrazën 31 nga 38 fshatra shqiptarë të Maqedonisë. Kjo zbrazje u bë disi me nxitim dhe falë kërbaçit, që përdorën gjithë bujari xhandarët grekë: popullsia shqiptare u çua si kope bagëtish në stacionin hekurudhor të Sorovitch-it, për t’u transportuar në Selanik dhe për t’i hipur pas gjashtë javësh ankthi në anijen që do t’i çonte në Azinë e Vogël. E punë e madhe që protestuan këta 33.000 shqiptarë dhe punë e madhe se ata përmendën zotimet solemne të marra nga Greqia!

As që mund të flasim këtu, Zotërinj delegatë, për mosnjohje të së vërtetës. Greqia sundonte në Maqedoni që prej 12 vjetësh dhe gjithë autoritetet e provincave, xhandarët, myftarët, kryetarët e bashkive dhe nënprefektët e dinin shumë mirë se kishin të bënin me shqiptarë, kaq e pamundur është të ngatërrohet një shqiptar me një turk. Vetë popullsia ishte aq e sigurt që s’ishte e destinuar për t’u larguar nga vatrat familjare sa kishte bërë tërë punimet e tokës dhe, duke qenë se ishte muaji qershor, drithërat ishin pjekur dhe një pjesë ishte korrur. Ndërsa turqit, që e dinin se ç’fat i priste, nuk e kishin marrë mundimin të bënin kurrfarë punimi të arave. Dhe ndërsa turqit vdisnin urie dhe banonin në fshatrat pranë hekurudhës, Nënkomisioni dhe autoritetet helenike filluan befas të zbrazin fshatrat shqiptare, që ishin më larg nga hekurudha. Lypsej para së gjithash të hiqeshin qafe shqiptarët, të zhdukeshin. Dhe prodhimi mbeti në fusha i pambledhur nga ata.

Banorët e tre fshatrave, ata të Shatkut, Revanit dhe të Selengradit i shpëtuan fatkeqësisë së eksodit të detyruar, duke ia mbathur për në Shqipëri, pasi braktisën krejt pasurinë që kishin. Sekretariati i Shoqërisë së Kombeve ka marrë tashmë një kërkesë nga ana e këtyre shqiptarëve, që Greqia t’u kthejë pasurinë e tyre të patundshme, llogaritur në shumën 3.967. 000 franga ar.

Po ç’fat i priti banorët e 31 fshatrave shpërngulur në Azinë e Vogël? Mund të përgjigjemi vetëm me një fjalë: mjerim dhe vdekje. Këta banorë të 31 fshatrave, ata të Vinanit, Rembit dhe Viçishtës kërkuan qysh në muajin tetor të largoheshin nga Azia e Vogël, për t’u kthyer në Shqipëri pranë bashkëkombësve të tyre.

“Nëse kemi për të vdekur, thoshin ata, të paktën të vdesim pranë tanëve dhe jo në Azinë e Vogël, kur nuk dimë as edhe dy fjalë në gjuhën turke!”.

Dhe u desh të bëheshin përpjekje dhe orvatje të përsëritura gjatë nëntë muajsh, që të arrinin më në fund të merrnin lejen për t’u larguar nga Turqia. Ata iu drejtuan shumë herë Komisionit Mikst si dhe Shoqërisë së Kombeve me anë peticionesh e telegramesh. Mund të lexoni në shtojcë nr.6 dhe 7 dy nga këto kërkesa. Këta shqiptarë shtronin pyetjen: “A është e vërtetë që skllavëria e zezakëve është zhdukur, që prej fushatës së Kardinal Lavigerie, apo është një gënjeshtër, duke qenë se ne, shqiptarët e Greqisë, jemi trajtuar nga organet e Shoqërisë së Kombeve si skllevër të poshtër?”

Dhe vetëm në korrikun e shkuar ata mundën të zbarkojnë në Shqipëri, të zhveshur nga gjithçka dhe të shndërruar në hije.

Dhjetëra fshatra të tjerë presin në Anadoll ditën e kthimit në Shqipëri. Po ku të gjendet paraja e domosdoshme për të organizuar udhëtimin dhe për të siguruar mjetet e jetesës së këtyre familjeve të mjera? Bota e qytetëruar pati mëshirë për refugjatët grekë, por ja që mbyllen sytë për mijëra njerëz të internuar, që trajtohen si skllevër.

Le t’u rikthehemi tani shqiptarëve të Epirit, se ç’fat i priste ata.

Qysh nga vjeshta e vitit 1922, kur grekët e Izmirit zunë të dynden në masë në Greqi, ministri Dhoksiades dha urdhër të zbrazen 75 % e shtëpive të shqiptarëve të Epirit. Të alarmuar, këta bënë menjëherë përpjekje që të pezullohej ky urdhër dhe ia dolën mbanë. E megjithëkëtë, nëpërmjet këtij urdhri, qëllimi i qeverisë greke u shpreh qartë. Greqia përfitonte nga kthesa që mori Lufta greko-turke, për t’i detyruar shqiptarët të linin trojet e tyre, ose e pakta që mund të thuhet, t’u rrëmbenin krejt pasuritë, që kishin. Kjo është një e vërtetë, që nuk duhet harruar kurrë, sepse na jep shpjegimin e qëndrimit të mbajtur ndaj tyre deri në ditët e sotme.

Pra, që nga vjeshta e vitit 1922 e deri në çastin e tanishëm, deri në këtë minutë që kam nderin të flas para Këshillit të nderuar të Shoqërisë së Kombeve, shqiptarët myslimanë të Epirit i janë nënshtruar një regjimi të jashtëzakonshëm masash të ashpra dhe tepër kufizuese.

Shtëpitë e myslimanëve janë rekuizuar në përfitim të refugjatëve grekë. Arat, kopshtet, ullishtat, vreshtat, fiqtë, ahishtet, gjithçka është përvetësuar nga refugjatët. Pronarët e ligjshëm janë të detyruar të jetojnë në vetë shtëpitë e tyre të ngjeshur brenda një dhome dhe shpesh në një haur apo plevicë. Dhe mjerë kush do të guxonte të ankohej apo të kundërshtonte këtë padrejtësi! E sikur një nga këta refugjatë të plagoste një shqiptar, do të ishte ky i fundit, që do arrestohej dhe do të çohej nga fshati drejt e në Janinë. Shembujt e këtyre rasteve numërohen me dhjetëra. Për më tepër që refugjatë grekë, xhandarë e banditë janë bërë një trup, në një bashkëpunim tepër aktiv dhe të organizuar më së miri. Kërbaçi është shndërruar në dogmë nga policia lokale. Banditët shëtisin lirshëm para vështrimit dashamirës të xhandarëve e oficerëve, që organizojnë veprime të përbashkëta. Po përmend vetëm emrat e banditëve Cile Mastora dhe Niko Qamo, pa u ndalur tek të tjerët. Nën pretekstin se po ndjekin banditët, patrullat që në fakt janë të lidhura me ta, sulen mbi fshatrat shqiptare, duke përdorur pa kursim rrahjen me kërbaç dhe duke rrëmbyer sende me vlerë gjatë bastisjeve që bëjnë, pa munguar të kërkojnë një shpërblim të majmë. Nuk ekzagjeroj asgjë, Zotërinj, përkundrazi, po ju flas për një të njëqindtën pjesë të tmerreve të shkaktuara. Patrullat e kanë rregull të paguajnë deri në qindarkën e fundit për okët me drithëra dhe produktet e tjera që marrin nga fshatarët grekë për t’u furnizuar. Kurse në fshatrat shqiptare, një xhandar apo një oficer do ta quante të pahijshme të paguante diçka.

Shqiptarëve myslimanë u është ndaluar të shesin produktet apo të vjelin qiranë për një pronë të tyre dhe një shqiptar mysliman duhet të pajiset me autorizim të lëshuar nga oficeri i xhandarmërisë, që të dalë jashtë zonës ku banon. Sikur një shqiptari t’i shkojë mendja të telegrafojë nga Athina për t’u ankuar (gjë tepër e kotë), shpesh kabllogrami i bllokohet nga vetë nëpunësi telegrafist me shënimin: “Hidhet poshtë si mesazh sharës”.

Unë vetë kam parë me sytë e mi një kabllogram të tillë dhe kjo gjë iu bë e njohur anëtarëve të Komisionit Mikst vitin e shkuar. Autoritetet helenike, duke filluar nga funksionari më i lartë e deri tek xhandari më i thjeshtë, nuk e fshehin aspak se synimi i qeverisë greke është i hapur të përdorin këto mjete, që t’i detyrojnë shqiptarët të ikin nga Greqia dhe të braktisin pasuritë që kanë.

E di që çështja e refugjatëve përbën një shqetësim shumë të madh për Greqinë dhe i dikton sakrifica të mëdha. E di që refugjatët grekë meritojnë dhembshurinë dhe përkujdesjen e të gjithëve. Albanësve* të Epirit, si subjekte grekë, u duhet të kontribuojnë për këto sakrifica. Dhe asnjëherë nuk e kanë menduar t’i shmangin. Por a duhet që Greqia ta shfrytëzojë praninë e refugjatëve grekë në kurriz të shqiptarëve dhe t’u kurdisë një kalvar të tërë, që po zgjat që prej dy vjet e gjysmë?

Me siguri që ju nuk e dini se në krejt Epirin nuk ka asnjë refugjat të vetëm grek të vendosur në një shtëpi greke. Dhe po e nënvizoj tri herë fjalën një të vetëm**. E megjithatë, Epiri ka 250.000 banorë, nga të cilët 25.000 janë shqiptarë myslimanë. Kemi të bëjmë, pra, me një të dhjetën e popullsisë së përgjithshme dhe pikërisht në këtë përmasë shqiptarët do të duhej të merrnin pjesë në sakrificat dhe ndihmat e dhëna për refugjatët. A është, pra, e drejtë që gjithçka të bjerë vetëm në kurriz të elementit shqiptar? Dhe do ttë përgjigjesha: trajtimi që po i bëhet elementit shqiptar nuk ka të bëjë aspak me ndonjë domosdoshmëri. Kemi të bëjmë me masa të marra, që kanë një qëllim të vetëm: për t’i detyruar shqiptarët të largohen nga vatrat e tyre.

Përpara një situate të tillë, nuk do të thosha të mundimshme, sepse fjala do të ishte këtu një eufemizëm skandaloz, përpara një situate të tillë, Shoqërisë së Kombeve i është shtruar edhe një herë për zgjidhje çështja e shqiptarëve të Greqisë. Ju e njihni vendimin e marrë nga Këshilli juaj i nderuar. Raporter ka qenë Shkëlqesia e Tij Quinones de Léon. Këshilli ftoi anëtarët asnjanës të Komisionit Mikst të ngarkoheshin me përfaqësimin e Këshillit, domethënë të ishin mandatuesit e tij për mbrojtjen e minoritetit shqiptar në Greqi. Me të marrë vesh lajmin, shqiptarët e Epirit zunë të marrin frymë lirisht dhe pritën me shpresë të madhe vënien në jetë të këtij vendimi dhe, për rrjedhim, mbrojtjen e të drejtave të tyre. Dita aq e dëshiruar më në fund mbërriti dhe në muajin qershor 1925 të tre mandatuesit (ZZ Ekstrand, De Lara, Widding) ndërmorën një turne në Epir, dua të them në fshatrat e Gumenicës, Janinës e Konicës.

Në ç’rrethana zotërinjtë mandatues ndërmorën realizimin e detyrës së tyre?

1. Greqisë i duhej medoemos të provonte para shqiptarëve se ajo nuk i trembej aspak pranisë së përfaqësuesve të Shoqërisë së Kombeve dhe se shqiptarët veç të ishin naivë, po të mendonin se mandati që u ishte dhënë tre anëtarëve asnjanës, do t’u jepte fund telasheve të tyre. Në fakt, qysh ditët e para të turneut të mandatuesve, i quajturi Abidin Dule Xhemali, tregtar i pasur i Gumenicës, u syrgjynos në Prevezë, me qëllim që të pengohej të hynte në kontakt me Komisionin. Dhe Abidin Dule u lirua dhe u lejua të kthehej në vatrën e tij, pikërisht kur mandatuesit do gjendeshin në Prevezë!

2. Xhandarët dhe ushtarët grekë i penguan shqiptarët të takoheshin me Komisionin dhe t’i paraqisnin akuzat e tyre.

3. Banorët e fshatrave Dermicë dhe Salicë (nënprefektura të Gumenicës) u penguan nga xhandarët për të shkuar në kryeqendër, ku ndodheshin mandatuesit dhe mjaft fshatarë u rrahën nga xhandarët, u varën nga këmbët, kurse gratë u dhunuan.

4. Fshatarë spekulantë, të blerë me paratë greke, u morën dhe u çuan përpara mandatuesve për të deklaruar se ishin turq dhe se donin t’i nënshtroheshin procesit të këmbimit.

5. Përfaqësues nga qytetet e Filatit, Parathimisë e Margaritit shkuan pranë Z.Ekstrand (Kryetar në detyrë i Komisionit Mikst e si rrjedhim mandatues), duke iu lutur që t’i dëgjonte. Z. Ekstrand i përcolli duke u thënë se mandatuesit do të shkonin vetë në këto tri qytete për të bërë de visu konstatimet e tyre. E megjithatë, Z. Ekstrand, nën pretekstin se nuk mund të hipte në kalë, nuk shkoi as në Filat, as në Parathimi, as në Margarit.

6. I riu Hajredin nga fshati Arvenicë donte të takonte mandatuesit; xhandarët e penguan duke e keqtrajtuar; por Hajredini, duke thyer urdhrin, shkoi krejt i përgjakur tek Z. Ekstrand në Janinë.

Për të gjitha këto gjëra dhe për njëmijë të tjera u vunë në dijeni ZZ. mandatues, të cilët si njerëz të qytetëruar që janë dhe që duhet t’i fshehin emocionet, shpalosnin një buzëqeshje plot zemërgjerësi e shpirtmadhësi. Alexandre Palis, prefekti i Korfuzit që ishte i deleguar ad hoc për të shoqëruar mandatuesit gjatë turneut të tyre në Epir, shpaloste edhe ai një buzëqeshje sarkastike, duke parë si po rridhnin gjërat plot mirësjellje në sytë e përfaqësuesve të Shoqërisë së Kombeve.

Që nga dita kur tre mandatuesit bënë udhëtimin e tyre në Epir, jo vetëm nuk pati asnjë lehtësim të vuajtjeve të elementit shqiptar të asaj krahine, por përkundrazi, autoritetet helenike e dyfishuan zellin e tyre për t’ua bërë të pamundur jetën shqiptarëve të atjeshëm.

Kryetari i Nënkomisionit të Epirit Z. Bratli, kishte hartuar një raport të hollësishëm nga fundi i vitit 1924, raport që Z. Ekstrand e konsideroi tepër të ashpër dhe që, në s’gaboj, ia ktheu mbrapsht me lutjen (në mos me urdhrin) për ta zbutur. Z. Bratli dhe ndihmësi i tij Z. Qenan Mesareja, asistenti shqiptar, vazhduan t’i dërgojnë ZZ. mandatues raporte të tjera, të cilat nuk di ku përfunduan. Thashë më lart se nuk pati asnjë rezultat, qëkurse Shoqëria e Kombeve delegoi mandatuesit, por ja që gabova, sepse pati një rezultat: gjashtëqind shqiptarë të Pargës u dëbuan nga vatrat e tyre dhe pronat që kishin u konfiskuan. Ky akt u krye nga vetë Komisioni Mikst, sepse parganiotët ishin me origjinë nga Lala në More. Më kot u provua në një Memorje të dokumentuar me pjesë të cituara nga autorë grekë, anglezë, gjermanë dhe francezë se laliotët ishin shqiptarë të fesë myslimane dhe se gjatë luftërave për pavarësinë, vetë grekët i kishin konsideruar laliotët vazhdimisht si shqiptarë. Komisioni Mikst nuk u thye dhe i duhej me doemos t’i shpërngulte ata shqiptarë. I quajturi Mehmet Dusa, nga Parga, iu drejtua me telegram dhe peticion vetë mandatuesve dhe Shoqërisë së Kombeve. Ministri i Shqipërisë në Athinë i shkroi për këtë çështje Zotërinjve mandatues, të cilët (me letrën e tyre të datuar më 18 korrik 1925) iu përgjigjën se nuk mund të bënin asgjë, duke qenë se vendimi për dëbimin e pargiotëve ishte marrë me njëzëshmërinë e votave nga ana e Komisionit Mikst. Ministri i Shqipërisë u përgjigj se ishte i habitur, që Komisioni Mikst pretendonte për pagabueshmëri, kur e vërteta me siguri nuk njihej as nga bota katolike.

Gjatë turneut të tyre në Epir, ZZ. mandatues asistuan në dëbimin e shqiptarëve të qytetit të Konicës, pa asnjë mundësi rikthimi. Autoritetet helenike të këtij qyteti mbyllën edhe teqenë e bektashinjve të Konicës, duke konfiskuar gjithashtu ato prona të pakta që kishte Babai i teqesë, ndonëse ai ishte jo vetëm shqiptar, por edhe me origjinë nga territori i Shqipërisë së pavarur. Shtatëmbëdhjetë familje nga Konica u dëbuan me forcë nga vatrat e tyre, edhe pse ishin me origjinë nga qyteti i Leskovikut në Shqipëri; i vetmi argument që gjetën kundër tyre ZZ. mandatues ishte: e kishin lëkurën tepër të zeshkët dhe ishin ciganë, prandaj mund të dëboheshin pa skrupull.

Gjatë gjithë kësaj kohe, gjendja mbetej e pandryshuar në Epir: banditë, xhandarë dhe nëpunës civilë vazhdonin punën e tyre dhe kalvari ende nuk kishte të mbaruar.

Në muajin gusht, M. Bratli, i cili ndiqte nga afër gjendjen dhe e njihte si tepër të vërtetën, u hoq dhe në vend të tij u dërgua Z. Sliben. Nga ajo ditë, shqiptarët, që kishin ankesa për të shprehur, nuk patën më njeri për t’ua vënë veshin. Krahas Z. Sliben, Greqia zëvendësoi edhe delegatin e saj me Z. Floridhi. Me siguri na qenka rastësi që dërgohet në Epir i njëjti Z. Floridhi që kishte fituar përvojë me dëbimin që u kishte bërë shqiptarëve në Maqedoni. Po ashtu, me cilësinë e mandatuesit, vazhdon ende Z. Ekstrand të jetë eksperti, njeriu kompetent i gjërave shqiptare, domethënë i ngarkuar t’i degdisë shqiptarët në Azinë e Vogël!

Tek mbërriti në Epir, Z. Sliben mori urdhër të niste dëbimin e 5 .000 shqiptarëve nga Çamëia. Por duhej nga ana tjetër të përcaktoheshin rajonet, ku duheshin zgjedhur viktimat. Z. Floridhi e vinte gishtin te fshatrat Salicë, Grekohorë, Nikolicë, Nunëzat, Kushovicë, Plataria, Skorpiona, Mazarak, Arpicë, Ligurat, Karbunarë, domethënë në fshatrat më të lulëzuara të Çamërisë. Delegati turk, të cilit i kishin mbushur mendjen se kishte turq në Çamëri, tek vuri re se nuk kishte aty as edhe një turk të vetëm, ngurronte të bëhej shpërngulja.

Keni në duar, Zotërinj delegatë, një telegram drejtuar Sekretariatit të Shoqërisë së Kombeve nga ana e Komisionit Mikst të Konstandinopolit, e rrjedhimisht nga vetë mandatuesit, në të cilin këta pretendojnë se nuk janë aspak në dijeni të një vendimi lidhur me shpërnguljen e 5,000 shqiptarëve. Por pavarësisht nga një mohim i tillë, vendimi ekziston, është i njohur nga ana e nën-Komisionit të Epirit, është i njohur po ashtu edhe nga vetë autoritetet greke. Në të njëjtin telegram pretendohet se ndoshta bëhet fjalë për numrin e personave që nën-Komisioni i Epirit do e ketë njohur me origjinë tjetër nga ajo shqiptare. Por, Zotërinj, është fjala mirë e bukur për shqiptarë e jo për turq, që nën-Komisioni apo më mirë të themi Komisioni Mikst i Konstandinopolit nuk di nga t’i shkëpusë. Për më tepër, siç do ta shihni në pjesën shtojcë nr.8, Komisioni Mikst kishte vendosur të kërkonte në Epir jo shqiptarë të këmbyeshëm, por turq, të mos kërkohej origjina shqiptare, por origjina turke; madje, Z. Kaklamanos, qoftë në Lozanë, qoftë para Këshillit të Shoqërisë së Kombeve e kishte pranuar hapur se myslimanët e Epirit ishin shqiptarë. Z. Bratli, nga ana e tij, e kishte deklaruar me të madhe se nuk kishte një turk të vetëm në Epir dhe vetë autoritetet helenike nuk shfaqin kurrfarë ngurrimi për të pranuar këtë të vërtetë.

Atëherë, përse kërkohet kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve? Thjesht ngaqë elementi shqiptar përfaqëson një sasi të papërfillshme në interesat e mëdha, që vihen në lojë midis Turqisë e Greqisë dhe se ky element, mbajtur në rezervë, shërben më së miri për të sheshuar vështirësitë e mundshme midis dy shteteve kryesore të interesuara. Komisioni Mikst, duke e pranuar këtë pazarllëk, madje edhe duke e mbështetur, pandehte se po tregonte mençuri e takt, pa e vrarë endjen se ky pazar bëhej në kurriz të shqiptarëve. Çamët, që jetonin që prej dy vjet e gjysmë në një ankth të vazhdueshëm, duke iu nënshtruar një regjimi të ashpër, të pashembullt në histori, nuk dinin kujt t’i drejtoheshin. Z. Sliben i përzinte brutalisht dhe ata nuk guxonin t’i drejtoheshin jo më Z. Sliben, por as asistentit të tij Z. Qenan Mesare, nga çasti kur ishin të sigurt se i priste kërbaçi me të përfunduar bashkëbisedimin me ta.

Autoritetet helenike shkuan edhe më tej. 104 shqiptarë u arrestuan, u burgosën e u syrgjynosën në ishujt dhe qytetet e Greqisë për të vetmen arsye se kishin guxuar të mos largoheshin nga vatrat, për t’u shpërngulur në Azinë e Vogël.

Ministri shqiptar i Athinës i dërgoi letër Sekretariatit të Shoqërisë së Kombeve dhe nëndrejtori i Seksionit të Minoritetit, në përgjigjen e tij të 26 tetorit 1925, nr. 2/47133/37781 i vinte në dukje se të interesuarit duhet t’i drejtoheshin drejtpërdrejt mandatuesve në Kostandinopojë. Konsulli i Shqipërisë në Kostandinopojë shkoi të takojë kryetarin e mandatuesve dhe i foli për gjendjen e çamëve. Kryetari e dëgjoi me dashamirësi të madhe dhe iu përgjigj se “Çamët duhet t’i drejtohen drejtpërdrejt Shoqërisë së Kombeve”. Por me ç’mjet çamët mund t’i drejtohen Gjenevës? Ku të gjendet posta që mund të përcjellë letrat, ku të gjendet nëpunësi grek i zyrës postare apo i telegrafit, që të mos i dorëzojë çamët te kërbaçi i xhandarëve?

Po prapë, pa e dhënë veten, çamët i shumëfishuan përpjekjet për qëndresë. Ata iu drejtuan edhe Zyrës së vendosjes së refugjatëve. Ju e dini, Zotërinj, që Greqia ka marrë nën patronazhin e Shoqërisë së Kombeve një hua të madhe, për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve dhe se një “Zyrë autonome e vendosjes së refugjatëve” funksionon aktualisht në Athinë. Kjo hua iu dha Greqisë për qëllim humanitar dhe vetëm në këtë kuadër Shoqëria e Kombeve e mbështet huadhënien. Mirëpo, ja ironia e gjërave: një vepër humanitare dhe mirëbërësie shndërrohet në kriminale, kur përdoret keq. Zyra autonome e vendosjes së refugjatëve bëhet, pa dashje, sigurisht, bashkëfajtore e autoriteteve helenike, duke pranuar të vendosë refugjatë në shtëpitë, ku shqiptarët janë flakur në rrugë, në plotkuptimin e fjalës. Persona me influencë shkuan të flasin për këtë çështje me Z. Campbell në Athinë dhe i shprehën se nuk ishte aspak njerëzore që një palë të vdisnin, nën pretekstin se po zbuteshin vuajtjet e palës tjetër. Madje këta persona shkuan gjer aty sa i thanë Z. Campbell dhe Z. Rufos, ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, t’i trajtonin vetë shqiptarët si refugjatë dhe t’i linin në shtëpitë e tyre dhe në pronat e tyre të jetonin, në mos si pronarë të ligjshëm, të paktën si refugjatë.

Mbase ekspozeja ime, Zotërinj, ju duket pak e gjatë. Por mjerimi i popullsisë për të cilën po flas, është edhe më i gjatë. Ky mjerim arriti në pikën më të mprehtë kur Nënkomisioni i Epirit kërkoi me nxitim një anije për të transportuar në Azinë e Vogël 800 shqiptarë, pararojë e 5.000 të tjerëve, dëbimi i të cilëve ishte vendosur pas pazarllëqesh të fshehta.

Është fjala konkretisht për banorët e fshatrave shqiptare të Kardhiqit e Dragumit, i pari me 300 shtëpi dhe i dyti me 150, nga të cilat 100 me shqiptarë myslimanë. Këto fshatra janë nga më të lulëzuarat e Çamërisë dhe ndodhen në skajin jug-lindor të krahinës së banuar nga shqiptarët. Historia e tyre është shumë interesante dhe po jua tregoj me dy fjalë, për t’ju gjallëruar disi:

Më 1912, bandat greke rrënuan, plaçkitën dhe dogjën me themel fshatrat Kardhii dhe Dragumi. Banorët ngritën gjithçka nga e para. Më 1918, bandat greke patën dashamirësinë të bënin një vizitë të dytë, duke marrë me vete tërë orenditë dhe pasuritë e tundshme. Më 1923, banditi Cile Mastora, në bashkëpunim me kapterin Angelaqi (komandanti i postës së xhandarmërisë së Karbunarës) mori përsipër detyrën fisnike të përkujdesej për Kardhiqin e Dragumin, banorët e të cilëve “shpërbleheshin” ditë për ditë me radhë nga Cile Mastora dhe repartet ushtarake, që i jepnin vetes kënaqësinë e madhe të përdornin kërbaçin sa të ngopeshin.

Në një rast, banditi sulmoi me armë Kardhiqin dhe vrau të quajturit Elmas Habibi dhe Mehmet Refati. Nga fundi i muajit nëntor 1923, Cile Mastora me 30 laro u gatit të bënte një kasaphanë në Kardhiq, banorët e të cilit, të terrorizuar u larguan nxitimthi nga fshati dhe u strehuan tek miqtë e tyre në Pargë, Margarit, Karbunarë e Mazarek. Grekët ia arritën kështu qëllimit; me të ikur shqiptarët, nënprefekti i Paramithisë nxitoi të vendoste refugjatë në Kardhiq. Disa ditë më pas, shqiptarët, me t’u kthyer në fshat u lejuan, në shenjë bamirësie, të strehoheshin nëpër stalla e haure. Po prapë, mirësia e autoriteteve greke nuk shkoi gjer aty sa ata të lejoheshin të punonin arat apo të mblidhnin frutat e pemëve.

Në muajin maj 1924, kur Z. Ekstrand arriti në Prevezë, kardhiqotët shkuan ta takojnë dhe i folën për gjendjen e mjerë në të cilën ndodheshin. Z. Ekstrand i ngushëlloi me këto fjalë atërore: “Duroni edhe pak kohë dhe më pas, si gjithë shqiptarët e tjerë do të dërgoheni në Azi të Vogël”.

Për t’ju dhënë një ide të pasurisë së Kardhiqit po ju them se vitin e parë refugjatët mblodhën 100.000 okë (130.000 kg) bajame; vitin e dytë, Cile Mastora, mbreti i atyre maleve, mblodhi 300.000 okë ullinj.

E ndërkohë, kardhiqiotët vdisnin urie. Në Dragumi po ashtu, ndodhte e njëjta gjë me Cile Mastorën, mbret i atyre maleve, me kapter Angelaqin, me kërbaçin kurrizit, me refugjatët e ardhur, për të shkuar më tej tek eksodi, te vdekja nga uria dhe si lëmoshë, lejimi për t’u rikthyer e për të banuar në stalla e plevica. Veçse në Dragumi, Cile Mastora e pati dorën me më pak fat: nuk arriti të vriste, por vetëm të plagoste dy shqiptarë, djemtë e Nebi dhe Murad Sulejmanit.

Dhe janë po këta kardhiqiotë e po këta dragumiotë që Komisioni Mikst dhe mandatuesit, veprimtarë të Shoqërisë së Kombeve, duan , për të kurorëzuar mjerimin e tyre , t’i zhvendosin tani në Azinë e Vogël.

Ju e njihni të gjithë, Zotërinj, poetin persian Saddi. Në librin e tij “Kopshti i trëndafilave” rrëfen këtë histori: “Një udhëtar duhej të përshkonte një vend të mbushur me banditë; i rekomandojnë një udhërrëfyes që do ta mbronte dhe ta drejtonte nëpër shtigje të sigurta. Të nesërmen, u dëgjua udhëtari ynë t’u japë klithmave. E pyesin se mos e kishin vjedhur banditët.

– Jo, për besë, tha ai, më vodhi udhërrëfyesi, që më dhatë për të më mbrojtur!”.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT