• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2024

KARDINALI SHQIPTAR ERNEST SIMONI – “MARTIR I GJALLË” I DIKTATURËS KOMUNISTE VIZITON SHTETET E BASHKUARA

October 10, 2024 by s p

             

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated

Kardinali Ernest Simoni (Troshani) — i cili vuajti burgimin, persekutimin dhe kërcënimet me vdekje për më shumë se 28 vjet gjatë regjimit sllavo-komunist në Shqipëri — ishte i pranishëm të djelën që kaloi në kishën katolike shqiptaro-amerikane, “Zoja e Shkodrës”, në Nju Jork. Kardinali shqiptar, ndonëse në moshë të shkuar 95-vjeçare, celebroi dy meshë në kishën shqiptare dhe u prit nga qindra besismtarë që kishin ardhur për të takuar “matirin e gjallë” dhe dëshmitarin e vuajtjeve dhe persekutimeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës. 

Eminenca e tij, Kardinal Simoni u prit me nderime nga famullitari i kishës “Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj ndërsa është përshëndetur nga shumë besimtarë që kishin ardhur për të takuar klerikun e lartë shqiptar, i cili edhe sot, sipas Papa Françeskut, është simbol i vuajtjeve të burgjeve komuniste, “vazhdon të dëshmojë dhe të punojë për Kishën, pa u shkurajuar”.  Pas celebrimit të dy meshëve në kishën e parë katolike shqiptare në Amerikë, për nderim të vizitorit të lartë, u shtrua një drekë nga Keshilli i kishës në Qëndrën Nënë Tereza të Kishës Zoja e Shkodrës,  në Nju Jork.  Kardinali Ernest Simoni shprehu kënaqësinë e tij për mundësinë e takimit me komunitetin katolik shqiptar në Nju Jork, duke bekuar më në fund, besimtarët e mbledhur aty, të cilët i uruan atij ditëlindjen me një tortë të rastit dhe me urimin — “Zoti e bekoft Kardinalin tonë” — në prag të 96-vjetorit të lindjes — vizitorit të lartë nga Evropa dhe dëshmitarit të gjallë të vuajtjeve dhe persekuitmeve të klerikëve të pafajshëm nga regjimi komunist sllavo-aziatik i Enver Hoxhës.

Para se të shkonte për vizitë dhe shërbime fetare në kishën Zoja e Shkodrës në Nju Jork, Kardinal Ernest Simoni ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së diplomave studentëve të Universitetit Saint Leo, një kolegj i urdhërit jezuit në qytetin Tampa të shtetit Florida. Para të diplomuarve të këtij universiteti, Kardinali shqiptar mbajti një fjalim të rastit dhe ofroi bekimin për të diplomuarit. Kardinali Simoni vizitoi edhe qytete të tjera si Jacksonville të Floridës për tu takuar me bashkatdhetarët e vet.  Është vërtetë e mrekullueshme që Kardinal Simoni, ndonëse në prag të 96-vjetorit të lindjes është aq aktiv dhe siç duket mirë me shëndet sa që mund të udhtojë përtej oqeanit, madje edhe në Amerikën e largët dhe të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme fetare e shoqërore. 

Ndonëse kanë kaluar pothuaj 35-vjet nga lirimi i tij nga burgjet komuniste, emri i Ernest Simon (Troshanit) nuk njihej aq shumë, sidomos nga brezi i ri i shqiptaro-amerikanëve, por ndoshta as në Shqipëri, përveç një rrethi të ngusht, ndoshta. E ndërkombtarisht, ai nuk njihej fare, deri në shtator të vitit 2014, kur Papa Françesku vizitoi Shqipërinë, vizita e tij e parë në një vend të Evropës, si udhëheqës i Kishës Katolike Universale. Gjatë asaj vizite, Papa Françesku takoi, ndër të tjerë vuajtës të komunizmit edhe Dom Ernest Simonin, nga i cili dëgjoi me shumë vëmendje dëshminë e tij të vuajtjeve nën regjimin komunist – ndërsa, me lotë në sy, e cilësoi në atë kohë, Dom Ernest Simonin, si “martir dhe shenjtë i gjallë”.  

Dy vjet pas vizitës së tij në Shqipëri, Papa Françesku i ka dhenë Dom Ernest Simonit titullin kardinal duke e ngritur atë në nivelin më të lartë të Kishës Katolike. Ernest Simoni (Troshani) e ka thenë shpesh herë se emërimin kardinal nga Papa Françesku e konsideron si një nderim për të gjithë martirët dhe katolikët e përndjekur në Shqipërinë komuniste, me ligj të vet-shpallur ateiste, kundër Zotit. I tillë ishte edhe emrimi i kardinalit të parë shqiptar në histori nga Papa Gjon Pali II, në vitin 1994, klerikun e njohur por shumë të vuajtur, Mikel Koliqi (1902-1997), bashk-qytetari i Ernest Simonit nga Shkodra edhe ai, i burgosur për 31 vite të jetës së tij në burgjet komuniste të Enver Hoxhës.

Papa Françesku, ashtu si edhe Papa Gjon Pali i II nuk kanë munguar kurrë së përmenduri vuajtjet dhe krimet e komunizmit në Shqipëri kundër një populli të pafajshëm të zenë rob në vendin e vet. Ashtu ndodhi edhe në fillim të këtij viti (shkurt 2024) që gjatë një audience publike në Vatikan për vizitorë dhe udhëheqës fetarë nga mbarë bota, ndërsa ka folur për martirët e fesë në të kaluarën, Papa Françesku përmendi në mënyrë të veçant Kardinalin shqiptar Ernest Simonin i cili ishte aty i pranishëm, duke thenë se edhe sot ka shumë martirë të persekutuar të fesë e të ardheut, në mbarë botën duke përmendur rastin e Ernest Simonit: “Më lejoni të përshëndes në mënyrë të veçantë një martir të gjallë. Ai, si meshtar, përjetoi 28 vjet burg, në burgun komunist të Shqipërisë, ndoshta persekutimi më mizor, më mizor”, nënvijoi Papa Françesku. Sot kardinali shqiptar, “vazhdon të japë dëshmi…Tani, është 95 vjeç e vazhdon të punojë për Kishën, pa u shkurajuar. I dashur vëlla, të falënderoj për dëshminë tënde. Faleminderit!”, i është drejtuar Papa kardinalit shqiptar, Ernest Simonit, para një audience të vizitorëve nga mbarë bota, shkurtin që kaloi në Vatikan ndërsa ka folur para një audience ndërkombëtare për vuajtjet e klerikëve por edhe për persekutimet si rradhë kund në botë, në “burgun më mizor” komunist në Shqipëri — për të gjithë, pa dallim dhe pa përjashtim.

Kanë kaluar pothuaj 35-vjet nga shembja e Murit të Berlinit dhe nga koha kur bota Perëndimore demokratike festonte fitoren mbi komunizmin ateist, duke harruar shpejt krimet kundër njerzimit që ajo ideologji solli mbi mbarë botën shekullin e kaluar e që në disa vende të botës, në emër të komunizmit, krimet dhe vuajtjet e atyre që nuk pajtohen me të, edhe sot. Prandaj me të drejtë, disa analistë dhe komentues, por edhe ente dhe organizata shoqërore, kanë arsye të shqetësohen se shumë persona dhe regjime në vendet ish-komuniste – me kalimin e kohës — po i harrojnë shumë shpejt të këqiat dhe krimet e komunizmit ndaj personave të pafajshëm, siç është kardinali shqiptar Ernest Simoni. Jo vetëm që shoqëria në përgjiithsi, por siç duket as shteti e qeveritë “post-komuniste” nuk dëshirojnë të përballen me të kaluarën komuniste. Në nivel zyrtar në Shqipëri, është e qartë se nuk duan të merren aspak me krimet, vuajtjet dhe persekutimet më mizore të regjimit komunist në Shqipëri ndaj personave siç është Kardinal Ernest Simoni. Por, çfarë është edhe shumë më keq, gjatë viteve të fundit, në Shqipëri vihen re përpjekje aktive zyrtare dhe mbështetje në heshtje të asaj që Kisha Katolike shqiptare ka cilësuar si përjetësim i komunizmit dhe i simboleve të tij në atë vend, duke kërkuar nga ana e saj si ent fetar, dënimin e “apologjisë së komunizmit”.  

 Frank Shkreli: Kërkohet dënimi i “Krimit të Apologjisë” të Komunizmit në Shqipëri | Gazeta Telegraf

Prej më shumë se tre dekadash të ashtuquajturit “tranzicion” politik — autoritetet zyrtare në Tiranë refuzojnë të njohin dhe të dënojnë krimet më mizore e barbare të komunizmit në Shqipëri. Heshtja e vazhdueshme dhe refuzimi i klasës politike shqiptare — pozitë dhe opozitë — për t’u përballur me të kaluarën kriminale komuniste në vend dhe për të dënuar krimet e komunizmit, ashtu siç ka bërë pjesa tjetër e Evropës ish-komuniste – megjithë kundërshtimet e tyre politike, të pakën në sipërfaqe — duket se është e vetmja gjë që dy partitë kryzesore politike në Shqipëri bien dakort me njëra tjetrën.

Por qëndrimet zyrtare — pozitë dhe opozitë në Shqipëri — për të mos u marrë, zyrtarisht, me krimet e komunizmit më mizor në Evropë e ndoshta në botë, nuk ndalon të tjerët e sidomos viktimat e pafajshme që kanë përjetuar vet krimet e sllavo-komunizmit aziatik, siç është Kardinali Ernest Simoni, t’i tregojnë, jo vetëm shqiptarëve, por të dëshmojnë edhe para botës mbarë krimet e regjimit komunist prej pothuaj gjysëm shekulli në Shqipëri.  Zbulimi i së vërtetës dhe nevoja për t’a dëshmuar atë para botës, detyron sot një klerik katolik shqiptar – siç është Kardinali Ernest Simoni, që për më shumë se 25 vite me radhë ka bërë punë të detyrueshme në tunelet e errta të minierës së Spaçit dhe më pas, në kanalizimet e Shkodrës – që në prag të 96-vjetorit lindjes së tij – të udhtojë matanë oqeanit për të dëshmuar dhe për të treguar të vërtetën e krimeve të komunizmit në Shqipëri. Zoti t’i falë shëndet Kardinal Ernest Simonit që të vazhdojë misionin e tij në shërbim të së Vërtetës historike dhe Drejtësisë. 

Siç e kam thenë shumë herë në të kaluarën, po e prësiris edhe njëherë, se pa dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit dhe pa distancimin serioz të Shqipërisë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, aktualiteti politik dhe zhvillimet në vend po tregojnë, se rrugëtimi euro-atlantik i Shqipërisë, jo vetëm që ka marrë një rrugë, historikisht të gabuar, por për fat të keq, ai rrugëtim nuk është më as i sigurtë dhe as i besueshëm nga vet shqiptarët, por as nga miqt e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Frank Shkreli

May be an image of 9 people and text

      Fotot nga faqja e “Our Lady of Shkodra” — Credit Vilson Lleshaj

May be an image of 1 person and text
May be an image of 3 people, the Basilica of the National Shrine of the Immaculate Conception and text
Pope Francis with Cardinal Simoni following the General Audience

            Papa Françesku: “Vëlla i dashur, të falënderoj për dëshminë tënde”.

Filed Under: Opinion

PROTESËVRASËSIT!

October 10, 2024 by s p

Dr. Erion Dasho/

Pas 11 vjetësh qeverisjeje të dhunshme të Rilindjes dhe Boratit, shqiptarëve u kanë mbetur shumë pak mjete për të bërë opozitë.

Akaparimi i pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe juridik, kontrolli i plotë mbi ekonominë nëpërmjet oligarkëve, opozita e përçarë me kuaj troje të panumërt, kryetari i burgosur i opozitës së vërtetë, deputetët opozitarë të dëbuar nga Kuvendi, pushtimi i medieve, censurimi i rrjeteve sociale, aleanca me narkotrafikun dhe krimin e organizuar, etj., kanë topitur ndjenjën e protestës së “votuesit gri” dhe qytetarit të paangazhuar politikisht.

Ky është problem i jashtëzakonshëm, sepse një opozitë e dobët nxit abuzivitetin e pushtetit dhe eliminon llogaridhënien. Fatkeqësisht, përvoja e çdo vendi tregon se ky proces shndërrohet në rreth vicioz dhe përfundon me eliminimin e opozitës së vërtetë dhe vendosjen e diktaturës së plotë.

Pikërisht këtë po mundohet të shmangë Partia Demokratike, pra që opozita e vetme që i ka mbetur shqiptarëve të mos dorëzohet dhe të kthehet në një dekor të pushtetit, sikundër u ka ndodhur partizave të reja e të vjetra dhe lëvizjeve soroiste.

E parë në këtë kontekst, edhe vetë socialistët (e kam fjalën për socialistët dhe jo për rilindësit) duhet të ishin pardje në protestë. Mungesa e opozitës i prek edhe ata vetë, pasi abuzivizmi me pushtetin nuk bën dallim midis tyre, demokratëve dhe qytetarëve të paangazhuar politikisht.

Nga ana tjetër kemi jo vetëm pushtetin që u mundua të ndalte protestën, që më pas u mundua me dhunë e gaz lotsjellës ta shtypte atë, por edhe mediat e blera dhe analistët e oborrit.

Qëllimi i tyre si gjithmonë është relativizimi i rëndësisë së protestës, nënvlerësimi i shkallës së pjesëmarrjes dhe, në përfundim, shpallja e saj e dështuar.

Boratë dhe puthadorë!

Protesta nuk dështoi! Edhe sikur një demokrat dhe opozitar i vetëm të marrë pjesë në të, protesta është sukses!

Në Tienanmen, një njeri i vetëm ndali vargun e tankeve! Kaq mjafton për të dërguar mesazhin se njerëzit mund t’i frikësosh, por protestën nuk e vret dot.

Ajo protestë dhe mosbindje e së hënës, ajo foto e djegur e Boratit, Enverit të sotëm të shqiptarëve, tregon se demokratët kanë qënë, janë dhe do të jenë aty.

Ata që përmbysën para 34 vjetësh etërit gjaksorë, do të përmbysin sot edhe bijtë hajdutë.

Ju do të jepni llogari për çdo qindarkë të vjedhur dhe për çdo shqiptar të dëbuar bë këta 11 vjet!

Koha për dhënie llogari është sot!

Filed Under: Komente

10 tetor 1947, gjyqi që vrau pluralizmin dhe instaloi diktaturën në Shqipëri

October 10, 2024 by s p

Bujar Leskaj/

77 vite më parë, diktatori Enver Hoxha instaloi zyrtarisht diktaturën e proletariatit, vrau pluralizmin, mendimin e lirë dhe inteligjencën e vërtetë në Shqipëri, duke ekzekutuar Grupin e Deputetëve, të cilët mbronin lirinë dhe demokracinë perëndimore.

Deputetët opozitarë, të cilët u dënuan dhe u ekzekutuan pas torturash çnjerëzore, ishin ajka e mendimit intelektual e politik shqiptar, ishin kundërshtarët e vendosur të regjimit gjakatar komunist.

U dënuan 16 deputetë dhe dhjetëra qytetarë e intelektualë shqiptarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si bashkëpunëtorë të tyre.

Në 10 Tetor 1947, nga 16 deputetët, tre u dënuan me varje, Shefqet Beja 35 vjeç, Sulo Ismail Klosi 36 vjeç dhe Riza Alizoti 37 vjeç.

13 deputetët e tjerë u dënuan me pushkatim: Sheh Ibrahim Karbunara, 67 vjeç, Dr. Enver Sazani 37 vjeç, Sami Kokalari 50 vjeç, Selaudin Toto 33 vjeç, Irfan Majuni, 36 vjeç, Tefik Deliallisi 37 vjeç, Hysen Shehu 35 vjeç, Beqir Çela 34 vjeç, Abdyl Kokoshi nga Vlora 37 vjeç, Petref Karaxhozi 39 vjeç, Agathokli Xhitomi 50 vjeç.

Me burgim të përjetshëm u dënuan Ramazan Tabaku, Gjon Vlashi, Foto Bala, Ram Marku.

Me 20 vjet burg u dënuan Rustem Sharra, Xhevat Xhafa, Shefki Minarolli. Me 15 vite burg u dënua Sulo Konjari.

Gjatë torturave në hetuesi vdiqën ose u vranë Kolë Kuqali, Syrja Selfo, etj.

Disa dhjetëra intelektualë, kundërshtarë të regjimit: Kostë Boshnjaku, Irfan Pustina, Suat Asllani, Sami Qeribashi, Riza Dani, Musine Kokalari, Gjergj Kokoshi u dënuan ose u pushkatuan para e pas këtij gjyqi…

Mirënjohje të thellë, respekt të veçantë për këta antikomunistë, demokratë të vërtetë!

Filed Under: Politike

Together…

October 10, 2024 by s p

Dr. Iris Halili

Head of Vatra Miami and Klubi Flas Shqip

Dear Friends and Family,

As Hurricane Milton approaches, I am reminded of the the Memorial Hands here in Miami—a monument that stands as a testament to the strength, hope, and unity of those who have faced unimaginable challenges. It is a powerful symbol of how, even in the darkest times, we find light by reaching out and supporting one another.

In that same spirit, my home is open to anyone seeking shelter during this storm. If you or someone you know needs a safe place, please reach out—we are here to help. Now is the time to extend our hands to one another, offering safety, comfort, and a warm place to rest.

If you are able, I encourage you to do the same. Let’s come together as a community and ensure that no one faces this storm alone. Together, we can find the strength to weather any challenge.

Stay safe, stay united, and let’s lift each other up.

Filed Under: ESSE

Uragani “Milton”, sistemi klimaterik dhe zgjedhjet

October 10, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Uragani Milton që po i afrohet gadishullit të shtetit juglindor të Floridës ditën e mërkurë u ngrit në një kohë rekord në shkallën 5 të klasifikimit – indeksi i fuqisë shkatërruese që mund të sjell me vete,. Në rrezikshmëri është zona e Tampës me 3.3 milionë banorë në të cilën nuk kanë kaluar uragane të kësaj kategorie për mbi 100 vjet. “Milton pritet të jetë një nga uraganet më shkatërrimtare që mbahen mend në bregun qendror-perëndimor të Floridës,” paralajmërojnë specialistët e Qendrës Kombëtare të Uraganeve. Erëra shumë të forta me shpejtësi mbi 160 milje në orë dhe batica kërcënuese për jetën të shoqëruara me reshje të dendura janë faktorë që do ndikojnë jo vetëm në zonat ku do kalojë uragani, por edhe më tej, siç janë lagjet përgjatë bregut, të cilat vetëm dy javë më parë u përmbytën nga uragani Helene. Miliona vetë janë evakuuar, të tjerë që kanë qëndruar pas kanë marrë masat e nevojshme mbrojtëse dhe për shumë banorë në zonat e rrezikuara mund të kenë mbetur vetëm pak orë për tu zhvendosur.

Uraganet dhe Ndryshimi Klimatik

Agjencia e lajmeve US News and World Report ka cituar një studim për uraganin Helene, të publikuar në prag të Milton-it, ku raportohet se shkalla e intensifikuar e reshjeve dhe sistemit të erërave është pasojë e ndryshimit të klimës globale. “Analizat tregojnë se temperaturat e oqeaneve, që do jenë në rritje për 10 a 20 vitet e ardhshme, do t’i përkeqësojnë statistikat e uraganeve. Dy stuhi masive brenda një kohe të shkurtër ilustrojnë sesi duket e ardhmja e ndryshimit klimatik,” thanë ekspertët.

Uraganet dhe Zgjedhjet

Sezoni i uraganeve në Atlantik ka koincidencë me zgjedhjet në Amerikë. Ndikimi i uraganeve tek zgjedhjet është një temë e studiuar nga shkencat politike si edhe grupet e lobimit. Agjencia NPR (National Public Radio) përmbledh pesë stuhitë më të afërta në udhëkryqin e uraganeve dhe politikës. Katrina 2005 pati mbi 1,800 të vdekur, mbi 125 miliardë dollarë dëme, dhe kritika të ashpra për reagimin e vonuar nga administrata e George W. Bush, uragani Gustav 2008 pati ndikim minimal mbi zgjedhjet, megjithëse administrata republikane reagoi me shpejtësi, Obama fitoi zgjedhjet, Sandy 2012 goditi bregun lindor të Amerikës në tetor, një javë më pas Obama mori mandatin e dytë, sipas anketimeve 15% e elektoratit e konsideruan reagimin e presidentit ndaj uraganit si faktorin më të rëndësishëm në votim, Maria goditi Porto Rikon në 2017, ndonëse nuk ishte vit zgjedhjesh pasojat u ndienë për një kohë të gjatë, Michael 2018 goditi Floridën, në muajin e zgjedhjeve për guvernator dhe Senatin amerikan, të dyja i fituan republikanët. Ankimet treguan se çështje kyçe e zgjedhjeve ishte mungesa e qendrave të votimit në shumë zona, ndonëse u lejuan votat me postë për të shpërngulurit. Sipas analistëve, pavarësisht se votimi nuk është prioritet për ata që kanë shpëtuar nga uragani, është detyra e shtetit të mbrojë të drejtën e të gjithë shtetasve për të votuar.

Foto: New York Magazine

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT