• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2024

Prekë Uli Gjokaj, një jetë në shërbim të atdheut

August 3, 2024 by s p

Profesor Gjon Frani Ivezaj  /

Në burimet e hershme historike dhe dokumentet arkivore ku  historianë e kronikanë vendas dhe të huaj apo personalitete  të jetës politike e shoqërore si studiues, albanologë e  shkrimtare, thuhet se Gruda ishte një qendër shumë e  rëndësishme e Shkodrës antike. Gruda si fis përmëndet që  nga fillimi i shekullit XIV dhe ka prejardhje ilire, kjo e  vërtetuar dhe e argumentuar edhe nga historianët dhe  studiuesit shqiptare e të huaj. Në burimet e shkruara me këtë fis njihemi përmes verës dhe shkrimeve të misionarit të  madh Italian Atë Domeniko Pazi (1847-1919) i cili flet për të  parin e fisit Vuksan Gel Gjon Gruda. Sipas tij, fisi i Grudës, është i ardhur nga Basumt e Postribës të Shqipërisë së Veriut (Shkodër), të cilët ne shekujt XV-XVI u vendosën në malin e Grudës së sotme kreshike, për të shkruar një histori të lavdishme përmes grykës së pushkës e për të ba emër të madh në malësi e më gjërë. Bijtë e Vuksan Geles, punuan dhe ndërtuan shtëpitë e tyre në formë kulle me fringji në malin e Grudës. Falë aftësive dhe mençurisë së tij i pari i vendit (krahinës) u bë atdhetari i shquar Vuksan Gela i  Grudës. Gruda si fis në fund të shekullit XV përfshihej në  nahijen e Zhablakut dhe kishte 80 shtëpi. Ndërkaq emërtimin në vetë Nahija e Grudës, e ka marrë në vitin 1485, kurse më 1497 nuk përmendet në defterët osmanë si nahije. Simbas burimeve historike, kisha e Grudës, ka një histori legendare ndër shekuj.  Kjo vërtetohet edhe fjalët e kryeipeshkevit të Tivarit imzot  Vinçenc Zmajeviku tek libri Kuvendi i Arberit  1703, fq. 35, botim i shtëpisë botuese “Shpresa” Prishtinë  2003.  

Ai përshkruan se në Dinoshën e Grudës përveç ndërtimeve  të hershme urbane që njihej si qytetza, ekziston kisha e  shën Mhillit, themelet e të cilës i përkasin shekullit V.  Edhe studiuesi dhe albanologu italian Ermanno Armao, duke  u bazuar ne nje hartë te lashte (te dy hartografëve të  shekullit XVII, shkruan: “… Kemi te bejmë me kishën e lashte  të fisit të Grudes kushtuar shën Martinit ipeshkev, e ndërtuar  nga Eterit Françeskanë me 1646 dhe qe ishte diroccata,  (shenim i përkthyesit), në vitin 1671 kur ate Gaspari  ishte ne kalim.”  

Kisha e rindërtuar më vone me nje mjeshtri te  

mrekullueshme, gendet ne nje vend te veçuar ne bregun e  djathte te lumit te Cemit, ne katundin Priften, qender e  katolikëve te Fisit, 320 metra mbi nivelin e detit. Po ashtu ne  nje vizite baritore te ipeshkevit te Shkodres Pal Kamsi ne  vitin 1756,përshkruan se Gruda kishte 106 shtëpi me 744  banore te ritur, me 200 luftetare te pushkes, 68 femije te  krezmuar ate vit 17 femra e 18 mashkuj dhe 6 martesa.  Ndersa nje relacion jeter mbi misionet e Shkodres i dates 13  gusht 1758, shkruar prej prefektit apostolik at Michelangelo  da Taranto, nënvizon faktin se ne Grude, eshte rrite numri i  katolikeve, qe martohen, simbas ritit te kishes sẽ shenjte. Te  gjitha trevat arberore rane ne sundimin e plote te mizorise se  osmanëve dhe sllave te pa shpirte, te cilat, kaluan nje kalvar  te pashembullt krimesh dhe masakrash antinjerezore per  shekuj me radhë, duke u munduar ti shuajne shqiptaret,  gjuhën, fene, zakonet, dhe traditat e tyre, pra tu sllavizoje  cdo gje te identitetit te paster shqiptare.  Burimet e hershme historike tregone letrat e kryeipeshkevit  te madh imzot Pjetër Bogdani, te datës 28 gusht 1670, ku  pershkruan vuajtje e torturat e besimtareve katolik te Malësise  e të  Shkodres, ne te cilën ai i lutet Kongregates se Shenjte, qe te  caktohen dy misionar te Eterve të Reformuar; njerin në Rrjoll  e tjetrin ne Grude.Mali, Bajraku apo Fisi i Grudes, ka qene  vazhdimisht edhe ne vemendjen e shumë studiuesve  dhe albanologe te huaj, te cilët Grudën e shohim si njerin  nder gjashte kuvendet kishtare, që bënin pjese ne  Prefekturën Apostolike te Kastratit me 1500 banore katolik  ne vitin 1850. Per shumë dekada kisha e famullia e Grudës  njihet nen emrin e shenjtorit ilir shën Martinit.  Ne historine e kishes, shkruhet se shën Martini kishte lindur  nga prinder ilir, ku babai i tij kishte qëne oficer në ushtrine  romake, dhe ne fillim vete shën Martini kishte marre pjese si  ushtar (kalores), por pa vonuar u ishte kushtuar rregullave  kishtare dhe ne vitin 370 zgjidhet ipeshkev i Toursit ne  France. Predikimet dhe kontributi ne jetën meshtare e  ungjilltare te shën Martinit qene aq te mëdha ne  France sa kishin sjellur mrekulli, te cilat u njohen edhe nga  vete kisha kristiane.  Francezët e vleresuan dhe besuan aq shume shën Martinin,  sa kur u nda nga jeta toksore me 11 nëntor te vitit 397  embrapa i kushtuan rreth 3600 kisha famulltare, si dhe me  emin e tij u identifikuan 240 fshatra e qytete. Mbretërit  Frances e njohen edhe si Patron te tyre.  Ne ate hohe françeskanët prej Grude ushtrojnë sherbime  fetare në Hot, Triesh, Koje dhe kudo ne Malsi të Madhe. Prej  vitit 1638 deri ne vitin 1903. Aty kanë sherbyer 46 misionar  Kroat e italian. Qe nga viti 1903 e sot kanë sherbyer  kryesisht meshtare shqiptare. Duhet theksuar se gjate  tallazeve te historise, kisha e Grudes u djeg nga ushtria  barbare sllave (malazeze) dhe turke, qe sulmoi Malësine, e  cila me heroizem te pashoq i rezistoi me stoizem dhe armë  ne dorë, duke mos iu nenshtruar pushtuesve mizore.  Simbas, patër Anton Harapi O.F.M, i cili bën një pershkrim  brilant per këto troje, nder te tjera thote: “Me heroizem te  madh, malësorët e Grudës i ruajten gjithnje shtepinë e zotit  dhe trojet e veta. Gruda, ne mesin e ketyre ngjarjeve te stuhishme historike, luftrave dhe perpjekjeve per liri e  pavaresi, u be qendra e te gjithe luftarve dhe rezistences me  arme ne duar, duke treguar giithmone heroizem dhe  perkushtim të madh, e ideale te trashiguera per mbrojtjen e  tokave, fenë dhe Atdheun e te parëve te tyre. Malësorët e  Grudës, historikisht u bene balle te gjitha sulmeve pushtuese  barbare, si turque, sllavëve etj., që kishin per qëllim  pushtimin, nënshtrimin dhe asimilimin e trojeve tona  stërgiyshore nder shekuj dhe historikisht dihet se trimat e  paharruar te Grudës ishin patriotet: Vuksan Gela, Smajl  Martini Ivezaj, Nike Martini Ivezaj, Dede Nika Ivezaj, Mat  Hasani Ivezaj, Zef Martini Ivezaj, Zef Prel Marashi Ivezaj,  Prel Marashi Ivezaj, Smak Deda Ivezaj, Kolë Zefi Ivezaj,  Bacë Vuksan Ivezaj, Preç Vuksani Ivezaj, Vuksan Preçi  Ivezaj, Sokol Baci Ivezaj, Tringe Smajlja Ivezaj, Mehmet  Murati Gjokaj, Baca Kurti Gjokaj, Zef Miliqi Lulgjuraj, Gjeke  Gjoni Sinishtaj, Ujkë Mati Ivezaj, Lucë Gjeloshi Lulgjuraj,  Mark Gjeku Lulgjuraj, Kolë Marku Lulgjuraj, Maxha Grishi  Bojaj, Mirash Luli Bojaj, Paloke Gjoka Vulaj, Ujke Dushi  Kalaj, Tomë Kole Gjoni Sinishtaj, Pllum Gjeka Kalaj, Preke  Gjon Ruka Ivezaj, Halil Haka Nikaj, Ali Zeku Pepaj, Marash  Dashi Kalaj, Pretash Leci Sinishtaj, Selman Juku Dukaj, Nike  Smaka Ivezaj, Pjeter Nika Ivezaj etj.,  

Sikurse Gruda burra me nam e me za kane pase te gjitha  Malet e Malesise nder ta permendet edhe Ule Marku me  djalin e tij Prekë Ulin, që lanë nder dhe krenari ne Grudë dhe  Malesise tone legendare. Per malësorin kreshnik dhe te pa  trembur Preke Uli Gjokaj, gjithnje liria dhe mikpritja, sipas  traditis se hershme shiptare ishte dhe ishte sot gjeja me e  shtrenjte. Ai dhe brezat mbas tij vijuan te ecin ne rrugën e  tradites athetare dhe patrotike te te pareve te tyre.  Malesia jonë, nder shekuj eshte shquar per figura te ndritur,  ge kane bërë emër te mire ne te giithe krahinën, ku ato  jetuan dhe vepruan, duke shkruar me arme ne dore histori te  lavdishme per trojet etnike shqiptare.  Per shkak te luftrave te njepasnjeshme, kunder serbo  malazezëve dhe Perandorise Islame Osmane, shume  malesore te krishtere, u detyruan qe te shperngulen nga  trojet e te parve te tyre shume shekullore e u vendosen ne  vende te ndryshme banimi, ku kishte vetem shqiptare.  Keshtu Ule Marku Micakaj, u detyrua nga Bekajt e Trieshit te  Malësise së Madhe të shperngulet e te vendoset ne Dinoshe  te Grudes, në grykën e Malit Tojeq.  

Këtu malësori fisnik dhe trim Ule Marku aty gjeti 20-30 shtepi  malësore te besimit islam. Sipas te dhenave, qe janë  transmeruar brez mbas brezi, mendohet se Ule Marku ka  ardhur ne Dinoshë rreth vitit 1850. Vellezërit muslimanë  malësore te zones e deshtën dhe e nderuan giithmone  bashkeatdhetarin e tij te fshatit te tyre. Ai aty gjeti ngrohtesi,  mikpritje dhe bujari tradicionale shqiptare. Te gjithë  malësorët pa dallim feje luftonin kunder pushtuesve shumë  shekullore otoman dhe serbomalazez, që kërkonin te  neshtronin dhe mposhtin popullin shiptar.  

Ule Marku ne Tojeq të Dinoshes gjeti nje shtepi katolike e  ardhur nga fisi Lucaj prej deres se katundit Delaj (Trieshit)  me emin Gjoke, e cila me vone eshte islamizuar me dhunë  nga pushtuesit turq. Ata sot quhen familja e Jusuf Gjokës.  Shumë vite me vone ata kanë levizur ne zonat e banuara ne  Tojeq, Dinoshe, po ashtu nga Luhari ka ardhur nje shtëpi  katolike me mbiemrin Puraj, e cila edhe ajo eshte e  islamizuar nga turqit me force.  Ne kete menyre ka ardhur edhe nje familje prej fisit Dukaj te  Trieshit, e cila edhe ajo shte islamizuar. Prej kesaj familje sot  ishte shtëpia e Selman Jakut (Dukaj). Po këtë rruge ka  ndjekur edhe nje familje prejfisit të Lulgjurajve te Grudës, të  cilët edhe ato jane islamizuar, sikurse edhe te tjerët me pare.  Pra, sikurse shihet keto familje ndryshojne vetëm emrat dhe  asnjehere mbiemrat, duke ruajtur keshtu vijimsinë e te  krishtere te rrinjeve te lashta te familjeve te tyre.  Kulla e Ulë Markut, ka qen e mirenjohur nder shekuj per urtësi, mikpritje, besë, atdhedashuri. Trimat e  kulles, kane qene gjithnje ne balle te luftrave per liri dhe  pavaresi te trojeve etnike shqiptare.  

Nê nje mjedis tê ri shqiptar Ulë Marku, filloi te punoj dhe jetoj  pagesisht, mes vëllezërve muslimanē shqiptaré.  Pas disa vitêve ai martohet dhe krijoi familjen e vet. Aty Ulë  Markut i lindën dy djem dhe disa vajza. Djali i pare Gjoni lindi  në vitin 1858, kurse djali i dyte Preke Uli lindi ne vitin 1860.  Ne te gjithe Malesinë e Madhe kjo familje e re mes  shqiptarêve tê mirë gjithmone ishte e nderuar dhe  respektuar e merituar.  

Ata brez mbas brezi luftuan me pushke ne dore kunder  pushtuesve te njepanjeshme, që prekën herë pas here tokat  shqiptare. Ulê Marku 21 vjeç, ishte njê djale azgan e trim si  zana, dhe mori pjese ne kryengritje anti osmane dhe kunder  synimeve grabiqare te malazezëve. Ai ishte nje punetor i  palodhur,ku me duart e tij te arta ndertoi nje kullê prej guri dy  katëshe me frenxhi, qẽ ngjasonte me nje kështjelle  ushtarake te kohës, per tu mbrojtur nga pushtuesit otoman e  serbo malazezët. Uli, ishte nje burre i hijshem, i gjate si lisat  e maleve tona, i zgjuar per nga natyra, i urte e i matur ne  biseda me malesorët, fjalepake,njeri i beses, trim si zana,  bujar nẽ shpirt e me zemër, dhe si gjithmone nje dere e  njohur per mikpritje shqiptare etj.  Ai mori pjesë ne shume luftra liridashëse, që Malesia zhvilloi  nder shekuj, si nẽ luftën e Dinoshes, Shkodres, Grudes etj.,  kur nẽ ate kohẽ Gruda udhëhiqej nga trimat legendare si  trimi i famshem Smail Martini i Grudës. Në vitet 1880-1881  Ule Marku ishte bashkuar me trimat e tjere malësore dhe  kishte dale ne balle te luftes se Dinoshës dhe Grudës kunder  ushtrise serbo malazeze.  Aty per orë te tera u be nje lufte e pergjakshme,  ku shkjete humbën shumë ushtare dhe armatime luftarake.  Udheheqësi dhe kryepriresi i malësoreve kreshnik ishte trimi  legendar Smajl Martini Ivezaj.  

Lufta zgjati deri nẽ mbrëmje. Smajl Martini me djemtë e  Grudës i dha ikjen ushtarëve malazeze. Ne orët e vona te  mbrêmjes Bajraktari i Grudës Smajl Martini urdheroj  luftetarët e Grudës te gjithe të bashkohen, duke merrê me  vete te dekurit dhe te plagosurit rënde, per t’i derguar tek  kisha e shën Mhillit nẽ Dinoshe.  Ne ate lufte te pergjakshme u varros trimi i malëve Ule  Marku vendin e quajtur ne Shtigje, ku po zhvillohej lufta.  Ai ishte goditur nga plumbi i armikut, i cili i kishte thyer  kembën. Ule Marku, ishte shume i lodhur. Ai ecte zvarrê nga  plagët e pergjakura. Ne giysme te rruges ai u ndal për te  pushuar se nuk mund te levizte mẽ tej. Ule Marku, per ortê  têra kishte derdhur shume gjak. Ai u ndal nẽ afersi te nje  shkembi me pushke nẽ dore. Ushtria e luftarëve malesore te  Grudes,duke u terhequr poshte aty gjen ushtarin trim Ule  Markun e plagosur shumẽ rënde, i cili, po humbte gjak nga  plaga e rênde. Atij i afrohet trimi Murat Mehu Gjokaj prej  Mileshit. Murati, duke qene errësire e pyet se fare po bën  ketu. Ai i pergjigjet se jam plagosur (varrue), më  ka ra pushka e me ka thy kembën dhe s’mundem te levizi.  Trimi Ule Marku, i thote Murat Mehut: “Shko tek shokët, se  une kam pushken dhe fisheke boll.Nese kthehen shkijete,  une e paguaj vetën.” Trimi Murat Mehu i Gjokajve te  Mileshit, vinte nga nje dere e madhe e mirenjohur ne te  gjithe krahinëne Malesise per pushke dhe mikpritje. Murati,  duke e pare gjendjen e rënde te bashkëluftetarit Ule Markut,  i cili, po vazhdonte te humbte shumë gjak, i thotë se nuk  mund te ik dhe dua te gendroj me ty ketu. Ai e merr ne krah  bashkëluftetarin e tij te plagosur rënde dhe me pushke ne  dore ngadale e ngdale e con deri tek shtëpia e tij. Luftari dhe  trimi si zana Murat Mehu, menjehere kthehet dhe shkon tek  kisha e shën Mhillit, ku ishin bashkuar ushtria e malesoreve,  te plagosurit dhe te vrarët. Ai u tregon atyre për plagosjen e  rënde te trimit Ule Markut.  Bajraktari i Grudes Smajl Martini, menjehere ngrihet ne  këmbe, e falënderon nga zemra trimin e varrosur Ulë  Markun dhe burrerinë e trimërinë e Murat Mehut. Ne  mëngjez herët, bajraktari Smajl Martini sẽ bashku me luftarin  trim Murat Mehu dhe 12 luftare te tjere te Grudes shkon  mënjehere ne kullën e luftarit trim Ule Markut. Bajraktari i  Grudes, gjate takimit e rifalenderon Ulin, per trimëime ne  lufte dhe gjakun e derdhur per tokat shiptare dhe liri, dhe i  deshiron jete te gjate dhe sherim te shpejte. Nga burimet  historike, mesojmë se prej kesaj dere ka lindur edhe djali i tij  i famshëm Preke Uli, i cili, ka treguar gjithmone heroizem te  pashoq per qeshtjen kombëtare. Preka, merrte pjese ne  luftrate me malësore dhe Malesi, kunder armiqève  shekullore serbo malazezëve dhe ushtrise aziatike turke, per  liri dhe pavaresi dhe ekzistencën e trojeve etnike shqiptare.  Fjala e tij perhapet kudo ne trojet etnike shiptare deri ne  Kosovë.  Duke hulumtuar me shume kujdes per kete figure te  rëndesishme te historise shiptare, mësojme se për Preke  Ulin nga Dinosha, kemi mundur te gjejme artikuj interesant,  ku midis te tjerëve ka shkruar edhe pajtuesi i gjaqeve,  simboli i paqes dhe miresise mes shiptarëve Prof. Anton  Çeta, ku ai nder te tjera vlereson: “Prekë Uli ishte. symbol i  bashkejeteses vellazerore mes katolikeve e muslimanëve te  Grudës.  

Ai per te mos koritur katundin, rrezikon jetën nga ushtarët  malazez, te cilët nje dite tek e gjejne Prekën coban me dele  se bashku me cobaneshen Bibe Keqja i thonë: “Prej kah je?”  Dhe Preka u pergjigjet prej Dinoshet.  Malazezët e pyeten a je musliman apo katolik!?  Jam katolik, u thote Preka.  

Ushtarët, deshtën me e vertetu këte gja e i thone nese je  katolik ban kryq!  Prekê Uli u thote: “Nuk u duhet ju kjo  

gja, mem detyru mue me ba kryq!” Ata (malazeze) i thone  prap: “Ose ban kryq ose te vrame, mbasi ti nuk na ke kallzue  te vertetën, se ndoshta nuk je katolik!”  Dhe tre ushtaret ia kthejne pushken.  Cobaneshja Bibe Keqja i thote: Ban kryq se te vrane, se ti  perdite ban kryq disa here. Por ai ia kthen le te mẽ vrasin.  Nuk baj kryq qe te mos thone se e bame nje musliman me  ba kryg (pasi ne Dinoshe jane shumica muslimane, me  perjashtim te pak shtëpive katolike).  

Tre ushtaret malazezé e pané se nuk po mujshin me e  detyrua me ba kryq ketë grudas, ndaj ulen armët e  shkuan.” (Anton Cetta, “Nga folklori yne”, Volumi III,  Prishtine, 1995, f. 151- 152).  Prekë Uli, ishte pjesétaré i kryengritjes se flamurit  kuq e zi, ne Malësi më 6 Prill 1911 në istikamin e Deçiqit.  Kulla e Preke Ulit eshte djegur dy here ne vitetet 1918 dhe  1921 prej ushtrisé malazeze, sepse ishte nje kulle  legjendare me luftrare trima. Ne kohën e formimit te shtetit  federal te Jugosllavise, popullit shqiptar i digjinin shtepite,  rrestoheshin njerezit pa faj, vriteshin njerezit pa pasur asnje  faj. Preke Uli, mbajti mbiemrin Micakaj deri nẽ vitin 1921 në  Tojeq te Dinoshës. Kështu me 12 mars të vitit 1921 prej  turturave te veshtira, qe i beri ushtria malazeze mbi popullin  shqiptar, u bashkuan ato shtepia qe kishin ardhur nga viset e  tjera dhe binë një mbledhje qe të bashkohen te gjithe 6 a 7  shtëpite dhe te formojne nje fis, te cilët mê vone  fillojne tê quhen Gjokaj, simbas Gjokës, i cili, kishte ardhe i  pari ne keto vise ne Tojeq te Dinoshës. Keshtu u krijua fisi i ri  Gjokaj, te cilët sot si shqiptarët muslimane dhe katolike e  mbajne këte mbiemër me respekt.  Kjo gjë u bë për me ra ne sy te armiqeve, sepse ata jane nje  fis i madh etj. Preke Uli, gjate gjithe jetes sẽ tij ka treguar  heroizem, nder dhe respekt, duke e nderuar dhe respektuar  e gjithe Malesia, duke mbetur ne analet e historise sone  kombëtare. Dera e Preke Uli Gjokaj, ka qene e njohur  historikisht edhe nga banorët e qytetit, si njerez te pushkes,  nderes, besës, trimërise, odes se kuvendeve te burrave,  lahutes e çiftelise, ne te cilën jane perjetuar goje me goje  historité e lavdishme të Hotit e Grudës, ne lufte kundër  pushtuesve shumeshekullore turq. Atdhetari e luftetari i  njohur Preke Uli Gjokaj, ishte nje dere e forte dhe me ze ne  te gjithe trevën ne fjale. Ai shquhej edhe bujari dhe mikpritje  ndaj miqve dhe kalimtarëve tëndryshëm vendas dhe te huaj.  Aty gjetën menjeherë ngrohtësi e bujari tradicionale  malesore, besë dhe bujari, ndihme dhe integrim te shpejte  në ambientin e ri, ku u vendosën keto miq te rinj të Grudës.  Me pushtimin e trojeve tona ne vitin 1571, simbas kronikave  historike, pothuajse te gjithe barqet(breznite) e Malisise sẽ Veriut, bënë levizje (migrime), nepër shumë vende gjate  kohes, kur qyteti verior Shkodra po kalonte çastet e hidhura  nga mësymjet e te huajve. Shgiptarët dhe ne vecanti  malesorët e Grudes, rroken perhere pushkën né mbrojtje te  trojeve te tyre stërgiyshore, duke qene nje pengesẽ serioze  per pushtuesit turq. Shpesh familjet e tyre shtoheshin me  djem, që sipas konceptit te malesorëve do te thoshte  asokohe se kishte me te për pushke, per t’i bere balle  pushtuesve osmanilinj, qe në Malesi gjithnje gjetën  kundershtimin me te ashper me arme ne dore, pakenaqsine  dhe ndjenjn e larte te kundershtimit dhe mosnënshtrimit ndaj  zgjedhës sẽ huaj. Ndër shekuj, per malësorin gjithnje liria  ishte gjeja mẽ e shtrenjte.  

Krenaria e malesorëve mbijetoi ndër shekuj. Kjo mirënjohje u  njoh gjithnje me fisnikêri nga prijesi i pare i Grudes Vuksan  Gela me kater djemte e tij.  

Patriotizmi i madh i treguar me shembuj konkret nga Vuksan  Gela i Grudës dhe sokolat trima e fiseve te tjera, u shpreh  tek mbrotja me vendosmëri, qe ata i bëne atdheut e fesë se  të parëve te tyre, ndër shekuj, ne mënyrë qẽ kishat tona  shiptare te mos kthehen ne minare tẽ xhamive turke. Prej  derës Micakajve (të Trieshit), sot Gjokajt e Tojeqit (Grudës),  gjate shekujve kanë dalur burra me ze ne te gjithe trevën e  jashte saj, te cilet tradicionalisht janë shquar për vyrtytet e  

hershme shqiptare, si: besa, trimeria, atdhedashuria, zbatimi  me perpikmeria i kanunit, urtia, oda e burrave, mikpritja me  zemër dhe bujari, per te gjithe miqte dhe kalimtarët e  thjeshte, qẽ kanë bujur ne kete kulle fisnike plot njerez te  ndershem e bujar. Malësorët trima dhe fisnik Ule Marku, e  Preke Uli, ishin dhe mbetën figura te mëdha te kombit  shqiptar, te cilet, tene jetën e tyre luftuan me arme nẽ dore  ne mbrojtje te trojeve etnike shiptare.  

Ule Marku, iu bashkëngjit patriotêve te shquar, qẽ aso kohe  veronin ne qytetin e lashte te Shkodres dhe trevave tẽ Malësise sẽ Madhe. Ule Marku, gezonte respekt ne te gjithe  vendet ku ai shkonte, sepse kishte besë, burrêri, trimëri,  bujari, ndërshmëri, ishte njeri i fjales, nderit, respektonte  kanunin e maleve tona kreshnike, ishte njeri i urte dhe  shume i mençur në zgjidhjen e probleme te treves se tij,  luftoi pa reshtur per ndergjegjesimin e malesorëve per liri  dhe pavaresi kunder Portës sẽ Lartë tê Perandorise Islame  Osmane.  

Gjakderdhja, ishte dhe mbeti nje plage, qē e ndihmoi edhe  me shumë pushtuesin turk te jetonte mẽ gjate né trojet tona,  sepse malesort dhe ne terësi shume krahina shqiptare, ne  vend qe te luftonin turkun ia kishin drejtuar gryken e armeve  shtëpive ne hasmeri. Ulë Marku, ishte bashkekohës i trimit  legendar Smajl Martinit, qẽ ishte Bajraktari i Grudes, i Çun  Mules te Hotit, Pec Petanit të Shkrelit e te Keq Turkut te  Kelmendit etj. Ai me armën ngjeshur mori pjesë ne luftrat më  te përgjakshme te popullit shiptar, ne kryengritjet e  njépasjeshme qe u zhvilluan ne Malesi, te tilla si: Lufta e  Spushit, kunder taborreve mizore turke, u dallua si nje luan i  vërtetë ne Betejën e Deçiqit ne vitin 1890, në Luftën e  Plavés dhe Gucise etj. Shtepia e njohur e Preke Uli Gjokajt  të Tojeqit (Triesh), Grudës xori burra me fame, ze dhe bese,  ndere, fjale, trima e azganë, që me shembullin personal  shkruan historine e krahines permes flakes sẽ barutit te  pushkêve te tyre, duke qene perhere ndera dhe krenaria e  perhershme për Malesi dhe trojet etnike shqiptare. 

Filed Under: Histori

“Lulet e pjeshkës”, rrëfime jetë në luginën e vdekjes…

August 3, 2024 by s p

Sokol Paja/

Kontributi në artin dhe letrat shqipe i shkrimtarëve, artistëve, intelektualëve, klerikëve e qëndrestarëve antikomunistë mbetet fenomenal jo vetëm në pasurimin e letërsisë shqipe por dhe në ndriçimin e të vërtetave historike duke pasuruar memorien e shoqërisë shqiptare e duke ekspozuar krimet dhe barbaritë e komunistëve mbi shqiptarët e pafajshëm. Veprat e At Zef Pllumit, Dom Simon Jubanit, Visar Zhitit, Maks Velos, Amik Kasoruhos, Agim Mustës, Fatos Lubonjës, Spartak Ngjelës, Bedri Blloshmit, Lekë Tasit dhe së fundi e Hasan Bajos e shumë ish të përndjekurve të regjimit diktatorial në Shqipëri, përveç se kryevepra të letërsisë e historisë janë shndërruar në regjistrin më të saktë të kohës së ferrit e të tmerrit që përjetuan shqiptarët përgjatë 5 dekadave diktaturë. Romani “Lulet e pjeshkës” i autorit Hasan Bajo është një kontribut me shumë vlerë jo vetëm në letërsinë moderne shqiptare por edhe në kolanën e veçantë të letrave shqipe “burgologjinë” e denoncimit të krimeve të regjimit komunist në Shqipëri. Rrëfimet e Hasan Bajos, përshkrime estetike dhe detajiste të përkryera skanojnë diktaturën komuniste, shtypësit, të shtypurit, mekanizmat e instalimit të diktaturës, rrjetin funksional të sistemit bolshevik, aparatin e dhunës e torturës dhe përshkruan me detaje tipologjinë e botës shpirtërore të xhelatëve dhe viktimave të pafajshëm. Regjimi i “kostumhirësve këmbëmëdhenj” në vitin 1977 e arrestuan dhe e dënuan Hasan Bajon padrejtësisht me dhjetë vjet heqje lirie për agjitacion dhe propagandë dënim të cilin e vuajti në burgun e tmerrshëm të Spaçit dhe të Qafë-Barit si qëndra persekutimi, vuajtje e torture për kundërshtarët e regjimit stalinist.

Hasan Bajo në librin e tij “Lulet e pjeshkës” tregon me detaje ashpërsinë dhe fatalitetin e dënimeve dhe ekzekutimeve të shqiptarëve të pafajshëm: Ekzekutimet bëhen befas, pas mesnate. I dënuari, duke qenë i lidhur, për më tepër në pritje të vdekjes, as që mendohet se mund të flejë. Çdo zhurmë e ardhur nga jashtë i thotë se janë xhelatët që vijnë për ta marrë. Prandaj, më të shumtët prej tyre mpihen, madje ka edhe momente kur vetë i dënuari, duke mos mundur t’i bëjë ballë një torture të tillë, lutet ta marrin sa më parë. Në raste të tjera, në ndonjë krizë çmendurie, përpiqet edhe të vetëvritet, rrëfen dhimbshëm në romanin e tij Hasan Bajo. Libri përbëhet në këto pjesë: “Parullat”, “Profesori i historisë”, “Kopjimi i detyrave”, “Profesor Osmani arrestohet”, “Më kërkojnë në drejtori”, “Kitara elektrike”, “Ëndrra”, “Petraqi”, “Adriana”, “Vera Riesling”, “Xhaxha Qamili”, “Ndihem i padëshiruar”, “Ankth”, “Nisja për në Tiranë”, “Me babanë”, “Arrestimi”, “Orët e para në hetuesi”, “Ditë dhe netë dimri në qeli”, “Tri cigaret DS”, “Edhe në qeli ndodh të gëzohesh”, dhe “Natë prilli me hënë”.

Nëpërmjet dialogut, monologut, panoramës së zymtë të birucave e hetuesisë, dilemave ekzistenciale, ankthit, panikut, frikës, humbjes së shpresës, mosdorëzimit, autori Bajo i ofron lexuesit një testament të vuajtjeve e dinjitetit të njerëzve të ndershëm në raport me mizorët e të pashpirtët që masakronin njerëz në emër të diktaturës së proletariatit. Individë të pafajshëm përgjatë regjimit komunist të afro 5 dekadave në Shqipëri përjetuan tortura çnjerëzore, dhunë fizike e shpirtërore por qëndruan dinjitozë në dhimbje e në vuajtje ashtu si Hasan Bajo dhe nuk “firmosën” për të fundosur askënd por mbajtën mbi kurriz barrën e tyre të padrejtë. Si qëndrestar i regjimit komunist, Hasan Bajo edhe si kronikan dhe si individ ka meritën se edhe pse “dinte të vdiste” ai buzëqeshi i lumturuar dhe nuk u shndërrua në antihero kur koha kërkonte heronj. Rrëfimet e Hasan Bajos janë rrëfime jete në luginën e vdekjes, janë rrëfime shprese, rrëfime dinjitoze e të dinjitetshme për shqiptarë patriotë që pranuan çdo persekutim e padrejtësi duke mbetur në fund të fundit NJERI.

Filed Under: Opinion

Një yll në rritje i letërsisë shqiptare: Blerina Pellumbi (Demo)

August 3, 2024 by s p

Leonard Koja/

Korçë, Shqipëri – E lindur në vitin 1976 në qytetin e bukur të Korçës, Blerina Pellumbi (Demo) është një nga zërat e rinj premtues të letërsisë shqiptare. Ajo ka përfunduar studimet e larta në Universitetin “Fan Stilian Noli” në degën e mësuesisë dhe ka punuar për rreth një dekadë si mësuese në vendlindje. Aktualisht, Blerina jeton dhe punon në Francë, ku vazhdon të ndjekë pasionin e saj për letërsinë. Autorja është bërë e njohur me librin e saj të parë, “Lotët e një gruaje,” një roman i bazuar në një histori të vërtetë jete të një gruaje shqiptare. Ky libër ka gjetur një audiencë të gjerë dhe është përkthyer në gjuhën frënge dhe angleze, duke u bërë pjesë e konkurrencës në letërsinë botërore përmes platformës së fuqishme Amazon.com.

Në vijim, Blerina ka botuar edhe pesë libra të tjerë që shfaqin një varietet zhanresh dhe tematikash:

2. “Kristale të thyera” – një përmbledhje poezish që përshkruajnë bukur rezistencën dhe ndjeshmërinë njerëzore.
3. “Përdhunimi i shpirtit” – një roman tronditës, i bazuar në histori të vërteta, që trajton plagët e thella shpirtërore.
4. “Njerëz që ngjajnë me diellin” – një tjetër roman që sjell histori të vërteta dhe inspiruese nga jeta.
5. “Psikologji dhe ndjenjë” – një përmbledhje proze që kombinon elementet e psikologjisë me ndjenjat njerëzore.

Krijimtaria e Blerina Pellumbit shquhet për ndjeshmërinë dhe aftësinë e saj për të prekur thellë në zemrat e lexuesve. Ajo shkruan me një stil të veçantë dhe të qartë, duke sjellë histori të jetës reale që rezonojnë me përvojat e shumë njerëzve. Blerina është një shembull frymëzues i një shkrimtareje që ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare, ndërkohë që mban gjallë frymën dhe kulturën shqiptare në veprat e saj. Me përkushtimin dhe talentin e saj, ajo vazhdon të kontribuojë në pasurimin e letërsisë shqiptare dhe të bëjë një emër të madh në arenën botërore. Nëse ende nuk keni pasur mundësinë të lexoni librat e saj, është koha ta bëni këtë. Blerina Pellumbi është një autore që nuk duhet humbur.

Një pasion për letërsinë që lind nga përvoja e jetës

Jeta dhe përvoja e Blerina Pellumbit reflektohen qartë në veprat e saj. Duke qenë një mësuese për shumë vite, ajo ka përjetuar nga afër realitetet e shoqërisë shqiptare, sfidat dhe triumfet e njerëzve të zakonshëm. Këto përvoja i kanë dhënë asaj një perspektivë unike dhe të thellë, e cila është e pranishme në çdo faqe të librave të saj.
Në “Lotët e një gruaje,” lexuesit ndihen të lidhur me protagonistin përmes rrëfimit të ndershëm dhe të papërmbajtur të vuajtjeve dhe shpresave të saj. Ky roman nuk është thjesht një histori jete, por një reflektim mbi fuqinë e shpirtit njerëzor dhe aftësinë për të gjetur dritë në errësirë.

Një zë i ri në poezi

Në përmbledhjen e saj poetike “Kristale të thyera,” Blerina eksploron emocionet njerëzore me një ndjeshmëri të veçantë. Poezitë e saj janë si kristale të vogla, të thyera dhe të rrezatuara nga drita e përvojës. Ato ftojnë lexuesit të reflektojnë mbi natyrën e brishtë të ndjenjave dhe fuqinë e tyre për të shëruar.

Histori që ndriçojnë shpirtin

Romanet “Përdhunimi i shpirtit” dhe “Njerëz që ngjajnë me diellin” janë dëshmi e angazhimit të Blerina Pellumbit për të sjellë në dritë histori që frymëzojnë dhe ndriçojnë shpirtin. Këto vepra trajtojnë tema të rënda, por gjithmonë me një shpresë të pashuar për ringjallje dhe transformim.

Një kombinim i artit dhe shkencës

“Psikologji dhe ndjenjë” është një përmbledhje që tregon aftësinë e autores për të ndërthurur artin e letërsisë me shkencën e psikologjisë. Në këtë libër, ajo analizon ndjenjat njerëzore me një ndjeshmëri dhe inteligjencë që flet për thellësinë e saj intelektuale dhe emocionale.

E ardhmja premtuese

Blerina Pellumbi vazhdon të punojë me pasion dhe përkushtim, duke premtuar më shumë vepra të reja që do të pasurojnë letërsinë shqiptare dhe ndërkombëtare. Me çdo libër të ri, ajo konfirmon pozicionin e saj si një zë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm në botën e letrave.

Kontributi për komunitetin shqiptar

Përveç arritjeve të saj letrare, Blerina Pellumbi është e angazhuar edhe në komunitetin shqiptar në diasporë, duke organizuar dhe marrë pjesë në aktivitete kulturore që promovojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare. Ajo është një ambasadore e denjë e vlerave shqiptare në botë.

Përfundim

Me një kombinim të fuqishëm të përvojës personale, talentit të jashtëzakonshëm dhe përkushtimit ndaj letërsisë, Blerina Pellumbi vazhdon të inspirojë dhe të emocionojë lexuesit e saj. Ajo është një pasuri e vërtetë për letërsinë shqiptare dhe një shembull i shkëlqyer i suksesit në skenën ndërkombëtare. Letërsia shqiptare ka fituar një yll të ri që ndriçon me dritë të veçantë dhe premton të mbetet për shumë kohë në qiellin e kulturës sonë.

Filed Under: ESSE

Poeti “Malet e Dibrës”

August 3, 2024 by s p

Nga ARIF MURRJA/

Në një takim me intelektualë dibran, piktori i nderuar Zaim Elezi theksoi: “Mjaft më me lavdinë e kaluar”. Nuk mbaj mend fjalë për fjalë diskutimin e tij brilant, por mesazhim i tij sipas meje ishte: dibranët duhet t’i tregojnë Tiranës dhe Shqipërisë, se cilët janë sot. E kaluara jonë historike na nderon, por përmendja e shpeshtë nuk na bën ne, të jemi të lavdishëm.

Thuhet përsëritja është mëma e dijes, por kur ajo teprohet bëhet baba i mërzitjes. Në gjuhën ekonomike ky konsum i tepruar i lavdisë së shkuar jep dobi shtesë rënëse. Përsëritja e shpeshtë e lavdisë së shkuar, kalon në mburrje.

Kjo më nxiti për të kthyer sytë tek e sotmja. Kujtohemi për të sotmen, kur ajo bëhet e shkuar. Duhet të njohim të sotmen, që kur të bëhet e shkuar, të ndjekë lavdinë mijëravejçare të Dibrës e dibranve.

Këtë ese do t’ia kushtoj poetit Mentor Shquti, i njohur me pseudonimin Malet e Dibrës. Ai ka lindur më 30.03.1971 në fashati Hotesh në Luzni të Dibrës. Arsimin fillor e ka mbaruar në fashtin e lindjes, ndërsa atë 8-vjeçar në fshatin Katundit i Ri, po në Luzni. Dëshira e familjes, e sidomos e vëllait të madh Hamitit për të filluar arsimin e mesëm; e mundi ngelizhenca e tij, për të mos e përfunduar. Mentori rrjedh nga një familje e ndershme dhe puntore. Prindërit e tij, Dilaveri dhe Xhemilja rritën shtatë fëmijë, dy djem dhe pesë vajza. Ai është fëmija më i vogël i tyre. Babai i tij kishte një qetësi olimpike, ndërsa nënë e tij kishte një mençuri të lindur. Nënë Xhemilja ishte motra e të ndjerit Sali Palluçi, luznakut mendjendritur të muhabetit alegorik dhe të interpretimit të kanunit. Mentori është i martuar me Marjetën dhe kanë dy fëmijë, Dilaverin dhe Angjelinën.C:\Users\Admin\Documents\M. Shquti.jpg

Deri në vitet 90-të punoi në kooperativën Luzni. Sfidat e jetës pas viteve 90-të e çuan emigrant në Greqi, ku në më shumë se tre dekada punon atje. Në këto vite pune të vështira, ai ka treguar ndershmëri dhe përkushtrim duke fituar respektin e të gjithve. Frymëzimi i tij poetik për familjen, vendlindjen, patriotizmin, atdhedashurinë, padrejtësinë dhe ndershmërinë, e kanë bërë një vjershëtar të jashtëzakonshëm. Ai demostron se talenti mund të shkëlqejë edhe në mungesë të shkollimit. Shpërthimi poetik i tij, lindi në moshë të vonë (mbi 40 vjeç). Kjo vonesë i dha mundësinë të zhvilloj një krijimtari unike dhe të maturoj frymëzimin poetik. Kjo tregon se pasioni i vërtetë nuk njeh moshë. Krijimtaria e tij është një zë i veçantë dhe i çmuar për Dibrën dhe përtej saj. Poeti Malet e Dibrës shpreh me vargje ndjenjat dashurore të zemrës së tij për vendlindjen. Poezitë e tij shpalosin trimërinë e të parëve, bukurinë e natyrës, vlerat e kulturës dhe traditës dibrane.

Si një lexues dhe ndjekës i poezisë së tij, ndjehem krenar për kontributin e tij me vlerë dhe jam me fat që jam bashkëkohësi i tij. Krijimtaria e tij ka kapërcyer kufijtë e vendlindjes. Ai i thur vargje e poezi, jo vetëm Luznisë e Dibrës, por Shqipërisë dhe Kosovës. Bukuritë e trojeve shqiptare dhe historitë e lavdishme, rrijnë shumë rehat në vargjet dhe strofat poetike të tij.

Në përfundim, Malet e Dibrës është një personalitet në poezinë patriotike. Ai ka sjellë frymën e tij krijuese me pasion, ndershmëri dhe dëshirë për të shprehur ndjenjat dhe vlerat e tij. Krijimtaria e tij në vargje magjike është thesar që ruan hijeshinë dhe lavdinë e shqipatrizmës.

Filed Under: Analiza

Riviera Shqiptare: Pasqyrë e kristaltë e bukurisë dhe thjeshtësisë

August 3, 2024 by s p

Behie Alushi/

Të vizitosh Shqipërinë vitet e fundit është kthyer në trendin e kohës. Së fundmi është folur në media prestigjoze botërore për këtë vend në zemër të Ballkanit, i cili qëndroi i mbyllur për plot 36 vjet. Izolimi i Shqipërisë nga bota si rezultat i politikës së brendshme solli një zhvillim të vonshëm në kohë por të vrullshëm e të pabesueshëm vitet e fundit veçanërisht në fushën e turizmit. Mediat e huaja kanë shkruar shpesh për bukuritë dhe atraksionet e bregdetit shqiptar, duke nënvizuar të bukurën, të virgjërën dhe të pakrahasueshmen. Bregdeti shqiptar shpesh përmendet për çmime më të ulëta krahasuar me vendet e tjera të bregdetit të Mesdheut, si Greqia apo Italia, duke ofruar një përvojë të ngjashme për turistët me buxhet të arsyeshëm. Madje së fundmi përmes një artikulli të gjatë prestigjiozja italiane “Corriere Della Sera ka shkruar: Për të disatin vit me radhë, turistët italianë e kanë bërë Shqipërinë dhe plazhet e saj si zgjedhjen e tyre të parë të pushimeve.

Por çfarë më panë sytë dhe fotografova në Shqipërinë e tjetërsuar të 2024-ës…

Relievi Shqiptar, aq sa i larmishëm po kaq I bukur mbetet destinacioni i frekuentuar nga të gjithë përfshirë këtu malet, lumenjtë, liqenet dhe bregdetin e mahnitshëm. Natyra e virgjër dhe mundësitë për ecje dhe eksplorim janë shpesh në fokus. Përshtypjet e vizitorëve të huaj janë nga më të ndryshmet ku përshtypje u bënë ushqimi, natyra e bukur, plazhet e kristalta dhe peisazhet rurale të paprekura dhe të rrezikshme. Në përgjithësi, me të drejtë mediat vendase por edhe ato të huaja janë tërhequr nga bukuria natyrore dhe mundësitë për të përjetuar një përvojë të veçantë në bregdetin shqiptar, duke e promovuar atë si një destinacion tërheqës dhe të veçantë.

Sot kjo Tokë e Shqiponjave është krejtësisht e vizitueshme

Shqipëria e cila 40 vite më parë ua ndalonte hyrjen turistëve me flokë të gjata ose mjekra, me funde të shkurtra, bluza ekstravagante dhe pantallona xhins, sot nuk ka ndryshim nga luku i vizitorëve të vendeve të ndryshme të botës. Përshtypjet e nje vizitori spanjoll kanë qenë interesante, sipas tij duke filluar nga Vlora deri në Ksamil nuk kishte cilën bukuri të bregdetit jugor të veçonte si më mbresëlënësen, pasi i gjithë bregdeti jugor është dhuratë nga zoti.

Vlora, një prej bukurive në jug-perëndim të Shqipërisë, e cila ofron një pamje të mrekullueshme të detit Adriatik dhe Jon, si dhe një histori të pasur kombëtare. E njohur për plazhet e saj të bukura, me ujëra të pastër dhe rërë të bardhë, ku mund të veçojmë plazhin e Radhimës. Qyteti historik gjithashtu përmendet për për portin e tij dhe për vendet historike, përfshirë Kështjellën e Vlorës dhe Muzeun Historik. Duke vazhduar udhëtimin e duke lënë Vlorën, ndeshim mrekullitë e natyrës, disa nga plazhet më të bukura të Shqipërisë: Jalën relaksuese, Himarën me një një gamë të gjerë restorantesh dhe kafenesh, Dhërmiu me perëndimin më të bukur të diellit, Qeparoin me bulevardin e qetë që ndriçon netët, Borshin, Bunecin, Lukovën dhe Sarandën e bukur me Ksamilin, plazhin e Pasqyrës, pazhin e Pulëbardhave dhe Manastirin.

Një nga atraksionet kryesore në Sarandë është Kështjella e Lekursit, e cila ofron pamje panoramike të qytetit dhe detit Jon. Saranda gjithashtu ndodhet afër disa vendeve arkeologjike të rëndësishme, si Butrinti, një sait i mbrojtur nga UNESCO që përmban rrënojat e një qyteti të lashtë. Në qytet, vizitorët mund të shijojnë një gamë të gjerë restorantesh , beach-baresh dhe kafenesh të projektuar sipas një arkitekture e cila ndërthuret me fantazinë. Pjesa më e madhe e jetës së natës dhe aktiviteteve kulturore ndodhin në bregdet, duke e bërë Sarandën një destinacion tërheqës për ata që kërkojnë një përvojë unike gjatë pushimeve të tyre.

Këto zona janë të njohura për ujërat e kristaltë me një kombinim spektakolar ngjyrash, për plazhet e bukura dhe peizazhet mahnitëse që kombinojnë bregdetin me malet përreth. Në këtë rajon, vizitorët mund të shijojnë jo vetëm plazhe të mrekullueshme dhe ujë të pastër, por edhe të eksplorojnë fshatrat e bukur që ofrojnë një shije autentike të jetës shqiptare. Aktivitetet në natyrë si ecje në mal, not në det dhe ekskursione në zona arkeologjike ofrojnë një përvojë të pasur për ata që kërkojnë të shijojnë bukurinë natyrore, kulturën dhe historinë e këtij vendi.

Gjirokastra, qyteti jugor më pranë Sarandës është shndërruar së fundmi në destinacion turistik për shtëpitë e gurit, muret pa dritare poshtë dhe frëngjitë lart – çdo shtëpi një fortesë, trashëgim i shekujve ,sot restauruar në një stil unik dhe të veçantë.

Përballë Ksamilit shikon Ishullin grek të Korfuzit i cili sa i largët dukej dikur kaq pranë është sot, saqë vizitorë nga vende të ndryshme vijnë nëpërmjet guidave turistike nga Korfuzi në Sarandë për të parë vendin tonë. Ëndërr e shqiptarëve e bërë realitet!

Ksamili. Ky vend është padyshim një nga perlat e bregdetit jugor shqiptar.

Ky destinacion është veçanërisht i popullarizuar gjatë sezonit turistik për natyrën e bukur dhe plazhet piktoreske. Plazhet e Ksamilit janë krahasuar me Ishullin Bora-Bora, për rërën e bardhë dhe si vendi ideal për relaks dhe aktivitete në ujë. Një karakteristikë e veçantë e kësaj zone bregdetare është grupi i ishujve të vegjël që ndodhen përballë plazheve, të cilët mund të arrihen me anije ose skafe për të eksploruar natyrën e virgjër shqiptare. Ksamil gjithashtu është i njohur për kuzhinën e tij të shkëlqyer që ruan shijen dhe freskinë e natyrshme të detit. Në zonë, mund të shijoni gjithashtu fruta të detit të përgatitura në mënyra të ndryshme, si dhe specialitete të tjera lokale.

Gjatë ditës mund të shkoni në ishujt më të afërt ku mund të shijoni ujrat e kristaltë dhe gjatë natës mund të ndani njëbisedë të ngrohtë familjare në restorante , kafene ose lokal nate. Ksamili padyshim është qendra e aventurës, e rinisë, sportit , plazhit, shndërruar vitin e fundit në një destinacion turistik jo vetëm veror por edhe dimëror.

Të përshkruash zhurmën e gjinkallave në fshatrat jugore apo pëshpërimin e detit është diçka tjtër nga t’a jetosh. Peisazhe mbresëlënëse, panoramike, ku deti unifikohet me qiellin, nën perëndimin e diellit ku dita I lë vendin natës, e cila përqafon rininë. E ku ka më bukur! Ata janë frymëzimi, ata janë e ardhmja! Eufori që të zgjon! Mund të them se duket si një konkurrencë e shëndetshme mes trinomit diell, yje, hënë, ku kjo e fundit duket sikur nuk do të largohet për t’i lënë vendin ditës. Për rreth 6 orë zemra e Ksamilit pulsonte nga jeta, për të rënë sërish në heshtje…

Vizitorët e huaj zakonisht i kalojnë netët në bare, taverna, restorante dhe hotele, ku kuzhina shqiptare është konsideruar nga më të shijshmet dhe ushqimin 100% bio e gjeni në çdo Agroturizëm vendas.

Delvina, një copëz mrekullie, 12 minuta larg Sarandës, është një zonë e cila njihet për ushqimet bio të zonës dhe i zhvilluar vitet e fundit në fushën e Agroturizmit. Ky qytet i vogël por me traditë, kulturë e dashuri të madhe për njerëzit është një mundësi ideale për të qenë sa më pranë natyrës. Vetë pozita gjeografike favorizon zonën madje brenda një fundjave mund të vizitoni të gjitha llojet e turizmit. Shqipëria duke qenë një vend i vogël me distanca të shkurtra, brenda 15 ditësh mund të vizitohen atraksionet turistike jo vetëm në bregdetin jugor por edhe në veri. Buzi lumit te Bistrices (25 km i gjatë) i cili buron nga mali i gjerë e derdhet në detin Jon, shtrihen magjishem bujtina autentike në të cilat mirëpriten turistë vendas dhe të huaj nën ambjente çlodhës dhe argetuese. Gjatë ditës mund të shkoni buzë lumit ku mund të shijoni ujërat e kristatltë të thesarit të fshehur shqiptar. Mos harroni të vizitoni dhe një numër të madh xhamish, teqesh, kishash dhe manastiresh, të një arkitetkure bizantine. Këtë vend do t’a veçoja si një nga shtetet me një tolerance të jashtëzakonshme fetare ku jetojnë harmonikisht disa fe , ku varri i një myslimani dhe një të krishteri prehen krah njëri –tjetrit. Shqipëria nuk është kthyer vetëm në një dashuri vere, por në një vend ku vizitorë nga vende të ndryshme investojnë për të blerë shtëpi ose për t’u kthyer në çdo stinë të vitit. Për pushime të shkëlqyera me çmime të arsyeshme , shërbim cilësor, vend ideal për t’u argëtuar mbetet margaritari shqiptar, bregdeti jugor i cili ngrihet magjishëm duke përqafuar gjithë kombet e botës.

Një copëz jete ky udhëtim, i këndshëm, i përsosur, një nga guidat më mbresëlënëse në xhevahirin jugor shqiptar. Një eksperiencë të cilën nuk do të donit t’a linit pa jetuar. Të jetosh për pak ditë shqiptarçe, me të bukurën dhe të egrën, me të paqtën dhe rrëmujën, me kaosin dhe magjinë por mbi të gjitha të rrethuar nga mikpritja, traditat dhe zakonet në perlën më të bukur ballkanike.

Behie Alushi, Delvinë 08/03/2024

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT