• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2024

Andis Gjoni kësaj here me një “lulegjembi” në skenë

December 8, 2024 by s p

Artisti multi-dimensional shënon suksesin e rradhës me realizimin e skenografisë së dramës “Thistles” (Lulegjembi) në teatrin prestigjioz 59E59 në Nju Jork.

Andis Gjoni është artisti i parë dhe i vetëm shqiptar që është vlerësuar deri më sot me çmim në fushën e skenografisë së teatrit ose operas në arenën ndërkombëtare. Ai u vlerësua në vitin 2008 në Festivalin NYMF në Nju Jork me çmimin e dytë si skenografi më i mirë midis 36 skenografëve amerikanë.

Në këtë mbyllje viti ai krijoi skenën e dramës psikologjike të shkruar nga Cyndy Marion, pjesë e cila u prit me interesim nga publiku jo vetëm për kuriozitetin rreth veprës më të re të autores por edhe për faktin që në këtë produksion merrnin pjesë aktorë të afirmuar e me përvojë në skenat e Broadway. Me reagimet e tyre publiku pëlqeu jo vetëm lojën aktoriale por edhe regjinë e Dev Bondarin dhe skenat e realizuara mjeshtërisht nga Andis Gjoni i cili ka mbi 20 vjet bashkëpunime me kompani të ndryshme teatrore ku ka patur rolin e regjisorit në disa produksione si opera “La serva padrona” me operan e Nju Xhersit, “Çifti i hapur” Producers Club, dhe dhjetra krijime në fushën e skenografisë me shfaqje të suksesshme.

Foto: J.R.Hoffman

Filed Under: Kulture

Mbi historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve…

December 8, 2024 by s p

Sokol Paja/

Long Island, New York, 7 dhjetor 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra, dega Long Island mikpriti z.Çelo Hoxha Drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Brisejda Lala Përgjegjëse e Sektorit të Kërkimit Shkencor dhe Juliana Kurti Uznova Specialiste e projekteve audiovizivr pranë këtij instituti. Në fjalën e mirëseardhjes kryetari i Vatrës Long Island Dr. Paulin Marku vlerësoi punën e shkëlqyer të ISKK për të zbardhur të vërtetat historike të shqiptarëve dhe punën profesionale me dokumentet historike për historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve të manipuluara nga historiografia komuniste. Drejtori Çelo Hoxha në fjalën e tij paraqiti aspekte të raportit të punës vjetore të Institutit duke u fokusuar në: Njohjen e luftës civile dhe abrogimin e ligjit të dëshmorëve. Z.Çelo Hoxha shpalosi para të pranishmëve projektin për identifikimin e të vrarëve gjatë luftës civile në Shqipëri. Ai shpalosi punën e institucionit duke u fokusuar te intervistat dhe dëshmitë e ish të përndjekurve politikë prej regjimit komunist gjatë kohës së diktaturës në Shqipëri. Z.Hoxha insistoi te botimet shumë serioze dhe voluminoze të publikuar e botuar nga Instituti mbi të vërtetat historike për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe përcjellja e historisë te brezat e ardhshëm dhe futja e këtyre botimeve në tekstet shkollore. Z.Hoxha u fokusua te shkencëtarja e parë shqiptare Sabiha Kasimati e vrarë nga komunistët më 1951 dhe puna e shkëlqyer në botimin e librit “Kundër rrymës”.

Juliana Kurti Uznova, specialiste e projekteve audiovizuale pranë këtij instituti shpalosi për të pranishmit botimin e librit “Zërat e kujtesës” botim i Institutit ku shqiptarë të persekutuar tregojnë vuajtjet dhe torturat çnjerëzore që shqiptarët pësuan prej regjimit komunist. Është domosdoshmëri mirënjohja e historisë së shqiptarëve dhe ftoi çdo shqiptar të prekur nga regjimi diktatorial që të bëhet pjesë e rrëfimit për botim. Brisejda Lala Përgjegjëse e Sektorit të Kërkimit Shkencor u shpjegoi të pranishmëve aspekte të rëndësishme të librit të shkencëtares shqiptare Sabiha Kasimati “Kundër rrymës” përgatitur nga Agron Tufa dhe Luljeta Lleshanaku dhe pjesë nga jeta e intelektuales që u ekzekutua nga komunistët më 1951. Anëtari i kryesisë së Vatrës z.Ilir Cubi dhe shkrimtari Prend Ndoja përshëndetën dhe vlerësuan punën studimore e kërkimore shkencore në zbardhjen e të vërtetave të historisë së Shqipërisë. Në përfundim të takimit, miqtë nga Tirana dhuruan për fëmijët shqiptarë të shkollës shqipe “Gjergj Fishta” 20 kopje të librit “Kundër rrymës” të shkencëtares Sabiha Kasimati.

Filed Under: Politike

8 Dhjetori, Dita e Rinisë, 34 vjet nga protestat studentore kundër regjimit komunist!

December 8, 2024 by s p

Bujar Leskaj/

Sot më 8 Dhjetor, festohet Dita e Rinisë! 34 vjet më parë, studentët protestuan kundër regjimit komunist. Kjo datë, përkujtohet dhe festohet si festë kombëtare, në nder të gjithë studentëve të Dhjetorit ‘90, të LIBERATORËVE, të cilët u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike, që solli paqësisht rënien e komunizmit dhe lindjen e Demokracisë në Shqipëri.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, studentët kërkuan në emër të një populli, atë ç’ka i mungonte Shqipërisë e shqiptarëve: pluralizmin politik, Lirinë e Demokracinë.

Studentët dhe prijësit e tyre kuptuan se ndërgjegjja dhe logjika bëhen një në të vërtetën e madhe të lirisë dhe se liria është e vetmja rrugë e përshkueshme për të arritur progresin kombëtar dhe shoqëror.

Idealet e rinisë studentore të Dhjetorit ‘90 ishin dhe mbeten idealet më të larta, më fisnike, më njerëzore të shqiptareve.

Ndaj dhe 8 Dhjetori ‘90 është dita e nderimit të lirisë dhe vlerave të saj.

Është dita e “bijës” së kësaj Lëvizjeje, Partisë Demokratike, e cila nëpërmjet liderit të saj, Sali Berisha, themeluesve të tjerë Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Aleksandër Meksi, Arben Broci, Pjetër Arbnori rikthyen atdheun në botën perëndimore, në liri e demokraci.

Është dita e nderimit të udhëheqësit të tyre, Azem Hajdarit.

Është dita e Heroit të Demokracisë, Arben Broci dhe e të gjithë atyre që u sakrifikuan për Demokracinë.

Në këtë datë do të dëshiroja të falenderoja një për një të gjithë ata studentë kurajozë të atij brezi dhe veçanërisht të gjithë studentët vlonjatë, Mimoza Ferraj, Ardi Stefa, Alma Bendaj, Albert Kushti, Arian Nika, Ermal e Alban Arapi, Enela Pici, Enkeleida Stefa, Dorian Sofia, Alban Xhiku, Luan Meçe,Arben Meçaj, Besnik Dervishi, Arben Petro, Lad Kordhaj, Sokol Bala, Edmond Ruçi, Altin Llupa, Edmond Banushi, Marsela Ahmeti, Petrit Zeqiri, pedagogen Liljana Elmazi dhe pedagogun Herkole Sava, e dhjetëra të tjerë, të cilët me guxim, kurajo e vendosmëri ishin në ballë të protestave, ishin nga firmëtarët e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kontribuan në themelimin e degës së Vlorës dhe qëndruan konseguentë të vlerave e idealeve të Dhjetorit ’90!

Ju jemi mirënjohës përjetësisht!

Sot, 34 vjet më vonë, studentët dhe të rinjtë e Shqipërisë, të thirrur nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike do të protestojnë në Tiranë kundër narkoshtetit të Edi Ramës dhe grabitjeve të pasurisë kombëtare nga sektiRama në këto 12 vite në pushtet dhe politikave antikombëtare që ky sekt i zi ka realizuar në Shqipëri. Ti bashkohemi të gjithë kësaj proteste !

Filed Under: Histori

FEDERATA “VATRA” DHE SHTËPIA BOTUESE “ONUFRI” PROMOVUAN LIBRIN “POROSIA E KULLËS” NGA DR. PASHKO CAMAJ

December 8, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 8 Dhjetor 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” dhe shtëpia botuese “Onufri” promovuan te Qendra Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Zoja e Shkodrës në New York romanin historik e psikologjik të Dr. Pashko Camaj “Porosia e Kullës”. Me pjesëmarrjen studiuesve, gazetarëve, shkrimtarëve, diplomatëve, aktivistëve, veprimtarëve e patriotëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vepra e Dr. Pashko Camaj bashkoi në një festë të librit shqip patriotët shqiptarë në New York për të nderuar veprën dhe suksesin e një prej përfaqësuesve më dinjitozë të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr. Pashko Camaj. Një roman me vlera të larta kulturore, stilistike e gjuhësore, “Porosia e Kullës” me parathënie nga Besnik Mustafaj vjen para lexuesit shqiptaro-amerikan si një “stuhi” letrare, artistike, emocionale dhe historike. Famullitari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës Dom Pjetër Popaj në fjalën përshëndetëse u shpreh se “Porosia e Kullës” është një libër për çdo shqiptar të mërguar që ndjehet krenar për historinë familjare e personale, sukseset e rrugëtimin historik dhe veçoi kontributin e Dr. Pashko Camaj e angazhimin e tij në Kishën Katolike, Federatën Vatra dhe komunitetin shqiptar në New York e më gjërë. Kryetari i Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha në fjalën e tij u ndal te një analizë shpirtërore e trajtimit letrar e artistik të librit të Dr. Camaj dhe u ndal te ndenja e krenarisë për arritjet dhe punën e shkëlqyer të Dr. Pashko Camaj si kërkues shkencor dhe sekretar i Federatës Vatra. Studiuesi Prof. Primo Shllaku e quajti librin “Porosia e Kullës” një roman dokumentar me vlera të veçanta filologjike ku Dr. Camaj dëshmon një talent të vërtetë prej shkrimtari që kontribuon në kujtesën kolektive si asht i një kombi. Gazetari dhe shkrimtari Lazer Stani u shpreh se “Porosia e Kullës” është një libër për të vërtetën jetësore, për jetën e vërtetë shqiptare, një thesar trashëgimie shpirtërore, rrëfime karakteresh e frymë autentike, një përshkrim i bukurive të atdheut ku mbi të gjitha veçohen vlerat e një familjeje të vërtetë shqiptare, tha ndër të tjera z.Stani. Historiani Gjon Ivezaj u fokusua te paraqitja e familjes tradicionale shqiptare e Dr. Pashko Camaj dhe veçori artistike të librit të rrëfimeve kronologjike e narrative. Aktivisti i komunitetit z.Nikollë Junçaj diskutoi rreth kontributit të malësorëve të mërgatës në letërsinë e sotme shqiptare dhe modelin e shkëlqyer të femrës shqiptare në romanin “Porosia e Kullës” ku femra është një institucion i shenjtë në familjen shqiptare. Poetja Vlora Ademi theksoi se libri “Porosia e Kullës” ka vlera të jashtëzakonshme njerëzore dhe emocionale pasi përmbledh përshkrime delikate dhe dinjitoze, libër që kultivon vlera kombëtare dhe identitare. Historiani Dr. Paulin Marku theksoi se libri është një histori suksesi, jeta krenare e dinjitoze plot ëndrra dhe suksese drejtë tokës së premtuar të patriotit Dr. Pashko Camaj. Politologu Akri Çipa gjatë kumtesës së tij u ndal në realizimin e aspektit personal të personazhit, marrëdhëniet etnike në Ballkan, rrëfimet e fëmijërisë, përfundimet universaliste të romanit. Studiuesi Çelo Hoxha u fokusua te rëndësia e kujtesës kolektive për historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe tek memorizimi i dëshmive të shqiptarëve të persekutuar përgjatë viteve të diktaturës në Shqipëri. Pas romancierit Mëhill Velaj diskutoi Prof.Besim Muhadri rreth romanit historik, kulla si simbol i mikpritjes, qëndresës, trimërisë, besës e vlerave më të vyera shqiptare. Editorja e gjuhës angleze në gazetën Dielli zonja Rafaela Prifti u shpreh se libri është një metaforë e jetës së Dr. Camaj, një rrëfim bivalent i arrirë. “Pashko Camaj thotë se gjithë jeta e tij është e lidhur me rrugëtimin nga një vend në një tjetër. Vetë udhëtimi është metaforë e historisë së jetës së tij. Në historinë e tij Pashko është edhe protagonist, edhe rrëfimtar. Ky rrëfim është bivalent. Aty është lidhja me paraardhësit e tij sepse ashtu si ata, ai rrëfen historitë e të parëve, por është edhe vendosja e autorësisë, sepse ky rrëfim mban emrin e tij. Kjo jo vetëm është historia e tij, por atë e rrëfen ai vetë. Dhe kur rrëfimi është i yti atëherë historia bëhet e jotja dhe ti je i Zoti i saj. I rritur në rrethana ku fatet dhe jeta vendosen nga të tjerë – motiv që Dr.Pashko Camaj e përcjell shumë qartë që nga shkollimi deri në ushtri në vendlindjen e tij në Mal të Zi, dhe, më pas i ardhur në një vend të huaj për të gjetur veten si Amerika, të shkruash për jetën tënde është një akt me peshë të veçantë sepse nënkupton se historinë nuk do ta thonë më të tjerët por ti vetë. Ashtu si babai, gjyshi e stërgjyshi përpara tij ishin të zotët e kullës, Pashko është pjesë e asaj kulle por është tashmë në KULLËN e tij” tha zonja Prifti. Gazetari Virgjil Kule diskutoi rreth mesazhit universal të librit me një pasazh në anglisht rreth fuqisë hyjnore si udhëheqëse në jetën e shkrimtarit. Zonja Mimoza Ferraj diskutoi rreth vlerave njerëzore e familjare të Dr.Pashko Camaj dhe prindërve të tij: “Hallall, qumështi i nënës” dhe lexoi një pasazh emocional të romanit që perifrazoi lamtumirën e Pashko Camaj nga shtëpia e vendlindja e tij. Botuesi Bujar Hudhri në fjalën e tij shprehu respekt e mirënjohje për mërgatën shqiptare të Amerikës si mërgatë historike dhe theksoi se libri është shkruar me dashuri e dhembshuri për vendlindjen ku autori Dr. Pashko Camaj del nga personalja dhe jep mesazhe universale. Në fjalën përmbyllëse autori Dr. Pashko Camaj rrëfeu mes emocionesh pikënisjen e shkrimit të librit, arsyet e botimit të këtij romani historik, personalitetet që e kanë mbështetur dhe mbi të gjitha familjen e tij. Promovimi u mbyll me nënshkrimin e librave prej autorit Dr. Pashko Camaj dhe një koktejli të përgatitur nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra. Ky aktivitet i shkëlqyer kulturor e atdhetar më pjesëmarrjen e studiuesve më të shkëlqyer nga mërgata dhe trojet shqiptare tregoi për seriozitetin e Vatrës si udhëheqëse e aktiviteteve patriotike në mërgatën e Amerikës, vlerat e shkëlqyera të librit “Porosia e Kullës” dhe simbolikën e bashkimit të shqiptarëve në Vatrën shqiptare, Vatrën kombëtare, Vatrën atdhetare, në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve të Amerikës.

Federata Vatra dhe gazeta Dielli shprehin mirënjohje dhe falënderim për të gjithë pjesëmarrësit por në veçanti ndaj gazetarëve të përkushtuar të komunitetit shqiptar Halil Mula dhe Nazim Salihu ( Noli Tv) për ndjekjen dhe transmetimin e shkëlqyer e shumë profesional të aktiviteteve patriotike dhe atdhetare të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Featured

PROFESOR SKËNDER ANAMALI (1921-1996), THEMELUES I AKEOLOGJISË ARBËRORE

December 7, 2024 by s p

LUAN PËRZHITA/

Profesor Skënder Anamali është themelues dhe studiuesi i shquar i arkeologjisë e i historisë antike të Shqipërisë. Lindi në Shkodër me 1921, ku kreu shkollën e mesme, ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Letërsisë e të Filozofisë në Universitetin e Padovës (Itali). Më 1947 filloi punën si arkeolog në Institutin e Shkencave në Tiranë dhe bashkë me H.Cekën hapën muzeun e parë arkeologjik (1948). 

Ndërmori gërmime të pavarura në qytetin e Amanties, në Apoloni dhe në Durrës. Problemet historiko-arkeologjike që lidheshin me kulturën e arbërve të hershëm u bënë objekt i kërkimeve dhe studimeve të tij deri në fund të jetës. Gjatë kësaj periudhe realizoj gërmime sistematike në varrezën mesjetare të Krujës, të Komanit, Buklit, Shurdhahut, në bazilikën e Linit, në kalanë e Pogradecit, në kalanë e Stelushit, në bazilikën e Ballshit etj.  Rezultatet shkencore të gërmimeve u pasquruan në mbi 70 artikuj e studime të botuara edhe jashtë vendit, ku përcakton përbërsit e kulturës arbërore, procesin e lindjes e të zhvillimit autokton të bartësve të saj. 

Skënder Anamali është autor i monografisë për qytetin ilir të Amanties, bashkautor i vëllimit “Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë” (1965), bashkautor i veprave “Historia e Shqipërisë” vëll. (1959) dhe “Historia e popullit shqiptar” vëll. I (2002); “Corpus des inscriptions latines d’ Albanie” (Korpusi i mbishkrimeve latine në Shqipëri) Romë 2009, si dhe autor i vëllimit “Des Illyriens aux Albanais” Tiranë 2011. Skënder Anamali ishte anëtar i “Shoqatës Ndërkombëtare për Epigrafi Greke dhe Latine” me seli në Paris. 

Në  “In memoriam”, dedikuar Prof. Skënder Anamalit, të botuar në revistën shkencore Antiquite Tardive, 5-1997, f. 11-14, Prof. Noël Duval në mes të tjeravë shkruan-“ I detyrohemi Skënder Anamalit shume sinteza ose kontribute përmbledhëse mbi ilirët, botuar shpesh në frengjisht. Ai u specializua për periudhën paleokristiane dhe Mesjetën e e Hershme; ai u interesua vecanërisht pervec faktit se kjo kishte edhe rëndësi kombëtare, për kulturën e Komanit, objekt debatesh mes shqipëtarve, serbëve dhe partizanëve të influencave romano-bizantine.

Ndërsa, Akademik Muzafer Korkuti në analizën e detajuar me shumë elegancë kushtuar veprës së Prof. Skënder Anamali më titull “Prof. Dr. Skënder Anamali- Dekan i Arkeologjisë Shqiptare”       ( Iliria 2011, f.15-38)  shkruan; “Me veprën e tij, Dekani i arkeologjisë mesjetare shqiptare, vuri gurin e themelit në kërkimet e studimet për periudhën e antikitetit të vonë e mesjetën së hershme”.

Prof. Skënder Anamali, njëri nga themeluesit e arkeologjisë shqiptare, ishte ndër studiuesit e parë që saktësoi karakteristikat e kulturës së hershme shqiptare, kushtet historike në të cilat është ruajtur popullsia e lashtë ilire dhe etapat e kalimit nga antikitetti i vonë në mesjetën e hershme, parë në dritën e të dhënave arkeologjike. Analizat e hollësishme mbi lidhjet e kulturës së hershme mesjetare të Shqipërisë me kulturat e tjera si dhe përcaktimin e kohës së lulëzimit të kulturës së varrezave shqiptare, do të ishte qasja më e rëndësishme gjatë jetës së tij shkencore. Nga ana tjetër kjo ndihmesë u shtri në studime dhe analiza të shumta, kryesisht rreth origjinës së kulturës materiale në lidhje me praninë e antikiteteve slave, ngjashmëritë e kësaj kulture me atë hungareze “Keszthey” si dhe problemin avaro-sllav të lidhur me kulturën e Komanit. Pjesë e kësaj analize ishin dhe objektet byzantine të importit ose prodhime vendase të huazuara nga zejtaria byzantine. Në studimin “Antikiteti i vonë dhe mesjeta e hershme në kërkimet shqiptare”, analizohen aspekte të vazhdimësisë së jetës qytetare në provincat ilire të Perandorisë Bizantine, përfshirë këtu kështjellat, ndërtimet monumentale, kishat e shekujve V-VI, kulturën e arbërve të mesjetës së hershme pa harruar binomin arbër-shqiptar ne shekujt IX-XII.

Lidhur me procesin e formimit autokton të popullit shqiptar dhe kulturës ë tij, profesor Anamali rendit ndër faktorët me rëndësi kulturore ndikimet romano-procinciale byzantine të hershme si pjesë e sistemit politiko-administrativ të Ilirisë së Jugut. Cështje të tilla si, roli dhe pasojat e dyndjeve sllave, avare etj., në përbërje të kulturës së Komanit apo Kultura Arbërore si shprehje e zhvillimit ekonomik e shoqëror gjatë shek. VI-IX mbas Kr, janë ende sot tema të cilat ndihmojnë hulumtuesit në saksionimin e një sërë problemesh.

Historia e kërkimeve arkeologjike moderne për mesjetën e hershme shqiptare filloi, u rrit dhe u zhvillua për afro gjysëm shekulli nepërmjet punës së palodhur nga Prof. Skënder Anamali dhe arkeologë të tjerë. Ishin vitet ’60 kur arkeologjia shqiptare e drejtoi vëmendjen nga kultura e antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme shqiptare. Ky orientim i ri i kërkimeve, dhe shumë e rëndësishme për arkeologjinë e historinë e periudhës së mesjetës së hershme, iu ngarkua Prof. Skënder Anamalit. 

Tezat kryesore të përcaktuara nga Prof. Skënder Anamali janë:-  Kultura e varrezave të mesjetës së hershme të zbuluara në Shqipërinë e Veriut është një kulturë vendëse, e cila lulëzoi në shek.VII-VIII;-. Bartësit e kulturës së varrezave të hershme mesjetare të Shqipërisë së Veriut janë pasardhësit e ilirëve;- Romakët nuk mundën të romanizojnë popullsinë e kësaj treve ilire, dhe se nuk ka prova arkeologjike që të tregojnë për ndryshime etnike në trevën tone;-Materialet arkeologjike ashtu si ato gjuhësore, provojnë, autoktoninë e popullit shqiptar. 

Prof. S.Anamali ndjek të njëjtën mënyrë, analizon në detaje objektet e zbukurimit me prejardhje bizantine si edhe ndikimin e artit bizantin në punimin e disa stolive të Kulturës së Komanit.

Në Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire, autori paraqet Kulturën e Komanit si shprehje e drejtpërdrejtë të vazhdimësisë kulturore-etnike të ilirëve në mesjetën e hershme. Në mbështetjen e tezës së vazhdimësisë, S. Anamali trajton edhe çështjen e vazhdimësisë së jetës qytetare.  

Prof. S. Anamali na ka lënë një prodhimtari të larmishme me artikuj, referate e kumtesa për periudhën antike të vonë dhe periudhën e hershme mesjetare shqiptare, të botuara në revista shkencore brenda e jashtë vendit. Në aspektin historik, ato karakterizohen nga shfrytëzimi dhe interpretimi i të dhënave arkeologjike në funksion të ndriçimit e cilësimit të përkatësisë etnike, të kulturës së antikitetit të vonë dhe kulturës së hershme mesjetare shqiptare dhe për pasojë në argumentimin e vazhdimësisë së kulturës e të bartëve të saj nga antikiteti i vonë në mesjetë e zgjidhjes së problemit të gjenezës së kulturës e të bartësve të saj, arbërve. 

Në një sërë punimesh të batuara, Prof. S.Anamali i kushton një vëmendje të vecantë përkatësisë etnike të kulturës së Komanit, duke dhënë për herë të parë një pamje të plotë të gjendjes së arbanonit të hershëm. Me fakte arkeologjike, argumentoi tezën se arbërit-shqiptarët e hershëm, janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve, dhe hodhi poshtë tezat e studiuesve që e lidhnin Kulturën e Komanit me kulturën sllave ose avaro-sllave etj. duke i dhënë zgjidhje përfundimtare tezës së autoktonisë së shqiptarëve. 

Me rastin e 95 vjetorit të lindjes së Prof. Skënder Anamalit, Instituti i Arkeologjisë botoi veprën “Des Illyriens aux Albanais”, Tiranë 2011, në të cilën përfshihet një pjesë të kontributit që Prof. Skënder Anamali na la si trashëgimi të vyer për shkencën arkeologjike arbërore, e cila tashmë së bashku me veprën e themeluesve të tjerë të arkeologjisë shqiptare Hasan Ceka, Selim Islami dhe Frano Prendi ka krijuar një bazament të sigurtë të Arkeologjise Shqiptare për brezat e sotëm dhe ato që do vijnë.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 58
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT