• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2024

VATRA SHPREH MIRËNJOHJE E FALENDERIM PËR HUMANISTIN E FILANTROPISTIN KADRI MORINAJ

November 12, 2024 by s p

Federata Pan-Sqiptare e Amerikës “Vatra” ka nderin të informojë opinionin e gjerë publik se biznesmeni, humanisti dhe filantropi i njohur z. Kadri Morinaj pronar i Eurosig, Insig, Insig Jetë, Eurosig Kosovë, UBA Bank, Reastorant Bar Piazza dhe disa bizneseve të suksesshme në Europë do të dhurojë një milion dollarë për objektin e ri të Federatës Vatra në New York.

Z. Morinaj ka propozuar që të blehet parcela dhe të ndërtohet objekti i ri me hapsirat përcjellëse dhe infrastrukturën e nevojshme që do të plotësojnë nevojat për të mbuluar veprimtaritë patriotike, atdhetare e komunitare të Vatrës dhe do jenë në shërbim të komunitetit shqiptar në SHBA.

Z. Morinaj ka propozuar formimin e Komisionit Mbikqyrës dhe Koordinues në mënyrë që të gjitha procedurat të zhvillohen në transparencë të plotë si dhe objekti aktual i Vatrës të shëndrrohet në Muze, Arkiv e Bibliotekë Shkencore për Vatrën.

Z. Morinaj ka bërë donacione edhe më heret për Vatrën. Dashuria e tij për vendin dhe popullin mik amerikan ilustrohet më së miri me faktin se ai e pagëzoi djalin e tij të vogël me emrin Wesly Clark në shenjë respekti e mirënjohje për Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane që udhëhoqi fushatën ushtarake për lirinë e Kosovës.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra i është shumë mirënjohës filantropit dhe biznesmenit z. Kadri Morinaj dhe e siguron atë dhe opinionin publik se lokacioni dhe objekti i ri i Vatrës do të jetë krenari e komunitetit tonë dhe i mbarë kombit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Opinion

Mitingu i Poezisë në Gjakovë të bëhet me adresë ndërkombëtare

November 11, 2024 by s p

Skender Karaqica/

Në shenjë nderimi të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë nga një grup shkrimtarësh të trevës shqiptare të Dukagjinit, ky manifestim i poezisë në këtë jubile të bëhet me adresë ndërkombëtare.

Për nismën do të ishte mirë që në kuadër të këtij jubileu të 60 pranverave të rrugëtimit të artit të poezisë bashkëkohore të brezave të poetëve e shkrimtarëve, në përkrahje të Shoqatës së Shkrimtarëve e të Ministrisë për Kulturë e Kosovës, të bëhet pjesë e ardhjes së poetëve nga rrafshet evropiane,amerikane dhe nga bota.

Arti i poezisë shqiptare tashmë e ka krijuar hisën e vet poetike dhe përmes participimit të vlerave të artit shqiptar në hapësirën e botës, ka ardhur koha që të hapën të gjitha portat e bashkëpunimit me poetë, shkrimtarë e artistë të fushave të rrafsheve ndërkombëtare.

Kjo nismë të bëhet pjesë e tërë krijuesve tanë në Shqipërinë tjetër në Kosovë (term i Dritëro Agolli-nënvizimi im) dhe në Shqipërinë zyrtare ,që Manifestimi Kulturor MITINGU I POEZISË në Gjakovë të bëhet fryma e përbashkët e poetëve nga Evropa, Amerika dhe kontinentët tjera.

E paçim me fat artin e poezisë shqiptare në dritën e arenës ndërkombëtare!

Filed Under: Fejton

Shkolla Shqipe Vatra në Tampa Bay, Florida

November 11, 2024 by s p

Prof.Bledar Prifti/

Shkolla Shqipe Vatra  në zonën e Tampa Bay, Florida, vazhdon procesin mësimdhënës nën drejtimin e Drejtoresh Meri Kodra dhe mësuesve Lida Zaimi, Luan Goxhaj, Ana Kullaj, Haki Veliu, Ariana Poloska, Aurora Deda, Shega Hyka Mucaj, dhe Mimoza Mano. Kjo shkollë u krijua nga organizata Vatra Tampa Bay për të përçuar vlerat, traditën, kulturën, dhë ndjenjat patriotike, për të krijuar një hapsirë shqiptare ku fëmijët jo vetëm të mësojnë gjuhën e zakonet shqiptare por edhe të socializohen dhe të ndërtojnë shoqëri afatgjata më njëri tjetrin, aq shumë të nevojshme këtu në Amerikë. 

Po ashtu, Shkolla Shqipe Vatra vazhdon të shërbejë edhe si një vend takimi për pjestarët e komunitetit shqiptar për të thyer atë monotoninë e jetës amerikane, për të promovuar bizneset e tyre, dhe për të zgjidhur halle e probleme të përditshme. Vazhdimësia e Shkollës Shqipe Vatra është bërë e mundur falë mbështetjes pa kufi nga Vatra Tampa Bay dhe nga anëtarët e komunitetit shqiptar në Tampa Bay dhe më gjërë. Shfrytëzojmë rastin sot t’i shprehim përsëri falenderimet tona personave dhe bizneseve të meposhtëm për mbështetjen e tyre.

  • BIG ALBANIA (@BigAlbaniaFl) i dhuroi Shkollës Shqipe Vatra një shumë prej $1,000.00. 
  • ZNJ. Aida HASANBELLI dhe Z. Qemal HASANBELLI i dhuruan shkollës sonë $1,000.00.
  • KATERINA’S BAKERY (@Katerina’sBakery) sponsorizoi tortën e bukur me flamurin shqiptar në ceremoninë e hapjes së saj.
  • ANA’S BAKERY (@Ana’s Bakery) sponsorizoi ushqimin e shijshëm tradicional.
  • Znj. ANA KULLAJ (@AnaKullaj) i dhuroi shkollës $100.00.

Shihemi persëri të shtunën e ardhshme në datën 16 Nëntor. Gëzuar Festën e Veteranëve dhe paçi një javë të bekuar!

Vatra Tampa Bay

Filed Under: Mergata

Beneficial Ownership Information Reporting për pronarët a kompanive të vogla

November 11, 2024 by s p

Albert Alla CPA, MBA/

Duke filluar nga 1 janari 2024 bizneset e vogla duhet të raportojnë “Beneficial Ownership Information” ose shkurt BOI. Raportimi duhet të bëhet përpara datës 1 janar 2025. Kjo kerkesë për të raportuar BOI mandatohet nga Corporate Transparancy dhe Anti-Money Laundering Acts to 2019 dhe 2020.

Por çfarë është në vetvete BOI (Beneficial Ownership Information reporting)

Raportimi është thjesht një kërkesë e re nga ligji federal CTA, Corporate Transparacy Act. Ky raport liston pronarët a kompanive qe aktualisht kontrollojne busnesin. BOI report plotësohet nëpërmjet portalit to U.S Treasury Department’s Financial Crimes Network (FinCEN). Informacioni që mblidhet ruhet nga departamenti dhe mund të përdoret vetëm nga forcat ligjore, agjensitë federale në raste kur nevojiten për të luftuar krimet financiare. Ky informacion që mblidhet nga kompanitë amerikane nuk është për pordorim të publikut të përgjithshëm.

Ajo që kërkohet të raportohet është informacion mbi individët që kanë në pronësi mbi 25% te kompanisë ose kanë influence të konsiderueshme mbi kompaninë në mënyrë direkte ose indirekte.

Në këtë mënyrë Corporate Transparacy Act (CTA) po ndërton nje database ku indentifikohen individët që kontrollojnë kompanitë. Qëllimi i CTA është të luftojë evazionin fiskal dhe aktivitetet ilegale financiare. 

Të dhënat e sakta rreth pronareve përfitues e bëjnë më të vështirë për keqbërësit që të fshihen pas ose të përfitojnë nga strukturat e paqarta të pronësisë. Kompanitë , për shembull, mund të përdoren për të maskuar aktivitetet e paligjshme dhe paratë e krijuara prej tyre. Strukturat ligjore e kanë të vështirë dhe u duhet  shumë kohë për të identifikuar activitetet ilegale që fshihen pas kompanive, sidomos kur nuk kanë informacion per pronarët e ketyre kompanive. Qëllimi kryesor I ndërtimit të këtij databasi është që të ndalohet keqpërdorimi I kompanive për përfitime kriminale, ndalimin a pastrimit të parave, financimit të terrorizmit e më gjërë.

Kompanitë si C Corp, S-corp, LLC, Single Member LLC ose kompanitë që janë formuar duke aplikuar me sekretarin e shtetit te NY ose shteteve të tjera, janë të gjitha subjekte që duhet të furnizojnë informacionin për BOI “Beneficial Ownership Information”

Mungesa e aplikimit brenda afatit kohor, 1 janar 2025 rezulton finaciarisht shtrejt, në penalty civile $500 për cdo ditë që kalon dhe penallti kriminale deri në $10,000 ose 2 vite në burg.

Ftoj të gjithë bashkë atdhetarët që kanë në pronësi kompani që u përmendën më sipër të respektojnë afatet kohore duke furnizuar informacionin e kërkuar nga CTA “Corporate Transparacy Act”

Detajet qe duhen dhënë janë të rëndësishme, dhe nëse aplikimi nuk bëhet brenda afatit  ndërshkimet janë të rënda. Pjesa më e madhe e kompanive, S-Corp ose LLC nuk kanë departamente kontabiliteti dhe pronaret janë gjatë gjithë kohës të zënë në punë. Ky fenomen nuk është specific vetëm për ne shqiptarët por është për të gjitha kompanitë e vogla. Ligjit ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe është e vështirë për pronarët e kompanive të jenë vashdimisht të informuar për këto ndryshime. Mos informimi ka pasoja financiare kur nuk respektohen mandatimet ligjore, sic është rasti I BOI. Nga një studim I bere nga AICPA (American Institute of Certified Public Accountants) resulton se nga 33 milion subjekte vetëm 3 milion kanë bërë aplikimet përkatëse. Ne I inkurajojmë bizneset shqiptare të aplikojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Aplikimin mund ta bëni në portalin e FinCEN  https://boiefiling.fincen.gov/

Duke pasur experiencë to considerueshme në  qindra aplikime to BOI, në mund ta bëjmë procesin a aplikimit të thjeshtë dhe pa stress.

Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni.

AA Limited

Accounting & Tax services  

Albert Alla CPA, MBA

917-545-6541

albertalla12@gmail.com

Filed Under: Interviste

Në Passau- Për nder të 28 nëntorit-Ditës së Flamurit Shoqatës “Iliria” mbajti një program kulturo-artistike

November 11, 2024 by s p

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Një imazh që përmban veshje, person, balerin, sport

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Mërgimtarët shqiptarë për atdheun janë brumosur me idealet e larta kombëtare duke e ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën kombëtare shqiptare, ashtu siç e ndien dhe e duan. Mbi të gjitha dëshira për ta parë Shqipërinë në rrugën e suksesit dhe në tërësinë e saj të natyrshme, Shqipërinë Etnike.

Për Shqipërinë e bekuar zgjohen ndjenjat e  atdheut, duke i rikujtuar atdhetarët e kombit, ata që na e sollën lirinë dhe shpallën pavarësinë e tërësisë, të ngritur flamurin e lirisë në Vlorën heroik e deri te Prekazi i Jasharave. Këtij rrugëtimi të ndritur i dha një kuptim të plotë lufta e UÇK-së, me idealin e lartë se një ditë tërësia e Shqipërisë do të bëhej!

Për 28 nëntorin- Ditën e Flamurit Shoqata Kulturore Humanitare “Iliria”në Passau, më 02.11.2024,  mbajti një program të pasur kulturo- artistike, nën drejtimin e dr.Hamit Manxholli.  Në këtë manifestim e pranishme ishte Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Gentiana Mburimi, kryesia dhe mësimdhënësit e LAPSh-it, bashkëkombës e aktivistë të dalluar, të cilët ndoqën programin me këngë e valle. Krahas atmosferës, me muzikë profesioniste, zgjoi një ndjenjë shpirtërore programi i nxënësve të klasave të gjuhës shqipe, që vinin nga shkollat: Passau, Vilshofen dhe Pocking.

Salla, përpos shkëlqimit që i jepnin portretet e heronjve, flamuri kuqe zi, ishte e mbushur përplot me bashkëkombës, prindër e gjyshër të cilët me ëndje duartrokitnin për fëmijët, nipa e mbesa-nxënës të shkollës shqipe dhe në fytyrat e tyre të ndezura sikur ua lexonim gëzimin e shpërthyer në thirrje: “atdheun e nderojmë duke i dërguar fëmijët në shkollën shqipe e duken e ruajtur gjuhën amtare”!

Kryetari i Shoqatës “Iliria” e.V. Passau dr. Hamit Manxholli  e falënderoj kryesinë dhe mësimdhënësit e LAPSh-it në Bavari, të cilët me sakrifica të mëdha për ruajnë vlerën më të çmuar të kombit, gjuhën amtare. Manxholli për humanizëm LAPSh-it i dhuroi një çek monetar prej 500 ero dhe i falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar e po kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës amtare, gjuha e bukur e Naimit të mos harrohet te fëmijët tanë mërgimtarë! 

Urime 28 Nëntori-Dita e Flamurit brohoriste dhe vet salla!

Një imazh që përmban person, veshje, mjedis i brendshëm, mbathje

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT