• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2024

Prapaskenat e melodramës me Ilir Beqajn “Prapa kamerave, përpara turmës”

November 18, 2024 by s p

Satirë nga Rafael Floqi

Në një shfaqje spektakolare, ku drama dhe satira përzihen në një koktej të çuditshëm, Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë dhe i “pafajshmi” i momentit, është bërë protagonist i një komedie të zezë që do t’ia bëjë Jul Çezarit të duket si një shfaqje e teatrit të fëmijëve. Pasi, me prangat e hedhura si aksesor mode, Beqaj është i ftuar në një sfilatë publike që ka ngjallur më shumë pyetje se një pyll i paprekur nga qytetërimi. Po pse e bëjnë këtë? Ose, më e rëndësishmja, kush e pëlqen këtë show?

Javën e kaluar të martën dhe të mërkurën, pas një orë të tërë përgatitjeje dhe skenografisë, Ilir Beqaj paraqitet para kamerave si një protagonist i detyruar në skenën e Kuvendit. Si një aktor i ftuar, i veshur me xhupin e tij të mrekullueshëm dhe duar të lidhura si të ishin të zënë në një reality show të kohës së diktaturës, ai hyn në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. I përhumbur nga hapat e tij të kujdesshëm, duke u munduar të fshehë prangat pas një “planifikimi artistik”, Beqaj tenton të shpëtojë dinjitetin e tij, por diçka duket se nuk shkon. Por reagimet publike janë të ndara: ata që ndihen të tronditur dhe ata që u gëzohen këtij spektakli.

Për disa, kjo është një pjesë e një “kompensimi” që duhej bërë për arrestimin e turpshëm të ish-presidentit Meta. Për të tjerët, kjo është një shfaqje teatrale për të kënaqur një turmë të uritur për drejtësi. Po ashtu, ka nga ata që thonë: “Vërtet, askush nuk e di se ku shkojnë ato miliona për koncesionet, por sigurisht që do të kënaqemi të shohim një njeri të hedhur në ferrin e kamerave, të derdhë lot e të mund të na tregojë se çfarë ndodhi.”

Në këto kushte, një pyetje që lind është: A është ky një shfaqje që synon të nxisë urrejtjen, apo një mundësi për të ndihmuar ndonjë përpjekje të vërtetë për drejtësi? Nëse e pyesni Beqajn, duket se ka vendosur që kjo të jetë një shfaqje për t’u ndjerë mirë me vetveten, një “self-help” show ku duhet të tregojë se çfarë është bërë me paratë që përfunduan në duar të dikujt tjetër.

Pat kaluar mesnata, të mërkurën anëtarët e Komisionit Hetimor për Sterilizimin janë ende në Kuvend. Përfaqësuesit e opozitës kërkojnë që të shtyhet afati i komisionit që skadon këtë të enjte dhe përpara tij të dëshmojnë kryeministri Edi Rama dhe biznesmenia Vilma Nushi. Anëtarët e mazhorancës kërkojnë që fillimisht të dëshmojë ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj ndërsa janë kundër thirrjes së Ramës dhe shtyrjes së komisionit. Ndërkohë Beqja vijonte të qëndronte në një ambient tjetër të kryesisë së Kuvendit. KJo ka bërë që deputeti demokrat Saimir Koreshi të thotë me ironi në komision: “Ju lutem njoftoni burgjet që të mos mbyllin derën se na mbeti Beqaj në Kuvend”.    

Dhe pastaj, si për ta turbulluar akoma më shumë këtë situatë, për të nxitur akoma më shumë ndjenja, Beqaj bëri gafën e tij më të madhe – një “shfaqje të vogël” mëngjesin e së enjtes. Ndërkohë që parlamenti bëhej skena e një debati të nxehtë, ai ndërhyn si një regjisor i paftuar, duke u përpjekur të intimidonte deputetët e opozitës. Nuk kishte asnjë nevojë për këtë, por ai e bëri – duke hedhur poshtë çdo mundësi për një përfundim normal të ngjarjes dhe duke u bërë përsëri “ylli” i kësaj tragjedie televizive.

“Mbylle gojën!” – nuk e dimë nëse ai ka ndonjë diploma në menaxhimin e situatave të tensionuara, por kjo është padyshim një lëvizje që e bën atë të duket si një mbret i vërtetë, që kontrollon çdo aspekt të ‘spektaklit’. Dhe, e dini çfarë? Regjimi është aq i aftë, saqë ai mund të bëjë që një të burgosur të duket si i ftuar VIP.

Të gjithë e kuptojnë që ky skandal është pjesë e një loje më të madhe – një lojë që kërkon të tregojë se kush e kontrollon kujtesën popullore dhe si mund të manipulohet ajo, duke e kthyer Beqajn në një “martir” të sistemit. Dhe ndërkohë që ai bëhet protagonisti i një shfaqjeje të pafund, paratë që vazhdojnë të derdhen për koncesionet në shëndetësi, vazhdojnë të shkojnë te ata që mund të thonë “Ne jemi gjithmonë të sigurt”, e ndërsa populli vazhdon të konsumojë këtë shfaqje të madhe.

Në fund, kjo është një histori për të treguar se sa thellë ka rënë qytetërimi i shoqërisë sonë. Se si, për të ruajtur kontrollin e turmës, duhet të sakrifikosh individët dhe t’i shfaqësh si kukulla që luajnë rolin e viktimës, përderisa ata që i ke vendosur atje vazhdojnë të luajnë lojën e pushtetit dhe parave. Dhe kush është regjisori? Mund të jetë cilido, por nën parulla të tilla si “Mos kini frikë nga fjala e lirë”, është mëse e qartë se të gjithë luajnë të njëjtën lojë, ndërsa ne shikojmë, pa mundur ta ndryshojmë skenarin. 

Pikërisht kjo i bën edhe më të rënda pamjet me duar të lidhura. Ajo i nxjerr zbuluar si një film i paramenduar nga një regjisor që ka ndër mend spektaklin. Dhe cili është qëllimi: Ta kënaqë oreksin e turmave me denigrimin e Beqajt, ndërkohë që paratë që vazhdojnë derdhen për koncesionet nuk i ndërpret askush.

Filed Under: Fejton

EXPRES ZAGLEBIA (1939) / “PSE NUK QËNDROVA NË SHQIPËRI?” — RRËFIMI I MBRETIT ZOG NDAJ GAZETARIT POLAK NË GREQI

November 18, 2024 by s p


Mbreti Zog I (1895 – 1961)
Mbreti Zog I (1895 – 1961)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Nëntor 2024

“Expres Zagłębia” ka botuar, më 19 prill 1939, në faqen n°3, rrëfimin ekskluziv të Mbretit Zog ndaj një gazetari polak në Greqi mbi arsyen e vërtetë të largimit të tij nga Shqipëria, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Pse nuk qëndrova në Shqipëri ?

Burimi : Expres Zagłębia, 19 prill 1939, faqe n°3
Burimi : Expres Zagłębia, 19 prill 1939, faqe n°3

Intervista e korrespondentit të A.P. “Kabel” me Mbretin Ahmet Zogu

Korrespondenti i A.P. “Kabel” arriti të fliste me ish-mbretin e Shqipërisë, Ahmet Zogu, gjatë ditëve të para të dëbimit të tij. Ne e paraqesim këtë korrespondencë si një përsëritje të një bisede që u zhvillua me gjithë vështirësitë e shumta dhe kufizimin e pamëshirshëm të hyrjes në rrethin mbretëror nga autoritetet lokale greke.

— Zotëri, Madhëria e Tij nuk jep asnjë intervistë, por absolutisht asnjë, thotë sekretari flokëzi, duke theksuar çdo fjali me një gjest energjik.

— Të lutem, vetëm…

— E di, bëj një pyetje fare të vogël, asgjë më shumë.

Duhet të besoni se ndonjëherë kjo goditje proverbiale e lumturisë do të thotë më shumë se “çdo gjë tjetër”. Dikush ktheu dorezën e derës dhe pashë mbretin e dëbuar.

Ahmet Zogu më vështroi mua dhe sekretarin e tij me një vështrim të mprehtë dhe depërtues.

— Gazetar ?

— Po, Madhëri.

— Ne nuk japim asnjë intervistë. Nuk është koha për këtë.

— Lartmadhëria juaj, — e ndërpreva unë, pavarësisht të gjitha rregullave të mirësjelljes, — unë jam polak. Përfaqësues i një kombi që ka simpatizuar gjithmonë Shqipërinë, a mund të më shpjegoni Lartmadhëria juaj si ndodhi kjo ? Pse u largua Lartmadhëria juaj nga Shqipëria ?

Ahmet Zogu më shikoi me vëmendje. Madje me shumë kujdes.

— Kjo që do t’ju them nuk do të jetë një intervistë. Është thjesht një deklaratë e një patrioti për një komb të rekrutuar ekskluzivisht nga patriotët. Aneksimi i Çekosllovakisë na indinjoi të gjithëve në Shqipëri. Askush në atë kohë nuk mund ta merrte me mend se brenda pak ditësh do të ishim viktimat e radhës të dhunës së ushtruar nga shtetet e “Boshtit”. Ne u mbrojtëm, pa asnjë mundësi fitoreje. E dija se vazhdimi i aksionit ushtarak që kisha planifikuar do të rezultonte vetëm në shumë viktima tragjike për shkak të dhunës së njëqindfishtë. Më besoni, do të ishte më e lehtë për ta bërë këtë dhe për të fituar popullaritet në botë në kurriz të popullit tuaj sesa të hiqni dorë nga një luftë kaq e pabarabartë. Por moralisht, nuk do të dorëzohem kurrë.

Georges Lemare

Filed Under: Kulture

“Themeluesi”, dokumente dhe fakte të reja

November 18, 2024 by s p

Botimi i tretë i Evarist Beqirit, vjen në prag të përvjetorit të Pavarësisë.

Dokumente dhe fakte të reja për Ismail Qemalin përfshihen në botimin e tretë të librit “Themeluesi-Lidershipi i Ismaili Qemalit” me autor Evarist Beqiri. Botimi i tretë pritet të dalë në prag të përvjetorit të Pavarësisë dhe sjell për lexuesit disa risi ndër të cilat; foton e dokumentit të Regjistrit të Gjendjes Civile në Bruksel, 1900, fotografi të bashkëshortes së tij Kleoniqi Surmeli Vlora, si edhe të Ismail Qemalit. Veçojmë këtu foton e realizuar në Paris, në Kongresin e Xhonturqve, në fillim të vitit 1902.
Foto e dokumentit të Regjistrit të Gjendjes Civile në Bruksel, 1900. Në regjistër pasqyrohen gjeneralitetet e Ismail Qemalit dhe të tre bijëve të tij, që e shoqëruan në azilin e tij politik vullnetar. Ky dokument ka rëndësi të posaçme në saktësimin njëherë e përgjithmonë të ditëlindjes së Ismail Qemalit, më 24 janar 1844. Por, kuptimplotë është edhe mënyra e regjistrimit të vendlindjes së tij: Vlorë, Shqipëri. Një tjetër fakt domethënës ky për shqiptarizmën e tij të kulluar. Ismail Qemali gjatë jetës së tij në Bruksel në vitet 1900-1908, realizoi një veprimtari të jashtëzakonshme patriotike, që shërbeu si një gur themeli në përgatitjen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Njëkohësisht albumi fotografik është pasuruar me artikullin e “The New York Times” dhe dokumente nga dosja e klasifikuar e arkivit të Perandorisë Britanike për arratisjen e bujshme të Ismail Qemalit nga Kostandinopoja, në 1 maj 1900. Fashikulli titullohet: “Historia e kërcënimit të jetës së Ismail Qemal Beut nga Sulltani i Turqisë dhe arratisja e tij me një anije që valëviste flamurin anglez”. Ai përmban 8 faqe me dokumente të klasifikuara “Konfidenciale”. Ai hapet me letrën që ambasadori britanik në Kostandinopojë Sir Nicholas R. O’Conor i dërgon kryeministrit dhe njëkohësisht ministrit të Jashtëm britanik Markezit të Salisbury-it.
Sir N. R. O’Conor në letrën e dërguar thekson faktin që: “Ismail Qemal beu është një patriot i sinqertë dhe i zellshëm me pikëpamje të ndriçuara dhe liberale. Ai nuk është as revolucionar, as i përzier me Partinë e Xhonturqve. Ai gëzon reputacion të madh, dhe konsiderohet nga të gjithë si një njeri me karakter dhe integritet të jashtëzakonshëm. Ai ka ruajtur ndershmërinë në mes të korrupsionit; ai e ka shfrytëzuar pozicionin dhe influencën e tij si anëtar i Këshillit të Shtetit për të mbrojtur të shtypurit dhe për të ruajtur drejtësinë dhe moralin. Megjithëse vetë është një mysliman, ai ka mbrojtur në çdo rast privilegjet e popullatës së krishterë. Ai admirohet nga myslimanët, midis të cilëve ai ka një peshë dhe influencë të konsiderueshme; ai e ka shfaqur veten si një mik i sinqertë i Anglisë, duke bërë gjithçka që kishte në dorë për të mbajtur marrëdhënie miqësore midis dy vendeve…Në mbyllje ambasadori përmend faktin që nuk duhej injoruar një personazh me një influencë kaq të madhe, si edhe rëndësinë e librit të sapo shkruar nga Ismail Qemali, me titullin “Çështja e Transvalit ose Roli Civilizues i Britanisë së Madhe në Këndvështrimin Mysliman”.
Pjesë e fashikullit janë edhe katër letra të shkurtra por shumë interesante të Ismail Qemalit. Ato janë shkruar me një frëngjishte të përsosur dhe me një gjuhë të rafinuar diplomatike. Tre prej këtyre letrave janë drejtuar ambasadorit britanik në Kostandinopojë Sir N.R. O’Conor dhe një diplomatit Adam Block. Nga leximi i këtyre letrave të tërheq vëmendjen fraza:“MON crime c‘est mon patriotisme” (“Krimi IM është patriotizmi im”)… Gjithashtu, aty del në pah edhe forca e tij karakterit, që është edhe vetë thelbi i lidershipit. Sepse karakteri ndikon tek suksesi më tepër sesa të gjitha aftësitë e tjera. Kjo shprehet qartësisht tek vendosmëria e Ismail Qemalit për t’i qëndruar deri në fund vendimit që kishte marr, pavarësisht pasojave të tij: “Duke u larguar, unë mbështetem vetëm në lirinë time të veprimit dhe do të jem aq i fortë sa të mund të jetoj përmes punës sime.”.
Autori Evarist Beqiri thekson se pak ka ndryshuar në përmbatje, « Por nga ana tjetër, ky botim i tretë vjen si një domosdoshmëri në pasurimin e librit me disa materiale, me të cilat jam njohur kohët e fundit. Një falënderim i veçantë për Darling dhe Qamil Vlorën, stërnipërit e Ismail Qemal Vlorës, për vendosjen në dispozicion të fotografive dhe dokumenteve nga arkivi i familjes Vlora.»
Botimi i parë i librit “Themeluesi-Lidershipi i Ismaili Qemalit” doli në vitin 2022, botimi i dytë në vitin 2023. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar tre promovime në tre kryeqytetet e shqiptarisë: në Tiranë, në Vlorën e flamurit dhe në Prishtinë. Njëkohësisht autori ka realizuar një sërë takimesh me lexuesit, në universitete dhe librari brenda dhe jashtë vendit.
Gjithashtu, në prag të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, autori ka planifikuar disa aktivitete kulturore. Më 19 nëntor, ora 13, autori do të zhvillojë një leksion i hapur në Fakultetin e Drejtësisë, UT, me temë “Lidershipi i Ismail Qemalit dhe Aktet Themeluese të Shtetit Shqiptar”. Më 20 nëntor, ora 11, do të zhvillohet një bashkëbisedim me lexuesit pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL). Dhe më 26 nëntor, autori zhvillon një tjetër bashkëbisedim me lexuesit, në Bruksel, në Shqip Ville/Maison Culturelle Belgo- Albanaise.

Filed Under: Histori

Albanian American Heritage Month

November 18, 2024 by s p

AALEA/

November is a special time for Albanian Americans, as it marks Albanian American Heritage Month, a celebration of vibrant culture, rich traditions, and the remarkable contributions of the Albanian community in the United States. This month aligns with Albania’s National Independence Day on November 28th, a day that holds deep significance for Albanians worldwide.

Honoring History and Legacy

The roots of Albanian American Heritage Month stretch back to the late 1800s and early 1900s, when waves of Albanian immigrants arrived in the U.S., bringing their unique traditions, values, and dreams. Over time, these pioneers faced challenges, including discrimination, but their resilience and determination paved the way for future generations.

Today, over 1 million Americans trace their heritage to Albania, a testament to the enduring impact of Albanian immigrants on American society. The month serves as a heartfelt tribute to their journey, celebrating their lasting contributions to the nation’s cultural, professional, and social fabric.

A Time to Celebrate

Throughout November, communities across the United States honor this heritage through events and festivities showcasing Albanian music, dance, art, and cuisine. These gatherings promote cultural understanding and appreciation, bringing people together to share in the richness of Albanian traditions.

This celebration is not only about reflecting on the past but also about inspiring future generations to carry forward the legacy of Albanian culture, language, and values.

The American Albanian Law Enforcement Association (AALEA) proudly supports these celebrations, highlighting the unity and achievements of Albanian Americans and their role in building stronger communities.

For more information, visit AALEA. www.aalea.us

Let’s take this month to celebrate the achievements and enduring spirit of Albanian Americans, honoring their unique contributions to the diversity of the United States.

Filed Under: Analiza

Dukagjini prezanton Serinë e Lekturave Shkollore në Panairin e 27 të Librit në Tiranë

November 18, 2024 by s p

Julika Prifti/

Në ditën e katërt të Panairit të 27 të Librit (13-18 nëntor) në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve në Tiranë, shtëpia botuese Dukagjini promovoi projektin e Lekturave Shkollore për klasat 1-5. Drejtuesja e panelit, Liridona Bytyçi, i uroi mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve, pedagogëve, nxënësve, prindërve të shumtë. “Botimet janë realizuar në përputhje me zbulimet shkencore për madhësinë e shkronjave, ngjyrat dhe gjatësinë si edhe vështirësinë e tekstit për t’ju përshtatur moshave përkatëse,” shpjegoi redaktorja e serisë Adelinë Selmani. Psikologja Oriola Hamzallari u tha fëmijëve e prindërve se librat ndihmojnë “të kuptosh emocionet, të zgjidhësh disa nga pikëpyetjet për dukuri ende të panjohura, për zhvillimin e empatisë dhe të vëmendjes ndaj njerëzve që ke rreth vetes. Leximi të bën te komunikosh më mirë e më qartë ndjenjat e tua dhe pasuron fjalorin shprehës,” theksoi psikologja.

Duke shtjelluar përparësitë e leximit në çdo moshë, Profesor Bardhyl Musai theksoi se nëse fëmijët lexojnë 30 minuta para gjumit, ata flenë më mirë e më qetë. “Leximi i ndihmon fëmijët të përmirësojnë kujtesën, të pasurojnë fjalorin, të shprehen bukur e të arrijnë rezultate më të larta se shokët e shoqet e tyre që nuk lexojnë të njëjtën sasi librash.”

Kur erdhi radha te lexuesit e vegjël, ata u prezantuan duke thënë emrin dhe shkollën, dhe u interesuan për ciklin që duhej lexuar, zhanrin që duhet të zgjidhnin. Disa ishin kureshtarë nëse është e lehtë të shkruhej për fëmijë dhe sesi i lind ideja shkrimtarit për të shkruar një libër. Përgjigjet e panelistëve u duk se i kënaqën fëmijët. Nga ana e tyre, nxënësit thanë se kishin lexuar mbi 40 libra, fakt që i gëzoi të pranishmit e rritur në sallë. Në takimin botues-lexues, pjesëmarrësve iu dhurua nga një libër nga Shtëpia Botuese Dukagjini.

Në serinë e Lekturave shkollore për klasën e katërt këtë vit është libri Legjenda e Rrëfime për Skënderbeun nga Naum Prifti, tek cili gjenden nëntëmbëdhjetë tregime. Si botim i serisë së ndërtuar me metodikë pedagogjike, në çdo faqe ka shpjegim të fjalëve, në fund ka edhe një fjalorth si edhe një pjesë të veçantë si aparaturë didaktike.

Zëvendës Drejtoresha e Botimeve Shkollore Dukagjini Erza Mati dhe unë u takuam në Panair. E admirova botimin cilësor tek e mora në duar. Më ktheu në botën e kreshnikëve dhe të heroit të madh Skënderbe, që jo vetëm ishte strateg dhe diplomat por dinte të çmonte edhe zgjuarsinë e njerëzve të thjeshtë.

Në Panairin e 27 të librit marrin pjesë 90 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në ambientet me stendat e shumta gjatë gjithë kohës ka vizitorë e lexues të të gjithë brezave çka më jep optimizëm se leximi i librave nuk ka humbur. Shikoj shumë prej vizitorëvë të dalin nga Pallati i Kongreseve duke mbajtur në duar çanta me libra dhe, ndonëse teknologjia elektronike është një forcë e pandalshme, libri është ende i çmuar për të vegjël e të mëdhenj.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT