• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2024

“Kur padrejtësia bëhet LIGJ, rezistenca bëhet detyrim”

October 4, 2024 by s p

Dr. Zekri Palushi, Australi/

(Të gjitha rrugët të çojnë tek Soros)

Bashkatdhetar të nderuar! Tashmë, edhe bota perëndimore ka filluar të zgjohet ndaj rregjimit narko-kriminal të Edi Ramës. Këtë e shohim qartë nga reagimi i mediave të tyre mjaft serioze, ku ata analizojnë me fakte konkrete, ngjarje të ndryshme, në themel të të cilave qëndron kriminaliteti, krimet korruptive, dhe korruptuese, të niveleve kombëtare, dhe ndërkombëtare, që drejtohen nga ligjvënësit, dhe ligj-zbatuesit e vendit tonë, nën  mbrojtjen e plotë të ligj-mbrojtësve socialist, apo shkurt mund të themi: nga qeveria e Edi Ramës, e kështu, i kemi përmbledhur të gjitha. Reagimi i fuqishëm i këtyre mediave tregon se këto vende janë mjaft të shqetësuar, jo për faktin se ku ka arritur Shqipëria jonë, nën këtë sundim tiraniko-korruptues, por se valët kriminale me epiqendër Tiranën, po përhapen me shpejtësi, drejt vendeve të tyre, me konsekuenca trishtuese në jetën e përditshmë të këtyre popujve.

Vargjet e pastorit gjerman, Emil Niemoller (1892-1984), që gjenden të vendosura në Përmendoren e Holokaustit në Amerikë, me subjekt,  Nazistët Hitlerjan: “Kur ata (nazistët) filluan të përndiqnin komunistët, unë nuk fola, sepse s’isha komunist; kur ata përndoqën socialistët; unë nuk fola, sepse s’isha socialist; kur ata përndiqnin sindikalistët unë nuk fola, sepse s’isha sindikalist; kur ata përndoqën çifutët, unë nuk fola, sepse s’isha çifut; kur ata erdhën të pëndiqnin katolikët; unë nuk fola, sepse isha protestan; atëherë kur erdhën për mua, s’kishte ngelë më njeri që t’më dilte zot”!

Në këtë shkrim, unë nuk kam ndërmend të përsëris vehten duke rrjeshtuar  ngjarjet e atjeshme, të cilat ju keni vite që i përjetoni, -por në anën figurave, mund t’i përmbledh kështu: Ju, bashkatdhetarët e mi, kam mbi 10 vjet që u shoh duke lundruar në një “anije”, që drejtohet nga një  kapiten pirat, i cili, sapo mori kapitenllikun, filloj ç’montimin pjesë-pjesë të saj, për t’i shitur si pjesë këmbimi, në shkëmbim të blerjes së influencës, dhe pazarllëqeve të ndryshme që ai bën brenda, dhe jashtë vendit, si për t’u vet-pasuruar, ashtu dhe për të mbajtur, forcuar dhe zgjëruar kontrollin e tij, nëpërmjet korruptimit të influencuesve të ndryshëm, duke i pasuruar ata. Dukshëm, Edi Rama ka hyrë në karrierën e tij politike me moton “paraja e çon ujin përpjetë”. Fatkeqësisht, këtë ai e ka arritur plotësisht, dhe me lehtësi, sigurisht me paratë tuaja. Pra, ju që jeni në “anije” paguani për të gjitha allishverishet e tij, edhe pse tashmë e keni kuptuar mirë, se edhe pse anija, në të cilën po lundroni, ka filluar fundosjen, -ju, çuditërisht preferoni heshtjen! Me këtë rast po ju sjell në kujtesë disa vargje të pastorit gjerman, Emil Niemoller (1892-1984), që gjenden të vendosura në Përmendoren e Holokaustit në Amerikë, me subjekt,  Nazistët Hitlerjan: “Kur ata (nazistët) filluan të përndiqnin komunistët, unë nuk fola, sepse s’isha komunist; kur ata përndoqën socialistët; unë nuk fola, sepse s’isha socialist; kur ata përndiqnin sindikalistët unë nuk fola, sepse s’isha sindikalist; kur ata përndoqën çifutët, unë nuk fola, sepse s’isha çifut; kur ata erdhën të pëndiqnin katolikët; unë nuk fola, sepse isha protestan; atëherë kur erdhën për mua, s’kishte ngelë më njeri që t’më dilte zot”! Nqs bëjmë interpretimin e vargjeve të Niemoller, që ai i shkruajti në vitin 1944, (gjatë kohës që  ndodhej i internuar në kampin e koncentrimit në Dachau të Gjermanisë), do të shohim se ata shprehin zhgënjimin e plotë që ai kishte ndaj bashkatdhetarëve të tij gjerman, të cilët nëpërmjet heshtjes së tyre, dashje-pa-dashje ishin bërë bashkëpunëtorë të nazistëve, sepse kur ata burgosnin, persekutonin, dhe pushkatonin me miliona njerëz, populli nuk reagonte. Po kush ishte në të vërtetë lideri i nazizmit? -Hitleri, që filloj karrierën e tij politike, duke ju bashkuar fillimisht Partisë Punëtore Gjermane? Kësaj pyetje po i përgjigjem shumë shkurt, duke u bazuar në një shkrim të kapitenit Karl Mayer (superiori direkt i Hitlerit në Divizionin e Inteligjencës, në Reichswehr. Njihet veçanërisht si njeriu që solli Hitlerin në politikë), -botuar në gazetën Current History të New York-ut, të Nëntorit 1941. Aty, Mayer e portretizon Hitlerin si një qen të lodhur, dhe të humbur në kërkim të një masteri. Ai, (Hitleri) kishte kërkuar të punësohej si korrier në shërbimin postar, por ishte rrefuzuar, sepse kishte mbetur në testin e inteligjencës. Më poshtë Mayer i qëndron bindjes së tij se Hitleri kurrë s’ka qenë lideri real i Nazizmit. Ai thotë se: “Si një lider, Hitleri është ndoshta mashtrimi më i madh që i është bërë botës… Shkrimet/komunikimet/fjalimet e tij, gjithmonë duhej që të ri-shkruheshin. Intelekti i tij nuk ishte më i lartë se i një fëmije 8-vjeçar… Hitleri kurrë s’ka qenë i aftë që të merrte vendime. Ai kurrë s’ka shkruar një rrjesht të Mein Kampf (manifesti autobiografik, i partisë naziste), por sigurisht që ishte krenar që të firmoste emrin e tij, si autor i këtij libri”. (të interesuarit mund ta lexojnë të plotë këtë histori në: https://www.henrymakow.com/002132.html). Nuk po zgjatem më tepër në këtë histori,por shkurtimisht doja të tregoja se aty konkludohet se pas Hitlerit qëndronte dikush tjetër, dhe se: një linjë direkte ekzistonte në mes të agjendës së Rothschild (Rothsçaild), dhe Hitlerit.

Nuk do të humbja kohë për të shkruar rreth kësaj figure, por besoj shumë se gjendja në të cilën sot ndodheni ju, dhe Shqipëria, nën sundimin e Edi Ramës, ngjan si shumë me atë të Gjermanisë së Hitlerit, dhe se, personaliteti, temperamenti, dhe niveli intelektual i këtyre “liderve” janë tepër të ngjashme me një përjashtim: Prapa Hitlerit qëndronte Rothsçaildi, ndërsa prapa Ramës, qëndron Sorosi, (mos mendoni se Rothsçaild dhe Soros janë shumë larg njëri-tjetrit). Bashkatdhetar të nderuar! Kjo histori e jetuar, duhet t’ju zgjojë nga gjumi një minut e më parë. Heshtja juaj ndaj ngjarjeve të njëpasnjëshme kriminale, dhe anti-kombëtare që Edi Rama prodhon vazhdimisht, dhe me bollëk,  do të jetë me pasoja të tmerrshme, dhe të pakorrigjueshme, aq më tepër kur mendojmë se prapa Ramës qëndron Sorosi me qëllimet e tij tepër të errta ndaj popullit dhe kombit tonë. Në fakt, populli ynë ka kohë që përballohet me pasojat sorosjane, të cilat, me “zgjedhjen” e Edi Ramës, si kryebashkiak i Tiranës, kanë filluar të intensifikohen, duke arritur kulmin me “fitoren” e zgjedhjeve nga PS, në vitin 2013, -kur Rama u kurorëzua si kryeministër i Shqipërisë. Kjo, padyshim, mund të rrjeshtohet edhe si një nga fitoret më të suksesshme, në nivel internacional të Sorosit, i cili pasurohet çdo ditë  nëpërmjet “ndihmave” financiare që fondacionet e tij investojnë për “konsolidimin” e demokracive të brishta në shumë vende të botës, ku krahas poshtërsive të tjera,  investojnë shumë edhe për “reformimin” e sistemit të drejtësisë së këtyre vendeve, në favor të mafies së tij, përfshi edhe qeveritarët, e politikanët, e të korruptuar të këtyre vendeve. Në këtë kontekst, Shqipëria e Edi Ramës, është kthyer jo vetëm në një vend tepër të preferuar për të, por edhe minierë ari, e qendra më e rëndësishme ballkaniko-europiane e allishverishve, nga ku Sorosi, dhe djali tij Aleksi, drejtojnë trafikun internacional të krimit, drogës, korrupsionit, e pse jo! Po nga Tirana, ata po përgadisin në heshtje “ri-organizimin” e hartës së Ballkanit, me synim, cënimin e trojeve tona, sigurisht në favor të Serbisë. Në këtë aspekt, “ndërkombëtarët” i kanë dhënë qeverisë së Edi Ramës, statusin e një qeverie notere, e cila harton, dhe aprovon, ligje të porositura, në ndihmë të mafies së brendshme, dhe asaj ndërkombëtare. Në këtë drejtim, shumë nga liderët e BE, dhe Ballkanit (me përjashtim të Albin Kurtit), ndjehen të privilegjuar, të kenë miqësi me Edi Ramën; këtë e shohim vazhdimisht në kronikat e ndryshme televizive, ku Edi Rama shihet me “rrespekt” si një nga  “liderët” global. Një gjë duhet ta dimë të gjithë: Atë që Serbët s’e arritën me gjakderdhjet shekullore kundra kombit tonë, -po e arrin për ta, brenda një kohe mjaft të shkurtër, Rama Soros.

Kjo gjë e çuditshme, ka ra edhe në sy të të huajve. Këtë fakt e përmbledh më së miri gazetari gjerman Michael Martens, në shkrimin e tij ku thotë se: “Edi Rama është pa dyshim kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiq”, ndërkohë që vetë ne shqiptarët qëndrojmë indiferent!!! Sigurisht që merita për këtë “arritje” të kryeministrit tonë, në favor të Serbisë, i takon Soros-it, i cili, në bashkpunim me papetët e tij, ( Blinken, Kim, Escobar, McGonigal, etj, ) arriti të bëjë manipulimet më monstruoze, kriminalo-korruptive, për të izolouar Sali Berishën, saga e të cilit fillon me shpalljen “non-grata”, marrjen e flamurit, siglës dhe vulës së PD, dhe vazhdon me kalvarin e mbajtjes së Tij në arrest shtëpiak, pa asnjë akuzë. Dhe, për tu siguruar se Sali Berisha, do të mbetet politikisht  i paralizuar, -George Soros është kujdesur që të korruptoj edhe një grup miks-politikanësh, përfaqësues të ndryshëm diplomatik, gazetar-aktivist, analist, dhe opinionist të paguar, të medias shqiptare, që pa pikë-turpi, dhe përgjegjësie profesionale, morale e patriotike, nuk kursejnë aspak fjalorin e tyre të ndyrë, demonizues ndaj figurës së nderuar, të Profesor Doktor Berishës. Ata, me moton “shpif – shpif se diçka ngelet” duan që t’i përcjellin popullit një imazh krejtësisht të gabuar. Në këtë kontekst, ata kurrë s’harrojnë të përmendin “non-gratën”, si propagandë dhe presion psikologjik ndaj popullit. Me këtë shprehje ata duan t’i mbushin mendjen popullit dhe demokratëve se “me Sali Berishën, Partia Demokratike nuk mund të fitojë”, ndërkohë që në situatën ku sot ndodhet Shqipëria, realiteti është diametralisht ndryshe, – tashmë gjithkush e dinë se:  Pa Sali Berishën, -jo vetëm PD do të jetë e humbur, por edhe ekzistenca e Kombit Shqiptar do të vihet në pikëpyetje. Këtë e dinë mjaft mirë edhe Sorosi, dhe militantët e tij bashibuzuk, prandaj, jo vetëm e mbajnë Berishën të izoluar, por nga frika, ata vazhdojnë denigrimin e figurës së Tij politike me sllogane të ndryshme, banale dhe denigruese, si: “të gjithë janë njëlloj”, “Berisha po çfrytëzon demokratët për të mbrojtur interesat e tij”! “Berisha bashkëpunon me Ramën”, etj., thënie të turpshme, që kurrkush si beson, -por sidoqoftë, ato vazhdojnë recitimin e tyre vetëm për një qëllim: ‘ t’i lënë krahë të lirë, dhe rrugë të hapur narko-shtetit të Edi Ramës, për të qëndruar në pushtet’. Kështu, ai mund të realizojë pa asnjë vështirësi planet ogurzeza sorosjane.Është afërmendësh se në këto plane hyn edhe vepra e ditëve të fundit: “Vatikani” Bektashjan”, si një shtet brenda shtetit, që ne shqiptarët e morëm vesh nëpërmjet gazetës The New York Times, ku çuditërisht, George Soros, në vitin 2018 ka investuar mbi 3 milion dollarë, dhe vetë kjo gazetë ka raportuar se “Soros është pronar i pjesshëm.”!!! Se çfarë fshihet prapa kësaj nisme, vetëm Sorosi mund ta dijë! Në këtë rast ju kujtoj se edhe ç’popullimi, përfshi lëvizjet migratore “ilegale”, kryesisht nga vendet islamike, (siç është rasti i imigrantëve, që kanë ardhur, apo do të vijnë në Shqipëri), janë pjesë e agjendës sorosjane, dhe kanë qëllime të caktuara. Për një gjë jam i sigurt: Këto lloj emigrantësh, që vijnë kryesisht nga vende islamike, – s’janë asgjë tjetër, veçse misjonarë të trazuar, dhe të paguar nga fondacionet sorosjane, të cilët i udhëzojnë për të mësyrë shtetet perëndimore kristiane, -por jo vendet islamike!!! Sidoqoftë, duke parë se çfarë “emigrant” po shkaktojnë në vendet mik-pritëse, -si në Gjermani, Francë, Angli, Itali, Irlandë, Amerikë, etj., -jam i sigurt se edhe ju, shumë shpejt do të përballoheni me probleme kurrë të ndodhura më parë në vendin tonë. Destabilizimi i vendit, krimi dhe prostitucioni, përfshi këtu edhe ndryshimin e strukturës demografike, janë pjesë e agjendës së këtij emigracioni kaotik, por të mirë-planifikuar. Do të thoja se edhe përpjekjet për të marrë në dorë pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, kanë në prapa-skenë lobime korruptive të Sorosit, për të cilat paguan Rama me parat tuaja. Kjo do të ishte vërtetë një gjë shumë e mirë sikur t’i sherbente Shqipërisë, por jo, përfitimet do t’i shërbejnë “prestigjit” të Edi Ramës, dhe agjendës së Sorosit. Tepër skandaloz, ishte edhe deklarimi arrogant i Edi Ramës në mbledhjen e komitetit qëndror të tij; ku ai, me një frymëmarrje pathologjike të thellë, dhe shprehje sardonike të fytyrës, me një zë dridhërues të skanduar, përcaktoi me saktësi numrin e deputetëve që Partia Demokratike do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, duke e krahasuar këtë numër, me atë të vitit 1997. Në kriminalistikë, kthimi i kriminelit tek skena e krimit, është një fakt i njohur! Këtë tregon edhe kjo deklaratë. -Ai, pas 27 vjetësh, kthehet tek ngjarjet kriminale të atij viti, nga më të zitë në historinë tonë kombëtare, – kur shqiptaret,  të nxitur nga bandat e gangsterve komunist të Edi Ramës, ju sulën njëri-tjetrit. Si pretekst u përdorën skemat piramidale (të organizuar me mjaft dhelpëri nga njerëzit e tyre), por qëllimi ishte; përmbysja e demokracisë. Po arrestimi i ditëve të fundit të deputetit demokrat, Ervin Salianji çfarë është? S’është gjë tjetër veçse një gjest ekstremist arrogant, dhe bullues, që ka për qëllim friksimin, dhe mbylljen e gojës së atyre që guxojnë tani, dhe do të guxojnë në të ardhmen të nxjerrin të vërtetën dhe ta tregojnë atë. Pra, është një nga gozhdat e fundit në arkivolin e demokracisë. Çfarë t’ju them më? Siç e shihni edhe vetë, ngjarjet e Shqipërisë së Edi Ramës, dhe veçanërisht ata kundra Sali Berishës, ngjajnë shumë me ngjarjet e Amerikës së Joe Bidenit, kundra ish-presidentit Donald Trup! Kjo sepse, – si  Amerika, ashtu edhe në Shqipëri, kanë kohë që qeverisen nga papepët e Sorosit, nëpërmjet Sistemit të Drejtësisë Sorosjane! Pra, nga do që të shohim, të gjitha rrugët na çojnë tek Sorosi, dhe çdo e keqe që ka ndodhur, po ndodh, dhe do të ndodhë në Shqipëri ka dhe do të ketë dorën e tij të zezë.

Atëherë, natyrshëm lind pyetja: – Ç’farë do të bëjmë? Në këtë rast më vinë në mendje dy nga  thëniet më të cituara të ish-presidentit Amerikan, Thomas Jefferson: “Kur padrejtësia bëhet ligj, rrezistenca bëhet detyrë”! Dhe “Nqs ligji është i padrejtë, njeriu jo vetëm ka të drejtë, por është i detyruar që tëmos i bindet këtij ligji”. Në këtë kontekst, unë kam respekt të madh, dhe admirim të pakufishëm, për Sali Berishën, i cili, që nga viti 1991,jo vetëm që ka prishë qetësinë e Tij personale dhe familjare, por është vënë edhe në rrezik permanent. Në një farë mënyre, -shpallja e “non-gratës”, ishte një bekim i madh për kombin shqiptar. Falë këtij “titulli”, Sali Berisha u riaktivizua në PD, dhe me procedura të rregullta protokollare u zgjodh kryetar i saj. Edhe arrestin e Tij shtëpiak, në një farë-mënyre, e konsideroj mjaft pozitiv. Ka mbi 270 ditë që e shohim çdo natë, në dritaren e Tij (me një shëndet të shkëlqyer fizik, e mendor, që do t’ja kishin zili edhe mosha shumë më të reja), nga ku, Ai me një guxim burrnorë të tejskajshëm, në kuvendim me ju, -parlamentarët e vërtetë të Rrugës së Shpresës, vazhdon luftën e Tij, të përnatshme kundra veprave kriminalo- korruptive, duke i ekspozuar ato me shembuj, e fakte konkrete. Në këtë rast s’duhet të harrojmë pa shprehur mirënjohjen tonë të thellë për ata heronj, e patriot të ndershëm, që çdo javë rrezikojnë jetën e tyre, duke u mbledhur para Bashkisë së Tiranës, për të denoncuar korrupsionet e saj monstruoze. Miq të mirë! Në shenjë të madh rrespekti, do t’ju thoja se sjelljet tuaja, janë më qytetare se sa duhet të jenë, për një vend të qeverisur nga narkokrimi. Edhe rrespektimi i Kodit të Etikës nga ana juaj është i tepërt, -sidomos në rrethanat e Shqipërisë, ku kushtetuta dhe ligjet nuk rrespektohen nga drejtësia dhe ligj-mrojtësit e saj, ndërkohë që me një paturpësi të madhe, përdoren, për të goditur këdo, që guxon të zbulojë, dhe eksozojë veprat e njëpasnjëshme kriminale, narko-korruptive që s’mungojnë në aktivitetet e përditshme të Edi Ramën. Pra, në këto rrethana  krejt të pashpresa, s’ju ngelet gjë tjetër për të bërë, përveç mosbindjes civile, e cila, në rastin tuaj, duhet të fillojë me nxjerrjen e Sali Berishës nga arresti shtëpiak, thellësisht i pa-ligjshëm. Kur Ai, do të jetë fizikisht në mes jush, proceset marrin seriozitetin e duhur, dhe përshpejtohen. Kjo, pra do të ishte detyra e  juaj, që do të nxiste edhe të tjerët për t’u bashkuar me ju, sepse, sigurisht që ky, tashmë s’është vetëm një problem i Sali Berishës, Partisë Demokratike, dhe demokratëve, por është problem i të gjithë shqiptarëve, dhe hyn në kategorinë e një Emergjence Kombëtare, që do të thotë se: “Të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë; në diasporë, dhe trojet shqiptare, (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi), duhet të mobilizohemi urgjent, për të shpëtuar Atdheun tonë në rrezik. Nxjerrja e atdheut tonë nga kthetrat sorosjane, akoma sa është gjallë, s’është vetë një akt patriotik i përbashkët, por edhe detyrë sublime për çdo shqiptar, që i thërret Shqipërisë “NANË”. Le t’na frymëzojnë mbi 6000 njerëz të guximshëm shqiptar, -njerëzit tanë më të mirë, që veçse kundërshtuan regjimin diktatorial komunist u pushkatuan. Le t’na frymëzojnë 38 Martirët Katolik të Demokracisë, që për moton “ Fe, dhe Atdhe”, u pushkatuan; Le t’na frymëzojnë heronjtë e kryengitjes së Postribës, pushkatimet barbare të Mirditës, dhe Buzëmadhes … Si dhe Masakrën e Tivarit, ku nga një bashkpunim i ngushtë dhe i fshehur i komunistëve serbo-shqiptar u vranë 4000 vëllezër kosovar; Le t’na frymëzojë Kryengritja e Qafë Barit, me heronjtë e saj kryesor, Sokol Sokolin, dhe Tom Ndojën, dhe mbi të gjitha, në këtë mision patriotik, me shtrirje të gjërë kombëtare, le të frymzohemi dhe të marrim guxim nga UÇK-ja heroike, dhe Adem Jasharët e Dardanisë.

Gazeta Telegraf

Filed Under: Ekonomi

Kur mediat marrin rolin e policit politik

October 4, 2024 by s p

Gëzim Mekuli/

“Protestat e 1 tetorit të vitit 1997 kanë luajtur rol të madh në formësimin e shoqërisë kosovare.” – “Protestuan për të drejtat e njeriut kosovar.” “Protestat e kosovarëve”.

𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐩𝐨 (𝐜̧)𝐞𝐝𝐮𝐤𝐨𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡 𝐩𝐨 (𝐤𝐞𝐪)𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐫𝐨𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐢𝐬𝐡-𝐉𝐮𝐠𝐨𝐬𝐥𝐥𝐚𝐯𝐢𝐬𝐞̈?

Gazetaria shqiptare sot është mbushur plot me dezinformata dhe ngarkesa ideologjike. Media jonë është e robëruar. Gazetarët shqiptarë, mendësia e tyre, mënyra e të menduarit dhe bindjet e tyre, janë të rrethuar nga zinxhirët e skllavërisë mendore. Ata nuk janë të lirë. U mungon guximi të mendojnë vetë e të gjykojnë vetë; për gazetarët shqiptarë mendon dhe gjykon dikush tjetër. Flasin dhe shkruajnë për ta të tjerët, si në kohët feudale. Gazetarët shqiptarë “duhet” të mendojnë dhe të shkruajnë ashtu si u thotë padroni i tyre, shefi, ambasada ose ideologjia që i kontrollon.

Pse e them këtë, dhe pse mendoj kështu, të nderuar lexues?

E them sepse këta manipulojnë edhe me ngjarjet historike. Ja si shkruajnë ata për demonstratat e popullit shqiptar dhe për rezistencën aktive të studentëve shqiptarë më 1 tetor 1997:
a. “Protestat e 1 tetorit të vitit 1997 kanë luajtur rol të madh në formësimin e shoqërisë kosovare. Kanë kaluar 24 vite që kur studentët e Universitetit Paralel të Prishtinës protestuan për të drejtat e tyre dhe për të drejtat e njeriut kosovar.”
b. “Protesta e kosovarëve”
c. “U organizuan kosovarët për protestë”, etj., etj.
Pyetje për ju, të dashur lexues:
1. ishin protestat dhe rezistenca e shqiptarëve në ish-Jugosllavi kundër okupimit serb një luftë për të formuar shoqërinë kosovare, apo për të mbrojtur identitetin dhe lirinë e popullit shqiptar?
2. ishin protestat e studentëve shqiptarë kundër dhunës dhe okupimit serb 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒅𝒓𝒆𝒋𝒕𝒂𝒕 𝒆 𝒏𝒋𝒆𝒓𝒊𝒖𝒕 𝒌𝒐𝒔𝒐𝒗𝒂𝒓, apo për të drejtat e njeriut, dhe mbi të gjitha 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒅𝒓𝒆𝒋𝒕𝒂𝒕 𝒆 𝒏𝒋𝒆𝒓𝒊𝒖𝒕 𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓?
3. Pse Serbia përmendet kaq pak, fare pak, ose aspak, nga këta gazetarë si shkak i daljes në protesta të studentëve shqiptarë? A nuk është kjo zhgënjyese dhe kapituluese?
Të nderuar lexues,
Sipas këtyre gazetarëve, populli shqiptar po zbërthehet në “𝒏𝒋𝒆𝒓𝒊 𝒌𝒐𝒔𝒐𝒗𝒂𝒓”.
– Pse po rehabilitohet Serbia përpara syve tanë?
– Pse mediat shqipe e kanë kaq të vështirë të përdorin shprehjen “𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓” në kontekstin politik?
– Pse po mundohet të fshihet nga kujtesa kolektive fakti se ishte 𝒑𝒐𝒑𝒖𝒍𝒍𝒊 𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓 ai që u shtyp nga Serbia gjatë viteve 1887-1999? Dhe sot, identiteti shqiptar po sulmohet, po torturohet dhe po ofendohet ende nga Serbia e vitit 2024. Sot, përveç informimit dhe lajmeve, mediat kanë marrë edhe rolin e edukimit, të kulturës dhe të arsimit. Kush po (ç)edukon dhe kush po (keq)informon shqiptarin në trojet e ish-Jugosllavisë? Kjo është pyetja që kërkon një përgjigje shkencore, të nderuar lexues. Konsekuent deri në fund: Unë ngre shqetësime të thella dhe të drejtpërdrejta për rolin e gazetarisë shqiptare në manipulimin e historisë dhe identitetit kombëtar. Unë i bëjë thirrje publikut për të qenë vigjilent dhe kritik ndaj kësaj qasjeje propagandistike e manipuluese.

Filed Under: Analiza

“Sheshi Mirdita” inaugurohet në Kalabri

October 4, 2024 by s p

Nga data 27 shtator, dita kur një popull vital në bregun tjetër të Adriatikut gëzon e lut festën më tradicionale të komunitetit, Shën Kozmo e Damiano, në një shesh të vogël, jo fort larg vendlindjes së De Radës, Zef Serembes dhe Terenc Toçit, pra qysh prej ditës së Shën Kozmait e Damianos, një shesh i bukur me pamje nga Shqipëria do të quhet “Sheshi Mirdita”.
Pasi banda frymore e pallati komunal tē San Kosmo Albanese ekzekutoi hymnet kombëtare te Shqipërisë dhe Italisë, kryetarët e bashkive përkatëse z.Damiano Bafa, kryetar i komunës San Kosmo Albanese dhe z.Albert Mëlyshi, kryetar i bashkisë Mirditë, zbuluan pllakatën në të cilën shkruhet: “Sheshi Mirdita” – “Piazza Mirditë”.
Pllakata u bekua Veskovi udhëheqës i delegacionit Santuar të ritit bizantin ardhur nga Roma. Në ceremoninë e zbulimit të pllakatës përveç fjalës së rastit, (fjalime mbresëlënëse) të krysuesve z.Bafa dhe z.Mëlyshi, me plot mbresa përshëndeti gjithashtu Këshilltarja Rajonale e rajonit të Kalabrisë, Znj.Pasqualina Straface, e cila solli mes fjalës së saj urimet më të ngrohta të Presidentit Rajonal, z.Roberto Ochiutto për aktin madhështor të vllazërimit të dy komuniteteve tona, gjeste të cilat mbajnë gjallë historinë e derisotme shqiptaro-arbëreshe e përshëndrisin udhën e së ardhmes. Në ceremoni mori pjesë gjithashtu si i ardhur nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë z.Klement Zguri, këshilltar i Presidentit të Republikës.
Udhtimi për mbërritjen në Sheshin Mirdita ka nisur fillë pas ceremonisë Solemne të Binjakëzimit të Bashkisë Mirditë me komunën San Kosmo Albanese, ceremoni e organizuar në mbarim të Meshës Solemne , në prani të qindra qytetarëve vendas dhe qindra pelegrinëve ardhur nga të gjitha rajonet e italisë.
Mirdita, ashtu sikur ka gërmat e saja të ndritura ndër arkivat e Vienës, Parisit, Berlinit, Venecias e Romës, nga sot ka gërmat e saj edhe në një pllakatë tek një shesh arbëresh ku me siguri italo-shqiptari i shquar Terenc Toçi ka hedhur të parat gjurmë fëminore për të qënë më vonë jovetëm një dijetar i formuar pranë vendit ku u thur “Flamuri Arbrit,, si gazeta më e shquar arbëreshe dy shekuj më parë , por për të qënë edhe themeluesi i ndër të parave gazeta javore e më vonë të përditëshme shqiptare siç ishte gazeta “Taraboshi” e po ashtu për të qënë i pari patriot i cili organizoi Kuvendin e degjuar të Kimzës me 1911, kuvend nga ku dihet se është ngritur për të parën herë Flamuri Shqiptar pas ripushtimit osman dhe është kërkuar vetëqeverisja ose më saktë është themeluar Qeveria e Përkohëshme e Kimzës. Ky shesh ku sot mban emrin “Sheshi Mirdita” sikur gjithë Shqipëria u përgjak nga dhuna komunise, edhe ky shesh përgjaket së largti me gjakun e patriotit Terenc Toçi pasi Tirana komuniste Terencin trim e dënoi me vdekje në muajn Mars 1945 për fajin e vetëm se ishte patriot i rrallë.
Gërmat e Mirditës në qytezë të San Kozmos janë po aq të ngrohta sa vargjet e Zef Serembes në çdo varg, e vetēm kto gjashtë a shtatë gērma më bëjnë të kujtoj se këtu edhe vetë De Rada, pikërisht në këtë shesh me pamje nga Shqipëria ka endërruar Shqipërinë ndaj është pasionuar e ka shkruar “Këngët e Milosaos” ka patur mall për vendin e gjyshërve të tij ndaj ka mbledhur më bukur se askush çdo rrem e degë të veprës së Barletit shkodran, për të mos u humbur kurrë historia e kryelegjendarit tonë hero, Gjergj Kastriotit.
Mirdita tashmë është edhe emër sheshi në një qytet që ka për Monumente Kulture shtëpinë e De Radës e po ashtu edhe Santuarin “Shën Kozma e Damiano” -kishë e tejetzbukuruar me afreskët e piktorit me famë botërore, Nikos Jannakakis, por mbi të gjitha ky qytet është njëri nga pesë qytetet që formojnë Unionin Arbëresh, sikur janë San Demetrio Korone, Santa Sofia, San Giorgio Albanese, Vaccarrizzio Albanese, qytete të cilat delegacioni yne i vizitoi dhe u pritëm me tepër vllazëri nga të gjithë kryetarët e komunave dhe stafet administrative dhe u premtuam se midis administratës së Bashkisë Mirditë dhe administratave të të gjithë ktyre komunave e në veçanti midis nesh dhe komunës së San Kosmo Albanese me të cilën tashmë jemi binjakëzuar, do të ketë bashkëpunime të denja e të pareshtura në të mirë të të dyja komuniteteve.
Artan Lleshi Gjomarkaj
Mirditë.

Filed Under: Reportazh

Tri krizat që do të përcaktojnë garën 5 javë përpara ditës së zgjedhjeve

October 4, 2024 by s p

Analizë nga Rafael Floqi/

Dhuna në Lindjen e Mesme, greva masive e punëtorëve të porteve të Bregut Lindor dhe Bregut të Gjirit, dhe shkatërrimi i uraganit Helene goditën të gjitha vetëm pesë javë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Uragani Helene dhe stuhi të tjera hodhën më shumë se 40 trilionë galonë shi në pjesën më të madhe të SHBA-së Juglindore – duke përfshirë dy shtete kyçe të lëvizshme – në fund të muajit të kaluar. Numri i të vdekurve kaloi 180 këtë javë dhe qindra njerëz janë ende të zhdukur ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.

Vetëm disa ditë më vonë, më shumë se 45,000 punonjës të porteve në portet përgjatë Lindjes dhe Bregdetit të Gjirit dolën në grevë, duke nisur një ndalesë të madhe të punës që tashmë po ndikon në ekonominë amerikane dhe po prish zinxhirin e furnizimit. Por sindikata që përfaqëson 45,000 punonjës të porteve të SHBA-së në grevë në portet e bregdetit Lindor dhe Gjirit arriti një marrëveshje të enjten për të pezulluar një grevë tre-ditore deri më 15 janar, për t’i dhënë kohë për të negociuar një kontrate të re. Kjo duket si një farë çlirimi për fushatën.

Sindikata, Shoqata Ndërkombëtare e Longshoremen, do të rifillojë punën menjëherë. Përfundimi i përkohshëm i grevës erdhi pasi sindikata dhe Aleanca Detare e SHBA, e cila përfaqëson portet dhe kompanitë e transportit detar, arritën një marrëveshje paraprake për pagat, thanë sindikata dhe portet në një deklaratë të përbashkët. Një person i informuar për marrëveshjen tha se portet e ëmbëlsuan ofertën e tyre të pagave nga rreth 50% gjatë gjashtë viteve në 62%. Personi nuk donte të identifikohej sepse marrëveshja është ende në provë. Çdo rritje pagash duhet të miratohet nga anëtarët e sindikatave si pjesë e ratifikimit të një kontrate përfundimtare.

Sindikata hyri në grevë herët të martën pasi kontrata e saj skadoi në një mosmarrëveshje mbi pagën dhe automatizimin e detyrave në 36 porte që shtrihen nga Maine në Teksas. Greva erdhi në kulmin e sezonit të blerjeve të festave në portet, të cilat trajtojnë rreth gjysmën e ngarkesave nga anijet që hyjnë dhe dalin nga Shtetet e Bashkuara.

Largimi ngriti rrezikun e mungesës së mallrave në raftet e dyqaneve nëse zgjaste më shumë se disa javë. Megjithatë, shumica e shitësve me pakicë kishin grumbulluar ose dërguar artikuj herët në pritje të grevës së punonjësve të portit.

Të dyja këto dy fatkeqësi amerikane u shpalosën ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme u intensifikua këtë javë. Irani lëshoi ​​të paktën 180 raketa në Izrael të martën, duke e quajtur sulmin një hakmarrje për një seri goditjesh kritike që Izraeli ka lëshuar kundër Hezbollahut në Liban në javët e fundit dhe vrasjen e një udhëheqësi të Hamasit në Teheran në korrik. Sulmet iraniane erdhën disa orë. pasi Izraeli tha se kishte nisur një inkursion të kufizuar tokësor në Libanin jugor, duke e shtyrë rajonin gjithnjë e më afër një lufte gjithëpërfshirëse.

Ekspertët e shkencave politike paralajmërojnë se konvergjenca e këtyre tre krizave mund të ketë ndikim në vendimet e votuesve.

Kur ndodhin ngjarje të tilla si katastrofat natyrore dhe krizat gjeopolitike, votuesit zakonisht fajësojnë ose shpërblejnë partinë përgjegjëse, në varësi të mënyrës se si shpërthen ai kaos. Partia në pushtet – Demokratët, në këtë rast – zakonisht fajësohet për ngjarje negative të jashtme përpara zgjedhjeve, gjë që do ta vinte nënpresidenten Kamala Harris në rrezik më të madh, sesa ish-presidentin Donald Trump.

Megjithatë, këto zgjedhje nuk janë fare tipike. Trump u qëllua në vesh gjatë një atentati në mes të korrikut. Menjëherë pas kësaj, Presidenti Joe Biden njoftoi se do të tërhiqej nga gara pas një debati katastrofik në qershor. Më pas, muajin e kaluar, prokurorët federalë akuzuan një njeri tjetër për një atentat tjetër kundër Trump.

Për më tepër, amerikanët nuk po zgjedhin në mes një presidenti tradicional në detyrë dhe një sfiduesi. Opsionet e tyre përfshijnë një ish-president dhe një nënpresidente aktuale, gjë që Randall Adkins, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Nebraska Omaha, tha se do të komplikonte më shumë se si këto kriza aktuale do të ndikonin në dy fushatat.

“Unë mendoj se do të jetë shumë e vështirë për votuesit që të kuptojnë një mesazh të qartë dhe të marrin pikëpamjet e kundërta nga të dy kandidatët për këto çështje,” tha Adkins.

Por kjo nuk do të thotë që elektorati amerikan nuk po i kushton vëmendje. Në sprintin e fundit deri në ditën e zgjedhjeve, votuesit priren t’i shohin forcat globale përmes një lenteje politike, dhe situatat e pakontrollueshme bëhen shpejt pika diskutimi politike.

Përafërsisht katër javë pas zgjedhjeve presidenciale, është vërtet e vështirë të ndash ngjarjet globale nga politika e ditës, gjë që është për të ardhur keq, sepse këto janë ngjarje globale që ndikojnë në jetën e njerëzve të vërtetë.

Debati i zëvendëspresidentëve midis senatorit JD Vance dhe guvernatorit Tim Walz të martën në mbrëmje u ofroi të dy kandidatëve një platformë për të adresuar krizat. Pyetja e parë e natës kishte në qendër dhunën mes Iranit dhe Izraelit. Në përgjigjen e tij, Vance tha se Irani kishte marrë asete të pa ngrira nga “administrata Kamala Harris”, duke u përpjekur ta përshkruante atë si më përgjegjëse për veprimet e Amerikës sesa Biden. Nën udhëheqjen e Trump, tha ai, kishte “paqe përmes forcës”.

Zëvendësi i kandidatit Trump gjithashtu shkoi pas rekordit të Harris për imigracionin dhe inflacionin, duke thënë vazhdimisht se ajo nuk kishte arritur të miratonte ndryshime ekonomike gjatë kohës që ishte në detyrë. Walz, nga ana e tij, punoi për ta pikturuar Trumpin si kandidatin e kaosit dhe Harrisin si zgjidhjen e qëndrueshme.

“Ajo që kemi parë nga zëvendëspresidentja Harris është se kemi parë një udhëheqje të qëndrueshme,” tha ai kur foli për Lindjen e Mesme. “Ne kemi parë një qetësi që është në gjendje të tërheqë nga koalicionet, t’i bashkojë ato, duke kuptuar se aleatët tanë kanë rëndësi.”

Konflikti në rritje midis Izraelit dhe Iranit ngre shqetësime për politikën e jashtme dhe shkatërrimi i uraganit Helene ka lënë të shkatërruara pjesë të mëdha të Juglindjes Amerikane. Por një krizë ekonomike e krijuar nga greva e punonjësve të portit që do të prishte vërtet garën presidenciale, kjo sepse çështja nr. 1 që amerikanët thonë kur flasin me anketuesit është ekonomia. Dhe portet e prekura tashmë po e ndjejnë ndikimin: më shumë anije me kontejnerë janë ankoruar se zakonisht, dhe analistët në JPMorgan vlerësojnë se mbylljet mund të kushtojnë 5 miliardë dollarë në ditë.

Ka shumë prova se kur njerëzit janë të pakënaqur me ekonominë, ata fajësojnë partinë presidenciale në detyrë. Republikanët zakonisht kanë dorën e sipërme në çështjet ekonomike mes votuesve, por ka prova në rritje se politikat e Harris për këtë çështje kanë filluar të ndikojnë tek amerikanët.

Dhe ndërsa greva e punonjësve të porteve mund të sjellë telashe për Harris, është gjithashtu kriza e vetme e të triave që ka ndonjë shans real për të përfunduar përpara ditës së zgjedhjeve dhe ajo u zgjidh përkohësisht.

Lufta në Lindjen e Mesme ka shumë të ngjarë të përkeqësohet përpara se të përmirësohet, dhe pastrimi i uraganit mund të zgjasë vite. Por portet mund të arrijnë një marrëveshje përpara se votuesit të shkojnë në qendrat e votimit.

Përfundimi i grevës mund t’i japë Harris një mundësi për të festuar; ne mund të imagjinojmë një foto të saj duke shtrënguar duart me punonjësit e porteve të buzëqeshur. Por pavarësisht se si do të evoluojnë krizat aktuale në javët e ardhshme, zgjedhjet presidenciale përfundimisht do të vendosen nga një numër i vogël votuesish në një numër të vogël shtetesh.

Dhe partishmëria intensive e vendit do të thotë gjithashtu se ngjarjet e jashtme thjesht nuk prekin votuesit aq shumë sa dikur. “Unë mendoj se në nivelin presidencial tani, ndoshta 19 nga 20 njerëz e kanë vendosur tashmë. Në vitin 2020, Biden fitoi zgjedhjet falë më pak se 45,000 votave në tre shtete kryesore, Arizona, Georgia dhe Wisconsin.

Duke pasur parasysh se sa afër kanë qenë garat presidenciale të kaluara, nëse edhe disa mijëra votues në rrethet kryesore e gjejnë veten të energjizuar nga lufta në Lindjen e Mesme, të zemëruar nga ndikimi i grevës së punonjësve të porteve ose të lënduar nga Helene, krizat mund të lëvizin gjilpërën në nëntor.

Ajo që ka më shumë rëndësi tani është mënyra sesi mesazhet e kandidatëve do mbërrijnë në komunitetet specifike të ndikuar nga këto kriza. Ndërsa ato në shtetet e Karolinës së Veriut dhe Gjeorgjias mund të jenë më të përqendruar në pastrimin e uraganit, ndërsa votuesit në Michigan që duhet të fitojnë mund të jenë më të shqetësuar me dhunën e vazhdueshme jashtë shtetit.

Administrata Biden-Harris do të ishte e mençur të projektonte me kompetencë të qetë në javët në vijim po të mundte. Ndërkohë, fushata Trumpit do të vazhdonte mesazhet e saj, duke promovuar Trumpin si kandidatin e forcës dhe Harris si kandidaten e dobët.

Cilit mesazh do t’i përgjigjen më shumë votuesit, do të bëhet e qartë vetëm në ditën e zgjedhjeve.

Filed Under: Komente

October is Breast Cancer Awareness Month

October 4, 2024 by s p

Dr. Fjolla Hyseni/

October is Breast Cancer Awareness Month, a time to underscore the significance of early detection and life-saving screenings. Breast Cancer is the most common cancer in women worldwide, but if it is taken care of at an early stage, it will be definitely treated. A routine mammogram, clinical breast exams, and occasionally, ultrasound or MRI are tools for early diagnosis, which are indispensable to the identification of cancer before showing the symptoms.

Indiscriminately, it is not always available to access the screening test. High-income countries have witnessed the decrease in the death toll of breast cancer caused by the increased use of screening programs. By utilizing mobile mammogram units and advanced diagnostic methods in rural areas, Kosovo in particular has been implementing new strategies lately and the results so far are very promising. However, there is still room for improvement.

By being a radiologist, I am dedicated to the expansion of breast cancer inspection in Kosovo, by upgrading the facilities of a well-equipped imaging center and boosting the radiology program. Early diagnosis is crucial, and, this month is the time for the global community to get reminded that awareness, education, and, regular screening tests are what will help remove the bright cloud of breast cancer wherever you are in the world.

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT