• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2024

“AKROLISI: Historia, arkitektura dhe misteret e tij”

December 3, 2024 by s p

Në lindje të qytetit të Lezhës ngrihet një kon i madh me majë shkëmbore, i thepisur nga të gjitha anët, që formon një këndvështrim të dukshëm nga larg, të cilin udhëtari nuk e humbet nga sytë, duke nisur nga lartësitë e kodrave pranë Durrësit dhe deri në bregun verior të liqenit të Shkodrës (1). Ky masiv i lartë shkëmbor, që po të vështrohet nga zonat pranë tij, duket si një piramidë gjigande natyrale, ka një lartësi prej 410 m mbi nivelin e detit dhe njihet nga banorët vendas si Mali i Shëlbuemit (2). Në vitin 1854, albanologu i madh gjerman, Johann Georg von Hahn, saktëson se po ta vështrojmë nga ana e jugut, Shëlbuemi i ngjan malit të Lykabetit (Λυκαβηττός / Likavitos – P.Z.) në Athinë, por është më i lartë se ai (3). Mali i Shëlbuemit formon një kreshtë shkëmbore të ngushtë me dy maja, që zbret në një pjerrësi pothuajse vertikale drejt perëndimit e jugperëndimit dhe zbret më butësisht drejt lindjes (4). Në majën e këtij mali, që dominon të gjithë hapësirën përreth dhe nga ku mund të kotrollohet Gjiri i Drinit në detin Adriatik, gjenden gjurmët e sistemit fortifikues të një vendbanimi prehistorik ilir, i njohur si Akrolis (5).

Kjo kryevepër inxhinierike ndërtimore, në trasenë e mureve të së cilës dallohen dy faza ndërtimi, cilësohet si e pashembullt në territorin shqiptar. Autorët e parë antikë që flasin për Akrolisin janë Straboni dhe sidomos Polibi, i cili na jep një pamje jashtëzakonisht të gjallë të vendndodhjes së këtij fortifikimi (6). Mjerisht, me kalimin e shekujve, janë zhdukur pjesa më e madhe e ndërtimeve të lashta dhe të vetmet struktura që i kanë mbijetuar kohës janë themelet e murit rrethues (7). Të parët që kanë rilevuar rrënojat e Akrolisit, duke na lënë një skicë-planimetri të saktë dhe një përshkrim të hollësishëm, kanë qenë arkeologu Camillo Praschniker dhe epigrafisti Arnold Schober (😎, të cilët, gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918) ishin ngarkuar nga Akademia Perandorake e Shkencave, në Vienë, për të gjurmuar dhe regjistruar vendbanime dhe monumente në Shqipëri dhe në Malin e Zi. Fortifikimi i hershëm i Akrolisit përfshin të dy majat e malit dhe ka trajtë vezake, me drejtim veri – jug (9), me gjatësi 330 m dhe gjerësi prej 80 m (10). Muret e këtij vendbanimi të fortifikuar ilir, janë ruajtur pjesërisht në një lartësi maksimale deri në 1.50 m (11).

Perimetri i fortifikimit është 800 m dhe gjurmët e mureve mbulojnë një sipërfaqe prej 1.5 ha (12). Pjesa më e ruajtur gjendet në anën juglindore, ku muret ruhen deri në 2-3 rreshta gurësh dhe gjerësia e tyre është 3.3 m (13). Ato përbëhen nga dy këmishët dhe mbushja është realizuar me gurë të papunuar dhe çakëll (14). Në skajin verior sistemi i fortifikimit duket se ka qenë veçanërisht i fortë, sepse në të dy anët e majës veriore ruhen ende gjurmët e dy kullave të hapura nga brenda, nga të cilat, ajo lindore është ruajtur më mirë dhe 40 m në jug të kësaj, në anën lindore, ruhen themelet e një kulle tjetër, por me përmasa shumë të vogla (15). Gjatësia e përgjithshme e mureve shkon deri në 500 m dhe ata qarkojnë faqet lindore dhe jugore, duke e lënë të lirë anën e thiktë perëndimore, 300 m të gjatë (16). Duke u nisur nga maja veriore dhe deri te mbetjet në majën jugore pothuajse nuk ka gjurmë, por drejtimi i murit sigurohet nga terreni së bashku me mbetjet e pakta në jug, aty ku muri ruhet në shtresën e tij më të ulët mbi një gjatësi prej 100 m (17). Vetë maja jugore përbëhet nga një verandë si kullë, nga e cila ka tre rreshta blloqesh të mëdha, më i ulëti, i shtrirë në shkëmbin e gdhendur, 0.65 m i lartë, vijuesi 0.45 m dhe tjetri, 0.40 m i lartë (18).

Vetëm në Akrolis dhe në fortifikimin më të hershëm të Butrintit janë evidentuar disa elementë që tregojnë për një zhvillim të mëtejshëm të sistemeve mbrojtëse prehistorike, sepse këtu ndeshemi për herë të parë në kthesa pak a shumë me kënde të drejtë të linjës së mureve, të cilët kishin për qëllim të siguronin një mbrojtje anësore (19). Në Akrolis ndeshemi me dy kthesa të tilla muresh, që janë lehtësisht të dallueshme, por në Akropolin e Butrintit bëhet fjalë vetëm për ato pak gjurmë që janë të ruajtura nga muri prehistorik, të cilat i përkasin pikërisht një kthese këndrejtë, që bën linja e këtij muri (20). Në anën jugore të majës së Malit të Shëlbuemit ekziston edhe një mur i tërthortë, i cili e zvogëlon lehtësisht sipërfaqen e fortifikimit nga 1.5 ha në 1.3 ha (21). Në skajin e këtij murit ruhen edhe gjurmët e një hyrjeje (22). Ajo ka një hapësirë drite 1.40 m, një korridor rreth 3 m të gjatë dhe i shërbente vendit të fortifikuar për një komunikim të afërt me vendbanimin e hapur breglumor (23). Hyrja tjetër, e cila më tepër është një posternë / deriçkë ballore, gjendet në pjesën veriore të fortifikimit (24). Materiali me të cilin është ndërtuar kështjella e Akrolisit në anën jugore, është i njëjti gur gëlqeror triasik nga i cili janë ndërtuar muret e Lisit (25). Po ashtu, dizajni dhe madhësia e blloqeve është gjithashtu e njëjtë.

Ndërsa, në pjesën veriore, në vend të gëlqerorëve, janë përdorur kryesisht pllaka dhe rrasa nga shtresat e poshtme të malit, të cilat prodhojnë natyrshëm blloqe me përmasa më të vogla (26). Duke u mbështetur në ngjashmërinë e madhe tipologjike me ato të qytezave ilire të Marshejt në Malësinë e Madhe dhe të Gajtanit në Shkodër, F.Prendi dhe K.Zheku, në vitin 1972, i kanë datuar muret e Akrolisit si të fillimit të Epokës së Hekurit (27). Mirëpo, në vitin 1988, K.Zheku, duke u mbështetur te disa fragmente enësh prej balte dhe në karakterin tipologjik të ndërtimit, ndryshon mendim dhe e shtyn datimin më larg në kohë, duke arritur në konkluzionin se ndërtimet mbrojtëse të majës së Shëlbuemit mund të jenë bërë në kohë më të hershme se periudha e fundit e bronzit (28). Ndërsa, A.Baçe ka arritur në përfundimin se muratura e fazës së parë është datuar nga qeramika në shek. VIII p.k. (29), duke krijuar edhe një pikë repere për fortifikimet protourbane (30). Akrolisi njihet si qendra e parë e fortifikuar në qytetin e Lisit, duke u mbiquajtur Lisi i parë dhe është arritur në përfundimin se këtu ka jetuar një federatë fisnore, e cila merrej me bujqësi dhe blegtori. Po ashtu, në mesin e banorëve kishte edhe një grup zejtarësh, të cilët prodhonin sende për popullsinë, që banonte rreth kështjellës. Me kalimin e kohës, kjo qendër e parë qytetare e Lezhës u popullua aq shumë, sa në këtë vend nuk kishte më asnjë lloj mundësie për zhvillim të mëtejshëm (31). Të gjendur në këto kushte, banorët shqyrtuan mundësinë e krijimit të një vendbanimi të dytë të fortifikuar.

Të parët që vendosën të zbresin nga maja e malit të Shëlbuemit ishin pikërisht zejtarët, të cilët, për të qenë më afër fushës dhe rrugëve, ndërtuan një kështjellë tjetër të vogël mbi kodër, rrëzë së cilës shtrihet Lezha e sotme (32). Qyteti i ri i krijuar prej tyre, u quajt “Lis”, ndërsa kështjella e vjetër quhej “Akrolis”, që do të thotë “Lisi i Sipërm (33).” Të dy këto vendbanime të fortifikuara i përkasin fazës protourbane ose paraqytetare (34), duke hedhur poshtë mendimin tradicional se Lisi ka qenë një koloni sirakuziane e themeluar në vitin 385 p.k, nga Dionisi Plak, tirani i Sirakuzës (35), të cilin filozofi Platon, që e ka njohur personalisht, pasi ishte shitur prej tij si skllav, e përshkruan si: “Njeriu më i mjerë që qeveris shtetin më të trishtë. Pas krijimit të Lisit, i cili u fuqizua shpejt nga zhvillimi i vrullshëm i zejtarisë dhe i tregtisë, ripërtëritet edhe Akrolisi, duke u kthyer në një kështjellë ndihmëse në funksion të sistemit mbrojtës të qytetit të Lisit (36). Është konstatuar se muratura e fazës së dytë të ndërtimit të Akrolisit është tipologjikisht e njëjtë me muraturën e fazës së dytë të Lisit, çka tregon se simbioza Lis / Akrolis u planifikua si e tillë, që në vitin 390 p.k. (37). Në fakt, është pikërisht binomi Lis / Akrolis, i cili shërben si shembulli më i bukur ilustrativ i “Simbiozës së qyteteve me kështjellat (38).” Për të mbrojtur qytetin e Lisit duhej një numër i madh ushtarësh, por Akrolisi, nga lartësia dhe nga paafrueshmëria e pozicionit të tij, ishte kaq i vështirë për t’u sulmuar, sa do të mjaftonte vetëm një garnizon i vogël për ta mbrojtur (39). Se sa i rëndësishëm ishte Akrolisi për qytetin e Lisit, këtë e dëshmojnë shumë qartë ngjarjet e zhvilluara në vitin 213 p.k. (40).

Mbreti i Maqedonisë, Filipi V, i cili kishte lidhur aleancë me Kartagjenën kundër Romës, erdhi për të pushtuar qytetin e Lisit, që falë pozitës strategjike ishte vendi më i përshtatshëm për të realizuar planet e tij të luftës kundër Romës, sepse këtu gjente një fortifikim madhështor, portin dhe kantierin për ndërtimin e anijeve (41). Mesa duket, Filipin V po e brente zilia për karrierën famëmadhe të Hanibalit, i cili asokohe po i dërrmonte romakët në territorin e tyre në Itali (42). Pasi bëri paqe me Lidhjen Etole, ai u nis nga Pella dhe marshoi në drejtim të veriperëndimit kundër qytetit të Lisit. Shumë shpejt, ushtria maqedonase kaloi kufirin dhe depërtoi në territorin ilir. Pas dy ditëve marshim, duke kaluar nëpër shtigjet e ngushta të lumit Ardaksanos (Mati i sotëm), Filipi V i afrohet Lisit dhe e vendos kampin e tij jo shumë larg, në një qytet kufitar të quajtur Bassania (43). I mbrojtur nga natyra, si nga deti ashtu edhe nga toka dhe i siguruar nga fortifikimet e tij të fuqishme, Lisi i bën Filipit V një përshtypje të madhe, por në veçanti, kur ngriti sytë përpjetë për të parë Akrolisin të vendosur mbi Malin e Shëlbuemit, ai fillimisht humbet çdo shpresë për ta pushtuar atë me forcë (44). Sipas përshkrimit plastik nga Polibi të sulmit të Filipit V: “Filipi, i cili prej shumë kohësh ëndërronte të shtinte në dorë Lisin dhe Akrolisin, u nis për atje me ushtri. Këtu vuri re se rrethi i Lisit ishte përforcuar shumë mirë nga ana e detit dhe ajo e tokës, nga natyra dhe dora e njeriut. Përsa i përket Akrolisit që ishte pranë, ai kishte aq lartësi të madhe dhe ishte aq i fortë, sa që edhe një sy të vetëm të hidhte njeriu mbi të, do ta kuptonte menjëherë se pushtimi i tij ishte gjë e pamundur (45).”

Duke analizuar situatën me hollësi, Filipi V planifikon të pushtojë vetëm Lisin (46). E vetmja mundësi për sukses ishte qafa malore midis Lisit dhe Akrolisit dhe ai përdor mashtrimin, duke fshehur pjesën më të madhe të ushtrisë së tij në grykat e pyllëzuara malore në brendësi të vendit, pak përtej qafës së malit (47). Ata marshuan në fshehtësi të plotë gjatë natës afër Grykë-Manatisë, përmes luginës, e cila shtrihet në lindje dhe në verilindje rreth Akrolisit dhe më pas u vendosën në formacion prite në zonën e sotme të Varoshit (48). Ditën e nesërme, të gjitha përpjekjet e para të ushtrisë maqedonase dështuan përballë mureve të Lisit dhe pikërisht në kohën kur Filipi V po bëhej gati të largohej me turp, luftëtarët ilirë, duke e kujtuar fitoren e sigurtë, dolën jashtë mureve dhe sulmuan ushtrinë maqedonase në fushë të hapur (49). Në këtë kohë, luftëtarët e garnizonit të Akrolisit, që po vëzhgonin ngjarjet nga sipër, kujtuan se maqedonasit ishin thyer dhe prandaj lanë kështjellën dhe zbritën poshtë në fushë nëpërmjet shpatit të pjerrët të Shëlbuemit (50). Ndërkohë, Filipi V dha urdhër që trupat e tij të armatosur lehtë, që ishin fshehur në Varosh një natë më parë, të fillonin sulmin nga ana veriore e Lisit dhe pasi ata depërtuan në qafën që ndan dy kështjellat, iu prenë mbrojtësve rrugën e tërheqjes dhe e morën Akrolisin e pambrojtur me shumë lehtësi (51). Pas kësaj, ata nuk e patën të vështirë të pushtojnë qytetin e Lisit (52), ku pas disa luftimeve të përgjakshme, arritën të depërtojnë brenda mureve ditën e nesërme (53). Pas rënies nën pushtimin maqedonas, Akrolisi e humbet plotësisht rëndësinë e tij, por edhe pas çlirimit në vitin 197 p.k., ilirët nuk interesohen më për të. Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe romakët pasi pushtuan Lisin në vitin 168 p.k., por edhe pushtuesit e mëvonshëm të Lisit apo vetë sundimtarët vendas gjatë Periudhës së Mesjetës. Mirëpo, jeta në Akrolis nuk shuhet përfundimisht, sepse gjatë Mesjetës së Vonë, në pjesën jugore të masivit shkëmbor ndërtohet “Kisha e Shëlbuemit”, që sot është në gjendje rrënojë.

Bëhet fjalë për një kapele të vogël me planimetri të thjeshtë drejtkëndore, që për herë të parë përmendet nga Benedikt Orsini në vitin 1629 (54) dhe nga e cila ka marrë emrin i gjithë ky masiv shkëmbor (55). Më vonë, mbi Kishën e Shëlbuemit është ndërtuar një objekt i kultit islamik, teqe bektashiane, e njohur si Tyrbja (varri) i Xhymert Kasapit ose Kasapit Xhumert (56). Ky i fundit është një shenjtor i panjohur, emri i të cilit është harruar dhe nga rrëfimet e njerëzve, që ka mbledhur Th.Ippen, ai dallohej për bamirësi ndaj të varfërve në ndarjen e mishit, ndaj e mori edhe atë llagap (57). Disa të dhëna mjaft interesante mbi historinë e kasapit në fjalë dhe të tyrbes së tij, i ndeshim në vitin 1905, në veprën “The Burden of the Balkans”, të antropologes angleze dhe mikes së madhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Mary Edith Durham (58). Ndërsa, 7 vite më vonë, menjëherë pasi trupat serbo-malazeze pushtuan qytetin e Lezhës, më 19 nëntor 1912, një grup me ushtarë serbë u ngjitën në Malin e Shëlbuemit, ku në mënyrë triumfuese u fotografuan para Tyrbes në fjalë, të cilën, ata e identifikonin me Varrin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Pushtuesit serbë do të shfaqin sërish një interes të veçantë për këtë Tyrbe në dimrin e viteve 1914-1915, gjatë Luftës I Botërore (1914-1918), kur ata po tërhiqeshin me shpejtësi drejt jugut nëpërmjet territorit shqiptar, të llahtarisur nga sulmet e armatës së fuqishme të Peradorisë Austro-Hungareze, e cila po i ndiqte këmba-këmbës. Njësoj si në vitin 1912, edhe një foto e shkrepur nga serbët në fillim të vitit 1915, paraqet Tyrben në Malin e Shëlbuemit, të cilën ata vijojnë ta identifikojnë me Varrin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Edhe në ditët e sotme, në historiografinë zyrtare serbe mbizotëron mendimi i përgjithshëm se kjo Tyrbe, e cila përmendet si “Цафер Касаб (Kasapi Xhafer – P.Z.)” lidhet sipas tyre, me Kishën ortodokse/pravosllave të Shën Nikollës (Православна ирква Св. Николе), ku në vitin 1468 u varros Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, eshtrat e të cilit u nxorën nga varri dhe u përdorën si hajmali, ndërsa më vonë kisha u shndërrua nga turqit në tyrbe (59)”! Në fakt, sikurse dihet, në Lezhë dhe as në rrethinat e saj nuk ka patur kurrë ndonjë Kishë Pravosllave, përpos periudhës së pushtimit të egër të car Stefan Dushanit në vitet 1343-1355, kur Kishat Katolike u uzurpuan përkohësisht nga Patriarkane Serbe, por që menjëherë pas dëbimit të serbëve, ata u rikthyen ashtu siç kishin qenë historikisht në varësinë e Selisë së Shenjtë në Romë. Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar industrinë e fabrikimit të historiografisë zyrtare serbe, e cila vijon të sajojë dhe të tjerrë teza nga më të çuditshmet. Në faqet e fundit të botimit më të ri në gjuhën serbe (Beograd & Novi Sad: 2018) të kryeveprës monumentale të Marin Barletit, “Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis”, Tyrbja e Xhymert Kasapit në Akrolis përmendet si: “Гроб Скендербега (60)”, pra si “Varri i Skënderbeut”! Së fundmi kjo tezë ka gjetur mbështetje edhe nga disa autorë shqiptarë (61), por ajo krijon shumë hapësirë për diskutim. Deri më sot ende nuk ka dalë në dritë ndonjë burim dokumentar apo gjetje arkeologjike, që mundet ta mbështesë këtë supozim. Mirëpo, nga ana tjetër, nëse e shohim vetëm në kontekstin e strategjisë promocionale të Monumentit, kjo tezë krijon një efekt shumë pozitiv, sepse lidhja e këtij siti arkeologjik me emrin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, zgjon interesin e njerëzve për të vizituar Akrolisin. Përsa i përket vëzhgimeve arkeologjike të ndërmarra pranë rrënojave të Tyrbes së Xhymert Kasapit, përveç të tjerash, janë konstatuar edhe gjurmët e një varreze të krishterë, e cila mund të ketë lidhje kronologjike me Kishën e Shëlbuemit (62). Megjithatë, deri më sot, ende nuk është zhvilluar një ekspeditë arkeologjike e mirëfilltë, e cila mund të na ndihmojë për të krjijuar një definicion shkencor përfundimrar mbi vjetërsinë e Akrolisit si dhe mbi misteret që fshehin rrënojat e Kishës së Shëlbuemit dhe varreza e krishterë pranë saj. Akrolisi është Monument Kulture i kateg. I, shpallur me Vendim të Institutit të Shkencave (botuar në Gazetën Zyrtare Nr. 95, dt. 16.10.1948); Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës/ nr. 6/ dt. 15.01.1963; Ministria e Arsimit dhe Kulturës/nr.1886/ dt.10.06.1973.

BIBLIOGRAFIA:

1) C.Praschniker & A.Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien: 1919, f. 23.

2) N.Ceka, Udhëtim në kështjellat ilire, f. 45; K.Zheku, Lisi në shekuj, f. 10.

3) J.G.Hahn, Studime Shqiptare, f. 135.

4) C.Praschniker & A.Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien: 1919, f. 23.

5) F.Prendi – K.Zheku, Qyteti ilir i Lisit. Origjina dhe sistemi i fortifikimit të tij, në: Iliria, Nr. 2, Tiranë: 1972, f. 216.

6) C.Praschniker & A.Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien: 1919, f. 23.

7) K.Zheku, Lisi në shekuj, f. 10.

8)C.Praschniker & A.Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien: 1919, f. 23-26.

9) S.Pulaha & A.Parruca, Lezha: Vështrim historiko-gjeografik, f. 16.

10) C.Praschniker & A.Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien: 1919, f. 24.

11) F.Prendi – K.Zheku, Qyteti ilir i Lisit. Origjina dhe sistemi i fortifikimit të tij, në: Iliria, Nr. 2, Tiranë: 1972, f. 216.

12) A.Baçe, Qytetet dhe qytezat në ilire dhe në Iliri, Pjesa e Parë: Iliria Veriore (Istria – Drin), f. 483.

13) K.Zheku, Lisi në shekuj, f. 10.

14) A.Baçe, Qytetet dhe qytezat në ilire dhe në Iliri, Pjesa e Parë: Iliria Veriore (Istria – Drin), f. 484.

15) C.Praschniker & A.Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien: 1919, f. 24.

16) A.Baçe, Qytetet dhe qytezat në ilire dhe në Iliri, Pjesa e Parë: Iliria Veriore (Istria – Drin), f. 483-484.

17) C.Praschniker & A.Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien: 1919, f. 24.

18) Ibidem, f. 24.

19) Gj.Karaiskaj, Fortifikimet prehistorike në Shqipëri, në: Monumentet, 14, Tiranë: 1977, f. 24-25.

20) Ibidem, f. 25.

21) A.Baçe, Qytetet dhe qytezat në ilire dhe në Iliri, Pjesa e Parë: Iliria Veriore (Istria – Drin), f. 484.

22) F.Prendi – K.Zheku, Qyteti ilir i Lisit. Origjina dhe sistemi i fortifikimit të tij, në: Iliria, Nr. 2, Tiranë: 1972, f. 216.

23) K.Zheku, Lisi në shekuj, f. 11.

24) A.Baçe, Qytetet dhe qytezat në ilire dhe në Iliri, Pjesa e Parë: Iliria Veriore (Istria – Drin), f. 484.

25) C.Praschniker & A.Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien: 1919, f. 25.

26) Ibidem, f. 25).

27) F.Prendi – K.Zheku, Qyteti ilir i Lisit. Origjina dhe sistemi i fortifikimit të tij, në: Iliria, Nr. 2, Tiranë: 1972, f. 216.

28) K.Zheku, Lisi në shekuj, f. 11.

29) A.Baçe, Arkitektura në Iliri, parë si refleks i strukturës sociale dhe botës shpirtërore, f. 184.

30) A.Baçe, Qytetet dhe qytezat në ilire dhe në Iliri, Pjesa e Parë: Iliria Veriore (Istria – Drin), f. 484; F.Prendi, Aspekte ekonomike dhe kulturore të Lisit deri në shek. I. p.e. sonë, në: Lisi, Nr. 4, Shkodër: Migjeni, 1974, f. 107.

31) N.Ceka, Arkitektura e qyteteve ilire, në: Monumente të Kulturës në Shqipëri, I, Tiranë: “8 Nëntori”, 1975, f. 7.

32) N.Ceka, Udhëtim në kështjellat ilire, f. 45.

33) K.Zheku, Lisi në shekuj, f. 32.

34) N.Ceka, Në fillimet e qytetit ilir, f. 170-172.

35) J.G.Hahn, Studime Shqiptare, f. 134; C.Praschniker & A.Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien: 1919, f. 14; K.Jireçek, Nga Shkodra gjer në Vlorë nëpër Shqipërinë Mesjetare, f. 69; L.M.Ugolini, L’antica Albania : nelle ricerche archeologiche italiane, f, 36.

36) A.Baçe, Qytetet dhe qytezat në ilire dhe në Iliri, Pjesa e Parë: Iliria Veriore (Istria – Drin), f. 484.

37) A.Baçe, Qytetet dhe qytezat në ilire dhe në Iliri, Pjesa e Parë: Iliria Veriore (Istria – Drin), f. 484.

38) A.Meksi-A.Baçe-E.Riza-Gj.Karaiskaj-P.Thomo, Historia e arkitekturës në Shqipëri: nga fillimet deri në vitin 1912, f. 71.

39) Th.Ippen, Shqipëria e vjetër, f. 151.

40) E.Malaj, Lezha gjatë periudhës së Antikitetit, në: Studime Historike, 3-4/2017, Viti LXXI (LIV), Tiranë: 2018, f. 16-18.

41) N.Ceka, Udhëtim në kështjellat ilire, f. 46.

42) E.Jacques, Shqiptarët: Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri ne ditët e sotme, f. 130.

43) E.Malaj, Lezha gjatë periudhës së Antikitetit, në: Studime Historike, 3-4/2017, Viti LXXI (LIV), Tiranë: 2018, f. 17-18.

44) C.Praschniker & A.Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien: 1919, f. 25.

45) A.Meksi-A.Baçe-E.Riza-Gj.Karaiskaj-P.Thomo, Historia e arkitekturës në Shqipëri: nga fillimet deri në vitin 1912, f. 71; A.Baçe, Arkitektura në Iliri, parë si refleks i strukturës sociale dhe botës shpirtërore, f. 185.

46) C.Praschniker & A.Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien: 1919, f. 25.

47) Ibidem, f. 25-26.

48) Ibidem, f. 26.

49) S.Pulaha & A.Parruca, Lezha: Vështrim historiko-gjeografik, f. 21.

50) N.Ceka, Udhëtim në kështjellat ilire, f. 46.

51) S.Pulaha & A.Parruca, Lezha: Vështrim historiko-gjeografik, f. 21.

52) N.Ceka, Udhëtim në kështjellat ilire, f. 46.

53) S.Pulaha & A.Parruca, Lezha: Vështrim historiko-gjeografik, f. 21.

54) P.Bartl, Albania Sacra: Geistliche Visitationsberichte aus Albanien, 1: Diözese Alessio, f. 85.

55) G.Hoxha-L.Përzhita-F.Cavallini, Monumente Historike të Kultit të Krishterë në Dioqezën e Lezhës / Monumeti Storici di Culto Cristiano della Diocesi di Lezha, Lezhë: Botimet Françeskane, 2007, f. 53.

56) C.Praschniker & A.Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien: 1919, f. 23-24; S.Pulaha & A.Parruca, Lezha: Vështrim historiko-gjeografik, f. 16; G.Hoxha-L.Përzhita-F.Cavallini, Monumente Historike të Kultit të Krishterë në Dioqezën e Lezhës / Monumeti Storici di Culto Cristiano della Diocesi di Lezha, Lezhë: Botimet Françeskane, 2007, f. 53.

57) Th.Ippen, Shqipëria e vjetër, f. 149, 208.

58) E.Durham, Brenga e Ballkanit, f. 328-330.

59) П.Р.Петровић, Ко су Ђурађ Кастриот Скендербег и Кастриоти: према српским повељама и млетачким аналима : (историографска расправа), f. 49.

60) М.Барлети, Ђурађ Кастриот Скендербег : историја и славна дела кнеза епирског, f. 535.

61) G.Çitaku, Akrolisi dhe misteret e tij, në: Koha Javore, Nr. 1134, Podgoricë: 15.11.2024.

62) G.Hoxha-L.Përzhita-F.Cavallini, Monumente Historike të Kultit të Krishterë në Dioqezën e Lezhës / Monumeti Storici di Culto Cristiano della Diocesi di Lezha, Lezhë: Botimet Françeskane, 2007, f. 53, Shënimi nr. 56.

Nga: Paulin Zefi.

Lezhë: 03.12.2024.

Filed Under: Histori

THEMELOHET DEGA MË E RE E VATRËS NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS: VATRA UTAH

December 3, 2024 by s p

FEDERATA VATRA NË UTAH: NJË KAPITULL I RI PËR KOMUNITETIN SHQIPTARO-AMERIKAN

Më 1 dhjetor 2024, komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Utah festoi krijimin e Federates Vatra në Utah, një organizatë e re e dedikuar për ruajtjen e kulturës shqiptare dhe forcimin e lidhjeve lokale në shtetin e Utahs. Ky hap i rëndësishëm krijon një platformë për komunitetin shqiptar në Utah për t’u bashkuar, angazhuar në aktivitete kulturore dhe avancuar kauzën shqiptare në rajon.

Për më shumë se 112 vjet, Vatra ka qenë një shtyllë e komunitetit Shqiptaro-Amerikan në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke mbështetur shqiptarët përmes rrjetit të saj me mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim kulturor. Dega e Utahs ka për qëllim të vazhdojë këtë trashëgimi duke ofruar një hapësirë ku anëtarët mund të lidhen dhe të festojnë trashëgiminë e përbashkët shqiptare.

Në ngjarje mori pjesë gjithashtu Prokurori i Përgjithshëm i Utahs, Sean Reyes, i cili theksoi rëndësinë e kësaj organizate. Mbështetja e tij nënvizoi ndikimin pozitiv që Vatra në Utah mund të ketë në komunitetin lokal dhe në rrjetin më të gjerë Shqiptaro-Amerikan.

Erjola Xheko, presidentja e Vatres në Utah, u shpreh: “Të sjellësh Vatrën në Utah ka qenë nje ngjarje e vecante. Ky është vetëm fillimi, dhe ndihem krenare që po vazhdoj trashëgiminë e Fan Nolit dhe Faik Konicës duke sjellë organizatën që ata e krijuan në shtetin e Utahs.”

Redis Farka, zv.presidenti i federates Vatra në Utah, shprehu emocionet e tij për të ardhmen: “E ardhmja për komunitetin shqiptar në Utah është e ndritur. Me Vatrën tashmë të krijuar, ne kemi një platformë për të krijuar lidhje dhe mbështetur njëri-tjetrin. Mezi pres të shoh çfarë mund të arrijmë së bashku dhe ndikimin pozitiv që do të kemi në komunitetin tonë.”

Krijimi i Federates Vatra në Utah shënon fillimin e një kapitulli të ri dhe emocionues. Me fokus në bashkim, krenari kulturore dhe rritje të komunitetit tone, organizata është e pozicionuar mirë për të forcuar trashëgiminë shqiptare dhe për të ndërtuar lidhje të rëndësishme për brezat që do të vijnë.

BORDI I DREJTORËVE
Anëtarët themelues të Federates Vatra në Utah janë:

Erjola Xheko – Presidente
Erjola eshte filantrope, arkitekte, sipermarrese ne Shqiperi dhe ne Amerike. Ajo ka perfunduar studimet ne Amerike.

Redis Farka – Zv. President
Redis Farka ka ndërtuar një karrierë të suksesshme me disa kompani Fortune 500 dhe si sipërmarrës. Ai ka krijuar disa ndërmarrje globale të suksesshme që kanë ndikuar pozitivisht në industri në mbarë botën. Redis ka marrë Master ne Biznes nga Shkolla e Biznesit David Eccles në Universitetin e Utah. Ai jeton në Salt Lake City, Utah, me gruan e tij, Edlirën, dhe tre djemtë e tyre.

Edlira Bozgo Farka – Sekretare
Edlira Bozgo Farka është një prakticiene infermiere në Hematologji në Institutin e Kancerit Huntsman. Ajo ka jetuar në Utah që nga viti 1998 dhe ka marrë doktoratën në Infermieri nga Universiteti I Utahs. Ajo është themeluese dhe anëtare e bordit të organizates Me Zemer, një organizatë jo qeveritare që mbështet komunitetin shqiptar në Shqipëri.

Suela Kaufman – Arketare
Suela ka mbi 25 vjet qe jeton ne Utah dhe e quan kete vend shtepi te dyte. Ajo ka mbaruar Master ne Biznes ne WGU dhe punon si Drejtoreshe Marketimi dhe Administrate per MGB+A Sutdio, nje firme dizenjimi ne Salt Lake City. Ajo mblidhet me shqiptaret nga Kosova dhe Shqiperia sa here qe mundet per te mbajtur traditat tona e per te folur gjuhen shqipe.

Florida Anastasi – Anëtare e Bordit
Florida ka 20 vjet qe jeton ne Utah dhe ka studiuar per Higjene Dentare. Ka hapur restorant Italian ne vitin 2017. Ajo ka dy femije tete dhe pese vjec. Cdo dite i meson femijeve gjuhen shqipt dhe traditatat tone te bukura shqiptare.

Ardian Cuka – Anëtar i Bordit
Ardiani ka lindur ne Durres. Ai eshte president i klubit te boksit per shtetin e Utahs si edhe themelues i Cuka Boxing Promotions.

Fazli Drenica – Anëtar i Bordit
Fazli Drenica ka me shume se 35 vite ne Sh.B.A., pese vitet e para ne shtetin e New Yorkut. U shperngul ne Utah ne pranvere to 1994s dhe mendon per Utah si shtepia e tij e dyte. Me profesion eshte teknik makinerive ne kompanine Boeing.

Elton Duka – Anëtar i Bordit
Eltoni jeton ne Sh.B.A per 28 vjet. Ai punon si menaxher banke per Mountain America. Eshte i martuar dhe se bashku kane kater femije.

Deborah Dushku – Anëtare e Bordit
Deborah ka lindur ne Sh.B.A. dhe eshte Shqiptare me origjine. Ajo sherben si presidente e fondacionit “One Heart Albania”.

Geldona Lapi – Anëtare e Bordit
Geldona ka 6 vjet qe jeton ne Sh.B.A dhe 2 vjet ne Utah. Eshte diplomuar nga BYU Idaho ne teknologji kompjuterike dhe informatike.

Nisjet Lapi – Anëtar i Bordit
Nisjeti ka mbaruar studimet ne BYU-Idaho dhe eshte duke punuar ne University of Utah. Ka tete vite qe jeton ne SH.B.A midis Idaho dhe Utah.

David Tarellari – Anëtar i Bordit
Davidi ka mbaruar ne Universitetin e Tiranes per Matematike dhe punon ne US Synthetic. Eshte i martuar dhe ka dy femije.

VATRA OF UTAH: A NEW CHAPTER FOR THE ALBANIAN-AMERICAN COMMUNITY

On December 1st, 2024, the Albanian-American community in Utah celebrated the establishment of Vatra of Utah, a new organization dedicated to preserving Albanian culture and strengthening local ties in the state. This milestone creates a platform for the Albanian community in Utah to unite, engage in cultural activities, and advance the Albanian cause in the region.

For over 112 years, Vatra has been a cornerstone of the Albanian-American community across the United States, supporting Albanians through its network with opportunities for collaboration and cultural exchange. The Utah chapter aims to continue this legacy by offering a space where members can connect and celebrate their shared Albanian heritage.

The event was attended by Utah Attorney General Sean Reyes, who highlighted the significance of the new organization. His support underscored the positive impact Vatra of Utah could have on both the local community and the broader Albanian-American network.

Erjola Xheko, president of Vatra of Utah, reflected: “Bringing Vatra to Utah has been a rewarding effort. This is just the beginning, and I’m proud to carry forward the legacy of Fan Noli and Faik Konica by bringing the organization they founded to the state of Utah.”

Redis Farka, vice president of Vatra of Utah, expressed his excitement for the future: “The future for the Albanian community in Utah is bright. With Vatra now established, we have a platform to grow, connect, and support each other. I’m eager to see what we can achieve together and the positive impact we’ll have on our community.”

The formation of Vatra of Utah marks the start of an exciting new chapter. With a focus on unity, cultural pride, and community growth, the organization is well-positioned to strengthen Albanian heritage and build meaningful connections for generations to come.

THE BOARD OF DIRECTORS:

The founding members of Vatra of Utah are:

Erjola Xheko – President
Erjola is a philanthropist, architect and entrepreneur in Albania and the United States. She completed her studies in the United States.

Redis Farka – Vice President
Redis Farka has built a successful career with multiple Fortune 500 companies and as an entrepreneur. He has established several successful global ventures that have positively influenced industries worldwide. Redis earned his MBA from the David Eccles School of Business at the University of Utah. He lives in Salt Lake City, Utah, with his wife, Edlira, and their three sons.

Edlira Bozgo Farka – Secretary
Edlira is a Family Nurse Practitioner in Hematology at the Huntsman Cancer Institute. She has lived in Utah since 1998 and earned her Doctorate in Nursing from the University of Utah. She is the founder and board member of Me Zemer, a non-profit supporting the Albanian community in Albania

Suela Kaufman – Treasurer
Suela has lived in Utah for over 25 years and calls it a second home. She holds an MBA from WGU and currently works as a Marketing and Office Manager for MGB+A Studio, a landscape architectural office in Salt Lake City. She gets together with her Albanian friends from Kosovo and Albania anytime so she can reconnect to her roots and have a chance to speak Albanian.

Florida Anastasi – Board Member
Florida has moved to Utah 20 years ago and she has studied Dental Hygiene. She opened an Italian Restaurant in 2017. She has two children who are eight and five years old. She teaches her children the Albanian language and beautiful Albanian traditions.

Ardian Cuka – Board Member
Ardian is from Durres, Albania. He currently serves as the president of the Utah Boxing Club and the founder of Cuka Boxing Promotions.

Fazli Drenica – Board Member
Fazli has lived in the USA for more than 35 years, for the first 5 years in New York State. He moved to Utah in the Spring of 1994 and considers Utah his second home. His profession is a mechanical technician and he has worked for the Boeing Company.

Elton Duka – Board Member
Elton moved to the US more than 28 years ago. He works as a branch manager for Mountain America Credit Union. He is married and has four children.

Deborah Dushku – Board Member
Deborah is a second generation Albanian. She serves as the president of the foundation “One Heart Albania”.

Geldona Lapi – Board Member
Geldona has moved to the US 6 years ago and moved to Utah 2 years ago. She graduated from BYU Idaho in Computer and Information Technology.

Nisjet Lapi – Board Member
Nisjet has graduated from BYU-Idaho and is currently working for University of Utah. He has been living in the US for the last eight years, between Idaho and Utah.

David Tarellari – Board Member
David was born in Pogradec and has graduated from the University of Tirana in Mathematics. He works for US Synthetic. He is married and has two children.

Filed Under: Featured

Gëzim (Jimmy) Dushallari (10 May 1955 – 2 Dhjetor 2022)

December 2, 2024 by s p

Violeta Dushallari/

Të shkruash për Gëzim (Jimmy) Dushallari, në këtë përvjetor të dytë pas vdekjes është shumë e vështirë. Ah, vëllai im i dashur Jimmy, sa po më mungon. Po vështroj foton tënde dhe lotët me rrjedhin… dhe nuk e di se nga t’ia nis më parë pasi kam një vit që nuk e dëgjoj zërin tënd të bukur e të ëmbël. Është 2 Dhjetor 2023. U bë një vit pa Ty, vëllai im i dashur, akoma nuk mund ta besoj ndarjen tënde nga ne. Ishte një ndarje nga jeta që akoma më duket si ëndërr, me shpresen se do të të shoh një ditë. Po kjo është vetëm një ëndërr….Si mund ta besoj që Ti, vëllai im i dashur nuk je më mes nesh, me fëmijët e tu të dashur, Eda dhe Doris, që ti i doje dhe kujdeseshe aq shumë për ta. Jimmy, shikoj foton tënde me fëmijët e tu dhe lotët më rrjedhin…Në sytë e fëmijëve mund të lexosh se sa shumë u mungon babai i tyre i dashur. Ata të shikojnë në sy dhe presin, presin….përgjigje. Dhe sa kohë Eda dhe Doris do presin që të shohin babin e tyre të dashur, buzeqeshjen e tij dhe dashurinë që përcillte ai tek fëmijët. Po kjo pritje e gjatë qenka shumë e dhimbshme për të gjithë ne. Si sot, një vit më parë, më kujtohet ajo ditë e zezë kur Ti, vëllai im i dashur , mbylle ata sytë e bukur përgjithmonë. Humbja jote ishte jo vetëm e parakohshme por edhe e dhimbshme. E vështirë qenka jeta pa Ty, vëllai ynë i dashur, Jimmy. Buzeqeshja jote, dhe fjalët e tua të embla do të mbesin gjithmonë në zemrat tona. Ndarja nga Ty, nuk mund ta shuajë mallin dhe dashurinë që kemi për Ty, vëllai ynë i dashur. Në aspektin familjar, Jimmy ishte i jashtëzakonshëm dhe shembullor, dhe për këtë ne ndihemi krenarë. E madhe është krenaria për Ty, por më e madhe është mungesa jote. Jimmy, ti do të kujtohesh gjithmonë jo vetëm një baba dhe vëlla i dashur, por edhe një patriot dhe njeri i respektuar nga shoqëria si në Shqipëri por edhe në diasporën shqiptare. Kujtimet e mia për vëllain tim të dashur, kanë një fillim të largët por dhe një fund pambarim. Po të premtoj vëllai im i dashur, Jimmy, do të jesh përgjithmonë në zemrat tona, dhe në zemrat e fëmijëve të tu, që ti u dhuroje vetëm dashuri. Do të jesh në zemrën time, në shpirtin tim, Jimmy, deri ditën e fundit të jetës sime.

Filed Under: Analiza

“MUNDIJE”, SUKSESI I FILMIT SHQIPTAR NË SKENAT NDËRKOMBËTARE TË KINEMATOGRAFISË

December 2, 2024 by s p

Nga Sokol Paja/

Producenti dhe Regjisori Fatmir Bardhoci flet për gazetën Dielli. Një film artistik i realizuar në 6 shtete përfshirë edhe Hollywood.

CILI ËSHTË QËLLIMI I PROJEKTIT TË FILMIT PËR KOSOVËN MARTIRE “RRËNJËT E PAMPOSHTURA”? ÇFARË SYNOHET TË REALIZOHET?

“Rrënjët e pamposhtura” (Undefeated Roots) është një projekt filmik që trajton 10 vitet e fundit të Kosovës nën Serbi deri në çlirimin e saj, por që në fakt i kushtohet heronjve të kësaj lufte, të gjithë luftëtarëve që luftuan, qëndrestarëve dhe mendjeve të ndritura të Kosovës, martirëve, intelektualëve të vrarë nga shërbimet sekrete serbe para luftës, në Jugosllavi dhe në Europë, ushtarëve të kohës së Jugosllavisë që i ktheheshin familjeve të vrarë me mënyra të ndryshme. I kushtohet motrave dhe nënave shqiptare heroinë që vuajtën torturat çnjerëzore dhe përdhunimet e një ushtrie të organizuar kriminale, dhe të orientuar për të kryer masakra dhe përdhunime masive në popullsinë e pambrojtur civile, fëmijëve të vrarë dhe masakruar si dhe viktimave të varrezave masive dhe atyre që akoma nuk ju dihet fati. Qëllimi i këtij filmi është që jo vetëm të shërbejë si një monument kulturor/ historik për Kosovën, por edhe të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar për masakrat dhe krimet e kryera nga Serbia në shekullin e 20-të. Titulli “Rrënjët e pamposhtura” vjen si një histori qindravjeçare që tregon se shqiptarët, sado larg të jenë, rrënjët e tyre janë të pavdekshme dhe të pamposhtshme; ato ripërtërihen dhe forcohen më shumë, sa herë që dikush mundohet t’i presë, t’i shkulë apo t’i dëmtojë. Lufta e Kosovës tregoi që kur trungu vuan, rrënjët e shtrira gjithandej në botë bëhen bashkë për ta mbrojtur atë trung mijëvjeçar.

SA ËSHTË PLANIFIKUAR GJATËSIA E FILMIT?

Ky projekt filmik do të jetë të paktën me dy seri nga 100minuta, ku në serinë e parë do të tregojmë përpjekjet e popullit shqiptar në Jugosllavi për liri dhe gjithashtu përpjekjet e organizatave dhe atdhetarëve të spikatur në Amerikë që bënë të mundur ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe bombardimin e Serbisë nga NATO.

Synimi ynë është që të bëjmë një film ndërkombëtar me cilësi të nivelit Hollywoodian, që t’i rezistojë kohës dhe të bëhet një monument kulture dhe historik për shtetin e Kosovës, për historinë e vuajtjeve të popullit shqiptar dhe, më kryesorja, të njohë botën me masakrat dhe krimet që ka kryer në Kosovë shteti dhe ushtria serbe në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të 20-të, sipas një plani të mirëstudiuar nga akademia e shkencave serbe, në këtë kohë kur opinioni botëror ka filluar t’i harrojë këto krime ndaj shqiptarëve dhe po rehabiliton Serbinë. Ky film, për nga rëndësia, është deri më sot projekti më i madh që mund të kemi ëndërruar për të patur ne shqiptarët, si nga rëndësia historike, ashtu edhe për nga rëndësia në kinematografinë botërore, por sigurisht edhe për nga buxheti. Një film i tillë kërkon një buxhet shumë të lartë, por ne do të mundohemi të gjejmë mënyrat që të realizojmë një film me cilësi të lartë dhe me kosto sa më të ulët. “Le të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin.”

KUSH DO TË JENË AKTORËT QË DO TË MARRIN PJESË?

Aktorët do të jenë kryesisht shqiptarë. Këtu do të ketë vend për të gjithë aktorët shqiptarë, të vjetër dhe të rinj, në skenat që do të xhirohen në Kosovë dhe në Shqipëri, ndërsa për rolet e politikanëve amerikanë apo të huaj të tjerë, aktorët do të jenë amerikanë.

SA MUND TE SHKOJË BUXHETI?

Ky film, edhe pse shumë i madh nga tematika dhe masiviteti që kërkon, mendoj që mund të reduktohet dhe të realizohet edhe me 5 milionë dollarë që në fakt është shume buxhet i vogël krahasuar me filma të këtyre përmasave. Filmi do të realizohet në të paktën dy seri. E para do të paraqesë përpjekjet e popullit shqiptar për liri brenda Jugosllavisë dhe angazhimin e diasporës shqiptare, veçanërisht në SHBA, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës si dhe vrasjet politike të intelektualeve dhe ushtarëve shqiptarë. Në pjesën e dytë do të pasqyrohen ngjarjet e luftës së Kosovës, sakrificat e emigrantëve shqiptarë anembanë botës qe erdhën për të mbrojtur atdheun dhe rrënjët e tyre.

A DO TË PASQYROJË KY FILM TË VËRTETËN HISTORIKE TË UÇK-SË DHE KRIMET SERBE?

Absolutisht që po. Qëllimi kryesor është të ndërgjegjësojmë botën për vuajtjet dhe dhimbjet e popullit shqiptar, duke nxjerrë në pah krimet e padënuara të ushtrisë dhe shtetit serb. Lufta e UÇK-së është një kapitull i rëndësishëm në rrugën drejt lirisë dhe krijimit të shtetit të Kosovës dhe do të zërë vendin kryesor në film. Filmi do të përqendrohet te mesazhi universal që dhanë luftëtarët e UÇK-së, të cilët lanë një jetë të sigurt në Amerikë apo Europë për t’u bashkuar me luftën kur Atdheu kishte nevojë emergjente. Ata meritojnë të nderohen si heronj, pavarësisht nëse dhanë jetën apo arritën të mbijetojnë.

JU KENI PRODHUAR NJË FILM TË GJATË ME AKTORË TË MËDHENJ NGA HOLLYWOODI. CILI ISHTE SUKSESI I FILMIT MUNDIJE DERI TANI?

-Filmi Mundije- është filmi i parë dhe i vetëm në historinë e popullit shqiptar që është prodhuar në një nivel të tillê dhe me aktorët më të njohur të nivelit Hollywoodian. Është një film që sejcili nga ne do të krenohet dhe do të doje tjua tregojë edhe të huajve sepse aty përmban gjithcka për tu krenuar, si prejardhjen e lashtë të shqiptarëve, mbrojtjen e historisë së tjetërsuar, krenarinë kombëtare, besën e shqiptarëve, sakrificat për shpëtimin e popullit Hebrey, karakterin e fortë të shqiptarit dhe shumë virtyte të tjera. Sukses në vehte për ne Shqiptarët është që një shqiptar arrin të prodhojë një film në Hollywood dhe aq me shumë një film që flet pelër historinë, traditat dhe kulturën e popullit shqiptar. Kur ky film si realizim shkon lart, i gjithë populli shqiptar ngjitet lart, bashkë me historinë dhe kulturën e tij. Sigurisht që aktorët kryesorë të kastit bëjnë punën e tyre si promovuesit keyesorë, sic jane former James Bond, George Lazenby, Eric Roberts, Michael Pare, Al Sapienza, Eugenia Kuzmina, Robert La Sardo dhe shumë të tjerë, të cilët ka qenë ëndërr që ti shikoj nga afër, dhe jo më të bëhet realitet që të punoj me ta apo edhe ti drejtoj si regjisor. Në këtë moment, filmi është duke kryer ciklin e konkurimit në festivalet më prestigioze ndërkombëtare. Kemi patur premierë në festivalin më të vjetër dhe më të rëndësishëm në botë, në Venezia.Gjithashtu e shfaqëm edhe në American Film Market në Nëntor. Ndërkohë filmi është vlerësuar me shumë seriozitet nga disa festivale prestigjoze: European Cinematography Award e ka vlerësuar me 4 çmime, si: Best Cinematography, Best Actor, Best International Feature Film, and Best First Time Director. Në festivalin e filmave aksion në New York, MUNDIJE mori gjithashtu 3 çmime: Best International Feature Action Film, Best Action Sequences, and Best Actor. Me datë 9 Dhjetor, filmi Mundije do të konkurojë përsëri në New York në festivalin ndërkombëtar Big Apple International Film Festival ku jemi nominuar për dy çmime prestigioze dhe gjithashtu në festivalin e 44 të filmit në Itali në 44th Paladino D’Oro international Sport Film Festival ku jemi nominuar gjithashtu për dy çmime të tjera. Po ashtu nga European Cinematography Award jemi nominuar për “Golden Eagle Award”, çmim i cili do të ndahet me 28 Shkurt 2024 në Amsterdam, Holland. Pērvec këtyre, Mundije do të shfaqet së shpejti edhe në Festivalin botëror të filmit në Berlin, në Hollywood dhe në Cannes.

ÇFARË PRITET TË NDODHË NË NEW YORK MË 8 DHJETOR?

Më 8 dhjetor, 1.30 -3.30 në Anthology Film Archives, filmi Mundije do të shfaqet për herë të parë për publikun shqiptar në New York. Po atë ditë, do të prezantohet traileri i filmit “Rrënjët e Pamposhtura”- ” Undefeated Roots”, i cili përmban pamje nga ngjarje reale të luftës në Kosovë. Pas përfundimit të filmit, është organizuar një drekë për të gjithë ata individe apo biznesmenë që duan të kontribuojnë për filmin. Të ardhurat nga ky event dhe dreka e organizuar për fundraising do të shkojnë për realizimin e filmit për Kosovën. Ky është linku për fundraising nëse dikush dëshiron që të ndihmojë sadopak këtë projekt madhështor që do të bëjë krenar çdo shqiptar: Donate to HELP US SHOW THE WORLD THE KOSOVA’S JOURNEY TO FREEDOM, organized by Fatmir Bardhoci. Në këtë ngjarje janë ftuar anëtarë të komunitetit shqiptar dhe personalitete të njohura nga Hollywood-i. Me këtë rast, i ftoj të gjithë lexuesit tuaj që të rezervojnë biletat paraprakisht, pasi në ditën e eventit nuk do të ketë bileta në dispozicion.
Kliko linkun per rezervime:
https://www.eventbrite.com/e/filmi-mundije-ne-new-york-me-8-dhjetor-tickets-1086507947519?utm-campaign=social&utm-content=attendeeshare&utm-medium=discovery&utm-term=listing&utm-source=wsa&aff=ebdsshwebmobile&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR0VaTO3BAu5bsJjUnx2tbBJdQfP99C9IzgcQPmULnY43CWayoCRr7R_W7s_aem_q3u4aKzgTVHDwft7kKW2uA

KUSH ËSHTË FATMIR BARDHOCI?

Jeta ime pasqyrohet më së miri në filmin MUNDIJE. Si një emigrant, kam kaluar sfida të shumta, nga arratisja në kohën me të egër prej regjimit më të egër diktatorial në botë, përndjekja politike gjatë regjimit komunist, te pengesat gjatë realizimit të filmave të mi nga pasardhësit e atyre pushtetarëve të regjimit komunist. Por këto përvoja më kanë forcuar dhe më kanë bërë të ndjek pasionin tim për të ndriçuar historinë shqiptare në arenën ndërkombëtare. Fatmir Bardhoci është një njeri i thjeshtë, shërbëtor i atdheut, drejtues sporti, skenarist, regjisor, producent dhe shërbyes i përkushtuar ndaj vendit dhe kulturës së tij, gjithmonë i gatshëm për të sfiduar kufijtë për të realizuar ëndrrat e tij kinematografike.

A DO TË MARRIN PJESË NË PREMIERËN E NEW YORKUT AKTORË NGA HOLLYWOODI?

Në datë 8 ditë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, Robert Miano, Gino Salvano, Shawn Davidson, Al Sapienza, Paul Sampson, Joe Wooley. Po nga Shqipëria e Kosova? Nga Shqipëria në këtë event merr pjesë Julian Biba, Zoje Krasniqi, ndërsa në film marrin pjesë: Xhevat Limani, Bruno Shllaku, Laert Vasili, Freskida Miloti, Ambra Bardhoci. I ftoj lexuesit tuaj që të rezervojnë biletat në linkun e mëposhtëm pasi ditën e shfaqjes nuk do të ketë bileta në vend: https://www.eventbrite.com/e/filmi-mundije-ne-new-york-me-8-dhjetor-tickets-1086507947519?utm-campaign=social&utm-content=attendeeshare&utm-medium=discovery&utm-term=listing&utm-source=wsa&aff=ebdsshwebmobile&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR1BEK76pVNUhZRfCe49SMvGKriIRo2dhy8lMrsy8WZxh8X2poQTjydGqo8_aem_VN3CyLg6C0l2A2MnIbUD9A

FILMAT TUAJ A KANË QENË NJË PROMOVIM I KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE NË ARENËN NDËRKOMBËTARE?

Jo çdo film që prodhohet, domosdoshmërisht duhet të ketë në vetvehte promovimin e diçkaje, por në filmat tonë, ne kemi marrë këtë detyrë përsipër, që në sejcilin prej tyre të promovohet nga pak Shqipëri, Iliri, Dardani, Troje, Besë, Trimëri, Fisnikëri, karakter, dhe jo kriminalitet, prostitucion dhe natyrë e egër apo kulturë e prapambetur shqiptare që e shikojmë fatkeqësisht në shumë filma të cilët edhe financohen nga buxheti I shtetit tonë.
Po bëj një përmbledhje të filmave qe kemi në produksion: Mundije 2 -tregon mënyrën se si të çlirohet Shqipëria nga lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Undefeated Roots- Tregon ngjarje nga lufta e Kosovës dhe rrugën e lirisë. Assassin Soulmates- tregon ngjarje reale të politikës dhe grupeve kriminale në dëm të Shqipërise dhe qytetarëve shqiptarë. Skënderbeu- The Savior- Tregon luftën e Skën derbeut për të mbrojtur Shqipërine dhe njëkohësisht qytetërimin Evropian për një cerek shekulli.

GJITHCKA MBI FATMIRIN E TREGON FILMI MUNDIJE

Në fakt aty është historia e jetës time, si simbol i vuajtjeve të një emigranti që vuajtjet e komunizmit, kanë lënë pasoja tek shoqëria jonë, tek brezi që u rrit duke kaluar kufijtë e botës, duke parë njerëz të varur sic është poeti Havzi Nela etj. Por jo vetëm kjo, edhe gjatë xhirimit të filmit ne u perballëm me sfida të paimagjinueshme për njeriun normal, Evropian apo Amerikan. Peripeci të cilat sa vijnë dhe shtohen. Si fillim sfida për sigurim fondesh pasi nuk gjeta përkrahjen e askujt. Hakmarrje politike- pasi dihet që një nga nënshkruesit e varjes së Poetit Havzi Nela, ishte babai i kryeministrit aktual Edi Rama. Çfarë nuk hoqëm për ta realizuar kētë film… Na u mbyllën dyert, na detyruan të largohemi dhe të shkojmë të filmojmë në Kosovë. U burgosëm dy herë në Shqipëri, Na prenë ujin e pijshëm në familje deri tek sajime akuzash nga prokurorë të korruptuar dhe të politizuar, njësoj si në kohën e komunizmit. Por nuk mjaftuan këto, gjatë xhirimeve në Meksikë, në qytetin më të “sigurtë” në botë, “u mbajtëm peng” nga një grup ” aktorësh” të cilët i stërvitëm për ti bërë aktorë, por për ti rënë shkurt, shpëtuam në sajë të eksperiencës së fituar në Shqipëri. A keni studiuar për art apo Kinematografi? Jo, komplet diçka tjetër. Kam studiuar disa gjuhe te huaja krahas diplomimit mastër në shkenca Juridike. Ju aktroni dhe luani rolin kryesor ne filmin Mundije, nje rol aksion. Çfarë eksperience keni patur në aktrim apo në sport? Në aktrim shumë pak. Kam patur disa role të rëndomta detective, policor në disa seriale Amerikane si: Law & Order, Blue Bloods, Succession, Billions etc. ndërsa në sport kam patur një karrierë të gjatë; kam përfaqësuar Shqipërinë në aktivitete ndërkombëtare me ekipe të Shqipërisë dhe Kosovës në sportin olimpik të Tae Kwon do dhe Kickbox, si trajner i ekipit kombëtar dhe si President i Federates. Tashmë që në vitin 2017 drejtoj Federatën Botërore të sportit Antik Pellazg MUNDIJE- Dija e Munjes. www.mundije.org
Gjithashtu operoj nëNew York kompaninë e ndërtimit PGS www.professionalgeneralservices.com
Ne fushën e filmit kam themeluar kompaninë Eagle’s Film Vision me degë në New York dhe Hollywood dhe tashmë edhe nê Munich të Gjermanisë dhe AMERICAL në Shqipëri.

Filed Under: Kulture

SINTEZA E KOMBIT SHQIPTAR DUKET TË JETË NGJIZUR NË SHEKULLIN XVI 

December 2, 2024 by s p

Edhe pse u përkisnin besimeve të ndryshme fetare dhe shërbenin në shtete të kundërvëna e të armiqësuara, Brunët dhe Sinan pasha ruanin lidhjet farefisnore, ruanin njëri-tjetrin. Disa nga Brunët kryenin shërbimet e tyre për shtetet krishtere, duke qëndruar në Stamboll, duke mbajtur kontakte me Sinan pashën dhe me shqiptarë të tjerë të fuqishëm në administratën osmane.

Milazim KRASNIQI/ Prishtinë  

 “Agjentë perandorakë” i Noel Malkolmit, sipas autorit është mikrohistori, por për ne shqiptarët është një makrohistori, kundër makroamnezionit tonë kronik. Ky studim filigranik i Malkolmit ndjek fatet e familje shqiptare nga Ulqini, familjes Bruni, (në relacion me të edhe të familjes Bruti), që përgjatë shekullit XVI do të jenë të mpleksura në shumë ngjarje dhe në shumë vende, që nga Venediku, Vatikani, Spanja, Austria, Hungaria, Moldavia, Perandoria Osmane. Pjesëtarë të kësaj familjeje ulqinake e shqiptare, që ishin shtetas të Venedikut, do të luanin role të ndieshme në ngjarje të mëdha të asaj kohe, si Kuvendi i Trentit, Beteja e Lepantit, armëpushimi spanjollo-osman, traktati osmano-polak, pushteti moldav, etj. Celësi për ta kuptuar rolin që u ishte rezervuar Brunëve, sipas zbulimit që ka bërë Malkolmi, është fascinues: ndonëse ata ishin të krishterë dhe në shërbim të Venedikut, Spanjës a Vatikanit, përparësia e tyre ishte “për faktin se ata ishin të afërm të njërit prej vezirëve më të fuqishëm të qeverisë osmane.” Brunënt ishin kusherinj të Sinan pashës nga Topojani, njëri nga vezirët më të fuqishëm të Shtetit Osman. Edhe pse u përkisnin besimeve të ndryshme fetare dhe shërbenin në shtete të kundërvëna e të armiqësuara, Brunët dhe Sinan pasha ruanin lidhjet farefisnore, ruanin njëri-tjetrin. Disa nga Brunët kryenin shërbimet e tyre për shtetet krishtere, duke qëndruar në Stamboll, duke mbajtur kontakte me Sinan pashën dhe me shqiptarë të tjerë të fuqishëm në administratën osmane. Nga ana tjetër, traktati i famshëm i Antonio Brunit, tregonte gjithë kujdesin që të mos nxitej nga shtetet e krishtera rebelim në viset shqiptare, që do ta dëmtonte popullsinë shqiptare. “Brunët dhe Brutët ishin amfibë të mirëfilltë gjuhësorë dhe kulturorë. Dhe kjo siç do të shohim, ishte qenësore për suksesin e tyre në botën e paanë mesdhetare”, konkludon Malkolmi.   

Nga studimi i Malkolmit unë nxjerrë një përfundim, të cilin më parë nuk e kisha përfytyruar: sinteza e kombit shqiptar, si komb unik, që kishte dy besime të mëdha fetare, Islamin dhe Krishterimin, paskësh filluar të ngjizej në shekullin XVI, pikërisht nga raportet ndërmjet shqiptarëve që shërbenin në Shtetin Osman dhe të atyre që shërbenin për shtetet e krishtera, Venedikun, Vatikanin e Spanjën. Duke qenë lidhjet e gjakut mes shqiptarësh të forta, ato përballuan presionet që vinin nga ndarjet në besime fetare dhe në shtete të armiqësuara. Pra, uniteti i familjes shqiptare paskësh triumfuar mbi dasitë fetare, shtetërore e madje edhe mbi ato gjeopolitike. 

Sipas narracionit të Noel Malkolmit, ruajtja e këtyre lidhjeve kaq të forta ka qenë e ndihmuar edhe nga fakti që Perandoria Osmane nuk e nxiste konvertimin: “Në rrethana normale, megjithatë, regjimi Osman nuk bëri përçapje për t’i detyruar nënshtetasit e tij jomyslimanë të konvertoheshin në islam, si Kisha Ortodokse, ashtu edhe ajo Katolike romane e vazhduan veprimtarinë e tyre në territorin osman. Kjo ishte pjesërisht për shkak të parimeve tradicionale islame lidhur me “njerëzit e librit” (një kategori që përfshinte të gjithë të krishterët dhe hebrenjtë) dhe sërish për shkak se të ardhurat publike do të binin në qoftë se reshte së paguari taksa mbi jomyslimanët.” (f.33.) 

Mirëpo, rivalitetet dhe konfrontimet ndërmjet shteteve të krishtera në njërën anë dhe të Shtetin Osman, në anën tjetër, ishin shumë të ashpra, sikundër që edhe rivalitetet ndërmjet vetë shteteve të krishtera ishin shumë herë tinëzare dhe madje të ashpra. Me një fjalë, bota mesdhetare e shekullit të XVI, ishte shumë e dhunshme, me rregulla loje që bëheshin ad hoc dhe që prisheshin që në rastin e parë. Veçmas luftërat detare ishin pothuajse të pandërprera, me stimulimin e kusarëve dhe piratëve, po edhe të aleancave tinëzare të shteteve. Pra, në këtë botë të dhunshme dhe me armiqësi nivelesh të shumta, pjesëtarët e familjes shqiptare Bruni, ia dilnin të kishin ndikime dhe të kalonin edhe barrierat më të forta, sepse në anën tjetër, në Shtetin Osman, ata kishin kontakte e mbrojtje nga pushetarë që ishin farefis i tyre. 

Në tërë këtë sfond  të ngatërruar, sensi që kishin për realitetin shqiptarët si Brunët, ishte më pragmatik se sa i të tjerëve, që dinin të bënin plane jorealiste në raport me shtetin osman. Malkolm konkuludon: ‘ feja pati rëndësi në një nivel të thellë, çka duhet të ndihmojë për të shpjeguar përse asnjëri prej tyre nuk u bë musliman. Por në shumicën e rasteve nuk ishte feja ajo që drejtoi jetën e tyre dhe as ajo që i ndaloi disa syresh të forconin lidhjen me një kusheri të fuqishëm që ishte konvertuar në musliman. Ndërsa, fakti që ata ishin katolikë të ardhur nga njëra prej zonave të kufi të krishterimit mund të ketë forcuar ndjenjën e tyre të katolicizmit, fakti që ata ishin shqiptarë, të lidhur me anë të gjuhës gjakut dhe historisë me nënshtetas osmanë dhe territorin Osman, u dha atyre aftësinë t’i shikonin gjërat nga një këndveshtrim që ngjasonte më shumë me atë osman. Teksa papët dhe mbretërit bënin plane gjithnjë e më jorealiste për mposhtjen e Sulltanit dhe ngadhënjimin e krishterimit, puna e përditshme e bashkëveprimit me botën osmane varej, në realitet, nga njerëz të tillë si këta.” (f.405) 

Pozicioni i tillë i Brunëve, ka pasur vazhdimësi edhe në shekujt që pasuan, duke përfshirë madje edhe shekullin XIX, kur u konstituua dhe u konsolidua lëvizja shqiptare e kombfromimit dhe e ndërtimit të shtet-kombit shqiptar. Edhe ajo lëvizje e madhe ideologjike, kulturore, politike e ushtarake ishte brenda atij sfondi, që e skicuan Brunët në shekullin XVI, pra, të jesh me Evropën por pa qenë në armiqësi të domosdoshme me Shtetin Osman. Armiqësia  “instiktive” ndaj shtetit Osman dhe trashëgimisë shqiptare brenda atij shteti, u patentua më vonë. Ajo u patentua dhe u farkua si pasojë e infliltrimit të elementeve të ideologjisë së pansllavizmit në ideologjinë dhe në mendimin politik, historiografik e kulturor shqiptar. Sigurisht kjo ka ndikuar edhe që të thellohet amnezioni ynë ndaj të kaluarës, injorimi i figurave, familjeve dhe kontributeve signifikante të tyre në të kalaurën, në raportet ndërmjet Evropës dhe Shtetit Osman.  Kjo është motivuar gjoja në emër të vesternizimit, ndërsa në fakt kjo ka ndodhë nën influencën e pansllavizmit.  Prandaj, leximi i vëmendshëm i kësaj historie për familjen katolike Bruni, relacionet e saj me Sinan pashën dhe me shqiptarë të tjerë muslimanë dhe kontibutet e tyre të përbashkëta në relacionet ndërmjet Evropës dhe Shtetit Osman, na ndihmon në kthjellimin e përfytyrimeve për të kaluarën tonë. Studimi “Agjentë perandorakë” i Noel Malkolmit, në këtë konstekst, më duket si guri i parë kilometrikë, me të cilin fillon të markohet një rrugë e gjatë në hapësirat e një historie të shpërbërë, por e cila ende mund të ribëhet në kujtesë.    

Titulli i librit, “Agjentë perandorakë”, përveç që shenjon aktivitetet bazike të familjeve shqiptare Bruni e Bruti,  më duket se mund të lexohet edhe si metaforë, sipas  të cilës jo vetëm Brunët, Brutët e Topojanët, por vetë shqiptarët kanë qenë agjentë ndërmjet perandorive të mëdha, u kanë shërbyer atyre, kanë marrë prej tyre, kanë pësuar prej tyre dhe kanë mbijtuar falë dinamizmit dhe vlerave të veta, familjare, gjuhësore e kulturore. Natyrisht, duke paguar çmim të lartë në këtë rol tragjik, siç është edhe rasti që paraqet Malkomi, të luftës së gjatë habsburge-osmane austriake, ku shqiptarët ishin në të dyja anët e frontit.   

Mesazhi i titullit dhe i vetë librit “Agjentë perandorakë’, mund të lexohet edhe përtej metaforës: edhe në shekullin XXI, ne shqiptarët jemi një komb unik ndërmjet dy perandorive të mëdha, që ideologjikisht mund të shprehen si gjendje ndërmjet atlantizmit dhe pansllavizmit. Zgjedhja e tashme është e qartë, koncensuale, pra, si komb në tërë hapësirat jemi vetëm në anën e atlantizmit. Por, kjo mund të ndryshojë, nëse në të ardhmen, nga ndonjë përmbysje gjeopolitike e gjeostrategjike, ndryshojnë raportet ndërmjet SHBA dhe Rusisë, në favor të Rusisë. Në atë rast, sërish mund të gjendemi siç u gjendëm pas Luftës së Dytë Botërore, në variantin më tragjik, nën darat e pansllavizmit. Ose si në shekullin e Brunëve, vetëm si “agjentë perandorakë”, në një rast pak më shpresëdhënës, se sa vetëm nën darat e e pansllavizmit. 

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • …
  • 58
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT