Profesor Gjon Frani Ivezaj /
Në burimet e hershme historike dhe dokumentet arkivore ku historianë e kronikanë vendas dhe të huaj apo personalitete të jetës politike e shoqërore si studiues, albanologë e shkrimtare, thuhet se Gruda ishte një qendër shumë e rëndësishme e Shkodrës antike. Gruda si fis përmëndet që nga fillimi i shekullit XIV dhe ka prejardhje ilire, kjo e vërtetuar dhe e argumentuar edhe nga historianët dhe studiuesit shqiptare e të huaj. Në burimet e shkruara me këtë fis njihemi përmes verës dhe shkrimeve të misionarit të madh Italian Atë Domeniko Pazi (1847-1919) i cili flet për të parin e fisit Vuksan Gel Gjon Gruda. Sipas tij, fisi i Grudës, është i ardhur nga Basumt e Postribës të Shqipërisë së Veriut (Shkodër), të cilët ne shekujt XV-XVI u vendosën në malin e Grudës së sotme kreshike, për të shkruar një histori të lavdishme përmes grykës së pushkës e për të ba emër të madh në malësi e më gjërë. Bijtë e Vuksan Geles, punuan dhe ndërtuan shtëpitë e tyre në formë kulle me fringji në malin e Grudës. Falë aftësive dhe mençurisë së tij i pari i vendit (krahinës) u bë atdhetari i shquar Vuksan Gela i Grudës. Gruda si fis në fund të shekullit XV përfshihej në nahijen e Zhablakut dhe kishte 80 shtëpi. Ndërkaq emërtimin në vetë Nahija e Grudës, e ka marrë në vitin 1485, kurse më 1497 nuk përmendet në defterët osmanë si nahije. Simbas burimeve historike, kisha e Grudës, ka një histori legendare ndër shekuj. Kjo vërtetohet edhe fjalët e kryeipeshkevit të Tivarit imzot Vinçenc Zmajeviku tek libri Kuvendi i Arberit 1703, fq. 35, botim i shtëpisë botuese “Shpresa” Prishtinë 2003.
Ai përshkruan se në Dinoshën e Grudës përveç ndërtimeve të hershme urbane që njihej si qytetza, ekziston kisha e shën Mhillit, themelet e të cilës i përkasin shekullit V. Edhe studiuesi dhe albanologu italian Ermanno Armao, duke u bazuar ne nje hartë te lashte (te dy hartografëve të shekullit XVII, shkruan: “… Kemi te bejmë me kishën e lashte të fisit të Grudes kushtuar shën Martinit ipeshkev, e ndërtuar nga Eterit Françeskanë me 1646 dhe qe ishte diroccata, (shenim i përkthyesit), në vitin 1671 kur ate Gaspari ishte ne kalim.”
Kisha e rindërtuar më vone me nje mjeshtri te
mrekullueshme, gendet ne nje vend te veçuar ne bregun e djathte te lumit te Cemit, ne katundin Priften, qender e katolikëve te Fisit, 320 metra mbi nivelin e detit. Po ashtu ne nje vizite baritore te ipeshkevit te Shkodres Pal Kamsi ne vitin 1756,përshkruan se Gruda kishte 106 shtëpi me 744 banore te ritur, me 200 luftetare te pushkes, 68 femije te krezmuar ate vit 17 femra e 18 mashkuj dhe 6 martesa. Ndersa nje relacion jeter mbi misionet e Shkodres i dates 13 gusht 1758, shkruar prej prefektit apostolik at Michelangelo da Taranto, nënvizon faktin se ne Grude, eshte rrite numri i katolikeve, qe martohen, simbas ritit te kishes sẽ shenjte. Te gjitha trevat arberore rane ne sundimin e plote te mizorise se osmanëve dhe sllave te pa shpirte, te cilat, kaluan nje kalvar te pashembullt krimesh dhe masakrash antinjerezore per shekuj me radhë, duke u munduar ti shuajne shqiptaret, gjuhën, fene, zakonet, dhe traditat e tyre, pra tu sllavizoje cdo gje te identitetit te paster shqiptare. Burimet e hershme historike tregone letrat e kryeipeshkevit te madh imzot Pjetër Bogdani, te datës 28 gusht 1670, ku pershkruan vuajtje e torturat e besimtareve katolik te Malësise e të Shkodres, ne te cilën ai i lutet Kongregates se Shenjte, qe te caktohen dy misionar te Eterve të Reformuar; njerin në Rrjoll e tjetrin ne Grude.Mali, Bajraku apo Fisi i Grudes, ka qene vazhdimisht edhe ne vemendjen e shumë studiuesve dhe albanologe te huaj, te cilët Grudën e shohim si njerin nder gjashte kuvendet kishtare, që bënin pjese ne Prefekturën Apostolike te Kastratit me 1500 banore katolik ne vitin 1850. Per shumë dekada kisha e famullia e Grudës njihet nen emrin e shenjtorit ilir shën Martinit. Ne historine e kishes, shkruhet se shën Martini kishte lindur nga prinder ilir, ku babai i tij kishte qëne oficer në ushtrine romake, dhe ne fillim vete shën Martini kishte marre pjese si ushtar (kalores), por pa vonuar u ishte kushtuar rregullave kishtare dhe ne vitin 370 zgjidhet ipeshkev i Toursit ne France. Predikimet dhe kontributi ne jetën meshtare e ungjilltare te shën Martinit qene aq te mëdha ne France sa kishin sjellur mrekulli, te cilat u njohen edhe nga vete kisha kristiane. Francezët e vleresuan dhe besuan aq shume shën Martinin, sa kur u nda nga jeta toksore me 11 nëntor te vitit 397 embrapa i kushtuan rreth 3600 kisha famulltare, si dhe me emin e tij u identifikuan 240 fshatra e qytete. Mbretërit Frances e njohen edhe si Patron te tyre. Ne ate hohe françeskanët prej Grude ushtrojnë sherbime fetare në Hot, Triesh, Koje dhe kudo ne Malsi të Madhe. Prej vitit 1638 deri ne vitin 1903. Aty kanë sherbyer 46 misionar Kroat e italian. Qe nga viti 1903 e sot kanë sherbyer kryesisht meshtare shqiptare. Duhet theksuar se gjate tallazeve te historise, kisha e Grudes u djeg nga ushtria barbare sllave (malazeze) dhe turke, qe sulmoi Malësine, e cila me heroizem te pashoq i rezistoi me stoizem dhe armë ne dorë, duke mos iu nenshtruar pushtuesve mizore. Simbas, patër Anton Harapi O.F.M, i cili bën një pershkrim brilant per këto troje, nder te tjera thote: “Me heroizem te madh, malësorët e Grudës i ruajten gjithnje shtepinë e zotit dhe trojet e veta. Gruda, ne mesin e ketyre ngjarjeve te stuhishme historike, luftrave dhe perpjekjeve per liri e pavaresi, u be qendra e te gjithe luftarve dhe rezistences me arme ne duar, duke treguar giithmone heroizem dhe perkushtim të madh, e ideale te trashiguera per mbrojtjen e tokave, fenë dhe Atdheun e te parëve te tyre. Malësorët e Grudës, historikisht u bene balle te gjitha sulmeve pushtuese barbare, si turque, sllavëve etj., që kishin per qëllim pushtimin, nënshtrimin dhe asimilimin e trojeve tona stërgiyshore nder shekuj dhe historikisht dihet se trimat e paharruar te Grudës ishin patriotet: Vuksan Gela, Smajl Martini Ivezaj, Nike Martini Ivezaj, Dede Nika Ivezaj, Mat Hasani Ivezaj, Zef Martini Ivezaj, Zef Prel Marashi Ivezaj, Prel Marashi Ivezaj, Smak Deda Ivezaj, Kolë Zefi Ivezaj, Bacë Vuksan Ivezaj, Preç Vuksani Ivezaj, Vuksan Preçi Ivezaj, Sokol Baci Ivezaj, Tringe Smajlja Ivezaj, Mehmet Murati Gjokaj, Baca Kurti Gjokaj, Zef Miliqi Lulgjuraj, Gjeke Gjoni Sinishtaj, Ujkë Mati Ivezaj, Lucë Gjeloshi Lulgjuraj, Mark Gjeku Lulgjuraj, Kolë Marku Lulgjuraj, Maxha Grishi Bojaj, Mirash Luli Bojaj, Paloke Gjoka Vulaj, Ujke Dushi Kalaj, Tomë Kole Gjoni Sinishtaj, Pllum Gjeka Kalaj, Preke Gjon Ruka Ivezaj, Halil Haka Nikaj, Ali Zeku Pepaj, Marash Dashi Kalaj, Pretash Leci Sinishtaj, Selman Juku Dukaj, Nike Smaka Ivezaj, Pjeter Nika Ivezaj etj.,
Sikurse Gruda burra me nam e me za kane pase te gjitha Malet e Malesise nder ta permendet edhe Ule Marku me djalin e tij Prekë Ulin, që lanë nder dhe krenari ne Grudë dhe Malesise tone legendare. Per malësorin kreshnik dhe te pa trembur Preke Uli Gjokaj, gjithnje liria dhe mikpritja, sipas traditis se hershme shiptare ishte dhe ishte sot gjeja me e shtrenjte. Ai dhe brezat mbas tij vijuan te ecin ne rrugën e tradites athetare dhe patrotike te te pareve te tyre. Malesia jonë, nder shekuj eshte shquar per figura te ndritur, ge kane bërë emër te mire ne te giithe krahinën, ku ato jetuan dhe vepruan, duke shkruar me arme ne dore histori te lavdishme per trojet etnike shqiptare. Per shkak te luftrave te njepasnjeshme, kunder serbo malazezëve dhe Perandorise Islame Osmane, shume malesore te krishtere, u detyruan qe te shperngulen nga trojet e te parve te tyre shume shekullore e u vendosen ne vende te ndryshme banimi, ku kishte vetem shqiptare. Keshtu Ule Marku Micakaj, u detyrua nga Bekajt e Trieshit te Malësise së Madhe të shperngulet e te vendoset ne Dinoshe te Grudes, në grykën e Malit Tojeq.
Këtu malësori fisnik dhe trim Ule Marku aty gjeti 20-30 shtepi malësore te besimit islam. Sipas te dhenave, qe janë transmeruar brez mbas brezi, mendohet se Ule Marku ka ardhur ne Dinoshë rreth vitit 1850. Vellezërit muslimanë malësore te zones e deshtën dhe e nderuan giithmone bashkeatdhetarin e tij te fshatit te tyre. Ai aty gjeti ngrohtesi, mikpritje dhe bujari tradicionale shqiptare. Te gjithë malësorët pa dallim feje luftonin kunder pushtuesve shumë shekullore otoman dhe serbomalazez, që kërkonin te neshtronin dhe mposhtin popullin shiptar.
Ule Marku ne Tojeq të Dinoshes gjeti nje shtepi katolike e ardhur nga fisi Lucaj prej deres se katundit Delaj (Trieshit) me emin Gjoke, e cila me vone eshte islamizuar me dhunë nga pushtuesit turq. Ata sot quhen familja e Jusuf Gjokës. Shumë vite me vone ata kanë levizur ne zonat e banuara ne Tojeq, Dinoshe, po ashtu nga Luhari ka ardhur nje shtëpi katolike me mbiemrin Puraj, e cila edhe ajo eshte e islamizuar nga turqit me force. Ne kete menyre ka ardhur edhe nje familje prej fisit Dukaj te Trieshit, e cila edhe ajo shte islamizuar. Prej kesaj familje sot ishte shtëpia e Selman Jakut (Dukaj). Po këtë rruge ka ndjekur edhe nje familje prejfisit të Lulgjurajve te Grudës, të cilët edhe ato jane islamizuar, sikurse edhe te tjerët me pare. Pra, sikurse shihet keto familje ndryshojne vetëm emrat dhe asnjehere mbiemrat, duke ruajtur keshtu vijimsinë e te krishtere te rrinjeve te lashta te familjeve te tyre. Kulla e Ulë Markut, ka qen e mirenjohur nder shekuj per urtësi, mikpritje, besë, atdhedashuri. Trimat e kulles, kane qene gjithnje ne balle te luftrave per liri dhe pavaresi te trojeve etnike shqiptare.
Nê nje mjedis tê ri shqiptar Ulë Marku, filloi te punoj dhe jetoj pagesisht, mes vëllezërve muslimanē shqiptaré. Pas disa vitêve ai martohet dhe krijoi familjen e vet. Aty Ulë Markut i lindën dy djem dhe disa vajza. Djali i pare Gjoni lindi në vitin 1858, kurse djali i dyte Preke Uli lindi ne vitin 1860. Ne te gjithe Malesinë e Madhe kjo familje e re mes shqiptarêve tê mirë gjithmone ishte e nderuar dhe respektuar e merituar.
Ata brez mbas brezi luftuan me pushke ne dore kunder pushtuesve te njepanjeshme, që prekën herë pas here tokat shqiptare. Ulê Marku 21 vjeç, ishte njê djale azgan e trim si zana, dhe mori pjese ne kryengritje anti osmane dhe kunder synimeve grabiqare te malazezëve. Ai ishte nje punetor i palodhur,ku me duart e tij te arta ndertoi nje kullê prej guri dy katëshe me frenxhi, qẽ ngjasonte me nje kështjelle ushtarake te kohës, per tu mbrojtur nga pushtuesit otoman e serbo malazezët. Uli, ishte nje burre i hijshem, i gjate si lisat e maleve tona, i zgjuar per nga natyra, i urte e i matur ne biseda me malesorët, fjalepake,njeri i beses, trim si zana, bujar nẽ shpirt e me zemër, dhe si gjithmone nje dere e njohur per mikpritje shqiptare etj. Ai mori pjesë ne shume luftra liridashëse, që Malesia zhvilloi nder shekuj, si nẽ luftën e Dinoshes, Shkodres, Grudes etj., kur nẽ ate kohẽ Gruda udhëhiqej nga trimat legendare si trimi i famshem Smail Martini i Grudës. Në vitet 1880-1881 Ule Marku ishte bashkuar me trimat e tjere malësore dhe kishte dale ne balle te luftes se Dinoshës dhe Grudës kunder ushtrise serbo malazeze. Aty per orë te tera u be nje lufte e pergjakshme, ku shkjete humbën shumë ushtare dhe armatime luftarake. Udheheqësi dhe kryepriresi i malësoreve kreshnik ishte trimi legendar Smajl Martini Ivezaj.
Lufta zgjati deri nẽ mbrëmje. Smajl Martini me djemtë e Grudës i dha ikjen ushtarëve malazeze. Ne orët e vona te mbrêmjes Bajraktari i Grudës Smajl Martini urdheroj luftetarët e Grudës te gjithe të bashkohen, duke merrê me vete te dekurit dhe te plagosurit rënde, per t’i derguar tek kisha e shën Mhillit nẽ Dinoshe. Ne ate lufte te pergjakshme u varros trimi i malëve Ule Marku vendin e quajtur ne Shtigje, ku po zhvillohej lufta. Ai ishte goditur nga plumbi i armikut, i cili i kishte thyer kembën. Ule Marku, ishte shume i lodhur. Ai ecte zvarrê nga plagët e pergjakura. Ne giysme te rruges ai u ndal për te pushuar se nuk mund te levizte mẽ tej. Ule Marku, per ortê têra kishte derdhur shume gjak. Ai u ndal nẽ afersi te nje shkembi me pushke nẽ dore. Ushtria e luftarëve malesore te Grudes,duke u terhequr poshte aty gjen ushtarin trim Ule Markun e plagosur shumẽ rënde, i cili, po humbte gjak nga plaga e rênde. Atij i afrohet trimi Murat Mehu Gjokaj prej Mileshit. Murati, duke qene errësire e pyet se fare po bën ketu. Ai i pergjigjet se jam plagosur (varrue), më ka ra pushka e me ka thy kembën dhe s’mundem te levizi. Trimi Ule Marku, i thote Murat Mehut: “Shko tek shokët, se une kam pushken dhe fisheke boll.Nese kthehen shkijete, une e paguaj vetën.” Trimi Murat Mehu i Gjokajve te Mileshit, vinte nga nje dere e madhe e mirenjohur ne te gjithe krahinëne Malesise per pushke dhe mikpritje. Murati, duke e pare gjendjen e rënde te bashkëluftetarit Ule Markut, i cili, po vazhdonte te humbte shumë gjak, i thotë se nuk mund te ik dhe dua te gendroj me ty ketu. Ai e merr ne krah bashkëluftetarin e tij te plagosur rënde dhe me pushke ne dore ngadale e ngdale e con deri tek shtëpia e tij. Luftari dhe trimi si zana Murat Mehu, menjehere kthehet dhe shkon tek kisha e shën Mhillit, ku ishin bashkuar ushtria e malesoreve, te plagosurit dhe te vrarët. Ai u tregon atyre për plagosjen e rënde te trimit Ule Markut. Bajraktari i Grudes Smajl Martini, menjehere ngrihet ne këmbe, e falënderon nga zemra trimin e varrosur Ulë Markun dhe burrerinë e trimërinë e Murat Mehut. Ne mëngjez herët, bajraktari Smajl Martini sẽ bashku me luftarin trim Murat Mehu dhe 12 luftare te tjere te Grudes shkon mënjehere ne kullën e luftarit trim Ule Markut. Bajraktari i Grudes, gjate takimit e rifalenderon Ulin, per trimëime ne lufte dhe gjakun e derdhur per tokat shiptare dhe liri, dhe i deshiron jete te gjate dhe sherim te shpejte. Nga burimet historike, mesojmë se prej kesaj dere ka lindur edhe djali i tij i famshëm Preke Uli, i cili, ka treguar gjithmone heroizem te pashoq per qeshtjen kombëtare. Preka, merrte pjese ne luftrate me malësore dhe Malesi, kunder armiqève shekullore serbo malazezëve dhe ushtrise aziatike turke, per liri dhe pavaresi dhe ekzistencën e trojeve etnike shqiptare. Fjala e tij perhapet kudo ne trojet etnike shiptare deri ne Kosovë. Duke hulumtuar me shume kujdes per kete figure te rëndesishme te historise shiptare, mësojme se për Preke Ulin nga Dinosha, kemi mundur te gjejme artikuj interesant, ku midis te tjerëve ka shkruar edhe pajtuesi i gjaqeve, simboli i paqes dhe miresise mes shiptarëve Prof. Anton Çeta, ku ai nder te tjera vlereson: “Prekë Uli ishte. symbol i bashkejeteses vellazerore mes katolikeve e muslimanëve te Grudës.
Ai per te mos koritur katundin, rrezikon jetën nga ushtarët malazez, te cilët nje dite tek e gjejne Prekën coban me dele se bashku me cobaneshen Bibe Keqja i thonë: “Prej kah je?” Dhe Preka u pergjigjet prej Dinoshet. Malazezët e pyeten a je musliman apo katolik!? Jam katolik, u thote Preka.
Ushtarët, deshtën me e vertetu këte gja e i thone nese je katolik ban kryq! Prekê Uli u thote: “Nuk u duhet ju kjo
gja, mem detyru mue me ba kryq!” Ata (malazeze) i thone prap: “Ose ban kryq ose te vrame, mbasi ti nuk na ke kallzue te vertetën, se ndoshta nuk je katolik!” Dhe tre ushtaret ia kthejne pushken. Cobaneshja Bibe Keqja i thote: Ban kryq se te vrane, se ti perdite ban kryq disa here. Por ai ia kthen le te mẽ vrasin. Nuk baj kryq qe te mos thone se e bame nje musliman me ba kryg (pasi ne Dinoshe jane shumica muslimane, me perjashtim te pak shtëpive katolike).
Tre ushtaret malazezé e pané se nuk po mujshin me e detyrua me ba kryq ketë grudas, ndaj ulen armët e shkuan.” (Anton Cetta, “Nga folklori yne”, Volumi III, Prishtine, 1995, f. 151- 152). Prekë Uli, ishte pjesétaré i kryengritjes se flamurit kuq e zi, ne Malësi më 6 Prill 1911 në istikamin e Deçiqit. Kulla e Preke Ulit eshte djegur dy here ne vitetet 1918 dhe 1921 prej ushtrisé malazeze, sepse ishte nje kulle legjendare me luftrare trima. Ne kohën e formimit te shtetit federal te Jugosllavise, popullit shqiptar i digjinin shtepite, rrestoheshin njerezit pa faj, vriteshin njerezit pa pasur asnje faj. Preke Uli, mbajti mbiemrin Micakaj deri nẽ vitin 1921 në Tojeq te Dinoshës. Kështu me 12 mars të vitit 1921 prej turturave te veshtira, qe i beri ushtria malazeze mbi popullin shqiptar, u bashkuan ato shtepia qe kishin ardhur nga viset e tjera dhe binë një mbledhje qe të bashkohen te gjithe 6 a 7 shtëpite dhe te formojne nje fis, te cilët mê vone fillojne tê quhen Gjokaj, simbas Gjokës, i cili, kishte ardhe i pari ne keto vise ne Tojeq te Dinoshës. Keshtu u krijua fisi i ri Gjokaj, te cilët sot si shqiptarët muslimane dhe katolike e mbajne këte mbiemër me respekt. Kjo gjë u bë për me ra ne sy te armiqeve, sepse ata jane nje fis i madh etj. Preke Uli, gjate gjithe jetes sẽ tij ka treguar heroizem, nder dhe respekt, duke e nderuar dhe respektuar e gjithe Malesia, duke mbetur ne analet e historise sone kombëtare. Dera e Preke Uli Gjokaj, ka qene e njohur historikisht edhe nga banorët e qytetit, si njerez te pushkes, nderes, besës, trimërise, odes se kuvendeve te burrave, lahutes e çiftelise, ne te cilën jane perjetuar goje me goje historité e lavdishme të Hotit e Grudës, ne lufte kundër pushtuesve shumeshekullore turq. Atdhetari e luftetari i njohur Preke Uli Gjokaj, ishte nje dere e forte dhe me ze ne te gjithe trevën ne fjale. Ai shquhej edhe bujari dhe mikpritje ndaj miqve dhe kalimtarëve tëndryshëm vendas dhe te huaj. Aty gjetën menjeherë ngrohtësi e bujari tradicionale malesore, besë dhe bujari, ndihme dhe integrim te shpejte në ambientin e ri, ku u vendosën keto miq te rinj të Grudës. Me pushtimin e trojeve tona ne vitin 1571, simbas kronikave historike, pothuajse te gjithe barqet(breznite) e Malisise sẽ Veriut, bënë levizje (migrime), nepër shumë vende gjate kohes, kur qyteti verior Shkodra po kalonte çastet e hidhura nga mësymjet e te huajve. Shgiptarët dhe ne vecanti malesorët e Grudes, rroken perhere pushkën né mbrojtje te trojeve te tyre stërgiyshore, duke qene nje pengesẽ serioze per pushtuesit turq. Shpesh familjet e tyre shtoheshin me djem, që sipas konceptit te malesorëve do te thoshte asokohe se kishte me te për pushke, per t’i bere balle pushtuesve osmanilinj, qe në Malesi gjithnje gjetën kundershtimin me te ashper me arme ne dore, pakenaqsine dhe ndjenjn e larte te kundershtimit dhe mosnënshtrimit ndaj zgjedhës sẽ huaj. Ndër shekuj, per malësorin gjithnje liria ishte gjeja mẽ e shtrenjte.
Krenaria e malesorëve mbijetoi ndër shekuj. Kjo mirënjohje u njoh gjithnje me fisnikêri nga prijesi i pare i Grudes Vuksan Gela me kater djemte e tij.
Patriotizmi i madh i treguar me shembuj konkret nga Vuksan Gela i Grudës dhe sokolat trima e fiseve te tjera, u shpreh tek mbrotja me vendosmëri, qe ata i bëne atdheut e fesë se të parëve te tyre, ndër shekuj, ne mënyrë qẽ kishat tona shiptare te mos kthehen ne minare tẽ xhamive turke. Prej derës Micakajve (të Trieshit), sot Gjokajt e Tojeqit (Grudës), gjate shekujve kanë dalur burra me ze ne te gjithe trevën e jashte saj, te cilet tradicionalisht janë shquar për vyrtytet e
hershme shqiptare, si: besa, trimeria, atdhedashuria, zbatimi me perpikmeria i kanunit, urtia, oda e burrave, mikpritja me zemër dhe bujari, per te gjithe miqte dhe kalimtarët e thjeshte, qẽ kanë bujur ne kete kulle fisnike plot njerez te ndershem e bujar. Malësorët trima dhe fisnik Ule Marku, e Preke Uli, ishin dhe mbetën figura te mëdha te kombit shqiptar, te cilet, tene jetën e tyre luftuan me arme nẽ dore ne mbrojtje te trojeve etnike shiptare.
Ule Marku, iu bashkëngjit patriotêve te shquar, qẽ aso kohe veronin ne qytetin e lashte te Shkodres dhe trevave tẽ Malësise sẽ Madhe. Ule Marku, gezonte respekt ne te gjithe vendet ku ai shkonte, sepse kishte besë, burrêri, trimëri, bujari, ndërshmëri, ishte njeri i fjales, nderit, respektonte kanunin e maleve tona kreshnike, ishte njeri i urte dhe shume i mençur në zgjidhjen e probleme te treves se tij, luftoi pa reshtur per ndergjegjesimin e malesorëve per liri dhe pavaresi kunder Portës sẽ Lartë tê Perandorise Islame Osmane.
Gjakderdhja, ishte dhe mbeti nje plage, qē e ndihmoi edhe me shumë pushtuesin turk te jetonte mẽ gjate né trojet tona, sepse malesort dhe ne terësi shume krahina shqiptare, ne vend qe te luftonin turkun ia kishin drejtuar gryken e armeve shtëpive ne hasmeri. Ulë Marku, ishte bashkekohës i trimit legendar Smajl Martinit, qẽ ishte Bajraktari i Grudes, i Çun Mules te Hotit, Pec Petanit të Shkrelit e te Keq Turkut te Kelmendit etj. Ai me armën ngjeshur mori pjesë ne luftrat më te përgjakshme te popullit shiptar, ne kryengritjet e njépasjeshme qe u zhvilluan ne Malesi, te tilla si: Lufta e Spushit, kunder taborreve mizore turke, u dallua si nje luan i vërtetë ne Betejën e Deçiqit ne vitin 1890, në Luftën e Plavés dhe Gucise etj. Shtepia e njohur e Preke Uli Gjokajt të Tojeqit (Triesh), Grudës xori burra me fame, ze dhe bese, ndere, fjale, trima e azganë, që me shembullin personal shkruan historine e krahines permes flakes sẽ barutit te pushkêve te tyre, duke qene perhere ndera dhe krenaria e perhershme për Malesi dhe trojet etnike shqiptare.