• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2024

AAEA Celebrates Community and Artistic Enrichment

June 10, 2024 by s p

Jacqueline Kapaj-Vieira/

On June 6th, 2024 the Albanian American Educators Association hosted a show with the National Ballet of Kosovo called Migrations at Manhattanville University in Purchase New York.

A powerful performance choreographed by Arbresh-descent dancer Antonio Fini captivated a sold-out crowd. The show, “MIGRATIONS”, explored the universal theme of migration through the language of movement, highlighting the experiences and challenges faced by migrants across the globe.

The performance featured a full cast of 25 talented young dancers from Kosovo who brought the story to life. The dancers seamlessly blended traditional Albanian song and music with graceful folk, ballet and modern dance movements, creating a deeply moving and captivating experience for the entire audience.

In addition to the stunning performance, the Albanian American Educators Association (AAEA) presented the Arts Enrichment Award to Gezim and Angjelina Nika, along with their children Eliverta, Daniala, and Jason. The award recognizes the Nika family’s artistic and significant contributions to the performing arts and the Albanian community for over 20 years. Setting the stage for the performance, Blendor Marku, took the audience on a journey with his beautiful chifteli playing.

Jacqueline Kapaj-Vieira, President of the AAEA, spoke eloquently about the impact of teachers and the arts. “One can never underestimate the impact of a teacher,” she stated. “Teachers make a difference in the lives of their students every day, and the performing arts offer a unique blend of personal growth, social connection, and a deeper appreciation for the world. They can leave a lasting impact on someone’s life, shaping who they are. The work of the Nika family certainly makes that impact.”

The evening was a testament to the power of human potential and how the performing arts and education truly makes a difference.

Filed Under: Fejton

VATRA në Boston kujtoi 80 vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

June 10, 2024 by s p

Flamur Vezaj/

Në bibliotekën publike të qytetit Quincy, në jug të Bostonit, VATRA mblodhi komunitetin shqiptar për të kujtuar 80 vjetorin e gjenocidit grek ndaj Çamërisë.

Në një sallë të mbushur me shqiptaro-amerikanë dhe familje me origjinë nga Çamëria, gjithçka nisi pas intonimit të himnit kombëtar amerikan dhe atij shqiptar, si dhe një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, që nisi në qershor të vitit 1944.

Për të kujtuar 80 vjetorin e një prej ngjarjeve më të rënda ndaj popullit shqiptar, aktivitetin përkujtimor e hapi kryetari i VATRES në Boston, z. Mentor Maksutaj, me fjalën “Mos Harroni Çamërinë”.

Më pas, për këtë ngjarje të rëndë folën edhe personalitete të ndryshme, si vatrani z. Klajdi Haruni për ngjarjen e gjenocidit grek ndaj Çamërisë, viktimat dhe detaje të ndryshme të ndodhura në qershor të 1944 e në vazhdim. Studiuesi z. Agron Alibali foli për “Çështjen Çame sipas të drejtës ndërkombëtare”, profesoresha znj. Oltiana Muharremi për “Ndikimi Ekonomik nga Gjenocidi ndaj Shqiptarëve Çamë”, dhe vatrani z. Artur Vrekaj renditi detaje historike të përfshirjes së klerit grek në gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe bashkëpunimin e tyre me nazistët gjermanë. Aktivistja e komunitetit shqiptar në Boston, znj. Eva Hysi, emocionoi të pranishmit me baladën për Çamërinë. Ndërsa shkrimtari z. Namik Selmani lexoi poezinë “Aromë Çamerie” nga libri i tij antologjik “Çamëria, bisk i ëndrrës”.

Për gjenocidin grek ndaj Çamërisë dhe shpërnguljen e shqiptarëve, të pranishmit dëgjuan edhe rrëfimin emocional të një nga të mbijetuarit e asaj kohe, tashmë 88 vjeçare, znj. Rruke Klefti. Më pas folën pjesëtarë të familjeve Haruni, Hysi, Zenelaj, Duraj-Avdulla me origjinë çame, të cilët jetojnë në SHBA.

Nuk munguan poezitë, shfaqja e dokumentarit për 80 vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve, si dhe mesazhet përshëndetëse për këtë organizim të VATRES në Boston. Ndër këto mesazhe ishte edhe ai i kryetarit të shoqatës patriotike “Çameria” z. Liljan Idrizaj, të cilin e lexoi z. Jorid Çelaj, dhe mesazhi i vatranit çam nga Kalifornia, z. Ahmet Xhafo, të cilin e lexoi para të pranishmëve z. Fuat Memelli, ndërsa përshëndetjen e regjisorit z. Bujar Alimani e lexoi znj. Lindita Meçe.

Veç këtyre, aktivitetin e organizuar nga VATRA e përshëndetën edhe sekretari i përgjithshëm i VATRES, dr. Pashko Camaj, i ardhur nga Nju Jorku, sekretari i VATRES në Uster, profesor Thanas Gjika, si dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare në Boston, z. Artian Rreza nga “Çunat e Bostonit”, znj. Roberta Nashi/Panariti nga “Albanian’s Fighting Cancer” (AFC), kryetarja e shoqatës “Labëria” në Boston, znj. Rudina Bardhi, një nga përfaqësueset e grupit social “Gocat e Bostonit”, znj. Edlira Duraj/Avdulla, si dhe në emër të shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, z. Mhill Velaj.

Në fund, para se dy moderatorët e këtij eventi, anëtarët e kryesisë së VATRES, znj. Lindita Meçe dhe Ervis Dhima, të mbyllnin aktivitetin, ftuar kryetarin e VATRES në Boston, z. Maksutaj, i cili falënderoi një nga një të gjithë folësit që bënë të mundur këtë aktivitet dhe premtoi se mesazhet dhe sugjerimet e bëra gjatë aktivitetit përkujtimor, VATRA në Boston do të mundohet t’i realizojë në vazhdim.

Foto nga aktiviteti Subi Çako

Filed Under: Featured

Parlamenti i Nju Jorkut i vuri kurorën e lavdisë Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Festivalin e fundvitit akademik 2023-2024

June 10, 2024 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Viti akademik 2023-2024 për shkollat shqipe “Alba Life” u mbyll me një sukses të jashtëzakonshëm dhe kjo në saje të punës plot sakrifica të mësueseve profesionistë, prindërve dhe nxënësve që vinë me plot zell dhe dashuri. Në këto 17 vite, Shkollat Shqipe “Alba Life” kanë qenë në një ngjitje të pazakontë. E filloi vetëm me një shkollë në Staten Island me 6-7 nxënës dhe u ngjit çdo vit lart e më lart në të gjithë Nju Jorkun dhe në Online. Duke parë se jemi bërë shumë shkolla, si bord vendosëm të bëjmë festival me të gjitha shkollat duke i përgatitur mjeshtërisht dhe duke debutuar me plot dinjitet në skenat e Nju Jorkut.

Festivali dhe ceremonia e mbylljes së fundvitit u zhvillua në Bronx në Shkollën Publike Amerikane “Christopher Colombus”, atje dhe ku bëhet mësimi i gjuhës shqipe për shkollën në Bronx. Iu uronin mirëseardhjen në hyrje të shkollës, plot respekt dhe dashuri mësuese Mehrije dhe Erlinda Shala.

Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ambasadore Dr. Suela Janina Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara e cila u mirëprit nga z. Qemal Zylo themelues dhe drejtor i TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life”, nga mësuesit prindërit dhe gjithë nxënësit. Në këtë aktivitet madhështor mori pjesë Ansambleisti John Zaccaro Jr., nga Parlamenti i New York-ut, zonja Ornela Beshiri shefe e kabinetit të tij si dhe Konsulli i Republikës së Kosovës Fatmir Zajmi në Manhattan.

Shtoj këtu se më 22 maj ishte një ditë historike, kombëtare për Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në gjithë New York-un dhe Online.

Për herë të parë në historinë e politikës amerikane dhe në institucionet më të larta qeveritare vlerësohen dhe çmohen Shkollat Shqipe, çka na bën të ndihemi krenar, por dhe për Amerikën, shtëpinë tonë të dytë që na mirëpriti dhe vlerësoi punën tonë si shqiptarë.

Ambasadore Dr. Suela Janina Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara përshëndeti plot kulturë themeluesit, mësuesit, prindërit dhe gjithë nxënësit për punën kolosale që bëjnë për mbajtjen gjallë të Gjuhës Shqipe, kulturës dhe historisë shqiptare. Përshëndetja e Dr. Janinës është frymëzuese dhe e çmojmë së tepërmi vizitën dhe përkushtimin e saj, mbasi vjen nga bota akademike. Fjala e saj elekuente u mirëprit me duartrokitje dhe plot respekt.

Konsulli i Republikës së Kosovës Fatmir Zajmi në Manhattan falënderoi të gjithë mësuesit dhe prindërit që mbështesin këtë Mision Kombëtar dhe ne ju frymëzojmë të vazhdoni më tej dhe do t’ju mbështesim me mundësite tona. Më duhet të them se Z. Zajmi ka qenë që në fillimet e hapjes së shkollave shqipe dhe ne i jemi mirënjohës.

Zonja Ornela Beshiri me entuziazmin e moshës së rinisë frymëzoi ta mbajmë lart kulturën dhe traditën shqiptare ashtu siç keni bërë deri tani. Zonja Beshiri me plot mirësi falënderoi z. Zylo për punën e shkëlqyer që ka bërë në bashkëpunim me mësuesit dhe stafin.

Z. Qemal Zylo themelues dhe drejtues ka falënderuar gjjithë mësueset, pjesëmarrësit dhe nxënësit për marrjen pjesë në këtë festival. Ai tha se shkollat kanë kryer një sërë aktivitetesh duke filluar nga pjesëmarrja në festivalin e 31-të shqiptar organizuar nga Zoja e Shkodrës, Festën e Flamurit, mbylljen e semestrit të parë, Pavarësia e Kosovës, pjesëmarrja në Parlamentin dhe në Bashkinë e Nju Jorkut në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Dita e Mësuesit, pjesëmarrja e grupit të valleve në festën e Pavarësisë së Kosovës nga Shoqata Shqiparo Amerikane “Skënderbej”, koncerti në Panairin “Gjergj Kastriot Skënderbej” dhe u mbyll me Rezolutën për TV dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” të miratuar nga Parlamenti dhe Senati Amerikan.

Ansambleisti John Zaccaro Jr. iu dha Rezolutë mirënjohjeje gjithë mësuesëve për vitin akademik 2023-2024

Pjesëmarrja e Ansambleistit John Zaccaro ishte nder dhe privilegj për gjithë Shkollat Shqipe “Alba Life”. Z. John Zaccaro Jr. është një politikan i mirënjohur amerikan që shërben si anëtar i Asamblesë së Shtetit të New York-ut për distriktin e 80-të. Ansambleisti Zaccaro çmoi, vlerësoi dhe ngriti lart emrin e ndritur të Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, duke kujtuar rezolutën që u miratua në Parlamentin e Nju Jorkut dy javë më parë. Fjalimi i tij brilant dukej që e njihte mirë punën plot sakrifica të mësuesëve, pasi ai nuk e ka për herë të parë që ka ardhur pranë këtyre shkollave, por i ka ndjekur nga afër disa herë dhe kjo është krenrai për ne. Pasi i falënderoi për Gjuhën Shqipe që ju mësojmë fëmijëve, kulturën dhe historinë lexoi emrat me radhë për t’ju dhënë rezolutën gjithë mësueseve të shkollës. Shpërndarja e rezolutave u mirëprit me duartrokitje nga të gjithë pjesëmarrësit.

Programi për Festivalin e Shkollave Shqipe dhe mbyllja e fundvitit akademik: 2023-2024

E moderuan programin Bledar Maqellara, Edona Gjidiaj dhe Kleant Hyseni.

Bledar Maqellara është një artist i njohur, plot profesionalizëm dhe kulturë skenike. Zoti Maqellara ka qenë përherë pranë Shkollave Shqipe “Alba Life” dhe prezantues ndër vite.

Edona Gjidiaj dhe Kleant Hyseni ishin gjithashtu moderator dhe e prezantuan programin me një shqipe të kulluar, çka është një domosdoshmëri publike dhe e kërkon skena.

Bledari dhe Edona përshëndetën duke iu uruar:

Mirë se keni ardhur miq dhe dashamirës të Shkollave Shqipe “Alba Life” që operojnë në të gjitha lagjet e Nju Jorkut dhe në Online, Mirë se keni ardhur sot të jemi së bashku në këtë festival madhështor të shkollave shqipe. Edona Gjidija ftoi pjesëmarrësit të çoheshin në këmbë për të interpretuar dy hymnet Kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë të shoqëruar nga kori i shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, nën dirigjimin e artistes së shquar Valbona Peraj dhe nën drejtimin e muzikës DJ: mjeshtrit Odise Salillari.

Ndërkohë në ekran u shfaq një slide show gjatë aktiviteteve të këtij viti akademik 2023-2024, përgatitur nga mësuese Rozeta Hyseni.

Programi ka vazhduar me Hymnin e Shkollës Shqipe nga kori i nxënësve te Shkollave, nga Ëngjëjt Mbrojtës të Alfabetit Shqip këtu në Amerikë. nen drejtimin e artistes së shquar Valbona Peraj.

Bledari ftoi nxënësit të këndonin “Kënga e Alfabetit Shqip” e Parashqevi Qirjazit, kënduar në vitin 1908.

Edona ftoi nxënësit të interpretonin “Macja le të lahet” këngë e valle e klasës se më të vegjëlve të mësuese Rozeta Hyseni në Brooklyn.

Ndërsa Kleanti vazhdoi: “O sa mirë O sa keq”- këngë dhe interpretime nga nxënësit e mësuese Helena Lubonja Ujkaj, Albana Lazri dhe asistentes Erlinda Shala ne Bronx.

Vallja Xhamadani vija vija e interpretoi klasa e më të vegjëlve në Staten Island me mësuese Elona Shkreta dhe asistente Aida Hajri.

Vallja Kuq e Zi u interpretua nga nxënësit e klasës së mësuese Erinda Isufaj në Bronx përgatitur nën kujdesin e asistenteve Erlinda Shala dhe Edona Gjidijaj.

Në skenë vazhduan: “Shqipet e Drenicës” Brooklyn të mësuese Fatlinda Gashit, përgatitur nën kujdesin e asistente Blenda Shehut.

Në skenë u ngjitën po ashtu grupi i valleve të Shkollës Shqipe “Alba Life” me vallen e Flamurit në Staten Island fidanishtja e parë e shkollave shqipe përgatitur nën drejtimin e mësuese Entela Muda.

Programi i larmishëm entuziazmoi me vallen e Tropojës interpretuar nga grupi i valleve të Shkollës Shqipe Alba Life në Bronx përgatitur nën drejtimin e mësueseve dhe asistenteve Edona Gjidiaj, Erlinda Shala dhe Kaltrina Mushkolaj.

Programi u mbyll me këngën e njohur mbarë popullore si: “Xhamadani vija vija”, kënduar nga këngëtarja e mirënjohur Valbona Peraj dhe shoqëruar nga kori i Shkollave Shqipe “Alba Life”.

Z. Qemal Zylo themelues dhe drejtori i TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” në bashkëpunim me mësuese Entela Muda e cila lexoi gjithë emrat e nxënësve, ndan çertifikata së bashku me mësueset e gjithë shkollave.

Zoti Zylo pasi vlerësoi dhe çmoi gjithe mësueset e vitit akademik 2023-2024. si: Entela Muda, Elona Shkreta, Fatlinda Gashi, Rozeta Hyseni, Vjollca Skënderi, Helena Ujkaj, Erinda Isufaj, Albana Lazëri, Mehrije Shala, Gresila Basha dhe asistentet si: Erlinda Shala, Aida Hajri, Edona Gjidiaj, Kaltrina Mushkolaj, Blenda Shehu, Rina dhe për një bashkëpunim serioz, professional, kulturor iu shpërndau nga një dhuratë modeste për punën dhe sukseset e mëdha që arritën këtë vit akademik për vitin 2023-2024.

Iu ka dhënë mirënjohje: Businesmeneve Liman, Lisa dhe Toni Kotza, pronarë të restorantit të mirënjohur Grand Sahara Mediterrian Grill, z. Bruno Selimaj pronar i restorantit të dëgjuar “Stake House”, z. Julian Goxholli sipërmarrës i suksesshëm i restoranteve Blue, Beso, Bayou, Basement, sipermarrësit të njohur Uran Blakaj, ect. si dhe pronarit të “Nana Kicheen” në Bronx.

Të gjithë pjesëmarrësit morën pjesë në ndarjen e tortës së madhe për Alba Life, përgatitur nga Mirela Arifaj si dhe reception nga Mehrije Shala dhe Albana Lazëri sëbashku me bashkëshortin e saj.

Të gjithë pjesëmarrësit u shprehën me ngazëllim të madh se kanë kaluar një ditë të këndshme, të bukur dhe shumë të dashur organizuar mjeshtërisht nga stafi i TV dhe mësueset e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit.

Celularët dhe aparatet shkrap e shkrup bënin foto pranë skenës të dekoruar profesionalisht nga mësuese Helena Ujkaj, ndihmuar nga Mirela Arifaj dhe mësuese Erinda Isufaj.

Festivali i Shkollave Shqipe “Alba Life” është kthyer në një traditë të mrekullueshme. Është një rast krejtësisht i vecantë që shkollat në të gjithë Nju Jorkun mbajnë një Festival të tillë dhe e realizojnë profesionalisht dhe me shumë vlera. Të sjellësh të gjitha shkollat me këngët dhe vallet shqiptare nga fëmijët që lindin dhe rriten në Diasporë është një punë e madhe atdhetare, sakrifikuese por po dhe aq e domosdoshme. Të gjitha këto arritje janë fal përkushtimit të mësueseve, asistenteve, prindërve, nxënësve nën drejtimin e themeluesëve, të cilët bashkëpunojnë me të gjithë stafin plot kulturë dhe mirësi. Mësueset tona ecin në gjurmët e Rilindasve të mëdhenj, ecin në udhen e dritës së tyre.

Jetë të gjatë Alba Life, pasuri e Diasporës dhe e Kombit tonë!

Pushime të mbara!

Aktiviteti u filmua nga gazetari i mirënjohur i TV “Alba Life” Valon Gërbeshi, z.Xhevit Picari dhe do të transmetohet së shpejti në kanalin 27 në paketën digitale TVALB.

Filed Under: Reportazh

25 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës e cila i dha fund luftës në Kosovë

June 10, 2024 by s p

Albin Kurti/

Sot u bënë 25 vite nga dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, në rrafshin ushtarak e teknik dhe në atë juridik e ndërkombëtar. Më 9 qershor 1999, në Kumanovë u nënshkrua Marrëveshja Tekniko-Ushtarake mes Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) dhe qeverive të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë.

Rruga për negociata u shtrua pasi Republika Federative e Jugosllavisë e pranoi më 3 qershor planin e paqes të ofruar nga i dërguari i Bashkimit Evropian, Presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari dhe i dërguari i Rusisë, ish-kryeministri Viktor Chernomyrdin. Plani parashihte tërheqjen e të gjitha trupave të armatosura serbe nga Kosova dhe hyrjen e paqeruajtësve në Kosovë nën një mandat të OKB-së.

Më 7 qershor, negociatat në Kumanovë ishin pezulluar pasi palët nuk po pajtoheshin për kushtet e marrëveshjes. Pas rifillimit të negociatave, në marrëveshjen e arritur më 9 qershor 1999, ishte vendosur që të gjitha forcat e armatosura serbe dhe jugosllave, pra njësitet ushtarake, policore dhe të tjera, të tërhiqeshin plotësisht nga territori i Kosovës deri më 20 qershor. Andej kufirit, u caktua një hapësirë prej 25 kilometrash si Zonë e Sigurisë Ajrore dhe një hapësirë prej 5 kilometrash si Zonë e Sigurisë Tokësore, brenda të cilave ndalohej hyrja e forcave serbe dhe jugosllave. Gjatë tërheqjes së tyre nga Kosova, forcat e armatosura serbe kryen krime deri në orët e fundit, sikur që janë rastet e vrasjeve të civilëve në komunën e Podujevës, prej nga u tërhoqën drejt Merdarës më 19 qershor.

Marrëveshja e Kumanovës u arrit pas 78 ditësh bombardime të 19 shteteve të NATO-s mbi Jugosllavi; pas gati dy vitesh luftë me qindra masakra dhe mbi 10 mijë viktima civile; dhjetë vite pasi Serbia ia kishte suprimuar autonominë Kosovës më 1989 dhe 86 vite pas pushtimit fillestar të Kosovës nga Serbia më 1912/1913. Marrëveshja e Kumanovës u nënshkrua në emër të KFOR-it nga Gjeneral Michael David Jackson, kurse në emër të qeverisë së Jugosllavisë dhe në emër të qeverisë së Serbisë, nga Gjeneral Svetozar Marjanoviq nga Ushtria Jugosllave dhe nga Gjeneral Obrad Stefanoviq, nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavi pushuan më 10 qershor 1999. Një ditë më pas, më 11 qershor, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hynë në Prishtinë, kurse po atë ditë ushtarët e KFOR-it filluan të hyjnë në Kosovë. Gjatë dhjetë ditëve në vijim të gjitha forcat e armatosura serbe dhe jugosllave e lëshuan territorin e Kosovës. Pas shumë vuajtjesh nën regjimet e Serbisë pushtuese, Kosova u çlirua dhe populli i saj nisi ndërtimin e një etape krejt të re historike.

Duke i kujtuar ditët e fundit të luftës në Kosovë dhe ditët e para të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese. Sepse populli dhe shteti i Kosovës janë mirënjohës e falenderues për ndihmën dhe mbështetjen ndërkombëtare teksa nuk harrojnë dhe nuk falin krimet e Serbisë!

Filed Under: Analiza

“The Bajraktari Journey: The American Dream”

June 9, 2024 by s p

Sokol Paja/

Yonkers, New York, 8 Qershor 2024 – Në një mbrëmje festive mes miqsh, familjarësh, kolegësh, patriotësh, diplomatësh, gazetarësh, atdhetarësh e veprimtarësh të çështjes kombëtare u shfaq dokumentari “The Bajraktari Journey: the American Dream”, një prodhim i shtëpisë kinematografike “Dyrrachium Production”, me skenar dhe regji të Dhimitër Ismailaj-Valona, producentit ekzekutiv Harry Bajraktari, drejtorit të fotografisë Ben Wolf, kompozimit muzikor nga Klodian Qafoku, rrëfyer nga Jul Nënshati e Samantha Light, fragmente nga librat e Muhamer Mjekut mbi familjen Bajraktari e fotoreporterit Dritan Haxhia.

Dokumentari paraqiti për publikun e ftuar udhëtimin historik, sakrificat dhe vendosmërinë e Bajraktarëve gjatë 1 shekulli. Sfidat dhe mundimet, e ardhjes në Shtetet e Bashkuara, të Met, Ziza Bajraktari dhe familjes tyre patriotike. Një udhëtim pas në kohë, nga fillimet drejtë majave të suksesit, krenarisë e lavdisë së Bajraktarëve. Një dokumentar i shkëlqyer historik që ngjalli respekt, nostalgji e vlerësim të lartë për rrugëtim e suksesshëm mbresëlënës e shumë dinjitoz të Harry Bajraktarit e familjes së tij të nderuar.

Dokumentari filloi me historinë e trimit, të parit të fisit Bajraktari Mehmet Deda, udhëtimin nga Geghysen në Vranoc, bukuritë e jashtëzakonshme të turizmit e agrokulturës së Vranocit, elementë të kulturës, traditës e historisë kombëtare në Kullën shqiptare. Rolin e jashtëzakonshëm të Kullës së Bajraktarëve në çështjen kombëtare si luftën kundër pushtuesve osmanë, betejat me okupatorin barbar serb, pjesëmarrjen në Lidhjen e Prizrenit 1878, mbrojtjen e patriotëve si Bajram Curri, Haxhi Zeka e shumë të tjerë. Dokumentari specifikon trimëritë, përplasjet e familjes Bajraktari, burgosjet, vrasjet pa gjyq dhe eliminimi i figurave shqiptare të rezistencës patriotike. Dokumentari identifikon shënjestrimin që regjimi komunist serb i bënte gjyshit, babait e familjarëve të Harry Bajraktarit, qëndresën e tyre të pa mposhtur e episode të familjes së tyre. Ikjen nga Vranoci për në Atina Romë, vuajtjet shpirtërore të ikjes nga vendlindja, vizita e dajës Halil Arif Gecaj që u dha kurajë në rrugëtimin e ri, ndihma nga Dom Prek Ndrevashaj, mikpritja e Balidemaj e ftesa e Mulosmanaj për Amerikë.

Është shumë emocionues në dokumentar ardhja në New York Bronx në Kreston Avenue në familjen e Musli Mulosmanaj, ndërtimi i jetës e biznesit në Amerikë, takimet me patriotë të mërgatës shqiptare në Amerikë e deri te Mbreti Zog. Takimet patriotike formësuan karakterin e Harryt si biznesmen, fisnik dhe patriot. Në dokumentar paraqiten detaje të familjes dhe rrugëtimin e suksesshëm në biznesin e real estate, ku dëshmia e dajës Rrustem Gecaj njohu publikun me fakte e detaje të qenësishme historike.

Dokumentari shpalos takimet e frytshme të Harry Bajraktarit me Eliot Angel, Bobe Dole, Bill Clinton, Joe Dioguardi, Jim Xhema, apo personalitetet e kombit shqiptar si Nënë Tereza, Mark Krasniqi, Dr.Rugova, Prof.Fehmi Agani, Bujar Bukoshi etj.

Dokumentari paraqet kontributin historik të Harry Bajraktarit për çështjen kombëtare duke u fokusuar te takimet me politikanë Amerikanë në Uashington, protestat e ndryshme sidomos para Kombëve të Bashkuara etj. Dokumentari nxjerr dhe shpirtin bujar e fisnik të Harry Bajraktarit në mbështetje të shkollave, njerëzve në nevojë, kishave, xhamiave e bizneseve shqiptare. Në dokumentar flasin dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, ish kryeministri Sali Berisha e ish presidenti Fatmir Sejdiu duke vlerësuar figurën e kontributin e Harry Bajraktarit, një shqiptar i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shembull e frymëzim për gjenerat shqiptare.

Harry Bajraktari është themeluesi dhe ish-botues i gazetës “Illyria” (1991-1998). Ai është një veprimtar, biznesmen dhe filantropist shqiptaro-amerikan, i nderuar me shumë çmime mes tyre edhe Nderi i Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Medalja Presidenciale e Kosovës për Merita si dhe Dekorata e Thirrjes Presidenciale për Shërbim nga Shtëpia e Bardhë në SHBA.

Harry Bajraktari, faleminderit e mirënjohje për gjithçka që i keni dhënë kombit, shtetit e komunitetit.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT