• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2024

RILINDJA, BORATI DHE FATI I TYRE I PASHMANGSHËM

September 17, 2024 by s p

Dr. Erion Dasho/

Shqipëria tashmë është shndërruar në një diktaturë të Rilindjes. Akaparimi i të gjithë pushteteve, loja me të ashtuquajturën “drejtësi”, sistemi gëbelsian i propagandës dhe vendosja nën tutelë e çdo zëri kritik nuk mund të quhen përveç se me emrin që i karakterizon, DIKTATURË!

Sikur të mos mjaftojë pushteti i dukshëm, rilindja ka farkëtuar tre aleanca të nëndheshme, të cilat çimentojnë edhe më tej regjimin e saj diktatorial. Këto janë aleancat tashmë të konsoliduara me oligarkinë, me narkotrafikun e krimin e organizuar, dhe me pjesën e blerë të opozitës së telekomanduar.

Nga ana tjetër, si çdo diktaturë, rilindja ka krijuar tashmë masën kritike të ndjekësve duke ndjekur parimin e kulaçit dhe kërbaçit.

Votuesi trushplar jep ende votën për “ideal” të gjyshit e stërgjyshit partizan, komunist apo spiun. Votuesi pragmatik e jep votën në këmbim të vendit të punës, ai torollak në këmbim të thesit të miellit, kurse votuesi “kokëfortë” pas kërcënimit dhe dhunës.

Pamja bëhet e plotë, nëse makiavelizmit elektoral i shton mekanizmin djallëzor të shpopullimit selektiv, i cili ka vepruar në mënyrë përzgjedhëse duke dëbuar atë pjesë të popullatës që persekutohej, ose në rastin më të mirë, nuk favorizohej nga rilindja.

***

Rezultati është që sot kemi një Borat të shndërruar në Enver të dytë. Vullneti i tij është ligj, pushteti i tij politik, juridik dhe mediatik është absolut.

Të vetmet pushtete që Borati është i detyruar të ndajë janë pushteti ekonomik që ndahet me oligarkinë dhe pushteti okult i cili, siç tregojnë përgjimet e encrochat, ndahet me narkotrafikun dhe krimin e organizuar.

Opozita politike është vendosur në qoshen e ringut, me drejtuesin të burgosur, dhe me përfaqësuesit e tjerë politikë të dhunuar, shtypur dhe nëpërkëmbur.

Pyetjet që bën sot çdo shqiptar janë:

》Si do të përmbyset diktatura e rilindjes?

》Cili është plani i opozitës së vërtetë, Partisë Demokratike dhe Liderit të saj Berisha, për të sfiduar këtë regjim të përbindshëm?

》A ka shpresë për shqiptarët, apo janë ata të destinuar të jetojnë një diktaturë të dytë, të njëjtë me atë që përmbysën para 34 vjetësh?

***

Historia qindra vjeçare e përballjes së qytetarëve me diktaturat jep mësime me vlerë se si mund të përmbysen ato.

Së pari, koalicioni me qytetarin. Çdo shtresë e shoqërisë shqiptare duhet të mobilizohet, të përfshihet dhe të ndjehet e përfaqësuar në përballjen me diktaturën rilindëse.

Së dyti, organizim në struktura kapilare. Nuk mund të ketë rezistencë të organizuar, pa një komunikim të pandërprerë të opozitës me qytetarët deri në skajet më të largët të vendit. Tashmë, me garantimin e votës së diasporës, është detyrim edhe komunikimi me shqiptarët e mërgatës.

Së treti, rezistencë paqësore, por e vendosur. Rreth Tiranës sot jetojnë me shumë se dy të tretat e shqiptarëve të mbetur. Është e pafalshme që, të paktën një herë në javë, të mos ketë një protestë të disa mijëra shqiptarëve para kryeministrisë së Boratit. Mesazhi që japin mijëra njerëz në shesh çdo javë, është mesazh revolte, shprese dhe ndryshimi. Ai ndihmon të forcohet me ritëm të përshpejtuar si aleanca me qytetarin, ashtu edhe struktura e qëndresës.

Së katërti, lëvizja kundër diktaturës ka nevojë për një vizion dhe parime udhëheqëse të qarta që të frymëzojnë dhe bashkojnë shqiptarët.

Rilindja dhe Borati kanë përqafuar prej dekadash ideologjinë e liberalëve të majtë, e cila është sot po aq shkatërruese për shoqërinë sa edhe ideologjia komuniste para 100 vjetësh.

》E mishëruar në parimet “woke”, të minimit të vlerave të familjes, komunitetit, kombit dhe fesë…

》E frymëzuar nga agjenda të kërcënimeve futuriste si ngrohja globale, për të larguar vëmendjen nga katastrofat e së sotmes…

》E zbatuar nga një sistem që propagandon “barazi” ekonomike dhe “drejtësi” sociale, por që ofron polarizim të tejskajshëm dhe varfëri deri në uri për shtresat më të cënueshme…

…e majta liberale “woke” që përfaqëson sot rilindja po e çon Shqipërinë drejt greminës, sikundër bënë baballarët kriminelë me ideologjinë po aq shkatërrimtare të komunizmit proletar.

***

Shqiptarët nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë “woke”!!!

Shqiptarët dinë të jenë tolerantë dhe mirëkuptues ndaj personave LGBTQI, por nuk mund të pranojnë agjendën e minimit dhe shkatërrimit të familjes.

Shqiptarët vuajtën 45 vjet ekonominë e planifikuar të Partisë së Punës që i varfëroi deri në palcë dhe i ktheu në afrikanë në mes të Europës. Ata nuk mund të dorëzojnë tregun e lirë për të përqendruar ekonominë në dy-tre duar oligarkësh. Shqiptarët nuk duan që ekonomia e tyre t’i bëhet dhuratë narkotrafikut ndërkombëtar për të larë paret e kokainës, heroinës dhe hashashit.

Shqiptarët dëgjuan 45 vjet propagandë të pështirë dhe të dhunshme të etërve gjakësorë. Ata nuk mund të dorëzojnë lirinë e fjalës të fituar me gjak, për t’ja bërë atë dhuratë patronazhistëve dhe aktivistëve të Boratit.

Shqiptarët u dënuan me burg edhe për një fjalë goje nga “drejtësia” puniste dhe u pushkatuan për një libër me poezi. Ata nuk mund të pranojnë që fantazma e Aranit Çelës t’u fanepset sot në trajtën e Altin Dumanit.

Këto shqiptarët duhet t’i dëgjojnë përditë, deri sa zemërimi i tyre kundër rilindjes të kthehet në uragan ndëshkues për shkatërruesit e familjes, komunitetit, shoqërisë, kombit, ekonomisë, drejtësisë dhe lirisë së shqiptarëve.

***

Dekada në pushtet e rilindjes dhe Boratit ka qenë e dhimbshme për shqiptarët. Çka është më e keqja, kjo dekadë prodhoi një përbindësh që nuk është aspak e lehtë të mundet.

Partia Demokratike ka sot një përgjegjësi historike.

》Nuk bëhet fjalë thjesht për një lider të burgosur!

》Nuk bëhet fjalë thjesht për të fituar një palë zgjedhje!

》Nuk bëhet fjalë thjesht për luftë për pushtet!

Bëhet fjalë për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Nëse kjo përgjegjësi kuptohet siç duhet nga demokratët dhe shqiptarët, fundi i rilindjes dhe i Boratit është i pashmangshëm, i shpejtë dhe i turpshëm.

Në këto vitet e fundit, asnjë diktator në botë nuk ka vdekur në shtrat dhe i qetë. Burgu, syrgjynosja dhe turpi kanë qënë ndëshkimet më lë lehta për ta.

Boratit dhe rilindjes historia u ka rezervuar të njëjtin fat…

Filed Under: Analiza

Dr.Rexhep BOJA (20 qershor 1946 – 14 shtator 2021)

September 17, 2024 by s p

Ambasador Flamur Gashi/

Dardania asnjëherë më shumë se sot nuk ka pasur nevojë për njerëz me vlera të mëdha dhe të dëshmuara kombëtare, patriotike dhe fetare siç i kishte, miku im Dr.Rexhep BOJA.

Ishte fat i madh që në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), në periudhën më të vështirë për vendin (1990-2003), të ishte Dr.Rexhep BOJA!

Dr.Rexhep BOJA, ishte bashkëpunëtor i afërt i Presidentit të Kosovës Dr.Ibrahim RUGOVA.

Dr.BOJA, ishte një shqiptar i kulluar, prijes fetar dinjitoz, shkencetar, diplomat dhe humanist i madh.

Ne te gjitha takimet ne nivelet me te larta boterore, ne SHBA, Europe, ne Lindjen e Mesme dhe kudo ne bote, Dr. Rexhep BOJA mbi te gjitha e kishte çeshtjen kombetare dhe lirine e Dardanise, si dhe perfaqesimin sa me dinjitoz te kombit tone.

Ka qene fat i madh per Dadanine dhe kombin tone, qe ne fillimvitet ’90-te e deri ne lirine e saj me 1999, qe ne balle te proceseve politike dhe perfaqesuese te kishte njerez si Dr.Ibrahim RUGOVA, Prof.Anton ÇETTA, Prof.Zekirja CANA, Prof.Mark KRASNIQI, Dr.Rexhep BOJA, Imzot Nike PRELA, Imzot Mark SOPI, Prof.Fehmi AGANI, Adem DEMAÇI dhe personalitete te tjera te ketij kalibri te nivelit intelektual dhe kombetar.

Mbi 30 vite miqesi dhe bashkepunim me Dr.BOJEN, shume takime dhe biseda te gjata me te, kane qene teper te vlefshme per mua çdohere ne sherbim dhe ne te mire te kombit tone.

Jo rrallehere Dr.Rexhep BOJA, ka kryer ne vende te ndryshme te botes sherbime me vlera te jashtezakonshme edhe per institucionet shteterore te Shqiperise, pune qe i bente me shume deshire dhe pasion, pa buje dhe ne heshtje te plote…

Faleminderit per ç’do gje qe ke bere per kombin tone, Dr.Rexhep BOJA!

I dashur mik, prehu i qete ne token e Daradanise, qe aq shume e deshe dhe bere per te !

Filed Under: Histori

Mos i fajësoni fëmijët!

September 17, 2024 by s p

Agim Baçi/

A dimë ne t’u flasim fëmijëve në shtëpi apo në shkollë duke pranuar se janë të ndryshëm e jo njëlloj qoftë me vëllezërit e motrat e tyre biologjikë ashtu edhe me shokët e shoqet në shkollë? Sa nga ne të rriturit ua shpjegojmë fëmijëve se si duhet të sillen përballë një hendeku tronditës për botën e tyre- hendekun e asaj që ata duan të kenë, që atyre u pëlqen, me atë që marrin realisht në jetë apo me atë që duhet të marrin? A ka nga prindërit apo mësesit një rrugë përshkrimi se si rregullohet ai hendek mes dëshirave dhe realitetit? A dimë t’u shpjegojmë se sa e vështirë është të orinetohesh në një botë ku simpatia dhe mirënjohja -dy ndjesi kaq të rëndësishme në jetën njerëzore- po humbin nga komunikimi i përditshëm? A arrijmë ne si të rritur të kuptojmë se humbja e durimit te adoleshentët ndërpret të gjitha udhët për një vendmbërritje të qartë dhe me ide?

Për të qenë të vërtetë me fëmijët ne nuk duhet të shmangim përgjigjen për pyetjen se, cila është përgjegjësia jonë si të rritur nëse adoleshentët e sotëm nuk mendojnë për ndonjë vendmbërritje me kuptim.

A është dhe përgjegjësia jonë, si të rritur, që mjaft adoloshentëve sot u duket gjithçka e kotë, pa ngjyra? A është edhe faji ynë për faktin se shpesh në komunikimet e tyre mungon përgjegjësia morale apo ndjesia e fajit ndaj tjetrit me të cilin kanë gabuar, janë nxituar? A dimë ne t’u përgjigjemi apo do të fajësojmë ata se përse ky debat mund t’u duket i pavlerë?

Çfarë ndodh me adoleshentët kur intelekti i emocioneve nuk prek më dashurinë, duke e kthyer gjithçka vetëm në seksuale dhe jo në të menduarit për tjetrin si shok, si shoqe? A mjafton sot vetëm të kalërosh mbi protagonizmin vetëm si qëllim për të qenë i njohur pa e vrarë mendjen nëse nuk je i qartësuar moralisht apo në ndjesitë për gjithçka që bën e thua?

Në fakt, mungesa e objektivave që kanë brenda tyre të rinjtë, është ajo që duhet të na shqetësojë. Për këtë mungesë objektivash nuk mund të fajësojmë vetëm fëmijët. Bota e tyre e brishtë është sot një botë në duart e teknologjisë, e cila i ka thjesht klientë të kohës së tyre dhe statistikë për atë që bëjnë, ndërkohë që ne si prindër duhet të këmbëngulim, bashkë me mësuesit, për të mos i braktisur në skajet e veprimeve të tyre.

Niçe na ka paralajmëruar se “rinia zhytet thellë në ekzistencën e vet”. Paralajmërimi i tij i fortë ishte në atë kohë kur nuk parashikohej ky pushtim i kohës dhe qëllimeve nga teknologjia. Sot, kjo thënie e Niçes nuk vlen vetëm për t’iu besuar më shumë të rinjve, por edhe si një nevojë për të gjetur shtegun e komunikimit që të mos u humbë etja për jetën, etja për dijen.

Të rinjët e sotëm shpesh na tregojnë se janë vitalë, se janë të zgjuar. Përballë vitalitetit të tyre, kreativitetit që ua ka shtuar edhe pushteti teknologjik, duket se ne prindërit nuk po mundemi të rindërtojmë me ta hartën e duhur të rrugëtimeve, të emocioneve, e sidomos të vendmbërritjeve, duke i lënë në një vetëvlerësim të ulët për atë që mund të arrijnë. Duket se jemi në atë fazë që paralajmëronte filozofi Ivan Iliç në librin e tij “Shoqëria pa shkollë”, i cili na paralajmëronte ne prindërve se, me pafuqinë tonë për të komunikuar me ta, rrezikojmë t’u krijojmë bindjen se nuk do të kenë asnjë fuqi ta ndryshojnë realitetin. E nëse i krijojmë këtë iluzion, të një varke pafuqie, përballë dallgëve të përditshmërisë, a e kemi ne më pas moralin që t’u kërkojmë atyre që të mos heqin dorë nga ëndrrat, që të mos i jepen tanishmërisë, që të mos flenë vetëm në shtratin e argëtimit?

Filed Under: Sociale

NUK KA SHTET PA USHTRI TË FORTË

September 17, 2024 by s p

Agim Aliçkaj

New York/

Populli shqiptar është paqësor, nuk ka sulmuar askënd, gjithmonë në mbrojtje të fëmijëve, familjes, shtëpive dhe trojeve të tij. Kosova Dardane është ende në rrezik nga agresioni serb. Fashistët serbë nuk mund të ndalohen ndryshe, vetëm me forcë. Dialogu me ta është shëndërruar thjesht në “bisedime të kota”, të nevojshme për t’i kënaqur ndërkombëtarët. Ushtria terroriste serbe është e aftë të luftojë vetëm kundër fëmijëve, grave dhe civilëve të paarmatosur. I thashë këtë në fytyrën e ish-sekretarit të shtetit, Lawrence Eagleburger, para të gjithëve, para gjenocidit të vitit 1999, në një takim të madh në Westchester, kur ai u përpoq t’i portretizonte ata si “luftëtarë të ashpër”. Nëse gjeneralët kriminelë serbë shohin se Kosova është gati të mbrohet, nuk guxojnë kurrë të fillojnë luftë.

Prandaj, është koha që të gjithë ne të kontribuojmë në Fondin e Sigurisë së Republikës së Kosovës. Gjatë qëndrimit tim në atdhe kam dhënë një kontribut modest në shumën prej 2000 euro. U përpoqa ta bëja më heret nga banka në Amerikë, por më doli një punë shumë e ndërlikuar.

Ftoj Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës-Ministrin Hekuran Murati , që të gjejë një mënyrë më të lehtë ligjore për të kontribuar nga jashtë, ndoshta përmes ambasadave. Mërgata është gati.

Është detyra jonë të jemi gjithmonë në shërbim të kombit tonë shqiptar, me mundësitë që kemi dhe kudo që jetojmë. Shqiptarët janë një komb i fortë, më i fortë se serbët. Por ne kemi nevojë për Amerikën të përballemi me Rusinë.

Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe amerikan!

THERE IS NO COUNTRY WITHOUT A STRONG ARMY

The Albanian people are peaceful, they have not attacked anyone, always in defense of their children, family, homes and lands. Dardanian Kosova is still in danger from Serbian aggression. Serbian fascists cannot be stopped otherwise, only by force. The dialogue with them has simply turned into “useless conversations”, necessary to satisfy the internationals.

The Serbian terrorist army is only capable of fighting against children, women and unarmed civilians. I said this to former Secretary of State Lawrence Eagleburger’s face in front of everyone, before 1999 genocide, at a big meeting in Westchester when he tried to portray them as “tough warriors”. If the Serbian criminal generals see that Kosova is ready to defend themselves, they never dare to start a war.

Therefore, it is time for all of us to contribute to the Security Fund of the Republic of Kosova. During my stay in the homeland, I made a modest contribution in the amount of 2000 euros. I tried to do it earlier from the bank in America, but it turned out to be very complicated.

I invite the Ministry of Finance, Labor and Transfers of the Republic of Kosova to find an easier legal way to contribute from abroad, perhaps through embassies. Diaspora is ready.

It is our duty to always be at the service of our Albanian nation, with the opportunities we have and wherever we live. Albanians are a strong nation, stronger than Serbs. But we need America to confront Russia.

May God bless the Albanian and American nation!

Filed Under: Ekonomi

VATRA NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTARE…

September 16, 2024 by s p

Rezolutë e Kuvendit të jashtëzakonshëm të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, drejtuar qeverisë së SHBA, Anglisë, Francës, Italisë dhe Japonisë

Boston, më 4 janar 1919

Delegatët e Federatës Pan – Shqipëtare të Amerikës VATRA, të mbledhur në Kuvënt të Pazakontë në Winthrop Hall, Boston, vëndosnë me 4 Jenar (1919) t’u bëjnë një thirrje Guvernave t’Amerikës dhe të Fuqive Aliate për rivendosjen e independencës mbretërore të Shqipërisë. Për ndreqjen e kufive me një mënyrë që të hyjnë brenda krahinat fjesht e kryesisht shqipëtare të cilat u çkëputnë padrejtësisht prej Konferencës së Londrës më 1913; fjala vjen Malësit’ e Hotit, Grudës, Plavës, Jakovës, Prizrenit, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Dibrës, Strugës, Ohrisë, Manastirit, Kosturit, dhe Krahinën e Çamërisë me qytetet e Prevezës dhe Janinës. Për një Plebeshit në viset e përmendura më sipër, i cili të bëhet pas zaptimit të këtyre vendeve prej ushtrisë Amerikane që kështu të shigurohet çfaqja e lirë e dëshirave të ndenjësve. Për qasjen e delegatëve Shqipëtarë në Kongres të Paqes për të shtruar dëshirat dhe kërkimet e kombit shqipëtar para se të vendoset fati i Shqipërisë.”
Delegatët e atij kuvëndi me rëndësi, duke nisur nga Dega Nr. 1, Boston, Mass., dhe gjër të Dega Nr. 70, Barberton, Ohio, qenë këta:
Vasil Naso, Loni Kristo, Lazar Selenica, Kosta Issak, Ilo Pano, Pandi Vodica, Stathi Suli, Foqion Postoli, Paskal Aleksi, Arif Hiqmeti, Guri Filip, Muke Permeti, Vasil Bradvica, MIhal Kosmo, Kostaq Lepcishti, George Luarasi, Evan Elia, George Konda, Luka Trebicka, Xhevad Harxhi, Shaban Halil, Kosta Progri, Dhimitri Sido, Shefqet Frashëri, Thimi Hondro, Ligor Panajoti, Koço Grameno, Sulejman Hysen, Sotir Treska, Kost Hotova, Reis Asllan, Dr. Kondi, George Qafzezi, Ibrahim Bitincka, Kosta Pano, Qani Shehu, Luka Lasko, Hysen Leskoviku, Xhafer Starja, Isuf Malëshova, Anastas Pandeli, Nasi Aristidhi, Abas Kamneica, Sinan Lekdushi, Dennis J. Kambury dhe Isuf Vincani.

Refat Gurrazezi, Historia e Federatës “Vatra”, Globus R., Tiranë, 2006, f. 96-97.

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT